27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

“Silvinjo nuk bëri ndonjë çudi, por atë që thoshim të gjithë”- Analiza e Fakajt: Ky është trajner që nuk të sheh në sy, nuk ka ndjenja

Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i Kombëtares, ka analizuar miqësoren e fituar 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por edhe punën që trajneri Silvinjo ka bërë me kuqezinjtë deri në prag të Europianit.

“Do ta ndaja në dy pjesë ndeshjen, Pjesa e parë ku besoj se u përqendruam më tepër se aty ishte faktikisht pak a shumë ekipi që pretendohet që të jetë kundër Italisë se aty do të shihnim pak a shumë idenë si do të jemi pas një jave ndaj Italisë. Besoj se ishte një pjesë e parë tipike e lojërave tona si kem ardhur në eliminatore dhe si kemi arritur që të kualifikohemi, një lojë e kontrolluar mirë, pa ndonjë surprizë të madhe, pa rrezikuar. Thjesht një pjesë e parë e mirë, thjesht duke provuar që të gjejmë kundërshtarin me një gabim siç e gjetëm me një goditje nga larg. Shënuam një gol, por pa bërë shumë.

Ne kishim të qartë që do të shihnim një ekip me më tepër kualitet në krahasim me atë që pamë disa ditë më parë se ata ishin thjesht në rang amator. Por përsëri e ceka pak që këto janë ekipe që luajnë një ndeshje miqësore, por janë të pamotivuar 100%, sepse janë në fund të sezonit. Nuk janë të motivuar si ekipe që presin tashmë që javën tjetër të fillojnë Europianin. Dhe kjo kam përshtypjen të krijon pak dyshime për atë që ti do të analizosh. Por gjithsesi them që edhe sot ishte korrekte, jo të ketë doza superlative pavarësisht rezultatit, mendoj se ishte një ndeshje korrekte.
Silvinjo nuk beri ndonjë çudi, thjesht erdhi, studioi dhe gjëja e parë që bëri pikë së pari është se ktheu skuadrën në një modul loje që në na përshtatet më tepër. Jo për të rrahur gjoksin, por jo vetëm unë, por të gjithë që nga koha e Panuçit na rreh goja që nuk luajmë dot kështu. Gjëja e parë që besoj që ka bërë është thjesht që këto lojtarë që kam në përbërje e mund të aktivizoj, ky modul loje me 3 apo 5, nuk është për ne. Ktheu modulin e duhur dhe pastaj futi disa elementë, se është e rëndësishme për ekipin kombëtar, futi disa elementë të rinj për të përshtatur logjikën e vet. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, rregulloi frymën e skuadrës, se e përmendim që për vende të vogla si jemi ne, është fryma që krijon, lidhja që krijon me tifozët, ambientin. Ai kishte inteligjencën e duhur për ta bërë.

Nuk solli shumë figura të reja tani, të mos ia fusim kot, vetëm Asani ishte. Thjesht arriti që edhe pse është i ri, është shumë gjakftohtë, duke pasur parasysh edhe vendimet. Të fundit që ka marrë me tre lojtarët, jo çdo trajner e bën. Ky është gjakftohte, ky është nga ata trajnerët që nuk të sheh në sy, ky thjesht mban kokën poshtë dhe bën atë që mendon, pa pasur ndjenjë në mes. Ndonjëherë është mirë të mos kesh ndjenjë, të jesh i ftohtë e marrësh vendimet. Por në fund farë janë rezultatet, fundi do të përcaktojë nëse kishte të drejtë apo jo. Deri tani, për hir të së vërtetës, shumicën e rasteve i kanë dhënë të drejtë, por tani jemi në një fazë shumë herë më të vështirë, shumë herë më të rëndësishme dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Nuk i marr si barometër këto ndeshje, ishin stërvitje të mira, ku asnjë nuk u dëmtua, u ruajt një farë ritmi, shënove gola. E mira është që shumica e sulmuesve shënuan e krijon besim. Tani shkon në ndeshjen e parë zyrtare me një farë besimi, por pastaj aty është një histori tjetër.

Pak a shumë edhe për ndeshjen e sotme duhet të fokusohem te pjesa e parë që mund të shohim e flasim. Unë uroj që të vazhdojmë e bëjmë këtë rrugëtimin e këtyre golave se për hir të së vërtetës, edhe gjatë eliminatoreve, nuk është se kemi krijuar, sidomos në 30 metrat e fundit. Ne e sjellim lojën në mënyrë të tillë duke goditur nga larg, shumicën nga distanca e kemi bërë”, tha për “SuperSport” Fakaj pas ndeshjes.

Rreziqet që i kanosen shëndetit nga konsumi i ushqimeve të skuqura, ja çfarë tregojnë të dhënat e studimit

Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura, veçanërisht pulës së skuqur dhe peshkut të skuqur, lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes së hershme tek gratë, sidomos ato të moshës 50 deri në 65 vjeç, sipas një studimi të ri shkencor amerikan.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori asistent Wei Bao i Departamentit të Epidemiologjisë të Kolegjit të Shëndetit Publik të Universitetit të Iowa-s, i cili botoi në British Medical Journal (BMJ), analizuan të dhënat për gati 107,000 gra të moshës 50 deri në 79 vjeç, prej të cilave 31,600 vdiqën gjatë studimit.

U zbulua se ata që hanin një ose më shumë porcione pulë të skuqur në ditë kishin mesatarisht 13% rrezik më të madh të vdekjes nga çdo shkak, dhe në veçanti një rrezik 12% më të madh të vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare, krahasuar me ata që nuk kishin hani fare pulë të skuqur.

Ata që hanin të paktën një porcion peshk të skuqur ose ushqim deti çdo ditë kishin një rrezik 7% më të madh të vdekjes nga çdo shkak dhe në veçanti një rrezik 13% më të madh të vdekjes nga një shkak kardiovaskular.

Studimi nuk u gjet asnjë lidhje midis konsumimit të rregullt të ushqimeve të skuqura dhe rritjes së rrezikut të vdekjes nga kanceri.

Gratë që konsumonin më shumë ushqime të skuqura prireshin të ishin më të reja, më pak të arsimuara, me të ardhura më të ulëta, duhanpirëse, ushtroheshin më pak dhe përgjithësisht hanin më shumë në mënyrë jo të shëndetshme.

Studimet e mëparshme kanë lidhur shumë ushqime të skuqura me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Pas gjetjeve të reja, studiuesit këshilluan konsumimin e ushqimeve të skuqura me moderim.

Niko i Korçës apo Korça e Peleshit? – SKANDALI me sigurinë ushqimore që SPAK duhet të hetojë

Një skandal që prek direkt sigurinë ushqimore të çdo familjeje Shqiptare ka ndodhur në Korçë, më saktë në pikën kufitare të Kapshticës përfshirë gjithë institucionet përgjegjëse për kontrollin e kafshëve për konsum.

Njerëz me influenca të forta, për pasurimin e tyre dyshohet se po helmojnë tregun vendas duke futur viça, keca e dele të pakontrolluara, pamatrikulluara, pavaksinuara, shpesh kontrabandë… gjithnjë në qëllim të pasurimit personal. Instancat e Shtetit, në fillim kanë funksionuar, por më pas të presionuara nga pushteti politik, janë zmbrapsur!

Sipas dokumentave më poshtë, në datë …., pasi Frontex ka ndalur një tufë me 29 bagëti ardhur nga Kapshtica, shtetasi Baki Myrtollari me detyrë Veterineri i Shërbimit në kufi, në fshatin Poncar (Korçë) pranë Bilishtit, ku ka konstantuar së jane futur në Shqipëri në një kamion me kafshë të dyshuara të sëmura me brucelozë dhe viruse të tjera, të pamatrikuluara nga vendi i origjinës, i cili ende nuk dihet cili është. Kamioni me mbi 29 keca e qingja etj, bllokohet dhe veterineri kërkon që të çohet për karantinim dhe analiza bio-kimike sipas ligjit.

Por, personat që ishin në pronësi të këtij kamioni, Festim dhe Sokol Dinoshi përveç akti më sipër, duket se ushtruan dhe presion ndaj nënpunësit të Shtetit. Vëllezërit Dinoshi janë kapur edhe herë të tjera duke transportuar bagëti të pamatrikuluara dhe me dokumentacion të plotë vaksinimi, por nuk janë ndëshkuar asnjëherë, falë lidhjeve politike. Emrat e dyshuar si lidhje politike në këto skema janë baxhanaku i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi: Spartak Meraku, si dhe Ylli Cenkolli me detyrë Inspektor Veterinar në komunën Hocisht dhe Bilisht, si dhe zv.ministrit të Bujqësisë Ajran Jaupllari.

Një tjetër rast flagrant dhe i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorit, është kapja në kufi e një kamioni me Qingja e Rurza pa Çertefikatë Lëvizje dhe pa Matrikulluara, nga shtetasi Martin S, nga Rakicka Devoll, nga veterineri i zonës Baki Myrtollari. Pas ketij veprimi, Spartak Meraku dhe Ylli Cenkolli dyshohet se kanë kërcënuar fizikisht në publik, në mes të Bilishtit, veterinerin Baki Myrtollari.

Por skandalet vazhdojnë, nuk bëhet fjalë për një episod, por për një sistem. Zyrtarët Ylli Cenkolli dhe Spartak Meraku vazhdojnë të kërcënojnë me jetë veterinerin përgjegjës Baki Myrtollari.

Këtë herë në fshatin Çetë Bilishtit, shtetasi Ilirjan M, futi kontrabandë 520  krerë zgjedhë të imëta, përsëri pa çertifikata vaksinimi, pa dokumentacion të vendit të origjinës dhe kontrolli shëndetësorë sigurie.

Ngarkesë e kontrolluar nga veterineri përgjegjës, Ylli Cenkolli edhe pse nuk ishte zona dhe detyra e tij, por e veterinerit pergjegjes Baki Myrtollari.

Duke mos patur çertifikatë origjine për 520 krerët e bagëtive, u krijua një artificë e cila duket se është në vetvete një fallsifikim, sikur bagëtitë u rimatrikualuan me justifikimin fals se i kishin rënë matrikujt nga veshet e kafshëve,  e më pas morën dritën jeshile për t’u tregëtuar në Korçë e gjetkë në Shqipëri.

Në këtë skemë hyn në lojë dhe zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari. Zv.ministri duker se është në konflikt të plotë interesi pasi dyshohet se licenson një stallë në pronësi të vëllait të tij, në fshatin Drithos pranë kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë.

Stalla e vëllait të zv.ministrit të bujqësisë përdoret për të importuar kafshët, si në rastin e një tjetër kamioni kontrabandë me kafshë të pa vaksinuara dhe matrikuluara në një stallë për mbarështimin e kafshëve në pronësi të Fatos Sh. alias Petro Sh., i cili njihet si lidhje e afërt e drejtorit të AKVMB.

Kjo skemë e futjes kontrabandë, pa vend origjine (nga Maqedonia dhe Bullgaria) dhe mbi të gjitha të pamatrikuluara e shpesh të dyshuara të sëmura të kafshëve, preu dhe kokën e veterinerit të shtetit, Baki Myrtollari.

Episod tjetër skandaloz është ai i futjes nga Kapshtica të kamionit të shtetasit Aleksander L., me 40 lope të shkruara ne dokumentat e origjinës dhe certifikaten veterinare greke, por që në fakt në hyrje të Republikes së Shqipërisë rezultuan, 37 lope.

Pas një kontrolli të urdheruar “nga lart” që mesa duket duhet të jetë bërë formal pasi veterinerët e AKU-se Kapshticë nuk kan verejtur që 5 lope nuk i kishin nr, e matrikujve si ato të përshkruarat në certifikatën veterinare greke dhe që në bazë të ligjit nuk duhet të lejoheshin të futeshin në teritorrin e Republikës së Shqipërisë pasi konsideroheshin kontrabandë dhe të pakontrolluar nga shërbimet veterinare greke për ndonjë semundje ngjitëse si: bruceloza, tuberkulozi dhe semundje tjetër e rrezikshme dhe e transmetueshme tek njerëzit. P[rgjegjësit e AKU do duheshin ti kthenin mbrapsht në Greqi mqs dokumentacioni nuk ishte i rregullt, por lejuan futjen e tyre.

Per te mos mjaftuar gjithe kjo ngarkesë me 37 lope që në fakt ne dokumentat e zhdoganimit figuronin 40 lopë u çua për karantinim në kundershtim me ligjin në një stalle në fshatin Vernik, stallë e cila nuk ishte licensuar më parë nga ana e AKVMB-se siç e përcakton ligji. Përseri në lojë futet Ylli Cenkolli i cili në kundërshtim me ligjin, pasi subjekti Aleksander L. duhet ti dërgonte në ambientin në të cilin ishte licensuar për të zhvilluar këtë aktivitet dhe të plotesonte kushtet e karantinimit aty, por veterineri Ylli Cankolli edhe pse e ka evidentuar qe ky subjekt ishte në kundërshtim me ligjin i ka plotësuar fiktivisht certifikatën e karantinimit në kundërshtim me ligjin, pa percaktuar vendin e karantinimit si dhe nuk merr asnjë masë administrative për subjektin për 5 lopët të cilët nuk korrespondonin nr e matrikujve me ato të certifatikates Greke. Dhe kjo kishte një arsye të fortë, pasi në ngarkesën më poshtë:

Dergese e dates 11/Prill 2024 ku jane kapur 19 lope e vica.

Pas presionit të tregetarëve të zones ndaj drejtorit rajonal Fatmir Ozunit,janë kryer analizat biokimike vetëm 4  prej lopeve, dhe te 4 lopet kane rezultuar me brucelozë. Por procedura ligjore duket se nuk është zbatuar në kompleksitet, pasi duhet të kryheshin dhe analiza për turbekulozë.

Ligji detyron në raste të tilla IKV-ne të njoftojë me alarm AKU-ne, AKVMB-ne dhe te merret masa e ndalimit të ngarkesës. Gjithashtu ligji parashikon 90 ditë karantinim dhe pezullim aktiviteti të subjektit duke lënë hapësirën kohore ku të groposen lopët e sëmura ndërsa bagetitë e tjera duhet të rikryejnë analizat e gjakut çdo  muaj, por drejtori Fatmir Ozuni dhe inspektori veterinar Ylli Cenkolli duket se nuk e kanë zbatuar ligjin në këtë rast, duke rrezikuar shhëndetin e qytetarëve, pasi Aleksander L. ka sjellë ngarkesën e sipercituar dhe e shperndarë në rrethin e Korçës. Ndërkohë qe ndaj tij është marre vetem nje mase qesharake prej gjobe 20 mije lek te reja…sa një gjobë parkimi.

Pra, pas 22 diteve i është plotësuar një tjetër certifikate levizje në drejtim të Gjirokastrës dhe këto lopë janë dërguar në drejtim të jugut për tu shitur atje dhe për të furnizuar tregun e këtij qyteti, por pa u caktuar emri i subjektit nisës, sepse Cenkolli duket se i trembej ndonje kontrolli rutine rrugës ku do zbulohej përgjegjësia e tij. Analizat që Lopët rezultuan bruceloze (Prill 4 lopë, e në Maji 4 lop) janë tërhequr po nga Y.Cenkolli pranl IKV-se Tiranë, siç rezulton edhe në regjistrin e hyrje e daljeve të analizave laboratorit Tiranë.

Disa ditë më vonë po i njëjti subjekt ka tentuar të fusë në territorin e Republikës së Shqiperisë tre kamionë të mbushur me lopë e vica të cilet jane bllokuar nga ana e veterinereve te AKU-se dhe drejtorit ne doganen e Kapshtices pasi nr e matrikujve te ata dispononin nuk korespondonin me nr e matrikujve ne certifikatat veterinare greke! Në këtë rast të ri skandaloz, ka ndodhur dhe ngordhja e nje prej lopeve te ngarkeses se Aleksander L…mesa duket e semurë. Pasi është nxjerrë jashtë kamionit, është tërhequr nga A.L. privatisht në sy të inspektorëve të AKU.

Ligji kerkon qe dergesa te ndalohet dhe te hyje ne karantinim 2 ditor nga pala greke. Por ne kete rast kjo nuk u aplikua aspak, pasi në lojë u fut ortaku grek i Aleksandër L. qe njihet si Zisi (nofkë), i cili dyshohet se shpesh zgjedh tufat e sëmura në Greqi dhe i transporton në Shqipëri me dokumenta të fallsifikuara me kamionet e tij për çmime tepër të ulëta. Në këtë rast, dërgesa ose tufa u çuan në një stallë në Ersekë të palicensuar nga AKVMB-ja, stallë e cila kishte thjeshtë një kontrate fiktive qiraje mes palëve në momentet e fundit para se tufa të arrinte në stalle.

Shtetasi Aleksandër L. ka edhe lidhje të tjera të forta me ministrin Niko Peleshi, pasi aktualisht dyshohet se po ndërton një ndërtim paleje në zonën e Bilishtit dhe IKMT-ja nuk ndërhyn.

Stallë e cila me datë 13 Maji 2024 ishte thuajse e përfunduar si ndërtim, ndërkohe që lejen e ndërtimit e ka marrë 10 ditë pas ndërtimit, me 23 Maji.

FENOMENI

Drejtor Fatmir Ozuni në dt.10 Maji 2024 ka urdhëruar veterinerin e shërbimit Baki Myrtollari që në bazë të një informacioni të mberritur tek ky i fundit për një tufë me lope e vica plot 78 copë qe do futeshin kondrabandë ne zonën e Ersekës, nga vija e gjelbert, që të bënte c’mos që të kapeshin dhe te kërkonte ndihmën e Policise së Shtetit, dhe më konkretisht të asaj të kufirit dhe në fakt operacioni u finalizua me sukses dhe në brendësi të territorit tonë u kapën 78 lopë e vica kontrabande.

Për këtë sukses dhe konflikteve Në MinIstrinë e Bujqësisë, drejtori i Përgjithshëm Fatmir Ozuni shkarkoi nga detyra Baki Myrtollarin, përse kreu detyrën e tij për tufen e lopeve në Ersekë.

Skemë kriminale e cila helmon familjet shqiptare me mish të sëmurë! Skemë e cila do demaskohet me të tjera dokumenta, fakte dhe të tjerë personazhe që shkelin ligjin dhe sigurinë ushqimore.

Faksimile të dokumentave të Autoriteteve Doganore dhe procesverbaleve të Veterinerëve Kufitarë Greke të përmendura më sipër:

“Paaftësia dhe korrupsioni i qeverisë Rama problem për vendin”/ Pampuri: PD ka një alternativë shumë të mirë dhe të implementueshme

E ftuar në një studio televizive, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri ka komentuar aktualitetin politik dhe programin e PD. Për Pampurin qeveria Rama ka pasur prioritetet e gabuara në qeverisjen e vendit, duke i dhënë përparësi koncesioneve korruptive dhe oligarkëve, në vend të rritjes të punësimit apo të krijontë mundësi për të rinjtë. Sipas saj qytetarët kërkojnë tashmë një alternativë dhe një ekip, prandaj edhe Partia Demokratike ka dalë me një ofertë programore të mirëstudiuar nga ekspertët, me piroritetet e duhura dhe e implementueshme.

Fjala e Pampurit:

“Shqiptarët duan të dinë se cila është alternativa dhe cila është partia që ofron një ekip dhe një alternativë të mirë. Sot Partia Demokratike ka një alternativë shumë të mirë dhe të implementueshme. Gjeja e parë që kanë llogaritur ekspertët është se ku do gjenden paratë për të implementuar të gjitha pikat në të gjithë sektorët e propozuar në këtë program. Dhe padiskutim kemi dalë në një konkluzion që sot e rëndësishme është të vendosen prioritete.
Paaftësia e kësaj qeverie në 11 vite është pikërisht kjo, që nuk ka vendosur prioritete. Pra, në vend që të rrisë pensionet, ka bërë Check up, në vend që të rrisë punësimin, ka dhënë tendera dhe koncensione korruptive. Në vend që të ofrojë mundësi për të rinjtë, sigurisht i kanë dhënë rëndësi oligarkëve dhe miqve të tyre për t’i pasuruar ata. Të gjitha këto para të cilat sot ende shkojnë tek këto koncensionar që janë nën hetim, sigurisht do t’i vihen në shërbim qytetarëve. Pra, paratë e korrupsionit që janë në 11 vite, do t’i vihen në shërbim qytetarit. Besoj që ju e kuptoni janë 53 milionë euro që shkojnë nga buxheti i shtetit për koncensionet. Llogarisni se çfarë do të bëhet nëse këto 53 milionë euro do të alokoheshin për të rinjtë, për pensionistët, për kemi një taksë jashtëzakonisht të lartë për profesionet e lira, nga 15 deri në 23%. Padiskutim që një vend ecën përpara dhe mbijeton fal taksave, por kur këto taksa mirëmenaxhohen dhe u kthehen në shërbim çdo shtrese, padiskutim që ka një mirëmenaxhim të mirë. Kështu i kemi llogaritur. Dhe në fund fare llogaria na ka dalë po, gjithcka që kemi premtuar është e mundshme që të realizohet.” – tha ajo.

“Reforma e pronës prioritet në programin e PD”/ Sefa: Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë

Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Sefa, i ftuar në Report Tv, ka folur për çështjen e pronës, duke prezantuar propozimet programore të demokratëve, të shpalosura në 1 qershor. Në lidhje më pronën, Sefa shpalosi vizionin e PD për reformën e pronës, që sipas tij është një çështje identitare e kësaj force politike.

Në programin e hartuar nga 100 ekspërtë të fushave të ndryshme, problemet e pronës do të zgjidhen menjëherë dhe pa burokraci. Për të është parashikuar kthimi i mënjëhershëm aty ku është e lirë dhe kompensim me vlerë tregu ku është e zënë. Më tej programi i PD parashikon lëshimin e bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës.

“Ne do të bëjmë pasqyrimin total në hartë digjitale të të gjithë vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Së pari për të gjithë ato territore që janë bosh dhe janë në pronësi të shtetit dhe mund të kthehen fizikisht, do të kthehen menjëherë fizikisht te ish pronarët, pa u marrë me procedura të ndërmjetme, duke vlerësuar dhe kthimin aty ku është e mundur. Në rast se nuk është e mundur do të bëhet kompensimi me një pronë që ish pronarët ose… se nuk duhet përmednur dhe termi ish pronar me thënë të drejtëm por pronarët të cilëve u është hequr e drejta e pronësisë në mënyrë të padrejtë nga sistemi komunist, do të kompensohen me një pronë diku tjetër që është përsëri pronë shtetërore dhe për të cilën ata japin pëlqimin. Dhe në rast të kundërt, në rast se ata nuk duan kompensimin fizik, do të marrin kompensimin monetar.
Kompensimi monetar do të bëhet me vlerën e tregut, me vlerën aktuale të pronës dhe do të subvencionohet në bonot që do të lëshojë shteti shqiptar, të cilat do të jenë në vlerë të plotë. Por, pronarët nuk mund ta tërheqin këtë shumë financiare menjëherë, ata mund të tërheqin vetëm 20% të kësaj vlere në vit. Çka do të thotë pronarët e kanë të garantuar në bankë me bonot shtetërore, por ata nuk mund ta tërheqin të gjithë shumën përnjëherë. Kjo do të bëjë të mundur edhe investimin e një shumë dhe kapitali shumë të madh të pronarëve dhe vlerës së kompensimit për ta futur përsëri në treg, por shteti shqiptar zgjidh një herë e përgjithmonë këtë borxh të madh që i ka kësaj shtresë, sidomos Partia Demokratike që i ka një borxh të jashtëzakonshëm. Kjo është një zgjidhje që mendojmë që do të jetë një zgjidhje e përhershme dhe përfundimtare e kësaj çështjeje.
Ndërsa pasqyrimi i të gjithë vendimeve të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në një hartë digjitale, për të parë nëse aty ka mbivendosje ose ka harta të vendosura në mënyrë të tillë të padrejtë, pastaj do të krijohet një program shumë herë më i detajuar se si do të jenë hapat konkret që Partia Demokratike do të ndërmarrë. Por në terma të përgjithshëm, do të jetë fokusi në kompensimin në natyrë aty ku i takon pronarit, ku është toka e lirë dhe pronari do marri tokën e tij. Kompensimi fizik atje ku është e mundur dhe pronari jep pëlqimin për ta marrë, dhe kompensimi financiar me bonot shtetërore që diskutuam më sipër” – tha Sefa

Sekretari për çështjet ligjore në PD gjithashtu foli edhe për një pikë tjetër të programit të PD, siç është ajo për decentralizimin e pushtetit vendor dhe rendin publik. Sefa shpjegoi se policia e rendit do të jetë ajo që do të merret me ruajtjen e qetësisë publike dhe me të gjitha veprimtarit e qytetarëve dhe do të jetë në varësi të bashkisë. Ndërsa xhandarmëria kombëtare do të jetë policia kriminale po e themi, ajo që do merret me krimet e rënda dhe do jetë një strukturë e specializuar dhe do jetë në rang kombëtar. Sipas tij, kjo do të rrisi cilësinë e hetimeve dhe do të lehtësojë punën e prokurorëve dhe gjykatave në dhënien e vendimeve penale.

“Ne jemi të fokusuar që me decentralizimin e pushtetit vendor. Dhe normalisht duke decentralizuar pushtetin vendor, ne duam që pushteti vendor të ketë ato kompetenca të cilat janë thelbësore dhe janë në shërbim të qytetarëve. Policia që ne mendojmë që duhet të jetë në shërbim komunitar, policia e rendit ajo që do të merret me ruajtjen e qetësisë publike dhe me të gjitha veprimtarit e qytetarëve do të jetë në varësi të bashkisë dhe do të jetë në administrim të pushtetit vendor. Ndërsa xhandarmëria kombëtare do të jetë policia kriminale po e themi, ajo që do merret me krimet e rënda dhe do jetë një strukturë e specializuar dhe do jetë në rang kombëtar. Dhe kjo do jetë një polici shumë e specializuar që do të merret me hetimin e rasteve të rënda të kriminalitetit. Ndërsa për të gjithë rastet e tjera, për ruajtjen e qetësisë publike do të jetë policia normale që do të jetë, policia në varësi të bashksisë dhe të pushtetit vendor, po normalisht në bashkërendim edhe me organet e pushtetit qëndror të rendit dhe të Ministrisë së Brndshme. Patjetër që ky do jetë një hap cilësor për decentralizimin e pushtetit dhe për ardhjen e shërbimit të qytetarëve aty ku është më e nevojshme dhe në hap të dytë garanaton cilësinë dhe efektivitetin e hetimeve të rasteve më të rënda krimnale. Duke pasur një trupë të specializuar të xhandarmërisë, ne mendojmë që zbulueshmëria dhe kapja e autorëve të veprave të rënda, do të rritet dhe do të jetë në një nivel më të lartë. Kjo mendojmë do të rrisi dhe cilësinë e hetimeve dhe do të lehtësojë punën e prokurorëve dhe gjykatave në dhënien e vendimeve penale” – u shpreh Sefa.

“Taksa progresive dëmton shtresën e mesme”/Kthupi: Taksa e sheshtë rrit mirëqenien. Programi antikorrupsion çliron ekonominë

Rezart Kthupi, anëtari i Kryesisë dhe dhe sekretar për reformën zgjedhore i PD, i ftuar në Ora News, ka komentuar ditën e sotme programin e Partisë Demokratike të shpalosur në 1 qershor, në Kuvendin Programor.
Duke folur për gjendejn në të cilën ndodhet vendi, e në veçanti shtresa e mesme, Kthupi theksoi se oferta e për taksën e sheshtë 9%, rrit ekonominë dhe adreson çështjen e shpopullimit.

Fjala e Kthupit:

“Përpara se të analizonim programin, morëm dhe analizuam të gjitha ato që ishin problemet reale të Shqipërisë. Ne sot në Shqipëri kemi disa probleme dhe më i rëndësishmi le të themi është problemi ekonomik. Dhe problemi ekonomik lidhet me problemin e shpopullimit të vendit dhe me problemin e korrupsionit. Ne kemi një ekonomi me një taksë progresive e cila dënon apo le të themi cenon shtresën e mesme. Dhe shtresa e mesme është shtresa më vitale e shoqërisë dhe shtresa që prodhon, si në tema burimesh njerëzore ashtu dhe në terma burimesh financiare. Domethënë edhe bën rritjen e popullatës, edhe bën rritjen ekonomike të vendit. Për këtë arsye programi ka adresuar në një goditje të përbashkët të gjithë këto terma. Që do të thotë kemi adresuar çështjen e shpopullimit, duke dhënë subvencione, duke dhënë para për çdo element i cili do të çonte në rritjen e popullatës së vendit.Kemi ulur taksën, duke hequr taksën progresive, duke sjell taksën e sheshtë.” – Tha ai.

Ndërkohë Kthupi u ndal edhe te lufta ndaj korrupsionit, e cila çliron potencialin ekonomik të vendit:

“Dhe taksa e sheshtë është 9% për të gjitha llojet e aktiviteteve që kryhen në Shqipëri. Dmth 9% për tatim fitimin, 9% për sigurimet shoqërore, 9% për taksat, kemi kufizuar nivelin e taksimit të pushtetit vendor. Dhe nga ana tjetër kemi bërë atë që është më e rëndësishmja dhe po të shikoni shpalosjen e programit, ne filluam gjithçka nga antikorrupsioni. Ajo që ndodh sot në Shqipëri, është rreth 1.2 deri në 1.5 miliardë euro, sipas shifrave të denoncuara nga KLSH janë para që i ikin buxhetit të shtetit për shkak të korrupsionit. Që do të thotë sot qytetari shqiptar merr 1.2, apo 1.5 miliardë euro më pak shërbime nga shteti. Duke i adresuar të tre këto bashkërisht, mund të krijojmë kushtet që ekonomia shqiptare të rritet, që popullsia e Shqipërisë të fillojë të rritet dhe këto të dyja bashkë do të çojnë në një mirëqenie më të mirë për qytetarët shqiptarë.” – vijoi ai.

Kostot e prodhimit u rritën me 2.8% në janar-mars, përpunimi i ushqimeve me vlerat më të larta

Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rritën me 2.8%, një tregues që sinjalizon rritjen e çmimeve në tregjet e pakicës në të ardhmen.

Sipas INSTAT, një vit më parë, ky ndryshim ishte 9,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2024 shënoi rritje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,9%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,8% dhe “Industri përpunuese” me 1,2%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,5%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,1%, “Prodhimi i pijeve” me 3,8%, “Metalurgjia” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,6%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve” me 2,2%, etj.

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2,5%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,0% “Përpunimi i tekstileve” me 1,6%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,1%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje me 3,5%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10,5%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,8%, “Industria Përpunuese” me 1,2% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje prej 0,5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,0%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,9%, “Industria Përpunuese” me 0,1%.

Nga ana tjetër, seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” ka shënuar ulje me 1,3%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja më e madhe prej 1,9% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 1,9%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2% dhe “Industri Përpunuese” me 0,8%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Metalurgjia” me 2,9%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,0%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi shënoi rritje me 0,9%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,0%, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 1,3%, “Industria Përpunuese” me 0,4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin paraardhës shënoi rritje me 0,3%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 2,5 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,9%./Monitor.al

A.N.K, Albstar, Fusha…/ Peshkaqenët që morën copat e mëdha të rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesit e kontratave 200 milionë euro të tenderuara me një dorë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, asaj Tiranës Durrës dhe ndërtimin e rrugëve Berat-Ballaban, rrugës së vjetër të Ndroqit dhe asaj të Ksamilit.

Sipas dokumentave, vlera totale limit e këtyre kontratave ishte 19.8 miliardë lekë ose rreth 198 milionë euro. Pas zhvillimit të garave përkatëse, kontratat janë fituar me një vlerë totale prej 178 milionë euro ose 20 milionë euro poshtë fondit limit. Por cilat ishin kompanitë që siguruan kontratat e majme të ndërtimit të rrugëve.

Curri shpk dhe Bami u përzgjodhën fituese në lotin e parë të zgjerimit të superstradës Tiranë Durrës. Ky ishte një nga tenderat ku gara prodhoi kursimin më të madh për qytetarët, pasi ndonëse fondi limit i caktuar ishte 16.7 milionë euro, kompanitë fituese ofruan ta ndërtonin rrugën me 13.8 milionë euro ose gati 3 milionë euro më pak.

Në lotin e dytë për zgjerimn e superstradës Tiranës-Durrës u shpall fitues një bashkim kompanish me Elmazaj Konstruksion, Ndërtimi dhe Ndregjoni shpk. Edhe ky lot kishte të njëjtin fond limit si ai i pari, pra 16.7 milionë euro. Por kompanitë e shpallura fituese ofruan ta ndërtonin me 14.9 milionë euro.

Rindërtimi i rrugës së vjetër Tiranë-Durrës, ajo që kalon përmes Ndroqit, ishte po ashtu një farë që prodhoi kursim të rëndësishëm publik. ARRSH e shpalli këtë garë me fond limit 7.5 milionë euro. Por Arifaj shpk ofroi ta ndërtonte rrugën me 5.8 milionë euro duke u shpallur rrjedhimisht fituese.

Elbasan, Berat, Ksamil
Në 4 lotet e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë-Thanë fituesit ishin A.n.k, Gjoka, Albstar dhe Fusha. Fondi limit për secilin nga katër lotet ishte 25 milionë euro. Por vlerat fituese variuan nga 22 deri në 24 milionë euro.

Sipas rezultateve të garave, në këto lote ofertat fituese kanë variuar nga 88 për qind deri në 99 për qind e fondit limit. Në aksin tjetër, atë Berat-Ballaban, për lotin e parë kontrata u fitua nga G.P.G. Ndërsa në lotin e dytë fituese u shpall oferta e Cobial. Në tenderat e rrugës Berat-Ballaban vlerat fituese ishin rreth 88 për qind e fondit limit.

Agbes Konstruksion është kompania e fundit që mbyll listën e fituesve të kontratave të majme të infrastrukturës. Kjo kompani u shpall fituese në tenderin 15 milionë euro për zgjerimin e rrugës së Ksamilit me një ofertë sa 86 për qind e fondit limit.

Kush po tenton t’i veshi “Mbretërit lakuriq”!

Nga Ermal Peçi

Shqipëria po përjeton dekadencën më të fortë mbase të këtyre 30 viteve në aspektin politik por edhe atë moral. Ajo që ka krijuar kjo klasë politike në të ashtuquajturën demokraci hibride duke se po shpërthen. Tashmë Shqipëria po prek fundin e asaj kur as zërat e njerëzve të ashtuquajtur intelektual, nuk po guxojnë të flasin për shkak të borxheve që i kanë politikës. Emigracioni, kapja e ekonomisë nga oligarkët, korrupsioni, mungesa e meritokracisë, militantizmi i administratës dhe bashkëpunimi i politikës me krimin nëpërmjet instancave të policisë ka sjellë një zë ulëritës të shoqërisë për ndryshim.
Ky zë ulëritës për ndryshim dhe mendim ndryshe duket se ka shënuar dy nga njerëzit më të pushtetshëm të këtyre 32 vite, të cilët janë Sali Berisha edhe Edi Rama, si ideatorët e këtij sistemi ku pakica mbizotëron mbi shumicën. Ku struktura politike deformon strukturën sociale për rrethana të caktuara por të kuptueshme për realitetin ekonomik-social që ne jetojmë, duke i nxjerrë si dy “Mbretër lakuriq” para shqiptarëve.
Gjatë ditës së djeshme ajo që akumulohej nga Rithemelimi se do të ishte një protestë masive doli një show i dështuar me disa vetë duke mos mobilizuar as votuesit e saj. Lufta e brendshme se kush do të trashëgojë fronin e Rithemelimit duke se po jep shkëndijat e para të luftës me lobeve për të mos lejuar Argitën si pasuese të trashëgimisë së Berishës.
Kjo luftë ka ndërhyrë edhe në axhendën politike duke e zhvendosur apo deformuar fokusin politik të asaj organizate duke ndihmuar edhe Edi Ramën, si dje. Jo vetëm reportazhi i Rai3, akuzat e Ahmetajt por më e rënda që ka kaluar në heshtje krijimi i komplotit Mc Gonigal për të goditur kryetarin e PD-së Lulëzim Basha dhe eliminimin e opozitës ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq para shqiptarëve.
Dështimi i protestës, deformim i kauzës solli që ditën e djeshme edhe sot opinioni publik të merrej me protestën e dështuar, edhe jo me Ramën. Në një moment si ky, ku oligarkët kanë kukullat e tyre në Parlament ndodh që i gjithë biznesi publik parlamentar tani lidhet me intriga dhe ekziston rreziku që e gjithë qeveria të degjeneroj në një luftë e cila ka bërë bashkë, edhe një pjesë të opozitës për shkak të rrethanave të caktuar të cilat lidhen me non gratën e Sali Berishës.
Në këtë realitet të ri politik ku kemi dy “Mbretër lakuriq”, në sytë e shqiptarëve puna më e vështirë për t’i veshur i ka rënë Gazment Bardhit.
Njeriu që njihet nga Lindita Nikolla si kryetar i grupit parlamentar të PD-së por që nuk njihet nga PD-ja zyrtare. Dje Bardhi edhe në shenjë besnikërie ndaj Berishës, për t’i treguar besnikërinë e verbër, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për deklaratat publike që ka bërë kundër Berishës, eliminoji gjithë emrat të cilat janë pro Bashës edhe kundër Berishës.
Kërkoi edhe përfshirjen e Berishës në grupin parlamentar të PD-së por Lindita Nikolla duke e ditur se ku e kanë vënë vijën e kuqe (amerikanët), nuk guxoi ta bënte këtë hap, duke dhënë një përgjigje as mish e as peshk. Për shumë arsye pragmatiste zërat brenda opozitës po e deformojnë kauzën e vërtetë të opozitës e cila lidhet me çështjen non grata të Berishës edhe me mbështetje e institucioneve të drejtësisë sidomos SPAK-ut edhe GJKKO-së.
Historia me amnistinë penale, ku Bardhi dhe Manja ulërinin që s’do kishte të liruar nga zyrtar të dënuar nga GJJKO dhe më pas ndodhi e kundërta ku u liruan 100 të dënuar, duke se po përsëritet madje edhe më rëndë me rezolutën anti-korrupsion.
Dje shqiptarët prisnin që opozita shqiptare të fliste për këtë rezolutë, të fliste se çfarë qëllimi ka, të fliste për lidhjet e krimit, për pasqyrën që po tregon SPAK-u me arrestimet e veta. Se si ish-deputetë të PS dhe njerëz që i dhanë fitoren më 14 maj në Lezhë e Fushë-Krujë janë pjesë e krimit, të fliste për kohën televizive që pasqyroj AMA por askush nuk foli.
Nuk foli njeri për “Mbretërit lakuriq”, por Bardhi shkoj t’i veshë vetëm me qëllim për të goditur Bashën dhe PD-në e cila po mban qëndrimin krah partnerëve strategjik dhe po mbështet drejtësinë pa asnjë ekuivok.
Mes dy “Mbretërve lakuriq” që ata kërkojnë t’i veshi tashmë atyre, dikush duhet t’ju thotë që nuk ka më dyqan që prodhon rroba për ata, për t’u shitur ndryshe.

Trafiku i emigrantëve, kapen në një kamion 14 shqiptarë e vietnamezë

Policia franceze gjeti 14 shqiptarë dhe vietnamezë në një kamion, duke zbuluar kështu një rrjet të trafikut të emigrantëve nga Franca në Irlandë.

Shqiptarët dhe vietnamezët kishin hipur në një kamion bagëtish me destinacion Dublinin në Irlandë, u arrestuan nga policia kufitare e Cherbourgut, në portin e këtij qyteti në Francë.

Këto të fundit kishin hipur në një rimorkio kamioni, që zakonisht transportonte bagëti.

Kamioni, i regjistruar në Irlandën e Veriut, do të udhëtonte për në Dublin.

“Një hetim është duke u zhvilluar,” tha me Hugues Toulliou, drejtor ndër-departamental i PAF.