24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Ursula von der Leyen, kandidon për mandatin e dytë! Si zgjidhet presidenti i Komisionit Evropian dhe krerët e BE-së?

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – njëra prej politikaneve më të fuqishme të Evropës – është duke garuar për një mandat të dytë në zgjedhjet evropiane.

“Jam evropiane krenare, nënë e shtatë fëmijëve, dhe jam duke garuar për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian”, është mënyra se si e prezanton veten von der Leyen në faqen e saj zyrtare.

Si zgjidhet presidenti i Komisionit Evropian?

Presidentët e Komisionit – zyrës më të fuqishme në mesin e institucioneve të Bashkimit Evropian – nuk zgjidhen përmes votës.

Ata gjithmonë zgjidhen në negociata me dyer të mbyllura mes liderëve të 27 vendeve anëtare të bllokut evropian, pas mbajtjes së zgjedhjeve evropiane.

Parlamentit Evropian, më pas, i kërkohet të miratojë të nominuarin me shumicë të thjeshtë.

Propozimet nuk refuzohen kurrë, mirëpo Parlamenti e ka konfirmuar von der Leynin vetëm me shumicë të thjeshtë më 2019.

Për të kuptuar më mirë këtë proces, duhet analizuar procesin e ashtuquajtur Spitzenkandidat apo atë të “kandidatit kryesor”.

Në këtë pikë, grupet pan-evropiane politike i çojnë përpara emrat e tyre për të udhëhequr Komisionin Evropian.

Mirëpo von der Leyen nuk do të ishte këtë vit kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropian, nëse veçse nuk do të ishte presidente e Komisionit.

Të 26 komisionarët tjerë

Pas emërimit të presidentit të Komisionit Evropian, secili vend anëtar nominon komisionarin e vet, duke garantuar që të gjitha vendet anëtare e dërgojnë një person në këtë institucion.

Zyrtari që zgjidhet në krye të Komisionit e ngarkon më pas secilin komisionar me një portofol – sikurse në fushën e bujqësisë apo energjisë – dhe secila prej tyre duhet të konfirmohet prej Parlament Evropian.

Ndonëse vendimi për secilën punë i takon presidentit, përgjatë procesit ka negociata të ashpra rreth asaj se si ndahen departamentet dhe cili është më i rëndësishëm se tjetri.

Një pozitë tejet e rëndësishme është ajo e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme, i cili flet në emër të të gjitha vendeve anëtare për çështjet e politikës së jashtme.

Por, përgjatë procesit, mund të ndodhin një mori komplikimesh.

Më 2019, von der Leyen pati insistuar që shumica e komisionarëve të jenë gra, që në praktikë ka nënkuptuar që disa shtete kanë pasur më shumë mundësi për të zgjedhur, sesa tjerat.

Pozita e presidentit të Parlamentit Evropian

Presidenti i Parlamentit Evropian – që menaxhon marrëdhëniet mes institucioneve tjera të BE-së, dhe zhvillon negociata në mes të grupeve politike – zgjidhet prej Parlamentit për një mandat prej dy vjetësh e gjysmë.

Presidenti i Parlamentit është gjithmonë anëtar i Parlamentit Evropian – aktualisht është konservatorja malteze, Roberta Metsola.

Këshilli i Bashkimit Evropian

Ngjashëm, liderët e vendeve anëtare të BE-së e zgjedhin edhe udhëheqësin e këtij institucioni për një mandat dy vjet e gjysmë, ndonëse gati secilën herë një zyrtar i ka dy mandate, për të mbushur pesë vjet në pushtet, sikurse legjislatura e Parlamentit.

Për dallim prej presidentit të Parlamentit, presidenti i Këshillit Evropian nuk duhet të jetë anëtar i këtij trupi.

Shembull, tani në krye të Komisionit është kryeministri belg, Charles Michel, derisa Belgjika përfaqësohet në Këshill prej kryeministrit aktual, Alexandre de Croo./REL

Kthupi: Pas 11 qershorit s’do ketë më dilema se kush është PD-ja. Ja çfarë kemi propozuar për “Zgjedhoren”

Anëtari i Kryesisë dhe përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, që drejtohet nga Lulzim Basha, Rezart Kthupi i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi përçarjen mes demokratëve që vijon prej tre vitesh tashmë.

Ai theksoi se vendimi i gjykatës që pritet të jepet më 11 qershor, do t’i japë fund dhe debatit politik mbi vulën dhe siglat e PD-së.

Nga ana tjetër ai nënvizoi se pavarësisht se PD-ja që ai përfaqëson e ka refuzuar pjesëmarrjen në tryezën e reformës zgjedhore, u shpreh se PD-ja i ka adresuar tashmë propozimet e saj për Kodin e Ri Zgjedhor.

“Partia Demokratike pas 11 qershorit do të ketë një identitet politik që nuk do të ketë të bëjë më me dilema ligjore dhe ideore. Ne nuk kemi asnjë plan B nëse gjykata vendos që siglat e partisë të mos na jepen neve, pasi jemi të bindur se kjo do të ndodhë.

Propozimet që ne kemi bërë për reformën zgjedhore janë thjesht rekomandimet e adresuara nga OSBE/ODIHR-i që pikësëpari kanë të bëjnë me deformimin e votës së lirë përmes shit-blerjes së votës që u bë në vitin 2021.

Sistemi patronazhimit që kanë bërë këta është një sistem i mirëfilltë i deformimit të votës qoftë edhe për kontrollin dhe intimidimin e zgjedhësve.

Shqetësimi tjetër ka të bëjë me ditën e zgjedhjeve, dhe me atë çfarë me votën e lirë. Dhe ne kemi parë që votimi dhe numërimi elektronik është zgjidhja e kësaj çështjeje.

Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në atë tryezë të reformës zgjedhore dhe pastaj do të veprojmë”, u shpreh ndër të tjera Rezart Kthupi.

 

“Ramiz Alia ka lëvizur në ndryshimin e politikave autoritare”- Shkrimi i ‘New York Times’: Ai e përdori praninë e shefit të Kombeve të Bashkuara që të mënjanojë…

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar, udhëtoi drejt Shqipërisë, ku sot nisi bisedimet me udhëheqësit komunistë shqiptarë. Shqiptarët e shohin vizitën si një mundësi, në ecjen përpara të hapjes së vendit të tyre nga izolimi. Kjo është vizita e parë zyrtare e Sekretarit të Përgjithshëm, që bëhet me ftesë të presidentit Ramiz Alia. Mijëra shqiptarë, të rreshtuar në rrugët e ngushta nga aeroporti dhe mijëra të tjera që qëndronin përgjatë rrugëve të kryeqytetit me 300 mijë banorë, i kishin ngulur sytë varganit me 8 makina, që sillte të ftuarit dhe miqtë.

 

Grumbulli i njerëzve qëndronte në qetësi, si dhe makinat kalonin normalisht përgjatë rrugëve të mbushura me kalimtarë, karroca, kamionë të vjetër dhe autobusë. Por ata kishin ngulitur shikimet te “parada” që po kalonte.

Turi në Europën Lindore

Publiciteti i shumtë i vizitës së zotit Perez de Cuellar, që është duke bërë turin në vendet e Europës Lindore, në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, ishte vlerësuar shumë si nga shtypi shqiptar, ashtu dhe nga prania e dhjetëra përfaqësuesve të mediave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjës, Brazilit, Francës, Portugalisë, Kinës, Japonisë, Gjermanisë Perëndimore dhe Italisë.

Në mënyrë të dukshme, zoti Alia, e përdori praninë e shefit të Kombeve të Bashkuar dhe të gazetarëve të huaj, për qëllimet e tij, që të mënjanojë elementët që ishin kundër politikave demokratizuese të tij, besnikë të stalinizmit, të mbetur në organizatën politike të Partisë së Punës, e quajtur këtu si Partia Komuniste.

Zoti Alia është në pushtet që kur vdiq, në vitin 1985, paraardhësi i tij, Enver Hoxha, por vetëm së fundi, ai ka lëvizur në ndryshimin e politikave autoritare të njeriut, që sundoi Shqipërinë për katër dekada.

Zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe gazetarë, por edhe Ismail Kadareja, shkrimtari më i lexuar në vend, në një intervistë të shkurtër të dhënë sot, nënvizoi se “vizita e zotit Perez de Cuellar do të konsiderohet si pjesë e procesit të demokratizimit në Shqipëri”. “Ka hare tek njerëzit, rreth zhvillimeve të këtyre ditëve”, – tha ai.

Ndjesia e ndryshimit rrënjësor

Ka një ndjesi këtu, që për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria është duke shkuar drejt ndryshimit rrënjësor; nga mbajtja nën kontroll në mënyrë të ashpër e shtetit komunist, tek një shoqëri gjithnjë e më përfshirëse dhe futja e elementëve të demokracisë.

Vizita nisi me protokollin tradicional në aeroport. Sekretari i Përgjithshëm shtrëngoi duart me ambasadorët e shteteve të Lindjes dhe Perëndimit, që ndodheshin këtu. Në fjalimin e mirëseardhjes, ministri i Jashtëm Reis Malile, vuri theksin në reflektimin e pozicionit të ri të Shqipërisë.

Petraq Pojani, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, tha se zoti Malile, shprehu dëshirën që; “Shqipëria të forcojë bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe të bëjë çdo përpjekje që të kontribuojë në strukturat e OKB-së, ku Shqipëria për një kohë relativisht të gjatë, ka qenë një anëtare joaktive”.

Zoti Malile theksoi se; Shqipëria është “një vend i vogël”. Popullsia e tij është 3.3 milionëshe.

Por ai tha se; “që tani e tutje, Shqipëria ka menduar që të marrë pjesë aktivisht, jo vetëm në Kombet e Bashkuara, por edhe në bisedimet për bashkëpunimin e 6 shteteve të Ballkanit, të nisura dy vjet më parë në Beograd dhe në Konferencën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë me 35 anëtarë”.

Çështja e të 6-tëve në Ambasadën Italiane

Në fjalën e tij, zoti Perez de Cuellar, vlerësoi “qëndrimin e fortë për pavarësi të Shqipërisë”. Ndonëse bisedimet e tij u fokusuan për çështjet e përgjithshme ndërkombëtare, ka mundësi që sekretari i Përgjithshëm, mund të jetë përplasur për një çështje të veçantë.

Gjashtë shqiptarë kanë kërkuar strehim politik në Ambasadën Italiane, që në dhjetorin e vitit 1985 dhe kanë refuzuar që të largohen, megjithëse u është dhënë një shpresë për viza dalëse.

Kjo nuk ka ndryshuar, megjithëse Parlamenti këtë javë, kaloi një ligj që lejon të gjithë shqiptarët që të udhëtojnë kudo, jashtë vendit.

Sipas një zyrtari shqiptar, zoti Perez de Cuellar, mund të ketë kërkuar që të pajisen me një leje diplomatike 6 shqiptarët dhe të largohen nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Memorie.al

Nga David Binder

Artikulli është publikuar më 12 maj 1990

“Zjarr e gjithë Shqipëria”, vjen i nxehti i Saharasë, fundjava me temperatura deri në 37°C

Fundjava e parë e muajit qershor do të shënojë temperatura tepër të larta për nisjen e stinës së verës. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja sqaroi në “Ditar” se termometri do të shënojë deri në 36-37 gradë Celcius.

Qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër do të jenë më të nxehtët, për shkak të masave ajrore Subsahariane që vijnë nga shkretëtirat e Çadit, ndërsa më i freskët do të jetë moti në Tiranë dhe Shkodër.

“Që sot pas rreth dy orësh presim një maksimum prej 35°C. I njëjti maksimum do të ruhet edhe gjatë mesditës së të shtunës. Deri ditën e diel presim të kemi 36°C ose diçka më lart në disa nga qarqet. Do të citoja Elbasan, Berat dhe Gjirokastër që do të jenë zonat më të nxehta. Shkodra dhe Tirana mbeten më në periferi të këtij të nxehti, pasi ky i nxehtë nuk vjen nga veriu i Afrikës, por nga Saharaja, pra shkretëtirat e Çadit drejt Europës Juglindore. Zonat jugore përfshirë edhe një pjesë e mirë e lindjes së territorit shqiptar do të shënojnë temperatura mjaft të larta.”

Porja shpjegoi se për shkak të mënyrës si po lëviz rryma ajrore afrikane, mërkuri do të skuqet në fundjavë edhe në qytete si Pogradeci dhe Korça, zona të cilat janë tradicionalisht të freskëta.

“36°C është i sigurt për ditën e dielën. I gjithë jugu madje edhe në zonat juglindore. Edhe Pogradeci, Korça dhe Erseka që janë klasikisht më të freskëta se pjesa tjetër e territorit, këtë fundjavë presim 30°C deri në 31°C. Diçka më freskët Devolli dhe Kolonja, por temperatura mjaft të larta edhe në juglindje për shkak të origjinës së masave ajrore që vijnë nga Mesdheu Lindor dhe ngjiten në juglindje të kontinentit. Më freskët paraqitet veriu dhe verilindja, por edhe Shkodra me temperatura jo më shumë se 32-33 gradë celcius.”

Skandali me mbetjet spitalore/ Tenderin e fituan me dokumente të falsifikuara, arrestohet administratori i një subjekti! Masa edhe për 10 persona të tjerë. Detajet

Policia ka ekzekutuar masën e arrestit me burg për Ervis Mirin, administratorin e një subjekti, i cili dyshohet se me dokumente të falsifikuara ka marrë pjesë në tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore.

 

Po ashtu, policia thote se ka ekzekutuar edhe masat për Elidiana Shehu, Laert Shehu, Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis”, thuhet ne njoftimin e policise.

MASAT E ARRESTIT TE EKZEKUTUARA NGA POLICIA

Elvis Miri -Arrest me burg

Elidiana Shehu- Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”

Laert Shehu- Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”

Jorida Shabaku- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Edmond Palushi- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Arben Marku- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Norbert Dacaj- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Alba Kurti- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Besarta Leka- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Ilir Bardhi- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Kejdi Ahmetaj- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

HETIMET

Sipas organit të akuzës, Ervis Miri, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë. Për këtë procedurë nevojitej paisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Në bazë të hetimeve rezulton që paisja është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Prokuroria e Tiranës pas nisjes së hetimit ka kryer veprime intensive duke marrë në pyetje personat që kanë dijeni për këtë çështje dhe këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve, që kanë qenë autoritetet kontraktuore.

Me firmën e Gjykatës Miri është arrestuar ndërsa pjesë e kësaj skeme ishin dhe 2 punonjësit shtetëror që kanë mbuluar mungesën e pajisjes Econos Tsc 150.

Po kështu, janë duke u verifikuar edhe roli i 6 inspektorëve shtetërorë, të cilët dyshohet se e kanë mbuluar veprimtarinë reale të kësaj kompanie. Sipas hetuesive inspektorët nuk kanë denoncuar se kompani e Mirit nuk ka bërë riciklim të mbetjeve, por i ka hedhur në pika shkarkimi në ajër dhe tokë.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Recycling”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin L. Sh., 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit J. Sh., 35 vjeçe, E. P., 59 vjeç, A. M., 53 vjeç, N. D., 42 vjeç, A. K., 39 vjeçe, B. L., 30 vjeçe, I. B., 48 vjeç dhe K. A., 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Si kopshtaria forcon mendjen dhe trupin tonë, 30 minuta janë të mjaftueshme për shëndetin tonë mendor! Ja përfitimet që keni nga kujdesi ndaj bimëve

Dielli ngroh fytyrën tonë, aroma e dheut të freskët mbush mushkëritë tona dhe ndjesia e dheut nën gishtërinjtë tanë sjell një ndjenjë tokëzimi. Mirë se vini në botën e kopshtarisë, një aktivitet që është më shumë se vetëm rritja e bimëve: është një udhëtim i kujdesit për veten, një stërvitje për trupin dhe mendjen dhe një rrugë drejt një lidhjeje më të thellë me natyrën.

 

Për shumë njerëz, kopshtaria sjell imazhe të pasditeve të qeta duke krasitur trëndafila dhe duke u kujdesur për lulet. Por e vërteta është se kopshtaria mund të jetë po aq e vështirë fizikisht sa çdo stërvitje në palestër.

Gërmimi, heqja e barërave të këqija dhe madje edhe thjesht lëvizja nëpër kopsht janë aktivitete që përfshijnë grupe të shumta muskujsh, duke forcuar krahët dhe këmbët tuaja.

Për më tepër, disa studime tregojnë se puna në një kopsht ul ankthin e depresionin tek njerëzit, ndërsa kërkime të tjera kanë zbuluar rritje të besimit dhe vetëvlerësimit.

Madje, një studim i vogël tregoi se njerëzit që shpenzuan 30 minuta në kopshtari përjetuan nivele të reduktuara të hormonit të stresit, kortizolit.

Bazuar në të gjitha sa më sipër, ekspertët besojnë se kopshtaria si aktivitet përmirëson shëndetin tonë mendor në tërësi, por edhe gjendjen shpirtërore dhe fizike.

Përfitimet e shëndetit mendor

Kopshtaria duket se ka një aftësi të jashtëzakonshme për të qetësuar shpirtin. Akti i thjeshtë i lidhjes me tokën mund të jetë thellësisht shërues, duke ofruar një ndjenjë paqeje dhe tokëzimi që është e vështirë të gjendet në botën tonë dixhitale me ritme të shpejta. Pra, si mund të funksionojë si një qetësues natyral i ankthit?

Lehtësimi i stresit

Në një botë plot stimuj dhe kërkesa të vazhdueshme, kopshtaria ofron një pushim shumë të nevojshëm. Përqendrimi i nevojshëm për t’u kujdesur për bimët, ritmi i punës dhe soditja e qetë e natyrës kontribuojnë në një ndjenjë të ndërgjegjes, duke ju ndihmuar të distancoheni nga streset e jetës së përditshme.

Përmirësimi i humorit dhe funksioni njohës:

Studimet kanë treguar se kopshtaria mund të jetë tepër efektive në reduktimin e stresit dhe ankthit. Aktiviteti fizik nxit prodhimin e endorfinës, duke çuar në ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies. Për më tepër, akti i kujdesit për bimët mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të luftuar depresionin dhe për të rritur vetëvlerësimin.

Kopshtaria gjithashtu stimulon njohjen, duke ju kërkuar të zgjidhni problemet, të merrni vendime dhe të mësoni për bimët dhe botën natyrore. Është një proces gjithnjë në zhvillim që sfidon mendjen tuaj dhe ju mban të zënë.

Një ndjenjë e qëllimit dhe arritjes:

Ka diçka thellësisht të kënaqshme kur shikon që diçka që ke kultivuar të rritet dhe të lulëzojë. Kopshtaria ofron një ndjenjë qëllimi dhe arritjeje ndërsa shihni se përpjekjet tuaja përkthehen në rezultate të prekshme. Akti i rritjes së bimëve, në veçanti, mund të jetë fuqizues, duke kultivuar një ndjenjë të vetë-mjaftueshmërisë dhe lidhjes me botën natyrore.

Lidhja me natyrën:

Kalimi i kohës në natyrë është treguar se ka shumë përfitime mendore dhe fizike. Prandaj, kopshtaria siguron një lidhje të drejtpërdrejtë me botën natyrore, duke ju lejuar të vlerësoni bukurinë dhe kompleksitetin e natyrës. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të zhvilloni një kuptim më të thellë të ndërlidhjes së të gjitha gjallesave.

Krijimi i një hapësire për paqe:

Kopshti ynë bëhet një strehë, një oaz personal ku mund të shpëtojmë nga presionet e jetës së përditshme dhe të rilidhemi me veten. Kopshti mund të jetë një vend për relaksim, soditje që do të na ndihmojë të shijojmë bukurinë e natyrës. Qoftë duke u kujdesur për bimët tuaja, duke shijuar një filxhan çaj në rrezet e diellit, ose thjesht duke vështruar kopshtin tuaj, është një vend ku mund të gjeni ngushëllim.

Nga fara në tryezë:

Për ata që rritin ushqimin e tyre, shpërblimet e kopshtarisë janë edhe më të mëdha. Kënaqësia e korrjes së prodhimeve të freskëta, të rritura në shtëpi është e pashembullt, duke ofruar një shije të botës natyrore dhe një ndjenjë arritjeje që shtrihet përtej kopshtit.

Fillimi i kopshtit tonë

Kopshtaria është më shumë se një hobi – është një përvojë transformuese që ushqen trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj. Është një kujtesë se edhe në një botë të trazuar, ka bukuri dhe paqe që mund të gjendet në aktin e thjeshtë të kultivimit të jetës. Pra, nëse keni një oborr të madh, ose thjesht një tarracë të vogël apo një ballkon të vogël, mos u dekurajoni, sepse gjithmonë ka një kopsht që pret të krijohet.

Filloni nga pak, zgjidhni bimë që i përshtaten klimës dhe preferencave tuaja personale dhe zhytuni në udhëtimin e të mësuarit dhe zbulimit. Lërini duart tuaja të pista, lëreni tokën të të tokëzojë dhe shikoni kopshtin tuaj dhe shpirtin tuaj të lulëzojë.

Mbyllen hetimet/ Merren të pandehur ish-drejtori i zonave të mbrojtura në Lezhë dhe 3 ish-zyrtarë! Ja akuzat

Ish-drejtori i Administratës së Zonave të mbrojtura në Lezhë, Pjeter Toni dhe 3 ish-zyrtarë të këtij institucioni janë marrë ta pandehur nga prokuroria e Lezhës.

 

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.388 të vitit 2022 në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Kërkesa e prokurorisë Lezhë
Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.388 të vitit 2022 për:

1.Pjetër Toni, i akuzuar per veprën penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;
2.Pashk Noka, i akuzuar per veprën penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal;
3.Armando Lleshaj, i akuzuar për vepren penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar
nga neni 248 e 25 i K. Penal;
4.Tom Gjelaj, i akuzuar per vepren penale të “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

“Ruajtja e paqes në Ballkan, përgjegjësia jonë”- Bundestagu: Misioni i ushtrisë në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë duhet të vazhdojë

Misioni i ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë duhet të vazhdojë. Me rëndësi gjendja në Kosovë dhe B-H.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, janë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive (SPD, të Gjelbërit dhe Liberalëve), partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë të mërkurën (5 qershor) në leximin e parë.

“Na duhet KFOR-i i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha përfaqësuesi i demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian Hahn (CSU).

Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

Angazhimi më i gjatë i Bundeswehrit jashtë vendit

“Ballkani Perëndimor është fqinjësia jonë e afërt. Prandaj, ruajtja e paqes në këtë rajon është përgjegjësia jonë”, theksoi Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen Siemtje Möller (SPD).

Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25 vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr) jashtë vendit. Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400. Forcat ndërkombëtare të KFOR-it synojnë të sigurojnë vendosjen e paqes dhe rendit publik në Kosovë. Megjithatë, kohët e fundit tensionet me Serbinë fqinje janë rritur sërish.

Misioni Althea i Bashkimit Evropian, në të cilin Bundeswehr po merr pjesë me deri në 50 ushtarë, synon të sigurojë përputhjen me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë në 1995. Dhe ky vend, sipas Berlinit, konsiderohet ende një burim i mundshëm konflikti./DW

Nga reforma e pronës te Fondi për mirëqenine e familjes, Basha flet për programin e PD: Të fokusuar vetëm te qytetarët, Shqipëria meriton më shumë

Nga reforma e pronës te Fondi për mirëqenine e familjes, Basha flet për programin e PD: Të fokusuar vetëm te qytetarët, Shqipëria meriton më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD. Programi i shpalosur gati një vit para zgjedhjeve, është produkt i një pune të gjatë të 100 ekspertëve, vendas e të huaj.

Në postimin e tij, Basha flet për një ofertë transformuese për të gjitha shtresa e shoqërisë dhe grupet ekonomike, përmes të cilës tejkalohet situata në të cilën ndodhet vendi, për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Kreu i demokratëve thekson gjithashtu se përkushtimi i PD është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës.

 

Postimi i kreut të PD, Basha:

“Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm.
Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konfliteve të politikës së ditës.

Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë.

Programi ynë ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike.

Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të binudr se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.”– Thotë Basha.

Këto janë disa nga propozimet kryesore të programit të Partisë Demokratike:

1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES
2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË
Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.

3. NEXTGEN
Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.

4. TAKSË E SHESHTË 9%
Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%

5. REFORMA E PRONËS
Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

6. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)

7. RRITJE E PENSIONEVE
Bonus periodik
STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.

8. KRIJOHET XHANDARMËRIA KOMBËTARE
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)

9. GJYKATA E AUDITIT
Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.
NJËSIA E ZBULIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR

10. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË
Brenda mandatit të parë.

Rigels Seliman: Rama dhe Veliaj nuk rrëzohen me pseudoprotesta, Berisha dhe enturazhi i tij e dinë mirë këtë gjë

“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk rrëzohen me protesta, ndërkohë që Sali Berisha dhe enturazhi i tij e  dinë mirë këtë gjë”. Kështu është shprehur përmes një shënimi në rrjetet sociale, kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman, teksa ka komentuar protestat e dështuara të Rithemelimit të mbajtura para Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

“Protestat mund të jenë një mjet i fuqishëm për të shprehur shqetësimet e popullit. Por teksa shoh protestat e dështuara të Rithemlimit para Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit, nuk mendoj se mund të rrëzohen Edi Rama dhe Erion Veliaj me kësi pseudo tubimesh. Potesta është një etapë e djegur, për aq kohë sa Sali Berishën nuk e ndjekin pas as 20 veta. E di Sali Berisha dhe enturazhi  që Rama-Veliaj nuk rrëzohen me pseudoprotesta. Përkundrazi protestat dhe numri i vogël i protestusve, që edhe në një kafe lagjeje i gjen më shumë, janë ‘oksigjen”‘për pushtetin e Ramës dhe Veliajt. Pushteti dhe qeveria rrëzohen me programe, alternativa dhe votë. Por për fat të keq, Berisha dhe enturazhini tij, asnjë nga to nuk kanë. Ka vëtëm një shpresë që mund të përballet me mazhorancën, ajo është PD zyrtare”, shkruan kryeredaktori i gazetës “Sot”, Rigels Seliman.