18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Anëtarët e rinj të KLP dhe KLGJ, ambasada e SHBA kundër shortit: Duhet përzgjedhje reale

Ambasada e SHBA deklaron se po ndjek nga afër procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Shtetet e Bashkuara theksojnë se presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë – gjë që mund të sigurohet vetëm nga përzgjedhja reale e kandidatëve nga nënkomisioni në vend që t’i drejtohet rastësisë përmes një shorti.

Shtetet e Bashkuara shprehen se mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe garanton shtetin e së drejtës.

Merita Bakiu: Programi i PD forcon ekonomikisht familjet shqiptare. Paratë që sot shkojnë për afera do t’i vendosim në shërbim të qytetarëve

Merita Bakiu, deputete dhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, e ftuar në Euronës Albania ka folur për programin e prezantuar ditën e shtunë, gjatë Kuvendit Programor të kësaj force politike.
Bakiu theksoi se kjo është hera e parë që një forcë politike ka prezantuar kaq herët programin e saj, duke u ndalur edhe te propozimet konkrete për familjen, gruan dhe arsimin, të cilat janë punë e një grupi të gjerë ekspertësh, vendas e të huaj.

 

Pjesë nga intervista e deputetes së PD, Bakiu:

“Partia Demokratike është e vetmja forcë politike në këtë periudhë 33 vjeçare, e ka paraqitur një vit para zgjedhjeve. Dhe kjo sepse nuk duam të jetë vetëm një program elektoral siç ka ndodhur në të gjitha zgjedhjet. Para ka, paratë janë këtu, problemi është te menaxhimi i tyre. Paratë janë tek inceneratorët, paratë janë tek PPP korruptive, paratë janë te qasja 5D, paratë janë në Shqipëri, por paratë duan t’i çojnë tek korrupsioni, paratë duan t’i vjedhin dhe këtë prandaj ne e kërkojmë, që ky porgram jo vetëm që është thënë, por ka filluar duke u diskutuar.
Më pyetët për arsimi, Partia Socialiste në 2013-ën tha, ne do të kemi 5% buxhet në arsim, e gjeti me 3.2% buxhetin në 2013-ën, e dini ku e ka dërguar, në 2.3%! Ne e kemi të mirëmenduar dhe të strukturuar mirë me të gjithë ekspertët e fushës së arsimin. Të gjitha ato që janë thënë në fushën e arsimit janë të mundshme. Është shumë e mundshme që fëmijët të mbahen në shkollë deri në orën 4, me ushqim të mbahet aty. Pse bëhet kjo? Jo vetëm që ne t’i japim, se ne thamë që kemi një program social jo vetëm që t’i japim lirinë e duhur, prindërve sidomos nënave në këtë rast, në këtë rast forcojmë edhe gruan. T’i japim një ndihmë edhe nënave që dhe ato të jeën të punësuara, të mos jenë shtëpiake, të mos jenë të varura se kush ia merr fëmijën nga shkolla dhe këto fëmijë ajo t’i mbajë në shkollë që ajo të punësojë, të jetë në punë me një orar më të zgjatur. Të forcohet ekonomikisht, duke u forcuar ekonomikisht ne kemi një familje më të shëndetshme, por kemi dhe një shoqëri më të suksesshme.

Në programin e Partisë Demokratike, kemi 10 mijë student që mbarojnë dhe vitin e praktikës ne do ta japim pagesë. Kjo që nuk ndodh sot dhe studentët ato që mbarojnë, duke bërë dhe praktikën, i bie një kohë e gjatë për të qenë mësues, edhe vështirësitë ekonomike janë dhe kjo i detyron të largohen nga Shqipëria. Kështu që ne thimthim edhe më shumë student dhe i motivojmë dhe nxënësit që janë në shkollat e mesme për të studiuar për degët e mësuesisë. Pra, i kemi parë në një dimension më të gjerë. Ekspertët që janë pranë Partisë Demokratike, e kanë kërkuar një tryezë debati për arsimin. Sepse arsimi sot është në ditët më të këqija të tij. Jemi i vetmi vend unik që nuk është bërë reformë, nuk janë analizuar se ka arritur sukseskurrikula. Dhe këtë PD e ka synim, sepse arsimi është e ardhmja e vendit.

Gjithashtu është hera e parë që në një program qeverisës jepet një shpërblim për familjen shqiptare, për çdo fëmijë, fëmijën e parë dhe të dytë nga 2 mijë euro dhe fëmija i tretë 20 mijë euro. Kjo është një arritje që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe do të jetë e realizueshme.” – Tha ndër të tjera Bakiu.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Alfred Ballën/ KLP mbledhje për të zgjedhur drejtuesin e ri! Në garë vetëm një kandidat, ja cili është (EMRI)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të zgjedhë drejtuesin e ri të këtij institucionit të drejtësisë, pas largimit të Alfred Ballës, i cili u shkarkua nga vettingu.

Siç njoftoi edhe nënkryetari i KLP, Tartar Bazaj është vetëm një kandidat në garë, ajo është Mirela Bogdani, e cila prezantoi edhe platformën e zja.

“Ne kemi hapur garën, në adresë të emailit vetëm zonja Bogdani ka paraqitur platformën”, tha Bazaj.

Ndërkohë anëtarja e KLP, Nurihan Seiti, e cila edhe pse tha se vlerëson kandidaturën e Mirela Bogdanit, theksoi se do të donte të konkurronte edhe Arta Mandro.

“Informacioni që ka marrë KLP është ky: jemi njohur me një kërkesë për mbledhje urgjente. Baza ligjore ishte për funksionimin sa më mirë të KLP duhej bërë zgjedhja e kryetarit nga vendi bosh që u la nga zoti Balla. Edhe pse mendoj se këshilli duhet të jetë funksional, nuk është se është herë e parë që kalohet një periudhë kohë kur mbaroi mandati i zotit Ibrahimi dhe Balla qëndroi zëvendës derisa u paraqitën platformat.

Ajo që dua ti them Këshillit dhe opinionit është se unë mendoj se do ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të këshillit për kryetar.

Nga koha ku ndodhemi, ligji ka kohën dhe zgjedhjen dhe mendoj se koha si një faktor për mua dhe për zëvendësin Tartar Bazaj duket si një kohë negative. Pra ne duket sikur përjashtohemi nga kjo mundësi. Mundësia për tu zgjedhur kryetar dhe nënkryetar i takon pjesës civile që vjen nga kuvendit, ndërsa anëtarët prokuror kanë të drejtën e shumicës me 6 prokurorë. Kjo nuk do jetë e lehtë. Nuk i heq asnjë presje dhe kam superlativë për të vetmen kandidate, zonjë Bogdani sepse e kam pasur në krah, është shfaqur dinjiteti i votës.

Por po shoh edhe një dashamirësi që të kishte konkurrencë edhe nga zonja Mandro. E kam këtë me pjesën njerëzore, pjesën profesionale. Më duket kjo zgjedhje për ti dhënë një shans KLP edhe me pjesën e konkurrimit”, tha Sehiti.

“Shqipëria mund të jetë “hirushja” e EURO 2024”/ Media italiane u thur elozhe kuqezinjve

Edhe pak ditë na ndajnë nga starti i Euro 2024, me skuadrat që kanë ndezur “motorët”, për të qenë gati për fillimin e aventurës, ndërsa mediat ndërkombëtare, kanë nisur të bëjnë parashikimet e para, jo vetëm se cila mund të jetë skuadra fituese në finalen e Berlinit më 14 korrik, por gjithashtu edhe se cilat mund të jenë kombëtaret që mund të befasojnë në këtë evropian.

 

Media italiane, “Calciomercato”, e cila ka bërë parashikimin e saj, ku ka renditur dy kombëtaret, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, si skuadrat që mund të shkaktojnë surprizën e madhe.

“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24″. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve”, shkruan ndër të tjera media italiane.

Sipas, “Calciomercato”, Shqipëria ka një ekip solid dhe intrigues, që fitoi grupin përpara Polonisë dhe Çekisë. Ndryshe nga pjesëmarrja në Euro 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16.

“Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por ‘shqiponjat’ e dinë se mund të befasojnë”, mbyll shkrimin “Calciomercato”.

Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja/ INSTAT: Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve më e ulëta që nga 2010-ta

Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja. Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve të reja (bizneset e reja si përqindje ndaj totalit të ndërmarrjeve aktive) në vitin 2023 ishte më e ulëta së paku që nga viti 2010 kur raportohet treguesi nga INSTAT.

 

Ndërmarrjet e reja që u hapen në vitin 2023 përbënin 10.5 % të ndërmarrjeve aktive në vend, rreth 130 mijë. Treguesi shënoi nivelin më të ulët që nga viti 2010 dhe ishte i njëjtë më vitin 2020 kur ekonomia ishte në krizë nga masat izoluese si rrjedhojë e pandemisë Covid-19.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, numri më i madh i ndërmarrjeve të reja vitin e kaluar ishte në sektorin e shërbimeve. Vitin e kaluar u çelën gjithsej rreth 13 mijë biznese të reja, ku 84% e tyre ishin në sektorin e shërbimeve dhe vetëm 16 për qind në sektorin e prodhimit.

Më zhvillimin e vrullshëm në sektorin e turizmit dhe nënçmimin e euros ka një transferim të ekonomisë nga prodhimi drejt shërbimeve. Kjo zhvendosje po reflektohet në uljen e eksporteve të mallrave dhe me uljen e konkurueshmërisë së prodhimit vendas me importin.

Rënia e euros, kostot më të larta të burimeve njerëzore dhe kërkesa e ulët nga jashtë i ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptarë.

Në përgjithësi kushtet fiskale dhe administrative mund të ndikojnë në një ritëm më të ulët të hapjes së bizneseve të reja dhe sidomos barra rregullatore që ka të bëjë me marrjen e lejeve dhe licencave.

Gjithashtu bizneset e reja janë të varur shumë burimet e njerëzore dhe aftësitë e tyre.

Ekonomia e Shqipërisë pas tre dekadash tranzicion po shkon drejt konsolidimit, në vend të njësive të vogla të shitjes me pakicë tani ka përqendrim në rrjetet e mëdha. Por në Shqipëri zhvillimet demografike po ushtrojnë presion të dyfishte në biznese.

Reduktimi i popullsisë dhe varësia ndaj moshave të vjetra po ndikon në një kërkesë më të ulët për mallra për bizneset e tregtisë. Nga ana tjetër bizneset në tërësi, por edhe ato të reja e kanë të vështirë të gjejnë punonjës për shkak të emigracionit të lartë te të rinjve.

Niveli i lartë i shkollimit dhe aftësitë e punës në popullatë mund të inkurajojnë hapjen e bizneseve të reja, të cilat mund krijojnë një mjedis më të favorshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin.

Qarqet me emigracion të lartë dhe me popullsi më të plakur kishin uljen më të madhe të stokut të bizneseve vitin e kaluar sipas të dhënave të fundit të INSTAT./Monitor

Operacioni i SPAK, goditet grupi kriminal i trafikut të qenieve njerëzore, disa persona të arrestuar

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been r

Një grup kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore është goditur nga një operacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Po ashtu mësohet se në këtë operacion kanë bashkëpunuar edhe partnerët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit.

Mësohet se në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa u lëshuan 30 masa arresti me burg dhe 6 arrest shtëpie.

Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente.

Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri.

Mësohet se disa prej personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndodhen në burg jashtë vendit.

Në operacion përveç SPAK dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar edhe autoritetet në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA.

U vra nga bashkëpronari i hotelit Gerald Shehu, gjendet trupi i recepsionistit Eraldo Nevruzi!

Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).

Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur në një gurore në afërsi të fshatit Vuno në Himarë.

43-vjeçari Gerald Shehu, sipas uniformave blu, “zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.

Autori i dyshuar, i cili u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arrastisur në Angli, ende nuk është marrë në pyetje pasi s’ka mbërritur akoma në Shqipëri.

Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar për vdekje nga Gerald Shehu dhe më pas trupi i tij është mbështjellë nga tre personat duke e nxjerrë jashtë ambienteve të hotelit. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

“Manovra të vogal hallexhinjsh”/ Pampuri për lëvizjet e Bardhit: Lojëra luftash në parlament, PD e përqëndruar vetëm të qytetarët

Pas përpjekjes së Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin parlamentar të Partisë Demokratike Sali Berishë, si dhe për ndryshimet e propozuara për të zëvendësuar në komisione deputetët e PD me ata të Rithemelimit, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, i ka komentuar ato si manovra të vogla politike, të cilat i shërbejnë Ramës. Sipas Pampurit PD nuk i kushton vëmendje “lojërave të luftës mes PS-së dhe Rithemelimit”, por është e përqëndruar te qytetarët.

Reagimi i nënkryetares të PD Pampuri:

Manovrat e vogla politike të një grupi lojtarësh hallexhinj, sigurisht janë në shërbim të korrupsionit të Edi Ramës. Pasgaj lpjërat e atyre të cilët bëjnë pazare me Edi Ramën, të cilët luajnë lojra luftash në Parlament dhe pas tyre mbyllin pazarin e rradhës, sigurisht ia lëmë atyre. Ajo që na intereson neve janë vetëm shqiptarët dhe interesat e shqiptarëve.

 

Zgjedhjet e 2025/ Pas programit, PD do të trokasë tek shqiptarët përmes përfaqësuesve më të mirë të tyre

NGA NERITAN VLADI

Vitin tjetër në këtë kohë, shqiptarët kanë vendosur kush do ti qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Madje, sot një vit do të diskutohet kush do jetë kabineti qeveritar dhe i kujt force politike që do të drejtojë dhe performojë për një Shqipëri të zhvilluar, pa krim dhe korrupsion dhe drejt BE.

E vetmja forcë politike që po punon që të jetë e gatshme për një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që meriton më shumë, është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Me qëllim që për çfarë theksova më lartë të realizohet, PD dhe lideri i saj së bashku me ekipin drejtues kanë punuar dhe po punojnë që jo vetëm të dalin me një program të shkëlqyer siç dhe u prezantua më datë 1 qershor, por edhe me kandidatët më të mirë për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Të shtunën PD prezantoi për shqiptarët një program që në fokus ka qytetarin, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe zhvillimin e vendit duke qenë se ka çdo potencial të mundshëm për ta arrirë.

E për të arritur këtë kryetari Basha premtoi në krye të herës atë që është më e rëndësishme sot, atë që cdo qytetar e kërkon luftën ndaj korrupsionit galopant që është kthyer në gangrenë për ekonominë.

Pikërisht aty janë paratë ku duhen marrë, para që shkojnë në xhepat e hajdutëve të administratës dhe drejtuesve të saj. Lulzim Basha me ekspertët më të mirë të ekonomisë tashmë ka nisur një debat kombëtar që programi i PD të jetë program i gjithë shqiptarëve.

E ka nisur pikërisht gati 1 vit para zgjedhjeve për ta diskutuar, debatuar dhe pse jo aty ku ka argumente nga ekspertët dhe qytetarët edhe për ta ndryshuar deri ditën kur do të votohet për qeverisjen e ardhshme të vendit.

PD dhe Lulzim Basha janë tashmë të qartë në atë çfarë do të iu ofrojnë shqiptarëve. Veç ekspertëve që u prezantuan ditën e Kuvendit Programor, ky program po diskutohet edhe me ekspertët më të mirë në vend siç dhe nisi me z.Selami Xhepa dhe z.Zef Preçi për ekonominë.

Ky diskutim mbi premtimet konkrete të PD do të diskutohet edhe për fushat e tjera dhe me ekspertët më të mirë sikurse dhe me vetë qytetarët.

PD është e vetmja forcë politike që mendon për Shqipërinë, e bindur që meriton më shumë. Basha ka sfiduar duke premtuar heqjen e vizave me SHBA si dhe garantuar që me mirëqeverisjen e PD integrimin e vendit në BE.

Në këtë program premtohet krijimi i xhandarmërisë, përfshihen propozimet e PD për politikën e jashtme dhe sigurinë për turizmin dhe planifikimin urban, reformën e pronës dhe të përndjekurit, do të jepen 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

Në programin e PD për shëndetësinë janë disa risi më domethënëse në shërbim të qytetarëve por do të ndiqet filozofia: -“Paraja ndjek pacientin dhe luftë mafies së barnave”.

Prioritet i programit të PD është dhe një reformë inovative arsimore ku premton programe gjithëditore dhe drekë të garantuar. Risitë e programit të PD janë dhe për rininë, punësimin dhe teknologjinë të bëra publike tashmë ku lidershipi i PD dhe kryetari Basha po e diktimojnë me ekspertët dhe qytetarët dhe madje janë gati ta ballafaqojnë dhe më kundërshtarët politikë.

Propozimet e PD për politikat sociale u bënë konkrete dhe tërhoqën dhe vëmendje saqë politikanë të trekendëshit janë bërë xheloz e ato janë në mbështetje të familjes ku: 2,000 euro do të jepet për çdo bebe dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Konkrete është dhe premtimi i taksës së sheshtë 9%, tatim fitim 9% dhe 9% për profesionet e lira. Propozimet e PD për ekonominë çlirojnë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë. E pamundur për të argumentuar çdo gjë në këto radhë por e vërteta është që PD dhe Lulzim Basha i kanë sytë nga shqiptarët.

Programi është konkret ku mund të themi dhe premtimin për heqjen e pagesës në Rrugën e Kombit. Realizmi i tyre shënon ditën e parë të Shqipërisë europiane.

PD është gati si alternativë qeverisëse me programin për qytetarët, “Shqipërinë që meriton më shumë” drejt BE.

Përpos kësaj, Lulzim Basha dhe lidershipi i PD po punojnë për të evidentuar më të mirët mes vetes, më të mirët në shoqëri, për t’i ftuar që t’i ofrohen dhe bashkohen realizimit të këtij programi për të dhënë edhe ata më të mirën nga vetja që PD të ringrihet fuqishëm dhe besueshëm në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Sfida e ardhshme në muajit në vijim e PD dhe Bashës është evidentimi i tyre në komunitet, brenda dhe jashtë Shqipërisë duke iu kërkuar që të iu bashkëngjiten strukturave me anëtarësim ose jo ofrim ekspertize për një Shqipëri që ofron më shumë.

Vetëm me emra që janë ekspertë të mirë, që janë histori suksesi në të përditshme e tyre, që besojnë në të djathtën, që janë të ndershëm dhe të pakapur nga asgjë në këtë vend të kapur PD do të ngrihet fuqishëm dhe do të jetë forca qeverisëse e Shqipërisë Europiane me një kryeministër me mentalitet të tillë siç është Lulzim Basha. Koha nuk pret të gjithë duhet të japim kontribut që kjo të ndodh.

Tre arsye pozitive që prodhoi programi politik i Lulzim Bashës

Nga Reldar Dedaj

Në politikë je i detyruar të krijosh një fabul pse je ti dhe jo një tjetër alternativa më e mirë. Je i detyruar, veç të tjerash, pasi vetë politika është një narracion. Ti duhet të tregosh, të shpjegosh, të krijosh dhe të përsërisësh çdo ditë pa u lodhur aspak të njëjtën histori edhe kur të tjerët të lodhën së dëgjuari atë, je përsëri i detyruar të krijosh një tjetër histori edhe më të bukur se e para e kështu me radhë. Pafund. Një gjë të tillë, Lulzim Basha e ka kuptuar shumë mirë. Ai ishte plotësisht i vetëdijshëm se ajo çfarë po ofron Partia Demokratike prej 11 vitesh nuk ishte asgjë tjetër, veçse se kjo forcë politike, ishte më pak e korruptuar se socialistët. Sigurisht, është sot akoma edhe më i vetëdijshëm, se pse, nuk arriti dot të krijojë një fabul të ardhjes në pushtet, përveç faktit se shqiptarët u lodhën me Edi Ramën.

Programi politik i prezantuar nga Lulzim Basha dhe forca e tij politike që drejton ka arritur fatmirësisht të ngacmojë një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik. Me shumë gjasë, një pjesë e madhe e ideve të shprehura aty, në ditët në vazhdim, do arrijnë të ngacmojnë edhe një pjesë tjetër të kësaj shoqërie, e cila, për arsye të ndryshme dhe me të drejtë, ka krijuar një lloj alergjie ndaj ligjerimit publik, veçanërisht ndaj ligjerimit publik të opozitës shqiptare në përgjithësi, pasi pjesa më e madhe e trupit të saj politik është angazhuar më shumë tek hallet personale të familjes Berisha, sesa tek problemet e qytetarit shqiptar. Kjo pjesë e opozitës që paralelisht, nga njëra anë i vë flakën gomave para bashkisë së Tiranës dhe nga ana tjetër tenton të bllokojë foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, do ta ketë shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, ta ndryshojë gjellën e kazanit politik. Ata thjesht duan pjesën e tyre të racionit që Edi Rama ia ka zvogëluar shumë.

Diferenca e shprehur në terma, shifra dhe fakte konkrete mes asaj që propozon Lulzim Basha dhe forca e tij politike që drejton me atë që ofron dyshja politike Berisha dhe Meta është jo vetëm e thellë dhe e ndryshme, por është e vetmja rrugë që e lufton rendin aktual. Dialektika politike e dyshes Berisha-Meta jo vetëm që nuk e eleminon ”regjimin Rama”, që në fakt është regjimi ”Rama-Berisha-Meta”, por, përkundrazi, forcimi politik i dyshes Berisha-Meta, thjesht është një standard që forcon dhe riciklon në pafundësi pushtetin politik të Edi Ramës. Thjesht për këtë arsye dhe për asgjë tjetër është kaq i rëndësishëm për qytetarin shqiptar prezantimi i programit politik të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pasi shkatërron dialektikën politike të prezantuar prej 11 vitesh nga dyshja Berisha-Meta, sepse një dialektikë e tillë, që nga njëra anë i vë flakën gomave para Bashkisë dhe nga ana tjetër tenton të bllokojë foltoren e Kuvendit të Shqipërisë është një pamje kaq e vjetër për qytetarin shqiptar, sa veçse i përforcon atij bindjen se vërtetë dyshja politike Berisha-Meta nuk kanë kapur pushtetin, por ama kanë kapur opozitën, duke e vendosur atë në funksion të ambicieve dhe të interesave të tyre personale dhe familjare.

Prezantimi i programit politik nga ana e PD-së dhe Lulzim Bashës ka edhe një të mirë tjetër po kaq të rëndësishme, pasi e ka futur me dhunë, debatin rreth Partisë Demokratike dhe opozitarizmit në korsinë e ideve, fakteve dhe shifrave, të gjitha të debatueshme, padiskutim, por ka krijuar ama, me pahir, një ligjerim publik ku shtresat shoqërore mund ta pranojnë dhe ta kundërshtojnë, mund edhe ta refuzojnë, sigurisht, por s’mund të thonë se nuk ekziston një ide, qoftë ajo edhe pabesueshme për mendjen e tyre. Në fund, nuk është asgjë tjetër, veçse një program që tenton të rregullojë jetën e tyre, pasi prej 11 vitesh qeverisje socialiste, Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon për nga zhvillimi ekonomik dhe demokratik, pothuajse në të njëjtin stad, kur socialistët morën pushtetin në 2013-ën.

Prezantimi i programit politik ka sjellë për demokratët në veçanti, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, përveç të tjerash, rendin normal të gjërave. Konfliktualiteti, dhuna, agresiviteti dhe tensioni i krijuar me qëllim ndaj institucioneve shtetërore, i ndihmuar shumë edhe nga një pjesë e konsiderueshme e mediave shqiptare, prodhon fragmentarizim permanent të shoqërisë, duke e ndarë në dysh atë, pasi ndarja e saj e thellë, e shprehur me dhunë verbale dhe jo verbale prodhon ekstremitet, e siç dihet, ekstremitetet përveç dhunës, për regjimin politik ”Rama-Berisha-Meta”, do të thotë më pak kosto ekonomike. Nuk është nevoja për t’u investuar në asete intelektuale të shoqërisë, për të prodhuar ide dhe alternativa shoqërore, por për të ndarë në dysh shoqërinë, për të prodhuar ekstremitete, për të prodhuar konflikt, për ta luftuar mendimin. Dhe, për ta realizuar këtë, mjaftojnë veçse pak njerëz, ata që janë më të devotshmit që bluzën ”Free Berisha” ta mendojnë si bekim…