20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Gazetari Poli Hoxha: Ramës, qejfi ia ka, po s’ia mban, të fuqizojë Rithemelimin

Në emisionin 3 D të Alban Dudushit ditën e enjte, analisti Poli Hoxha komentoi raportet midis maxhorancës dhe Rithemelimit, pas protestës së opozitës në parlament.

Në vlerësimin e zoti Hoxha gjithçka po ndodh është një valle dyshe. “Një herë me shpata, e një herë tango, e pastaj sërish me shpata” tha gazetari Poli Hoxha.

Sipas tij kjo lloj sjelljeje është stimuluar nga maxhoranca, por edhe opozita e rithemelimit.

Zoti Hoxha solli në vemendje reagimin e kryeministrit Rama ndaj emisionit të kanaliti italian Rai 3 pak ditë më parë.

Sipas tij thelbi i fjalimit ishte Berisha dhe Berishizmi, të cilët kanë frymëzuar median italiane. Zoti Hoxha mendon se mediat e zoti Rama kanë ngritur një fushatë kundër zotit Berisha. “Edi Rama do një pol të fuqishëm dhe ky është zoti Berisha” vlerësoi ai. “Qejfi ia ka, po s’ia mban, të fuqizojë Rithemelimin” tha analisti Hoxha. “Por synimi i Edi Ramës është të mbajë këta përballë, pasi është një eksperiment i fituar” u shpreh ai.

Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria jashtë listës së 50 vendeve më të vizituara në botë, për vitin 2024

Shqipëria pretendoi 10 milionë turistë për vitin 2023 dhe ka shpalosur objektivin për të pritur 14 milionë turistë këtë vit, teksa për shifrat i referohet hyrje dhe daljeve çka nënkupton se bashkë me turistët numërohen edhe emigrantët apo lëvizja e lirë e qytetarëve. Në analizën e shifrave të publikuara nga faqe të specializuara ndërkombëtare të udhëtimeve mbi turistët në mbarë botën dhe projeksionin e këtij viti rezulton se vendi ynë ka mbetur jashtë listës së 50 vendeve të para, madje në nuk ka pritur vitin që shkoi as 6 milionë turistë.

Industria e turizmit është një shtytës i rëndësishëm i rritjes ekonomike globale dhe të kuptuarit se cilat vende tërheqin më shumë vizitorë ofron njohuri të vlefshme për politik-bërësit. Shqipëria me 10 milionë turistë të huaj për vitin 2023 nuk figuron mes 50 vendeve që kanë pritur më shumë vizitorë vitin që shkoi, apo që do të presin këtë vit, edhe pse në listë ka vende me më pak se 10 milionë turistë, për arsyen se, në vendin tonë mbi gjysma janë hyrje-dalje të shtetasve të ndryshëm apo emigrantët tanë që ikin e vijnë.

Në një eksplorim mbi vendet më të vizituara në botë për vitin 2024, duke u mbështetur në statistikat më të fundit të disponueshme, “WP Travel”, ka përpiluar listën me 50 vendet më të vizituara ku figurojnë vendet fqinje si Italia, Greqia, Turqia apo Kroacia (tabelat në fund). Pavarësisht rritjes së viteve të fundit, Shqipëria edhe në turizëm mbetet ende shumë pas vendeve të tjera në rajon dhe Mesdhe.

Sektori i turizmit në rimëkëmbjen ekonomike globale u rrit me 2.9% në vitin 2024. Sipas Data Pandas, Franca (89.4 milionë) ka numrin më të lartë të turistëve në botë në vitin 2024 e ndjekur nga Spanja (83.7 milionë), Shtetet e Bashkuara (79.3 milionë) , Kina (65.7 milionë) dhe Italia (64.5 milionë). Në renditjen botërore të turizmit sipas shteteve dhe referuar statistikave globale të turizmit në dispozicion, Liberale ka përzgjedhur 10 të parat si më poshtë;

1.Franca

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Franca kryeson listën me 89.4 milionë vizitorë. Është një dëshmi e popullaritetit të saj të vazhdueshëm midis turistëve të tërhequr nga kulturat e ndryshme rajonale, vendet historike, muzetë, gastronomia dhe sharmi romantik i Parisit. Përveç kësaj, Franca është plot me fshatra përrallorë, male, vreshta dhe kështjella të shumta. Mund të shihni edhe piktura prehistorike të shpellave në Lascaux. Parisi, kryeqyteti i Francës, është qyteti më i vizituar në Europë, me 38 milionë turistë që e vizituan në 2019, para pandemisë.

2.Spanja

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Spanja u ngjit në vendin e dytë me 83.7 milionë turistë të huaj. Kombinimi i pasurisë historike, brigjeve me diell, bukurive arkitekturore, muzikës flamenko dhe eksperiencave të vrapimit me dema i bën turistët ta vizitojnë atë  çdo vit. Spanja ka gjithashtu El Teide, një vullkan të lashtë, si dhe parqe të shumta.

3. Shtetet e Bashkuara

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Shtetet e Bashkuara, një vend me diversitet të madh peizazhesh dhe qytete ikonë mbajnë vendin e tretë me 79.3 milionë vizitorë të huaj. Nga rrugët plot zhurmë të Nju Jorkut deri te brigjet e arta të Kalifornisë dhe parqet argëtuese të Floridës, ekziston një listë e pafundme atraksionesh turistike.

4. Kina

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Në vendin e katërt është gjiganti aziatik Kina, me të ardhura mbresëlënëse prej 65.7 miliardë euro nga turizmi. Me historinë e lashtë, kulturën e larmishme dhe monumentet e dukshme si Muri i Madh, ajo magjeps studiuesit në mbarë botën. Kina është padyshim një nga vendet më të vizituara në botë për shkak të marrëveshjeve të mëdha të biznesit dhe shkëmbimeve të ndryshme kulturore. Me Murin e Madh të Kinës, industria e turizmit në Kinë u ngrit edhe më tej pas pandemisë.

5. Italia

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Italia është e pesta me 64.5 milionë turistë. E njohur për artin, historinë, modën, ushqimin dhe verën e saj, Italia rrëmben pa mundim zemrat e vizitorëve anembanë planetit. Është e pamohueshme që Italia është një nga destinacionet më të kërkuara të udhëtimit për shumë arsye. Italia ka vende historike dhe të trashëgimisë së UNESCO-s si Kulla e Pjerrët e Pizës (3,9 gradë në jugperëndim), qyteti ikonë i Venecias dhe Roma historike.

6. Turqia

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Turqia është në vendin e gjashtë me 51.2 milionë turistë. Është një përzierje magjepsëse e kulturës lindore me atë perëndimore, duke kombinuar historinë e madhe të Stambollit me bregdetin bruz të Antalias.  Vendi mesdhetar i Turqisë balancon pamjet magjepsëse të krijuara nga njeriu, si Xhamia Hagia Sophia dhe Pallati Topkapı apo me mrekullitë arkeologjike si qyteti biblik i Efesit, qyteti i zanave të Kapadokisë dhe shkëlqimi i shkretëtirës së malit Nemrut.

7. Meksikë

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Në Amerikë, Meksika është e shtata me 45 milionë turistë. Kultura e saj e gjallë, ushqimi i shijshëm, plazhet me diell dhe rrënojat e famshme Mayan & Aztec tërheqin çdo vit turistë anembanë planetit. Oaxaca, duke qenë një nga qytetet më të mëdha, me tregjet e saj të gjalla dhe festivalet kulturore, është një destinacion kryesor turistik falë edhe arkitekturës së ruajtur mirë koloniale. Vende të tjera plazhi të njohura nga turistët përfshijnë Puerto Escondido, Bacalar dhe Isla Holbox.

8. Tajlanda

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Tajlanda mirëpret 39.8 milionë turistë, e teta më e madhe në botë, duke u ofruar turistëve një shije aziatike përmes pallateve mbretërore, rrënojave antike, tempujve të zbukuruar dhe folklorit, për të mos përmendur plazhet e famshme. Vendi i Azisë Jugore i Tajlandës njihet gjithashtu si “Toka e Buzëqeshjeve” dhe ofron komoditete moderne dhe aventura të egra.

9. Gjermania

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Gjermania vjen e nënta në botë me 39.6 milionë vizitorë, të cilët mbeten të tërhequr shpesh nga peizazhet e saj piktoreske, vendet historike dhe sigurisht Oktoberfest. Nderi i destinacionit më të njohur të Gjermanisë shkon në Bavari, me kështjella përrallore magjepsëse dhe peizazhe që të lënë pa frymë. Turistët kënaqen duke eksploruar Katedralen e Këlnit, nën qiellin e natës, Muzeun e Pergamonit, Pyllin e Zi dhe Pallatin Nymphenburg.

10. Mbretëria e Bashkuar

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

E fundit në listë është Mbretëria e Bashkuar me 39.4 milionë turistë. Historia e saj e pasur, pamjet e jashtëzakonshme dhe sharmi mbretëror i Londrës, duke shtuar në pasurinë kulturore të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, e bëjnë atë të rregullt në listë. Londra, kryeqyteti i Anglisë, tërheq vizitorë me pamjet e saj të shumta, të tilla si Big Ben, Westminster Abbey, Ndryshimi i Gardës në Pallatin Buckingham dhe Muzeu Britanik, i cili përmban koleksionin më të madh të objekteve egjiptiane jashtë Kajros.

Linku i të dhënave mbi turizmin

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Nga analiza e të dhënave të “Data Pandas” , “WP Travel” ka përpiluar  listën e 50 vendeve më të vizituara në botë për vitin 2024: 

 

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

SHIFRA E DITËS: Vetëkënaqësia me turizmin! Shqipëria

Azgan Haklaj: Rama e do Berishën në Kuvend për “të vrarë” opozitën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj shprehet se mazhoranca kërkon të nxjerrë nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha pasi sipas tij, e do në Parlament për të sulmuar opozitën.

Sipas Haklajt, ngritja e komisionit për diskutimin e nxjerrjes së të dhënave të sistemit TIMS, kishte si synim përveç të tjerash edhe nxjerrjen e Berishës nga arresti për ta thirrur si dëshmitar në Kuvend.

“Dhe komisioni TIMS që kishte si synim nxjerrjen e Berishës nga arresti dhe dërgimin e tij në Parlament për ta pyetur atë si dëshmitar dhe për ta quajtur si pjesëmarrje në Parlament.

Është besëlidhje e trekëndëshit të Bermudës, Rama, Berisha dhe Meta. Partisë Socialiste i intereson kjo… e patë sot në Parlament u nisën kundër Ramës dhe përfunduan tek Berisha”, u shpreh Haklaj në RTSH24.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Berisha dhe Meta po mbajnë në pushtet Edi Ramën si pjesë e marrëveshjes së Trekëndëshit të Bermudës të etikuar më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Kjo është një lojë e mirë-organizuar për të zgjatur sa më shumë betejën sepse tani po afrohemi edhe vendimit të Gjykatës për vulën. E do Berishën në Parlament për të thënë se; ja fytyra e opozitës. Rama thotë se nëse iki unë vjen Berisha. Berisha dhe Meta po mbajnë në pushtet Ramën”, tha Haklaj.

Anëtari i kryesisë së PD-së foli gjithashtu edhe për komisionin e Posaçëm Antikorrupsion ku sipas tij, qëllimi i këtij komisioni është goditja e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Amnistia penale kishte si synim të godiste SPAK-un si investim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Filloi loja pastaj me Komisionin e Posaçëm me Fatmir Xhafajn.

Fatmir Xhafaj në fillim u përpoq ta sillte si zëvendëskryeministër dhe ministër të Drejtësisë për t’u thënë amerikanëve se iu solla atë që ka bërë reformën në drejtësi. Nuk ia arriti qëllimit të tij dhe tani ka bërë komisionin e Posaçëm. Kryetari i Komisionit të Posaçëm që ka anëtarë të komisioneve të përhershme. Pra një senat që përdoret për interesat e mazhorancës për të goditur reformën në drejtësi.

Ky është qëllimi për të goditur GJKKO-n, jo SPAK-un. Shpërdorimin e detyrës duan ta kalojnë te gjykatat e tjera dhe jo te GJKKO. Qëllimi i tyre është për të goditur GJKKO-në dhe për ta bërë pjesë të juridiksionit të përgjithshëm”, nënvizoi Haklaj.

Fitoi 58 deputetë, Mickoski mandatohet për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të enjten, më 6 qershor ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Besoj se hapin që po e bëj sot, duke ia besuar formimin e Qeverisë z.Hristijan Mickoski, është hapi i vërtetë juridik dhe politik”, ka thënë Davkova.

Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje fiton numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pas marrjes së mandatit, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të përbërjes së re të Qeverisë dhe programit të punës.

Mickoski ka thënë se dorëzimin e listës me emrat për përbërjen e Qeverisë së re do ta bëjë në afatin e parë të mundshëm.

“Pres që ta dorëzoj përbërjen sa më shpejt të jetë e mundur, apo para festave fetare që vijnë – Kurban Bajrami (16 qershor) dhe Dita e shpirtrave (21 qershor)”, ka thënë Mickoski.

Qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE-ja, koalicioni shqiptar VLEN dhe lëvizja ZNAM. Këto tri parti së bashku do të kenë 78 deputetë.

Para votimit të Qeverisë, Kuvendi duhet të miratojë një ligj për riorganizimin e ministrive, megjithatë, për këtë nevojitet shumica prej dy të tretash (apo 80 vota) në Kuvendin prej 120 anëtarësh.

Mickoski të mërkurën i ka dorëzuar propozim-amendamentet në Kuvend, por ndonëse nuk ka dashur të konfirmojë drejtpërdrejt se a ka siguruar mbështetjen e 80 deputetëve, ka thënë se ata nuk janë “fillestarë në politikë” për të “besuar në rastësi”.

“Ne nuk jemi politikanë naivë që të besojmë në rastësi. Në politikë rrallëherë ka rastësi”, është shprehur Mickoski.

Mickoski nuk ka dhënë detaje rreth ndarjes së ministrive apo se kush do t’i drejtojë ato, ndërkohë që përfaqësues të koalicionit VLEN kanë thënë se në Qeverinë e re do të kenë një zëvendëskryeministër, gjashtë ministri, dy prej të cilëve do të jenë pa resor, si dhe shtatë zëvendësministra. Nga radhët e koalicionit VLEN është edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili në këtë post u zgjodh më 28 maj./REL

Përfitimet e majme/ Reali Madridit vazhdon të pasurohet, 141 milionë euro pas trofeut

Reali i Madridit vazhdon të marrë faqet e para të mediave botërore, edhe pas suksesit në Ligën e Kampioneve.

Pasi shtoi edhe më tej palmaresin e tij ndërkombëtar, duke e çuar në 15 numrin e Champions-ave në histori, tani është koha që klubi spanjoll të korrë edhe fitimet ekonomike nga UEFA. Sipas asaj që raporton dje katalanasja “MundoDeportivo”, presidenti Florentino Perez shumë shpejt do të shohë të shtojë në arkat e klubit jo pak, por plot 141 milionë e 520 mijë euro.

Kësaj shifre do t’i shtohen gjithashtu pak muaj më vonë edhe 3.5 milionë euro, si pjesëmarrës i finales së Superkupës së Europës (kundër Atalantës, fituesja e Ligës së Europës), plus 1 milion tjetër në rast se arrin që ta fitojë atë. Gjithsesi, duke mbetur te arkëtimet e sezonit marramendësdhe pa asnjë humbje (rekord historik për “Galaktikët”, njësojsi Barcelona e sezonit 2008-2009) shifrat thonë: 15 milionë e640 mijë euro, premio e pjesëmarrjes në edicionin e sapo mbyllur, ndërkohë që menjëherë me to Reali i Madridit ka përfituarnga UEFA edhe 36.38 milionë euro nga renditja historike nëkompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Ndërkohë, faktiqë arriti të mbyllë edhe fazën e grupeve me 6 fitore, ku seciladhuron 2.8 milionë euro, përfitimi nga ky triumf absolut garantoi edhe 16.8 milionë euro të tjera. Kualifikimi në 1/8-at eturneut i solli 9.6 milionë, kalimi në çerekfinale 10.6, në gjysmëfinale 12.5 milionë dhe ngritja e trofeut edhe 20 milionë eurotë tjera. Në të njëjtën kohë, 20 milionë euro janë bonusi i”market pool”-it të UEFA-s që e dërgon shifrën totale në 141.52milionë euro.

Dhe të mendosh që këtu mungojnë fitimet evetë klubit nga shitja e biletave të “Santiago Bernabeut”, fitimetnga dyqanet e markës “Real Madrid”, apo edhe gjithçka tjetërofron impianti i rekordmenëve të Europës, të cilat mund t’idërgojnë shifrat e fitimeve të “Los Blancos”, vetëm nga aventura në Champions, në nivele stratosferike.

Si me magji! Ja pesë mënyra të thjeshta si të hiqni erën e hudhrës nga goja

Ushqimet që përmbajnë hudhër lënë disa nga aromat më të forta në gojë, e cila për shumë është mjaft e bezdisshme.

Ka disa mënyra për të hequr qafe erën e fortë të hudhrës, kështu që ju mund të zgjidhni zgjidhjen që është më e lehtë për ju në çdo rast.

Shikoni më poshtë pesë mënyra të thjeshta dhe të provuara..

1. Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke dhe aroma do të zhduket menjëherë.

2. Pini një gotë qumësht që neutralizon erën.

3. Në një filxhan vodka hidhni 2 lugë kanellë. Me një lugë nga kjo përzierje lani gojën.

4. Përtypni një gjethe majdanozi të freskët i cili është gjithashtu i pasur me kalcium.

5. Hani një copë çokollatë të zezë e cila gjithashtu ka rezultate shumë të mira.

“Profesionet e lira taksën më të lartë historike”/Basha shpërndan videon e gazetares së ekonomisë: Përgëzoj PD për taksën e sheshtë, është efiçente

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale fjalën e gazetares së ekonomisë Ola Xama, e cila mori pjesë në tryezën e organizuar nga selia blu me ekspertët e ekonomisë.

Në fjalën e saj gazetarja përshëndeti propozimin e Bashës për taksën e sheshtë 9% për profesionet e lira, ndërkohë që vendosi theksin te problemet të ndryshme të ekonomisë, që vijnë si pasojë e mungesës së konkurrencës dhe klientelizmit.

Në postimin shoqërues të fjalës së gazetares, kryetari Basha theksoi se programi i PD çliron tregun nga aktorët abuziv dhe mbështet sipërmarrjen e ndershme, si dhe përsiërit angazhimin e demokratëve për një taksë 9% edhe për profesionet e lira, që aktualisht kanë “taksat më të larta në histori,

Postimi i Bashës:

Kënaqësi të dëgjoja diskutimin e gazetares së mirënjohur të ekonomisë Ola Xama.
“Taksat më të larta historike” për profesionet e lira, monopolet që dëmtojnë tregun e lirë si dhe ligjet me porosi, janë nyje në fytyn e ekonomisë sonë. Shqipëria meriton më shumë!

Përmes programit të Partisë Demokratike do ta çlirojmë tregun nga aktorët abuziv dhe klientët e korruptuar të qeverisë, duke mbështetur qytetarin dhe sipërmarrësin e ndershëm, do hapim vende të reja pune, për t’i dhënë mundësinë rinisë shqiptare të qëndrojë këtu.

Liria e tregut është ylli ynë Polar, mirëqeverisja angazhimi ynë, dhe përmese taksave të ulëta, taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, do të ulim varfërinë dhe do të fuqizojmë shtresën e mesme.


Fjala e Ola Xamës
:

“Në fakt kemi disa javë që jemi duke biseduar me profesionet e lira dhe nëse ka sot një problem në Shqipëri, jo vetëm për profesionet e lira që sot kanë taksën më të lartë historike, prej 15 dhe 23%, që përbëjnë edhe shtresën e mesme të popullsisë, por edhe nga komuniteti i biznesit, vendas dhe i huaj, është ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit tatimor. Dhe mbase për publikun e thjesht kjo fjalë mund të tingullojë si një gjuhë teknike, porn ë fakt ajo ndikon si në ecurinë e një biznesi, si në ecurinë e pagave të atij biznesi, si në pagesën e kësteve të kredisë, si në qëndrueshmërinë e tyre. Rastësisht po më kontaktonte një gazetar i huaj për problemet që ka Shqipëria lidhur me sistemin fiskal dhe më tha si e mendoni taksë? Nuk e kisha parë programin tuajm taksa më e mirë është 9% aq saç e ka dhe rajoni. Nëse ka një model që taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me efiçent për administratën tatimore është taksa e sheshtë. Është një ide që më plqen dhe ju përgëzoj si Parti Demokratike.

Nga pikpamja tjetër, ajo që unë kam konstatuar se është sëmundja dhe kanceri i ekonomisë shqiptarem është tregu i lirë. Dhe tregu i lirë jo duke u fshehur, por tregui lirë duke u dal përballë bizneseve që kanë deformuar. Flasim për tregun e deformuar në tregun e industrisë bankare, në tregun e karburanteve dhe të naftës. Ndërkohë që kemi qenë një vend shumë optimal për të patur dhe çmime më të lira të naftës dhe një industri prodhuese e cila degradoi dhe sot nuk ekziston më nga konkurrenca. Kemi mungesë të konkurrencës në tregti, kemi një monopolizim të aksesit tek shërbimet qeveritare, për çdo gjë duhet të marrësh një leje. Dhe shteti është ai që ka në dorë nëse dikush është i suksesshëm ose jo. Është fragmentarizimi i ekonomisë apo i disa bizneseve që kanë në dorë nëse duan të ndihmojnë dikë ose jo. Është dhe një korrupsion tjetër për të cilin flitet shumë rrallë, dhe është korrupsioni te kompanitë private. Sot po dëgjoj se si shumë biznese janë në garë të korruptojnë njerëz të rëndësishëm që të marrin punë private dhe të jenë nënkontraktorë. Pra, kaq shumë është përqendruar ekonomia sa shpresa e vetme është të braktisësh Shqipërinë, ose të tentosh të pasurohesh shpejt, ose duke u korruptuar ose duke u përfshirë me krimin e organizuar jashtë vendit.

Një problem tjetër që unë jam shumë e ndjeshme është pjesa e ligjeve me porosi, e cila nuk ka munguar në Shqipëri përgjatë 30 viteve të fundit. Kontrata koncensionare të miratuara me ligje të veçanta, kemi deformime të aksesit si në leje ndërtimi si në resorte, si në dhënien e tokave publike dhe nëse sot ka një tjetër aferë që po ndodh është dhënia e tokave publike me një euro, është dhënia e tokave publike falas, është hapja e dhjetra kompanive shtetërore që do të merren me menaxhimin e pronave që t’i jepen privatëve dhe miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar siç ishte ai i zonave të mbrojtura apo futja e ndryshimeve ligjore në seancat e komisioneve apo në seancat plenare që të ndryshojnë ligjet për dhënien e tokës publike, ku ndërkohë ligji është shumë i përcaktuar për çdo tokë publike që zhvillohet me ankand, bëhet me një përfitueshmëri sa merr publiku, sa merr privati. Gjithë kjo artileri unë mendoj që një herë në dy vite, ose në katër vite përdoret, pra si paratë e krimit, si paratë e korrupsionit, si ndikimi në akses për të deformuar votën dhe për të bërë sistemin që të degradojë. Kështu që sugjeroj që pjesën e konkurrencës së tregut dhe pjesën e ndalimit të ligjeve të tilla, të qepura që quhen, t’i keni pjesë kryesore të programit ashtu siç keni edhe taksën e sheshtë.”

Fundi politik i Berishës? Mërtiri: Po e merr opozitën “në varrin e tij politik”, ish-kryeministri do të ketë fatin e përcaktuar nga amerikanët

Analisti Ergys Mërtiri, ndërsa foli për situatën politike në vend si edhe përçarjen e opozitës, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është personi që po e “varros” opozitën.

Gjithashtu gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se është e pamundur që ish-kryeministri të bëjë revolucion siç edhe ai ka thënë, pasi sipas analistit, Berisha nuk po bën gjë tjetër veçse po e merr me vete opozitën në “varrin e tij politik”.

“Besoj që pa ikur Berisha asgjë nuk ka për t’u rregulluar., Sepse ai e mban peng. Mendoj që do të vazhdojë, ajo që ka shfaqur është se do të lërë Argitën. Mund të qeverisë duke marrë sms nga i ati…Logjikisht nuk besoj se është i verbuar dhe ti bëjë të gjitha këto se do të bëjë revolucion dhe se do të vijë momenti të vijë në pushtet. Ai po e varros opozitën, po e merr me vete në varrin e tij politik. Berisha do te ketë fatin e përcaktuar nga jashtë, nga amerikanët. Pra s’mundet dot ta mbash kur i ke faktorët kundër. Besoj që edhe ai e di këtë. Vetë fakti që nuk zgjodhi të shkojë në Prokurori, por zgjodhi të jetë në ballkon tregon se e di këtë”, tha ai.

“Vlora pa ujë për shkak të propagandës së radhës”, Gjergji Nika: U lëshuan pompat për filmime me dron, pa mbaruar saldimi i tyre!

Kryetari i degës së PD, Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar për dëmtimin e tubave të ujit që furnizon qytetin e Vlorës.

Me anë të një postimi në Facebook, Nika shprehet se defekti erdhi si shkak i showt mediatik për të mbuluar skandalin e UKV.

Sipas tij, me urdhër për të bërë filmime me dron për videon e rradhës, akoma pa mbaruar saldimi i tubave janë hapur të treja pompat në maksimum dhe është lrijuar defekti shpërthyes duke lënë qytetin pa ujë.


Reagimi i kreut të PD, Vlorë, Gjergji Nika:

Vlora pa ujë, skandali thellohet per show mediatik. Me urdhër per te bere filmime me DRON per videon e rradhës akoma pa mbaruar saldimi jane hapur te 3 Pompat ne maksimum ( kur duhet te hapen gradualisht) dhe ka krijuar defektin tjeter shperthyes duke i krijuar qytetit problemin me te madh të furnizimit me ujë ne 25 vitet e fundit.
A ka mundësi qe ky qytet te kete njerez te afte per punen qe behet ; keshtu nuk vazhdohet me eshte e pamundur!

“Keqqeverisja ka sjellë varfëri dhe largim të rinisë”/ Basha: Programi i PD pikë kthese për ekonminë, taksa e sheshtë frymëmarrje për biznesin

Eksperti i ekonomisë prof. dr. Zef Preçi iu bashkua debatit të nisur nga Partia Demokratike mbi ekonominë, e cila shënon nisjen e një turi takimesh me profesionistë të fushave të ndryshme, për t’i njohur ata me programin e PD dhe për të dëgjuar propozimet e tyre.
Drejtuesi i ACER, komentoi pozitivisht propozimin e PD për taksën e sheshtë, që sipas tij i vendos bizneset në një pozitë “start-i”, duke ulur kostot e administrimit.

Ndërkohë Basha, shkruan në facebook se Programi i PD shënon një pikë kthese për ekonominë, duke ritheksuar nevojën për të rritur konkurrencën, që sipas tij prodhon mbyllje të bizneseve, varfëri dhe largim të rinisë.

Postimi i Bashës:

“Dëgjova me shumë vëmendje diskutimin e prof. dr. Zef Preçit, ekspert në fushën e ekonomisë, drejtues i ACER, organizata e parë jofitimprurëse dhe joqeveritare shqiptare. Me të bashkëndajë idenë se duhet mbështetur me të gjitha mjetet konkurrenca, e cila është motori i ekonomisë së tregut dhe viktima e parë e keqqeverisjes, duke shkaktuar mbyllje të bizneseve, varfëri dhe largimin e rinisë.

Prandaj programi i Partisë Demokratike shënon një pikë kthese për ekonominë.

Ne do t’i japim frymëmarrje sipërmarrjes përmes propozimeve tona që garantojnë mirëqeverisjen dhe taksës së sheshtë 9%, e cila ul informalitetin dhe siguron rritje ekonomike të ndjeshme për çdo familje shqiptare.

Ekonomia shqiptare meriton më shumë dhe ne po punojmë për ta arritur këtë!”

Fjala e Prof. dr. Zef Preçi:

“Ajo ç’ka unë shoh me interes në programin që keni shpallur, është mirë të demistifikohet, do të thotë të përkthehet për qytetarin, të përkthehet për atë që ka angazhime të tjera dhe lufton të sigurojë mjetet e domosdoshme të jetesës, të përkthehet për atë që është i lodhur nga retorika e vetëm denoncimeve, vetëm e konstatimit se sa i errët është mjedisi social ekonomik, politik e shoqëror përreth. Por të synojë që bashkë me demistifikimin e asaj çfarë premtohet të identifikohen dhe prioritete. E përmendi Selamiu, e shoh dhe unë si nevojë që jo thjesht të korrigjohet situata e sotme, por të ofrohen dhe ide. Përshembull kthimi në fushën fiskale tek taksa e sheshtë. Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të bëhet debati 9 apo 10 sa ka qenë. Sepse ne duhet të kuptojmë që mbajtja në këmbë e shtetit bazohet në taksa, ska ndonjë mënyrë tjetër, por të synohet që të kuptohet që pse shtrohet ky problem. Unë e kam mbështetur edhe publikisht edhe kur është bërë për herë të parë eksperimenti dhe praktikisht zbatimi i taksës së shesht, sepse i vendos biznesit në të njëjtën pozitë starti, si ai që ka 20 vite në treg si ai që futet sot. Nga ana tjetër jep mundësinë për të ulur natyrshëm pa kosto për administratën fiskale evazionin. Sepse ne na ndodh që sa më shumë fraksionohen apo përshkallzohen bizneset, biznesi i vogël lind dhe vdes i vogël, i mesmi po kështu, i madhi po kështu, pra nuk ka rritje të tyre.
Viktiama e keqqeverisjes ka qenë dhe mbetet, e përmendi dhe zoti Basha, është konkurrenca në tregje. Nëse nuk mbështetet me të gjitha mjetet konkurrenca, nëse nuk shihet si motori i ekonomisë së tregut, i kapitalizmit që ëndërrojmë të funksionojmë më mirë, është e vështirë të mendohet që do dekurajohet braktisja e vendit dhe Shqipëria do shndërohet në atdheun e përbashkët të atyre që janë sot këtu dhe atyre që kanë marrë rrugët e botës.” – tha ndër të tjera Preçi.