24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Rithemelimi, i vetmi grup politik në rrethrrotullim ndaj vetvetes dhe ardhjes në pushtet

Nga Ersid Karaj

Ndërkohë që Partia Demokratike u është drejtuar këto kohë qytetarëve me programe të caktuara për t’i vënë në shërbim të qytetarëve dhe për të konkuruar në zgjedhjet e ardhshme, Rithemelimi vazhdon të jetë mes kaosit dhe protestave të paqarta me një grup militantësh duke bërë rrëmujë nëpër Tiranë.

Protesta e tyre vazhdon me skandalin e dosjes “5D”, për të rrëzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deri sot me “Rai 3.”

Të paqartat janë po këto protesta nëpër sheshe, sepse nuk dihet se kujt institucioni i drejtohen për këto skandale nga qeveria, kur SPAK-un (të vetmin organ drejtësie të mbështetur nga populli shiptarë si dhe SHBA-BE), vazhdojnë ta quajnë organizatë kriminale. (Duke i përdorur edhe këto protesta me bluzen e Sali Berishës, me sloganet: Lironi liderin e opozitës.)

Pas marrëveshjeve me Ramën për të bashkuar votat në parlament, për të votuar ligje të ndryshme si me skandalin e Amnistisë, i gjithë ky grupim ra në heshtje disa kohë dhe i përmbushur politikisht.

Kur kuptuan pas marrëveshjes se PS ua kishte dredhur me lirimit e 100 kriminelëve, zyrtarëve e gjyqtarëve të korruptuar e të dënuar nga SPAK, filluan avazin e tyre me protesta “revolucioniste”.

Tani që partitë e tjera politike zhvillojnë takime dhe po shpalosin programet e tyre elektorale për zgjedhjet e 2025, ata vazhdojnë me “revolucionin” e tyre nga e para.

1- Rithemelimi është ende i paqartë se kush do t’i drejtojë drejt fushatës së ardhshme, Berisha i dënuar nga ballkoni apo Argita Berisha Malltezi.

2- Është i paqartë se çfarë synimi kanë për të ardhur në pushtet, dhe ende po mban peng një pjesë të mirë të deputetëve për arrestin shtëpiak të Sali Berishës.

3- Është i paqartë se çfarë kauzash dhe drejtimi Europian do t’u japin qytetarëve të cilët u kanë besuar mandatin e deputetit.

4- Është i paqartë se çfarë ndryshimesh do risjellin për qytetarët pas këtyre skandaleve, për të cilat ndodhen nëpër sheshe dhe podiume.

– Tani, ky grupim ose do vazhdojë të përdoret sa herë t’i duhet Edi Ramës, ose të zgjedhi rrugën e drejtë dhe të ndershme për të frymëzuar vërtet opozitarizëm, dhe jo revolucion të pa cak, sa herë u prishen pazaret me qeverinë./Alfapress.al

Tenderi / Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta për zhvillim te privati

Një procedurë prokurimi disi e pazakontë është çelur këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit dhe që ka për autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”.

Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat. ku në finale përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Në termat e referencës së procedurës saktësohet se shteti do të ofrojë ose ndërtime të amortizuara që do të përmirësohen, duke pasur partneritet me subjekte private që do të kenë përfitimin e tyre në këtë investim ose do të jepen prona publike mbi të cilat do të zhvillohen ndërtime të reja.

“Kjo Thirrje është një kërkesë për propozime projektimi për dy objekte paralelisht. Objekti i parë do të akomodojë disa institucione shtetërore në një klaster të ri të konsoliduar multifunksional. Të shpërndara në të gjithë Tiranën, këto qendra administrative do të shërbejnë si shtylla infrastrukturore për të ardhmen e administratës publike të Shqipërisë.

Objekti i dytë do të jetë një zhvillim komercial në një truall që është liruar nga një ose më shumë nga institucionet shtetërore (që do të kalojnë në klasterin e administratës). Një investitor privat do të marrë kontratën për ndërtimin e të dyja ndërtesave, duke shfrytëzuar vlerën e tregut të pronës komerciale për të financuar klasterin e administratës publike” thuhet në këto terma.

Në këtë proces do të jetë e përfshirë edhe Korporata e Investimeve e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit. Në dokumentet e termave të referencës nënvizohet një paragraf me përfitimet e secilës palë që do të përfshihet në këtë procedurë.

Një element kyç i këtij modeli bashkëpunimi është mbështetja tek një “fitore e ndërsjellët” (“win-win”). Në këmbim të së drejtës për të zhvilluar këto prona, partneri privat do të mbulojë kostot e zhvillimit të klasterave të rinj të administratës publike bazuar në konkursin ndërkombëtar për të plotësuar nevojat e institucioneve publike.

“Gjithashtu, të drejtat e përdorimit të këtyre aseteve do t’i transferohen AIC-së.

Përfitimet:

Administrata Publike: Përfiton ndërtesa të reja dhe infrastrukturë të përmirësuar dhe hapësira pune, duke çuar në rritjen e produktivitetit dhe standardeve të punës për nëpunësit dhe funksionarët publik.
AIC: Përfiton nga tarifat e ndërmjetësimit për identifikimin dhe konsolidimin e pronave, projekt-idetë për zhvillimin e pronave dhe krijimin e aseteve të reja për administrim. Gjithashtu fiton pozicionim strategjik në tregun e pasurive të paluajtshme.
Partneri privat: Ofron financimin dhe realizimin e projekteve, duke përfituar nga rritja e sigurt dhe e qëndrueshme e të ardhurave dhe kthimet me rrezik të ulët nga investimi. Ky partneritet luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit dhe modernizimin e infrastrukturës administrative.
Nga kjo nismë do të përfitojnë drejtpërdrejt institucionet shtetërore, prej përmirësimit të cilësisë, kushteve dhe mjedisit të tyre të punës, duke rritur njëkohësisht shumë pozitivisht cilësinë e përvojës së përditshme të mijëra shërbim-marrësve. Këto hapësira të reja do të jenë më të përshtatshme, funksionale dhe më të shëndetshme, duke rritur kështu besueshmërinë e këtyre institucioneve në sytë e publikut.

Konfigurimet dhe përdorimi i optimizuar i këtyre hapësirave do të përmirësojnë efikasitetin dhe produktivitetin e punës, duke siguruar standarde më të larta të shërbimit dhe përmirësimin e performancës së sektorit publik. Projekti gjithashtu do të ofrojë një seri efektesh pozitive për komunitetet përreth, duke përfshirë rritjen e shërbimeve, aktivitetit të biznesit, investimeve dhe një integrim dhe transparencë më të madhe midis komunitetit dhe nëpunësve civilë.

Kjo do të krijojë përfundimisht një kontekst urban më dinamik dhe frymëzues. Zhvendosja e këtyre institucioneve dhe stafit të tyre në vende më të përshtatshme në kryeqytet pritet të sjellë përfitime të shumta ekonomike dhe sociale. Kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht në zonën e zhvilluar nga partneri privat, duke nxitur biznesin lokal, investimet e mëtejshme dhe përfitime të tjera sociale” argumentohet në termat e referencës./Monitor.al

SPAK e kapi se kishte falsifikuar dokumente, Qeveria i jep 211 mln lekë tender tjetër!

Nga Xhesian Shazimani

Edhe pse SPAK e bëri kurban ish-drejtorin Evis Berberi, ARRSH nuk zë mend me procedurat e dyshimta të tenderimit. Ditën e djeshme ky institucion ka shpallur fituesit e 7 tenderave për disa akse kryesore të vendit me vlerë totale rreth 124 miliardë lekë të vjetra, ose 122.6 milionë euro.

Një prej këtyre tenderave është dhe ai për supevizion punimesh në zgjeimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza e Vll), me vlerë 211 milionë lekë të vjetra.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 22 kompani dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO”, të cilët ishin reditur si oferta e 10 më e mirë.

Ndërsa 9 subjektet që kishin kërkuar më pak lekë për të mbikqyr punimet në këtë segment, janë skualifikuar nga gara.

Të skualifikosh 9 oferta më të mira për të shpall fitues të 10-ën, ka diçka që nuk shkon.

Për më tepër, subjekti “ARABEL – STUDIO” është në pronësi të Ana Nishku e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që i hëngri kokën Lefter Allës.

Në akuzën e ngritur nga SPAK, thuhej se “Ana Nishku që kishte kryedetyrën e mbikqyrjes së punimeve bashkë me drejtuesin teknik kanë përpiluar dokumente të falsifikuara gjatë zbatimit të kontratës duke pasqyruar faktin e rremë se punimet ishin kryer nga firma fituese në prokurim dhe për faktin se aktet që dokumentojnë kryerjen e punimeve dhe mbikqyrjen janë përpiluar në kohë të ndryshme nga data që pasqyrojnë realisht dokumentet e zbatimit”.

Tani si rrjedhojë e kësaj, lind pyetja: kur SPAK e ka kapur në flagrancë që falsifikon dokumente zonjën në fjalë, atëherë si ka mundësi që ARRSH i beson një tjetër tender të majm studios së saj?!

Basha shpërndan videon e ekonomistit të njohur: “Vëmedja dhe energjia e PD vetëm te problemet e qytetarëve, programi ynë lufton korrupsionin dhe zhvillon mirëqenien”

Kreu i PD Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet e tij sociale fjalën e ekonomistit të njohur, Prof. Dr. Selami Xhepa, i cili u bë pjesë e diskutimit që kjo forcë politike ka nisur mbi programin e saj.

Sipas kryedemokratit Basha vëmendja dhe energjitë e PD janë te qytetarët dhe problemet e tyre, të cilët i fton tw bëhen pjesë të një debati kombëtar për çështjet e shtruara për zgjidhje nga kjo forcë politike.

Postimi i Bashës:

“Vëmendja dhe e gjithë energjia e Partisë Demokatike shkon vetëm te qytetarët, te problemet dhe shqetësimet e tyre, për t’u ofruar alternativën tonë përmes propozimeve të mirëstudiuara që luftojnë korrupsionin dhe zhvillojnë mirëqenien, sepse Shqipëria nuk meriton keqqeverisjen që e ka varfëruar dhe shpopulluar. Shqipëria meriton më shumë.

Debati i madh kombëtar që kemi nisur mbi programin tonë, i cili është fryt i punës së ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, do ta kthejë atë në programin e gjtihë shqiptarëve.

Prof. Dr. Selami Xhepa, ndër ekonomistët më të mirë që Shqipëria ka, u bë pjesë e këtij debati, duke e cilësuar programin tonë jo vetëm si një program elektoral, por si një program qeverisës.”

Ndërkaq në fjalën e tij Prof. Dr. Selami Xhepa komentoi gjerësisht programin e PD, duke e cilësuar jo vetëm si një program zgjedhor, por si program qeverisës, i cili është i realizueshëm:

“Ky program mbështetet edhe mbi principet e një të djathte konservatore, sepse merret me pronën, merret me madhësinë e shtetit, sa i madh duhet të jetë shteti dhe sa duhet të jetë raporti i shtetit me individin, merret me familjen dhe këto janë principet themelore të një force të djathtë politike konservatore. Dhe unë personalisht i gjej këto element të mishëruar më së miri në këtë program. Së dyti, është pikëpyetje e përhershme a është i realizueshëm dhe madje shpesh herë dhe në bisedat e analistëve që bëhen darkave, është që “jo është program i mirë por nuk është i realizueshëm, se këtej kemi ulje taksash, këtej kemi rritje shpenzimesh. Është i realizueshëm sepse është edhe i testueshëm. Së treti, do të thoja që programi korrekton disa dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite të tranzicionit. Me këtë dua të them që edhe pse shpesh reformat kanë synuar që të zgjerojnë lirinë ekonomike, kanë synuar që të rrisin konkurrencën e tregut, fatkeqësisht është në natyrën e ekonomisë politike të reformave që sapo krijohet një grup përfituesish, ata bëhen barierë dhe nuk lejojnë më që reformat të jenë një gjetje në çlirimin e hapësirave për zhvillim dhe sipërmarrje të lire.” tha ndër të tjera Xhepa.

https://www.facebook.com/share/v/ksPnGfrwDDLmKcEZ/?mibextid=oFDknk

 

Beshiktashi në dashuri me shqiptarët, kërkon edhe sulmuesin e lënë jashtë nga Silvinjo për Europianin

Duket disi e çuditshme, por Beshiktashi është dashuruar pas shqiptarëve. Pasi shfaqën interes për Mirlind Dakun që luan në Rusi me Rubin Kazanin, shigjetat e klubit turk janë hedhur diku tjetër.

 

Një sulmues i përshtatshëm për ta do të ishte edhe Myrto Uzuni. Beratasi u la jashtë listës nga Silvinjo dhe po shijon pushimet në Venecia me të fejuarën e tij, teksa lajmet për të nuk ndalen.

Sipas asaj që Murat Ozen (gazetar sportiv turk) thotë, Beshiktashi ka hedhur vështrimin nga Myrto i cili me shumë mundësi do të largohet nga Spanja.

Granada e ka bërë të qartë se klauzola e largimit të sulmuesit është 12.5 milionë euro pasi 28-vjeçari ndodhet ende nën kontratë me klubin që shënoi 11 gola në La Liga.

Nga ana tjetër, nëse drejtuesit binden, Beshiktashi nuk e ka problem të paguajë një shifër të tillë, pasi në janar pagoi 10 milionë euro për Ernest Muçin.

“Anëtarë të Kongresit Amerikan kërkuan të vizitojnë Shqipërinë”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën! Ja bisedimet për lidhjet diplomatike që në vitin 1974! Çfarë deklaronte Ramiz Alia

Qeveria e Shqipërisë, një nga regjimet më besnike të komunizmit në mbarë botën, sinjalizoi sot se është e gatshme të nisë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Sovjetik. Presidenti Ramiz Alia, e bëri të ditur ndryshimin e politikës publike të armiqësisë me Uashingtonin dhe Moskën në këto tri dekada, si rezultat i zhvillimeve ndërkombëtare të kohëve të fundit. Ai tha se; “problemi i rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik, është në agjendë”.

Në një fjalim që mbajti të martën para Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, i cili është bërë publik sot nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, presidenti Alia, foli për hendekun e madh të ndarjes së vendit të tij, nga dy superfuqitë, por ai shtoi se; “Ne do të takohemi, si miku me mikun”.

Propozimi që në 1974-ën 

“Në qoftë se tani Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shprehen të gatshme se do të ndryshojnë me të vërtetë qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë, ne nuk kemi ndonjë arsye që të mos e mirëpresim këtë”, – tha Alia, i cili është sekretari i Parë i Partisë në këta pesë vitet e fundit.

Sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, ka patur bisedime jodirekte midis përfaqësuesve të Tiranës dhe Uashingtonit, rreth lidhjeve diplomatike, megjithëse qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë publike propozimet rreth dëshirës së saj, për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, që në vitin 1974.

Në 28 nëntorin e fundit, kur Shqipëria kishte ditën e festës kombëtare, në qëndrimin e drejtorit për Çështjet e Europës Lindore, James W. Swihart, dhënë për shërbimin shqip te “Zëri i Amerikës”, u shpreh se; “Sigurisht, ne nuk shohim pengesa madhore, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Tiranën” dhe shtoi se; “administrata është gjithmonë e gatshme për dialog”.

Ndërprerja e marrëdhënieve më 1939-ën

Marrëdhëniet zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë ndërprerë me Shqipërinë, në qershor të vitit 1939, pas pushtimit të vendit, nga Italia fashiste e Benito Musolinit.

Misioni i Shteteve të Bashkuara, është dërguar në Tiranë në vitin 1945, me qëllim që të përgatitej rifillimi i marrëdhënieve qeveritare, por ishin të vështira bisedimet nga qeveria e re komuniste e sapo-instaluar dhe, për pasojë, vitin tjetër, ai u kthye mbrapsht në vendin e tij. Shqipëria, një vend me 3.3 milionë banorë, e ka krijuar shtetin, para 78 vjetësh.

Që në fillim, një krijesë e fuqive të mëdha europiane, ajo, më pas, është pushtuar për intervale të ndryshme kohe nga Italia, Gjermania, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Bashkimi Sovjetik, për periudhën e tij, kishte interesa të forta në zhvillimin e lidhjeve të ngushta me Shqipërinë, që nga momenti i krijimit të Partisë Komuniste, në vitin 1941, e cila ishte nën mbikëqyrjen e komunistëve jugosllavë.

Partia Komuniste Jugosllave, e drejtuar nga Josif Broz Tito, mbeti mbizotëruese në Tiranë, derisa Stalini i ndërpreu ato në vitin 1949. Që atëherë dhe deri në vitin 1960, Shqipëria ishte një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, duke e lejuar që të zgjerohet, duke vendosur aty bazat ajrore dhe detare sovjetike.

Në vitin 1961, drejtuesi kryesor i Partisë Komuniste, Enver Hoxha, përdori ndarjet midis Mao Ce Dunit dhe Nikita S. Hrushovit, që të shpëtojë (çlirohet) nga ndikimi rus, duke u kthyer pas pak tek Kina, si një padron në marrëdhëniet të cilat, përfunduan në vitin 1978.

Për 25 vitet e fundit, Moska, rreptësisht, i ka ardhur rrotull Shqipërisë, sidomos më me shumë intensitet pesë vjet më parë, që kur vdiq Enver Hoxha. Deri në fillimet e këtij viti, Tirana zyrtare ka refuzuar propozimet ruse.

Në shkurt 1990, zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka, tha në një intervistë për “Reuters”, se; vendi i tij mund të rifillojë marrëdhëniet me Moskën dhe Uashingtonin.

Lidhjet me rusët mund të nisin shpejt

Sipas diplomatëve, qysh atëherë, ambasadorët shqiptarë dhe rusë të akredituar në Turqi, janë takuar në Ankara, ku kanë diskutuar për lidhjet diplomatike. Një diplomat amerikan i vendosur në Ballkan, tha se muajin e fundit Tirana dhe Moska, janë shprehur për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt.

Rivendosja e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, është nxitur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, për disa vjet dhe që kanë qenë inkurajuar pa shumë bujë, nga qeveria “Alia”, e cila në vjeshtën e kaluar, ftoi disa shqiptaro-amerikanë në Tiranë.

Sipas zyrtarëve të qeverisë amerikane, “disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë edhe përfaqësuesin e Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kanë kërkuar që të vizitojnë Shqipërinë.

Xhejms E. Mahoney, asistenti ekzekutiv i z. Kenedi, tha se kërkesa e kongresmenit, ka marrë një përgjigje pozitive disa javë më parë, me një ftesë të ofruar nga Bashkim Pitarka, përfaqësuesi i Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara.

Zoti Mahoney tha në një intervistë telefonike, për gazetën, se; “Ai është shprehur se do ta shoqërojë zotin Kenedi në Tiranë, gjatë muajit qershor”.

Kërkohen lidhjet me Komunitetin

Në fjalimin e tij të së martës, presidenti Alia, bëri konstatimet rreth marrëdhënieve me Moskën dhe Uashingtonin, në kontekstin e bisedimeve më të zgjeruara rreth rolit të Shqipërisë, në dritën e ndryshimeve në Europën Lindore dhe Perëndimore.

Pa specifika, ai shpalli qëndrimin e qeverisë së tij, në procesin e bashkëpunimit dhe sigurisë europiane dhe pjesëmarrjen e vendit të tij, në takimet e organizuara për këtë qëllim”. Kjo të lë të kuptosh se Shqipëria, do të marrë pjesë në të ashtuquajturat takimet e Helsinkit, ku aktualisht janë të pranishme 35 vende, përfshirë edhe SHBA-të dhe Kanadanë.

Ai tha se Shqipëria do të lëvizë në drejtim të Tregut të Përbashkët Europian, përfshirë edhe lidhjet diplomatike me Komunitetin.

Më specifikisht, ai tha se Shqipëria është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Britaninë, duke thënë se kjo mund të realizohet nëse Londra, do të kthejë arin e fshehur shqiptar, të konfiskuar në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe të heqë dorë nga pretendimet e Aleancës, kundër Shqipërisë.

Bisedimet rreth pretendimeve të floririt, thjesht vetëm kanë bërë zhurmë në këto vjet, por pa dhënë rezultat. Memorie.al

Nga David Binder

Kreu i VMRO-DPMNE merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sot mandatoi për formimin e qeverisë së re, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Presidentja me këtë rast tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, tha Siljanovska-Davkova.

EMRI/ Mori pjesë në mbi 200 procedura tenderi me dokumente të falsifikuara, Prokuroria kërkon arrestimin e një personi! Masa edhe për disa inspektorët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e shtetasit Ervis Miri, pasi dyshohet se mori përsipër të trajtojë mbetjet spitalore me dokumente false dhe pa pajisje.

Me anë të një njoftimi, Prokuroria sqaron se ky persona ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë.

“Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, sqaron prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit penal nr.1255 të vitit 2024 kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin E.M. për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’.

Në funksion të hetimeve paraprake nga ana e prokurorisë në bashkëpunim të ngushtë me sektorin Kundër Krimit Ekonomik pranë DVP Tiranë, janë kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve, dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, se kemi të bëjmë me konsumim të elemeteve të veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3, 201/a, 201/c, 248 të Kodit Penal.

Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Personi juridik, është inspektuar nga punononjësit shtetëror I.B, dhe K.A, por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e paisjes Econos Tsc 150. Po kështu,edhe inspektorët shtetërorë J.Sh, E.P, A.M, N.D, A.K, B.L, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportur pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incerenator.

Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e kqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim E.M, se paisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar në vitin 2016.

Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e paisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, ekpertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite.

“Duhet të jemi gati për luftë deri më 2029”- Paralajmërimi i ministrit gjerman të Mbrojtjes: Do kemi nevojë për të rinj dhe burra që…

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për luftë për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia.

“Ne duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”, ka thënë Pistorius në Parlamentin gjerman të mërkurën, sipas “Der Spiegel”.

Komentet e tij vijnë mes frikës së shtuar midis vendeve evropiane, veçanërisht atyre në Evropën Lindore, rreth agresionit të mundshëm rus që shtrihet përtej Ukrainës.

“Ne nuk duhet të besojmë se Putini do të ndalet në kufijtë e Ukrainës kur të arrijë kaq larg”, ka thënë Pistorius.

Ditët e fundit, kryeinspektori i ushtrisë gjermane, gjeneral Carsten Breuer ka thënë se do të duheshin pesë deri në tetë vjet që Rusia të rikuperojë forcat e armatosura nga lufta në Ukrainë – duke i dhënë afat NATO-s të përgatitet deri në vitin 2029 për një luftë të mundshme.

“Në rast urgjence, ne kemi nevojë për të rinj dhe burra që mund ta mbrojnë këtë vend”, ka shtuar ai.

Silvinjo i “mbërtheu” para ekranit, kuqezinjtë analizuan rivalin e parë në Europian

Një ndër pikat e forta të punës së Silvinjos si trajner, padiskutim që është edhe videoanaliza.

Në deklaratat e tij, por edhe të stafit teknik, është shfaqur hapur që një pjesë e mirë e përgatitjeve të ndeshjeve vijnë nga analiza me video e kundërshtarëve dhe kjo nuk ndodh vetëm në Kombëtaren shqiptare, por gjithandej. Por, diçka interesante ndodhi në mbrëmjen e së martës, ku të gjithë kuqezinjtë pasi kishin përfunduar stërvitjen, u “mbërthyen” para ekranit për të ndjekur ndeshjen që Italia luajti me Turqinë, një barazim i thatë pa gola.

Padyshim përveç analizave të detajuara të kundërshtarit që u shpjegohen lojtarëve tek e tek nga trajneri dhe stafi teknik, të gjithë patën mundësinë që të shihnin dhe të krijonin një ide më të mirë për rivalët që do të kenë në fushë më 15 qershor. Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë në kampin kundërshtar deri atëherë, por djemtë e Silvinjos do të kenë mundësinë për të ndjekur edhe ndeshjen e fundit miqësore që Italia do të luajë kundër Bosnjën më datën 9 qershor.

FOTOT ZYRTARE- Kombëtarja vijon me përgatitjet në Austri, teksa e marta përveç stërvitjen ka qenë edhe dita e veshjeve speciale. Sakaq, kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të “Euro 2024”. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në “Euro 2016”, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.