21.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Basha shpërndan momente nga takimi me eskpertët e ekonomisë: Programi i PD nxjerrë Shqipërinë nga kriza, forcon shtresen e mesme

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në Facebook momente nga tryeza e sozme me ekspertët e ekonomisë. Basha shkruan se programi i PD do nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe do forcojë shtresën e mesme.

Postimi i plotë:

Ashtu siç kishim premtuar, vijuam sot me diskutimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike në nivel ekspertësh të fushës. Programi ynë nuk është vetëm ambicioz, por ai është premtues dhe e nxjerr Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike në të cilën e ka futur papërgjegjshmëria politike dhe korrupsioni i madh në radhët e qeverisë. Një Shqipëri e jetueshme bëhet vetëm me forcimin e ekonomisë familjare dhe forcimin e shtresës së mesme. Programi ekonomik i PD-së e siguron këtë gjë, sepse ekonomia shqiptare meriton më shumë!

“Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e debatit të programit të PD”, Basha: Mjaftojnë paratë e aferës së inceneratorëve dhe vjedhjet me tenderat publik për ta realizuar

Në përmbyllje të tryezës së diskutimeve për programin ekonomik, kreu i PD, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve për të debatuar për programin, pasi sipas tij, me këtë ofertë PD merr përsipër të ndryshojë në mënyrë themelore mirëqenien e qytetarëve dhe mirëqenien e shoqërisë në tërrësi.

“Natyrisht që diskutimet nuk shterojnë këtu. Këtu sapo kanë nisur. E në veçanti në çështjet më të mprehta të programit që janë aspektet e modelit ekonomik që promovojmë, nxisim dhe do të jetësojmë me iniciativat tona. Në këtë këndvështrim duhet parë si një mundësi e shumëpritur çdo shprehje kritike apo skepticizmi sepse ne jo vetëm që e mirëpresim debatin, por ne e nxisim dhe e ftojmë debatin me të gjithë. Në rradhë të parë me ata që janë qëllimi i këtij programi, me shqiptarët me shumicën e shqiptarëve që kërkon ndryshim, pavarësisht nga pozitat shoqërore dhe ekonomike ku ndodhen. Dhe së dyti po kaq e nxisim dhe e kërkojmë këtë debat me kundërshtarët tanë dhe në veçanti me ata kundërshtarë që janë dhe përgjegjësit për këtë situatë. Sepse kemi në dorë një program ekonomik me të cilin marrim përsipër të ndryshojmë në mënyrë themelore mirëqenien e qytetarëve dhe mirëqenien e shoqërisë në tërrësi” – u shpreh Basha.

Basha gjithashtu përsëriti se taksa e sheshtë 9%, thjeshtimi i burokracive, lufa kundër korrupsionit, është një model ekonomik që do të krijojë hapësira sot të përpira nga inefiçenca qeveritare.

“Modeli ynë jo vetëm i taksës sheshtë, i taksës së ulët 9%, por i thjeshtimit të burokracive, i luftës kundër korrupsionit, është një model ekonomik që do të krijojë hapësira sot të përpira nga inefiçenca qeveritare, nga korrupsioni i pushtetarëve dhe natyrisht nga efektet shkatërruese që kjo ka tek të gjithë faktorët ekonomik. Është një model ekonomik i cili do të nxis rritje të lartë ekonomike. Është nje model i cili do të luftojë evazionin fiskal që është një nga gangrenat jo thjesht të arkës së publikut, të arkës së shtetit, por është po kështu një nga arsyet kryesore të moskonkurrueshmërisë, sepse dihet fare mirë që një pjesë e operatorëve ekonomik që njihen edhe si oligark operoejnë në kushte të favoreve qeveritare. Ndërsa pjesa tjetër, jo vetëm nuk përballet me një trajtim të mirë dhe të barabartë dhe të drejtë, por goditet për të kompensuar humbjet e jashtëzakonshme që i sjellin arkës së shtetit, buxhetit të shqiptarëve monopolet dhe favoret ndaj monompoleve që natyrisht janë monopole të përbashkëta të pushtettarëve me oligarkët.” – tha Basha.

Më tej Basha tha se për të realizuar këto iniiativa, mjaftojnë vetëm paratë që shkojnë për aferën e inceneratorëve dhe vjedhjet që bëhen me tenderat publik.

“Dhe së treti që lidhet pikërisht me luftën kundër evazionit fiskal dhe rezultatet e pritshme në luftën kundër evazionit fiskal. Po nuk është vetëm evazioni fiskal, janë produktet e ligjeve të porositura, janë inceneratorët që me një të rënë të lapsit janë të barabartë me 10 vite bonus për fëmijën e tretë me rritmet aktuale të familjes shqiptare. Janë vjedhjet që i bëhen sektorit publik me tendera që arrijnë vetëm vitin e kaluar mbi 1.6 miliardë euro. Është zhvatja sistemike nga paratë e shqiptarëve nga xhepat e drejtpërdrejtë të tyre dhe nga taksat e tyre që i bëjnë OSHEE dhe KESH në veçanti me rezultatet e viteve të fundit ku kanë arritur të konkurojnë sa i takon dëmit ekonomik që i bëjnë shqiptarëve edhe me vet aferat më të mëdha siç është afera e inceneratorëve. Pra, një model ekonomik rritjeje, luftë evazionit dhe informalitetit, luftë ndaj korrupsionit dalin dhe teprojnë për të gjithë faturën e shpenzimeve që propozon programi ynë. Por nuk janë thjesht shpenzime, janë investime për nxjerrjen e ekonomisë ekzistuese nga dara e korrupsionit dhe mungesës së konkurrencës, janë investime që dhe Shqipëria të marrë pjesën që i takon në ekonominë e re, në veçanti në inovacion, në teknologjinë e informacionit dhe gjithçka tjetër që vjen me këto” – tha Basha.

Ola Xama për programin e PD: Taksa e sheshtë prej 9%, është taksa më e mirë për biznesin

E ftuar në tryezën e Programit Ekonomik të PD-së ishte edhe gazetarja e ekonomisë Ola Xama.

Gjatë fjalës së saj Xama u shpreh se sot një ndër problemet e mëdha të ekonomisë është taksa që qeveria vendosi për profesionet e lira, e cila i merr frymën shtresës së mesme dhe e dekurajon ekonominë vendase.

Xama u shpreh se taksa që propozon PD prej 9% është më e mira, sepse ajo “taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me eficent për administratën tatimore”.

“Nëse ka sot një problem në Shqipëri, jo vetëm për profesionet e lira që sot kanë taksën më të lartë historike, prej 15 dhe 23%, që përbëjnë edhe shtresën e mesme të popullsisë, por edhe nga komuniteti i biznesit, vendas dhe i huaj, është ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit tatimor. Taksa më e mirë është 9%. Nëse ka një model që taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me eficent për administratën tatimore është taksa e sheshtë. Është një ide që më plqen dhe ju përgëzoj si Parti Demokratike
.” – u shpreh ajo.

Më tej Xama foli edhe për problematikën e ligjeve me porosi, të cilat deformojnë konkurrencën e tregut, duke i kërkuar PD-së ndalimin e ligjeve të tilla.

“Një problem tjetër që unë jam shumë e ndjeshme është pjesa e ligjeve me porosi, e cila nuk ka munguar në Shqipëri përgjatë 30 viteve të fundit. Kontrata koncensionare të miratuara me ligje të veçanta, kemi deformime të aksesit si në leje ndërtimi si në resorte, si në dhënien e tokave publike dhe nëse sot ka një tjetër aferë që po ndodh është dhënia e tokave publike me një euro, është dhënia e tokave publike falas, është hapja e dhjetra kompanive shtetërore që do të merren me menaxhimin e pronave që t’i jepen privatëve dhe miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar siç ishte ai i zonave të mbrojtura apo futja e ndryshimeve ligjore në seancat e komisioneve apo në seancat plenare që të ndryshojnë ligjet për dhënien e tokës publike, ku ndërkohë ligji është shumë i përcaktuar për çdo tokë publike që zhvillohet. Sugjeroj që pjesën e konkurrencës së tregut dhe pjesën e ndalimit të ligjeve të tilla, të qepura, t’i keni pjesë kryesore të programit ashtu siç keni edhe taksën e sheshtë.”
– vijoi Xama.

“Taksa 9% ndihmë për biznesin”, Zef Preci për programin ekonomik të PD: Mbrrojtja e konkurrencës e rëndësishme edhe për dekurajimin e emigrimit

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, i cili ishte pjesë e tavolinës për diskutimin e programit ekonomik të PD, shprehu mbështetje për taksën e sheshtë 9%, pasi sipas tij i vjen në ndihmë bizneseve dhe ulë evazionin. Ai gjithashtu tha se mbrojtja e konkurrencës që është parashikuar në program, është shumë i rëndësishëm edhe për dekurajimin e emigrimit masiv të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Zef Preçit:

Ajo çka unë shoh me interes në programin që keni shpallur, është mirë të demistifikohet, do të thotë të përkthehet për qytetarin, të përkthehet për atë që ka angazhime të tjera dhe lufton të sigurojë mjetet e domosdoshme të jetesës, të përkthehet për atë që është i lodhur nga retorika e vetëm denoncimeve, vetëm e konstatimit se sa i errët është mjedisi social ekonomik, politik e shoqëror përreth. Por të synojë që bashkë me demistifikimin e asaj çfarë premtohet të identifikohen dhe prioritete. E përmendi Selamiu e shoh dhe unë si nevojë që jo thjesht të korrigjohet situata e sotme, por të ofrohen dhe ide. Përshembull kthimi në fushën fiskale tek taksa e sheshtë. Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të bëhet debati 9 apo 10 sa ka qenë. Sepse ne duhet të kuptojmë që mbajtja në këmbë e shtetit bazohet në taksa, ska ndonjë mënyrë tjetër, por të synohet që të kuptohet që pse shtrohet ky problem. Unë e kam mbështetur edhe publikisht edhe kur është bërë për herë të parë eksperimenti dhe praktikisht zbatimi i taksës së shesht, sepse i vendos biznesit në të njëjtën pozitë starti, si ai që ka 20 vite në treg si ai që futet sot. Nga ana tjetër jep mundësinë për të ulur natyrshëm pa kosto për administratën fiskale evazionin. Sepse ne na ndodh që sa më shumë fraksionohen apo përshkallzohen bizneset, biznesi i vogël lind dhe vdes i vogël, i mesmi po kështu, i madhi po kështu, pra nuk ka rritje të tyre.
Viktiama e keqqeverisjes ka qenë dhe mbetet, e përmendi dhe zoti Basha, është konkurrenca në tregje. Nëse nuk mbështetet me të gjitha mjetet konkurrenca, nëse nuk shihet si motori i ekonomisë së tregut, i kapitalizmit që ëndërrojmë të funksionojmë më mirë, është e vështirë të mendohet që do dekurajohet braktisja e vendit dhe Shqipëria do shndërohet në atdheun e përbashkët të atyre që janë sot këtu dhe atyre që kanë marrë rrugët e botës.

“Ziliqarët t’i përvishen punës dhe ta provojnë bonusin”- Propozimi për të ofruar 20 mijë euro për fëmijën e tretë, Basha: I kemi bërë llogaritë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tavolinën e diskutimit për programin ekonomik, ndër të tjera foli edhe për propozimin për të dhënë 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Basha tha se PD i ka bërë llogaritë dhe jo vetëm që është e përgatitur, por e kërkon një gjë të tillë.

Ai ironizoi ziliqarët që e sulmuan këtë propozim, duke i thënë që t’i futen punës dhe ta provojnë bonusin.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që propozimet e PD sulmohen fillimisht, por më pas kopjohen.

Basha: “Kur është propozuar kjo masë janë bërë simulacionet përkatëse. Pritshmëritë tona janë që kjo të sjellë 5-10 fishin të fëmijëve të tretë në një familje dhe një rritje proporcionale në një çift.

S’ka rëndësi nëse sot do ta përfitonin 2 mijë fëmijë me një kosto prej 40 milion dollarësh dhe shpresoj që së shpejti do ta përfitojnë 10-fish kaq, kështuqë ne jemi të përgatitur për këtë, jo jemi të përgatitur, por ne e kërkojmë këtë.

E vetmja gjë që do të kërkoja, të painformuarit të informohet dhe ziliqarët këtë punë kenë, më mirë t’i përvishen punës dhe ta provojnë e meritojnë bonusin sepse askund përvecse në mjerim nuk do të përfundojë kjo shoqëri nëse nuk gjen instrumentet për të mbështetur familjen.

Nuk është hera e parë që propozimet tona fillimisht sulmohen, pastaj kopjohen, por kopjaci kopjon me sy, por jo me mendje, nuk arrin ta kopjojë konceptin integral të saj.

Nuk do të çuditesha sikur së shpejti qeverisësit 11-vjeçar të na shpalosë edhe kopjen e tjetërsuar të këtij propozimi.”

“Program qeverisës”, Profesor Selami Xhepa për ofertën e PD: Korrekton dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite

Pak ditë pas prezantimit të programit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka organizuar një tavolinë diskutimi për programin ekonomik me ekspertët e fushës. Në këtë takim mori fjalën dhe profesori i ekonomisë Selami Xhepa, i cili komentoi risitë e programit të PD, duke e cilësuar si një program qeverisës.

Fjala e Selami Xhepës:


“Cilët janë ato ndryshime parimore që sjell ky program dhe që i japin atij tiparet e para, që është një program parimor, që mbështetet mbi principe. Dhe mbi principet e një të djathte konservatore. Sepse merret me pronën, sepse merret me madhësinë e shtetit, sa i madh duhet të jetë shteti dhe sa duhet të jetë raporti i shtetit me individin, merret me familjen dhe këto janë principet themelore të një force të djathtë politike konservatore. Dhe unë personalisht i gjej këto element të mishëruar më së miri në këtë program. Së dyti, është pikëpyetje e përhershme a është i realizueshëm dhe madje shpesh herë dhe në bisedat e analistëve që bëhen darkave, është që “jo është program i mirë por nuk është i realizueshëm, se këtej kemi ulje taksash, këtej kemi rritje shpenzimesh”.

Për këtë pikë unë do thoja këtë që unë vet bëj pjesë në ato që janë gjithmonë konservatorë. Realizimi i një programi është në rradhë të parë çështje e një bindje të thellë politike dhe çështje e vendosjes së prioriteteve strategjike që adreson një forcë politike. Dhe në këtë kuptim, personalisht unë e quaj që është i realizueshëm. Është i realizueshëm sepse është edhe i testueshëm. Së treti, do të thoja që programi korrekton disa dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite të tranzicionit. Me këtë dua të them që edhe pse shpesh reformat kanë synuar që të zgjerojnë lirinë ekonomike, kanë synuar që të rrisin konkurrencën e tregut, fatkeqësisht është në natyrën e ekonomisë politike të reformave që sapo krijohet një grup përfituesish, ata bëhen barierë dhe nuk lejojnë më që reformat të jenë një gjetje në çlirimin e hapësirave për zhvillim dhe sipërmarrje të lirë.”

Investimi strategjik në arsim

Nga Patrik Sadikaj

Vendet më të zhvilluara në botë janë vendet që arsimin e kanë cilësuar si prioritet strategjik. ShBA, Angli, Gjermani, Francë e Itali sa për shembull, janë sot vendet ku çdo i ri do të kurorëzojë ëndrrën e studimit. Dhe normalisht janë vendet që kanë nivelin më të mirë të jetesës dhe padyshim dhe ritmin më të lartë të zhvillimit. Kjo e bën të qartë rolin e arsimit në këtë proces që daton ndër shekuj investimesh strategjike në arsim.

Në këto vende, diskutimi për investimet strategjike nuk është ai që zhvillohet në Shqipëri. Nëse në Tiranë, me ligj bëhesh investitor strategjik duke ndërtuar një resort, në SHBA e Britani, investim strategjik trajtohet universiteti, kolegji apo kampuset e ndërtuara për të kultivuar të ardhmen.

Pra, investitorët strategjikë të një vendi të zhvilluar nuk janë ata që rrisin fitimet e tyre, por janë ata që rrisin përfitimet e të ardhmes përmes arsimit.

Në Shqipëri, prej disa kohësh ka përpjekje nga disa njerëz që me vizion janë investuar në fushën e arsimit dhe falë tyre kemi sot një arsim privat si alternativë më cilësore se ai publik që më fakt vuan prej mungesës së investimeve. Ndryshe nga shkollat me 3 turne e universitetet pa cilësi, këta njerëz kanë ofruar një mundësi më të mirë për ata që duan cilësi arsimimi.

Por ka një problem!

Kostoja e arsimit privat në Shqipëri është shumë e lartë më raport me atë publik. Kjo bën që privati të jetë një opsion jo prioritar për shumicën e familjeve që kanë fëmijët për shkollim. Ata që skanë mundësi ta përballojnë, ngelen tek opsioni publik pa cilësi por i përballueshëm. Ndërsa ata që kanë mundësi, zgjedhin ShBA, Angli apo Gjermani.

Po si zgjidhet?

Duke e parë investitorin në arsim si strategjik dhe si i tillë të ndikohet nga shteti me heqje taksash e lehtësira të tjera që sot i përfiton investitori i resortit në bregdet që në fund të ditës mbush xhepat e vet.

Nëse arsimi do kishte të njëjtat privilegje, atëherë do të kishim masivitet arsimi, normalisht kosto më të përballueshme dhe cilësi arsimi që s’do të kishim nevojë ti kërkonim me kosto më të larta në vendet e BE e SHBA.

Çdo lehtësi për arsimin privat dhe konsiderimin strategjik për investimet në këtë fushë, do të ishin mundësi më shumë për fëmijët tanë që të kishin arsim cilësor, me kushte perëndimore dhe mbi të gjitha me kosto të përballueshme.

Sa më shumë të mbështeten nga shtetit investimet private në arsim, aq më shumë do të rritet si sektor potencial strategjik dhe normalisht do kishte një të ardhme më të mirë.

Për këtë duhet një nismë ligjore e cila të mbështetet sa më shumë nga faktorët politikë dhe grupet e interesit që dita kur të krenohemi me shkolla e universitete njësoj si amerikanët, të mos jetë e largët.

“Taksa e sheshtë 9%”- Basha: Programi jonë për ekonominë është përthithur nga publiku si uji në rërën e nxehtë. Qëllimi jonë për 4 vite është…

Pak ditë pas prezantimit të programit, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka organizuar një tavolinë diskutimi për programin ekonomik me ekspertë të fushës.

Basha tha se programi i prezantuar pak ditë më parë është përthithur nga publiku si ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas qeveria.

Ai theksoi se PD qëndron e palëkundur për taksën e sheshtë 9% e cila sipas tij do të nxisë krijimin e një modeli të ri ekonomik për vendit, e që po ashtu i jep predispozitat për rritje të standardit të jetesës.

Kreu i PD, u shpreh se synimi është që në katër vjecarin e parë të qeverisjes, Shqipëria të ketë standardin e jetesës më të lartë në Rajon.

Basha: Është një ofertë që është përthithur nga publiku, si ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas kjo qeveri.

Ky është propozimi jonë i palëkundur për taksën e sheshtë 9%, 9% tatim fitimi, 9% tatim mbi të ardhurat personale, 9% për të ardhurat nga profesionet e lira dhe devidenti.

Përmes kësaj synojmë të nxisimkrijimin e një modeli të ri ekonomik për vendit.

Përmes kthimit të ekonomisë në rrafshin e meritokracisë, i jep vendit në katër vite një ekonomi me konkurruese në Rajon, e po ashtu i jep predispozitat për rritjen e standardit të jetesës. Synimi jonë është brenda 4 viteve, Shqipëria të ketë , standardin më të lartë të jetesës në Rajon.

“Korrupsioni kurrë nuk ka qenë në këto nivele”- Basha tryezë me ekspertët për programin ekonomik: Shkaktari kryesor i informalitetit, taksa progresive

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një tryezë diskutimi me ekspertë të ekonomisë, ka folur për problematikat që ka kjo fushë.

Basha tha se ekonomia shqiptare vuan nga korrupsioni, duke shtuar se kurrë nuk ka qenë në nivelet e kësaj dekade.

Gjithashtu tha se gjithashtu ekonomia vuan nga vendimmarrjet jotransparente, burokratizimi dhe modelet që mbysin iniciativën.

Duke u ndalur tek informaliteti, Basha tha se shkaktar kryesor është taksa progresive.

“Synimi ynë është që asnjë pjesë e program tonë të mos mbetet në hije. Një kulturë e re politike kërkon që oferta e çdo formacioni politik të jetë transparente, që oferta e çdo partie politike, të mos jetë një pusi për elektoratin, por të kenë shansin të njihen me të dhe pse jo ta përmirësojnë atë.

Ekonomia shqiptare vuan në një lëngatë të shumëfishtë, vuan nga njëra anë për shkak të korrupsionit galopant, një sëmundje shoqëruese e tranzicionit por që nuk ka patur kurrë nivele si në këtë dekadë. Është kthyer në një gangrenë për rritjen ekonomike. Është kthyer në kontribuuesin kryesor për mosmirëqenine e shqiptarëve, për varfërinë e tyre që ka sjellë shpopullimin e vendit.

Ekonomia vuan nga vendimmarrjet jo transparente që favorizojnë një grusht njerëzisht, që gëzojnë pozita monopoliste ose oligopoliste, në tregun shqiptar. Meritokracia dhe pasojat ndjenjën në rënien e ekonomisë.

Ekonomia vuan nga riburokratizimi i vendimmarrjes pa transparencë, me favoritizëm he me xhepa të shtuar për korrupsionin e vogël dhe të madh.

Ekonomia vuan po kështu, nga një sistem apo model që në çdo aspekt mbyt iniciativën dhe është kthyer në neopaternalizëm të një grushti klientësh të qeverisë që kanë zaptuar me shpejtësi të gjitha fushat kryesore të ekonomisë.

Në majë të këtij sistemi qëndron një sistem jo transparent, infektiv dhe shkaktari kryesor i informalitetit në ekonominë tonë, është sistemi i taksës progresive”, tha Basha.

“U arrestua në vitin 1986, pas refuzimit të votës për kandidatin lokal të Partisë Komuniste dhe dënua me 10 vjet burg”- Shkrimi i “New York Times”: Një dëshmitar i identifikuar si “J”…

“Një organizatë amerikane e të drejtave të njeriut ka akuzuar qeverinë komuniste të Shqipërisë, se ka shtypur lirinë e besimit, të shprehjes dhe lëvizjes. Shqipëria, një vend me 3.2 milionë banorë, instaloi ateizmin në Kushtetutën e saj, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha besimet”, thuhet në draft-raportin e organizatës. Ai thotë se liria e shprehjes, lëvizjes dhe shoqërimit, janë ulur në mënyrë drastike dhe disidenca (mendimi kundër), është ndëshkuar ashpër me dhunim fizik dhe burgosje për periudha të gjata.

Ekspertët e Minnesotas të “Komitetit Ndërkombëtar të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”, një grup i pavarur me më shumë se 800 juristë, profesorë dhe gjykatës, është duke nxjerrë një raport për Shqipërinë, në fund të këtij muaji.

Komiteti e ka ndërmarrë projektin për Shqipërinë, si pjesë e një serie studimesh për vendet ku praktikat e të drejtave të njeriut kanë një shmangie më të madhe sesa standardet ndërkombëtare.

Komiteti kërkon nga qeveria shqiptare që të shfuqizojë ligjet për ndalimin e besimeve fetare dhe ushtrimin e tyre, dhënien fund të torturave dhe arrestimeve arbitrare, garantimin e lirisë së shprehjes, mbrojtjen e minoriteteve dhe garantimin e lëvizjes së tyre, brenda dhe jashtë vendit.

Disa përmirësime krahasuar më parë

Në rishikim e periudhës 40-vjeçare, të shtypjes së të drejtave të njeriut, Komiteti tërheq vëmendjen për disa përmirësime që kur vdiq udhëheqësi stalinist, Enver Hoxha, në vitin 1985; ndryshimet simbolike ndodhen me Ramiz Alinë, pasardhës i zotit Hoxha, qeveria e të cilit, ka ndaluar kremtimin e ditëlindjes së Stalinit.

“Theksojmë vështirësitë në investigimin në Shqipëri, – thotë burimet zyrtare të Komitetit, – pas përgjigjes negative të autoriteteve në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, rreth kërkesës për të lejuar vëzhgimin e gjendjes së të drejtave të njeriut”. Letrat iu dërguan zotit Alia dhe Misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, ku i kërkoheshin komente rreth raportit të propozuar, si dhe për problemet e pazgjidhura ende.

Në pamundësi të një vëzhgimi në terren, Komiteti u bazua në një studim 2-vjeçar të bërë me intervista, të marra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Greqi, Itali, Jugosllavi, të cilët përgjigjeshin pa e identifikuar emrin e tyre, sepse mund të kishin probleme të afërmit e tyre në Shqipëri.

Aty ka gjithashtu intervista me specialistë, udhëheqës në ekzil, akademikë, gazetarë, diplomatë dhe anëtarë të tjerë të grupeve të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kishin njohje për Shqipërinë.

“Shqipëria cilësohej një bastion i shtypjes së brendshme dhe vetizolimit”, – thotë ish-zëvendëspresidenti Walter F. Mondale, një anëtar i Komitetit, teksa shkruan hyrjen e raportit dhe që shpreson se mund të ndihmojë, duke inkurajuar qeverinë shqiptare, që të ndryshojë praktikat e të drejtave të njeriut dhe të ndihmojë njerëzit që vuajtën për një kohë të gjatë, në këtë vend ballkanik.

Tortura cilësohet e zakonshme

Duke bërë të ditur se një numër i të burgosurve politikë nuk janë njohur, raporti përshkruan në detaje mënyrën e funksionimit të një sistemi të gjerë të kampeve e burgjeve dhe të punës së detyruar, ku njerëzit mbaheshin brenda për shkak të besimit apo dhe dogmave të tyre.

Megjithëse një numër të dënuarish politikë kanë besuar se duhet të marrë fund një gjë e tillë, raporti thotë se ka një shenjë të vogël të uljes së personave, pasi ka shkelje të procedurave të marrjes së provave dhe dëshmive, si dhe të torturave në qeli, të cilat raportohet se ishin bërë pjesë e zakonshme, në sistemin e drejtësisë.

Një dëshmitar, i identifikuar si J., ishte arrestuar në vitin 1986, pas refuzimit të votës për kandidatin lokal të Partisë Komuniste dhe ishte dënuar deri në 10 vjet burg politik.

Ai ishte goditur në mënyrë të vazhdueshme në kokë, fytyrë dhe stomak, me doreza metalike dhe që e kishin lënë brenda në qeli aq shumë, saqë ai nuk mund të lëvizte kokën, për 6 muaj me radhë.

Dokumentet tregojnë sesi V., një banor nga pjesa lindore e vendit, ishte ndaluar që të udhëtonte brenda Shqipërisë dhe ishte arrestuar për 24 orë, ku ishte rrahur me një shkop gome.

Udhëtimi midis qyteteve, kërkonte leje dhe aprovim më parë nga autoritetet në secilin qytet, për çdo udhëtim që do të propozoje.

Sipas këtij studimi, çdo person konsiderohej i rrezikshëm për shoqërinë dhe mund të dënohej deri në 5 vjet për transferim (ekzil-internim) brenda vendit.

Ai thotë se ishte i shpeshtë keqtrajtimi i anëtarëve të familjeve, që kishin njerëzit jashtë vendit, siç ishte rasti i V., prindërit e të cilit ishin dërguar në internim, pas arratisjes së tij në vitin 1987.

Sanksionet për arratisjet

Shqiptarët e kanë të ndaluar, me përjashtim të misioneve të aprovuara zyrtarisht dhe nën rregullat të forta penale, që të dalin jashtë vendit. Ata dënoheshin nga 10 vjet burg, deri në vdekje.

  1. A., një emigrant që ka shërbyer si roje në kufirin me Greqinë, në mesin e vitit 1980, thotë se një tel rrethues metalik, me rrymë elektrike, ishte për të ndaluar këdo që përpiqej që të arratisej jashtë vendit dhe sapo e prekte dikush atë, ai lëshonte alarm dhe drita.

“Komunistët, menjëherë pas ardhjes në pushtet në vitin 1944, organizuan aktivitete kundër besimeve fetare, ekzekutuan dhe burgosën priftërinj dhe të tjerë klerikë”, – thotë raporti. Në pranverën e 1966-s, Shqipëria lançoi një revolucion ideologjik dhe kulturor në mbështetje të aleates së saj, Republikës Popullore të Kinës.

“Në shtator të vitit 1967, të gjitha ndërtesat, përfshirë 2169 kisha, xhami, teqe, tyrbe dhe manastire, u mbyllën. Disa u kthyen në vende banimi, qendra kulturore, magazina ose, stalla bagëtish”, – thotë raporti.

Mbështetja e ateizmit

Neni 37 i Kushtetutës së vitit 1976, thotë se; “Shteti njeh dhe mbështet cilindo që mbështet propagandën ateiste, për qëllimin e rrënjosjes së pikëpamjes botërore të materializimit shkencor, tek njerëzit”.

“Të gjithë ata që besonin në fe, dënoheshin ashpër”, – thotë personi i intervistuar. Një emigrant i identifikuar si I., thotë se një shtetas në vendlindjen e tij, që ishte besimtar, në vitin 1988, u dënua me 5 vjet burg.

Një tjetër emigrant, i quajtur L., tha se njeh persona që janë dënuar deri në 10 vjet burg politik, sepse kanë pasur në shtëpi, librin e Biblës.

Për lajmërimin se mund të kishte një politikë lehtësuese, raporti citon një letër të përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, në maj të vitit 1988, që thotë se; “çështja e besimit fetar në Shqipëri, tashmë është konsideruar si një e drejtë, një çështje private, që është në ndërgjegjen e çdo individi”.

Gjithashtu, studimi nënvizon rëndësinë e vizitës se tre klerikëve shqiptarë, në vitin 1988.

At Artur Liolinit, drejtues i lartë i Dioqezës Ortodokse Shqiptare në SHBA-ës, Imamit Vehbi Islami, drejtor i Qendrës Islame Shqiptare në Harper Woods, në Miçigan dhe priftit jezuit Ndoc Kelmendi.

Ndryshimi i qëndrimit u reflektua edhe për Nënë Terezën, me origjinë shqiptare, që i ishte refuzuar dhënia e vizës, por që u lejua të kthehej në Shqipëri, në gusht të vitit 1989, që të vizitonte varret e prindërve të saj.

Dhe, At Liolin, që ishte ftuar sërish për vizitën e dytë në nëntor që të merrte pjesë në 45-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtimi nazifashist.

“Konstatojmë se politika e qeverisë ‘Alia’, për ushtrimin e besimeve, duket më pak e ngurtë sesa e paraardhësit të tij”, – paralajmëron raporti, duke shtuar se; “shprehja e besimit fetar, mund përcillet vetëm në disa mënyra të kufizuara dhe ende përbën një rrezik të madh, individual dhe shoqëror”. Memorie.al/

Nga MARVINE HOWE

 

Shkrimi është publikuar në ‘New York Times’ më 21 janar 1990