32.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Nga heqja e vizave me SHBA dhe integrmi në BE, te krjimi i xhandarmërisë/ Basha publikon propozimet e PD për politikën e jashtme dhe sigurinë

Kreu i PD Lulzim Basha ka shpërndarë në rrejtet e tij sociale një tjetër pjesë të rëndësishme të programit të prezantuar të shtunën e kaluar, atë për politikën e jashtme dhe sigurinë. Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Myzafer Elezi dhe Edvin Kulluri shpalosën propozimet e hartuara nga një grup i gjerë ekspertësh. Sa i përketë politikës së jashtme, ndër të tjera PD zotohet se do realizoj integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave me SHBA. Ndërsa për sigurinë kombëtare risi do jetë themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare me kapacitete të plota tokësore, ajrore dhe detare.

Propozimet e PD:

– Heqjen e Vizave nga SHBA per qutetaret shqiptare brenda mandatit te pare qeverises.
– Partia Demokratike garanton mbeshtetje e angazhim te plote e aktiv ne te gjitha nismat rajonale qe synojne integrimin euroatlantik te rajonit,si dhe mbeshtet totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit,duke dekurajuar cdo format tjeter me destinacion te paqarte dhe qe rrezikon te devijoje nga parimet e integrimit ne BE.
– Partia Demokratike ka si ceshtje prioritare ne politiken e saj te jashtme interesat shqiptare ne rajon.
– Mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit,si dhe konsolidimi i shtetit demokratik ne Kosove eshte nje prioritet percaktues per per Partine Demokratike ne politiken e jashtme,ne marredheniet dypaleshe dhe shumepaleshe me rajon e me gjere.
– PD do te mbeshtese e konsolidimin e faktoreve politike shqiptar ,dhe do te nxise fuqizimin e perfaqesimit institucional te ketyre faktoreve ne vendet fqinje.
– Partia Demokratike angazhohet dhe garanton nje Harmonizim te plote te qasjes ne ceshtje te politikes se jashtme dhe sigurise me aktoret e faktoret politike shqiptare ne rajon,larg paternalizmit,personalizimit dhe nderhyrjes ne ceshtje te brendeshme dhe konfliktualitit te shfaqur ne menyre te demshme pergjate viteve te qeverisjes Rama.
– Konfliktualitetin dhe klientelizmin e qeverise Rama,PD do ti kundervendose Harmonizimin dhe Respektin reciprok me te gjithe faktoret politike shaiptare ne rajon.
– Partia Demokratike konsideron jetike rolin e diaspores shqiptare. PD vlereson se ka nje shqiperi tjeter jashte kufijve e cila ka te drejten te ndihet e perfshire dhe e perfaqesuar ne jeten publike, ekonomike dhe politike ne vend.
– PD zotohet te garantoje te drejten e votes per diasporen si nje detyrim kushtetues i RSh ndaj shtetasve te saj.
– Partia Demokratike ne mbeshtetje te ruajtjes se gjuhes kultures e identitetit shqiptar,merr persiper ngritjen e Institutit te Gjuhes e Kultures Shqiptare,me nje rrjet filialesh ne vendet ku jetojne e punojne shqiptaret ne bote.

Siguria Kombëtare
– Prioritet do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet e aleancës në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të hapësirës Euro-Atlantike.
– Modernizimi i emergjencave civile, si në koncept, infrastrukturë, bazë ligjore dhe zhvillim kapacitetesh.
-5000 djem dhe vajza të moshës 18-30 vjec që angazhohen për 4 vite në shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin ushtarak marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
-Themelimin e Komandës së Mbrojtjes Kibernetike
-Komanda e Mbrojtjes Kibernetike: ka përgjegjësi për planifikim, koordinim dhe kryerjen e aktiviteteve tekniko-ushtarake duke drejtuar operacionet dhe mbrojtjen kibernetike të infrastrukturës kritike, kryerjen e operacioneve operacionale në “hapësirën kibernetike ushtarake” me spektër të plotë duke garantuar funksionimin e infrastrukturave kritike dhe sigurimin e hapësirës kibernetike të FA dhe të partnerve tanë të NATO- në Shqipëri.

-Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, e cila do të jetë një agjenci e koordinimit të Sigurisë dhe inteligjencës (SHISH, AMP, AISM, KMK)
Si firmëtar i integrimit të FA në NATO Partia Demokratike do të mbështesë politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen, në interes te sigurisë kombëtare.
-Buxheti i vitit 2026 do të jetë 2% e GDP-së reale me tendencë në rritje për vitet pasardhëse ku projektet e modernizimit do të buxhetohen deri në implementimin e tyre brenda mandatit të parë;
-Fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të realizohet në ndërveprim me Kosovën dhe do të jetë udhërrëfyesi i forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes.
– Fuqizimi i forcave të luftimit (tokë, ajër, det, komandës së mbrojtjes kibernetike) në mënyrë të kombinuar simetrike dhe asimetrike;

– Rritja e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të vendeve partnere dhe të rajonit.

– Reformimin e strukturës së Policisë së Shtetit në përshtatje me situatën e
kriminalitetit në vend, me fokus kontrollin e plotë të territorit.
– Pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat me lidhje kriminale, nëpërmjet një procesi ligjor, transparent dhe të besueshëm.
– Pa asnjë dyshim, angazhimi më i madh dhe pika e kthesës për rivendosjen e rendit dhe sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të shtetasve, do të jetë themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare me kapacitete të plota tokësore, ajrore dhe detare.
– Xhandarmëria Kombëtare, si një forcë elitë e specializuar, e përbërë prej 1000 efektivë do të këtë në fokus të saj:
• luftën kundër krimit,
• ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike,
• ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste,
• angazhimin në rastet e Emergjencave Natyrore, si dhe
• mbështetjen e Forcave të Armatosura në raste të operacioneve
ushtarake.
– Partia Demokratike angazhohet të përmirësojë trajtimin financiar të
punonjësve të rendit dhe sigurisë, duke rritur pagën në masën 50 %, si dhe
duke shtuar masën adekuate financiare për përfshirjen në operacione të veçanta
dhe shërbime jashtë qendrave të banimit, në përputhje me indeksin e rritjes së
inflacionit.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë!

Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Myzafer Elezi, Edvin Kulluri shpalosën vizionin përmes të cilit Shqipëria do të tejkalojë pengesat e krijuara në rrugëtimin Euro-Atlantik nga keqqeverisja dhe korrupsioni, për të çuar përpara aspiratat tona kombëtare për:
SHQIPËRIA EURO-ATLANTIKE, INTEGRIMI NË BE, SIGURIA KOMBËTARE

Pse krimi dhe korrupsioni janë dy kërcënime serioze për sigurinë kombëtare?

Nga Rigels Seliman

Krimi dhe korrupsioni janë dy kërcënime serioze për sigurinë kombëtare që shfaqen në shumë vende të botës sot. Këto dy fenomene kanë lidhje të ngushta dhe shpesh herë ndikojnë njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Në këtë ese, do të shqyrtoj si krimi dhe korrupsioni paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe do të argumentoj për rëndësinë e adresimit të tyre për të krijuar një shoqëri më të sigurtë dhe të qëndrueshme.
Në fillim, është e rëndësishme të kuptohet se si krimi dhe korrupsioni lidhen me njëra-tjetrën. Korrupsioni mund të konsiderohet si një formë e kriminalitetit, pasi përfshin abuzimin e pushtetit publik për përfitime private. Në shumë raste, korrupsioni mund të lehtësojë veprimtarinë kriminale duke lejuar përhapjen e krimit të organizuar, trafikimin e drogës, armëve, dhe njerëzve, dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.
Në planin më të gjerë, krimi dhe korrupsioni kanë një ndikim të thellë në sigurinë kombëtare nëpërmjet shkaktimit të pasigurisë dhe destabilizimit të shoqërisë. Kur krimi dhe korrupsioni rriten, besueshmëria në institucionet qeveritare zvogëlohet, ligji dhe rregullat ndjekin dhe llogaridhënia humbet. Kjo hap hovë për rritjen e ndjenjave të pakënaqësisë, tensioneve shoqërore dhe konflikteve të armatosura, të cilat rrisin rrezikun për sigurinë kombëtare.
Një ndikim tjetër i krimit dhe korrupsionit në sigurinë kombëtare është lidhja e tyre me organizatat terroriste dhe ekstremistet. Krimi i organizuar dhe korrupsioni mund të shërbejnë si burime financimi për grupet terroriste, duke u mundësuar atyre të kryejnë operacione të rrezikshme dhe të dëmshme për shoqërinë. Po ashtu, krimi dhe korrupsioni mund të përdoren si mjet për të mbajtur vendet në kaos dhe për të ndezur konflikte, duke shfrytëzuar përfitimet nga pasiguria dhe anarkia.

Për të adresuar këtë problem të krimit dhe korrupsionit, është e nevojshme një përpjekje e përbashkët nga autoritetet qeveritare, shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar. Është e rëndësishme të forcohen institucionet ligjzbatuese, të promovohet transparenca dhe llogaridhënia dhe të ndëshkohen ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale. Po ashtu, është e rëndësishme të ndërmerren hapa për të zvogëluar pasigurinë ekonomike dhe për të rritur mundësitë ekonomike për të gjithë qytetarët.

Në fund të fundit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një betejë që nuk mund të fitohet për një ditë. Është një angazhim i vazhdueshëm për të mbrojtur vlerat e drejtësisë, llogaridhënies dhe sigurisë kombëtare. Vetëm duke punuar së bashku dhe duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të integruar, mund të arrijmë një shoqëri më të sigurtë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Programi i PD-së, i hartuar nga profesionistë, është me këmbë në tokë”/ Karabina: Edi Rama përgjegjësi kryesor për qeverisjen e korruptuar

E ftuar në Ora News, zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, tha se programi i shpalosur nga kjo forcë politike është hartuar nga profesionistë të fushës, është me këmbë në tokë dhe është i realizueshëm për qytetarët për ta nxjerr vendin nga keqqeverisja.

“Programi i Partisë Demokratike është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, me këmbë në tokë, i bëshëm për qytetarët dhe do të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur kjo keqqeverisje. Ai është hartuar duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është ekonomia e vendit, korrusioni i lartë dhe emigracioni masiv. Një program i hartuar për t’i dhënë zgjidhje situatës së rëndë në të cilën e ka futur vendin  keqqeverisje.” – u shpreh Karabina.

Gjatë intervistës së saj, zëdhënësja demokrate u ndal edhe te retorika e Edi Ramës, i cili shprehet se përgjegjësia është individuale.

Sipas Karabinës, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për qeverisjen e korruptuar.

“Përgjegjësia nuk është individuale, Kryeministri bën retorikë politike me arrogancën që ia jep pushteti dhe lidhja me oligarkinë ekonomike, financiare e mediatike . Ai vetë është përgjegjësi numër një që qeveria e tij po shkon në burg. Dhe kjo është tallje me qytetartë shqiptarë  ndërkohë që duhet të japë llogari që pse jemi në këtë gjendje, pse në qeverisjen e tij janë larguar 600 mijë shqiptarë, pse kemi këtë gjendje të rëndë në ekonomi, bujqësi, shëndetësi e pensione etj. Dhe përgjegjësia është kolektive, është përgjegjësi e kësaj qeverie që ka marrë përsipër të qeverisë vendin.” – vijoi ajo.

 

Çollaku publikon foton e makinës së pëmbysur në rrugën e Arbrit: Ky aks mbetet rrezik për banorët e Dibrës

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, ka shpërndarë një foto nëfacebook ku shihet një makinë e kthyer përmbys në rrugën e Arbrit. Çollaku shkruan se ndërsa qeveria është e angazhuar që të mbledh dibranë, matjan dhe bulqizakë për në takimin e Londrës, rruga e Arbrit vijon të mbetet një rrezik për këta banorë.

POSTIMI I PLOTË:

Ndersa deputete, kryetare bashkishe, ministra e zv kryeministra jane angazhuar ne menyre “heroike” te mbledhin matjane, dibrane e bulqizake per ti bere takim Edi Rames ne Londer.., shikoni gjendjen e Rruges se Arbrit dhe rrezikun te kalosh ne te per mijra Matjane, Dibrane e Bulqizake qe jetojne ne Shqiperi !!!

Stadiumi i Krujës si gërmadhë, kalojnë pesë vite nga premtimi e puna për rindërtim

Prej pesë vitesh Kastrioti ndjen mungesën e shtëpisë, pasi stadiumi i tyre kanë dalë jashtë funksionit. Fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019, kandidati që garoi i vetëm dhe fitoi zgjedhjet, Artur Bushi, urdhëroi fadromat për të prishur tapetin e stadiumit, por dhe pjesën perëndimore të tribunës me premtimin se do të rindërtohej një stadium i ri.

 

Kjo gjë ka pesë vite që mbetet në pritje, pasi jo vetëm që nuk ka rehabilitim të stadiumit, por ambienti i brendshëm është kthyer në kullotë për bagëtitë. Ndërhyrjet fillestare prishën edhe funksionalitetin e fushës. Për pasojë, ekipet e moshave në Krujë që stërviteshin aty, një pjesë u shkrinë, ndërsa ato që mbetën stërviten 10 km larg, në Fushë-Krujë. Problematikat që ka shkaktuar kjo prishje e stadiumit janë të shumta, por dëmi më i madh rëndon te ekipi i Kastriotit, që i është dashur për 5 sezone rresht të luajë sa në një stadium në tjetrin, në Kamëz, Elbasan e së fundi në Fushë-Krujë.

Kjo përkthehet në kosto shtesë për klubin, që veç të tjerëve i janë larguar dhe tifozët vendas. Ana tjetër e medaljes me ndërhyrjet që u bënë para pesë viteve kanë të bëjnë me pamjen aktuale të stadiumit dhe fushës, që duket si një ngrehinë. Vendndodhja e stadiumit është në hyrjen e qytetit. Kruja si një qytet historik vizitohet nga shumë turistë të huaj dhe vendas, kështu që ky imazh i shëmtuar i stadiumit  bie në sy për keq te turistët e shumtë që vizitojnë qytetin muze të Krujës.

Dhe ajo që i vë vulën këtij problemi është heshtja totale e Bashkisë Krujë, Klubit Kastrioti dhe FSHF-së si organi që përgjigjet për mbarëvajtjen dhe krijimin e kushteve për ecurinë e këtij sporti kaq popullor në Shqipëri. Mbetet për të parë se cila do të jetë e ardhmja e stadiumit dhe vetë skuadrës së futbollit të Kastriotit, që prej vitesh vetëm nxjerr të ardhura nga xhepi për të përmbushur procesin stërvitor, si dhe për të organizuar ndeshjet si pritës.

Arapi- Sa i përket skuadrës që mbylli sezonin e fundit, duke e siguruar mbijetesën me vështirësi, gjithçka është në fazë pushimesh. Për momentin në kampin krutanë flitet vetëm për largime. I fundit që është lakuar si largim nga krutanët është sulmuesi Zasjar Arapi, i cili me largimin e tij e thellon edhe më shumë “gropën” në fazën ofensive të Kastriotit.

Rastet e kancerit po rriten më shpejt te grupmoshat e reja. Ja çfarë zbulon studimi i ekspertëve

Ekspertët paralajmërojnë se jeta jo e shëndetshme e të rinjve, po sjell pasoja negative çdo ditë e më shumë.  Studimet e fundit kanë arritur në përfundime se rastet e kancerit janë rritur tepër duke prekur kryesisht grupmoshat e reja nën 50 vjeç.

 

Normat u rritën me 24% në moshat 25-49 vjeç midis harkut kohor të viteve 1995 dhe 2019.

Analiza nga Cancer Research UK, zbuloi se mbi 75 vjeç rreziku rritej me 10%.

Prof Charles Swanton tha: “Ndryshimet në stilin e jetës dhe dietat me kalimin e kohës, dhe rritja e obezitetit, të gjitha mund të kontribuojnë në rritjen e kancerit të hershëm”.

Obeziteti i cili është dyfishuar në rreth 30 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore, është lidhur ngushtë me shfaqjen e kancerit.

Ky rezultat vjen pasi kërkimet amerikane lidhën ushqimet me shumë sheqer dhe më pak fibra me bakteret e këqija të zorrëve.

Ekspertët në Universitetin Shtetëror të Ohajos zbuluan se kjo mund të shkaktojë inflamacion që rrit rrezikun e kancerit të zorrëve.

Ata thanë se moshat nën 50 vjeç me kancer, kishin qeliza që dukeshin 15 vjet më të vjetra se sa janë, potencialisht për shkak të dëmtimit të ënjtjes.

Programi për artin, kulturën dhe sportin/ Basha: Rrisim buxhetin për kulturën me 50 mln euro dhe rivitalizojmë qendrat e artit për fëmijë në të 61 bashkitë

Basha publikon programin e PD për artin, kulturën dhe sportin. Në videon e shkëputur nga Kuvendi Progamor i PD, Taulanda Jupi, Eralda Tase, Azgan Haklaj dhe Gent Muça, zbardhën zotimet e PD për këto sektorë, të cilat disa prej tyre janë rritja e buxhetit për për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës në masën 50 milion €. Gjithashtu një angazhim tjetër do të jetë edhe rivitalizimi i Qendrave të Artit për Fëmijë dhe të Rinj në 61 bashki të vendit.

Propozimet e PD:

– Partia Demokratike angazhohet për rritjen progresive të buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës në masën 50 milion €.
– 0% taksë për individin krijues, për të nxitur krijimtarinë në sektor të industrisë kreative.
– RINFOND – do të jetë fondi prej 1 MILION i dedikuar për artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë sepse të rinjtë tanë meritojnë më shumë, ata duhet të shkëlqejnë me artin dhe talentin e tyre në Shqipëri.
– Partia Demokratike angazhohet se do të rrisë në masën 5MILION € buxhetin për KINEMATOGRAFINË duke synuar me këtë Prodhimin Promovimin dhe Distribuimin e produktit kinematografik shqiptar.
– Krijojmë për herë të parë mekanizmin e rimbursimit për të gjithë investitorët e huaj në kinematografi në masën 35% (mekanizmi i njohur si Tax Credit ose Tax Rebate)
– Përmes Strategjisë Kombëtare për zbatimin e “Ligjit për të Drejtën e Autorit” 10 fishojmë të ardhurat që gjenerohen nga industria kreative të lidhura me të drejtën e autorit nga 0.7 mln € që është sot synojmë 7 milionë €
– Rivitalizimin e Qendrave të Artit për Fëmijë dhe të Rinj në 61 Bashki, gjithashtu në ngritjen dhe themelimin e institucioneve të reja si më poshtë:
✓ Qendra Kombëtare të Artit Bashkëkohor (QKAB)
✓ Qendra Kombëtare e Artit Shqiptar
✓ Fondacioni për Letërsinë Shqipe
✓ Fondit per Kreditim ne Kulturë
✓ Agjensia e Librit Shqip
✓ Teatër i ri për artistët e rinj të arteve të performuara
✓ Teatri Alternativ
✓ Galeria Impresionizmit Shqiptar “Vangjush Mio”Do të fitojnë statusin e Teatrit Kombëtar teatrot :
✓ Teatri “Migjeni” Shkodër,
✓ Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë
✓ Teatri “Petro Marko” Vlorë.
– Kultura është pasqyra shpirtërore dhe evolutive e çdo shoqërie. Investimi për sigurimin e vazhdimësisë dhe rijetësimin e gjithë sferës së kulturës, artit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe është mbi të gjitha një nevojë jetike dhe një detyrë qytetare e cila është reflektuar si një nga angazhimet kryesore që Partia Demokratike do të çojë përpara.
– Ne do të sigurojmë hartimin e një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional dhe logjik të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikimin dhe hartimin e tyre në përputhje me standardet evropiane të të gjithë spektrit të paketave ligjore.

– Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin e ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” i cili reflekton një kuadër të plotë ligjor, duke nisur me rikonceptimin, rithemelimin apo shndërrimin e statuseve të institucioneve të artit dhe kulturës në nivel qendror e lokal, e që gjithashtu rregullon marrëdhëniet e infrastrukturës dhe faktorëve të tjerë të industrisë kreative publike apo private.

– Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë”, plotësimin e tij me kornizën e duhur ligjore për ta bërë më fleksibël dhe funksional duke pasur si qellim forcimin, fuqizimin dhe çlirimin e tregut të artit dhe kulturës si dhe nxitjen e filantropisë.

– Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin për Kinematografinë” duke krijuar mundësi të reja përmes politikave dinamike të cilat do të stimulojnë sektorin kinematografik për bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit vendas dhe atë kombëtar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

– Programi per sportin parashikon rishikimin e ligjit te sponsorizimit.

– Aplikueshmeria e ktij ligji do kishte impakt te menjehershem në:

1. rritjen e buxhetit per sportin
2. Ndertimin e terreneve te reja sportive
3. Restaurimin e infrasktruktures aktuale sportive

– PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE angazhohet ne rikthimin e dinjitetit te sportistit ku klubet sportive te mbajtura peng nga ligji aktual i sportit edhe pse me status kampioni KOMBETAR jo vetem paguhen me rroga qesharake por trajtohen sikur te ishin militant partie dhe i kan shnderruar keto klube ne zgjatime te partisë ne pushtet. Ky do ishte dhe hapi i pare drejt privatizimit te Klubeve.
– Partia Demokratike merr persiper angazhimin e 1500 Trainereve te rinj ne arsimin parauniversitar , per ti dhene mundesine te rinjve te ndjekin endrrat e tyre pa u privuar nga kosto e lart ,ku sot cdo familje paguan mesatarisht 1500-2000€ ne vit.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë!
Taulanda Jupi, Eralda Tase, Azgan Haklaj dhe Gent Muça shpalosën propozimet ambicioze për energjizim dhe rikonceptim tërësor për:
ARTIN, KULTURËN dhe SPORTIN

Strategjitë anti-korrupsion: Lokomotivë apo vagon i fundit?

Nga Zef Preçi

Perpara se te jete gjithcka tjeter, nder dhjetra percaktime te korrupsionit, njeri mbetet i qendrueshem: korrupsioni eshte derivat i ushtrimit te pushtetit, dmth vendim-marrje publike ne interes te pasurimit personal te zyrtarit a politikanit vendim-marres te radhes. Po keshtu, perseri i lidhur me pushtetin, korrupsioni eshte aksesi ne vendim-marrje, trajtuar me profesionalizem nga Irena Beqiraj ne nje nga esse-te e saj te kendshme. Nese ne te paren futeshin format “tradicionale” te abuzimit me pushtetin, dmth pasurimi i paligjshem per shkak te abuzimit me fondet buxhetore, emerimeve nepotike ne administraten publike dhe leshimin e licensave per shfrytezimin e pasurive kombetare, tek e dyta shfaqet sofistikimi i ketyre formave, dmth mveshja e tyre me tautologjine e “interesit publik”, te “politikave zhvillimore”, “integrimit Europian te vendit”, etj. E perbashketa e tyre eshte perdorimi ne rritje i vendim-marrjes kolegjiale te qeverise si korace celiku per perfituesit e dukshem dhe te padukshem te akteve korruptive te pushtetit, apo me keq akoma shnderrimi i Kuvendit, ketij “altari te Kombit” nga vendi i debatit ne emer dhe per llogari te qytetareve ne njelloj zyre noteriale te paudhesive te ekzekutivit qe kulmon me “ligjet e porositura”, apo historia ne zhvillim e siper e tenderimeve shteterore sipas modelit “5D” te Bashkise se Tiranes…
E tash vijme te “komisioni i komisioneve” te reformes ne drejtesi i miratuar me rezolute nga Kuvendi i Shqiperise nje jave me pare dhe te pajtimi i nje firme te madhe amerikane “per te hartuar strategjine e luftes kunder korrupsionit”, per te cilen sipas shtypit, vendosi qeveria ne mbledhjen e saj te fundit.
Reformat jane nje proces normal ne vendet demokratike dhe eshte detyre e perfaqesuesve te zgjedhur nga sovrani qe te inicojne reforma, ashtu sikurse detyra primare e tyre eshte te mbikqyrin ekzekutivin dhe jo te behen mburoje ndaj ndeshkimit te zyrtareve dhe poltikaneve te tij abuzante me pushtetin. Ekzekutivi apo qeveria, me shume se nismetare e reformave, sic e thote edhe vete emri “ekzekutivi”, eshte pergjegjese per zbatimin e reformave te ndermarra ne Kuvendi. E kjo vlen edhe per strategjite anti-korrupsion, te cilat per ironi te fatit, kane qene gjithnje nje hap mbas korrupsionit, ose thene ndryshe, sa me shume shtohen parate e buxhetit te shtetit dhe te institucioneve nderkombetare per te luftuar korrupsionin, aq me shpejt rritet edhe korrupsioni dhe barra e kostos se tij per shoqerine e sotme shqiptare. E kjo e fundit reagon, forma me e larte e reagimit qytetar eshte largimi i detyruar nga vendi i rreth 1 milione shqiptareve, nje fakt i dhimbshem qe nuk pranon ta konfirmoje as INSTAT edhe pse vonesa prej gati nje viti e nxjerrjes se te dhenave te censusit te fundit ka hedhur ne ere edhe besueshmerine e ketij institucioni.
Kur flasim per strategjite anti-korrupsion nuk duhet te harrojme matricen anti-korrupsion te vitit 1999 dhe reformat e lidhura me te ne sherbimin civil, reformat e vitit 2007, te vitit 2015 dhe sigurisht mungesen e dukshem te rezultateve ne zbatimin e ketyre strategjive, per te mos folur pastaj per perfshirjen kompanive te huaja ne kete proces, duke filluar me kompanine e znj. Blair, institutit te Harward-it, kompanise se Sakashkvil-it te Gjeorgjise, Macgonigal-it te mirenjohur tashme, deri edhe te Boston Consulting Globe qe pritet ne kontraktohet ne javet ne vijim. E kur flasim per mungesen e rezultateve fjala eshte per votuesit, taksa-paguesit apo qytetaret shqiptare, sepse te sipercituarit dhe te tjere te panjohur si ata jane paguar mbi dhe nen dore, aq sa ne disa raste nuk dallojme dot sherbimin per te cilin jane kontraktuar nga lobimi i mirefillte per interesa personale e politike, ne kete rast i paguar me parate e buxhetit te shtetit shqiptar.
Ndoshta ka ardhur koha qe ndihmesa e “projekteve” te tilla per hartim strategjish anti-korrupion te tilla per t’ju mbyllur gojen oponenteve politike, mediatike dhe publike te qeverise duke shtuar keshtu tymnajen ne opinionin publik vendas e nderkombetar rreth nivelit te vertete te korrupsionit ne Shqiperi, perndryshe per ta manipuluar ate me emra te medhenj kompanish nderkombetare, emra politikanesh te huaj te shnderruar ne biznesmene e lobiste pa u licensuar si te tille dhe me kosto te medha per buxhetin e varfer te shqiptareve, apo me logo shtetesh mike dhe aleate te Shqiperise, te shkojne per te permiresuar qeverisjen e vendit, per te rritur besueshmerine e institucioneve publike te tij, per te forcuar infrastrukturen fizike e njerezore te SPAK-ut dhe drejtesise ne teresi, pra per te zbatuar ato strategji qe kane filluar te japin frute per qytetaret dhe ndeshkim per abuzantet me detyrat shtetetore, por edhe po kontribuojne ne rritjen graduale te besimit publik ndaj shtetit te enderruar te se drejtes.
Dmth me shume se per strategji te reja te kushtueshme dhe shurdhuese qe me sa duket vetem se rritin dozen e “Shqiperise virtuale” te qeverise dhe asaj pjese te medias qe ushqehet nga buxheti, licensat dhe pasurite shteterore, vendi ka nevoje per te zbatuar strategjite e miratuara me heret, me shprese se kjo eshte rruga per t‘ju afruar keshtu hap mbas hapi “Shqiperise reale”, Shqiperise se atyre qytetareve qe detyrohen ta braktisin vendin per nje jetese dinjtoze dhe demokratike diku ne Perendim, gjithsesi larg saj… Ne kete menyre, edhe strategjite anti-korrupsion nuk do te “plaken” pa u zbatuar, apo me keq akoma nuk do te “lindin te vdekura”, thjesht si klientet e radhes te pushtetit ne Shqiperi.

Këto kombinime të ushqimeve me ilaçet janë të rrezikshme për shëndetin

Shpesh lexojmë dhe këshillohemi për ndërveprimet e barnave , por disa nga ushqimet që konsumojmë mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si disa barna absorbohen dhe përdoren nga trupi ynë.

 

Në të vërtetë, disa ushqime mund të ndërhyjnë në efektivitetin e disa ilaçeve, dhe të tjera mund të çojnë edhe në probleme mjaft serioze shëndetësore.

Antibiotikët dhe qumështi

Disa antibiotikë mund të ndërveprojnë me produktet e qumështit si qumështi, kosi dhe djathi. Kjo ndodh sepse produktet e qumështit lidhen me disa antibiotikë dhe ndërhyjnë në përthithjen e tyre në qarkullimin e gjakut.

Antibiotikët që mund të ndërveprojnë me qumështin përfshijnë fluorokinolone si moxifloxacin, ciprofloxacin dhe levofloxacin. Rreziku mund të minimizohet duke shmangur produktet e qumështit të paktën dy orë para marrjes së ilaçeve.

Paracetamol dhe alkool

Kur paracetamoli kombinohet me alkool, rritet rreziku i toksicitetit të mëlçisë. Ndërsa disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj toksicitetit të mëlçisë të shkaktuar nga paracetamoli sesa të tjerët, ata që pinë rregullisht mund të kenë një rrezik më të lartë.

Varfarina dhe perimet me gjethe jeshile

Varfarina është një hollues gjaku. Perimet me gjethe jeshile si lakra jeshile, spinaqi dhe brokoli, janë të pasura me vitaminë K. Vitamina K mund ta bëjë këtë ilaç më pak efektiv.

Ilaçet e diabetit dhe alkooli

Alkooli mund të ndërveprojë me insulinën dhe ilaçet e tjera të diabetit, duke e vënë pacientin në rrezik  për hipoglicemi ose hiperglicemi.

Medikamente për presionin e gjakut dhe ushqime të pasura me kalium – Ushqimet e pasura me kalium si spinaqi, avokado, patatet dhe bananet mund të ndërhyjnë me medikamentet e presionit të gjakut si frenuesit ACE.

Kaliumi është i rëndësishëm në rregullimin e rrahjeve të zemrës, ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe funksione të tjera. Megjithatë, një sasi e madhe e tij mund të ndërveprojë me medikamente të caktuara për presionin e gjakut dhe të çojë në një rrahje anormale të zemrës.

Dopamine dhe mish/peshk

Njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit kanë një deficit dopamine në trurin e tyre. Medikamente të tilla si karbidopa dhe levodopa shndërrohen në dopaminë në tru. Kur konsumohet me ushqime me proteina të larta si mishi ose peshku, do të duhet të konkurrojë me aminoacide të tjera për t’u përthithur nga trakti gastrointestinal. Si e tillë, rekomandohet që këto të merren veçmas nga ushqimet me proteina të larta.

Ilaçe për hipotiroidizëm dhe (çdo) ushqim

Ata që janë diagnostikuar me hipotiroidizëm (tiroide joaktive) shpesh u përshkruhet levotiroksinë (Synthroid) dhe u thuhet ta marrin atë me stomakun bosh. Kjo është për shkak se çdo ushqim mund të bllokojë përthithjen e ilaçit.

Ishujt Maldive do të ndalojnë hyrjen e turistëve izraelitë në shenjë proteste për luftën në Gaza

Një njoftim është bërë me dije nga ishujt Maldive, ku thuhet se do të ndalohen izraelitët të hyjnë në vend në shenjë proteste për luftën që po ndodh në Gaza.

 

Presidenti i Maldiveve Mohamed Muizzu ka vendosur të ndalojë pasaportat izraelite”– njoftoi një zëdhënës i zyrës së tij në një deklaratë, pa dhënë detaje se kur ligji i ri do të hyjë në fuqi.

Në përgjigje, ministria e jashtme e Izraelit rekomandoi që qytetarët izraelitë të mos udhëtojnë më në Maldive, përfshirë dhe izraelitët me shtetësi të dyfishtë.

Zyra e presidentit njoftoi dje se kabineti vendosi të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe për të krijuar një nënkomision për të mbikëqyrur procesin.

Presidenti Muizzu njoftoi gjithashtu një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve të quajtur “Maldvianët në Solidaritet me Palestinën”.

Maldivet kishin ndaluar edhe më parë hyrjen e turistëve izraelitë në vend në fillim të viteve 1990, vendim qëmë pas u ndryshua në vitin 2010.

Maldivet janë një republikë e vogël islamike me më shumë se 1000 ishuj koralë të vendosur në mënyrë strategjike, të njohura për plazhet e saj të izoluara me rërë të bardhë, lagunat e cekëta bruz dhe arratisjet e stilit Robinson Crusoe.

Të dhënat zyrtare treguan se numri i izraelitëve që vizituan Maldivet ra në 528 në katër muajt e parë të këtij viti, 88% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gati 11,000 izraelitë vizituan Maldivet në vitin 2023, që ishte rreth 0.6% e numrit të vizitorëve./The Guardian