15.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Intervista e Ramës për RAI 3, Kulluri hedh poshtë deklaratat: Nuk dha asnjë përgjigje, tha në gjuhë të huaj ato që PD i ka thënë me kohë

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Edvin Kulluri, i ftuar në një studio televizive, foli në lidhje me intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për RAI3.

Ai tha se kryeministri dje nuk ka dhënë asnjë përgjigje, ndërsa shtoi se gjatë emisionit u thanë në gjuhë të thuaj ato që PD i ka thënë me kohë.

“Ajo që ndodh është që pjesa dërrmuese e atyre që thuhen atje ne i dimë. Vendi nuk është në kushte normale nga ana e qeverisjes.

Nuk mund të kemi përfshirje të krimit në nivelet e larta qeverisëse, në momentin që ke këtë status ndërkombëtar.

Këto që u thanë janë të rënda për publikun italian por jo për ne.

Ram dje nuk dha asnjë përgjigje është një njeri që nuk përballet me krizat.

Si mund të thotë kryeministri Ben Ahmetaj nuk ia vlen ta dëgjosh, pyll pa derra nuk ka?

Ky është kompleksi i fajit të Ramës, që nuk përballet dot më me të vërtetat e akumuluara në 11 vite.

Me këtë emision u rikonfirmuan me zë ato që ne i kemi thënë. Dhe ka shumë më keq se kaq.

Ajo që më shqetëson është këmbëngulja e Ramës për të mos mbajtur përgjegjësi, dhe vetëm të mburret me arritje. Krekosesh për 2-3 suksese të kësaj qeverie”, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me protestën e së enjtes, Kulluri tha se opozita e ka të pamundur momentalisht të detyrojë kreun e qeverisë të japë dorëheqjen.

“Kërkimi i dorëheqjes ha diskutim,. Nëse Rama nuk e jep, duhet ta detyrosh nëpërmjet forcës, protestë masive. Opozita në këtë moment që është e ka të pamundur një gjë të tillë. Një qëndrim i tillë radikal kërkon disa kushte. Ne jemi në nisje të punës për të ndërtuar 2025, lidhur me programin dhe gjithë të tjerat. Ende presim një vendim për vulën.

Nuk u arrit asgjë as me çadrat, qe e kemi provuar më parë”, tha ai.

Basha publikon propozimet e PD për reformën e pronës dhe të përndjekurit: Realizmi i tyre shënon ditën e parë të Shqipërisë europiane

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar propozimet e kësaj force politike për reformën e pronës dhe të përndjekurit. Prezantimi i programit është bërë nga Gjergji Hani, Besart Logu dhe Kristina Kaso, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që ka hartuar propozimet për zgjedhjet e ardhshme politike.
Në Kuvendin Programor, Basha e cilësoi përmbushjen e reformës së pronës si “dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.”
“Marrim përsipër brenda 2 viteve të para të qeverisjes tonë, krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për të gjithë pronat e shpronësuara të regjimit komunist të pagueshme çdo vit në masën 1/20, të tregtueshme që nga moment i emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptarë për të gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë. Për të gjithë ata të shpronësuar nga regjimi komunist, për të gjithë ata që e shohin por nuk e prekin dot pronën për shkak të 7501, për të gjithë ata të cilët pronën e kanë parë të zënë e të zhvilluar gjatë procesit të ndërtimeve informale, me një të rënë ne do të marrim përsipër jo vetëm barrën financiare të konsiderueshme por dhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët. Dita kur ky akt, kur kjo reform e munguar do të përmbyllet, është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar, është dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.”- Tha ndër të tjera kryetari i PD Basha në fjalën e tij në Kuvendin Programor.

Propozimet e programit të PD për Reformën e pronës dhe të përndjekurit:

– Rishikimi teresor i Ligiit 133/2015 “PER TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TE PRONAVE” dhe akteve nënligjore ne zbatim.
– Hartimin e një kuadri ligjor te konsoliduar që do te ndërtoje nje skemë efektive në lidhje me zbatimin e vendimeve të ish komisioni dhe të ish agjencisë te Kthim Kompensimit te Pronave, të cilat perbejne titull ekzekutiv.
– Rishikimin e bazës së të dhënave të deritanishëm të krijuar nga ATP.
– Koordinimi me gjykatat sa i takon rasteve të vendimeve të ndryshuara.
– Heqja e taksave dhe tarifave administrative/gjyqësore në procedurat e shpronesimit. Nje hap qe do të lehtësoje procesin për ish-pronaret dhe do të heqë barrat financiare të panevojshme nga supet e tyre.
– Respektimin e të drejtave të palëve të treta në mirëbesim për vendimet përfundimtare. Ne vazhdim Pronari duhet të ketë prioritet mbi palët e treta në keqbesim apo mirëbesim për cështjet qe jane në proçes dhe per ceshtje qe do te lindin në të ardhmen.
– Rregullimi i kuadrit ligjor për kërkesat ende te pa trajtuara. Trajtimi i cili do te behet sipas ligjit te kohes se aplikimit.
– Rregullimi i kuadrit ligjor në lidhje me rastet e interesit publik në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke u përcaktuar rastet e interesit publik dhe duke sqaruar se jo çdo interes kombëtar apo lokal mund te justifikoje një shpronesim.

– Krijimine një data base të vendinmeve përfundimtare sipas Ligjit të Pronës;
– ” Rishikimin e hartës së vlerës, e cila të jetë unike për të gjitha rastet që trajtohen;

– ” Përcaktimin e saktë të faturës financiare për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare;

– Kthimi fizik i plotë i pronës;

– Kompensimi fizik me një tokë tjetër në vlerë të njëjtë.

– Konsolidimi i fondit të tokave për kompensim fizik duke konsideratë edhe fondin e tokave të kaluara në inventar të pushtetit lokal; si dhe pronat e konfiskuara per efekt të ligjit antimafia përfshirë dhe rastet e kontratave PPP apo koncensioneve korruptive.

– Kompensim me vlerë tregu të pronës së pakthyeshme përmes obligacionit shtetëror të emëtuarvetëm për këtë qëllim.

– Thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.

Të përndjekurit
1 . Pajisja me status të përndjekjes politike, të të gjithë
atyre që u pushkatuan, burgosën apo internuan për bindjet
e tyre politike;
2 . Statusi i të përndjekurit politik të përfshihet si vlerë
financiare me të njëjtin vlersim që gëzon statusi I ish
ushtarakut;
3 . Zgjatja e afateve të shqyrtimit të mbi 2000 dosjeve të
prapambetura që kanë mbetur të pavlerësuara nga
Ministria e Drejtësisë.

4 . Mbështetja dhe promovimi i Institutit të të Kujtesës
dhe Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në
bashkpunim me arkivat e ish Sigurimit të Shtetit, me
qëllim bashkërendimin e punës së institucioneve dhe
organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në
mënyrë që të ndikojë në rritjen e vetëdijes së përbashkët
ndaj të shkuarës komuniste dhe pasojave të saj .

5 . Rishikimi i teksteve shkollorë, mbi baza shkencore e
arkivore, të dhëna statistikore, që do të mundësojë një
qasje rreale të brezit të ri, me të shkuarën tonë të afërt.
Qasje kjo që do ti përmbahet storicizmit, duke përjashtuar
cdo interpretim ideologjik të fakteve historike.

6 . Promovimi i “Librave të Ndaluar”, apo akordimi I një
fondi të posacëm për grumbullimin e dorshkrimeve në
version digital për këto vepra që nuk u botuan kurrë për
shkak të censurës së rregjimit komunist ndaj autorëve që
vuajtën nëpër kampe-burgje komuniste apo u vranë për
shkak se kundërshtuan versionin unik të interpretimit të
rrealitetit, të imponuar nga rregjimi komunist.

7 . Rishikim i ligjit për të drejtën e informimit ndaj të
kaluarës komuniste.

8 . Ligj i plotë për Lustracionin mbi pastërtinë e figurës
publike të cdo funksionari.

9 . Krijimi i Muzeut Kombëtar të kujtesës së krimeve të
Diktaturës Komuniste.

10 . Krijimi i një fondi nderi duke rishikuar emërtimet e
shkollave, rrugëve e shesheve apo godinave publike, duke
u dhënë atyre emrat e personaliteteve të shquara të
kulturës, patriotizmit e kontributeve sociale, të cilët kanë
qënë pre e regjimit komunist.

11 . Ngritja në Tiranë e një memoriali për dëshmorët e
lirisë së ndërgjegjies të vrarë gjatë regjimit diktatorial
komunist.

12 . Kthimi në Muze të Kujtesës se kampeve burg të
Spacit, Qafë Barit e atij të Tepelenës, në mënyrë që e
shkuara e errët të shërbejë si paralajmërim për brezat që
vijnë se : “Kur vetëdija e një populli fle, historia e tij pjell
përbindësha”.

13 . Rishikimi i vlerës së dëmshpërblimit të të burgosurve
politikë, që ndonëse ishin dënuar me heqje lirie, u
detyruan me anë të dhunës, e në shkelje qoftë me ligjet e
kohës, ti nënshtroheshin punës së detyruar që ishte sa e
dhunshme po aq dhe çnjerzore.

14 . Rikthim të dinjitetit të mohuar ndaj të përndjekurve
politikë duke I dëmshpërblyer ata brënda mandatit të parë.

15 . Brënda mandatit të parë do të përmbyllet
dëmshpërblimi i plotë për këdo që është gjallë nga të
përndjekurit, duke ndjekur kriterin e moshës

16 . Subvencionim nga ana e shtetit në shërbimet
shëndetësore për moshën e tretë të të përndjekurve
politikë.
17 . Kthimi i banesave e pronave të konfiskuara, aty ku është e mundur, ose konvertimi ekonomik i tyre me vlerën aktuale të tregut.

Postimi i plotë i Bashës:

 

Shqipëria meriton më shumë!
Gjergj Hani, Besart Logu dhe Kristina Kaso prezantuan propozimet e ekipit tonë për dy shtylla identitare të Partisë Demokratike, realizmi i të cilave është detyrim historik:
REFORMA E PRONËS & TË PËRNDJEKURIT

‘Korrupsioni nuk luftohet me komisione, por me mbështetje pa kushte ndaj SPAK”, Lapardhaja: Programi i PD-së i realizueshëm, nëse do të ketë vullnet për të shmangur abuzimet dhe luftuar korrupsionin

Analisti dhe pedagogu Namir Lapardhaja komentoi në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv zhvillimet më të fundit politike, teksa pak nga pak po ndizen motorët për fushatën elektorale në zgjedhjet e 2025.

Fokusi së fundmi ka rënë tek propozimi i PS dhe mazhorancës për një komision bipartizan parlamentar që do të luftojë korrupsionin. Laparadhaja shprehet për Nertil Agalliun se e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin është mbështetja e SPAK dhe GJKKO pa kushte, të cilën PS po refuzon ta bëjë.

‘PD zyrtare ka shprehur skepticizmin ndaj këtij komisioni dhe synimeve të Ramës dhe PS. Por shpreh mbështetjen e saj për SPAK me amendamente. Nga njëra anë Edi Rama dhe PS ngrejnë komisione antikorrupsion nga ana tjetër nuk marrin në konsideratë propozimet e PD. Ka një paradoks, mosbesimi nga palët. Kemi një qeverisje që po përballet me denoncime dhe afera ndërkohë kemi një kryeministër që nuk mban përgjegjësi por në mënyrë hipokrite tenton të ndërtojë komisionet që në fakt nuk e përmirësojnë qeverisjen. Nëse kemi vullnet të luftojmë korrupsion është të mbështesim SPAK dhe GJKKO pa kushte.’

Sakaq, ai shton se qeverisja qelbet nga korrupsioni dhe nuk mund të pritet ta luftojnë atë.

‘Opozita ka bërë gabime në të kaluarën por në rastin e ngritjes së komisionit nuk kemi asgjë transparente. PD është skeptike dhe dyshuese ndaj qëllimeve të mazhorancës dhe PS dhe asaj që Rama kërkon përmes këtij komisioni. Nuk është askush kundër luftës ndaj korrupsionit,.

Peshku qelbet nga koka, nuk mund të ketë qeverisje të korruptuar dhe një kryeministër të ndershëm. Nuk është një mazhorancë në luftë me drejtësinë dhe të luftojë korrupsionin. Ky është problemi. Bojkoti nuk është zgjidhje, por është përballja dhe përplasja e ideve. Nuk ka vullnet as nga mazhoranca për të pasur gjithpërfshirës janë ndërkombëtarët që kanë kritikuar qeverinë dhe mazhorancën kanë kërkuar përfshirje të spektrit politik parlamentar.’

Sa i përket premtimeve të PD-së gjatë prezantimit të programit të shtunën, për 20 mijë euro për çdo familje që lind fëmijën e tretë, Lapardhaja shprehet se paratë nuk mungojnë por keqmenaxhohen duke u vjedhur nga qeveritë.

‘Problemi i madh është se politika i vjedh fondet. Koncesionet dhe tenderat kanë treguar se vetëm një mirë-menaxhim i miliona eurove mund të jepte zgjidhje për bujqësie dhe familjet e reja. Nuk ka asgjë që nuk mund të realizohet nëse ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të aderuar të ardhurat për familjen shqiptare. Opozitat bëjnë premtime, mbetet për tu parë sa do realizohen. Edhe ky premtim është 100% i realizueshëm nëse ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe adresim të prioriteteve.’

Ndëkohë, në lidhje me intervistën e Ramës mbrëmjen e djeshme në Rai 3, analisti thotë se kryeministri ishte i qetë pasi asnjëherë nuk mban përgjegjësi.

‘Edi Rama është gjithnjë i qetë se nuk mban përgjegjësi për asgjë. Edi Rama është lehtësisht i qetë sa kohë SPAK nuk ngre akuzë në bazë të indicieve të atyre, jo mediave, kemi një protagonist si Arben Ahmetaj që ka qenë nr.2. nuk thuhet se sa herë një bashkëpunëtor kapet në gabim të justifikohesh se nuk ka faj kryeministri. E njëjtja gjë ka ndodhur me Tahirin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. E veçanta është ajo që tha Ahmetaj se Rama ka pritur në zyrën e tij personazhe të botës së krimit, që kanë përfituar tendera.’

Së fundmi ai dha edhe një koment për partitë e reja që janë krijuar si dhe për deputetët që kaluan në anën e Berishës.

‘Ata që ikin te Berisha menduan se do kishin të ardhme dhe do bëheshin lider atje. E kanë antropologjike duan ta ngasin autobusin në mënyrë horizontale. Edhe këta që krijojnë parti politike kështu më duken. Këto lëvizje të reja nuk kanë sjellë asgjë të re por kanë shumëfishuar problemet e politikës së vjetër.’

“Në Tiranë, adoleshentët me rroba të rreckosura lypnin për çamçakëz dhe…”- Reportazhi i gazetarit gjerman në “Der Spiegel” në ’81-in: Çfarë ndodhte para stacionit më të afërt të policisë

Vendi është komunist, por pothuajse askund, madje as në Amerikën e Ronald Reganit, nuk janë publikuar karikatura kaq të egra, si të Brezhnevit ashtu edhe të Maos. Heroi kombëtar Skënderbeu, emrin e të cilit mban emrin sheshi qendror në kryeqytetin Tiranë, një klub futbolli dhe një pije alkoolike. Ai ishte një katolik praktikant, i cili u zgjodh nga Papa, për të udhëhequr një kryqëzatë në Tokën e Shenjtë. Por katolicizmi, si çdo praktikë tjetër e fesë, dënohet me ligj edhe posedimi i Biblës, dënohet me vdekje, me pushkatim. Marrja e kredive të huaja, është e ndaluar me kushtetutë. Megjithatë, 200 milionë dollarë erdhën në vend nga Bashkimi Sovjetik, dhe madje, pesë miliardë – sipas Pekinit – nga Kina. 

 

Ajo që konsiderohet një sukses në Shqipëri, është se popullsia është dyfishuar brenda 30 viteve. Në të kaluarën, vetëm një në shtatë banorë, kishte arsim fillor, ndërsa sot, vetëm një në dy fshatarë, zotëron më pak se tetë vjet arsim, që kur Enver Hoxha erdhi në pushtet. Në vend ka 38 akademikë dhe që nga viti 1957, Tirana ka një universitet, me aktualisht 16.000 studentë.

Një “Kopsht i Edenit”, për nga zhvillimi material, ndonëse i krijuar dhe kultivuar me djersën e ballit, të banorëve të tij. Por ata nuk duket se i shpërblejnë mjaftueshëm stalinistët e tyre, për përparimin material. Sido që të jetë, Enver Hoxha, aktualisht po ushtron diktaturën më drakoniane në Evropë, kundër popullit të tij, karakteristikat e së cilës propagandë plus polici, janë evidente kudo.

Shqiptarët sikur të mos e dinin ndryshimin, vazhdimisht kujtohen se kujt ia detyrojnë standardin e tyre të jetesës. Përveç tabelave të rrugëve dhe dyqaneve të gjera, ka vetëm një mbishkrim në të gjithë vendin, në çdo ndërtesë, në pllaka çdo pak kilometra, përgjatë rrugës së fshatit dhe me germa dhjetë metra të larta, edhe në muret e maleve: “Rroftë udhëheqësi ynë, Enver Hoxha” (Lavdi shokut Enver Hoxha), të plotësuar ndonjëherë me slogane për lavdinë e Partisë ose, të “shenjtorëve” Marks, Engels, Lenin, dhe Stalin.

Të vetmet, por masive, reklamat me figura tregojnë liderin, jo me rubashka Stalin, xhaketë Mao, apo uniformë gjenerali, por me vija me jelek dhe kravatë. Me sa shohim, është i vetmi shqiptar që mban një kapele evropianoperëndimore.

Përmbaruesi zbaton besnikërinë ndaj shtetit dhe rendin në çdo cep të rrugës. Vetëm kur një zyrtar godet një çiklist në një makinë nuk mund të shihet asnjë oficer policie. Pasi u përpoq më kot të drejtonte biçikletën, zotëria thjesht vazhdon rrugën.

Sipas deklaratave të të arratisurve, që në asnjë mënyrë nuk e mohojnë rritjen e standardit të jetesës në vend, paqja sigurohet edhe nga një sistem survejimi totalitar, i cili po promovohet gjithashtu nën moton “Ngrini lart vigjilencën revolucionare”!

Edhe në një vizitë të shpejtë në Perandorinë e Enver Hoxhës, shfaqen kampe me kulla vrojtimi të pajisura me mitraloz dhe, pak para Shkodrës (Scutarit) në veri, madje dyqind ekipe punëtorësh të detyruar me kokë të rruar, që hapnin një kanal kullues, ruheshin nga një qindra metra larg, nga një zinxhir pushkatarësh me uniformë ushtarake, të gjithë në gatishmëri të plotë.

Ata intelektualë, të cilëve dikur Enver Hoxha i shfrytëzoi si poliglotë, dhe kozmopolitë, tashmë janë veçanërisht të prekur nga represioni. Ata janë krejtësisht të shkëputur nga pjesa tjetër e botës intelektuale, dhe çensura nuk lejon të kalojë asnjë tekst i shtypur, që mund të jetë shqetësues.

Hijet e së kaluarës, në shekullin që lame pas, reaksionarët helmuan një mësues që kishte kontrabanduar abetare ABC nga jashtë në Shqipëri. Teatri i Durrësit mban emrin e aktorit të Berlinez të viteve 20-30, Aleksandër Moisu, babai i të cilit, vinte nga Shqipëria.

Megjithatë, asnjë nga pjesët në të cilat ai u shfaq nën regjisorin Max Reinhardt, nuk është luajtur ndonjëherë në Durrës. E vetmja librari për letërsinë ndërkombëtare në Tiranë, ofron rreth 50 tituj, një e katërta e të cilëve vijnë nga jashtë: libra të specializuar nga Republika Demokratike Gjermane.

Ashtu si në Revolucionin Kulturor të Kinës, çdo maturant duhet të bëjë punë fizike në fshat ose në një fabrikë, para, gjatë, dhe pas studimeve, në të njëjtën kohë duke testuar përkatësinë e tij politike. Pavarësisht se sa i talentuar mund të jetë në lëndën e tij, ai nuk lejohet të vazhdojë të mësojë, nëse provon se është ideologjikisht jo i besueshëm për kolektivin.

“Revolucioni i Madh Proletar Kulturor” i Maos, i ofroi Hoxhës mundësinë, për një akt terrori kundër nevojave fetare të popullit, të cilin regjimi me sa duket, nuk mund ta përballonte më, veçse duke sulmuar kishat dhe xhamitë. Fetë e ndryshme, shpjegon një vëzhgues, në Shqipëri “ku uniteti”, i popullit është i rrezikuar, sikur të ishin shpallur kushte, si ato në Liban.

Më 6 shkurt 1967, ndërsa bota vështronte tërbimin e Gardës së Kuqe në Kinë, Enver Hoxha, pa tërhequr shumë vëmendjen jashtë Shqipërisë, u bëri thirrje nxënësve të shkollave të mesme, të sulmonin objektet fetare. Ata pushtuan 2200 shtëpitë e kultit në vend, disa i kthyen në salla vallëzimi, muze, magazina, dhe rrafshuan shumicën e tyre.

Ishte një shpërthim për gjimnazistët e Durrësit! Ata ishin të parët që u lejuan të tërhiqnin zvarrë mullahët dhe priftërinjtë nëpër rrugë dhe t’i tallnin, t’i vendosnin në “punë produktive” ose t’i çonin para një “gjykate popullore”. Edhe kjo ka traditë. Në kohën romake, të krishterët e parë, u hodhën te luanët në amfiteatrin e Durrësit.

Shqipëria e Enver Hoxhës, një vend i izoluar në të cilin kur erdhi në pushtet në vitin 1944, mbi dy të tretat e banorëve ishin muhamedanë dhe pjesa tjetër ishin të krishterë ortodoksë dhe katolikë, nuk ka më një vend të vetëm adhurimi. Shqipëria e Hoxhës, është (sipas vetëvlerësimit të saj) “shteti i parë ateist në botë”.

Disa monumente arti mbetën në këmbë, kapela të periudhës bizantine, Xhamia e Haxhi Et’hem Beut në Tiranë. Por ato janë vështirë të arritshme, madje edhe kur krye-arkeologu shqiptar, dëshiron t’i tregojë thesaret një grupi shkencëtarësh nga perëndimi, që kanë ardhur enkas për këtë qëllim në qytetin e vjetër të Beratit, ka një debat të ashpër, me oficerin vendas të Sigurimit të Shtetit.

Pas një ore, ndoshta pasi e pyetën ministrinë, portat u hapën kur bizantinistët hasën në rrënoja dhe mbeturina, para afreskeve të zbuluara.

Agjitatori shqiptar tregon me krenari Katedralen e Shkodrës, e cila është shndërruar në një “sallë të bukur sportive”. Dritaret e larta me hark, janë gërshetuar me tulla, kullat janë prerë dhe hekuri i valëzuar, tani mbulon neosin. Manastiri vendas françeskan, u dogj nga komunistët ateistë në vitin 1967 dhe Peshkopi i Shkodrës, Çoba, siguroi jetesën, si shtytës i qerreve.

Në Shkodër, ekziston edhe një “Muze ateist”, jo aq i mobiluar me prona të vjedhura kishtare, sa ai në ish-Katedralen e Leningradit të Zojës së Kazanit, por në të njëjtin stil të Der Sturmer, postera, foto, armë të zbuluara, të konfiskuara, objekte përkushtimi dhe kështu me radhë, Bibla të kontrabanduara nën fjalët e Marksit, të keq-cituara në mënyrë zbuluese: “Feja është opium për njerëzit”.

(Marx: “Feja është psherëtima e) (krijesës së trazuar, mendjes së një) (botës së pashpirt, siç është shpirti) (kushtet pa mendje. Është) (opiumi i njerëzve”).

Ekspozitat u mësojnë besimtarëve të rrethuar shkodranë, se feja është joshkencore, kontradiktore dhe e pandershme; “Kisha, ky trafikant ndërkombëtar droge, justifikoi dhunën dhe shfrytëzimin, u pasurua në kurriz të popullit dhe herë pas here bashkëpunoi me fashistët”.

Një idhull ende i vlefshëm, ideologjia e të cilit kishte të meta të ngjashme dhe partia e të cilit, kreu të paktën të njëjtat mëkate, qëndron në granit, pak metra larg kësaj dhome tmerresh: Stalini.

Duke ndjekur shembullin e tij, ky shtet i kuq, po përpiqet gjithashtu për një nacional-socializëm të fortë, si një ideologji zëvendësuese për fenë e braktisur dhe feston heronjtë kombëtarë të së kaluarës, siç ishte princi feudal Skënderbeu, i cili rezistoi turqve 500 vjet më parë (në fund pa sukses). Dhe ndërsa flamuri kombëtar tregonte një beze të kuqe, me shqiponjën e zezë në të.

Pasardhësi i Skënderbeut, Enver Hoxha, kohët e fundit e ka shtrirë historinë e popullit të tij, në kohën romake, ngjashëm me kolegun rumun, Çaushesku, i cili për këtë qëllim i shpalli dakët, si paraardhësit e drejtpërdrejtë, të rumunëve të sotëm.

Në rastin e Hoxhës, janë ilirët që u zhdukën nga historia më së voni në shekullin e pestë pas Krishtit, por disa nga gjuha e tyre krejtësisht e panjohur, thuhet se jetojnë në shqipen moderne. Ashtu si me dakët e Rumanisë, është e rëndësishme që paraardhësit ilirë (të ri zbuluar në shekullin e XIX-të), nuk ishin sllavë.

Jeta e përditshme në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë së Enver Hoxhës, vazhdon të na kujtojë të kaluarën, veçanërisht atë muhamedane. Sipas zakoneve të mira të vjetra, punët e rënda bujqësore dhe ndërtimi i rrugëve, u rezervohen grave. Nën shamitë masive të bardha, që duken si një hije, ata përkulen zbathur në fusha dhe ia dorëzojnë të korrat mbikëqyrësit, në buzë të fushës, për t’i peshuar dhe për t’u kredituar në buxhetin e tyre personal.

Në mes të ditës, të rinjtë e aftë shëtisin në tufa përgjatë rrugëve dhe popullojnë kafenetë (në të cilat nuk ka gra). Me sa duket, ata janë punëtorë me turne, një shpjegim që u dëgjua edhe në Jugosllavi dhe Kinë, përpara se atje të pranohej papunësia masive. Në konferencën e partisë në nëntor, Hoxha pranoi gabimet strukturore. Duhen bërë përpjekje për të krijuar vende pune “aty ku janë njerëzit”.

Në qytete ata jetojnë në banesa të pa suvatuara, të ngrohura me dru, të cilat i ngjajnë lagjeve të varfra edhe kur janë përfunduar. Një familje me dy fëmijë, merr dy dhoma. Sipas planit, mesatarisht pesë persona, jetojnë në çdo apartament të ri.

Meqenëse lidhja familjare është ende e paprekur, të afërmit mblidhen kur është e mundur, për shembull, dy vëllezër marrin një apartament më të madh, me të afërmit e tyre dhe nëse të gjithë të rriturit fitojnë para, ata blejnë një televizor së bashku. Është klasifikuar si mall luksi, në tabelën e mallrave zyrtare dhe të kushton pagën mesatare, prej dy vitesh punë.

Punëtori shqiptar, mundohet mesatarisht në ditë për një kile mish, tre orë për një kilogram fruta ose, një furçë dhëmbësh dhe një javë, për një palë këpucë plastike, po aq kohë, sa për një muaj në një çerdhe (ushqim përfshirë).

Çdo vit, ai shpenzon një ose dy rroga, për librat shkollorë të një fëmije. Shteti paguan tarifat e shkollimit, vetëm nëse prindërit e studentit, janë të paprivilegjuar. Si në të gjitha vendet socialiste, ilaçet kushtojnë dhe jo pak; Pacientët janë në radhë, para spitalit të Durrësit.

Nënat marrin deri në 36 ditë pushime në vit, nëse një fëmijë i vogël sëmuret, si dhe pushim nga puna, çdo tre orë për të ushqyer foshnjën e tyre me gji. Emancipimi i gruas tregohet – si kudo në socializmin real – kryesisht në pjesëmarrjen e tyre në punën me pagë. Arritja e Shqipërisë: Vajzat rekrutuese me uniformë, me një hark të kuq në kapelë, si shenjë gjinore, marshojnë mbi rrugët me zhavorr të Shqipërisë, nën komandën e një rreshteri (mashkull) me karabinë.

Është e vështirë të imagjinohet se kjo mënyrë jetese, është qëllimi i dëshiruar i studentëve rebelë në Prishtinë, kryeqyteti i “Krahinës Autonome” të Kosovës, në Republikën Jugosllave të Serbisë. Është e vështirë të imagjinohet, se ata do të dëshironin të shkëmbenin të drejtat e tyre, si qytetarë të Jugosllavisë, si liria e udhëtimit dhe toka bujqësore private, për sigurinë social-totalitare, të Shqipërisë.

Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se Shqipëria – siç pretendon Beogradi – i do vërtet ata: Ribashkimi i dy shteteve socialiste, njëri prej të cilëve është rreptësisht stalinist dhe tjetri me orientim, më social-demokrat, sjell me vete përfitimin e një potenciali të rrezikshëm protestues për Shqipërinë. Sepse në Jugosllavi, jetojnë rreth gjysma e shqiptarëve, sa në vetë Shqipërinë.

Tingëllon e besueshme kur Enver Hoxha këmbëngul – siç bëri kohët e fundit në konferencën e partisë së tij – se Shqipëria nuk po përpiqet për unitet, por se i takon vetë kosovarëve, të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të formojnë republikën e tyre shqiptare, brenda shtetit të Jugosllavisë.

“Shqipëria nuk po mendon për një zgjidhje të dhunshme, shpjegon akademiku Aleks Buda. Kjo do të thotë: “Në çdo rast, Lufta e Tretë Botërore, nuk do të shpërthejë këtu. Bunkerët, sipas Budës, presin dhe “nuk bëjnë asgjë”.

Një Shqipëri e Madhe në fakt, do të duhej të fillonte nga e para, domethënë të riedukonte çdo të tretën qytetar, larg Allahut dhe drejt Hoxhës. Besnikëria e shqiptarëve, të cilët janë nënshtruar prej 35 vitesh, është tashmë e pasigurt.

Kur bie mbrëmja, në vend-banimet e “bijve të shqiponjave”, shqiptarët kërkojnë lirinë e tyre. Gratë e martuara ecin pranë burrave të tyre (të dashuruarit nuk duken), me ngjyrë të kuqe në buzë dhe me këpucë me taka të larta, jo saktësisht konform sistemit.

Më 1 nëntor, Hoxha e quajti; “një problem të madh ideologjik” dhe “një të keqe të madhe”, “mentalitet dhe mënyra të të menduarit si mikroborgjez, që kanë rrënjë të thella në vendin tonë”. Mbi të gjitha, “masat e mëdha të të rinjve, ende nuk janë ngurtësuar nga serioziteti i jetës”.

Nën mbulesën e errësirës, ​​i huaji pyetet me kujdes nëse do të dëshironte të shiste orën e tij. Adoleshentët me rroba të rreckosura, lypin për çamçakëz dhe shpejt zhduken në një rrugë anësore, përpara stacionit më të afërt të policisë, vetëm për t’u rishfaqur njëqind metra më tutje, për të pyetur përsëri.

Në blloqet e banesave të një vend-banimi punëtorësh në Durrës, shumica e antenave televizive, nuk janë të drejtuara nga Lindja, drejt transmetuesit qeveritar Tirana (katër orë politikë dhe sport çdo ditë), por drejt Italisë, drejt Perëndimit.

Edhe nëse gjithçka tjetër është ndryshe në Shqipëri – shqiptarët nuk janë njerëz të ndryshëm, se kudo në vend tjetër. Në qytetin e Sarandës, sekretari i partisë së rrethit, po organizon një festë për 200 të ftuar. Gjysma ulen në tarracën e hotelit në sfond – vetëm burra. Shefi, me shirita, i përshëndet një nga një, me një shtrëngim duarsh, të hirshme.

Por çiftet e përzgjedhura që ulen në pistën e kërcimit, hanë e pinë, marrin puthje në faqe, nga punëdhënësi i tyre. Pas një kënge ku ngrihet lart kulti i Enver Hoxhës, ata kalojnë në tango, sirtaki – kufiri grek nuk është larg – dhe kolo serbe, ku shoferi i sekretarit të partisë së rrethit, lejohet të kërcejë në tete.

Makina e sekretarit të partisë së rrethit, një “Mercedes”, është e parkuar para hotelit.

Marx: “Feja është psherëtima e krijesës së shtypur, mendja e një bote të pashpirt, ashtu siç është fryma e kushteve pa mendje. Është opiumi i popullit”! Nga Fritjof Meyer, Memorie.al

“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha shpërndan video nga programi për turizmin dhe planifikimin urban: Heqim pagesën në Rrugën e Kombit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë prezantimin e ekspertëve Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj për turizmin, mbrojtjen e ambjentit, zhvillimin dhe planifikimin urban.
Ndër zotimet e PD për këtë sektor është vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian dhe rehabilitimin e disa akseve kryesore të vendit. Një tjetër zotim i PD është edhe heqja e pagesës në rrugën e Kombit.

Disa nga propozimet e programit të Partisë Demokratike:

– Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturave kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike
– Heqim pagesën për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqipetarëve të Kosovës e në këtë mënyrë kontribuojmë rritjen e përfitimeve ekonomike në dy anët e kufirit.
– Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec- Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor në balancimin dhe orientimin e këtij sektori drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo do të arrihet në dy prioritete madhore
– Duke fuqizuar zinxhirin e vlerës së turizmit në burime njerëzore, në ofrimin e mundësisë së punësimit por edhe kualifikimit të çdo hallke të turizmit.
– Si dhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të konsumit turistik, sic janë produktet bujqësore dhe blegtorale për ta mbajtur origjinal dhe për të krijuar identitetin e markës turistike Shqiptare.
– Partia Demokratike do të hap 4 shkolla profesionale me fokus turizmin ne këto qytete: Korcë,Shkodër,Berat,Gjirokastër.

– Krijimi i Fondit të Mjedisit, ku cdo e ardhur nga taksimi mbi pasojat mjedisore do të destinohet direkt për eleminimin e asaj pasoje, sic është aktualisht psh taksa mbi ndotjen që shkakton cdo litër karburant. Pra, Fondi Mjedisor do të jetë një rrjedhje transparente, lehtësisht e idnetifikueshme e cdo qindarke: nga burimi i të ardhurave e deri tek përdorimi në mjedis.

Më poshtë postimi i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë!
Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj prezantuan një plan të integruar dhe ambicioz për:
TURIZMIN, MBROJTJEN E AMBJENTIT, ZHVILLIMIN & PLANIFIKIMIN URBAN

“Paratë e korrupsionit do t’ua japin qytetarëve”, Pampuri: Si e realizojmë programin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se programi i prezantuar nga PD është plotësisht i realizueshëm pasi ka kaluar një kohë të gjatë konsultimesh me ekspertë të të gjitha fushave.

Sipas saj, nëse paratë që sot paguhen për koncesione apo PPP korruptive do të mirëmenaxhoheshin, do të shkoni për të plotësuar nevojat e qytetarëve.

“Është një program i realizueshëm pasi ka kaluar në një kohe të gjatë konsultimesh me ekspertë të të gjitha fushave përpara se të prezantohej. Është një program për të plotësuar nevojat e shqiptarëve, duke nisur që nga taksat, programi social, ekonomik. Çdo pikë ishte aq e prekshme sa ka nxitur optimizmin që kjo Shqipëri me të gjitha ato pika mund të bëhet më e mirë. Shqipëria po shkon drejt shpopullimit dhe për të nxitur çiftet e reja, 30 mijë çifteve do ju subvencionohet kredia plotësisht, ju mundësojmë shqiptarëve që mos të kemi këtë numër të ulët të lindshmërisë. 20 mijë euro për fëmijën e tretë është një mundësi për t’i mbështetur. Sot po përballemi me një keqmenaxhim të fondeve, 53 mln euro shkojnë për koncesione dhe PPP që nuk japin asnjë rezultat, të gjitha këto para nëse do mirëmenaxhoheshin do shkonin në shërbim të nevojave të qytetarëve”, tha Pampuri.

“Kushdo që konsiderohet nga Pekini si kritik i regjimit, ta mendojë dy herë përpara se të udhëtojë në Serbi”- Analiza e REL: Marrëveshjet e Beogradit me Kinën dhe ndikimi i tyre

Marrëveshjet që u nënshkruan në Serbi gjatë vizitës së udhëheqësit kinez, Xi Jinping, muajin e kaluar, mund ta kufizojnë lirinë e medias në këtë vend dhe ta rrisin shtrirjen e Kinës, paralajmërojnë ekspertët dhe aktivistët që folën për Radion Evropa e Lirë.

 

“Unë mendoj se kushdo që konsiderohet nga Pekini si kritik i regjimit, duhet të mendojë dy herë përpara se të udhëtojë në Serbi”, thotë Laura Harth, nga organizata për të drejtat e njeriut Safeguard Defenders.

Harth i referohet kështu një marrëveshjeje për ekstradim, të nënshkruar në Beograd, gjatë vizitës shtetërore të Xisë më 7 dhe 8 maj.

Ajo është një prej 28 marrëveshjeve të nënshkruara ato ditë mes Pekinit dhe Beogradit, të cilat lidhen me një varg çështjesh – nga infrastruktura deri tek energjia.

Por, është pikërisht marrëveshja për ekstradimin ajo që i ndezi kambanat e alarmit mes aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët thonë se mungesa e pavarësisë gjyqësore në Serbi mund t’i hapë derë abuzimit nga zyrtarët kinezë.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje ekstradimi me Kinën, në vetvete, nuk është i diskutueshëm, por çështja është se si do të zbatohet”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Petar Vidosavleviq, nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut.

Gazetarët e pavarur shprehën shqetësime të ngjashme edhe për marrëveshjet e bashkëpunimit, që u nënshkruan nga tri mediat kryesore proqeveritare të Serbisë dhe shërbimi për shtyp i presidentit Aleksandar Vuçiq bashkë me China Media Group – organin që mbikëqyr transmetimet e radio-televizionit shtetëror të Kinës.

Ndërsa teksti i këtyre marrëveshjeve nuk u bë plotësisht publik dhe ato do të duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Serbisë për të hyrë në fuqi, aktivistët paralajmërojnë se marrëveshjet – kur kombinohen me përkeqësimin e mjedisit mediatik të Serbisë – mund ta zvogëlojnë më tej hapësirën për informacione të pavarura në këtë vend.

“Frika është se kjo do të çojë në një rritje të narrativave anti-evropiane në të gjithë Ballkanin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antoinette Nikolova, drejtoreshë e Iniciativës për Media të Lira Ballkanike.

“Mjedisi serb i informacionit tashmë është i ngopur me propagandë ruse dhe tani do të bëhet vend edhe i narrativave kineze”, thotë ajo.

Pjerrësi e rrëshqitshme drejt ekstradimit

Serbia ka të nënshkruara traktate ekstradimi me shumë vende, si: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bjellorusia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Por, në pesë vjetët e fundit, gjykatat në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ndaluan së zbatuari kërkesat për ekstradim nga Kina, për shkak të dyshimeve se personi – ekstradimi i të cilit kërkohej – do të përballej me represion, abuzim dhe hakmarrje jashtëgjyqësore.

Sipas organizatës Safeguard Defenders, Kina ka nënshkruar më shumë se 60 traktate dypalëshe për ekstradim me vende të ndryshme në botë dhe më shumë se 40 prej tyre janë ratifikuar nga parlamentet kombëtare.

Prej se Xi ka marrë pushtetin në fund të vitit 2012, Safeguard Defenders ka evidentuar rreth 70 përpjekje të Qeverisë kineze për kthimin e 400 personave në Kinë përmes procedurave të ekstradimit.

Shumica e tyre kanë qenë në Evropë dhe kërkesat për ekstradim janë konsideruar të dobëta sa i përket bazës ligjore.

Marrëveshja e re e ekstradimit pritet të forcojë edhe një rrjet më të gjerë të rregullimeve ligjore që Beogradi ka nënshkruar me Pekinin në vitet e fundit.

Në vitin 2019, Serbia dhe Kina nënshkruan një marrëveshje për patrullime të përbashkëta policore mes dy vendeve, që u mundësoi oficerëve kinezë të punonin së bashku me homologët e tyre serbë, për adresimin e fluksit të turistëve dhe punëtorëve nga Kina në Serbi

Beogradi ishte, gjithashtu, një prej 54 “stacioneve policore” kineze jashtë vendit, të cilat operoheshin nga autoritetet kineze, për t’iu bërë presion qytetarëve që të ktheheshin në Kinë.

Ndërsa shumica e rasteve të dokumentuara nga stacionet e policisë jashtë shtetit duket se ishin të dyshuar për krime si mashtrimi apo korrupsioni, disidentët raportuan, po ashtu, se stacionet e tilla janë përdorur për t’i monitoruar dhe kërcënuar ata.

Safeguard Defenders, organizata që i dokumentoi stacionet për herë të parë, tha se stacioni kinez në Beograd është përdorur për një rast të kthimit të detyruar.

Duke i cituar dokumentet e Qeverisë kineze, OJQ-ja tha se, në vitin 2018, një shtetas kinez që jetonte në Beograd dhe u identifikua vetëm si Xia, u akuzua për vjedhje në Kinë dhe “u bind që të kthehej”.

Sipas grupit për të drejtat e njeriut, ai u identifikua nga stacioni i Beogradit dhe u kontaktua përmes platformës kineze të mesazheve, WeChat, ku përfundimisht u “bind” të kthehej në Kinë, pasi fillimisht hezitoi të largohej nga Serbia.

Marrëveshjet e ekstradimit janë të zakonshme në mbarë botën, por ligji ndërkombëtar kërkon që ato ta ndjekin edhe parimin e moskthimit, i cili e ndalon një vend që ta kthejë dikë në një vend ku ekziston rreziku për t’iu nënshtruar persekutimit, torturës ose shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut.

Vidosavleviq thotë se marrëveshja e re është shqetësuese, marrë parasysh gatishmërinë e Beogradit për t’iu përmbajtur kërkesave për ekstradim, pavarësisht nëse ato e përmbushin ose jo parimin e moskthimit, dhe përmend këtu disa shembuj të kaluar me Turqinë.

Harth nga Safeguard Defenders thotë se marrëveshja dërgon mesazh shqetësues edhe për qytetarët kinezë jashtë vendit të tyre.

“E gjithë kjo shkakton një ndjenjë të shtuar frike në komunitetet e diasporës kineze, të cilat po marrin mesazhe nga Pekini se mund të arrihen kudo”, thotë ajo.

Bashkëpunimi mediatik

Prej se Xi ka nisur projektin e tij të politikës së jashtme, Brezi dhe Rruga (BRI), një dekadë më parë, ai është përqendruar në financimin dhe ndërtimin e projekteve të infrastrukturës në mbarë botën. Shtrirja e mediave kineze ka qenë, gjithashtu, në fokus.

Në një forum të BRI-së në tetor të vitit 2023, China Media Group – një kompani ombrellë që mbikëqyr entitetet shtetërore të medias, si agjencia e lajmeve Xinhua, Rrjeti Global i Televizionit (CGTN) dhe China Radio International – bëri të ditur se ka nënshkruar kontrata me 682 organizata mediatike në 151 vende të botës dhe se ka transmetime në më shumë se 40 gjuhë.

Marrëveshjet e nënshkruara më 8 maj në Beograd vendosën bashkëpunim mes China Media Group dhe tri mediave proqeveritare serbe: Radio-Televizionit të Serbisë, gazetës së përditshme Politika dhe agjencisë së lajmeve Tanjug.

Tamara Skroza, gazetare dhe anëtare e Këshillit të Shtypit – një organ që monitoron etikën e gazetarisë në mediat serbe – thotë se marrëveshjet me mediat serbe nxjerrin në pah mungesën e transparencës në bashkëpunim.

“Nuk jemi të sigurt për shtrirjen [e bashkëpunimit], si dhe për kufizimet me të cilat mund të përballen këto media, për shkak të marrëveshjeve të tilla… nëse ato do të ndikojnë në qëndrimin e tyre editorial apo nëse është, thjesht, një shkëmbim i drejtpërdrejtë i përmbajtjeve”, thotë ajo për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Skroza shton se narrativat ekzistuese prokineze në Serbi, do të bëhen “edhe më të theksuara pas nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve”.

Organizata mbikëqyrëse e mediave, Reporterët pa Kufij, e radhiti Serbinë të 98-ën në mesin e 180 vendeve të listuara në Indeksin e saj të Lirisë së Shtypit për vitin 2024.

Kjo ishte pozita më e ulët e Serbisë që nga krijimi i indeksit në vitin 2002.

Tanjug dhe Politika nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për komente, ndërsa Radio-Televizioni i Serbisë tha se ka qenë i angazhuar në lloje të ndryshme partneriteti me kompanitë mediatike kineze që nga viti 2013.

Kanalet e kësaj kompanie, gjithashtu, kanë një termin dedikuar dokumentarëve kinezë që nga viti 2017.

“Deri më tani kemi transmetuar më shumë se 200 dokumentarë kinezë, që mbulojnë aspekte të ndryshme si: historia [e Kinës], zakonet, kuzhina, kultura, zanatet specifike, monumentet dhe jeta e përditshme”, tha një zëdhënës i kompanisë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se marrëveshja e re përqendrohet në mënyrat për “lehtësimin e shkëmbimit të përmbajtjes dhe nxitjen e bashkëprodhimeve”.

Sipas tij, kompania ka marrëveshje të ngjashme edhe me transmetues nga Bullgaria, Turqia, Azerbajxhani dhe Hungaria.

Skroza thotë se shkëmbimi i përmbajtjes me tema kulturore nuk është problematik, por se marrëveshja është shqetësuese nëse çon në një paraqitje të censuruar dhe të shtrembëruar të jetës dhe politikës në Kinë, si dhe të politikave të Pekinit në të gjithë botën.

“Problemi nuk është në atë që do ta paraqesin në programet e tyre, por në atë që nuk do ta paraqesin”, thotë Skroza.

“Nëse shfaqim vetëm imazhe të folklorit dhe të natyrës kineze, ne, në fakt, nuk po i informojmë qytetarët e Serbisë për situatën reale”, përfundon ajo./REL

Deputeti i Rithemelimit, Xhelal Mziu merret në pyetje në SPAK për abuzim me tenderat

Deputeti i Rithemelimit, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

 

Raportohet se deputeti është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Xhelal Mziu raportohet se ka dhënë shpjegime në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderat gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Kamëz.

Nisin “ethet” e maturës, vetëm 70% e sallave të provimeve nën vëzhgim! Bllokues valësh e kamera, ja masat e marra

Nga sot e për tri javë me radhë rreth 28 mijë maturantë do t’u drejtohen qendrave të provimit për të testuar dijet në tri lëndë me detyrim, anglisht, gjuhë shqipe e letërsi dhe matematikë për ta përmbyllur me një lëndë me zgjedhje në datën 24 qershor.

Nga viti i kaluar do të jenë dy mijë maturantë më pak, teksa pritet që deri në fund (me plotësimin e Formularit A2) numri të firojë me ata që rezultojnë mbetës në provime apo ata që kanë zgjedhur t’ia mbathin në një universitet jashtë.

Procesi i maturës shtetëror nisi dhe u prezantua me pompozitet të madh si diçka rigoroze, por mbetet për t’u parë deri sot në mesditë nëse teza do të arrijë të rrjedhë nga sallat para se të dalin maturantët.

Bllokues valësh telefonike e kamera vëzhgimi janë vënë edhe sivjet për të monitoruar e penguar depërtimin e informacionit, por jo në masën 100 për qind për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë për të gjithë.

MASAT E MINISTRISE

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2 mijë e 900 mësues e punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug”, deklaroi ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dje në takimin me monitoruesit e provimeve të MSH 2024 duke dhënë më tej detaje të tjera dhe masa të marra për mbarëvajtjen e këtij procesi që përfshin gjithë maturantët në rang vendi.

Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Për monitorimin dhe administrimin e procesit do të angazhohen më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë mësues, administratorë provimesh dhe staf të MAS dhe strukturave të varësisë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta. Gjithashtu janë 230 administratorë për monitorimin dhe vlerësimin e mbarëvajtjes së testimeve në të 144 pikat e provimeve”.

Fjalën e saj, Manasitrliu zgjodhi ta mbyllte me një paralajmërim për administruesit që s’janë veçse mësues të trajnuar për monitorimin e provimeve. Duke iu kujtuar rregulloren e MSH, ministrja paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë ta thyejnë atë.

Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh”.

Provimet e maturës do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, dhe do të zhvillohen në salla të mëdha. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Politikave Arsimore Parauniversare, Zamira Gjini vetëm rreth 70 për qind e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që do të monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Nga MAS janë marrë masa që të zhvillohet në standardet më të larta, në mënyrë që procesi të jetë i njëjtë i barabartë për maturantët. Provimi në salla, por edhe në ambiente palestrash. Dua të garantoj maturantët që testet janë hartuar në bazë të programit orientues që ato kanë të maturës shtetërore me të cilin ato kanë punuar. Janë teste të të njëjtit model që ato kanë punuar dhe zhvilluar më parë në shkollat e tyre. Është i hartuar me të tre nivelet e arritjeve, dhe secili maturantë do të marr atë që meriton sipas përgjigjes që do të jap në testin e maturës shtetërore”.

Pas testit të sotëm vjen ai i Gjuhës shqipe e Letërsisë pas një jave, në datën 18 provimi i matematikës për ta përmbyllur më 24 qershor me provimin e një lënde që maturantët e kanë zgjedhur kohë më parë.

“100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë”/ Basha shpalos propozimet për bujqësinë: Fermerët do të dalin nga errësira ku i ka futur qeveria Rama

Ditën e djeshme Rexhep Uka, Ndoc Fasllia, Uran Abazi dhe Entela Hodaj Çeliku prezantuan vizionin dhe programin e Partisë Demokratike për bujqësinë.
Angazhimet konkrete për këtë sektor u trajtuan edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili synim kryesor shprehu mbështetjen çdo vit me 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural dhe përfituesit do të jenë fermerët shqiptarë.
Kreu i PD tha se nga kjo paketë përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere dhe do i ndihmojnë të dalin nga errësira, nga varfëria dhe nga stanjacioni ku i ka përfshirë Edi Rama dhe qeverisja e tij.

Ndërsa profesionistët e mirënjohur në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural detajuan pikat e programit.

Ja disa prej tyre:

1. Subvensionet ne bujqesi, duke filluar nga viti i pare i qeverisjes, do te arrijne ne 100 milion Euro, ose nje rritje tre here me e madhe se sa buxheti vjetor qe jepet sot ne kete sektor.

2. E gjithe skema e subvensionit ne bujqesi, do ti nenshtrohet nje reforme totale, duke ndryshuar limitet per perfitim, duke thjeshtuar burokracine per aplikim, si edhe duke hequr te gjitha kufizimet per perfitim nga fermeret.

3. Kjo do te beje te mundur qe çdo vit, nga skema e subvensionimit, te perfitojne mbi 150 mije fermer, ose 10 here me shume se sa numri aktual i fermerve perfitues.

4. Pjese e skemave te subvensionit, do te jete edhe financimi per imputet bujqesore si farera, fidane, plehra kimike, pesticide, kafshe race etj,

5. Kjo do te beje te mundur uljen me 30-40 % te kostos se prodhimit ne bujqesi, duke rritur ndjeshem nivelin e konkurueshmerise se prodhimit vendas.

6. Ne skemat e subvensionimit, vemendje e veçante do ti kushtohet mbeshtetjes se aktiviteteve ne sektorin e agroturizmit, si dhe prodhimit te produkteve lokale, autoktone, qe i sherbejne zhvillimit te ketj sektori.

7. Nepermjet skemave te subvesionimit, do te mbeshtetet marrja e kredive nga fermeret dhe agroperpunuesit, per futjen e teknologjive te reja ne prodhim dhe agroperpunim.

8. Pjese e programit te pervitshem te subvensioneve, do te jete edhe pagesa deri
ne 50 % e primit te sigurimit te prodhimit bujqesore nga fatkeqesite natyrore.

Postimi i Kreut të PD:

Shqipëria meriton më shumë!
Rexhep Uka, Ndoc Fasllia, Uran Abazi dhe Entela Hodaj Çeliku prezantuan programin tonë për një rritje ekonomike të qëndrueshme duke i dhënë mbështetjen që meritojnë:
ZHVILLIMIT RURAL, FERMERËVE & BUJQËSISË