32.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

‘Bomba’ e gazetës BILD: Hetuesit gjermanë kanë në shënjestër familjen e Ramës! Olsi i përfshirë në trafik kokaine në Hanover

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, lëshon ‘bombën’ në një shkrim ekskluziv të publikuar sot në versionin print.

Gazeta shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës.

Sipas tyre, Olsi Rama është i përfshirë në një çështje të trafikut të kokainës në Hanover të Gjermanisë.

Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama.

Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri,” shkruan gazeta.

Bashkë për Çamërinë!

Nga Azgan Haklaj

80 vjetori i masakrës greke kundër popullsisë çame me dt 27 qershor 1944 ku u dëbuan e u masakruan rrugës mijëra vetë është jo vetëm një moment komemoracioni por së pari një shkas për një refleksion të thellë e serioz nga cilido shqiptar e sidomos nga politika.
Çamëria pësoi një genocid masiv, të organizuar e orkestruar nga shteti dhe kisha greke duke futur në lojë edhe banda andarte e pashpirt duke realizuar një Holokaust të dytë në zemër të kontinentit.
Historia deshmon se kjo masakër nuk ishte një rast i vetmuar por sistematik filluar që nga Konferenca e Londres e vitit 1913-të e cila padrejtësisht shkeputi nga trupi i kombit trojet etnike të Çamerisë.
Kjo fushatë kundër popullsisë çame u bë një rit i përditshëm e i përvitshëm për të kulmuar në vitet 40-të ku 5000 burra çam u burgosën u torturuan e u syrgjynosen në ishujt e Egjeut me fuqinë e ushtrisë greke dhe vendimin e Dhespotit të Janinës Spiridoni.
Masakra e 80 viteve më parë ku u masakruan mijëra vetë me dt 27 qershor 1944 është makabriteti më i tmerrshëm dhe për koinçidencë e njëjta strategji pothuajse në të njëjtën kohë ndiqej nga sllav -ortodoksia paralelisht me shqiptarët e Malit të Zi në masakrën e Bihorit e 5 janarit – 7 shkurt e vitit 1943 ku u vranë mijëra vetë dhe Kosovës ku u vranë mizorisht mijëra shqiptarë në Masakrën e Tivarit në prill të vitit 1945.
Si genocidi ashtu dhe deportimi i shqiptarëve të Çamërisë e Malit të Zi e Kosovës është me regji identike.
Ndërsa Drazha Mihajlloviçi masakronte shqiptarët e Malit të Zi, Napoleon Zerba masakronte e deportonte drejt Turqisë shqiptarët e Çamerisë, Vasa Çubriolloviçi me plan akademik materializonte torturën, vrasjen dhe deportimin e shqiptarëve të Kosovës.
Fakte, data e shifra ka plot dhe secila me rrënqethëse per fatin e shqiptarëve të Çamerisë.
Por megjithëse është fisnike dhe e ligjshme ti kujtojmë me veneracion nuk është gjithmonë rasti vetem të vajtojmë.
Është koha jonë e artë të veprojmë.
Të veprojmë me diplomaci e drejtësi, aty ku duhet e ku na shkon fjala jo vetëm individualisht por shtetërisht.
Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të ngremë me oshëtime zërin tonë për çështjen çame sikundeër edhe për abrogimin e ligjit absurd të luftës të vendosur nga Greqia që nga viti 1949-të.Akademia e Shkencave e Shqipërisë duhet ta kthejë në prioritet studimin dhe reagimin ndaj kësaj masakre të padegjuar në kontinent.
Politikanët e sidomos shtetarët nuk duhet të nërpërdhëmbin çështjen çame vetëm për mashtrime e miklime elektorale.
Jo!
Ajo është në themelin e dinjitetit dhe krenarisë sonë nacionale ndaj duhet të flitet e të përballemi me agresivitet diplomatik në të gjithë institucionet e gjykatat relevante ndërkombëtare.
Çamëria nuk është thjesht një kujtim i dhimbshëm i të shkuarës por një plagë që kullon akoma gjak të pafajshëm e një zemër shqiptare që rënkon dhe apelon.
Asnjëherë nuk vjen një kohë më e mirë për ne…le ta shfrytëzojmë kohën tonë për drejtësinë tonë.

Dëshmia e Ahmetaj tregon pazarin e prishur me Ramën, por SPAK duhet të fillojë hetimet!

Nga Namir Lapardhaja

Marrëveshja e pushtetit me krimin e organizuar në të gjithë Shqipërinë është një ndër arsyet madhore të jetëgjatësisë së tij.

Në çdo qytet të vendit dihet se kush janë njerëzit që punojnë, mbledhin vota, u bëjnë presion qytetarëve, sa herë që ka zgjedhje.

Jo rastësisht, në masë të madhe këta janë pronarë kompanish ndërtimi, njerëz që përfitojnë tendera përgjatë vitit, të lidhur ngushtësisht me administratën dhe pushtetin socialist.

Dëshmia e Arben Ahmetajt në këtë drejtim, nuk sjell asgjë të re, veçse tregon pazarin e prishur mes tij dhe Edi Ramës.

Me rëndësi në këtë rast, është se kjo dëshmi vjen nga ish-numri dy i qeverisë, nga një bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit dhe nga një figurë kyçe e pushtetit socialist përgjatë dy mandateve të saj, ndaj është e rëndësishme që SPAK këto indicie t’i marrë në konsideratë dhe të fillojë hetimet ndaj Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Përveç kësaj, një element tjetër i rëndësishëm është se sa shoqëria shqiptare reagon dhe është kundër këtij bashkëpunimi, mes politikës dhe krimit.

A nuk e shohin shqiptarët këtë bashkëpunim në të gjithë qytetet e vendit?!

Sigurisht që po! Veçse janë të frikësuar, ndaj një pjesë e madhe e tyre është indiferente.

Ashtu sikurse duhet ta pranojmë se kjo indiferencë vjen si pasojë e humbjes së besimit te politika, sipas parimit të gjithë njëlloj janë.

E vetmja zgjidhje në këtë rast është Prokuroria e Posaçme, e cila jo vetëm që po pastron krimin e organizuar nga rrugët dhe qytetet e vendit, por, njëkohësisht, duhet të spastrojë edhe politikanët e lidhur dhe që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Nuk është e lehtë, por as e pamundur.

Përsa i përket besimit të humbur, në këto kushte, është e domosdoshme alternativa e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila është e qartë në programin e saj për shkëputje të çdo lidhjeje të politikës me krimin, për vetingun e politikanëve, në mënyrë që të hetohen dhe të përjashtohen nga sistemi ato figura që e kanë përdorur krimin e organizuar për të përfituar vota dhe njëkohësisht u kanë dhënë tendera publikë në këmbim të mbështetjes elektorale, njëkohësisht kjo alternativë mbështet SPAK-un dhe GJKKO-në nëpërmjet amendamenteve konkrete, mbi bazën e nevojave dhe kërkesave të tyre, si shprehje e një vullneti të mirë që politika duhet t’i japë qytetarëve të saj, duke u vetofruar vetë e para për gjithçka.

Edi Rama, një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent

Nga Erl Kodra

Është interesante, në fakt është e tmerrshme, sepse në botën që njohim nuk ekzistojnë ata lloj kriminelësh që i pranojnë krimet e tyre, sidomos ata kriminelë që janë të veshur me pushtet politik dhe ekonomik. Nëse njihni ndonjë, me siguri që ai nuk ka lidhje me krimin.

Do të ishte po ashtu interesante, nëse presupozojmë se të gjithë shqiptarët janë mafiozë, domethënë, jo mafiozë dosido, por mafiozë klasikë nga ata që i kemi parë në filma. Jo se shqiptarët nuk shkelin të gjithë ngapak ligjin, por të kuptohemi; unë e kam fjalën për mafiozë të veshur me pushtet politik, siç bie fjala Kryeministri Edi Rama, ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, ish-Kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm, ish-Presidenti Ilir Metaj. Por jo, sepse shumica e shqiptarëve maksimumi mund të jenë “shkelës të vegjël të ligjit” – dhe asgjë më shumë se kaq. Mbetet se mafiozët e vërtetë janë vetëm emrat e mësipërm. Dorasit, domethënë trafikantët e drogës, vrasësit me pagesë dhe pastruesit e parave (biznesmenët) janë një shkallë më poshtë se emrat e mësipërm. Sepse pushteti politik është eskluzivitet i politikanëve, domethënë Edi Ramës dhe gjithë të tjerëve poshtë tij.

Nuk ka asnjë shans që në Shqipëri të vidhen kaq shumë para nga Buxheti i Shtetit dhe Edi Rama të mos dijë asgjë. Po ashtu nuk ka asnjë shans që në Shqipëri të pastroheshin parat e trafiqeve në ndërtim dhe Edi Rama të mos ketë gishtë në këtë histori. Miliarda euro janë larë dhe vazhdojnë të lahen nëpër kullat e Tiranës dhe pallate në mbarë Shqipërinë; miliona euro kanë përfunduar në ofshore, miliona të tjera vazhdojnë të rrjedhin nga Buxheti i Shtetit dhe drejt e në llogaritë e vartësve të Edi Ramës, dhe prap Edi Rama nuk di asgjë?!

Këto që po i shkruaj nuk janë aspak gjëra të reja. Domethënë ne e dimë që Edi Rama është kryemafiozi, dhe se Arben Ahmetaj ka qenë numri 2 pas 1-shit. Puna është se Edi Rama e lëshoi Arbenin kur e pa keq punën me SPAK, me shpresën se SPAK nuk do të shkojë deri në fund. Nga ana tjetër, Ahmetaj është në arrati, me një pjesë të vogël të pasurisë të sekuestruar, dhe që rrezikon shumë vite burg.

Kështu, Arben Ahmetaj ka filluar të flasë. I mbyturi të mbytë – i thonë një fjale.

Mund të ndodhë që Edi Rama të fitojë dhe të mos i hyjë gjëmb në këmbë. Mund të ndodhë që SPAK-ut të rrethohet me metodat e njohura mafioze. Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë. Por pavarësisht se çfarë do të thotë propaganda e maf-medias dhe e vet Ramës, të paktën dijeni se Edi është thjesht një mafioz. Një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent.

E vetmja shpresë mbetet se SPAK nuk do të ndalet, ose nuk do të mundet nga MAFIA. Përndryshe, më mirë të bëhemi të gjithë mafiozë dhe le të fitojë më i forti. Njësoj si në filma.

Ahmetaj për “Report”: Paratë e krimit pastrohen përmes kullave, Rama i përdor “kapot” për zgjedhje

Puntata e dytë për qeverinë shqiptare e emisionit “Report” të telelvizionit shtetëror italian RAI3 kishte në vëmendje dhe pastrimin e parave përmes kullave të larta që po mbijnë çdo ditë në Tiranë.

Narratori i emisionit përmendi disa prej “qiellgërvishtësve” që po ndërtohen në kryeytet, ku një prej të përmendurave ishte dhe kulla “Ekspozita” që po ndërtohet në zonln e ish-ekspozitës nga familjarët e Ervin Matës. Gazetari italian theksoi se vetëm 20% e vlerës së përgjithshme të parave për ndërtimin e kullave është dhënë në formë kredie nga bankat.

Pjesë e dëshmive të emisionit italian, ishin dhe ato të Arben Ahmetajt, i filmuar me kamr të fshehtë nga arratia dhe hidhte akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-shefit të tij.

Ahmetaj akuzon Ramën se përmes Ergys Agasit, krijon lidhje me personazhet e krimit në Shqipëri, të cilët i përdor për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu, ai thotë se këta “kapo të mafias” Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.

“Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur, po të jap emrin e koordinatorit të tij, Ergys Agasi. Agasi luan rolin e kordinatorit dhe pastaj i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias”, deklaron Ahmetaj.

Intervista tek RAI 3/ Rama merr në mbrojtje trafikantin Artur Shehu dhe vëllanë e Fatmir Xhafajt

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për Rai3, ka marrë në mbrojtje miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë trafikantë ndërkombëtar të drogës.

I vënë përballë fakteve dhe akuzave për ministrat e Brendshëm, Edi Rama mori në mbrojtje Fatmir Xhafajn, vëllain e trafikantit të drogës Geron Xhafaj.

Sipas tij, Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë lidhje, por dha dorëheqjen si një qytetar model, duke harruar faktin se Geron Xhafaj ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane si trafikant droge dhe ishte vëllai i tij në Tiranë, Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm që nuk e arrestonte. Rama si duket harroi edhe faktin se ndoshta është kryeministëri i vetëm në Europë që vendos ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge të shpallur në kërkim.

Më tej, Rama u vu përballë edhe faktit se gjenerali i karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri në vitet 2014-2015, u gjend në mes të një skandali të madh, kur u zbulua se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë një dhuratë të vyer, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu.

Në dëshminë e dhënë për emisionin “Report” gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën nga Shehu dhe ai tha se këtë të fundit ia kishte prezantuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Rama mori nën mbrojtje Engjëll Agaçin dhe Artur Shehun, teksa për këtë të fundit tha se nuk rezulton i dënuar, ndërsa mohoi edhe se ka njohje personale me të.

Pjesë nga intervista:

Rama: Jo, jo. Më lini të mbaroj. Tani sapo thatë një gënjeshtër tjetër. Thatë “shumë eksponentë të qeverisë suaj”. Kush janë këta?

Rai3: Ka qenë një ministër i Brendshëm.

Rama: Ah, një.

Rai3: Ishte ministri pasardhës, Xhafa, që nuk kishte gabuar, po dha dorëheqjen menjëherë më pas. Është ministri aktual i Brendshëm. Ka një bisedë midis dy krerëve të mafies, të cilët thonë: “E dimë kush do jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm dhe përmendin emrin e Taulant Ballës. Më falni.

Rama: Më fal, po që ti thuash këto gjëra duhet të jesh i pafytyrë. Unë nuk arrij dot ta imagjinoj sesi mundet shërbimi italian të tregojë këtë fytyrë… Pra, ato gjëra që po thoni janë të pakonceptueshme. “Shumë eksponentë” dhe pastaj flet për një ministër të Brendshëm, vite më parë dhe pastaj shton Fatmir Xhafën, njeriu i cili dha dorëheqjen në mënyrën më qytetare, jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë.

Rai3: I vëllai ishte i dënuar në Itali.

Rama: Do më lini të mbaroj?

Rai3: Absolutisht, po.

Rama: Jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë, po thjesht për një çështje morale. Në rregull? Pas një sulmi me baltë, për të cilin ka një proces gjyqësor që vazhdon dhe përbaltësi që ishte në vijë të parë është dënuar nga gjykata e shkallës së parë. Bën pjesë në grupin politik që e furnizon me këto gjëra.

Rai3: Pse është gjysmë e vërtetë. Ka një dokument për dhurimin e tokës dhe kemi intervistuar protagonistin e drejtpërdrejtë, është Lisi, ish-kreu i Interpolit.

Rama: Më falni, unë i kam lexuar të gjitha dokumentet, falë jush, sepse ju nuk ia lexuat publikut italian, se aty i kishit të tre. Atëherë, këtu bëhet fjalë për një histori krejt ndryshe dhe ju flisni edhe njëherë për një narkotrafikant, flisni për një person…

Rai3: …për drejtësinë italiane, Artur Shehu është i dërguar në gjykatë.

Rama: Flet për një njeri që unë nuk e njoh.

Rai3: Artur Shehu.

Rama: Mund edhe ta njihja, nuk është… por nuk më rezulton të jetë një person i dënuar, nuk më rezulton. I dërguar për gjykim është një gjë, i dënuar është gjë tjetër.

Rai3: Kreu i Interpolit nuk mund të marrë tokë nga dikush që është nën hetim.

Rama: E para kjo. E dyta, flisni për diçka që është e pavërtetë, sepse nuk ka pasur asnjë ndërveprim, asnjë ndërveprim, në rolin e avokatit, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave me këtë subjekt kur ishte avokat. Dhe këtë nuk e thatë në program.

Rai3: Është ajo që na tha Lisi.

Rama: Jo, jo

Rai3: Na konfirmoi ndërveprimin, nuk tha që ishte takuar me narkotrafikant sepse personi i ndërmjetëm ishte arrestuar… nuk e di si e kishte emrin.

Rama: Koka juaj është e mbushur plot me emra dhe nuk po dini më as ku t’i vini. Unë nuk dua t’ia di për emra.

Rai3: Po emri i ndërmjetëm është me interes, se është me interes për Artur Shehun, e njeh shumë mirë Engjëll Agaçin.

Rama: Nuk më interesojnë emrat, nuk i njoh. Unë flas për fakte.

Rai3: Mirë, pra.

Rama: Unë flas për faktet.

Rai3: Edhe unë.

Rama: Jo, ju nuk flisni për faktet, ju flisni vetëm për gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.

Rai3: Akoma nuk më keni thënë se cila është gënjeshtra, gjysmë e vërteta.

Rama: Ç’hyn tani një avokat, që është marrë nga një grup personash të besuar të një të vdekuri që kishte pasur prona në Shqipëri, me origjinë shqiptare, i cili kishte prona në Shqipëri.

Rai3: E thamë.

Rama: Ai kishte një prokurë nga gjykata për të ushtruar detyrën e vet si avokat, që nuk e ushtroi më kur u bë Sekretar i Përgjithshëm. Ç’hyn ai me këtë historinë e gjeneralit këtu, gjeneralit atje. Ç’lidhje ka? Pse keni vënë në mes një avokat, i cili nuk ka lidhje kurrkund me gjithë pjesën tjetër të historisë, që as nuk e njoh dhe as nuk më intereson. Sepse donit të provonit – dhe prapë doni ta bëni, e shoh, e parafytyroj tani edhe serinë e re – doni të vazhdoni të provoni që Xhorxha Meloni ka bërë një marrëveshje të gabuar me një qeveri plot hije. Dhe kjo është e turpshme! Mirë? Sepse nuk përkon me të vërtetën dhe përbëhet nga gjysmë të vërteta. Më flisni për ministrin e tretë të Brendshëm që është sot dhe më thoni, “në një telefonatë midis dy…”. Ku di gjë unë për telefonata… Jo, më falni. Ku di gjë unë për telefonatat midis personave që mund të thonë, “O, e takova unë atë. Kam takuar Edi Ramën, më tha, i thashë…”. Po ku e di unë këtë? Po si mund t’i nxirrni kështu këto gjëra? Ajo telefonatë, për të cilën folët, duhet jetë e lidhur me fakte. Pastaj, nëse faktet e mbështesin, në rregull. Po si mund të merren në dosje telefonata, kjo, ajo, dhe të dalësh e t’i thuash publikut, “ka pasur një telefonatë”. Ka pasur një telefonatë? Po çfarë pastaj? Unë hap telefonin – dhe ka raste që nuk njoh as numrat – hap telefonin dhe flas. Fakti duhet ndjekur. Domethënë, çfarë ka ndodhur më pas? Unë, tani, po mësoj çfarë do të thotë demokraci.

Rai3: Po iu mëson të tjerëve…

Rama: Jo, jo. Po e mësoj unë.

Rai3: Ah, ju.

Rama: Duke ju parë juve, unë po mësoj çfarë do të thotë ta mbrosh demokracinë nga gjysmë të vërtetat. Sepse, në emër të demokracisë dhe të lirisë, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat ditët e sotme kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. I kuptoj rrjetet sociale, i kuptoj, po ky është shërbimi publik italian. Po si bëhet kjo, si bëhen gjëra të tilla?!

Rai3: Kryeministër, ne radhisim fakte, dëshmi të besueshme, po jo vetëm ne në Itali. Gazetaria e lirë dhe e pavarur këtë bën. Unë ju kam paraqitur vetëm fakte, ju thashë, një burim i besueshëm. Ju çfarë thoni?

Rama: Ju nuk më keni rreshtuar deri tani, të paktën deri tani, asnjë fakt.

Rai3: Kështu e vlerësoni ju. Më vjen keq që e shihni kështu.

Rama: Ju më keni rreshtuar… Jo, jo, më thoni ju ku janë faktet. Ju më keni rreshtuar…

“Armëpushimi është kurth”- Zelensky: Trump rrezikon të jetë ‘president humbës’ nëse imponon një marrëveshje të keqe për Ukrainën

“Donald Trump rrezikon të jetë një “president humbës” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë”, është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke thënë se kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global.

Në një intervistë me Guardian në Kiev, Zelenskiy tha se ai nuk kishte “ende asnjë strategji” se çfarë të bënte nëse Trump kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe se ish-kryeministri britanik Boris Johnson, i ishte afruar në emër të tij.

Nëse Trump mund Joe Biden, ai pritet gjerësisht të ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën. Vitin e kaluar Trump u mburr se mund t’i jepte fund luftës në “24 orë”.

Ndihmësit e Trump kanë skicuar më parë një plan të mundshëm që do të përfshinte dhënien e rajoneve lindore të Ukrainës Rusisë, si dhe Krimesë. Por Zelenskiy e bëri të qartë se ukrainasit nuk do ta duronin këtë.

“Ata nuk do të pranonin as një “ultimatum” rus që e detyroi Ukrainën të braktiste integrimin me Evropën dhe anëtarësimin e ardhshëm në NATO”, tha ai.

Zelenskiy pranoi se një Trump i rizgjedhur, nëse do të donte vërtet, mund t’i impononte Ukrainës një humbje dërrmuese ushtarake.

“Ai mund të ndërpresë mbështetjen, armët dhe paratë dhe madje të bëjë marrëveshje me partnerët e Kievit në mënyrë që ata të ndalojnë dërgesat e armëve jetike. Ukraina, duarzbathur, pa armë, nuk do të jetë në gjendje të luftojë një ushtri shumëmilionëshe ruse”, tha Zelenskiy për Guardian.

Duke folur brenda selisë së tij presidenciale, ai tha se mendonte se ky skenar ishte i pamundur. Por, ai shtoi më tej se nëse do të ndodhte do të kishte pasoja të rënda për pozitën e SHBA-së në botë, si dhe për Trumpin personalisht.

“A dëshiron ai të bëhet një president humbës? E kuptoni se çfarë mund të ndodhë?” tha Zelenskiy.

Ai parashikoi se Vladimir Putin do të shkelte çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

“Armëpushimi është një kurth”, tha ai. “Pas një pauze, Putini do të shkonj më tej, duke e poshtëruar Trumpin dhe duke e bërë atë të dukej shumë i dobët” në sytë e botës’.

“Kjo nuk ka të bëjë me Trump si person, por me institucionet e Shteteve të Bashkuara. Do të bëhen shumë të dobët. SHBA nuk do të jetë më lideri i botës. Po, do të jetë i fuqishëm, para së gjithash, në ekonominë vendase sepse ka një ekonomi të fuqishme pa dyshim. Por për sa i përket ndikimit ndërkombëtar do të jetë i barabartë me zero”, është shprehur presidenti ukrainas.

Duke kuptuar se Uashingtoni nuk ishte më një lojtar i forte, vende dhe liderë të tjerë kryesisht autoritarë do të “vinin në arenë dhe do të imitonin qasjen” agresive të Putinit”, u shpreh Zelenskiy.

“Kjo përfundimisht do të përfundonte në katastrofë globale, fillimi i asaj për të cilën të gjithë kanë kaq frikë të flasin. Ky është realiteti. Dhe kjo është lufta e vërtetë e tretë botërore“, tha ai

I pyetur nëse Johnson kishte folur me Trump në emër të Ukrainës, Zelenskiy tha: “Mendoj se ai u përpoq dhe mendoj se foli me të. Mendoj se po, me sa di unë.”

Zelenskiy i bëri komentet e tij një ditë përpara se një juri në Nju Jork të dënonte Trumpin të enjten për të 34 akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit . Vendimi në gjyqin për paratë e heshtura e bëri atë ish-presidentin e parë që u shpall fajtor për krime të rënda në historinë gati 250-vjeçare të SHBA-së.

Odise Roshi e mbyll sezonin me sherr, refuzoi të luante ndeshjen e fundit dhe u përplase me presidentin e klubit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen play-off për ngjitjen në Superligën turke mes Sakariasporit dhe Bodrumspor. Skuadra e Odise Roshit u mund në këtë ndeshje dhe nuk ia doli të ngjitej në elitë, me futbollistin shqiptar që raportohet se ka refuzuar që të luajë në këtë takim.

Mediat turke bëjnë të ditur se trajneri i Sakariaspor i kishte kërkuar Roshit në pushimin e ndeshjes që të bëhej gati pasi do të hynte në fushë. Por mesfushori i Kombëtares, i cili e kishte nisur ndeshjen nga stoli, kishte refuzuar, duke argumentuar se ishte i dëmtuar dhe se nuk do të rrezikonte,

Kjo kishte sjellë një përplasje verbale mes tij dhe trajnerit, me situatën që ishte tensionuar dhe kishte ndërhyrë edhe presidenti i klubit turk. Por Roshi i kishte qëndruar besnik idesë së tij fillestare dhe nuk ishte bërë gati për të hyrë në fushë, ndonëse shokët e skuadrës ishin munduar ta bindnin.

Përkundrazi, ai ishte kthyer në pankinë por jo i përgatitur për të luajtur, por me rrobat me të cilat udhëtonte skuadra, si për të bërë të qartë se nuk do jepte kontributin e tij në këtë duel.

Një incident që nuk do të kalojë pa pasoja pasi për lojtarin pritet të merren masa disiplinore, edhe pse për pak javë mbyll zyrtarisht kontratën me klubin turk.

Frutat që hidratojnë më shumë, ja çfarë duhet të konsumoni në ditët e nxehta të verës

Përveç ujit, të cilin e pimë çdo ditë, është e rëndësishme të dimë se cilat ushqime na hidratojnë dhe t’i konsumojmë sa më shumë gjatë ditëve të gjata të nxehta.

Në vijim ju japim një listë të frutave që hidratojnë më shumë organizmin.

Shalqini

Natyrisht, shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me ujë, por ky ushqim i lëngshëm është gjithashtu ndër burimet më të pasura të likopenit, një antioksidant që ndihmon në luftimin e kancerit dhe gjendet në frutat dhe perimet e kuqe.

Është i pasur me vitaminë C, pastron veshkat dhe sistemin urinar. Ai përmban deri në 93% ujë dhe është pikërisht kjo karakteristikë që e bën një mjet të shkëlqyer për pastrimin e trupit, por edhe për humbjen e peshës.

Përveçse është një antioksidant i fuqishëm, ai përmban acide yndyrore thelbësore omega-6 dhe omega-9, zink dhe likopen.

E gjithë kjo e bën shalqinin një mjet perfekt për kujdesin natyral jo vetëm për fytyrën, por edhe për lëkurën e të gjithë trupit. Përkatësisht, shalqiri hidraton dhe hidraton, tonifikon dhe shëron lëkurën dhe trajton aknet dhe djegiet nga dielli.

Luleshtrydhet

Të gjitha manaferrat janë ushqime të mira hidratuese, por luleshtrydhet e kuqe me lëng janë zgjidhja më e mirë. Mjedra dhe boronicat përmbajnë rreth 85% ujë, ndërsa manaferrat janë pak më të mira me 88.2%. Smoothie me kos me luleshtrydhe është sigurisht një nga ëmbëlsirat tuaja të preferuara të shëndetshme.

Luleshtrydhet i japin kosit një ëmbëlsi natyrale dhe kombinimi i karbohidrateve, fibrave dhe proteinave e bëjnë atë një kombinim të shkëlqyeshëm për rikuperimin pas stërvitjes. Luleshtrydhet përmbajnë 92% ujë dhe janë të pasura me vitaminë C, kalium, acid folik dhe fibra. Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë anthocyanins, acid ellagic dhe quercetin.

Agrumet

Këto agrume me lëng mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Studiuesit thonë se komponimet në këtë frut ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe stabilizimin e sheqerit në gjak.

Grejpfruti, portokallet, limonët, limonët dhe agrumet e tjera freskojnë trupin shumë mirë. Sekreti qëndron në përmbajtjen e lartë të fitonutrientëve si antocianin, flavone, vitaminë C, polifenole.

Agrumet janë vërtetuar se ruajnë shëndetin e lëkurës dhe sistemit imunitar, stimulojnë metabolizmin dhe përmirësojnë aftësinë e trupit për të shpërbërë më lehtë yndyrnat nga ushqimi.

Pjepri

Një e katërta e një pjepër përmban vetëm 50 kalori, por siguron 100% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminave A dhe C.

Nëse jeni të mërzitur nga frutat e thjeshta të papërpunuara, përzieni pjeprin me kos dhe ngrini atë, ose lagni me lëng portokalli dhe shtoni nenexhik për të bërë një pije freskuese.

Pjeshkë dhe Kajsi

Nëse vuani nga skuqje dhe lëkurë të thatë, shkaku i saj mund të jetë një temperaturë e ngritur, për të cilën zakonisht nuk jeni në dijeni.

Përfshini pjeshkët në menunë tuaj sepse do të rimbushni shpejt kaliumin, vitaminën A dhe B12 dhe lëndë ushqyese të tjera që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Kajsitë janë gjithashtu një ndihmë e shkëlqyer natyrale për uljen e temperaturës së trupit dhe djersitjen më pak.

Mango

Nëse lëkura juaj është e thatë, hani mango. Mangot janë të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminën A, e cila normalizon prodhimin dhe jetëgjatësinë e qelizave të lëkurës.

Përmirëson pamjen e lëkurës dhe ndihmon në luftimin e akneve, pasi parandalon rritjen e prodhimit të qelizave të lëkurës. Qelizat e vdekura të kombinuara me sebum (vaj natyral i lëkurës) dihet se bllokojnë poret.

Shqiptarët që jetojnë jashtë ose “Diaspora” nuk janë haraç, shërbëtorë apo nevojtarë të asnjë politike!

NGA ALBAN DACI

Ka një optikë të gabuar ose koncept të ndërtuar gabim kundrejt ne shqiptarëve që jetojmë jashtë! Përveç se politika ka një perceptim të gabuar ndaj nesh që jetojmë jashtë, sepse dashurinë për vendin na e trajtojnë jo si vlerë patriotizmi, por si një dobësi e ndoshta edhe me keq si “budallik”, por na konsiderojnë si nevojtarë të politikës e ndoshta deri në konceptimin e nënshtrimit.

Ne jemi larguar pikërisht nga kjo politikë, sepse nuk u pajtuam me të, nuk u nënshtruam e as nuk pranuam të nënshtrohemi deri në nivelin e ulët të servilizmit.

Politika shqiptare, jo vetëm që nuk e ka me sinqeritet kur flet për ne, por flasin për ne dhe bëjnë projekte për ne pa na bërë pjesë të asnjë iniciative, pa na dëgjuar neve se çfarë problemesh kemi, çfarë dëshirash kemi.
Flasin në programet e tyre për ne, por nuk duan e nuk na pranojnë të na bëjnë as pjesë të hartimeve, diskutimeve e as të propozimeve.

Pra, flasin për ne, në emrin tonë, hartojnë projekte për ne, por nuk duan e as nuk na pranojnë si palë të barabarta të paktën për gjërat që janë tonat e lidhen me jetën tonë!

Politika, shqiptare ka optike të gabuar, jo reale e jo dashamirëse, ama flasin për ne për nevojat e imazhit të tyre.

Ne që jetojmë jashtë ose që na quajnë me krenari “Diaspor” kur ju duhemi, nuk jemi nevojtarë të politikës, se po të ishim ashtu kishim qëndruar me t’a nën muzikën apo haremin e tyre. Si mund të flasin për votën tonë apo problemet apo potencialet tona, nuk janë inferior ndaj nesh dhe praninë e tona e shikojnë si mundësi që mund t’u marrin vendin e tyre, sepse e kanë tokë të zanun. Të rrinë të qetë se nuk duan vendin e tyre, sepse ne i lamë të zhgënjyer vendet tona për tu larguar jashtë për të gjetur shpresën që këta na e vranë, për të gjetur lirinë që këta na e kishin mohuar.

Megjithatë, kjo politikë, le të rri e qetë se nuk i duam vendet e tyre, por as këta e askush nuk mund t’a na heq një të drejtë të shenjtë e hyjnore, se Shqipëria është vendi jonë dhe atë e duam europiane, me politike, pa politikë apo përtej saj, ne do të vazhdojmë ta duam çdo ditë dhe gjithmonë Shqipërinë!