21.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Akuzat e Tigrit të qeverisë ndaj Edi Ramës dhe detyra e SPAK

Nga Klodiana Lala

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, dikur i etiketuar si TIGRI i qeverisë e tashmë një i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për aferën e incenetorëve, ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai flet për takime të Ramës me bossë të mafias në zyrën e tij brenda godinës së qeverisë.
“I takon bosët e mafias në zyrën e tij në selinë e kryeministrisë, e kam parë”, thotë Ahmetaj.
Ai akuzon si ndërmjetësues të takimeve të Ramës me botën e krimit, Ergys Agasin, sot një prej njerëzve më të besuar të Ramës, që i ka besuar qarkun e Durrësit.
Report sjell në kujtesë edhe një takim të Ramës me Luftar Hysën, që sipas shkrimit konsiderohet nga autoritetet kanadeze si një ndër pastruesit e parave kryesorë për kartelin e Sinaloas.
“E kam takuar vetëm një herë dhe pastaj kurrë më”, përgjigjet Rama kur pyetet nga gazetari Italian, sipas asaj që kanë zbardhur mediat në vendin fqinj.
Dy muaj pas këtij takimi – thekson më tej shkrimi ne mediat italiane – biznesmeni Hysa mori liçencën për të hapur një kazino në një hotel luksi në Vlorë.
Këto janë pak a shumë vetëm disa nga pikat ku ndalet investigimi, sepse detajet e plota do të mësohen në darkë. Por të kthehemi të realiteti shqiptar.
Ergys Agasi, është një emër i lakuar për lidhje të mundshme me njerëz të krimit. Ai mori frerët e PS-së në Durrës, duke u shdnërruar në njeriun besnik të Ramës, pas “rënies” së Vangjush Dakos. Një emër, që sot kontrollon cdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar.
Cdo emërim drejtori në postet kyce në administratë, kërkon emërimin e tij.
Me një fjalë, për të treguar sa fuqi ka ky person po ju rrefej vetëm një detaj.
Pak kohë më parë, ai organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku bëri bashkë krimin, politikën dhe biznesit.
Policia i ka faktet në dorë. Detajet e festës janë të filmuara, SPAK ka mundësinë t’i hetojë.
Në lidhje me Luftar Hysën, që për shumëkënd ishte një person i panjohur për shkak se biznesin e kishte ngritur në Meksikë dhe Kanada, autoritetet (SPAK) së fundmi ka shkëmbyer informacion me partnerët në lidhje me të, edhe pse detajet mbahen në sekret të plotë.
Që në Shqipëri qeveria është e kapur nga krimi, kjo dihet dhe faktet janë publikuar nga mediat në Shqipëri rast pas rasti.
Që në Shqipëri pastrohen para në kulla e grataciela, edhe ky është një fakt që dihet botërisht.
Që zgjedhjet blihen edhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm.
Ndaj nisur nga investigimi i emisionit REPORT në televizionin italian “Rai 3” që do të trasmetohet këtë të dielë në mbrëmje që SPAK ka detyrën të celë një dosje penale.
Të hetojë dhe zbardhë nëse kryeministri pret në zyrë bossë të mafias, cfarë iu ka kërkuar dhe cfarë ka marrë në këmbim.
Të bllokojë paratë e krimit dhe të zbardhë krimet zgjedhore. Është detyrë e prokurorëve specialë.
Po bej nje update statusin
Ne lidhje me informacionet qe po me sillni ne fb per Ergys Agasin ne lidhje me emerimet ne Kadaster, ku njeri prej tyre eshte kunati jam duke i verifikuar.

Ujësjellësat, reforma e dështuar që po zhvat qytetarët

Nga Klodian Tomorri

Në maj të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë e re të menaxhimit të Ujësjellësave. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës doli në një deklaratë për mediat ku shpjegoi se ndërmarrjet e ujësjellësave do të kalonin në menaxhimin e qeverisë dhe nuk do t’i liheshin më bashkive.

“Nga 61 ujësjellës që ndodhen në 61 bashki të vendit do të kalohet me 15 ujësjellës qendror, të cilët do të mirëmenaxhojnë financat dhe burimet natyrore nën mbikëqyrje. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë aksioneri mazhoritar, i secilit prej 15 ndërmarrjeve duke bërë një mirëmenaxhim të situatës, nisur nga kreditë që janë marrë gjatë kohës së tranzicionit, por mbi të gjitha për të vënë në jetë të gjitha politikat sa i përket sistemit të ujësjellësve dhe ujërave të ndotura,” deklaroi Balluku.

Sipas numrit dy të qeverisë, zbatimi i reformës së thelluar do të niste menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletore Zyrtare dhe se brenda vitit 2022 qytetarët do të shihnin rezultatet konkrete.

Dy vjet pas nisjes së reformës së qeverisë për përqëndrimin e Ujësjellësave, tashmë efektet konkrete kanë mbërritur. Qytetarët në të gjithë Shqipërinë po përballen me rritje dyfishfrore të tarifave të ujit.

Vetëm gjatë muajve të fundit, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e tarifave për qarkun e Fierit, atë të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës. Në shumë raste rritja e tarifave shkon edhe mbi 60 për qind.

Për qytetarët e Vlorës, çmimi i ujit u rrit me 33 për qind, nga 45 lekë për metër kub që ishte në 60 lekë për metër kub. Tarifa për biznesin u rrit, ndërkohë që tarifa fikse mujore u dyfishua.

Në Fier, tarifa e ujit u rrit muajin e kaluar me 16 për qind, ndërsa ajo për shërbimin e ujërave të zeza u rrit me 53 për qind. Në Lezhë dhe Durrës, po ashtu rritjet janë dyshifrore, ndërkohë që në radhë është aplikimi për rritjen e tarifave të ujit bë Pogradec.

Me pak fjalë, qytetarët e Shqipërisë po përballen me rritje drastike të çmimit të ujit në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani ky është efekti i vetëm konkret që prodhoi reforma e thelluar e qeverisë, ndërkohë që gjendja financiare e Ujësjellësave mbetet gjithandej e vështirë, ndërsa shërbimi i furnizimit me ujë mizerabël.

Belinda Balluku iu rikthye reformës së ujësjellësave në Vlorë, ku me nervozizëm të theksuar kërcënoi punonjësit e ndërmarrjes rajonale të ujit me burg dhe SPAK. Preteksi i këtyre kërcënimeve ishin paditë masive të punonjësve dhe ish punonjësve të Ujësjellësit, të cilët janë duke fituar miliona euro në gjykata. Por shkaqet e reagimit nervoz dhe kërcënimeve të Ballukut shkojnë përtej skemës së vlonjatëve. Ato lidhen edhe me dështimin e reformës, për të cilën ministrja e Infrastrukturës premtoi rezultate konkrete, por që në të vërtetë vetëm sa u futi dorën thellë në xhep qytetarëve./ Kapitali.al

Arsyet pse duhet t’i shpallim luftë frontale korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

Nga Rigels Seliman

Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme serioze në Shqipëri, siç janë në disa vende të tjera të botës. Këto janë disa nga shkaqet dhe pasojat e tyre në kontekstin e Shqipërisë:

1. Përkeqësimi i Kushteve Sociale dhe Ekonomike: Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përkeqësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të vendit. Ata ulin besimin e qytetarëve në qeverinë dhe në institucionet shtetërore dhe mund të shkaktojnë pabarazi të theksuar ekonomike.

2. Trafikimi i Njerëzve dhe Drogërave: Shqipëria është një rrugë e rëndësishme për trafikimin e njerëzve dhe drogave në Europë. Krimi i organizuar ka shfrytëzuar këtë situatë për të ushtruar kontroll mbi rrjetet e trafikimit dhe për të fituar fitime të mëdha financiare.

3. Shqetësimi për Sigurinë Publike: Krimi i organizuar, duke përfshirë trafikimin e armëve dhe drogave, ndikon në sigurinë publike dhe mund të çojë në rritjen e niveleve të kriminalitetit dhe të dhunës.

4. Korruptimi i Institucioneve: Korrupsioni ka infiltruar shumë nivele të qeverisë dhe të institucioneve shtetërore në Shqipëri, duke bërë që proceset administrative të jenë të korruptuara dhe të mos jenë transparente.

5. Ndikimi Negativ në Zhvillimin Ekonomik: Prania e një mjedis të korruptuar biznesi pengon investimet e huaja dhe zhvillimin e sektorit privat. Kjo mund të frenojë rritjen ekonomike dhe të krijojë pengesa për zhvillimin e shërbimeve dhe infrastrukturës.

Kështu që për të adresuar këto probleme, është e nevojshme një angazhim i plotë i qeverisë, opozitës dhe i shoqërisë civile për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet e shoqërisë. Kjo përfshin forcimin e ligjeve dhe institucioneve, mbrojtjen e gazetarisë investigative dhe pavarësisë së gjyqësorit, si dhe sensibilizimin e qytetarëve për rolin e tyre në mbrojtjen e integritetit të shoqërisë.

Megjithatë janë edhe disa arsye të rëndësishme pse duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, siç ndodh në shumë vende të tjera:

1. Stabiliteti dhe Siguria: Korrupsioni dhe krimi i organizuar shkaktojnë shqetësime serioze për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Kjo mund të përfshijë rritjen e kriminalitetit të dhunshëm, trafikimin e drogës dhe armëve, dhe situata të tjera të rrezikshme.

2. Përparimi Ekonomik: Korrupsioni është një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai pengon investime të reja, ndikon negativisht në klimën e biznesit dhe ndalon zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

3. Përmbushja e Nevojave të Popullatës: Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë tendencën të përkeqësojnë ndarjen e pasurisë dhe përfitimet shoqërore. Kjo bën që nevojat themelore të popullatës, si arsimi, shëndeti, dhe infrastruktura, të mbeten pa përmbushur.

4. Integriteti i Sistemit Politik dhe i Institucioneve: Luftra kundër korrupsionit është thelbësore për integritetin e sistemit politik dhe të institucioneve. Korrupsioni mund të dëmtojë besimin e qytetarëve në qeverinë dhe në sundimin e ligjit.

5. Respektimi i Ligjit dhe Drejtësisë: Në një shoqëri të drejtë, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe të përballen me drejtësi. Luftra kundër korrupsionit ndihmon në forcimin e sundimit të ligjit dhe në sigurimin e një sistemi të drejtësisë efektiv.

Për këto arsye, është e rëndësishme të ndërmerren masa të rëndësishme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër. Kjo përfshin implementimin e ligjeve dhe politikave të forta, pavarësisht nga statusi apo influenca e individëve të korruptuar, si dhe forcimin e sistemit të drejtësisë për të ndjekur dhe ndëshkuar ata që shkelin ligjin.

Nesër nisin provimet e Maturës, rreth 28 mijë maturantë do i nënshtrohen testit të parë

Ditën e nesërme, e hënë, 3 Qershor, do të mbahet provimi i parë për këtë vit i Maturës Shtetërore, ku rreth 28 mijë maturantë do t’’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj.

Provimi do të zhvillohet në 144 qendra në të gjithë vendin. Mësohet se do të jenë rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë pjesë e monitorimit dhe administrimit të provimeve.

Për të siguruar një proces bazuar në rregulloren e maturës shtetërore do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta.

Pas gjuhës se huaj, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në datën 10 qershor, ndërsa më 18 qershor është provimi i Matematikës.

“Integrimi në BE kërkon dialog”- Përplasjet me Greqinë/ Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi: Do të përdorim emrin e përcaktuar në Kushtetutë

Integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë si shtet, por edhe i përfaqësuesve të partive politike shqiptare, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

 

Sipas tij, për këtë nevojitet dialogu me të gjitha palët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, para së gjithash me shtetet fqinje.

Për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, nevojiten dy të tretat e votave, të cilat, Gashi thotë se partitë që do të formojnë Qeverinë e re, do të arrijnë t’i sigurojnë dhe më pas të ketë një debat “për të hequr nga tryeza këtë problem politik”.

Ai thotë se me hapjen e ndryshimeve kushtetuese do të angazhohet që të zgjidhet edhe statusi i gjuhës shqipe në Kushtetutë, e cila përkufizohet si gjuhë e “20 për qind” të popullsisë.

Ai në intervistën për REL-in reagoi edhe ndaj pohimeve të partisë E Majta, e cila akuzoi koalicionin VLEN dhe VMRO DPMNE për “kosovarizimin” e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Mendoj se fjalori që u përdor atë ditë ishte më shumë një performancë teatrale për ngritje të tensioneve dhe tërheqje të vëmendjes”, thotë Gashi.

“Nuk mund të kërkosh vota nga të gjitha komunitetet dhe pastaj të thirresh në legjitimitetin e shqiptarëve”, thotë Gashi lidhur me pohimet e BDI-së se është shkelur legjitimiteti i votës shqiptare.

Ai thotë se si drejtues i Kuvendit do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë dhe se do të respektojë të gjitha qëndrimet e tyre me qëllim të forcimit të demokracisë parlamentare në vend.

Z. Gashi, menjëherë pas betimit tuaj në Kuvend, është bërë e ditur një ankesë kundër jush nga deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska, për shkeljen e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, meqë betimin e keni thënë fillimisht në shqip e më pas në maqedonisht. Si e komentoni këtë?

Afrim Gashi: Ne, në vend që të merremi me konstituimin e Kuvendit, që është momenti më i rëndësishëm politik në vend, ne u kthehemi gjërave nga aspekti teknik.

Deklaratën solemne e lexova në të dyja gjuhët dhe i lexova ashtu siç u lexuan nga kryesuesi i Kuvendit, ndoshta për disa arsye teknike. Nuk besoj se ka qenë e qëllimshme, edhe nëse ka qenë, është punë e Kuvendit.

Pavarësisht kësaj, nuk mendoj se duhet t’u kushtojmë vëmendje pjesëve të tilla. Por, është edhe një e drejtë demokratike e çdo deputeti dhe e çdo qytetari, nëse dikush mendon se është shkelur një e drejtë, të reagojë, të kërkojë të drejtën dhe ata që e kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi, nuk ka problem.

Unë e di dhe mendoj se të gjithë qytetarët e dinë që gjuha shqipe është një nga gjuhët zyrtare në vend, të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve. Por, nëse dikush do drejtësi, mirë, unë jam për të.

Mendoni se e keni shkelur ligjin?

Afrim Gashi: Jo.

Në debatin për zgjedhjen tuaj në krye të Kuvendit, partia E Majta doli me akuza se Kuvendi po “kosovarizohet”. Si i vlerësoni këto akuza?

Afrim Gashi: Mendoj se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të ndërtojë një frymë të re bashkëpunimi me të gjitha subjektet politike.Mendoj se fjalori që u përdor atë ditë, ishte më shumë për një performancë teatrale dhe për ngritje të tensioneve dhe tërheqje të vëmendjes, dhe mendoj se nuk i shërben as demokracisë dhe as kulturës demokratike.

Natyrisht akuzat janë të pabaza dhe E Majta nuk është një parti që nuk njihet me qëndrimet e saj, por ne duhet t’i respektojmë ata pasi sapo kanë dalë nga zgjedhjet dhe qytetarët kanë votuar për qëndrimet e tyre. Por, unë mendoj se ne duhet të bëjmë çmos që të bisedojmë me ta dhe kuptojnë se kjo frymë që ata mundohen ta imponojnë, nuk iu bën mirë as atyre, as shtetit e as qytetarëve të këtij vendi.

Kur do ta caktoni seancën e parë plenare?

Afrim Gashi: Seancat plenare do të caktohen në koordinim me të gjitha partitë politike. Tashmë kemi pasur një takim joformal me përfaqësues të partive. Presim që të zyrtarizohen grupet parlamentare dhe koordinatorët dhe sapo të kemi pëlqimin e shumicës së partive politike, do të fillojmë të thërrasim një seancë të re.

Çfarë prisni të jetë e para në agjendë?

Afrim Gashi: Si koalicion që tashmë është në horizont ndërmjet VMRO DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it, është rënë dakord që Qeveria e re të fillojë me një organizim të ri të shtetit, organizim të resorëve ministrorë.

Ne duam që fillimisht ta kalojmë atë ligj, në mënyrë që Qeveria e re të zgjidhet brenda atij ligji dhe një organizimi të ri. Prandaj, duam dhe do të bëjmë përpjekje që së bashku me të gjitha partitë politike në Kuvend të biem dakord që ky ligj të jetë ndër të parët që do të paraqitet në seancë plenare.

A mund të pritet që në atë paketë të futen ndryshimet ligjore që të pamundësojnë zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komunash në ato komuna ku kryetarët e tyre do të bëhen ministra apo deputetë?

Afrim Gashi: Po, dhe kjo është një nga çështjet e ndjeshme. Ne dëshirojmë ta zgjidhim atë, nëse gjejmë një zgjidhje ligjore që është brenda kornizës së Kushtetutës dhe ligjeve dhe në interes të qytetarëve, tani jemi përballë sfidës që të kemi drejtues komunalë që do të zgjidhen vetëm për 5-6 muaj, dhe pas 7-8 muajsh të ketë sërish zgjedhje.

Unë mendoj se kjo nuk është e drejtë dhe mendoj se është kundër Kushtetutës të zgjedhësh dikë për një mandat 4-vjeçar, dhe të zgjedhësh dikë me të njëjtat vota, në të njëjtat zgjedhje, të zgjidhet për një mandat 8-mujor. Mendojmë se nuk është kushtetuese dhe duhet korrigjuar një ligj bazuar në Kushtetutën.

A e keni shumicën prej dy të tretash, apo 80 vota, për këto ndryshime ligjore që dëshironi t’i kaloni në ditët e para të punimeve të Kuvendit, duke ditur se jeni zgjedhur me 76 vota?

Afrim Gashi: Prandaj po ju them se në periudhën e ardhshme do të mundohem ta udhëheq Kuvendin në bashkëpunim me të gjitha partitë politike. Ne nuk do të veprojmë vetëm si shumicë në Kuvend. Dua që me të gjitha partitë politike të jenë në Kuvend të veprojmë bashkërisht dhe në interes të qytetarëve.

Nga cilat parti më të vogla politike apo ndoshta deputetë prisni mbështetje, pra të kalojnë në shumicën parlamentare, pasi partnerët tuaj të koalicionit tashmë po dalin publikisht me numra të caktuar, tre-katër deputetë të BDI-së, LSDM-së, PRSD-së.

Afrim Gashi: Ju tashmë po më pyesni në një cilësi tjetër. Kam dhënë dorëheqjen si kryetar i Alternativës. Unë do t’i përkushtohem plotësisht Kuvendit. Më intereson në radhë të parë Parlamenti.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u largua nga seanca në të cilën ju u zgjodhët kryetar. A prisni që BDI-ja, në një të ardhme të afërt, ta bllokojë punën e Kuvendit?

Afrim Gashi: Unë mendoj se BDI-ja është një nga partitë politike që ka qëndruar në pushtet për një kohë të gjatë pa ndërprerje, 22 vjet, dhe mendoj se kanë përvojë dhe e dinë që nuk duhet të bllokohen. Por, është një vendim politik i tyre, dhe është e drejtë demokratike e tyre se si do të veprojnë. Unë dhe të gjithë mendojmë se duhet t’i respektojmë vendimet e partive politike. Të mira apo të këqija, të drejta apo të padrejta, qytetarët do ta thonë në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, ka thënë se është ndier “i fyer” dhe se nuk ka mundur të qëndrojë në një seancë të tillë ku është cenuar legjitimiteti i votës së shqiptarëve. Cili është vlerësimi juaj për këto pretendime?

Afrim Gashi: Është vlerësim politik i liderit të një koalicioni politik, i cili ka dalë nga zgjedhjet. Ne të gjithë e dimë se ai koalicion ka qenë multietnik.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka qenë një prej atyre partive, por aty kanë qenë nëntë parti dhe ata, si të them, me krenari e kanë proklamuar multietnicitetin e atij koalicioni.

Kështu që, nuk mund edhe të kërkosh vota nga të gjitha komunitetet dhe pastaj të thirresh në legjitimitetin e shqiptarëve.

Shqiptarët kanë pasur një koalicion me të gjitha partitë politike shqiptare, i cili ka qenë koalicioni VLEN që ka marrë 107 mijë [vota] dhe unë mendoj se edhe numri i deputetëve dhe numri i votave është argument i mjaftueshëm për të dëshmuar legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlament dhe në Qeverinë e ardhshme.

Koalicioni VLEN ka bashkëpunim të ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa deputeti i zgjedhur, Bekim Qoku, është anëtar i partisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo kishte shkaktuar reagime për ndërhyrje në zgjedhje. Si e vlerësoni mbështetjen e tij për koalicionin VLEN?

Afrim Gashi: Ne kemi raporte të mira me të gjitha subjektet politike edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, edhe në rajon. Natyrisht, është botërisht e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë hapur dhe e ka përkrahur koalicionin VLEN. Njëri nga eksponentët e Vetëvendosjes që është nga Maqedonia e Veriut, z.Bekim Qoku ishte në listën për deputet dhe është zgjedhur si deputet i këtij koalicioni.

Kështu që, raporti ynë s’do mend se është i afërt dhe mendoj se Vetëvendosja ka përkrahur një thirrje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që janë simpatizues të Vetëvendosjes e që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut e që e kanë dashur ndryshimin te shqiptarët në këtë vend.

Unë mendoj se Vetëvendosja dhe zoti [Albin] Kurti i janë përgjigjur kësaj ftese të madhe të shqiptarëve opozitar për një ndryshim dhe për një rrotacion politik.

Nuk është kjo një mbështetje në bllok për vetëm për një strukturë politike, por më shumë është një nevojë për ndryshim që e kanë ndier edhe shqiptarët në përgjithësi, por sidomos votuesit dhe simpatizuesit e Vetëvendosjes që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Si do ta përmbushni premtimin tuaj programor që deri në fund të vitit 2024 do të përfshihen bullgarët në preambulën e Kushtetutës?

Afrim Gashi: Nuk e di saktësisht nëse kemi caktuar një datë, por është ende një çështje që varet nga 80 deputetë. Duhet të gjenden 80 deputetë. Sa i përket koalicionit VLEN, mendoj se të gjithë deputetët shqiptarë do të votojnë për ndryshimet kushtetuese kur vendosen në rend të ditës.

Kështu që, ne do të angazhohemi për atë parim, do të angazhohemi për integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë në Bashkimin Evropian, por e dimë që është një çështje komplekse dhe të gjithë së bashku do të punojmë për ta bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në lidhje me pikëpamjet tuaja, paketa e ndryshimeve kushtetuese, kur bëhet fjalë për, siç thoni ju, përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës, a do të përfshijë kërkesën tuaj për heqjen e përkufizimit të gjuhës shqipe si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullsisë. Në të njëjtën paketë, kur të hapet Kushtetuta për këtë, a pritet që të futet edhe kjo?

Afrim Gashi: Nëse ju kujtohet, ne si Alternativë kemi kohë që luftojmë publikisht për një tjetër amendament kushtetues, që ka të bëjë me mosvjetërsimin e veprave të korrupsionit politik.

Ne do të angazhohemi për këtë, nëse hapet Kushtetuta, natyrisht edhe për atë që ju bëtë si pyetje, për riformulimin e formulimit fyes për gjuhën shqipe, në mënyrë që të flasim hapur me të gjitha partitë politike dhe presim mirëkuptim, pasi ne, si shqiptarë, duam që gjuha jonë në Kushtetutë të quhet ashtu siç është. Por, le të shohim, të fillojmë procedurën, të hapim debatin.

A keni ndonjë marrëveshje paraprake me partnerin tuaj të ardhshëm qeverisës të koalicionit për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe përfaqësimin në Kushtetutë?

Afrim Gashi: Gjithçka për të cilën kemi rënë dakord, e kemi thënë publikisht dhe në mënyrë transparente.

A do të largoheni nga koalicioni qeverisës nëse deri në Vitin e Ri, siç e keni paralajmëruar më parë në programin tuaj, nuk miratohen ndryshimet kushtetuese dhe bllokohet rruga e integrimit evropian?

Afrim Gashi: Ne po përpiqemi të ndërtojmë institucione dhe të bëjmë një qeveri, jo të mendojmë largimin. Mbetet prioriteti ynë i parë si shtet dhe si përfaqësues të partive politike dhe të shqiptarëve, që të angazhohemi për integrimin sa më të shpejtë të vendit në BE. Ne e dimë që tani për tani është kjo është e kushtëzuar me ndryshime kushtetuese, por edhe kjo është pjesë e dialogut, por edhe nga, siç e dini, konteksti politik me fqinjët dhe skenën ndërkombëtare. Ka zgjedhje në Parlamentin Evropian në qershor, ka zgjedhje në Shtetet e Bashkuara.

Ne presim që sa më shpejt të ketë mirëkuptim të plotë për këtë, nga të gjithë aktorët, sepse kjo nuk është, si të themi, një mosmarrëveshje bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Këtu janë disa faktorë dhe të gjithë duhet të jemi në tryezë që ta heqim këtë problem nga tryeza politike.

SHBA-ja dhe BE-ja bënë thirrje për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pas betimit të presidentes Gordana Silanovska-Davkova, e cila nuk e ka përdorur, gjegjësisht nuk e përdor emrin kushtetues Maqedonia e Veriut, dhe ka njoftime të tilla nga kryeministri i ardhshëm. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje?

Afrim Gashi: Qëndrimi ynë është se duhet të përdoret emri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ne do ta përdorim atë emër.

A janë prishur tashmë marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë, pra me fqinjët tanë?

Afrim Gashi: Nuk besoj se janë rrënuar. Mendoj se duhet të flasim. Mendoj se për këtë arsye duhet ta formojmë sa më parë Qeverinë, ta vendosim komunikim me ato shtete. Ashtu siç na duhet dialog i brendshëm për t’i zgjidhur problemet, na duhet dialog intensiv me vendet fqinje.

A do të bisedoni me partnerin tuaj të koalicionit, VMRO-DPMNE, lidhur me këto çështje pas deklaratës së fundit të kryeministrit grek?

Afrim Gashi: Ne tashmë jemi në proces të krijimit të Qeverisë së re. Ai proces duhet të përfundojë dhe më pas dialogu të zhvillohet institucionalisht.

Çdo kryetar do të mbajë përgjegjësinë e tij. Kryeministri, ministri i Jashtëm, presidenti i shtetit. Nëse si kryetar i Kuvendit mund të ndihmoj, sigurisht që jam në dispozicion dhe do të doja të kontribuoja në zgjidhjen e sa më shumë problemeve, e jo për të krijuar probleme./REL

Profesionet e lira në Shqipëri taksohen më tepër krahasuar me Kosovën dhe shtetet e rajonit

Ngarkesa tatimore e një profesionisti të lirë në Shqipëri është më e lartë krahasuar Kosovën dhe me shtetet e rajonit, si: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

 

Në Shqipëri, bizneset me të ardhura vjetore deri në 140,000 euro taksohen 15%. Bizneset e fashës me qarkullim vjetor mbi 140,000 euro, taksohen 23%.

Në Malin e Zi, taksimi është zero për bizneset e profesioneve të lira me të ardhura deri në 8,400 euro në vit. Për bizneset e fashës me xhiro nga 8,401 deri në 12,000, taksimi është 9%. Për bizneset me qarkullim vjetor mbi 12,000 euro, tatimi është 15%.

Në Kosovë, për fashën e bizneseve dhe të vetëpunësuarve me të ardhura vjetore deri në 960 euro, taksimi është zero. Për fashën e dytë të bizneseve, që i përkasin kategorisë së xhiros vjetore prej 961 eurosh deri në 3,000 euro në vit, tatimi është 4%.

Për bizneset me xhiro nga 3,001 deri në 5,400 euro në vit, taksimi është 8%. Ndërsa për bizneset me xhiro mbi 5400 euro, tatimi është 10%.

Në Maqedoninë e Veriut, bizneset me qarkullim vjetor deri në 17,080 euro, tatimi është 10%. Mbi 17,080 euro xhiro vjetore, tatimi është 18%.

Për shumë nga bizneset e sektorit IT, vendosja e normave tatimore më të larta se Kosova apo shtete të tjera larg rajonit të Ballkanit, si Estonia dhe Gjeorgjia, Shqipëria humb konkurrueshmërinë dhe pozicionin strategjik në Ballkan për të ofruar shërbime inovative për Europën dhe tregun amerikan me kosto të lirë.

Për rrjedhojë, pas taksimit 15%, janë të shumtë ata që kanë pasion inxhinierisë, si të vetëpunësuar, që tashmë po drejtojnë sytë drejt Kosovës apo me tutje për hapjen e biznesit, për shkak të politikave më të favorshme fiskale.

Nga sondazhi rezultoi se 23% e të anketuarve po mendonin të mbyllnin aktivitetin, ku 17,5% e tyre thanë se do ta mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5,4% të tjerë thanë se përveçse do ta mbyllnin biznesin do të largoheshin jashtë vendit. Kosova, Estonia, Gjeorgjia ishin zgjedhjet më të menduara për transferim biznesi.

Avokat Sajmir Laçej thotë se nga 29,000 profesionistë të lirë, vetëm 169 kanë të ardhura mbi 140 mijë euro në vit, që pretendohet që të paguajnë 23%. Sipas tij, nëse nuk reflektohet për të rishikuar dispozitat ligjore për profesionistët e lirë, do të ketë një sërë efektesh negative.

“Shumë persona fizikë do të shndërrohen në SHPK me tatimfitimi 15%. Profesionistë të huaj do të largohen nga Shqipëria drejt vendeve fqinjë që kanë sistem më të favorshëm taksimi.

Ndërsa avokatët, noterët dhe kontabilistët do të rrisin çmimet duke ua transferuar kostot atyre që u shërbejnë me tatime 0% deri në vitin 2029. Një pjesë do të punësohen pranë kompanive”.

Si mund të reflektohet? Ai rekomandon se së pari, duhet të miratohet një manual specifik për shpenzimet e zbritshme të profesionistëve të lirë sipas fushave.

Së dyti, të përcaktohet pragu me taksim 0%, për të ardhura neto deri në 12,000 euro në vit.

Së treti, të rishikohet niveli i tatimit sipas kategorive me nivel taksimi progresiv: Taksim 10% për të ardhura nga 12,001 deri në 100,000 euro në vit; Taksim 15% për ardhura mbi 100,001 euro.

“Ky do të ishte reflektim pozitiv dhe afatgjatë që të aplikohet edhe për bizneset e tjera që e kanë 0% tatimin, deri në vitin 2029 duke i parapërgatitur që të mos ndodhë si me profesionistët e lirë.”/Monitor

A mund të bëhet president i SHBA një Donald Trump i dënuar? Analiza e DW: Çfarë ndodh nëse ai shkon në burg

Donald Trump u shpall fajtor, për herë të parë një ish-president amerikan dënohet nga ligji. Çfarë do të thotë kjo për kandidaturën e tij si president? Po nëse do duhej të shkonte në burg?

Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024 është shpallur fajtor në procesin e parë gjyqësor kundër një ish-presidenti amerikan. Juria e gjykatës në Nju Jork e deklaroi Trump fajtor në 34 pika të aktakuzës. Nga 15 prilli gjykata u mor me akuzën, nëse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2016 u paguan para për të mos u bërë publike historitë e Trumpit për seks jashtëmartesor me një yll pornografie. Ky proces ishte i pari në katër procese gjyqësore, me të cilat duhet të përballet Trump. Në Xhorxhia bëhet fjalë për dyshime se ka pasur përpjekje për të ndryshuar rezultatin e dështuar zgjedhor në këtë shtet federal në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Ka edhe dhe dy procese të tjera kundër tij, ku bëhet fjalë për përhapje gënjeshtrash për manipulime zgjedhore për të qëndruar në pushtet, si edhe për ruajtjen e dokumenteve sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

A mund të kandidojë Trump në rast të dënimit?

Po. Pavarësisht si përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit- Kushtetuta amerikane vendos tre kërkesa për personat që e synojnë këtë post: Ata duhet të jenë qytetarë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 35 vjeç. Dhe të paktën duhet të kenë jetuar 14 vjet në SHBA. Askund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.

A mundet Trump të diskualifikohet në bazë të kushtetutës amerikane, neni 14?

Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë, se personat që “kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim”, pasi janë betuar për kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i “një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara”.

Aktivistët që duan të shohin që ish-presidenti të diskualifikohet mbi këtë bazë përmendin sjelljen e Trumpit para sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Ata thonë, se gënjeshtrat e Trumpit, se demokratët i vodhën zgjedhjet, e nxitën turmën e djathtë të mësyjë Kapitolin. Për këtë arsye kjo konsiderohet sipas tyre, si pjesëmarrje në kryengritje.

Në një sërë shtetesh federale ka pasur përpjekje për të larguar Trumpin nga zgjedhjet paraprake mbi bazën e këtij neni shtesë. Në mars 2024, Gjykata Supreme e hodh poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.

A mund të votojë Trump megjithë dënimin?

Me gjasë jo. Trump është i regjistruar si votues në Florida. Personat e dënuar nuk kanë të drejtë votimi aty. “Shumica e të dënuarve në Florida e rifitojnë të drejtën e votimit, pas e kanë kryer plotësisht dënimin e tyre”, shpjegon reporterja për çështjet politike e New York Times, Maggie Astor. Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, pak ditë më vonë fillon kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.

Por nëse Trump do duhej të shkonte në burg, çfarë do të ndodhte?

Për këtë nuk ka një përgjigje të qartë. “Ne jemi shumë larg nga gjithçka që ka ndodhur më parë”, tha Erwin Chemerinsky, ekspert i kushtetutës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për New York Times para procesit. “Ky do të ishte spekulim  i pastër.” Parë nga ana ligjore, Trump do të kishte të drejtë për kandidaturën e tij, edhe nëse ndodhet në burg. Por një president që votohet, në një kohë që është në burg, do të ishte një sfidë logjistike. Repoterja Astor, spekulon, se Trump mund të kërkojë lirimin “me arsyetimin, se burgosja e tij do ta pengonte që të përmbushte detyrimet e tij kushtetuese si president.” Por gjithçka është spekulative, kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe nuk është e lehtë të bëhen parashkimet./DW

Zgjedhjet e 2025, Alibeaj: PD ka aktualisht 320 kandidatë të identifikuar të cilët do të përzgjidhen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se PD ka aktualisht 320 kandidatë të identifikuar të cilët do të përzgjidhen për zgjedhjet e 2025.

Ai u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të japë një datë konkrete të listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD, pasi identifikimi i tyre do ecë paralelisht me programin e prezantuar një ditë më parë.

“Identifikimi dhe shpërndarja e tyre në territor ka një varësi nga sistemi zgjedhor që do të aplikohej, ndodhi që dështoi komisioni për reformën zgjedhore.

Ne vërtetë s’i kemi deklaruar po ne sot kemi jo më pak së 320 kandidatë të identifikuar, procesi vazhdon ende, që para 31 marsit është marrë vendim që strukturat e partisë janë përzgjedhur përmes proceseve të brendshme do jenë pishina kryesore e kandidatëve dhe këto do pasurohen më tej me kandidatura të tjera nga degët e partisë.

Do jetë një proces i përditshëm për identifikimin dhe seleksionimin e kandidaturave, nuk do jetë një datë e vetme. Prezantimi i kandidatëve do jetë kur kandidatët tanë të identifikohen, nuk ta jap dot një datë”, tha Alibeaj.

Pse Shqipëria ishte një plan “B” për hebrenjtë në vitet 30-të

Nga Hasan Bello

Në mesin e viteve 30-të Gjermania naziste intensifikoi politikën antisemite, duke bërë që një numër i konsiderueshëm hebrenjshë të largoheshin nga territori i saj në mënyra të ndryshme. Ndërsa diaspora hebreje filloi të mendonte seriozisht për të gjetur një vend të sigurtë për instalimin e tyre.
Një destinacion i rëndësishëm dhe më i preferuari në një plan afatgjatë pas projektit për krijimin e shtetit të Izraelit për diasporën dhe lobet hebreje, ishte Shqipëria. Në mesin e viteve 30-të ajo do të shihet si një plan “B”.
Në një relacion të konsullatës shqiptare në Vjenë në dhjetor të vitit 1935 drejtuar Ministrisë së Jashtme thuhet se kishte një vit që Komiteti Qendror i emigrantëve hebrenj të Gjermanisë me qendër në Londër po bënte përpjekje për instalimin e mijërave emigrantëve në territorin shqiptar. Këto përpjekje ishin intesifikuar duke nisur nga shtatori i vitit 1935 kur qeveria gjermane në një mbledhje të saj në Nuremberg kishte vendosur për largimin e hebrenjve, duke i lejuar atyre që të merrnin me vete një sasi nga pasuria e tyre.
Konsulli shqiptar në Vjenë kërkon që ndaj planit për ta kthyer Shqipërinë një Izrael të dytë, qeveria shqiptare të mbante një qëndrim të prerë, sepse, sipas tij, një vend që hynte nën influencën e tyre demoralizohej. Ai thekson, ndoshta i ndikuar nga propaganda e atyre viteve që shqiptari për nga natyra ishte antisemit. Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë. Në këtë periudhë apo edhe gjatë LDB shteti dhe populli shqiptar do të japë një kontribut të jashtzakonshëm për shpëtimin e hebrenjve.
Plani për ta kthyer Shqipërinë në një Izrael të dytë vijoi të shqyrtohej seriozisht nga lobi hebre në Britani. Kryeministri i saj do ta diskutoi këtë çështje edhe me diplomatin shqiptar në Londër, Çatin Saraçi. Diskutime dhe tratativa do të zhvillohen edhe me Mbretin Zog, kundrejt premtimeve për të mbështetur rikthimin e tij në fron dhe investimet e tyre në industri dhe ekonomi. Por, për arsye të ndryshme ky plan dështoi.
Gjithësesi, mbështetja që ju dha hebrenjve nga shteti dhe populli shqiptar duhet të jetë një homazh për t`i kujtuar atyre gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin në vitet 30-40, për të hequr dorë nga politika genocidale ndaj palestinezëve.

Intervista e Ahmetajt për Rai 3, reagon PD: Ja një shembull pse Shqipëria meriton më shumë se Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të disa fragmenteve të intervistës së ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia për emision Report të Rai 3, e cila pritet të transmetohet në mbrëmje nga media italiane, në të cilën deklaron se ka parë kryeministrin Rama duke zhvilluar takime me boss të krimit të organizuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD ka postuar foton e artikullit të gazetës “Il Fatto” dhe shkruan: Ja një shembull pse Shqipëria meriton më shumë se Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar!