31.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha shpërndanë videon me propozimet e PD për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Një ditë pas Kuvendit Programor të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa nga propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Programi i prezantuar të shtunën erdhi si rezultat i një pune të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të ekspertëve vendas e të hauaj, një vit para zgjedhjeve, si një angazhim i PD për t’u dhënë qytetarëve kohën e duhur për t’u njohur me propozimet dhe për të nisur një debat kombëtar mbi alternativën e prezantuar nga Basha dhe ekipi i tij.

Me propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës, krahas propozimeve të kahershme për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe mbështetja për SPAK-un, spikasin risi si:

– Themelimi i njësisë së zbulimit dhe rekuperimit të aseteve dhe pasurive të vjedhura, me anë e të cilës do gjurmohen pasuritë e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar, kudo që ato janë fshehur, brenda dhe jashtë vendit, për t’ia kthyer shtetit;
– Një tjetër risi është kthimi i KLSH-së në një gjykatë auditi, pra jo vetëm një insistucion rekomandues, por me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues për ekzekutivin;
– Po aq transformues është propozimi për ndarjen e Shqipërisë në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e BE-së, duke fuqizuar zhvillimin ekonomik të barabartë në gjithë territorin;
– Një tjetër zotim është ai për heqjen dorë nga qeveria e re e PD nga të gjitha gjyqet kundër individëve, qofshin këto për njohjen e pensionit apo të tjera, duke bërë të mundur që mijëra qytetarë që janë në gjyq me shtetin të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, që mbart mbi 25 mijë çështje të tilla, të cilat bllokojnë punën e gjyqësorit shqiptar duke vonuar kështu vendosjen në vend të së drejtës.

Postimi i Kreut të PD:

Shqipëria meriton më shumë!
Enkelejd Alibeaj, Marinela Ziu, Roland Bejko, Alfrida Marku, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi treguan se Shqipëria mund të bëhet, nëse ka një qeverisje të re me prioritetet e duhura në:
LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT MIRËQEVERISJEN &
SUNDIMIN E LIGJIT

Bie nga lartësia, plagoset rëndë punëtori në Sarandë

Një 62 -vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj, 62 vjeç është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Ruajtja e trashëgimisë shpirërore-kulturore është mision i rëndësishëm i PDSH-së!

Nga Azgan Haklaj

Trashëgimia jonë kulturore është jo vetëm testamenti historik ndërbreznor i transmetuar prej lashtësisë, por edhe pasaporta më e fuqishme e integrimit formal në qytetërimin perëndimor të cilit i përkasim dhe aspirojmë.
Etnogjeneza jonë daton nga pellazgo -ilirët me qindramijëra vargjet epiko-hyjnore, vazhdon me Eposin e Kreshnikëve, i cili është tharmi i kalimit nga identiteti Ilirio-dardan në identitetin Arbëror – Shqiptar, fatkeqësisht akoma nuk është pjesë e UNESKO-s për shkak të paaftësisë së ministrisë së kulturës në rastin më të mirë për të.
Vallja Pirrike, të cilën e kercente Aleksandri i Madh para betejave, e cila e mahniti Jul Qezarin, e ruajtur plotësisht nga shqiptarët.
Vallja e Shpatave që e kercente simboli ynë shtetëror dhe kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu).
Vallja Çame e patriotit Osman Taka, Kcimi Vendçe, Logu i Bjeshkëve, Kanuni i Lek Dukagjinit, Monofonia ose Kanga Majë’ Krahu, Gjama e Burrave krahas Këngës shumëzërëshe e Iso Polifonisë, etnografia jonë e veçantë, Plisi Xhamadani e Fustanella Shqiptare, Xhubleta Mirditore, krahas Xhubletës Shqiptare dhe pasuri të tjera jo materiale e materiale duhet jo vetëm të konservohen me origjinalitetin e tyre por edhe të trajtohen si margaritarët e paprekshëm në trupin e kombit tonë, si njëri nga kombet më të lashtë të kontinentit.
Në qëndër të vëmendjes do të kemi korrigjimet toponimike të imponuara dhunshëm nga pushtuesit dhe kthimin në emërtimet identitare.
Duhet medeomos akordim i fondeve kombëtare por edhe aplikim në projektet e BE-së që këto thesare jo vetëm të ruhen por të funksionalizohen në institucionet ndërkombëtare shkencërisht për tu futur në UNESKO si pasuri tonat autentike, pasi në shumë raste jemi ndeshur e po ndeshemi në përvetësime agresive të padrejta të fqinjëve tanë, si në rastin e grabitjes së Lahutës dhe Polifonisë Labe.
Është kjo arsyeja që institucionet shtetërore të kulturës do të kenë vëmendje parësore në qeverisjen e PD-së dhe jo si deri më sot, thjesht për pozita honorifike.
Vlerësimi me seriozitet i këtij prioriteti qeverisës do të sjellë avantazhe afatgjata në edukimin e brezave me traditën dhe parimet e shenjta konservatore të dashurisë për familjen, Zotin, Atdheun dhe Kombin.
E pra me një përkufizim të thjeshtë: Trashëgimia jonë shpirtërore-kulturore si ADN kombëtare është pasqyra ku ne shohim me vërtetësi veten dhe të tjerët na shohin ne, historinë dhe kulturën tonë reale.
Edhe në rrafshin kombëtar pasi ne jemi një komb etno-kulturor lipset një strategji unike efektive për të materializuar bashkimin tonë shpirtëror e kulturor gjithmonë në kuadrin e integrimit europian.
Deviza jonë do të jetë:
Një komb- një kulturë- një histori.

“20 mijë euro për fëmijën e tretë?!” Inxhinieri Duleviç i përgjigjet skeptikëve të propozimit të PD-së: Mirëmenaxhimi i KESH-it mjafton të dalin lekët dhe të teprojnë

Ka ngjallur shumë reagime propozimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Kuvendin Programor të kësaj force politike lidhur me propozimin që PD ka për forcimin e familjes shqiptare, e që më konkretisht ka të bëjë me bonusin prej 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Skeptikëve të këtij propozimi ambicioz, i është përgjigjur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, inxhinieri i njohur Azmer Duleviç, i cili, njëkohësisht, ka qenë edhe një ndër hartuesit e programit për energjitikën në PD.

Sipas tij, mjafton vetëm mirëmenaxhimi i KESH-it që të dalin lekët dhe të teprojnë.

Më poshtë postimi i plotë i ing. Azmer Duleviç:

A e dini sa lekë duhen për bonusin 20,000€ për fëmijën e tretë?

A e dini që keqmenaxhimi që vetëm KESH ka bërë për vitin 2023 është pak më tepër se 350 mln € ?

Sot në Shqipëri ka rreth 20,000 lindje në vit!
Po supozoj që gjysma janë fëmija i tretë pra 10,000 X 20,000€=200 mln Euro!

200 mln euro nuk janë asgjë nga buxheti i vendit tonë prej 6.5 mld euro!

Sikur vetëm të bëhet mirëmenaxhim i KESH dalin lekët dhe teprojnë!

Herë tjetër lexoni pak, para se të qeshni kot lart e poshtë!Jua them me bindje se ky program është i realizueshëm 100% sepse jam një ndër ata që kam dhënë kontributin tim!

Prangat e SPAK në ARRSH japin rezultate/ Tenderat e rrugës Tiranë-Durrës fitohen me 25 për qind poshtë fondit limit

Shembja e sistemit kapilar të korrupsionit që ishte ngritur në Autoritetin Rrugor Shqiptar me arrestimin e ish drejtorit Evis Berberi dhe ortakëve të tij, duket se ka dhënë frytet e para pozitive në terren. Dy tenderat e mëdhenj për zgjerimin e supestradës Tiranë Durrës kanë prodhuar rezultate surprizë me ulje të konsiderueshme ndaj fondit limit.

Të dy tenderat u shpallën me një fond limit prej 16 milionë eurosh secili. Por në të dy prej tyre, ofertat fituese kanë qenë deri në 25 për qind më të ulëta.

Në lotin e dytë, oferta e shpallur fituese ishte plot 4 milionë euro më poshte se fondi. Curri shpk e Faik Currit dhe Bami shpk e Besnik Bamit kanë ofruar në joint venture të zgjerojnë segmentin e lotit përkatës me 12 milionë euro, ndërkohë që në të njëjtat shkallë ulje ka rezultuar edhe oferta fituese e lotit të parë. Në këtë lot, fituese është shpallur oferta e përbashkët e G.P.G së Paqësor Buzit dhe Elmazaj Konstruksion e Shkëlqim Elmazajt.

Në fakt, para hapjes së ofertave përfliteshin si favoritë të dy tenderave të majmë të tjerë emra, veçanërisht Salillari dhe Geci. Por ofertat e këtyre dy kompanive kanë qenë më të larta, pranë fondit limit. Në këtë situatë drejtori i ri i ARRSH, Gentian Gjyli nuk ka hezituar të firmosë për dy ofertat më të leverdishme, pavarësisht kulisave parapake që kishin paracaktuar të tjerë fitues.

Kapitali ka mësuar se tashmë njoftimi i fituesve është publikuar në sistemin e brendshëm të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Shumë shpejt ai pritet të shpallet edhe publikisht. Por rezultatet e tenderave për dy lotet, Tiranë Durrës faktojnë se qytetarët shqiptarë janë vjedhur në përmasa masive me prokurimet në rrugë gjatë së shkuarës, ku tenderat e kontratave të majme fitoheshin në kokë të fondit limit.

U deshën prangat e SPAK, që zyrtarët tashmë të mos firmosin më për të shpallur fitues ata që paracaktohen, pavarësisht ofertave të tjera më të ulëta. Vetëm në dy lotet e para për zgjerimi e superstradës Tiranë Durrës, konkurrenca u kurseu taksapaguesve gati 8 milionë euro./ Kapitali.al

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, analisti: Nuk do të japë rezultat, është thjesht një mekanizëm i Ramës për t’i treguar opozitës se…

Sipas analistit Agim Baçi, Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, i propozuar dhe ngritur me votat e Partisë Socialiste, nuk do të japë rezultat.

Baçi, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, u shpreh se thjesht një mekanizëm i Ramës për t’i treguar opozitës se ne jemi parlamenti dhe ne vendosim.

“Institucionet nuk janë bashkëpunuese me SPAK për çështjet që hetohen, madje ka pasur momente që Rama nuk e ka fshehur këtë në një prej daljeve të tij për mediat Rama tha se ne nuk jemi republik e SPAK-ut, pra tregon hapur që nuk është fort mbështetës dhe që është thjesht një mekanizëm kjo thirrja për drejtësi.

Ndërsa sa i përket ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, mendoj që nuk do të ketë rezultat, edhe kjo ishte thjesht një mekanizëm i Ramës për t’i treguar opozitës se ne jemi parlamenti dhe ne vendosëm, pasi Rithemelimi dhe opozita hezituan që të dakordësohen”, tha Baçi.

Katari, Egjipti dhe SHBA i bëjnë thirrje Hamasit dhe Izraelit të finalizojnë planin e armëpushimit të Bidenit në Gaza

Si ndërmjetës në diskutimet e vazhdueshme për të siguruar një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, Katari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjipti, së bashku i bënë thirrje Hamasit dhe Izraelit që të finalizojnë marrëveshjen që mishëron parimet e përshkruara nga Presidenti Biden më 31 maj 2024.

Në një deklaratë të përbashkët të shtunën, ata thanë: “Këto parime bashkuan kërkesat e të gjitha palëve në një marrëveshje që u shërben interesave të shumëfishta dhe do të sjellë lehtësim të menjëhershëm për popullin e shumëvuajtur të Gazës si dhe për pengjet e shumëvuajtura dhe familjet e tyre. Kjo marrëveshje ofron një udhërrëfyes për një armëpushim të përhershëm dhe përfundimin e krizës.

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Sheikh Mohamed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken.

Në bisedën telefonike u diskutua për lidhjet e ngushta strategjike midis Katarit dhe Shteteve të Bashkuara dhe mënyrat për t’i mbështetur dhe forcuar ato.

Të dyja palët diskutuan gjithashtu për ashpërsinë e situatës në Rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze, si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me përpjekjet e përbashkëta ndërmjetësuese që synojnë ndalimin e luftës në Rripin.

Gjatë bisedës, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme theksuan se ndërmjetësimi po punon për arritjen e një armëpushimi të përhershëm që i jep fund luftës.

Sheikh Mohamed shprehu gjithashtu shpresat e ndërmjetësve se palët do të merren pozitivisht me parimet e përfshira në fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden, të cilat përfshijnë tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara në Rripin e Gazës, lirimin e të arrestuarve, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe hyrjes së ndihmave në Gaza.

AFP shton: Forcat izraelite goditën Rafahun në Gazën jugore me tanke dhe artileri të shtunën, disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli po ofronte një udhërrëfyes të ri drejt një armëpushimi të plotë.

Menjëherë pas njoftimit të Biden, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli se vendi i tij do të ndiqte luftën derisa të kishte arritur të gjitha qëllimet e saj.

Hamasi, ndërkohë, tha se “e sheh pozitivisht” planin izraelit të paraqitur nga Biden.

Në fjalimin e tij të parë madhor që përshkruan një fund të mundshëm të luftës gati tetë-mujore, presidenti amerikan tha se oferta tre-fazore e Izraelit do të fillonte me një fazë gjashtëjavore që do të shihte tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës.

Do të shihte gjithashtu “lirimin e një numri pengjesh” në këmbim të “qindra të burgosurve palestinezë” të mbajtur në burgjet izraelite.

Izraeli dhe palestinezët më pas do të negociojnë për një armëpushim të qëndrueshëm, me armëpushimin që do të vazhdojë për aq kohë sa bisedimet janë në vazhdim, tha Biden.

Udhëheqësi amerikan i kërkoi Hamasit të pranojë ofertën izraelite.

“Është koha që kjo luftë të përfundojë, të fillojë e nesërmja”, tha ai.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se oferta ofron “një rrugë të mundshme për të dalë nga bllokimi i luftës”, ndërsa shefja e BE Ursula von der Leyen përshëndeti një qasje “të balancuar dhe realiste” për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Real Madridi, mbret i Europës për herë të 15-të në histori/ Ja kush zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borusia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Në fund të sfidës, lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA u zgjodh mbrojtësi Karvahal, i cili shënoi dhe golin e avantazhit.

Në analizën e bërë nga Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s, ndër të tjera shkruhet: Një paraqitje shumë dinamike, e disiplinuar dhe e përkushtuar nga mbrojtësi i krahut, i cili dha një paraqitje shumë solide në mbrojtje. Ai vazhdimisht i jepte skuadrës së tij gjerësi dhe doli me momentin kyç të lojës, duke treguar besim kur shënoi”.

I mbani gjatë kufjet në vesh? Ja dëmet që po i shkaktoni shëndetit tuaj

Vitet e fundit shitjet e kufjeve me valë janë rritur shumë dhe shumica prej nesh i mbajmë ato në vesh nga mëngjesi në mbrëmje. Megjithatë, kjo rezulton që veshët tuaj të mbushen më lehtë me dyllë.

Prodhimi i dyllit në vesh është një proces normal për trupin e njeriut, ashtu si për gjitarët e tjerë, dhe në fakt një shtresë e hollë dylli duhet të jetë gjithmonë e pranishme pranë hapjes së kanalit të dëgjimit.

Dylli, nga njëra anë, është një agjent mbrojtës kundër insekteve, mikrobeve dhe ujit, ndërsa në të njëjtën kohë hidraton lëkurën e kanalit të jashtëm të dëgjimit.

Përveç kësaj, duke lëvizur nga jashtë, dylli parandalon që pjesa e brendshme e veshit të mbushet me qeliza të vdekura.

Përdorimi i zgjatur i kufjeve parandalon daljen e dyllit, gjë që ka të ngjarë të shkaktojë probleme me veshët.

Një nga këto probleme është dylli i ngjeshur, i cili bëhet më i fortë dhe i vështirë për t’u nxjerrë. Të bësh këtë mund të çojë në infeksion, me një rritje të qelizave të bardha të gjakut në zonë dhe bllokim të kanalit të veshit.

Gjithashtu ndalon rrjedhën e ajrit, duke bërë që dylli të thahet dhe të grumbullohet më shumë.

Gjithashtu, djersa e bllokuar dhe lagështia e veshit që mund të mbetet atje është mjedisi i përsosur për rritjen e mikrobeve.

Gjithashtu, duke bllokuar daljen natyrale të dyllit, gjëndrat e tenxhere aktivizohen për të prodhuar edhe më shumë dyllë, gjë që shkakton probleme dëgjimi, marramendje, marramendje dhe kruajtje.

Së fundi, për shkak se kufjet nuk pastrohen, ato mund të bartin mikrobet dhe bakteret në vesh, ndërsa një volum shumë i lartë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme me dëgjimin.

“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha bën thirrje për një ndryshim total për t’i dhënë fund ‘qeverisë më të korruptuar’ në historinë e tranzicionit shqiptar. Ja disa nga propozimet kryesore të PD

I rrethuar nga ekspertë të fushave të ndryshme, pjesa më e madhe e tyre profesionistë të rinj, Basha shpalosi programin e PD.

Akademikë, juristë, mjek, arsimtarë, inxhinierë, ekspert në fushën e teknologjisë së informacionit, të përndjekur e pronarë, ekspertë të bujqësisë etj., u bënë kështu pjesë e prezantimin të vizionit të PD për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë e shkaktuar nga qeverisja e Ramës.

Duke besuar se Shqipëria meriton më shumë, PD shpalosi zgjidhjet e saj për problemet serioze që ka vendi dhe për një Shqipëri të begatë në të cilën familjet shqiptare kanë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

“Shpalosja e alternativës së PD, nuk është fundi, por pikënisja e një udhëtimi. Partia Demokratike do të angazhohet në një dialog të përditshëm e të përjavshëm me familjet shqiptare, për familjet shqiptare, me prindërit shqiptarë dhe të rinjtë shqiptarë, me pensionistët shqiptarë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe profesionistët e lirë, me të përndjekurit dhe pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist. Me akademinë, pedagogët, me punonjësit e shëndetësisë, me të gjitha grupet shoqërore, PD me një kulturë të re politike, fryt i dy viteve të shkollës që po lëmë pas, i çlirimit dhe emancipimit të plotë të Partisë Demokratike dhe i qëndrimit të saj me të dyja këmbët në tabanin tonë të kulturës politike perëndimore, euro-atlantike, europiane dhe amerikane.”– tha Basha në nisje të fjalës së tij.

Prezantimi i këtij programi çel fushatën e PD, e cila parashikon një konsultim të hollësishëm dhe konstruktiv me shoqërinë shqiptare.

Ja disa prej pikave kryesore të propozimeve të bëra nga Basha në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike:

1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16:00.

3. NEXTGEN:
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. TAKSA E SHESHTE 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare