24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Deklaratat e SHBA dhe BE për rezolutën e PS, reagon Kulluri: Nisma përmban qëllime të dyshimta dhe kërcënuese për institucionet e drejtësisë

Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrdhëniet me Publikun, Edvnin Kulluri, ka reaguar në lidhje me deklaratat e SHBA dhe BE për rezolutën anti-korrupison. Me anë të një postimi në Facebook, Kulluri shkruan se nisma e PS është e pakuptimtë, e nxituar dhe e njëanshme.

Ai gjithashtu thotë se PD u shpreh qartë që Rezoluta Anti-Korrupsion përmban qëllime të dyshimta, të paqarta dhe fatkeqësisht kërcënuese për institucionet e drejtësisë. Sipas tij, qëndrimi i sotëm i partnerëve ndërkombëtarë konfirmon se e vetmja rrugë është konsolidimi dhe mbështetja pa rezerva ndaj SPAK!

Reagim i PD për deklaratat e SHBA dhe BE për rezolutën anti-korrupison, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri:

Sic ishte e kuptueshme nisma e PS per “reforma anti-korrupsion” eshte e pakuptimte, e nxituar dhe e njeanshne!

Partia Demokratike u shpreh qarte se Rezoluta Anti-Korrupsion permban qellime te dyshimta, te paqarta dhe fatkeqesisht kercenuese per institucionet e drejtesise. Sic deshmojne qendrimet kundershtuese ndaj SPAK te Kryeministrit, nuk ekzistojne kushtet dhe arsyet per nje Rezolute te sjelle nxitimthi per votim ne Kuvendin e Shqiperise, pa u konsultuar paraprakisht me opoziten! Reformat qe kerkojne nderhyrje ne sistemin e drejtesise nuk mund te kryhen pa konsensus dhe aq me teper ne kundershtim me perceptimin publik qe e mbeshtet punen e SPAK ne shumice derrmuese sipas te gjitha sondazheve.

Rama e ka te kote qe nxit mazhorancen ndaj shumices se qytetareve qe kerkojne zbatimin e ligjit ndaj mazhorances se perfshire ne korrupsion ne te gjitha nivelet! Qendrimi i sotem i partnereve nderkombetare konfirmon se e vetmja rruge eshte konsolidimi dhe mbeshtetja pa rezerva ndaj SPAK!

“Gjatë qeverisjes së PS krimi dhe korrupsioni mori përmasa të frikshme”/ Elezi: Ja programi i PD për rendin dhe sigurinë publike

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Programor të PD, anëtari i kryesisë, Myzafer Elezi, u shpreh se gjatë qeverisjes së PS krimi dhe korrupsioni morën përmasa të frikshme, ndërsa siguria publike u cënua ndjeshëm.

“Qeveria e Partisë Demokratike do të bëjë transformimin rrënjësior të policimit publik, duke prerë lidhje e krimit me politikën, si dhe duke modernizuar kapacitetet për përmirësimin e standardeve të sigurisë së qytetarëve.” – u shpreh më tej Elezi.

Më poshtë fjala e plotë:

RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE

Gjatë qeverisjes aktuale krimi dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të frikshme, siguria publike është cënuar ndjeshëm, dhe territori kontrollohet nga grupet kriminale.
Qeveria e Partisë Demokratike do të bëjë transformimin rrënjësior të policimit publik, duke prerë lidhje e krimit me politikën, si dhe duke modernizuar kapacitetet për përmirësimin e standardeve të sigurisë së qytetarëve.
Programi i Partisë Demokratike për sigurinë publike përfshin:
1. Reformimin e strukturës së Policisë së Shtetit në përshtatje me situatën e kriminalitetit në vend, me fokus kontrollin e plotë të territorit.

2. Pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat me lidhje kriminale, nëpërmjet një procesi ligjor, transparent dhe të besueshëm.

3. Pa asnjë dyshim, angazhimi më i madh dhe pika e kthesës për rivendosjen e rendit dhe sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të shtetasve, do të jetë themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare me kapacitete të plota tokësore, ajrore dhe detare.

Xhandarmëria Kombëtare, si një forcë elitë e specializuar, e përbërë prej 1000 efektivë do të këtë në fokus të saj:

• luftën kundër krimit,
• ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike,
• ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste,
• angazhimin në rastet e Emergjencave Natyrore, si dhe
• mbështetjen e Forcave të Armatosura në raste të operacioneve ushtarake.

4. Partia Demokratike angazhohet të përmirësojë trajtimin financiar të punonjësve të rendit dhe sigurisë, duke rritur pagën në masën 50 %, si dhe duke shtuar masën adekuate financiare për përfshirjen në operacione të veçanta dhe shërbime jashtë qendrave të banimit, në përputhje me indeksin e rritjes së inflacionit.

Reformat e Qeverisë së Partisë Demokratike në fushën e sigurisë publike, do të rrisin besueshmërinë dhe efektivitetin e policisë në shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe do të garantojnë rend dhe siguri në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ju faleminderit.

Basha poston videon me momentet nga Kuvendi: Shqipëria mund të bëhet nëse do kishte një qeverisje të re

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video në Facebook me momente të Kuvendit të sotëm ku u prezantua programi qeverisës i PD “Shqipëria meriton më shumë”.

Basha shkruan se sot PD tregoi se Shqipëria mund të bëhet nëse do kishte një qeverisje të re.

POSTIMI I PLOTË:

Shqipëria meriton më shumë. Sot ne treguam se Shqipëria mund të bëhet, nëse do kishte një qeverisje të re me prioritetet e duhura.

“Qeveria e dështuar e Edi Ramës e do vendin pa rini”/Andia Ulliri: PD do krijojë Fondin me Prioritet për Punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë si prioritet ekonomik të vendit

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

FJALA E ANDIA ULLIRI, DEPUTETE E PD:

Një vend pa rini është një vend pa të ardhme, një vend pa guxim, një vend pa fuqi transformuese.

Qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës kështu e do Shqipërinë, pa rini, pa guxim, pa të ardhme, sepse vetëm kështu mund të mbrojnë interesat e një pakice që nuk ka lidhje me nevojat dhe shpresat e rinisë.

Prandaj Edi Rama është përgjegjës për largimin e bashkëmoshatarëve të mi!

Një vend ku kostot e jetesës janë të papërballueshme, forca blerëse e ulët dhe pagat larg mundësive për të ndërtuar një jetë me dinjitet, nuk është një vend për rininë.

Secili prej nesh e njeh mirë dramën e shpopullimit, nuk ka familje pa një vjazë apo djalë që nuk ka ikur apo nuk po presin rastin e parë për të ikur nga varfëria që ka pllakosur vendin për shkak të qeverisë Rama.

Prej vitesh këmbanat e alarmit kanë rënë, por qeveria nuk dëgjon, nuk shikon, nuk e ndjen këtë plagë të madhe.
Kjo do të marrë fund.

• Partia Demokratike do krijojë Fondin me Prioritet për Punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë si prioritete ekonomike të vendit me synim për të rritur sipërmarrjet në fushën e teknologjisë të drejtuara nga të rinjtë.

• Do të hartojmë nisma per ta kthyer Shqipërinë në qendër të investimeve të IT ku kompanitë dhe individët me mbështetjen e qeverisë do aftësohen që të konkurojnë në ofrimin e shërbimeve të IT dhe programimit në tregun e BE.

• Do krijojmë grante financiare per stimulimin dhe mbështetjen e bizneseve familjare të zotëruara nga te rinjtë, që kanë në fokus zonat ku mungon përparësia ekonomike.

• Partia Demokratike i përmbahet angazhimit të saj të kahershëm për ndërtimin e një ure lidhëse ndërmjet universiteteve dhe tregut të punës

Në funksion të këtij zotimi qeveria e ardhshme e PD do financojë cdo vit deri në 10.000 praktika të paguara për studentët ekselentë në masën 30’000 lekë të reja.

RINIA DO TË JETË PRIORITET SEPSE RINIA MERITON MË SHUMË!

Qeveria ndërpreu dritat në Kuvendin programor të PD, Flutura Açka ironizon Edi Ramën: O qyq, kur të dalësh pa punë, do t’u heqësh nga marazi siguresat fqinjëve në Surrel

Një akt i paprecedent ka ndodhur ditën e sotme, ku, ndërsa Partia Demokratike dhe Lulzim Basha mbanin Kuvendin Programor për paraqitjen e alternativës së kësaj force politike për zgjedhjet e radhës, në sallën e Parkut Olimpik u fikën dritat.

Kaq ka bërë që demokratët e mbledhur në sallë të shpërthejnë në brohëritje kundër Edi Ramës dhe qeverisë socialiste, duke qenë se, sipas tyre, dritat u hoqën më mënyrë të qëllimshme dhe nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë.

Deputetja e PD, Flutura Açka, për këtë akt të paprecedent ka fajësuar drejtpërdrejt Edi Ramën, madje duke e ironizuar dhe duke i thënë se kur të dalë pa punë do t’u heqë nga marazi siguresat fqinjve në Surrel.

“Do të të mbetet huq, o qyq, dhe kur të dalësh pa punë, do t’ia heqësh nga marazi siguresat fqinjëve bashkëfshatarë kur të kenë dasma në Surrel.” – shkruan, veç të tjerash, Açka.

Më poshtë postimi i plotë:

Qeveria ia pret dritat sallës së Parkut Olimpik gjatë kohës kür Partia Demokratike paraqiste programin.

Pse ua heq dritat në festë të tjerëve, kryeministër, se ti ke për detyrë të krijosh kushtet partive në demokraci.

E ke bërë edhe herë të tjera me ne. Do të të mbetet huq, o qyq, dhe kur të dalësh pa punë, do t’ia heqësh nga marazi siguresat fqinjëve bashkëfshatarë kur të kenë dasma në Surrel.

Çfarë halli ke? Të gjitha i ke, prapë të fame me inat s’ke!

Sot në Shqipëri gratë jane të braktisura, shkatar është Edi Rama/ Bakiu: Me programin e PD gruaja shqiptare do të rimarrë rolin që i takon në shoqëri dhe fuqizimi ekonomik

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

DEPUTETJA E PD, MERITA BAKIU:

Sot Shqiperia ka probleme ka probleme te medha dhe serioze. Shkaktari i tyre eshte Edi Rama. Eshte vertetuar se ai nuk mund ti zgjidhe ato per njerezit. Sot ne Shqiperi grate jane te braktisura nga vemendja e qeverise.
Gruaja prioriti ynë kryesor.
Një grua e lumtur dhe e fortë, është një familje e shëndetshme një shoqëri e suksesshme. Gruaja nuk duhet të mbetet peng I mëshirës së burrave edhe për bukën e gojës. Që gruaja shqiptare të rimarrë rolin që i takon në shoqëri, për të qënë e pavarur, për të marrë dinjitetin është fuqizimi i saj ekonomik, dhe kjo mund arrihet nëpërmjet mirë-arsimimit
Partia Demokratike angazhohet :
1.Asnjë vajzë të mos ndërpresë shkollën për shkak të pamundësive ekonomike.
2. Bursa studimi per vajzat qe vijne nga familje me veshtiresi ekonomike dhe nga zonat rurale
4. Lehtesi per bizneset qe punesojne gra dhe vajza.
5. Mbeshtetje financiare per gra dhe vajza qe merren me pune artizanale dhe qe punojne ne sektorin e bujqesise
6. Mundësi rritjeje dhe aftësimi profesional për gratë e papuna ose viktima të dhunës në familje;
8. Fonde të dedikuara për sipërmarrjet e grave biznesmene.
9. Kurse falas per grate e vajzat shtepiake qe te marrin nje profesion
10.Shendeti I grave eshte ne vemendjen tone ndaj do te forcojme masat për mbrojtjen e shëndetit të grave, kudo ku ato jetojne,
parandalimin dhe diagnostikimin sa më të hershëm të patologjive që prekin grate.
11. Rritjen e mëtejshme të burimeve financiare në funksion te programeve për mbrojtjen e shëndetit të gruas.
Grate qe jane viktima te dhunes
12. Mbeshtetje dhe fuqizim ekonomik per grate qe jane viktima te dhunes e trafikimit.
13. Dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, viktima të dhunës.

.
14. Ofrimi i bursave studimit falas për të gjitha fëmijët e nënave kryefamiljare, viktima të dhunës në familje.
15. Do te mundësojme strehim te paguar nga shteti për të gjitha gratë, të cilat kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykatat..

Basha shpërndan fotot nga Kuvendi ku u shpalos programi “Shqipëria meriton më shumë”

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka shpërndarë foto nga Kuvendit ku u shpalos programi qeverisës “Shqipëria meriton më shumë”.

POSTIMI i PLOTË

Nisëm sot shpalosjen e programit qeverisës të Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Edi Rama me mëkëmbësit e tij janë pengesë për SPAK”/Sefa: Reformat e PD mbështesin drejtësin duke eliminuar zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Indrit Sefa, Sekretar për Çështjet ligjore PD:

1. Ne mbështesim SPAK dhe qëndrojmë përkrah sistemit të drejtësisë, përball çdo sulmi që vjen nga politika dhe subjektet që janë pjesë e hetimeve të tij. Në një vend normal, SPAK-u nuk do të ishte i nevojshëm të ekzistonte, por ai u krijua në Shqipëri pikërisht për shkak të korrupsionit të madh qeveritar.

2. Sot qytetarët shqiptarë rraskapiten me vite në dyert e gjykatave. Mbi 114 mij dosje gjyqësore, janë në pritje të shqyrtimit. Nesër në qeverisje, ne do të ulim në mënyrë drastike këtë numër.

3. Qeveria e Partisë Demokratike:

❖ Heq dorë nga të gjitha ankimet apo rekurset e bëra nga institucionet shtetërore kundër pensionistëve.
❖ Heq dorë nga çdo rekurs i bërë nga institucionet publike për gjyqët e marrdhënieve të punës.
❖ Rishikojmë dhe zgjidhim administrativisht çdo proces gjyqësor me palë shtetin.
❖ Kërkesat për Lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit do të bëhen te Noteri duke çliruar njerzit dhe bisneset nga pritjet e pafundme.

4. Edi Rama me mëkëmbësit e tij, janë bërë pengesë për funksionimin normal të organeve të reja të drejtësisë. Ai, refuzon çdo kërkesë të tyre për investime, në infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive.

5. Partia Demokratike do të plotësojë çdo kërkesë të institucioneve të drejtësisë, duke financuar dhe ndërtuar një infrastrukturë të re moderne për ti dhënë mundësi shtimit të burimeve njërzore. Brenda 4 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike do të ndërtojmë godina dinjitoze për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit për ti dhënë qytetarëve aksesin dhe dinjitetin e merituar.

6. Në bashkërendim me KLGJ dhe aktorët e tjerë të drejtësisë, qeveria e Partisë Demokratike do të rishikojë menjëherë hartën gjyqësore për ti garantuar qytetarve shqipëtar aksesin efetiv në drejtësi.

7. Plotësimi i këtyre objektivave, rrit trasparencën dhe ulë kohën e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore duke eliminuar njëher e përgjithmon zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave.

“Familja është gjithçka, pa të nuk ka asgjë”/ Zekthi: PD është e vetmja parti që ka një plan që prek në zemër hallet e familjeve shqiptare

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së PD:

Sot në Shqipëri ekzsitojnë dy botë. Një botë është ajo e atyre që jetojnë në mjerim, që nuk ushqehen dhe nuk mjekohen dot, që braktisin nga sytë këmbët vendin dhe një botë tjetër ajo e kryeministrit Rama që flet per investime dhe zhvillim, që mban takime në stadiume të botës. Bota e Ramës jeton në spektaklin që krijon, në realitetin që shpik. Bota e familjeve shqiptare jeton vuajtjen e lënies në harrese dhe te mjerimit.

Partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja në mes të këtij konvulsioni politik që ka kapur botën 33 vjeccare të të korruptuarve që ka një plan që prek në zemër hallet e familjeve shqiptare.
Ajo e di se vendi po shkon në një rrugë të lemerishme! Familjet shqiptare po përjetojnë ditë të rënda mes varfërisë që thellohet dhe emigrimit përcëllues që po djeg brezni të tëra.
Partia demokratike e Shqipërtisë e di se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë mirë kur familja është keq, kur fëmijët nuk vishen, nuk ushqehen, dhe nuk shkollohen në mënyrën e duhur. Partia demokratike e di shumë mirë se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë mirë kur prindërit rropaten gjithë ditën në punë apo emigrim për pak para për bukë, për pak para për strehë dhe për para që të mbajnë gjallë frymën e fëmijëvë dhe të familjes. Partia demokratike e di se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë mirë kur 700 mijë pensionistët, qindra mijëra prindër dhe gjyshër nuk blejnë dot ilaçet, nuk nuk blejnë dot ushqimet dhe jetojnë në pezm dhe mjerim.
Partia demokratike e ka një kollonë të pashkulshme çështjen e familjes, të fëmijëve dhe të pensionistëve. Për familjet e reja, që janë qeliza dhe garancia e vetme jo thjesht e vijimësisë së familjes por e vijimësisë sonë kombëtare do të ketë një ndihmë prej dy milionë lekësh për fëmijën e parë dhe për fëmijën e dytë. Për fëmijën e tretë kjo shifër do të dhjetëfshohet dhe do të jetë 20 milionë lekë. KJo masë ndodh për herë të parë dhe kjo do të jetë pika e kthesës në përtëritjen tonë.

Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit. Pensionet do të indeksohen me dyfishin e vklerës së inflacionit ccdo vit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së gojës dhe ilaçeve, do të ketë një bonus të përhershëm, periodik prej 250 mijë lekësh. Skema e pensioneve do të bëhet më e fortë duke rritur më shumë deklarimet e sakta të pagave dhe numrin e të punësarve.
Politikat e forcimit të familjes, dhembshuria për të dobëtin]\
janë jetike, janë në and-në e të djathtës dhe të kombit
Jemi në zgrip të një krize shumë më të madhe që mund ta kapë dhe shkatërrojë vendin. Familja është gjithçka, pa të nuk ka asgjë. Çdo sakrificë ia vlen. Këto janë zotime serioze dhe të pandryshueshme të PD-së.

Mbështetja e kluturës dhe trashëgimisë është prioritet”/ Eralda Bano: Reformat e PD kanë qëllim forcimin e artit dhe kulturës shqiptare në çdo dimension

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Eralda Bano, deputete e PD:

Kultura është pasqyra shpirtërore dhe evolutive e çdo shoqërie. Investimi për sigurimin e vazhdimësisë dhe rijetësimin e gjithë sferës së kulturës, artit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe është mbi të gjitha një nevojë jetike dhe një detyrë qytetare e cila është reflektuar si një nga angazhimet kryesore që Partia Demokratike do të çojë përpara.
Ne do të kërkojmë me ngulm që të sigurojmë hartimin e një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional dhe logjik të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikimin dhe hartimin e tyre në përputhje me standardet evropiane të të gjithë spektrit të paketave ligjore.
Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin e ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” i cili reflekton një kuadër të plotë ligjor, duke nisur me rikonceptimin, rithemelimin apo shndërrimin e statuseve të institucioneve të artit dhe kulturës në nivel qendror e lokal, e që gjithashtu rregullon marrëdhëniet e infrastrukturës dhe faktorëve të tjerë të industrisë kreative publike apo private.
Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë”, plotësimin e tij me kornizën e duhur ligjore për ta bërë më fleksibël dhe funksional duke pasur si qellim forcimin, fuqizimin dhe çlirimin e tregut të artit dhe kulturës si dhe nxitjen e filantropisë.
Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin për Kinematografinë” duke krijuar mundësi të reja përmes politikave dinamike të cilat do të stimulojnë sektorin kinematografik për bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit vendas dhe atë kombëtar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Të gjitha këto reforma kanë vetëm një qellim: Forcimin e artit dhe kulturës shqiptare në çdo dimension të tyre, qoftë ai viziv…ai i shkruar…apo i kaluar brez pas brezi.