20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”/ Çollaku: PD mbështet pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit, duke dekurajuar çdo format tjetër që rrezikon parimet e integrimit

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Kreshnik Çollaku, nënkryetar i PD:

Ashtu si antaresimin ne Nato,Partia Demokratike vlereson se Integrimi Europian eshte nje prioritet shteteror dhe kombetar.
Integrimi europian sot eshte jo vetem nje ceshtje standartesh modernizuese te shtetit por dhe nje ceshtje sigurie ne mbrojtje te hapsires vlerave te botes demokratike ku duam te bejme pjese.

Partia Demokratike vlereson se Shqiperia pergjate viteve te qeverisjes se maxhorances socialiste ka mbetur ne vend.

Edhe pse ne opozite Partia Demokratike qofte brenda apo jashte vendit ne cdo rast,pa asnje kusht ka mbeshtetur e nxitur rrugen europiane te Shqiperise.
Pavaresisht kesaj,niveli i larte i korrupsionit ne vend,lidhjet e tmerrshme te provuara ne te gjitha nivelevet e qeverise me krimin e organizuar ,cenimi i vazhdueshem i lirive te qytetareve, cenimi i vazhdueshem i zgjedhjeve dhe votes se lire te shqiptareve jane shkaqet thelbesore te bllokimit te Shqiperise ne kete rrugetim. Ne menyre te drejtperdrejte pergjegjese per kete situate eshte qeverisja socialiste ne vend.

Partia Demokratike angazhohet ne perfundimin brenda mandatit te pare te procesit te negociatave per shumicen e kapitujve me BE,me qellim pergatitjen e vendit per antaresim te plote ne BE brenda vitit 2030.
Partia Demokratike angazhohet per cmontimin e plote tr pengesave drejt integrimit te vendit me BE.

Me mbeshtetjen e drejtesise se pavarur dhe Spak ne luften kunder korrupsionit.
Me goditjen drastike te lidhjeve te politikes me krimin e organizuar permes luftes pa kompromis me grupet kriminale dhe interesat e tyre ekonomike e financiare.
Me goditjen e lidhjeve te politikes me krimin e organizuar duke nxitur dhe realizuar vetting politik per cdo funksionar publik apo shteteror.
Me garantimin e proceseve zgjedhore te ndershme e te lira. Me garantimin e mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetareve

Partia Demokratike ndjek me vemendje dhe si antare e Nato ndan pergjegjesine e rruges integruese te Ballkanit Perendimor,te paqes sigurise ne rajon.
Partia Demokratike garanton mbeshtetje e angazhim te plote e aktiv ne te gjitha nismat rajonale qe synojne integrimin euroatlantik te rajonit,si dhe mbeshtet totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit,duke dekurajuar cdo format tjeter me destinacion te paqarte dhe qe rrezikon te devijoje nga parimet e integrimit ne BE.
Partia Demokratike ka si ceshtje prioritare ne politiken e saj te jashtme interesat shqiptare ne rajon.
Mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit,si dhe konsolidimi i shtetit demokratik ne Kosove eshte nje prioritet percaktues per per Partine Demokratike ne politiken e jashtme,ne marredheniet dypaleshe dhe shumepaleshe me rajon e me gjere.
PD do te mbeshtese e konsolidimin e faktoreve politike shqiptar ,dhe do te nxise fuqizimin e perfaqesimit institucional te ketyre faktoreve ne vendet fqinje.
Partia Demokratike angazhohet dhe garanton nje Harmonizim te plote te qasjes ne ceshtje te politikes se jashtme dhe sigurise me aktoret e faktoret politike shqiptare ne rajon,larg paternalizmit,personalizimit dhe nderhyrjes ne ceshtje te brendeshme dhe konfliktualitit te shfaqur ne menyre te demshme pergjate viteve te qeverisjes Rama.
Konfliktualitetin dhe klientelizmin e qeverise Rama,PD do ti kundervendose Harmonizimin dhe Respektin reciprok me te gjithe faktoret politike shaiptare ne rajon.

Partia Demokratike konsideron jetike rolin e diaspores shqiptare. PD vlereson se ka nje shqiperi tjeter jashte kufijve e cila ka te drejten te ndihet e perfshire dhe e perfaqesuar ne jeten publike,ekonomike dhe politike ne vend.
PD zotohet te garantoje te drejten e votes per diasporen si nje detyrim kushtetues i RSh ndaj shtetasve te saj.
Partia Demokratike ne mbeshtetje te ruajtjes se gjuhes kultures e identitetit shqiptar,merr persiper ngritjen e Institutit te Gjuhes e Kultures Shqiptare,me nje rrjet filialesh ne vendet ku jetojne e punojne shqiptaret ne bote.

“Korrupsioni i Ramës përkeqësoi jetën e qytetarëve”Agalliu: PD fuqizon shtresën e mesme. Taksa e sheshtë 9% çliron potencialin ekonomik

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Fjala e Arbi Agalliut, Sekretar i PD për programin:

A eshte permiresuar jeta e shqitareve gjate 11 viteve te fundit? Te gjithe e dim qe pergjigja eshte jo!
Jo vetem qe nuk eshte permiresuar por eshte perkeqesuar ne shume drejtime.
Pergjegjesi kryesor per kete perkeqesim eshte Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar.
Shqiperia ka ecur dhe vijon te eci ne drejtimin e gabuar, ndaj me Edi Ramen dhe Partine Socialiste nuk mund te jete asnjehere histori suksesi.
Te perserisesh gabimet e kaluara do te thot te dish perfundimin e 4 viteve te ardhshme.
Nderkohe Shqipëria përballet me probleme endemike të cilat pengojne zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Sot perkrahen ato biznese qe kane lidhje te ngushta me qeverine, ndërkohë bizneset e ndershme perballen me taksidarët, korrupsionin galopant dhe një sistem taksash të lartë e jo të drejt.
Rreth 40% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar rryshfet. Nga ana tjeter, Shqipëria ka rritur ndjeshëm problemet me indikatorin e korrupsionit.
Si forcë e djathtë, Partia Demokratike është e bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm nëpërmjet lirisë së tregut, mbështetjes ndaj sipërmarrjes dhe taksave të ulta.
Ne qeverisjen e partise demokratike do te:
• Fuqizojme shtresen e mesme duke ulur barren fiskale si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

• Do te thjeshtojme sistemin fiskal dhe ulim taksat, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të kenë më shumë para ne xhepat e tyre.

• Do te vendosim taksën e sheshte 9%. Tatim mbi te ardhurat personale 9%. 9% do te jete dhe tatimi per biznesin (duke perjashtuar biznesin e vogel).

• Ulja e taksave do ti jap frymemarrje cdo familje dhe sipermarresi. Me shume para per shtresen e mesme per konsum. Me shume para per bizneset per investim. Ulja e taksave do te thot te ulet informaliteti dhe te nxitet zhvillimi i tregut dhe ekonomise ne teresi.

• 0 taksa per biznesin e vogel deri ne 14 mln leke te reja. Do te ulim detyrimet qe bizneset e vogla paguajne ndaj pushtetit lokal ne vleren jo me te larte se 1% e xhiros vjetore.

• Duke aplikuar pullen fiskale do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla, duke ofruar sherbimin ku dhe kur kërkon tatimpaguesi.

• Kompesimi apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-se per cdo tatimpagues perfitues, duke eliminuar abuzivizmin, korrupsionin si dhe ndërhyrjen e adminsitratës tatimore.

• Do te bashkojme ne nje institucion te vetem tatimet dhe doganat, duke pergjysmuar burokracine dhe duke shumefishuar luften kunder korrupsionit.

• Privilegjet fiskale per investitoret strategjik do te eleminohen.

• Partia Demokratike i qendron angazhimit te kahershem per heqjen e takes Rama 240 leke te vjetra/liter, pjese e cmimit te karburanteve.

“Ekonomia e dijes”/ Endri Hasa: PD gati projektin më të madh dhe transofrmues që do ndryshojë totalisht ekonominë shqiptare duke çelur një horizont të ri për rininë

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Endri Hasa, Sekretari për Burimet njerëzore dhe Koordinimin Dixhital:

Partia Demokratike do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend ku të rinjtë nuk zgjedhin të ikin, por të qëndrojnë;
një vend me arsim cilësor dhe treg pune të mirëpaguar,
ku të rinjtë e të rejat të mos ta shohin me frikë ndërtimin e jetë së tyre profesionale dhe familjare.
Ndërkohë që dixhitalizimi, shërbimet e qeverisjes elektronike dhe siguria kibernetike mbeten prioritet,
nismat tona të mirë studiuara fokusohen në përgatitjen e vendit për të qenë i gatshëm të konkurojë me tregun e përbashkët europian përmes krijimit dhe fuqizimit të një ekonomie të bazur tek dija.
Programimi, siguria kibernetike dhe sherbimet e IT.

Basha: Shqipëria meriton shumë më shumë (Fjala e plotë e kreut të PD)

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË*

Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, e deklaroj të hapur Kuvendin tonë programor. E di që nuk ka qenë e leht për shumë prej jush të vinit këtu në orarin e duhur, sepse si gjithçka tjetër edhe transporti, edhe parkimi, edhe 1100 derte të tjera për të lëvizuar brenda Tiranës apo nga jashtë Tiranës për në qendër të Tiranës, janë bërë një ferr i vërtetë. Njësjoj si transportin dhe trafikun e ka pushtuar ngecja në vend, orët e gjata, ndalimi. Kështu i ka ndaluar ora shqiptarëve dhe Shqipërisë në 11 vite të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.

Gjithësecili prej jush, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, jeni nisur nga qytetet, nga fshatrat tuaj, nga shtëpitë tuaja, në këtë Kuvend programor, të vetëdijshëm se Partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që organizon një Kuvend të mirëfillt programor. Sepse ne jetojmë jo thjesht me hallet e demokratëve, pro me hallet e qytetarëve, jetojmë me shqetësimet e tyre, me brengat e tyre. Jeni nisur nga shtëpitë tuaja në këtë sallë të mbushur plotë e përplotë me ju bartës të vullnetit të Partisë Demokratike, përfaqësues të vullnetit të shumicës së qytetarëve shqiptarë.

Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizëne hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të problemeve të bëra kapicë në këtë vend. Sepse siç e dini ju, siç e dimë të gjithë ne këto halle dhe problem, këto shqetësime janë shkruar më mirë se kudo tjetër në lëkurë të shqiptarëve. Janë shkruar në bilancet e pamundura e familjeve shqiptare, këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, çmimet e mallrave ushqimorë dhe kostoja e jetës nuk u rrit vetvetiu, të rinjtë shqiptarë, vëllezërit dhe motrat tuaja o të rinj demokratë anëtarë të Kuvendit që jeni këtu të pranishëm dhe që u përshëndesnga zemra për praninë tuaj, për rolin tuaj, për vullnetin tuaj, për vendosmërinë tuaj. Të gjitha këto kanë ardhur sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e zhytur në afera korruptive, një qeveri e kapur në flagrancë nga shqiptarët, nga partnerët, nga drejtësia. Korrupsioni i kësaj qeverie është vet arsyeja e ekzistencës së organeve të reformuara të drejtësisë të cilëve ju rikonfirmojmë nga kjo sallë mbështetjen pa kushte të Partisë Demokratike për të çuar para gjyqit dhe prapa hekurave qeveritarët e korruptuar.

Por ne këtu jemi mbledhur për më shumë se kaq, denoncimet janë të domosdoshme dhe ato nuk do të shterojnë. Por indinjata dhe britmat e indinjatës nuk mjaftojnë. Shqiptarët presin zgjidhje, shqiptarët meritojnë zgjidhje dhe ne jemi sot këtu për t’i shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve. Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, një Shqipëri e mpakur nga varfëria. Familje shqiptarë që lëngojnë nën zgjedhën e përditshme e çmimeve të larta e të kostos së jetesës. Rini e pasigurt për të nesërmen, papunësi kronike. Të gjitha këto janë produktet e vetme të shportës së Edi Ramës. Eksporti më i mad hi Edi Ramës janë shqiptarët, rinia shqiptare. Ndaj, Partia Demokratike e Shqipërisë si e vetmja forcë politike që është në kontakt me hallet e qytetarëve, vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit më të mirë, të ekspertëve, të profesionistëve, të përfaqësuesve politikt të cilët për më shumë se një vit në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Gjermania me ekipet më të mira të shfrytëzuara nga organiztatat me reputacion si OECD, FMN, Banka Botërore, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit për të ndihmuar dhe reformuar vendin me nevoja të ngjashme si Shqipëria, ju paraqesim sot shqiptarëve programin e Partisë Demokratike: Shqipëria Meriton më Shumë.

Për një vit me rradhë duke tatuar pulsin e shoqërisë, duke prekur hallet aty ku burojnë, duke qëndruar afër shqiptarëve, duke i njohur të gjithë ata me programin tonë, duke mbledhur nga çdo cep i vendit, nga çdo grup shoqëror, nga çdo shtresë dhe grup interesi problematikat më të mprehta të shumëfishuara gjatë kësaj qeverisjeje. Ne kemi bërë të mundur të vijmë sot me këtë program, fryt i një pune të gjatë e të kujdesshme të qindra ekspertëve që sot përfaqësohet nga këto 10 tavolina mbi 100 ekspertë të Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Demokratike por pranë Partisë Demokratike. Sot nisim një udhëtim zonja dhe zotërinj të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sot nisim një udhëtim disamujor. ‘Shpalosja e alternativës tonë, shpalosja e programit tonë sot nuk është fundi, por pikënisja e këtij udhëtimi. Që të hënën Partia Demokratike do të angazhohet në një dialog të përditshëm e të përjavshëm me familjet shqiptare, për familjet shqiptare, me prindërit shqiptarë dhe të rinjtë shqiptarë, me pensionistët shqiptarë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe profesionistët e lirë, me të përndjekurit dhe pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist. Me akademinë, pedagogët, me punonjësit e shëndetësisë, me të gjitha grupet shoqërore, PD me një kulturë të re politike, fryt i dy viteve të shkollës që po lëmë pas, i çlirimit dhe emancipimit të plotë të Partisë Demokratike dhe i qëndrimit të saj me të dyja këmbët në tabanin tonë të kulturës politike perëndimore, euro-atlantike, europiane dhe amerikane. Nuk i zëmë pusi votuesve, nuk i zëmë pusi qytetarëve me propozime që nxirren tak fak në çastin e fundit 2 ditë apo një javë para zgjedhjeve. Jo! Shqiptarët meritojnë ndryshe, shqiptarët meritojnë dinjitet, shqiptarët meritojnë respekt, shqiptarët meritojnë të debatojnë secilin prej propozimeve të forcës politike që mëton të udhëheq vendin dhe të marrë fatet e tyre dhe të familjeve të tyre në dorë, shqiptarët meritojnë më shumë dhe me Partinë Demokratike kjo nis që sot.

Nis që sot kun ë transparencë të plotë ne do të shpalosim të gjitha propozimet tona dhe do t’i debatojmë ato me shtresat dhe grupet e interesit, me nevojtarët e propozimeve tona, me viktimat e shumta të korrupsionit 11 vjeçar të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij, me skeptikët, madje edhe me kundërshtarët politik, sot nga kjo platformë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike i bëj ftesën dhe i hedh dorashkën çddo kundërshtari politik të debatojë me ne, propozimet tona, zgjidhjet tona për Shqipërinë që meriton më shumë. Por ne e dimë fare mirë që në çdo debat ata do t’i nxjerrin jo me këpucë të kuqe, por pa këpucë fare. Ndaj le të nisim sot shpalosjen e platformës. Le të vazhdojmë në javët, ditët dhe muajt e ardhshëm debatin e vërtetë me qytetarët shqiptarë për atë që presin nga Partia Demokratike, për atë që meritojnë nga Partia Demokratike dhe nga çdokush që kërkon përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Propozimet tona janë të bazuara në një analizë të hollësishme të gjendjes aktuale dhe po kështu të mundësive të Shqipërisë. Ne të gjithë e dimë që Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme. Këto mundësi sot shfytëzohen nga një grusht njerëzish. Ata janë pasuruar, ata janë pushtetuar, ata janë bërë padronë të këtij vendi. Edi Rama e trajton shtetin shqiptarë si pronën e tij private. Pasuritë e këtij vendi grabiten nga një grusht njerëish me lidhje të drejtpërdrejta me të. Efekti ndihet tek çdo familje shqiptare. Familjet shqiptare janë për ne të parat. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne besojmë në Zot, ne besojmë tek Shqipëria, ne besojmë tek familja. Familja është e para. Pa një familje të fortë, vendi do të shkërmoqet. Pa familje të forta, vendi po shkërmoqet. Nuk është e rastësishme zonja dhe zotërinj të Kuvendit Kombëtar, të dashur qytetarë shqiptarë, që familja shqiptare është seleksionuar enksa për t’u goditur në çdo aspekt të saj nga qeveria e Edi Ramës. Shpërbërja e familjes shqiptare është gjeneza e shpopullimit, mpakjes dhe plakjes së vendit. Ndaj, për ne familja shqiptare është qendra e gravitetit të alternativës tonë qeverisëse të planit tonë për Shqipërinë.

Plzni ynë për Shqipërinë parashikon fondin për mirëqenien e familjes. Me mjetet monetare që qeveria do të ketë në dispozicion, nuk do të bëjë prioritet koncesionet dhe PPP-të e korruptuara dhe as tendera public me 5 apo 10 fishin të vlerës. Paratë e taksave të shqiptarëve do të shkojnë në rradhë të parë për familjet e shqiptarëve. Ndaj sot nga ky Kuvend Kombëtar njoftoj iniciativën e Partisë Demokratike për themelimin e Fondit për Mirëqenien e Familjes, i cili do të marrë përsipër gjithçka për familjen. Nga çiftet e reja, tek fëmijët tek shkollimi i tyre, do të jenë në qendër të politikave tona. Fondi për mirëqenien e familjes do të nisë me një politikë të re për të mbështetur rritjen dhe fuqizimin e shoqërisë tonë me subvencione të drejtpërdrejta. 2000 euro për çdo bebe, 20 mijë euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare. 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë nga Fondi për Mirëqenien e familjes, dubvencionimin e plotë të interesave të kredive për banesa. Thënë ndryshe, 30 mijë çifte shqiptarësh që sot e kanë të pamundur të mendojnë e jo më të blejnë një banesë, do t’iu zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të blerjes së shtëpive të tyre, në funksion të themelimit të familjeve të tyre, në funksion të familjes shqiptare, sepse familja shqiptare për ne është e para dhe meriton më shumë. Nga lindja e fëmijëve tek sigurimi i banesave për çiftet e reja, tek shkollimi i fëmijëve, një i ri apo e re me shkollim të mbarë, ,e formim të mirë, me predispozita për të kërkuar dhe gjetur një vend pune me pagë dinjitoze fillon me kujdsin për fëmijën në sistemin e arsimit parauniversitar.

Zonja dhe zotërinj, ekipi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka konkluduar që të mbajë angazhimin e Partisë demokratike, në programin tonë, mendje e shëndoshë, trup i shëndosh, drekë për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollë gjatë gjithë ditës. Me kurse të kompjuterit, të gjuhëve të huaja, trajnim sportive dhe trajnim arti deri në orën 16. Shkollat shqiptare do të pësojnë reformën më të thellë që nga krijimi i shtetit shqiptar. Shkollat shqiptare do të jenë pallatet e vërteta të shqiptarëve jo për luks, as për fsada, por për produktin më të magjishëm që marrim përsipër të ardhmen e këtij vendi, fëmijët e këtij vendi. Edhe në ato kushte ku familjet shqiptare kanë të pamundur të sigurojnë disa prej produkteve bazë të mirëqenies dhe rritjes së fëmijës, shkolla shqiptare do ta kompensojë me paketën për libra falas dhe për mjete didaktike falas. Për familjet, për fëmijët e familjeve në nevojë, me regjimin e drekës së paguar për të gjithë nxënësit, për të gjithë fëmijët e shqiptarëve në të 1400 shkollat e vendit, Partia Demokratike hedh një hap cilësor për shqipërinë si gjithë Europa.

Arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, në bashkëpunim me investitorët e huaj dhe vendas të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por të prodhojnë profesionist për një treg pune i cili ka mundësi të pashtershme për ekonominjë e të ardhmes, për teknologjinë e informacionit, Partia Demokratike ka në programin e saj një pikë kthese për ekonominë tonë. Brenda 4 viteve të para, Partia Demokratike angazhohet për trajniminprofesional të 25 mijë të rejave dhe të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit në 4 kampuse të mëdha me një vlerë totale afro 1 miliardë, 800 milionë euro ku do të thithen ekspertët më të mirë të Europës, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarë që shkëlqejnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe do të bëjnë të mundur që këta 25 mijë të rinj dhe të reja të jenë profesionist të gatshëm në një treg me një pagë mesatare për jo më pak se 2 mijë euro për muaj. Ekonomi e re për një brez të ri, next generation është programi ynë është premtimi jonë për Shqipërinë për rininë shqiptare, rinia shqiptare meriton më shumë. Për të gjithë ata të rinj të cilët nuk ndjekin studimet universitare, por dhe një numër studentësh që do të dalin nga programet ekzistuese dhe programet e reja të universiteteve, PD d të garantojë një urë nga shkolla drejt tregut të punës. Për 5 mijë të rinj dhe të reja të cilët nuk ndjekin universitetin, por që do të aftësohen përmes kurseve profesionale dhe për 5 mijë student të sapodiplomuar, PD i përmbahet angazhimit të saj për stazhe të paguara pune për 1 vit me rrogën minimale. Kjo urë e sigurt pune do të mundësojë që të rinjtë shqiptarë të hedhin sytë tek mundësitë e një ekonomie të re, e një ekonomie dinamike që PD do ta nxis, kriojë, shpeshherë nga e para për4mes politikave të saj ekonomike. Zonja dhe zotërinj, familja është e para. Por që t’i shërbejmë familjes shqiptare ne duhet t’i shërbejmë një mjedisi ekonomik ku ajo të gjej veten, të gjej të ardhurat e mjaftueshme për prindërit dhe një siguri dhe mundësi punësimi për të rinjtë.

Me kushtet e sotme Shqipëria e ka humbur çdo avantazh konkurrues në rajon dhe lë më në Europë. Taksa të larta, tatime, dogana, taksa mbi naftën. Në çdo cep, ngado që të rotullohesh taksat larta i marrin frymën sipërmarrjes, shkatërrojnë biznese, mbyllin vende pune, shkurajojnë profesionistët e lirë dhe i çojnë ata në emigracion dhe në këtë mënyrë ne futemi në një cikël ekonomik krizash të njëpasnjëshme. Një sistem monopolist i kontrolluar nga klientët e qeverisë, krijon vetëm mjerim për shumicën dhe pasuri për një grusht njerëzish. Ky është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi ekonomik vlerash i cili ka marrë fund. Sot shqipëria lundron si një karkasë ekonomike, krahasuar dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe padiskutim që një nga shtyllat kryesore të këtij sistemi të kalbur, është ky sistem i kalbur fiskal. Partia socialiste dhe Edi Rama nuk e duan shtresën e mesme. Shtresa e mesme ka mjaftueshëm të ardhura. Shtresa e mesme e mba kokën lartë, shtresa e mesme e ka gojën e lirë, shtresa e mesme e ka mendjen e lirë. Dhe në këtë sistem qeverisjeje kjo është e papranueshme.

Po për shtresën e mesme shqiptare, për profesionistët shqiptarë, për biznesin e vogël shqiptar dhe për sipërmarrjen e ndershme shqiptare PD nuk mund dhe nuk do të qëndrojë duarkryq. Ekonomia shqiptare meriton më shumë, sipërmarrja shqiptare meriton më shumë dhe ne pa asnjë hezitim do të t’i japim taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, ne do t’i japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes të sipërmarrjes shqiptare, të shpunësimit të shqiptarëve, të emigracionit të trurit dhe të varfërisë dhe të gjendjes së keqe ekonomike. Bizneset e vogla nën14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes. Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra. Mbi 600 mijë lekë të vjetra diferenca do të tatohet me një shkëllë dhe një shkallë të vetme 9%. 40% e ekonomisë shqiptare është sot informale, është sot si me thënë poshtë tavolinës, me balance të dyfishta, me balance fallco, përpiqen t’i largohen taksave të larta dhe të shmangin konkurrencën e padrejtë se të gjithë e dimë që taksat si paguan askush njësoj. Klientët e qeverisë nuk i paguajnë ose i paguajnë më pak dhe të gjithë të tjetër duhet pastaj të kompensojnë vlerën e munguar. Me taksën e sheshtë 9% ne i japim fund bilanceve të dyfishta. Ne nxjerrim mbi tavolinë dhe në dritën e formalitetit sipërmarrjen shqiptare, profesionistët shqiptarë dhe bëjmë të mundur që të ardhurat publike të dyfishohen brenda 4 vjeçarit të parë të PD. Ne do të bëjmë të mundur që mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë më shumë për publikun shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për fëmijët shqiptarë, për fermerët shqiptarë.

Vëllezër dhe motra, nuk janë vetëm taksat. Shqipëria është i vetmi vend e cila nuk ka zgjidhur problemin e pronës. Kush është fajtor për këtë? Sigurisht në maj të gjuhës kemi kundërshtarin tonë politik, padiskutim që është ai fajtor. Por fajtori më i madh për zgjidhjen e problemit të pronës jemi ne. Ndonjëherë pasi them këtë, po unë nuk isha kur u mor vendimi, kur u votua 7501, kur u votua 7512, kur u bë kjo, e kur u bë ajo. Nuk e kam fjalën për individët. Individët le të marrin atë që do të marrin nga historia me të mirat dhe të këaijat e veta. Kjo parti duhet të marrë përgjegjësinë historike për moszgjidhjen madje të katranosjen edhe më tej të problemit të pronës duke filluar me ndjesën më të thellë ndaj çdo pronari dhe pronareje. Por ndjesa nuk mjafton, përkundrazi që mirë është që herë pas herë të shikohet edhe në prizmin e interesave elektorale. E jona nuk është interes electoral, e ona nuk është as inters i thjesht partiak. Është e vërtetë që PD si parti e djathtë beson tek prona, tek shenjtëria e saj. Është e vërtetë që ne besojmë se nuk vlerë morale në shoqëri që tjetërson pronën, por mbi të gjitha ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptarë që sot nuk kanë letrat e pronave të tyre që për një arsye apo një tjetër janë zinxhiri më i rëndë në qafën e ekonomisë së Shqipërisë. Imagjinoni një pronar që sot i thonë ish pronar që nuk ia kthejnë pronën megjithëse është e lirë. Imagjinoni dikë tjetër që ia kanë zënë pronën dhe i thonë që do ta kompensojmë me 3, 4, apo 5% të vlerës së tregut. Ndërkohë që ai që ia ka zënë pronën po kështu vërtitet sa tek legalizimet, tek drejtoritë e titujve të pronave të 7501-it. 80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës. Nuk jemi në mesjet, jemi më keq. Një problem që shoqëritë modern e kanë zgjidhur prej 600 vjetësh, në shqipëri vazhdon të ushëtojë në biolancin e ekonomisë kombëtare dhe në bilancin e ekonomive familjare. Nuk ka reform më të rëndësishme për shqipërinë europiane, nuk ka reform më të rëndësishme se t’i japim fund problemit të pronës, të zgjidhim një herë e mirë pasigurinë e pronës dhe të kthehjë në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër pronën tek i zoti 100%. Ky angazhim nuk merret lehtë. Fatura për të kthyer vlerën e plotë pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist apo nga 7501 post komunist është mbi 8 miliardë euro. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por jemi po kështu të vetëdijshëmse pa një mekanizëm që zhbllokon këtë mekanizëm një herë e mirë, Shqipëria mbijeton por nuk zhvillohet. Ndaj marrim përsipër brenda 2 viteve të para të qeverisjes tonë, krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për të gjithë pronat e shpronësuara të regjimit komunist të pagueshme çdo vit në masën 1/20, të tregtueshme që nga moment i emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptarë për të gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë. Për të gjithë ata të shpronësuar nga regjimi komunist, për të gjithë ata që e shohin por nuk e prekin dot pronën për shkak të 7501, për të gjithë ata të cilët pronën e kanë parë të zënë e të zhvilluar gjatë procesit të ndërtimeve informale, me një të rënë ne do të marrim përsipër jo vetëm barrën financiare të konsiderueshme por dhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët. Dita kur ky akt, kur kjo reform e munguar do të përmbyllet, është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar, është dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.

Me certifikatat e pronës në dorë, një fermer që posedon më në fund titullin e tokës, një kryefamiljar që më në fund posedon titullin mbi apartamentin apo shtëpinë, apo biznesin, apo dyqanin, kthehet menjëherë në factor financiar ku në tregun bankar, në tregun e përgjithshëm financiar të vendit dhe në tregun financiar rajonal e më gjërë, çdo çërtifikatë prone, çdo tapi, çdo vërtetim i padiskutueshëm dhe i pakonstetueshëm i pronës, është njëkohësisht dhe akses për financim. Financim për biznesin, financim për fëmijët, financim për çdo familje shqiptare. Në momentin që PD do të përfundojë reformën e pronës, prodhimi i brendshëm bruto i shqipërisë dyfishohet dhe shqipëria marshon e sigurtë drejt të ardhmes. Ndaj, nuk do të kursejmë asgjë për realizimin e kësaj reforme.

Kjo do të bëjë të mundur që qeveria përmes taksës së pronës, përmes të ardhurave të rritura për shkak të luftës kundër informalitetit, të adresojë prioritete të rëndësishme duke nisur me fermerin shqiptar. Angazhimi ynë është çdo vit 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar, çdo vit 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural dhe përfituesit do të jenë fermerët shqiptarë. 150 mijë familje fermere do të përfitojnë nga kjo dhe do të dalin nga errësira, nga varfëria dhe nga stanjacioni ku i ka përfshirëe Edi Rama dhe qeverisja e tij. Bujqësia meriton më shumë, fermerët meritojnë më shumë dhe përmes PD do të kenë mbështetjen që meritojnë.

Vëllezër dhe motra, pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të ritjes së taksave, të shpërfilljes, mungesës totale të kujdesit dhe të cinizmit të kësaj qeverie. E dimë fare mirë që nuk i ha fare barku as për pensionistët as për të rinjtë. Në fakt duhet ta themi në të gjithë këto vite e në veçanti në vitin e fundit ne me kundërshtarët tanë politik dhe në fakt me të gjithë skenën politike na ndajnë shumë gjëra. Por një gjë na ndan më shumë se të gjithë të tjerat. Të gjithë ata kanë hallin e tyre. Edi Rama dhe qeveritarët e tij kanë hallin e SPAK. Të vetmit që kanë hallin e qytetarëve shqiptarë jemi ne, jeni ju është Partia Demokratike e Shqipërisë. E dimë që skema e pensioneve është afër falimentimit edhe për shkak të shpopullimit, të rënies së kontributeve. Por kjo nuk mund të përbëjë kurrë alibi për të qëndruar duarkryq tek shohim nënat dhe baballarët tanë që kanë shkrirë jetën në kushte çnjerëzore pune të kenë një pension që nuk i mjafton as për javën e parë të muajit. Ndaj, pensionistët shqiptarë do të kenë një rritje vjetore dhe pensionet e ulëta do të kenë bonus periodic prej 250 mijë lekësh. Ndërkoh që modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike shqiptare do të na mundësojë që brenda mandatit të parë ta rivitalizojmë skemën, ta sjellim në përputhje me praktikat më të mira europiane dhe të bëjmë të mundur rritjen dhe shumëfishimin e pensioneve duke zhdukur diferencat e tmerrshme midis pensioneve të larta dhe pensioneve të ulëta.

Por tani që jemi këtu, kam një mesazh të veçantë për të përndjekurit politik. Është muaji i kujtesës historike, apo ishte u mbyll muaji maj, muaji i Spaçit, i Qafë Barit, por ata nuk mund të jenë thjesht një datë në calendar. Ata janë guri i rëndesës në ndërgjegjen dhe i çdo demokrati shqiptarë. Ata janëemblema e qëndresës dhe janë të tillë edhe pse PD i ka përdorur dhe i ka tradhëtuar në këto 34 vite. Kjo merr fund. Sot pjesë e këtij programi, është marrja përsipër e përmbylljes e të gjithë detyrimeve, dëmshpërblimeve materiale për të përndjekurit politik dhe familjarët e tyre. Më shumë se kaq, PD edhe unë personalisht zotohem se akti i parë i qeverisjes tonë do të jetë miratimi i statusit të të përndjekurve politik me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut të Republikës.

Vëllezër dhe motra jetojmë në një ambient jashtëzakonisht kritik për sigurinë tonë kombëtare. Njësoj si para 34 vitesh, kjo është shenjë e keqe apo shenjë e mirë, kanë frikë nga Partia Demokratike, kanë frikë nga ju, kanë frikë nga ne. Kanë frikë sepse e dinë që shqiptarët meritojnë më shumë dhe me Partinë Demokratike do ta kenë realitet nesër. Ndaj përpiqen ta shkatërrojnë jo vetëm debatin publik, por edhe zërin e opozitës, zërin e vërtet që është PD. Për ta përmbyllur, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, PD zotohet për themelimin e xhandarmërisë kombëtare, forcës së lirë të Shqipërisë me 1 miëj efektivë. Forcë e lirë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Dhe po kështu në fushën e sigurisë kombëtare, e ndërlidhur me angazhimin tonë për të rinjtë shqiptarë pë rata të cilët nuk duan t’i lënë pa përkrahje, t’i lënë të zhyten në mjerim, t’i lënë të emigrojnë apo t’i lënë viktima të krimit të organizuar dhe t’i lënë rrugëve, PD parashikon që ngaviti i parë nisjen e programit për 5 mijë djem dhe vajza të reja. Efektivë aktiv të forcave të armatosura të Shqipërisë që gjatë kësaj kohe do të marrin të paguar nga shteti universitetin dhe një profesion dhe do të shërbejnë deri në moshën 45 vjeçare me pagesë si rezervistë të forcave të armatosura.

Në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik ne do të mundësojmë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit, në reformat e vërteta që do të sjellin mirëqenie. Dhe unë shpreh sot bindjen dhe zotimin tim personal se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në çdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 viteve tona të para.

Vëllezër dhe motra, KLSH-ja sot nxjerr rekomandime dhe qeveria i hedh ato poshtë. Me reformat tona luftë kundër korrupsionit do të jetë shndërrimi i KLSH në gjykatën e auditit që nuk do të nxjerr më rekomandime por vendime kundër korrupsionit dhe do të bëjë të munudr në këtë mënyrë një luftë të vertetë kundër korrupsionit.

Zonja dhe zotërinj, këto janë disa prej propozimeve kryesore të programit të PD. Tani ndonëse në kushtet e një smire dhe frike nga fjala, nga alternative nga shpresa që buron nga këto tryeza, le të nisim pa humbur kohë shpalosjen e programit tonë nga më të mirët. E nisim me programin tonë për mirëqeverisjen, për luftën kundër korrupsionit.

Taulanda Jupi: Me vizionin qeverisës të PD, arti dhe kultura do të shndërrohen në vektorë të rëndësishëm për integrimit të Shqipërisë në BE

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Taulanda Jupi:

Programi për artin kulturën, trashëgiminë e kulturës dhe të
mendimit ka si qëllim strategjik të shndërrojë artin, kulturën
dhe trashëgiminë kulturore në një industri kreative
funksionale, të integruar dhe konkurruese, me ndikim të
rëndësishëm social dhe ekonomik.
Shqipëria meriton më shumë, shqipëtarët meritojnë më
shumë, ndaj objektivi politik i programit të Partisë
Demokratike është : “Art dhe kulturë e aksesueshme për
çdo qytetar, jo vetëm si një e drejtë humane, por si një
faktor themeltar për një shoqëri më të shëndetshme, më
tolerante dhe gjithpërfshirëse”
• Partia Demokratike angazhohet për rritjen progresive të
buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës
në masën 50 milion €.
• 0% taksë për individin krijues, për të nxitur krijimtarinë
në sektor të industrisë kreative.• RINFOND – do të jetë fondi prej 1 MILION i dedikuar për
artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë sepse të
rinjtë tanë meritojnë më shumë, ata duhet të shkëlqejnë
me artin dhe talentin e tyre në Shqipëri.
• Partia Demokratike angazhohet se do të rrisë në masën
5MILION € buxhetin për KINEMATOGRAFINË duke synuar
me këtë Prodhimin Promovimin dhe Distribuimin e
produktit kinematografik shqiptar.
• Krijojmë për herë të parë mekanizmin e rimbursimit për
të gjithë investitorët e huaj në kinematografi në masën
35% ( mekanizmi i njohur si Tax Credit ose Tax Rebate )
• Përmes Strategjisë Kombëtare për zbatimin e “Ligjit për
të Drejtën e Autorit” 10 fishojmë të ardhurat që
gjenerohen nga industria kreative të lidhura me të drejtën
e autorit nga 0.7 mln € që është sot synojmë 7 milionë €
Ne besojmë se arti, kultura dhe trashëgimia kulturore përmes
investimit, rikonceptimit e reformimit të thellë strukturor dhe
ligjor në vizionin qeverisës të Partsë Demokratike do të
shndërrohen në një vektor të rëndësishëm drejt integrimit
kulturor të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin
Europian.

“PD mbështesë politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen”/ Xhemal Gjunkshi: Fuqizimi i kapaciteteve do realizohet në ndërveprim me Kosovën

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Xhemal Gjunkshi:

Partia Demokratike në kuadrin e axhendës NATO 2030, rëndësi do t’i kushtojë rishikimit të gjithë kornizës doktrinare, strategjike, ligjore, ridimensionimit të misionit të Forcave të Armatosura dhe mbi këtë bazë zhvillimit të kapaciteteve operacionale si detyrim kombëtar dhe detyrim ndaj aleancës.
Prioritet do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet e aleancës në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të hapësirës Euro-Atlantike.
Rendësi do të marrë modernizimi i emergjencave civile, si në koncept, infrastrukturë, bazë ligjore dhe zhvillim kapacitetesh.
-5000 djem dhe vajza të moshës 18-30 vjec që angazhohen për 4 vite në shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin ushtarak marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
-Themelimin e Komandës së Mbrojtjes Kibernetike
-Komanda e Mbrojtjes Kibernetike: ka përgjegjësi për planifikim, koordinim dhe kryerjen e aktiviteteve tekniko-ushtarake duke drejtuar operacionet dhe mbrojtjen kibernetike të infrastrukturës kritike, kryerjen e operacioneve operacionale në “hapësirën kibernetike ushtarake” me spektër të plotë duke garantuar funksionimin e infrastrukturave kritike dhe sigurimin e hapësirës kibernetike të FA dhe të partnerve tanë të NATO- në Shqipëri.

-Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, e cila do të jetë një agjenci e koordinimit të Sigurisë dhe inteligjencës (SHISH, AMP, AISM, KMK)
Si firmëtar i integrimit të FA në NATO Partia Demokratike do të mbështesë politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen, në interes te sigurisë kombëtare.
-Buxheti i vitit 2026 do të jetë 2% e GDP-së reale me tendencë në rritje për vitet pasardhëse ku projektet e modernizimit do të buxhetohen deri në implementimin e tyre brenda mandatit të parë;
-Fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të realizohet në ndërveprim me Kosovën dhe do të jetë udhërrëfyesi i forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes.
Fuqizimi i forcave të luftimit (tokë, ajër, det, komandës së mbrojtjes kibernetike) në mënyrë të kombinuar simetrike dhe asimetrike;

-Rritja e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të vendeve partnere dhe të rajonit.

Orjola Pampuri: PD plan konkret për daljen nga kriza e shkaktuar nga qeveria Rama. Forcojmë familjen shqiptare dhe rolin e gruas

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Pampuri:

o Në një kohë kur qeveria e Edi Ramës është e zhytur në skandale dhe është mbytur nga zullumet, Partia Demokratike e Shqipërisë është forca e parë politike që ka gati një program për familjet shqiptare dhe një plan konkret për daljen nga kriza.
o Ne e dimë që Shqipëria po shkon përditë dhe më shumë në drejtimin e gabuar! Familjet shqiptare po përjetojnë ditët më të vështira mes varfërisë që rritet, emigracionit që e gërryen dhe pasigurisë për të ardhmen e rinisë!
o Nënat shqiptare qajnë për bijtë e tyre që largohen nga vendi, ndërsa Edi Rama u tregon nga facebook-u se ka ndërtuar parkingje për makinat dhe pret që ta duartrokasin!

Ne qeverisjen e Partise Demokratike,

 5 milion euro do te jete granti per ngritjen e 1000 bizneseve te reja vetem per grate sipermarrese

 Personat me aftësi të kufizuar do te jenë pjesë reale e vendimarrjeve tona qeverisëse si dhe do tju subvencionohen sherbimet sipas nevojave te tyre.

 Pagesa per personat me aftesi te kufizuar do jetë 70% e pages minimale.

 Do te ndryshojme statusin e jetimit, duke zgjeruar numrin e perfituesve, perfshire edhe ata qe nuk kane njerin prind.

Emigracioni, pasiguria për të krijuar familje të reja, ulja e lindshmërisë dhe kostot e larta të strehimit i pamundësojnë të familje të reja të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre.
Prandaj PD ne qeverisjen e saj do te:

 Subvencionojë interesin e plote te kredise per strehim per 30 mijë cifte te reja.

 Do ti mundesoje pagë te plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune.

 Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë, duke dyfishuar Ndihmën Ekonomike.

 Do te mundesojme orientimin e vajzave dhe grave për të ndjekur studime apo kryer kurse profesionale në fushat e lidhura me teknologjinë e informacionit, nëpërmjet programit “Gratë në dixhitalizim”;

 Do të rritim pagat, do të mundesojme taksim të diferencuar dhe mbështetje te arsimit profesional për të përmirësuar ekuilibrin gjinor në profesionet, të cilat janë mbizotëruar tradicionalisht nga burrat.

 Do te nxisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional.

 Do te ofrojme Mbështetje financiare për gra dhe vajza që kontribuojnë në industrinë e artizanatit.

“Marrëdhëniet strategjike me SHBA janë strategjije”/ Kulluri: PD angazhohet per Heqjen e Vizave nga SHBA për qytetarët shqiptarë brenda mandatit të parë qeverisës

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Edvin Kulluri:

Partia Demokratike i konsideron marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si thelbësore. Konsolidimi i mëtejshëm dhe zgjerimi në të gjitha fushat i marrëdhënieve të ngushta me aleatin më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vijojë të përbëjë një përparësi kryesore të politikës sonë të jashtme. Është shumë e rëndësishme që këto marrëdhënie të konsoliduara në dimensionin politik dhe të sigurisë, të pasurohen më tej dhe në fushën ekonomike me investime strategjike Amerikane. Partia Demokratike angazhohet te thelloje bashkepunimi me SHBA ne fuqizimin e Rregullit te Ligjit, luftes kunder korrupsionit dhe forcimit te institucioneve.

“Luftë mafias së barnave”/Koduzi: PD do rikonceptojë skemën e sigurimeve shëndetësoresi dhe reformojë sektorin farmaceutik

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Gazment Koduzi:

Financimi i sistemit shëndetesor

Sot, sistemi shëndetësor shqiptar është më i keqfinancuari në rajon, ku askush nuk paguan sa shqiptarët për shëndetin që është 60 % e 1.2 miliardë Euro në vit, është më e larta në rajon, dhe 4 herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE. Skema e sigurimeve shëndetësore është drejt kolapsit, pasi nuk mbulon dot nevojat e sistemit shëndetësor, ku shumica e fondeve vijnë nga buxheti i shtetit, dhe e ngarkuar me pagesat për koncesionet, ku gjatë v. 2023 janë paguar 53 milion Euro.
Politikat e ndjekura në farmaceutikë, sollën largimin e përfaqsive farmaceutike dhe kompanive prestigjoze, duke hapur rrugën barnave me origjinë jo të sigurtë dhe cilësi e ulët.

Rama premtoi shëndetësi falas, por ndërtoi një piramidë korruptivë në të gjithë sistemin shëndetësor/Jakupllari: PD do kthej shëndetësinë në duart e specialistëve e në shërbim të qytetarëve

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Selaudin Jakupllari:

Forcimi i institucioneve shëndetësore
Premtoi një shëndetësi falas, por , në fakt shtrenjtoi gjithshka dhe ndërtoi një piramidë korruptivë në të gjithë sistemin shëndetësor. Ky është Edi Rama dhe koncepti i tij për shëndetësinë.
Sistemi shëndetësor sot gjendet në një situatë mjaft të vështirë , i keqmenaxhuar, nga një administratë jo efektive, drejtohet nga persona që spitalet apo qendrat shëndetësore i kanë parë vetëm si pacientë ose vizitorë. Institucionet nuk kryejnë misionin dhe plotësojnë pritshmëritë e qytetarëve, por janë marrë më shumë me propagandë. Gjatë këtyre 11 vite të qeverisjes, kanë kryer korrupsion galopant me qindra miliona euro cdo vit në tendera dhe koncesione.
Partia Demokratike do te kryejë:
1. Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Cështjeve sociale – sistemi shëndetësor do të jetë në duar të specialistëve;
2. Mbrojtja sociale – Institucion më vete;
3. Rishikimi i rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor ;
4. Rritja dhe forcimi i autonomisë financiare dhe menaxheriale të Fondit të sigurimeve shëndetësore;
5. Ristrukturimi i ISHP-së sipas modelit ECDC (Qendra Europiane per Kontrollin e Semundjeve);
6. Investim në burime njerëzore, infrastrukturë, pajisje dhe laboratore sipas standarteve europiane;
7. Rritja e kapaciteteve, rezervave për përballimin e situatave epidemike (afat gjatë);
8. Forcimi i programeve të promocionit shëndetësor;
9. Krijimi I regjistrit kombëtar te sëmundjeve jo të transmetueshme.