24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Programi i PD për arsimin/ Mehmeti: “Shkollat e së ardhmes”: drekë për të gjithë nxënësit, infrastrukturë moderne, siguri për fëmijët, rritje 60% e pagave të mësuesve

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Eksperti i PD për arsimin Ndriçim Mehmeti ka preznatuar propozimet e PD për arsimin para Universitar dhe Profesional.

Ndriçim Mehmeti:

Arsimi Para Universitar dhe ai Profesional sot është në ditët më të këqija. Shkolla të
rrënuara, pa kushtet të përshtashme. Mësuesit janë të pamotivuar dhe pa një status merituar për rolin e tyre udhëheqës në edukimin dhe formimin e brezave të rinj që do të jenë e ardhmja e shoqërisë dhe kombit tonë.
Partia Demokratike ka një vizion të qartë në shndërrimin e shkollave si institucione
arsimore për nxitjen e mendimit krijues dhe kritik, qendra edukimi që ndihmojnë në
ZHVILLIMIN E AFTËSIVE DHE TALENTEVE INDIVIDUALE dhe vatra e mirëqënies dhe sigurisë.

Gjergj Hani: Me PD statusi i të përndjekurit politik do përfshihet si vlerë financiare me të njëjtin vlersim të statusi i ish-ushtarakut

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Pjesë e prezantimeve ka qenë Gjergji Hani, Sekretar për të përndjekurit politikë.

Gjergji Hani:

Të nderuar zonja e zotërinj. Ky është moment historik.
Për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë do përmbushë misionin për të cilin lindi 33 vite më parë.
Mision të cilin e ka detyrim përballë historisë, dhe përgjegjësi politike ndaj shqiptarëve që kundërshtuan regjimin komunist, që solli një natë të gjatë e të errët në
jetët e gjithë shqiptarëve. Natë e cila vazhdon të mbahet gjallë nga qeverisja 11 vjecare e neokomunistëve mavi. E ndërgjegjshme për rrolin e saj kyc në histori, Partia
Demokratike e Shqipërisë, me ndihmën dhe mbështetjen e idealeve mbi të cilat lindi, do të hedhë një dritë të re mbi të vërteta

Për PD-në, bujqësia deklarohet misioni i parë, pa bujqësi nuk ka zhvillim

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Pjesë e prezantimeve ka qenë edhe prof.dr. Rexhep Uka, i cili ka foli për propozimet e PD për bujqësinë.

Fjala e Porf. Dok. Rexhep Uka:

• Traktati i Romës i 1958-ës e vendosi bujqësinë në zemrën e veprimtarive të Bashkimit Ekonomik
Europian, me objektiv rritjen e prodhimit, një standard të drejtë jetese të familjes fermere,
disponueshmëri furnizimesh, treg të stabilizuar, dhe zinxhir të sigurtë furnizimi me çmime të
arsyeshme.
• PD gjendet përpara një situate kur bujqësia shqiptare po lëngon në gjendjen e saj të braktisur dhe ku
po bëhet nevojë urgjente ringjallja e saj.
• Për PD-në, bujqësia deklarohet misioni i parë, pa bujqësi nuk ka zhvillim rural, nuk ka turizëm, nuk ka
mirëqenie urbane, nuk ka emancipim shoqëror, nuk ka demokraci.
• Filozofia dhe objektivi nr 1 për një parti të djathtë si PD-ja, është ekonomia bujqësore të sigurojë rritjen
e të ardhurve për familjen fermere, që ajo të rrisë dhe edukojë breza të denjë për të ardhmen e tyre
në BE.
• Investimi i parë eshte financimi, me sa i jane dhënë deri më sot nga buxheti i shtetit, vetëm kemi
kuptuar se sa pak dhe larg jemi nga ajo që duhet…
• Me qëllim që të arrihet një rritje ekonomike e qëndrueshme, me jo me pak se 5-6 % në vit, ky sektor
do të mbështetet me një buxhet dy herë më të madh se sa buxheti aktual.
• Do të synohet që, brenda katër viteve të qeverisjes, eksportet bujqësore në vlerë të rriten 3 herë,
duke kalur vleren e importeve.
• Financimi do të shkojë drejtpersëdrejti atje ku punohet dhe prodhohet, objektiv bujqësi e
qëndrueshme, jo vetem për sot, por edhe për brezat. Çdo financim i shoqëruar me ‘know how’
.
• Rehabilitim të infrastrukturës, vaditje, drenim, kullim, masa kundër përmbytjeve.
• Subvencioni në pikat kyçe që i shërbejnë fermerit, sipas avantazheve të krahasuara, gjithë komunitetit
dhe tregut.
• Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet infrastrukturës së tregjeve bujqësore. Në të gjitha bashkitë e
vendit do të financohet për ndertimin e tregjeve moderne, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme
për ruajtje dhe tregtim.
• Reforme strukturore rrënjësore e institucioneve kërkimore shkencore dhe këshillimore.
• Vënia në zbatim e rajonizimit të kulturave dhe prodhimeve të tjera bujqësore dhe ndërtimi i politikave
përkatëse për produktet tipike rajonale dhe promovimi e brevetimi i tyre.
• Politika të veçanta mbështëtse për familjet e reja fermere në zonat e braktisuara me projekte
bashkohore.
• Programi për ‘Bujqësine dhe Zhvillimin Rural’ do të garantojë një përafrim gradual të mëtejshëm, në
prodhim, në përpunim dhe standarde, në përputhje me Politikën e Përbashket Bujqësore Europiane,
me legjislacionin e BE-së, si edhe me kërkesat që burojnë në kuadrin e procesit të antarësimit.

“Bashkitë janë kthyer në moçale korrupsioni”/ Roland Bejko: Me PD Bashkitë do jenë një hapësirë jete për gjithë qytetarët!

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Gjatë fjalës së tij Roland Bejko, nënkryetar i PD, ka prezantuar programin e kësaj force politike për vetëqeverisjen vendore dhe zhvillmin rajonal.

Kur qytetarët shqiptarë shikojnë se bashkitë janë kthyer në moçale korrupsioni të tipit Veliaj me kompani drejtorësh në formatin 5D, dhe megaskandalesh inceneratorësh, pastrim parash për ndërtim kullash e resortesh, shtrojnë pyetjen,-More, a ka sot Shqipëria realisht vetqeverisje vendore, apo jo? Përgjigjia është, -Në letër PO, de fakto JO!
Po pse ka ndodhur kjo?
Sepse Edi Rama, për të kontrolluar qeverisjen vendore i sakrifikoi asaj demokracinë lokale, decentralizimin edhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve,ndaj Partia Demokratike zotohet se gjatë qeverisjes së saj, shqiptarët do ta fitojnë demokracinë vendore të degraduar. Për këtë arsye;

• Do të ndërmarrim një reformë të plotë administrative duke forcuar këshillat bashkiakë. Kryetarët e qendrave administrative do të zgjidhen me votë të drejtpërdrejtë dhe jo me emërim si deri më tani. Çdo njësi administrative do të përfaqësohet me të zgjedhurin e vet në Këshillin e Bashkisë.
• Shërbimet do të jenë sa më pranë qytetarit duke bërë të mundur funksionimin e zyrës One Stop Shop në çdo njësi administrative, edhe në ato më periferiket.
• Do rrisim dhe fuqizojmë rolin e qytetarëve në kërkesë llogarie ndaj të zgjedhurve vendorë .
• Buxheti i bashkive do të jetë jo më pak se 3% e PBB-së, duke e rritur atë çdo vit me 0.5% të PBB-së.

Thellimi i decentralizimit politik, institucional, dhe financiar për një vetqeverisje efikase.
• Krijimi i Rajoneve. Në funksion të luftës kundër korrupsionit, luftës kundër shpopullimit të vendit, zhvillimit të një ekonomie të qëndrueshme, dhe me qëllim përafrimin e modelit të ndarjes administrative sipas kritereve të BE për organizimin territorial të vendit, PD angazhohet ta ndajë atë në Katër Rajone, plus Tirana metropolitane, me kompetenca administrative.
• PD do të krijojë Bankën Shqiptare të Zhvillimint Rajonal kryesisht me kapitale emigrantësh dhe të diasporës sipërmarrëse, me mbrojtje shtetërore.
• Gjatë qeverisjes së PD, do t’u jepet fund praktikave preferenciale politike në shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor.
Ndaj,
o do të vendoset një tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore sipas mesatares që kanë vendet e bashkimit evropian; punonjës për numër banorësh, duke bërë të mundur kështu që buxhetet e bashkive të mos ndahen 65% për shpenzime operative të tyre, dhe 35% për investime, por, të jetë e kundërta.

• Partia Demokratike angazhohet se gjithë ndërmarrjet dhe institucionet që u kanë kaluar bashkive, do të decentralizohen plotësisht duke u kaluar me kompetenca të plota bashkive përkatëse.
• Me qëllim për të gjallëruar jetën urbane të bashkive si dhe për të ndihmuar politikat e stopimit të shpopullimit të qyteteve, qeveria e PD do zhvendosë një pjesë të institucioneve publike qëndrore nga Tirana drejt periferive.
• Partia Demokratike do të mbështesë me prime të larta shtetërore, pra me shumfishim të pagës të gjithë punonjësit dhe funksionarët që do shkojnë të punojnë në zonat e thella rurale.
Promovimi i lirisë ekonomike dhe menaxhimi efikas i territorit dhe pasurive lokale. Stop shpopullimit të periferive të vendit.
Zonat e lira ekonomike.
• Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj do të krijojë zona të lira ekonomike në bashki si hapësira zhillimi të një ekonomie të ndershme, me afat 10 vjeçar për diasporën dhe emigrantët. Ndërsa, për ata që do të investojnë në zonat e braktisura rurale, këtë të drejtë, do ta gëzojnë për 15 vjet.
• Qeveria e Partisë Demokratike do inkurajojë me politikat e saj, zhvillimin e projekteve të përbashkëta lokale midis bashkive fqinje brenda vendit, por edhe me ato jashtë vendit, në kuadër të projekteve cross-border të Bashkimit Evropian për zhvillimin e fermave të gjelbra energjitike,turizmit, blektorisë, menaxhimit të ujrave, burimeve natyrore të përbashkëta, shkëmbimeve kulturore dhe tregëtare midis fqinjëve duke rritur ekonominë familjare dhe mirëqënien e banorëve të tyre.
Për Partinë Demokratike koncepti ynë nesër në qeverisje do të jetë:
• Bashki të forta, demokratike, dhe efikase!
• Bashkitë, do jenë një hapësirë jete për gjithë qytetarët!

Flutura Açka: Varfëria rritet përditë dhe të gjitha problemet kanë një emër: Edi Ramën dhe qeverisjen dështuar

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”. Në fjalën e saj, nënkryetarja e PD Flutura Açka, e cila ka folur për ofertën e PD.

Fjala e Flutura Açkës:

Gjatë qeverisjes së tij, i vetmi kontribut që ka dhënë Edi Rama, është
shndërrimi i Shqipërisë në vendin e parë në botë të eksportuesit të
qytetarëve të tij. Kushdo e ka të qartë, se me këtë model qeverisës, ky
vend nuk ka kurrfarë perspektive, ndaj zgjedhin të largohen. Kostoja e
jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat shumë të ulëta. Nënat qajnë për
fëmijët që largohen përditë nga vendi, ndërsa Edi Rama mburret me
projekte 3D në rrjetet sociale. Varfëria rritet përditë dhe të gjitha këto
probleme, kanë një emër të përbashkët: Edi Ramën dhe qeverisjen e tij të
dështuar.
Ndaj Partia Demokratike:
▪ Në ditët e para të Qeverisë së saj, nis punën për rikonceptimin e
Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike,
ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë.
▪ Bën transparencë të plotë në procesin e akreditimit nga agjencitë
ndërkombëtare të rankimit të universitete dhe të programeve të
studimit.
▪ Bën regjistrimin e pronave të universiteteve dhe kalimin në
pronësi i tyre, duke garantuar me ligj vetadministrimin e këtyre
pronave.
▪ Krijon Bibliotekën Ndër-universitare Kombëtare Online.
▪ Rrit rolin e studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës së
të cilëve shkon deri në 30%.▪ Dyfishon Buxhetit për Arsimim e Lartë.
▪ Modernizon infrastrukturën mësimore të IAL (Institucioneve të
Arsimit të Lartë).
▪ Ndërton brenda mandatit të parë 3 kampuse universitare: në
Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
▪ Rishikon skemën e mbështetjes fiananciare me bursa studentore,
bazuar në tre parime themelore: gjendja ekonomike, meritokracia
dhe prioritetet kombëtare.
▪ Siguron paketë mbështetesë financiare për studentët, pra më
shumë studentë që ndjekin universitetet, pra, më shumë të ardhura
për familjet shqiptare.
▪ Siguron bursë të plotë për çdo student (në ciklin e parë apo të dytë)
në familjet me të ardhura të ulta, bursë të plotë për studentët
ekselentë.
▪ Financon praktikën njëvjeçare pas studimeve për 10 mijë
studentë, duke garantuar kështu lidhjen e tyre me tregun.
▪ Financon bursa për studentët dhe doktorantët ekselentë në 15
universitetet më të mira në botë, si dhe promovon programin për
thithjen e trurit, larg nepotizmit dhe ndërhyrjes politike, por
bazuar në meritokraci. “From: brain drain to brain gain”. [Pra,
nga truri i ikur te truri i thithur.]▪ Orienton dhe mbështet programet universitare në përputhje me
kërkesën e tregut, për një lidhje natyrale të kërkesës me ofertën,
duke garantuar kështu punësim dhe zhvillim.
▪ Shpall programet universitare të mësuesisë si “Prioritet
kombëtar”, duke nxitur të rinjtë të studiojnë në këtë fushë me
rëndësi për ardhmërinë e vendit, përmes politikave mbështetëse të
arsimimit, punësimit, dhe sigurisë financiare.
▪ I jep autonomi të tillë universitete shqiptare, që përmes parimit
mëritë-preferencë, të kenë mundësi të bëjnë vetë përzgjedhjen e
studentëve të tyre.
▪ Depolitizon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe
përmirëson kuadrin ligjor të organizimit dhe funksionimit të saj.
▪ Krijon Fondin Shqiptar për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim, ku
të konkurrojnë të gjithë IAL (Institucionet e Arsimit të Lartë)
publike, dhe jo vetëm, institutet kërkimore, hulumtues shkencorë,
bazuar në meritokraci.
▪ Ndërton Universitetin e Diasporës: përmes krijimit të një database
të kërkuesve shkencorë, doktorë shkencash dhe profesorë
shqiptarë, për të kontribuar në edukimin dhe aftësimin universitar
në Shqipëri, në bashkëpunim me universitetet publike, përmes një
fondi të dedikuar për financimin e aktiviteteve.

“U nxitua kalimi në Kuvend dhe u bë pa mbështetjen e opozitës”- Nisma e PS, VOA: SHBA e BE këmbëngulin në nevojën e një procesi gjithëpërfshirës

Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit, shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama, synon realizimin e një cikli të ri reformash që do të duhet të trajtojnë problemet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë, komentuan për Zërin e Amerikës hapat e hedhur në parlament për këtë nismë, ku brenda katër ditësh u miratua rezoluta e më pas dhe ngritja e një komisioni të posaçëm. Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”. Ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”.Kjo e fundit ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe në të dy rastet zgjodhi të bojkotojë votimin e tyre në parlament.

Si në rezolutë ashtu dhe në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Ndonëse në dokumentat e propozuara prej saj, shumica flet për një proces gjithëpërfshirës shoqëruar me konsultime të gjera, mënyra se si ajo avancoi me shpejtësi, përballë një opozite që po i kritikonte hapat e saj, duket se ka bërë që si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i BE-së, t’i mëshojnë me forcë këtij momenti. “Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehet ambasada amerikane duke vënë në dukje se diçka e tillë do të jetë po ashtu “kyçe dhe për mbështetjen tonë për të”.

Ndërsa Delegacioni i BE-së , thekson se “konsultimet kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse janë po aq të nevojshme sa gjithnjë, duke marrë parasysh rëndësinë thelbësore të çështjeve të trajtuara nga kjo nismë. Do të jetë thelbësore të arrihet një mbështetje ndërpartiake”. Sipas përfaqësisë europiane “është me rëndësi jetike që procesi parlamentar i propozuar të jetë i bazuar në prova, të jetë transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, duke përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistëve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrje të mundshme në reformën në Drejtësi, e cila pati SHBA-të dhe BE-në si sponsorët e saj të fuqishëm. Në dokumentat e miratuara socialistët zotohen të garantojnë “pakthyeshmërinë” e kësaj reforme. E megjithatë, ambasada amerikane në komentet e saj për Zërin e Amerikës shprehet se “theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”. Edhe Delegacioni i BE-së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Shumica shprehet se procesi do të ketë si “udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e pare”. Delegacioni i BE-së nga ana e tij nënvizon se “nisma duhet të bazohet në arritjet e mëparshme të reformës dhe të jetë në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit, me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit dhe me angazhimet në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Duhet të respektojë plotësisht marrëdhëniet ekzistuese mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, siç garantohet nga Kushtetuta”.

Mbetet për t’u parë nëse shumica do të përpiqet të tërheqë në këtë proces opozitën, e cila duhet të përfaqësohet me 5 nga 11 anëtarët e komisionit, apo do të vijojë e vetme për ta çuar përpara nismën e saj./VOA

”Veting politikanëve, njësoj si në drejtësi”, Alibeaj: Vendin e ka kapluar korrupsioni, do u kthejmë shqiptarë të gjitha paratë e zhvatura

Prezantimi i programit të PD, Alibeaj: Mbështetje totale ndaj SPAK, PD do luftojë korrupsionin dhe varfërinë shkaktuar nga qeverisja e Ramës

PD ka prezantuar sot programin për zgjedhjet 2025, Sekretari i Përgjithshëm i saj ka folur për antikorrupsionin, duke prezantuar propozimet e kësaj force politikie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

Gjatë qeverisjes socialiste korrupsioni arriti kulmin. Edi Rama nuk mund të justifikohet që i kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit, sepse peshku qelbet nga koka. Koka e korrupsionit është Edi Rama.

Përditë në dyert e SPAK paraqiten ministra, ish ministra, drejtorë, që kanë mbushur xhepat me paratë publike.

Nga korrupsioni, Shqipëria është e varfër, shqiptarët emigrojnë, ndërsa një grusht politikanësh vazhdojnë të sundojnë vendin prej 34 vitesh. Ne e dimë që në gjithë botën shqiptarët janë një histori suksesi, përvecse në Shqipëri.

Shqiperia nuk duhet dhe nuk do të jetë më kështu!

Ne do të bëjmë gjithcka për të mposhtur korrupsionin! Ne do të krijojmë një mjedis të sigurt e miqsor për biznesin, për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e tij, do të krijojmë një treg ku arsimi të vlerësohet dhe nisma të shpërblehet

Ne do bëjmë luftë horizontale ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve, në cdo degë të pushtetit publik, duke vënë burimet njerëzore dhe mjetet e duhura në dispozicion.

SPAK nuk do të lihet vetëm, as i vetem!
Gjyqtaret dhe gjyqësori do të mbrohet me cdo kusht nga sulmet!

Partia Demokratike beson se vizioni për Shqipërinë e së Ardhmes arrihet përmes pastrimit të politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar. Shqiptarët meritojnë një klasë politike që ka në fokus vetëm problemet e tyre. Ata meritojnë një administratë publike me integritet që vepron në shërbim të tyre.

Partia Demokratike do të ekspozojë aktet korruptive përmes Inspektimit Kombëtar dhe Gjykatës së Auditit.

Nëpërmjet Drejtësisë Penale dhe Ligjit Antimafia, ajo do të pastrojë sektorin publik, do të cojë para përgjegjësisë cdo zyrtar dhe ish zyrtar të korruptuar, dhe do të kërkojë konfiskimin e aseteve të tyre.

Partia Demokratike ofron:
1. Mbështetje ndaj SPAK me burime financiare dhe njerëzore
2. Heqje totale e imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK
3. Veting të politikanëve, sic u bë në Drejtësi
4. Reformim të KLSH-së, duke e shndëruar në Gjykatë Auditi (anëtarët e saj të vetohen para emërimit, kryetari të zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, bazuar në propozimi e opozitës, vendimet e saj të jenë titull ekzekutiv)

Së dyti:
5. Inspektorati kombëtar do të redformohet duke u bërë vetem 1 që do të fokusohet në tre fusha prioritare:

a. Siguria ushqimore
b. Siguria e shëndetit publik
c. Siguria teknike

Së treti, aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, PPP-ve dhe partneriteteve strategjike. Synohet çlirimi i ekonomisë, rikuperimin i parave publike dhe kthimi i besimit publik.

Për të arritur këtë qëllim strategjik, angazhohemi për:
1. Verifikimin e kontratave konçesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike.
– Çdo kontratë korruptive do të anulohet.
– Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkuruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet.
– Në arbitrazh dhe në gjykatë, Qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.
– Moratorium 1 vjeçar për të rishikuar gjithë kontratat PPP.

2. Çdo gjetje abuzive do të raportohet në prokurori sipas ligjit Antimafia.
– Pasuritë e personave të përfshirë në këto kontrata abuzive do të verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen, pavarësisht nëse dënohen penalisht.
– Barrën e provës e ka kompania private ose zyrtari që ka miratuar aktin.

3. Miliarda euro dhe pasuri të tjera të zhvatura qytetareve dhe shtetit shqiptar do të gjurmohen, lokalizohen dhe do t’iu kthehen qytetareve dhe shtetit përmes Njesise se Zbulimit dhe Rikuperimit të pasurive të vjedhura e cilda do te veproje në cdo cep të territorit si dhe jashte vendit.

“Do heqim vizat me SHBA”- Basha premton: Luftë korrupsionit! KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime! Do shndërrohet në “gjykatën e auditit”

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij teksa shpalosi programin e tij politik premtoi se brenda 4 viteve të para të qeverisjes së tij do të heqë vizat me SHBA.

Ai tha se “PD do të mundësojë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsion, në reformat e vërteta që do sjellin mirëqenie”.

“Unë shpreh sot dhe bindjen time personale se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në cdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 vjeçarit tonë të parë”, tha Basha.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, Basha theksoi se KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime kundër korrupsionit.

“KLSH nxjerr sot rekomandime dhe qeveria i hedh ato poshtë. Në reformat tonë në luftën kundër korrupsionit do jetë shndërrimi i KLSh në gjykatën e auditit që nuk do nxjerrë rekomandime, por vendime kundër korrupsionit dhe do bëjë në këtë mënyrë një luftë të vërtetë kundër korrupsionit”, tha Basha.

“Fatura do jetë 8 miliardë euro”- Basha flet për reformën e pronës dhe i kërkon ndjesë pronarëve: Kush e ka do ta gëzojë! Do ta realizojmë brenda dy viteve të qeverisë!

Lulzim Basha tha se brenda dy viteve të qeverisë së tij do të realizojë reformën e pronës, që sic u shpreh ai “kush e ka do ta gëzojë”.

Duke i kërkuar një ndjesë të gjithë pronarëve, Basha tha se edhe pse ka një kosto financiare prej 8 miliardë eurosh, tha se këtë do ta realizojë, duke i dhënë fund zgjidhjes së problemet me titujt e pronësisë.

“PD beson tek prona dhe shenjtëria e saj. Ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptare që nuk kanë letrat e pronave janë zinxhiri me i rëndë në qafën e ekonomisë.

80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës. Nuk jemi në mesjetë, jemi më keq. Nuk ka reformë më të rëndësishme për Shqipërinë evropiane, se ti japim fund problemit të pronës dhe të kthejmë pronën tek i zoti 100%.

Ky angazhim nuk merret lehtë, fatura është mbi 8 miliardë euro. Pa një mekanizëm që zgjidh këtë çështje, Shqipëria mbijeton, por nuk zhvillohet”, tha Basha.

Basha: Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zgjidhur problemin e pronës. Kush është fajtor për këtë? Sigurisht në majë të gjuhës kemi kundërshtarin tonë politik, ai është fajtor. Por fajtori më i madh për moszgjidhjen e pronës jemi ne.

Dikush do thotë: Po unë nuk isha kur u mor vendimi? Nuk e kam fjalën për individët. Kjo parti duhet të marrë përgjegjësi të problemit të pronës, duke filluar me ndjesën ndaj cdo pronari dhe pronare. Ndjesa nuk mjafton.

PD beson tek prona dhe shenjtëria e saj. Ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptare që nuk kanë letrat e pronave janë zinxhiri me i rëndë në qafën e ekonomisë.

80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës. Nuk jemi në mesjetë, jemi më keq. Nuk ka reformë më të rëndësishme për Shqipërinë evropiane, se ti japim fund problemit të pronës dhe të kthejmë pronën tek i zoti 100%.

Ky angazhim nuk merret lehtë, fatura është mbi 8 miliardë euro. Pa një mekanizëm që zgjidh këtë çështje, Shqipëria mbijeton, por nuk zhvillohet.

Marrim përsipër brenda dy viteve të para të qeverisë tonë krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për pronat e shpronësuar nga regjimi komunist, të paguar cdo vit në masën 1/20, të tregtuashme që në masën e emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptar për gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë.

Ne do marrim përsipër jo vetëm barrën financiare, por edhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon.

Dita kur ky akt, kur kjo reformë e munguar do përmbyllet është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar dhe Shqipërisë evropiane.

Skandal/ Pushteti i heq dritat Kuvendit Programor. Basha: Kanë frikë nga PD

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë duke mbajtur fjalën e tij, janë shkëputur dritat.

Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse.

Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri.