29.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

“Statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me atë të ish-ushtarakut”, Basha për ish-të dënuarit e komunizmit: PD ju ka tradhtuar, por…

Kreu i PD Lulzim Basha, gjatë prezantimit të programit për “Parlamentaret 2025. Foli edhe për pikën ku përfshihen edhe ish të përndjekurit.

Ai u shpreh se në program parashikohet që Statusi i ish-të përndjekurve të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.

Basha tha se ish- të përndjekurit janë tradhtuar gjatë tre dekadave nga PD, por kjo do të marrë fund.

“Mesazh për të përndjekurit
Muaji i Kujtesës historike.
Ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar. Ata janë emblema e qëndresës, edhe pse PD i ka përdorur e tradhtuar vazhdimisht në 34 vite. Kjo merr fund.
Sot pjesë e programit është marrja përsipër e shpërblimit për të përndjekurit, statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me atë të ish-ushtarakut”, tha ai.

“Taksa e sheshtë 9%”- Basha shpalos programin një vit para zgjedhjeve: Për profesionet e lira do t’i japim fund arbitraritetit! Bizneset e vogla…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpalosur programin politik një vit para zgjedhjeve parlamentare. Në fjalën e tij para mbështetësve dhe ekspertëve ai tha se do të rikthejë taksën e sheshtë 9%.

Po ashtu, Lulzim Basha tha se do ti japë fund edhe kamxhikut të arbitraritetit për profesionet e lira.

Nga taksat tha Basha do të përjashtohen bizneset e vogla nën 140 mijë euro, të cilat do të paguajnë vetëm detyrimet e pushtetit vendor.

Basha: Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9%. Edhe për profesionet e lira ne do ti japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes së sipërmarrjes shqiptare dhe emigracionit.

Bizneset e vogla nën 140 mijë euro nuk do jenë subjekt i kësaj takse, e vetmja taksë që do mblidhet për bizneset e vogla do jenë taksat e pushtetit vendor.

Basha fton kundërshtarët politik në debat: T’i diskutojmë propozimet tona, e dimë që do dilni pa këpucë fare…

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha teksa ka prezantuar programin e forcës politike që ai drejton i ka ftuar kundërshtarët politik që të debatojnë për programin e tij.

Basha u shpreh se propozimet e programit të PD do ti diskutojnë me grupet e interesit, me kritiket, duke ftuar edhe kundërshtarët politikë.

“Propozimet tona do ti debatojmë me shtresat dhe grupet e interesit, me viktimat e shumta të korrupsionit 11 vjecar të Edi Ramës, me skeptikët, madje edhe me kundërshtarët politik, sot nga kjo platformë i bëj ftesën dhe i hedh dorashkën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne propozimet tona, zgjidhjet tona për Shqipërinë që meriton më shumë. Por ne dimë, që cdo debat do ti nxjerrë ata jo me këpucë të kuqe, por pa këpucë fare”, tha ndër të tjera Basha.

“20 mijë euro për beben e tretë”, Basha prezanton programin e PD për “Parlamentaret” 2025, nga kreditë për çiftet e reja te subvencionet për bujqësinë, ja çfarë përmban

PD ka prezantuar sot programin për zgjedhjet 2025.

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr persiper te zeroje cdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT

“Shqipëria meriton më shumë”/ PD prezanton programin elektoral 1 vit para zgjedhjeve, Basha: Angazhohemi për një dialog me familjet shqiptare

Partia Demokratike ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral 1 vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”

“Nuk ka qenë e lehtë për shumë nga ju të vini në kohë këtu sepse trafiku dhe parkingu në Tiranë janë një ferr i vërtetë. Njësoj si transportin e ka pushtuar ngecja në vend, kështu i ka ndaluar ora Shqipërisë në këto 11 vitet e qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.
PD është e vetmja forcë politike që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse jetojmë me hallet e demokratëve dhe qytetarëve.

Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, as çmimet nuk u rritën vetvetiu. Të gjitha erdhën sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e kapur në flagrancë nga drejtësia, shqiptarët e partnerët.

Shqiptarët meritojnë zgjidhje, ne jemi për t’i shpalosur sot këto zgjidhje.
PD e vetmja forcë politike që është në kontakt me qytetarët, vjen me një përfaqësim të plotë me ekspertë të cilët prej më shuëm se një vit në bashkëpunim me ekspertë të aleatëve, nga SHBA te Gjermania, kanë krijuar programin. Nga e hëna PD angazhohet në një dialog me dhe për familjet shqiptare”,
tha ai.

“Rikonfirmojmë mbështetjen për organet e drejtësisë, të vënë në pranga zyrtarët e korruptuar”- Basha “ndez motorët” për zgjedhjet e ardhshme: Shpalosim zgjidhjet për shqiptarët

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke prezantuar edhe programin politik, që sipas tij do ti japë zgjidhje halleve të shqiptarëve.

Basha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike, për të mbështetur drejtësinë e re që të cojë prapa hekurave zyrtaret e korruptuar.

“Organove të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar. Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve”, tha Basha.

Basha:
Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizën e hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të bëra kapicë në këtë vend. Sic e dini ju këto hallë janë shkruar në lëkurë të shqiptarëve, janë shkruar në bilancet e familjeve shqiptare. Këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu.

Vendi keq qeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e e kapur në flagrancë nga shqiptarët, partneret dhe drejtësia.

Organove të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar.

Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve.

Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, familje shqiptare që lëngojnë, rini e pasigurt, papunësi kronike, këto janë produkte të shportës së Edi Ramës.

PD si e vetmja forcë politike vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit mqë të mirë të eksperteve, të cilët në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjikë, nga SHBA në Gjermani ju paraqesim sot shqiptarëve programin e PD “Shqipëria meriton më shumë”.

Sot nisim një udhëtim disa mujor.

Shqipëria meriton më shumë/ Basha me 100 ekspertë në zemër të simbolit kombëtar. Ja simbolika kuqezi e demokratëve…

Sot Basha dhe Partia Demokratike fillojnë shpalosjen e programin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”
Detajet e para nga aktiviteti lidhen me simblikën e zgjedhur për përcjelljen te qytetarët e punës të ekipit të 100 ekspertëve që kanë punuar për muaj me radhë. Në zemër skenograifsë zenë vendin 10 grupet kryesore të punës, pozicionimi i të cilëve bëhet mbi një fushë të kuqe, ndërsa rreshtimi i tryezave të punës përfaqëson një shqiponjë të stilizuar. Pra një simbolikë kuqezi për të dhënë mesazhin se qëllimi I këtij program është Shqipëria dhe shqiptarët.

Është hera e parë që një parti politike prezanton programin e saj gati 1 vit para zgjedhjeve parlamentare, duke shënuar një qasje të re në politike, një arenë debati dhe diskutimesh transparente dhe gjithëpërfshirëse, përmes të cilës qytetarët njihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe kanë kohë të konsiderojnë ofertën politike të Partisë Demokratike. Shpalosja e programit të PD për të ardhmen dëshmon vullnetin e kësaj force politike për të përcjellë një kulturë të re politike, sepse Shqipëria meriton më shumë.

Basha shpalos sot programin e PD për zgjedhjet parlamentare

Partia Demokratike shpalos më 1 Qershor në orën 11:00 nga Parku Olimpik programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Ekonomia do të jetë kryefjala e programit me propozime si vende të reja pune me paga të larta, taksa e sheshtë, qeverisja e vogël, parashikueshmëria fiskale si dhe nxitja e konkurrencës.

Edhe bujqësia do të ketë një vend të rëndësishëm. Ndër propozimet që Lulzim Basha dhe ekspertët e tij do të kenë janë subvencionet dhe investimet në këtë sektor.

Përpara demokratëve, Basha do të premtojë edhe zgjidhjen e çështjes së pronës si dhe alternativa për artin, kulturën, sportin e shëndetësinë.

Betejën që nuk arriti ta çonte deri në fund në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare Kosovës, Basha kërkon ta fusë në programin e tij, për financim vjetor 50 milionë euro, ku do të parashikojë edhe bashkërendim të axhendave me vendet e tjera të rajonit.

Megjithatë ky program, vjen në një kohë, kur Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës.

Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD më 11 qershor. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, pas përçarjes së thellë, duket se po mbajnë peng edhe nxjerrjen e kandidatëve, të cilët Lulzim Basha pritet t’i zbulojë pas verës.

Deputetja Açka poston foto nga diskutimet e programit të PD: Shqipëria meriton më mirë

Në një postim në facebook, deputetja e PD Flutura Açka ka ndarë foto nga takimet përgatitore dhe nga diskutimet për programin e PD.

“Shqipëria meriton më të mirën

Mbrëmë në takimin e fundit para shpalljes të Programit Qeverisës të Partisë Demokratik

Sot ora 11, Parku Olimpik.” – shkruan deputetja Açka.

Shoqëria në dilemë: teknofobi apo teknoprofeci?

Nga Gëzim Tushi

Fenomeni i internetit masiv dhe rrjeteve sociale në zgjerim ka sjellë shumë pasoja pozitive dhe negative në shoqërinë tonë. Nëse nga ana formale e dukjes statistikore për komunikimin virtual rezultatet janë pozitive, në anën thelbësore ndodh shpesh që përballemi me një dukuri të re sociale. Njerëz me pikëpamje të ngjashme nën ndikimin egalitar dhe “bombardimin informativ” nga interneti rrjetet sociale, duket sikur përfundojnë në “situatë bosh”. Sepse interneti ka aftësinë t’i vendosë njerëzit në komunikim nëpërmjet një “dhome jehone” të vogël, duke krijuar konturet e dëmshme të një “shoqërie të vogël sociale”, por me dimensione të zgjeruara dixhitale. Tashmë është fare evident ndikimi i internetit në procesin e “egalitarizmit” të ideve, qëndrimeve dhe mënyrave të sjelljes në shoqërinë tonë. Ndikimi pozitiv dhe negativ në të njëjtën kohë, konsiderohet nga sociologët si një problem social urgjent, sepse ka efekte të gjëra dhe “…po ndryshon demokracinë tonë, po ndryshon aftësinë tonë për të bërë një bisedë të vërtetë apo për të pasur një marrëdhënie të sinqertë me njëritjetrin”, – thotë Tritan Harris, një punonjës me influencë i “Google”-s.

Ne duhet të bëhemi më sensibël dhe të kuptojmë më mirë realitetet dhe mbi të gjitha, ndikimin pa rregulla të informacionit të shpejtë, të njëtrajtshëm në publikun shqiptar, që në shumë raste është faktori që sjell shkulme të njëjta, të njëtrajtshme në kohë, të barabarta në sasi, të njëjta në cilësi. Kjo situatë është ndikuese në rrafshimin e nivelit dhe barazitarizmit të informacionit, duke ndikuar në shfaqjen tek njerëzit të një fenomeni të ri, të cilin sociologët e quajnë si shfaqje masive të “publikut egalitar”. Një produkt evident i “revolucionit dixhital” dhe zgjerimit të rrjeteve sociale, që është ekzistent edhe në shoqërinë tonë. Një proces që njerëzit i bën në të njëjtën kohë, të jenë “shkrues” dhe “lexues” të lajmeve dhe informacioneve që prodhojnë “fabrikat” e politikës, jetës sociale, shpifjeve dhe thashethemeve banale.

Një nga gjërat pozitive është padyshim karakteri demokratik e masiv i kanaleve të komunikimit social e lidhjeve interpersonale, që padyshim në shoqërinë tonë ka sjellë një realitet të ri, përmasa të gjëra të demokratizimit të skajshëm të komunikimit. Janë të shumtë komponentët e interferuar e të integruar që ka sjellë interneti dhe rrjetet sociale. Por personalisht gjykoj se mbi të gjitha tashmë është krijuar një dukuri e re, me përmasa të plota sociale, që ka sjellë krijimin e një lloj barazitarie informative dhe strukturën sociale të “publikut egalitar”.

Dukuri që është më e fortë në dukje se sa në thelbin e vet, duke krijuar dikotominë midis të vërtetës dhe iluzionit të krijimit të një shoqërie që përjeton “informacion të demokratizuar”, në të cilën njerëzit kanë mundësi të barabarta në lidhjen, komunikimin, përdorimin e personalizuar të informacionit. Është e vërtetë që sot në Shqipëri kemi një realitet të ri komunikativ, në të cilin ekziston një “hapësirë virtuale e barabartë”, ku nxënësi e studenti, qytetari metropolitan dhe banori rural, intelektuali dhe i papuni, pensionistët dhe të rinjtë, burrat dhe gratë janë me të drejta të barabarta në këtë konsum të informacionit elektronik të demokratizuar dhe të “egalitarizuar”. Qoftë politik, kulturor, global, rajonal apo nacional, i vërtetë apo i gënjeshtërt.

Një rrjet që tashmë në shoqërinë shqiptare, është një realitet socio-komunikativ që ka prekur të gjithë sferat e jetës duke përfshirë politikën, ekonominë, arsimin, shkencën, kulturën, shëndetësinë, ushtrinë etj.. Në pikëpamje sociale, kjo teknologji ka sjellë pasoja në strukturën e lidhjeve sociale, tipologjinë e marrëdhënieve të shoqërizimit human. Sepse njerëzit janë sot më shumë të lidhur, presin më shumë impakt nga teknologjia, potenca e saj komunikative virtuale, se sa nga lidhjet reale e të personalizuara me njëri tjetrin. Sociologët mendojnë se diskutimet për raportet e njeriut dhe shoqërisë, me internetin dhe komunikimin dixhital, duhen vlerësuar në mënyrë sintetike, sepse ndikimet e tij janë gjithëpërfshirëse dhe ndikojnë në ndryshimin e strukturës së jetës dhe cilësinë e demokracisë.

Mbi të gjithë, ky realitet dixhital dhe elektronik po ndryshon aftësinë e njerëzve individualisht, kapacitetet e tyre për të bërë një bisedë të vërtetë, për të pasur marrëdhënie të sinqerta me njëri-tjetrin. Padyshim “egalitalizmi informativ” është një dukuri e postmodernitetit, tërësisht e lidhur me teknologjinë dixhitale dhe fuqinë rrafshuese të rrjeteve sociale. Kjo ka bërë, që në jetën e sotme është e vështirë të shikosh se cilat janë problemet e tua, në kushtet kur edhe të tjerët shfaqin në rrjetet sociale të njëjtat probleme.

Sepse në të vërtetë ndërsa në dukje është krijuar përshtypja se marrëdhëniet midis njerëzve nëpërmjet lidhjeve virtuale duket sikur po forcohen, në fakt është e padiskutueshme që lidhjet e vërteta empirike e sociale midis njerëzve janë duke u “copëtuar”. Madje, deri në nivele të skajshme të shfaqjes në mënyrë masive të “njeriut mbi individualist”, asocial, të vetmuar, i bindur për të qenë i vetëmjaftueshëm në raportet dhe lidhjet e personalizuara. Realisht dhe virtualisht.

Ne nuk kemi statistika sesa është përqindja e popullsisë shqiptare që ka lidhje me internetin, apo se sa herë në ditë, javë e muaj njerëzit tanë përdorin “Facebook”-un. Por me siguri që është në rritje masa sociale e njerëzve që kanë mundur, përmes telefonave celularë (smartfonëve) të kenë akses të zgjeruar në internet. Kjo ka krijuar një gjendje, për të cilën kohë më parë Eric Shmid, ish-shef (CEO) i “Google”, theksoi se “interneti është gjëja e parë që njerëzimi ka ndërtuar dhe që nuk arrin të kuptojë si funksionon, eksperimenti më i madh anarkik që kemi bërë ndonjëherë”.

Zhvillimi teknologjisë, përdorimi zgjeruar i rrjeteve sociale, celularëve inteligjentë në mënyrë kaq të zgjeruar, me intensitet në rritje, është një nga treguesit sintetikë të faktit që shoqëria jonë është përfshirë integralisht nga sfidat, shqetësimet, dukuritë më komplekse të jetës postmoderne, të lidhur dhe interferuar me teknologjinë dixhitale. Ndërkaq, për shkak të niveleve të ndryshme të arsimimit dhe kualifikimit, struktura sociale e “publikut informativisht egalitar” nuk është e barabartë. Sepse raporti i qytetarëve për shkak të shumë faktorëve materialë e kulturorë, konceptualisht dhe materialisht nuk është i njëjtë me këto zhvillime të informacionit, rrjetëzimit dhe mediatizimit.

Kjo situatë sociologjikisht kaotike e bën imperative nevojën e shpjegimit dhe konceptimit të drejtë të lidhjeve të njeriut me teknologjinë, internetin dhe rrjetet sociale, duke evidentuar anën pozitive, si faktor me rëndësi në përshpejtimin e lidhjeve dhe komunikimit social, por dhe si shkaktar për shfaqjen e shumë negacioneve, patologjive me dimension të gjerë social.

Problemet e raporteve të shoqërisë dhe individit me internetin dhe rrjetet sociale mbeten në qendër të vëmendjes së jetës së shoqërisë. Të gjithë sociologët dhe psikologët kanë arritur në një përfundim që kjo situatë duhet vlerësuar seriozisht, sepse “rrjetet sociale janë ndër problematikat tona më të mëdha”, sepse ka sjellë shumë probleme dhe shqetësime sociale. Madje, deri në nivelin e rrezikut social, që në lidhjet dhe marrëdhëniet tona jo vetëm të “mos i zëmë besë njëritjetrit”, por edhe të kemi vështirësi për të “punuar bashkë” me njëri-tjetrin. Interneti ka sjellë ndryshime konceptuale në shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme komunikative të njeriut, i cili ka filluar ta kuptojë, ndjejë dhe realizojë ndryshe “rolin”, jo vetëm këtu në vendin tonë, por edhe si “lojtar universal” dhe aktor pjesëmarrës në këtë dramë të madhe të historisë globale. Shumica absolute e shqiptare e kanë kuptuar dhe janë ndërgjegjësuar me faktin, se sasia e ngjarjeve dhe densiteti i pandërprerë i informacioneve, kanë krijuar një raport të ri me kohën, shoqërinë dhe perceptimet vetjake.

Sepse jetojmë në kohëra të reja, kur “Nga të gjitha ndryshimet e shpejta në jetën moderne, asgjë nuk krahasohet me evolucionin e shpejtë në teknologji dhe mënyrën se si e përdorim atë për ta argëtuar veten, për të komunikuar dhe për të influencuar të tjerët – dhe mënyrën se si na ndikojnë të tjerët përmes asaj që na vjen përmes televizioneve tona, kompjuterëve, ekraneve të smartphone-ve dhe mediave të tjera”. Eliot Aronson, Joshua Aronson, “Kafsha sociale” f. 139

Padyshim, teknologjia e informacionit u ka dhënë një formë të caktuar postmoderne zhvillimeve në qytetërimin tonë, sepse ajo është bërë tashmë “frymë e kohës” ose akoma më qartë, “filozofi kolektive e jetës”, në kuptimin që ka përfshirë të gjitha strukturat e jetës intime, private, kulturore, kolektive e globale. Sikurse shkruan Margartet Archer, jetojmë në një “shoqëri informative”, e cila po sjell rikonceptualizimin e çështjes, se çfarë do të thotë të jesh njeri në këtë kohë, në kushtet kur e gjithë kultura i nënshtrohet teknologjisë informative, kurse racionaliteti instrumental bëhet bazik, dhe për pasojë mbizotëron “imperializmi i arsyes instrumentale”, që është tipik për sjelljen e njeriut postmodern që jeton intensivisht në mënyrë të pashmangshme, madje të detyruar në konturet determinante të “shoqërisë së informacionit, rrjetëzimit… dhe komunikimit të përshpejtuar”.

Në këtë kontekst duhen parë të dyja anët e ndikimit të ndikimit kontradiktor të internetit dhe komunikimit virtual, i cili paradoksalisht sjell pasoja, që në dukje janë me ndikime të kundërta te publiku i gjerë. Kjo gjendje sociale, raportet e reja të njeriut me teknologjinë e informacionit ka sjellë disa të mira, që jo vetëm duken por kemi filluar t’i “shijojmë”, sikurse janë humbja e kontrollit dhe censurës së informacionit, mundësitë e leximit dhe komunikimit të lirë midis njerëzve. Komunikimi përmes kanaleve mediatike apo rrjetit dixhital, ka mundësi që nëpërmjet transmetimit të një informacioni të gjerë, në përmasa të mëdha në të njëjtën kohë të sjell një proces social që shfaqet në formën e “unifikimit” të opinionit publik për çështje të caktuara që shqetësojnë qytetarin, politikën apo shoqërinë shqiptare.

Nga ana tjetër, është plotësisht e besueshme, shfaqja e zgjeruar e një lloj ndikimi social “fragmentues” i strukturës së opinionit, për shkak të larmisë virtuale të këndshikimit të fakteve ngjarjeve apo interpretimit të diversifikuar të tyre, si rezultat i larmisë dhe peshës sociale të hermeneutikës mediatike apo optikës individuale me të cilin vështrohet informacioni që përcillet.

Të gjitha këto realitete të interferuara midis shoqërisë, individit dhe teknologjisë duhen parë me një “optikë” të re, sepse sikurse mendojnë sociologët jetojmë në kohën kur, “Shoqërinë informative e lëvizin informacionet, jo vlerat materiale. Zhvillimi kuptohet përtej rritjes materiale, sepse kërkon ndryshim qëndrimesh, përshtatje kulturore, një arsimim të ri të fuqisë punëtore dhe një strukturë të ndryshuar politike. Me fjalë të tjera, kujdesi për cilësinë e jetës zëvendëson prirjen e njëanshme për qëllime ekonomike”.