31.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Tre gratë që do të formësojnë Europën

Në një  çast vendimtar, ato janë çelësi i dilemës, se si të trajtohet populizmi.

Në një botë të rrezikshme, Europa ‘ e vjetër’, e gjen veten në një pozitë alarmante. Në Ukrainë, vazhdon lufta më e përgjakshme që nga viti 1945, ndërkohë që Rusia, përbën një kërcënim për hapësirën kibernetike. Nëse Donald Trump, kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të shkaktojë probleme në NATO, themelin e sigurisë europiane. Ekonomia e kontinentit, është e ndjeshme ndaj goditjeve të shkaktuara nga politika industriale dhe proteksionizmi, në vende të tjera. Populistët euroskeptikë, janë duke ecur lart në sondazhe.

Për t’u përballur me këto rreziqe, Europa ka nevojë, së paku, për një udhëheqje koherente në Bashkimin Europian. Ajo gjithashtu, duhet të mbajë ekstremistët jashtë pushtetit. Nëse do të ketë sukses, varet pjesërisht në zgjedhjet e tre grave: Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë dhe Marine Le Pen, populistja kryesore e Francës.

Ursula von der Leyen, ka udhëhequr krahun ekzekutiv të BE-së, që nga viti 2019, dhe po kandidon për një mandat të dytë. Ajo e meriton një mandat të dytë. Ka bërë një punë të mirë: duke marshuar përgjigjen e fortë kolektive të BE-së, ndaj agresionit të Vladimir Putinit dhe duke ndihmuar, në thellimin e integrimit europian, në një kohë vendimtare, për shembull duke nxitur një program novator për emetimin e borxhit të përbashkët.

Një konservatore gjermane gjakftohtë, ajo e ka vënë gjithashtu Komisionin Europian, në qendër të vendimmarrjes, kur marrëdhëniet franko-gjermane, kanë qenë të acaruara. Duke pasur parasysh kërcënimet, nevoja për një udhëheqje të fortë dhe të unifikuar, nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Për të fituar një mandat të dytë, ajo së pari ka nevojë për mbështetjen e 27 liderëve kombëtarë të BE. Më pas, ajo duhet të marrë shumicën në Parlamentin Europian, i cili do të zhvillojë zgjedhjet në 6-9 qershor, me mbi 350 milionë qytetarë me të drejtë vote. Në teori, ajo do të gëzojë mbështetjen e grupimeve konservatore, liberale dhe socialiste.

Por, për shkak se politika është bërë kaq e fragmentuar, këto tre grupime, parashikohen kolektivisht të fitojnë vetëm një shumicë të vogël të vendeve. Zonja von der Leyen, mezi e kaloi votimin e saj të parë, në vitin 2019. Këtë herë fitorja, nuk është e siguruar.

Kjo na çon te zonja Meloni, kryeministre e Italisë, që nga viti 2022 dhe liderja e partisë së djathtë Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia), e cila është kthyer, nga një forcë kryengritëse, në drejtimin e vendit. Pritet të ecë mirë në zgjedhjet e BE-së.

Me mbështetjen e saj, zonja von der Leyen, mund të ketë një shans më të mirë për të fituar një shumicë parlamentare, për një mandat të dytë, në postin kryesor të BE-së. Ajo ka qenë në një takim me Giorgia Melonin.

“Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin,” tha ajo më 23 maj.

Këto fjalë, dhe ideja e çdo lloj pakti, që përfshin partinë e Melonit, ka zemëruar liberalët dhe figurat e BE-së, duke përfshirë disa në Partinë Social Demokrate në pushtet në Gjermani, dhe partinë e Emmanuel Macron në Francë. Për ta, zonja Meloni është në të njëjtin nivel si Viktor Orban, njeriun e fortë të Hungarisë, dhe tipa të tjerë të pakëndshëm. Ajo u jep besim teorive raciste të konspiracionit. Ajo e ka krahasuar BE-në, me Bashkimin Sovjetik. Me pak fjalë, Meloni është pikërisht lloji i figurës së djathtë, që duhet të përjashtohet nga vendimmarrja.

Zonja Meloni, sigurisht që ka shumë politika dhe cilësi të pakëndshme. Megjithatë, të përjashtosh punën me të si çështje parimore, do të ishte vendim jo largpamës. Ajo ka bërë kauzë të përbashkët, me znj. von der Leyen, për çështje të tilla si emigracioni i paligjshëm; dy gratë kanë bërë vizita të përbashkëta, në vendet e Afrikës së Veriut, duke arritur marrëveshje me autokratë, për të frenuar rrjedhën.

Ajo ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, ndryshe nga disa nga shokët e saj, në të djathtën populiste. Partia e saj, bën luftëra kulturore në ‘shtëpi’, por për sigurinë dhe ekonominë, ajo e ka drejtuar Italinë si një pragmatiste. Ajo nuk duhet të mbyllet jashtë rrymës politike.

Për më tepër, arritja e një marrëveshjeje me të, mund të ketë një avantazh shtesë: ndarjen e së djathtës populiste, midis elementëve të saj më të moderuar dhe ekstremë.

Këtu hyn zonja Le Pen. Partia e saj, National Rally, pritet të dalë mirë edhe në zgjedhjet europiane. Zonja Le Pen, është përpjekur të riemërojë veten, si një figurë kryesore, por mos u mashtroni. Ajo ka një histori të gjatë ksenofobie dhe servilizmi ndaj Rusisë. Ajo dëshiron të krijojë një mega-grup nacionalistësh, që mund ta çojë Europën drejt së djathtës. Për ta bërë këtë, ajo dëshiron të bashkohet me zonjën Meloni.

Pas rezultatit të zgjedhjeve europiane, ‘pazaret’ mund të zvarriten me muaj dhe do të testojnë aftësitë e zonjës von der Leyen. Një rrugë, mund të sigurojë udhëheqje të qëndrueshme, në nivel e BE-je, dhe të tregojë sesi të moderuarit, mund të përballen me inteligjencë, me të djathtën populiste. Çështja nuk është më, nëse populistët mund të frenohen. Është se si t’i përgjigjemi rritjes së tyre.

Problem i trefishtë

Rruga alternative, mund të jetë katastrofike. Politika europiane, është bërë aq e fragmentuar, sa mbase nuk do të gjendet asnjë shumicë parlamentare, për zonjën von der Leyen, apo ndonjë kandidat tjetër për presidencën e komisionit. Kjo, do të nxiste një krizë kushtetuese, në një kohë shumë të keqe, pasi Ukraina, është në luftë, si dhe presidenca e mundshme e Trump-it.

Për më tepër, nëse zonja Meloni nuk sheh asgjë për të përfituar nga puna me qendrën, ajo mund të tundohet të punojë me znj. Le Pen. Nëse ata bëjnë zgjedhjen e gabuar, centristët e Europës, mund të destabilizojnë BE-në dhe të ndihmojnë në krijimin e asaj, që ata kishin frikë prej kohësh: një lëvizje të bashkuar, pan-kontinentale, e së djathtës ekstreme. Për të shmangur këtë, ia vlen ‘të merresh’ me zonjën Meloni. / The Economist

“Mos diskriminoni shqiptarët”/ Parlamenti Evropian letër Serbisë: Adresoni çështjet e qytetarëve të Luginës së Preshevës, ose në të kundërt rrezikoni…

Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë, duke i kërkuar që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Në një letër të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Ëieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i ka kujtuar Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi.

Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsh.kamberi%2Fposts%2Fpfbid0CbtABy5Zs43t6Rj7CwW6EPUF44ZGVcEwV5T1vDr3DcuVi2m38DotsA9FdFNdJTRcl&show_text=true&width=500&preview=comet_preview” width=”500″ height=”250″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Festë me autobus të hapur në rrugët e Bergamos, Gjimshiti shijon ditët e fundit pushim para Kombëtares

Berat Gjimshiti nuk i është bashkuar ende grumbullimit të Kombëatres shqiptare të futbollit, pasi po shijon disa ditë më shumë pushim në Itali. Kapiteni i Kombëtares po kalon në fakt ditë pushimi si asnjëherë më parë në karrierën e tij pasi në këtë periudhë po feston me bergamaskët suksesin në Ligën e Europës.

Sot paradite, e gjithë skuadra ishte në Bashkinë e Bergamos, ku klubit iu dha “Medalja e artë”, nderimi më i madh që mund të jepte ky institucione, për faktin se kanë lartësuar emrin e qytetit si askush më parë në arenën futbollistike.

Ndërsa pasdite, bashkë me shokët e skuadrës, Gjimshiti ka qenë pjesë e paradës në rrugët e qytetit, ku ekipi me autobus të hapur ka përshëndetur tifozët e shumtë që deshën të shihnin nga afër idhujt e tyre.

Gjimshiti rritet t’i bashkohet në ditët e ardhshme direkt në Austri ekipit kombëtar. Mungesa e tij dhe disa ditë më shumë pushim kanë qenë mëse të kuptueshme jo vetëm për shkak të festës, por edhe sepse ai ka luajtur në këtë edicion më shumë se të gjithë të tjerët në radhët e kuqezinjve, plot 52 ndeshje me klubin e tij.

Bie vlerësimi për ekonominë e vendit dhe atë familjare, qytetarët më pak optimistë

Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Barometri – Euronews Albania çdo muaj, lidhur me perceptimin e qytetarëve për situatën e përgjithshme në vend, ekonominë dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen, rezulton se:

Të gjithë treguesit e vlerësimit negativ ekonomik kanë rritje në 6 muajt e fundit.

Raiffeisen Bank
Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, ata që e vlerësojnë atë keq dhe shumë keq janë rritur nga (39,2 %) në Dhjetor 2023 –në (43.8 %) në Mars të 2024 dhe (47.6 %) në Maj të 2024.

Një rritje të vlerësimit negativ ka edhe në lidhje me gjendjen ekonomike të familjeve të të pyeturve edhe pse në vlera më të ulta, Dhjetor 2023- (27 %), Mars 2024 –(28,9%), Maj 2024 – (29.4 %).

Të pyetur për të ardhmen, ka një rënie të optimizimit për ekonominë e vendit që vërtetohet nga përgjigjet e qytetarëve krahasuar në kohë.

Në Dhjetor 2023 – (45.2%) e qytetarëve mendonin se situata ekonomike e vendit do të përmirësohet, në Mars të 2024 kjo shifër ishte (41.1 %) dhe në matjet e fundit në Maj 2024 është (36.8 %) e qytetarëve.

E njëjta prirje shihet edhe në pritshmëritë lidhur me gjendjen ekonomike të familjes, në Dhjetor 2023- (42.4 %) e qytetarëve deklaronin se do të përmirësohet, në Mars të 2024 – (39.7%) e tyre konstatonin të njëjtën pritshmëri, sot në matjet e fundit këtë pritshmëri e kanë vetëm (36.5 %) e qytetarëve.

“Të zezën për Enverin e kishin fshehur në zemër dhe nuk e shfaqnin, sepse e dinin se ç’i priste”- Kujtimet e fisit Cara: Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat dhe…

Publikohen disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

Nga Tirana, Bardhin e transferuan në Skrovotinë. Kampi i burgut këtu ishte i futur prapa një kodre me ullinj, e cila kishte pamje nga ana e detit, e, nga rruga kryesore që ne zbrisnim, nuk dukej fare. Aty të burgosurit punonin si skllevër e nxirrnin kripë. Çfarë të tregoj më parë për këtë kamp?! Nuk ka kalem që t’i shkruaj tmerret e burgut! Sepse rastet e ngjarjet e hidhura, ishin të shumta, në ato 3-4 vjet që Bardhi qëndroi aty. Po ju tregoj vetëm një rast: Për të shkuar në burg, ishte më kollaj, sepse kishte dy autobusë, por edhe ndonjë makinë të rastit, biletat priteshin në agjensi një ditë para, për linjën Fier- Vlorë.

Më e keqja ishte kthimi, se autobusët mbusheshin në Vlorë, jashtë vendeve nuk merrnin më, sepse kontrollet e policisë rrugore, ishin të rrepta. Makinat e rastit, edhe ato vinin të zëna, por më e keqja ishte se edhe ato makina tek- tuk, që mund të kishin ndonjë vend, nuk ndalonin, kishin frikë, sepse pak më tutje rrinin ata të kontrollit rrugor. Shumë herë na binte radha të ktheheshim deri tek ura e Mifolit në këmbë, deri në Levan, por shumë rrallë në Fier vinim në këmbë. Ja, qëlloi dhe ky rast, që erdhëm nga Panajaja e Vlorës në Fier, në këmbë. Ditën e takimit, një herë në muaj, do t’i çonim ato pak ushqime, që ua hiqnim nga goja fëmijëve. Në atë kohë ushqimet ishin me listë, me racion(!) Shumë herë na shkonte rruga huq, sepse policët na thoshin:

“Sot nuk keni takim me Bardhin, se është i dënuar për kokëfortësi, – as ushqimet nuk i pranonin”. Për një nga këto ditë dimri, do t’ju tregoj, që ishte dita e takimit. U nisëm me kunatin dhe fëmijët, me që kishim dy muaj rresht, që s’i merrnim ata, e Bardhi na i kishte kërkuar. Koha ishte pak e ftohtë, por pa shi, veç me disa re të murrme. Kur mbërritëm në kamp, për fat të keq, nuk na lanë në takim, as ushqimet nuk i pranuan, me gjithë lutjet tona. Bardhi ishte dënuar përsëri! Nga ora dymbëdhjetë e drekës ikëm nga kampi, për t’u kthyer në shtëpi.

Koha u nxi, retë filluan të shtoheshin; pas pak ia nisën bubullimat, vetëtimat dhe pas tyre nisi një shi i lehtë. Ishim afër detit! Në atë pozicion që ishim, si në fushë të mejdanit, nuk kishte vend ku të fusje kokën. Ishte shumë ters! Disa makina që kaluan, u nxorëm dorën, por nuk na morën. Shiu sa vinte dhe dendësohej, vetëtimat të prishnin sytë, fëmijët kishin frikë shumë, bubullimat të shurdhonin daullet e veshëve, ndërsa shiu shoqërohej nga një erë e ftohtë.

Sikur të mos mjaftonin këto, s’e la mangët as breshëri, (kjo zonë shquhet për këtë kohë të keqe.) Jo vetëm të vegjlit që kishim me vete, por edhe ne të mëdhenjtë kishim frikë. Ishte një nga më të këqijat ditë të dimrit ndoshta, ajo që po përjetonim ne. Kur ishim nisur, kishte qenë ditë e mirë, s’na e mori mendja se do të kalonim këtë të keqe. Djali ishte 5 vjeç, vajza ishte 9-muajshe, e lidhur kopanec.

Të dy të vegjlit filluan të qanin; djali ishte shumë i shëndetshëm, kunati e kapi prej dore, e ngjeshi pas vetes e pas pak ai pushoi së qari. Kunati kishte në krahë edhe çantat me ushqime, që nuk na i pranuan. Bashkë me ne, ishin dhe dy hallexhinj të tjerë, vëlla e motër, nga Elbasani. Edhe ata kishin një vëlla në burg, të cilin e takuan, por edhe neve na ndihmuan shumë atë ditë. Ata ishin katër, dy vëllezër dhe dy motra të pamartuara, nga gangrena “lufta e klasave”, më e vogla ishte 47 vjeçe.

Njerëzit kishin frikë të martoheshin me këta fatkeq. Ne atë kohë, ecnim e ecnim dhe nuk vinim re ku i hidhnim këmbët, duke u llapa-shitur nëpër gropat e rrugës, të mbushura me ujë. Ndonjë makinë në të rrallë kalonte me shpejtësi e, na hidhte ujë e baltë, nëpër rrobat tona. Avash, avash, arritëm tek ura Mifolit e, djali filloi të ecte përpara, por, kur arriti tek ura, ai ndaloi. Vjosa ishte fryrë nga shirat e shumtë që kishin rënë e uji i turbullt, kishte nisur ta mbulonte urën dy-tri pëllëmbë.

Ishte pas dreke vonë! Uji i shiut na kishte hyrë nëpër trup, deri në palcë; rrobat na rëndonin, aq sa mezi i hidhnim këmbët. Të ftohtit e asaj dite dimri, na kishte hyrë edhe në zemër, mjekra na dridhej, fjalët që donim t’i flisnim njëri- tjetrit, na dilnin copa-copa, se na kishin ngrirë në buzë si akulli. Fëmijët ishin zbehur nga të ftohtët, mishi e qimet u ishte ngritur përpjetë, si gjembat e iriqit. Duart e mija të ngrira, mezi po e mbanin vajzën kopanec, që qe rënduar nga uji i shiut.

Me gjithë këto halle që kishim, na duhej të nxitonim, sepse Vjosa kishte dalë mbi urë dhe, sa vinte, uji e ngrinte nivelin. Dielli kishte shumë që kishte perënduar, po errej. Të mos kalonim, s’kishim ku të rrinim! Atëhere i vumë detyrë vetes, ta kalonim urën e, të shkonim drejt Levanit, për ndonjë makinë, për në Fier. Djali qe i vogël, i shkurtër e, kur hyri në urë, uji i vinte deri tek barku! Kunati e kapi shpejt, e mori në krahë, kurse çantat i morën miqtë nga Elbasani.

O Zot! Vetëm ti më dhe forcë e kurajo, ma mbajte mendjen, sepse një mendje më thoshte, të hidhesha në Vjosë, me dy fëmijët, të zhdukesha përgjithmonë, por zemra e nënës, është shumë e dhembshur, për fëmijët e saj. Nga ajo zemër e sfilitur më dilte gjithë afsh një mallkim, për atë regjim të pashpirt, gjakatar. Jeta ime s’ishte veçse një torture, që më provokonte shumë mendime të hidhura e ogurzeza. Për çudi, çantat që kishin ato pak ushqime, të cilat do ia çonim burrit, e që nuk na i pranuan policët, shpëtuan!

Ato i shtrëngonim fort dhe nuk donim kurrsesi t’i hidhnim në ujë. Ndodhi diçka e papritur, e çuditshme në jetën time, që s’është e njohur nga të gjithë, sepse jeta nuk është njëlloj për të gjithë, sepse jeta nuk është fushë me lule, për çdo njeri! Kishim shpëtuar mrekullisht nga ajo rrugë ferri! Në shtëpi arritëm në të gdhirë, në këmbë. Qemë bërë telef, si i thonë fjalës! Ishim gjysëm të vdekur nga rruga e mundimshme, nga koha e keqe, nga shiu e të ftohtit. Këmbët na qenë ënjtur, këpucët na qenë hapur, një takë e këpucës time, kishte rënë rrugës e, unë s’e kisha kuptuar!

Kishim arritur gjallë në shtëpi, kjo ishte kryesorja! Lavdi Zotit! U ulëm poshtë dhe nuk ishim në gjendje të ngriheshim, as për të hequr rrobat, që na rëndonin e kullonin nga uji i shiut. Miqtë e Elbasanit, erdhën me ne në shtëpi, për dy orë, u thanë, u ngrohën e u dhamë rrobat tona, që u ndërruan. Në mëngjes i përcollëm ata tek stacioni i trenit, që ishte 5 minuta larg nga shtëpia jonë. Tradita e shqiptarit, është të respektosh mikun, kur të vjen në shtëpi, por për gjendjen që isha unë, nuk mundesha për vetëm dy orë, t’ua bëja të plotë këtë respekt.

Ndonëse në ato kushte, u përpoqa t’i respektoja, sepse ata ishin si unë dhe më kuptonin mirë, se sa mund të bëja, e aq i kisha mundësitë. Nuk fjetëm fare atë natë! Në mëngjes, në orën 7 pa një çerek, u nisa për punë, sepse, po të bëja mungesë, (dhe unë isha gotë e krisur,) nuk të pranonin, pa pasur raport! Shkova sa për të thënë që shkova, por isha në një gjendje, sikur më kishin rrahur me dru. Mirë që puna, ishte me normë! Por, para se të nisesha në punë, edhe pse isha e rraskapitur, hapa çantat e ushqimeve, që i kishim përgatitur për Bardhin në burg.

Çfarë mendje kisha pasur! Kishim mbajtur kot peshën e ujit, sepse disa ushqimeve, si sheqerit, miellit e niseshtesë, u kishin mbetur vetëm letrat e ambalazhit, të zhubrosura nga uji! Makaronat ishin bërë brumë, i mora, i ngjesha e bëra kuleç; orizi ishte zbutur krejt, si pilaf dhe e hodha në tepsi, që të thahej për supë. Kurse qepët dhe prasët, nuk i kishte gjetur gjë, ishin në rregull. O Zot! Jetë koti! Po, po, jetë koti! Mirëpo jeta është e çuditshme e, na befason ,me çdo gjë! Shumë martesa ishin bërë e, bëheshin nëpër burgje!

Lidhjet martesore bëheshin nga vetë prindërit ose, vëllezërit e atyre që ishin dënuar. Në një nga këto martesa, u ndodhëm edhe ne, gjatë një takimi të radhës me burrin. Ishte koha kur Bardhin e kishin transferuar në Ballsh. Me që ne e kishim afër në Fier dhe Ballshi na dukej i lehtë, u nisëm shpejt në mëngjes. Në orën tetë kishim arritur tek kampi dhe donim të ishim të parët, sepse atë ditë takimi vinin shumë njerëz. Atje gjetëm dy familje malësore, të cilët kishin fjetur në Ballsh. Në takim i fusnin nga dy-tri familje, sipas sasisë së njerëzve. Na ra radha e takimit të futeshim me ta. Të dyja familjet malësore kishin në duar secila nga një pako llokume të mbyllur dhe ato ua dhanë policëve-roje, në atë takim.

Njëri nga policët i mori pakot e llokumeve, i hapi dhe i copëtoi kafshërisht me thikë, për t’i kontrolluar se mos kishin futur ndonjë gjë të rrezikshme brenda, se ashtu ishte rregulli, pastaj ua dha. Me ata, ishin dhe dy të rinjtë, që prindërit i kishin fejuar vetë në burg. Pasi na dhanë llokume edhe neve, e u thamë; “Të ju trashëgohen”! Ata shkëmbyen mes tyre copat e llokumeve dhe u përqafuan. Ishte një skenë prekëse, që nuk do ta harroj kurrë! Si ky rast ka dhjetëra të tjerë.

Fati e ndjek njeriun kudo dhe e vë në provë; mjerë ai që ligështohet dhe dorëzohet! Ja, ata miqtë nga Elbasani, vetëm Zoti e di, se si do të shkojë jeta e tyre! Pas gati dy vjetësh, Bardhin e transferuan në Burrel. U hidhëruam e u mërzitëm, që na e çuan shumë më larg, por se mos kishim gjë në dorë! Sa ishte aty në Ballsh Bardhi, ne u gëzuam, u çmallëm, sepse na dukej sikur e kishim në derë të shtëpisë, makina gjenim kollaj e, vetëm 25-30 minuta, shkonim në këmbë. Ishte mjaltë për ne ajo rrugë! Por ishte shkruar, që vuajtjet tona, nuk kishin fund.

BURGU I BURRELIT

Gëzimit tonë të vockël, i erdhi fundi shpejt: u dha urdhri dhe Bardhin na e transferuan në Burrel! Burgu i Burrelit, me nam! Tek porta e burgut, shkruhej: “Këtu i thonë Burrel, ky hynë dhe nuk del”! Bardhi aty qëndroi gati 9 vjet, pra, si “armik” i betuar, aty e kishte vendin(!?) Kur shkuam për herë të parë në atë burg famëkeq, na u duk sikur kishim shkuar nga Fieri në fund të botës!. Kujtimet e asaj rruge të keqe për ne ishin shumë të hidhura. Ato pamje të zymta na kanë lënë mbresa të trishtuara, të frikshme, të pashlyeshme.

Edhe tashti që po shkruaj këto rreshta, më dalin para syve ato skena, që na i panë sytë, skena shumë prekëse. Panoramë, bardhë e zi. Në dimër ngrica e bora, i bënin rrugët shumë të vështira, për t’u kaluar. Në atë kohë rrugët ishin shumë të ngushta, vende-vende, të shtruara keq e keq e, në shumë raste, të prishura. Në dimër nëpër to kalohej me zinxhirë, duke i vendosur ato tek rrotat e makinave. Rruga fillonte nga fusha dhe pas gjysëm ore, kur ktheje kokën prapa, merrje vesh që ishe ngjitur lart, sa të thoje me vete, ku isha e ku jam! Rruga vinte dredha- dredha, makina arrinte në majë të malit e, zbriste pastaj në qytetin e Burrelit.

Gjatë udhëtimit, ndodhte gjithnjë që, kur do shkëmbeheshin dy makina, njëra ndalonte sa të kalonte tjetra, që të mos e pësonin, si fatin e disa të tjerave. Për një pakujdesi të vogël, mund të rrëshqitje e, të bije poshtë në humnerë! Sa skena rrëqethëse, sa viktima kishim parë në atë rrugë! Bukuri të rralla ka vendi ynë, vërtet, qytetet, fshatrat njëri më i bukur se tjetri. Burreli është i ndërtuar mes malesh me pyje. Rrugët në qytet ishin me trotuare, mes tyre ishin mbjellë mollë dhe, kur ato piqeshin, nuk i prekte njeri me dorë.

Shtëpitë ishin me bahçe dhe poshtë tyre kishin mbjellë luleshtrydhe, kurse para portave, lule shumëngjyrëshe. Por velloja e frikës, kishte hyrë edhe aty. Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët vendas mbyllnin portat e, as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët. I vetmi hotel që ishte atëhere në Burrel, gjithmonë nuk kishte vende. Na shikonin me çanta në dorë e, fytyrat e tyre, sikur na thoshin: “Ah, në burg paskeni qenë?! Mirë jua bënë”! Lekët tona, nuk shkonin në atë hotel.

Eh, kujtimet për Burrelin janë të shumta, të lidhura pas atyre viteve të rënda të burgut. Ishte një qytet i vogël atëherë! Me që Fieri ishte larg Burrelit, lëvizjet e makinave, ishin të pakta, na duhej që një natë ta kalonim në Tiranë, ose në Burrel. Kur mbaronim punë vonë, nga takimi me burrin, sidomos në dimër, nata na zinte aty. Në këto raste, “hoteli” ynë, ishte tek kumbullat e zeza, në hyrje të Burrelit, karshi repartit ushtarak. Aty ndaheshin rrugët Burrel-Batër-Laç. Në dimër errësohej shpejt, se dita ishte e shkurtër.

Kishte shumë raste, që flinim aty. Po kujtoj këtu një rast: Burgu ishte në periferi të qytetit, takimin me burrin, e mbaruam vonë, se kishte njerëz shumë atë ditë. Nuk kishte ditë të caktuar takimi, si në kampet e tjera. Sa erdhëm tek tri rrugët, u errësua, makina nuk gjetëm. Atë ditë kishte rënë afërsisht gati dy pëllëmbë borë. Shkuam tek kumbullat, se aty afër ishin, vumë poshtë kumbullave çantat, u ulëm mbi to dhe u mbështetëm tek trungjet e tyre. Nga lodhja dremisnim dhe nuk e ndienim që bora, po shkrihej nga ngrohtësia e trupit tonë. Gjumi vinte e shkonte si era e fushave, derisa velloja e hollë gri e mëngjesit, fillonte të sillte dritën e ditës.

Kur ngriheshim, nga mesi, poshtë e mbrapa, ishim njomur deri në mish, pa e kuptuar fare! Të ftohtit na hynte deri në zemër. Ishte dimër! Kur bënte ngricë, rrobat tona ngrinin si mushama. Para se të zbardhte mirë dita, niseshim rrugës në këmbë, na vinte zor, të na shikonin të njomur mbrapa, se kush e di çfarë do mendonin. Kur pranvera vinte në këtë qytet të vogël, luginat përreth, dalë-ngadalë, mbuloheshin me një qilim lulesh të bardha, të verdha dhe bojë-qielli. Lum ata njerëz që janë më të butë, si ajo natyrë pranverore, sepse meritojnë respektin e të tjerëve!

Dhimbja e tjetrit të prek në zemër, kur shikon si rrokullisen nëpër faqe lotët e dikujt që e ke për zemër. Njeriu shumë herë ka sunduar mbi njeriun, në dëm të tij. Çdo njeri, fjalën që e nxjerr nga goja, nuk duhet ta kthejë prapë, pa dhënë fryt, kështu na ka krijuar i madhi Zot, që të mbajmë atë që themi, sado që të vuajmë. Në dimër majat e maleve, e mbanin dëborën e bardhë, si stoli dhe dielli i pranverës vonë, mezi arrinte ta shkrinte. Ai jepte një shkëlqim të hijshëm dhe të dukej sikur maja e malit dhe dëbora, kishin përqafuar retë. Rruga e Burrelit, siç shkruajta dhe më lart, ishte shumë e vështirë për t’u kthyer.

Sa herë na ka ndodhur të zbrisnim në Batër, që kishte një ulje nga Burreli, e të ngjiteshim prap lart, në atë të përpjetë, për të gjetur ndonjë makinë, nga ato që ngarkoheshin me mineral, në Batër! Kur nuk gjenim, niseshim në këmbë, sepse i kishin zënë vendet më parë të tjerët. Edhe një autobus që ishte, biletat priteshin një ditë përpara, niseshim me këmbë, me shpresë të gjenim ndonjë vend, nga njerëzit që zbrisnin fshatrave të Burrelit, që të hipnim ne. Kemi ecur në këmbë, deri tek hidrocentrali i Ulzës.

Ndodhte dhe kështu: Kur niseshim vonë, errësira na gjente rrugës, mendonim gjithmonë për të gjetur makinë për në Tiranë, të shkonim të flinim tek hallë Detja. Nata ishte shumë e frikshme! Rruga që kalonim ,ishte poshtë një kodre, anash maleve me pyje, me dru ahu e dushku, ulërimat e ujqërve në brendësi të pyllit, dëgjoheshin deri poshtë në rrugë. Të trembur, të heshtur, ecnim duke u dridhur, pa i kuptuar metrat e kilometrat e rrugës që përshkonim. I lutesha me lot në sy Zotit: “O Zot, na ndihmo! Na ruaj nga të këqijat, na ndihmo të gjejmë makinë”! Sa peizazhe të bukura ka vendi ynë, sytë shikonin sa majtas-djathtas, mendja shëtiste kudo dhe mendimet ishin nga më të ndryshmet.

“Oh! Sikur të isha shkrimtare”, thoja me vete. Do të shkruaja për atë jetë plot vuajtje të familjeve, grave, nënave, motrave e të fëmijëve të të burgosurve politikë, që frikën e kishin si ushqim, në çdo orë të ditës, nga e famshmja Partia e Punës! Një zemër e gëzuar, është e mirë për shëndetin, porsi ilaçi që shëron një sëmundje. Sa poetë e shkrimtarë, i thurnin atëhere shumë lëvdata Enverit dhe partisë së tij, por sot disa prej tyre janë të persekutuar! Atëherë shumë e shumë njerëz, vuanin tmerrësisht nga stresi e frika, që kishin në zemër, që e mbanin si një hajmali, të fshehtë në gjoks!

Në çdo shpat e faqe mali, emrin e Enverit e kishin shkruar me gurë të bardhë, të lyer me gëlqere, jo nga dashuria, po prej tmerrit, se të zezën për Enverin, e kishin fshehur në zemër dhe nuk e shfaqnin, sepse e dinin se ç’i priste! Frika u ishte bërë si rrodhe e thatë, gjembat e së cilës, kur të ngjiten, të shpojnë e të japin dhimbje e djegie, sa të përvëlojnë shpirtin e nuk të shqiten më. Nga udhëtimet nëpër dimrin e egër e të ftohtë, disa herë jam ftohur e, më ka ikur zëri dhe vetëm me ilaçe e, duke bërë gjilpëra, më vinte zëri. Sa për ftohje, rastet ishin të shumta.

Pavarësisht nga mosha e re që kisha, detyra ime ishte më e madhe se mosha që kisha, për të rritur e për të mbajtur dy fëmijë të pambrojtur, vjehrrën, që vuajtjet e kishin lodhur e plakur para kohe shumë, kunatin beqar e, të sëmurë, që i ranë në kurriz një mal me halle, të pambaruara. M’u kujtua një anekdotë e bukur, por pak e gjatë, me kuptimin të thellë, që e kisha dëgjuar nga gjyshja ime, por që ka një ndryshim me mua…!

Nga Sofika Prifti Cara/ Memorie.al

Fitim Zekthi: Legjitimiteti i PD-së i takon Lulzim Bashës

Analisti Fitim Zekthi u shpreh në rubrikën “Opinion” në News24 se legjitimiteti i drejtimit të PD-së i takon grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha.

Zekthi tha se grupimi i drejtuar nga Sali Berisha është në kundërshtim me çdo normë dhe ligj.

“Shumicat nuk janë statike. Nëse mendoni se shumica është kjo, atëherë pse duhet të bëjmë zgjedhje?

Mendoj se legjitimiteti i PD i përket Lulzim Bashës. Grupimit të Rithemelimit nuk i takon logo dhe vula e PD-së. Janë një grupim që u mblodhën në një stadium, që bënë sjellje bolshevike, që sulmuan selinë, që uzurpuan selinë e PD-së”, tha Zekthi.

Sipas tij, nëse në Shqipëri ka mbetur një fije drejtësie, atëherë vendimi i 11 qershorit duhet të jetë në favor të grupimit të Lulzim Bashës.

“Pavarësisht gjithçkaje ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe unë do e respektoj atë pavarësisht se çfarë do të vendoset”, tha analisti.

Lidhur me turin e Kryeministrit Edi Rama në diasporë, Zekthi tha se kjo dëshmon krizën ku ndodhet ai.

“Rama ka dështuar në çdo aspekt, por po tregon forcën me takime të tilla, duke i organizuar në stadiume apo pallate sporti. I gjithë ky lloj çekujlibrimi e bën Kryeministrin të dalë nëpër Botë. Rama ka nisur fushatën elektorale me takime të tilla”, tha Zekthi.

Hijet e superkomisionit

Nga Preç Zogaj

Në politikë veprojnë ligjësi kundërthënëse. Ndodh shpesh që sa më shumë të kërkosh t’i fshehësh qëllimet, aq më shumë i shfaq ato.

Nga kërcënimet me ton kundër “Republikës së Prokurorëve” në muajin dhjetor të vitit të shkuar deri te vendimi për ngritjen e superkomisionit parlamentar dy ditë më parë, kryeministri Rama dhe të tijtë, duke u gjendur në lupën dhe ciklonin e reagimeve popullore, kanë bërë kujdes të evitojnë shprehjet e gjuhës ku dhëmb dhëmbi, domethënë të kundërvënies ndaj SPAK-ut. Në të kundërtën, si të donin të mbulonin me grim një dregzë në ballë, po përsërisin papushim se SPAK nuk preket. A thua se kjo është diçka fakultative: po të duan e prekin, por nuk e kanë ndërmend!

Çështjet që liston vendimi për ngritjen e superkomisonit janë në tagrin e detyrave organike të komisioneve të përhershme të Kuvendit. Të cilët superkomisoni i sheh nga lart, i dublon, i eklipson. Gjithnjë nëse do të plotësohet e funksionojë me mendjen e atyre që e kanë konceptuar.
Superkomisioni nuk ka asgjë të përbashkët me komisionet e posaçme për reforma të caktuara gjithëpërfshirëse, që janë ngritur herë pas herë në Kuvendin e Shqipërisë. Siç ka qenë, fjala vjen, komisioni për Reformën në Drejtësi, komisioni për Reformën Administrative, apo komisionet për Reformën Zgjedhore. Jo, nuk shihet të ketë një çështje madhore të veçantë të kësaj natyre që të përligjë ngritjen e tij. Nuk shihet të ketë një reformë konkrete të adresuar, të cilën ta sponsorizojnë me impenjim të drejtpërdrejtë partnerët amerikanë dhe europianë, siç ishte Ligji për Dekriminalizimin apo Reforma në Drejtësi.
Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë i përgjigjen një dinamike të përparimit hap pas hapi të vendit në rrugën e integrimit. Fare mirë ato mund të gjejnë zbatim në kornizën e komisionit të integrimit europian, të komisionit të ligjeve e tjerë, sipas fushave.

Superkomisioni ngrihet në vitin e fundit të legjislaturës kur partitë fillojnë e zbresin në fushatë dhe kur për rrjedhim nismat bipartizane kalojnë në parim, në plan të dytë.
Mandati i superkomisionit me prerogativat e një miniasambleje ligjvënëse të pavotuar si të tillë, shtrihet përtej legjislaturës në vazhdim, një gjë që nuk e kemi ndeshur ndonjëherë.
Në lidhjen e tyre këto elementë “të çuditshëm” kërkojnë t’u përcjellin prokurorëve dhe gjyqtarëve guximtarë, por edhe qytetarëve që dëshirojnë një nisje të re të demokracisë, mesazhin e vazhdimësisë “ne do të jemi këtu, në krye për vite e vite” të kastës së vjetër, të stërkonsumuar politikisht dhe të tronditur nga hetimet penale. Me fjalë të tjera të promovojnë pandryeshmërinë dhe të dekurajojnë partitë dhe elektoratin antiestablishment.

Në këto kushte, në versionin e plotësimit dhe funksionimit me deputetë të opozitës, superkomisioni është parasëgjithash makiazhi bipartizan që kryeministri dëshiron t’i bëjë qeverisjes së damkosur nga korrupsioni kapilar në epilogun e mandatit të tij të tretë në krye të qeverisjes. Njëherësh, është figura e Gogolit që kasta kërkon t’u tundë prokurorëve dhe gjykatësve që çojnë lighin në tokën deri dje të pashkelur të sferave të larta.

E gjithë kjo duke futur në algoritmin e nismës hallin e kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, armiqësinë e tij kundër SPAK dhe duke shpresuar se ish-kryeministri do ta shohë të leverdisshme ta mbeshtesë, në mos jo që në krye të herës, përgjatë rrugës. Në mos për të ndaluar e trembur SPAK, që mbetet një kockë e fortë me mbështetje amerikane, për të zbutur a shbërë me shumicë të cilësuar leqe ligjore të rrezikshme. Siç është përshembull dispozita e shpërdorimit të detyrës për të cilën po hetohet zoti Berisha. Shpërdorimi i detyrës si vepër penale është në shënjestër. Për këtë është ngritur edhe alarmi i rremë se zyrtarët nuk po firmosin dhe puna në institucione është bllokuar. Pikërisht për të ligjëruar shpërdorimin e detyrës.
Kjo është Rrezoluta.
Ky është Komisioni.

Një ofertë këmbëngulëse dhe kushtëzuese për suksesin e saj drejtuar Rithemelimit pikë së pari. Por edhe partive të tjera opozitare.
Pa grupet opozitare superkomisoni është i vdekur.
Në fakt, Rama me të tijtë janë të sinqertë. E dinë çfarë ofrojnë për palën tjetër mes rreshtave dhe përtej fjalëve të bukura. Ofrojnë atë që duan për vete. Ata janë të kërcënuar për vete nga dispozita e shpërdorimit të detyrës. Më së paku. Pra kanë hallin e tyre. A ka garanci më të madhe se kjo se sa seriozisht e kanë?

Të gjithë e kanë marrë vesh se ku fle lepuri me superkomisonin. Edhe partnerët. Edhe Berisha e di shumë mirë. I kupton dhe i dallon shumë mirë sinjalet në eter të pasardhësit të tij, në krye të qeverisë për të shpëtuar së bashku, për të fituar së bashku. Por ka mbyllur veshët përkundrejt këtyre sirenave. E ka denoncuar.
Vetëdija për çfarë kë bërë e frenon ndoshta të shpëtojë gjithë një bandë për të shpëtuar veten dhe të tjerë si vetja.

Nuk është as i sgurt se mund t’ja dalin. Ka forca madhore në skenë që nuk lejojnë kthimin prapa, nuk lejojnë të marrë ujë pandëshkueshmëria në veprim. Pra, mbështetja eventuale për Komisionin duke ua lenë fjala vjen iniciativën deputetëve të bashkimit në diversitet mund t’i shkojë me dëm, për rrjedhim me turp.

Përparësi, më saktë emergjencë e opozitës sot është organizimi rreth një projekti për fitoren, duke bërë sakrificat e duhura dhe duke ndjekur zërat e arsyeshëm që hapin rrugën. Sirenat e Ramës nuk i vlejnë për asgjë. Përzierja e ujërave me qeverinë në orën e llogaridhënies së qeverisë para zgjedhësve, dhe me keq akoma, në eventualitetin e tronditjeve që mund të sjellë mbyllja e rubinetave të pastrimit të parave nga agjencitë ndërkombëtare që veprojnë edhe në Shqipëri, do të ishte naivitet dhe vetvrasje për opozitën. Të shohim a do të qëndrojnë deri në fund të gjithë. Në të vërtetë, në pikën ku ka mbërritur, Sali Berisha, po të jetë i pafajshëm, duhet ta zhvillojë betejën për akuzën që i është bërë aty ku është vendi i betejave ligjore: në sallën e gjyqit. Jashtë saj as Berisha, as Rithemelimi që drejton nuk fitojnë asgjë./ Liberale.al

Gjetjet e Barometrit/ Bie vlerësimi për punën e qeverisë në muajt e fundit

Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e qeverisë aktualisht, shumica e qytetarëve janë shprehur negativisht.

Pyetjes si e vlerësoni në një shkallë nga (1 – 10) punën e qeverisë, vlerësimi negativ është (39.7%) e qytetarëve, vlerësimi pozitiv (34.3 %) dhe  neutralë (25.4 %) e tyre.

Ndryshe nga 6 muaj më parë, vlerësimi pozitiv ka rënë me (8.6%), vlerësimi negativ është rritur me (3.5%) dhe vlerësimi neutral është rritur me (5.3 %).

Votuesit socialistë ndryshe nga pjesa tjetër e qytetarëve kanë një vlerësim pozitiv në (68,3%) për punën e qeverisë, (9.4%) vlerësim negativ dhe (22.2%) vlerësim neutral.

Rreziku nga borxhet “e harruara”

Businessman feels stressed when filed for bankruptcy, bankruptcy and execution concept.
Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar ngriti zyrtarisht akuza të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes për disa përmbarues gjyqësorë privatë dhe pronarë të institucioneve financiare jobanka. Ky rast ngre shqetësime lidhur me përdorimin abuziv të mjeteve ligjore nga kompanitë e mbledhjes së borxheve dhe përmbaruesit gjyqësorë. Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë shprehen për ndryshime ligjore, që të saktësojnë veprimet procedurale të përmbaruesve në zbatim të urdhrit të ekzekutimit. Megjithatë, ekspertët mendojnë se sjelljet abuzive të subjekteve apo individëve të veçantë nuk e vënë në dyshim sistemin dhe sugjerojnë që debitorët të ndjekin në mënyrë strikte hapësirat që iu jep ligji për të mbrojtur interesat e tyre
Ersuin Shehu

Një person me pozicion drejtues në një institucion të rëndësishëm të pavarur në vend një ditë u përball me një lajm shqetësues: shtëpia e tij ishte vendosur nën sekuestro konservative, me urdhër të një përmbaruesi gjyqësor privat.

Kjo shkaktoi habi dhe shqetësim të madh te qytetari në fjalë, duke qenë se në dijeninë e tij nuk kishte detyrime të papaguara ndaj ndonjë pale tjetër.

Pasi u interesua, zbuloi se vendosja e sekuestros, në fakt, ishte vendosur për një detyrim të ndërtuesit të pallatit.

Qytetari e kishte blerë apartamentin me kontratë porosie. Në momentin që ndërtuesi e regjistroi objektin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe para se të bëhej kalimi në pronësi të qytetarëve që i kishin blerë (porositur), menjëherë një përmbarues privat urdhëroi sekuestrimin e tyre për borxhet e ndërtuesit.

Një qytetar nga Durrësi, një ditë gjen poshtë derës një letër me shkrim dore ku njoftohet nga kompania Micro Credit Albania (MCA) se apartamenti i tij mund të vendoset në sekuestro, për shkak të një detyrimi të pashlyer. I shqetësuar, telefonon numrin në letër që, pa pranuar të identifikohet, i kërkon të paraqitet pranë zyrave të kompanisë.

Pasi paraqitet, një punonjës e njofton se bëhet fjalë për një detyrim kredie të pashlyer. Qytetari insiston se nuk ka asnjë detyrim të pashlyer, kompania më në fund arrin të sqarojë se bllokimi nuk ishte vendosur mbi pronën e tij, por mbi një apartament tjetër në të njëjtin pallat!

Një qytetar para shumë vitesh kishte marrë një hua në një bankë tregtare dhe kishte lënë si kolateral automjetin. Pas pamundësisë për të shlyer kredinë, banka vijoi me ekzekutimin e garancisë.

Personi në fjalë mendonte se me marrjen e automjetit ishte shlyer me bankën, por, në fakt, automjeti u shit në ankand me një vlerë më të vogël se detyrimi i mbetur.

Për këtë arsye, qytetari ngeli debitor ndaj bankës për një shumë të vogël. Kjo shumë ngeli për vite në regjistrat e bankës dhe më në fund u shit si pjesë e një portofoli kredish të këqija, kuptohet e shumëfishuar, për shkak të akumulimit të interesave dhe penaliteteve.

Një qytetar tjetër kishte marrë një kredi konsumatore në një bankë tregtare. Pas disa vonesave në shlyerje dhe njoftimeve të bankës, më në fund qytetari shlyen detyrimin e mbetur ndaj bankës.

Por, shlyerja e detyrimit nuk reflektohet në kohë në sistemet e bankës dhe detyrimi në fjalë shitet edhe në këtë rast si kredi e keqe, te kompania e mbledhjes së kredive të këqija.

Pas shumë vitesh, qytetari do të shiste pronën dhe aplikon për një kartelë të freskuar të pasurisë. Aty zbulon që prona e tij ishte vendosur në sekuestro konservative me urdhër të një përmbaruesi privat!

Këtu filloi odiseja për të sqaruar se në fakt ai e kishte shlyer detyrimin dhe bllokimi i pasurisë ishte bërë në mënyrë të padrejtë.

Por, detaje të dala nga dosja hetimore e hapur prej Prokurorisë së Tiranës, kanë treguar se për disa qytetarë, gjërat kanë shkuar edhe më larg.

Pasuritë e tyre të paluajtshme janë nxjerrë në ankand dhe në përfundim të procesit janë marrë në zotërim nga kreditori MCA. Ankandet janë zhvilluar pa dijeninë e tyre, madje disa prej debitorëve janë shprehur se ndërkohë kishin edhe marrëveshje për shlyerjen e detyrimit me kompaninë në fjalë.

Këto janë vetëm disa shembuj të situatave shqetësuese dhe shpeshherë paradoksale ku janë ndodhur qytetarë të ndryshëm, për shkak të problemeve në procesin e mbledhjes së kredive të këqija.

Deri në vitin 2010, Shqipëria kishte probleme të mëdha në procesin e mbledhjes së detyrimeve të papaguara. Shërbimi përmbarimor ofrohej vetëm nga shteti.

Bankat dhe institucionet financiare ankoheshin për probleme shumë të mëdha në nxjerrjen e urdhrave të ekzekutimit nga gjykatat dhe më tej në zbatimin e tyre nga shërbimi përmbarimor. Kjo krijoi vështirësi serioze në mbledhjen e kredive të këqija dhe në mënyrë të tërthortë e ndikoi negativisht kreditimin e ekonomisë.

Pas ngritjes së shërbimit përmbarimor privat dhe ndryshimeve ligjore që u ndërmorën pas vitit 2015, si pjesë e paketës për trajtimin e kredive me probleme, situata u përmirësua ndjeshëm.

Megjithatë, rasti i MCA mund të krijojë perceptimin se, nga një sistem që nuk u jepte siguri të mjaftueshme kreditorëve, mund të kemi kaluar në ekstremin e kundërt, në një gjendje ku tashmë janë debitorët ata që nuk gëzojnë mbrojtje të mjaftueshme nga veprimet abuzive të kreditorëve apo përmbaruesve gjyqësorë.

 

MCA dhe shoqëri përmbarimore, nën akuzë për skemë mashtruese dhe piramidale

Javën e kaluar, Prokuroria e Tiranës njoftoi zyrtarisht hapjen e procedimit për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” të parashikuar nga neni 143/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri blenë nga “ProCredit Bank Shqipëri” 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite, me një shumë totale prej 7.299.203 eurosh dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje, si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA.

Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdorur te kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Sipas prokurorisë, këto kredi janë dhënë në kushtet e mashtrimit, sepse MCA ka qenë në dijeni të pamundësisë financiare të likuidimit nga ana e debitorëve dhe zakonisht, ata kanë qenë të regjistruar në regjistrin e kreditorëve me probleme, që mbahet nga Banka e Shqipërisë.

Në interpretimin e prokurorisë, vjedhja është kryer në kushtet e mirëbesimit, duke mashtruar huamarrësit se me marrjen e kredisë te MCA për të likuiduar kredinë e mëparshme do të kishin lehtësime në pagesën e kësteve. Ky fakt më vonë nuk ka rezultuar i tillë, por ka rënduar edhe më shumë gjendjen financiare të debitorëve.

Sipas Prokurorisë, këto institucione financiare gjithashtu aplikonin një kamatëvonesë prej 2% + 8%, por kjo është bërë në mënyrë të kundërligjshme për çështje që i takonin një periudhe përpara përcaktimit me ligj të kësaj norme.

Aplikimi i kamatës ligjore 2% + 8% është parashikuar në ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile, që janë bërë në vitin 2016. Konkretisht, sipas ndryshimeve të miratuara në atë vit, “kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

Parashikimi i “kamatës ligjore 2% + 8%” gjen referencë në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” dhe këtë e bën Gjykata dhe jo përmbaruesi, pasi vlerësimin dhe shumën e përcaktuar në titullin ekzekutiv e përcakton vetëm gjykata.

Nga aktet hetimore rezulton e provuar se “kamata ligjore 2% + 8%” është përdorur në formë masive në të gjitha shkresat e këtyre përmbaruesve të kallëzuar, dhe në të gjitha rastet lidhen me urdhra ekzekutimi, pra vendimeve të gjykatave që kishin dalë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”.

Urdhrat e ekzekutimit objekt hetimi dhe për të cilët ishte përdorur kjo kamatë, në shumicën e tyre dërrmuese, ishin lëshuar në periudhën 2005-2015.

Gjithashtu, në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Rast tipik i kësaj natyre është çështja ku për një detyrim të prapambetur prej 348 mijë lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Sipas dosjes së Prokurorisë, një veprim i kryer në mënyrë të përsëritur nga përmbaruesit e akuzuar është vendosja e sekuestros mbi një numër të madh të pasurive të paluajtshme, që e tejkalonin disa herë vlerën e detyrimit të debitorit.

Sipas Prokurorisë, një veprim i tillë është jashtë çdo kërkese ligjore dhe logjike për ekzekutimin e detyrimit në masën e përafërt të plotësimit të tij.

Për sa më sipër, prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës për tre përmbarues gjyqësorë privatë, ndërkohë që për një përmbaruese tjetër është ngritur akuza e vjedhjes. Për një përmbaruese të katërt gjyqësore është ngritur akuza për veprën penale të vjedhjes.

Gjithnjë për veprën penale të vjedhjes akuzohen edhe tre administratorë të shoqërive përmbarimore private, si dhe aksionerët e vetëm të dy institucioneve financiare jobanka, Final dhe MicroCredit Albania.

Për të gjithë personat e akuzuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur masë sigurie, arrest me burg në rastin e të pandehurve burra dhe arrest në shtëpi për të pandehurat gra.

Megjithatë, ajo që të bën përshtypje është që kërkesa për masë sigurie ndaj personave të mësipërm është bërë pas më shumë se katër vjetësh nga paraqitja e kallëzimit penal nga ministrja e atëhershme e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

 

 

Dhoma e Përmbaruesve: Drejtësia e vonuar, Banka e Shqipërisë kishte informacion

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë doli javën e kaluar me një njoftim zyrtar për çështjen e skemës mashtruese të ngritur nga disa institucione financiare, shoqëri përmbarimore dhe përmbarues gjyqësorë privatë.

Në reagimin e saj, kjo Dhomë shprehet se ka qenë pikërisht ajo, që në vitin 2020, e cila ka referuar dhe faktuar skemën mashtruese të ngritur nga shoqëritë e mikofinancës dhe shoqëritë përmbarimore, në një material të depozituar në Ministrinë e Drejtësisë.

Ajo sqaron gjithashtu se shtatë nga të akuzuarit, për të cilët është kërkuar masë sigurimi personal nga prokuroria, nuk janë pjesë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve që prej 5-7 vitesh më parë.

Ish-përmbaruesve Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Jordisa Dervishi, Alketa Tanushi, u është hequr licenca në vitin 2017, ndërsa ish-përmbaruesve Kejda Seferi dhe Albert Gega, u është hequr licenca në vitin 2019.

Edmond Mato, ish-ortak i vetëm i Star/Fs nuk ka qenë asnjëherë përmbarues. Shoqëria “ShP ZiG” sh.p.k. me Nuis L02110003A është pezulluar në 18.5.2018. Sot figuron me status “shoqëri në likuidim e sipër” (15.4.2024 – 15.4.2025).

Shoqëria “FS” figuron me status “çregjistruar” (7.8.2023). Shoqëria “Flash” sh.p.k. figuron me status “çregjistruar” (27.6.2022). “ADCA” sh.p.k. figuron me status “pezulluar” (24.11.2023).

Dhoma vëren se ndërkohë nuk ka asnjë kërkesë nga prokuroria për administratorët e shoqërive Micro Credit Albania (vetëm për pronaren, Elda Ibro), Flash, ADCA.

“Raporti për ndjekjen nga Prokuroria e Shtetit dhe referimi i veprave penale lidhur me Skemën shtrënguese të kredimarrjes nëpërmjet mashtrimit publik bashkë me propozimet dhe rekomandimet përkatëse i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, në 12.2.2020, bashkë me një material të gjerë dokumentar, pikërisht nga një Grup pune i iniciuar nga Dhoma Kombëtare, ku u faktua pa asnjë ekuivok krijimi i skemës dhe mashtrimi i qytetarëve nga bashkëpunimi i “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “Shp Zig”, “Fs”, “Flash” etj.

Mes rekomandimeve dhe propozimeve të raportit drejtuar ministrit të Drejtësisë së asaj kohe ishte Dhoma që kërkoi të njoftohej menjëherë Banka e Shqipërisë, që të shqyrtonte menjëherë aktivitetin e Micro Credit Albania (në atë kohë ishte sh.a – jo sh.p.k) për mënyrën se si lidheshin kontratat e kredidhënies nga ky institucion jobankë, për të gjitha rastet e prezantuara në raport dhe për kryerjen e një procesi riverifikimi të procedurës së licencimit të këtij institucioni financiar jobankë.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve i kërkoi ministrit të asaj kohe nëpërmjet raportit dhe jo vetëm, që të njoftoheshin të gjitha mediat audiovizive për zbulimin e skemës së mashtrimit publik, për të ndihmuar qytetarët që mund të kishin rënë pre e aktivitetit kriminal të pesë shoqërive, që në bashkëpunim kishin krijuar një skemë masive mashtrimi, që po preket pak vetëm sot, pas 4.3 vitesh”, thuhet në reagimin e Dhomës së Përmbaruesve.

Sipas saj, skema e mashtrimit ka ende shumë protagonistë të tjerë, të cilët janë aktivë sot, të paprekur, të mirorganizuar, që po vazhdojnë të krijojnë pasoja publike duke e dërguar skemën e nisur në vitin 2015, në nivele fundore kriminale.

Gjithashtu, Dhoma akuzon Bankën e Shqipërisë se ka pasur dijeni të plotë të zhvillimit të kësaj skeme, mes 5 shoqërive të lidhura me njëra-tjetrën, por nuk ka vepruar, duke e mbajtur këtë aktivitet kriminal brenda perimetrit të “mbikëqyrjes” së saj, brenda perimetrit të sigurisë së zhvillimit pa pengesa të këtij aktiviteti dhe brenda perimetrit të përgjegjësisë direkte të saj.

“Shumica e trupës së ndershme të përmbarimit privat në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me 7 ish-përmbaruesit e arrestuar apo me 7 të tjerë që mund të kenë shitur vulat e profesionit bashkë me shpirtin e tyre, për të qenë ‘vrasësit’ me pagesë të skemave të mikrokredisë që kanë masakruar financiarisht dhe shpirtërisht qytetarin dhe fshatarin e thjeshtë shqiptar.

Ashtu si në çdo profesion apo fushë të jetës edhe ne, veçanërisht ne, kemi pasur apo kemi mes nesh ata që s’duhet të ishin apo ata që s’duhet të jenë.

Por ne, i refuzojmë dhe i denoncojmë ashtu si bëmë pareshtur gjithë këto vite, deri sot. Inkurajojmë SPAK të ndërmarrë veprime aktive për të izoluar dhe për të minimizuar sadopak pasojat e rënda që kanë ardhur për mijëra qytetarë shqiptarë, për shkak të lejimit të funksionimit të kësaj skeme të mashtrimit masiv, nga përgjegjësit e identifikuar të saj”, – thuhet në reagimin e Dhomës së Përmbaruesve.

 

Ministria e Drejtësisë nuk komenton, çështjet po ndiqen penalisht

Për një informacion më të hollësishëm lidhur me problematikat e evidentuara nga Ministria e Drejtësisë në aktivitetin e përmbaruesve gjyqësorë, “Monitor” iu drejtua me një kërkesë për prononcim këtij institucioni.

Përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë ishte se nuk mund të japë hollësi rreth kësaj çështjeje, duke qenë se ato po ndiqen penalisht në dy çështje të veçanta, përkatësisht nga Prokuroria e Tiranës dhe nga Prokuroria e Posaçme.

Burime nga kabineti i ministrit u shprehën se i vetmi reagim publik për momentin do të ngelen deklaratat e Ministrit, Ulsi Manja, në Komisionit Kuvendor të Ligjeve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga deputetët, ministri Manja tha më datë 10 maj se ka dy çështje që po ndiqen penalisht, njëra në Prokurorinë e Tiranës dhe një në SPAK, në lidhje me këto problematika.

Manja shtoi se gjatë një viti Ministria e Drejtësisë ka hequr 11 licenca të përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Ministri tha se për shkak të hetimit nuk dëshiron të japë detaje të mëtejshme për çështjen, por u shpreh se këto probleme janë ndjekur me përparësi nga institucioni i tij.

Sipas tij, ka një grup të përmbaruesve privatë që janë përfshirë në veprime të jashtëligjshme të cilëve u është hequr licenca, ndërsa shtoi se ka mijëra dosje të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve që nuk po i vihen në dispozicion Ministrisë.

Ndërkohë, ai u shpreh se ekziston një nevojë për rregullime ligjore, që do të propozohen së shpejti nga Ministria e Drejtësisë, por pa dhënë hollësi të mëtejshme lidhur me çështjet që duhen adresuar me ndryshime ligjore.

 

 

BSH: Duhen ndryshime ligjore për të kufizuar penalitetet mbi kreditë dhe për të rregulluar veprimet e përmbaruesve

Banka e Shqipërisë, në një prononcim të posaçëm për “Monitor”, ka sqaruar në mënyrë të hollësishme rolin e saj në raport me procesin e mbledhjes së kredive me probleme, duke sugjeruar njëkohësisht disa ndryshime ligjore, me qëllim për të adresuar disa nga problematikat që janë shfaqur në këtë proces vitet e fundit.

Nga 26 subjekte financiare jobanka të licencuara nga Banka e Shqipërisë, 6 prej tyre, krahas aktivitetit kredidhënës (kredi dhe mikrokredi) kryejnë paralelisht edhe aktivitetin e shitblerjes së portofolave të kredive me probleme.

Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, në shtator 2015, miratuan “Planin kombëtar për reduktimin e kredive me probleme”.

Një ndër detyrat e Bankës së Shqipërisë në këtë plan, ishte pikërisht rregullimi dhe licencimi i shoqërive që angazhoheshin në blerjen e kredive me probleme, praktikë kjo e njohur ndërkombëtarisht dhe e sugjeruar nga ekspertët e FMN dhe Bankës Botërore.

Në atë periudhë, disa nga institucionet financiare të mësipërme, krahas aktivitetit kredidhënës për të cilin ishin licencuar nga Banka e Shqipërisë, kishte kryer edhe blerje të disa portofolave të kredive me probleme, nga banka të nivelit të dytë.

Në atë moment, blerja e kredive me probleme ishte një praktikë e ligjshme, e cila rregullohej vetëm nga dispozitat e Kodit Civil mbi kalimin e kredive.

Me ndryshimet rregullatore të marsit 2016, blerja e kredisë u konsiderua një formë kredidhënieje dhe arsyeja kryesore e këtij ndryshimi rregullator ishte pasi përmes licencimit, edhe aktiviteti i shitblerjes së kredive u vendos nën kontrollin të Bankës së Shqipërisë, duke iu nënshtruar të gjitha detyrimeve rregullatore dhe mbikëqyrëse të saj, duke përfshirë: raportimin në Regjistrin e Kredive, raportimet periodike, administrimin e rrezikut nëpërmjet inspektimeve në vend dhe analizave nga jashtë.

Pas këtij ndryshimi u njoftuan bankat e interesuara se procesi i mbledhjes së kredive me probleme është pjesë e procesit të kredidhënies dhe si i tillë mund të kryhet vetëm nga subjekte të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

“Në këtë pikë dëshirojmë të theksojmë se marrëdhëniet e mëtejshme tregtare midis bankave të nivelit të dytë dhe këtyre institucioneve, në lidhje me kushtet e shitblerjes së portofolit të kredive me probleme, nuk ishin dhe nuk janë kompetencë e Bankës së Shqipërisë, por ato rregullohen midis palëve dhe nga Kodi Civil dhe kontrata.

Si rrjedhojë, portofolat e kredive me probleme u blenë kryesisht nga bankat e nivelit të dytë dhe në total kanë qenë rreth 96.500 klientë, pjesë e këtij portofoli, dhe të cilët janë trajtuar nga këto kompani. 25.200 klientë i kanë mbyllur totalisht detyrimet me këto kompani, ndërkohë që pjesa e mbetur vazhdon të ndiqet prej tyre”, thuhet në prononcimin e Bankës së Shqipërisë.

Në vitet që vijuan, zgjerimi i këtij sektori u shoqërua edhe me përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor e rregullator ekzistues, ku u përfshinë kërkesa të reja rregullatore për të normuar më mirë procesin e licencimit dhe provigjionimit të kredive të blera, si dhe rregullime që synonin mbrojtjen e konsumatorit dhe etikën në dhënien dhe administrimin e kredive në sistem.

Konkretisht, në fund të vitit 2021, Banka e Shqipërisë miratoi ndryshime rregullatore që kufizojnë masën e penaliteteve që i ngarkohen një kredimarrësi të kredisë konsumatore në 30% të shumës së detyrimit të papaguar, si dhe miratoi vendosjen e një kufiri në normat e interesit, përmes përfshirjes në rregullore të konceptit të “NEI-t maksimal”, si një kufi i sipërm për normat efektive të interesit që ofrohen për kreditë konsumatore.

Nga ana tjetër, nga momenti i licencimit, të gjithë këto subjekte u janë nënshtruar në mënyrë të rregullt inspektimeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, nga jashtë dhe në vend, ekzaminimeve të plota dhe të pjesshme, si dhe një monitorimi 3-mujor të pasqyrave dhe treguesve financiarë.

Subjekt i kësaj mbikëqyrje kanë qenë të gjitha ato aspekte të cilat janë tagër dhe brenda kompetencave të Bankës së Shqipërisë dhe që ushtrohen rregullisht kundrejt çdo institucioni të mbikëqyrur prej saj, bankë dhe jo-bankë.

Mes të tjerash, objekt inspektimesh ka qenë edhe zbatimi i kërkesave ligjore e rregullatore për sa i përket mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit dhe transparencës me klientët.

Në këtë kuadër verifikohet përputhshmëria e kontratave me kërkesat rregullatore, zbatimi i tyre në praktikë (aplikimi i kushteve përkatëse në sistemet e subjektit që përllogarisin interesa, komisione, penalitete, etj.), metodologjitë e llogaritjes së interesave dhe komisioneve, publikimi i tyre në ambientet e subjektit dhe në faqen përkatëse të internetit, trajtimi i ankesave të klientëve dhe koha e përgjigjes ndaj tyre, krahasimi me ankesat që kanë mbërritur në Bankën e Shqipërisë, etj.

Përditësimi i kuadrit rregullator ka përfshirë edhe masat që mund të marrë Banka e Shqipërisë ndaj subjekteve që nuk zbatojnë kërkesat e kuadrit rregullator mbikëqyrës. Këto masa variojnë nga rekomandimet për ndreqjen e shkeljeve, pezullimin apo largimin e drejtuesve të subjektit, deri në pezullimin e veprimtarisë dhe revokimin e licencës.

Konkretisht, në rastin e subjektit MCA, ky i fundit iu është nënshtruar në mënyrë të rregullt të gjitha inspektimeve të mësipërme nga ana Bankës së Shqipërisë. Në përfundim të tyre, për adresimin e mangësive të evidentuara, subjektit iu lanë një numër rekomandimesh për ndjekje.

Në vitin 2022, pas konstatimit se rekomandimet nuk ishin zbatuar dhe problematikat nuk ishin adresuar në mënyrë të mjaftueshme, Banka e Shqipërisë vijoi me përshkallëzim të masave ndaj këtij subjekti, duke pezulluar ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies (përfshirë këtu edhe blerjen e kredive të reja), për të cilën është licencuar subjekti.

Në ekzaminimin e fundit (dhjetor 2023), u mor një masë më e rëndë ndaj MCA, sërish i quajtur pezullim, por që e vendosi MCA në kushtet e një “revokimi faktik” të licencës nga Banka e Shqipërisë.

Konkretisht, MCA iu ndalua të ushtronte veprimtaritë për të cilat ishte licencuar, duke iu lejuar vetëm shitja e portofolit që administronte te subjekte të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet.

“Pezullimi dhe revokimi i licencës” janë masat administrative më të rënda që mund të marrë Banka e Shqipërisë në rast se konstaton shkelje gjatë ushtrimit të funksionit mbikëqyrës.

Të dyja këto masa, kanë për qëllim që: në rastin e pezullimit pas konstatimit të shkeljeve, subjekti i licencuar të kufizohet në ushtrimin e një apo disa veprimtarive të licencuara për një periudhë kohe deri në ndreqjen e shkeljeve dhe plotësimin e rekomandimeve, ndërsa në rastin e revokimit të licencës të mos kryejë më veprimtarinë financiare për të cilën është licencuar.

Arsyeja pse revokimi është një masë e cila zgjidhet të merret e fundit është pasi, një revokim i licencës i nxjerr këto kompani jashtë juridiksionit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke e rënduar pozicionin e kredimarrësve në raport me subjektin në fjalë.

“Kjo pasi, së pari, revokimi nuk do t’i çlironte kredimarrësit nga shlyerja e detyrimit tyre; këto detyrime përbëjnë tituj ekzekutivë dhe si të tillë janë objekt i procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm nga shërbimi përmbarimor, edhe pasi licenca është revokuar.

Së dyti, revokimi i licencës ia bënte të pamundur Bankës së Shqipërisë trajtimin e ankesave të klientëve ndaj këtyre kompanive, pasi këto subjekte as do të mbikëqyreshin më nga Banka e Shqipërisë dhe as do të kishin ndonjë detyrim për raportim.

Së treti, revokimi do të ndërpriste çdo raportim të këtyre kompanive në Regjistrin e Kredive dhe çdo komunikim të tij me Bankën e Shqipërisë. Edhe në rast të shlyerjes së plotë të detyrimit kundrejt tyre, statusi i kredimarrësve do të mbetej i papërditësuar në Regjistrin e Kredive, duke i vendosur ata padrejtësisht, në një status penalizues.

Së fundmi, revokimi i licencës do të krijonte edhe pritshmërinë e gabuar të kredimarrësve se nëpërmjet revokimit të licencave të subjekteve kredidhënëse mund të shuhet edhe detyrimi i tyre.

Kështu, kredimarrësit mund të perceptojnë që mospagimi i detyrimeve ekziston si opsion, gjë e cila do të risillte rritjen e kredive me probleme në sistemin bankar, duke rivendosur në rrezik kursimet e qytetarëve e rrjedhimisht stabilitetin financiar të vendit”, – shprehet Banka e Shqipërisë.

Aktualisht, ky subjekt ka në portofolin e tij rreth 19 mijë klientë kredimarrës. Që nga momenti i licencimit, deri më sot (2016-2024), në Bankën e Shqipërisë janë depozituar dhe janë trajtuar vetëm rreth 85 ankesa ndaj këtij subjekti.

“Të gjitha këto ankesa, kanë marrë një vëmendje maksimale nga Banka e Shqipërisë në trajtimin e tyre, por gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator të institucionit. E themi këtë, pasi pjesa dërmuese e këtyre ankesave lidhet me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm nga shërbimi përmbarimor.

Kjo konfirmohet edhe nga shqetësimet e përcjella në Bankën e Shqipërisë nga bankat në lidhje me numrin tejet të lartë të urdhrave të sekuestrove që depozitohen, çdo ditë, nga shërbimi përmbarimor dhe me bllokimin përtej afateve të llogarive të debitorëve.

Mandati i Bankës së Shqipërisë është të mbikëqyrë dhe të rregullojë pjesën e tregut financiar brenda tagrave që i njeh ligji, si dhe të adresojë fenomenet e padëshiruara me zgjidhje gjithëpërfshirëse në nivel sistemik, duke mbrojtur stabilitetin financiar.

Veprimtaria e shërbimit përmbarimor, shtetëror apo privat, nuk licencohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Kuadri ligjor nuk i jep Bankës së Shqipërisë kompetencën të urdhërojë ndalimin/pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve.

Kjo është një kompetencë që ligji ia njeh vetëm gjykatës. Për rrjedhojë, veprimtaria e shërbimit përmbarimor nuk është objekt kontrolli nga Banka e Shqipërisë, e cila nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë.

Në këtë pikë theksojmë se, autoriteti ligjor i Bankës së Shqipërisë përfundon në momentin që gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit për të rikuperuar kredinë e pashlyer.

Çdo proces përtej këtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo çdo veprim tjetër procedural i ndërmarrë nga shoqëria përmbarimore) është jashtë kompetencave ligjore të Bankës së Shqipërisë dhe nuk mund të ndiqet apo rregullohet prej saj.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet që MCA ka me nënkontraktorët e saj, siç është rasti i shërbimit përmbarimor”, – shprehet Banka e Shqipërisë.

Krahas sa më sipër, Banka e Shqipërisë në vazhdimësi shprehet se ka rekomanduar dhe vazhdon të sugjerojë disa aksione, të cilat do të sillnin një përmirësim të qenësishëm të gjithë këtij procesi, por që kërkojnë përfshirjen edhe të palëve të tjera.

“Konkretisht, ne gjykojmë se është e nevojshme të bëhen ndryshime në Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë; hartimin, në bashkëpunim me Bankën Botërore, të një Ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka; përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit; shndërrimin e të gjitha subjekteve financiare jobanka në shoqëri aksionere, me qëllim rritjen e kontrollit të brendshëm dhe organizimin e drejtimit me dy nivele; regjistrimin kontabël vetëm të principalit dhe interesit në rastin e blerjes së portofolave, të paktën deri në përcaktimin e tavaneve ligjore për normat e interesit”, – shprehet Banka e Shqipërisë.

 

 

A janë të mbrojtur ligjërisht qytetarët?

Por, a jemi vërtet në kushtet kur ligji nuk iu jep mbrojtje të mjaftueshme debitorëve? Bledar Cenameri, avokat i studios ligjore CLO Legal Solutions, nuk është i këtij mendimi.

Z. Cenameri thotë se, në shumicën e rasteve, arsyeja pse arrihet në një proces të ekzekutimit të detyrueshëm është sepse debitorët nuk janë bashkëpunues dhe nuk tregojnë vullnet për t’iu përgjigjur detyrimeve të tyre.

“Mendoj se asnjë kreditor, aq më pak institucionet financiare, nuk ka interes të arrijë në proces të ekzekutimit të detyrueshëm, të bllokojë llogari apo prona. Kreditori ka interes të marrë mbrapsht paratë e veta.

Nga dijenia dhe përvoja ime, të gjithë kreditorët përpiqen të mbledhin detyrimin pa arritur në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm. Ka njoftime, ka komunikim, mund të ketë negociata, etj. Pra, të gjithë e dimë, në rast se dështojnë të gjitha këto përpjekje, do të thotë se debitori nuk ka dëshirë të paguajë.

Unë vërej se ka përpjekje për të ndëgjegjësuar debitorin për të respektuar kushtet e kontratës. Në përgjithësi, kreditorët përpiqen në të gjitha mënyrat për ta shmangur procesin e ekzekutimit të detyrueshëm. Madje, ka raste që tentohet që çështja të zgjidhja të gjendet nëpërmjet ndërmjetësimit.

Kur nuk ka bashkëpunim apo reagim nga debitori, atëherë kalohet në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe është e drejta e secilit të kërkojë të drejtën e tij ligjore”, – thotë z. Cenameri.

Sipas tij, procesi ligjor për mbledhjen e detyrimit ka kostot e veta. Kur del urdhri i ekzekutimit, ka kosto të mëtejshme, që parapaguhen nga kreditori dhe që vetëm eventualisht, nëse ekzekutimi rezulton i suksesshëm, i merren mbrapsht debitorit.

“Ligji detyrimin nga kontrata e kredisë e përcakton si titull ekzekutiv dhe instituti i ekzekutimit të detyrueshëm fillon me kërkesën, të shoqëruar me prova. Megjithatë, nxjerrja e urdhrit të ekzekutimit nuk i shteron rrugët ligjore për debitorin.

Në rast se ai ka një pretendim mbi detyrimin që parashikohet në urdhrin e ekzekutimit, ai mund të ngrejë padi për kundërshtim të veprimeve përmbarimore.

Ti i ke dhënë besim një debitori, i ke dhënë hua mjetet e tua financiare dhe për t’i marrë mbrapsht duhet të shpenzosh për një proces ligjor që po e shkakton debitori, duke mos kthyer detyrimin.

Procesi i ekzekutimit të detyrueshëm është i kushtueshëm dhe kërkon kohën e vet. Mund të mos bllokosh dot para, por detyrohesh të bllokosh një send, që duhet vlerësuar dhe vlerësimi ka kosto më vete”, – thotë ai.

Z.Cenameri shprehet se raste të veçanta gabimesh apo abuzimet, qoftë nga institucionet financiare apo përmbaruesit gjyqësorë, nuk mund të përjashtohen. Megjithatë, ai është i mendimit se çdo qytetar ka mjete të mjaftueshme ligjore për të mbrojtur interesat e veta.

 

Banka e Shqipërisë revokon licencat e Final dhe MCA

Më datën 23 maj, Banka e Shqipërisë njoftoi vendimin për të revokuar licencat e institucioneve financiare jobanka Micro Credit Albania (MCA) dhe Final.

Vendimi i Guvernatorit, Gent Sejko, u mor pasi Gjykata e Tiranës, me kërkesën e Prokurorisë, vendosi masë arresti ndaj ortakëve të vetëm të dy shoqërive, përkatësisht Elda Ibro dhe Arben Meskuti.

Vendimi është marrë në zbatim të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”.

Sipas nenit 14 të rregullores, Banka e Shqipërisë mund të pezullojë ose të revokojë licencën e subjektit financiar jobankë ose të institucionit financiar të mikrokredisë, në rast se nuk përmbush më kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar.

Sipas argumentimit të Bankës së Shqipërisë, masa e arrestit ndaj këtyre dy personave i vendos në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili, ndër të tjera, konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.

Banka e Shqipërisë njoftoi se po adreson gjithashtu kuadrin ligjor dhe rregullator lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”./ Monitor.al

 

Stoltenberg, i bindur në aftësitë e Ukrainës për ta mbrojtur Kharkivin: E drejta për vetëmbrojtje përfshin…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se tani është më i bindur që Ukraina mund ta mbrojë me sukses qytetin e vet lindor, Kharkiv, pasi aleatët e aleancës ushtarake i dhanë asaj leje t’i përdorë armët e tyre për disa sulme brenda Rusisë.

Stoltenberg tha për Radion Evropa e Lirë se ky ndryshim, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e konfirmuan më 31 maj, është “i ligjshëm”, sepse Ukraina po e mbron veten, posaçërisht në qytetin Harkiv, i cili ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Harkivi është përballur me sulme të përditshme të pareshtura prej se Rusia e nisi një ofensivë të re para tri javëve.

Deri tani, ushtria ukrainase nuk ka qenë në gjendje t’i godasë me armë perëndimore forcat ruse – të cilat janë mbledhur në territorin rus pranë kufirit ukrainas – për shkak se SHBA-ja dhe disa aleatë të tjerë perëndimorë të Ukrainës shqetësoheshin se ato do ta përshkallëzonin luftën.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin edhe të drejtën për t’i goditur caqet në territorin e agresorit. Dhe, pikërisht këtë duhet të jetë në gjendje ta bëjë Ukraina”, tha Stoltenberg në një intervistë për REL-in në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë.

Stoltenberg theksoi se do të ishte shumë e vështirë nëse bateri artilerish, bateri raketash dhe fusha ajrore në anën ruse vazhdojnë të jenë “të sigurta për rusët”, vetëm sepse Ukrainës i ndalohej t’i përdorte kundër tyre armët me të cilat e furnizojnë aleatët e NATO-s.

“Prandaj, e mirëpres vendimin e aleatëve të NATO-s për lehtësimin e kufizimeve dhe që e kanë bërë të qartë se, natyrisht, Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet”, shtoi ai.

Shefi i aleancës ushtarake tha se NATO-ja është e gatshme t’i japë Ukrainës mbështetje që i nevojitet për të triumfuar dhe për ta “ndalur pushtuesin rus”.

Aleatët e NATO-s do ta furnizojnë atë me më shumë armë dhe municione, tha ai, duke shtuar se “prandaj, unë jam i bindur se Ukraina mund të triumfojë patjetër”.

I pyetur posaçërisht për lajmet se ka mungesë të kundërajrorëve në krahun lindor të NATO-s, Stoltenberg tha se NATO-ja është e gatshme dhe në gjendje t’i mbrojë të gjithë aleatët e NATO-s dhe se është pajtuar për plane të reja për mbrojtjen.

“Ne i kemi rritur synimet, sepse ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Prandaj, nevojiten më shumë investime për t’i plotësuar kërkesat që vijnë nga planet e reja të mbrojtjes. Këtu përfshihet edhe investimi i shtuar në mbrojtjen ajrore”, nënvizoi ai.

Ai e përmendi një marrëveshje për t’i blerë apo për t’i futur në përdorim 700 apo më shumë avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, të cilët do ta forconin mbrojtjen ajrore.

Kontraktuesi amerikan i mbrojtjes, Lockheed Martin, është pajtuar ta ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e raketave për kundërajrorët Patriot në Gjermani, ndërsa Polonia dhe aleatët e tjerë po blejnë “sasi të mëdha të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore”.

Tani më shumë aleatë po e rrisin prodhimin, shtoi ai, “prandaj do të ketë më shumë, dhe ne po investojmë shumë, përfshirë në mbrojtjen ajrore”.

Anëtarët e aleancës kanë qenë nën trysni për vite për t’i rritur shpenzimet në mbrojtje, pasi para më shumë se një dekade u pajtuan për ta rritur atë në 2 për qind të GDP-së së tyre.

Stoltenberg tha në intervistë se para pak vitesh, vetëm më pak se 10 vende e plotësonin pragun prej 2 për qind të GDP-së. Prej shkurtit, numri i vendeve është rritur në 18 dhe pritet të rritet edhe më shumë, sipas tij.