22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Lënia jashtë Europianit nuk ndal kërkesat për Uzunin, zbulohet plani i rekordmenëve të Ligës së Europës për sulmuesin

Lënia jashtë listës së Europianit e Myrto Uzunit ka qenë një nga surprizat më të mëdha të trajnerit Silvinjo në grumbullimin për aktivitetin. Kjo ishte një goditje e rëndë për sulmuesin që kishte bërë shumë mirë në La Liga me fanellën e Granadas duke shënuar 11 gola. Por kjo lënie jashtë, nuk ka zbehur aspak interesimin e klubeve të ndryshme për sulmuesin shqiptar, përkundrazi.

Mediat spanjolle raportojnë se janë të paktën dy klube të La Liga që kërkojnë të përfitojnë nga rënia e Granadas një kategori më poshtë. Rajo Vajekano ku luan Ivan Balliu dhe rekordmenët e Ligës së Europës, Sevilja, janë vënë në ndjekje të sulmuesit.

Ky i fundit raportohet se do të parapëlqente Seviljen dhe mësohet se klubi ka gati një plan për të bindur Granadën që të lërë futbollistin të transferohet. Ata kanë propozuar që Uzuni të huazohet me të drejtë shitje në radhët e tyre, duke vendosur klauzola të qarta për pagesën e kartonit të tij në varësi të numri të ndeshjeve, golave, si dhe arritjes së Seviljes, duke e bërë të detyrueshme pagesën e plotë të kartonit me objektiva specifikë.

Drejtuesit e klubit të Granadës po mendohen përballë kësaj situate nëse është më e mirë që të vazhdojnë të mbajnë lojtarin që t’i ndihmojë të kthehet në elitë, apo të përfitojnë ekonomikisht nga shitja e tij.

Shenjat në lëkurë që na paralajmërojnë se zemra nuk funksionon mirë

Shumica prej nesh tashmë i dinë disa nga faktorët e zakonshëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës, si presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, kolesteroli i lartë dhe pasiviteti fizik.

Por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ka shenja paralajmëruese që mund të shfaqen në lëkurën tonë.

Rritje e dyllit të verdhë-portokalli

Mund të vëreni gunga ose rritje pa dhimbje, të verdhë-portokalli në lëkurë. Këto rritje mund të jenë kudo në trup, por shpesh gjenden rreth pjesës së pasme të këmbëve, në qoshet e syve ose në vijat e pëllëmbëve tuaja.

Këto rritje janë depozita të kolesterolit që grumbullohen nën lëkurën tuaj. Dermatologu juaj mund t’i trajtojë këto rritje, por ka të ngjarë të keni nevojë për një kontroll të kolesterolit dhe monitorim shtesë nga një kardiolog.

Ngjyra e lëkurës blu ose vjollcë

Kur gjaku juaj nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, mund të shkaktojë që lëkura juaj të bëhet blu ose vjollcë, duke sinjalizuar një bllokim në një enë gjaku në atë zonë. Nëse nuk trajtohet, lëkura dhe indi themelor mund të vdesin nga mungesa e oksigjenit të dërguar në këtë anije.

Buzët e plasaritura dhe të fryra që shpesh rrjedhin gjak

Buzët e plasaritura, të ënjtura dhe të gjakosura, skuqja ose ethet tek fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç mund të jenë një shenjë e sëmundjes Kawasaki. Kjo sëmundje prek enët e gjakut dhe çon në inflamacion të arterieve koronare. Nëse trajtohet brenda 10 ditëve nga fillimi i simptomave, shumica e fëmijëve shërohen pa probleme serioze, por kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës nëse nuk trajtohet.

Vija të kuqe ose vjollcë poshtë thonjve

Duket si një fragment, kjo zakonisht nuk është shkak për “alarm”. Megjithatë, nëse shoqërohet me temperaturë të lartë dhe rrahje të dobëta ose të çrregullta të zemrës, mund të sinjalizojë një gjendje të rëndë të zemrës.

Ngjyrosje e kuqe ose kafe në shputat e këmbëve ose pëllëmbëve

Ata që kanë një infeksion të zemrës ose enëve të gjakut mund të përjetojnë njolla në fund të njërës ose të dy këmbëve ose në pëllëmbët e duarve, siç është infeksioni që shkakton endokarditin infektiv. Ndryshe nga nyjet Osler, këto pika janë pa dhimbje. Këto njolla nuk kërkojnë trajtim dhe do të zhduken vetë për disa ditë ose javë, megjithatë infeksioni kërkon trajtim.

Thonjtë që përkulen poshtë dhe majat e gishtave janë të fryrë

Ju mund të keni një problem me mushkëri, sëmundje të zemrës ose infeksion të zemrës nëse vuani nga ënjtja e gjymtyrëve të sipërme ose nëse thonjtë tuaj përkulen poshtë.

Skuqje dhe ethe

Skuqja përshkruhet si njolla të sheshta me skaje të ngritura të shoqëruara me temperaturë. Nëse fëmija juaj zhvillon fytin streptokok, trajtimi i shpejtë i tij është i rëndësishëm. Kur nuk trajtohet, strep mund të çojë në ethe reumatizmale.

Ënjtje

Shumë sëmundje të zemrës mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve në këmbë duke shkaktuar ënjtje, e cila mund të shtrihet lart në pjesën e sipërme të kofshës dhe në ijë.

Vizitat e rregullta te mjeku janë të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë në zbulimin e sëmundjeve serioze të zemrës dhe kardiovaskulare. Nëse vëreni ndryshime ose rritje të pazakonta të lëkurës, lini një takim me dermatologun tuaj.

Përse largohen shqiptarët? Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa: Zgjidhja e problemit kërkon ndryshimin e objektivave

2024 është viti i dytë që do të zbatohet reforma e pagave që ka ndërmarrë qeveria për ta bërë pagën mesatare në 900 euro, për Administratën Publike, me shpresën se ushtrojë presionin e duhur edhe mbi sektorin privat, ndërkohë që në tërë vendimmarrjen e deritanishme thuajse është injoruar produktiviteti.

Shifrat e fundit, qoftë ato që publikohen nga institucionet ndërkombëtare, por edhe nga INSTAT, tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi i tyre, duke parë largimin si zgjidhje, për të gjetur një punë ose për një jetë më të mirë. Ashtu si në ‘90, ata largohen kryesisht në vendet e tjera të perëndimit, duke mos parë të ardhme në vendin e tyre. Në pritje të rezultateve të CENSIT 2023, që do të publikohen në muajin qershor, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, paralajmëroi se në 10 vitet e fundit, duke iu referuar të dhënave zyrtare, janë larguar mbi 500 mijë shqiptarë në moshë aktive për punë. Kjo shifër i përket numrit zyrtar të atyre që janë larguar, ndërkohë që po kaq, sipas saj, janë larguar ilegalisht në të njëjtën periudhë.

Teksa të dhënat janë dramatike, qeveria si duket, për të frenuar eksodin masiv është duke u përpjekur të motivojë ata që kanë mbetur duke rritur pagat në sektorin e Administratën Publike, apo edhe duke afruar kushte më të favorshme. Një nga përpjekjet e saj të fundit motivuese për të frenuar largimet është edhe premtimi për të ulur orët e një ditë pune.

Ndërkohë, që qeveria nuk mund të detyrojë sektorin privat të bëjë të njëjtën gjë, ka një Kod Pune, mosrespektimi i së cilës besohet se ka dekurajuar shumë të rinj të aftë e të talentuar të largohen gjatë 10 viteve të fundit.

Por cila është zgjedhja dhe a premton kjo qeveri të zgjidhë problemin, përmes masave që ka ndërmarrë kohët e fundit?

“Liberale.al” kontaktoi një ndër ekspertët më të mirë te ekonomisë, Selami Xhepa, njëkohësisht President i Universitetit Europian të Tiranës.

I pyetur nëse zgjidhje rritja e pagave në sektorin publik, apo është një e vërtetë tjetër: kostoja e jetesës po rritet edhe më tepër dhe shqiptarët do të vazhdojnë të largohen sepse qeveria ka dështuar për të afruar zgjidhjen që duhej në kohën e duhur, nëse krahasohemi me vendet të tjera të rajonit”, z. Xhepa thotë se:

“Faktorët ekonomikë janë një nga shkaqet kryesore të emigracionit, por dhe faktorë të tjerë si cilësia e shërbimeve publike, gjendja e demokracisë dhe dobësitë serioze të shtetit ligjor janë gjithashtu me rëndësi. Thjesht rritja e pagave në sektorin publik ndihmon në mënyrë modeste, pasi punësimi kryesisht ndodh në sektorin privat. Fatkeqësisht pagat e ulëta në sektorin privat reflektojnë dobësi të thella strukturore, dhe që, pavarësisht presionit nga sektori publik, siç edhe u provua gjatë vitit 2023, nuk ka mundur të rrisë pagat në të njëjtën normë.”

“Problemet strukturore specifikisht i referohen dominimit te aktiviteteve ekonomike me vlerë të ulët (dominimi nga bujqësia dhe shërbimet) dhe punësimi kryesor nga mikro-firma ose biznese familjare që nuk krijojnë mundësi për rritje produktiviteti”, shprehet Xhepa.

Por a ka zgjidhje tjetër? Si zgjidhje të mundshme duke parë sesi po e ka trajtuar dhe si po e trajton qeveria problematikën, Presidenti i UET, Selami Xhepa, u shpreh për “Liberale.al” disi skeptik:

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se ‘zgjidhja e problemit kërkon ndryshimin e objektivave të zhvillimit, nga objektiva sasior në atë cilësor: punësim cilësor dhe jo thjesht vende pune; teknologji moderne që rrisin vlerën e shtuar dhe jo thjesht volum investimesh… etj”.

Në këtë situatë, duket se “shërimi” i plagëve të emigracionit kërkon studime të thelluara për ta njohur mirë problematikën dhe shkaqet që e krijuan atë dhe vendimmarrje të dobishme, sidomos në një plan afatgjatë. Fakti që eksodi nuk është ndalur, pavarësisht përpjekjeve të fundit nga ana e qevrisë për ta frenuar pjesërisht, do të thotë se problemi nuk është trajtuar me seriozitetin që meritonte në kohën e duhur.

/Liberale.al/

Vlonjatët ja “fusin” qeverisë/ Gol 10 mln euro në Ujësjellësin e Vlorës

Nga Klodian Tomorri

Kur dy ditë më parë një faqe facebooku e quajtur Vlora Info nisi të publikonte copa të shkëputura vendimesh të Gjykatës së Vlorës, askush nuk e kishte idenë se çfarë qëndronte nga pas. Por tashmë panorama është e qartë.

Disa punonjës dhe ish punonjës të Ujësjellësit të Vlorës kanë gjetur një skemë të sofistikuar për të vjelë para nga ndërmarrja e tyre. Në mënyrë të koordinuar ata kanë paditur Shoqërinë e Ujësjellësit në Gjykatën e Vlorës duke kërkuar shtesat e vjetërsisë në punë, fitimin e munguar nga mosdhënia e këtyre shtesave bashkë me kamatvonesat, pagesat për punë të vështirë dhe madje edhe kompesimin ushqimor. Dhe të gjithë janë duke fituar.

Ky nuk është thjesht një episod si shumë të tillë ku punonjësit marrin kompesime nga institucionet e tyre për largim të padrejtë nga puna. Skema në këtë rast është aq e madhe, saqë praktikisht e ka çuar Ujësjellësin e Vlorës në faliment.

Kapitali konsultoi disa prej vendimeve të gjykatës. Sipas tyre, çdo punonjës është duke fituar nga 100 mijë deri në 150 mijë nga Ujësjellësi i Vlorës. Ky më poshtë është një rast.

Laureta Jatagani për disa vjet ka qenë kryetarja e degës së shitjeve të Ujësjellësit të Vlorës. Tre javë më parë, me një vendim të Gjykatës së Vlorës në dorë ajo bllokoi llogaritë e shoqërisë së Ujësjellësit për të ekzekutuar shumë 102 mijë euro si shtesa të mohuara page dhe kamatvonesa.

Por zonja Jatagani nuk është rast i izoluar. Burime të mirëinformuara i thanë Kapitalit se janë të paktën 100 padi nga punonjës dhe ish punonjës kundër Ujësjellësit të Vlorës, të cilët kërkojnë të gjithë të njëjtën gjë; njohjen e shtesave të pagave për vitet e punës, kamatvonesat e akumuluara dhe kështu me radhë.

Sipas informacioneve nga brenda ministrisë së Infrastrukturës, deri më tani janë dhënë të paktën 40 vendime në favor të paditësve, ku për të gjithë shuma e dëmshpërblimit varion nga 100 mijë deri në 150 mijë euro. Shumica dërrmuese e vendimeve janë të tre muajve të fundit, ndërkohë që ditë pas dite dalin të tjerë.

Ndërsa gjykata e Vlorës jep vendime, mbi llogaritë e ujësjellësit të Vlorës po bien me breshëri urdhër ekzekutimet përmbarimore. Deri tani skema shkon 10 milionë euro, por goditja potenciale është shumë më e madhe se kaq.

Alarm në qeveri
Për shkak se ndërmarrjet e Ujësjellësit kanë qenë në vështirësi financiare thuajse gjithë kohën, ato nuk kanë bërë shtesa apo komesime pagash për vite të tëra, shpesh duke krijuar përplasje me ligjet në fuqi. Ndaj, skema e sofistikuar që kanë gjetur punonjësit e Ujësjellësit të Vlorës e ka vënë në alarm qeverinë e Tiranës, e cila ka frikë se metoda e “labëve” do të përhapet në të gjithë ujësjellësat e Shqipërisë duke i çuar të gjithë në falimentin dhe duke e lënë me gisht në gojë reformën e përqëndrimit të tyre.

Këtë të premte ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, udhëtoi me urgjencë në Vlorë posaçërisht për këtë çështje. E shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, zonja Balluku zhvilloi në Pallatin e Kulturës një mbledhje me drejtuesit dhe punonjësit e ujësjellësit të këtij qyteti, i cili zgjati vetëm 10 minuta. Qëllimi i vetëm i tij ishte kërcënimi i paditësve.

“Kjo nuk është një çështje që do lihet në sirtare, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do ti shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati,” kërcënoi Balluku.

Parimisht kjo është një përplasje mes militantëve socialistë të punësuar nëpër ujësjellësa dhe parisë rilindase në qeveri. Por teksa orekset e socialistëve të lartë dhe miitantëve të tyre poshtë kanë përfshirë vertikalisht të gjitha shkallët e sektorit publik, të vetmit që paguajnë janë gjithmonë qytetarët./Kapitali.al

Albin Kurti pritet në Ankara nga Erdogan, publikohen pamjet e takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

 

Në faqen e Presidencës turke janë publikuar fotografitë e takimit, ndërkohë Kurti kishte  njoftuar më herët për vizitën e tij në Turqi.

Qëndrimin në Turqi, Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku thuhet se do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit te Kosoves.

GJKKO-së i shtohen dy gjyqtarë, kush janë magjistratët që u shkarkuan nga KPA, por u rikthyen në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Dy gjyqtarët iu nënshtruan procesit të vettingut dhe u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, ata ankimuan vendimin e KPA dhe u rikthyen në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelit.

Rikthimi në detyrë i gjyqtarit Bib Ndreca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit riktheu në detyrë pak ditë më parë, më 22 maj, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Bib Ndreca. Sipas KPA, vendimarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e Ndrecës nuk ishte i bazuar dhe duhej ndryshuar, raporton BIRN.

KPK vendosi më 18 janar 2021 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Bib Ndreca, pasi nuk u konsideruan bindëse shpjegimet subjektit për të ardhurat e vëllait, i cili i kishte dhënë një hua për blerjen e apartamentit. Po ashtu, u konstatuan probleme në kontratën për kalimin e të drejtave për apartamentin, pasi u konstatuar se nënshkrimi i kontratës ishte bërë në mungesë të palës tjetër.

Ndreca e ankimoi në Kolegj vendimarrjen e KPK, duke pretenduar se prej akteve të administruara provohej se nënshkrimi ishte kryer para noterit nga të dy palët në të njëjtin moment.

Po ashtu, Ndreca e cilësoi të padrejtë konstatimin e KPK se kishte ndryshuar deklarime për burimin, duke argumentuar se gjatë shpjegimeve kishte sqaruar se burim përbënte dhe vlera e dividentit të shoqërisë së të vëllait. Ai nënvizoi se kiste deklaruar huanë e marrë nga vëllai, të dokumentuar me akt të kohës, si dhe se huadhënësi kishte pasur në arkën e shoqërisë së tij vlerën 5.8 milionë lekë që mbulonte huanë 5.5 milionë lekë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesi i trupit gjykues të Kolegjit, Sokol Çomo deklaroi se është vlerësuar se Ndreca ka provuar bindshëm marrëdhënien e huasë në vlerën 5.5 milionë lekë me të vëllanë në momentin e krijimit të kësaj pasurise, sikurse dhe kredinë 37 mijë euro të përdorur për shlyerjen e këtij borxhi. Çomo solli në vëmendje kontratën e huasë të vitit 2012, si dhe deklaratën periodike e atë “veting”, në të cilat është pasqyruar marrdhëniea e huamarrjes nga subjekti.

Sipas KPA, nga aktet e administruara në fashikull rezulton se huadhënësi ka disponuar sasi të konsiderueshme likujditetesh si ortak i vetëm i shoqërisë së tij, si dhe se ka ndërthurur interesat financiare individuale me ato të kompanisë.

“Në funksion të verifikimit të burimit të huasë së deklaruar në deklaratën ‘veting’, trupi gjykues pati në konsideratë burimet e mundshme financiare në dispozicion të personit të lidhur, në një periudhë të afërt kohore me dhënien e huasë, përfshirë këtu tërheqjen e dividentit në vitin 2011, pagat e përfituara si dhe të ardhurat e shoqërisë, që mundësojnë huadhënien e vlerës 5.5 milionë lekë në datën 29 maj 012, edhe pa përfshirë të dhënat individuale të vëllait”, tha ndër të tjera kryesuesi Çomo.

Kolegji vlerëson se parregullsitë në dukje në evidentimin e pasqyrimit të likujditeteve dhe lëvizjes mes ortakut dhe shoqërisë i atribuohen huadhënësit.

Sipas KPA, rezulton se subjekti ka marrë gjithë hapat e nevojshëm për të përmbushur detyrimin e tij si subjekt deklarues e më pas si subjekt rivlerësimi – në kushtet kur transaksionet kanë lënë gjurmë dhe janë të dokumentuara me akte të kohës.

Për këto arsye, vlerëson se dhe nëse ka pasur mungesa evidentimi apo parregullsi të pasqyrimit të likujditeteve nga huadhënësi, ngarkimi përgjegjësisë për këto rrethana gjyqtarit Ndreca, do të ishte disporporcional dhe se shkon përtej qëllimit të ligjbërësit. KPA konkludon se huadhënësi ka pasur burime të ligjshme për shumën 5.5 milionë lekë.

Kolegji u shpreh edhe lidhur me kundërshtimin e subjektit të konstatimit të Komisionit për veprime aktive në mungesë të palës tjetër gjatë nënshkrimin të kontratës së shitblrjes së apartamentit. Sipas KPA, Komisioni nuk rezulton ta ketë shoqëruar këtë konstatim me një pasojë konkrete.

Në përfundim, Kolegji vlerësoi se vendimi i KPK për Ndrecën nuk ishte i bazuar dhe e ndryshoi, duke e rikthyer në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Rikthimi në detyrë i gjyqtarit Ardit Mustafaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se kishte vendosur rikthimin në detyrë të gjyqtarit Ardit Mustafaj në 21 shtator 2022. Shumica në KPA arsyetoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit ishte marrë “në vlerësim jo të saktë të faktit”, raporton BIRN.

Trupa gjyqësore e udhëhequr nga Alban Shylla, me gjyqtaren Ina Rama si relatore dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomon, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj, gjeti fillimisht se Komisioni që kishte vendosur shkarkimin e Mustafajt në 5 mars 2020, kishte kryer shkelje procedurale.

Shtylla lexoi se në dosjen e paraqitur në Kolegj pas vendimit të KPK mungonin akte dhe se ajo kishte qenë e pa plotë. Kolegji në vendim të ndërmjetëm arsyetoi se për të sqaruar situatën seanca duhej të ishte publike dhe Mustafajt iu dha mundësia të dëgjohej e të jepte shpjegime.

Kolegji më pas arsyeton se qëndrimet e trupës së KPK-së së kryesuar nga Firdes Shuli me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici, ndaj disa pasurive të Mustafajt ishin të pasakta dhe në zbatim të gabuar të dispozitave ligjore. Sipas Kolegjit një shtëpi në Sarandë ishte cilësuar e përfunduar nga KPK, por që bazuar në prova kishte qenë karabina në momentin kur ishte shitur.

Pas rishqyrtimit shumica në KPA edhe pse gjeti disa mangësi në të ardhurat e gjyqtarit, vlerësoi se në proporcionalitetit ato nuk sillnin shkarkimin. Mustafaj ishte vlerësuar pozitivisht në kriteret e figurës dhe profesionalizmit.

Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

PD zyrtare, e vetmja parti që artikulon ide politike me vlerë publike

Nga Namir Lapardhaja

Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar nga Lulzim Basha, është sot e vetmja forcë që artikulon ide dhe teza politike me vlerë për publikun. Ashtu sikurse është e vetmja që thotë të vërtetën në një diskurs të mbytur nga gënjeshtra.

Herë nga zhurma e propagandës dhe herë të tjera nga një media që në masë të madhe kërkon me çdo çmim të ruajë status quo-në e polarizimit politik vetëm te një grusht politikanësh, në gjithë këto kohë PD zyrtare të vetmit përçues mesazhi, pa kurrfarë censure, që ka pasur në dispozicion, kanë qenë rrjetet sociale.

Se sa ia ka dalë për t’i përcjell të gjitha idetë e saj te njerëzit, nuk mund ta themi me siguri, por ajo që është plotësisht e sigurt është se Kuvendi programor, një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që kjo parti do të mbajë më 1 qershor, është një rreze drite në errësirën e gjithanshme që ka kapluar krejt shoqërinë shqiptare.

“Shqipëria Meriton më Shumë” nuk duhet të ngelë vetëm në kuadër të një slogani estetikisht të gjetur, por duhet të shndërrohet në një vullnet për ndryshim, që PD-ja ia ka borxh të gjithë shoqërisë.

Në kushtet e një ligjërimi politik të mbizotëruar nga ideja “secili për hallet e veta”, me këtë nismë Partia Demokratike bëhet promotore e orientimit të debatit publik drejt halleve të njerëzve.

Kur qeveria ka hallin e kokës për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia, ndërsa segmente të tjera politike mbajnë peng aksionin opozitar për të mos pasur mundësi të shndërrohet në alternativë, por të lidhet ngushtësisht me fate personale politikanësh të skaduar, PD me paraqitjen e programit të saj elektoral sfidon jo vetëm të gjithë klasën politike, por provokon thellësisht nevojën e njerëzve për ndryshim.

Sigurisht që kaq nuk mjafton, sepse, pas paraqitjes së programit, fillon një sfidë edhe më e madhe për të ndërtuar ekipin dhe për të gjetur rrugë dhe mënyra për të trokitur në dyert dhe zemrat e shqiptarëve, por kjo pikënisje e gjetur programore le të shërbejë si një ogur i mirë për t’u bërë promotor i ndryshimit dhe për t’u shndërruar në alternativë për njerëzit.

Nuk është më i papunë, Zhoze Murinjo arrin akordin me gjigantët e Turqisë

Zhoze Murinjo do të marrë drejtimin e skuadrës turke, Fenerbahçe. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ai shkruan se palët kanë arritur akordin dhe mund të nënshkruhet një kontratë 2-vjeçare. Marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu një opsion deri në vitin 2027.
Lajmi mund të zyrtarizohet shpejt edhe nga klubi në orët në vijim.

PANORAMA

“Maxhoranca kërkon t’i bëjë presion SPAK dhe GKKO”- Antikorrupsioni, Dash Shehi thirrje opozitës: Duan të gënjejnë popullin e ndërkombëtarët, mos u bëni pjesë e këtij teatri

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur se me anë të Komisionit Antikorrupsion, maxhoranca kërkon t’i bëjë presion SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Deputeti Dash Shehi i kërkoi deputetëve opozitarë mos të hyjnë në marrëveshje me PS-në për ngritjen e Komisionit, teksa shtoi se nuk duhet të bëhen pjesë e asaj që e quajti një teatër.

Dash Shehi: “Parlamenti i dha të gjitha shenjat e korruptimit të vet gjatë gjithë kësaj periudhe. Sidomos muajin e fundit, ka pasur dy pozicione të dukshme që e bëjnë qesharake këtë lloj rezolute. Para 1 jave u aprovua një ligj për transferimin e pronës publike në private, antikushtetues, dhe gjithashtu disa javë më përpara Parlamenti dha një sinjal ku u diskutua çështja e mandatit të ish ministres nga Kushtetuesja, e megjithatë i doli për zot njerëzve të vet, i dha sinjal institucione të tjera që ne nuk i dorëzojmë njerëzit tonë.

E kanë kompromentuar këtë rezolute me qëndrimet e veta. Nuk besojmë tek kjo rezolute, është rruga për të gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët, jemi të vendosur që rruga për të luftuar korrupsionin janë të tjera dhe shteti shqiptar i kanë. Kemi dyshimin që kjo po bëhet për ti bërë presion sistemit të ri të drejtësisë, SPAK dhe GKKO, për të ndërtuar një institucion që i jep të drejtën të ndërhyjë e të bëjë presion mbi këto institucione, do të jetë dëm i madh. Kolegët opozitarë që ti qëndrojnë qëndrimit të djeshëm, nëse do të fillojnë marrëveshje se si do të jetë komisioni do e fusin veten në një situatë qesharake.

Ato e bënë, e gëzofshin Komisionin e vet, janë shumicë dhe mund të bëjë çfarë të kenë qejf. Por ne nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij Teatri, pa rregulla e moral politik. Muajin e fundit Parlamenti ka kaluar në mënyrë të përshpejtuar shumë ligje.

“Do t’i bëj të qartë botës se…”- Zbulohet letra e padërguar e Churchill-it që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë, çfarë ndodhi pak orë para pushtimit të Normandisë

Është një letër që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë evropiane, po të ishte dërguar.

Në fillim të qershorit 1944, një armadë e madhe po mblidhej në bregun jugor të Anglisë me detyrën për të çliruar Francën dhe, pavarësisht shqetësimeve për rrjedhjet nga kampi francez, kryeministri britanik, Winston Churchill, kishte ftuar gjeneralin Charles de Gaulle të fluturonte për në Londër në aeroplanin e tij personal nga Algjeri.

Me mbërritjen e tij në Britani, De Gaulle, lideri i francezëve të lirë, ishte lënë të hynte në ngjarjet sizmike që do të shpaloseshin brenda disa orësh, barkimet e ditës D në plazhet e Normandisë që ndodhën 80 vjet më parë.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit. Një Churchill i acaruar, i tërbuar në studimin e tij në Downing Street, e vendosi stilolapsin në letër, vetëm disa orë përpara se pushtimi të bëhej, për të hartuar një letër që me siguri do t’i jepte fund karrierës politike të De Gaulle.

1

Në letrën, e zbuluar mes letrave të mbajtura në Arkivin Kombëtar në Kew përpara përkujtimeve të 80-vjetorit në Francë javën e ardhshme, ai dënon De Gaulle për mosdëshirimin e transmetimit të një fjalimi përpara zbarkimit dhe për bllokimin e dërgimit të oficerëve francezë të ndërlidhjes për ta shoqëruar trupat aleate në Francë.

Gjenerali u tërhoq, të paktën pjesërisht, për të dyja këto pika dhe kështu mesazhi me dy faqe nuk u dërgua kurrë. Por zemërimi i Churchillit në kohën e shkrimit është bërë i qartë.

Ai dënon “karakterin e urryer të veprimit të De Gaulle” dhe kërcënon “t’i bëjë të qartë botës se personaliteti i gjeneralit de Gaulle është pengesa e vetme dhe kryesore midis demokracive të mëdha të perëndimit dhe popullit të Francës”.

2

“Gjeneral de Gaulle, më vjen shumë keq që keni refuzuar të bashkoheni me Kombet e tjera të interesuara në transmetimet, të cilat do të jepen në fazat e hapjes së kësaj beteje të madhe dhe, në shumë mënyra, unike”, shkruan Churchill. “Jam përpjekur shumë në shumë raste, gjatë katër viteve, të krijoj një bazë të arsyeshme për miqësi miqësore me ju. Veprimi juaj në këtë moment më bind se kjo shpresë nuk ka më ekzistencë.”

Churchill vazhdoi: “Nëse diçka mund t’i bëjë gjërat më të qarta, është refuzimi juaj për të lejuar 120 oficerët francezë të ndërlidhjes, të cilët janë trajnuar me kaq kujdes, të shkojnë me ushtritë anglo-amerikane në Francë dhe urdhri juaj për ta braktisur përpjekjen për çlirimin.

Çfarëdo rrjedhje që mund të marrin në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon karakterin e urryer të veprimit tuaj dhe e gjej për detyrë t’ju them se në rastin e parë të përshtatshëm, duke pasur parasysh operacionet ushtarake, do t’i bëj të qartë botës se personaliteti i Gjenerali de Gaulle është pengesa e vetme dhe kryesore midis demokracive të mëdha të perëndimit dhe popullit të Francës, në shpëtimin e të cilit po vijnë, pavarësisht nga kostoja.”

Churchill e përfundoi letrën: “Nuk mund të konceptoj asnjë qëllim të dobishëm për të qëndruar më gjatë dhe se aeroplanët do të jenë në dispozicionin tuaj nesër mbrëma, nëse moti e lejon.”

Nëse do të ishte dërguar, letra vituperative me siguri do të kishte shënuar një shkelje përcaktuese me Komitetin Francez të Çlirimit Kombëtar të kryesuar nga De Gaulle, i cili kishte aspirata për të qenë qeveria e përkohshme e një France të çliruar.

Megjithatë, përpara se të dërgohej, udhëheqësi francez pranoi të mbante një fjalim në shërbimin frankofon të BBC-së, megjithëse më vonë gjatë ditës nga sa kishin shpresuar aleatët. Ai gjithashtu lejoi 20 nga 120 oficerët fillestarë të ndërlidhjes franceze të bashkoheshin me forcat aleate ndërsa ata sulmuan plazhet e Normandisë. Në krye të draft letrës së Churchillit, me shkronja të mëdha dhe me laps blu, shënohet “NUK DO TË DËRGOHET”.

Episodi ofron një pasqyrë të qartë të marrëdhënieve të stuhishme midis aleatëve, veçanërisht amerikanëve dhe francezëve. Sherri në prag të ditës D ishte nxitur nga një përplasje më herët gjatë ditës, jo me Churchillin, por midis De Gaulle dhe komandantit suprem të forcës aleate të ekspeditës, Gjeneral Dwight Eisenhower.

3

De Gaulle kishte kërkuar një rishkrim të adresës së propozuar të Eisenhower-it për ditën e D-së, pasi e pa atë për herë të parë më 5 qershor. Ai donte që Eisenhower të thoshte se autoritetet franceze do të rivendosnin sundimin civil, duke i dhënë një rol asaj që De Gaulle e konsideronte si qeverinë e tij të përkohshme, ndërsa gjenerali amerikan planifikonte të angazhohej për zgjedhje të reja kur Franca të çlirohej.

Kërkesa e De Gaulle ishte edhe e papranueshme për aleatët dhe kishte ardhur shumë vonë. Fletëpalosjet e transmetimit të Eisenhower, që do të shpërndaheshin nëpër Normandi, tashmë ishin shtypur. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA, Franklin Roosevelt, ishte i bindur se De Gaulle nuk duhet të trajtohej si president i Francës derisa francezët të kishin folur në kutinë e votimit.

Ajo stuhi kaloi, por marrëdhëniet do të mbeten të vështira për kohëzgjatjen e luftës. Para grindjes, Churchill kishte rënë dakord që De Gaulle të vizitonte Normandinë menjëherë pas pushtimeve amfibe. Duke i shkruar gjeneralit Bernard Montgomery, komandantit të të gjitha forcave tokësore aleate gjatë Operacionit Overlord, Churchill shkroi në mënyrë falje më 13 qershor: “Unë duhet t’ju bëj një vizitë nga gjenerali de Gaulle nesër”.

Në një shënim për sekretarin e jashtëm të asaj kohe, Anthony Eden, Churchill tha më tej: “Mos harroni se nuk ka asnjë copëz bujarie për këtë njeri, i cili dëshiron vetëm të paraqitet si shpëtimtari i Francës në këtë operacion pa një ushtar të vetëm francez në shpinë të tij. Ju i dini arsyet pse e sollëm këtu dhe që ata u ngritën nga kalorësia e pastër ndaj vendit të tij të palumtur, për t’u treguar atyre për betejën para se të angazhohej; dhe se ai mendonte se ne e kishim marrë këtu vetëm për ta shtyrë të bënte një transmetim që e mbështeste atë.”

4

Në shtator 1944, De Gaulle u kthye në Paris dhe u njoh nga aleatët si presidenti i qeverisë së përkohshme franceze. Ai u zgjodh më pas në 1946, por dha dorëheqjen dy vjet më vonë duke pretenduar se i mungonte fuqia e mjaftueshme qeverisëse. Ai u kthye vetëm në vitin 1958 për të kryesuar një qeveri të re emergjente pasi një revoltë në Algjeri çoi në një krizë të rëndë politike. De Gaulle, i cili vdiq në vitin 1970, mbajti marrëdhëniet e tij të vështira me Britaninë për pjesën tjetër të karrierës së tij, duke vënë veton ndaj aplikimeve të Mbretërisë së Bashkuar për t’u bashkuar me komunitetin ekonomik evropian, paraardhësin e BE-së, si në 1963 ashtu edhe në 1967.

Rreth një milion njerëz pritet të marrin pjesë në përkujtimet e Ditës D në Francë të mërkurën dhe të enjten, duke përfshirë presidentin e SHBA, Joe Biden dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky./ Nga The Guardian