25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Ndërtimi nuk rrit mirëqenien, Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve.

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2022, Shqipëria u rendit e fundit në Europë s ai përket Prodhimit të Brendshëm për Frymë, me 34% të mesatares Europiane. Vendit ia ka kaluar dhe Bosnjë Hercegovina, që sipas të dhënave të mëparshme ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Të ardhurat e Bosnjës ishin sa 35% e mesatares europiane, të Maqedonisë së Veriut sa 42% e Be-së. Serbia e kishte këtë tregues 44%, ndërsa nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50%. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Edhe në tregues tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, ne të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 63%, e ndjekur nga Serbia me 53% dhe Maqedonia e Veriut me 50%.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Gjatë vitit 2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.85%, por rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 10.7% dhe 11.2%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

 

Europa

Sipas Eurostat, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Bashkimit Europian në vitin 2021 përfaqësonte 15.2% të PBB-së botërore kur shprehet në standardet e fuqisë blerëse (PPS).

Ekonomia më e madhe në botë në vitin 2021 ishte Kina me rreth 18.9% të PBB-së botërore. Shtetet e Bashkuara ishin të dytat më të mëdha, me 15.5% të PBB-së. BE-ja ishte në vendin e tretë, me 15.2%.

Në mesin e 20 vendeve në botë me një pjesë më të madhe se 1% të PBB-së botërore të shprehur në PPS, ishin 5 vende të BE-së: Gjermania (3.4%), Franca (2.4%), Italia (1.9%), Spanja (1.4%) dhe Polonia (1.0%). Të gjitha së bashku kontribuuan me rreth 10.1% në PBB-në botërore.

Duke parë PBB-në për frymë për 20 ekonomitë më të mëdha të botës në vitin 2021, vetëm 6 vende ishin mbi mesataren e BE-së: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Australia, Kanadaja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa ekonomia kineze ishte më e madhja për sa i përket PBB-së në PPS, PBB për frymë ishte vetëm 39% e mesatares së BE-së.

Kishte një ndryshim 9-fish midis GDP-së më të lartë dhe më të ulët për frymë midis 20 ekonomive më të mëdha të botës (Shtetet e Bashkuara me 137% të mesatares së BE-së krahasuar me Indinë me 15% të mesatares së BE-së).


Revista Monitor

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur Skënder Rusi

Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare liriku Skënder Rusi.

Poeti lirik Skënder Rusi nuk rreshti kurrë së shkruari vargje për dashurinë dhe qytetin e tij Korçën. Skendër Rusi është vlerësuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.

Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.

Krijimtaria poetike është pasuria më e madhe që poeti lë pas.

Analiza e VOA-s: Shpallja fajtor e Donald Trumpit, çfarë duhet të dini

Shpallja fatjor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon.

Tani është koha e dënimit dhe mundësisë së dënimit me burg. Një proces i gjatë ankimimi. Dhe në të njëjtën kohë, kandidati i pritshëm republikan për president, duhet të vazhdojë të përballet me tre çështje të tjera penale dhe me fushatën elektorale, në fund të së cilës, ekziston mundësia që të kthehet përsëri në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Juria në Manhatan e shpalli zotin Trump fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.

Zoti Trump u tha gazetarëve se ishte “i pafajshëm”.

Disa nga elementët kryesorë që duhet mbajtur parasysh pas vendimit të jurisë.

Shpallja fatjor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon.

Kur caktohet masa e dënimit? Gjykatësi njoftoi se do ta shqiptojë vendimin më 11 korrik, vetëm disa ditë para se republikanët ta zgjedhin zyrtarisht si kandidat për president

E drejta e zotit Trump për të votuar: Ai mund të dënohet dhe të banojë në Florida, por përsëri mund të votojë, për sa kohë nuk është në burg në shtetin e Nju Jorkut.

A do të ndikojë dënimi i zotit Trump në zgjedhjet presidenciale? Mbetet e paqartë nëse shpallja e tij fajtor për vepra penale do të ketë ndikim tek votuesit.

Burgim?

Pyetja e madhe që shtrohet tani është nëse zoti Trump mund të burgoset. Përgjigja nuk dihet. Gjykatësi Juan Merchan njoftoi se masën e dënimit do ta shqiptojë më 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.

Akuza e falsifikimit të të dhënave të biznesit është një nga veprat më të lehta penale në shtetin e Nju Jorkut. Për këtë vepër parashikohet dënim deri në katër vjet burg, megjithëse dënimi në fund i takon gjykatësit dhe nuk ka asnjë garanci se ai mund të vendosë që zoti Trump të qëndrojë pas hekurave.

Masat e të tjera të dënimit mund të përfshijnë gjobë ose dënim me kusht. Po ashtu ekziston mundësia që gjyqtari të lejojë zotin Trump të mos vuajë asnjë masë dënimi derisa të ketë përfunduar i gjithë procesi i apelimit të vendimit.

Dënimi nuk e ndalon zotin Trump që të vazhdojë fushatën e tij. Bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Trump, Lara Trump, e cila është bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan, tha në një intervistë në rrjetin Fox News të enjten se nëse zoti Trump dënohet dhe nëse dënohet me arrest shtëpie, ai do t’i bënte virtualisht tubimet elektorale dhe takimet e tjera në kuadër të fushatës.

Mundësitë për apelimin e vendimit

Pasi zoti Trump të dënohet, ai mund të kundërshtojë dënimin në gjykatën e apelit dhe ndoshta në gjykatën e lartë të Nju Jorkut. Avokatët e Trump tashmë kanë hedhur bazat për të apeluar, duke kundërshuar akuzat dhe vendimet gjatë procesit gjyqësor penal.

Avokatët e e zotit Trump e kanë akuzuar gjyqtarin Juan Manuel Merchan për njëanshmëri, duke përmendur faktin se e bija drejton një kompani, klientë të së cilës, ndër të tjerë kanë qenë Presidenti Joe Biden, Nën Presidentja Kamala Harris dhe demokratë të tjerë. Gjykatësi refuzoi kërkesën e mbrojtjes për t’u larguar nga çështja, duke u shprehur i sigurt në “aftësinë për të qenë i drejtë dhe i paanshëm”.

Avokatët mund të hedhin në apel vendimin e gjykatësi për të kufizuar dëshminë e një eksperti.

Avokatët e zotit Trump donin të thërrisnin për të dëshmuar Bradley A. Smithin, një profesor i juridikut të cilin ish-presidenti Bill Clinton e pati emëruar në Komisionin Federal Zgjedhor (FEC). Mbrojtja synonte të rrëzonte pretendimin e prokurorisë se pagesat janë bërë në shkelje të ligjeve për financimin e fushatave elektorale.

Por në fund, pala mbrojtëse nuk e thirri atë për të dëshmuar pasi gjykatësi Merchan vendosi që zoti Smith mund të jepte informacion në lidhje me Komisionin Federal Zgjedhor, por, atij nuk i lejohet të interpretonte se si ligjet për financimin e fushatave zgjedhore lidhen me faktet e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump, apo të jepte ndonjë opinion, nëse veprimet për të cilat akuzohet ish-presidenti mund të kenë shkelur apo jo këto ligje.

Mbrojtja mund të argumentojë gjithashtu se anëtarët e jurisë u lejuan në mënyrë të papërshtatshme të dëgjonin dëshmi nga aktorja pornografike Stormy Daniels në lidhje me marrëdhënien e pretenduar intime me zotin Trump me të në vitin 2006.

Në prag të sezonit turistik shtrenjtohet uji i pijshëm për bizneset në Durrës e Kavajë! Në Krujë rritet edhe për familjarët! Zbatimi nis nga 15 qershori

Nga data 15 qershor, familjarët në Kavajë dhe Krujë do ta paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) me kërkesë të ndërmarrjes rajonale të Ujësjellësit së Durrësit, ku bëjnë pjesë 5 bashki, Durrësi, Shijaku, Kruja, Rrogozhina e Kavaja.

Në disa raste tarifa për familjarët është lënë e pandryshuar e në të tjera ajo është rritur. Konkretisht në Kavajë çmimi i furnizimit me ujë për familjet sipas vendimit që tashmë është publikuar në Fletore Zyrtare, parashikohet të rritet me 31.5 për qind. Nga 30 lekë/m3 ata do të paguajnë 50 lekë m3. Kurse bizneset e bashkisë së Kavajës, ku përfshihet dhe Golemi fatura e ujit do të rritet me 40 për qind, nis nga 15 qershori.

Në Krujë çmimi i ujit për familjarët parashikohet të rritet me 34 për qind ku nga 35 lekë/m3 ata do të paguajnë 48 lekë/m3. Ndërsa për bashkitë e Durrësit, Shijakut dhe Rrogozhinës për familjarët parashikohet që furnizimi me ujë të mos ketë ndryshim.

Për privatët apo bizneset në Durrës dhe Shijak çmimi i ujit do të rritet me 7.7 për qind krahasuar me çmimin aktual. Pra nëse sot bizneset e paguajnë ujin me 130 lek/metër kub, nga data 15 qershor do faturohen me 140 lek për metër/kub.

Më herët ERRU miratoi rritjen e çmimit të ujit dhe në bashki të tjera, si Fieri, Vlora, Lezha e Mirdita.

 

Komisioni Antikorrupsion, analisti Peçi: PS kërkon të kapë GJKKO që të bllokojë punën e SPAK!

Analisti Ermal Peçi ka komentuar në Report Tv ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Sipas tij, ky komision është ngritur me synimin për të bllokuar reformën në drejtësi, e sidomos GJKKO.

Peçi thotë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se duke bllokuar GJKKO është e vetmja mënyrë për të frenuar punën e mirë që po bën SPAK.

“Nuk ka informacion se çfarë përfaqëson kjo rezolutë. Nuk ka një dokument se çfarë kërkon kjo konkretisht. Flitet që synimi nuk është SPAK, por GJKKO. Pse duan ta kapin GJKKO në këtë momente. SPAK po bën një punë të mirë dhe e vetmja mënyrë se si mund të ndalojnë hovin e SPAK është të bllokojnë GJKKO. Nëse s’ka informacion të detajuar se për çfarë do shërbeje kjo rezolutë konkretisht, mund të ndodhë të përsëritet e njëjta gjë si me amnistinë penale”, tha Peçi për Report Tv.

Sipas tij, nëse opozita ulet në tyrezën e këtij komisioni do të thotë që po bashkëpunon me Ramën.

“Mënyra se si u miratua rezoluta mjaftonte vetëm me votat e PS, si të ishte opozita si jo. Shqiptarët duan të dinë kjo rezolutë e pengon SPAK dhe GJKKO. SPAK ka rritur besueshmërinë te shqiptarët, kush janë palët e interesuar për të kapur SPAK. Një palë është Edi Rama.

Nëse s’ka transparencë, kushdo që shkon në komision thjesht po bashkëpunon me Ramën. Dua të ketë një frymë tjetër politike në këtë vend. Opozita me fuqinë e fjalës që ka të dalë dhe të denoncojë momentin kur duan të kapin SPAK, aferat korruptive”, vijoi Peçi.

“Shqipëria meriton më shumë”, Agalliu zbulon pikat kryesore të programit të PD-së

Partia Demokratike do të shpalosë programin e saj në 1 qershor.

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania, sekretari i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu zbuloi disa nga pikat kryesore të programit.

Sipas tij, Partia Demokratike do të luftojë fort për të ulur taksat, gjë që do të ndikojë në mirqënjen e vendit.

“Ne kemi kalkuluar dhe jemi të bindur se taksa e ulët i jep frymarrje qytetarëve, rrit qarkullimin e kapitalit, ndihmon bizneset, rrit investimet e huaja duke bërë të mundur që shqiptarët të kenë më shumë para në duart e tyre. Ne besojmë se paratë menaxhohen më mirë nga qytetarët se nga buxheti i shtetit” thotë Agalliu.

Kur flet për programin Agalliu thekson se Partia Demokratike do të punojë që të rinjtë të kthehen në Shqipëri.

“Në kushtet kur Shqipëria po braktiset nga të rinjtë, një pikë kyçe e këtij programi janë të rinjtë, kthimi i tyre nëpërmjet politikave nxitëse. Ndaj PD besojmë se çdo element i hedhur në këtë program është i realizushëm, mjafton të luftojmë korrupsionin” tha ai.

Refluksi gastroezofageal, ja simptomat dhe nga se shkaktohet! Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

Sëmundja e refluksit gastroezofageal, e njohur më shpesh si GERD, është një problem i zakonshëm që prek miliona njerëz në mbarë botën.

 

Kjo sëmundje mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme dhe të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës së një personi.

Ju sjellim një përmbledhje të asaj që duhet të dini rreth GERD, përfshirë shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit.

Çfarë është GERD?

GERD është një gjendje kronike ku acidi i stomakut kthehet mbrapa në ezofag, duke shkaktuar ndjesi djegieje dhe irritim. Ky kthim i acidit ndodh kur muskulatura që lidh stomakun me ezofagun, e njohur si sfinkteri ezofageal i poshtëm, nuk funksionon siç duhet.

Shkaqet

Ekzistojnë disa faktorë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e GERD:

Ushqimet dhe pijet

Disa ushqime dhe pije mund të relaksojnë sfinkterin ezofageal të poshtëm dhe të shkaktojnë simptoma të GERD. Këto përfshijnë ushqimet e yndyrshme, të skuqura, çokollatën, kafetë, alkoolin dhe pijet me gaz.

Mbipesha

Mbipesha dhe shtimi në peshë mund të rrisin presionin në stomak, duke shkaktuar që acidi të kthehet në ezofag.

Pirja e duhanit

Duhani ndikon në mosfunksionimin e sfinkterit ezofageal të poshtëm dhe mund të përkeqësojë simptomat e GERD.

Shtatzënia

Gratë shtatzëna shpesh përjetojnë simptoma të GERD për shkak të rritjes së presionit abdominal dhe ndryshimeve hormonale.

Simptomat:

  • Urth (ndjesi djegieje në gjoks): Kjo ndjenjë zakonisht përkeqësohet pas ngrënies dhe mund të zgjasë disa orë.
  • Regurgitimi: Kthimi i ushqimit ose lëngjeve nga stomaku në gojë.
  • Dhimbje në Gjoks: Dhimbje që mund të ngatërrohet me atë të një ataku kardiak.
  • Vështirësi në Gëlltitje: Ndjenja e bllokimit të ushqimit në fyt.
  • Kolla Kronike dhe Irritimi i Fytit: Këto simptoma mund të jenë më të shpeshta gjatë natës.

Trajtimi dhe menaxhimi i GERD

Ndryshimet në stilin e jetës

  • Ushqimi i Shëndetshëm: Shmangni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë simptoma.
  • Humbja në Peshë: Mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave.
  • Shmangia e Duhanit: Duhani përkeqëson refluksin dhe duhet shmangur.
  • Ushqyerja e Rregullt: Hani vakte të vogla dhe shmangni ngrënien pak para gjumit.

Mjekimet

  • Antacidet: Këto ilaçe neutralizojnë acidin e stomakut dhe ofrojnë lehtësim të shpejtë.
  • Inhibitorët e Pompes Protonike (PPI): Këto ilaçe zvogëlojnë prodhimin e acidit dhe ndihmojnë në shërimin e ezofagut.
  • H2 Bllokuesit: Këto ilaçe gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e prodhimit të acidit.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Nëse simptomat tuaja të refluksit janë të shpeshta ose të rënda, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek. Nëse nuk trajtohet mund të çojë në komplikacione serioze si ezofagut, ulçera ezofageale dhe rritjen e rrezikut për kancerin e ezofagut.

GERD është një gjendje që kërkon kujdes dhe menaxhim të vazhdueshëm. Duke bërë ndryshime në stilin e jetës dhe duke përdorur mjekimet e duhura, shumica e njerëzve mund të kontrollojnë simptomat dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. /AgroWeb.org.

Kombëtarja shqiptare e nis pa kapitenin dhe tre të tjerë, ja çfarë ndodhi në stërvitjen e djeshme

Berat Gjimshiti, Amir Abrashi, Taulant Seferi dhe Qazim Laçi nuk ishin të pranishëm në seancën e djeshme stërvitore që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në Tiranë.

Të katërt lojtarët do të bashkohen me skuadrën në Austri, pasi janë ende në aktivitet. Ndërkohë edhe Elhan Kastrati, portieri i tretë s’është stërvitur, pasi po kalon një gjendje gripale. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi normalisht seancën stërvitore, e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

VIJNË ME VONESË- Berat Gjimshiti do të bashkohet me skuadrën në Austri pas ndeshjes së fundit në Serinë A, mes Atalantës dhe Fiorentinës, e cila do të luhet më 2 qershor. Nëse do të jetë në fushë, kapiteni mund të humbasë ndeshjen me Lihtenshtejnin, e cila luhet një ditë më pas. Ndërsa Amir Abrashi do të luajë sot ndeshjen e fundit në Zvicër, e cila vendos fatet e sezonit, pasi Grasshopers diskuton mbijetesën me Thunin. Pas ndeshjes, mesfushori do të udhëtojë drejt Austrisë. E njëjta situatë edhe për Taulant Seferin, i cili do të luajë ndeshjen e fundit në Emirate nesër, edhe pse një takim pa rëndësi.

STËRVITJA- Kuqezinjtë fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Pas nxehmjes, programi ishte lojë brenda grupit, ku lojtarët u ndanë në dy skuadra. Ekipi i parë ishte: Hysaj, Ismajli, Mihaj dhe Aliji në mbrojtje. Në mesfushë: Bajrami, Medon Berisha, Ramadani, ndërsa përpara Maksuti, Daku dhe Asani. Nga skuadra tjetër u rreshtuan: Balliu, Kumbulla, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Muçi, Hoxha, Manaj dhe Broja.

Lojta zgjati 3 herë nga 10 minuta, ndërsa mes saj, Gjasula nuk kursen Medon Berishën, të cilit i kujton se tashmë është në Kombëtaren A, duke e bllokuar disa herë. Ajo që bie në sy, është futja në një ekip e Muçit, Brojës, Manajt dhe Arbër Hoxhës, të cilët mundohen të kombinohen me njëri tjetrin, sidomos dyshja, Broja-Manaj. Ndërkohë, Silvinjo që është tepër aktiv dhe kërkon nga Daku dhe Asani që të mos tolerojnë, por topin ta fusin gjithmonë në rrjetë. Në fund të seancës, Manaj, Asani, Hoxha apo Berisha qëndruan për të praktikuar disa goditje të lira.

Lufta në Ukrainë, SHBA: Rusia është duke përdorur raketa të Koresë së Veriut

Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Ukrainë, u tha në një raport të ri të Pentagonit. Raporti bazohet në analizat e fragmenteve të raketave dhe sipas Shteteve të Bashkuara konfirmon pretendimet e kamotshme se Pheniani po i dërgon armë Moskës.

Raporti i Agjencisë për Inteligjencë të Mbrojtjes të Pentagonit ka analizuar imazhe për të konfirmuar se fragmentet e raketave që u gjetën në janar të këtij viti në rajonin ukrainas të Harkivit ishin të një rakete balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhuar në Kore të Veriut.

“Analiza konfirmon se Rusia ka përdorur raketa balistike të prodhuara në Kore të Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës”, tha kjo agjenci përmes një deklarate.

Koreja e Jugut e ka akuzuar Phenianin se ka dërguar mijëra kontejnerë me municione në Rusi. Dërgesa të tilla do të përbënin shkelje nga të dyja shtetet të sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Pheniani dhe Moska kanë forcuar lidhjet e tyre muajve të fundit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka vizituar Rusinë vitin e kaluar dhe është takuar me presidentin rus, Vladmir Putin.

Kremlini tha për mediat ruse gjatë këtij muaji se “po përgatitet” një vizitë e Putinit në Korenë e Veriut.

Herën e fundit që Putin ka vizituar Phenianin ka qenë në vitin 2000, vetëm disa muaj pasi është zgjedhur president i Rusisë. Atëbotë, ai ishte takuar me Kim Jong Il, babanë e Kim Jong Unit.

Në bazë të sanksioneve të OKB-së, Koresë së Veriut nuk i lejohet të kryejë testime të teknologjisë balistike.

Por, në mars Moska vendosi veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë fund monitorimit të shkeljeve të sanksioneve të kësaj organizate./rel

“Kur Enver Hoxha të merrte pjesë në inagurimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier, do ta hidhte në erë”- Historia e “terroristit” nga Kavaja! Gjyqi ndaj tij: Juve gjarpërinjve ju duhej shtypur koka që në djep

Publikohen disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

 

“GJYQI” I BARDHIT

Pas arrestimit të Bardhit, thashethemet shkonin e vinin nëpër qytet nga njerëz të ndryshëm. Ato ishin fjalë me ngjyrim romantik, aventuresk dhe aspak nuk i afroheshin së vërtetës. Disa pëshpëritnin që; në vitin 1967, kur Enver Hoxha do të bënte inaugurimin e hekurudhës Rrogozhinë – Fier, Bardhi do të hidhte trenin në erë! (Gjë që nuk doli e vërtetë!).

Gënjeshtra me bisht! Kishte të tjerë që thoshin se Bardhi na qenkej agjent amerikan! Kishte dhe nga ata që thonin se atë e kishin kapur në kufi, kur po përpiqej të arratisej jashtë shtetit, në Australi, tek i ati. (Bardhin e arrestuan në punë!)

Qarkullonin edhe shumë e shumë fjalë të tjera, që po na çmendnin. Bardhin e mbajtën tre muaj në hetuesi, pastaj na lajmëruan se do të dilte në gjyq. Nuk kisha shumë që kisha lindur fëmijën dhe isha e sëmurë, por ashtu shkova dhe e dëgjova gjyqin e tij. Gjyqtari Gaqo Sheshi, lexoi akuzën, e cila për ne nuk ishte e re, sepse e patëm dëgjuar në “gjyqin” e lagjes. Prokurori këtë radhë, ishte Rrapi Mino, një komunist i tërbuar ky, një njeri që vetë kishte prishur një familje dhe kishte lënë fëmijën me një prind! Ai ishte si një gjarpër helmues, që nëna e kishte lindur vetëm për të bërë keq. Tek ai njeri jo vetëm goja, por dhe gishtat i flisnin për vdekje. Ishte i pamëshirshëm, i gatshëm të jepte dhe pushkatimin.

Në fillim ai e pyeti Bardhin, ftohtë:

“Si e ke emrin”!?

“Bardhi Cara”, – u përgjigj im shoq.

“Sa vjeç je”, – bëri pyetjen e dytë.

“29 vjeç jam”, – qe përgjigjja.

“Sa fëmijë ke”?

“Një djalë katër vjeç e di, por nuk e di se me çfarë jam shtuar”! – foli Bardhi, duke ngritur supet.

“Je shtuar me një vajzë, je bërë me dy fëmijë, – foli ashpër prokurori, – po mjerë ata që nuk e dinë se çfarë babai kanë! Le që edhe ata, si ti do të përfundojnë”!

Prokurori po tregohej shumë “largpamës”, për të dy fëmijët e mi, të cilët, njëri ishte katër vjeç, kurse tjetri i porsalindur! Kurse ky prokuror dallkauk, donte të dukej si orakull, duke parashikuar që fëmijët tanë, do të vepronin si i ati! Prandaj shumë prej tyre, hëngrën kokën e vet më vonë…! Tamam si ajo kafsha, që han këlyshët e saj! Ai foli prapë me ton arrogant: “Shumë jeni rritur, ju duhej shtypur koka që në djep, juve gjarpërinjve, që vetëm vrer villni, për Partinë tonë, e cila po ju ushqen me bukë, domethënë”!

Pastaj nisën të thërrisnin “dëshmitarët”, të cilët ishin spiunët servilë të tyre, që, kur flisnin, ngatërroheshin me veten, sepse fjalët e tyre, nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, ato ishin kontradiktore, nuk përputheshin shpifjet e tyre me datat, ditët, muajt dhe vendet. Ndryshe fliste njëri e, ndryshe tjetri. Avokati i Bardhit, ishte Kujtim Sina. Mbaroi gjyqi shumë shpejt, sepse çorba ishte gatuar me kohë, nëpër zyrat e hetuesisë dhe, me gjithë kundërshtimet e Bardhit, ai u dënua me 16 vjet burg, si; “armik i betuar i komunizmit”(!?)

Pas tre-katër ditësh atë e dërguan në burgun e Tiranës, (Kaushi te 313-ta), ku ishte qendra e shpërndarjes së të burgosurve nëpër “kampe”, (jo kampe pushimi!) siç i quanin burgjet në atë kohë, në të gjithë Shqipërinë. Kurse pas një jave, Bardhin e transferuan në “kampin” e Skrofotinës, afër Panajasë, në Vlorë, ku nxirrnin kripë.

Dënimi i mbeti 15 vjet! Njeriu nuk e gjen dot kurrë të drejtën, të vërtetën ashtu si është, në një shtet me diktaturë. Në kushtet që ishim ne, ashtu si gjithë shqiptarët, ishte e kotë të nisnim për ta kërkuar të drejtën tonë, do të lodheshim shumë dhe më kot, sepse këtë të drejtë, nuk kishim për ta gjetur kurrë.

PASOJAT E DËNIMIT

Regjimi komunist i Enver Hoxhës, përdorte presione e premtime të shumta, për të imponuar “vullnetin”, që t’i të dorëzoheshe. Por unë isha deri në vdekje, për të mos rënë në kthetrat e tyre. Monedha ka dy anë: kur e hedh përpjetë, fiton ose humbet, vetëm gjethja e zverdhur dridhet, e bie poshtë, edhe kur fryn erë e lehtë. Këto presione, nisën fill pas dënimit të burrit tim, duke më kërkuar me ngulm, që ta ndaja.

Më çuan të punoja tek duhani, por edhe aty i’u duk punë e privilegjuar. Më larguan dhe prej aty! Të mendosh, që isha 22-23 vjeçe, me dy fëmijë të vegjël; duhej çdo ditë të shkoja të punoja në kooperativë bujqësore, 4-5 orë larg shtëpisë, (në atë kohë ishte ligji të shkoje çdo 3 orë tek fëmija, deri sa të bëhej 1 vjeç!)

Me gjithë këto vështirësi që po më sillnin, ata nuk hoqën dorë nga presionet, për të më ndarë nga burri. Në ndërmarrje, kishim një shefe kuadri, “shoqen” Marika Leka, kurse nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit, ishte kryetare një farë Kristina Aleksi. Të dyja më ishin qepur e, s’më ndaheshin, kohë pas kohe.

Kështu, erdhi një çast, kur kalova në depresion. Kur më lajmëronin të shkoja në Komitet, m’u bë fiksim, të flisja me vete, duke mërmëritur; “Nuk e ndaj, nuk e ndaj”! duke ecur në rrugë. Një herë tjetër, më thonë që më kërkon kryetarja e Komitetit.

U nisa për atje; për të shkuar te godina e Komitetit, ndodheshin dy rrugë paralele, ku njëra të çonte tek porta e fushës së sportit, tjetra te Komiteti. Mirëpo isha hutuar krejt dhe gabimisht mora rrugën drejt fushës së sportit. Ecja dhe sytë dritë nuk më bënin, nuk pashë fare, që kisha arritur tek porta e hekurit, e cila ishte e mbyllur.

Vetëm u shkunda, kur i rashë hekurit me kokë, e ndjeva shumë dhimbje, sepse isha me nxitim, se mos po më kalonte ora, kur do më priste kryetarja. Atëherë erdha në vete, sikur u zgjova nga një kllapi, që më kishte mbërthyer me thonj. Në ballë, nga goditja, m’u bë një gungë e madhe. Nuk shkova atë ditë në Komitet.

U ktheva në shtëpinë time, që herë pas here, mezi e gjeja; aty ma lidhën ballin, më vunë një pesë lekëshe metalik, që mos më enjteje, e më vonë, vendi aty m’u nxi. Të nesërmen, kur shkova në punë, shefja e kuadrit më shigjetoi me sy, e më tha: – “Po ti, përse nuk shkove tek kryetarja, dje”?! Unë ia tregova ngatërresën e rrugëve, por ajo as që ma vari fare.

Më vështroi me dyshim, pastaj më tha me ton indiferent: – “Shko sot në orën 10.00, se të pret kryetarja”! Koka po më plaste nga dhimbja, balli më ishte ënjtur, nga stresi mendime ogurzeza të shumta më godisnin si çekanë në kokë e nuk po orientohesha dot.

Kisha pesëqind halle mbi supe dhe nuk i jepja dot më dum, ose fesall (zgjidhje,) si i thonë fjalës. Në orën 10.00, u nisa të shkoja në Komitetin Ekzekutiv, por përsëri e ngatërrova rrugën dhe mora atë që të çonte për në Tiranë. Kisha arritur tek ura e Sheqit, në të dalë të Fierit. Për fatin tim të mirë, se kush e di ku do të kisha shkuar, disa fqinj, bashkë me ta edhe babai im, kishin zënë radhë, për të blerë domate.

Tek ura e Sheqit ka qenë një barakë, ferma e Sheqit, prodhonte domate për eksport, aty bëhej seleksionimi dhe ato kokrra që ishin jashtë standardit, i binin aty dhe i shisnin për banorët. Më përpara merrnin punonjësit që punonin aty, pastaj shkonin edhe nga qyteti. Radha duhej të zihej nga ora 12 e natës, zgjatej e zgjatej, në mëngjes, kurse shitja e tyre, bëhej në orën një, apo dy të drekës!

Njëra prej komshijeve, si duket më njohu, e i tha babait tim, me zë të ulët, duke i treguar me kokë nga unë: – “O Petro! Shiko pak Sofijen tënde, se diçka po flet me vete…! Pyete një herë se ku po shkon”?! Kishim gjashtë vjet pa folur, që kur mora Bardhin për burrë dhe arrestimi i tij, bëri që të gjithë njerëzit e mi, kur më shihnin, të ndërronin rrugën.

Kishin frikë, ruheshin nga unë, sepse isha e “infektuar” nga sëmundja e lebrozës, (lufta e klasave.) Arsyetoja e u jepja të drejtë në heshtje, ndonëse më vriste në shpirt, qëndrimi i tyre, por nuk doja t’ju bëja keq atyre njerëzve.

Babai m’u afrua me ndrojtje, më zuri nga krahu e më tha: “Sofije, moj bijë! Ku po shkon kështu”? Unë, si u largova pak nga ai, si të ishte i huaj për mua, i thashë: “Mos më prek mua! Shko prek çupën tënde! Në Komitet, tek Kristina po shkoj”!

“Po nuk është këtej Kristina, moj bijë! Ke gabuar rrugën”! – më tha ai, me ton gati vajtues.

“Po ku është? – e pyeta unë e nervozuar.- Nuk e ndaj jo, nuk e ndaj”!

“Jo, jo, qetësohu, bijë, nuk do ta ndash! Qetësohu”! – më foli im atë sy përlotur, se, duke më parë në atë gjendje, vetë ai e diti, se çfarë ndjeu. Të tjerët aty, më shikonin në heshtje e, me keqardhje. Lotët e babait, rrëshqitën nga sytë e, u shpërndanë nëpër faqet e fishkura. Më pyeti me zë të dridhur:

“Ku e ke vrarë ballin? Jam babai yt, dëgjon? Hajde të çoj unë te Kristina. E bindur, s’di se si, shkova pas babait, si manare, (pa u kujtuar që ai njeri ishte babai im.) Ai më çoi në shtëpinë e tij, nga që shtëpia e prindërve të mi, ishte më afër, rreth 20 – 25 minuta larg, nga ura e Sheqit.

Kurse e imja, ishte shumë larg. Më bënë një filxhan kafe shqeto, e piva atë siç isha, e ulur në një shilte, dhe nga dhimbjet e tmerrshme të kokës, nga lodhja fizike, shpirtërore, humba në kllapi. Sytë m’u mbyllën, por kjo zgjati vetëm pesë-gjashtë minuta, sepse u çova me trishtim e frikë dhe pyeta e trembur:

“Erdhi Kristina”?!

“Jo, jo, nuk vjen sot Kristina”! – më tha babi. – “Po ti, ku do të shkosh tashti? Në punë apo në shtëpi”? Hodha sytë nëpër faqet e mureve, në tavan e, nuk po orientohesha dot.

“Në shtëpi, – i thashë, sikur po flisja me vete, – por nuk e di se ku është. E di ti”?

“E di, si nuk e di! Hajde të përcjell unë”! – më foli me ton të ngrohtë babai. Shihja nënën time që qante me dënesë. Unë sikur isha në një botë tjetër, në ato çaste dhe për mua ata të, sikur ishin njerëz të huaj. Jo vetëm prindërit e mi, por as vetë s’e dija kush isha, vetëm te Kristina, më rrinte mendja. Ndihesha e mbyllur në një botë errësire, ashtu si arra, brenda lëvozhgës së vet. U nisëm me babanë për në shtëpi, duke kaluar nëpër disa rrugica.

Pas gjashtë vjet e gjysëm, ja ku kisha hyrë në shtëpinë e prindërve, ku kisha lindur e, u bëra gjashtëmbëdhjetë vjeçe! Por kisha hyrë në atë derë, pa vetëdije, si e huaj, gjithmonë me mendimin, se isha futur në Komitet. Mendja ime nuk funksiononte mirë, isha bërë skllave e fiksimeve. Merrni vesh, apo jo?! Nuk njoha prindërit e mi, që t’i përqafoja! Gjendja ime shëndetësore, nuk ishte aspak e mirë.

Po mbytesha në dallgët e fiksimeve, që më shfaqeshin orë e çast, vend e pa vend. Kunati im, më çoi tek mjeku i ndërmarrjes, i cili më dha raport mjekësor, tre e nga tre, deri në nëntë ditë, pushim. Më pas, dhjetë ditë, m’i dha komisioni, me rekomandimin për tek neurologu. Fieri atëherë, nuk kishte neurolog, kështu që na duhej të shkonim në Vlorë. Nuk di përse Fieri, varej nga Vlora?!

SPITALI PSIKIATRIK

Të nesërmen u nisëm e shkuam në Vlorë me kunatin dhe, kur mbërritëm në spital, kunati çuditërisht, më kërkoi leje e hyri i pari tek mjeku. Më pas më thirrën mua, për vizitë. Doktori, i cili ishte një mesoburrë i qetë, nisi të më bëjë disa pyetje:

“Si e ke emrin”? – më tha me mirësjellje.

“E kam…”, – i thashë unë e hutuar e, s’dita ç’të them më tej. Isha futur në një siklet të madh, sa s’më kujtohej, as emri im.

“Si të quajnë”?

“Më quajnë…”, – mërmërita nëpër dhëmbë, e asgjë më tepër.

“Sa vjeçe je? – më pyeti me këmbëngulje mjeku, disi nervoz.

“Jam” – belbëzova unë, por nuk po më kujtohej asnjë gjë dhe shikoja kunatin, për ndihmë.

“Sa fëmijë ke”? – më pyeti mjeku, pa m’i ndarë sytë.

“Dy kam”! – i thashë, gati në mënyrë mekanike, si robot.

“Çfarë janë”? – qe pyetja tjetër rutinë, e mjekut.

“E di Xhevdeti”! – thashë unë, e mërzitur. Mjeku nuk u mërzit nga toni im, përkundrazi, sikur po miqësohej me mua dhe më tha:

“Me që je myzeqare, a mund të më ndihmosh nënën time? Ajo i ka qef zogjtë dhe ka zier dhjetë kokrra vezë, por nuk di të shtrojë klloçkën. Di ta shtrosh ti”?

“Di, – i thashë unë, e gjallëruar, – ia shtroj unë”, – por nuk e kapa në ato çaste, që vezët e ziera, nuk nxjerrin zogj.

“Meqë do të vish në shtëpinë time, – vijoi ai me provokimet e tij, – gruan s’e kam aty, po deshe, ndihmoje pak nënën time, se është plakë, që të mbushë ujin, sepse banojmë në katin e pestë. Nuk na vjen uji lart. Do të mbushim ujë në katin e parë. Shoshën dhe koshin i kam”.

“Jo, nuk mbushet uji me shoshë”! – i thashë si e trembur.

“Po me çfarë”! – pyeti mjeku.

“Me kova dhe kosh, mbushet”! – i thashë unë.

Mjeku më pyeste dhe shënonte (+) (-) në bllokun e tij. Mendimet e mija, sikur u ftilluan disi

“Jo, jo me kosh!- i thashë menjëherë, sepse u kujtova shpejt, që edhe koshi nuk mbante ujë. Si përfundim, mjeku neurolog më dha tre muaj pushim. Ishte korriku i vitit 1967. Mbarova pushimin tremuajsh e, fillova punë, disi më e qetësuar. Por prapë filluan ngacmimet, thirrjet, provokimet e, unë u hallakata prapë. Kunati, më çoi përsëri tek mjeku i ndërmarrjes, ku mora tri here, tri ditë pushim.

Më pas, 10 ditë të tjera, e më dhanë prapë rekomandim, për tek neurologu. Atyre të spitalit, u vinte shumë keq për mua dhe donin të më ndihmonin. Këtë herë kunati, më çoi në Durrës, tek doktor Vokopola, në shtator të ’67-ës.

Ky, pasi bëri vizitën, më dha tre muaj pushime prapë, ilaçe e, i tha kunatit: “Le të pijë nga tri, katër, ose pesë cigare në ditë”. Kunati vuri buzën në gaz lehtas e. i tha: – “O doktor, jemi nga Kavaja ne, jo nga Fieri. Në shtëpi kam gjyshen, nënën, si do të pijë cigare kjo para tyre? Ku është respekti”?!

Doktori më tha të prisja jashtë, sa të mbushte recetën. Nuk e di se çfarë i foli ai kunatit. Me ne, ishte dhe goca e tezes së Bardhit, e martuar në Durrës, me Isuf Xhymertin, një njeri xhanan, i mrekullueshëm, më të mirë nënat nuk bëjnë. Zimja, kështu quhej ajo, ishte shumë e dashur, mikpritëse e me zemër shumë të madhe.

Ajo erdhi me ne, tek doktori. Kur po shkonim në shtëpinë e saj e, kaluam afër një dyqani, ajo shpejt hyri brenda dhe bleu një stekë cigaresh “Partizani”, që ishin të modës në atë kohë. Sapo zbritëm e hymë në shtëpinë e saj, Zimja, hapi një paketë dhe tha fare çiltër: – “Ta ndezim nga një edhe ne, për qefin tonë”! – dhe më zgjati mua një cigare. Një e ndezi vetë, (as ajo nuk e pinte cigaren), por unë e kuptova që këtë veprim, e bëri për mua. Po më vinte turp, në atë situatë dhe kundërshtova:

“Jo, jo, nuk e pi”.

“E di që nuk e pi, por do ta pimë nga një bashkë”! tha ajo, duke ngulur këmbë dhe e ndezëm. Tamam si macja që pi uthull! Në moshën 22 vjeçare, kisha filluar cigaren! Të gjitha këto, fare nuk më kujtoheshin, por pas shumë vitesh, aty nga viti 1992-‘93, në një natë dimri, duke kujtuar jetën tonë, se çfarë kishim kaluar, kunati, si një përrallë, e tregoi këtë histori. Të gjithë qeshnin, me “bëmat” e mia, që jeta m’i kishte bërë peshqesh dhe talleshin, duke bërë shaka me mua, kështu e ashtu.

“Bobo, mirë që paskemi qenë të vegjël”! – thanë fëmijët duke qeshur, –  se ti na paske turpëruar fare”! – dhe më puthnin e më përqafonin, se donin të më hiqnin vëmendjen, duke më thënë; “Ti, je nëna më e mirë në botë”, dhe vazhdonin të qeshnin. Memorie.al