16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Flutura Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit: Ish të përndjekurve u kemi lidhur duart sërish dhe u kemi plasur shpirtin me burokracira

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund. Açka tha të përndjekurve ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit dhe u kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëshmshpërblimin.
Nënkryetarja e PD, për të treguar seriozitetin e politikës me këtë kategori të vuajtur, solli edhe njëherë në vëmendje bustet e Stalinit dhe Leninit që vijojnë të qëndrojnë në rezidencën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit. Në shenjë proteste, ajo vendosi dy fotot e busteve në sallën e Kuvendit.

FJALA E PLOTË E DEPUTETES SË PD, FLUTURA AÇKA, NË KUVEND

Të nderuar shqiptarë, kudo që të jeni!

Si dikush që një pjesë të jetës e ka kaluar në diktaturë, i kam ndjekur përherë me vëmendje sjelljen tonë institucionale, por edhe shoqërore, ndaj viktimave të diktaturës komuniste shqiptare, dhe tani pas tridhjetë vjetësh, më duhet të pohoj se në vend të shpengimit të domosdoshëm dhe detyrues ndaj tyre, ne i shërbyem pengimit sistematik dhe fyes të tyre.
Ne të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit, ne të djathtët me arnime ligjesh, me duatrokitje, e duke ua përdorur kauzat dhe votat, dhe ju të majtët, mbase me të drejtën tuaj ideologjike, i keni ndarë dhe përçarë në mënyrë perfide, bashkë me përdëllimet se po i dëmshpërbleni në këta dhjetë vite e fundit, kur dihet mirë se ky është një kusht i prerë i qartë për të hyrë në Europë.
Atje kemi shumë zell të shkojmë me gjithë barrën e 1430 shekujve burg që kanë vuajtur një pjesë e qytetarëve te këtij vendi, shqymje nga trupi ynë shoqëror që nuk u quajt kurrë me emrin e vërtetë: genocid.
Genocid i pastër. Shifrat e vërteta, edhe njerëzit që e frymëzuar dhe e shkaktuan, i dini mirë, madje njërin prej urdhëruesve e të tytave të nxehta, e përcollët me duatrokitje në pension dhe e liruat nga barra para se mëkati t’i bëhej barrë.
Ne, të dy palët politike, nuk i deshëm dhe aq ish-të përndjekurit politikë, ndaj edhe i luftuam jo me plumba, por me shpërfillje të plotë, ose i kuam me ligje dhe VKM-ra që kurrë nuk i zbatuam, cave iu dhamë vetëm thërrime, ca i shantazhuam me kinse dosje, ca i graduam qe të kontrollojnë të tjerët, por më të shumtët i mbuluam me heshtje, sepse e dinim se si të përkorë që janë, nuk japin bëzamë.
Por ata kishin më shumë nevojë për dashurinë tonë, dhe detyrimin që ne të ndërtonin Institucionin e Rehabilitimit të plotë, sa kohë nuk ua kthejmë dot ato 1430 shekuj jete të privuar.
Nga largësia e trojeve të tyre të epërme politike, morale, etike, emocionale, ata nuk këruan mëshirë, as lypën dashuri, ata, siç thotë në rreshtat e tij distopike Orëell “më shumë se nevojë për t’i dashur, donin që t’i kuptonim”.
Ne as këtë nuk e bëmë në tridhjetë vjet. As ligji për të drejtën e Informimit 119/2014, as ligji 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, as ligji 7514/1991 për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë, as ligji 8457/1991 për informacionin e klasifikuar, nuk na kanë shpenguar nga faji ndaj tyre.
Sepse ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit. Sepse ua kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëshmshpërblimin.
Sepse ua kemi fshirë dhe po ua fshijmë me tërbim të gjitha shenjat vuajtjeve të tyre, burgjeve, kampeve, dosjeve, dëshmive.
Sepse nuk i kemi treguar me gisht vrasësit, dhunuesit, persekutorët e tyre. Shikoni Shtëpinë e Gjetheve, turpin tonë ku i kemi fshirë me të bardha keqbërësit politikë!
Sepse i kemi latyrisur shenjat, i kemi vënë gunga me ngjyra Piramidës këtu afër, ia kemi shqyer kanatet dhe po e kthejmë në fjetore artistësh shtëpinë e dikatorit, në vend që ta bënim Muzeun e Dhunës.
Po, aty ishte truri i dhunës!
Sepse, mu para hundës sonë, në rezidencën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, ngrehinës ku bëjmë ligje për drejtësi njerëzore, dy përmendore të baballarëve të diktarutës, Leninit dhe Stalinit, na qesëndisin çdo mëngjes: “Hë, more trima?”
Po, sigurisht, si mund t’i shohim ne baballarët e baballarëve të shtrirë? Komunistët vdesin në këmbë. Apo jo?
A ka gjë më të paturpshme, më kriminale, më antinjerëzore, më të dënueshme se ta bësh këtë? Në një rezidencë qeveritare që paguhet me taksat e shqiptarëve?
Më thoni, të nderuar kolegë, çfarë do të ndodhte ta shihje përmendoren e Hitlerit në oborrin e ndonjë institucioni në Gjermani, dhe jo vetëm në Gjermani, por kudo në Europë?
Nëse i doni kaq shumë këta strategë, i vini në muze me përshkrimin se çfarë burrash të mirë kanë qenë, ose i vini te oborret e vilave tuaja. Ngaqë janë në inventar, do t’i blini lirë.
Qysh tani keni filluar festimet e 80-vjetorit të çlirimit, me logo e me fonde e shaje të kuq.
E bëni në respekt të historisë. Mirë bëni!
Shoqatën e veteranëve e prisni dhe e përcillni me nderime, madje po e trashëgoni edhe me tapi.
Natyrisht te festimet e mëdha ata do ta kenë merak edhe Komandantin e madh dhe ne do të bëjmë sikur nuk e shohim.
Ka mes jush këtu, që edhe pse kanë moshën e nipërve të veteranëve, janë me librezë veteranësh. Iu duhet, se ligji thotë se këto e këto privilegje kanë ata me librezë veterani, por jo po të ishe kalbur në burgjet e diktaturës.
Thuhet se ata që e bëjnë, nuk e konsumojnë vetë historinë, sepse ikin. Kjo vlen vetëm për ish-të përndjekurit politikë, po jo për veteranët tanë.
Ne, të nderuar kolegë, duhet të ndërtojmë Institucionin e Rehabilitimit, të vërtetë, gjithëpërfshirës, efektiv, në mënyrë të tillë që institucionet e rehabilitimit të jenë apolitike, të kenë lidhje dhe të japin e marrin mes tyre, jo t’ia hanë dheun njëri-tjetrit, siç ndodh në të vërtetë sot mes Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, i cili trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Punëve Sociale për çështjet e dëmshpërblimeve, kur në fakt kauza e tij është mirëfilli politiko-historike, por e çoi atje që t’ia heqim palcën tmerrit. Pra, nuk ka lidhje me Institutit të ish-të Perndjekurve dhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Diktaturës, puna e të cilit sabotohet nga të gjitha anët nga një molepsje me burim fshirjen e së vërtetës. Pra, nuk ka lidhje fare mes Institutit të ish-të Përndjekurve, Institutit të Studimeve dhe Autoritetit për Informim të Dokumenteve të ish-Sigurimit, institucion që ka detyrimin ligjor të ndihmojë dy të parët në zbardhjen e të vërtetave të 3000 mijë dosjeve, të 7000 varreve të të pagjetuvre dhe vrasësit dhe persekutorët me emër dhe mbiemër. Ata edhe punën, edhe partitë, edhe përkujtimet i kanë të ndara.
Përse nuk e kemi ne hartën e institucioneve të diktaturës që të trajtohet edhe nga Ministria e Turizmit? Duket cinike por këtu ka Turizëm Genocidal, si në Afrikën e Jugut, në Poloni, në Berlin.
A nuk mundet të jetë muze i diktaturës burgu i tmerrshëm i kaushëve të Burrelit, me histori tetëdhjetë e pesë vjeçare, vendi që u bë varri i arkitektit të vet, i tillë që të kujton tragjeditë e vjetra.
Për shkak të dendurisë së madhe të të burgosurve në qelitë e tij, edhe hahej, edhe flihej, edhe përmirej, edhe pëgërej në të njëjtin vend. Dëshmitë e familjarëve për ish-të burgosurit që nuk e ndërruan zakonin të flinin vetëm në brinjë, ngaqë nuk ishin mësuar të flinin në shpinë nga mungesa e vendit, janë rrëqethëse.
A nuk e meritonte 40-vjetori i Revoltës se Qafë Barit respektin tonë? Nuk meritonte respekt Sokol Sokol, i cili para togës së pushkatimit në Kuç të Shkodrës, u kërkoi ekzekutorëve që ta hapte vetë varrin e tij me kusht që të mos e vrisnin pas shpine, sepse nuk donte në trup plagë dezertorësh.
Sepse kishte një kauzë shumë të lartë: Lirinë!
A nuk e meritonte respektin tonë, ai dhe Tomë Ndoja, dy martirët e revoltës, për të cilët nuk ishte i mjaftë pushkatimi, por ministri i brendshëm i kohës urdhëroi t’i shkuleshin edhe sytë e të jepeshin për studime shkencore.
Po ata që dolën nga galeritë të vdekur e me kokë të shtypur, po ata që u shqyen nga ujqërit, sepse pas lirimit duhet të ktheheshin në këmbë maleve nëpër dimër për të mbërritur në shtëpi?
Pse u dhunua Spaçi nga barbarët, duke ia fshirë të gjitha gjurmët me mjetet e rënda të minierës përbri?
Dhe që të mos shqetësohet kanakari i politikës atje, do ta çojmë muzeun e Spaçit në Rreps? Kjo është e dënueshme dhe PD duhet ta çojë menjëherë në SPAK, se ky është korruptim sa të tjerat, sepse është korruptim historik, dhe bën dëm edhe më të madh.
Njëlloj edhe me burgun e Qafë Barit ku dheu i minierës tani është bërë pirg në vendin ku dikur bëhej apeli?
Por ne këtu, dhe ca atje jashtë, na ka mbytur keq e ngimja dhe padija, ndaj po e mbyll me fjalët Orëell-it siç e nisa, kur thotë se ndonjëherë “liria është skllavëri dhe padija është pushtet”, dhe mjerisht, me ne shqiptarët kjo ka ndodhur së paku në tetëdhjetë vitet e fundit të shtetit, duke e ndërtuar atë mbi plagët e të tjerëve.

“Shkon te Pellazgët për të gjetur fajtorin”, replika e Bashës: SPAK ekziston për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha në Kuvend ka replikuar me Ministren për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në lidhje me komisionin anti-korrupsion të propozuar nga mazhoranca dhe amendamenteve të dorëzuar nga PD për fuqizimin e SPAK. Basha tha se SPAK ekziston vetëm për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe nuk i fusin në rend dite propozimet e PD për të mos marrë kostot e votës kundër për forcimin e SPAK, vetingut të politikanëve dhe heqjen e imunitetit.

REPLIKA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË KUVEND

Ja që i dole për zot kot pikave dhe qëndrimeve, sepse ndonëse je aty si kryetare e Kuvendit, është e qartë që vetëm zbaton vendimin e atij të ka dhënë urdhër. i doli për Zot Elisa kur tha që ne nuk duam t’i fusim në rendin e ditës. As amendamentet që forcojnë SPAK-un, as ligjin për vettingun e politikanëve, as heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe për këtë njësoj si shefi i saj është gati, sipas versionit të saj sigurisht, shpik historira jo vetëm 12 vite e 15 vite përpara, por do shkojë tek pellazgët dhe ilirët për të na treguar që ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjeçar të kësaj qeverie që është arsyeja e vetme pse ekziston SPAK-u. SPAK-u ekziston për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nuk ka arsye tjetër që të ekzistonte SPAK-u. Ndaj, unë përsëris dhe njëherë thirrjen, meqë e pranuat që nuk jeni ju që i fusni në procedurë parlamentare, sepse nuk doni të merrni përsipër votën kundër vettingut të politikanëve, kundër heqjes së imunitetit të parlamentarëve, kundër amendamenteve për SPAK-un, që të paktën të dilni siç dolët ju sot publikisht që t’i thoni shqiptarëve ne duam një komitet koti që mos t’i kthejmë përgjegje shqiptarëve pse nuk votojmë amendamentet e PD për të forcuar, për të fuqizuar SPAK-un. Pse nuk duam të votojmë propozimet e PD për vettingun e politikanëve zonja Spiropali, është projektligj në Parlament dhe ju nuk e fusni në kalendarin e Parlamentit. Sepse nuk doni ta sillni në parlament e të votoni projketvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Këto janë 3 propozime konkrete, janë tre ligje. Njëri ka që në 24 prill në Kuvend, dy të tjerët kanë që në mes të nëntorit në Kuvend. Sado të futesh në historira në arkeologjira sipas mendjes tënde, shqiptarëve u ke borxh ti dhe shefi yt, t’i thoni haptazi: ne nuk duam ta votojmë ligjin për vetingun e politikanëve.

“Komisioni i PS krijohet varroset një ide”, Basha: Propozimet e PD për mbështetjen e SPAK, vetingun e politikanëve dhe heqja e imunitetit të vetmet akte kundër korrupsionit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit është shprehur se propozimi i PS që pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, është për të varrosur një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Basha tha se të vetmet akte të depozituara në Kuvend për luftën kundër korrupsionit, janë propozuar nga PD siç janë amendamentet që ndihmojnë SPAK-un, ligjin për vetingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVEND

Të dashur qytetarë, tëatri që shihni këtu në këtë sallë, bëhet për një arsye të vetme sepse as kryetarja e Kuvendit dhe askush tjetër në këtë sallë, nuk u kthen dot përgjigje pyetjes tuaj dhe pyetjes tonë, se pse ndërkohë kërkohet ngritja e një tjetër komisioni, a thua se nuk mjaftojnë 8 komisionet ekzistuese të parlamentit gjoja për luftë kundër korrupsionit. Të vetmet akte të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit, janë varrosuar në syrtarët e plurosur të kësaj shumice të përmbysur moralisht nga aferat korrupstive të kësaj qeverie të zhytur deri në grykë në këto afera. Të ministrave të vet në ndjekje penale, në qeli apo në arrati. Procedura është që sot sillni në këtë sallë një propozim për një komitet apo një komision dhe siç dihet fare mirë, krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Zonja kryetare e Kuvendit, ka më shumë se një muaj në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar amendamente e Partisë Demokratike ëpr të ndihmuar SPAK-un financiarisht me burime njerëzore dhe me amendime të kodit të procedurës penale.
Pse rrefuzoni të paktën ta sillni për diskutim. Çfarë ju shtyn të mbani për më shumë se 6 muaj e gjysmë larg transparencës, larg debatit parlamentar, larg votimit në parlament propozimin tonë për barazinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë para ligjit, përmes heqjes së imunitetit të parlantarëve. Pse bëni sikur nuk e shikoni propozimin tonë, ligjin për vettingun e politikanëve që ka që në 15 nëntor në Kuvendin e Shqipërisë. Korrupsioni më i madh në shqipëri është korrupsioni zgjedhor. Keni propozimet tona për listat e hapura, për barazinë e votës, për votimin elektronik dhe jo vetëm që nuk i sillni, por terminuat në mënyrën më tinëzare komisionin e reformës zgjedhore duke skaduar afatet muaj pas muaji në mënyrë që të organizoni një tjetër batërdi elektorale.
Zonja kryetare, sjellja juaj me procedurën parlamentare si shumicë, refuzimi për të sjell në këtë Parlament amendamentet tona që ndihmojnë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit qeveritar. Refuzimi juaj për të sjell në këtë parlament ligjin për vetingun e politikanëve, rrefuzimi juaj për të sjell në këtë parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës tuaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjatër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.

Administrata, 17.1% e vendeve të punës bosh, shkak nga pezullimet tek migrimi

Në vitin 2023 mbi 17 për qind e vendeve të punës në administratë ishin të paplotësuar me punonjës.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil vëren në raportin vjetor të vitit të shkuar se numri i vendeve vakante ka ardhur në rritje nga viti në vit.

“Shifrat e vendeve vakante vazhdojnë të mbeten të larta. Kjo shifër prej 17.1% që rezultoi në fund të këtij procesi është rritur me 1.6% krahasuar me rreth 15.5% që rezultoi në fund të procesit të mbikëqyrjes së kryer në vitin 2021, ku të dhënat u administruan për një periudhë 3-vjeçare (2019-2021)” thuhet në dokument.

Për të kuptuar arsyet se pse këto vende bosh nuk arrijnë të kompletohen Komisioneri ka kërkuar të dhëna nga Departamenti i Administratës Publike dhe pas kësaj janë konstatuar tre arsye: ligjore, b) arsye që për shkak të dinamikave që ndodhin me marrëdhënien e punës së nëpunësve civilë, është e pamundur të parashikohen dhe planifikohen në fillim të vitit, si dhe c) arsyet që nuk varen nga veprimet apo mosveprimet e nëpunësve apo funksionarëve që ushtrojnë autoritet administrativ, publik.

Në raport Komsioneri rendit më të detajuara këto arsye që shkaktojnë vakancat në administratë kur ndër të tjera dorëheqjet apo pezullimet e deri tek migrimi i popullsisë. Më poshtë lista e plotë e arsyeve:

  1. Ruajtja e vendeve vakante për punonjësit me status të veçantë, për të cilët, në përfundim të detyrës së tyre, ligji i posaçëm parashikon emërimin e tyre në pozicionet vakante pjesë e shërbimit civil apo në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin në detyrë të nëpunësve civilë.
  2. Dorëheqjet dhe pezullimet nga shërbimi civil për një kohëzgjatje më shumë se 3 muaj.
  3. Mobiliteti i nëpunësve civilë brenda sistemit të shërbimit civil nëpërmjet aplikimit të institutit të lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë apo transferimit të përhershëm.
  4. Largimi nga shërbimi civil për shkak të masave disiplinore apo lirimi nga shërbimi civil për çdo rast tjetër të parashikuar nga ligji.
  5. Zhvillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.
  6. Përshtatja e pozicioneve të punës me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 31.5.2023, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”.
  7. Numri i ulët ose mungesa e aplikantëve që zotërojnë diploma në fusha specifike ose mungesa e interesit për pozicione pune në vende të caktuara, jashtë qyteteve apo në bashki të nivelit të dytë dhe të tretë për shkak të pagave të ulëta apo largësisë me qendrën e banimit, të cilat çojnë në përfundimin e procedurave të rekrutimit pa asnjë fitues.
  8. Mosplotësimi në kohë i mangësive në dokumentacion nga ana e kandidatëve të paraqitur.
  9. Migrimi i popullsisë.

Revista Monitor

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Basha në Kuvend: Propozim që krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë

Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se propozimi që pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, është për të varrosur një ide të mirë apo të mos bësh asgjë.

Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se propozimi që pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, është për të varrosur një ide të mirë apo të mos bësh asgjë.

Basha tha se propozimet e PD mbahen në Kuvend dhe nuk futen në rend dite as për diskutim.

Basha: “Teatri që shihni në këtë sallë po bëhet për një arsye të vetme. Ndërkohë që pritet ngritja e një tjetër komisioni, të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit, janë varrosur në sirtarët e pluhurosur të kësaj shumice të përmbysur moralisht nga aferat korruptive, të kësaj qeverie të mbytur deri në fyt.

Sot sillni në këtë sallë një propozim që krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Prej një më shumë se një muaji në Kuvend janë dorëzuar amendamentet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht me burime njerëzore dhe me amendime të kodit të procedurës penale, pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim, çfarë ju shtyn të mbani larg transparencës propozimin tonë -për barazinë e qytetarëve para ligjit për heqjen e imunitetit. Pse nuk e shikoni ligjin për vettingun në politik. Merrni propozimet tona për ligjin zgjedhor”.

“Komisioni anti-korrupsion, një manovër e pastër elektorale”- Basha: Nëse duan të mbështesin SPAK, kanë gati amendamentet e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, është ndalur të flasë për mediat në nisje të seancës plenare, ku është shprehur se komisioni anti-korrupsion i propozuar nga mazhoranca është një manovër e pastër elektorale.

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Ashtu siç paralajmërova ditën e hënë, është e qartë se kjo është një manovër e pastër elektorale. Një Komision që nuk është Komision, ku emrat janë të përcaktuar, vetëm për t’u përpjekur për të shplarë aferat korruptive të kësaj qeverie. Nëse duan të mbështesin SPAK-un, kanë gati amendamentet e partisë demokratike. Dhe në fakt, sot shqiptarët meritojnë një përgjigje: pse Edi Rama, pse kjo qeveri, pse ky Parlament mban të bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e PD për të ndihmuar SPAK-un me burime njerëzore dhe me infrastrukturën e nevojshme ligjore. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e qartë. Ndryshe nga çthotë, kjo mazhorancë nuk ka asnjë interes të fuqizojë, apo të ndihmojë institucionalisht, financiarisht dhe nga pikpamja e kompetencave ligjore SPAK. Por po bëjnë gjithçka për ta dobësuar atë, për ta rrethuar atë, për ta goditur atë, për ta intimiduar atë. Atrsyeja po kështu është e thjesht, nuk ka arsye për SPAK-un të ekzistojë, nëse nuk do të kishim korrupsionin e Edi Ramës. Pa korrupsionin e Edi Ramës, të qeverisë së tij, të kryebashkiakëve të tij, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie.
Ndaj, kjo qeveri, ky kryeministër dhe SPAK, janë në antagonizëm të natyrshëm me njëri tjetrin. Megjithatë, që të mos duket sikur si opozitë jemi vetëm në rafshin e denoncimit, ne kemi bërë një propozim konkret: Votoni amendamentet për SPAK-un. Janë në Kuvendin e Shqipërisë, futeni në Komisionin e Ligjeve, silleni në Kuvend dhe jemi gatitë bashkojmë votat me Partinë Socialiste për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK-un, fuqizojnë luftën kundër korrupsionit. Por siç e thash kjo nuk ndodh për një arsye të thjesht, duhet t’i themi, duhet t’i qërojmë gjërat për shqiptarët. Po most ë ishte për korrupsionin e kësaj qeverie, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie, jo për shkak të kësaj qeverie. E njëjta gjë sa i takon reformës zgjedhore, ne jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë 3 muaj që kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kanë 3 muaj që nuk bëjnë asnjë transparencë në raport me kërkesat dhe me amendamentet e opozitës që nga listat e hapura, vota e diasporës, votimin elektronik dhe barazinë e votës. Pra, është e qartë që thelbi i luftës kundër korrupsionit që është fuqizimi i votës së qytetarëve, po kështu perceptohet në mënyrë negative nga kjo qeveri. Të vijmë te një tjetër propozim konkret, heqja e imunitetit për parlamentarët
A ka akt më kuptimplotë para shqiptarëvesesa parlamentarët të dorëzojnë imunitetin dhe të jenë para ligjit të barabartë si qytetarët. Asnjë fjalë, asnjë pipëtimë. i vetmi akt i kësaj qeverie akoma i freskët, është lirimi i të korruptuarve të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, me amnistinë penale. Amnistia penale u mbajt në syrtar për tre muaj, derisa bashkuan votat për të nxjerr të dënuarit për korrupsion. Pra, këto janë faktet dhe këto nxjerrin zbuluar këto bëma, këto gjëma nxjerrin zbuluar të vërtetën siç është. 10 muaj para zgjedhjeve as Edi Rama, as Partia Socialiste, as ata që bashkuan votat për të hequr, për të larguar të dënuarit për korrupsion nga ndjekja penale apo për t’i liruar nga dënimi i tyre, nuk kanë asnjë vullnet për të luftuar korrupsionin, janë të gjitha fjalë dhe lojëra fjalësh. Natyrishëm që Partia Demokratike nuk mund të jetë pjesë e lojërave të fjalëve të Edi Ramës, as të partisë socialiste, as të fushatës së saj elektorale. Partia Demokratike ka bërë propozime konkrete, PD flet me vepra. Aty i kanë amendamentet për SPAK-un, të vijnë t’i votojnë. Aty i kanë amendamentet për Kodin Zgjedhor që do të jepte një ndihmesë të madhe aktin kryesor të luftës kundër korrupsionit që janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, gangrene e demokracisë shqiptare. Aty e kanë amendamentin për heqjen e imunitetit të deputetëve. Këto janë problemet reale bashkë me emigracionin që siç e pamë, Shqipëria prap zë vendin e parë për azilkërkuesit në botë. Nuk zgjidhet kjo duke organizuar shfaqje të shtrebnjta, duke organizuar autobus për administratën publike në Athinë, apo duke shpenzuar miliona euro të taksave të shqiptarëve pa transparencë vetëm që t’i bëjnë qejfin të parit të qeverisë që është edhe i pari në përgjegjësi për largimin e shqiptarëve. Vendi meriton, shqiptarët meritojnë, Shqipëria meriton më mirë. SPAK meriton mbështetje dhe me amendamentet tona kjo mbështetje mundësohet. Shqiptarët meritojnë votën preferenciale, listat e hapura, shqiptarët meritojnë barazinë e votës, shqiptarët jashtë Shqipërisë meritojnë të votojnë dhe me propozimet tona kjo është e mundur. Shqiptarët meritojnë barazi para ligjit dhe me propozimin tonë për heqjen e imunitetit, kjo është e mundur. Këto nuk janë thjesht fjalë, këto janë akte në Kuvend, janë akte të PD. Pd është e vetmja forcë politike që me kurajo, me qartësi i ka ndërmarrë këto akte tash 6 muaj. Të tjerët bëjnë propagandë, siç është Edi Rama me qeverinë e tij burimi i korrupsionit në këtë vend dhe kryesi më i mad hi aferave korruptive dhe të tjerët që fshihen pas gishtit.

 

Denoncimi i Ing. Azmer Duleviç: Drejtori i OST Shkodër ka 2 vite në pension dhe i rinovohet kontrata e punës. Arsyeja, nuk gjendet një i ri!

Inxhinieri, Azmer Duleviç, denoncon rastin e paprecedent me drejtorin e Njësisë Operative Shkodër, pjesë e OST, i cili edhe pse ka dalë në pension, sërish i është rinovuar kontrata e punës në këtë institucion. Në postimin e tij në Facebook, Duleviç shprehet se kontrata është rinovuar dy herë me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të OST, Skerdi Drenova. Ndërkohë në kontratë thuhet se arsyeja e mbajtjes në punë të drejtorit pensionist është nga pamundësia për të gjetur një të ri që sipas inixhierit është një absurditet.

DENONCIMI i PLOTË

Edi Rama prezantoi planin për motivimin e administratës, por për cilën administrat e ka fjalën?!
Për drejtorat e OST që dalin në pension dhe vazhdojnë të paguhen, duke mos i lënë vend profesionistëve të rinj të punësohen?
Partia Demokratike denoncon rastin e drejtorit të Njësisë Operative Shkodër, pjesë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili ka dalë në pension në vitin 2022 dhe i është rinovuar dy herë kontrata me firmën e Skerdi Drenovës, Drejtor i Përgjithshëm i OST.
Arsyetimi i rinovimit është absurd, nuk gjejmë dot të rinj për ti punësuar!
Cili i ri do preferonte të largohej për në emigrim, duke pasur në vendin e tij punësim me një pagë 1.4 milionë lekë në profesionin e tij?!
OST prej vitesh është kthyer në një vatër punësimi për militantët, duke larguar profesionistët nga radhët e saj dhe duke mos lënë asnjë hapësirë për profesionistët e rinj.
Partia Demokratike është dhe do të jetë pranë qytetarëve si dhe i mbështet ata të denoncojnë çdo padrejtësi, abuzim me pushtetin, nepotizmin dhe korrupsionin me paratë dhe pasuritë publike.

Loja me porta të vogla për Reformën në Drejtësi.

Nga Desada Metaj

Që në muajin janar, një pjesë e medias raportoi lidhur me inisiativën e grupit parlamentar të PS për ngritjen e një komisioni që do rishikonte reformën në drejtësi. Vetë socialistët duke përdorur Spiropalin nxituan ti mohonin këto zëra edhe pse çka ndodhi më pas rezultoi e vërtetë.

Pak ditë më parë Edi Rama foli publikisht për një qasje të re për luftën kundër korrupsionit. Ai kërkoi përmirësime në ligjet e reformës dhe jo krejt rastësisht, ambasada amerikane me anë të një reagimi e mbështeti qasjen e kryeministrit. Se çfarë do të thotë kjo në realitet mbetet për t’u parë. E sigurt është që inisiatorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të reformës dhe Spak-ut nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Kjo, ndoshta nuk përjashton dhe përmirësimin e saj. Për të cilën inisiativa e Ramës sa kohë nuk ka asgjë konkrete nuk mund të paragjykohet prej tyre. Të paktën në mënyrë diplomatike apo publike qoftë.

Duke u përpjekur të marrë diçka dhe lavdia e Spak e duke shfrytëzuar momentin, Rama vijoi projektin e tij me Fatmir Xhafën, si të rilindurin e radhës që merr flamurin e luftës kundër korrupsionit dhe të reformës në drejtësi. Por për ta realizuar këtë ide të tij, Edi Ramës i duhen më shumë se votat që ka në dispozicion PS.

Lypja e parë i shkoi grupit të Gazment Bardhit. Që nuk nxitoi ta hidhte poshtë ofertën duke u treguar i kujdesshëm me deklaratat publike madje edhe duke abstenuar për rezolutën për të njëjtën çështje. Por megjithë përpjekjet për një marrveshje të re me Ramën, fijet e dukshme dhe të padukshme të Gaz Bardhit me qeverinë i preu pa paralajmërim Sali Berisha. Ndërsa rikthimi i parlamentit në normalitet bashkë me amnistinë u paketuan si fitoret e Gazit, përfshirja në një komision me Fatmir Xhafën duket të jetë e papranueshme për Rithemelimin.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që do merrte vendim për komisionin, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi apo Lefter Gështenja nuk e kanë fshehur përpjekjen dhe nxitjen për të ndarë karriget me socialistët dhe Fatmir Xhafën në komision. Por si rastësisht, në të njëjtën kohë që zhvillohej kjo mbledhje, Flamur Noka doli live në një intervistë televizive duke përjashtuar çdo mundësi për votimin pro apo pjesmarrjen e Rithemelimit në këtë komision.

Ky qëndrim i mëkëmbësve të Berishës i zbehu shpresat e grupit te Bardhit për të qenë dhe njëherë protagonistë të marrveshjeve me mazhorancën. Këtë herë qartas Sali Berisha ka vendosur ta luajë vetë lojën, marrveshjen apo aleancën fluide (siç i pëlqen shpesh ta quajë) me Edi Ramën.

Se ç’do të ndodhë dhe sa serioz është Rama për këtë inisiativë, kjo pritet të shihet gjatë muajve në vazhdim. Fakt është që draftet për ndryshimet e mundshme të reformës kanë nisur të qarkullojnë edhe në seli të ndryshme diplomatike. Ndërsa për një pjesë të opinionit publik ky komision po konsiderohet si komisioni “anti Spak” më të frikësuarit dhe goditurit prej këtij të fundit,qeveria dhe Rithemelimi nuk do të bëhen bashkë për të rishikuar reformën.

Por dhe në rast se do të ngecet tek numri i votave që duhen për ti miratuar ndryshimet , ky duket të jetë dhe problemi më i vogël për Edi Ramën. Parlamenti shqiptar e ka treguar veten të aftë që në çdo legjislaturë të prodhojë “Rudina Hajdari” të gatshme për të bashkuar votat me qeverinë…në emër të një opozite që si alternativë u ofron shqiptarëve lojërat me porta të vogla me Ramën.

Komisioni anti-korrupsion, një nismë ëngjëllore apo djallëzore?

Nga Ervis Iljazaj

Shqipëria është ndoshta vendi që thyen çdo rekord për reformat anti-korrupsion që ka ndërmarrë në 34 vite tranzicion. Madje këtu te ne ekziston edhe një ministri anti-korrupsion, gjë e cila nuk gjendet në asnjë vend të botës. Ndoshta në ndonjë vend afrikan ku korrupsioni dihet që është galopant. E megjithatë, Shqipëria në të gjitha raportet ndërkombëtare të besueshme renditet në vendet me korrupsion të lartë. Që në këtë qeveri korrupsioni është i madh, nuk është më opinion por një fakt.

Edhe pse Shqipëria ka të gjitha këto reforma kundër korrupsionit, e vetmja gjë që ka ndryshuar në luftën kundër tij është puna e SPAK. Nëse nuk do të ishte për hetimet dhe aktivitetin e SPAK, lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri do të ishte po njësoj si në 34 vite. Shumë reforma, shumë ligje, shumë nisma dhe asnjë rezultat.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto reforma, agjenci apo dhe ministria kundër korrupsionit, mazhoranca së fundmi ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, i cili do të ketë si synim luftën kondër korrupsionit nëpërmjet nismave ligjore apo masave të ndryshme, gjë të cilën e paraqet si detyrim të Shqipërisë në kuadër të integrimit europian.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është se si politika shqiptare e cila e ka krijuar korrupsionin shqiptar mund ta luftojë atë? Si mundet që krijuesit e problemit të jenë zgjidhësit e tij?
Por më e rëndësishmja, përse pikërisht tani? Përse pikërisht tani kur lufta kundër tij po kryhet pak a shumë në mënyrë efikase nga SPAK? Ç’kuptim ka që një qeveri pas 11 vitesh në pushtet vendos një ditë të bukur se ajo ka vullnetin të luftojë korrupsionin, aq me tepër në fund të mandatin?

Sigurisht këto janë pyetje retorike. Përgjigjet gjithsecili mund ti japë vetë.
Vullnetin e politikës shqiptare për ta luftuar korrupsionin e kemi parë në 34 vite dhe i dimë rezultatet. Atë që s’kishim parë dhe po e shohim sot, është vullneti i një organi të drejtësisë për të luftuar korrupsionin siç është SPAK.
Momenti i zgjedhur për të krijuar një komision që i parapriu një rezolute mund të ketë disa arsye.

E para, sepse korrupsioni është kthyer tashmë në problemin kryesor të qeverisë. Në këtë kuptim, Edi Rama dhe mazhoranca kërkon ta kurojë këtë problem. Mënyra më e mirë, sigurisht është të kthehesh nga i akuzuar në zgjidhës të problemit. Pra, kjo qeveri në vend që të japë llogari për korrupsionin e saj po merr flamurin e luftës kundër tij. Duket si një skizofreni politike, por lufta kundër korrupsionit do të jetë kali i betejës së Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

E dyta, fakti që Rama po fton të gjitha forcat politike në këtë nismë, parlamenare ose jo, shoqërinë civile apo ekspertë të ndryshëm, kërkon që korrupsionin ta paraqesë si një fenomen kulturor dhe një gjendje të pashmangshme të Shqipërisë. Dhe në këtë mënyrë, të lajë duart nga përgjegjësia e tij. Sa më shumë pjesamarrës në këtë ‘’luftë’’, aq më shumë humbet përgjegjësia e tij dhe e qeverisë së tij.

E treta, dyshimi më i madh se përse ngrihet ky komision në këtë moment, është pikërisht për të penguar avancimin e SPAK në hetimet kundër korrupsionit në nivele të larta të politikës. Çdo ditë përpara SPAK paraqiten zyrtarë të lartë të qeverisë. Shumë bashkëpunëtorë të Ramës janë sot nën akuzë apo edhe mbrapa hekurave. Edhe pse Rama shprehet se është vullneti i tij që kjo gjë po ndodh dhe do të marrë meritat, ai e di fare mirë që kundërshtari i vërtetë i pushtetit të tij është SPAK. Pa dashur, SPAK është kthyer në opozitarin kryesor të kësaj qeverie.

Dhe në këtë betejë, në luftën kundër SPAK, ka një aleat të madh. Është rithemelimi që drejtohet nga Sali Berisha, i cili betejën e tij politike kryesore e ka pikërisht në delegjitimimin e SPAK. Çdo ditë, nuk bënë gjë tjetër veçse sulmon SPAK, madje e quan atë organizatë kriminale. Në këtë pikë, Rama dhe Berisha takohen. Për shkak të kësaj politike, një pjesë e opozitës shqiptare po humbet kauzën e saj kryesore, atë të luftës ndaj korrupsionit.

Për të gjitha këto arsye, nisma e mazhorancës për të ngritur komisonin e posaçëm në luftën kundër korrupsionit ngjan më shumë si një nismë djallëzore sesa ëngjëllore. Nëse opozita shqiptare do të bëhet pjesë e kësaj farse, nëse do të “luftojë’’ korrupsionin me njeriun që e konsideron si kryeministrin më të korruptuar në botë, padyshim do të humbasë besueshmërinë njëherë e përgjithmonë. Megjithëse shenjat e bashkëpunimit me Ramën në parlament i ka dhënë. Që nga votimi i amnistisë që liroi njërëz të korruptuar e deri të Reforma Zgjedhore./ Liberale.al

Rritet numri i atyre që marrin nënshtetësinë gjermane, shumica sirianë! Pëse “lokomotiva” e BE-së po hap dyert

Më shumë të huaj se kurrë morën vitin e kaluar nënshtetësinë gjermane. Zyra e Statisitikave në këtë vend thotë se e pasaportën gjermane u pajisën mbi 200.000 vetë, shumica të rinj dhe gati gjysma e tyre femra. Vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësinë të huaj nga 157 kombësi të ndryshme.

Rritet numri i atyre që marrin nënshtetësinë gjermane,

Mosha e tyre mesatare ishte 29,3 vjeç, dukshëm më e re se mesatarja e popullsisë gjermane me 44 vjeç. Grupin më të madh të personave të natyralizuar e përbëjnë sirianët. Pjesa dërrmuese e tyre duket i plotësonte kushtet. Kështu rezulton se 75.500 sirianë morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, më shumë se një e treta e të gjitha nënshtetësive.

Grupin e dytë më të madh të të huajve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane e përbëjnë turqit dhe irakianët, me rreth 10.700 vetë secili.

Sipas ligjit në fuqi në vitin 2023 marrja e nënshtetësisë është e mundur pas tetë vjetësh qëndrimi në Gjermani. Por nga janari i këtij viti Gjermania e ka reformuar të drejtën e nënshtetësisë, duke e lehtësuar marrjen e saj. Ata që e sigurojnë vetë jetesën dhe plotësojnë kushtet e kërkuara mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 vjetësh.

Risia tjetër është pasaporta e dyfishtë, që është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. E re është se të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, e sidomos përgjegjësinë për mbrojtjen e jetëve hebreje.