32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor/ 450 milionë shikues dhe 200 vende, Liga e Kampioneve “pushton” globin

UEFA ka publikuar disa të dhëna për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet shtunën, më 1 qershor, mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.

UEFA pret që audienca për finalen e madhe të Londrës të arrijë në 450 milionë shikues në mbarë botën. Takimi parashikohet të shihet në më shumë se 200 vende të botës. Për finalen e “Uembli”-t do të jenë rreth 570 përfaqësues të mediave. Prej tyre, 320 do të jenë në tribunën e shtypit dhe 153 do të jenë fotografë në fushë.

8 FINALE – Kjo do të jetë finalja e tetë që do të luhet në “Uembli”, me një kapacitet prej 90,000 spektatorësh. Këto tetë finale evropiane janë një rekord dhe e treta në Champions në formatin aktual. Një prej tyre ishte ai që Dortmundi humbi kundër Bajernit. Për kuriozitet, Reali nuk ka luajtur kurrë një finale në Londër.

TROFEU – Kupa e famshme, është 73.5 centimetra e lartë dhe peshon 7.5 kilogramë. Ajo u projektua dhe u krijua në Bernë nga Jurg Shtadelman dhe ai kaloi 340 orë për ta finalizuar trofeun e lakmuar. Trofeu aktual është versioni i pestë i origjinalit dhe skuadra fituese do të marrë 40 medalje për lojtarët dhe stafin teknik.

Depresioni/ Ekspertët thonë pesë ndryshimet në sjellje që tregojnë se keni një problem

Depresioni është një çrregullim i zakonshëm që ndonjëherë kalon pa u vënë re, por personi që e përjeton do ta ketë të vështirë ta përshkruajë atë dhe miqtë e familja e tij nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë. Ekspertët nga Universiteti i Kolorados në Boulder përshkruajnë një model sjelljesh që e tradhtojnë atë.

Sipas tyre, njerëzit me depresion:

Nuk ngrihen nga shtrati

Të gjithëve u ndodh që ndonjëherë të mos duan të largohen nga shtrati për shkak të mërzisë apo për disa orë më shumë gjumë. Por kur pas këtij refuzimi qëndron mungesa e ndonjë motivimi, nga përgatitja në mëngjes deri te larja e dhëmbëve, atëherë mund të jetë një simptomë depresive. Depresioni nxit ndjenjën e lodhjes dhe rraskapitjes mendore deri në pikën ku aktiviteti më i thjeshtë i përditshëm duket si një punë e përditshme.

Ata kanë probleme me gjumin

Lodhja fizike dhe mendore e shkaktuar nga depresioni do të ndikojë në zakonet e gjumit në një sërë mënyrash. Në disa raste, gjumi do të bëhet një “ngushëllim” dhe një mënyrë për të kaluar ditën pa dhimbje, kështu që kohëzgjatja dhe shpeshtësia e tij gjatë ditës do të rritet. Në raste të tjera, mund të shfaqen periudha të pagjumësisë dhe vështirësi në fillimin dhe mbajtjen e gjumit. Mungesa e gjumit adekuat dhe cilësor shoqërohet me rritje të nivelit të stresit dhe rrjedhimisht më shumë mendime negative dhe shqetësime.

Ata përjetojnë ndryshime në oreksin e tyre

Depresioni mund të ndikojë në zakonet e të ngrënit dhe oreksin, duke rritur, ulur ose eliminuar ndjenjën e urisë. Çrregullimet e gjumit përfshihen ndjeshëm në këto ndryshime, pasi kjo e fundit kontribuon në rregullimin e hormonevë të urisë.

Janë pa humor dhe nervoz

Ndryshimet e humorit me shpërthime zemërimi dhe të qara në raste të vogla ose të parëndësishme dhe më pas një periudhë qetësie është një tipar kryesor i depresionit. Ekspertët theksojnë se nëse nervozizmi apo luhatjet e humorit zgjasin më shumë se disa ditë, atëherë me shumë mundësi bëhet fjalë për depresion.

Ata e kanë të vështirë të përjetojnë gëzim dhe të lidhen

Depresioni është pothuajse i ndërthurur me anhedoninë, paaftësinë për të nxjerrë gëzim dhe kënaqësi nga çdo gjë, e cila gradualisht çon në humbjen e interesit për aktivitetet e dashura më parë si hobi, shëtitjet, jeta sociale dhe seksuale. Në të njëjtën kohë shfaqen vështirësi në lidhjen me persona të tjerë si miqtë, partnerët dhe të afërmit, ngrihet një mur që pengon marrëdhëniet ndërpersonale, saqë ambienti i ngushtë nuk mund të ndihmojë.

U zbulua nga “SKY ECC” duke drejtuar organizatën e kokainës nga Shqipëria, dënohet 12 vjet burg

Drejtuesi i një organizate aktive në shitjen e lëndëve narkotike u dënua të mërkurën nga gjykata penale e Liège në Belgjikë me 12 vjet burg.

Ndaj tij është urdhëruar edhe konfiskimi i 1.5 milionë eurove. Në këtë rrjet të shitjes së kokainës dhe kultivimit të kanabisit ishin përfshirë rreth 30 persona, kryesisht me kombësi shqiptare.

Hetimi i kryer në shërbimin e mesazheve të koduara “SKY ECC” zbuloi ekzistencën e një organizate kriminale të drejtuar nga Shqipëria dhe aktive në trafikun e drogës.

Tregtarët, të vendosur në Liège dhe Charleroi, porositën rregullisht kokainë nga një furnizues me bazë në rajonin e Antëerp. Atyre u ishin dorëzuar disa blloqe kokainë, me çmime rreth 32 mijë euro për kilogram.

Udhëheqësi dha udhëzimet e tij nga Shqipëria, rishiti mallrat e porositura te tregtarët vendas dhe dërgoi njerëzit e tij që të kujdeseshin për dërgimin. Disa nga blloqet e kokainës madje ishin varrosur në pyll për të shmangur dyshimet. Disa nga të pandehurit kishin diversifikuar aktivitetet e tyre duke zhvilluar kultura cannabis në Ombret, Jemeppe-sur-Meuse, Houffalize dhe Verviers.

Kreu i organizatës u dënua me 12 vite burg dhe iu konfiskuan 1.5 milionë euro. Togerët e tij u dënuan me nga 5 deri në 9 vjet burg. Anëtarët e grupit u dënuan me dënime nga 18 muaj deri në 3 vjet burgim. Gjithashtu u dhanë dy pafajësi, si dhe një dënim pune dhe një dënim me kusht për konsumatorët që kishin dhënë ndihmë modeste për organizatën, në këmbim të konsumit të tyre personal.

Pampuri: Lufta ndaj korrupsionit të nisë nga korrupsioni zgjedhor, Rama po bën hipokrizi

Deputetja demokrate Oriola Pampuri në rubrikën Opinion në News24 tha se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga korrupsioni zgjedhor.

Pampuri tha se bashkëpunimi i politikanit me bandat nuk e bën as të besueshëm as politikan të fortë. Deputetja demokrate tha se PD nuk do të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm, duke e cilësuar atë si një hipokrizi të Edi Ramës.

Pampuri e konsideroi të pakumptimtë ngritjen e një komisioni të posaçëm vetëm 9 muaj përpara zgjedhjeve, ndërsa theksoi se duket se kjo nismë do përdoret kundër SPAK.

Lidhur me turin e takimeve të Edi Ramës me diasporën, Pampuri tha se këto ture duhet ti bëjë çdo parti përballë propozimit që PD ka bërë lidhur me votën e diasporës. Ndërsa e cilësoi si hipokrizi nga Edi Rama takimet me shqiptarët e diasporës, Pampuri u shpreh se Kryeministri ka larguar nga Shqipëria shqiptarët dhe sot shkon dhe bën show.

Kryeministri shkon dhe përshëndet shqiptarët që i përzuri, shkon bën shoë dhe bën të njëjtin veprim ashtu sikundër ka bërë vite më parë kur i binte dajres”, tha pampuri.

Gjykata Speciale lë në paraburgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë lënë nën masën e paraburgimit ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Kjo pasi trupi gjykues konstatoi se ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor.

Në dokumentin publik thuhet se vendimi është marrë më 24 maj.

“Që nga vendimi më i fundit i paraburgimit, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyeshmërinë e paraburgimit. Në të vërtetë, ecuria e vazhdueshme e gjyqit përmes dëshmisë së të gjashtëdhjetë e pestë (65th) dëshmitarë dhe zhvillimet e tjera në këtë rast konfirmojnë në mënyrë të prerë domosdoshmërinë e paraburgimit”, është thënë nga DHSK-ja në vazhdimin e paraburgimit për Thaçin.

Image

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shifrat alarmante të fruthit/ OBSH bën thirrje për vaksinim: 56 mijë raste u shtuan në 3 muajt e fundit në Evropë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për rritjen e rasteve të prekura nga fruthi, duke paralajmëruar se numri i rasteve mund të kalojë nivelin e vitit 2023 ku janë raportuar gjithsej 61.070 raste.

 

Sipas shifrave të fundit, 56,634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 vendet e Evropës të OBSH-së në tre muajt e parë të vitit 2024.

Në vitin 2023 , ishin raportuar gjithsej 61,070 raste – më shumë se gjysma kërkon shtrimi në spital – dhe 13 vdekje nga 41 vende, ndërsa në vitin 2022 vetëm 941 raste .

Edhe një rast i fruthit duhet të jetë një thirrje urgjente për veprim” – tha Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.

“ Askush nuk duhet të vuajë pasojat e kësaj sëmundjeje shkatërruese, por lehtësisht të parandalueshme. Unë përshëndes çdo vend që ka rritur përpjekjet e tij për të ndaluar transmetimin përmes vaksinimit përforcues. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme , edhe aty ku mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit është i lartë, të vaksinojnë grupet vulnerabël, të mbulojnë boshllëqet e imunitetit dhe kështu të parandalojnë përhapjen e virusit në çdo komunitet .”

Fruthi është një sëmundje virale dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në mbarë botën, që transmetohet me frymëmarrje, kollë ose teshtitje dhe mund të prekë çdo person të paimunizuar me komplikime potencialisht serioze si verbëri, encefalit, diarre të rëndë dhe pneumoni. Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqe të kontaminuara deri në 2 orë .Nëse qarkullimi i virusit vazhdon për më shumë se 12 muaj, ka shumë mundësi që ato të deklasifikohen.

Fëmijët pa mbulim vaksinimi

Në vitin 2023, pothuajse gjysma e rasteve të raportuara ishin nën moshën 5 vjeç , duke reflektuar numrin e madh të fëmijëve që humbën vaksinat thelbësore kundër fruthit dhe sëmundjeve të tjera gjatë pandemisë Covid-19  kombinuar me rikuperimin e ngadaltë të mbulimit të vaksinimit në 2021. dhe 2022.

“ Rritja e rasteve të fruthit është një shenjë e qartë e një kolapsi të mbulimit të vaksinimit. Ndërsa rastet e fruthit vazhdojnë të rriten, veprimet në nivel qeveritar janë të nevojshme si për të forcuar sistemet shëndetësore ashtu edhe për të zbatuar masa efektive të shëndetit publik për të siguruar që të gjithë fëmijët të mbrohen nga kjo sëmundje e rrezikshme por e parandalueshme, ” tha Regina De Dominicis, Drejtore Rajonale e UNICEF-it. Evropë dhe Azinë Qendrore.

Në mesin e fëmijëve nën moshën 5 vjeç që u prekën nga fruthi në vitin 2023 , më shumë se tre të katërtat nuk kishin marrë asnjë dozë të vaksinës së fruthit dhe rreth 99% e tyre nuk kishin marrë dy dozat e nevojshme të vaksinës gjithëpërfshirëse.

10 vendet me më shumë raste

Në vitin 2023 janë regjistruar më shumë se 300 mijë raste të fruthit në mbarë botën, një numër që do të tejkalohet këtë vit, tregojnë të dhënat e deritanishme. ” Shpërthimet e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse do të ndodhin kudo ku virusi gjen xhepat e njerëzve të pavaksinuar ose të vaksinuar në mënyrë të pamjaftueshme ,” theksojnë ekspertët e UNICEF-it.

Zero transparencë për komisionin anti-korrupsion, Pampuri: Po synohet krijim i një strukture paralele me SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me votimin që pritet të mbahet nesër në Kuvend për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion.

Ajo tha se po synohet krijimi i një strukture paralele me SPAK, ndërsa tha se për diçka të tillë nuk kishte asnjë nevojë.
Pampuri tha se Shqipëria e ka tashmë strukturën e nevojshme, siç është SPAK dhe nevojitej vetëm mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Ne abstenuam sepse u bënë 11 vite që mazhoranca ka të gjitha pushtetet.

Mazhoranca duhej të mbështeste SPAK nuk kishte nevojë për një strukturë paralele që nuk ka asnjë transperencë. Kush do të jetë pjesë e komisionit? Deputetët një pjesë e të cilëve janë thirrur në SPAK apo emra të cilët pas tyre dalin investitorët strategjikë?
SPAK po godet kokat e politikës, duhet mbështetur.

Jemi vetëm 10 muaj para zgjedhjeve. Kemi SPAK dhe Reformën në Drejtësi, pse duhet ç’ndodhi që Rama propozoi diçka të tillë? Të bën të mendosh se ndjehet i kërcënuar. Një kryeministër që çdo ditë i paraqiten në SPAK ministra, deputetë, drejtorë bashkish, është e rëndë”, tha ajo.

“Rithemelimi, në krizë totale”/ Zekthi: Pas zgjedhjeve në një qorrsokak. Berisha s’e do reformën në drejtësi

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Fitim Zekthi foli për Komisionin për Reformat. Ai tha se Rithemelimi ka qenë në një krizë të plotë, ndërsa shtoi se çështja e luftës së SPAK kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme.

“Mund të them Rama ka dështuar në punën e saj sepse vendi është përfshirë në korrupsion. Po ashtu edhe opozita është totalisht e dështuar. Për Bashën mund të them që përfaqëson opozitën që në koordinata është aty ku duhet. Dhe mund të them që është e qartë që Berisha nuk mund të vijë në pushtet”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se faktorët ndërkombëtarë duan një përpjekje për një drejtësi të pavarur.

“Ata e përshëndesin sepse është një deklaratë diplomatike, një gjuhë normale. Kërkojnë bashkëpunim të palëve sepse kjo është gjuhë diplomatike normale politike”, shtoi ai.

Fitim Zekthi u ndal edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se të gjitha ata që kanë prekur paranë publikën janë të frikësuar nga drejtësia.

“Askush nuk mund ta përballojë dot i vetëm SPAK. Berisha nuk e do reformën në drejtësi. Kryeministri Rama ka dashur të zgjedhë me dhunë një tjetër njeri në krye të SPAK. Pra dihet që ai nuk e do drejtësinë”, tha ai.

“Ka aktivizuar funksione të reja”- BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

 

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

“S’mund të ketë bashkim fals të opozitës”/ Zekthi: SPAK po sjell ndryshime, do ketë pasoja edhe në sistemin politik

Analisti Fitim Zekthi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi edhe platformën e propozuar nga kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Zekthi nuk u shpreh optimist sa i përket pikave të propozuara nga Shehi, duke thënë se s’mund të ketë bashkim fals të opozitës dhe se Shqipëria ka një strukturë problematike ekonomike dhe me krimin dhe korrupsionin e përbashkueshëm.

“Opozita do të ishte e duhura po të adresonte këto probleme. Nuk na duhet një opozitë që të bashkohemi kot dhe pa zgjidhur asnjë problem. Kemi një opozitë që trajton hallet e Shqipërisë dhe një grup tjetër që thonë se problemi është Dumani, Amerika dhe të tjera. Këto të dyja nuk mund të jenë kurrë bashkë. Shqipëria ka treguar se nga viti në vit ka ardhur duke e mbyllur sistemin dhe në këtë mënyrë s’mund të largohen politikanët e vjetër. Këta janë sikur kanë zbritur nga qielli. Shqipëria me këtë sistem politik nuk mund rigjenerohet vetë. SPAK, reforma në drejtësi, po përpiqet të prodhojë ndryshime më të mëdha dhe do të kenë pasoja në sistemin politik shqiptar. Sa për Bashën, mund të them që nuk është profet, është njeri me problemet e veta, tani i janë turrur Bashës, sikur kushedi çfarë ka bërë. Por mund të them se datë 1 do të ketë paraqitje të programit”, tha më tej Zekthi.