22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

“I kemi kursyer buxhetit 3.4 milionë euro”- Kryetari i KPP te ‘Ligjet’: 40.5% e totalit të ankesave janë paraqitur për kriteret e kualifikimit! 59.4% për vlerësimet përfundimtare

Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore  për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit 2023.

 

Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri është shprehur se në Komisionin e Prokurimit Publik janë 886 ankesa të paraqitura në vitin 2023.

Myzyri tha se janë paraqitur 351 ankesa në lidhje me kriteret e kualifikimit dhe 504 ankesa për vlerësimet përfundimtare.

“Vetëm në ankesat për vlerësimin përfundimtar, i kemi kursyer buxhetit të shtetit  3.4 milionë euro si diferencë e ofertës së kualifikuar nga ana e autoritetit kontraktor dhe ofertës së ankimuar nga ana e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procesin e prokurimit publik”, tha ndër të tjera Myzyri.

“Do të doja të ndalesha në dy momente të rëndësishme, në rolin Komisionit të Prokurimit Publik dhe sistemin e Prokurimit Publik në tërësi. Komisioni i Prokurimit Publik ai është i paraparë nga ligji dhe nga direktiva si një institucion i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të ligjshëm të operatorëve ekonomik kundër vendimmarrjes së autoriteteve ose enteve kontraktore. Për analogji, është t’i kërkosh gjykatës pse ka kërkesë padi.

Ajo që unë di të them, se në 4 vitet e fundit, Komisionin i prokurimit publik ka kaluar në një transformim rrënjësor në tre drejtime. Ne jemi të ndërgjegjshëm në problematikat në sistemin e prokurimit publik, për këtë arsye ne nuk mund të themi që nuk kemi patur ankesa. Janë 886 ankesa të paraqitura në vitin 2023. Dhe nëse shkojmë te ankesat në lidhje me kriteret e kualifikimit janë paraqitur 351 ankesa ose 40.5% e totalit të ankesave. Në këtë rast, komisioni ka vendoru pranin e 60.7% të këtyre ankesave dhe ka vendosur të mos pranojë 15.1% të ankesave.

Për vlerësimet përfundimtare, janë paraqitur 504 ankesa ose 59.4% e totalit të ankesave.  Komisioni ka vendosur të pranojë 43.6% të ankesave dhe ka vendosur të mos pranojë 31.1% të ankesave.

Vetëm në ankesat për vlerësimin përfundimtar, i kemi kursyer buxhetit të shtetit  3.4 milionë euro si diferencë e ofertës së kualifikuar nga ana e autoritetit kontraktor dhe ofertës së ankimuar nga ana e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procesin e prokurimit publik.

Aksesueshmëria në vendimmarrje është rritur ndjeshëm fale digjitalizimit dhe rritjes së besimit e transparencës”, tha kryetari i Komisionit për Prokurimit Publik.

Me 100,000 çipa Nvidia, Musk po ndërton superkompjuterin më të fuqishëm të AI

HAI, një startup i inteligjencës artificiale i themeluar nga Elon Musk, po fillon një sipërmarrje ambicioze për të ndërtuar një nga superkompjuterët më të fuqishëm në botë. Për të arritur këtë qëllim, kompania do të punojë me Oracle, një ofrues kryesor i softuerit të ndërmarrjeve dhe infrastrukturës cloud. Ky partneritet duhet të sigurojë burime dhe ekspertizë thelbësore për të përshpejtuar zhvillimin e projektit të AI.

 

Bashkëpunimi me “Oracle” është pjesë e planit më të gjerë të kompanisë për të krijuar një projekt të quajtur “Gigafactory of Computing”. Kjo nismë vjen pas një raundi të suksesshëm financimi, gjatë të cilit xAI siguroi gjashtë miliardë dollarë investime. Gigakompjuteri i propozuar do të përbëhet nga një grup masiv i njësive të përpunimit X100 të Nvidia, të cilat përfaqësojnë standardin e industrisë për çipat e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale.

 

Musk parashikon që kjo makinë do të jetë të paktën katër herë më e madhe se grupet më të mëdha ekzistuese të GPU. GPU-të X100 të Nvidia, të njohura për performancën e tyre të jashtëzakonshme në zgjidhjen e detyrave komplekse të AI, janë bërë një produkt shumë i kërkuar.

Në konferencën e përfunduar së fundmi Viva Tech 2024 në Paris, Musk tha se pret që hAI të konkurrojë me liderët e industrisë së AI si Open AI, Microsoft dhe Google Deep Mind deri në fund të vitit. Dhe deri në fund të vitit të ardhshëm, Musk shpreson që sistemet e AI si chatbot i xAI Grok mund të tejkalojnë aftësitë njerëzore në një sërë detyrash.

Grok është në fazat e hershme të zhvillimit dhe duhet të shndërrohet në një model gjuhësor të fuqishëm të bazuar në të mësuarit e thellë, i optimizuar për biseda natyrore, gjenerim të përmbajtjes krijuese dhe detyra të tjera të gjera të gjuhës natyrore. Së fundmi, xAI lançoi Grok në tregun evropian, duke zgjeruar disponueshmërinë e tij jashtë Shteteve të Bashkuara.

E dënuar për korrupsion, Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkon gjyqtaren Zamira Vyshka

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën ‘Shkarkim nga detyra’ për magjistraten Z.V., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

ILD ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj magjistrates Z.V., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç Kodit Penal.

Hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së konkludoi se gjyqtarja është gjetur fajtore dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal.

Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, edhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore, e që ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe tek organet e drejtësisë.

Inspektorët e ILD kërkuan caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Rrjeti më i madh humanitar në botë bën thirrje për armëpushim: Situata në Rafah, mizore!

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka bërë thirrje për një armëpushim dhe akses të papenguar humanitar në Gaza, ku miliona njerëz përballen me një katastrofë humanitare.

 

“Ne kemi nevojë dëshpërimisht për një zgjidhje politike që do të na lejojë të kemi një armëpushim për të marrë ndihmë. Ne jemi gati të bëjmë një ndryshim. Ne duhet të kemi akses dhe për të pasur akses atje duhet të kemi një armëpushi”, tha Kate Forbes, presidentja e shoqatës.

Ajo tha se kishte parë situatën “mizore” në Rafah gjatë një vizite në shkurt, disa muaj përpara se Izraeli të niste sulmin e tij ushtarak në qytetin jugor të Gazës, ku më shumë se një milion palestinezë të detyruar të ikin nga sulmet në pjesë të tjera të enklavës janë strehuar.

“Nuk kishte strehim të mjaftueshëm. Nuk kishte ujë, nuk kishte tualete sanitare të mjaftueshme. Ne kishim një spital pa pajisje… dhe fatkeqësisht ajo që kisha frikë ka ndodhur dhe se nuk do të kishte mjaftueshëm. ushqim”, tha Forbes.

“I lutem qeverive nga të gjitha anët që të negociojnë një armëpushim në mënyrë që ne të marrim ndihmë. Detyra ime është të siguroj që kur të ndodhë një armëpushim, ne mund të japim ndihmën që është e nevojshme. Dhe kështu ata duhet të bëjnë punën e tyre që unë të mund të bëj punën time,” shtoi ajo.

Me rezolutën e Ramës sfidohet vetëm SPAK-u

Nga Agim Baçi

Edi Rama ka vendosur t’u kërkojë zyrtarëve të emëruar prej tij që të jenë më të ndershëm, të mos korruptohen më, sepse do hyjmë në BE…. Një veprim i tillë, me një rezultotë antikorrupsion që u miratua sot në Kuvend, është një tallje jo e thjeshtë. Eshtë një tallje e arrirë e Ramës. Kjo edhe për faktin se, teksa nuk ka dhënë asnjë llogari në këto 11 vite qeverisjeje për asnjë nga bashkëpunëtorët e tij të dënuar apo nën hetim, pasi ka bërë gjithçka që të pengojë komisionet hetimore, pasi ka zhvlerësuar Kuvendin të cilin e ka bojkotuar dhe injoruar, pasi ka ngritur në piedestal patronazhistët që funksionojnë si ish sigurimsat e diktaturës, Rama mendon tashmë se kjo është çështje që kalohet thjesht me një rezolutë.
Po kujt iu drejtua Rama me këtë rezolutë? Kush e ndaloi të zbatonte ligjet që vetë ka miratuar? Cili e shtyu të mbronte aferën e inceneratorëve edhe pasi ndaj saj nisi hetim? Me cilin argument e mbrojti Tahirin, Dakon, Rroshin, Ahmetajn, Beqajn e zyrtarë të tjerë edhe kur ishin nën akuzë. Cili është shfajësimi i tij për Ndokat e Rrajat, që lidhur me pushtetin e tij kanë ndërtuar një shtet paralel, duke vrarë e pushtuar ekonominë?
Për fat të keq, disa deputetë të opozitës, që votuan amnistinë penale duke përfshirë edhe lirimin e mbi 100 zyrtarë të dënuar nga SPAK, duhet të ishin sot të turpëruar, pasi vetëm për t’u njohur si palë përballë Ramës pranuan të lirohen të dënuarit për korrupsion.
…Rama e kaloi rezolutën. Mazhoranca duartrokiti. Në fakt nuk kish pse mos ta duartrokiste- fundja, me rezolutë askush nuk dënohet askund. Me rezolutë sfidohet vetëm SPAK dhe çdokush që e do ende këtë vend dhe mendon e punon për të jetuar këtu…

Rriten tatimet për pagat mesatare, ja sa shkojnë

Barra tatimore mbi pagat u rrit vitin e kaluar teksa inflacioni uli më tej të ardhurat mujore të të punësuarve.

Përllogaritjet e OECD, të cilat u bënë të krahasueshme me Shqipërinë nga qendra ALTAX, tregojnë se pesha tatimore (sigurime shoqërore + shëndetësore +TAP) për të punësuarit me pagë mesatare (pa fëmijë) ishte 28.2% e kostos së punës në vitin 2023. Midis 2022 dhe 2023, pesha e taksave në këtë lloj familje u rrit me 4.8%.

Në vendet e zhvilluara të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) pesha mesatare e tatimeve mbi pagën mesatare mujore bruto ishte 34.8%, me një rënie 13% në vitin 2023 në raport me vitin 2022.

Sipas studimit të OECD, pesha tatimore në pagat e personave që kishin fëmijë ishte më e ulët. Në Shqipëri nuk ka stimuj për këto raste dhe barra tatimore në pagat e çifteve të martuara është njësoj me ato të personave beqarë pa fëmijë.

Shumë vende të OECD-së ofrojnë një përfitim fiskal për familjet me fëmijë nëpërmjet trajtimit të favorshëm tatimor dhe/ose përfitimeve në vlera monetare.

Kursimet tatimore të realizuara nga një çift i martuar me dy fëmijë krahasuar me një punëtor beqar pa fëmijë ishin 15 deri në 20 për qind në shumicën e vendeve.

Kishte tre vende të OECD ku norma e tatimit mbi të ardhurat personale për një punëtor të martuar me pagë mesatare me dy fëmijë ishte negative në vitin 2023 të tilla si Polonia (-1,1%) Çekia (-6,4%) dhe Republika Sllovake (-14,1%).  Kjo tregon se familjet në fund të vitit jo vetëm që nuk kanë paguar tatim mbi pagën, por janë kredituar për shpenzimet e tyre.

Në mënyrë të ngjashme, prindërit e vetëm me dy fëmijë që fitojnë 67% të pagës mesatare treguan një barrë negative tatimore në tetë vende: Austri, Çeki, Gjermani, Izrael, Poloni, Republikën Sllovake, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara. Në tre vende të tjera – Kili, Kolumbi dhe Kosta Rika.

Në Shqipëri  përjashtohen nga tatimi pagat nën 50 mijë lekë në muaj. Më pas tatimi është progresiv nga 13 për qind deri në 23 për qind mbi pagat e larta 200 mijë lekë në muaj.

Për të lehtësuar kostot e familjes dhe për të ndihmuar rritjen e fëmijëve vendet e zhvilluara aplikojnë politika lehtësuese pro familjes që nisin që nga taksat mbi pagën dhe stimuj të tjera që jepen nga instrumente të tjera të buxhetit siç janë tarifa më të ulëta në sigurime dhe kompensime dhe rimbursime  në shumë shërbime publike.

Blenë restorante, hotele e klub futbolli në Itali, SPAK godet grupin kriminal shqiptar: Shmangën miliona euro taksa

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Antimafian italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatim taksat.

 

 Sipas një njoftimi të dhënë nga SPAK në rrjetin social “X”, bëhet fjalë për një shumë prej 13.5 milion eurosh në 12 vite përmes mashtrimit.

Mësohet se pjesë e aktiviteteve të këtij grupi janë blerjes ose dhënie me qira të 31 bizneseve, restorantesh në Firence, dy hoteleve, makina me qira, kompani të prodhimi birre dhe aksione të një klubi amator.

Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, njofton SPAK shkurtimisht në platformën “X”.

“Gërdeci”/ Mungojnë dy prokurorë për arsye pune, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

Gjykata e Posaçme shtyu për në 12 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy prokurorëve, të cilët ishin në një angazhim jashtë vendit.

Të pranishëm në seancën, ku do të debatohej mbi provat e prokurorisë ishin edhe 5 ekspertët që kanë përgatitur aktin ekonomiko-financiar.

Ndonëse seanca nuk është zhvilluar normalisht, ekspertët kanë replikuar me gjykatën, duke i thënë se i kanë thirrur kot, pasi qëndrimin e tyre e kanë dhënë në aktin e 16 viteve më parë.

Projekt rezoluta anti-korrupsion e PS-së/ Koduzi: Korrupsioni nuk mund të luftohet me rezolutën e të korruptuarve

Anëtar i kryesisë së PD-së, Gazment Koduzi në një intervistë në Ora News u shpreh se korrupsioni nuk mund të luftohet me rezolutën e të korruptuarve duke iu referuar projekt rezolutës anti korrupsion të Partisë Socialiste.

Koduzi: Korrupsioni nuk mund të luftohet me rezolutën e të korruptuarve.

Raportet e shumë institucioneve ndërkombëtare kanë nxjerrë që qeveria e Edi Ramës është një nga qeveritë më të korruptuara në rajon por edhe në botë.

Feja kundër surrogacisë/ Këshilli Ndërfetar takim në Ministri: Tërhiqni projektligjin

Kjo rezolutë që u përpoq ta paraqisnin si një luftë kundër korrupsionit, nuk është as më shumë e as më pak, është një pengesë që vihet në këmbët e SPAKU-ut dhe GJKKO-së.

Sepse pas 11 vite qeverisje, kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për rezoluta për të luftuar korrupsionin

Fatmir Xhafa, (Rama), në sulm kundër Altin Dumanit!

Nga Klodiana Lala

Ndodhesha në Beograd për shkak të një angazhimi profesional, kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zgjidhej kreu i ri i SPAK.

E ndoqa mbledhjen online dhe kuptova se lufta e qeverisë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posacme, ishte e fortë.
Mënyra se si po zhvilloheshin ngjarjet e dëshmonin qartë këtë. Në finale, drejtimin e SPAK e mori Altin Dumani.

Prej asaj dite lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe korrupsionit në përgjithësi, ka nisur të ashpërsohet. Sigurisht kërkohet shumë më tepër.

Altin Dumani nuk i bindet askujt. Vetëm LIGJIT. Kjo ngjan se e tmerron Edi Ramën. Ndaj sic duket qartë, ai zgjodhi Fatmir Xhafën, njeriun që dikur e flaku brenda natës nga Ministria e Brendshme, ta thërrasë në shërbim. Si përherë Xhafa di të shërbejë. Ndaj befas e gjen veten në krye të Komisionit Anti-SPAK. Një komision që do të përpiqet të kontrollojë strukturën antikorrupsion.

Lufta ndaj Dumanit sapo ka nisur. Xhafa do të luajë me procedura, teknikalitete, negociata me ndërkombëtarët. Do bëjë çmos që të arrijë ta kontrollojë SPAK dhe ti shërbejë SHEFIT. Se ka për gjë, e ka gëlltitur flakjen nga Ministria e Brendshme. Edhe momentin kur u detyrua të dorëzojë vëllain në burg në Itali, vetëm e vetëm që të mos trazohej Edi Rama.

Ujërat tashmë kanë yndryshuar. SPAK-u ndryshe nga sa mendojnë analistë të njohur në vend, po ju del nga kontrolli. Jo e gjithë struktura, por një pjesë, që po iu prish gjumin.

Personalisht nuk besoj që Shqipërinë e bën SPAK, Shqipërinë e bëjmë Ne, qytetarët. Por SPAK mjafton t’iu dridhë gjunjët poltikanëve të korruptuar, të cilët deri dje e shihnin veten të paprekshëm.

Xhafa është njëri prej tyre, të cilit duhet ti hetohet pasuria për shkak se vëllai është i dënuar për drogë. Po ndërsa, do duhej të mbështeste Reformën që vetë e qepi, tani po përpiqet ta shqepë dhe të vërë nën kontroll SPAK. Nëse kjo ndodh, nuk besoj se në këtë vend ka më shpresë. Urojmë të mos më dalë parashikimi.