30.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Rezoluta antikorrupsion e mazhorancës, Kulluri: Ka dyshime për një bashkëpunim mes Ramës dhe ”Rithemelimit”

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka një dyshim që mund të ketë një bashkëpunim të Ramës me Rithemelimin për rezolutën antikorrupsion të PS-së.

Kulluri: “Fakti që në tekstin e rezolutës përmendet ndërhyrja në legjislacionin për sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Posacëm do jetë bipartizan, nuk do jetë i Ramës.

Dyshimet e arsyeshme janë që në traditën e krijuar edhe me komisionin tjetër, i cili zëvendësoi komisionin e Reformës Zgjedhore, ka një dyshim të arsyeshëm që mund të ketë një bashkëpunim të zotit Rama me gjithë Rithemelimin ose një pjesë, kjo është përshtypja jonë.

Duke ditur edhe se çfarë ndodhi me amnistinë, dyshimi jonë është më shumë se i arsyeshëm.

Nuk do ishte normale asnjë pjesëmarrje e opozitës.

Nuk ka asnjë nevojë sot që të ketë masa të tjera ekstreme për të luftuar korrupsionin kur audited e brendshme në ministri janë në detyrë, kontrolli i brendshëm i kryeministrit është në detyrë dhe SPAK dhe GJKKO janë në detyrë.”

GNK përmirëson raportin ku thuhej se “KFOR-i ndërmjetësoi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska”

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK-ICG) ngjalli reagim të madh në vend kur raporti i tij mbi situatën në Kosovë u përmend nga komisioni për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s këtë fundjavë.

Në raportin e kësaj organizate, në një pjesë ku flitej për rastin e 24 shtatorit në Banjskë, u tha se “KFOR-i ndërmjetësoi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska”.

Megjithatë, në një përditësim të sotëm që i kanë bërë raportit, thuhet se ajo deklaratë nuk qëndron.

“Ky tekst u përditësua më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti gabimisht tha se personeli i KFOR-it negocioi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga bllokimi në Banjskë”, shkruan në raportin e GNK-së.

Pas publikimit të raportit fillestar, i menjëhershëm ishte reagimi i KFOR-it.

Në reagim u mohuan pretendimet e GNK-së se ishte kjo forcë që kishte negociuar largimin e grupit të armatosur serb nga manastiri i Banjskës.

“Organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave publikoi së fundmi një raport të titulluar ‘Kosova veriore: Shtrimi i sovranitetit mes lojaliteteve të ndara’. Në përshkrimin e dhunës që ndodhi në Banjskë në shtatorin e 2023, raporti deklaron se: ‘Nga frika e një masakre, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit [të luftëtarëve serbë] në pyjet përreth, nga ku u shpërndanë’. Kjo është e pasaktë. Asnjëherë KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e pretenduara”, tha KFOR-i në reagimin dërguar mediave.

Në raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, është shkruar që misioni i KFOR-it u mor vesh me sulmuesit që të ikin nga kishin ardhur.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkiv të madh armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e NATO-s, që i referohet gjetjeve të publikuara në raportin e GNK-së.

Basti i radhës i Gasperinit, kërkon Asllanin për Atalantën në Champions

Kristjan Asllani ka marrë tashmë statusin e zëvendësuesit të Çalhanollu në radhët e Interit. Por mesfushori shqiptar shpesh ka marrë oferta që do bënin atë protagonist kryesor në një skuadër tjetër dhe sipas mediave italiane, në adresë të tij ka ardhur një ofertë mjaft tunduese.

Përtej Adriatikut bëjnë të ditur se pikërisht Xhan Piero Gasperini, strategu i Atalantës që fitoi Ligën e Europës, ka piketuar mesfushorin e Kombëtares si një përforcim të mundshëm për skuadrën e tij për edicionin e ri. Me shitjen e mundshme të Kupmainers, por edhe me një shifër të rëndësishme të siguruar nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, Atalanta ka fuqinë ekonomike për të bërë një investim të rëndësishëm me Asllanin.

Raportohet se bergamaskët janë gati të blejnë për rreth 28 milionë euro kartonin e futbollistit shqiptar, por për momentin çdo bisedë me Interin ka rezultuar e kotë. Klubi milanez është i vendosur të mbajë lojtarin që ka kontratë me ta deri në verën e vitit 2027 dhe deri tani, ka kthye mbrapsht çdo lloj propozimi për shitjen apo huazimin e tij.

Si të kombinoni frutat dhe perimet që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

Mësoni se si mund të kombinoni vetitë e ndryshme të frutave dhe perimeve për të bërë lëngje natyrale të shijshme që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë më lehtë.

Kastravec, mollë dhe xhenxhefil.

Kastraveci është një diuretik natyral, mollët janë të pasura me pektinë që largon toksinat dhe ndihmon në funksionimin e sistemit tretës, dhe xhenxhefili rrit temperaturën e trupit, duke bërë që të digjen më shumë kalori.

Shalqi me spinaq.

Shalqiri është gjithashtu një frut i fuqishëm diuretik ndërsa përmban një sasi të madhe të vitaminave A dhe C dhe një sasi të mirë të kaliumit. Spinaqi ndihmon në rritjen e volumit të muskujve që nga ana tjetër ndihmon në djegien e yndyrës, ndërsa ka vitaminë C, kalcium dhe hekur.

Karrota, portokalli dhe majdanozi.

Karotat janë të pasura me vitamina B, C, D, E, K dhe acid folik, ndërsa sipas hulumtimeve reduktojnë dëshirat për ëmbëlsira. Portokallet, përveç përqendrimit të lartë të vitaminës C, kanë edhe një sasi të mjaftueshme të kaliumit. Së fundi, majdanozi aktivizon djegien dhe është i pasur me vitamina C dhe K, të cilat lehtësojnë përthithjen më të mirë të kalciumit dhe përmirësojnë funksionin e zemrës.

Pjepër dhe grejpfrut.

Grejpfruti, edhe pse konsiderohet si një nga frutat më të mirë dietik, kishte një shije shumë të hidhur, saqë në shumicën e rasteve nuk mund të hahet vetëm. Kur e përzieni me pjepër, të pasur me vitaminë C, A dhe kalium, atëherë keni një lëng të shijshëm dhe detoksifikues për dobësim.

Tarifat për parkimet në rrugët e qytetit bregdetar/ Kreu i PD, Durrës: Dëgjesa publike ishte e pamjaftueshme, qytetarët nuk janë vënë në dijeni!

Kryetari i degës së PD, Durrës, Jonuz Myshketa, ka reaguar në dëgjesën publike të bërë në sallën e KËshillit Bashkiak, për aplikimin e tarifave për parkimet në disa akse rrugore të qytetit. Myshketa shprehet se dëgjesa ishte e pamjaftueshme pasi pjesëmarrja ishte shumë e ulët dhe kjo për faktin se qytetarët nuk ishin vënë në dijeni për konsultimin publik. Këshilltari i PD gjithashtu thotë se duhet të organizohet një dëgjesë e dytë dhe të përdoren të gjitha mjetet e informimit publik dhe që ky problem të trajtojhet në të gjitha aspektet e tij.

Postimi i plotë i kreut të PD, Durrës, Jonuz Myshketa:

Të nderuar miq e qytetarë të Durrësit!
Sot me 27 maj 2024 ora 14:00 ne sallën e Këshillit Bashkiak Durrës u zhvillua një dëgjesë publike ne lidhje me nismën e ndërmarre nga Bashkia Durrës për aplikimin e tarifave prej 100 leke ora dhe 40 leke ora për parkimet ne disa akse rrugore te zonave A dhe B dhe aplikimin e tarifave për parkim ne disa sheshe.
Dëgjese qe ne opinionin tone si këshilltar Bashkiak te Partisë Demokratike ishte e pamjaftueshme.
Duhet te behet një tjetër dëgjesë ne shkalle me te gjere ku pjesëmarrja te jete me e madhe e ku kërkojmë qe te përdoren te gjitha mjetet e nevojshme dhe te domosdoshme te njoftimit te publikut:
Përmes mediave vizive;
Mediave te shkruara;
Përmes një tabele Informuese te instaluar para Bashkisë;
Rrjeteve sociale për një teme kaq sensibel për të gjithë ne.
Opinioni ynë është dhe do mbetet qe trafiku dhe parkimet ne qytet janë një çështje qe kërkon zgjidhje te menjëhershme për shkak te situatës se renduar ku ndodhen dhe kjo nuk mund te zgjidhet duke kaluar menjëherë ne nisma te tilla pa gjetur alternativat ne fillim, pa një analize te sakte rreth efekteve qe jep nisma ne zgjidhjen e saj dhe rentabiliteti I saj për arkën e bashkisë pa anashkaluar ne asnjë moment rëndesën ne xhepat e qytetareve.
Trafiku ne radhe te pare vjen dhe për mungesën e një shërbimi te transportit publik qe vazhdon te jete ne kushte te papranueshme dhe orare te limituara sidomos gjate sezonit veror.
Mbingarkesa e zonave me ndërtime ku vendet e parkimeve janë te pamjaftueshme për banoret qe ne kocept.
Mungesa e parkimeve publike nëntokësore ose dhe mbi toke, është e pamjaftueshme godina tek stacioni I trenit.
Mungesa e korsive te biçikletave qe ne Durrës nuk ekzistojnë sjell dhe një përdorim te shtuar te makinave dhe rendes te trafikut.
Ndaj sugjerojmë qe te rregullohen me pare problematikat e transportit publik urban dhe interurban përpara se te shkohet ne tarifat e parkimeve me pagese.
Nuk mund te vihen para faktit te kryer qytetaret kundrejt tarifave me pretendimin se po behet me e mira për ta kur pasoja e situatës ku ndodhemi vjen pikërisht nga ky keqadministrim I qytetit.
Gjithashtu është e paqarte nëse mbas aplikimit te këtyre pagesave nga Qytetaret a do ti hiqet kjo Tarife Biznesit nga taksat vendore qe megjithëse e paguajnë gjithë vitin shume pak prej tyre gjejnë vende parkimi pranë vendeve ku ushtrojnë aktivitete.

“Tarifa dhe për parkimet në rrugë”/ Këshilltarja Edlira Leka: Bashkia Durrës nuk zbaton rregulloren e konsultimit publik

Këshilltarja e PD në bashkinë Durrës, Edlira Leka, shprehet se bashkia Durrës nuk zbaton rregulloren për konsultimin publik.

Në postimin e saj në Facebook, Leka thotë se një rast i tillë ka ndodhur me vendimin e fundit të këtij instutucioni, i cili ka vendosur që parkimet në rrugët kryesore të qytetit bregdetar të bëhen me pagesë.

Këshilltarja e PD më tej thotë se jo vetëm që qytetarët nuk janë informuar, por edhe orari i vendosur për konsultim është në kohë pune.

POSTIMI I PLOTË:

Në datën 23 maj 2024, jemi njoftuar nëpërmjet postës elektronike e-mail, se pas katër ditësh, konkretisht më dt 27 maj ora 14:00 do të mbahej konsultimi me komunitetin në lidhje me përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit në territorin e Bashkisë Durrës.

Në Rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Durrës, Neni 131 i cili i kushtohet të drejtave të qytetarëve për pjesëmarrje në qeverisjen bashkiake në pikën 1 citon “Këshilli Bashkiak është i detyruar të garantojë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes, nëpërmjet seancave të këshillimit me bashkësinë apo pjesëmarrjes direkte të bashkësisë në hartimin e dokumenteve të politikave dhe projektakteve”.

Qëndrimi im i mbajtur sot ishte se:
Koha prej katër ditësh është totalisht e pamjaftueshme për t`u konsultuar me gjithë banorët që preken. Nga kontakti me qytetarë të rastësishëm në këto ditë rezultonte se nuk kishin asnjë informacion se parkimet në rrugët kryesore të qytetit të tyre do të bëheshin me pagesë.

Nga njoftimet e bëra te qytetarët rezulton se orari dhe dita që u mbajt dëgjesa publike ishte e pamundur të ishin pjesëmarrës për arsye se janë në marrëdhënie pune, ndaj është e domosdoshme një dëgjesë tjetër publike.

Dëgjesa tjetër të mbahet pasi qytetarët të jenë njoftuar në mënyrë korrekte për prekjen e xhepave të tyre.

Një banderolë e madhe te pallati i kulturës për të informuar qytetarët për rrugët dhe për tarifat do të ishte e udhës. Do të njiheshin më së miri me vizionin e Bashkisë Durrës.

Edhe nëse do të bëhej një sondazh nuk do të ishte keq.

Ky është një projekt që i prek të gjithë qytetarët dhe konsultimi duhet të jetë i shtrirë në kohë. Nuk ka arsye gjithë kjo ngutje.

Vërej se kur bëhet fjalë që qytetarët të marrin shërbime me pagesë projektet ecin me shpejtësi të madhe e në kohë të kufizuar.

Më poshtë gjeni projektin në detaje.

Rrugët e destinuara për parkim në rrugë me pagesë 100 lekë ora ose me kursin e këmbimit sot 1€ në orë.
1. Rruga “Taulantia”
2. Rruga e “Currilave”
3. Bulevardi “Epidamn”
4. Bulevardi “Dyrrah”
5. Rruga “Egnatia”
6. Rruga “Mars 91”
7. Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
8. Rruga e “Dëshmorëve”
9. Rruga “Adria”
10. Rruga “Pavarsia”
11. Rruga “Hafiz Pogdorica

Rrugët e konsideruara si zona B, në parkimet e tyre do të paguhen 40 lekë të reja në orë.
1.Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)
2. Rruga “Mujo Ulqinaku”
3. Rruga “Stefan Kaculini” dhe rruga “Glaukia”
4. Rruga “Hysen Kërtusha

Banorët që i kanë banesat në këto rrugë, do t’u duhet të parkojnë o në rrugët brenda lagjes si rezident ose do paguajnë tarifën si qytetar të një qyteti tjetër apo si turist.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, por jo qeverisjen për njerëzit”, Basha: PD ka gati planin për zhvillimit ekonomik dhe punësimin

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik dhe kapacitet njerëzor, por i mungon një qeveri që punon për njerëzit. Basha shton se PD ka gati planin për zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri.

POSTIMI i PLOTË:

Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, ka kapacitetet e duhura njerëzore, por i mungon qeveria që punon për njerëzit dhe lufton korrupsionin. Ne kemi tashmë gati planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri.

Kreu i këshilltarëve të PD në bashkisë Vlorë, Gjergji Nika, kërkon ngritjen e një Komisioni për shkarkimet e punonjësve në UKV

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika, ka depozituar ditën e sotme një projektvendim për ngritjen e një Komisioni të Përkohshëm për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë nga shoqëria rajonale e UKV. Në propozim thuhet se kontrolli të jetë për një periudhë të caktuar dhe në focus të ketë largimin nga puna e punonjësve dhe dëmi financiar ankimim në gjykatë dhe kanë fituar gjyqin.

Postimi i plotë i degës së PD, Vlorë:

Ditën e sotme Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Z. Gjergji Nika ka depozituar ne Keshillin Bashkiak per mbledhjen e ditës së mërkurë Projekvendimin per ngritjen e Komisionit te Perkoheshem.
Si me poshte në Projektvendimi propozon:
1. Të miratojë krijimin e Komisionit të Përkohshëm për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë nga “Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime, Vlorë Sha”.
2. Komisionit të Përkohshëm të përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët 4 anëtarë nga grupi i shumicës dhe 3 anëtarë nga grupet e pakicës në Këshillin e Bashkisë, kryetari i komisionit të jetë nga grupi i pakicës. Emrat e anëtarëve propozohen nga grupet respektive dhe miratohen nga Këshilli i Bashkisë. Kohezgjatja e Komisionit do te jete 60 dite duke filluar nga data 3 Qershor 2024.
3. Objekti i punës së Komisionit të Përkohshëm është: kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë për periudhën 01.06.2023 – 25.05.2024, nga “Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, me fokus të veçantë:
a. Shkarkimet dhe largimet nga punë të punonjësve, gjithashtu numri i punonjesve qe kane hapur gjyq per vjetersine ne pune.
b. Numri i ish-punonjësve të pushuar ,dhe punonjesve qe jane ne detyre kanë bër ankimim në gjykatë dhe kanë fituar gjyqin.
c. Cila është vlera e dëmit financiar të shkaktuar nga pushimet/largimet e padrejta nga puna, dhe vjetersise ne pune.
d. Problematika të tjera financiare ne lidhje me Bashkine Vlore.
4. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari, Administrata e Bashkisë Vlorë, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, dhe Komisioni i Përkohshëm i Këshillit të Bashkisë.
5. Ky vendim hyn në fuqi sipas Ligjit nr. 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kosto e komunikimit për shqiptarët u rrit vitin e kaluar

Kosto e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), të cituara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), treguesit e nivelit të shpenzimeve në raport me të ardhurat për frymë për katër nga pesë shportat e ITU-së për aksesin dhe përdorimin shërbimeve të rrjetit fiks dhe celular për Shqipërinë rezultojnë me rritje në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Ato janë gjithashtu në nivel më të lartë se mesatarja botërore për vitin 2023.

Për shembull, shporta celulare me konsum mujor të ulët (70 minuta+20 SMS + 500 MB) në Shqipëri vitin e kaluar kushtonte sa 1.59% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.45% që kishte qenë një vit më parë. Mesatarja botërore e këtij treguesi është sa 1.35% e të ardhurave bruto për frymë.

Ndërsa shporta celulare me konsum mujor të lartë (140 minuta+70 SMS + 2 GB) vitin e kaluar kushtonte sa 2.07% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.45% që kishte qenë një vit më parë. Mesatarja botërore e këtij treguesi është sa 2% e të ardhurave bruto për frymë.

Sipas AKEP, gjatë vitit 2023, është vënë re se dy operatorët celularë kanë bërë ndryshime në tarifa ose sasitë e njësive (minuta, SMS apo GB) të përfshira në paketat e përdorura nga ITU për krahasim. Këto ndryshime kanë rezultuar ndër të tjera në zvogëlimin e njësive (minuta, SMS apo MB) të përfshira në paketat me parapagim 30 ditore me çmim 600 Lek të prezantuar në periudhën e pandemisë Covid-19 në vitin 2021 nga operatorët celularë, dhe të përdorura nga ITU në periudhën 2021-2022 si referencë për shportat celulare me konsum të ulët.

Megjithatë, AKEP vëren se shportat e ITU përmbajnë sasitë minimale të njësive të komunikimit apo dhe shpejtësinë minimale për akses broabdand fiks (256 kbps), ndërsa paketat e operatorëve që ofrohen në treg dhe përdoren nga ITU për llogaritjen e shpenzimeve mund të ndryshojnë ndër vite sipas politikave të operatorëve dhe ato zakonisht të përmbajnë më shumë njësi komunikimi /shpejtësi më të lartë sesa vlerat minimale referencë të shportave përkatëse.

Objektivi i përballueshmërisë Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit kërkon që në vitin 2025 shpenzimet për akses broadbnd të mos jenë më shumë se 2% e të ardhurave bruto për frymë. Pavarësisht rritjes në vitin 2023, AKEP vëren se shpenzimet për të pesë shportat TIK të ITU janë brenda ose pranë kufirit të 2%.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas të operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit. Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës.

Në vitet e fundit, edhe dy operatorët më të mëdhenj celularë kanë raportuar një performancë zhgënjyese. Këto rezultate mund të shpjegohen me rënien e të ardhurave nga terminimi, nevoja e larta për investime, shpenzimet e konsiderueshme të amortizimit, etj. Në këto kushet, operatorët po shtrenjtojnë çmimet, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e llogarive të tyre. /E.Shehu/Monitor.al

Kumar dhe kulla/ Rama i jep leje për 11.5 mijë metra katrorë ndërtim Dajlan Avdisë në rrugën Fortuzi

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit për ngritjen e një kulle të re me 16 kate në afërsi të qëndrës së Tiranës. Objekti me funksion shërbimesh dhe banimi me 11,12,13,14,15 dhe 16 kate do të ngrihet në kryqëzimin e rrugës Fortuzi me atë Zyri Bajrami, aty ku sot ndodhen disa ndërtesa ekzistuese të ulëta.

Sipas lejes, objektet do të kenë një sipërfaqe totale ndërtimi prej 11 mijë e 500 metrash katrorë, nga të cilat 8 mijë e 200 metra mbi tokë dhe pjesa tjetër garazh. I gjithë projekti shtrihen në një truall prej 1100 metrash.

Sipas dokumenave të KKT-së, kompania zhvilluese e këtij projekti është TDT & Partners.

Kjo kompani u themelua në qershor të vitit 2016 nga Petrit Ismaili me objekt “Fushën e ndërtimit, sipërmarrje për shembjen, prishjen, çmonitimin dhe tratimin e të gjithë elementeve metalike etj”. Një vit më vonë zoti Ismaili i shiti të gjitha aksionet tek Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia që u bënë aksionerët e vetëm të TDT & Partners.

Zoti Avdia njihet si një nga pronarët e ish kompanisë së lojrave të fatit Apex. Por pas mbylljes së kazinove elektronike ai është zhvendosur në biznesin e ndërtimit, veccanërisht pas vitit 2016 duke krijuar apo blerë disa kompani ndërtimi. Përmes dy kompanive të tij, Invest Society dhe TDT & Partners, Dajlan Avdia qëndron pas shumë kullave në zonat më të lakmueshme të kryeqytetit duke nisur nga ato pas Sahatit të Tiranës dhe të tjera në ish Bllok.

Ajo në rrugën Fortuzi është kulla më e re e dy vëllezërvë, të cilët janë akuzuar nga opozita si biznesmenë të lidhur ngushtë me familjen e kryeministrit Edi Rama./Kapitali.al