21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Nuk u preferua nga Silvinjo, reagon menaxheri i Uzunit: Si mund të lihet jashtë me 11 gola në La Liga?! Ka statistikat më të mira se 5 nga 6 sulmuesët e grumbulluar

Myrto Uzuni nuk u preferua nga trajneri Silvinjo në listën e bërë publike ditën e sotme, në prag të Europianit që starton më 14 qershor. Lënia jashtë e Uzuni ka shkaktuar debate të shumte, ndërkohë që nuk ka munguar edhe reagimi i menaxherit të sulmuesit beratas.

 

Bëhet fjalë për Franci Boden, i cili nëpërmjet një “Story” në rrjetet sociale, e ka cilësuar të padrejtë lënien jashtë të Uzunit, që sipas tij ka statistikat më të mira se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Silvinjo.  

Sipas Bodes, Myrto Uzuni, nuk e meritonte këtë. Vlen të theksohet fakti se Uzuni arriti të shënonte 11 gola këtë sezon në La Liga.  

POSTIMI I MENAXHERIT TË UZUNIT: 

Kur ëndrra juaj është të përfaqësoni vendin tuaj në nivelin më të lartë të garave! Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Liga? 

Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024.  

Ai gjithmonë feston me shqiponjë të për të treguar se është krenar që është shqiptar që lufton për fanellën që vesh si luan. 

Nuk e meriton këtë!  

“Aborti vullnetar është krim, surrogacia rrezik për trafikim qeniesh”/ Komunitetet fetare kundër projektligjit

Komunitetet fetare në vendin tonë shprehen njëzëri kundër projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, që sipas tyre bie ndesh me Kodin e Familjes.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me një kërkesë për moskalimin e këtij projektligji në Kuvend. Ata rendisin pesë argumentet se përse janë kundër. Sipas tyre sterilizimi ndikon negativisht në jetën e një personi, cilësojnë si krim ndërprerjen e vullnetshme të shtatzënisë, kërkojnë që surrogacia të mos lejohet sepse prek dinjitetin e gruas dhe fëmijës si dhe përbën rrezik për trafikimin e qenieve njerëzore.

Së pari: ne jemi kundër parashikimit të sterilizimit si metodë e planifikimit familjar, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, sepse sterilizimi është një ndërhyrje mjekësore e pakthyeshme dhe ndikon negativisht në shëndetin dhe jetën e personit, i ndaluar edhe në vendet më të zhvilluara; si dhe gjithashtu sepse bie ndesh me parimet që mbrojnë familjen dhe jetën.

Së dyti: në asnjë gërmë të projektligjit nuk gjejmë kujdesin e nevojshëm, që i duhet kushtuar politikave për shtimin e mbështetjes dhe nxitjen e lindshmërisë në vendin tonë me masa sociale, ekonomike, edukative dhe shëndetësore.

Së treti: ne jemi kundër ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, jo vetëm pse besimet tona janë pro jetës dhe e konsiderojnë abortin si krim përveç rasteve kur bëhet për të ruajtur shëndetin e nënës. Për më tepër, një argument kritik që përbën këmbanë alarmi për çdo politikbërës janë statistikat rreth nivelit të lindshmërisë, në vendin tonë niveli i ligjshmërisë është 1.4 fëmijë për çift ndërkohë, që niveli i mbijetesës së shoqërisë është minimalisht 2.1 lindje për çift. Me këto ritme cili do të jetë fundi i pashmangshëm?

Së katërti: ne kërkojmë që mëmësia zëvendësuese/surrogate të mos lejohet në Shqipëri për shkak se cenon rëndë dinjitetin e gruas dhe fëmijës; përbën rrezik të shtuar për trafikim të qenieve njerëzore, trafikim organesh, shfrytëzim të të miturve, shfrytëzim të femrave për lindje të porositura për qëllime kriminale, të cilësuar edhe nga Direktiva e Parlamentit Evropian; për më tepër mëmësia zëvendësuese e kthen qënien e ngjizur në një objekt për të cilin me ligj mund të negociohet; mund të krijojë trauma të forta psikike e psikologjike për fëmijën kur të vihet në dijeni për mënyrën e ngjizjes, si dhe për nënën që e mbart për nëntë muaj në mitrën e saj.

Së pesti: projektligji prek drejtpërdrejt konceptin e familjes me prindër nënë dhe baba dhe shkon deri aty sa zëvendëson lidhjen bashkëshortore me termin “femra pa partner”, përkufizimi i të cilit bie ndesh me normat dhe frymën e Kodit të Familjes, me të drejtat e fëmijës për të patur kushtet “për një zhvillim të plotë e hamonik të personalitetit”.

Denoncimi i anëtares të Kryesisë së PD, Marinela Ziu dhe ing. Azmer Duleviç: Ndërtimet pa kriter në Tiranë u rritën me 12,8% gjatë vitit të shkuar. Mungesa e kushteve merr jetë punëtorësh!

Denoncimi i anëtares të Kryesisë së PD, Marinela Ziu dhe ing. Azmer Duleviç: Ndërtimet pa kriter në Tiranë u rritën me 12,8% gjatë vitit të shkuar. Mungesa e kushteve merr jetë punëtorësh!

Drejtuesja e Departamentit Anti-Korrupsion në PD, Marinela Ziu dhe Inxhinieri, Azmer Duleviç, në një deklaratë për mediat kanë denoncuar ndërtimet pa asnjë kriter në kryeqytet dhe mungesën e kushteve për punëtorët. Ziu shprehet se Bashkia Tiranë vazhdon të firmosë kulla e komplekse shumëkatëshe në të gjithë kryeqytetin dhe se vetëm gjatë vitit të shkuar janë miratuar 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ose 12,8% më shumë se në vitin 2022. Ajo më tej thotë se “Bashkia e kryeqytetit është lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në ndërtim, ku sipas Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60% e kompanive të ndërtimit nuk justifikojnë burimet financiare”.

Ndërsa inxhinieri Azmer Duleviç, ngriti shqetësimin e mungesës së sigurisë në punë dhe mungesën e plotë të kontrollit dhe inspektimit të kushteve të sigurisë në punë nga ana e shtetit. Kjo neglizhencë sipas tij, ka marrë jetë punëtorësh dhe vetëm gjatë këtij muaji, 5 persona kanë gjetur vdekjen pasi janë aksidentuar në vendin e punës.

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT ANTI-KORRUPSION, MARINELA ZIU, DHE INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

Marinela Ziu – Anëtare e Kryesisë dhe Drejtuese e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike

Bashkia Tiranë, megjithë premtimet elektorale për të ndalur lejet e ndërtimit, vazhdon të firmosë kulla e komplekse shumëkatëshe pa asnjë kriter në të gjithë kryeqytetin.

Vetëm gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.

Rritja e lejeve të ndërtimit faktohet nga rritja e arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me 28.3% në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, të cilës i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Sipas INSTAT, në 2 vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka dhënë 3.2 milionë m2 për ndërtim, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë. Për gjithë periudhën 2017-2023, janë dhënë një rekord prej 9 milionë metra katrorë sipërfaqe për ndërtim.

Vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025, teksa Bashkia parashikon rreth 62 milionë euro të ardhura për secilin vit.

Bashkia Tiranë është lavatricja më e madhe e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në ndërtim, ku sipas Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60% e kompanive të ndërtimit nuk justifikojnë burimet financiare, ndërkohë që vetëm për periudhën 2017-2019 janë pastruar në ndërtim 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3 e buxhetit vjetor të Shqipërisë

Së fundmi, Parlamenti si noter i interesave të oligarkëve miratoi ligjin për kalimin e pronave shtetërore privatit, në shkelje të rregullores së Kuvendit, pa asnjë analizë dhe pa konsultim publik, pa asnjë kufizim për pronat shtetërore, madje edhe ato të vendosura në pozicione strategjike dhe duke i dhënë një pushtet absolut cdo institucioni qendror dhe vendor në transferimin, shitjen në ankand, shkëmbimin dhe shëmbjen në favor të interesave të privatit. Në vijim të 14 ligjeve më porosi, Parlamenti i hapi rrugën klientelizmit dhe korrupisionit nëpërmjet ndërtimit në prona shtetërore në qëndër të Tiranës dhe gjithë rivierën shqiptare.

Partia Demokratike denoncon me forcë nivelin e lartë të korrupsionit me ndërtimet ku sipas të gjitha raporteve rezulton se pastrohen paratë e pista të përfituara nga aktiviteti kriminal brenda dhe jashtë vendit.

SPAK, të cili Partia Demokratike e mbështet pa asnjë rezervë duhet të hetojë në mënyrë të plotë këtë skemë pastrimi të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet ndërtimeve të firmosura pa asnjë kriter nga bashkia e Tiranës.

Deklarata e Ing. Azmer Duleviç

Mungesa e sigurisë në punë dhe munesa e plotë e kontrollit dhe inspektimit të kushteve të sigurisë në punë nga ana e shtetit, ka marrë sërish jetë punëtori në Tiranë.

Vetëm gjatë këtij muaji, 5 persona kanë gjetur vdekjen pasi janë aksidentuar në vendin e punës.

Sipas të dhënave, sektori i ndërtimit është shumë problematik ku nuk zbatohen rregullat e sigurisë në punë dhe institucionet janë inekzistente.

Tirana si vendi me më shimë aktivitet ndërtimi ka numrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar.
80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimit është më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale.

Sipas një raporti të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën. Ndërsa gjatë vitit 2023 ISHPSHSH ka regjistruar gjithsej 218 raste për aksidente në punë. Inspektoriati i punës ka dështuar në rolin e tij dhe shërben vetëm si degë e Partisë Socialiste me 99 inspektor në të gjithë vendin!

Partia Demokratike është e vendosur që do të denoncoj çdo rast abuzimi ku rrezikohet jeta e qytetarëve tanë dhe do të ketë një program të qartë elektoral si ta vitalizojë këtë sektor.

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Është depoja e pestë që ne e kemi gjetur brenda vitit”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, derisa prezantonte një arsenal armësh e municionesh të kapura në veri të vendit, më 14 maj.

 

Në aksionin policor që, siç u tha, u iniciua nga informacionet e inteligjencës, në Zveçanin e banuar me shumicë serbe, u kapën dhjetëra armë e eksplozivë dhe mijëra copë municion.

Autoritetet e Kosovës thanë se ky armatim i gjetur mund të jetë i lidhur me sulmin e shtatorit të vitit 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në atë kohë, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Çfarë dihet për armët e konfiskuara?

Policia e Kosovës e as MPB-ja nuk kanë ofruar detaje mbi armatimin e gjetur në aksionin e fundit apo origjinën e mundshme të tij.

Megjithatë, Njësia e Forenzikës Digjitale të Radios Evropa e Lirë, ka arritur të identifikojë llojet dhe prodhimin e disa prej armëve e municionit të gjetur, në bazë të detajeve nga fotografitë e publikuara.

Plumbat e prodhuar në Serbi e BeH

Municioni i kalibrit 7.62mm x 39mm, që u ekspozua në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, u prodhua në vitin 1991 në fabrikën “Prvi Partizan” në qytetin e Uzhicës, në perëndim të Serbisë.

Këta plumba janë të mbushur me barutin e llojit SB-515 të prodhuar në fabrikën “Millan Bllagojeviç” në Luçan të Serbisë, në vitin 1990.

Ata janë ekspozuar me numrin 9 pas aksionit të Policisë.

Për më tepër, municioni i të njëjtit kalibër u prodhua edhe në fabrikën “Igman Zavod Konjiç” në Bosnje e Hercegovinë, në vitin 1988, i ngarkuar me barut NC-08 të prodhuar në fabrikën “Millan Bllagojeviq” në Luçan më 1987.

Këta plumba janë ekspozuar me numrin 10 në fotografinë e mëposhtme.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë informacione nga këto kompani në lidhje me armët e kapura, por të njëjtat nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të artikullit.

Armët e gjata

Municioni 7.62mm x 39mm i kapur në aksionin e fundit, përdoret veç tjerash për armën “Zastava M72B1” që po ashtu u kap në këtë aksion.

Sipas faqes specializuar WeaponSystem.net, kjo pushkë nisi të prodhohet në vitin 1973 dhe është armë e përdorur si mbështetje për ekipin gjuajtës.

Kompania e armëve “Zastava”, tani me lokacion në Kragujevc të Serbisë, ka traditë të prodhimit të armëve që nga viti 1853.

Prodhimet e tyre eksportohen dhe rishiten në dhjetëra vende të botës.

Kjo armë është ekspozuar me numrin 13 në fotografinë e mëposhtme.

Pushka M70 në disa variante

Prodhimi i kësaj pushke sulmi filloi në vitin 1959, po ashtu në fabrikën “Zastava” në ish-Jugosllavi. Ajo përfaqëson një version të licencuar të pushkës së quajtur Kallashnikov.

Nga viti 1970 u përdor gjerësisht nga ushtria jugosllave.

Deri në 4 milionë pushkë M70 besohet se janë prodhuar në versione të ndryshme.

Kjo pushkë është parë në fushëbeteja dhe konflikte në Afganistan, Angola, Qipro, Irak, Jordani, Kenia, Mali, Ruandë, Siri, territore palestineze…

Përdoret, po ashtu, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, ndërsa prodhohet ende në fabrikën e armëve “Zastava Oruzhje” në Serbi.

Kompania “Zastava” nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për informacione në lidhje me këto armë.

Pushkët M70 janë të ekspozuara me numrat 2 dhe 4 në fotografinë e mëposhtme.

 

Përveç këtyre, në aksionin e Policisë u kapën edhe 62 shok-bomba, 1.5 kilogram eksploziv plastik dhe pajisje të tjera përcjellëse të armatimit.

E ekspozuar me numrin 17 shihet një pllakë mbrojtëse balistike me një shtresë anti-traumë, për t’u mbrojtur nga gjuajtjet.

Nga informacionet që shihen nga fotografia, ajo është e prodhuar nga fabrika “Mille Dragiç”, në Serbi, më 2003.

 

Kjo kompani në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se vetëm nga fotografia nuk mund ta vërtetojnë se është produkt i prodhuar nga ata.

“Që të mund të japim mendimin tonë zyrtar dhe profesional duhet të kemi më shumë të dhëna dhe të bëjmë vlerësimin fizik të artikullit të përmendur nga fotografia”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie.

Përveç konfiskimit të armëve, Policia e Kosovës ka njoftuar se në atë aksion kanë arrestuar edhe një ish-zyrtar policor të Kosovës pasi “dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij”.

Radio Evropa e Lirë kishte analizuar edhe sasinë e parë të armëve të konfiskuara pas sulmit në Banjskë.

Sipas hulumtimit, në shumicën e rasteve këto armë po ashtu ishin prodhuar në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve.

Kush po i sjell armët në Kosovë?

Institucionet e Kosovës, por edhe raporte të mediave në Kosovë kanë ngritur dyshime për përfshirje direkte apo indirekte të Serbisë në armatosjen e veriut dhe sulmin e Banjskës, por një gjë e tillë është mohuar nga Beogradi zyrtar.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie, si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga [presidenti serb] Aleksandër Vuçiç”, kishte thënë ministri Sveçla pas aksionit.

Në anën tjetër, Beogradi zyrtar nuk i është përgjigjur kërkesës për koment nga REL-i lidhur me arsenalin e fundit të armëve të kapur në veri.

Sipas Mentor Vrajollit, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, është vështirë të verifikohet që Serbia në mënyrë të organizuar është duke dërguar armë në veri.

“Por, është shumë vështirë edhe të vërtetohet e kundërta”, thotë ai.

“Është e pamundur që gjithë ajo sasi e armëve të hyjë në Kosovë, një pjesë e tyre prodhim i vonshëm, e që askush nga shteti serb të mos ketë qenë i përfshirë në këtë kontrabandë”, thotë ai.

Sipas Vrajollit, në zgjidhjen e kësaj enigme duhet të kenë rol edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Krejt çka duhet është që komuniteti ndërkombëtar të flasë hapur për këtë problem dhe të bëjë trysni të drejtpërdrejtë që Serbia të mos fusë armë në Kosovë dhe të mos përpiqet të destabilzojë paqen në rajon”, thotë Vrajolli.

Brishtësia e vijës së gjatë kufitare të Kosovës dhe Serbisë, siç thotë ai, po ashtu e bën të vështirë kontrollin e kontrabandës së mundshme të armëve nga Serbia drejt veriut të Kosovës.

Në anketën e quajtur Barometri Kosovar i Sigurisë, i publikuar nga QKSS-ja, në vitin 2023, 77 për qind e të anketuarve kishin thënë se e shohin trafikimin e paligjshëm të armëve si një rrezik të lartë të sigurisë publike.

Ani pse janë disa të arrestuar për sulmin në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë të ngritur.

Një e tillë pritet edhe ndaj ish-nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit./REL

E dhunuan brutalisht dhe e hodhën nga ballkoni, nëna e kenianes Xhoi Ayoko kontaktohet me adresë fake! Ruth Abongo: Mesazhet mund të m’i ketë dërguar një nga autorët! Ja përmbajtja e SMS-ve

Kur kanë kaluar rreth 2 vite nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku shtetasja e huaj Xhoi Ayoko u dhunua brutalisht dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte, çështja e kenianes ende nuk është zbardhur nga autoritetet shqiptare.

E reja u dhunua brutalisht më 13 gushtit 2022 dhe ra në gjendje kome, por humbi jetën disa javë më vonë në një spital në Kenia. Prokuroria shqiptare vijon në pritje të letërporosive nga autoritetet keniane, por pa rezultat edhe pse kanë kaluar 1 vit e 2 muaj nga kërkesa e dërguar.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi Kenias në shkurt 2023 dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë, por edhe të marrë në pyetje nënën e vajzës keniane ku do t’i përgjigjet disa pyetjeve lidhur me ngjarjen, por edhe për disa sende të Joyt, si laptopi të cilin Ruth Abongo e ka marrë me vete në Kenia. Edhe vetë nëna e Xhoit prej kohësh i ka dërguar email autoriteteve keniane lidhur me letërporosinë, por ende nuk i kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu News24 është kontaktuar nga nëna e vajzës keniane. Ruth Abongo deklaron se pak kohë më parë, një adresë me emër “fake” në facebook e quajtur “bashkia” i ka shkruar Ruth Abongos duke iu prezantuar si një “agjenci” që po investigon çështjen e Xhoit duke i thënë se po kryejnë hetime për vrasjen me qëllimin që të bëhet drejtësi. Kjo adresë “fake” e pyet Ruth Abongon se ku dyshon për autorin dhe i përmend shoferin e kazinosë nëse është i përfshirë në krim, Ruth Abongo i thotë që po.

Më pas adresa anonime i shkruan se shoferi mund të jetë shtyrë edhe nga persona të tretë, dikush që ka njohur qëllimet e tij ndaj Xhoit. Në fund i thotë që do përpiqen të konfirmojnë teorinë e tyre sa më shpejt lidhur me të vërtetën. Nëna e vajzës nuk i beson për identitetin dhe qëllimin dhe mundohet ta marrë me video kamera këtë adresë, por kjo adresë ia bllokon telefonatën dhe mbyllet fare si account në facebook.

Sipas nënës së Xhoit ajo dyshon se personi që i shkroi në këtë adresë mund të jetë një nga autorët, bashkëpunëtorët apo ndonjë i penduar i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë ndonjë tentativë për të penguar dhe devijuar hetimet apo për të marrë informacion rreth çështjes nga nëna e Xhoit.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Pas 6 muajsh në spital, Xhoi u kthye në vendin e saj në Kenia aty ku edhe ndërroi jetë në spitalin Keniatta. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj nga Kenia.

 

“Shqipëria në krye të listës së azilkërkuesve, Rama shfaqje të shtrenjta në Europë”, Basha: Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani. Programi i PD bën realitet ndryshimin që duan shqiptarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë. Basha ka ironizuar kryeministrin Rama i cili edhe pse Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta dhe u jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil.

“Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani”, shprehet Basha.

 

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta. U jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil, pasi s’kanë mundësi ekonomike të jetojnë në vendin e tyre.

Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani.

Është koha për t’i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t’u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Shqipërisë ia ka mundësuar Zoti të gjitha për t’u bërë vend i begatë dhe i zhvilluar, ata që e kanë penguar janë politikanët e korruptuar që e kanë mbajtur peng për interesat e tyre.

Ndaj është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë!

Filanja e shoqja e filanes

NGA REDI SHEHU

Një ndër debatet e hapura në mënyrë ciklike sa herë që afrohen data të caktuara simbolike, të cilat promovojnë çiftet e të njëjtit seks, është edhe ndërkallja mbi atë se çfarë është familja dhe cili është definicioni i martesës? Duket çudi për një pjesë të madhe të njerëzve një debat i tillë, por ajo që nuk përbën fare çudi, është fakti se tashmë kjo gërricje është një realitet kokëfortë në të gjithë Perëndimin e për pasojë edhe në Shqipëri. Ama, ajo që përbën një taksë të rëndë intelektuale, është sipërmarrja për t’iu përgjigjur pyetjeve absurde, të cilat si pasojë e diskursit relativizues, insistueshëm kërkojnë përgjigje publike e jo vetëm kaq, por kërkojnë ripërcaktim dhe rimoralizim të koncepteve dhe praktikave bazë të shoqërisë njerëzore. Kjo, në emër të një rendi të ri shoqëror vizatuar në terrene psikologjike veçanërisht problematike.

Mbrojtësit e pikëpamjes se martesa tradicionale duhet rishikuar dhe konceptet e saj duhen rimodeluar, janë edhe mbështetësit e martesave mes të njëjtit seks. Përkufizimi i tyre i martesës është tipikisht i thjeshtë dhe retorika argumentuese e tyre mbështetet mbi faktin se bazë e martesës duhet të jetë dashuria dhe emocioni seksual. E bukura e këtij pretendimi është se ata nuk bien dakord që të krijojnë një entitet tjetër social “konkurrues” jashtë martesës tradicionale, por kërkojnë që t’i bashkëngjiten kësaj të fundit, duke e ndryshuar tërësisht atë.

Pra, një marrëdhënie imponimi e nevoje, pak absurde. Mirëpo, koncepti i martesës heteroseksuale, i cili është edhe ai tradicional dhe masiv, është një praktikë sociale e bazuar së pari mbi transhendencën, pra në perspektivën e krijimit, martesa zbriti si institucion njëkohësisht me dy njerëzit e parë (Adamin dhe Evën), kryekëput bazuar në arsyen e përbashkët njerëzore, e cila si rezultat përfundimtar ka të mirën e përbashkët shoqërore. Pra, martesa në botëkuptimin religjioz nuk është strukturë e krijuar nga vetë krijesat, porse një institucion i zbritur nga Krijuesi si model i gatshëm mbarëvajtjeje shoqërore, gjë që nënkupton autenticitetin dhe pandryshueshmërinë e këtij modeli, ngase i vetmi autoritet i cili mund ta ndryshojë këtë koncept, është vetëm autori i saj.

Ndërsa koncepti i dytë i martesës është i bazuar mbi racion njerëzore e cila thotë se tre kolonat e qytetërimit janë objektet e kultit, qeverisja dhe martesa dhe se dëshirat nuk justifikojnë sjelljet e qytetërimi nuk është gjë tjetër në thelb, veçse disiplinim ndaj dëshirave destruktive. Në këtë kuadër, martesa si institucion, është mekanizmi më i strukturuar i disiplinimit të dëshirave destruktive në modernizëm, duke nënkuptuar se është i vetmi mekanizëm që mbron qytetërimin tonë. Por, le të merremi me konceptin e dytë, se ai i pari religjioz është më i thjeshtë në përfundim.

Tiparet themelore të martesës tradicionale janë bashkimi i një çifti heteroseksual, lidhjet speciale me fëmijët dhe ekskluziviteti. Pra, martesa duhet të ketë tiparin e ekskluzivitetit heteroseksual bashkëshortor, që të konsiderohet e tillë dhe e shëndetshme shoqërisht. Po përse? Studiues të shumtë të sociologjisë dhe ligjit arrijnë në përfundimin se te martesat tradicionale, bashkimi trupor përfshin koordinimin trupor me qëllimin për të përftuar një të mirë trupore dhe e mira biologjike e bashkimit trupor është riprodhimi. Riprodhimi si e mirë trupore është jo vetëm i tillë, por është edhe e mirë publike. Kjo e mirë publike nuk mund të sillet në shoqëri veçse përmes bashkimit mes një burri dhe një gruaje, të cilët janë të vetmit që mund ta konceptojnë dhe ta formësojnë atë.

Te bashkimi i personave të të njëjtit seks, nuk mund të arrihet e mira trupore si e mirë publike dhe meqë riprodhimi, fëmijët pra, janë domethënia e vetë martesës, atëherë në rastin e homoseksualëve, bashkimi nuk mund të konsiderohet martesë pikërisht prej paaftësisë për të sjellë një të mirë trupore. Edhe pse bashkimi homoseksual mund të sigurojë fëmijë të dalë prej proceseve laboratorike, ato përsëri humbin tiparin ekskluziv që një çift heteroseksual ka, sepse fëmija në epruvetë i përket një trioje prindërish, dy homoseksuale dhe një anonim, të cilët nesër i shkaktojnë psikologjikisht një dilemë të fortë identitare dhe vetëperceptuese fëmijës.

Dallimi te martesat heteroseksuale është se ato kanë veti trashëgueshmërie, pra përfundon me një trashëgimtar dhe produkt që është e mirë publike, ndërsa martesat homoseksuale maksimumi mund të prodhojnë një soj “emocioni” i cili nuk ka vlerë trashëgueshmërie dhe si i tillë del nga tipologjia e bashkësisë bashkëshortore ekskluzive. Mbështetësit e martesave të të njëjtit seks pretendojnë se edhe çiftet heteroseksuale sterile martohen e adoptojnë fëmijë dhe bashkimi i tyre quhet martesë, përse kjo nuk duhet të ngjajë me homoseksualët, të cilët mund të adoptojnë edhe ata fëmijë? Themi, se familjet tradicionale pa fëmijë të shkaktuar si pasojë e sterilitetit apo arsyeve të tjera të bashkëshortëve, quhet martesë, sepse ata potencialisht janë prokrijues, riprodhues dhe realiteti në të cilin ata jetojnë nuk është vullneti i tyre. Ndërsa çiftet homoseksuale janë që në premisë joriprodhues dhe vullneti i tyre qëndron pikërisht në të kundërtën, se duan të bashkohen duke mos pasur asnjë shans thelbi martesor riprodhimi.

Fëmijët e adoptuar nuk krijojnë atë lidhjen biologjike me prindërit, sepse martesa reale tradicionale në fund të fundit është një premtim solemn përgjegjësish, e cila çon drejt realiteteve morale që krijojnë përgjegjësi mes palëve. Nuk është thjesht prezenca e dy prindërve, por është prezenca e dy prindërve biologjikë që ndikon në zhvillimin pozitiv tek fëmijët. Fëmijët e adoptuar nëse kanë dy gra si prindër nuk do të dinë përgjigjet e një babai dhe ato fëmijë që kanë dy meshkuj si prindër, nuk do të kenë kurrë përgjigjet e një nëne. Tek martesat homoseksuale del në pah një hendek i madh mes martesës dhe prindërimit, i cili padyshim çon në shpërbërjen e idealit të familjes. Burri dhe gruaja në një familje normale sjellin prurje të ndryshme psikologjike në procesin e prindërimit, prurje të cilat nuk mund të garantohen kurrë nga dy individë seksualisht të njëjtë, të cilët nuk garantojnë nesër asnjë përgjegjësi ndaj një fëmije të adoptuar, që në fund të fundit nuk është i tyri.

Nëse do ta mbështesnim martesën vetëm tek emocioni dhe seksi, atëherë automatikisht do të binte arsyeja për t’u martuar, jo vetëm kaq, por duke qenë se ana emocionale nuk është stabile, atëherë edhe martesa po të mbështetej vetëm mbi këtë element nuk do të ishte gjithashtu e qëndrueshme. Që të jetë e qëndrueshme, duhet një faktor stabiliteti dhe përgjegjësie, i cili përmblidhet me riprodhimin. Prandaj, përpjekja për të ripërcaktuar martesën mbi “bashkimin emocional” dhe jo prokrijimit, përmes sjelljes në jetë të fëmijëve, është përpjekje që kurorëzohet me ndryshimin e kuadrit ligjor për sa kohë ky i fundit formëson edhe normat kulturore të një shoqërie, atëherë në thelb, kjo iniciativë synon ndryshimin e tabanit kulturor dhe tronditjen e një prej kolonave të rëndësishme të shoqërisë që ka ngelur ende në këmbë, siç është martesa. Pra, transformimin më shumë se në aspektin juridik, mbështetësit e martesave homoseksuale duan ta bëjnë në kulturë. Që ta bëjnë këtë ata duhet të ndryshojnë “arsye publike” dhe për të ndryshuar arsyen publike, duhet të japin prova gjithashtu të arsyeshme për qenien njerëzore.

Duke bërë edhe pak opozitë me qasjen pozitiviste që ekziston sot në botë lidhur me natyrën e ligjit, nëse ai përbën dhe përmban kontekst moral, mund të themi se vetë ligji si rregullator i shoqërive, bazohet në dy premisa të rëndësishme, atë të dimensionit moral të tij dhe efektit përplotësues që ai ka mbi normalitetin publik të individit. Dimensioni moral i ligjit edhe pse nuk është i definuar qartazi në funksionet e tij, është dimension, i cili buron që në premisë të ligjit. Sepse ligji vendoset nga shoqëritë për të ruajtur, mbajtur e mirëmbajtur disa vlera morale universale. Ligjet e sotme të cilat dënojnë, gjobisin, e në disa vende edhe ekzekutojnë, kanë si kriter vlerësimi në thelb qasjen ose jo morale të individëve me shoqërinë, shkeljet ose jo të tyre në raport me këtë kuadër ligjor. Debati mbi homoseksualët, ashtu si edhe debate te tjera të natyrës së të drejtës individuale, janë pika ku shoqëria takohet me të çarat e veta përsa i përket të kuptuarit të konceptit të lirisë. Të kuptuarit e lirisë përfshin formën se si projektohet roli i individit dhe përgjegjësitë e tij në shoqëri. Është mbi të gjitha një debat mbi lirinë, sepse pothuaj të gjitha kategoritë të cilat duan të “thyejnë vargonjtë” e të tashmes dhe historikes, në emër të një koncepti të ri, e bëjnë këtë mbi ndjenja dhe emocionet dhe asesi bazuar në arsye publike. E nëse kërkojnë që këtë ta justifikojnë në kuadrin e të drejtave të njeriut, atëherë çdo e drejtë e njeriut nuk qëndron jashtë arsyes publike dhe çdo gjë tjetër që nuk është arsye publike nuk konsiderohet e drejtë e njeriut./ panorama

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku vdiq shoferi i tij, SPAK mbyll hetimet për Plaurent Dervishajn, Ramazan e Redjan Rrajën dhe për të pandehurit e tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019, ku vdiq shoferi i tij Andi Maloku, dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Plaurent Dervishajn, Ramazan Rrajën dhe të pandehurit e tjerë.

 

Atentati ndodhi rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata mornë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.

Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë  Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime”, raporton SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Gjithashtu ka zbardhur edhe ngjarje të tjera kriminale ku janë përfshirë grupi kriminal.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.184/1, të vitit 2021, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurve:

  1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), për periudhën para ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive);
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1/2, i Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
  1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Vjedhja”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë dhe 28/4, të Kodit Penal (sipas episodeve respektive);
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë dhe 28/4, të Kodit Penal;
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenit 278, paragrafi i tretë i Kodit Penal;
  • Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, për episodin e datës 01.11.2019, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22 dhe 28/4, të Kodit Penal;
  • Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e të ndjerit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), për episodin e datës 01.11.2019, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh” dhe 28/4, të Kodit Penal;
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
  1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive);
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1/2 të Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
  1. 4. Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe
  • Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë).
  1. Ramazan Rraja,akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal (armë zjarri e cila i është gjetur me vete gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 19.04.2023).
  2. Genti NDERJAKU (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimës Mitri Prifti, për periudhën ndërmjet datave 04.09.2020-30.01.2021;
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, shtetasit të cilët udhëtonin në mjetin me targë AA 333 ZD, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Nga veprimet hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, konkretisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, bazuar dhe në analizën e komunikimeve të kriptuara, janë administruar prova të cilat kanë evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje. Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore. Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime.

Më konkretisht është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjen e datës 01.11.2019, shtetasit: Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan) si bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj (të cilët po gjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për ngjarjen e datës 01.11.2019), ku ka rezultuar se kanë marrë pjesë në episodin e datës 01.11.2019, për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1,2; 134/2; 28/4; 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa të pandehurve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave të pandehurit kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova që provojnë se të pandehurit Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), vepra të kryera para datës 01.11.2019.

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë evidentuar faktin penal se shtetasit Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).

Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal.

Sa i përket të hetuarit tjetër Marsel Deçka, Prokuroria e Posaçme, ka konkluduar se nuk ka kryer elementët e veprave penale të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket episodeve pas ngjarjes së datës 01.11.2019, për rrjedhojë, i jemi drejtuar gjyqtarit të seancës paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto ngjarje, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr.184/1 të vitit 2021, numërtimin si procedimi penal Nr.184/2 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve

Topi refuzon kategorikisht çdo ftesë nga “Rithemelimi”: I kam mbyllur hesapet me ta në 2008

Rezoluta antikorrupsion mori në seancën e sotme plenare votat e mazhorancës. Votimi i sotëm, për ish-presidentin Bamir Topi është një paradoks i madh nga i cili i fituari i vetëm është kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Ditari” nga Bruna Çifligu, ish-presidenti foli për një gjendje të mjeruar të opozitës, e cila i krijon kushte akoma më komode shumicës socialiste.

Një avantazh i paramenduar, ekzekutuar sot nga kryeministri, për të hedhur në diskutim një temë që nuk askush nuk është kundër… por ajo vetë ka probleme të thella me korrupsionin.”

Sipas Topit, kryeministri sot është një lloj komoditeti që i krijon mundësitë që të mendojë se gjithçka mund të realizohet.

Ndërsa, duke u ndalur te turi i diasporës, ish-presidenti thotë se ato i shërbejnë garës së ardhshme elektorale.

Qëllimi i kryeministrit sot është i tillë që, pas 11 viteve qeverisjeje, shfaqet me një model të ri: modeli i kontaktit me qytetarë shqiptarë. Në vetvete fsheh planin e tij për të filluar një fushatë ndryshe nga herët e tjera, për të tërhequr vëmendjen dhe për të kuruar imazhin.”

Teksa theksoi se emigrantët shqiptarë ia kanë dalë deri më sot të integrohen në shoqëritë e vendeve ku jetojnë me forcat e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, Topi shtoi se qeveria ka ende për të zgjidhur “hallet”  e shqiptarëve brenda vendit, e jo më pastaj të atyre që kanë emigruar.  Kjo vlen edhe për çështjen e pronave të çamëve.

Ndërsa, duke u kthyer nga politika e brendshme, për Bamir Topin, opozita ka asnjë ofertë për zgjedhjet e ardhshme, dhe synimi i vetëm për të ka mbetur që të “kapë institucionin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.”

I pyetur nëse do të pranonte një propozim të bërë nga grupi i Rithemelimit në një tryezë për Reformën Zgjedhore, apo për të ardhmen e opozitës, Topi u tregua i prerë.

Jo. E para e punës ai debat, me përfaqësuesin e atij grupimi ka mbaruar në vitin 2008. Ka qenë ai dhe Edi Rama që bënë ndryshimet kushtetuese. Dhe nuk është problemi që shkatërruan demokracinë në partitë politike, por shkatërruan edhe raportin midis institucioneve.”

“Politikanët e korruptuar mbrojnë grupet kriminale shqiptare”, çfarë zbuluan dokumentet e Home Office në gjyqin ndaj Berishës

Një operacion sekret britanik për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe po tenton të ekspozojë politikanët e korruptuar në vendin ballkanik.

Projekti i koduar Crime State Nexus (CSN) u lançua nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për të synuar politikanët ballkanikë me lidhje me krimin e organizuar, sipas The Times.

Qëllimi i projektit është të godasë kërcënimet nga grupet e krimit të organizuar dhe të mbrojë interesat e Britanisë në rajon.

Një dokument ligjor i Home Office përshkruan grupet shqiptare të krimit të organizuar si një “kërcënim akut” për Britaninë.
Sipas medias britanike, ata vlerësohen të jenë aktorë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe krimin e rëndë e të organizuar në Britani, duke përfshirë trafikun e qenieve njerëzore dhe prostitucionin.

Në dokument statistikat tregojnë se shqiptarët përbëjnë një në tetë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Projekti sekret është zbuluar në dokumentet e gjykatës nga një betejë ligjore mbi vendimin e qeverisë për të ndaluar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha nga Britania e Madhe.

Sali Berisha, 79 vjeç, po apelon vendimin e marrë nga Priti Patel, kur ishte ministre e Brendshme, për ta përjashtuar atë nga Britania e Madhe në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit, me një vendim që pritet muajin e ardhshëm.

Dokumenti thotë se lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor krijojnë një “mjedis lejues në të cilin grupet kriminale shqiptare mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga aktivitetet e zbatimit të ligjit”.

Kjo mbrojtje politike u ofron grupeve kriminale të krimit të organizuar rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një “strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë”, theksohet në dokumentin e Home Office.

Në këmbim, grupet kriminale do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit, shtohet në dokumente sipas The Times.

Projekti synon të prishë këto lidhje duke koordinuar veprimet e MB-së kundër personave të ekspozuar politikisht (PEP) në politikën shqiptare.

“Kjo mund të sjellë ekspozimin e PEP-ve të korruptuar në mënyrë që të zvogëlohet besueshmëria e tyre midis publikut dhe elitës politike shqiptare, gjë që do të “demonstrojë pasojat ndërkombëtare dhe të brendshme të tolerimit të korrupsionit brenda partive politike”, tha Home Office.

Në dokument shtohet se: “Duke rritur kostot politike të përfshirjes në korrupsion, objektivi është të dekurajohen politikanët shqiptarë nga ofrimi i mbrojtjes politike për OQQ-të. Mbrojtja e reduktuar politike duhet t’i bëjë OCG-të më të cenueshme ndaj veprimtarisë së zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe të prishë modelin e tyre të biznesit.”

Qëllimet e tjera të CSN janë të forcojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor, të zvogëlojë “perceptimin se kriminelët mund të veprojnë pa u ndëshkuar” dhe të forcojë reputacionin dhe besueshmërinë e Mbretërisë së Bashkuar si një partner në trajtimin e korrupsionit.

Berisha shërbeu si president i Shqipërisë midis 1992 dhe 1997 dhe më pas si kryeministër midis 2005 dhe 2013.

Ai është kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, por në dhjetor, një gjykatë shqiptare vendosi që ai duhet të dënohej në arrest shtëpie, ndërkohë që ai hetohej për keqpërdorim të detyrës për privatizimin e tokës publike për ndërtimin e 17 apartamenteve në dobi të dhëndrit të tij.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe thotë se është një rast i politizuar i orkestruar nga Edi Rama, kryeministri aktual. Ai gjithashtu ka mohuar akuzat në Mbretërinë e Bashkuar për lidhje me

Duke mbrojtur vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të përjashtuar Berishën nga vendi, Lisa Giovannetti KC, që përfaqëson Zyrën e Brendshme në këtë çështje në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit, tha: “Sekretari i Shtetit kishte të drejtë të arrinte mendimin se aplikanti ‘ka qenë i përfshirë në krim të rëndë të organizuar dhe korrupsion dhe ka përdorur lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe ata të përfshirë në kriminalitet për përfitimin e tij”.

Ajo shtoi: “Krimi i organizuar i rëndë në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti në Shqipëri , ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim negativ në Mbretërinë e Bashkuar. Vlerësimi taktik i Agjencisë Kombëtare të Krimit shpjegon se kapja shtetërore e institucioneve shqiptare minon aftësinë e saj për të luftuar krimin e rëndë të organizuar”.