27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Komisioni antikorrupsion, gropa septike ku opozita jo vetëm bëhet pis por zhytet deri në fyt!

Nga Besart Logu

Rezoluta antikorrupsion e paraqitur ne Parlament nga Partia Socialiste, pas votimit, do të pasohet nga një komision parlamentar i posaçëm me objekt akoma të paqartë por që pretendohet se do të kalojë në filtra institucionet publike me qëllim rritjen e luftës kundër korrupsionit.

Si gjithmonë, Partia Socialiste nuk zhgënjen! Merr përsipër të luftojë korrupsionin në fund të mandatit të tretë, pothuaj një vit para zgjedhjeve. Nisëm që as militanti më i thekur socialist nuk e merr seriozisht sepse edhe ai që ka punuar për PS që të mbajë pushtetin i është dashur të paguajë për të marrë një shërbim publik.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka mbajtur qëndrim dinjitoz duke e refuzuar këtë propagandë elektorale të Edi Ramës. Do të ishte vetëvrasje politike për PD që të bëhej pjesë e komisionit antikorrupsion të PS. Ajo ka 11 vite që e ka denoncuar korrupsionin e kësaj mazhorance me emra konkret, emra që sot ndodhen pas hekurave apo nën hetim nga SPAK. PD ka 11 vite që e lufton korrupsionin dhe krimin që mbolli PS në tre mandate qeverisëse nëpërmjet ligjit të dekriminalizimit, kallzimeve penale në prokurori, ankimeve në Gjykatën Kushtetuese, propozimit të vazhduar për veting në politikë dhe sëfundmi me paketën për heqjen e imunitetit dhe fuqizimin e SPAK.

Nëse PS ka vullnet real, propozimet e opozitës janë të depozituara në Parlament por mbahen të mbyllura në sirtarët e Lindita Nikollës. Fundja, le ta bëjë edhe pa opozitën, ka me vete Belën e ARRSH, Lisën e doganave, Ulsiun e 184, Taulant Yaris, Delina gozhdën, Krifcën e AZHBR, Elvën e Butrintit, Oltën strategjike, Milvën e koncensioneve, Mimin e radarëve, Ndrecën e Metamorfozës, vëllain e Geronit, Damian Delaware dhe Kollçakun e Porto Romanos! Mund të marrë ekspertizën e Sajes, Tigrit, Kokës, Beqes, Bllakos, Dakos, Veliajt, Gjicit, Roshit, Tushes, Goros, Allës, Rexhës, Bushit, Bufit, Memollës, Sulit, etj.

Duket qartë se PS e ka kthyer në sistem korrupsionin pasi atë e gjenë në çdo zyrë të shtetit, qoftë në nivel qëndror apo lokal. Dhe si e tillë, ajo duhet të futet në zgjedhjet e 2025 si alternativa që stimuloi krimin e korrupsionin duke prodhuar vetëm varfëri dhe emigrim. Nëse PD futet në komision për të gjetur bashkë me Ramën shkakun e këtij niveli të paprecedentë korrupsioni, do të ishte kapitullim politik për të dhe si e tillë i bie të konkurojë në zgjedhje si barabartë me Ramën e jo me kartën morale e të paprekurës nga ky fenomen dhe që e ka denoncuar e luftuar për 11 vite.

Rama është i zhytur deri në fyt dhe komisoni parlamentar antikorrupsion është gropa septike që do ta bëjë pis PD. Kjo nisëm duhet refuzuar në mënyrë kategorike. Hajduti që bërtet “kapeni hajdutin” është një estradë bajate që duhet denoncuar si tentativa e PS për ti ikur përgjegjësisë së skandaleve të njëpasnjëshme në 11 vite qeverisje. Përrallat me dardha dhe kumbulla le t’ia tregojnë njëri tjetrin në mbledhjet e organizatës e jo shqiptarëve. Partia Socialiste duhet ndëshkuar me votë, si e vetmja mundësi që minimalisht të frenojë korrupsionin e sektit mavi.

“Programi i PD drejt fundit”, Basha: Do t’i jap çdo shqiptari mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një postim facebook shprehet se programi qeverisës i PD është drejt fundit. Sipas tij, ky program do t’i jap çdo shqiptari mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Drejt fundit programi qeverisës përmes të cilit do t’i japim çdo shqiptari mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e tij.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë një vend i zhvilluar, nëse pasuritë e saj vihen në shërbim të shqiptarëve dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me pushtetarët.

Rezoluta e PS/ Flutura Açka: Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut me ligjin e Amnistisë Penale, do të luftojnë korrupsionin?!

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka ka reaguar për rezolutën e PS, të cilën e cilëson si hipokrite. Açka ngre pikëpyetje për propozuesit, duke u shprehur se do lutojnë korrupsionin ata të cilët kanë dhunuar institucionin e Parlamentit, kanë një grup parlamentar në burg, si dhe shkatërruan pragun e SPAK me amnistinë penale.

POSTIMI i PLOTË

Nuk ka moral te njerëzit, të cilëve veprimet nuk iu përputhen me fjalët.
Këta do të luftojnë korrupsionin?!
Ky njeri që ka dhunuar krejtësisht institucionin é Parlamentit me të gjitha format, manipulimet, shpërdoret, korruptimet që ia jep pushteti, do të luftojë korrupsionin?!
Këta që tashmë kanë një grup më vete parlamentar në burg, qē nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për hienat e tyre të korruptuara, do të luftojnë korrupsionin?!
Këta që në këta tre vite kaluan ligje nominale për miqtë e tyre, kaluan Buxhetin é vitit 2024 për 8 minuta, që kafshuan me ligje zonat é mbrojtura, do të luftojnë korrupsionin?!
Këta që shkatërruan pragun é SPAK-ut me ligjin é Amnistisë Penale, do të luftojnē korrupsionin?!
Kēta që luftojnë çdo deputet opozitar që nuk iu pëlqen me forma perfide, që i dhanë jetë rebelimit kinseopozitar me qëllimin për të shkatërruar Opozitë duke blerë në tregun e mallit të përdorur politik me qëllim që të sugurojnë pushtetin e tyre, do të luftojnë korrupsionin?!
Po të ishte një Rezolutë e drejtë, e moralshme, é vërtetë, e besueshme sot në Parlament do të kishte së paku një ambasador i Europës duke dëgjuar në llozhê. Asnjë, për be! Pse?
Rezolutës hipokrite sot në Parlament!

Kulluri për rezolutën e PS: Propozim pa kuptim! Ja dy mënyrat për të luftuar korrupsionin

Sekretari për Marrëdhënet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se rezoluta e propozuar nga PS është një gjë krejt pa kuptim. Sipas Kullurit, korrupsioni luftohet me dy mënyra dhe në të dyja rastet nuk ka pse të ftohet opozita për të votuar diçka përtej saj.

POSTIMI I PLOTË

Dy menyra ka per te luftuar korrupsionin. E para eshte sistemi i drejtesise qe e heton dhe e gjykon penalisht. Kete gje e bejne prokurorite dhe gjykatat. E dyta eshte vete qeveria permes reformave, institucioneve te veta dhe vullnetit politik.

Ne rastin e pare sistemi i drejtesise eshte i pavarur ne ushtrimin e dhenies se drejtesise. SPAK kete gje po e ben vete. Ne rastin e dyte qeveria dhe drejtuesit e saj e kane ne dore vete te parandalojne dhe godasin korrupsionin brenda institucioneve te ekzekutivit.

Ndaj rezoluta e propozuar nga PS eshte nje gje krejt pa kuptim. Ne te dyja rastet opozita s’ka pse te ftohet per te votuar dicka pertej saj. As duhet te fuse hundet ne punet e prokurorive dhe gjykatave e as nuk ndikon dot ne punet e qeverise.

PS i mbetet vecse te mbeshtese publikisht dhe me akte konkrete permes instrumentave qe ka ne dispozicion, SPAK dhe prokurorine e pergjithshme e gjykatat e shkalles te pare dhe te dyte. Gje qe e ben pergjysem, perderisa nuk kane cuar asnje zyrtar te larte socialist per hetim sic eshte shprehur vete Dumani. Ndersa opozita te denoncoje publikisht rastet qe konstaton duke derguar padi penale dhe ngritur komisione hetimore ne parlament.

Cdo levizje tjeter si kjo e rezolutes eshte propagande 5-lekeshe!

Kosova anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Basha: Lajm i mirë për për Rajonin dhe për Europën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur aderimin e Kosovës si anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se ky është një lajm i mirë për të për Rajonin dhe për Europën.

Kreu i PD, shprehet se kjo arritje dëshmon hapat e drejtë dhe të sigurtë të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dhe vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.

POSTIMI i PLOTË

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Kosova, Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është një lajm i mirë për të, për Rajonin dhe për Europën.
Hapat e drejtë dhe të sigurtë të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dëshmojnë vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.
Tani është koha që vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë formalizuar njohjen e Kosovës ta hedhin këtë hap, duke i hapur rrugë anëtarësimit të saj në Aleancë, si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës. Duke mësuar nga gabimet e të shkuarës të ndërtojmë një të ardhme të sigurt e të begatë për rajonin dhe Europën.

VOA: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024.

 

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas raportit të EUAA-së në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37.

Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime.

Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje.

Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.

Ndërkohë sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin përgjatë vitit 2023, nga shtetasit shqiptarë u paraqitën gjithsej 9,145 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të EUAA-së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti kështë në vende si Franca, Italia dhe Gjermania.

Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptaërve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar.

Ndërkohë këtë vit nurmi i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoriteteve britanike është në shifra të papërfillshme./VOA

Mësuesia “digjet”, por Rama dhe qeveria e tij “krihen”

Nga Mirela Karabina

Të dhëna të INSTAT tregojnë se degët universitare që lidhen me prodhimin e mësuesve janë në krizë. Në vitin 2022 u shpërndanë vetëm 341 diploma në degët e arsimit nga 1613 të tilla që u dhanë në vitin 2015, pra me rënie 79%.

Mungesa sot e mësuesve të matematikës në disa qytete të vendit përfshirë dhe Tiranën, rreziku i mbylljes së kësaj dege dhe në Fakultetin e Shkencave të Tiranës, mbetja bosh e kuotave të degëve mësuesisë në nivelin 70-80% për vitin 2023-2024 në degët, Matematikë, Fizikë, Gjuhë -Letësri, Biologji, Filozofi është një klithmë alarmi se jemi para kolapsit të sistemit të mësuesisë.

Kjo rënie drastike e numrit të të diplomuarve në mësuesi është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, pasi prej 11 vitesh në pushtet me politika jo transparente pse jo dhe klienteliste, ka çuar në mbylljen e shumë programeve të mësuesisë.

Politikë kjo që ka shkaktuar krizën më të thellë të 34 viteteve, mungesë të theksuar në treg të mësuesve, numri i diplomave të të cilëve sot nuk mjafton për të zëvendësuar vendet vakante në shkollat publike në të gjithë vendin.

Pasi politikat zhvillimore dhe mbështetëse për mësuesin dhe shkollën janë zëvëndësuar me propagandë të pamasë të qeverisë, duke i përdorur politikisht ata.

Kështu, Rama dhe qeveria e tij mashtrojnë dhe gënjejnë çdo ditë mësuesit vetë, nxënësit, prindërit dhe familjet shqiptare përmes: vendimeve propagandistike për degë prioritare si mësuesia dhe pa rezultat pasi as numri i mësuesve dhe cilësia e tyre nuk u rritet; portalit të rrejshëm e diskriminues të punësimit “Mësues për Shqipërinë” ku mësuesit i duhet të jetë partiak që të plotësojë kriteret; trajnimeve fiktive digjitale të mësuesve pse jo dhe korruptive ndërkohë që në shkolla nuk ka as kompjutera dhe rrjet interneti; premtimit për rritje page për mësuesin dhe prej 11 vitesh nuk arrin kufijtë e nje rroge mesatare për të jetuar me dinjitet e të tjera e të tjera mashtrime, ku secili nga aktorët i prek dhe i vuan çdo ditë.

Universitetet Rajonale i Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës të profilizuar në mësuesi dhe me traditë dhjetëra veçare dhe që kanë prodhuar mësues për gjithë trevat shqiptare, sot po shkojnë drejt mbylljes për shkak të mungesës totale të politikave mbështetëse dhe motivuese në këto degë, dhe nga qendra shkencore këto universitete po kthehen në qendra kursesh profesionale për mbijetesë.

Mungesa e mësuesve dhe cilësia e dobët e tyre janë një shuplakë dhe demaskim i propagandës së qeverisë 11 vjeçare të Edi Ramës, me kosto të lartë për shoqërinë shqiptare.

Rezultatet e ulta në cilësi të vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve në PISA, ku një nga faktorët janë cilësia e mësuesit pasi prej tri dekadash në këto degë shkojnë studentë të dobët; rezultate të ulta në Maturë Shtetërore sidomos në matematikë; nivel i ulët i njohurive të mësuesve në rang vendi rreth 47 % e tyre janë me njohuri të pamjaftueshme (ASCAP, 2021) dhe tregues të tjerë, dëshmojnë gjendjen e rëndë që ka kapluar sistemin, shkakun dhe nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme.

Partia Demokratike e Shqipërisë duke analizuar këtë situatë në të cilën ndodhet mësuesia dhe i gjithë sistemi arsimor ka një program të qartë dhe ambicioz për të dalë nga kjo gjendje.

Përmes investimit në formimin universitar të mësuesve dhe zhvillimit profesional të tyre, infrastrukturës shkollore dhe pedagogjike që të përmbushë objektivat arsimorë, vlerësimit financiar të punës së mësuesve për një jetë të mirë dhe me dinjitet, Partia Demokratike do ta fusë në shina dhe do të mundësojë jo vetëm daljen nga kriza të mësuesisë dhe arsimit, por dhe kthimin në normalitet dhe hapje rrugë të zhvillimit të sistemit arsimor në tërësi.

Regjistrimi i popullsisë, Agjencia e Statistikave: Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milion banorë

Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në procesin e mëparshëm të regjistrimit të popullsisë, të mbajtur në vitin 2011, patën marrë pjesë rreth 1.74 milion banorë.

Kjo do të thotë se popullsia në Kosovë besohet të ketë rënë për rreth tetë për qind.

Qeveria e Kosovës e ka zgjatur procesin e regjistrimit sivjet – që ka nisur më 5 prill dhe duhej të përfundonte më 17 maj – për shtatë ditë, pas kërkesave nga disa komuna për zgjatje të afatit.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, është shprehur i kënaqur me procesin e regjistrimit dhe ka thënë se janë plotësuar të gjitha parimet ndërkombëtare për procese të tilla.

“Në përgjithësi të gjitha komunitetet në Kosovë kanë qenë të hapura dhe kanë qenë në favor të regjistrimit të popullsisë. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka qenë masive, përveç komunitetit serb në katër komunat në veri, që kanë marrë pjesë pjesërisht”, ka thënë ai.

Më 5 prill, kur edhe pati filluar regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Një bojkot i ngjashëm ka ndodhur edhe në regjistrimin paraprak të popullsisë, në vitin 2011.

Ai proces nuk është mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa edhe serbët në komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e patën bojkotuar procesin.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.

Kastrati ka thënë se tani do të punohet në përpunimim, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Sipas tij, të dhënat preliminare mund të publikohen dikur gjatë pjesës së parë të muajit korrik, ndërsa të dhënat finale pritet të publikohen rreth gjashtë muaj pas datës së nisjes së regjistrimit./VOA

Sa shqiptarë jemi? Drejtoresha e INSTAT zbulon afatin se kur do të publikohen të dhënat e Censit

Rezultatet kryesore të Censit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023 në komisionin e Ekonomisë drejtoresha e Instat Elsa Dhuli tha se Instat do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara  të mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.

Më herët publikimi i rezultateve ishte parashikuar të bëhej më datë 19 qershor

Drejtuesja e Instat konfirmoi edhe njëherë se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura për Cens ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet.

Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.

Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketuesë. Censi kryhet një herë në 10 vjet.

Dopietë ari, Luiza Gega fantastike në Ballkanik! Shkëlqen edhe David Nikolli

y medalje ari dhe një argjendi, është ky bilanci i Shqipërisë në edicionin e 77-të të Kampionatit Ballkanik të atletikës, aktivitet që u mbajt më datat 25 dhe 26 maj në Izmir të Turqisë.

 

Dy titujt kampionë Ballkani mbajnë firmën e mbretëreshës së atletikës shqiptare, Luiza Gegës, e cila tregoi edhe një herë që mbetet e pakonkurrueshme në rajon. Gega e nisi më këmbë të mbarë të shtunën, teksa siguroi medaljen e saj të parë të artë, duke fituar garën e 3000 metrave me pengesa. Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.

Gega, në fakt të shtunën do të provonte për një tjetër medalje ari edhe në disiplinën e 3000 metrave, por mungesa e hapësirës kohore pas garës së saj në 3000 m/p, nuk ia mundësoi pjesëmarrjen. Gjithsesi, kampionia me rekord e kampionatit Europian u rikthye fuqishëm të dielën, duke marrë medalje e ari edhe në disiplinën e 5000 metrave. Ndryshe nga gara e së shtunës, ajo e djeshmja në 5000 metra ishte shumë e fortë, e zhvilluar edhe në reshjet e shiut. Konkurrentja direkte e Gegës ishte Yasemin Can, një keniane e natyralizuar turke, kampione në fuqi e Europës në 10000 metra. Pas një gare taktike, kampionia jonë e bëri diferencën në 400 metrat e fundit, duke mbërritur e para në finish me kohën 15:38.52. Kështu Gega siguron titullin e dytë kampion në Kampionatin Ballkanik për ta ngjitur flamurin shqiptar sërish në shkallën më të lartë të podiumit në stadiumin e Izmirit. Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Parisit si e kualifikuar me normë.

Por përpara Olimpiadës, Gega do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Romës në qershor, ku do të tentojë të ruajë titullin kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Ndërkohë, në Ballkanikun e Izmirit shkëlqeu edhe një tjetër atlet kuqezi, David Nikolli, i rikthyer në Kombëtare pas një shkëputje disavjeçare. Nikolli fitoi dje medalje argjendi në disiplinën e 3000 metrave, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Ai e ndali kronometrin në kohën 8:07.37, për të merituar vendin e dytë në Ballkanik. Izmir Smajlaj e mbylli konkurrimin e tij në këtë aktivitet në vendin e tetë, teksa regjistroi rezultatin 7.53 metra në garën e kërcimit për së gjati. Shqipëria përfaqësohej në Ballkanik me tetë sportistë gjithsej, por Franko Burraj, Kolindo Kiri, Elisa Myrtollari, Relaksa Dauti dhe Livia Topi nuk arritën që të linin gjurmë, duke mos mundur që të futeshin në “top-10” në garat e tyre respektive.