19.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Rezoluta e PS/ Marinela Ziu: Nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin! E vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me rezolutën e e PS kundër korrupsionit. Ajo shprehet se që nga fjalia e parë nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin por frikën e klasës politike shqiptare nga drejtësia e re. Sipas Ziut, e vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK.

Postimi i plotë i anëtares së Kryesisë, Marinela Ziu:

SPAK si e vetmja politikë reale antikorrupsion, për t’i dhënë fund pandërshkueshmërisë së çimentuar 33 vjeçare.
Depozitimi në Kuvendin e Shqipërisë të Projektrezolutës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” nga Kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë, faktuar kjo nga çdo raport ndërkombëtar, nuk është thjesht propaganda e rradhës për të hequr vëmendjen rezultatet e drejtësisë së re, varfëria dhe zbrazja e vendit.
Qartësisht, nga fjalia e parë, Projektrezoluta nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin por frikën e klasës politike shqiptare nga drejtësia e re, që në emër të Projektrezolutës për “dialog konstruktiv politik dhe institucional ndërmjet tre pushteteve” dhe për një qasje të re “orjentuese për tre pushtetet e pavarura”, kërkon me çdo kusht të ndërhyjë në reformën në drejtësi, e cila prej kohësh po jep rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në nivelet e tij më të larta.
E vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK, asnjë politikë antikorrupsion për pazarin e rradhës në Kuvend dhe asnjë Ministri Antikorrupsion, që ndalon raportimet kundër korrupsionit në organet kompetente.
Në çdo Raport të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk mungon sesioni mbi korrupsionin dhe mungesën e transparencës në qeverisje në Shqipëri. Sipas tyre, korrupsioni ekziston në të gjitha nivelet e qeverisjes, vecanërisht përmes prokurimeve publike dhe koncesioneve/partneriteteve publike private.
Të njëjtin shqetësim ngre edhe Transparency International, e cila thekson kapjen e shtetit nëpërmjet ligjeve me porosi, korrupsionin nga nivelet më të larta deri në nivelet më të ulta, tejfryrjen e vlerave të kontratave publike dhe mungesën e konkurrencës, duke paracaktuar fituesit.
Sipas Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), shqetësues është paracaktimi i fituesve nëpërmjet kërkesave specifike të tenderit që përshtaten vetëm me kualifikimin dhe ekspertizën e kompanive të paracaktuara si fituese, duke minuar totalisht konkurrencën dhe garën si parimin bazik të prokurimeve publike. Kapja e shtetit nga oligarkia dhe favorizimi nga vetë shteti i monopoleve, duke u shndëruar edhe vetë Parlamentin në noter të interesave të klientëve të qeverisë.
Binomi krim i organizuar dhe korrupsion është shkrirë veçanërisht në sektorin e ndërtimit, duke pastruar të paktën 1.6 miliardë euro deri në 2020 sipas Global Initiative Against Transnational Organized Crime.
Ftkeqsisht, klasa politike shqiptare nuk është e ndarë në dy kampe, Pozitë dhe Opozitë, por ato që janë Pro SPAK dhe ato që janë Kundër SPAK, ato që janë kundër korrupsionit dhe ato që lirojnë të korruptuarit nëpërmjet Amnistisë Penale, ato që janë kundër pandërshkueshmërisë dhe ato që kanë të pandërshkuarit në krye të tyre.
Partia Demokratike është e qartë dhe e vendosur nga dita e parë, #ProSPAK, #ProPandërshkueshmërisë dhe #KundërKorrupsionit.
Nësë Parlamenti ka vullnet real kundër korrupsionit, nuk ka nevojë për Rezolutë Antikorrupsion por të votojë pa humbur kohë Projektligjet e Partisë Demokratike mbi financimin e SPAK, vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së kritikon veprimet e vazhdueshme ushtarake në Rafah, Borrell: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Izraeli po ecën përpara me veprime ushtarake në Gazën jugore, pavarësisht një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i kërkon vendit të ndalojë menjëherë shtytjen e tij.

 

Borrell tha se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, duke shtuar se ai do të punojë gjithashtu drejt arritjes së një vendimi politik për nisjen e një misioni të dedikuar të ndihmës kufitare të BE-së për pikën kufitare Rafah.

Të premten, GJND urdhëroi Izraelin të ndalojë çdo operacion ushtarak në qytetin Rafah në Gazën jugore që dëmton civilët.

“Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në Guvernatën e Rafahut, që mund t’i shkaktojë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të sjellin shkatërrimin e tij fizik tërësisht ose pjesërisht”, tha presidenti i gjykatës.

“Kur komandanti gjerman e kërcënoi se do i pushkatonte gruan dhe fëmijët, Et’hemi i tha…”- Historia e ministrit të Financave që ruajti thesarin dhe shpëtoi kavajasit nga internimi në kampin nazist

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara ata ia kushtuan jetën e tyre, çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

                                                                   PARATHËNIE

Gjithkush në qytetin tonë, i cili ka përjetuar me sy e me zemër flakën e fuqishme të lëvizjes antikomuniste këtu, në vitet e paharruara 1990- 1991, me siguri ka vënë re, mes femrave të pakta në rreshtat e para, të ishte edhe një grua me trup të hijshëm, në moshë të mesme, por me flokë të bukur e krejt të thinjur, sikur t’i ishin mbuluar me fluturza bore.

Ajo ishte bash në krye të demonstruesve, pa iu trembur syri nga terrori komunist. Në ballë i qe shkruar dukshëm urrejtja për regjimin diktatorial, kurse në sytë i shquhej e ardhmja me ngjyra ylberi. Thërriste me gjithë fuqinë e zërit të saj, në korin e madh të urrejtjes popullore: “Liri-demokraci! Poshtë diktatura”! etj.

Ishte Sofika Cara. Gjithçka që ka shkruar në këto fletë Sofika, si në një tregim të gjatë, janë kujtime dhe mbresa që nuk mund të harrohen kurrë! Ajo është bijë e një familjeje të mesme në Fier, por martesa me Bardhin në vitin 1961, bëri shkëputjen e saj të “pamëshirshme” nga trungu prindëror, për të mos u takuar me njerëzit e gjakut të saj, për më shumë se tri dekada(!!) Ishte koha e paradokseve të mëdha.

Dhe e gjitha kjo fatkeqësi e rëndë i erdhi asaj, vetëm sepse Bardhi, vinte nga një familje e ndershme kavajase, me taban nacionalist; babai i tij qe arratisur, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në fillim në Itali e më pas në Australinë e largët, ku edhe vdiq në vitin 1982. Në gjithë ato vite të vështira ajo dhe familja e saj përjetuan një dhimbje e një mall të pashuar, që u dha forcë të mbijetonin e t’i gëzoheshin një kohe të re.

Sofika, kjo grua me karakter të fortë, edhe pse e persekutuan, shpresat kurrë s’i humbi, sepse, dihet, shpresa vdes e fundit tek njeriu. Besimi i thellë tek Zoti, i jepte e i jep asaj kurajo të përballojë me fuqinë e një luaneshe, të gjitha sfidat e jetës, të gjitha vuajtjet që ia serviri ai regjim i urryer komunist.

Me dy fëmijë të vegjël, me pleqëri në shtëpi, me kunatin e sëmurë, kësaj gruaje të fortë, iu desh të bënte në shtëpi dy rolet, jo vetëm si grua që ishte, por edhe si burrë. I duhej që të punonte si “kalë” e t’i binte Shqipërisë kryq e tërthor, sepse veç familjes, i duhej që të mbante dhe burrin e saj, Bardhin, në burg.

Të gjitha këto përjetime, nëpër faqet e këtij libri, Sofika i ka dhënë si në një bisedë të ngrohtë me njerëzit e saj më të dashur, sepse vetëm ajo e di se sa ka vuajtur, ndaj mendoj që ju me siguri do t’i lexoni me kureshtje e dhimbje.

Edhe me lirimin e Bardhit nga burgu, kujton Sofika, kalvari i vuajtjeve të tyre nuk mbaroi, por ai u bë më i rëndë. Kudo ata do t’i rrethonte syri i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Njerëzit u bënin bisht nga frika.

Bardhin, bashkë me të vëllanë, Sabriun, veç burgut, i kishin shënuar në listën e zezë të eliminimit fizik. Ishte çereku i fundit i viteve ’80-të, ishin vitet e fundit të qeverisjes komuniste në Shqipëri dhe diktatura ishte egërsuar, tamam si ai derri i egër, e i plagosur.

Për t’i shpëtuar këtij ndëshkimi të pashpirt, Bardhi, bashkë me vëllanë, Xhevdetin, e gjykuan të largoheshin nga Fieri dhe erdhën u vendosën në Kavajë, ku kishin lindur dhe kishin origjinën familjare, tek fisi i njohur këtu, Cara.

Ata erdhën në Kavajë pak kohë para se të shpërthente “Perla me gurët e saj”, kështu e quan Sofika Kavajën dhe popullin e këtij qyteti demokrat, që e para e përgjithnjë vrau frikën në mendjen e shqiptarëve dhe ndezi në gjithë Shqipërinë, flakën e madhe të lëvizjes antikomuniste, e cila do të sillte fundin e pashmangshëm të sistemit politik komunist tek ne.

Libri i Sofikës është shkruar natyrshëm, me sinqeritet, me ndjenjë dhe nuk shpreh thjeshtë një krenari e respekt për fisin Cara, apo për fisin e saj atje në Fier, nga ka ardhur, por është i mbushur me dashuri e me respekt të thellë për njerëzit, për popullin e Kavajës, sa mikpritës e i përzemërt, aq dhe trim, punëtor e me shpirt demokrat.

Këto copëza të gjalla jete që na jep kjo autore në libër, të kujtojnë atë muratorin e palodhur, i cili, tullë pas tulle, lartëson një ngrehinë, të vogël apo të madhe. Edhe kjo autore me shumë thjeshtësi, vë disa tulla në ngrehinën e madhe të historisë së këtij qyteti të vjetër. Është një ndihmesë modeste, por shumë e vyer puna e Sofika Carës, e cila na solli këtë libër, prandaj mendoj se edhe duhet përshëndetur e duhet vlerësuar me syrin e një bashkëqytetari të ndershëm.

Ramazan Hushi         

                                                        PAK TË DHËNA PËR FISIN CARA

Sipas historikut që na është servirur, tri rrugë të mëdha, në mes disa të tjerave më të vogla, përbënin skeletin e qytetit të Kavajës. Pikërisht këtu erdhën të banonin e të punonin shumë shekuj më parë, në një fushë të madhe e pjellore, disa familje të fisit Cara.

Rrugët e rrugicat këtu nuk kishin emra, po edhe ashtu, anonime, banorët nuk mund t’i linin gjatë. Sepse qytetet dhe rrugët e tij janë si qenie të gjalla, duan patjetër emrat e tyre. Dhe këta emra lindën sipas vendit ku ato shtriheshin: për shembull, nga objekti “Guri i Sharrës”, në pjesën jugore të qytetit, u quajt lagja “Sharrë”; vendi ku u ngulitën njerëzit e fisit Cara, që quhej “Skuraj”, u quajt lagja “Skuraj”, sot me emrin “Zguraj”; kurse lagja ku kishte pronat e tij beu, mori emrin “Sallbeg”, etj.

Por unë nuk kam qëllim të ndalem në emërtimet e rrugëve e rrugicave, sepse të tjerë kanë shkruar gjatë për to. Qëllimi im është të ndalem e të evidentoj këtu një fis tepër të madh e të vjetër, fisin Cara, i cili rrënjët e tij i ka në Skuraj të Mirditës.

Fisi i Carave në Kavajë, duhet thënë që është fis i vjetër, por jo autokton. Njerëzit e këtij fisi mendohet se kanë ardh, në kohë shumë të largët, nga fshati verior Skuraj, ku dhe sot këtë mbiemër e mbajnë banorë të dy besimeve fetare, e lidhur kjo me pushtuesit që e pushtuan këtë zonë në kohë të ndryshme: myslimanë dhe katolikë, të cilët shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, duke u shquar kështu si një fis i madh e me emër të mirë, në të gjithë Mirditën.

Në Kavajë ata u kapën mirë me punë, u shumuan në numër dhe u bënë shpejt zotërues, si familje e madhe feudale, aty rreth vitit 1250, duke qëndruar jo vetëm në ultësirën e bregdetit, po pastaj u shtrinë në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Familja e këtij fisi ia arriti të krijonte lidhje e miqësi të forta rreth vitit 1350, duke u futur nën zotërimin e Tanush Topisë.

Kurse pas vdekjes së Gjergj Topisë, Carat, sipas rrëfimeve që na kanë ardhur nga brezat më të vjetër, ata kanë dalë më vete. Ndër të parët e Carave, përmendet Shqefën Cara, i cili kishte pasur dy djemtë e tij, Pjetër e Mark Carën. Më vonë degët e këtij fisi u shtrinë në Tiranë, Durrës, Laç, Ndroq dhe në Fier, etj.

Por dega më e madhe e kësaj peme të madhe fisnore, ka lulëzuar në Kavajë. Carat këtu, duke zbritur nga malësia, që veç ujit të ftohtë e ajrit të pastër, të tjerat i kishte fukarallëk, e gjykuan drejt, që të nguleshin në një fushë të madhe, të cilën do ta punonin e kështu do të siguronin jetesën.

Fushës dhe rrugicës ku ata jetuan banorët e lagjes i vunë emrin Cara, edhe sot ky vendbanim quhet Rruga e “Carajve”. Vitet kalonin. Bujqësia, blegtoria e tregtia u bënë burimi i tyre i jetës e kështu, me punë të palodhur, u bënë me emër Carat. Fisi i tyre erdhi e u rrit shumë, u përhap edhe në lagje të tjera të qytetit dhe në ditët tona, është një prej fiseve më të mëdha të qytetit, që shtrihet në kërthizë të Shqipërisë.

Qysh në kohë shumë të hershme, nga vatrat e fisit Cara, kanë dalë shumë njerëz me vlera, njerëz atdhedashës që, përveç punës, dëshironin ta shikonin vendin e tyre të lirë e të bukur. Nga ky fis, në kohë të ndryshme, kur e ka kërkuar interesi i vendit, kanë dalë të marrin pjesë me armë në dorë vullnetarë, për të mbrojtur trojet e të parëve, nga copëtimi i huaj.

Kështu, për shembull, historia na dëshmon që rreth 650 burra nga Kavaja, kanë marrë pjesë si luftëtarë në Luftën e Shkodrës, më 1913, për të mbrojtur trojet shqiptare në Shkodër, Plavë e Guci, nga sulmet serbo-malazeze, ku 20 burra ishin nga fisi i Carave, midis tyre, edhe gjyshi i Bardhit, Islam Cara, por edhe Isa Cara, Hamdi Cara, etj.

Madje në këtë luftë, ra heroikisht Isa Cara. Gjithashtu, përmendim këtu që Dervish Cara, ka marrë pjesë në luftën e Maqedonisë dhe ka qenë aty një nga figurat kryesore. Ai njihet në histori kur shpërtheu kryengritja e madhe në krahinën e Pollogrit, në vitet 1843- 1844, e cila është quajtur “Kryengritja e Dervish Carës”. Së bashku me Dervish Kapo, Dervish Pola, në krye të kësaj kryengritje e vendosin shtabin e tyre në teqenë e famshme Harabat, në Tetovë të Maqedonisë.

Dervish Cara kishte lidhje familjare me pashallarët e pashallëkut të Tetovës. Qëllimi i kryengritjes ishte kundër reformave të Tanzimatit për ruajtjen e identitetit të popullit shqiptar, për ruajtjen e gjuhës shqipe traditës, burrërisë dhe autoritetin e pashallarëve në krahinat e veta. Fisi i Carave ka marrë pjesë aktive në luftën e përpjekjet për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Bashkë me banorë të tjerë të qytetit tonë, edhe njerëz të këtij fisi, kanë ndihmuar për të përcjellë plakun Ismail Qemali për në Vlorë, më 23 Nëntor 1912, dhe ky patriot i flaktë pastaj, ngriti më 28 Nëntor 1912 flamurin kuqezi në qytetin lab dhe e shpalli Shqipërinë të pavarur. Kanë qenë shumë burra nga Kavaja që e përcollën Ismail Qemalin deri në Çermë, si Mustafa Cara, Qazim Merhori, Bajram Xhani e, shumë të tjerë, kurse gjyshi i Bardhit, Islami, e përcolli atë deri në Çermë.

Njerëzit e fisit Cara, u muarën shumë me tregti dhe kështu shkuan edhe jashtë vendit, deri në Itali, Austri, Turqi e Australi; në Turqi mbetën përgjithnjë edhe dy vëllezërit e Xha Lamit dhe fëmijët e tyre, jetojnë edhe sot në këtë vend mik.

Të dhënat e mësipërme janë marrë duke shfletuar historinë e qytetit të Kavajës, si dhe nga arkivi i familjes, në bashkëpunim me Lulzim Carën, të atin e dëshmorit dhe martirit të demokracisë shqiptare, Indrit Carës.

  1. Ali Vishka: “Teqeja Harabat e Tetovës dhe roli i saj historik e kulturor në të kaluarën”.
  2. Dr. Aleksandër Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës – Shkup 1985, fq. 101-127.

                                     MUSTAFA CARA

Fisi i Carave ka nxjerrë nga gjiri i vet njerëz që e kanë dashur shkollën dhe kanë studiuar jashtë vendit, por gjithashtu edhe demokratizimin e vendit të tyre, e kanë dashur shumë. Kështu dimë që Mustafa Cara, e kishte mbaruar shkollën Tregtare në Turqi dhe më pas ishte emëruar mësues në Kavajë. Mustafai kishte lidhje të forta me Ismail Qemalin, Çerçis Topullin, Sulejman Delvinën, Bajram Xhanin, Andrea Ekonomin, Hoxhë Leçinin, si dhe plot miq e dashamirës.

Në vitin 1920, Mustafa Cara ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe më vonë në Tiranë, ku u krijua Partia Radikale Demokratike, në tetor 1921. Pas dy muajsh, ky burrë patriot, ngriti degën e kësaj partie në Kavajë. Mustafa Cara, ishte ai që ngriti më 27 nëntor 1912, flamurin në Kavajë, pikërisht në ballkonin e shtëpisë së tij, duke dëshmuar qartë për mbështetjen e pakufishme që i jepte populli i qytetit tonë, çështjes së madhe të shpalljes së pavarësisë kombëtare.

Edhe sot, po në këtë datë vijon kjo traditë e bukur e ngritjes së flamurit kombëtar në Kavajë. Ai e urrente me gjithë forcën e shpirtit, sistemin e egër komunist, si sistemin e padrejtësive, të mohimit të lirisë së fjalës, të varfërisë, i cili e kishte lënë popullin shqiptar në errësirë dhe vendin në një prapambetje të thellë.

Mustafa Cara, ka bërë shumë për atdheun e tij, për këto arsye regjimi komunist e pati dekoruar atë me dëshminë; “Patriot dhe atdhetar i shquar e i vendosur, për çështjen kombëtare”.

Me ardhjen e demokracisë, emri dhe veprat e tij u ngritën në piedestalin e nderit. Për merita të veçanta, për “Liri e Demokraci”, ish-presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Dr. Prof. Sali Berisha e ka dekoruar atë me urdhrin; “Patriot i Shquar e i Vendosur” kundër komunizmit, “Për Veprimtari Patriotike ndaj Kombit”, me Medaljen e klasit të dytë, etj.

Bashkia e Kavajës, bashkë me këshillin bashkiak, e kanë vlerësuar dhe e kanë shpallur Mustafa Carën; “Qytetar Nderi” të Kavajës, pas vdekjes, për kontribute të vyera ndaj çështjes kombëtare.

Mustafa Cara ka ndërruar jetë në vitin 1955, në moshën 88-vjeçare. Ai u përcuall në banesën e fundit me nderime dhe respekt të madh nga bashkëqytetarët e tij.

                                             DEMIR CARA

Fisi i Carave ka nxjerrë burra të zotë për vendin, intelektualë me mendje të mprehtë dhe vizionarë për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë. Një nga këta ishte dhe Demir Cara, i cili është për ne nderi e krenaria e Kavajës dhe e kombit.

Demir Cara pati shkuar për studime në Austri, qysh në moshë fare të njomë, por ai u rrit e u formua atje larg, me afshin e mallit e të dashurisë së pashuar, për atdheun e vendlindjen. Në Austri ai u bë doktor shumë i zoti, fitoi me zotësi titujt dhe njihej si; Dr. Prof. Demir Cara, por, njëkohësisht, ai u formua edhe si patriot i flaktë i çështjes sonë kombëtare.

Për vlerat e meritat e tij të padiskutueshme, atë e zgjodhën kryetarin e Shoqatës “ALBANIA”, e themeluar nga studentët shqiptarë që studionin në Austri, ku, veç të tjerëve ishin edhe Et’hem Cara, Andrea Tirana, Aleks e Mihal Buda, etj.

Dr. Prof. Demiri, si patriot e atdhetar, por edhe si mjek, ka ndihmuar shumë shqiptarë që shkonin atje, i ka ndihmuar edhe materialisht, ka pritur e ka përcjellë me nderime shumë bashkatdhetarë të tij, që nga njerëzit më të thjeshtë, deri tek ata me pozita e detyra të larta shtetërore, ka pritur në Austri Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, në Festivalin botëror që u zhvillua në Vjenë, në vitin 1958, eveniment ku grupi ynë zuri vendin e parë dhe fitoi “Gjerdanin e Artë”.

Për këtë ngjarje të bukur, në nderim të artit shqiptar, ai shtroi edhe një banket madhështor. Qenë ca vite kur ai vinte shumë shpesh në Shqipëri, në Kavajë dhe kudo e prisnin me shumë respekt. Në shenjë mirënjohjeje, shteti shqiptar në atë kohë i ka dhuruar atij një aparat kardiologjik për zemrën. Kur vinte në Tiranë e në Kavajë, doktor Demiri bënte vizita e konsulta falas, për qytetarët shqiptarë. Gjithmonë ai ka qenë i interesuar për zgjerimin e forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore mes dy vendeve, Shqipërisë e Austrisë.

Nënvizoj këtu edhe një detaj me shumë kuptim: Dr. Prof. Demir Cara, në dokumentin e tij të identitetit në Austri, mbante nënshtetësi shqiptare.

Dr. Prof. Demiri Cara, vdiq më 15 shtator 1991, në moshën 84 vjeçare, në Vjenë, mes miqsh e njerëzish që e deshën me sinqeritet dhe e vlerësuan dhe e respektuan gjithmonë. Ai njeri me virtyte, u largua nga kjo jetë, pa shijuar kohën e re të demokracisë që erdhi në Shqipëri, kohë për të cilën ai kishte dhënë, me të gjitha energjitë e tij, gjithçka kishte. Amaneti i vetëm që ai la ishte: të varrosej në vendlindjen e tij të dashur, në Kavajë.

Dhe ashtu ndodhi; trupin e tij pa jetë e sollën dhe e varrosën, sipas amanetit, në qytetin e tij të lindjes, me shumë nderime e respekt, ashtu siç i takon një njeriu me zemër të bardhë dhe pjesëmarrja në varrim ishte shumë e madhe.

                                         ET’HEM CARA

Et’hem Cara ka lindur në Kavajë dhe mësimet e para ai i kreu në vendlindjen e tij, kurse më pas ndoqi e mbaroi studimet e larta në Akademinë Tregtare në Linz të Austrisë, kurse i vëllai i tij Myftar Cara, vazhdoi e mbaroi studimet në Universitetin e Bukureshtit në Rumani.

Et’hemi i mbaroi studimet e larta me rezultate shumë të mira, u shqua si një njeri me aftësi profesionale të rralla dhe shpejt fitoi titullin e lartë shkencor “Doktor”, të Akademisë Tregtare. Edhe Et’hemi ishte bërë anëtar i Shoqatës patriotike “ALBANIA” në Austri.

Kur erdhi në Shqipëri, ai fillimisht u emërua me punë në Elbasan. Në këtë kohë martohet me një vajzë kosovare, Zylën, nga një familje fisnike, me emër në Gjakovë, fisi i Karkinëve, që kishin ardhur në Kavajë, në vitin 1928. Aty nga mesi i vitit 1932, ai u emërua me detyrë në Tiranë, si shef i financës pranë Ministrisë së Arsimit.

Në vitet 1932-1944, Et’hem Cara krijoi lidhje të shumta me njerëz intelektualë, të cilët kishin mendime progresiste për të ardhmen e vendit; pati fatin të njihej e të punonte me figura të njohura të kohës, si; Hilë Mosi, Nush Bushati, Rexhep Krasniqi, Eqrem Çabej, etj.

Nga kontaktet e vazhdueshme me këto figura, ai përfitoi shumë, duke formuar kështu portretin e tij të plotë prej intelektuali e patrioti të ndershëm e, të gjithë së bashku punonin e bënin përpjekje me shpirt të lartë patriotizmi, për të ruajtur me fanatizëm pavarësinë politike të vendit.

Ishte pikërisht kjo njohje e tij me intelektualë të tillë me prirje demokratike, që e bënë të manifestonte edhe intelektin e tij të veçantë, zotësitë profesionale, por edhe nuhatjen e tij të thellë në vlerësimet politike të kohës.

Kështu ai i siguroi vetes një reputacion të lartë, që ta nderonin të gjithë, madje shokët e tij të afërt, ta quanin edhe me epitetin “SOKRATI”. Doktor Et’hem Cara, duke qenë i zgjedhur, ishte deputet i asaj kohe qysh në vitet 1940-1944, për Durrësin e Kavajën.

Në vitet kur në Shqipëri, por edhe në Kavajë, ndodheshin forcat ushtarake gjermane, ai e ruajti të panjollosur dinjitetin e tij prej atdhetari, punoi me ndershmëri e me patriotizëm, për t’i shërbyer me të gjitha mundësitë popullit të vet.

Kështu është rasti këtu të përmendim faktin që Et’hem Cara, me autoritetin e deputetit, një herë ndërhyri pranë komandës gjermane të SS -ve, duke u bërë protagonist i lirimit nga izolimi të shumë burrave nga Kavaja, të cilët ishin kapur nga gjermanët, si njerëz me pikëpamje komuniste. Ata i kishin grumbulluar në sarajet e beut, në Kavajë e prej aty do t’i dërgonin nëpër kampet e përqendrimit, në Gjermani, në Austri etj, për t’i shfarosur ose djegur.

Për këtë çështje, sa humane aq dhe patriotike, para komandantit gjerman të SS-ve, Et’hemi vuri garant fëmijët e tij, duke u thënë atyre që populli i Kavajës, nuk është komunist, por ai është me bindje të theksuara nacionaliste. Komandanti gjerman, duke e dëgjuar që ai e fliste gjuhën gjermane aq bukur e rrjedhshëm, u befasua e u zbut. I bindur në fjalët e Et’hem Carës, pasi i bëri disa pyetje këtij të fundit, dha urdhër t’i lëshonin të gjithë të arrestuarit.

Ajo ka qenë një ngjarje e veçantë, një ditë gëzimi në të gjitha familjet kavajase. Edhe sot, në ditët tona, ata që e kanë njohur apo që kanë dijeni për këtë njeri, e kujtojnë doktor Et’hemin, me nderime e mirënjohje të veçantë. Në shtator-tetor të vitit 1944, kur në vend ishin akoma forcat ushtarake gjermane, Et’hem Carës iu propozua posti i lartë i Ministrit të Financave, në qeverinë e drejtuar nga Ibrahim Biçaku.

Ai e pranoi këtë detyrë. Qëllimi i mirë i rrëmben njerëzit e ndershëm. Ai punoi me përkushtim e aftësi profesionale, madje, për punën e tij të mirë, vlerësohet si “Ekspert teknik”. Në atë kohë, për Doktor Et’hemin ishin ditët më të vështira. Ai me shumë kujdes i vinte rëndësi ruajtjes së thesarit monetari, në Bankën e Shtetit.

Duke vlerësuar me shumë zgjuarsi rreziqet që i kanoseshin ekonomisë sonë kombëtare, atij i duhej të bllokonte të gjitha daljet e thesarit. Ai, me burrëri e guxim të rrallë, i përballoi kërcënimet e komandantit gjerman, i cili insistonte të merrte me vete thesarin shqiptar, kur po ikte. Mirëpo Ministri Et’hem Cara, kundërshtoi e iu përgjigj se; financat shqiptare janë të varfra dhe nuk kanë para.

Komandanti gjerman këmbënguli dhe e shantazhoi, duke e kërcënuar me gruan, Zylën, dhe katër djemtë e tij të vegjël: Betimin, Agimin, Astritin dhe Kaçin, për t’i pushkatuar, në qoftë se nuk i jepnin thesarin. Et’hem Cara iu përgjigj i vendosur: “Gruan dhe fëmijët i dua, ata janë drita e syve të mi, por interesat e vendit tim nuk i shkel, ju bëni punën tuaj”! Memorie.al

Një hap prapa pas protestave! BE lehtëson rregullat e politikës së përbashkët bujqësore

Protestat e fermerëve u zhvilluan jo vetëm në Gjermani, por në pjesën më të madhe të Evropës. Reagimi i BE ndaj kësaj situate tani është temë e fushatës zgjedhore.

Në fillim të vitit, zhurma e traktorëve dhe vajtimi i sirenave shoqëruan rregullisht takimet e liderëve politikë evropianë në Bruksel: makinat bujqësore bllokonin rrugët, gomat dhe mullarët e barit u përfshinë nga flakët.

Protestat e fermerëve u zhvilluan jo vetëm në Gjermani. Në disa shtete anëtare, fermerët janë mobilizuar kundër rënies së çmimeve, importeve bujqësore nga Ukraina ose heqjes së subvencioneve. Kjo pati efektin e vet: BE lehtësoi rregullat e politikës së përbashkët bujqësore që supozohej të mbronte klimën dhe habitatet.

Thjeshtim apo problem strukturor?

Sipas mendimit të kristiandemokratëve evropianë, Brukseli po i vendos kështu kufizime burokracisë së tejmbushur. Ata flasin për një thjeshtësim, i cili megjithatë nuk përbën dobësim të rregullave mjedisore. Kështu, BE po lehtëson kërkesat minimale që fermat duhet të plotësojnë për të marrë subvencione. Në këtë kuadër, fermerët mbeten të përjashtuar nga detyrimi për të lënë disa fusha djerrë për mbrojtjen e specieve.

Shtetet anëtare kanë më shumë hapësirë për të zbatuar rregullat për mbulimin e tokës dhe rotacionin e të korrave. Këto në fakt synonin të garantonin që shfrytëzimi bujqësor të mos e varfëronte shumë tokën. Fermat e vogla tani nuk duhet të presin më kontrolle dhe sanksione.

Sipas të Gjelbërve, problemi nuk janë kërkesat e larta mjedisore, por të ardhurat e ulëta që fermerët marrin për produktet e tyre. Industria ushqimore dhe shitja me pakicë qenë në gjendje t’ua diktojnë çmimet fermerëve. Të Gjelbrit e bëjnë politikën e përbashkët bujqësore të BE bashkëpërgjegjëse për këtë situatë dhe vënë në dyshim strukturat e saj.

Shumë para në sistem

BE shpenzon një të tretën e buxhetit që ka në bujqësi, kryesisht për të mbështetur fermerët. Me 55 miliardë euro në vit, është një nga zërat individualë më të rëndësishëm në buxhet. Në Gjermani, subvencionet përfaqësojnë rreth gjysmën e të ardhurave të fermerëve.

Linjat kryesore të politikës së përbashkët bujqësore përcaktohen nga BE për një periudhë shtatëvjeçare. Për periudhën aktuale, e cila zgjat deri në vitin 2027, ndihma ndahet gjithashtu kryesisht në bazë të sipërfaqes: fermat e mëdha marrin më shumë.

Një pjesë e pagesave direkte është e rezervuar për bujqësinë organike. Fermat marrin fondet përkatëse nëse zhvillojnë zona me shumëllojshmëri bimore e të mbrojtura ose kur heqin dorë nga substancat për mbrojtjen e bimëve.

Nuk ka më probleme

Me afrimin e zgjedhjeve evropiane, Brukseli dhe kryeqytetet nuk duan të kenë më shumë me një grup profesionistësh, të vogël në numër por të potershëm. Copa-Cogeca, Shoqata Evropiane e Fermerëve, konsiderohet një grup lobues me ndikim me marrëdhënie të mira me Komisionin Evropian.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, u premtoi fermerëve në fund të verës së kaluar më shumë dialog dhe më pak polarizim. Në shkurt, ajo tërhoqi propozimin e saj për të përgjysmuar përdorimin e helmeve bujqësore deri në vitin 2030, në mënyrë që të ndalojë zhdukjen e specieve.

Në pranverë, BE tërhoqi pjesërisht lehtësirat e dhëna për eksportet bujqësore të Ukrainës. Për disa produkte të caktuara mbi një sasi të caktuar importi aplikohen sërish detyrime doganore, sepse fermerët e BE u ankuan për rënie të çmimeve.

Braktisje e “Marrëveshjes së Gjelbër”

Për të ecur përpara, janë të nevojshme diskutime dhe një qasje tjetër, thotë von der Leyen. Kështu ajo afrohet më shumë me grupin kristjandemokrat të PPE-së, kandidate kryesore e listës së të cilit është. Në të vërtetë, Partia Popullore Evropiane është distancuar prej muajsh nga ligjet e diskutueshme mjedisore, megjithëse ato janë pjesë e “Marrëveshjes së Gjelbër” – planit të von der Leyen-it për të transformuar Evropën në një mënyrë të qëndrueshme.

Pas këtij qëndrimi fshihet frika se populistët e djathtë do të përfitojnë nga zemërimi i fermerëve gjatë zgjedhjeve evropiane. Kreu i grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber e konsideron PPE parti të fermerëve dhe përfaqësuese të zonave rurale në Evropë.

Situata e përgjithshme politike ka ndryshuar në Evropë: dhe kështu Presidentja e Komisionit dhe kandidatja kryesore e PPE po largohet nga “Marrëveshja e Gjelbër” dhe po merr më shumë parasysh ekonominë, shpjegon Nicolai von Ondarza, ekspert evropian nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës.

Kjo mund të kritikohet përsa i përket politikës klimatike. Por kjo tregon se BE-ja po bëhet më e ndjeshme nga ana demokratike, pasi reagon ndaj protestave të një grupi të caktuar popullsie. Sido që të jetë, votuesit kanë alternativa të qarta në lidhje me politikën bujqësore në zgjedhjet evropiane.

Basha: Qëndrimet e PD janë të qarta, lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj SPAK

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend u shpreh se propozimi për një rezolutë kundër korrupsionit mund të jetë akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK.
Basha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike që nuk do të votojë asnjë rezolutë që dëmton reformën në drejtësi dhe në veçanti punën e SPAK kundër korrupsionit qeveritar.

FJALA PËR MEDIAT E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Dua ta filloj me një pyetje të thjesht që përmes jush dua t’ua drejtoj çdo qytetari. Çfarë kërkon kjo rezolutë? Çfgarë mekanizmash ofron për atë që kërkon? Çfarë garancish ofrojnë ata që e kanë propozuar këtë rezolutë se këto mekanizma do të funksionojnë? Çfarë kërkohet të arrihet për këtë rezolutë dhe përgjigjja ndaj kësaj pyetje mbetet mister.
Kjo qeveri ka 11 vite që qeveris dhe ka arritur gjatë këtyre 11 viteve rekordet më të ulëta në luftën kundër korrupsionit, rekordet më të larta në korrupsion. Ndaj, pyetja kryesore që shtrohet për të gjithë ata që thonë do ta votoni apo nuk do ta votoni është: çfarë kërkohet të arrihet me këtë rezolutë? Qëndrimet e Partisë Demokratike janë të qarta dhe të prera. Në luftë kundër korrupsionit Partia Demokratike ka hedhur gjihmonë votën pro dhe hapa aktiv. Por Partia Demokratike as nuk do të ngrejë kartonat as nuk bëhet pjesë dhe as nuk do të mbështesë, përkundrazi do të denoncojë me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor për të mos thënë i vetëm që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar.
Ne presim që ata që kanë propozuar rezolutën të tregojnë që ky nuk është thjesht akt elektoral. Shqiptarët presin të shohin nëse ky është një akt puro elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot kundër SPAK dhe kundër reformës në drejtësisë në rastin më të keq. Dhe për këtë i takon atyre të shpjegojnë para shqiptarëve pse 10 muaj para zgjedhjeve pasi kanë qeverisur për 11 vite, pasi e kanë përlyer vendin në aferat më të rënda korruptive, po vijnë me një propozim të tillë. Çfarë është ky propozim, çfarë përmban, sa i takon Partisë Demokratike ne jemi të qartë se çfarë kërkojmë. Ne kërkojmë fuqizimin e SPAK dhe për këtë kërkojmë votat e partisë socialiste për amendamente që kanë tash e sa muaj në Kuvendin e Shqipërisë. Ne kërkojmë që politikanët shqiptarë, politikanët kryesor të vendit, 140 deputetët, 61 kryetarët e bashkive, kryeministri, presidenti, kabineti qeveritar, drejtuesit e institucioneve më të larta shtetërore t’i nënshtrohen vettingut të përvitshëm të pasurisë së tyre, të familjarëve të tyre, të rrethit të tyre shoqëror, si dhe kontrollit të kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Prandaj qëndrimi i Partisë Demokratike, është dhe mbetet ky, ne do të votojmë gjithçka që lufton korrupsionin dhe asgjë që dëmton reformën në drejtësi dhe në këtë mënyrë ndihmon korrupsionin e kësaj qeverie.

Raporti vjetor i INSTAT, Agalliu: Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është diskutuar për raportin vjetor të INSTAT. Deputeti i PD, Arbi Agalliu, ka kërkuar sqarim për mos publikimin e censusit, që sipas tij tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur.

Në postimin e tij në Facebook, Agalliu shprehet se ngriti dhe dy shqetësime në Komision ndaj drejtuesve të INSTAT, pasi ka disa vite që nuk kryejnë anketa të rëndësishme dhe largojnë nga puna profesionist të statistikave.

POSTIMI I PLOTË

Sot në “Komisionin për Ekonominë dhe Financat” diskutuam mbi raportin vjetor të INSTAT!

Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur. Largimi masiv i shqiptarëve dhe gjendja e rënduar ekonomike është realiteti sot i Shqipërisë.

Mos kryerja prej disa vitesh e disa anketave të rëndësishme si psh “Struktura e të ardhurave nga puna”, “Kostot e punës”, “Arsimi i të rriturve” si dhe vonesa në publikimin e treguesve kryesorë si “Prodhimi i Brendshëm Bruto”, “Të dhënat demografike” apo dhe “Anketa strukturore pranë bizneseve”, tregon tentativën për të sfumuar realitetin.

Po kështu largimi nga puna i shumë profesionistëve nga INSTAT tregon presionin që ushtrohet për të deformuar të dhënat që publikohen.

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës, pranohet si anëtare e asociuar

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.

 

Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka falënderuar vendet anëtare që e kanë miratuar avancimin e pozitës së Kosovës dhe ka thënë se e ardhmja e vendit që udhëheq ajo është në NATO.

“Ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në gjithë botën. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, bashkë me aleatët, që të avancojmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës – së voni edhe kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Kosova dhe NATO-ja

Pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

“Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e bazës së përhershme të forcave amerikane janë nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, ka thënë ministri i atëhershëm i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

NATO-ja nuk e ka komentuar këtë kërkesë të Kosovës, por ka siguruar se misioni i saj paqeruajtës në vend, KFOR, “mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë”.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Kosova kufizohet me tri shtete anëtare të NATO-s: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në radhët e NATO-s janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia./REL

Infrastruktura kritike u sulmua 49 herë nga hakerët

Vitin e shkuar, në ato që njihen infrastruktura kritike, u menaxhuan të paktën 49 incidente kibernetike nga të cilat 12 me klasifikim ndikim i lartë.

 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bëri të ditur se Sektori i Analizës së Programeve keqdashëse dhe ekzaminimit dixhital e ka shtrirë aktivitetin e tij në një sërë aspektesh gjatë vitit që lamë pas.

Sipas raportit vjetor, ky sektor ka ekzaminuar, identifikuar dhe kuptuar natyrën e kërcënimeve kibernetike të ndryshme si viruset, worms, bots, rootkits dhe Trojan. Gjithashtu ka identifikuar kërcënimet kritike që rrjedhin nga sulmet si pasojë  e Zero-Day dhe Ransomware Attack.

Raporti nënvizon se gjatë 2023 është asistuar në mbështetje teknike dhe metodike mbi sulmet e ndodhura dhe ka rezultuar raporte teknike post-analizë për të gjithë incidentet e ndodhura duke nxjerrë përfundime, rekomandime dhe masat specifike për të parandaluar incidente të ngjashme.

“Ka ekzaminuar incidentet e ndodhura ne Infrastrukturat Kritike edh të Rëndësishme duke përdorur mjetet për Malware Analysis dhe Digital Forensics. Konkretisht ka arritur të menaxhoje 49 incidente kibernetike të raportuara prej të cilave 12 janë klasifikuar me impakt të larte” nënvizon raporti i ACESK.

Ky autoritet vlerëson se gjithashtu janë kryer kërkime  të  vazhdueshme për zhvillimet në fushën  e  sigurisë kibernetike  dhe  ka rekomanduar përditësime të sigurisë në rastet kur janë konstatuar vulnerabilitete.

“Numërohen mbi 200 raporte të përcjella drejt infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme  të informacionit vetëm për 6 mujorin e parë të vitit, numër ky në rritje për 6 mujorin e dytë. Një pjesë e mirë e raporteve janë hartuar me ndihmën e burimeve dhe partnerëve ndërkombëtare” thuhet në raport.

Institucione me infrastruktura në vendin tonë numërohen me dhjetëra dhe përfshijnë si ato shtetërore edhe ato private nisur nga AKSHI , kompanitë e energjisë bankat, sigurimet, shëndetësia, transporti, furnizimi me ujë apo kompani që kanë në thelb aspektet dixhitale.

Ndjeshmëria për sigurinë kibernetike është rritur viteve të fundi sidomos pas verës së 2022 kur u një sulm me kibernetik kompleks në shkallë të gjerë shënjestroi platfdormën e-albania duke paralizuar shërbimet për individët dhe biznesin për disa ditë.

Platforma e qendërzuar e ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe administratën publike arriti të rikuperohej pas disa ditësh teksa qeveria kërkoi ndihmën në ndërkombëtarëve për të kuptuar nga kishte ardhur sulmi si dhe minimizimin e dëmit.

Në platformën e e-albania së fundmi është shtuar një tjetër element sigurie që kërkon jo vetëm identifikimin me fjalëkalimin e zakonshëm por edhe me kod që dërgohet automatikisht në telefonin e personit që kërkon të “kyçet” në faqe./Monitor

Edhe prestigjiozja The Times: Faktet nga gjyqi i Berishës në Londër, iniciojnë operacion sekret për Krim-Politikën shqiptare!

Një operacion sekret për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe po tenton të ekspozojë politikanët e korruptuar në vendin ballkanik.

Projekti i koduar Crime State Nexus (CSN) u lançua nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për të synuar politikanët ballkanikë me lidhje me krimin e organizuar.

Qëllimi i projektit është të dobësojë kërcënimin e paraqitur nga grupet e krimit të organizuar (OCG) dhe të mbrojë interesat e Britanisë në rajon.

Një dokument ligjor i Home Office përshkruan OCG-të shqiptare si një “kërcënim akut” për MB. Ata vlerësohen të jenë lojtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe “shumë të përhapur në krimin e rëndë dhe të organizuar” në Britani, duke përfshirë kontrabandën e njerëzve dhe trafikimin e seksit.

Ai tregon statistikat që tregojnë se shqiptarët përbëjnë një në tetë të të gjithë kriminelëve që shërbejnë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke i bërë ata deri tani shtetësinë më të madhe të huaj.

Projekti sekret është zbuluar në dokumentet e gjykatës nga një betejë ligjore mbi vendimin e qeverisë për të ndaluar një ish-president shqiptar nga Britania e Madhe.

Edhe prestigjiozja The Times: Faktet nga gjyqi i Berishës në

Sali Berisha, 79 vjeç, po apelon vendimin e marrë nga Priti Patel, kur ishte ministre e Brendshme, për ta përjashtuar atë nga Britania e Madhe në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit, me një vendim që pritet muajin e ardhshëm.

Dokumenti thotë se lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor krijojnë një “mjedis lejues në të cilin kriminelët e rëndë dhe OCG-të mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga aktivitetet e zbatimit të ligjit”.

Kjo mbrojtje politike u ofron OCG-ve rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një “strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë“, shton dokumenti i Home Office.

Në këmbim, OCG-të do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit, shton ai.

Projekti synon të prishë këto lidhje duke koordinuar veprimet e MB-së kundër personave të ekspozuar politikisht (PEP) në të gjitha anët e politikës shqiptare. Sanksionet mund të përfshijnë një sërë levash diplomatike, përjashtim nga MB dhe “kompani strategjike”.

Kjo mund të sjellë ekspozimin e PEP-ve të korruptuar në mënyrë që të zvogëlohet besueshmëria e tyre midis publikut dhe elitës politike shqiptare, gjë që do të “demonstrojë pasojat ndërkombëtare dhe të brendshme të tolerimit të korrupsionit brenda partive politike”, tha Home Office.

Ai shtoi: “Duke rritur kostot politike të përfshirjes në korrupsion, objektivi është të dekurajohen politikanët shqiptarë nga ofrimi i mbrojtjes politike për OQQ-të. Mbrojtja e reduktuar politike duhet t’i bëjë OCG-të më të cenueshme ndaj veprimtarisë së zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe të prishë modelin e tyre të biznesit.

Qëllimet e tjera të CSN janë të forcojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor, të zvogëlojë “perceptimin se kriminelët mund të veprojnë pa u ndëshkuar” dhe të forcojë reputacionin dhe besueshmërinë e Mbretërisë së Bashkuar si një partner në trajtimin e korrupsionit.

Berisha shërbeu si president i Shqipërisë midis 1992 dhe 1997 dhe më pas si kryeministër midis 2005 dhe 2013.

Ai është kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, por në dhjetor, një gjykatë shqiptare vendosi që ai duhet të dënohej në arrest shtëpie, ndërkohë që ai hetohej për keqpërdorim të detyrës për privatizimin e tokës publike për ndërtimin e 17 apartamenteve në dobi të djalit të tij. vjehrri. Berisha i ka mohuar akuzat dhe thotë se është një rast i politizuar i orkestruar nga Edi Rama, kryeministri aktual. Ai gjithashtu ka mohuar akuzat në Mbretërinë e Bashkuar për lidhje me OCG-të.

Duke mbrojtur vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të përjashtuar Berishën nga vendi, Lisa Giovannetti KC, që përfaqëson Zyrën e Brendshme në këtë çështje në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit, tha: “Sekretari i Shtetit kishte të drejtë të arrinte mendimin se aplikanti ‘ka qenë i përfshirë në krim të rëndë të organizuar dhe korrupsion dhe ka përdorur lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe ata të përfshirë në kriminalitet për përfitimin e tij”.

Ajo shtoi: “Krimi i organizuar i rëndë në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti në Shqipëri, ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim negativ në MB. Vlerësimi taktik i Agjencisë Kombëtare të Krimit shpjegon se kapja nga shteti e institucioneve shqiptare minon aftësinë e saj për të luftuar krimin e rëndë të organizuar”./Përshtati në shqip Alfapress.al 

Linku i lajmit, The Times

Daily Mail: Sali Berisha si rrezik për sigurinë e Britanisë, nis operacioni i madh sekret kundër krimit të lidhur me politikën!

Një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminalë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “Crime State Nexus” ka nisur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët në Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme kanë nisur së bashku projektin për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e rremë ballkanikë të lidhur me krimin e organizuar.

Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë në lidhje me një betejë ligjore mbi një vendim për të ndaluar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha nga MB.

Bandat shqiptare u përshkruan në dokumentet ligjore si një ‘kërcënim akut‘ për Britaninë duke qenë ‘shumë të përhapura në krimin e rëndë dhe të organizuar’ nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, kontrabandën e njerëzve dhe trafikimin e seksit.

Gazetat cituan gjithashtu të dhëna që tregojnë se shqiptarët janë deri tani kombësia më e madhe e huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke përbërë një tetë nga të gjithë kriminelët e burgosur.

Z. Berisha ka apeluar në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit në Londër mbi një masë të ish-sekretares së Brendshme Priti Patel për ta ndaluar atë nga Britania e Madhe – me një vendim që pritet muajin e ardhshëm për këtë rast, raportoi The Times.

Dokumentet në lidhje me ankesën pretendojnë se lidhjet midis politikës dhe krimit në Shqipëri krijojnë një ‘mjedis lejues në të cilin kriminelët e rëndë dhe OCG-të (bandat e krimit të organizuar) mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga veprimtaria e zbatimit të ligjit’.

Gazetat thonë gjithashtu se mbrojtja politike u jep bandave më shumë mundësi për të pastruar paratë dhe do të thotë që Shqipëria mund të përdoret si një ‘strehë e sigurt nga e cila mund të operojnë’.

Këto banda më pas mund të blejnë vota ose të frikësojnë votuesit gjatë zgjedhjeve për të ndihmuar politikanët, pretendojnë dokumentet.

Prandaj, projekti Crime State Nexus përpiqet të marrë masa kundër njerëzve të ekspozuar politikisht në Shqipëri, që mund të përfshijë ndalimin e tyre nga Britania.

Daily Mail: Sali Berisha si rrezik për sigurinë e Britanisë, nis

Z. Berisha, 79 vjeç, i cili shërbeu si kryeministër i Shqipërisë nga 2005 në 2013 dhe si president nga 1992 në 1997, po hetohet për një marrëveshje toke.

Ai u akuzua për korrupsion tetorin e kaluar pasi dyshohet se ka shpërdoruar postin e tij për të ndihmuar dhëndrin e tij, Jamarber Malltezi, të blejë tokë në Tiranë në pronësi të qytetarëve privatë dhe të ministrisë së mbrojtjes, si dhe për të ndërtuar 17 pallatet e banimit në pronë.

Z. Berisha dhe z. Malltezi kanë shpallur të dy pafajësinë e tyre, duke pretenduar se rasti ishte një lëvizje politike nga Partia Socialiste në pushtet e kryeministrit Edi Rama.

Z. Berisha, i cili u rizgjodh si deputet i Partisë Demokratike në 2021, ka qenë në arrest shtëpie që nga dhjetori i kaluar ndërsa po hetohet.

Prokurorët kanë thënë se nëse shpallet fajtor, ai përballet me një dënim me burg deri në 12 vjet.

Qeveria e SHBA në maj 2021 dhe Britania e Madhe në korrik 2022 e ndaluan zotin Berisha dhe anëtarët e ngushtë të familjes të hynin në vendet e tyre për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion.

Javën e kaluar, Sekretari i Jashtëm Lord David Cameron vizitoi Tiranën për të diskutuar iniciativat për të ndihmuar Shqipërinë të godasë bandat që kontrabandojnë njerëz nëpër Kanalin Anglez dhe nxisin krimin e drogës në MB.

Sidoqoftë, vizita u ndërpre pasi kryeministri Rishi Sunak njoftoi një zgjedhje të papritur verore për 4 korrik.

Pas një rritjeje në vitin 2022 të numrit të shtetasve shqiptarë që mbërrinin në Britaninë e Madhe me varka të vogla, qeveritë e të dy vendeve arritën një marrëveshje për të punuar së bashku për të parandaluar njerëzit të bënin udhëtimin.

Kjo përfshinte vendosjen e stafit të Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në aeroportin e Tiranës, shkëmbimin e oficerëve të lartë të policisë dhe krijimin e një grupi të përbashkët pune për migracionin.

Ka të ngjarë që kjo të ketë kontribuar në një rënie prej 93 për qind të shqiptarëve që kalojnë Kanalin, nga 12,658 në 2022 në 922 nga 1 janari deri më 29 nëntor 2023.

Sipas marrëveshjes së kthimit, Mbretëria e Bashkuar ka larguar 26,000 njerëz gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë afro 6,000 shqiptarë, tha Ministria e Jashtme.

Në fillim të këtij muaji, Britania i dorëzoi Shqipërisë 1.6 milionë paund kamera dhe drone në një përpjekje për të kapur bandat e trafikut të njerëzve në Channel.

Por numri i emigrantëve që mbërrijnë në MB ka vazhduar të rritet pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të frenuar kalimet.

Shifrat e përkohshme të Zyrës së Brendshme tregojnë se 10,170 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 deri dhe duke përfshirë të premten e kaluar, pasi kanë bërë udhëtimin nga Franca.

Ky ishte një rekord i ri për pesë muajt e parë të një viti kalendarik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2018. Në vitin 2023 u desh deri më 17 qershor për të arritur shifrën prej 10 mijë./Përshtati në shqip Alfapress.al

Linku i lajmit: Daily mail