30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Denoncimi i PD, Dimal: 350 familje të fshatrave Allambrezë dhe Çetë vuajnë për rrugë

Dega e PD, Dimal, denoncon mungesën e rrugës në fshatrat Allambrez dhe Çetë. Në këto fshatra jetojnë më shumë se 350 familje dhe detyrohen të kalojnë në një segment totalisht të amortizuar.

Në shqetësimin e ngritur nga PD, Dimal thuhet se “ndonëse kryetarja e bashkisë Juliana Memaj e ka premtuar disa herë këtë investim të rëndësishëm për këto fshatra, sërish ajo ka ardhur, ka marrë votat dhe ka gënjyer si përherë”.

Denoncimi i degës së PD, Dimal:

Prej vitesh më shumë se 350 familje të fshatrave Allambrezë dhe Çetë në bashkinë Dimal vuajnë për mungesën e një rruge, duke bërë që sot ajo të jetë e pakalueshme për mjetet.

Ndonëse kryetarja e bashkisë Juliana Memaj e ka premtuar disa herë këtë investim të rëndësishëm për këto fshatra, sërish ajo ka ardhur, ka marrë votat dhe ka gënjyer si përherë.

Kjo është filozofia e një pushteti që nuk kujdeset për njerëzit, por e ka mendjen vetëm te klientët e tij ekonomik, me të cilët ndaj paratë publike për të marrë pjesën dhe për të lënë në mjerim qytetarët.

Allambreza dhe Çeta jetojnë si në Mesjetë.

Të vetmet investime infrastrukturore të bërë në këtë zonë janë ato të kohës së Partisë Demokratike.

Pas saj, asnjë investim nuk është bërë.

Madje, në Allambrezë dhe në Çetë as me çakull nuk e kanë shtruar.

Kjo tregon papërgjeshmërinë e pushtetit lokal.

Kjo situatë duhet të marrë fund.

Partia Demokratike e Shqipërisë me programin e saj për zhvillimin e zonave rurale, do ta kthejë vëmendjen nga fshati, bujqësia dhe blegtoria, sepse një zhvillim i sigurt ekonomik, garanton një zhvillim rural të qëndrueshëm.

Dhe PD e ka treguar që infrastruktura dhe rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e qytetit është një domosdoshmëri për t’i shërbyer ekonomisë.

Do ta bëjmë sërish, jo vetëm për Allambrezin dhe Çetën, por për të gjithë fshatrat e Dimalit.

Programi për artin, kulturën dhe sportin/ Basha: Mbështetje të plotë në infrastrukturë, në trajtim dhe mbështetje financiare

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vijon diskutimet me grupet e punës për detajet e programit që do të prezantohet në datën 1 qershor. Ditën e sotme Basha ka diskutuar për artin, kulturën dhe sportin, të cilët do jenë pjesë e rëndësishme në ofertën e PD.

Sipas tij, mbështetja e plotë dhe e gjithanshme, si në infrastrukturë, në trajtim, mbështetje financiare dhe në edukimin që në fëmijëri me art, kulturë dhe sport, do jenë vetëm disa nga pikat e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Një pjesë shumë të rëndësishme në programin tonë zë arti, kultura dhe sporti.

Kur kujdesemi për kulturën tonë, kujdesemi për të ardhmen tonë. Sepse një komb pa kulturë dhe pa art, është një komb pa të ardhme.

Me grupin e punës ne diskutuam për programin tonë, për të garantuar një mbështetje të plotë dhe të gjithanshme, si në infrastrukturë, në trajtim, mbështetje financiare dhe në edukimin që në fëmijëri me art, kulturë dhe sport.

Shqipëria është e bekuar me njerëzit e saj të talentuar në art, kulturë e sport, por fatkeqësisht në Shqipëri kanë pak mundësi, prandaj shkëlqejnë kur janë në vende të tjera. Por ne do t’u japim mundësi të gjithë artistëve tanë të shkojnë me talentin e tyre në skena dhe ambjente të ndërtuara e rikonstruktuara dhe të kenë trajtim dinjitoz financiar.

Ne kemi një qeveri që është më e interesuar për kulla se sa për kinema, teatër, apo ambjente sportive. Kjo u pa edhe me fadromat që në mënyrë kriminale shkatërruan Teatrin Kombëtar.

Vëmendja jonë do të jetë gjerësisht tek edukimi që në fëmijëri me artin, kulturën dhe sportin.

Prindërit shqiptarë bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Unë njoh shumë prej tyre që çojnë fëmijët në ato pak kurse private që janë hapur, vetëm e vetëm për t’i edukuar fëmijët me art e kulturë dhe për t’i përfshirë në aktivitete sportive, sikundër ka dhe shumë prej tyre që e kanë të pamundur për shkak të kostove të larta. Prandaj, në programin tonë këtë mundësi do ta ofrojë qeveria.

Sporti, përveç fizikut, të mban larg veseve të ndryshme, si alkooli, duhani etj, por dhe na jep mundësinë të zbulojmë dhe mbështesim talentet e reja në moshë të hershme në të gjitha disiplinat sportive.

“Ndihma ekonomike më pak se minimumi jetik”, Mirela Karabina: Një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik. Karabina tha se ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, MIRELA KARABINA

Sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik.

Ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët; përpara halleve të njerëzve, ka preferuar komoditetin e saj; përpara rritjes së ndihmës ekonomike, ka vijuar me koncensione korruptive miliona euro, që do të mjaftonin për të rritur rrogat dhe pensionet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfëra.

Edi Rama dhe qeveria e tij dështuan të luftojnë varfërinë jo sepse nuk patën mundësi, por sepse nuk deshën.

Kjo është filozofia e një qeverisjeje të majtë, e cila i do aq shumë të varfërit saqë, sa herë që vjen në pushtet, e shton edhe më shumë numrin e tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë me programin e saj të djathtë jo vetëm që do të rrisë rrogat dhe pensionet, do të reduktojë barrën fiskale për bizneset, do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, duke krijuar klimë të favorshëm për biznesin e huaj dhe atë vendas, do të shumëfishojë ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë, por, mbi të gjitha, do të bëjë gjithçka për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin, si një gangrenë vdekjeprurëse për ekonominë dhe për lulëzimin e saj.

Me programin dhe ekipin e saj, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta shndërruar Shqipërinë nga një vend i pajetueshëm në një vend normal, nga një vend me korrupsion të lartë në një vend ku qeveria bën gjithçka për ta luftuar atë, nga një vend me të gjithë treguesit negativ në një vend të begatë, sepse ne besojmë fort që ky vend mund dhe duhet të bëhet për të mirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim.

Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi projekt madhor kombëtar në qeverisjen e PD

Në takimin e rradhës me grupet e punës dhe ekspertët është diskutuar programi i PD për turizmin. Detaje nga projekti ka dhënë vetë kryetari demokrat Lulzim Basha për es një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit. Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

A është koha e një rilindjeje të dytë kombëtare?

NGA NDUE DEDAJ 

Ka kombe që e kanë kaluar rilindjen e tyre, por ne shqiptarët jo. Se përndryshe postulatet atdhetare e poetike  të Rilindjes nuk do të ishin kaq aktuale. Mund të qëmtojmë vargje sa të duam nga letërsia e njëqind e ca viteve më parë, por po shkëpusim vetëm katër të tilla nga poezia “Gjuha shqipe” të Gjergj Fishtës:

“edhe shqyp na thanë se Zoti

për shqyptarë Shqypninë e fali,

se sa t’enden stina e moti,

do ta gzojn kta djalë mbas djali”.

Por, a po e gëzojnë shqiptarët Shqipërinë, djali mbas djali e kohë mbas kohe? Shqiptarët po “gëzojnë” vendet e tjera të rruzullit, por jo atdheun e tyre, pasi atë e kanë uzurpuar hajnat e shtetit, të papërgjegjshmit e gubernës, njerëzit e kotësisë dhe të krimit. Nuk flitet më për ideale e idealizëm, atdhedashuri, por për atdhezhvatje. Është e frikshme të thuash këtë, por realiteti ky është. Dosjet e SPAK dhe kolonat e gazetave mbushën përditë me bisedat kriminale të përgjimeve, për hakmarrje të shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Kryeministri na thotë se drejtësia është arritja më e madhe që nga viti 1912 e këndej. Sigurisht kjo është e vërtetë për në Europë e Amerikë, ku ligji nuk kursen as kryeministrat e presidentët, le pastaj McGonigal-ët, por ende jo në vendin tonë. Shqipëria po na rrëshqet nga duart dhe nga sytë. Prandaj do të donim që jo vetëm mësuesit dhe profesorët e letërsisë në shkolla e auditorë universitare, por edhe vetë kreu i shtetit, qeveritarët, drejtuesit e tjerë ta nisnin ditën duke shqiptuar fort këto vargje të Fishtës, poemat e De Radës, Naimit etj. dhe në radhë të parë, Himnin e Flamurit. Me të drejtë një poete kishte përzgjedhur katër vargje të rilindasit Prend Doçi për të fshikulluar marrëzinë e fundit në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku u “çiftëzuan” në martesë dy gra fatkeqe:

“Erz ma s’kemi, na marruen

Varza e gra kan shkue n’robni

Të tan vllazënt na i faruen,

Kush mbet nesh, mbet faqezi…”

2-Bash për këtë bjerrje të përgjithshme të vlerave kombëtare e morale na duhet një rilindje e dytë. Për të ruajtur identitetin shqiptar, siç kishte qenë dhe qëllimi i Rilindjes Kombëtare të 900-ës. Atëherë identiteti kërcënohej nga sundimi i gjatë otoman, copëtimi i kufijve ndër fqinjë etj., kurse sot nga të tjerë faktorë. Shqiptarët, në vend që të përbashkohen në kohë moderne, po i braktisin përditë e më shumë trojet e tyre amtare, çka e bën të domosdoshme një “Bibël” të tyre përreth mëmëdheut. Nëse udhëheqësit e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, në demokraci herë-herë kanë pasur qasje “sulltanore” ndaj të qeverisurve të vet, si dhe servilizëm apo karshillëk ndaj ndërkombëtarëve, sa i përket gjeopolitikës rajonale, ka pasur ngjarje që mund të quhen të jashtëzakonshme, ku në tri vitet e fundit kemi dy kryeministra shqiptarë, Dritan Abazoviç në Mal të Zi dhe Telat Xhaferi në Maqedoninë e Veriut, ky i fundit më parë kryetar i Kuvendit.

Kemi deputetë shqiptarë të Preshevës në Parlamentin e Serbisë. Pesë vite më parë shqiptarja Arba Kokalari (Suedi) u bë deputete e Parlamentit Europian. Kjo është një meritë që duhet t’ia njohim politikës. Ashtu siç është pazotësia e saj që zëri shqiptar, teksa rritet në Europë, po meket (mpaket) në trojet e veta. Është një kontradiktë, që mund ta zgjidhë vetëm një rilindje e dytë kombëtare, pas njëqind e pesëdhjetë vjetësh nga fillimet e së parës. E nëse Rilindja e parë i kishte vatrat jo pak jashtë vendit, kjo e dytë lipset t’i ketë pikë së pari brenda trojeve.

Arbëreshët, edhe pse përherë e më të paktë, vijnë përherë e më shumë këndej Adriatikut. Ka filluar të vijë dhe diaspora në ditë festive kombëtare, shkojnë dhe qeveritarët për t’i takuar emigrantët. Atje vihen buste të Skënderbeut dhe hapen shkolla shqipe, bëhen mbrëmje për 28 Nëntor dhe i këndohet atdheut me dashuri, pa kurrfarë pompoziteti, grimasash dhe “aktrimi” patriotik, siç ndodh shpesh këndej për të fituar zemrat e vorfnuara të votuesve. Rilindja, për të cilën po flasim, do ta bënte këtë klasë politike të rrjedhur e të tredhur t’ia linte vendin një elite të re. Teksa Kosova, edhe prej rrethanave të krijuara, qarkullimin e elitave politike e ka realizuar.

Gjithë çfarë (s’)është bërë në këto tridhjetë vjet nuk kanë mjaftuar që shqiptarët të jenë një zë në Europë, edhe pa qenë një shtet. Vetëm me këtë shpjegohet fakti që Shqipërisë i ofrohet, por nuk i jepet anëtarësimi në BE, sikur në këtë forum nuk do të hyjnë shqiptarët, por qeveritarët e korruptuar. Po ashtu, kurrfarë drejtësie nuk ka nga ana e politikës dhe diplomacisë europiane, që Kosovës i ofrohet në prill, por nuk i jepet në maj, anëtarësimi në Këshillin e Europës. Po ashtu, si mundet që një vend i BE si Greqia bën politikë provinciale, duke kandiduar për në Parlamentin Europian një të dënuar për manipulim zgjedhjesh të një vendi tjetër!? Kjo do të thotë se të ashtuquajturat murana të Ballkanit nuk bien dhe aty ku besohet se demokracia është e konsoliduar. Por, edhe disa zhvillime përtej gadishullit, shpesh nuk janë të duhurat për shqiptarët. Vite më parë Shqipërisë i kërkohej të bëhej vendi i shkatërrimit të armëve kimike, tani që të bëhet strehë për refugjatët afrikanë të Italisë, duke vënë në dispozicion Shëngjinin dhe Gjadrin.

Sigurisht që të gjitha këto duan përgjigje politike nga ana e shqiptarëve, por të atilla që të ishin në frymën e një rilindjeje moderne dhe jo të “rilindjes” qeverisëse, që mendon se mjeti më i mirë për të ndenjur pushtet është oratoria kryeministrore para emigrantëve në një stadium të Greqisë. Çfarë kuptimi ku turi i Kryeministrit në Athinë, Milano, Londër, Dyseldorf për t’u takuar me emigrantët shqiptarë kur atyre nuk mundësohet votimi në atdhe? Nga ana tjetër është hipokrizi të shtiresh i dashur me njerëzit e thjeshtë me flamuj në duar dhe të mos ngrihesh në këmbë për t’i dhënë dorën homologut tënd të të Kosovës, por të sillesh me të si “shefi” i tij!? Të mbahesh me të madh, edhe pse nuk të ecën puna, kjo është prirje e sundimtarëve. Vetëmburremi me arritje të qena e të paqena, kurse ata jashtë na thonë se nuk i keni punët mirë. Vërejtje nga BE në tërësi për mosbërjen e “detyrave të shtëpisë”, plotësimin e rekomandimeve, kryerjen e reformave, keqpërdorimin e grandeve për bujqësinë, vlerësimet negative të Piza-s për arsimin, kritikat e “Reporterëve pa Kufi” për lirinë e medias etj.. Pas këtyre, a kanë kuptim batutat ‘ne s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka’!? Po, po, gjithmonë ka më të mirë se shpërdoruesit e pushtetit.

3-Nuk janë vetëm problematikat e rëndësishme në rrafshin gjeopolitik e gjeostrategjik, por dhe përditshmëritë e “vogla”, të “padukshme”, tronditëse kur i analizon. Po ndalemi në një dukuri, sa të vjetër, aq dhe të re. Martesat mes njerëzve të kombësive të ndryshme, në vend që të jenë dashuri, lumturi, diversitet kulturor e gjuhësor, shpesh kanë qenë e kundërta, bjerrje e vlerave të shqiptarisë. Bisedonim kohë më parë me një grua në një kryeqytet të rajonit. Ajo ishte nga një fshat i Shqipërisë së Mesme, martuar në një burrë të një kombësie tjetër në një shtet fqinj. Me mblesëri të kohëve moderne. Kishin bërë si kishin bërë për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin, por nuk do të merreshin vesh që fëmijët të mësonin dhe gjuhën e nënës. Asnjëri nga katër fëmijët, tri vajza dhe një djalë. I shoqi nuk kishte dashur, me argumentin se fëmijët do të ngatërroheshin e nuk do të mësonin dot gjuhën e etnisë të cilës i përkisnin nga i ati. Dhe ky është vetëm një brez, i njëzet e pesë vjetëve të fundit. Të jetë ky globalizmi? Apo kjo është më së pari një dukuri ballkanike e asimilimit shqiptar, përfshi dhe familjen. Doemos që nuk do të ndalohen martesat e kombësive të ndryshme, por e drejta e gjuhës duhet të njihet me ligj. Dihet dhuna ndaj gruas në Ballkan në forma të ndryshme, fizike, psikologjike etj., por dhuna ndaj gjuhës është e paimagjinueshme. “Fëmija yt si grua nuk do të flasë shqip, për shkak se është fëmija im, që jam burrë serb, malazez, boshnjak, maqedonas, grek etj.”. Na rroftë që i tubojmë bashkëkombësit rreth përmendoreve të Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë, Dibër të Madhe, Shkup e Ulqin, kur fëmijët e etnisë sonë nuk dinë gjuhën e tyre!…

Rilindja e parë në të vërtetë u pasua nga një e dytë, paçka se nuk pati ndonjë emërtim të tillë, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur në Kosovë dhe troje të tjera shqiptare jashtë kufijve të 1913-ës u hapën shkollat shqipe dhe u vendos administrata e shtetit shqiptar, ndonëse nën pushtim, që u udhëhoq nga rilindas si Mustafa Kruja e Ernest Koliqi, çka individualisht ishte bërë dhe më parë nga rilindas si Shtjefën Gjeçovi etj.. Por, ky projekt kombëtar perëndimor mbeti pa u përfunduar, për shkak të krijimit të federatës komuniste jugosllave të pas Luftës së Dytë Botërore. Autonomia e Kosovës së vitit 1968 është një përpjekje, sërish nën pushtim, për të botuar libra shqip, hapur universitet shqiptar, shkëmbime kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës etj..

Por, gjithsesi, rilindja shqiptare në këtë periudhë historike nuk ndodhi, pasi shqiptarët nuk kishin shtetin e tyre, siç e kanë sot në Kosovë, apo ku janë në pushtet në vendet e tjera dhe gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare. Shqiptarët në Kosovë, Shkup apo Tetovë, në këto tridhjetë vjet krijuan liderët e vet shpirtërorë dhe politikë, si Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti, Anton Çeta, Dritan Abazoviç, Arbër Xhaferi etj. dhe kjo nuk është pak. Rilindjen e sjellin njerëzit me shpirt rilindës, ringjallës. Shqiptarët e kanë vetëdijen kombëtare, por tash është koha për ta ridëshmuar edhe njëherë, me qëllim që vonesa e integrimit europian, shpopullimi masiv i trojeve shqiptare, apo dhe globalizmi “përmbytës” i vlerave lokale të mos na shndërrohet në një krizë ekzistenciale! Pa lënë mënjanë asnjë çast strategjinë shkombëtarizuese serbe ndaj shqiptarëve në Mitrovicën veriore etj.

Shqiptarët kanë elitën e vet filozofike, letrare, shkencore, kulturore, politike, por nuk dimë sa ajo është dhe akademike, në kuptimin sa mendimi shqiptar zë vend në agjendat e akademive të shkencave etj.. Shoqëritë, atdhetarë kulturorë të Rilindjes Kombëtare u quajtën akademi, pasi u përpoqën të luanin një rol ndriçues ndër shqiptarë. Roli “ndriçues” është dhe sot dhe fanarët janë, por ai i shohim ata. Përballë krekosjes së qeveritarëve janë artistët e mëdhenj, ta pabujshëm të kombit. Vetëm pak ditë më parë sopranoja e shquar Ermonela Jaho u vlerësua nga Mbreti i Anglisë dhe fotoja e saj “mbretërore” ishte kopërtina më e mirë shqiptare e kësaj stine.

* * *

Rilindja Kombëtare u frymëzua nga vlerat europiane të lirisë, pavarësisë, humanizmit, diturisë, emancipimit social-kulturor dhe u mor kthesa historike për kah Perëndimit. Shinat europiane janë sërish orientimi i shqiptarëve, por trenin tonë për atje e pengojnë “gurët në rrota”, që janë krimi, korrupsioni, antishteti i vetë shtetarëve e qytetarëve. Shqiptarët nuk besojnë më tek partitë, ndaj një Rilindje e Dytë do të ishte mbase i vetmi shpëtim.

Agroturizmi, potenciali që mbytet nga harresa

Të huajt po zgjedhin gjithmonë e më shumë të jetojnë “fshatçe” në formën alla shqiptare, duke rritur vëmendjen për agroturizmin. Gjithsesi ekosistemi ku këto subjekte veprojnë nuk është i njëjtë për të gjithë. Vështirësitë për disa prej tyre janë të shumta. Teksa në zonat urbane, aksesi në infrastrukturë, ujë dhe energji është i lehtë, ato që ndodhen në zonat e thella malore shpeshherë mbajnë mbi vete peshën e asaj që duhet të bëjë shteti. Zhvillimi i infrastrukturës përmes rrugëve, ujit të pijshëm të bollshëm apo energjisë me tension të përshtatshëm do të rriste cilësinë e shërbimit në këto struktura, duke rritur numrin e vizitorëve e duke ofruar një ndarje më të drejtë të përfitimeve që po vijnë nga interesi turistik për Shqipërinë.

 

Nertila Maho

Shqipëria rurale po bën kureshtarë gjithmonë e më shumë të huajt, por edhe vendasit për të kaluar kohën pranë natyrës dhe produkteve “bio”. Kjo po i jep një nxitje më të madhe agroturizmit, që po vijon të zgjerohet me emra të rinj anekënd vendit.

Por, teksa për një pjesë të tyre, puna është më e lehtë, pasi ndodhen afër zonave urbane dhe aksesi në infrastrukturë, energji dhe ujë të pijshëm është më i lehtë, për të tjerë, në zona më të thella, investimet janë më të ngadalta.

Kjo e bën aktivitetin e përditshëm më të vështirë, pasi janë vazhdimisht mes presionit të ofrimit të një shërbimi sa më të mirë për klientët dhe investimeve me forcat e tyre për gjëra që peshën duhet ta mbajë shteti.

Kjo do të thotë që ato para që duhet të orientoheshin për të ndërtuar një serrë më shumë, një mjedis argëtimi ose plotësues apo zgjerim të kapacitetit akomodues, të “avullojnë” për të siguruar energji nëpërmjet gjeneratorit, çakëll në rrugë apo për të sjellë pak më shumë ujë te struktura.

 

 

Rritet interesi i të huajve për agroturizmin, bizneset plotësojnë paketat

Tendenca e përgjithshme e turizmit, ku numri i vizitorëve të huaj ka ardhur në rritje nga viti në vit, po reflektohet edhe tek agroturizmi.

Këto struktura raportojnë për rritje interesi, ku gjithmonë e më shumë përmes platformave si Booking, të huajt po zgjedhin të shijojnë anën më autentike të jetës rurale dhe kulinarisë shqiptare.

“Të huajt mbeten në numër të kufizuar, por është një tendencë në rritje, pra kanë filluar të vijnë gjithmonë e më shumë. Zgjedhin që të bëjnë rezervime si nga Booking, ashtu edhe në Instagram, apo në telefon.

Kryesisht janë vizitorë europianë, pra francezë, holandezë apo gjermanë, të cilët qëndrojnë maksimumi tre ditë”, – pohon Haxhi Maleci nga “Baresha”, një agroturizëm në zonën e Reçit në Malësi të Madhe.

Të njëjtën tendencë konfirmon edhe Arjola (Brahimi) Xhebro nga “Bujtina Xhebro”, në afërsi të fshatit Nivicë në Tepelenë. Sipas saj, të huajt janë vizitorë besnikë të strukturës, ku në disa raste janë rikthyer dy apo tre herë.

“Për këtë vit, ne sapo kemi filluar, pra bëhet fjalë për prillin dhe majin dhe ka pasur interes sidomos nga të huajt. Bëjnë rezervime në Booking dhe 90% e tyre janë të huaj. Dominojnë më shumë belgët, çekët, italianët. Nga ajo që po shohim duket se çdo gjë ka nisur mbarë”, – nënvizon ajo.

Vit pas viti, subjektet agroturistike kanë kuptuar se ofrimi vetëm i një ushqimi të mirë nuk mjafton për të mbajtur gjatë një turist. Ndaj shumë prej tyre kanë plotësuar ofertën edhe me guida turistike në pika të veçanta të rajonit, të cilat janë një vlerë e shtuar.

“Zona përreth ka 2-3 vende shumë interesante të cilat shërbejnë për të ofruar diçka shtesë për vizitorët. Për shembull, një nga mundësitë është vizita në Masivin e Gështenjave, ku duke ndjekur shtigjet që janë të hapura mund të bësh ecje.

Një tjetër pasuri e zonës është Shpella e Pëllumbave, që realisht është shumë e bukur. Po kështu janë edhe rrënojat e Kishës së Shën Elisë dhe për ata që kanë interes, ne i çojmë edhe aty.

Madje në këtë zonë ka edhe maja malesh, që të huajt i parapëlqejnë shumë për t’i eksploruar dhe për t’i ngjitur” shprehet z. Maleci.

 

 

Agroturizmi zhvillon zonat e thella, por potenciali kufizohet nga mungesa e investimeve

Agroturizmet e ndërtuara afër me zonat urbane, përveç ushqimit, kanë si pikë të fortë aksesin e lehtë për klientët.

Ndërkohë, ato në zonat më të thella, pavarësisht se ofrojnë përveç ushqimit edhe një natyrë të jashtëzakonshme, kufizohen nga aksesi i vështirë në infrastrukturë, energji apo ujë.

Znj. Xhebro pohon se të paktën për zonën ku ndodhet bujtina e familjes, rruga është një nga faktorët kufizues.

“Mendoj se ka mundësi për rritje, por na kufizon infrastruktura. Për hir të së vërtetës, na është premtuar që shumë shpejt do të nisë rregullimi i saj dhe kjo do t’i japë një tjetër nxitje zonës, e cila ka nisur të zhvillohet edhe me projekte të tjera.

Edhe familjet e zonës kanë nisur t’i kthejnë banesat në bujtina, duke parë këtë si një mundësi që po vjen nga turizmi. Zona ka potencial, që vjen nga një natyrë e jashtëzakonshme, pasi ndodhet në kufi me Vlorën dhe në rrëzë të malit të Këndrevicës, pesë kilometra nga fshati Nivicë në Tepelenë”, – shprehet ajo.

Ndërkohë në disa rajone, teksa infrastruktura ka përparuar, duket se ka ende aspekte ku duhet të investohet që lidhen direkt me ofrimin e një shërbimi cilësor në këto struktura agroturistike.

“Rruga është bërë nga Bashkia para një viti e gjysmë dhe është në gjendje shumë të mirë. Furnizimi me energji elektrike realisht është shumë keq.

Kam një gjenerator të madh, që më sjell një kosto shumë të lartë, por s’kam çfarë bëj, duhet për të përmbushur nevojat që kemi si strukturë agroturistike. Pavarësisht kësaj, problemi ynë real është uji.

Ne kemi një ujësjellës që sjell ujin, por nuk është i organizuar. Duke qenë jashtë kontrollit të institucioneve, shpesh bëhet shkak për konflikte.

Ndodh që uji i pijshëm merret për vaditje të tokës dhe në këto raste, mbeten pa ujë familjet. Gjatë verës, kjo është një situatë shumë shqetësuese”, – shprehet z. Maleci.

 

 

Tkurrja e bujqësisë dhe blegtorisë vështirëson rritjen e agroturizmit

Bujqësia dhe blegtoria, si dy sektorë të lidhur drejtpërdrejt me agroturizmin, mund të vështirësojnë ose lehtësojnë rritjen e tij.

Në vendin tonë, tkurrja e dy sektorëve të parë ka krijuar një mjedis më sfidues për sipërmarrjet agroturistike, duke rritur së pari kostot për produktet lokale që u duhet të sigurojnë, por edhe për investimet e shpejta që u duhet të bëjnë për të kompensuar ndryshimet drastike të prodhimit në rajonet ku funksionojnë.

Haxhi Maleci, i cili më herët e siguronte qumështin falë marrëdhënies së bashkëpunimit që kishte me blegtorë të zonës, tashmë i duhet të ndërtojë vetë një stallë ku të rrisë dhitë.

“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë që të sigurosh prodhime lokale, pasi ka një ulje interesi për bujqësinë dhe blegtorinë në fshat. Për shembull, unë e merrja qumështin nga një i afërm i imi që kishte tufën e vet të dhive.

Por tani, ai po heq dorë dhe kjo po më detyron të investoj vetë në një stallë, duke rritur dhi. Nuk kam asnjë rrugë tjetër. Në zonën tonë, kanë qenë 10 tufa, sot janë 2-3 të tilla”, – thotë ai.

Përpos faktit që një pjesë e banorëve në zonat rurale, kryesisht të rinjtë, nuk duan të merren më me bujqësi dhe blegtori, efekti negativ në prodhimet lokale është theksuar edhe nga emigracioni.

“Prodhimet e produkteve të qumështit janë kryesorët, duke pasur parasysh që kemi baxhon tonë nga ku ka nisur dhe u zhvillua edhe bujtina që kemi sot. Mishin, që është gjithashtu i rëndësishëm, marrim nga barinjtë e zonës, por tufat kanë rënë shumë pasi një pjesë e banorëve kanë emigruar dhe i kanë shitur.

Kjo na ka sjellë rritje të çmimit të mishit, qumështit e për rrjedhojë, edhe djathit. Për shembull, çmimi i qumështit të deles ka shkuar nga 80 lekë/litri në 160 lekë/litri”, – nënvizon znj. Xhebro.

Sipas saj, sot është e vështirë të gjesh edhe një punonjës të përkohshëm në këto zona, ku shërbimi nuk është pjesë e kulturës së zonave rurales si model biznesi./ Monitor.al

Shteti privat i Ramës, si i përdor pronat për vota në Himarë

I zhytur në skandalet e grabitjes e tjetërsimit të pronave, me ministra që i ka bërë “investitorë strategjikë” e njerëz të oborrit të tij që kanë zaptuar trojet në bregdetin e jugut, Edi Rama zhvilloi së fundi një takim në Himarë. Sfondi elektoral ishte i qartë. Më shumë sesa të shpaloste zgjidhjen e një problemi të pronave, kryeministri ishte aty për të paraqitur Vangjel Tavon si shpëtimtarin e Himarës, prefektin që në një muaj detyrë arriti të bënte sipas Ramës rreth 400 certifikata pronësie. Se si e në çfarë kapaciteti mundet një prefekt të nxjerrë certifikata pronësie, këtë e di vetëm Edi Rama.

“Nëse doni prona shkoni te Vangjel Tavo, nëse doni sherr shkoni te Vangjel Dule”, iu tha Rama disa banorëve të Himarës që ishin aty për të tërhequr certifikatat e pronësisë. Pra, Robin Hoodi i Himarës që iu jep zgjidhje punëve të pronave është ish-deputeti i LSI-së, për të cilin Rama thoshte në Gjirokastër 3 vite më parë “ma largoni këtë kancer”. Kësaj radhe Vangjel Tavo nuk është më “kancer”, siç Rama ua thoshte të tijve në Gjirokastër, por është njeriu që i duhet kryeministrit për të fituar Himarën në zgjedhjet e pritshme në vjeshtë.

Shfaqja e sotme propagandistike me certifikata pronësie nëpër duar dhe lartësimi i Vangjel Tavos, janë nisja e fushatës për zgjedhjet në Himarë të cilat do të shpallen pasi Gjykata e Apelit të japë vendimin përfundimtar për Fredi Belerin. Hipokrizia dhe Edi Rama janë si një trupë i vetëm. Ky është kryeministri që hermetizoi Kadastrën dhe ktheu gjithçka online me gjoja pretendimin për t’i prerë rrugën korrupsionit. Ndërkohë tani për interesa të ngushta elektorale i orienton banorët e Himarës te zyra e Prefektit të Vlorës.

E po të ikësh me këtë logjikë, për t’i dhënë zgjidhje batërdisë së bërë me pronat në Shqipëri, i bie që Edi Rama të gjejë ndonjë Vangjel Tavo në çdo zonë tjetër të vendit. Është thjesht hipokrizi e një kryeministri që nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarë thotë e për çfarë bën. Jo më kot sot iu tha banorëve që sherrin e pronave në Himarë e kanë sjellë nipat e tyre dhe se ata nuk duhet të shikojnë as nga jugu e as nga veriu. Me paturpësi Rama mohoi gjithashtu që pronarëve legjitimë t’u jenë marrë tokat. “Nuk ka asnjë metër katror”, bërtiste kryeministri.

Mashtrimin me zyra paralele që gjoja ndihmojnë banorët për çështjet e pronësisë, himariotët nuk e kanë diçka të re. Ndërsa sot Rama iu tha se kjo zyrë paralele është e prefektit Vangjel Tavo, më herët ka qenë ajo e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.

Pra, një qytetar që ka një çështje pronësore në Himarë nuk e gjen dot zgjidhjen në Kadastër, duhet të shkonte të zyra e deputetit të PS-së e sot te zyra e prefektit Vangjel Tavo. Ky është shteti paralel dhe privat i Edi Ramës, i ngritur sipas parimit që ai vetë bërtiste kur ishte në opozitë: Vidh vota për të grabitur Shqipërinë, pastaj grabit Shqipërinë për të blerë vota. Edi Rama bën ekzaktësisht të njëjtën gjë në Himarë e çdo cep tjetër të vendit. ©LAPSI.al

“Shkodra të jetë kryeqytet”, propozimi i Mustafa Krujës më 1924-ën, edhe pse Noli e Gurakuqi ishin kundër Tiranës! Kërkesa e 26 deputetëve 100 vite më parë

Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit. 26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.

Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila ruan dokumente që vërtetojnë sa më sipër, shkruar edhe në mediet ndërkombëtare më 23 maj të vitit 1924, pra 100 vjet më parë. Shkodra u kishte bërë ballë pushtuesve për një kohë të gjatë, e po ashtu kishte dëshmuar se ndonëse ishin përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të ndryshimeve në besimin fetar, popullsia e Shkodrës kishte rrëfyer kurdoherë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria dhe se bashkëjetesa dhe unifikimi kishin më tepër vlerë. Në këtë këndvështrim, ideja që Shkodra të shpallej kryeqytet, u artikulua edhe në mbledhjet e bëra nga organizatorët e kryengritjes. Kushti ishte që pas fitores, të kërkohej që Shkodra të ishte kryeqyteti i vendit.

HISTORIA

Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (3000-2000 p.k). Në shekullin V-IV p.K. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e Mbretërisë ilire të dinastisë së ardianëve.

Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Genti janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe. Scodra ishte qyteti antik më i mirëmbrojtur (arx munitissima) dhe më i vështiri për t’u pushtuar (difficilis aditu). Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (munitum situ naturali oppidum), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (portarumque turres). Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën. Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u bë qendra e Prevalit (lat. Prevaelis). Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë dhe me t’u ndarë në dyshë Perandoria Romake, prej atëherë kaloi me Perandorinë Romake të Lindjes. Me rënien e Perandorisë Serbe, Shkodra u zotërua nga Balshajt.

Pas humbjes së betejës të Savrës, Balsha II ia dorëzoi qytetin Shahinit (kephalia, capitaneus turcorum) deri kur prania osmane në këto vise u vënit dhe trysnia venedikase u shtua. Në dhjetor të 1395 dërgoi doktorin në teologji, fra Nicolò de Samaxiis nga Shkodra, bashkë me dy shoqërues të cilët përpara Senatit të Venedikut kumtuan ofertën e Balshës për t’u dorëzuar zotërimet e tyre: Shkodrën, Drishtin, Danjën, Shasin dhe Shirqin; Venediku i mori në zotërim më 14 prill 1396 dhe proveditorët morën në dorëzim qytetin me 20 prill. Përgjatë pranisë së venedikasve, por sipas gjasave edhe para ardhjes së Balshajve, zbatohej kodi ligjor i njohur si Statutet e Shkodrës. Republika e Shën Markut përfaqësohej nga një capitaneus et comes. Më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtave, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të Senatit dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjëlia dhe pesë nga paria. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hyrat asokohe ishin të pakta: dogana, koncesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndërsa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtur ushtrinë dhe pagesa “për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit”. Në këtë kohë Shirqi ishte skela e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe ngjala të kripura. Serbët u përpoqën më kot ta shtinin në dorë qytetin.

E rrethuan dy herë Shkodrën, njëherë në fund të 1421 nën Despotin Stefan Lazareviç dhe herën e dytë më 1422 nën Despotin e mbasandej nën komandantin Mazarak, derisa Niçolò Cappello, që qëndronte pranë Shirqit, i dëboi serbët në një sulm vendimtar në Danjë një natë dhjetori. Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve luftojnë kundër Skënderbeut. Me rënien e mbretërive të krishtera të Serbisë, Bosnies dhe Arbërisë, turqit iu afruan kësaj krahine edhe njëherë. Më 1474 Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e Cërnojeviqit zetas dhe malësorëve arbërorë. Rrethimi i dytë më 1478, i radhitur prej priftit Marinus Barletius në latinishte, u drejtua personalisht nga Mehmet Ngadhënjyesi. Venedikasit mbrojtën heroikisht, por u detyruan të evakuoheshin pas marrëveshjes së paqes në Stamboll më 1479. Prej 1600 ushtarëve, vetëm 450 ndejtën.

Popullata që u largua, nën prijësin e tyre Florio Jonimën, u vendosën në Venecie, Ravena dhe Treviso. Me traktatin e Kostandinopojës Republika e Venedikut ia lëshoi qytetin Perandorisë Osmane. U bë qendër e sanxhakut më 1485, pjesë e Elajetit të Rumelisë. Qyteti nis të lulëzojë përsëri me stabilitetin e garantuar nga Bushatllinjtë. Tregtia lulëzoi përmes limanit lumor të Obotit dhe bashkëpunimin me Ulqinin në rrugë detare, duke u bërë kësodore qendra ekonomike e trevave veriore shqiptare. Më 1832 periudha e pashallëkut të këtij oxhaku mbaroi. Më 1835 u çua kryengritja vendore kundër Tanzimatit, e kryesuar nga Hamz agë Kazazi.

BESIMI

Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas prej feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkisnin pas Skizmës. Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe Argjipeshkvia e Tivarit u kthye në mbështetje për hapjen e katolicizmit. Pas pushtimit osman elementi i krishterë lejohej të banonte në vendbanime larg kështjellës, kësodore qyteti nuk do të ishte më seli ipeshkvnore dhe arqipeshkvnore metropolitane deri më 15 mars 1867 kur u emërua argjipeshkv Karl Pooten.

Deri në kohën e emërimit të tij, selia e arqipeshkvisë ishte në Tivar. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga Matja.[36] Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar. Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare. Por në rastin e prishjes së Oxhakut të Jeniçerëve, çoi në dëbimin e bektashinjve nga qyteti, gjë që sipas Dela Rokës ka shtyrë drejt Islamit synit. Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga Haxhi Bektashi.

Sipas studiuesit të historisë së qytetit, Hamdi Bushatit, mendohet se në fillim të sundimit të Mustafa pashë Shkodrës ka pasur afro 70 teqe të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale. Tarikatet që kanë qenë dhe janë ende të përhapura në qytet janë bektashinj, nakshibenditë, rifaitë dhe tixhanitë. Rinisja e hapjes së tyre pas dëbimit të madh, qe vepër e Sheh Ahmet Shkodrës. Më 1846 u vendos në qytet Urdhri Jezuit, për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të Kuvendit të Gjuhadolit. Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale s’bajnë ma se 100 shpi, nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose gogë, shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë. Sipas burimeve, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli).

Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt. Shkodra përmendej si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij katolik, në Shqipëri. Arkitektura nisi strukturimi i arkitekturës sipas kritereve të artit islam, disa kisha u bënë xhami. Në hyrje të Pazarit ka pas një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër. Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor). Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik[46] e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbra e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojëdhëna. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.

PROPOZIMI

Deri në muajin prill 1913, Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit të nënshkruar më 16 prill 1913 mes Perandorisë Osmane dhe aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t’ua dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha, më 7 maj 1913 guvernatori malazez u takua në Shëngjin me nënadmiralin britanik Burney. Në dukje ekzistonte vullneti i mirë për marrëveshje, por atë datë në mbrëmje pazari i qytetit kapet flakë dhe dugaja të shumta u vodhën. Më 14 maj trupat malazeze që ishin në qytet u evakuuan. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke. Më vonë Shkodra iu dorëzua fuqive tokësore ndërkombëtare, me përjashtim të Rusisë, të cilat u vunë nën komandën e kolonelit britanik, Filips. Këta ngritën një administratë me nëpunës shqiptarë.

Në qytet e krahinë hapur dhe në mënyrë të nënrrogoztë bëhej propaganda nga njëra anë për ndikimin e Esat pashës, nga tjetra xhonturqit. Më 1914 elementet fetare të qytetit e krahinës shkojnë në Durrës për të njohur Princ Vidin. Mbas fillimit të Luftës Botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vitesh, të përbërë nga 6 katolikë dhe 6 myslimanë. Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotëve u grumbulluan dhe gjetën strehim në Shkodër. Komisioni qëndroi në krye të administratës deri më 15 korrik 1915, kur Mali i Zi hyri në Shkodër për të dytën herë. Komisioni ka administruar qytetin dhe rrethet. Ka qenë pa kryesi dhe ndër akte, nënshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrës”. Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Vjena solli në Shqipëri korpusin e XIX, të përbërë prej tre divizionesh.

Administrimin u kontrollua nga Komisari Civil August Ritter von Kral nën kujdesin e të cilit u hapën Komisia Letrare Shqipe dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve. Gjatë punimeve të Kongresit të Durrësit qytetin e përfaqësoi Riza Dani, Ndoc Çoba dhe Luigj Gurakuqi (edhe si mëkëmbës i Prenk Pashës). Propozimi i bërë nga Mustafa Kruja që qyteti të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë u shënua në procesverbalet e mbledhjeve. Më 11 mars 1920, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë së Tiranës dhe komandës së trupave franceze, xhandarmëria shqiptare mori në dorëzim qytetin ku ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu dhe ministri i Drejtësisë, Hoxha Kadriu u pritën me ngazëllim nga popullsia. Në verën e 1920 qyteti qe i përfshirë në mënyrë të dyanshme në Luftën e Koplikut, me ndihmat e organizuara nga Musa Juka dhe pjesëmarrja e Sylço bej Bushatit nga krahu i shtetit shqiptar. Nga ana tjetër të radhitur me çetat malazeze dhe disa vullnetarë shqiptarë me në krye Luk Lukajn merrte pjesë Alush agë Lohja. Më 1921 ngjau kryengritja e Republikës së Mirditës u kryesua nga Marka Gjoni kundër qeverisë së Tiranës. Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Më 1926 shpërtheu Kryengritja e Dukagjinit, për të cilën Dom Gjon Gàzulli u var në qytet me 4 mars 1927.

PUSHTIMI

Sipas urdhrit të luftës të Mbretit Zog I, me pushtimin italian të Shqipërisë, sektori mbrojtës Milot-Shkodër komandohej nga komandanti nënkolonel Mehmet Kyçyk Ullagaj. Në përpjekjet me pushtuesit në këtë sektor, ra dëshmor Tonç Toma. Më 12 prill 1939 u hapën punimet e Asamblesë së mbledhur pak ditë pas pushtimit, ku Shkodrën e përfaqësuan Gjon Marka Gjoni, P. Anton Harapi, Dom Mikel Koliqi, Ndoc Pistulli, Ndrek Kaçulini, Nush Topalli, Kolë Bibë Mirakaj, Zef Boriçi, Mark Kakarriqi, Kolec Deda, Ymer Kopliku, Abdyl beg Gramshi, Shaqir Omari, Omer Rushdi, Daut Gjylbegu, Zenel Broja, Halit Rroji, Kolë Thaçi, Terenc Toçi, Sandër Saraçi, Taip Drishti dhe një shkodran si përfaqësues i Tiranës ishte Zef Kadarja. Ndër 42 delegatët që më 14 prill shkuan në Romë t’i jepnin Kurorën Mbretërore të Shqipërisë Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli III ishin: N. Pistulli, Y. Kopliku, Z. Boriçi, M. Kakarriqi, K. Mirakaj dhe Z. Kadarja. Në aksionet e min. të Brendshëm Xhaferr Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjësuar një pjesë të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në qytet.

REGJIMI KOMUNIST

Tërheqja e trupave gjermane nga Shkodra përbën një debat të gjithmonshëm për arsye instrumentalizimi politik të historisë. Për historiani ushtarak Marenglen Kasmi, historianin Kastriot Dervishi, sipas dëshmive të Át Zef Pllumit dhe mjaft burimeve tjera, gjermanët ikën nga Shkodra në datat 28-29 dhe partizanët hynë në Shkodër më 29 nëntor pa luftë të prirë nga Gjovalin Luka. Në fundin e vitit 1944 në Shkodër u formua Divizioni VI Sulmues i drejtuar nga Gjin Marku që do t’i bashkohej divizioni i Rrahman Perllakut për të shkuar në Kosovë.

Me zënien e qytetit nga partizanët, hynë edhe partizanë jugosllavë, të cilët nisën rrëmbimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve. Duke filluar nga nëntori 1944, në qytet u aplikua një represion i egër, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjësuar institucionet e krijuara për shekuj. Qasja e regjimit të ri mëtoi t´ìa çrrënjoste qytetit prirjet politike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re.

U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën, e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve. Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjesëtarët e grupit “Përpjekja shqiptare”. Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste.

Një rrëfim për errësirën dhe dritën

Nga Agim Baçi

Të udhëtosh në errësirë për të gjetur dritën… Shkrimtari trinidado-britanik, V. S. Naipaul, përshkruan, frymëzon, ndërton dhe sugjeron rrugëtime pa fund për të gjetur dritën te çdo njeri, pavarësisht errësirës së madhe që mund të kemi përreth. Përmes tragji-komedive, disfatave dhe ëndërrimeve, Naipaul ka mundur të pikturojë në romanin e tij “Qyteti bri lumit” atë që ndoshta për shumë e shumë kohë nuk kemi dashur ta shohim, edhe pse ka qenë aty – Njeriu i Afrikës, duke u endur në tokën e tij, për të gjetur një rrugë që të mundet të ndërtojë përditshmërinë e tij. Naipaul thur fabulën përmes rrëfimit të Selimit, njeriut që kërkon të shohë të ecë Afrikën e tij.
Zabeta, Ferdinandi, Maheshi, Meti, Huismansi, Nazrudini, Iveta, Indari, Rajmondi, Presidenti, e mjaft të tjerë, që ndërthuren në rrëfimin prej 400 faqesh janë një përshkrim prekës, plot ngjyra, e ku ka shumë dashuri me njeriun. Eshtë një përshkrim që vjen përmes personazhit të tij, Selimit, e na përcjell plot jetë, me gjithçka të tijën, të veçantë e njëkohësisht të nevojshme për t’u njohur nga të tjerë.
“Qyteti bri lumit” është bota e tërë e atyre që dolën nga një kohë e gjatë e drejtimit nga të tjerët dhe tashmë kërkojnë të ndërtojnë vetveten. Naipaul është një prej atyre që ka përjetuar botën e Afrikës, Trindadi i fëmijërisë së tij, i përshkruar në prozë, nuk është thjesht një vend i Afrikës, por është vetë Afrika. Edhe pse ka jetuar gjithë kohën në Londër, që kur u largua fëmijë për të studiuar në Oksford, Naipaul duket sikur e ka patur “kokën pas” duke i sjellë botës ndoshta një nga rrëfimet më prekëse, por edhe më njohëse të botës së afrikanit. Me dashuritë, betejat, përpjekjet për të mbijetuar, dashuritë e sidomos me gjithë dritëhijet e përpjekjes për të ndërtuar vendet që enden për shumë kohë kuturu, pa mundur dot të gjejnë dritën e duhur.
Selimi, që na i sjell të gjitha portretet e personazheve, i përket një familje që ka ka kaluar jetën në bregdetin “indiano-perso-arabo-portugez”, aty ku kanë jetuar shumë prej atyre që kanë ardhur e kanë ikur si kolonizator, duke lënë pas jo vetëm historitë e së shkuarës, por edhe atë që do të ndikojë në çdo hap të së ardhmes. Dhe ai është mbështetësi dhe dëshmitari i rritjes së një brezi që ëndërron të rindërtojë vendin e tij, të shohë botën ndryshe, të debatojë për kulturën dhe besimin të cilit i përket dhe atij besimi “të ndryshëm” që ka përballë. Por njëkohësisht, ai është dëshmitari se si korruptohet çdo ditë shpresa përmes figurës së Presidentit dhe mbështetësve të tij, nga xhaketa e tij ushtarake të veshja e porositur mondane, e ku rrëmbehen jetë e prona çdo ditë ne emër të një pushteti të ri.
“Ferdinandi mund të më thoshte vetëm që bota përtej Afrikës po shkonte keq e më keq, kurse Afrika veç po ngrihej. Kurse unë e pyeta se në ç’aspekt bota e jashtme po shkonte keq e më keq, ai nuk diti të më përgjigjej. Dhe kur i kërkoja edhe të më thoshte se çfarë kishte dëgjuar në lice, kuptoja që idetë e diskutimeve në shkollë në mendjen e tij ishin bërë lesh e li dhe ishin thjeshtuar. Idetë në lidhje me të shkuarën përziheshin me idetë për të tashmen. I veshur me xhaketën e tij sportive ai e shihte veten si njeri të kultivuar e të rëndësishëm, si të ishte në ditet e periudhës koloniale. Në të njëjtën kohë ai e shihte veten e tij si një njeri të ri të Afrikës dhe rrjedhimisht të rëndësishëm. Përveç kësaj ideje teatrale për rëndësinë e vetes së vet, ai e kishte reduktuar Afrikën vetëm te vetja e tij, dhe e ardhmja e Afrikës nuk ishte asgjë më shumë se sa puna që ai donte të bënte në të ardhmen”. (V. S. Naipaul, “Qyteti bri lumit”, Saras 2014, f. 74, Përktheu: Lavdimir Marku).
Dhe është pikërisht Ferdinandi, të cilin Selimi e shkolloi siç ja la amanet e ëma e tij, Zabeta, ai që bëhet pjesë e përditshmërisë kaotike që ndërton Presidenti- i forti që beson se po ndërton perandorinë e duhur të njeriut të Afrikës, që do të sfidojë botën. Vetëbesimi i mbështetësve të tij se kanë të drejtë t’u marrin të tjerëve gjithçka, në emër të pushtetit të ri, është tragjikja që nuk është mundur dot ende, jo vetëm në Afrikë. Eshtë një dramë që luhet në përditshmëritë tonë, pavarësisht se ndryshojnë aktorët.
Naipaul na ka përshkruar në fund një rrëzim të Selimit, njeriut që udhëtoi brenda vendit të tij me shpresën se do të shihte Afrikën e tij të ngrihej, por që pa se si përditë në vend të guximit për të ecur, mbizotëron frika, që ushqen më pas injorancën, që ushqen vrasjet. Largimi në fund të romanit i Selimit, me avulloren në një errësirë të plotë, në lumin që ai e kish lënë pas për të ndërtuar një jetë brenda vendit të tij, na lë ne të pikturuar përpara syve fytyrën e trishtuar të njeriut që ka besuar gjithnjë për më shumë dritë. Eshtë njeriu me kokën e kthyer pas, i trishtuar për atë që nuk mundi të gjejë, pavarësisht dritave që kish ndezur në jetën e tij. Dhe, për fat të keq, afrikani i zhgënjyer i Naipul jeton kudo, edhe këtu, rreth nesh, pavarësisht ngjyrës, pavarësisht emrit.

Torollepsur bukur

Nga Edison Ypi

Turista nga Bota që nisen për Tepelenë dhe falë mrekullive tona përfundojnë të torollepsur bukur në Kukës, ose nisen për Theth dhe përfundojnë të torollepsur bukur në Tomorr, të tillë gjen në çdo shesh, në çdo kryqëzim.
Por më të torollepsur bukur se ata që ngatërrojnë qytetet, janë ata që bëjnë lëmsh shtetet.
Niset spanjolli, për shembull, nga Anglia për në Rusi, qëndron pak në Shqipëri, torollepset bukur, dhe ja ther tatëpjetë, përfundon në Turqi.
Për shkak të torollepsjes bukur bëjnë lesh arapi edhe kontinentet. Si bëri Kolombi i torollepsur nga suksesi kur Amerika iu duk Azi.
Ka dhe nga ata që për shkak të torollepsjes bukur ngatërrojnë galaktikat. Është nisur suedezi apo japonezi apo australiani, për te e Andromedës, kalon nëpër Shqipëri, torollepset bukur nga Shkodra apo Berati apo Gjirokastra, dhe përfundon te Rruga e Qumështit.
Para pak ditësh një hordë me turista shumkombësh hëngrën tav dheje te një restorant prapa dajtit. Pasi mbaruan, sesi u ndjenë, si më të fortë, si më të bukur, si më të torollepsur. Duke mos ditur si ta shpenzonin energjinë e tavës së dhesë, ikën përpjetë, te Kroi i Kuq, ku është një krua dhe një kryqëzim katër rrugësh.
Një të arritur te kroi dhe kryqëzimi, një francez që kishte shqyrtuar me imtësi hartat, relievin dhe natyrën e atyre nahieve, me një nervozizëm të dukshëm tipik për të torollepsurit bukur, një të marrë një shkop në dorë, vajti në mes të kryqëzimit. Të gjithë heshtën. Dëgjohej vetëm shushurima e Kroit.
-Krahasur me këtë kryqëzim madhështor, nisi të thotë francezi i torollepsur bukur dhe i armatosur me shkop druri, rotondat tona që ne për çoç i mbajmë, janë qesharake. Në këtë drejtim, pra në veri, vazhdoi francezi me shkop në dorë, rruga të çon te një çudi gjeologjike botërore, te Mali me Gropa.
Në lindje, Bizë, Martanesh, Fush Studë etj. për t’i bërë sa më të bukur Zoti i ka çarë malet me sqepar.
Në jug, pasi kalon nëpër ca pyje dhe liqene prrallore, del në Labinot.
Ky krua, përfundoi francezi i torollepsur bukur, e ka ujin më të mirë se çdo birrë, dhe…nuk arriti të mbarojë, se nga torollepsja e bukur dhe intensive u alivanos, rrëzua. Mezi e sollën në vete dhe e ngritën duke ja lagur ballin me ujin e Kroit.
Një anglez udhëtar i krisur u nis më këmbë Kodovjat e përpjetë. Kaloi rrënqethjet estetike Kukur, Rovie, Kishtë, që e torollepsën goxha bukur. Në majë të malit busulla ngeci, GPS nuk punonte, rrethepërqark askush, vetëm era dhe cicërrima zogjsh. Kishte arritur në mes të kurrkundit. U torolleps i tëri. Nisën t’i dridhen gjunjët. Kolona e kurrizit sa s’ju dërrmua. Vertebrat sa s’iu shkoqën. Pas pak e mori veten. Ja theri Bishnicë e tatëpjetë nëpër katundet e Mokrës. Provoi një për një ujin e disa krojeve. Desh u çmend. Njëri më dehës se tjetri. Sa të kthehem, tha me vete, do futem në qilar do thyej krejt shampanjat qindra vjeçare të koleksionit të stërgjyshit mbi tre milionë dollarë. Do vi do blej sa të bëjnë disa kronj në Mokër. Do ngre restorante, pa birra, pa verëra, vetëm me ujë të krojeve të Mokrës.
Në Berat, qytetin më të magjishëm të botës, turistat e torollepsur bukur e kanë bërë udhë: zhdëpen përposhtë, ikin pa paguar me vrap lart në Kala shtrihen mbi kalldrëmet e freskët derisa të vijnë në vete nga stërngopja me mish e pilaf, bukuria, torollepsja dhe zemërgjërësia e pronarëve të restorantave të cilëve në këto raste u mjafton publiciteti i kronikave.
Gjithë ditën e gjithë jetën nëpër zyra dhe fabrika, një ushtri me të torollepsur nga të gjitha vendet e botës duke folur një babylon gjuhësh po kalon nëpër Luginën e Vjosës duke vrarë mendjen si mund të tingëllojë “Peshkatarët e perlave” po tu shtosh ison gjeniale vajtimtare të këtyre anëve.
Ca të tjerë të torollepsur bukur nga tingujt e lahutës, kanë vendosur pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në Tropojë.
Torollepsja turistike labe po bën kërrdinë nga Vlora në Tepelenë. Turista nga gjith bota, me kokat përpjetë, duart nga qielli, sytë me lot, pyesin njëritjetrin: Çfarë vendi është ky o Zot ? Si ka mundësi, nga bregu i detit prejku veza piqet nën diell, deri te majat me dëborë, nuk është më larg se 1 orë ?
Torollepsja bukur, në dallim nga budallallepsja bukur që është krejt tjetër gjë, bën mirë për shëndetin po aq sa dhe për pamjen e jashtëme të cilën e përmirëson dukshëm. I torollepsuri bukur, përveçse ka shëndet për t’ja pasur zili, gëzon edhe një surrat më simetrik, hundë të rregullt, buzë të puthëshme, veshë të ridimensionuar, kokë me qoshe të rrumbullakuara, flokë që nuk bien as në pleqërinë e thellë e të tjera e të tjera. Aq e vërtetë është kjo, sa kur i torollepsuri bukur kur kthehet në vendin e vet, duket tjetër njeri, nuk e besojnë që është po ai Antonio, Alan, Keneth, Richard, Rodrigo, që u nis për turizëm në Shqipëri.
Turistave të torollepsur po u flet një shqiptar:
-Kot i paskemi bërë gjithato luftra, heroizma, dëshmorë, mite, legjenda, rapsoda, lahuta, çiftelira duke u mburrur se jemi të pamposhtur, duam njëritjetrin, kemi mbrojtur Atdheun nga armiku. Paskan qënë të gjitha rrena.
Jemi vrarë e prerë kot. Hidhini të gjitha në zjarr. Paska qënë e thjeshtë. Mjaftoka të hapësh portat. Të hyni e të dilni, të hani e të pini, të punoni e fitoni. Ejani zini vendin e budalljve që ikin. Asnjë humbje. As për ju as për ne. Vetëm fitim. Për ju dhe për ne. Kush s’e kupton është budalla. Ky vend me shenjtorë që çpojnë shkëmbin me gishta për të dalë uji, si eksodet fatkeqe dhe torollepsjet e bukura i ka biblike, sidomos gjëja që më tepër i plak është e qeshura kot, nuk meriton të vuajë më gjatë. Zjarri i Xhehenemit i djegtë e i shkrumboftë ata që s’e pranojnë këtë të mirë që e ideoi dhe e realizoi Sari Salltiku. Ndizni qirinjtë, fenerët, llampadarët. Festoni. Mishi Tomorr. Rakia Osum. Gjak e dhjam.