22.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

“Mbetjet janë problem në Dimal”, Dritan Sula: Pavarësisht tarifave të Bashkisë që janë rritur, shërbimet janë në kushte të këqija

Koordinarori kombëtar pranë PDSH, Dritan Sula, ngre shqetësimin e menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Dimal. Në një postim në Facebook, Sula shprehet se edhe pse tarifat janë rritur nga ana e bashkisë, shërbimi nuk është i duhuri, duke sjell pasoja të rënda jo vetëm në ekosistem, por edhe në shëndetin e njeriut.

Ai më tej thotë se ky problem i është adresuar shumë herë kryetares së bashkisë, por që ka rënë në vesh të shurdhët.

 

POSTIMI I PLOTË

Menaxhimi jo i duhur i mbetjeve eshte nje problematik qe haset jo vetem ne fshatin Kuc, por ne te gjitha fshatrat e bashkisë Dimal.

Pavarsisht se ky problem i eshte adresuar shume here kryetares se bashkise, ky shqetesim ka rene ne vesh te shurdhet.

Shume here eshte kerkuar qe pastrimi i mbetjeve te behet me shpesh dhe te vendosen me shume kosha por asnje mase nuk eshte ndermarr .

Pavarësisht tarifave të Bashkisë që vazhdimisht janë rritur, sërish shërbimet për banorët e zonës janë në kushte të këqia.

Pamjet tregojne qarte ndotjen e shkaktuar ne mjedis.

Kjo ndotje eshte nje kamban alarmi pasi pasojat jane te renda jo vetem ne ekosistem, por edhe ne shendetin e njeriut.

Keto mbetje shkaktojne ndotje te ujera siperfaqesor dhe nentoksore,ndotje te ajrit,flores dhe faunes; te gjitha keto kane potencialin per te shkaktuar efekte te demshme shendetesore si:astma,bronkit,defekte te lindura,kancer,efekte te demshme ne melci,veshka etj.

Partia Demokratike Dimal kërkon nje zgjidhje sa me të shpejtë të ketij problemi nga autoritetet perkatese te bashkise.

Gjithashtu, siguron të gjithë banorët e Dimalit dhe të fshatrave të tij që PD do të jetë zëri i tyre për çdo shqetësim.

Pas Covid-19, shtrimet në spitalet psikiatrike rriten 10%, të sëmurët me zemër 17%

Edhe gjatë 2023, numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2023, numri i pacientëve të trajtuar në shërbimet me shtretër rezulton 307,808 pacientë apo 11% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shtrimet më të larta vijojnë të mbeten te pacientët me probleme kardiologjike dhe neurologjike.

Tendenca rritëse e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike ka vijuar edhe përgjatë vitit 2023. Mbështetur te të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për vitin e kaluar numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,647 pacientë. Në raport me vitin 2022, numri i tyre u rrit me 10%.

Mjekët psikiatër të qendrave shëndetësore pohuan për Monitor se me shfaqjen e pandemisë së Covid-19, numri i pacientëve që vuajnë nga ankthi vijon të jetë në rritje, pasi frika dhe ankthi ishin simptomat kryesore që u shfaqen te të sëmurët me Covid-19 apo përjetimit kur infektoheshin familjarët e tyre.

Për mjekët psikiatër të shërbimit mjekësor, edhe ngjarja e tërmetit në vitin 2019 vijon të ketë efekt në shtimin e simptomave të ankthit. Ata shtojnë se për këta pacientë efektet japin edhe ndryshimet e temperaturave.

Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë për vitin 2023 arriti në 10,908. Krahasuar me vitin 2022 numri i tyre u shtua 17%. Sakaq mjekët paralajmëruan se pas pandemisë do të ketë rritje të interventeve kirurgjike në zemër, për shkak të problemeve post Covid-19 që duhet të trajtoheshin në kohë.

Edhe mjeku i urgjencës në një nga klinikat private Ilir Allkja pohoi më herët se pasojat kryesore afatgjatë në shëndet të pacientët e prekur nga Covid-19 po ndihen si te ndryshimi i ritmit të frymëmarrjes, te çrregullimet kardiologjike dhe neurologjike.

“Pneumonia nga Covid-19 mund të dëmtojë alveolat (hojëzat) në mushkëri të cilat mund të çojnë në probleme afatgjata të frymëmarrjes, të tilla si gulçim, frymëmarrje të shpeshtë, me ndërprerje (apnea) etj. Çrregullimet neurologjike janë hasur në shumicën dërrmuese tek personat që kanë kaluar pneumoni nga Covid-19.

Shqetësimet e gjumit dhe lodhja, mund të kontribuojnë më tej në problemet e të menduarit, duke e bërë jetën e përditshme, punën dhe aktivitetet më të vështira. Ky infeksion ka shkaktuar inflamacion dhe dëmtim të qëndrueshëm të muskujve të zemrës. Dëme të tilla kanë ndodhur edhe tek personat që kanë pasur simptoma të lehta të virusit”, thotë mjeku Allkja.

Ulen depistimet për kancerin te gratë, shtohen seancat e radioterapive

Për vitin 2023 numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit (kontroll që shërben për identifikimin ose jo të tumorit) ishte në 5,136 gra që kryhen kontrolle. Krahasuar me vitin paraardhës numri i kontrolleve ka renë 5%.

Ndërsa numri i grave të depistuara për kancerin e qafës së mitrës ishte në 9,232 gra që kryhen kontrollet. Numri i tyre ka shënuar rënie 11% në raport me vitin 2022.

Depistimi bëhet për të kapur herët ose për të parandaluar një sëmundje. Depistimi i kancerit në qafën e mitrës dhe të gjirit kryhet nga Shërbimi Parësor, më pas rastet që zbulohen nga shërbimi parësor trajtohen nga spitali onkologjik.

Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi për 2023 u rrit 7% në raport më 2022. /D.Azo


/Revista Monitor

‘Shqipëritë’ tona kalben nga brenda!

NGA KIM MEHMETI

Nëpër “Shqipëritë” tona çdonjëri flet me të ngjashmit me vetveten. Kështu opinionistët tanë i vlerësojnë të gjithë të tjerët, përpos vetveten, filozofët debatojnë me njëri-tjetrin për fe e xhami, por jo për urtësi, klerikët flasin mes veti për moral e familje, por duke mos u penguar kur feja bëhet ‘shërbëtore’ e politikës…

Pra ne jemi mbyllur çdonjëri në rrethin e vet, ku debatojmë dhe flasim për tjetrin, por jo edhe me të tjerët. Me çka “Shqipëritë” tona u bënë shoqëri të “hapura” të përbëra nga rrethe të mbyllur.

Shkurt e shqip: nëpër “Shqipëritë” tona mungon komunikimi ndërqytetarë andaj ka protesta partiake, protesta të mjekëve, të studentëve, të bujqve…, por jo edhe protesta ku të gjithë së bashku do e luftonin hajdutërinë dhe krimin që i ka mbuluar shoqëritë tona.

Po pra, nëpër “Shqipëritë” tona të gjithë janë mbyllur brenda llojit të vet dhe nuk bashkëbisedojnë me të tjerët, por e vlerësojnë tjetrin. Duke harruar kështu se çdo gjë e mbyllur, që nuk ajroset nga jashtë, fillon të myket dhe të kalbet.

Dhe duke mos vërejtur se edhe “Shqipëritë” tona thuajse kanë nisur të “kalben” nga brenda, të bëhen vende ku një budalla përfaqëson mijëra të mençur, ku një hajdutë vendosë për fatin e qindra të ndershmëve dhe ku vriten më të vlefshmet që kemi – ëndrrat dhe shpresat rinore.

Ekspozitë e pamorartit në Berat/ In memoriam për piktorin Nexhmedin Musaj

Nga Yzedin Hima

Në Galerinë e Artit ” Eduard Lear ” në qytetin e Beratit, u çel ditën e enjte, më 23 maj 2024 ekspozita e titulluar “In memoriam” , në nderim të piktorit të shquar nga qyteti i Beratit, Nexhmedin Musaj, i ndarë para kohe nga kjo jetë.
Krahas veprave të Nexhmedin Musajt u ekspozuan edhe veprat e tre piktorëve të ndjerë nga ky qytet: Punimet në pikturë të Sotir Capos, Gazmend Mukës dhe Llazar Myzeqarit.
Në nderim të artistit Nexhmedin Musaj ekspozuan veprat e tyre edhe Hasan Nallbani, Aleksandër Filipi, Arben Golemi, Agron Polovina, Nezir Ago e Kastriot Dervishi, miq e kolegë të Nexh Musajt.
Qytetarët e Beratit erdhën në Galerinë e Artit” Eduard Lear” dhe shprehën admirimin e tyre për veprat e piktorëve beratas, nivelin e lartë të shprehjes artistike në kohë të ndryshme. Është vënë re se gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe dakadave të para të shekullit të ri, në qytetin e Beratit u krijua një shkollë e pamorartit, ku spikatën talente e vepra që kapërcyen me sukses nivelin lokal, duke u vlerësuar në ekspozita kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Veprat e piktorëve nga qyteti i Beratit gjenden në institucionet shtetërore, koleksionet private të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj nëpër botë, sikurse edhe vepra e piktorit të ndjerë Nexh Musaj.
Këto vepra, për shkak të nivelit artistik, individualitetit të artistik të autorëve, presin të botohen dhe studiohen nga instutucionet dhe studiuesit e pamorartit.

“Foltorja po ha veten”/ Bejko: Argita në krye? Janë organizatë familjare

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dha edhe një koment në ‘Studio Live’ lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e Berishës në krye të Rithemelimit.

Bejko tha se Foltorja ka hyrë në fazën e ngrënies së vetes së vet, njerëzit po i ikin dhe zhgënjimi në rradhët e saj është i madh.

‘Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familajre. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten.’, tha Bejko.

Përballja Dumani-Noka, Zekthi: Deputeti është në konflik interesi

Raportimi i kreut të SPAK, Altim Dumani në komisionin e Ligjeve, dhe përballja që pati me deputetë të opozitës, është diskutuar në pjesën e dytë të emisionit “Open” në News24. Përballjen më të fortë Dumani e pati me deputetin Flamur Noka, që ngriti aludime përmes pyetjeve, se Dumani si kryetar i SPAK është nën komandën e Kryeministrit Edi Rama.

Politologu Fitim Zekthi tha se politika duhet të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.

“Flamur Noka është në konflikt interesi në përballjen me SPAK, pasi kryetari i partisë së tij, është në hetim nga SPAK.

Çfarëdo që të bëj SPAK, sikur të bëjnë edhe mrekulli, sërisht Noka dhe deputetët e partisë që drejtohet nga Berisha, do të jenë në pozitë të vështirë.

SPAK sikur të arrestojë të gjithë kriminelët, sikur të vendosë Botën në paqe, Flamur Noka nuk mund ta thotë dot, se është në konflikt interesi”, tha Zekthi.

Artan Hoxha: Në dollapin e nënës së Kryemadhit janë gjetur 5 celularë…

Artan Hoxha komentoi për Rudina Xhungën aksionet e SPAK.

Ai tha se puna e parë me personat nën hetim është sekuestrimi i celularit.

Hoxha habiti jo pak kur tha se nënës së Monika Kryemadhit i kanë gjetur pesë telefona celularë.

Në dollap i janë marrë 5 celularë. Tek dollapi i Fatimes. Kanë qenë edhe të Monikës edhe fëmijëve të Monikës. Sepse Monikës s’ja marrin dot zyrtarisht se është deputete, por ata i thonë t’i gjetëm tek nëna”.

Programi i PD, Basha: Nga korrupsioni me koncesionet deri tek eksodi mjekëve, ja ilaçi ynë për kurimin e shëndetësisë

Kryetari i PD, gjatë takimeve për programin, me ekspertë të fushës dhe grupet e punës, ka diskutuar në mbledhjen e rradhës projektin e PD për shëndetësinë. Vetë kreu demokrat, në një postim në Facebook, ka dhënë disa detaje të këtij programi.

 

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Me ekipin e shëndetësisë diskutuam për planin tonë që do t’u mundësojë qytetarëve shërbim shëndetësor me cilësi dhe shpejtësi.

Ndërkohë që miliona euro është fatura korruptive e koncesioneve në shëndetësi, sot shqiptarët shpenzojnë deri në 60% më shumë para nga xhepi për shërbimet e trajtimet mjekësore. Kjo është shifra më e lartë ndër vendet e Ballkanit, çka tregon gjendjen e vështirë në sektorin e shëndetësisë.

Po kështu, qytetarët po vuajnë pasojat e medikamenteve jo cilësore ndërsa në listën e barnave të rimbursuara janë futur ato më të lirat, që kanë më pak efekt. Një tjetër problem është mungesa e aparaturave dhe koha e gjatë që u duhet të presin pacientët për egzaminime.

Me paratë që janë abuzuar me koncensione, PPP e tendera, çdo qeveri e përgjegjëshme do të kishte ofruar një shërbim cilësor për pacientët aty ku jetojnë dhe do të kishte përmirësuar kushtet e punës dhe ato financiare të stafeve mjekësore.

Eksodi i mjekëve nuk ndalet duke i “burgosur” në Shqipëri, por duke u krijuar kushte dhe mundësi për një jetë dinjitoze, për rritje profesionale dhe kushte për të ushtruar profesionin e tyre.

Të gjitha problematikat janë adresuar në mënyrë të detajuar, duke ofruar zgjidhjet e nevojshme që kontributet për sigurimin shëndetësor që qytetarët kanë paguar, të mos shkojë dëm dhe ata të kenë shërbim shëndetësor në çdo kohë dhe barna cilësore për trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë: Po minojnë demokracinë

“Gjatë muajve të fundit, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në pushtet ka hartuar dhe miratuar një ligj për ‘ndikimin e huaj’ i cili do të minonte lirinë e shprehjes dhe bashkëpunimit, do të stigmatizonte organizatat që us hërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për të siguruar qasjen e gjeorgjianëve tek lajmet e pavarura”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan tha përmes deklaratës se në përgjigje të veprimeve të qeverisë gjeorgjiane, Uashingtoni po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave për Gjeorgjinë. Masa përfshin zyrtarë, familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët, përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus. Protestues dhe anëtarë të opozitës janë dhunuar nga forcat e rendit.

Në deklaratën e Sekretarit Blinken thuhet se qeveria gjeorgjiane ndërmori një fushatë frikësimi dhe dhune për të shtypur protestat paqësore, veprime që dëmtojnë demokracinë gjeorgjiane.

“Mbështetja amerikane për demokracinë në Gjeorgji është e gjatë dhe themelore për marrëdhëniet tona dypalëshe. Kushdo që minon proceset ose institucionet demokratike në Gjeorgji, përfshirë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të tetorit 2024 në Gjeorgji, mund të konsiderohet i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane dhe nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan njoftoi një rishikim të plotë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë, me shpresën që udhëheqësit në Tbilisi të rishqyrtojnë projektligjin dhe të ndërmarrin hapat e duhur drejt aspiratave euroatlantike./VOA

Veliaj nën hetim pasuror, Lala: SPAK ka sekuestruar telefonat e personave të afërt të Arjola Xoxës

Teksa SPAK ka nisur një hetim pasuror për hetim pasuror për Erion Veliaj, gazetarja Klodiana Lala, tha se Prokuroria e Posaçme po verifikon llogaritë dhe informacione për kryebashkiakun e Tiranës dhe familjarët e tij në banka dhe disa institucione të tjera, si tatimet dhe kadastra.

E ftuar në emisionon të “Të Paekspozuarit”, Lala deklaroi se SPAK ka sekuestruar edhe telefonat e personave të afërt të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.

Sipas gazetares Lala, SPAK mund të verifikojë edhe persona të tjerë pranë Veliajt, si miq, biznesmenë, etj.

Është ende e paqartë nëse këto veprime të SPAK kanë ardhur në kuadër të hetimeve për dosjet e inceneratorit të Tiranës dhe 5D, apo për një procedim të ri.

Ka një hetim pasuror për zotin Veliaj. U është dërguar shkresë disa institucioneve. Kemi siguruar shkresën që u është dërguar bankave për Veliajn, bashkëshorten, vellanë dhe nënën. Gjithashtu kërkohen transaksionet e tyre në dhjetë vitet e fundit. Është kërkuar informacion për kreditë, nëse ka të tilla. Është kërkuar edhe pranë zyrave të kasastrës, për të parë nëse Veliaj dhe familjarët zotërojnë pasuri.

Është kërkuar informacion edhe nga tatimet, që lidhen me një kompani që zotëron zonja Xoxa, që ka një kompani që jep shërbime të ndryshme. Janë bërë sekuestrime celularësh, personave shumë pranë zonjës Xoxa. Ky hetim është çelur vetëm pak ditë pasi zoti Veliaj është pyetur në SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Në shkresë, thuhet Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal. Kjo është situata. Prokuroria e Posaçme, do të ketë edhe kërkesë për ndihmë jashtë vendit për të parë udhëtimet e Veliajt, personat që e kanë shoqëruar, shpenzimet, njësitë hoteliere, etj.

Më herët SPAK firmosi urdhër arrest për ish zv.kryeministrin Ahmetaj, nisur vetëm nga pasuria dhe sot është në kërkim ndërkombëtar.

Hetimi pasuror, është një hetim, nuk janë vetëm këto katër emra. Hetimi pasuror, shtrihet edhe mbi personat që janë të bashkëlidhur. Mund të jenë edhe persona të afërt, miq, të besuar, bashkëpunëtorë, biznesmenë.

Ajo çfarë Prokuroria e Posaçme nuk pranon ta konfirmojë, është se si ky hetim është nisur. Ka patur referim nga institucione shtetërore? Është nisur kryesisht? Apo ka patur sinjalizim nga bankat?”, tha Lala.