20.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Studimi: Suplementet e vajit të peshkut mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës

Si një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën, suplementet e përditshme të vajit të peshkut janë një mënyrë popullore për të mbajtur larg rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Rreth 20% e të rriturve më të vjetër se 60 vjeç në Shtetet e Bashkuara i përdorin shpesh këto produkte me synimin për ta mbajtur zemrën të shëndetshme, shkruan CNN.

Megjithatë, një studim i ri zbulon se përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut mund të rrisë, jo të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe fibrilacionit atrial për herë të parë tek njerëzit me shëndet të mirë kardiovaskular.

Fibrilacioni atrial, i quajtur gjithashtu AFib ose AF, është një lloj aritmie, ose rrahje të parregullta të zemrës, që njerëzit shpesh e përshkruajnë si një rrahje ose goditje në gjoks.

Vaji i peshkut ndihmon vetëm njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës

Studimi analizoi të dhënat për mbi 415,000 njerëz të moshave 40 deri në 69 vjeç që morën pjesë. Gati një e treta e atyre njerëzve, të cilët u ndoqën mesatarisht për 12 vjet, thanë se përdornin rregullisht suplemente të vajit të peshkut.

Sipas studimit të publikuar të martën në revistën BMJ Medicine, për njerëzit pa probleme me zemrën, përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut u shoqërua me një rrezik 13% më të lartë të zhvillimit të fibrilacionit atrial dhe një rrezik 5% më të lartë për të pasur një goditje në tru.

Vaji i peshkut pa recetë ka mungesë të pastërtisë dhe konsistencës, si dhe ka ndotës të mundshëm apo metalet e rënda si merkuri që vijnë me peshkun, tha Freeman.

Në fakt, studimi i ri zbuloi se njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës në fillim të hulumtimit kishin një rrezik 15% më të ulët për të përparuar nga fibrilacioni atrial në një atak në zemër dhe një rrezik 9% më të ulët për të përparuar nga dështimi i zemrës në vdekje kur ata përdornin rregullisht vajin e peshkut.

Basha me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë: Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit të PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të punimeve për finalizimin e programit, ka diskutuar sot me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit të PD të kalkuluar deri në detaje për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku i’a vlen të bësh biznes.

POSTIMI I PLOTË:

Me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë vijuam diskutimet për finalizimin e planit tonë për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit, për një ekonomi të fortë, vende të reja pune me paga të larta dhe për ta shndërruar në një vend ku i’a vlen të bësh biznes.

Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit tonë të kalkuluar deri në detaje.

Ne do të kemi parashikueshmëri fiskale e konkurrencë të ndershme për çdo investitor dhe biznes vendas dhe të huaj, sepse kështu mund të sigurojmë më shumë investime, më shumë vende pune, më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

‘Escobar i dha mesazh mbështetësve të Berishës’, Bejko: Zhgënjimi tek Foltorja është i madh! Aty janë në hall me drejtësinë

Nënkryetari i PD-së Roland Bejko ishte sot në ‘Studio Live’ teksa për gazetarin Arbër Hitaj komentoi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe forca që përfaqëson.

Sa i përket ‘rishpalljes’ non grata të Berishës nga Escobar dhe Britania e Madhe, Bejko thot se iu dha një mesazh i fundit mbështetësve të mbetur të Berishës, se kanë ende kohë të kthehen.

‘Pas pak ditësh është gjyqi i vulës, logos. Deklarata e Escobar i adresohet edhe një target grupi si mbështetësit e zotit Berisha. Të cilëve iu thuhet se jeni në rrugën e gabuar. Ai është i izoluar edhe nga faktori ndërkombëtar. Këtë e shtjelluan më tej britanikët. Qeveria britanike ka dhënë argumenta edhe më shumë dhe pse nuk mund ti hiqet non grata pasi akuzohet për nxitje korrupsioni.

Zoti Escobar certifikoi politikat e reja të SHBA në Ballkan. Duhet të mbyllin historinë me republikat e vjetra të këtij rajoni. Shqipëria është në këtë stad. Në këto kushte, kush ka dalë me besimin se Berisha do si sjelli në pushtet, ka kohë të kthehet. Berisha ka zgjedhur rrugën e gabuar pasi hallin e vet personal e futi në parti’, tha Bejko.

Ndërkohë, me interes pritet të jetë publikimi i programit të Partisë Demokratike më 1 qershor, ku sipas Bejkos do ketë surpriza.

‘PD aktualisht, sapo vij nga takimet konsultative për tezat e PD, që do jetë gati më datën 1 qershor në Tiranë. Jemi në fazën e debatimit. Janë bërë tezat kryesore të programit. Do jetë për herë të parë, PD do dalë me një program të djathtë. Do ketë shumë surpriza. Do tërheqi vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, do gjejnë zgjidhjet. Do i bëjmë qytetarët të mendojnë. Do jetë një formë emancipimi që vota të mos jepet për një thes miell, por të dali nga debati’, shtoi nënkryetari i PD-së.

Nga ana tjetër, Bejko komentoi edhe raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve. Bejko shprehu vlerësimin e tij për Dumanin, teksa theksoi se hodhi poshtë disa mite.

‘Zoti Dumani na dha disa mesazhe. Së pari, rrëzoi tezën se Shqipëria rrezikohet nga një republikë prokurorësh. Raportoi tek një pushtet tjetër. Drejtësia shkon dhe raporton tek parlamenti. E dyta, Dumani ka treguar se ju dha mesazhe të qarta politikanëve, ku shumica e tyre janë klient dhe tha se asnjë politikanë nuk është koleg. I ka dhënë kufirin tek thana. Tregoi se është pushtet i pavarur.

SPAK nuk dëgjon lajme. Jo vetëm prej kohës, por nuk iu intereson. I mjafton korrespondenca me BE dhe SHBA. misioni i SPAK është i qartë, PD e mbështet pa rezerva. Kemi propozuar amendamente në parlament, ku parashikohet zgjatja e mandateve të prokurorëve të SPAK. Janë të rrallë ata burra, njëri prej tyre është Dumani.’

Sa i përket ballafaqimit të Dumanit me deputetët që ka nën hetim, Bejko shprehet se ata janë në hall.

‘Ata janë në hall. Nuk e di zoti Noka a ka abuzuar gjatë pushtetit. Grupi afër Berishës apo Metës, shpesh bëjnë dhe lojërat fjalësh duke tentuar ta banalizojnë punën e SPAK, duke e quajtur organizatë kriminale. Ka qenë vetë Berisha që në 2017 ka kritikuar ata që e kanë shkarkuar Dumanin. Kjo mungesë koherencë, për të cilën shquhet, janë në hall. Dhe mirë që e shfaqin, tregojnë se kanë probleme serioze me drejtësinë. Republikës së vjetër i ka ardhur fundi dhe do zëvendësohet me një republikë tjetër me mbështetje të BE dhe SHBA.’

Bejko dha edhe një koment lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e Berishës në krye të Rithemelimit. Bejko tha se Foltorja ka hyrë në fazën e ngrënies së vetes së vet, njerëzit po i ikin dhe zhgënjimi në rradhët e saj është i madh.

‘Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familjare. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten.’, tha Bejko.

Sa i përket zhurmës së Rithemelimit, Bejko e sheh si hipokrizi pasi natën shkojnë e bëjnë marrëveshje për kulla e resorte.

‘Nuk është puna të bësh zhurmë, puna është të jesh produktiv. E bën zhurmë ditën dhe natën bën marrëveshje me ta, për kulla, resorte. Ekipi i PD-së është ekip i çliruar nga këto. Nuk ka asnjë me ngarkesa nga e shkuara. Ose janë profesionistë, politikanë ekspertë. Personalisht nuk e konsideroj kundërshtar politik Berishën. E shoh si problem që duhet zgjidhur. Ose duke u larguar vetë, që nuk ndodh. Ose duhet të gjenden rrugë të tjera duke gjykuar të shkuarën e tij. kushdo që ka ushtruar funksion publik nuk duhet të hezitojë të përballet me drejtësinë. Ai thotë unë jam ndryshe nga ligji, prandaj është politikë e vjetër. Të kërkon drejtësia të paraqitet duhet të paraqitesh. Shko atje dhe ndiq rrugët institucionale’, përfundon Bejko.

OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Basha: Vota PRO i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar në lishje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB. Basha shprejet se “vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”.

REAGIMI I BASHËS

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti sot një qëndrim dinjitoz që i shërben kujtesës për të mos harruar dhe së ardhmes që e shkuara të mos përsëritet. Vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb.

Tashmë 11 korriku do të njihet botërisht dhe përgjithmonë si Dita Ndërkombëtare në Kujtim të Gjenocidit të Srebrenicës, duke i shërbyer kujtesës dhe reflektimit të përhershëm për çmimin e lirisë që paguan boshnjakët nga makineria serbe, e cila, me një agresivitet çnjerëzor, u shfaq edhe në luftën e Kosovës.

Zhvillimet e fundit në rajon dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten, për më tepër kur politika kthehet në një lojë për autokratët, që për pushtetin e tyre kërkojnë të rikthejnë në Ballkan hijet e errëta të së kaluarës, ndërkohë që popujt, qofshin këta boshnjak, shqiptar, maqedonas, malazez a serb, kërkojnë të shohin drejt së ardhmes.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit të Gjermanisë më vendin tonë, Peter Zingraf

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur një mesazh ngushëllimi në platformën X për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit të Gjermanisë më vendin tonë, Peter Zingraf

Mesazhi i Bashës:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadorii Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushellimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit gjerman për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqen e Zotit!

Ndryshimet e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane ndër vite

Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane. Zëri i Amerikës sjell historinë së dy partive.

Partia Demokrate

Partia Demokrate njihet si mbështetëse e një roli më të madh të qeverisë federale në jetën e vendit dhe e politikave sociale.

Sifoqoftë, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Më 1792 Thomas Jefferson-i dhe James Madison-i, themeluesit e Partisë Demokrate-Republikane, e cila më vonë u bë Partia Demokrate, synonin zvogëlimin e rolit të qeverisë federale dhe përfshirjen e më shumë njerëzve në proceset demokratike.

Më 1829, Presidenti Andrew Jackson i zgjeroi më tej këto parime. Ai donte tkurrjen e mëtejshme të qeverisë federale dhe zgjerimin e të drejtës së votës nga pronarët e tokave edhe tek burrat e bardhë të të gjitha shtresave social-ekonomike.

Burrat afrikano-amerikanë nuk e fituan të drejtën e votës edhe për 41 vite të tjera, kur u miratua Amendamenti i 15-të. Gratë, u desh të prisnin edhe 91 vite të tjera për të drejtën e votës, deri në miratimin e Amendamentit të 19-të. Ligji për të Drejtën e Votës që hoqi të gjitha pengesat për votuesit afrikano-amerikanë nuk u miratua edhe për 136 vite të tjera.

Në fushatën e suksesshme presidenciale të Andrew Jackson-it e ka origjinën simboli i Partisë Demokrate – gomari. Rivalët e tij e quanin atë “gomar”, ndërsa ai dhe mbështetësit e tij e përvetësuan kafshën si simbol.

Më 1860, gjatë fillimit të Luftës Civile, Partia Demokrate u nda në baza gjeografike. Demokratët e veriut dhe ata të jugut që nuk pajtoheshin mbi skllavërinë dhe Unionin.

Pas humbjes së “Jugut” në Luftën Civile të vitit 1865, Partia Demokrate humbi rëndësinë kombëtare për disa breza, ndërsa Partia Republikane e Presidentit Abraham Lincoln dominoi skenën politike.

Më 1912, kur president u zgjodh demokrati i parë nga jugu, që pas Luftës Civile, partia nisi të bëhet më progresiste. Presidenti Woodrow Wilson forcoi ligjet federale të punës dhe mbështeti të drejtën e grave për të votuar, që u ratifikua më 1920.

Demokratët rifilluan të dominojnë sërish jetën politike gjatë “Depresionit të Madh”, kur Presidenti Franklin Roosevelt zgjeroi rolin e qeverisë federale përmes një serie programesh në kuadër të asaj që njihej si “Marrëveshja e Re”.

Shumë votues afrikano-amerikanë kaluan tek Partia Demokrate për shkak të politikave të Presidentit Roosevelt.

Demokratët vazhduan ta kontrollojnë skenën politike për 50 vitet e ardhshme, ndërsa partia filloi të lëvizë drejt politikave majtiste.

Më mesin e viteve ‘60, Presidenti Lyndon Johnson miratoi ligjin për të drejtat civile dhe disa programe të mëdha sociale. Kjo ngjalli pakënaqësi tek demokratët e jugut, shumë prej të cilëve iu bashkuan Partisë Republikane.

Gjatë dekadave të fundit, demokratët dhe republikanët janë shkëmbyer si presidentë.

Barack Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan, e zgjeroi më tej rolin e qeverisë duke miratuar programin e sigurimeve të përballueshme shëndetësore, të njohur si “Obamacare”.

Presidenti Joe Biden, i cili mori detyrën gjatë pandemisë, miratoi një paketë ndihme për COVID-19 me një vlerë prej 1.8 trilionë dollarësh, një ligj për infrastrukturën prej 1.2 trilionë dollarësh dhe një nismë prej 369 miliardë dollarësh për klimën.

Partia Republikane

Partia Republikane njihet si mbështetëse e një qeverie më të vogël federale dhe e politikave konservatore.

Sifoqoftë, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Partia u themelua më 1854 nga ‘Veriorët’ që kërkonin një qeveri federale më të fortë për të kundërshtuar zgjerimin e skllavërisë drejt shteteve perëndimore.

Kandidati i dytë i partisë për president, Abraham Lincoln, fitoi presidencën më 1860 dhe u angazhua për ruajtjen e Unionit dhe pëpr t’i dhënë fund skllavërisë.

Pas fitores së ‘Veriut’ në Luftën Civile, Partia Republikane dominoi politikën e vendit për 70 vitet e ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe, partia mbrojti zgjerimin e rolit të shtetit federal.

Udhëheqësit e partisë mbështetën po ashtu amendamentin e 15-të, që u garantonte burrave afrikano-amerikanë të drejtën për të votuar.

Mbizotërimi i partisë në jetën e vendit pësoi rënie gjatë periudhës së “Depresionit të Madh”. Demokratët akuzuan politikat pro-biznesit të republikanëve për krizën e thellë ekonomike.

Për 50 vitet e ardhshme, demokratët kontrolluan politikat kombëtare, me vetëm një president republikan në pushtet.

Republikanët u përgjigjën me politika konservatore kundër nismës së demokratëve për zgjerimin e qeverisë federale që nisi gjatë “Depresionit të Madh”.

Ndryshimet e politikave të partive sollën ndryshime demografike, afrikano-amerikanët kaluan tek Partia Demokrate dhe shumë të bardhë në jug kaluan te Partia Republikane.

Në vitet 1980, Presidenti republikan Ronald Reagan, fitoi bindshëm me politikat e tij.

Gjatë dekadave të fundit, demokratët dhe republikanët janë shkëmbyer si presidentë.

Presidentët republikanë George W. Bush dhe Donald Trump mbrojtën një rol edhe më të vogël të qeverisë federale dhe lëvizën drejt politikave më të djathta konservatore./VOA

Mijëra persona ranë pre e mashtrimit/ Zbardhet skema e vjedhjes me mikorekreditë! Aplikohej edhe kamatëvonese! Vetëm një qytetari iu sekuestruan 14 pasuri

Mijëra qytetarë kanë rënë pre e një skemë mashtrimi nga disa institucione financiarë. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke lënë në fuqi 9 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 4 arrest në shtëpi për administratorë të institucioneve financiare, por edhe përmbarues që kanë qenë pjesë e kësaj skeme.

 

Sipas policisë së Tiranës  në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë.

Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje të këtyre detyrimeve.

“3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, thotë policia.

Kallëzimi është depozituar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020 dhe prokuroria gjatë kësaj kohe ka zhvilluar hetimet. Ka dyshime që në këtë skemë janë përfshirë edhe persona të tjera.

Deri tani janë tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare, që me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja duke aplikuar edhe kamat vonesat, duke rritur detyrimet e prapambetura.

Nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtpërdrejta përmbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit te detyrës”.

Po ashtu përmbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore  Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Dosja e plote:

Në Tirane, sot më datë  ____._____.2023.

Ne Prokuroret, Ndini tavani e Arben Agovi, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare, Tirane, pasi studiuam aktet e procedimit Penal nr. 2123 te vitit  2020,

K O N S T A T U A M :

Se ne Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane është regjistruar kallëzimi penal Nr. 3464, date 25.02.2020 me kallëzues Ministrinë e Drejtësisë. Mbi baze verifikimit  paraprak është regjistruar procedimi penal Nr. 2123, date 03.03.2020 për veprën penale te “Skema mashtruese dhe piramidale”, te parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dyte i Kodit Penal.

Sipas materialit kallëzues Ministria e Drejtësisë kërkon ushtrim te ndjekjes penale për veprën penale te “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143, “Shpërdorimit te detyrës”, parashikuar nga neni 248, si dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, parashikuar ne nenin 246 te Kodit Penal, ndaj subjekteve te kallëzuar Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj.

Rrethanat e faktit:

Ne zbatim te urdhrit me Nr. 448, date 30.09.2019 “Për ngritjen e grupit te punës për evidentimin dhe marrjen ne dorëzim te dokumentacionit dhe arkivave përmbarimorë te pa dorëzuara te përmbaruesve gjyqësorë private, te cilëve u është hequr licensa e ushtrimit te profesionit, i ndryshuar, te Ministrit te Drejtësisë, një grup i përbashkët pune, përberë nga punonjës te Ministrisë se Drejtësisë dhe anëtarë te Dhomës Kombëtare te Përmbaruesve Gjyqësorë Private ne date 31.01.2020, përfunduan procesin administrativ qe lidhej me kërkesat e këtij urdhri kane përpiluar një raport te hollësishëm mbi ecurinë, gjetjet dhe konstatimet e kryera. Bazuar ne te dhënat e konstatuara, evidentimet dhe gjetjet përgjatë këtij procesi administrativ, grupi i punës, sipas kallëzuesit, konstatoi fakte dhe te dhëna për sa i përket cenimit te interesit pasuror te mijëra shtetasve, nga veprimtaria e paligjshme e 3 shoqërive përmbarimore, 1 institucioni financiar jo banke, 1 zyre avokatore, 1 notereje dhe disa personave te tjerë qe se bashku dhe te lidhur, adresojnë drejtpërsëdrejti një dyshim te arsyeshëm se jemi përpara praktikave dhe/ose skemave te mashtrimit qe kane shkaktuar dhe po vijojnë te shkaktojnë pasoja shume te renda ndaj një kategorie te gjere qytetaresh. Sipas kallëzuesit, ne raportin e Grupit te punës u konstatua se 3 (tre) shoqëritë përmbarimore ”Shërbimi përmbarimor Zig”, ”Shërbimi Përmbarimor STAR/FS” dhe ”Shërbimi Përmbarimor Flash” dhe 2 shoqëritë Micro Credit Albania dhe ADCA, kane vepruar si një entitet i vetëm me interes dhe aktivitet te përcaktuar dhe ne te njëjtën adrese te ushtrimit te tij. Sipas materialit kallëzues pese shoqëritë me ndihmën e një noteri dhe një duzine avokatesh, rezulton nga informacioni i administruar, se kane krijuar skemën e ”Shtrëngimit te debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimorë për marrjen e kredive te reja”, ne përfitim te institucionit financiar jo banke Micro Credit Albania.

 

  1. Nga aktet e administruara rezulton se :

2.1. Me shkresën nr. OP-31582/1 date 18.11.2020, ProCredit Bank, ka ven ne dispozicion te hetimit ne forme elektronike aktet e kërkuara nga ne me shkresën nr.13481 Prot date 28.10.2020. Nga këqyrja e te dhënave elektronike te kësaj CD, konstatohet se, ne date 28.04.2015 është nënshkruar  Marrëveshja e Konfidencialitetit  midis  “Bankes ProCredit” sh.a dhe  shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k , për shkëmbim informacioni lidhur me  vlerësimin  e portofolit te kredisë.

2.2. Ne date 11.08.2015 është nënshkruar kontrata për kalim te kredive ndërmjet “Bankes ProCredit” sh.a dhe  shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k. Objekti i kësaj kontrate ka qene se palët e mësipërme bien dakort qe Ceduesi (Bankes ProCredit) te kaloje kreditë dhe Cesionari (Micro Credit Albania) te pranoje  kalimin  e kredive sipas listës  se kredive te Aneksit 1 , duke i kaluar kundrejt shpërblimit  kredite e Aneksit 1 se bashku me privilegjet, garancitë dhe aksesoret e tjerë, duke përfshirë edhe kamatat për kohen e kaluar. Sipas nenit 8 te kësaj kontrate çmimi për blerjen e portofolit te kredive te këqija  ka qene ne vlerën e 450 000 euro.

2.3. Referuar aktit shtese nr.1 Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 25.08.2015 është nënshkruar ky akt nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k, ku është rene dakort qe Ceduesi (Bankes ProCredit) te dorëzojë tek Cesionari (Micro Credit Albania), dosjet e klientëve dhe dosjet gjyqësore për te gjitha kreditë, detyrimet e ceduara  ne kontrate.

Dosjet e klientëve duhet te përmbajnë :

          Kërkesën për kredi

          Aprovimin e kredisë.

          Kopeje ID te kredi marrësve.

          Kopje kontratash, plan pagese.

          Analize financiare e kredi marrësve.

          Letra vonese drejtuar kredi marrësve.

Dosjet gjyqësore duhet te përmbajë:

          Vendim për fillimin e procedurës gjyqësore.

          Kërkesë për nxjerrje urdhri ekzekutimi.

          Vendim i gjykatës për  lëshimin e urdhrit te ekzekutimit.  

Kopeje ID te kredi marrësve.

       Kopje kontratash, plan pagese.

Letra vonese drejtuar kredi marrësve.

Shkresa te ndryshme drejtuar përmbaruesve gjyqësorë.

2.4. Referuar aktit shtese nr.2, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 27.11.2015 është nënshkruar ky akte nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k, palët kane ren dakort  se midis palëve  janë dorëzuar 80%  e dosjeve te kredive  te ceduara ne numër dhe volum sipas aneksit nr.1.

2.5. Referuar aktit shtese nr.3, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 13.01.1016, është nënshkruar ky akt nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro “Credit Albania” sh.p.k. Palët janë dakortesuar qe “Micro Credit Albania” sh.p.k te marre ne dorëzim nga “Bankes ProCredit” sh.a, dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi CW.Net i Bankës. Palët bien dakort qe  Ceduesi (banka ProCredit) po cedon te Cesionari (Micro Credit Albania) ne total një numër prej 3999 kredish , me një shume prej  7 .299.203 euro. Bashkëlidhur këtyre akteve  janë anekset  me listat e kredive për te cilat janë dorëzuar dokumentet .

2.6. Nga këqyrja e te dhënave elektronike te CD dërguar nga “BankaProCredit” sh.a, si dhe nga dokumentacioni i administruar nga “Micro Credit Albania” sh.p.k, me shkresën e datës 30.11.2020, për kreditorin Tomorr Hidaj konstatohen këto fakte dhe rrethana:

Shtetasi Tommor Hidaj, mbi bazën e te dhënave te klientit, ai ka marre dy kredi pranë “Bankes ProCredit” sh.a, e para është marre ne date 18.12.2006 ne vlerën e 150 000 lek, ndërsa e dyta është marre ne vlerën e 200 000 leke, ne date 04.02.2008.

 Lidhur me kontratën e datës 04.02.2008, nga “Banka ProCredit” sh.a, i është kërkuar  Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Tirane qe te lëshoje urdhrin e ekzekutimit për kontratën me nr.P-35208 datës 04.02.2008. Ne këto rrethana me vendimin nr.Regj.Them.2965 date 21.10.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë ka vendosur për lëshimin e urdhrit te ekzekutimit për kontratën e kredisë me nr. P-35208 datës 04.02.2008.

Me shkresën  e datës 28.08.2015,“Banka ProCredit” sh.a, ka njoftuar per kalimin e kësaj kredie tek kreditori Micro Credit Albania sh.p.k. Sipas ketije njoftimi  totali i detyrimit  ka qene ne vlerën e 95,544.00 leke.

Referuar aktit shtese nr.1 Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 25.08.2015, te nënshkruar nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k, dosja e klientit dhe aktet e gjykatës për ekzekutim te kreeditorit Tomorr Hidaj, nga Ceduesi (Bankes ProCredit) jane dorëzuar tek Cesionari (Micro Credit Albania).

 

Me shkresën nr. 1029/5 Prot, Ministria e Drejtësisë na ka vene ne dispozicion te hetimit aktet mbi ekzekutimin e kredive me subjekt Tomorr Hidaj.

  Nga aktet konstatohet se Shërbimi përmbarimorë “STAR” me aktin nr.0035-15 Regj. Date 23.09.2015, me përmbaruese Jordisa Dervishi ka njoftuar  debitorin solidare Dhurata Hidaj, dhe debitorin Tomorr Hidaj për ekzekutim vullnetare te detyrimit .

Ne date 23.09.2015 shërbimi përmbarimorë  “STAR” sh.p.k, me përmbaruese Jordisa Dervishi, mbi bazën e kërkesës se palës kreditore MCA-se, ka njoftuar palën debitore  Tomorr Hodaj e Dhurata Hidaj  për ekzekutimin vullnetare te detyrimit.

Ne date 12.10.2015 shërbimi përmbarimorë  “STAR” sh.p.k, me përmbaruese Jordisa Dervishi,  ka vendosur pushimin  e ekzekutimit , pasi eshte bere përmbushja totale e  detyrimit .

Me aktin e datës 08.10.2015 është nënshkruar një kontrate tjetër kredie nga shtetasi Tomorr Hidaj. Kjo kontrate është nënshkruar mes tij dhe agjencisë financiare  Micro Credit Albania sh.p.k për vlerën e  122 300 leke ( ne dosje mungojnë veprimet e kryera me arkën për kalimin e shumes nga MCA tek  zyra përmbarimore  dhe anasjelltas).

Për sa sipër vërehet se  kredia e dhënë nga “Micro Credit Albania” sh.p.k ne date 08.10.2015, është dhen ne kushtet e mashtrimit. Kjo për faktin se “Micro Credit Albania” sh.p.k, ka qene ne dijeni te pamundësisë financiare te likuidimit nga ana e debitorve Tomor re Dhurata Hidaj. Këta shtetas kane qene te regjistruar ne regjistrin e kreditorëve te keqinj nga banka e Shqipërisë. Referuar akteve dhe deklarimeve provohet se vjedhja është kryer ne kushte e mirëbesimit, duke mashtruar subjektet se me marrjen e kredisë tek MCA për te likujduar kredinë e mëparshme do te kishin kushte lehtësimi ne pagesën e kësteve. Ky fakt me vone nuk ka rezultuar i tille por ka renduar akoma edhe me shume gjendjen financiare te subjektit debitor.

Fakt tjetër qe provon këto veprime te paligjshme, është se veprimet janë kryer ne bashkëpunim nga MCA, me shoqërinë përmbarimore dhe me përmbaruesen Jordisa Dervishi. Ky fakt vërehet se nga përmbaruesja është vendosur pushimi menjëherë pasi shuma e kredisë është likuiduar.  

2.7. Rasti me debitori Hysni Troci. Ky subjekt  ka qene subjekt përmbarimore ne cilësinë e debitorit  ndaj bankës se nivelit te dyte “ProCrcdit Bank”’sh.a. qe ka kaluar kredinë tek shoqëria “Micro Crcdit Albania” sh.a.

Ne date 02.06.2016 përmbaruesja Jordisa Dervislıi e punësuar pranë shërbimit përmbarimore STAR, me emër te ndryshuar “FS” ka vendosur pushimin e ekzekutimit te urdhrit te ekzekutimit nr.9044, date 24.11.2015. Titulli ekzekutiv i përket kredisë date 31.01.2003. (Përmbaruesi ka ekzekutuar një titull ekzekutiv qe ishte parashkruar). Ne vendimin e gjykatës kreditori i ri MCA, pretendon se debitori është me vonese prej 4465 dite, pra me shume se 12 vite .

Pasi nuk janë mjaftuar me vënien ne ekzekutim te një titulli, cili kishte përmbushur afatin e parashkrimit, kreditori është futur ne një rreth vicioz te rritjes se detyrimit, nëpërmjet një kredie te re. Referuar dokumenteve te vena ne dispozicion nga “ProCredit Bank” sh.a, pikërisht, urdhrit “Për heqjen e sekuestros konservative nr.02666 prot. date 07.02.2019 te përmbarueses Kejda Seferi vërtetohet se katër dite përpara se te kërkohej pushimi i ekzekutimit  nga kreditori , pikërisht ne datën 28.05.2016 është nënshkruar  kontrata e kredisë  konsumatore  me kreditorin “Micro Credit Albania”, për te cilin është lëshuar një urdhër i ri ekzekutimi, vendimi  nr. 157 (651-33-2017), date 27.07.2017 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Dibër dhe qe  është vene ne ekzekutim nga “Shërbimi Përmbarimorë FS”.

2.8.Lidhur me rastin e Eriselda Ristes, referuar akteve te administruara rezulton se :

Shtetësia Eriselda Rista së bashku më bashkëshortin e saj shtetasin Ilir Dylgjeri ka marrë një kredi pranë ProCredit Bank në 2010, në shumën 700 mijë lekë të reja. Pas disa shlyerjesh kredi marrësit, nuk e paguajnë këstet dhe me vonë banka kërkon nga gjykata të nxirret një urdhër ekzekutimi për marrjen me forcë të detyrimit nga shërbimi përmbarimor. Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër ekzekutimi në vlerën e 735 mijë lekëve. Ajo i është drejtuar shoqërisë “Shkrela” për titullin e ekzekutimit ku në mënyrë të detajuar ka kërkuar mbi 692 mijë lekë principal, mbi 230 mijë lekë interesa dhe mbi 85 mijë lekë gjoba. Në total vlera e kërkuar është mbi një milionë lekë të reja. Ndërkohë që vendimi i gjykatës ishte për 735 mijë lekë. Rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Përmbaruesi Ilirjan Shkrela lidhur me ekzekutimin ka nisur procedurën e ekzekutimit duke shtuar edhe tarifën përmbarimore prej 58 mijë lekësh. Fillimisht ka urdhëruar vendosjen e masës sekuestro konservative mbi pagën e debitores nga janari 2013 deri në janar 2014. Gjithë këtë periudhe çdo muaj ka kaluar rregullisht shuma prej 12 mijë lekë të reja nga llogaria e përmbaruesit te ajo e bankës ProCredit. Kjo bankë ka kaluar një sërë dosjesh te shërbimi përmbarimor ZiG. Mes tyre ishte edhe dosja e Eriselda Rista. Pas transferimit të çështjesh nga njëra zyrë përmbarimore te tjera u shtuan edhe 6600 lekë për shpenzimet e administratimit të dosjes përmbarimore.

Përmbaruesja e shoqërisë përmbarimore STAR, Jordisa Dervishi ka sekuestruar pagat e dy bashkëshorteve si dhe mjete motorike. Me pase në maj të 2015, ProCredit Bank, i ka shitur portofolin e kredive te keqia agjensise financiare MicroCredit Albani . Me ketë agjenci ata kanë lidhur katër kontrata me të njëjtin kreditor që kërkonte ekzekutimin e detyrimit Micro Credit Albania.

 

Praktika si këto qe janë trajtuar me sipër, ne dosjet përmbarimore objekt hetimi janë ne një numër te konsiderueshëm

 

  1. Lidhur me pretendimin se nga ana e shoqërive përmbarimore si dhe nga ana e përmbaruesve nuk është bere dorëzimi sipas akteve ligjore dhe nen ligjore nga hetimi është provuar se :

Nga aktet e administruara provohet se ish-përmbaruesit e kallëzuar nga Ministria e Drejtësisë qe me pare u ishte hequr licenca e profesionit kanë refuzuar te dorëzojnë konform rregullave të përcaktuara dhe ligjit dosjet përmbarimore qe kanë patur për veprim dhe është e vërtetuar qe 104 thasë me dokumente përmbarimore te cilat janë braktisur ne hollin e Ministrisë se Drejtësisë në datën 14.10.2019 dhe në datën 16.10.2019. Personi që i ka shkarkuar duke i braktisur nga hetimi rezulton te jete shtetasi Gentjan Kamberi.

Nga aktet hetimore te administruara provohet se ne muajin Tetor 2019, nga Ministria e Drejtësisë  përmbaruesit janë njoftuar lidhur me dorëzimin e dokumentacionit përmbarimor qe disponohej.

Siç rezulton edhe nga deklarimet e grupit te punës ish-përmbaruesit nga ana e tyre, nuk kanë pranuan dhe kane refuzuar t’i dorëzojnë dhe inventarizojnë materialet përmbarimore.

Në zbatim te nenit 32, shkronja “é” të ligjit nr. 10031/2008 dhe urdhrit nr. 7317, datë 7.11.2016 të ministrit të Drejtësisë “Për pajisjen, mbajtjen dhe plotësimin e regjistrit te çështjeve përmbarimore”, të gjithë përmbaruesit gjyqësore private kane detyrimin ligjor te pasqyrojnë të dhënat e te gjitha çështjeve përmbarimore që kanë venë në ekzekutim në Regjistrin e Çështjeve Përmbarimore te Miratuar nga Ministria e Dritësisë.

Ky regjistër nuk përmban të dhëna të karakterit statistikor, por të dhëna të karakterit publik. Këta regjistra bashke me dosjet përmbarimore janë mbajtur nga ish-përmbaruesit.

Referuar ligjit nr.26/2019 për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, neni 88/6 parashikon, marrjen ne dorëzim nga Ministria e Drejtësisë te te gjithë dokumentacionit arkivor, nga shoqëritë përmbarimore qe nuk ushtrojnë veprimtari përmbarimore, qe do te thotë qe u është hequr licensa. Ndërsa për sa i përket dispozitave konkrete jemi referuar tek udhëzimi i Ministrit te Drejtësisë nr.4846/33 date 03.11.2010.

Në mungesë të “Regjistrave të Çështjeve Përmbarimore” që mbajnë përmbaruesit gjatë aktivitetit, pra të regjistrave që tregojnë numrin e saktë të dosjeve përmbarimore për secilin, nga grupi i punës i ngritur nga Ministria e Drejtësisë, është mbajtur procesverbal për të gjitha materialet apo dosjet e braktisura. Nga ky inventar dosjesh janë gjendur të dhëna për 5 800 çështje përmbarimore.  Kryqëzimi i të dhënave të tyre është bere  me të dhënat që grupi i punës ne Ministri ka marre nga ASHK, Gjykatat që gjykonin mbi kundërshtimet e veprimeve përmbarimore, si dhe nga të dhënat e marra nga banka “Pro Credit Bank”. Nga kryqëzimi i këtyre te dhënave kane rezultuar një numër shume i larte dosjesh përmbarimore të pa dorëzuara. Si nga hetimi dhe nga te dhënat e raportit të Grupit të Punës evidentohen, të paktën 4 944 dosje/çështje përmbarimore qe janë ende të pa dorëzuara nga ish-përmbaruesit: Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Jordisa Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi, Viola Ahmet/i, Albert Gega, Roland Deda të shoqërive “Shërbimi Përmbarimor ZiG”, “Shërbimi Përmbarimor STAR/FS” dhe “Shërbimi Përmbarimor FLASH”.

Nga aktet hetimore e konkretisht nga ankesat e shoqërisë OSHEE rezulton se ish-përmbaruesit e “Shërbimi Përmbarimor ZiG” kanë ende 434 çështje/dosje përmbarimore të pa dorëzuara.

Nga informacioni i administruara prej “Alpha Bank Albania” dhe “Banka Kombëtare Tregtare” rezulton se ish-përmbaruesit e “Shërbimi Përmbarimor ZiG” kanë ende 323 çështje/dosje përmbarimore të pa dorëzuara. Në total rezultojnë se, janë mbi 5 700 dosje/çështje përmbarimore të pa dorëzuara, me akte – aktive përmbarimore që kanë prekur dhe vijojnë të rëndojnë direkt mbi interesat pasurore të shtetasve në një numër palësh të përfshira me mbi 17 000 individë.

Nga dokumentacioni i administruar nga  banka “ProCredit”, rezultojnë ne total 5258 akte urdhra vënie – heqje sekuestrosh nga ish-përmbaruesit, e konkretisht :

Nga përmbaruesi Kejda Seferi ka mbajtur 5175 akte qe i përkasin 5175 çështjeve përmbarimore.

Përmbaruesi Roland Deda, ka mbajtur 62 akte qe u përkasin 62 çështjeve përmbarimore. Përmbaruesi Albert Gega, ka mbajtur 15 akte qe u përkasin 15 çështjeve përmbarimore .

Përmbaruesi Alketa Tanushi, ka mbajtur 3 akte qe u përkasin 3 çështjeve përmbarimore.

Përmbaruesi Endrit Hasa, ka mbajtur 2 akte qe i përkasin 2 çështjeve përmbarimore.

Përmbaruesi Suana Anamali, ka mbajtur 1 akte qe i përket 1 çështje përmbarimore .

Sipas te dhënave te dërguara nga banka “ProCredit”, sipas verifikimeve  është konstatuar se nga 5 258 akte, vetëm 314 figurojnë si akte, qe gjenden te pasqyruara ne dosjet e inventarizuara nga grupi i punës.

 

– Nga aktet e administruara si dhe nga deklarimet e shtetasve, vërehet se shkresat me logo MCA-ADCA, pretendohet se janë pa emra poshtë, dhe nuk dihen se nga kush janë nënshkruar ato. Skema shtrënguese e kredi marrjes nëpërmjet vjedhjes imponohej për debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank, të cilëve u bllokohej nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, makinat. Për likuidimin e këtyre kredive te blera, nga MCA është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditoret qe te marrin kredi te reja pranë këtij institucioni Financiare, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare  MCA. Me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Kjo skeme është përdoruar tek kredi marrësit, Eriselda Rista, Tomorr Hidaj, Dhurata Hidaj, Mikel Çypi, Albana Gjuzi, Ahmet Emiljano Methasani, Hysni Trocika, Olsi Zavalani, Agim Bici, Albert Brari, Lindita Menekshi, Besim Seli, Arjan Xhambazi, te cilët rezultojnë te  jenë viktima të vjedhjes se pasurisë se tyre.

 

Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

 

  1. Lidhur me faktet e pretenduara se nga shoqëritë përmbarimore si dhe nga përmbaruesit janë përllogaritur kamat vonesa konkretisht 2%+8%, ne kundërshtim me ligjin nga hetimi është provuar se :

Nga aktet hetimore te administruara ne “CD” rezulton e provuar se “kamata ligjore 2%+8%” është përdorur në formë masive në të gjitha shkresat e këtyre përmbaruesve te kallëzuar, dhe ne të gjitha rastet lidhen me urdhra ekzekutimi, pra vendimeve te gjykatave që kishin dale përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”. Urdhrat e ekzekutimit objekt hetimi dhe për të cilët ishte përdorur kjo “kamatë” në shumicën e tyre ishin lëshuar në vitet 2005-2006-2007-2008-2009-2010-2011-2012, 2013, 2014, 2015, deri ne 3 nëntor 2016. Aplikimi i kamatës ligjore 2%+8% është parashikuar në ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile. Konkretisht ndryshimi në nenin 3 të ligjit nr. 114/2016, datë 3.11.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile”, i ndryshuar parashikonte në germën d) se “kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”. Pra, në shkronjën “d” përcaktohet se, parashikimi i “kamatës ligjore 2%+8%” gjen referencë në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” dhe këtë e bën Gjykata dhe jo përmbaruesi, pasi vlerësimin dhe shumën e përcaktuar në titullin ekzekutiv e përcakton vetëm gjykata.

Për sa sipër përllogaritet një dem shume i larte ekonomik ne dem te shtetasve, enteve te ndryshme private dhe publike, i cili për një pjese te debitorve është ekzekutuar si detyrim.

Referuar aktit te ekspertimit kontabël  te administruar ne date 12.01.2023, eksperti ka bere përllogaritjen e kësaj vlere, e cila :

Referuar dokumentacionit të administruar pasi është analizuar secili prej urdhrave për venien e sekuestros konservative, kam arritur të përcaktojë palët debitore, kreditore, nr. e vendimit të titullit ekzekutiv, shoqërinë përmbarimore që ka lëshuar këto urdhra, nr. e vendimit të urdhrit si dhe kam përllogaritur kamatë vonesat ligjor sipas përcaktimit ne urdhër në masën prej 2% + 8% për çdo vit me datë fillimi datën e lëshimit të titullit ekzekutiv nga Gjykata dhe datë përfundimi datën e lëshimit për vënien e urdhrit të sekuestros konservative. Të gjithë urdhrat e vënies së sekuestros i përkasin Shoqërisë Përmbarimore FS Shpk dhe pavarësisht qe gjenden në dosjen e vitit 2018 disa prej tyre janë lëshuar në muajin Dhjetor 2017 dhe pjesa tjetër përgjatë vitit 2018.

Në tabelën përmbledhëse të përllogaritjeve të kryera janë përfshirë dhe urdhrat të cilët mbajnë datën e vitit kalendarik 2017 por nuk janë përfshirë në aktin e mëparshëm të kryer për vitin 2017 pasi janë evidentuar në dosjen e vitit kalendarik 2018. Vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë “Micro Credit Albania” Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% ne vit është ne shumen 258,687,709.07 leke.

Te gjitha urdhrat e ekzekutimit te kësaj kamate pa ndonjë referenc ligjore, te paligjshme, janë lëshuar nga përmbaruesja Keida Seferi.

Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore  Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetesia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

 

 

  1. Lidhur me pretendimin se janë vendosur sekuestro konservative mbi pasuritë e luajtshme dhe te paluajtshme, këto sekuestro janë shtrire edhe ndaj personave qe nuk kane lidhje me ekzekutimin apo tej vlerës se detyrimit shumëfish, nga aktet hetimore është provuar se :

Në aktet hetimore te administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Rast tipik i kesaj natyre eshte cështja/dosja përmbarimore

Çështja/dosja përmbarimore nr. 0002-15 regj. “Shërbimi Përmbarimor STAR” sh.p.k;

Titulli ekzekutiv – Në emër të “ProCredit Bank” sh.a; (Detyrimi i papërmbushur 347 958 lekë); Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 245 akti, datë 9.2.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;   Kreditor – Micro Credit Albania; Debitor – Asllan Lika, debitore solidare Lule Lika (Kanina); Urdhër –për vënie Sekuestro, dt. 10.8.2017; Numri i pasurive në bashkëpronësi të debitorit mbi të cilat është vënë sekuestro konservative;

Arë, nr. 3, ZK 2652, vol. 2, fq. 42, sip. 400 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 4, ZK 2652, vol. 2, fq. 43, sip. 2 280 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 4/1, ZK 2652, vol. 2, fq. 44, sip. 220 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 5, ZK 2652, vol. 2, fq. 45, sip. 95 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 5/1, ZK 2652, vol. 2, fq. 46, sip. 1 305 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 6, ZK 2652, vol. 2, fq. 47, sip. 250 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 7, ZK 2652, vol. 2, fq. 48, sip. 90 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 8, ZK 2652, vol. 2, fq. 49, sip. 2 570 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 9, ZK 2652, vol. 2, fq. 50, sip. 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 10, ZK 2652, vol. 2, fq. 51, sip. 270 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 11, ZK 2652, vol. 2, fq. 52, sip. 1 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 12, ZK 2652, vol. 2, fq. 53, sip. 300 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 23, ZK 2652, vol. 2, fq. 53, sip. 1 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 24, ZK 2652, vol. 2, fq. 55, sip. 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë.

Sa siper ish-përmbaruesi kane shtrirë sekuestrot ne 14 pasuritë e paluajtshme të treguara si më sipër, te cilat sipas procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, për një vlerë detyrimi vetëm 347 958 lekë.

 

Çështja/dosja përmbarimore nr. 0768-17 “Shërbimi  Përmbarimor FS” sh.p.k; Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 4454 regj., datë 26.5.2017 Gj.Rr.Gj. Tiranë; Titulli ekzekutiv – Në emër të “Raiffeisen”; (30 767.34 (tridhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë tridhjetë e katër) lekë). Kreditor – “Micro Credit Albania”; Debitor – Bajram Ibrahim Kodra; Numri i pasurisë mbi të cilën kane vijuar veprimet përmbarimore duke vendosur sekuestro më datë 6.12.2017, për detyrimin me vlerë vetëm 30 767.34 lekë:

Arë nr. pasurie 1632, ZK 3775, sip. 694 m2;

Arë nr. pasurie 1802, ZK 3775, sip. 398 m2;

Arë nr. pasurie 1804, ZK 3775, sip. 1772 m2;

Arë nr. pasurie 2146, ZK 3775, sip. 1321 m2

Arë nr. pasurie 2448, ZK 3775, sip. 3429 m2;

Truall nr. pasurie 2518, ZK 3775, sip. 256 m2,

Arë nr. pasurie 2519, ZK 3775, sip. 507 m2;

Arë nr. pasurie 2563, ZK 3775, sip. 633 m2;

Arë nr. pasurie 2565, ZK 3775, sip. 1152 m2

Sa siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestron ne ne total prej 10 162 , për një vlerë detyrimi vetëm 30 767 lekë, jashtë çdo kërkese ligjore dhe logjike  për ekzekutimin e detyrimit në masën e përafërt të plotësimit të tij. Keto pasuri referuar procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara,

 

Çështja/dosja përmbarimore nr. 2945-15 regj. Shërbimi  Përmbarimor STAR” sh.p.k;

Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 9002 akti, datë 19.11.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Titulli ekzekutiv – Në emër të “ProCredit Bank”; (detyrimi deri në datë 2.11.2015 në shumën 68 922 lekë).  Kreditor – “Micro Credit Albania”; Debitor – Sadik Petrit Çoku – debitor solidar – Pranvera Pjetër Çoku; Sekuestro vënë me urdhrin e datës 14.11.2016, dhe hequr më 03.05.2017, ndërkohë që veprimet përmbarimore janë kryer për detyrim minimal prej 68 922 lekë, detyrim për të cilin janë sekuestruar këto pasuri:

Pemëtore me nr. pasurie 301/13, vol. 4, faqe 138, me sip. 1,460 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;

Arë me nr. pasurie 70/9, vol. 1, faqe 238, me sip. ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë, arë me nr. pasurie 71/42, vol. 4, faqe 124, me sip. 1 500 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;

Arë me nr. pasurie 30/2, vol. 5, faqe 2, me sip. 1300 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë; Arë me nr. pasurie 70/25, vol. 4, faqe 202, me sip. 1 000 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;

Pemëtore me nr. pasurie 47/2, vol. 1, faqe 150, me sip. 2 100 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë,. Arë me nr. pasurie 83/2/1, vol. 4, faqe 131, me sip. 2 600 m2, –ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë.

Sa siper permbaruesi ka shtrire sekuestron ne 10 000 m2, për vlerën e detyrimit vetëm 68 922 lekë. Pasuritë vijojnë të mbeten të sekuestruara, referuar procesverbalit te dates 19.01.2023.

 

Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 5421 akti, datë 05.07.2017 Gj.Rr.Gj. Tiranë; (detyrimi sipas urdhrit të ekzekutimit është në shumën 1 267 160.34 lekë);

Titulli ekzekutiv – Në emër të “Raiffeisen”; (detyrimi sipas kontratës 1 000 000 lekë);

Kreditor – “Micro Credit Albania”;

Debitor – Vehtim Hamit Karaj – debitor solidar – Vjollca Shaqir Karaj, Besnik Brahim Koçiu;

Numri i pasurive mbi të cilat është vënë sekuestro në datën 18.12.2017, në tejkalim shumëfish dhe shumëherë të vlerës së detyrimit:

Troje në bashkëpronësi të Vjollca Karaj:

Nr. pasurie 3/205, ZK 8330, nr. pasurie 3/305, ZK 8330, nr. pasurie 4/195, nr. pasurie 4/262, ZK 8330, nr. pasurie 9/207, ZK 8330, nr. pasurie 9/3, ZK 8330, nr. pasurie 9/317, ZK 8330, nr. pasurie 9/321, ZK 8330, nr. pasurie 9/322, ZK 8330, nr. pasurie 9/323, ZK 8330, nr. pasurie 9/324, ZK 8330, nr. pasurie 9/329, ZK 8330, nr. pasurie 9/330, ZK 8330, nr. pasurie 9/331, ZK 8330, nr. pasurie 9/380, ZK 8330, nr. pasurie 9/384, ZK 8330, nr. pasurie 9/423, ZK 8330, nr. pasurie 9/409, ZK 8330, nr. pasurie 9/418, ZK 8330, nr. pasuri 9/419, ZK 8330, nr. pasurie 3/305, ZK 8330, nr. pasurie 9/422, ZK 8330, nr. pasurie 9/423, ZK 8330, nr. pasurie 9/447, ZK 8330, nr. pasurie 9/504, ZK nr. pasurie 9/907, ZK 8330, 9/860, ZK 8330, nr. pasurie 4/78, ZK 3127, nr. pasurie 3/415+3-29, ZK 3127, nr. pasurie 9/297, ZK 8330, nr. pasurie 9/316, ZK 8330.

Sipërfaqet respektive të trojeve të sekuestruara, 7 000 m2, 257 m2, 3652 m2, 10 000 m2, 9 998 m2, 285 m2, 6045 m2, 3757.2 m2, 387 m2, 530 m2,  900 m2, 229 m2,  489 m2, 6,136 m2, 5266 m2, 2995 m2, 3682 m2, 262 m2, 150 m2, 7000 m2, 5528 m2, 30 m2, 3338 m2, 62 m2, 1500 m2, 1590 m2, 21m2, 1832 m2, 370.86 m2, 136 506 m2.

Sa siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative  ndaj pasurive të debitorit.Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Ne te gjiutha rastet e trajtuara me siper keto sekuestro jane vendosur nga permbauesi gjyqesore Jordisa Dervishi. Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesja Jordisa Dervishi, ka konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

Sa siper e nga teresia e akteve hetimore te administruara deri ne kete faze hetimore, ka dyshime te bazuara ne prova se nga subjektet e me poshteme jane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres “ dhe te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 248 e 134/2 i K. Penal “  e konkretisht:

 

           Shtetasit Jordisa Dervishi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, ne cilesin e permbaruesve dyshohet se kane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

           Shtetesia Keida Seferi, ne cilesin e permbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

           Ndersa shtetasit, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato ne cilësinë e administratoreve te  shoqërive përmbarimore  Star – FS, dyshohet se kan konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

           Shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

 

Përveç sa më sipër çmojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues. Konkretisht ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova,  të cilat në unitetin e tyre tregojnë se vepra penale ka ndodhur dhe se është kryer nga këta shtetas. Nuk ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale, pasi personat nen hetim kane mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është janë te përgjegjshëm para ligjit për veprimet e kryera. Ekziston rreziku që personat nën hetim, për shkak të dënimit për veprën, t’i shmanget hetimit. Për këto arsye, bazuar edhe ne rëndësinë e faktit penal, pasojat e ardhura nga veprat penale, moshën e secilit, personalitetin, nga ana jone çmohet e drejte qe ndaj këtyre personave  te caktohen masat e sigurimit personal ne vijim, si masa sigurimi te përshtatshme ne raport me rëndësinë e faktit, moshën dhe personalitetin e te dyshuarit.

Për këto arsye bazuar ne nenet 228, 229, 244,  230 dhe 238,  te Kodit te Procedurës Penale:

 

I   K E R K O J M E   GJYKATES:

 

  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Aldo Daka, atësia Piro, amësia Natasha, datëlindja 03.01.1989, lindur e banues ne Tirane, Rr. ”Ali Demi”, pallatet nr.240, shka.1, apar.11, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare i martuar, i pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Albert Gega, atësia Tholloraq, amësia Maria, datëlindja 26.07.1988, lindur ne Delvine e banues ne Tirane, Rr. ”Xhon Kenedi”, pallatet nr.5, shka.1, apar.5, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare i martuar, i pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit I80726093B, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Edmond Mato, atësia Lliko, amësia Amali, datëlindja 10.09.1973, lindur ne Berat e banues ne Tirane, Rr. ”Bajram Curri”, pallatet nr.67, shka.1, apar.10, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare i martuar, i pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit H30910132P, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Kejda Seferi, atësia Kujtim, amësia Hafsa, datëlindja 21.07.1987, lindur e banuese ne Tirane, Rr. ”Bardhyl”, pallatet nr.9, shka.1, apar.4, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare beqare, e pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit I75721057M, e dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal .
  • Elda Ibro, atësia Bukurosh, amësia Liljana, datëlindja 03.08.1981, lindur ne Memaliaj e ne Tirane, Rr “ Margarita Tutulani”, pall.32. shk.8. ap.16, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, e pa dënuar me pare, numër cel.0682020143, dokument identifikues letërnjoftim me nr.I15803062B. e dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal .
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Jordisa Dervishi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Arben Meskuti, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Aldo Daka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Albert Gega, dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Alban Kote, dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Alketa Tanushi dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Rasim Gjoka, gazetari që u përball me komunistët për të mbrojtur ata me “njolla në biografi”

NGA PROF. DR. ZYHDI DERVISHI

Me Rasim Gjokën kemi qenë shokë kursi përgjatë 4 viteve të studimeve në Universitetin e Tiranës. Fillimisht nuk u prezantuam në auditorët e leksioneve, por në rrethana të vështira të punës prodhuese, në Leskovik të rrethit të Kolonjës.

Si nxënës i shkollës së mesme, si student dhe si pedagog i ri kam punuar në 12 aksione kombëtare njëmujore. Ndër to aksioni në Leskovik ka qenë më i vështiri në shumëçka, gati i projektuar si eksperiment sociologjik për të testuar karakteret e studentëve të asaj kohe. Puna ishte tepër e rëndë, norma realizohej me shumë vështirësi nga djemtë më të fuqishëm fizikisht. Rasimi jo vetëm realizonte normën e vet, por ndihmonte edhe shokët e shoqet e kursit, pa i vënë në sedër ata. Ndonëse i lindur dhe i rritur në qytetin e Burrelit, Rasimi kishte të brendësuara në personalitetin e tij tiparet më fisnike të shqiptarit: shpirtin altruist për të ndihmuar të tjerët, sidomos kur ndodhen në vështirësi, vullnetin e paepur për të përballuar çdo sfidë, shpirtin empatik për ta menduar veten në statusin e tjetrit etj. Rasim Gjoka u diplomua “Punonjës i shkencave politike” në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës. Duke qenë se u diplomua me rezultate të shkëlqyera, sipas rregullave të kohës, ai u emërua në institucion qendror, korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Këtë status me ndikim të fuqishëm për kohën Rasim Gjoka asnjëherë nuk e përdori për të dëmtuar njerëzit, por vetëm për t’i ndihmuar, për të afirmuar vlerat e tyre profesionale dhe humane. Angazhimin e xhaxhait, Ramadan Gjoka, në çetën e Pezës dhe të disa të afërmve në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Rasimi asnjëherë nuk e përdori për të përparuar në karrierën profesionale, politike e shoqërore, por për të ndihmuar të tjerët, sidomos, ata të karakterizuar me “njolla në biografi”, si thuhej dikur, me “biografi të keqe” etj..

Pas vitit 1990, në veprimtari të ndryshme si konferenca studimore, biseda në disa televizione, promovime librash studimorë ose artistikë etj., kam takuar edhe gazetarë, mësues, inxhinierë, mjekë etj., të cilët në vitet 1980 kishin punuar në rrethin e Matit dhe të Dibrës dhe “të skeduar me kleçka në biografinë politike”. Në bisedat për Rasimin në rolin e korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare ata kanë theksuar me bindje këto mendime: “Në vlerësimin e punës së specialistëve Rasimi nuk ndikohej nga njollat politike në biografi të tyre”, “gazetarë të tjerë prireshin të mos i rëndonin specialistët duke vënë në dukje kleçkat në biografinë politike, por nuk kishin kurajë t’i mbronin ata, ndërsa Rasimi përballej edhe me drejtues të niveleve të larta partiake e shtetërore në rreth, deri me sekretarë të parë dhe kryetarë komitetesh ekzekutive, për të promovuar profesionalisht “të vënët nën hijen e gabimeve politike të paraardhësve të tyre” etj. Edhe vlerësime e qëndrime të tilla të para vitit 1990 ndikonin që Rasim Gjoka të ishte i respektuar dhe i nderuar në rrethin e Matit, Mirditës dhe të Dibrës nga shumica dërrmuese e njerëzve, pavarësisht nga orientimet e tyre politike në rrethanat e pluralizmit ideopolitik. Në vitin 1989 Rasim Gjoka u emërua pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike (Universiteti i Tiranës). Në vetëm 3 vite krijoi profilin e një pedagogu të aftë, mjaft korrekt dhe të një studiuesi të përkushtuar. Në vitin 1992 fakulteti u mbyll dhe Rasimi, sikurse 47 pedagogë të tjerë, doli në asistencë. Por ai nuk u shkëput nga studimet. U angazhua si ekspert sociolog për disa vite në realizimin e anketimit në shkallë kombëtare të emërtuar “Eurobarometër”, që organizohej për herë të parë në Republikën e Shqipërisë nga Instituti Amerikan “Gallup”, më i specializuar në botë për sondimin e opinionit.

Në fillim të vitit 1995, Rasim Gjoka u angazhua në themelimin e fondacionit ose më saktësisht, shoqatës “Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi mosmarrëveshjeve”. Kjo shoqatë kualifikonte ndërmjetës për zgjidhjen, tejkalimin e konflikteve të ndryshme me ndërmjetësim jashtë rrugës gjyqësore. Për shumë vite, Rasim Gjoka e shndërroi këtë shoqatë në “laborator” social ku kryenin praktikën profesionale sociologjike qindra studentë të Degës së Sociologjisë. Edhe si pedagog me kohë të pjesshme për disa vite pranë Departamentit të Sociologjisë të Universitetit të Tiranës, Rasim Gjoka, ka qenë model korrektësie dhe profesionalizmi. Themelimi i kësaj shoqate u parapri nga një studim-anketim në shkallë kombëtare. Ndoshta është e vetmja shoqatë jofitimprurëse, joshtetërore e themeluar në atmosferën e një konference shkencore kombëtare, me pjesë marrje edhe të studiuesve joshqiptarë, danezë, norvegjezë etj..

Shoqata “Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi mosmarrëveshjeve” që në fillim financohej nga struktura shtetërore të Danimarkës, që ndër shumë vite është renditur e renditet në krye të listës së shteteve më pak të korruptuar në botë. Përvoja tregon se shtete të tillë kanë legjislacion disi të ngurtësuar, që synon të shmangë abuzimet e natyrave të ndryshme. Në financimet daneze ishte parashikuar një fond i vogël për publikime të veprimtarive të shoqatës. Unë i sugjerova drejtorit të saj Rasim Gjoka që me fonde të tilla të botohej një revistë. Ai e mirëpriti idenë dhe u angazhua tërësisht për realizimin e saj. Ai përballoi trysninë e një korrespondencë shkresore intensive dymujore me strukturat shtetërore daneze përkatëse. Që në fillim revista “Pajtimi” u konceptua dhe u realizua si buletin shkencor dhe u miratua si i tillë nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Shqipërisë. Në këtë revistë kanë botuar shkrime dhe intervista ekskluzive personalitetet më të shquar të kulturës, të artit dhe të shkencës të Republikës së Shqipërisë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Vath Koreshi, Akademik Alfred Uçi, Akademik Hamit Beqja, Akademik Artan Fuga, prof. dr. Mark Tirta, prof. dr. Viron Koka, prof. dr. Jakup Mato, prof. dr. Ismet Elezi, prof. dr. Ines Murzaku, prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Agon Xhagolli etj..

Rasim Gjoka asnjëherë nuk e përdori statusin e drejtuesit kryesor të shoqatës për të ndikuar në punën e redaksisë së revistës “Pajtimi”. Krahas veprimtarive të shumta për kualifikimin e ndërmjetësve ai përkujdesej me përparësi për revistën, e konsideronte atë përparësi të përparësive. Qëndrime të tilla të tij e lehtësonin shumë punë e redaksisë së revistës dhe punën time si kryeredaktor i saj. Revista “Pajtimi” kreu disa funksione të rëndësishme në shoqërinë shqiptare të viteve 1996-2005.

Së pari, kjo është e vetmja revistë monotematike në historinë e shtypit shqiptar. Në faqet e saj janë pasqyruar me rigorozitet shkencor në shumë rrafshe sociologjike e filozofike, etnologjike e historike, fetare e artistike etj. , përvojat shqiptare dhe të disa vendeve të tjera më të urbanizuara të botës për zgjidhjen me ndërmjetësim të konflikteve të ndryshme.

Së dyti, ndërkohë në Republikën e Shqipërisë shumica e intelektualëve, dhe ata më të shquar, ishin në vështirësi ekonomike, revista “Pajtimi” ofronte honorare dinjitoze për autorët e artikujve, të cilët shprehnin vazhdimisht respekt dhe mirënjohje.

Nuk më hiqet nga kujtesa një komunikim telefonik me akademikun e shquar Alfred Uçi. Me statusin e kryeredaktorit i porosita një shkrim 10- 12 faqe të daktilografuara, sipas standardeve të revistës. Ai solli një shkrim 17 faqe, i cili ishte shumë cilësor, sikurse gjithë shkrimet e tij, në lamitë e lëvruara. Sapo u botua revista e njoftova në telefon që të tërhiqte honoraret. Pasi tërhoqi honoraret ai më mori në telefon, ndjehej jo pak i lënduar. Lëndim fin prej fisniku me gjen të tillë ndër shumë breza.

– Zyhdi – më tha – desha të largohesha pa i marrë honoraret, mu dukën shumë, por nuk më la drejtori i shoqatës Rasimi, ishte shumë dashamirës, i çiltër dhe dinjitoz në këmbënguljen e tij. Më tronditi ideja se mos ju keni krijuar përshtypjen se kam shkruar më gjatë për të marrë më shumë honorare. Unë për gazetat shkruaj gjatë, se pavarësisht nga gjatësia e shkrimit ato japin vetëm 3000 mijë lekë të vjetra honorare.

– Profesor – i përgjigjem – kurrë nuk e kam menduar këtë shqetësim tuajin. Jeni fisnik i niveleve më të larta.

Së treti, revista “Pajtimi” u shndërrua në një fokus që mblidhte mendime të tilla të shkallës më të lartë të fisnikërisë, që rrezatonte me të gjithë rastet e bashkëpunimit të personaliteteve të fushave të dijes. Dhe meritë të veçantë për këtë ka pasur Rasim Gjoka.

Të punoje me financime të strukturave shtetërore daneze për shumë vite dhe të mos bëheshe problem për korrupsion do të thotë të ishe superkorrekt, që arrin t’i shpëtosh ngasjes për të kredhur në kënetën e korrupsionit. I tillë ishte Rasim Gjoka. E vetmja “pakorrektësi” e tij ishte largimi i tij para kohe dhe papritur nga kjo jetë!

“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”, Basha: Me programin e PD, koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dhënë të tjera indicie rreth programit që do të shpaloset në 1 Qershor si alternativë për shqiptarët. Gjatë takimet me grupet e punës ditën e sotme, fokusi ka qenë tek lufta ndaj korrupsionit. Vetë Basha përmes një postimi ka dhënë disa detaje, ndërsa ka thumbuar Edi Ramën për rezolutën antikorrupsion që do të kalojë në Kuvend të hënën.
“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik”, – shkruan kreu demokrat.

POSTIMI I KRYETARIT TË PD:

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për progamin qeverisës të Partia Demokratike.

Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

Kthupi: Nëse SPAK ka kërkuar hetim financiar, një nga familja Veliaj është i pandehur (VIDEO)

Avokati dhe anëtari i kryesisë së PD, Rezart Kthupi, deklaron se kërkesa e informacionit për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij, është tregues se njëri prej tyre është person nën hetim.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se procedura ligjore nuk e lejon prokurorinë që të marrë informacion për persona që nuk janë pjesë e dosjes hetimit.

“SPAK duhet ta ketë të regjistruar në regjistrin e personave të pandehur dhe nën hetim dhe vetëm në këtë moment i lind e drejta për të marrë informacion për personin nën hetim.

Nëse prokuroria ka kërkuar informacion financiar jo vetëm për Veliaj por edhe familjarët e tij, kjo do të thotë minimalisht ai, ose një familjarët e tij është person nën hetim.

Gjasat janë që të jetë zoti Veliaj. Procedura e kërkon që një nga katër emrat për të cilët kërkohet informacioni është person nën hetim.

Kur fillon një hetim është faza e mbledhjes së provave dhe faza e dytë komunikimi i akuzës.

Në rastin konkret kërkohen të dhëna financiare, informacion personal, informacion i cili nuk mund të kërkohet nga SPAK nëse nuk jam person nën hetim.

Informacionin tim personal nuk e jep dot banka, se është i imi, nuk është institucional.

Një person që vihet nën hetim nuk njoftohet, njoftohet vetëm kur i komunikohet akuza, se në të kundërt asnjë person nuk do vihej para drejtësisë.”