15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

“Vitin e kaluar u diplomuan 13.8% më pak studentë”, Mirela Karabina: Këmbanat për arsimin kanë rënë në veshin e shurdhët të qeverisë

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, shprehet se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor”, me rënie vjetore 13,8 për qind.

Në një postim në Facebook, Karabina thotë se “qeveria e Edi Ramës që ka 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë”.

POSTIMI I PLOTË:

Kambanat për arsimin që kanë rënë në veshin e shurdhët të qeverisë.

Referuar të dhënave publike të INSTAT për Arsimin e Lartë, rezulton se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor”, me rënie vjetore 13,8 për qind.

Qeveria e Edi Ramës edhe pse 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë.
Arsimi i cili është shërbim themelor publik, qeveria e ka përdorur vetëm për propagandë në dëm të familjeve shqiptare , shoqërisë dhe vendit.

Investimi i ulët ne Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, reforma të dështuara që në nisje, politika të gabuara pse jo dhe klienteliste kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në mendësi dhe cilësi në universitete duke i zbritur ato thuajse në nivelin e arsimit të mesëm.

Staf kademik jo të mirëformuar dhe të mirëkualifikuar, metedologji të vjetëruar dhe të menduarit kritik përmes logjikës e deduksionit ende nuk është në bosht të saj, mungesa e mjeteve dhe praktikave si pjesë e formimit dhe kualifikimi studentor, mungesa e prespektivës, punësimit dhe ndërtimit të një jete të mirë janë arsyet që një pjesë e madhe e studentëve largohen për studime jashtë vendit.
Nga afro 30 mijë maturantë më 2023-in, 10 mijë prej tyre aplikuan për studime jashtë vendit, pra 1/3 e tyre.

Ky eksod masiv nuk po ndalet dhe kjo qeveri nuk do që ta ndalë!

Me këtë ritëm të largimit të studentëve dhe të rinjve, ekonomia e vendit shumë shpejt do të përballet me mungesë specialistësh të fushave të ndryshme dhe zhvillimi i vendit do të ngadalësohet.

Pasi rënia e numrit të studentëve në nivelin “Bachelor” dëshmon jo vetëm largimin e të rinjve jashtë vendit për studime, por diploma univeristare po i shërben si pasaportë punësimi dhe jetese në vendet që arsimohen.

Premtimi më 2013-ën i Edi Ramës se buxheti për arsim do të arrinte nivelin 5% të PBB, rezulton mashtrim. Pasi sot investimi në arsim është ndër më të ultit në tri dekadat e fundit, 2.3% të PBB, dhe më ulti ndër vendet e Rajonit.

Kambanat për arsimin dhe largimin e të rinjve kanë kohë që bien, por qeveria nuk do t’i dëgjojë.

Ndërhyrja në këtë fushë me interest të madh kombëtar është urgjente!

Partia Demokratike ka dhe vullnetin dhe vizionin për ta ndryshuar këtë realitet dramatik të largimt masiv të studentëve dhe të rinjve duke filluat nga rritja e buxhetit për arsimin dhe politikave mbështetëse e zhvillimore.

Arsimi dhe rinia do të jenë në boshtin e programit e saj pasi me një arsimim cilësor dhe një rini vitale të mbështetur dhe të qartë në rrugën e saj, perespektiva e zhvillimit të vendit do të jetë e sigurtë.

Raporti, KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për PPP në dy vjet

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka të drejtë që të zhvillojë hetime administrative për kontratat konceisonare që finalizohen me nënshkrim por në dy vjet duket se nuk ka pasur asnjë të tillë.

Këtë e sjell në vëmendje një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka audituar APP dhe aktivitetin e saj.

“Për periudhën 2021-2022, rezultoi se nuk ka pasur asnjë proces hetimi për kontrata koncesionare. Referuar informacionit të datës 18.7.2023, dërguar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, për vitin 2020 është nënshkruar kontrata koncesionare datë 20.4.2020 me objekt: “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transferim i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, me Autoritet Kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, Sektori i Verifikimit të Procedurave të Konçesioneve/PPP, dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Agjencinë e Prokurimit Publik, nuk ka informacion të përditësuar nga ATRAKO, nëse janë finalizuar me nënshkrim kontrate, tre procedurat koncesionare të vitit 2022 “thuhet në raportin e auditimit.

I njëjti specifikon se APP pasi administron kontratat koncesionare nga ATRAKO,(kjo e fundit është përgjegjëse për mbajtjen e bazës së të dhënave për të gjitha kontratat e koncesionit dhe të partneritetit publik privat, të dhëna në Republikën e Shqipërisë), vlerëson në bazë të kritereve të caktuara në rregulloren e saj të brendshme, për përzgjedhjen e kontratave që do t’i nënshtrohen hetimit administrativ.

Në këto kushte, KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Prokurimit Publik të marrë masa në vijim që të ketë një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve lidhur me përditësimin e informacionit për kontratat koncesionare .

 

Një tjetër element që është nënvizuar tek përfundimet nga ana e audituesve të KLSH është fakti që nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga subjekti mbi planet e verifikimit për procedurat e prokurimit publik, procedurat e Konçesioneve/PPP dhe procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për vitet 2022 dhe 2023, u konstatua se: APP si institucion verifikues ende nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për monitorimin procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, me qëllim dhënien e sigurisë për mirëmenaxhim të fondeve publike në këto procedura prokurimi.

“Megjithëse APP ka ndërmarrë në kohë dhe ka ndjekur në vijimësi gjithë veprimet e nevojshme konform kërkesave të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar, për të përmbyllur procesin e implementimit të sistemit të komunikimit dhe të informacionit ende nuk ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga AKSHI, pasi nevojitet asistenca e një specialisti IT, në rolin e administratorit të SIK-së, si person përgjegjës për aspektet e sigurisë që lidhen me implementimin, instalimin dhe operimin e sistemit. Për këtë arsye APP, me shkresë nr. 9550/1 prot, datë 14.12.2023, i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të caktuar një nga specialistët IT të atashuar në APP, në rolin e administratorit të SIK por nuk ka marrë një përgjigje nga AKSHI. Nisur nga të dhënat statistikore për periudhë 2021-2023 rezultojnë të jenë në total 35 kontrata të nënshkruara për procedurat e prokurimit në këtë fushë. Mosveprimet e mësipërme vijnë në kundërshtim me nenin 14 të ligji nr. 36/2020 “Për Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare” thuhet në raport.

KLSH ka kërkuar nga Agjencia e Prokurimit Publik të vijojë bashkëpunimin me Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për caktimin e specialistit të IT-së në APP, në rolin e administratorit të Sistemit të Informacionit të Klasifikuar, si personi përgjegjës për aspektet e sigurisë që lidhen me implementimin, instalimin dhe operimin e këtij sistemi. –

“Nga ana e APP-së të merren masa për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga AKSHI me qëllim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni i informacionit të klasifikuar, si dhe të marrë masa për nisjen e punës për verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit” thuhet në raport. /N.Maho/Monitor

Aleanca e Ervis Martinajt me Arben Ndokën, çfarë i bëri bashkë mbretin e lojërave të fatit dhe ish-deputetin e PS. Detaje nga dosja e SPAK

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrëmjen e sotme dosjen më të fundit të SPAK ku zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

Nuk është më një telenovelë, por një nga historitë më të pabesueshme të krimit në Shqipëri.

E denjë për Narcos dhe kartelet.

Se si ata që deri dje ishin miq dhe më pas u bënë armiq, hakmarrja e përbashkët për miqtë dhe të afërmit e vrarë, duket se i bëri edhe njëherë bashkë, tashmë për të zmbrapsur kundërshtarët e tyre, të cilët kishin përvetësuar terrenin dhe po i qëllonin në pragun e dyerve të tyre.

Kjo duket se është edhe historia e Ervis Martinaj, i ashtëquajturi ‘Mbreti i Kumarit’ në Shqipëri, i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022 dhe Arben Ndokës, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili në dhjetor të vitit 2017, kishte humbur në Lezhë, një pritë të dera e shtëpisë, vëllain Aleksandër Ndoka.

Dhe për t’u hakmarrë për humbjen e vëllait lidhi një ortakëri me Ervis Martinaj, i cili edhe ky nga ana e tij kërkonte shpagim për kundërshtarët e tij, të cilët kishin shkuar shumë lart në goditjen e tyre, duke eleminuar kohë pas kohe ushtarë të rëndësishëm të ‘Mbretit të Bixhozit’.

Apo thënë ndryshe i kishin prerë krahët e armatosur Ervis Martinaj.

Por nëse deri këtu ajo që mund të bënim ishte thjesht të hamendësonim mbi atë që po ndodhte, apo të lexonim skakierën e krimit, se si ajo po rrallohej nga gurët e saj, pa kuptuar qartë se kush i lëvizte apo po kush i hante figurat në fushë.

Tashmë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, me prerjen së fundmi të 50 fletëarresteve, në kuadër të operacionit më të madh të ndërrmarrë ndonjëherë nga drejtësia të goditjes së grupeve kriminale, ka mundur të zbardhë disa nga ekzekutimet më të rënda, të ndodhura në Shqipëri, në harkun kohor të 15 viteve të fundit.

Ngjarje të cilat kishin mbetur pa autor, por që në qendër të kësaj përplasje të përgjakshme me viktima të shumta, duket se ishin krerët më të lartë të bandave në Shqipëri.

Të cilët ishin bërë bashkë kundër njëri-tjetrit, me qëllim finalizimin e plotë të hakmarrjes së tyre.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.

Por cila është lidhja e Ervis Martinaj me grupin e Arben Ndokës, dikur ish-deputet i Partisë Socialiste, i përzënë jashtë parlamentit për shkak të ligj të dekriminalizimit.

Dhe çfarë i bëri ata bashkë, kundër klaneve të tjera kriminale.

Kush janë këto klane, që kishin shqetësuar kaq shumë rehatinë e bosit të kumarit, aq sa të ndërrmerrte një revansh.

Por që fillimisht i duhej një ortakëri.

Sipas të dhënave që disponon emisioni ‘Në Shënjestër’, menjëherë pas vrasjes së të vëllait, Aleksandër Ndoka, mëngjesin e datës 9 Dhjetor 2017, në derën e shtëpisë së tij në Lezhë, ish-deputeti socialist Arben Ndoka nisi kërkmet e tij, se kush mund të jenë autorët e mundshëm të ekzekutimit të njeriut të tij të afërt.

Edhe pse ka dyshime lidhur mbi emra të përveçëm ai nuk është ende i bindur mbi autorin e vërtetë. Pikërisht për këtë arsye ai thërret për të bërë be disa nga personazhet e botës së krimit.

Midis personazheve që iu përbetuan se nuk kishte lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës ishte edhe Durim Bami, i njohur si një nga të fortët e Niklës dhe Aleksandër Deda alias Aleks Ndreka i njohur me nofkën Leksi i Druve.

Por ndërsa Arben Ndoka kishte hallet tij dhe ishte në gjuetinë për gjetjen dhe eleminimin e vrasësve të vëllait të tij, ai e kishte të pamundur ta realizonte i vetëm këtë mision.

Ndaj thërret në ndihmë Ervis Martinaj.

I cili edhe ky nga ana e tij, po shikonte se si po i ngushtohej laku dhe po i vriteshin bashkëpunëtorët një e nga një.

Dhe në pamundësi për të mbledhur forcat e pakësuara dhe dobësuara nga plumbat që po i korrnin kohë pas kohe të fortët të tij, ai vendos të lidhë një ortakëri me Arben Ndokën.

Ku pakti do të ishte, që të dy do të bashkonin fuqitë, sa herë ata do thërrisnin në armë njëri-tjetrin.

Pra një ndihmë reciproke, ku patjetër në ndihmë do vinin edhe njohjet e tyre në polici, që do i furnizonin me informacion, lidhur mbi lëvizjet e kundërshtarëve.

Dosja Hetimore

Pasi lidhën aleancë me njëri-tjetrin, këto dy grupime ranë në kontakt me grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë- Krujës dhe atë të Burrelit.

Një nga këta kundërshtarë të përbashkët, të Ndokës dhe Martinaj, emri i të cilit ishte shënuar prej tyre me rreth të zi, ishte Durim Bami.

Një personazh i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale, por edhe me dijeni për shumë të tjera që kanë ndodhur në këto vite.

Ku Arben Ndoka në njërin krah, për interesat të veta, dyshonte se Durim Bami ishte organizator i vrasjes së të vëllait, Aleksandrit.

SPAK

Arben Ndoka është i angazhuar me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka ndodhur në Lezhë me datë 9 Dhjetor 2017. Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore.

Ervis Martinaj, nga krahu tjetër, mendonte se Bami i frikshëm, kishte lidhur aleancë me vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, dhe po punonte me ta që të hiqte qafe bosin e kumarit.

Pasi ky i fundit thuhet se kishte marrë peng dhe dhunuar në një garazh në zonën e Freskut në Tiranë, babain e vëllezërve Duka.

Dhe këta të fundit mendohet se vunë në tavolinë të gjithë pasurinë e tyre për të goditur Martinajn dhe grupin e tyre.

Ku në harkun kohor të pak kohëve u ekzekutuan Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinaj.

I cili u vra më 17 Gusht 2019 pranë zonës së njohur si ‘Xhamllëku’ në Tiranë.

Dhe më 13 Nëntor 2021, në Unazën e Madhe në zonën e Astirit në Tiranë, u qëllua për vdekje brenda makinës me të cilën udhëtonte, Erigers Mihasi.

Si dhe shoku i tij, Armand Dumani.

SPAK

Ervis Martinaj ka patur rolin e bashkëfinancuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes. Ai siguronte informacion për vendndodhjen e Durim dhe Valter Bamit, dhe Gentian Koçit. Dhe këto informacione ia përcillte Arben Ndokës. Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e objektivit.

Pra thënë ndryshe, Martinaj do t’i përgjigjej me para ish-deputetit Ndoka, me qëllim që ai të arrinte qëllimin e tij. dhe për kokën e Durim Bamit dhe të vëllait ishin premtuar deri në 1 milionë euro.

Për të mundësuar eleminimin e sigurtë të Durim Bamit, SPAK thotë se dyshja Martinaj-Ndoka, thirrën në ndihmë njohje të tyre të vjetra në botën e krimit.

Një ndër këto personazhe, në mos ndër më të frikshmit, që ka parë bota e krimit, është edhe Emiljano Shullazi.

I cili edhe pse në burg, vendosi të bashkëpunojë me Martinajn dhe Ndokën dhe brenda në qeli siguron një telefon te ekriptuar.

Vetë Shullazi thuhet se kishte përplasje me Durim Bamin, pasi dyshonte se ky i fundit më 5 janar 2015 ishte pikërisht ai organizatori i atentatit te mbikalimi i Kasharit.

Ku u tha po ashtu se mbi Shullazin qëlloi Enver Stafuka, edhe pse ndaj tij nuk u ngrit asnjëherë akuzë. Enver Stafuka, sic thuhet iu përbetua në spital Shullazit se nuk e dinte mbi kë qelloi.

Më vonë, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë nga një togë me uniforma policie, vetëm pak sekonda pasi ishte ndarë nga vëllezërit Durim dhe Valter Bami, miku i tij Gentjan Bejtja dhe Ramazan Rraja nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Për t’i ardhur në ndihmë aleancës kriminale, Shullazi mësohet se kontaktoi Marklen Hakën, dikur miq i ngushtë i Durim Bamit, tashmë armik i tij.

Marklen Haka i njohur si Tuku, që iu kishte mbijetuar disa atentateve, informonte Shullazin në burg për lëvizjet e dy vëllezërve Bami, automjetet që ata përdornin, vendet që frekuentonin dhe personat me të cilët shoqëroheshin.

Skandali me mikrokreditë/ Arbi Agalliu: Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtuar 103 mijë qytetarë! SPAK të çojë deri në fund këtë skemë gjigande mashtrimi

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, ka reaguar për skandalin e mikrokredive që ka dëmtuar rreth 103 mijë qytetarë. Në një deklaratë për mediat, Agalliu shprehet se kjo skemë gjigande mashtrimi vazhdon të jetë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare të cilët janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga kryeministri dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

Deputeti i PD, gjithashtu thotë se “çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin e Edi Ramës, i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht”. Për këtë Agalliu i bën thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund këtij skandali.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI, ARBI AGALLIU

Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetar dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

510 milion euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë.

570 milion euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin Edi Ramës i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht dhe të mos marr asnjë masë për të parandaluar këtë krim që ka prekur 103 mij shqiptar.

Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.

Kapen në Greqi 320 kg kokainë në kontejner me karkaleca që vinte nga Amerika Latine, droga kishte destinacion Shqipërinë

Gjithsej 320 kilogramë kokainë brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine janë gjetur nga oficerët e portit në portin e Pireut.

Sipas SKAI destinacioni final ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Policia ka arrestuar, konkretisht një person nga Shqipëria i cili ishte i arratisur që prej vitit 2017. Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si droga xhihadiste.

Basha: Rinia zemra e projektit tonë, programi i PD, ndal emigrimin

PD vazhdon përgatitjet për prezantimin e programit në 1 qershor. Kreu demokrat Basha përmes postimit të rradhës e ka fokusuar vëmendjen tek diskutimet e projektit për rininë.

Vijojmë takimet për finalizimin e programit qeverisës të Partia Demokratike. Rinia është zemra e projektit tonë, sepse ne besojmë se rinia ka forcën dhe kapacitetin për të sjellë ndryshimin e Shqipërisë.

Me programin tonë jemi gati për t’u dhënë zgjidhje problemeve të vendit për të ndalur emigrimin, për t’u dhënë mundësi qytetarëve tanë të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre.

Raportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK

NGA NERITAN VLADI

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani ishte sot për një raportim të punës së institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Një prokuror profesional dhe me integritet si z.Dumani e kishte rutinë këtë procedurë edhe për faktin sepse rezultatet e SPAK nën drejtimin e tij kanë qenë mbresëlënëse dhe kanë kthyer shpresën tek shqiptarët që më në fund erdhi koha dhe dita për të pandëshkuarit.

Me qetësinë që e karakterizon, me shifra dhe fakte konkrete, Altin Dumani dinte shumë mirë t’u përgjigjej atyre që gjasmë ishin të shqetësuar dhe kërkonin rendimentin e një buldozeri si Dumani i cili po lë gjurmët e tij si prokuror dhe drejtues i SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit veçmas, atij qeveritarë që këtu e 34 vite më parë askush nuk guxoi të hap letrat politikanëve dhe administratës e cila ka abuzuar më taksat e shqiptarëve.

Fal SPAK situata me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit tashmë ka ndryshuar. Nuk ka më të paprekshëm në politikë majtas dhe djathtas.

, Altin Dumanit sot iu desh të raportojë para disa deputetëve që janë objekt i SPAK. Ai vet dhe kolegët e tij kanë në duar dosje të politikanëve që paratë e shqiptarëve i kanë bërë rrush e kumbulla, e megjithatë përsa kohë ata ende nuk janë vënë nën akuzë, si një shtetar z.Dumani respektoi institucionin e Komisionit të Ligjeve në Parlamenti shqiptar.

përgjigj profesionalisht ligjvënësve, tregoi që askush nuk do të mund të ndikojë punën e tij dhe SPAK sa kohë ai është prokuror dhe drejtues, si dhe apeloi që askush nuk ka pse të ketë frikë kur është zbatues i ligjeve të shtetit shqiptar. Deputetët që ishin në fakt në konflikt interesi sepse mbi 50% e tyre sot të pranishëm në Komision janë objekt i punës së SPAK ngatërronin herë pas here qëllimin e thirrjes së Dumanit me hallin e tyre, e kjo reflektohej dhe tek sjellja apo pyetjet që bënin.

Drejtësia e re, e konkretisht SPAK për fat ka mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, Britani e Madhe dhe BE dhe puna e tij do të shkojë para dhe secili që ka vjedhur shqiptarët do të jap llogari.

Kjo më kujton Armando Prengën i cili me pranga në duar u detyrua dhe erdhi votoi Reformën në Drejtësi këtë reformë që tashmë e ka shpallur në kërkim si të lidhur më krimin, si një person që organizonte dhe porositë vrasje.

Hipokrizia tek deputetët e mazhorancës ishte e dukshme me lavdet që i thurnin punës së Dumanit, e kjo për mua bëhej me shumë nga halli se sa vlerësimi real për të dhe punën e SPAK.

Deputetë të Rilindjes të pranishëm janë të kallëzuar për korrupsion, në dyert e SPAK drejtues të niveleve të ndryshme të qeverisjes së PS janë bërë si paradë mode, por të zhytur deri në fyt në afera.

Duke mosditur se çfarë të komunikonin me Altin Dumanin përfaqësuesit e Rilindjes në Komisionin e Ligjeve thjesht ishin hipokritë dhe tregonin dyfytyrësinë tyre.

Është koha që Altin Dumani të vazhdojë rrugën e nisur për të qenë në historinë e Shqipërisë si një nga njerëzit shtet bërës dhe për këtë ai gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Hajdutëve të taksave të shqiptarëve po iu dridhet toka nën këmbë.

“Fondet për investime thuajse janë bllokuar”, Marinela Ziu: Inceneratori i Tiranës nën hetim nga SPAK vijon të paguhet me miliona euro

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, shprehet se fondet për investime thuajse janë bllokuar, duke përsëritur të njëjtin skenar të çdo viti parazgjedhor e duke përqëndruar të gjithë investimet gjatë periudhës zgjedhore.

Ziu thotë se e njëjta gjë nuk ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës i cili është nën hetim nga SPAK, për të cilin janë paguar 3.8 milionë euro ose 32% të fondeve të planifikuara në vitin 2024.

Ndërkoh sipas saj, bizneset e ndershme janë në krizë mbijetese.

POSTIMI I PLOTË

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar #korrupsioni ka rritur koston e investimeve publike.

Prej janarit, fondet për investime thuajse janë bllokuar, duke përsëritur të njëjtin skenar të çdo viti parazgjedhor e duke përqëndruar të gjithë investimet gjatë periudhës zgjedhore.

Por kjo jo për inceneratorin pa incenerator të Tiranës, një vepër nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, për të cilin janë paguar 3.8 milionë euro ose 32% të fondeve të planifikuara në vitin 2024.

Nëse bizneset e ndershme janë në krizë mbijetese, #InceneratoriTiranës ka gjeneruar 23.8 milionë euro fitime, ndërkohë që do vijojë të financohet nga shteti me 12 milionë euro të tjera këtë vit ose 20% me shumë krahasuar me vitin 2023.

“Dumani kërkoi ndihmë nga deputetët për çështjen e policisë”- Analisti Agim Baçi: Alarmet e ngritura nga kreu i SPAK duhet të merren seriozisht

Gazetari dhe analisti Agim Baçi, ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani ditën e sotme në komisionin e ligjeve.

Baçi, i ftuar në studion e emisionit Open, u ndal te shqetësimi i ngritur nga ana e kreut të SPAK për përfshirjen dhe bashkëpunimin e elementëve të policisë me krimin e organizuar.

Sipas tij, alarmet e ngritura nga Dumani duhet të merren seriozisht, ndërsa shtoi se janë bërë disa herë që kreu i SPAK kërkon ndihmën e deputetëve për çështjen e policisë.

“U bë disa herë që Dumani e ka ngritur çështjen e policisë dhe ka kërkuar ndihmë nga deputetët sepse ata mund të ushtrojnë presion në disa institucione që varen nga Kuvendi që mund të ndihmojnë prokurorinë që ky alarm që Dumani ka thënë disa herë, që bashkëpunimi i shefave të policisë me krimin është alarmues. Ky është më i tmerrshmi, kur policia bashkëpunon me kriminelët vështirësohet puna dhe dekonspirohen operacionet. Ky alarm duhet marrë seriozisht dhe duhet mbështetje. Ai i kërkoi ligjvënësve që ta marrin parasysh këtë. Dumani nuk ka në varësi asnjë institucion tjetër, nuk ka shërbimin sekret, nuk ka ministrinë e brendshme. Opozitës ia ka marrë parasysh denoncimet, e ka marrë denoncimin e Këlliçit për drejtorët e bashkisë”,
u shpreh ai mes të tjerash.

Aksioni i SPAK nxjerr në dritë lidhjet e errëta të politikës me krimin e organizuar

Gjatë fundjavës Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ndërmori një operacion në shkallë të gjerë duke lëshuar 50 urdhër arreste kundër eksponentëve kryesor të krimit të organizuar në vend.

Hetimi i SPAK kundër 7 organizatave kriminale i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky ECC dhe EncroChatt, nuk ka zbardhur vetëm 18 episode kriminale – të cilat luhaten nga vrasja te ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, por ka bërë të dukshme dhe ka faktuar edhe lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikës në Shqipërisë.

Të dhënat e bëra publike nga ky hetim i SPAK tregojnë se tre deputetë të Partisë Socialiste, nga të cilët dy nga legjislaturat e shkuara dhe një nga legjislatura aktuale, kishin familjarë ose janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale si pjese e strukturave të krimit të organizuar.

Sipas ekspertëve këto të dhëna janë dëshmi të lidhjeve të forta midis krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri, të cilat janë rrënjosur prej dekadash.

“Politika dhe krimi kanë ekzistuar prej dekadash në simbiozën më të shëmtuar në vendin tonë – njëra palë ushqente tjetrën dhe të dyja se bashku janë ushqyer mbi kurrizin e shqiptarëve”, tha Redion Qiriazi, ekspert sigurie me eksperiencë 15-vjeçare nw studimin e krimit të organizuar.

Ndërkohë Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, i tha BIRN se lidhjet midis krimit dhe politikës në Shqipëri nuk janë rastësore, por një investim proaktiv i organizatave të krimit të organizuar për të “siguruar mbrojtje ndaj goditjeve apo dënime sa më të lehta”.

Dyrmishi theksoi se pikërisht për shkak të këtij investimi dhe lidhjeve të forta mes krimit dhe politikës edhe suksesi i drejtësisë është ende në pikëpyetje.

“Ndarja e krimit nga politika, administrata dhe ekonomia ka për të qenë një operacion afatgjatë dhe mendoj se me gjithë kahun pozitiv të deritanishëm, suksesi i këtij operacioni nuk është akoma i garantuar”, tha ai.

Operacioni i SPAK

Të shtunën me 18 maj, SPAK njoftoi mbylljen e njërit prej operacioneve më të mëdha kundër krimit të organizuar në vend. Sipas njoftimit për shtyp 7 grupe kriminale me shpërndarje thuajse në të gjithë vendin u goditën, ndërsa u ngrit akuzë ndaj 50 personave.

Nën akuzë u vu Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste i shpallur në kërkim dhe një listë e gjatë me bashkëpunëtorë dhe armiq të tijtë, përfshi figura të njohura të botës së krimit, si Astrit Avdyli, Gjergj Culkali, Emiljano Shullazi, Endrit Dokle dhe të tjerë.

“Operacioni i drejtuar nga SPAK dhe i rënë dakord me Europol më datë 17 maj 2024, zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi,” bëri të ditur SPAK në një njoftim zyrtar.

SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4.5 milionë euro, përfshirë gati 1 milionë euro në para të thata, orë me vlerë rreth gjysmë milion euro apo gjysmë milion euro të tjera automjete, pesë prej të cilave ishin të blinduara. Katërmbëdhjetë persona u arrestuan në Shqipëri gjatë operacionit, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

SPAK bëri të ditur se zbardhi 18 episode kriminale, përfshirë vrasje, tentativa për vrasje, bomba, kultivim apo trafikim droge e të tjera. Goditja u bë e mundur falë informacioneve të siguruara prej autoriteteve franceze nga aplikacionet Sky ECC dhe EncroChat, dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar.

Për ekspertët e sigurisë operacioni është një hap i suksesshëm, që do sjellë rritje të besimit te drejtësia, por që duhet të shihet vetëm si një hap i parë.

“Arrestimet e fundit padyshim dëshmojnë për një rritje të efektshmërisë dhe efikasitetit të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend”, tha Redion Qirjazi.

Arjan Dyrmishi theksoi se operacioni duket se dëshmon një ndryshim në mënyrën se si po zhvillohen hetimet. Sipas tij ka një ndryshim me hetimet e cekëta të mëparshme që ndalonin te përsonat e kapyr në flagrancë dhe nuk shkonin te organizatorët e lehtësuesit.

“Shumë rrallë hetimet mund të jenë shtrirë për të përfshirë dhe personat lehtësues që formojnë miksin e lartëpërmendur”, tha ai ndër të tjera.

Nga ana e tij eksperti i sigurisë Pëllumb Nako, oficer i Policisë së Shtetit në pension, shprehet se ky operacion është vetëm një hap i parë, por sheh me optimizëm faktin që hetimet nuk u ndërprenë kur u arrit te emra politikanësh.

“Kjo sepse më parë hetimet në këtë drejtim ose janë ndërprerë fare ose dhe nuk janë thelluar duke rezultuar të pjesshëm pa u shkuar deri në sekuestrime pasurish e akte të tjera”, thotë ai.

Tentakula të shtrira

Për Pëllumb Nakon aksioni i SPAK dëshmon për lidhje të forta mes krimit dhe politikës. Këto lidhje sipas tij ishin të perceptuara dhe të përmendura në media, por mohoheshin nga klasa politike.

Por ai shprehet i shqetësuar për përmasat e kësaj lidhje dhe infiltrimin e strukturave shtetërore nga organizatat kriminale. Sipas tij SPAK provoi përmasat e krimit të organizuar, që përfshin individë që hynë si politikanë në parlament, pushtetarë lokalë, investitorë të ashtuquajtur strategjikë dhe punonjës të niveleve të ndryshme të policisë.

Nako tha se kjo situatë ka sjellë një krim të organizuar gjithmonë e më të fortë, i cili veç të tjerash ka futur duart edhe në fondet publike.

“Të gjithë të lidhur në grup dhe në bashkëpunim ndër grupe dhe me financa të fuqishme që garantojnë paprekshmëri nga organet e drejtësisë, mbrojtje politike dhe ligjore për të kryer më pas investime publike nëpërmjet fondeve publike”, theksoi ai.

Nako shtoi se përtej operacionit situata është e rëndë, ndërsa paratë e pista rrezikojnë ekonominë e vendit.

“Pastrimi i parave në vendin tonë duke qartë se sa përmasa alarmante ka për ekonominë dhe për vetë shoqërinë shqiptare”, tha ish-oficeri i lartë i policisë.

Për ekspertët lidhjet e thella mes krimit dhe politikës janë të dukshme prej kohësh. Qirjazi përmend se të njëjtat organizata kriminale të goditura në këto operacione, kanë qenë më herët pjesë e fushatave elektorale dhe kanë bërë grumbullim votash për partitë politike dhe nga ana tjetër kanë përfituar akses në fondet publike.

“Këto të dyja janë faqet e kundërta të së njëjtës monedhë. Mjafton të përmendësh këtu ndërhyrjet e grupeve kriminale në fushata elektorale, financimet e fshehura të partive politike, tendera të fituara nga persona me akuza penale, si dhe politikanë e drejtues lokalë të dënuar për korrupsion apo lidhje me struktura kriminale, dhe kushdo mund të kuptojë se krimi dhe politika kanë qenë partnerë të pandashëm”, tha ai.

Për Dyrmishin politika është fajtore edhe për aksesin që krimi i organizuar ka fituar në policinë e shtetit. Ai theksi se policia ka qenë që herët nën presionin financiar e korruptues të këtyre strukturave kriminale dhe se “në mungesën e një sistemi efektiv llogaridhënie dhe ndërhyrjet politike frekuente, nuk ka qenë e vështirë për krimin e organizuar të shtrinte ndikimin edhe në këtë sektor”./Reporter.al