16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Inceneratori i Tiranës mori 3,8 mln euro në 4 muaj

Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe faktin e vitit të kaluar në tre muajt e parë të vitit, pagesat buxhetore për inceneratorin e Tiranës, një objekt që nuk ekziston, po shënojnë progres.

Të dhënat nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).

Nga ana tjetër në 3-mujorin e parë të vitit 2023, buxheti i shtetit ka alokuar vetëm 4,8 miliardë lekë investime. Kjo shumë është 71% më e ulët se, plani i 3-mujorit 2024, ndërsa ishte gjithashtu 61% më e ulët se fakti i vitit të kaluar në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, investimet e tremujorit të parë 2024 ishin më të ulëtat që nga tremujori i parë i vitit 2019, por ndërkohë fondi i investimeve kapitale këtë vit është më i madhi në histori.

Pagesat më të detajuara tregojnë se më shumë se 60% e pagesave janë kryer nga Bashkia e Tiranës dhe pjesa tjetër nga Bashkitë e Durrësit dhe Kavajës.

Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

Deri në mes të prillit janë paguar 30% e fondeve të planifikuara këtë vit për inceneratorin, teksa fondet për investimet kapitale thuajse janë bllokuar.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të dhënat referojnë se përveç fondeve për investimin e inceneratorit, kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.

Bashkia e Durrësit përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.

Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve./B.Hoxha/ Monitor.al

Britania akuza Kinës: Po synon ndihma vdekjeprurëse për Rusinë që t’i përdorë në luftën kundër Ukrainës

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, akuzoi Kinën se po i ofron ose po përgatitet që t’i ofrojë Rusisë ndihmë vdekjeprurëse, që Moska ta përdorë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Shtetet perëndimore i kanë ofruar Ukrainës armë në vlerë prej miliarda dollarësh që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022.

Për herë të parë, Britania po e akuzon Kinën se po punon që ta furnizojë Rusinë me armë, të cilat do të përdoreshin në Ukrainë.

Gjatë një konference për media në Londër, Shapps tha se inteligjenca amerikane dhe britanike kanë të dhëna se “ndihma vdekjeprurëse është dërguar apo do të dërgohet nga Kina për në Rusi dhe më pas në Ukrainë”.

Shapps nuk ofroi dëshmi për të mbështetur këtë pretendim. Por, ai tha se tregtia mes Kinës dhe Rusisë është rritur për 64 për qind që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë thanë se Kina po mbështet përpjekjet e luftës së Rusisë në Ukrainë, duke i ofruar Moskës dronë, teknologji të raketave, imazhe satelitore dhe pajisje të tjera.

Kina ka mohuar se i ofron armë Rusisë.

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit triumfon pastër në finalen e Europa League, bie më në fund Leverkusen

Atalanta e Berat Gjimshitit shkruan historinë, duke fituar 3-0 ndaj Leverkusen në Dublin, në finalen e Europa League. Bergamaskët e nisën ndeshjen në sulm dhe menjëherë u treguan efektiv. Një top i Zappacostës në zonë u shfrytëzua në maksimum nga Lookman në minutën e 12-të, i cili “nuhati” golin.

Gjermanët provuan të reagonin, rasti i parë konkret ishte ai i Stanisic në minutën e 18-të, por vetëm kaq. Në gjysmën e pjesës së parë, nigeriani Lookman u shfaq sërish protagonist. Një top i kthyer keq nga mesfusha solli edhe golin e dytë, e djathta e Lookman ishte e pamundur për t’u arritur nga Kovar.

Në pjesën e dytë, Leverkusen rriti ndjeshëm presionin, por pësoi edhe golin e 3-të nga Lookman në të 75-tën, gol që mbylli një herë e mirë llogaritë. Në fund, festë e madhe për Gjimshitin me shokë, skuadra italiane “rrëmben” trofeun pas një edicioni fantastik në Europa League.

 

 

Në krahun tjetër, te Leverkusen provojnë për herë të parë këtë sezon shijen e humbjes.

(video)

Përse shëndoshemi? Mitet e rreme rreth ushqimit dhe metabolizmit

Përse shëndeoshemi? Kjo është një nga ato pyetjet “ekzistenciale” që të gjithë ne, të paktën një herë në jetë, i kemi bërë vetes.

Faji pothuajse gjithmonë i atribuohet një metabolizmi të ngadaltë dhe joefikas, por a është e vërtetë kjo? AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Çfarë nënkuptohet me metabolizëm?

Për ta thënë në një mënyrë më “popullore”, por edhe më pak korrekte, mund t’i referohemi metabolizmit si ” aftësia e një individi për të djegur kalori”.

Mitet e rreme rreth metabolizmit

Shpesh kemi dëgjuar se metabolizmi nuk mund të ndryshohet apo se është i ngadaltë prandaj edhe shtoni peshë, apo se ata me metabolizëm të shpejtë mund të konsumojnë çfarë të duan etj. Mirëpo cilat janë të vërteta dhe cilat janë mite?

Metabolizmi nuk mund të ndryshohet: E rremë

Ekspertët e shëndetit thonë se në përgjithësi është e mundur të modifikohet metabolizmi. Për të arritur këtë qëllim është e rëndësishme të kryeni aktivitet fizik, sepse sa më shumë të lëvizni, aq më shumë kalori digjni. E kjo fillon që nga sjelljet rutinë të ditës, ku në vend të parkoni sa më afër makinën provoni të bëni të kundërtën, e në vend të ashensorit të ngjisni shkallët. Lista është e gjatë!

Metabolizmi i ngadaltë nuk ekziston: E vërtetë

Është e mundur që të ketë një komponent gjenetik ose një zakon jetësor të pafavorshëm që bën të fitoni apo të mos humbisni dot peshë. Shpesh kjo lidhet me faktin se të gjithë komponentët që përbëjnë metabolizmin nuk janë optimalë por jo sepse ekziston një metabolizëm i ngadaltë. Nëse qëllimi juaj është dobësimi, është mirë t’u jepet përparësi stërvitjeve që stimulojnë rritjen e muskujve, e duke praktikuar edhe ato aktivitete që rrisin fuqinë aerobike si vrapi, noti, çiklizmi etj.

Ata me metabolizëm të shpejtë mund të hanë çfarë të duan: E rremë

Ushqimet që janë shumë të përpunuara, megjithëse mund të na ngopin për sa i përket kalorive po aq sa frutat dhe perimet, nuk mund të plotësojnë nevojat tona metabolike. Prandaj, edhe nëse stërviteni apo jo, është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme dhe sa më pak ushqime që klasifikohen si të pashëndetshme.

Ka ushqime që rrisin metabolizmin: E rremë

“Jo”, është përgjigja kategorike e dietologëve të cilëve AgroWeb.org iu referohet. Megjithatë, ka disa erëza që ndihmojnë metabolizmin në një mënyrë shumë të gjerë, të tilla si speci djegës, piperi apo xhenxhefil.

Metabolizmi zvogëlohet me moshën: E vërtetë

Kjo ndodh sepse me kalimin e moshës zvogëlohet masa e muskujve, motori i vërtetë i një metabolizmi të lartë dhe efikas. Me kalimin e moshës, ka një rënie progresive të masës muskulore, kështu që metabolizmi në mënyrë të pashmangshme ulet.

Dieta përshpejton metabolizmin: E rremë

Nëse dieta që po ndiqni është shumë kufizuese, e pabalancuar ose e mangët në një ose më shumë makronutrientë, do të përjetoni humbje të shpejtë të peshës. Por dietat drastike, përveç që rezultojnë të pasuksesshme në plan afatgjatë, kontribuojnë edhe në ngadalësimin e metabolizmit.

Shmangia e mëngjesit ul metabolizmin: E rremë

Mëngjesi është padyshim një nga vaktet më të rëndësishme të ditës! Në fakt, trupi ynë e interpreton gjumin e natës si një gjendje privimi nga ushqimi dhe për këtë arsye është e rëndësishme ta furnizojmë atë siç duhet. Shmangia e mëngjesit mund t’ju ekspozojë ndaj urisë së shtuar gjatë ditës, lodhjes dhe uljes së përqendrimit, por jo në uljen e metabolizmit. Megjithatë, nuk ka asnjë rregull që vlen gjithmonë dhe për të gjithë: sekreti është të dëgjojmë nevojat reale të trupit tonë.

Konsumi i vakteve të vogla dhe të shpeshta përshpejton metabolizmin: Varet

Për disa njerëz kjo mënyrë mund të ndihmojë, por për ata që kanë bërë shumë dieta në jetën e tyre, jo. Kjo mënyrë mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për të parandaluar sulmet e urisë dhe për të shmangur oreksin e tepruar. E nëse doni të humbni peshë, është e rëndësishme që të krijoni një deficit kalorish, të cilin e përftoni vetëm kur kaloritë e fituara janë më të ulëta se ato të djegura. Të ngrënit në mënyrë korrekte dhe stërvitja e vazhdueshme, duke ndjekur programin e duhur, janë të vetmet strategji që mund të zbatohen për të rritur metabolizmin./AgroWeb.org

Basha ndan fotot nga takimet e punës për programin e PD: Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar takimet intensive që po zhvillohen në selinë e PD për të ofruar shqiptarëve një program për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partia Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar.

Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri.

40-vjetori i Revoltës së Qaf Barit, Eralda Bano: Persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare

Në 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka vizituar burgun famëkeq së bashku me kolegë dhe ish-të dënuar. Në postimin e saj në Facebook, Bano sbkruan se qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.

Ajo gjithashtu thotë se persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.

Postimi i plotë:

Sot përkujtuam 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit. Kjo revoltë është një nga simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit komunist.
Ky burg ishte një ferr i vërtetë, ku mijëra vetë vuajtën torturat më makabre për arsye nga më absurdet.

Qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.

Pas 31- vitesh persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.
Kjo është e dhimbshme.

Duke mos harruar të shkuarën, duke hedhur sytë nga dhimbja e atyre viktimave, jemi të gatshëm të hapim zemrën dhe mendjen drejt së ardhmes.

Banorët e Fushë-Milotit kërkojnë rrugë: Tri dekada na kanë lënë në baltë! (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në Fushë-Milot, ku banorët kanë protestuar disa ditë më parë pasi kërkojnë një rrugë që s’kanë mundur ta kenë në 32 vite demokraci.

Ata investojnë personalisht për ta mirëmbajtur sadopak rrugën ekzistuese duke e mbushur me çakull, por sapo bien shirat e parë, rruga rikthehet në gjendjen e mëparshme, duke u bërë rrezik i vazhdueshëm për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Një nga banorët e zonës, Ndreku, shprehet: “Para 90-ës rruga ka qenë edhe më keq, sepse ka qenë pa zhavorr, ka qenë vetëm baltë. Ne jemi të harruar, vetëm për vota vijnë. Tre dekada jemi në baltë. Bëhet fjalë për 3 km rrugë gjithsej, për t’u lidhur me autostradën. Në dimër me çizme, s’ka me këpucë”.

Një tjetër banor Bib Kotheli thotë: “Tre herë ia kanë ngrenë fondet kësaj rruge. Ku të shkojnë kalamjt?! Majlinda Cara po i ha paret, po i fut në xhep. Është shtruar me forcat tona edhe me zhavorr. Nuk ka shtet. Shtet që të vendosë litarin në gurmaz ka! Taksat i paguaj”.

Një tjetër banor thotë: “Kjo rrugë është pa zot! Kjo është një rrugë 100-vjeçare, që në kohën e Zogut. Para 100 vitesh kishim teleferik, sot s’kemi as rrugë. Me pak fonde mund të bëhet”.

E moshuara Drane Brozi tha që “E kanë lënë pas dore këtë rrugë gjithmonë. Vetëm kur kemi insistuar vetë t’i lëshojmë zhavorr, se askush s’e ka sjellë një dorë zhavorr. S’mund të vijë ambulanca. Edhe njëherë që ka ardhur ambulanca për mua, i kanë vendosur zetorin për ta nxjerrë në rrugë. Të gjitha i bëjmë me mjetet tona”.

Një tjetër banor shprehet: “Duhet të tregojnë ku i çojnë taksat?! Paguaj 360 mijë lekë taksa ndriçimi. Nuk futet ambulanca këtu. Faturoj makinën që të shkoj te spitali. Unë e kam këmbën të thyer, shkoj se kam kriza. Ku i çojnë taksat? Ku e ke ndriçimin këtu? Mua m’i ka marrë paratë për taksë! Unë i kam shkuar kryetares së bashkisë 50 herë në zyrë dhe nuk e gjej, fle gjumë”.

Bizneset e vdekjes/ Minierat dhe ndërtimi vranë 30 punëtorë vitin e kaluar

Të martën, dy punëtorë humbën jetën në vendin e punës. Njëri prej aksidenteve ndodhi në sektorin e minierave, ku 26 persona u aksidentuan vetëm gjatë vitit 2023.

Armond Peshku humbi jetën në minierën e Krastës, pasi një masiv gurësh është shkëputur nga tavani, po ashtu ka mbetur i plagosur dhe një minator tjetër. Po të martën një tjetër aksident me pasoje vdekjen ndodhi në një gurore në Brataj, ku humbi jetën Jurgen Veshaj.

Sipas raportit të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën. Gjatë vitit 2023 ISHPSHSH ka regjistruar gjithsej 218 raste për aksident në punë, të cilat pas verifikimit / hetimit kanë rezultuar që: 84.8 % kanë rezultuar aksidente në punë dhe 15,2% nuk janë vlerësuar të jenë aksident në punë sipas parashikimeve ligjore. Por aktivistët e të drejtave në punë denoncojnë shpesh se ky numër është më i lartë nga sa raportohet nga ISHPSHSH.

Të dhënat e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera tregojnë se sektori minerar shënon një numër të lartë të aksidenteve fatale në punë, me 40 persona që kanë humbur jetën gjatë viteve 2008 – 2022, vetëm në subjektet e licencuara. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën në subjektet pa licencë mbetet i pa përcaktuar. Ndërtimi mbetet një ndër sektorët më problematik dhe në raportin e 2023 ISHPSHSH e ka konsideruar me risk të lartë.

“Klasifikimi i sektorit të ndërtimit si një sektor me rrezik të lartë për aksidente në punë është për shkak të zhvillimeve të mëdha në këtë sektor në Shqipëri, ka shtuar vëmendjen e institucionit për të përmirësuar qasjen e inspektimit dhe për të zgjeruar kontrollin në kantieret e ndërtimit”, thuhet në raport.

Lëvizja Bashkë aktive në çështjen e të drejtave në puna, ka reaguar për dy aksidentet që ndodhën të martën, duke vendosur theksin tek institucionet. “Si gjithmonë, institucionet e shtetit shqiptar shkojnë vetëm për t’u hedhur çarçafin e fundit viktimave të një tragjedie të vazhdueshme në punë”, thuhet në reagimin e tyre. Lëvizja Bashkë shprehet se punëtorët janë të pambrojtur nga ligji, shteti dhe punëdhënësi.

“Ata janë viktimat e pazëshme të një modeli ekonomik të bazuar te fitimi ekstrem dhe i paskrupullt. Ata janë viktimat e një administrate të korruptuar që kur kujtohet të shkojë për kontroll, nuk shikon kushtet e punës, por zarfin që nëpunësi i korruptuar merr prej biznesmenit”, thuhet në deklaratë.

Citizens Channel

Deklaratat e Escobar/ Redi Varaku: Kemi ripropozim të SHBA se si PD-ja të vijë në pushtet në 2025

Analisti Redi Varaku komentoi në Repolitix, deklaratat e Escobar lidhur me lidershipin e PD-së.

Varaku u shpreh se Escobar dhe SHBA duket se po gjejnë sërish një rrugë që PD-ja të vijë në pushtet në vitin 2025.

‘E shoh si ripropozim të SHBA. për një formulë se si PD-ja të vijë në pushtet, ripropozim të ofertës. Zoti Escobar sjell një propozim për PD-në, që mund të jetë një, urojmë që partia kryesore opozitare të gjerë rrugën e saj dhe të propozojnë një rrugë për të dalë nga kriza. E para një ndarje e qartë me zotin Berisha dhe një mbështetje e re e rinovuar për PD-në në zgjedhjet e 2025. Nëse vula më 11 qershor i kalon zotit Basha, atëherë vullneti i SHBA do jetë i qartë sa i takon lidershipit të PD-së‘, tha analisti Redi Varaku.

5 të pathënat e seancës së sotme dëgjimore me Altin Dumanin

Nga Desada Metaj

1. Kreu i Spak i ftohtë dhe i prerë nuk shfaqi asnjë luhatje apo nervozizëm gjatë 5 orëve që iu përgjigj pyetjeve (shumica idjote) të deputetëve në komisionin e ligjeve. Në seancën e radhës pas mbiemrit Dumani i duhet shtuar dhe Durimadhi.
2. Deputetët socialistë përzien servilizmin dhe frikën ndaj Dumanit në një koktejl që mund të pagëzohet “mos u pafshim më kurrë me ty”
3. Deputetët e Foltores kishin ardh të papërgatitur pasi nuk kishin arrit të mësonin dot të lexonin as rrjedhshëm as pyetjet e doktorit. Gjithsesi e mbrojtën mesa mundëm doktorin me rrokje dhe bluza.
4. Përjashtim bëri Bylykbashi që nuk shkoi në mbledhjen e komisionit por i mbeti besnik doktorit me një postim në FB. Epo nuk ka brirë trimëria
5. Nga seanca disa orëshe lajmi më i klikuar mbetet thënia e Dumanit: kolegë kam vetëm prokurorët e Spak dhe ata të BKH.