22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Denoncimi i kreut të PD, Delvinë: Në spitalin i qytetit mungojnë laboratorët, radriografia dhe medikamentet!

Kryetari i degës së PD, Delvinë, Hari Imeri, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar se në spitalin e këtij qyteti mungojnë pajisjet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve si mungesa e laboratorëve, radiografisë dhe medikamenteve. Ai shprehet se mjekët po japin maksimuminme materialet që kanë, por që edhe ata janë lënë në baltë nga qeveria.

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Delvinë, Hari Imeri:

Ndodhem ne ambjentet e Spitalit te qytetit tone dhe sigurisht nuk mund ta nis fjalen time pa shprehur qindra mirenjohje per mjeket, infermjeret dhe te gjithe trupen e urgjences te cilet me profesionalizem bashkohore dhe humanizem te pashembullt i sherbejne qytetareve per problemet e tyre shendetesore.
Por edhe mjeket ndihen te lene ne balte ne misionin e tyre heroik nga qeveria, e cila premtoi shume per Shendetesine por realiteti tregon se mungesa e pajisjeve shendetesore, mungesa e laboratorit, mungesa e radiografise dhe mungesa ne medikamente e pamundesojne punën normale ne Spitalin tone.
E gjitha kjo vjen si rezultat i nje politike te gabuar shendetesore nga ana e qeverise se Edi Rames, e cila investon miliona euro per koncensione ndaj klienteve te saj, por nuk investon asgje per t’i mundesuar kushte te volitshme banoreve te thjeshte te ketij vendi.
Kjo eshte nje situate qe duhet te ndryshoje sa me pare.
Partia Demokratike e Shqiperise nepermjet programit te saj per shendetesine do te rikthej vemendjen e munguar ndaj spitaleve bashkiake si ky i Delvines, por edhe ndaj Spitaleve Rajonale, per t’u ardhur në ndihme banoreve te ketyre zonave, pavaresisht bindjeve partiake.
Ne emer te Partise Demokratike, dega Delvine, u bej thirrje te gjithe qytetareve te bashkohen me Partine Demokratike te Shqiperise si një alternative qe do te mundesoj nje ndryshim real dhe te vertete.

Çfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia? Ja implikimet që sjell dhe si do të reagojë Izraeli

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ta njohin shtetin palestinez më 28 maj, një hap drejt një aspirate të gjatë palestineze që erdhi mes zemërimit ndërkombëtar për numrin e viktimave civile dhe krizën humanitare në Rripin e Gazës pas ofensivës së Izraelit.

 

Vendimet e trefishta dhe pothuajse të njëkohshme mund të rezultojnë vrull për njohjen e një shteti palestinez nga vendet e tjera të BE-së dhe mund të nxisin hapa të mëtejshëm në Kombet e Bashkuara, duke thelluar izolimin e Izraelit. Shembullin mund ta ndjekin Malta dhe Sllovenia, të cilat gjithashtu janë në mesin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Rreth 140 nga 190 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur tashmë një shtet palestinez.

Pse ka rëndësi?

Vendimi i OKB-së i vitit 1948 që krijoi Izraelin, parashikonte një shtet fqinj palestinez, por rreth 70 vjet më vonë kontrolli i territoreve palestineze mbetet i ndarë dhe ofertat për anëtarësim në OKB janë mohuar.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez që ekziston përkrah Izraelit si një zgjidhje për konfliktin më të vështirë të Lindjes së Mesme, por këmbëngulin se shtetësia palestineze duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Negociata thelbësore nuk ka pasur që nga viti 2009.

Megjithëse vendet e BE-së dhe Norvegjia nuk do ta njohin një shtet ekzistues, vetëm mundësinë për një të tillë, simbolika ndihmon në ngritjen e pozitës në nivel ndërkombëtar të palestinezëve dhe shton presionin mbi Izraelin për të hapur negociatat për përfundimin e luftës.

Gjithashtu, ky hap i jep rëndësi shtesë çështjes së Lindjes së Mesme përpara zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian, kur rreth 370 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë teksa një rritje e madhe e së djathtës ekstreme është në skenë.

Pse tani?

Presioni diplomatik ndaj Izraelit është rritur teksa beteja me Hamasin – i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka hyrë në muajin e saj të tetë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me një diferencë të konsiderueshme më 11 maj për t’i dhënë “të drejta dhe privilegje” të reja Palestinës në shenjë të mbështetjes në rritje ndërkombëtare për një votim për anëtarësimin.

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë thanë në mars se po e shqyrtonin njohjen e një shteti palestinez si “një kontribut pozitiv” drejt përfundimit të luftës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, së fundmi kishte deklaruar:

“Unë e bëj këtë për bindje morale, për një kauzë të drejtë dhe sepse kjo është mënyra e vetme që të dyja shtetet, Izraeli dhe Palestina, të jetojnë së bashku në paqe”.

Çfarë implikimesh mund të sjellë njohja?

Edhe pse dhjetëra vende e kanë njohur Palestinën, asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë dhe është i paqartë ndryshimi që mund të sjellë lëvizja e këtyre tri vendeve.

Megjithatë, njohja e tyre do të shënonte një arritje të rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se kjo i jep legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre.

Pak ka të ngjarë të ndryshojnë gjërat në terren në një afat të shkurtër. Bisedimet për paqe kanë ngecur dhe Qeveria e vijës së ashpër e Izraelit refuzon ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër shtetësisë palestineze.

Cila është përgjigjja e Izraelit?

Izraeli reagoi menjëherë të mërkurën duke tërhequr ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia.

Qeveria izraelite kritikoi bisedimet për pavarësinë e Palestinës duke i quajtur si një “shpërblim” për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1200 njerëz dhe çoi në rrëmbimin e mbi 250 të tjerëve. Ajo kundërshton çdo lëvizje për të legjitimuar palestinezët ndërkombëtarisht.

Hapa si ata të tri vendeve evropiane të mërkurën, do të forcojnë pozicionin palestinez dhe do të dëmtojnë procesin e negociatave, thotë Izraeli, duke këmbëngulur se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes negociatave.

Izraeli shpesh u përgjigjet vendimeve të vendeve të huaja që konsiderohen se shkojnë kundër interesave të tij, duke thirrur ambasadorët e këtyre vendeve dhe gjithashtu duke ndëshkuar palestinezët përmes masave të tilla si ngrirja e transfereve të taksave për Autoritetin Palestinez me para të gatshme.

Kush e njeh Palestinën si shtet?

Rreth 140 vende e kanë njohur tashmë shtetin palestinez, apo më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Disa fuqi të mëdha kanë treguar se qëndrimi i tyre mund të jetë duke evoluar mes protestave për pasojat e ofensivës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ministria nuk bën dallim midis joluftëtarëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se njohja e Palestinës nuk mund të vijë derisa Hamasi të mbetet në Gaza, por se kjo mund të ndodhë derisa negociatat izraelite me liderët palestinezë janë në zhvillim e sipër.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në shkurt se nuk është “tabu” që Franca ta njohë shtetin palestinez

Largimi i Toni Krosit, Ançeloti duhet të bëjë një shpikje për ta zëvendësuar mesfushorin

Toni Kros i thotë lamtumirë atyre që i ka konsideruar dhjetë vitet e mrekullueshme në Real Madrid.

Katër prej tyre, së bashku me Karlo Ançelotin, një trajner me të cilin ka pasur një mirëkuptim të fantastik që në momentin që të dy u kryqëzuan. Aq shumë e kanë dashur njëri-tjetrin, sa trajneri aktual i madrilenëve donte që gjermani të vazhdonte edhe një sezon në krah të tij dhe këtë ia komunikoi vetë lojtarit dhe klubit. Gjatë gjithë sezonit ai nuk ka parë asnjë tregues se futbollisti i tij po lëshonte sinjale se donte të varte këpucët e tij në gozhdë. Por ditët e fundit dhe duke parë se çfarë mund të ndodhte, vetë Ançeloti ka menduar me zë të lartë në “Valdebebas” herë pas here.

“Të paktën njëri të qëndrojë”, thoshte italiani, duke iu referuar qartë njërit mes Krosit dhe Modriçit. Të dy kanë krijuar bërthamën e Realit të Madridit aktual dhe tashmë trajneri e di se duhet t’i hedhë sërish një sy skuadrës në kërkim të zëvendësimit të boshllëkut që do të lërë një humbje kaq e rëndësishme në skuadrën e tij. Por në fund ishte vendimi i vetë Krosit dhe si i tillë, Ançeloti e respektoi atë që po kalonte në kokën e gjermanit.

Trajneri ka shijuar lojën e mesfushorit, i njëjti që e nisi këtë sezon szëvendësues, por pas dy ndeshjeve të kampionatit, Ançeloti e kuptoi se vendi i ish-lojtarit të Bajernit ishte në njëmbëdhjetëshin titullar. Për ta zëvendësuar, nuk përjashtohen lëvizjet nga jashtë, por për momentin analiza bëhet nga brenda në kërkim të një zëvendësuesi. Xhud Bellingam duket i projektuar si zëvendësuesi natyral i gjermanit. Anglezi është përshtatur në mënyrë të përkryer me atë pozicion të avancuar, por gjatë sezonit të ardhshëm do të duhet të rikujtojë ndeshjet e tij si organizator, diçka që Toni Kros e bëri kaq natyrshëm këtë dekadë.

“Të mendosh që ‘lodra’ sapo ka filluar të vihet në punë”/ Namir Lapardhaja: Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq në një javë?

Për ata që kanë sy e veshë!

Në fundjavë SPAK godet “krahun e armatosur” të qeverisë ose, e thënë ndryshe, bie e gjithë ngrehina e qeverisë së krimit.

Të nesërmen del Gabriel Eskobar dhe thotë se SHBA shpreson që zgjidhje për drejtimin e opozitës të mos jetë dikush që të kujton ditët e këqia e të vjetra të Shqipërisë së viteve ’90-të.

Vijon në drekë me paraqitjen e shumicës së qeverisë në SPAK.

Në darkë merret vesh se “kolegët” e Veliajt kanë nisur hetim penal për pasurinë e Erjon Veliajt dhe familjes së tij.

Dje shkarkohet nga KPA kreu i KLP-së, përfaqësuesi i ardhur nga ‘shoqëria civile’, por njeriu i qeverisë në përzgjedhjen dhe emërimin e prokurorëve, njeriu që i doli kundër Dumanit në emërimin e tij në kreun e SPAK-ut, duke u përjashtuar nga sistemi për 15 vite.

Sot del Altin Dumani dhe thotë që nuk jam peng i askujt, kërcënimet dhe shantazhet e politikës kanë zero ndikim te puna e SPAK-ut.

Pra, më shumë se kaq, çfarë duhet të ndodhë në një javë normale në Shqipëri?!

Të mendosh që “lodra” sapo ka filluar të vihet në punë!

“Është ulëritëse”- Shqetësimi i kreut të SPAK: Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bashkëpunëtorë me krimin e organizuar! Kemi proceduar 70 efektivë

Kreu i SPAK, Altin Dumani edhe pse tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit është shumë e mirë, ngriti shqetësimin se ka punonjës të lartë të policisë së shtetit që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

 

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani theksoi se vetë SPAK ka proceduar rreth 70 punonjës policie.

“Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të angazhuar ditë e natë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duhet ti diferencoj ata nga një pakicë e inkriminuar.

Në shumë nga hetimet tona ka luajtur policia, por në3nvizoj se në shumë nga hetimet tona  kemi evidnetur lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të policisë së shtetit.

Korrupsioni në radhët e policisë është problematike.

Janë proceduar nga ne rreth 70 punonjës policie. Na ka rezultuar se drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin dhe nuk

Është ulëritëse kur bën pjesë dhe bashkëpunon me krimin e organizuar. Shembujt janë publike”, tha Dumani.

Megaoperacioni i SPAK, arrestohet në Itali Arian Tuku, dhëndri i Arben Ndokës

Në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol është arrestuar, Arian Tuku.

Sipas burimeve, Tuku është arrestuar në qytetin e Veronës, Itali.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

36-vjeçari Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest.

‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

‘Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDRKA.

Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.’-njofton SPAK.

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

“15 mijë ish minatorë me pension pleqërie 20-25 mijë lek të reja”, Alfrida Marku: Miratimi i Statusit të Minatorit është i domosdoshëm

Anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku, ka reaguar sësrish për trajtimin e padrejtë që u bëhet minatorëve tash e 34 vite. Me anë të një statusi në Facebook, Marku shprehet se sot mbi 15 mijë ish minazorë marrin mesatarisht një pension prej 20-25 mijë lekë të reja që nuk mjaftojnë as për ilaçe.

Ajo më tej thotë se janë me qindra minatorë të tjerë që punojnë pa siguracion për subjekte që duan të shmangin shpenzimet e tepërta. Miratimi i statusit të minatorit, sipas saj, është masë që do rehabilitonte punëtorët e nëntokës.

Postimi i plotë:

Trajtimi i punëtorëve të nëntokës, minatorëve, është një ndër dështimet e kësaj qeverisje, ashtu sikurse është edhe një ndër gabimet e përgjegjësitë më të mëdha të secilës qeveri në 34 vite.

Mijëra metra në nëntokë duke rrezikuar jetën, kushte tejet të vështira dhe mungesa e sigurisë në punë, me paga nën minimale e shpesh duke iu mohuar edhe vjetërsinë e punës, të keqpaguar në skemën e pensioneve, me sëmundjet e pashmangshme profesionale. Të vuajtur në rini, të varfër e të harruar në moshën e pensionit: ky është realiteti i trishtë i minatorëve në vendin tonë.

Mbi 15 mijë ish minatorë, trajtohen sot me pension pleqërie mesatarisht 20-25 mijë lek të reja, i pamjaftueshëm edhe për ilacet.

Mbi 2500 punëtorë të nëntokës janë të regjistruar sot në skemën e sigurimeve shoqërore si kontribues, ndërkohë qindra të tjerë punojnë por subjektet nuk i regjistrojnë, për të shmangur shpenzimet.

Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT, për të cilin minatorët me të drejtë protestojnë prej vitesh, garantimi i kushteve e sigurisë në punë, rishikimi i pagës dhe pensioneve, trajtim shëndetësor, trajtim i vecante i familjes dhe fëmijëve të minatorëve që aksidentohen në punë, verifikimi i të gjithë subjekteve që shfrytëzojnë minierat, janë masa që do të rehabilitonin gjendjen tejet të vështirë në të cilën ndodhen PUNETORËT E NENTOKËS.

Nga hetimet për pasurinë e Veliajt, te deklarata e tij për ‘kolegët’, ja çfarë thotë kreu i SPAK

Prej disa orësh, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin pasuror që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ishte pikërisht deputeti, Dashnor Sula ai që pyeti Dumanin për këtë çështje, ndërsa ky i fundit theksoi se kjo është çështje hetimi.

Sula: Në çfarë faze, është viti i katërt që po hetohen çështja e inceneratorëve. Kur mund të kemi përfundim të hetimeve. A po hetohen 4 koncesionet e shëndetësisë? Kemi disa tendera të rrugëve, si ajo e Arbrit, e Ersekës. A ka hetime për këto tendera. A është në hetim Veliaj dhe a keni koleg? Ju s’po lini gjë pa bërë, dhe ne nuk po themi gjë.

Bushka: A keni interes për përgjigjet? Ndaloni.

Dumani: Përgjigjet do t’i jap dhe me heshtje ndonjëherë. Lidhur me pyetjen e parë, a ka nisur procedim penal për Veliajn. E kam deklaruar dhe vitin e kaluar. Kësaj pyetje nuk i jap përgjigje për asnjë. As për ju të nderuar deputetë dhe as për mediat. Kjo është çështje hetimi. Kolegë ne kemi vetëm kolegët e Prokurorisë së Posaçme dhe ata të të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pastrim parash/ Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste, arrestohet në Itali, Ilia Ndoka

Ilia Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim ne kuadër te operacionit “Revanshi” është arrestuar në Itali.

Kujtojmë që Ilia Ndoka ka qenë pjesë e grupit të ish-deputeti të Partisë Socialiste,  Arben Ndoka, i kërkuar për pastrim parash e grup kriminal

Në megaoperacionin e SPAK, u lëshuan 50 urdhër arreste, ku personat ishin të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

SPAK në njoftimin zyrtar dhe se goditi 7 grupe kriminale, ku pjesë kanë qenë edhe zyrtare të lartë policie.

“Po shkoni drejt izolimit ndërkombëtar”- Kyriakos Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Merreni seriozisht, ndaloni lojërat

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shkupi zyrtar “duhet të ndalojë lojërat” duke paralajmëruar se po shkojnë drejt drejt izolimit ndërkombëtar.

“Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet. Emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na kenë përballë.

Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se periudha parazgjedhore ka mbaruar dhe duhet ta merrin seriozisht.

Besoj se do të bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga presidenti i Komisionit pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Besoj se do të përshtaten sepse duam marrëdhënie të mira. Çështja për emrin e Maqedonisë së Veriut nuk ndryshon. Ajo që duhet të bëjmë është t’u shpjegojmë se kjo politikë e tyre do t’i çojë në izolim ndërkombëtar dhe ata nuk e duan këtë.

Ne nuk jemi naivë dhe dimë të menaxhojmë lojërat e vogla partiake. Pse SYRIZA nuk e ka paraqitur propozimin e ligjit në 5 vitet e fundit? E pamë që VMRO po vjen në pushtet me retorikë ekstreme, e diskutuam brenda dhe thamë se nuk duam të vazhdojmë me ratifikimin e memorandumeve”, tha kreu i qeverisë greke.,