29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Analiza e Zekthit: Alfred Balla luftoi kundër Dumanit në krye të SPAK

Komisioni i Apelimit, KPA, që kryen vettingun e Magjistratëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ka vendosur të shkarkojë dhe te mos lejojë për 15 vjet të marrë pjesë në organet e drejtësisë kryetarin aktual, të KLP-se (Keshilli i Lartë i prokurorisë), Alfred Balla.

Balla tha se “ky është një vendim i turpshëm”. Përdorja nga kryetari i KLP-se që është ndër organet më të larta në Shqipëri, që emëron të gjithë prokurorët, edhe ata të SPAK-ut, e një gjuhe të tillë të ulet dhe krejtësisht jo institucionale tregon shkallën e luftës që sistemi, qeveria bëjnë ndaj përpjekjes për të hetuar, prekur dhe nxjerre para drejtësisë njerëzit e paprekshëm. Balla është produkt i reformës në drejtësi, por po tregon dhe ka treguar se i përket atij segmenti qe vjen nga qeveria dhe nga lufta e qeverisë për ta kontrolluar drejtësinë. Balla luftoi me gjithçka që të mos zgjidhej Dumani në krye të SPAK. Balla ka shkuar në KLP nga shoqëria civile, pra nga entitete shumë të afërta me qeverisjen dhe drejtuesit e PS-se. Balla është nga ajo pjesë, nga ato korrente, nga ato flukse në drejtësi që duan ta pengojnë drejtësinë, që duan te mbrojne statuskuone. Nuk ka shpjegim tjetër sjellja e tij dhe sidomos gjuha e tij. Edhe nqs vendimi i KPA-se eshte i gabuar, nje zyrtar kaq i larte, nga me te lartit si kryetari i KLP_se, nuk mund te flse keshtu, nuk mund te humbase qetesine keshtu. Ai duhet te thoishte se vendimi i KPA-se do te respektohet por do te kundershtoihet ne menyre institucionale. Ai duhet te thoshte se vendimi i KPA-se do te ankimohet ne Gjykaten e Strasburgut por eshte nje vendim qe institucioni e respekton. Vetem kjo gjuhe mund te tregonte qe Balla nuk eshte kunder drejtesise, kunder SPAK dhe ne mbrojtje te qeverise. Cfare lufte e pameshirshme qe behet nga sistemi per te mos lejuar permbysjen e trashegimise dhe pushteteit politik-ekonomik dhe te korruptuar 33 vjecar.

Doktrina ekonomike e Partisë Demokratike në konventën historike

Nga Azgan Haklaj

Partia Demokratike së shpejti, konkretisht me dt 1 qershor do të startojë me konventën ekonomike si shtylla themelore e qeverisjes së ardhshme.
Natyrisht që principet bazë janë të qarta pasi mbi ato principe të tregut dhe të ekonomisë së lirë është krijuar forca jonë politike.
Ajo mbetet përgjithmonë misionare e lirisë së individit dhe demokracisë.
Mirëpo situata ekonomike në vendin tonë është jo vetëm alarmante por buzë katastrofës si rezultat i keq qeverisjes dhe korrupsionit.
Është veshtirë të gjesh krahasime në historinë moderne jo vetëm të kontinentit por dhe thellë ne Afrikën Sahariane.
Këtë e shohin dhe e përjetojnë shqiptarët por edhe po pasqyrohet në raportet me reputative të institucioneve politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
Një Shqipëri që vidhet nga banda në pushtet më keq se piratët në ishujt e vetmuar të oqeaneve.
Në këto kushte Partia Demokratike ka obligimin parësor t’ju paraqesë shqiptarëve jo vetëm e thjesht një plan shkencor ekonomik por një platformë të mirëstudjuar për stopimin dhe sherimin e gjendjes-gangranë ku është zhytyr e po gulçon ekonomia.
Edhe ky hap racional kërkon studim e përshtatje me situatën ndaj PD-ja dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë në konsultim përmanent me ekspertë të fushës si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, konsultimi serioz me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe faktorë akademikë do të jenë në bazën e programit tonë të ardhshëm qeverises.
Natyrisht që në situatën ku është katandisur ekonomia lipsen menjëherë masa të rrepta stopuese e parandaluese sidomos në abrogimin e ligjeve klienteliste korruptive të aprovuara në klandestinitet e me djallezi nga kjo mazhorancë.
Ka ardhur koha e një operacioni të detajuar të plagës të zhytyr në ngangrenizim.
Jemi optimistë se dhe ndihma e aleatëve tanë euroatlantik do të jetë e pakursyer siç po deshmohet sot e materializuar në organet e drejtësisë së re kryesisht të Prokurorisë dhe gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Partia Demokratike është e vendosur të ringjallë tregun e lirë dhe konkurencën e ndershme bazuar në ligjet e vendit duke i dhënë fund trustit e oligarkisë politiko-ekonomike që rrënojnë themelet e shtetit e po shpopullojnë vendin pasi pasiguria dhe shpresa e vrarë janë refreni i ditës.
Koha po vjen…është koha e shqiptarëve!

Revolta e Qafë Barit, Basha: Edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive. PD do bëjë gjithçka për Shqipëri më të mirë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 40-vjetorin e revoltës në burgun e Qafë Barit duke nderuar me mirënjohje dy protagonistët e kësaj ngjarje historike, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja. Basha shprehet se “edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie”. Sipas kreut demokrat, PD do të bëjë gjithçka që për shqiptarët të nëhet realitet aspirata për një Shqipëri më të mirë.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Në këtë përvjetor përkulemi me nderim dhe mirënjohje para heroizmit të dy martirëve të revoltës së Qafë Barit, Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës, të cilët u bënë mishërim i sakrificës për liri, dhe të shokëve dhe bashkëvuajtësve të tyre, protagonistë në këtë ngjarje të madhe.

Edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më të begatë.

Lavdi përjetë heronjve të revoltës së Qafë Barit!

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

Nga Alban Daci

Ka një kakofoni mediatike që krizën e PD e kanë impostuar vetëm në një vulë. A thua se vula është problemi apo zgjidhja e vetme dhe e vërtetë e krizës! Në fakt kriza e PD është një çështje e mirëfilltë politike dhe me prioritete që lidhen me të ardhmen e kësaj force politike e duke e konsideruar këtë të fundit forcën më të madhe opozitare në vend edhe me fatin e demokracisë dhe të ardhmen e Shqipërisë!

Kriza në PD nuk nisi për çështjen e vulës, por ajo nisi për shkak të orientimit që duhet të kishte dhe duhet të ketë PD! Kjo e fundit është themeluar si forcë politike jo nga individë, por nga shumica e qytetarëve që ishin të papajtueshëm me Regjimin! Pra, kërkesat e shqiptarëve në fillim të viteve ì90 ishin “ Liri e Demokraci”.

Kjo është edhe arsyeja që PD shqiptare është i vetëm subjekt politik në demokracitë perëndimore që ka këtë emërtim dhe pozicionohet djathtas. Në fillim të viteve ’90 e djathta, edhe pse me një historike konkrete e reale pas instalimit të demokracisë ishte zhdukur arbitrarisht dhe padrejtësisht nga sistemi politik shqiptar!

Kriza e PD nisni pikërisht në dilemën e saj, nëse duhet të zgjidhte orientimin euro-atlantik për të cilën ishte krijuar dhe kishte marrë pushtetin politik duke rrëzuar Regjimin më mizor komunist në Kontinent ose nëse do të bënte hapa pas duke u kthyer mbrapa në histori, duke mohuar misionin e saj për të cilën e kishin krijuar njerëzit e lirë dhe e kishin mbrojtur atë si alternativë demokracie kundër çdo forme diktature ose autoritare të Majtë.

Azem Hajdari është padyshim një ndër simbolet e PD dhe të demokracisë të re që duhet të kishte Shqipëria. Njeriu që vinte nga radhët e studentëve, që besonte tek liria dhe demokracia dhe që thuajse gjithë jetën e tij ua dedikojë këtyre idealeve.

Azemi është simboli i përpjekjeve për të ndërtuar demokracinë e munguar në Shqipëri, në një vend që ata që kishin qenë komunist veshën gëzofin e deles pas rrëzimit të Regjimit duke u paraqitur si demokratët e vërtetë. Nuk dua ta përmend apo ta përdor rolin dhe figurën e Hajdarit, sepse për faktin e keq të PD dhe të demokracisë, ai nuk jeton tashmë, por duke lënë një histori të dokumentuar që në fakt është edhe historia e vetë tranzicionit të stërzgjatur të Shqipërisë. Megjithatë, kushdo që ka ndjekur ëndrrën e Azemit, sot mund të bëjë një pyetje thelbësore: A do të ishte dakord sot Azemi me zgjedhjet që kanë bërë një pjesë e PD dhe a do të ishte pozicionuar ndryshe nga Ata?

Në fillim të viteve ’90, shqiptarët nuk luftuan vetëm Regjimin, por luftuan çdo lloj formë të devijuese që ai prodhonte ose mbronte.

Bashkë me Regjimin, shqiptarët tentuan që demokracia të ishte gjithëpërfshirëse, që pushteti të ishte në shërbim të qytetarëve dhe po ashtu politika të mos kthehej në një aktivitet politik të trashëguar. Trashëgimia në vende ku nuk ka monarki kostitucionale është sinjal i qartë i autoritarizmit dhe i kontrollit të disa familje që qytetarët i konsiderojnë shërbëtor dhe të nënshtruar.

Shpesh kam bërë një pyetje elementare: Kemi më shumë se 30 vjet tranzicion, SHBA dhe shumë demokraci të tjera të Perëndimit kanë ndërruar disa lider e ndërsa Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtët! Atëherë pyetja ime e sinqertë është: Shqipëria është kaq vend i shkretuar sa në këto 30 vite nuk ka djem e vajza të mirëshkolluar, demokratë e patriotë sa mund të jenë alternativë lidershipi, por duhet të vazhdojnë të pranojmë si të pazëvendësueshëm ata që kanë për më shumë 30 vjet aty në mejdan, si alternativë e vetme?!

A thua Shqipëria nuk meriton oferta të reja lidershipi? Me këtë mendësi apo avancojmë projektin tonë demokratik, apo po e pengojmë këtë të fundit me emocionet dhe paranojat e trashëguar nga Regjimi?

Për këto analiza nuk mendoj se kriza e PD është çështje vule apo logoje, por është çështje modeli dhe optike dhe vizioni që duhet të ketë për aktualitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë! Sot, dhe që nga fillimi i krizës, PD ka dy opsione:

– Të bëj hapa mbrapa duke ngjarë me Regjimin që e mundem në fillim të viteve ’90!
– Të vazhdojë me misionin për të cilën e krijuan njerëzit e lirë në fillim të viteve ’90!

Në fakt nga ngjarjet e viteve ’90 dhe tashmë thuajse pas 34 vitesh askush nuk e kishte menduar që përsëri hijet e të kaluarës do të ishin përsëri një rrezik real për të ardhmen dhe për rrugën që duhet të ketë Shqipëria!
Ndarja si pasojë e krizës është një ndarje parimore për çështje thelbësore në lidhje me të ardhmen e PD dhe të demokracisë në vend.

Përtej logjikës ose jo sesi kanë rrjedhur ngjarjet, parimet tona dhe qëndrimet tona politike janë:

– Orientimi euroatlantik i PD
– Partneriteti i ngushtë dhe i pandashëm me SHBA, UK dhe BE

– Qëndrime serioze e të palëkundura ndaj korrupsionit ose të personave që akuzohen apo ka dyshime për aktivitete të tilla në të kaluarën, të tashmen apo që mund të kenë të ardhmen

– Rotacioni i elitave dhe i pushtetit
– Kundër çdo lloj forme personalizimi apo trashëgimie politike

Nuk mendoj se të gjithë e gjejnë plotësisht vetën në këto parime apo ideale dhe nuk mendojnë se të gjithë ata që janë sot tek PD janë të shenjtë. Megjithatë, unë e kam fjalën për ato që kanë mbajtur qëndrime dhe besojnë në këto parime. Për këto të fundit, pavarësisht si mund të shkojë çështja ligjore e krizës së logos dhe vulës, nuk mendoj se do të ndryshojë gjë në zgjedhjet apo qëndrimet e tyre që shpresoj të jenë në koherencë të vazhdueshme.

Shqipëria ka nevojë t’i jap fund tranzicionit të stërzgjatur politik dhe kjo është e mundur vetëm nëse qëndrojmë besnik në parimet e më sipërme. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal dhe për hapa serioze e domethënëse politike duke nisur nga PD e cila është e duhet të jetë e vetja alternativë qeverisëse.

Orjola Pampuri: Duhet ekip politik i papërlyer, shqiptarët të zgjedhin alternativën e duhur

E ftuar në studion 24 në RTSh nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri u shpreh se takimi me qytetarët ishte për të treguar problematikat që ato janë përballur me një mazhorancë të korruptuar.

Kemi qenë të gjithë në terren ku janë shpalosur të gjitha problematikat e qytetarëve përveç faktit që kemi pasur ristrukturimin e Partisë Demokratike por kjo nuk ka qenë e vetmja arsye sepse arsye tjetër ka qenë dhe takimi me qytetarët të cilët kanë shpalosur të gjitha problematikat me të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe që ne jemi në opozitë ku kemi një mazhorancë ku korrupsioni është kryefjala e ditëve të sotme dhe kryefjala e të gjithë këtyre viteve që ato janë në qeveri.

Ishte parashikuar sepse ne kishim nisur ristrukturimin e PD-së dhe në bazë të ristrukturimit kishim bërë një plan që në përmbyllje të ristrukturimit do të kishim dhe një fazë të dytë që do të ishte propozimi në të gjitha degët i kandidatëve për deputet. Duke qenë se është një situatë jo normale brenda PD ka pasur raste që janë shtyrë në shumë degë zgjedhjet dhe kjo u bë shkak qe u shty dhe faza e dyte që u bë propozimi i kandidateve për deputet. Tani jemi në atë fazë ku një pjesë e mirë e degëve janë në procesin ku i kanë dorëzuar apo po punojnë për të propozuar kandidatet për deputet”, tha Pampuri.

E pyetur nga gazetarja se si do të bëhet përzgjedhja e kandidateve, Pampuri tha se janë ende në fazën e propozimit ku në të gjitha qarqet do të bëhen propozime dhe përzgjedhja do të bëhet sipas kritereve.

Gjithashtu Pampuri theksoi se në fokus janë sektorët më problematik dhe se partia Demokratike do të jap zgjidhje këtyre sektorëve të cilët kanë mbetur në vend.

Tani jemi në fazën e propozimit, e cila është një fazë ku në secilën degë në të gjitha qarqet bëhen propozime, më pas këto propozime do të ketë patjetër një komision, një grup i cili do të bëhen zgjedhjet në bazë të disa kritereve.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe ajo që ka qenë në fokus janë problematikat në sektorin ekonomisë, shëndetësisë, çështjeve sociale, i arsimit, i kulturës, bujqësia te gjitha këto do te kenë një pikë të veçantë apo do të shpalosen secila në vete me propozimet që PD do të dal për sa i përket zgjidhjes se të gjitha këtyre sektorëve ku sot kanë mbetur në vend numëro. Në shëndetësi jepen 50 milion euro dhe 4 koncesione të cilat janë të gjitha abuzive. Por kemi edhe skandalin e fundit siç është taksimi i profesioneve të lira. Të gjitha këto do të kenë zgjidhje në çdo pikë të programit që do të paraqitet në qershor”, u shpreh Pampuri.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri tha se shqiptarët sot duhet të zgjedhin alternativën më të mirë dhe alternativa më mirë është programi që është pa diskutim i pari por dhe ata që do të implementojnë programin që do të jetë ekipi i cili do të jetë i pastër, i papërlyer, i pa korruptuar.

Një partie politike i mungon një program i mirë, një ekip i mirë u bënë disa muaj që SPAk-u po shpalos të gjitha akuzat te gjitha ato qe ne kemi aluduar për muaj me radhe. Kemi tjetërsua për tjetërsim zgjedhjes. Jo më larg se disa ditë po gëlojnë televizionet ku thonë se në banda janë të përfshirë ish deputet, ish drejtorë policie dhe këto i kanë shërbyer votave për të cilat kemi denoncuar kaq kohë. Shqiptarët sot duhet të zgjedhin alternativën më të mirë dhe alternativa më mirë programi që është pa diskutim i pari por dhe ata që do të implementojnë programin që do të jetë ekipi i cili do të jetë i pastër, i papërlyer, i pa korruptuar”, tha Pampuri.

Vdekja e presidentit të Iranit trondit tregjet, ari arrin një çmim të ri rekord

Vdekja e presidentit iranian po shkakton pasiguri edhe në tregjet botërore. Çmimi i arit arriti një rekord të ri mëngjesin e sotëm.

Çmimi i metalit të çmuar u ngjit përkohësisht në 2,450.07 dollarë amerikanë ounce. Në shkurt çmimi ishte ende nën 2000 dollarë.

Një arsye e mundshme për rritjen sipas ekspertëve është rrëzimi i helikopterit në Iran , në të cilin mbetën të vrarë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm Husein Amirabdollahian.

Bakri metalik industrial gjithashtu u rrit në një çmim të ri rekord në muaj.

Nderimi më i madh për Berat Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Europës

Berat Gjimshiti do të hyjë në histori në mbrëmjen e sotme si futbollisti i parë i përfaqësues shqiptare që luan në një finale të mëdha ndërkombëtare, kur të aktivizohet si titullar me Atalantën përballë Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.

Por jo vetëm kaq, klubi ka vendosur që të jetë pikëisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen në fjalë, që është padyshim historike për bergamaskët.

Kjo u konfirmuar dje në konferencën zyrtare në pragndeshje, ku pikërisht Gjimshiti ishte futbollisti i përzgjedhur nga Gasperini për të qëndruar përkrah tij në prononcimet para mediave. Një tjetër shenjë vlerësimi për një futbollist i cili ka bërë gjithçka mirë në rrugëtimin e tij dhe tashmë po merr vlerësimet maksimale për karrierën e shkëlqyer.

Vera thuajse erdhi! Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta

Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ajri i freskët në shtëpi pas një ecjeje në vapë.

Shpesh në verë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

Por a është kjo mënyra e duhur dhe sa është temperatura ideale?
Ka disa faktorë që përcaktojnë se sa duhet të keni temperaturën e ambientit ku rrini, gjatë stinës së verës.

Ka shumë të vërteta në thënien se nuk është temperatura, por lagështia ajo që ka rëndësi.

Kur është nxehtë, është lagështia e ajrit që i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet.

Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.

Në fakt, për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë.

Kur ajri është i thatë, ndiheni rehat.

Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është zvogëlimi i lagështisë në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, kondicionerët e kryejnë shumë mirë këtë punë.

Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë më specialitët.

Cila është Temperatura e Duhur
Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë.

Temperatura e kondicionerit, sipas të dhënave të AgroWeb.org duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë celcius.

Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.

Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambjentit ku flini.

Temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë rreth 28-29 gradë nëse flini të veshur lehtë dhe 18-19 gradë nëse flini të veshur disi më shumë.

Kursimi i Energjisë
Sipas të dhënave, për çdo gradë që rrisni në kondicionerin tuaj, ju kurseni 3 deri në 5% në shpenzimet e energjisë, pasi kondicioneri do të punojë në mënyrë më normale dhe nuk do t’i duhet shumë energji.

Ky kursim është një arsye më shumë për të mos e ulur temperaturën e kondicionerit dhe sigurisht, arsyeja kryesore është se luhatja e temperaturës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.

81.5% e të pyeturve thonë se korrupsioni është problemi më i madh/ Roland Bejko: Anketa e IDN nxjerr lakuriq retorikën e lodhur të Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij thellësisht të korruptuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, sjell në vëmendje anketën e zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 61 bashkitë e vendit, ku 81.5% e të pyeturve rendisin korrupsionin si një ndër problemet e mëdha të Shqipërisë.
Një e treta e qytetarëve pohuan se kanë dhënë rryshfet te zyrtarët e pushtetit vendor dhe atij qëndror, dhe kjo sipas Bejkos, është e vërteta që nxjerr lakuriq retorikën e lodhur të Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij thellësisht të korruptuar.

Postimi i plotë i Nënkryetarit të PD, Roland Bejko:

IDM: Korrupsioni i pushtetarëve, dhe pasiguria, problemi më i madh për shqiptarët.
Anketa e zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 61 bashkitë e vendit, vlerëson se 81.5% e të pyeturve rendisin korrupsionin si një ndër problemet e mëdha të Shqipërisë. Shifër kjo 4.8% më e lartë se viti 2022.
Gjatë kësaj ankete, një e treta e qytetarëve (29.8%) pohuan se kanë dhënë rryshfet te zyrtarët e pushtetit vendor dhe atij qëndror në këmbim të marrjes së shërbimeve të tyre, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre shprehen se pasiguria është e madhe dhe duan të largohen nga vendi, si e vetmja mundësi për një jetë më të mirë.
Kjo është e vërteta që nxjerr lakuriq retorikën e lodhur të Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij thellësisht të korruptuar.
Partia Demokratike e Shqipërisë nëpërmjet propozimeve të saj për Vetingun e Politikanëve, amendamentet për mbështetjen dhe inkurajimin e mëtejshëm të punës së SPAK-ut dhe me propozimet e saj për heqjen e imunitetit të deputetëve, nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka adresuar saktë dhe ka treguar se është në të njëjtën gjatësi vale me kërkesën dhe pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për të mbështetur Prokurorinë e Posaçme në luftën e pakompromis kundër korrupsionit, ashtu sikurse kërkon të japë e para shembullin vetjak për të rikthyer besimin e publikut te politika.
Jemi të vendosur për ta bërë ndryshimin e madh me programin, ekipin dhe njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në krah, pavarësisht bindjeve politike, sepse për Partinë Demokratike lufta kundër korrupsionit, siguria e jetës dhe përmirësimi i ekonomisë së shqiptarëve ngelen një mision për të cilin do të luftojmë përditë.

SPAk thellon hetimet, verifikim pasurie për Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa

Të martën, agjentët e BKH-së ka shkuar për të mbledhur materiale e dokumente në lidhje me pasuritë dhe transaksionet e bëra nga shtetasi Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj.

Redaksia ka mësuar nga burime zyrtare se oficerët e BKH-së kanë shkuar sot në disa banka të nivelit të dytë për të mbledhur dhe për të tërhequr të gjitha të dhënat nga llogaritë bankare për transaksionet që ka kryer Erion Veliaj, për transaksionet e bashkëshortës së tij, Ajola Xoxa, si dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj.

Pas veprimeve të BKH-së dhe mbledhjes së materialeve, qartësisht duket që BKH ka filluar të verifikojë lidhjet e forta të Erion Veliajt me drejtorët dhe jo vetëm për dosjen “5D”, por edhe për aferën e inceneratorëve.

Një ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK-ut, shkuan në disa institucione dhe biznese private për të marrë dokumentacione të nevojshme për hetimet që vijojnë për dosjen “5D”.

Oficerët e BKH-së mundën të mblidhnin dokumente, ku tregohet bashkëpunimi i drejtorëve të Erion Veliajt me disa subjekte private, apo edhe institucione.

Pra, u kryen veprime në institucione e biznese duke verifikuar dokumente në lidhje me dosjen “5D”, pra duke mbledhur materiale për hetimin pasuror të drejtorëve.