Këshilltarët e PD në bashkinë Durrës, kanë votuar kundër raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2023. Arsyet sipas kreut të degës së PD, Durrës, Jonuz Myshketa, ishte varësia që ka bashkia Durrës nga buxheti qendror, pasi pesha specifike e të ardhurave nga burimet e veta është sa 21% e totalit të të ardhufave që mund të shërbej vetëm për pagat e punonjësve të saj.
Myshketa gjithashtu thotë se 27% të shpenzimeve totale do shkojnë për menaxhimin e mbetjeve që shkojnë në inceneratorin e Tiranës, ndërkohë kjo përqindje sipas tij duhej shpërndarë për çështje që lidhen me turizmin, kulturën, arkeologjinë dhe Imazhin e qtyetit.
Ai më tej rendit edhe propozimet që kishin këshilltarët e PD për zgjidhjen e problematikave që vijnë drejtpërdrejtë nga qytetarët bregdetar.
Postimi i plotë i kreut të PD, Durrës, Jomuz Myshketa:
Ne mbledhjen e sotme te Këshillit Bashkiak Durrës nder te tjera ne rendin e ditës nje rëndësi te veçantë kishte:
Pika 2. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E RAPORTIT MBI MONITORIMIN E ZBATIMIT TË BUXHETIT TË BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2023
Ku Partia Demokratike kishte veton e saj KUNDER per arsyet e mëposhtme:
Pesha specifike e TË ARDHURAVE NGA BURIMET E VETA është 21% e TOTALIT TË ARDHURAVE TË BASHKISË per vitin 2023. Nga gjenerimi i te ardhurave nga burimet e saj bashkia mundet vetëm te plotësojë shpenzimet e pagave dhe siguracione dhe per çdo gjë tjetër varet nga Transfertat nga Buxheti Qendror, kjo e ben totalisht te varur ne implementimin e politikave ne shërbim te qytetareve Durrsak
Shpenzimet per menaxhimin e mbetjeve (incnratori i Tiranës) arrijnë 27% te shpenzimeve totale, Ku ndërkohe kjo përqindje duhet te alokohesh per çështje qe lidhen me turizmin, kulturën, arkeologjinë dhe Imazzhin e qtyetit duke qene Qyteti i dyte me i rëndësishëm ne vend dhe nje nga pikat me te frekuentuar se fundim nga turistet.
Me poshtë Disa nga problematikat dhe alternativat qe u hodhën ne diskutim nga ne ne mbledhjen e ditës se sotme duke marre parasysh ankesat e qytetareve dhe bizneseve te cilat na sinjalizohen përditë.
1. Vendosja e nje pllakate memorialë dhe restaurimi dhe rijetezimi I burgut te vjetër si pjese e historisë se lashte te Durrësit dhe për atë çka ka prodhuar ne lidhje me burgosjen e klerikëve
2. Sistemi I adresave sipas lagjeve te ndara ne topologji te ndryshme duke krijuar dhe zona ekonomike specifike, vendosja e nr. civil sipas standardeve Evropiane
3. Heqja e telave dhe kabllove ne rruge dhe sistemimi I tyre nëntokë
4. Mbulimi I ish hotel Vollgës dhe me cope te printuar ku tregon objektin sic ka qene pasi I kthen qytetit nje pamje me normale pasi zymtësia ku është tregon nje antireklame për Durrësin turistik
5. Ndalimi I te miturve dhe nenave me foshnje ne krah qe kërkojnë lëmoshë rrugëve te qytetit, ne te gjitha kryqëzimet, gjithashtu edhe përgjatë shëtitores e qytetit pasi është e jashtëligjshme shfrytëzimi I te miturve per kete duhet menjëherë ndërhyrja e instancave si policia Bashkiake dhe strehimi social.
6. Krijimi I nje zone ekonomike turistike per sezonin veror per fashën e te rinjve si vendas dhe te huaj ku te kene mundësi te kalojnë orët e vona nen tingujt e muzikës te pa penalizuar nga fashat orare, qyteti behet tërheqës per këtë fashe turistesh te huaj e vendas duke rritur mundësinë e te ardhurave per bizneset.
7. Vendosja e pikave informative per turistet dhe te lëvizshme duke tregtuar dhe imazhin e qytetit me suvenir dhe logon i Durrës e materiale te tjera promotional.
8. Krijimi I ambienteve për nevojat higjienike si wc dhe dushe dhe çezma për shpëlarjen e ujit te kripur ne plazhet publike, pse jo dhe me vet financim kundrejt tarifave te volitshme për qytetaret dhe pushuesit.
Sistemi i ngritur në Bashkinë e Tiranës dhe ndërmarrjet në varësi të saj duket se nuk lejon asnjë qindarkë të dalë jashtë oborrit. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i ka paguar më shumë se 72 mijë euro qira administratorit të njësisë Dajt, Kujtim Qefalia për 400 metër katrorë tokë në Surrel, në të cilën është ndërtuar një depo uji për Ujësjellësin.
Skandali është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi në shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.
“Shoqëria “UKT” Tiranë” Sh.a ka lidhur kontratë date 12.06.2019 me subjektin K.Q me objekt “Marrja me qira e tokës mbi të cilën është ndërtuar depo
uji me vendodhje në Fshatin Surel, njësia administrative Dajt” me sipërfaqe 511.65 m2 për përdorim toke. Kohëzgjatja e kontratës 1 vjeçare, është me të drejt rinovimi, me vlerë qiraje 173.9 mijë lekë në muaj,” thuhet në raportin e KLSH.
Kujtim Qefalia është vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefaliaj dhe një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Por veç milionave të tenderave, zoti Qefaliaj ka marrë edhe kontratën e qira, e cila i garanton atij 1700 euro në muaj para taksave, një fat që nuk e kanë patur bashkëfsharët e tij të tjerë në Surrel.
Parregullsi
Por sipas KLSH-së edhe kjo kontratë ka parregullsi, pasi sipërfaqja e tokës për të cilën paguhet qira është më e madhe se sa sipërfaqja fizike që ka zënë depo.
“Rrethimi i depos ujit të ujësjellësit (Depo uji, pusetë dhe objekt të Shërbimit (sistem kamera, manovrator etj) është 401.5 m2. Ndërkohë sipërfaqe sipas planimetrisë së kontratës është 511 m2, diferenca =109.5 m2 x 340 lekë m2/muaj =37,230 lekë në muaj x 41.5 muaj (12.06.19 data e lidhjes kontratës deri më 30.11.22 që përfundon auditimi = 1,545,045 lekë përfituar tepër,” thuhet në auditimin e KLSH.
Sipas audituesve të KLSH, për shkak të diferencës së sipërfaqes Ujësjellësi i ka paguar mbi 15 mijë euro më tepër si qira zotit Qefaliaj dhe kjo përbën dëm ekonomik.
“Vlera 1,545,045 lekë përbënë dëm ekonomik për Shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” Sha dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga përfituesi,” rekomandon KLSH
Pas këtij rekomandimi, Ujësjellësi i Tiranës njofton KLSH-në se ka ndërprerë pagesat e qirasë për disa muaj deri në rekuerimin e dëmit. Por kontrata me qefaliajn është rinovuar sërish.
“Eshtë njoftuar Z.Kujtim Qefalia për përmbushjen vullnetare të detyrimit të përcaktuar në Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrata e qirasë nuk është rinovuar nga data 12.06.2023 dhe nga kjo datë (për shtatë muaj) nuk është kryer asnjë pagesë qiraje për përdorimin e truallit të Z.K.Q dhe në vazhdim. Pasi të rikuperohet vlera e lënë për tu arkëtuar do të bëhet kontrata e re,” njofton Ujësjellësi i Tiranës për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Mbi 72 mijë euro të paguara deri më tani për 400 metër tokë në Surrel, vlera e së cilës po të blihej do të ishte shumë më pak. Por pagesat do të vazhdojnë për shumë vite, pasi depo do të jetë aty. Mesatarisht 20 mijë euro çdo vit, një kontratë përmes të cilës Ujësjellësi i Tiranës praktikisht i ka lidhur një pension të majmë socialistit Qefalia./ Kapitali.al
SHBA pret që PD të shkëputet nga e kaluara dhe nga Sali Berisha. Një PD faktor i rëndësishëm në skenën politike shqiptare.
Ky është mesazhi që u shpreh qartë edhe dje nga Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, komenton analisti Namir Lapardhaja në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.
Por për kë është mesazhi?
“Deklarata e Escobar është në vazhdën e qëndrime të SHBA, në raport qoftë me non gratën qoftë me njerëzit e implikuar në korrupsionin në Shqipëri dhe në raport me qëndrimet e tyre, se si ata e duan që ta shohin opozitën. Ndoshta këto deklarata bëhen për ata që kanë nevojë për qëndrime të tilla dhe ata që i harrojnë qëndrimet e tilla dhe ata që abuzojnë me qëndrimet që mbajnë vet, duke pretenduar se duke vajtuar në krah të Berishën dhe duke u bërë masha e tij do të munden që të ja hedhin SHBA-ve”, tha ai.
Analisti komenton dhe bërjen publike të dosjes mbi bazën e të cilës Mbretëria e Bashkuar shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, ku evidentohet korrupsioni me Fazlliç dhe lidhjet e ish- kryeministrit me bosin hasian të krimit në Londër.
Për Lapardhanë, kjo është kambanë alarmi për ata që kanë vesh.
“Ndërkombëtarët janë të qartë dhe Britania e Madhe, kjo zbardhja që doli ka dal edhe më parë kjo lidhje e tij me Fazllic dhe me element nga bota e krimit që kanë kryer krime në shtetin britanik, nuk ka asnjë gjë të re, këto janë kambana alarmi për ata që kanë vesh. Kjo është kambanë alarmi për qytetarët, demokratët që u thuhet nëse doni të bëheni një partner strategjik kjo është rruga e duhur, nëse nuk doni rikthehemi tek deklarata e SHBA që thanë dikur që ‘do hani bar’. Gjatë kësaj kohe e gjithë opozita nuk është shkëputur dot nga e kaluara e saj”, tha ai.
Duke u ndalur tek protestat e Rithemelimit organizuar para bashkisë, Lapardhaja u shpreh se kjo nuk është protesta e parë e Rithemelimit dhe protesta të tilla nga këta të fundit, bëhen vetëm për hallet e tyre.
“Nuk mund të bëhen 8 protesta dhe të 8 ato të dështojnë, pasi kjo do të thotë se ky grupim që organizoi protestën ka një problem. Afera korruptive për të cilën akuzohet Erion Veliaj dhe drejtues të tjerë të bashkisë nuk zgjidhen me protesta të tilla, por e vetmja mënyrë për të pasur një zgjidhje është mbështetje ndaj SPAK që ta çoj deri në fund hetimin, të pa frikësuar nga politika dhe të pashantazhuar. Këta që mundohen që të krijojnë këtë lloj kaosi, nuk e bëjnë për të protestuar ndaj korrupsionit të Veliajt, por për të fshehur hallet e tyre, pra në vetvete protesta duhet që të ishte një mjet i duhur politik tek duart e njerëzve të gabuar”, tha ai./ Shqiptarja.com
Anëtarja e Kryesisë së PD, Aldrida Marku, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhru ditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku pas shembjes të një masivi humbi jetën një 29-vjeçar dhe u plagosën 3 minator të tjerë.
Ajo shprehet se kjo ngjarje rikthen në vemendje kushtet ekstreme të vështira të minatorëve dhe diskriminimin e tyre nga secila qeveri, në këto 34 vite. Marku ngre shqetësimin se këta njerëz futen me mijëra metra nën tokë me pasiguri të shumta, të keqpaguar, të shfrytëzuar, shpesh duke mos iu paguar as kontributet dhe pa asnjë mbështetje për familjarët e të ndjerëve.
Sekretarja për pushtetin vendor në PD, më tej shprehet se Statusi i Minatorit do të jetë prioritet, angazhim kryesor i Partisë Demokratike.
Reagimi i plotë i Anëtares së Kryesisë, Alfrida Marku:
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Minierën e Martaneshit, ku një 29 vjeçar ka humbur jetën e tre të tjerë janë plagosur rëndë, rikthen në vemendje kushtet ekstreme të vështira të minatorëve dhe diskriminimin e tyre nga secila qeveri, në këto 34 vite.
Mijëra metra në nëntokë, duke rrezikuar jetën e shendetin në kushte ekstreme pasigurie në punë, të keqpaguar, të shfrytëzuar, shpesh duke mos iu paguar as kontributet nga punëdhënësi e të mbetur pa vjetërsi pune, me pensione minimale që nuk reflektojnë vështirësitë e veçanta në punë e nuk u mjafton as për ilaçet, pa asnjë ndihmë për trajtimin e sëmundjeve profesionale (një ndër to, silikoza), pa asnjë mbështetje për familjarët e të ndjerëve që aksidentohen në punë apo fëmijët e tyre: kjo është gjendja e mijëra minatorëve, që kanë shërbyer e shërbejnë në nëntokë në vendin tonë.
Garantimi i kushteve dhe sigurisë në punë për punonjësit në nëntokë, pagesat dhe trajtimi dinjitoz i tyre, verifikimi i ligjshmërisë së subjekteve që shfrytëzojnë minierat, janë masa që duhen ndërmarrë në mënyrë URGJENTE nga autoritetet përgjegjëse.
Kjo qeverisje, nëpërkëmb e nuk jep zgjidhje për të dobëtit por miraton çdo ditë ligje e vkm abuzive, në shërbim të zyrtarëve të korruptuar e grupeve kriminale pas tyre .
Ky Parlament që ka humbur legjitimitetin, deputetë që nuk janë garant i interesit publik, por paguhen pa meritë me paga tejet të larta e pension suplementar që nuk justifikohet nga kontributi në shoqëri, vijojnë të mos jenë zë për zgjidhjen e situatës tejet të vështirë e të pashpresë ku ndodhet një ndër grupet shoqërore më të vuajtura në vendin tonë: PUNËTORËT E NËNTOKËS, HERONJTË E NËNTOKËS, MINATORËT.
Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT, me kërkesat e qarta e të kërkuara prej vitesh, duhet të bëhet i mundur një orë e më parë.
Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT duhet dhe do të jetë prioritet, angazhim kryesor i Partisë Demokratike .
Me trishtim shpreh ngushëllime për familjen e minatorit të ndjerë që u nda nga jeta.
Shërim të shpejtë për të plagosurit .
Në një deklaratë për mediat para bashkisë së Tiranës, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, tha se Tirana është kryeqyteti që ka dendësinë më të lartë të popullatës në për kilometër katror në rajon dhe si pasojë e politikave të gabuara urbane, vijon të rritet deri në mungesë hapësirash për banorët.
Ajo gjithashtu tha se “ashtu sikurse kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme që kanë zënë frymën e kryeqytetit tregojnë babëzinë e Erjon Veliajt, shoqëruar me dyshimin për pastrim dhe qarkullim të parasë së pistë me burime të dyshimta”.
Për këtë, Karabina fton qytetarët që t’i bashkohen Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit, duke iu bashkëngjitur vagonit të madh popullor që kërkon ndryshim dhe e sheh PD-në si aspiratën ku ky ndryshim do të bëhet realitet.
DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, MIRELA KARABINA
Sipas të dhënave publike të Eurostat, Tirana është kryeqyteti me dendësinë më të lartë të popullatës për kilometër katror në Rajon, ndërkohë që, krahasur me qytetet e tjera të Shqipërisë, kjo dendësi është pesë herë më e lartë se mesatarja e vendit.
Paradoksalisht qytetet e Shqipërisë braktisen, ndërsa Tirana rritet deri në zënie fryme dhe mungesa hapësirash për banorët e saj.
Një gjë e tillë ndodh si pasojë e politikave të gabuara urbane, sociale dhe ekonomike të qeverisë së Edi Ramës.
Ashtu sikurse kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme që kanë zënë frymën e kryeqytetit tregojnë babëzinë e Erjon Veliajt, shoqëruar me dyshimin për pastrim dhe qarkullim të parasë së pistë me burime të dyshimta.
Qeveria e Edi Ramës në 11 vite, dështoi për ta bërë Shqipërinë njëlloj të jetueshme në të gjithë qytetet e saj, ashtu sikurse Tirana nën drejtimin e Veliajt, edhe pse erdhi në pushtet me premtimin se gjatë qeverisjes së tij nuk do të kishte asnjë ndërtim të ri në kryeqytet, ka dështuar të ketë një plan urban dhe zhvillimor që t’i përgjigjet nevojave të një milion banorëve në të katër anët e qytetit.
Korrupsioni i qeverisë së Ramës i ndjekur nga metoda të sofistikuara korruptive të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, janë një pengesë reale për zhvillimin e qytetit.
Zyrtarët nuk e kanë vëmendjen te njerëzit dhe hallet e tyre, por te grabitja e publikes në dëm të njerëzve dhe në favor të tyre.
Kjo është një situatë që duhet të marrë fund.
Partia Demokratike e Shqipërisë fton qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë që të bëhen pjesë e ndryshimit, duke iu bashkëngjitur vagonit të madh popullor që kërkon ndryshim dhe e sheh PD-në si aspiratën ku ky ndryshim do të bëhet realitet.
Karlo Ançeloti është kthyer në version in më të mirë në krye të Realit.
Edhe pse gjatë verës u largua futbollisti kryesor në fazën ofensive, fjala është për Karim Benzema, trajneri italian gjeti balancat e duhura në ekip për të rikuperuar humbjen dhe për të shpërndarë përgjegjësinë në udhëheqjen e ekipit, madje duke regjistruar shifra fenomenale. Me fitoren kundër Deportivo Alavesh, Don Karlo arriti 40 fitore brenda një sezoni te Reali, e përkthyer me 29 në La Liga, 8 në Champions, 2 në Superkupë dhe 1 në Kupën e Mbretit. Ja precedentët me numrat “anormalë” të Ançelotit në “timonin” e Realit.
SEZONI 2023/2024 – Me tri ndeshje ende për të luajtur para përfundimit të etapës ekzistuese, Ançeloti ka barazuar mesataren e tij më të mirë të fitoreve si trajner i Real Madridit, me një mesatare triumfesh prej 77% në 52 ndeshje. Ky rekord është identik me atë të arritur në sezonin 2013- 2014. Gjatë sezonit aktual, madrilenët kanë fituar në 40 nga 53 ndeshjet e luajtura, të cilave duhet t’u shtojmë 11 barazime dhe 2 humbje. Humbja e fundit ndodhi më 18 janar në Kupën e Mbretit kundër Atletiko Madrid. Në La Liga, Ançeloti ka një seri prej 30 ndeshjesh pa humbje.
SEZONI 2013/2014 – Karlo e filloi karrierën e tij të suksesshme me Real Madridin në etapën 2013- 2014, ku arriti në shifrën e 77% të fitoreve (46 sukses në 60 ndeshje). Këtë vit, skuadra fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve. Në sezonin e dytë, megjithëse mesatarja ndeshjeve me fitore ra në 73% , Ançeloti numëroi 43 fitore në 59 ndeshje, e pasuar me suksesin në Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube.
SEZONI 2021-2022 – Tekniku italian u kthye në Madrid dhe vazhdoi serinë triumfuese. Edhe pse ishte një fitore larg shifrës 40, me 39 në 56 ndeshje, mesatarja e tij me triumfe përkoi me 70%. Atë sezon, “galaktikët” fituan La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Champions. Në etapën pasuese, Ançeloti përsëri shkoi në 40 fitore përgjatë 61 ndeshjeve, megjithëse mesatarja rezultoi më e ulëta e epokës së tij me 66%. Pavarësisht këtyre të dhënave, madrilenët fituan Superkupën e Europës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit.
Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e rëndësishme që Kosova të bashkëpunojë me partnerët e saj për të forcuar kandidaturën për anëtarësim në të gjitha institucionet euroatlantike, ashtu si edhe në Këshillin e Evropës.
Chulick i bëri komentet të martën, në një takim me një grup gazetarësh në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Ajo përsëriti se vizion i SHBA-së për Kosovën është që ajo të jetë pjesë e institucioneve euroatlantike.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj më të afërt, në mënyrë që të garantojë një rezultat pozitiv kur del në një votim”, tha Chulick.
Gjatë vizitës në Kosovë, Chulick u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo tha se u ka shprehur atyre disa shqetësime të partnerëve evropianë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb.
“Kosova duhet të vazhdojë të punojë në këto çështje, t’i adresojë ato dhe të ecë sërish përpara”, tha zyrtarja amerikane.
“Duke i ditur edhe përgjegjësitë që i ka Banka Qendrore e Kosovës, ne vazhdimisht i kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën e zbatimit [të rregullores]. Nuk kemi ndjerë se ajo e ka marrë në konsideratë mënyrën se si do t’i ndikojë komunitetet, sidomos komunitetin serb. Ndaj, jemi duke e vëzhguar situatën dhe jemi të shqetësuar”, shtoi Chulick.
Kosova është nën presion nga partnerët ndëkombëtarë për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të dakorduar me Serbinë qysh në vitin 2013, si dhe për të pezulluar rregulloren e BQK-së që e bën euron valutë të vetme për pagesa me para të gatshme.
Ndërkombëtarët kërkojnë më shumë kohë derisa komuniteti serb të përshtatet me praktikën e re, pasi ai, prej vitesh, ka pranuar pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia.
“Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë me komunitetet”
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pranishëm gjithashtu në takimin me gazetarët, shprehu zhgënjimin e tij me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, gjatë të cilit u mbyllën disa institucione financiare serbe.
Hovenier tha se ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe, sipas tij, i përshkallëzon tensionet.
Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës angazhim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar “si kanalin e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Chulick, në anën tjetër, shtoi se një prej arsyeve përse gjendet në Kosovë, është për të treguar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë demokratike, të begatë dhe multietnike.
Ajo theksoi se është e rëndësishme që Qeveria të angazhohet në mënyrë më aktive me pjesëtarët e komuniteteve pakicë dhe t’i përfshijë ata në procesin e politikëbërjes.
“Kosova është shtëpi e shumë serbëve etnikë dhe ata meritojnë t’i mbajnë familjet dhe bizneset e tyre këtu”, tha Chulick.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të punojë për të gjithë qytetarët e Kosovës, “pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo dallimet e tyre”.
Chulick tha, po ashtu, se SHBA-së i vjen keq që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, më 21 prill.
“Ne do të donim që ata të përfitonin nga mjetet demokratike që i kanë në dispozicion”, tha ajo.
Chulick theksoi se SHBA-ja mbetet e shqetësuar nga trajtimi i pakicave në Kosovë dhe tha se do të vazhdojë të punojë në këtë çështje.
Sipas saj, një nga përfitimet e të qenët pjesë e Këshillit të Evropës do të ishte “respekti më i madh për qytetarët e pakicave dhe gjithashtu qasja në procese ndërkombëtare, përmes të cilave Kosova mund të adresojë çështje të tilla si: përfshirja e pakicave dhe pjesëmarrja e plotë në qeverinë dhe demokracinë e vendit të tyre – për shembull përmes Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.
Javën e kaluar, Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës – ku do të duhej të merrej vendimi përfundimtar për pranimin e saj – për faktin se nuk ndërmori hapa për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit.
“Oportunistët politikë mund të përpiqen t’i shfrytëzojnë rrethanat ndërkombëtare në dobi të tyre”
E pyetur nëse druan se udhëheqësit nacionalistë në Ballkan do ta shfrytëzojnë vakumin politik ndërkombëtar, që rezulton nga zgjedhjet në BE-së dhe në SHBA, për ta komplikuar më tej situatën në terren, zyrtarja e Departamentit amerikan të Shtetit tha se “oportunistët politikë mund të përpiqen t’i shfrytëzojnë rrethanat ndërkombëtare në dobi të tyre në çdo kohë, por ne jemi vigjilentë ndaj atyre përpjekjeve, jo vetëm këtu në Kosovë, por në mbarë botën”.
“Është e rëndësishme për ne që të theksojmë se – janë interesa të sigurisë së SHBA-së dhe Evropës – ne mund të varemi nga partnerët tanë dhe ata mund të varen nga ne, pa marrë parasysh partinë politike apo lëvizjen. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më të begatë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mbështetje të këtij qëllimi”, përfundoi Chulick./REL
Austria dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të ndryshuar sistemin ligjor brenda Evropës, për të lejuar deportimin e emigrantëve në vende të treta të sigurta.
Kancelari austriak Karl Nehammer e ka lavdëruar planin e Britanisë së Madhe për depërtimin e emigrantëve në Ruanda.
“Mbretëria e Bashkuar është një pioniere për këtë rrugë, e cila do të jetë gjithashtu e rëndësishme për Bashkimin Evropian,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Sunak, raporton “Associated Press”.
“Me modelin e Ruandës, është një pionier që ne të jemi në gjendje të vendosim procedurat e azilit në vendet e treta të sigurta në axhendën e Bashkimit Evropian gjithashtu.”
Në fund të prillit, Parlamenti Britanik miratoi legjislacionin për dërgimin e disa emigrantëve në Ruanda, duke synuar parandalimin e kalimeve të rrezikshme të Kanalit Anglez nga emigrantë, qëllimi i të cilëve është arritja në Britaninë e Madhe.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka cilësuar të padobishme aksionin e Policisë së Kosovës në veri të hënën, për mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore.
Në një konferencë për media të martën, Stano ka thënë se Bashkimi Evropian do të dalë me reagim së shpejti për ngjarjen.
“Ka qenë ngjarje shumë e padobishme. Reagimi jonë zyrtar do të lëshohet herët pasdite”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro.
UVIL ZAJMI/ Ju kujtohen klinikat dentare në Shqipërinë socialiste? Po dentistët, dentistet, ato gra, tek të cilët nuk ka një qytetar, të mos ketë shkuar, të mos jetë ulur te ajo karrige e veçantë, të mos ketë provuar frezën gërryese, vënien e arsenikut për “ngordhje” nervi, pastaj mbushja, apo heqje dhëmbi?
Si ka funksionuar ai mekanizëm në ato vite, kur qyteti kishte një klinikë qendrore, në të cilën punonin stomatologët më të mirë, organizimi i punës, nga pajisjet, mjetet, aparaturat të ardhura nga Kina e largët. Radhët në mesnatë, puna me turne dhe si aplikohej procesi në burgje, deri në klinikën dentare që shërbente për udhëheqësit?. Një rikthim në ato vite, tek ato klinika, dentistët, dhe sa kushtonte një vizitë, një mbushje, vënia e një proteze apo gjithçka ishte falas? Sa paguhej një stomatolog dhe për mjaft detaje të tjera, për gazetën “Panorama”, rrëfen Skënder Çaushi, një nga dentistët e njohur kryeqytetas, kur tregon: “Kam nisur punë si stomatolog në vitin 1965, dhe vazhdoj ende në këtë profesion. Për ne dentistët, nuk ishte vetëm shërbimi, por edhe komunikimi i përditshëm, i vazhdueshëm me klientin, një marrëdhënie me të cilën mësohesh, e pa të nuk mund të qëndrosh”. Me një eksperiencë shëmëvjeçare në këtë profesion, tejet popullor në zonën, lagjet, klinikat ku ka punuar, i tillë ka mbetur edhe sot. Mbi të gjitha edhe me kujtesën, ndërsa shprehet: “Të qenit mjek stomatolog, është si profesioni i arsimtarit. Këtë e konstatoj edhe sot, kur takoj ish pacientë, më përqafojnë më japin të njohur. Sigurisht që më vjen mirë. Nga ajo kohë, kujtoj profesorët, stomatologët, drejtorët, miq, kolegë, breza, deri edhe pacientë, ata të veçantë, siç ishin të dënuarit.
Stomatologu Skënder Çaushi duke folur për “Panorama”
Zoti Çaushi, kur keni filluar punë si mjek stomatolog?
Ka qenë viti 1965, pasi mbarova fakultetin u emërova në Krujë. 2 vjet aty kam shërbyer, një klinikë e vogël dentare, dhe vetëm unë mjek. Flija aty. Pastaj u transferova në Laç, si qytet i që i përfshinte një rreth. Si ndihmës mjeke, laborante ishte një grua shkodrane. Flija në një konvikt. Më pas u martova, dhe në Laç erdhi edhe gruaja, farmaciste. Na dhanë një apartament. Deri më 1974, gati 7 vjet, paradite, mesditë, në klinikë, ruaj kujtime të të mira, në marrëdhëniet me qytetarët, familjarët.
Rikthimi në Tiranë, në cilin vit?
Më 1974, më transferuan në Tiranë, por me punë në Krrabë. Para se të sistemoheshe në Tiranë, fillimisht të caktonin në periferi të saj. Edhe për faktin, se gratë stomatologe, që punonin në këto zona, duke qenë të martuara, me fëmijë, për t’i lehtësuar i sillnin në Tiranë, duke i zëvendësuar me burra. Në Krrabë qëndrova deri më 1980. Për t’u sistemuar përfundimisht, në Klinikën 1-2 të Tiranës. Në repartin e terapisë, pastaj repartin e kirurgjisë, me ndërhyrje të lehta, si abseset, etj.
Edhe kleringu i rëndësishëm në ato marrëdhënie, shërbime?
Kryesisht ishin nga shtetet lindore, të demokracive, me të cilat kishim marrëdhënie në disa fusha. Janë vitet, periudha kur funksiononte kleringu, si formë shërbimit në marrëdhëniet tregtare. Nga aparatura, materialet, pjesët e këmbimit, sidomos Çekia që na furnizonte më shumë. Por edhe nga Belgjika, Holanda, RD Gjermane. Freza me çelik nga këto dy vende ishin të një kualiteti më të mirë.
Jemi në mesvitet ’60-7’0, ka një situatë pak të vështirë?
Që erdhi edhe nga prishja me Bashkimin Sovjetik, raportet diplomatike të tensionuara me disa shtete të bllokut lindor, pati pasoja në disa fusha në Shqipëri, një e tillë u krijua edhe në sektorin tonë, veçanërisht për materiale, gjetjen e tyre. Po kështu edhe aparaturat, mirëmbajtjen, funksionimin, kur në jo vetëm në Tiranë, po kudo punohej me aparatura të vjetruara, që prisheshin shpejt, e pamundur të riparoheshin, kështu dilnin jashtë përdorimit. Ishin tipa që punonin me levën me këmbë, me rripa transmisioni të konsumuara. Vetëm allçinë, pambukun, ndonjë apmulë i kishim tonat, gjithçka tjetër vinte nga jashtë.
Mjaftonte vetëm një darë, dhe proces i kryer?
Fillimisht, në ato vite, në mungesë të anestezikut, kishte raste edhe pa mpirje me darë i hiqnim dhëmballët. Më vonë u aplikua, filloi përdorimi i injeksioneve, por me kufizim. Deri në tetë o dhjetë të tilla, aq kisha në dispozicion pra për një numër të vogël, të reduktuar pacientësh në ditë. Ishin prodhim i “Nish Profarmës”.
Tirana, me një klinikë të vetme qendrore
Një klinikë qendrore kishte Tirana, flas për vitet ’60-’70- të. Ka qenë në katin e tretë në një ndërtesë në krah të majtë të bulevardit, pas reklamave të kinemave, midis pastiçeri “Peza” dhe “Dyqanit të pionierëve” apo “Kafe-Pastiçeri Tiranës”. Kur ajo u prish, dhe nisën punimet për ndërtimin e Muzeut Kombëtar, klinika qendrore u transferua ngjitur me ATSH-në, po në vazhdim të bulevardit.
Si caktoheshin, cilat ishin kriteret e një stomatolgu për emërim?
Në klinikën qendrore të Tiranës punonin mjekët, stomatologët më të mirë. Studentët që patën mbaruar, diplomuar jashtë, në ish-vendet lindore, të cilët u kthyen u bënë pedagogë, njëkohësisht shërbenin edhe si dentistë në klinikën qendrore. Pak a shumë i njëjti proces edhe në qytetet e tjera.
Rritet numri, me një të tillë në çdo lagje, zonë, deri në periferi?
Në Tiranë, lindi nevoja të kishte më shumë klinika, sidomos pas viteve ’70-të. Fillimisht u hapën në lagje. Kujtoj që Lagjja 1 dhe 2 ishin bashkë pranë gjimnazit “Ismail Qemali”. Një tjetër te Materniteti, pastaj te Lagjja 9, ajo 10-të, një tjetër te “21 Dhjetori”, pallatet Moskate, etj.. Gjithashtu edhe në periferi të Tiranës, si në Kombinatin Tekstil, Laparakë, Kamëz, Kinostudio. Deri në fshatra, si Baldushk, Ndroq, Krrabë, Surrek, Shëngjergj, etj. Punonin stomatologë nga Tirana, shkonim me autobusë urbanë të linjave, ose flinin aty.
Flitet shumë edhe për Medresenë, pse, dhe cila është lidhja me stomatologjinë?
Në ato vite, sistemi i stomatologjisë, kishte Medresenë dhe më pas klinikat ku u shërbehej qytetarëve. Medreseja, ka qenë një qendër e rëndësishme, klinika akademike e universitetit, ku bënin praktikën studentë, jepnim mësim pedagogë, por njëkohësisht ka shërbyer, funksionuar edhe për mjekimin e pacientëve.
Klinika jo vetëm për të rriturit, por edhe fëmijët?
Klinikat e Tiranës, kishin reparte edhe për fëmijët, që kishin mbaruar 7-vjeçaren, ose që nuk ishin ende në shkollë. Tejet aktive, që shërbenin edhe gjatë periudhës, pushimeve të gjata verore. Por, edhe gjatë vitit shkollor, mjekë që shkonin në shkolla, në ato kontrolle periodike, merrnin nxënësit me probleme dhe i sillnin në klinikë për një mjekim më të specializuar. Klinika 1-2, fillimisht ka shërbyer për fëmijë.
Flitet edhe për një klinikë, pak speciale që ka qenë këtu në kryeqytet?
Në Tiranë ka funksionuar gjithashtu edhe klinika dentare e udhëheqjes, pranë klinikës speciale të tyre. Nuk kishte repart të mirëfilltë, por një dhomë sigurisht me kushte, aparatura të kohës. Dhe kur ishte e nevojshme, kur dikush nga byroja, qeveritarët e lartë kishin shqetësime, probleme, njoftoheshin mjekët. Ishin disa të autorizuar, sigurisht mjekë të njohur, më të mirët të diplomuar jashtë. Kujtoj, Çerziz Mingomataj, Pano Lulon.
Nga studimet, larg Tiranës, për të shërbyer edhe në qytete të tjera
Ata që diplomoheshin në Shqipëri, në përfundimin e çdo sezoni universitar ishin rreth 20-24 studentë në çdo vit. I shpërndanin në gjithë Shqipërinë, kudo, qytete, zona të thella. Shumë pak mbanin në Tiranë, kryesisht vajza të fejuara, martuara. Në fakultet nuk kishte vetëm nga Tirana, të cilët ishin pak të favorizuar, pasi i emëronin në qytetet e tyre pas universitetit.
Arseniku, ai që “çmendte” shqiptarët
Një nga proceset delikate, të rëndësishme, për të punuar pa dhimbje në mbushje, ishte “ngordhja e nervit”, siç njihej në gjuhën popullore. Përdorej arseniku, i cili konsiderohej helm, i rrezikshëm, ndalohej, mbahej i rezervuar. Do ta ruaje në kasetë, të mbyllur me çelës. Dorëzoheshin në mbrëmje, te kryeinfermierja që e mbyllte në një tip kasaforte, për t’ia dhënë në mëngjes mjekut që kishte turnin.
Kufizime edhe për heqje, kjo në situata të tensionuar
Dhjetë ampula për anestezi, për 8 deri në 10-të pacientë, kaq ishte numri ditor për një mjek. Kjo më shumë në rastet e krizave, kur ashpërsoheshin marrëdhëniet me botën. Në rastet që na kishte mbaruar, kryhej edhe pa anestezi, gjithmonë kur personi pranonte. Për të hequr veprohej jo me orar, siç funksiononte për mbushke apo në vijim të proceseve të tjera. Futu njëri, dil tjetri, aman vetëm ma hiq, luteshin pacientët. Sigurisht në raste urgjente.
Të mjekoje një të burgosur, çfarë procesi ishte?
Kur nga k.mjeku, kryesisht kërkonte ndihmë stomatologjike mjekësore, duke informuar për zonën ku kishte shqetësime i burgosuri. Merrja veglat, ato më praktike, për atë pjesë të gojës që më kishin këshilluar, orientuar. Kishte raste kur atë ditë mjekonim edhe 3-4 të burgosur. Në burg futeshim normalisht pasi ishte lajmëruar drejtoria e administratës. Ishim të njohur me personelin e burgut. Pasi i mjekonin largoheshim. Në një dhomë, pa asnjë kusht sanitar, apo diçka të tillë. Kur kishte për t’ia hequr, ia hiqnim. Në rastet e një gjendje të rëndë, dhe që duhej ndërhyrje më e specializuar dhe në kushtet e një klinike, i sillnin të shoqëruar në klinikë, sipas lagjeve, që përfshinte zona e burgut. I njëjti proces edhe me gratë që ndodheshin në burgun te “Ali Demi”. Po kështu edhe atë 323.
Edhe për të sëmurët, një tjetër asistencë, pak ndryshe?
Në Spitalin Nr1. në Tiranë, ishte, funksiononte edhe një pavion, repart i veçantë i stomatologjisë, për mjekim, ndërhyrje kirurgjikale për të sëmurët që ndodheshin aty, të shtruar për të tjera sëmundje. Një grup me disa stomatologë të njohur, specialistë, si Dhori Pojani, Ago Shameti, Gafurr Shtino.
Më folët për dy dentistë të veçantë, që edhe unë i kujtoj mjaft mirë
Janë dy heqësit e njohur të dhëmbëve, mjeshtra të vërtetë, në ato vite. Jani Gërmenji në klinikën Qendrore dhe Hasan Dervishi në klinikën tonë, 1-2. Të famshëm e shumë popullorë për Tiranën. Ku do të hiqesh dhëmbin, te Hasani, apo te Jani pyesnin njerëzit? Deri edhe “Klinika e Hasanit”, kështu filloi të njihej nga qytetarët klinika jonë, 1-2.
Si organizohej puna, për riparimin, mbarëvajtjen e aparaturave?
Hero Meçe ishte tekniku i Poliklinikës Qendrore, që përveç punës në riparimin e aparaturave në atë klinikë, ku kishte një repart të vogël, merrej edhe me riparimin e tyre në klinikat e lagjeve, etj. Edhe nga periferia, klinikat e tjera kishte raste që te ai i dërgonin, ose shkonte ai për riparim. Heroi ishte për gjithë rrethin e Tiranës. Në ato vite gjithashtu ka funksionuar edhe Ofiçina Elektro-Mjekësore në Tiranë, me teknikë, specialistë tejet profesionistë, ku kryhej riparimi i tyre. Edhe nga rrethet aty i sillnin aparaturat e dëmtuara, ato me defekte të rënda.
Përballë klientit i kushtëzuar me rregulla strikte
Shërbimi ndaj qytetarit kishte rregulla, norma administrative strikte, pa të cilat nuk mund të punoje. Kryesisht ana estetike. Siç ishte përparësja e bardhë, e rëndësishme e detyrueshme për të gjithë. Për burrat edhe një kravatë dhe jo mjekër, i paqethur e i parruar. Paga mujore varionte nga 6500 lekë, që vit pa viti, nisur na vjetërsia në punë shtohej nga 500 lekë.
Një shërbim stomatolog, i detyruar edhe për nxënësit.
Në shkolla u hapën reparte të shërbimit stomatolog, si në ato tetëvjeçare, deri në të mesme, me aparatura modern, po kështu me mjekë të specializuar. Qyteti Studenti kishte klinikën e dhëmbëve që shërbente për studentët.
Si veprohej, pas një shqetësimi, ku duhet të drejtohej qytetari?
Do merrje leje në punë, shkollë, për të marrë orën e takimit. Kur vinte pacienti, çdo klinikë kishte “Filtrin”, kështu quhej një dhomë ku mjeku pas vizitës përcaktonte se ku ishte nevoja. Për mbushje, punohej me kartela, të hapej një e tillë, u caktonte mjeku, orarin. Për të marrë këtë takim, kishte raste që njerëzit prisnin në rrallë me orë. Ku banoje, ku e kishe shtëpinë, kuptoj edhe lagjja, dhe nuk lejohej nga njëra tek tjetra. Ndërsa për heqje jo, qëndronin në pritje.
Si veprohej nga ana financiare me qytetarët, për një mbushje, heqje, apo një komplet dhëmbësh?
Çdo veprim, shërbim funksiononte, kryhej pa pagesë. Ndryshe me vendosjen e dhëmbëve komplet, marrja e masave, urat metalike fikse, ishte një proces i gjatë dhe që kishte kërkesa të mëdha e të vazhdueshme. Kishte pak material dhe kur vinte furnizimi, krijohej konfuzion. Njerëzit zinin radhën një natë, flinin te klinika, me listë, për të qenë të parët. Deri në dhjetë komplete mund të garantoheshin. Diçka, në 1200 lekë ishte vlera financiare për to.
Si ishte e organizuar puna në ato klinika, të gjitha shtetërore?
Dentistë burra e gra, 8 orë në punë paradite e në mesditë, me dy turne, 7-2 dhe 2 me 10. Pavarësisht se ishin gra, kishin familje, fëmijë, madje edhe kur nuk kishin punë do të qëndronin në klinikë. Drejtorët e klinikave kishin klientët e tyre të preferuar, qeveritarë, zyrtarë, ministra, pasi aty i mjekonin, kuronin edhe ata dhëmbët, me mundësinë, për të favorizuar edhe ndonjë të njohur. Kishte edhe një repart radiografi, të Klinika Qendrore, ku përplaseshin të gjithë dhe vite me pas të tilla u hapën në disa klinika të lagjeve.
Keni punuar me shumë kolegë, një listë e gjatë për të kujtuar?
Janë shumë, e mjaft prej tyre janë ndarë nga jeta. Do të kujtoja Qemal Jasharin, komunikues, me zemër të madhe, Ferhat Sejkon, drejtues i Klinikës Nr. 3, ngjitua me shkollën “Misto Mame”, kishte mbaruar në Bullgari, apo Kahraman Topulli, Semedin Gjini, Besnik Gavazi, Rudi Kapshtica, Kleanthi Prosi, Pano Lulo, Cerziz Mingomataj, e mjaft të tjerë. Po kështu edhe gratë stomatologe, Jeta Vogli, Antoneta Rama, Mira Skuqi, Rezarta Budina, Silvana Nishkun, etj.
Z. Çaushi, sot një sistem modern, deri edhe me klinika private në Shqipëri?
Sigurisht që ai ndryshim i madh social, politik, shoqëror pas ’90-tës edhe në këtë sektor, pati një ndikim, i shoqërua me reforma, kolosale do të thosha, kështu do t’i vlerësoja, si në drejtimin profesional, gjithashtu me aparatura të avancuara, moderne, gjithçka bashkëkohore. Të tilla edhe klinikat. Praktika, eksperienca, që nisën të përdoreshin, të aplikohen edhe në Shqipëri, procese teje të avancuara që në botë, kishin kohë që praktikoheshin.
Në mbyllje, keni një detaj të veçantë për t’ia treguar lexuesit.
Në vitet e para të demokracisë vinin grupe dentistësh nga Anglia, duke parë, ndjekur si e organizonim punën tonë. Dy dhoma, njëra për ne dhe tjetra ku punon ata me profesorin e tyre. Te dhoma jonë hynin e dilnin 4-5 njerëz, njëri pas tjetrit, ndërsa ata me orë, vetëm një pacient. Ndalnin, na shihnin. Ne bënim injeksionin, prit pesë minuta hiq dhëmbin, dilte personi, futej një tjetër. Na ndiqnin, pa komentuar, sigurisht që çuditeshin si punonim, me mënyrën që praktikonim ne. Ata bënin punë të kualifikuar.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...