15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Alibeaj në komisionin e ligjeve: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK

Në komisionin e ligjeve, teksa po diskutohej për ngritjen e nënkomisionit për vakancat e KLP-së dhe KLGJ-së, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se po tenton që të emërojë në drejtësi njerëzit e saj me qëllim për të kapur SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka skualifikuar 6 kandidatë. Në pamje të parë ka një gjë ose Avokati i Popullit ka dështuar për të vlerësuar kriteret e kushtet dokumentacionit, ose sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, një vartës i mazhorancës, në një kohë shumë të shkurtër ka vepruar politikisht. Nga analiza sesi parlamenti i është qasur sistemit gjyqësor kjo është një lëvizje politikisht e orientuar atë që ka ekzekutuar Sekretari i Përgjithshëm. Kjo tregon se cila është qasja juaj me sistemin e pavarur. Vazhdon e njëjta histori për të kapur organet e drejtësisë. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm spastrohen ato që nuk janë në oborrin e mazhorancës dhe lihen ata që nuk janë në oborrin e mazhorancës. Janë shkualifikuar 4 nga kandidatët që Avokati i Popullit i ka renditur me pikë më lart. Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK’– tha Alibeaj.

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës së sigurisë, nuk pranohet as kërkesa për përjashtimin e gjyqtares

Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Po ashtu GJKKO nuk pranoi kerkesen per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ne seancën e sotme, prokuroret e SPAK kane paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë arrest ne shtëpi duke futur ne banese dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetaret italian te RAI.

Vijon

Video/ Kur Sali Berisha ngrinte në qiell Altin Dumanin: Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin?!

Në një intervistë të datës 19 dhjetor 2017 në Tva Ora, prokurorin Altin Dumani të cilin sot e quan kriminel dhe e ka shpallur armik, Sali Berisha e ngrinte në qiell.

Pas arrestit shtëpiak, që erdhi në mënyrë rrjedhimore pasi nuk u paraqit në prokurori, pasi SPAK po e heton për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të klubit Partizani, Berisha tashmë e ka bërë rutinë del çdo natë nga dritarja dhe sulmon pikërisht kreun e SPAK të cilin 7 vite më parë e merrte në mbrojtje publikisht.

Sali Berisha: Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin? Kush e hoqi atë, me të cilin Shqipëria me luftën që i bëri korrupsionit u bë shembull botëror dhe janë dokumente për këtë. I bëri presion të jashtëzakonshëm Edi Rama dhe kundërshtarët e Sali Berishës dhe ai nuk rezistoi dot dhe tha unë po largohem. E kam fjalën për ish-kryeprokurorin  e taskë- forcës, Altin Dumanin.

“Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″/ Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija!

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucione. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj” , tha Escobar duke folur për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare.

51 vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: Drodhi themelet e regjimit. Ishin të vetmit njerëz të lirë në një Shqipëri të robëruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot përvjetorin e revoltës së Spaçit, ku megjithëse nën terror e të rrethuar me tela me gjëmba, të burgosurit nga diktatura kryen një akt të paimagjinueshëm guximi duke u ngritur në revoltë e që drodhi themelet e regjimit.
Në postimin e tij, kreu i PD thotë se “edhe pse s’ka shpagim të plotë për vuajtje dhe sakrifica të tilla, fatkeqësisht pas rënies së regjimit komunist nuk u bë mjaftueshëm për të përndjekurit dhe familjet e tyre”.
Sipas Bashës ajo që do të bëjë PD është njohja e pjesës së përgjegjësisë së shtetit për ferrin në të cilin janë detyruar të kalojnë, duke marrë fund një herë e mirë kalvari i dëmshpërblimit ekonomik të drejtë për vuajtjet e tyre.

Më poshtë postimi i plotë:

Ndonëse Shqipëria ishte një kamp i madh i rrethuar me tela me gjemba, 51 vite më parë, në një akt të paimagjinueshëm guximi revolta e Spaçit e dridhi regjimin e Tiranës.

Burrat që u ngritën kundër diktaturës gjakatare në një prej burgjeve më famëkeqe komuniste, ishin të vetmit njerëz të lirë në një Shqipëri të robëruar. Revolta e Spaçit është përjetësuar në histori si monument i qëndresës dhe trimërisë përkundër terrorit të pashembullt.

Mirënjohje dhe lavdi përjetë heronjve të Revoltës së Spaçit!

Edhe pse s’ka shpagim të plotë për vuajtje dhe sakrifica të tilla, fatkeqësisht pas rënies së regjimit komunist nuk u bë mjaftueshëm për të përndjekurit dhe familjet e tyre. Ndaj ajo që do të bëjmë është të njohim pjesën e përgjegjësisë së shtetit për ferrin në të cilin janë detyruar të kalojnë, duke marrë fund një herë e mirë kalvari i dëmshpërblimit ekonomik të drejtë për vuajtjet e tyre.

Po kaq e rëndësishme është puna e madhe dhe e vonuar me kast për përjetësimin e kujtesës historike.

Burgu i Spaçit është dëshmi therëse e kalvarit të vuajtjeve dhe persekutimit çnjerëzor, është golgota e torturës dhe terrorit të mijëra të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Ky monument i trashëgimisë historike vendi simbol dhe eponim i dhunimit të lirive dhe të drejtave themelore, njëkohësisht simbol i qëndresës e revoltës në ditët më të errëta të regjimit komunist, duhet të marrë vendin që i përket.

I papranueshëm është plani për ngritjen e një instalacioni artificial larg larg vendit të memories duke e shndërruar burgun e Spaçit në një aneks, duke shkaktuar humbjen graduale të interesit mbi vlerat e tij si trashëgimi historike, si një vend memorie e dëshmisë së gjallë, si një moment reflektimi dhe përballje emocionale me të vërtetën, e për rrjedhojë degradimin e plotë të tij në harkun e pak viteve.

Në nderim të kujtesës të atyre që nuk jetojnë, të atyre që kemi mes nesh, dhe për hir të brezave të ardhshëm, Partia Demokratike e Shqipërisë, i ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë shpalljen Muze Kombëtar të Kampeve të Spaçit dhe Tepelenës.

Rishikimi i teksteve shkollore dhe pelegrinazhi i brezave të rinj në vendet simbol të terrorit dhe persekutimit komunist janë investime të domosdoshme të shoqërisë dhe shtetit shqiptar për të mos harruar dhe mos përsëritur kurrë më tragjeditë e të shkuarës së errët të diktaturës.

Analisti Ergys Mërtiri: Meta e Berisha janë vedosur hapur në hasmëri me SPAK-un

Analisti Ergys Mertiri ka komentuar në emisionin “3D” të Alban Dudushi, qëndrimet e Ilir Metës dhe Sali Berishës lidhur me megaopeacionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u lëshuan 50 urdhra arresti nga të cilat u ekzekutuan 30 prej ndaj grupeve kriminale, ish-efektivë dhe njerëz të politikës.

Sipas tij, qëllimet e Metës dhe Berishës nuk janë të luftojnë krimin e organizuar, por gjejnë rastin të mbrojnë vetën nga ky institucion.

Qëllimi i tij nuk është të luftojnë krimin e organizuar, por të mbrojnë vetën nga SPAK pasi janë në hasmëri me këtë të fundit. Pra qëllimi i tyre është të sulmojnë SPAK edhe kur ky i fundit po bën një operacion që nuk e ka bërë kurrë më parë. Sulmi ndaj SPAK këtu është për ta në krahun e krahun e krimit që po lufton SPAK. Ndërkohë që ky krim është ai që bashkëpunon qeveria dhe kjo shfaq dhe njëherë që këta janë bashkë kundër SPAK dhe ky i fundit kundër tyre. Këta të dy janë rreshtuar në krahun e mbijetesës së sistemit. Meta dhe Berisha në këtë rast po sulmojnë SPAK-un i cili po godet njerëzit në terren të qeverisë”, tha Mertiri.

Endri Hasa: Bashkimi mekanik i PD-së, një përrallë!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa ka deklaruar në studion e RTSH24 se bashkimi i kësaj force politike pas çarjes së saj, mbetet një utopi.

Sipas Hasës, ai e ka konstatuar këtë qëndrim që pas përplasjes mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik të së djathtës, Sali Berisha.

Në një moment të caktuar disa anëtarë të kryesisë i kërkuan z. Basha të bënte një hap pas për t’i dhënë mundësi një bashkimi hipotetik me ata që kishin humbur rrugën praktikisht në PD. Pasi Basha e bëri këtë hap pas, unë nuk e kam thënë në media, sot është dita ta them, kam qenë nga të vetmit anëtar i kryesisë që në ditën që është bërë mbledhja kam thënë që; “këto përrallat me bashkim mbeten përralla, sepse ndarja është ideologjike. Nuk ka bashkime mekanike dhe matematikore”, theksoi Hasa.

Hasa vuri në dukje se bashkimi politik apo koalicionet bëhet për parime dhe jo për llogari në tavolinë.

“Partia Demokratike është besimplotë se duke qenë në anën e duhur të historisë duke qenë me njerëzit dhe për njerëzit. Kjo nuk bëhet duke bërë llogari në tavolinë. Politika nuk bëhet duke bërë matematikë.

Për këtë kam qenë i mendimit që nuk ka bashkime që mund të jenë mekanike sepse në politikë që të ngjizet diçka, madje kam qenë kundër koalicioneve që janë thjesht të ngjizura.

Që të në ngjizet diçka në politikë duhet një reaksion kimik, është si kimi ose ka një qasje të përbashkët që ti të jesh të besueshëm. Nuk mund që një i ekstremit të djathtë të ngjizet me një të ekstremit të majtë dhe të prodhojnë dy. Bashkimet bëhen për parime nuk bëhen për numra”, u shpreh Hasa.

Ai theksoi se kryedemokrati Basha ka punuar përgjatë kësaj kohe për një ofruar një alternativë të re për shqiptarët.

Z. Basha ka punuar përgjatë kësaj kohe për t’iu ofruar një alternativë shqiptarëve për të zgjedhur ekipe individësh në zonat e tyre, njerëz që janë në terren me qytetarët dhe që janë afër tyre, jo njerëz që duan të mbyllen brenda katër mureve të Parlamentit.

Ky është prioriteti ynë. Prioriteti është që të ofrojmë diçka që njerëzit ta pranojmë. Njerëzit besojnë te individët e pastër dhe ne e kemi bërë për parime.

Siç ndodhi edhe me Amnistinë. Kur ne dilnim dhe thoshim që do të lirohen zyrtarë të korruptuar, do të lirohen personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme. Ata që miratuan amendamentet bënë një goditje ndaj reformës në Drejtësi, nxorën njerëz që ishin të dënuar nga SPAK dhe GJKKO”, shpjegoi Hasa.

Erjon Veliaj vendosë në Tiranë taksa të liga për rekord Guinness

Nga Klodian Tomorri

Në fund të shekullit të 17-të, Williami i Tretë vendosi një taksë të re mbi banorët e Anglisë për të financuar luftërat e shtrenjta të perandorisë britanike. Taksa e dritares u dizenjua si një taksë progresive pasi përjashtonte banesat që kishin më pak se 10 dritare dhe pastaj rritej progresivisht me numrin e dritareve. Ideja ishte se taksa do të binte vetëm mbi të pasurit, të cilët zotëronin banesa të mëdha me shumë dritare. Por në të vërtëte ajo u shndërrua në një nga taksat më regresive të historisë së njerëzimit.

Për shkak se të varfrit në zonat urbane të Anglisë nuk kishin shtëpi individuale, por jetonin në banesa të mëdha të përbashkëta, ata ishin të gjithë subjekt i taksës e madje me barrë shumë më të rëndë se të pasurit që zotëronin banesa individuale. Për t’i shpëtuar taksës, familjet e varfra nisën masivisht të mbyllnin dritaret me tulla. Ajo që ndodhi ishte shpërthim i kolerës dhe sëmundjeve të tjera në mbarë qytetet britanike. Taksa e dritares në Britani ishte 250 vjet më parë. Por Tirana ka një të tillë sot.

Në 30 dhjetor të vitit 2015, Erion Veliaj paraqiti paketën e parë fiskale si kryetar bashkie në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Paketa rriti në mënyrë të frikshme taksat dhe tarifat për qytetarët e Tiranës në intervale të cilat varionin nga 2 deri në 30 fish. Mes tyre, një nga tarifat e propozuara për rritje ishte ajo e pastrimit për çdo kantier ndërtimi. Më konkretisht për bizneset e ndërtimit me xhiro më shumë se 8 milionë lekë në vit, tarifa u rrit nga 150 mijë në 300 mijë lekë. Për bizneset VIP ajo u rrit nga 225 mijë në 450 mijë lekë. Këshilli Bashkiak e miratoi rritjen.

Edhe pse është maskuar me emrin tarifë pastrimi për kantier, në të vërtetë kjo është një taksë e fshehur. Edhe pse klasifikohet si tarifë mbi shoqëritë e ndërtimit, në të vërtetë ajo është mbi qytetarët. Në historinë e Shqipërisë e madje edhe botës mbarë, zor se ka patur ndonjëherë taksë me regresive se sa kjo, e cila godet rëndë të varfrit dhe ledhaton të pasurit. Kjo pasi, tarifa e pastrimit të kantierit është e njëjtë si për një ndërtues, i cili ndërton një kullë 50 katëshe apo kompleks me 5 mijë apartamente si për një qytetar, i cili ndërton vetëm një banesë personale 100 metër katrorë.

Në fakt tarifa kishte qenë aty edhe përpara vitit 2015, ndonëse në nivele dy herë më të ulëta. Por regresiviteti i saj zbutej nga fakti se përpara 2015-ës ajo zbatohej vetëm për qytetin e Tiranës, ku pjesa e dërrmuese e lejeve të ndërtimit ishin për kulla apo pallate, ndërsa lejet për banesat private numëroheshin me gishtat e dorës. Por problemi real erdhi me ndarjen e re administrative që solli reforma territoriale. Si rezultat tarifa u shtri në të gjithë territorin e Tiranës, që u unifikua në një bashki të vetme. Dhe tani tarifa e pastrimit për kantieret është shumë më e ligë se sa taksa e dritares në shekullin e 17-të. Konsideroni vetëm një shembull.

Para pak vitesh një profesor në Fakultetin e Ekonomisë pati një dëmtim në çatinë e banesës së prindërve. Për ta rindërtuar u detyrua të pajisej me leje. Rindërtimi i çatisë i kushtoi 5 mijë dollarë, ndërsa tarifa e pastrimit që pagoi në Bashkinë e Tiranës ishte 9500 dollarë, gati dy herë më shumë. Sepse tarifa ka dhe një hile tjetër. Ajo është vjetore dhe nis nga marrja e lejes së ndërtimit deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit. Minimalisht 3 vjet.

Kjo është një taksë, e cila sot prodhon këtë rezultat. Një banor i Shëngjergjit apo fshatit më të thellë të Tiranës, i cili kërkon të ndërtojë një banesë në fshatin e tij do të paguajë minimalisht 12 mijë euro vetëm për tarifë pastrimi, aq sa kullat 50 katëshe të oligarkëve në Bllok apo në qendër të Tiranës. Dhe kjo është arsyeja se pse ndërtuesit, të cilët hidhen përpjetë sa herë që qeveria apo bashkia u rrit ndonjë taksë me 1 për qind, për këtë nuk ndihen. Pasi kjo u intereson.

Dhe ky është komponenti i ligësisë së taksës. Në finale ajo ndalon fshatarët të ndërtojnë banesa në fshatrat e tyre, njësoj si anglezët e varfër që dy shekuj e gjysmë më parë mbyllnin dritaret, dhe i detyron të blejnë apartamentet e ndërtuesve ose të ikin nga fshati në kurbet. Dhe teksa fshatrat e Shqipërisë po zbrasen të gjithë nga shpopullimi, “mendimtarët” idiotë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë gjetur armën e shfarosjes në masë për t’i përzënë njerëzit me pahir nga fshati./ Kapitali.al

Indrit Sefa: Lidhjet e politikës me krimin që nga 2013, SPAK duhet përshëndetur për operacionin

Indrit Sefa, Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, duke komentuar në emisionin “Open” në News24, operacionin e fundit të SPAK, tha se aty tregohet lidhja e politikës me krimin.

Sefa, ndërsa ka vlerësuar punën e SPAK, tha se lidhjet e krimit me politikën kanë që në 2013-ën, kohë kur Edi Rama thoshte të bashkohemi për të mundur të djathtën.

“Është një operacion i suksesshëm, duhet ta themi. Nuk është faji i SPAK që këta persona janë liruar nga burgu apo si e kanë fituar lirinë”, tha Sefa.

Në vijim ai shtoi se për të bërë një operacion të këtyre përmasave duhet një përfshirje e forcave të FNSH, RENEA, të cilat SPAK nuk mund t’i kontrollojë.

“Qeveria nuk financon atë strukturë që SPAK ka kërkuar për të vepruar në operacione të tilla, ndaj dhe vijnë ato deklaratat e kreut të SPAK përsa i takon Policisë”, tha ai.

Anëtari i kryesisë së PD tha më tej se nuk mund të kalohet si diçka normale kjo që thuhet në dosjen e SPAK, pasi kemi deputetë që porosisin vrasje.

“Nëse nuk do të ishte ligji i dekriminalizimit, këta do ishin ende deputetë”, tha Sefa.

Referuar pjesës së dosjes ku zbardhet plani i Rrajave për vrasjen e Arben Ndokës, Sefa tha se kemi të bëjmë me dy ish-deputetë që organizojnë plane për vrasje.

“Kjo tregon vullnetin e mazhorancës, këta janë njerëzit që drejtonin banda dhe u futën në Parlament si deputetë, sepse këtë vullnet ka kjo mazhorancë”, përfundoi zyrtari demokrat.

Analiza e VOA: Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë se shtatë muaj pas luftës midis dy palëve, bazuar në një kërkesë të kryeprokurorit të gjykatës.

Karim Khan tha se ai beson se Kryeministri Netanyahu, Ministri i tij i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre udhëheqës të Hamasit: Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe Izrael.

GJNP u krijua në vitin 2002 si gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për mizoritë më të tmerrshme në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.

Statuti i Romës në bazë të të cilit u krijua GJNP-ja u miratua në vitin 1998 dhe hyri në fuqi kur u ratifikua nga 60 vende më 1 korrik 2002. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro GJNP-së, por gjykata është e pavarur.

Pa një forcë policore të vetën, GJNP-ja mbështetet tek vendet anëtare për të arrestuar të dyshuarit, gjë që është bërë shpesh pengesë e madhe për ndjekjet penale.

Kryeministri Netanjahu tha muajin e kaluar se Izraeli “nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga kjo gjykatë për të minuar të drejtën e tij të natyrshme për vetëmbrojtje”. Ai tha se ndërsa GJNP-ja nuk do të ndikojë në veprimet e Izraelit, ajo do të “vendoste një precedent të rrezikshëm”.

ÇFARË ËSHTË GJNP-ja?

124 shtetet anëtare të GJNP-së kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetra vende nuk e nënshkruan dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës mbi krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet e tjera. Ato përfshijnë Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

GJNP-ja vihet në veprim kur vendet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet në territorin e tyre. Izraeli argumenton se ka një sistem gjyqësor funksional. Mosmarrëveshjet mbi aftësinë ose vullnetin e një vendi për të ndjekur penalisht kanë nxitur mosmarrëveshje në të kaluarën midis gjykatës dhe vendeve të veçanta.

Në vitin 2020, Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump, vendosi sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj prokurorit të GJNP-së dhe një punonjësi tjetër të lartë të zyrës së prokurorisë. Ata po hetonin trupat dhe zyrtarët e zbulimit amerikan dhe aleatëve për krime të mundshme lufte në Afganistan.

Presidenti Joe Biden, administrata e të cilit ka ofruar mbështetje thelbësore ushtarake dhe politike për ofensivën izraelite në Gazë, i hoqi sanksionet në vitin 2021.

GJNP-ja po kryen aktualisht 17 hetime, ka lëshuar gjithsej 42 urdhër-arreste dhe ka marrë 21 të dyshuar në paraburgim. Gjyqtarët e saj kanë dënuar 10 të dyshuar dhe kanë liruar katër.

Në vitet e para të saj, gjykata u kritikua se u përqëndrua tej mase në krimet e kryera në Afrikë, por tani ajo kryen hetime në Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

ÇFARË MARRËDHËNIE KA GJNP ME IZRAELIN DHE TERRITORET PALESTINIZE?

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ndryshoi statusin e palestinezëve në vitin 2012 nga një autoritet vëzhgues në OKB në një shtet vëzhgues joanëtar. Kjo hapi rrugën që territoret palestineze të anëtarësoheshin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë GJNP-në.

GJNP-ja pranoi “Shtetin e Palestinës” si anëtar në vitin 2015, një vit pasi palestinezët pranuan juridiksionin e gjykatës.

Kryeprokurorja e gjykatës në atë kohë njoftoi në vitin 2021 se ajo po hapte një hetim për krime të mundshme në territorin palestinez. Izraeli shpesh bën akuza për njëanshmëri ndaj OKB-së dhe organeve të tjera ndërkombëtare. Kryeministri Netanjahu e dënoi vendimin si hipokrit dhe antisemitik.

Zoti Khan, kryeprokurori i GJNP-së, vizitoi Ramallahun dhe Izraelin në muajin dhjetor, duke takuar zyrtarë palestinezë dhe familje të izraelitëve të vrarë ose të marrë peng nga militantët e Hamasit në sulmin e 7 tetorit që shkaktoi luftën Izrael-Hamas.

Kryeprokurori Khan i quajti veprimet e Hamasit si “disa prej krimeve më të rënda ndërkombëtare që trondisin ndërgjegjen e njerëzimit, krime për të cilat u krijua GJNP-ja” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve.

ÇFARË RASTESH TË TJERA KA HAPUR GJNP-ja?

Vitin e kaluar, gjykata lëshoi urdhër-arrestin për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime lufte, të cilin e akuzon se është personalisht përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Rusia u përgjigj duke lëshuar urdhrat e saj të arrestit për zotin Khan dhe gjyqtarët e GJNP-së.

Udhëheqës të tjerë të lartë të akuzuar nga gjykata përfshijnë udhëheqësin sudanez të larguar nga pushteti Omar al-Bashir me akuzat që përfshijnë gjenocidin në rajonin e Darfurit. Ish-udhëheqësi libian Moammar Gadafi u kap dhe u vra nga rebelët menjëherë pasi GJNP-ja lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza të lidhura me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare në vitin 2011./VOA