29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, shënojnë rekord në rajon

Në kryeqytetin shqiptar, në një kilometër katror jetojnë 562 persona. Në Tiranë, dendësia e popullsisë për kilometër është më se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit. Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror. Më pak banorë ka Gjirokastra, me vetëm 21.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka dendësinë më të lartë të popullsisë, sipas të dhënave që bëhen publike nga Eurostat. Me diferencë të ngushtë është Beogradi i Serbisë (536), i ndjekur nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut (536).

Edhe si shtet, Shqipëria dominon në rajon, me 99 banorë për një kilometër katror. E dyta vjen Serbia me 90.5, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 73.7. Mali i Zi, i cili raportohet vetëm si shtet, ka një dendësi prej 45.6 banorësh për një kilometër katror, ndër më të ulëtat në Europë. Të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Ndonëse në rajon, Shqipëria dhe kryeqyteti kanë dendësinë më të madhe, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha.

Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror. Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë. Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

Në Tiranë rritet dendësia e popullsisë, në Shqipëri bie

Pas viteve ’90, kryeqyteti ka qenë një magnet për të tërhequr banorët që vinin nga rrethet. Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar emigracion të brendshëm, ndërsa qytetet e tjera kanë parë një rënie të vazhdueshme të popullsisë, për shkak të rënies së emigracionit dhe të lindjeve.

Sipas Eurostat, në krahasim me vitin 2012, dendësia e Tiranës është rritur me 18%, ose me 84 banorë më shumë për një kilometër katror. Ndërkohë për gjithë vendin dendësia e popullsisë ka rënë me rreth 2% për të njëjtën periudhë.

Europa

Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1,693 njerëz për km².

Dendësia e popullsisë, që do të thotë numri i njerëzve për kilometër katror (km²), ishte mesatarisht 109 persona për km² në BE në vitin 2022.

Kjo vlerë ndryshonte ndjeshëm midis vendeve të BE-së. Dendësia më e lartë e popullsisë u vu re në Maltë (1 693 persona për km²), e ndjekur nga Holanda (518) dhe Belgjika (384). Nga ana tjetër Finlanda (18 persona për km²) dhe Suedia (26) kishin dendësinë më të ulët të popullsisë.

Krahasuar 2022 me 2002, ka pasur një rritje të densitetit të popullsisë në 18 nga vendet e BE-së, me rritjen më të madhe në Maltë (nga 1 255 në 1 693 persona për km²), Luksemburg (nga 173 në 253) dhe Belgjikë (341 në 384).

Rumania (95 me 81) dhe Bullgaria (71 me 60) patën uljet më të mëdha. Mesatarisht në BE, dendësia e popullsisë u rrit nga 105 persona për km² në 109 gjatë kësaj periudhe.

 

PD, Ziu: Mazhoranca bën ligje me porosi, favorizon emra të përveçëm

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Marinela Ziu ka deklaruar në RTSH24 se mazhoranca socialiste ka krijuar një precedent të rrezikshëm ku në 11 vite ka bërë ligje me porosi për emra të përveçëm.

Duke folur për korrupsionin në vend, ajo theksoi se qeveria ka bërë një sërë ligjesh me porosi që favorizojnë klientët e qeverisë.

Për këtë arsye ajo solli në vëmendje ligjin për Partneritetin Publik-Privat (PPP) që sipas saj bëhet për t’u dhënë përparësi emrave të caktuar që janë pranë qeverisë.

“Precedenti shumë i rrezikshëm që kjo mazhorancë ka krijuar në 11 vite të ligjeve me porosi, të ligjeve me emra të përveçëm. Janë 14 raste të tilla.

Është një numër i madh ligjesh me emra të përveçëm që targeton vetëm klientë të kësaj qeverie, klientë që nuk përfitojnë vetëm tenderat publikë, por përfitojnë të gjitha koncesionet, të gjitha ankandet që janë edhe pronat shtetërore dhe investimet strategjike.

Praktikisht, të njëjtat emra i gjen gjithandej. Kjo është një problematikë shumë e madhe aq më tepër që korrupsioni ka arritur në nivele më të frikshme. Në një hark kohor në një muaj janë kaluar të paktën 2 ligje me emra të përveçëm, ju sjell në vëmendje projektligjin për koncesionet e Partneritetit Publik-Privat i cili edhe ai ishte një ligj me porosi që ka të targetuar emra të përveçëm”, u shpreh Ziu.

Çfarë është dita D? Zbuloni monedhën e krijuar në nder të 80-vjetorit të saj!

Royal Mint i Britanisë ka hedhur në treg një monedhë të re 50 Pens për të përkujtuar 80 vjet që nga zbarkimi i Ditës D të Luftës së Dytë Botërore, si dhe trupat aleate dhe veteranët e rënë të luftës.

E dizenjuar nga David Lawrence, me mbështetjen e Muzeut të Luftës Perandorake të Londrës, monedha e argjendtë përshkruan “ushtarët aleatë që zbarkojnë në plazhet e Normandisë me avionë sulmues bëhet me dije nga zëdhënësja e Royal Mint. Rreth figurës, me mbishkrimin në monedhë lexohet: “D-DITA 6 QERSHOR 1944 UTAH OMAHA GOLD JUNO SËORD”, emrat e koduar gjatë zbarkimit të operacionit në ditën D.

Në orët e para të 6 Qershorit 1944, trupat nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera aleate sulmuan pesë plazhe në Normandi, Francë, duke synuar të depërtonin sistemin e mbrojtjes bregdetare të udhëheqësit të Gjermanisë naziste Adolf Hitler.

Ekespertëve iu deshën pesë deri në gjashtë orë për të realizuar dizajnin, duke shtuar se projekti ka qenë “jashtëzakonisht i veçantë” për të qenë pjesë e tij.

Rritet çmimi i mobilieve! Dyfishohet kosto e drurit, ndryshimet nisën që nga viti 2021

Që nga fillimi i krizës së çmimeve në 2021-ishin një nga grup që pësoi rritje të fortë ka qenë mobileritë dhe arredimi. Sipas INSTAT, nga 2022 çmimet janë rritur mesatarisht 6% në vit në këtë grup, ku grupi i mobiljeve, por edhe mallrat dhe produktet e mirëmbajtjes së shtëpisë janë dy nëngrupet që kryesuan rritjen.

Produktet që kushtojnë më shumë në familjet shqiptare tek arredimi përbëjnë ato me bazë drurin sipas arkitektëve

“Druri është gati dyfishuar dhe pas 2021-shit ka mbajtur këtë vlerë dhe në 2024 nuk është se ka më luhatje, pra tregu është standartizuar me çmimin që mori lënda e parë e drurit dhe vijon me këtë ritëm. Produktet që realizohen sipas hapësirave përkatëse, ku përmendim hapësirat e gatimit, që kanë këtë lëndë bazë dhe normalisht kanë kosto të ndryshme nga njëri apartament në tjetrin”, shprehet Saimira Arapi, Arkitekte.

Përveç drurit edhe çmimi i lëndëve të tjera të para si hekuri pësoi rritje në tregjet botërore, si dhe i pajisjeve elektroshtëpiake të importuara gjë e cila gati ka dyfishuar kostot

“Në periudhën para 2021-ishit ky apartament realizohej me kosto nga 15-20 mijë euro, mobilimi bashkë elektroshtëpiaket, ndërsa në ditët e sotme kjo kosto është dyfishuar dhe kap vlera të tilla nga 30-35 mijë euro”, thotë Arapi.

Gjatë 2024-ës sipas INSTAT çmimet në grupin e mobilierive dhe pajisjeve shtëpiake kanë filluar ngadalësimin duke u ankoruar pranë nivelit 3.5%, ndërsa pajisjet e gatimit janë ato që po udhëheqin rritjen në katër muajt e parë.

” Vetëm tapeti i kuq i mungonte”, Giorgia Meloni “kryqëzohet” sepse priti me nderime një vrasës të dënuar në Florida

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila përshëndeti dhe priti personalisht një vrasës të dënuar në një aeroport afër Romës me “nderime të plota”, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Ish-marinari dhe producenti televiziv, Chico Forti, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Florida në vitin 2000 për vrasjen e hotelierit Dale Pike, mbërriti në aeroportin ushtarak të Italisë, Pratica di Mare të dielën, pasi Meloni negocioi transferimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, duke ia dalë aty ku qeveritë e mëparshme italiane kishin dështuar.

Grushti i shtetit diplomatik u duartrokit në të gjithë bordin, por vendimi i Melonit për të pritur Fortin me krahë hapur nuk rezultoi i tillë.

“Ai u prit me nderime të plota. Gjithçka që mungonte ishte tapeti i kuq, “tha Walter Verini, një senator për Partinë Demokratike (PD) të qendrës së majtë, duke iu referuar fotove që shfaqin kryeministren duke buzëqeshur ngrohtësisht, e me duar të shtrënguara, ndërsa ajo mirëpriti 65-vjeçaren në Itali.

“Puna për të sjellë Chico Forti filloi shumë kohë më parë dhe ne u përpoqëm shumë për të, përfshirë edhe mua”, shtoi Verini, duke folur për të përditshmen italiane “Corriere della Sera të hënën”.

“Është një gjë e mirë që kjo qeveri e mbaroi punën,” shtoi ai. “Por ajo që bëri kryeministrja Meloni nuk është e pranueshme.”

Gazeta italiane me prirje të majtë “Il Fatto Quotidiano”, shprehu gjithashtu habi.

“Unë nuk e kuptoj arsyen e pritjes së tij me madhështi,” shkroi të hënën kolumnisti Leonardo Botta.

“Unë e kuptoj kënaqësinë legjitime për operacionin diplomatik,” shkroi Botta , “por nuk më shpëton pse Meloni do të shihte mundësinë e propagandës në pritjen, me madhështi, një njeri të shpallur përfundimisht fajtor edhe nëse ai ka deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij.

Nga pasuritë e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan paratë në 2023, tipologjitë që ka ndërtuar AIF

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka ndërtuar shtatë tipologji rreth mundësisë së pastrimit të parave në vend, duke theksuar se të gjitha rastet u janë dërguar organeve të zbatimit të ligjit dhe janë ato që konfirmojnë nëse kemi të bëjmë apo jo me vepër penale.

Tipologjitë e ndërtuara për vitin 2023 përfshijnë raste të ndryshme, por sërish dominon sektori i pasurive të paluajtshme. Gjithsesi ky nuk është i vetmi.

AIF sjell në vëmendje raste të qarkullimit të vlerave të dyshimta në sistemin bankar nga jo rezidentë dhe në vende të konsideruara me risk, keqpërdorimi i llogarive dhe përfitime të pajustifikuara nga profesionistë apo dyshime për veprimtari të lidhura me korrupsion.

AIF në raportin vjetor të vitit të shkuar nënvizon se janë nxjerrë në total 4 urdhra bllokimi të përkohshëm për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 1,178,350 EUR, të cilat janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës në masën 93%.

 

Tipologjitë sipas AIF

Tipologji 1 – Qarkullimi i vlerave të dyshimta në sistemin bankar nga jo-rezidentë dhe vende të konsideruara me risk

Në vitin 2020, shtetasit A dhe B me origjinë nga një shtet në Evropë dhe me rezidencë në ishujt Kajman (vend i parajsës fiskale), kanë regjistruar shoqërinë Y në Shqipëri.

Gjatë periudhës 2020 – 2023, shoqëria Y, ka përfituar një sërë transfertash në llogarinë bankare në vendin tonë që arrijnë në një total prej 5 milion EUR. Këto fonde janë dërguar nga shoqëria P, në vendin e origjinës së shtetasve A dhe B, në pronësi të shtetasit A sipërcituar i cili zotëron edhe biznese të tjera në ishujt Kajman.

Qëllimi i deklaruar i transfertave në hyrje është ‘për shërbime logjistike dhe operacionale’, të ofruara nga shoqëria Y, për një shoqëri të ndodhur në një shtet (T) të Afrikës së Veriut.

Nga analizimi i mëtejshëm i të dhënave rezulton se fondet e dërguara në llogari të shoqërisë Y në vendin tonë, më pas transferohen në llogaritë personale të ortakëve A dhe B, të shoqërisë apo të personave të lidhur, në vendin e tyre të rezidencës (ishujt Kajman), me përshkrim ‘për shërbimet profesionale’ të ofruara nga këta të fundit.

Nga informacionet e disponuara rezultoi se shtetasi A (njëri prej ortakëve të shoqërisë Y) ka njohje me shtetasen shqiptare X, e cila ishte nën hetim për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Shtetasi A, i ka dhuruar shtetases X disa pasuri të paluajtshme si dhe më parë në periudhën 2017- 2020, i ka dërguar fonde në vlerë rreth 300,000 EUR, në llogaritë personale dhe të biznesit të saj.

Ky biznes ka qenë aktiv vetëm për disa muaj gjatë vitit 2020, pa aktivitet real përpara se të kalonte në status pasiv. Ky fakt ngre dyshime se qëllimi i krijimit të këtij biznesi ka qenë vetëm kanalizimi i fondeve.

Janë kryer verifikime për shtetasen X nga të cilat kanë rezultuar se disa muaj më pas: – Pasuritë e paluajtshme të dhuruara nga shtetasi A ia shet një personi të tretë; – Një pjesë të konsiderueshme të fondeve të përfituara nga shtetasi A, i investon në blerjen e pasurive të tjera të paluajtshme (apartament, njësi, garazh etj.) të cilat më pas i dhuron te një familjar i saj (shtetasja Z).

Nga analiza e mëtejshme mbi shoqëritë e përfshira është konstatuar se: · Shoqëria Y nuk zhvillon aktivitet ekonomik në adresën e deklaruar në QKB. Aty ushtron aktivitetin një subjekt tjetër tregtar që ofron shërbime konsulence financiare e juridike, me të cilin është lidhur një kontratë shërbimi për ofrim selie; · Ka vetëm një punonjës, administratorin, shtetasin B; · Deklaron shitje për shoqëritë dërguese të fondeve (si shoqëria P) dhe blerje tek ortakët A, B dhe personat e lidhur me ta; · Shoqëria lëshon edhe autofatura por më pas pjesën më të madhe të tyre e anulon.

Shoqëria Y, në fund të vitit 2023 pezullon aktivitetin e saj pa afat. · Shoqëria P, i ka gjeneruar fondet e transferuara në Shqipëri nga një subjekt tregtar që ndodhet në shtetin T, në Afrikën e Veriut, me përshkrim ‘likuidim i detyrimeve’ në një total prej 10milion EUR nga të cilat 5 milion EUR siç është përmendur më lart janë kanalizuar në vendin tonë. Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë:

  • Transfertat e larta në mbërritje në llogari të një shoqërie të themeluar rishtazi, në vendin tonë nga shtetas jo-rezident dhe qëllimi jo i qartë i transfertave;
  • Dyshime lidhur me aktivitetin real të kryer në Shqipëri nga shoqëria; · Transferimi i mëtejshëm i këtyre fondeve në një “parajsë fiskale”;
  • Lidhjen e njërit prej ortakëve me një shtetase nën hetim për veprën penale ‘Të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 2 – Fshehje, ndryshim pronësie pasurie të paluajtshme nga një person, ish nëpunës i shtetit, i akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Shtetasi X, funksionar në një institucion shtetëror, në vitin 2023 u arrestua për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar. Gjatë hetimeve të organeve ligjzbatuese rezultuan raste të abuzimit të mundshëm me detyrën, të kryera ndër vite nga shtetasi X, prej të cilave dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha të parash.

AIF ka kryer verifikime nga ku rezultoi se për një periudhë 7 vjeçare shtetasi X dhe familjarë të tij të ngushtë (nëna, babai, vëllai, motra), kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion USD, pranë të njëjtës shoqërie ndërtimi C. Vërehet se kontrata e porosisë e lidhur nga shtetasi X dhe bashkëshortja e tij, ishte në vlerë më të ulët se vlera e saj reale dhe deri diku e justifikueshme krahasimisht me burimin e ligjshëm të të ardhurave të tij.

Nga analiza e detajuar financiare ka rezultuar se vlerat për porositjen e pasurive janë paguar nga shtetasi X dhe familjarët e tij gjatë periudhës 2015 – 2018 përmes një sërë depozitimesh që luhaten në vlerat 5,000–30,000 USD.

Fondet janë depozituar pranë llogarisë bankare të shoqërisë së ndërtimit C, në një bankë të nivelit të dytë në vend, me frekuenca, data apo orare që përputheshin ose përafroheshin mes njëri tjetrit. Burimi për fondet e investuara në pasuri të paluajtshme është deklaruar të ardhurat e biznesit dhe të ardhura të përfituara nga emigracioni.

Nga verifikimet mbi bizneset e tij, ka rezultuar se në vitin 2010, shtetasi X së bashku me 3 shte tas të tjerë, ka themeluar shoqërinë tregtare XY me objekt “import – eksport të produkteve ushqimore, industrial dhe investime në fushën e ndërtimit etj”. Pas një periudhe disa vjeçare, shtetasi X ia shet pjesën e vet të aksioneve njërit prej ortakëve shtetasit Z, me të cilin ka edhe lidhje familjare. Në këtë biznes rezulton i lidhur edhe vëllai i shtetasit X, shtetasi Y, në rolin administrativ.

Për sa i përket familjarëve rezulton se vetëm i vëllai ka regjistruar rishtazi një subjekt Person Fizik. Të ardhurat e fituara nga këto biznese janë mini- male, por edhe qarkullimi në tërësi është i ulët. Nga analiza e mëtejshme e kryer edhe për anëtarë të tjerë të rrethit familjar të shtetasit X, përfshirë dhe shtetasin Z, ka rezultuar se në të njëjtën periudhë kanë lidhur kontrata porosie me të njëjtën shoqëri ndërtimi C, në vlerë totale rreth 600,000 USD, po ashtu të paguara paraprakisht, në të njëjtën periudhë, me depozitime në llogarinë bankare të shoqërisë së ndërti mit pranë të njëjtës bankë me shtetasin X, ku si burim kanë deklaruar të ardhurat e siguruara nga emigracioni.

Nga verifikimet nuk rezultojnë të ardhura për të justifikuar asnjë prej investimeve të kryera në pasuri të paluajtshme nga ky shtetas dhe familjarët e tij. Në tremujorin e parë të vitit 2023, u vu re se shtetasi X dhe familjarët e tij të ngushtë (nëna, babai, vëllai, motra), kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë.

Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:

  • Hetimet për veprimtari kriminale të ish nëpunësit të shtetit;
  • Investime në pasuri të paluajtshme, në vlera të konsiderueshme nëpërmjet nënshkrimit të kontratave të porosisë, familjarisht, në mënyrë të njëpasnjëshme, me të njëjtën shoqëri ndërtimi;
  • Pagesa me para në dorë dhe me frekuencë të njëjtë, në të njëjtën kohë, në të njëjtin institucion bankar nga familjarë dhe shtetasi X;
  • Burimin e pajustifikuar të të ardhurave për investimet e kryera;
  • Kërkesa për revokimin e kontratave të pasurisë gjatë periudhës së hetimit, me qëllim shmangien e sekuestrimit të tyre.

Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit. Për këtë rast janë nxjerrë urdhra bllokimi nga AIF, të cilat janë shoqëruar me vendime sekuestrimi nga Prokuroria.

Tipologji 3 – Keqpërdorimi i llogarive dhe përfitime të pajustifikuara nga profesionistë (Avokat)

Shtetasi X, me profesion avokat ushtron veprimtarinë e tij që prej vitit 2010 i regjistruar si person fizik tregtar. Nga analiza e transaksioneve të kryera prej subjektit, u vu re se në periudhën Janar – Maj 2023 në llogarinë e tij, kanë mbërritur disa transferta në shuma të konsiderueshme në total rreth 150milion Lekë.

Nga analiza e mëtejshme rezultoi se brenda një periudhe 7 vjeçare në llogari të subjektit janë transferuar rreth 1,5 miliardë Lekë. Fondet janë dërguar nga institucione të ndryshme shtetërore, zyra përmbarimore dhe shoqëri sigurimesh, për ekzekutimin e disa vendimeve gjyqësore për dëmshpërblim të lëshuara nga gjykata të ndryshme, për palë të treta (klientë të tij). Lidhur me mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve u konstatua se shtetasi X i ka qarkulluar nga llogaritë e biznesit në llogari të tij individuale, ku përveç tërheqjeve, një pjesë e konsiderueshme e fondeve përdoret për blerje mallrash luksi jashtë vendit, blerje pasuri të luajtsh- me/paluajtshme, për blerje obligacionesh dhe vetëm 30% e fondeve kalojnë për të tretë në funksion të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Nga verifikimi i të dhënave të subjektit në sistemin tatimor, rezultoi se nuk ka deklaruar fatura shitje për shërbimet e ofruara në 5 vitet e fundit. Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:

  • Qarkullimin e lartë të fondeve të përfituara nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për dëmshpërblimin e palëve të treta si në llogaritë e subjektit person fizik edhe në llogaritë individuale të avokatit;
  • Tërheqje të këtyre fondeve apo transferimi në llogari të tjera të tij, duke humbur gjurmimin e përdorimit të tyre;
  • Investime të larta në pasuri të luajtshme (automjete luksi) dhe të paluajtshme me qëllim përdorimin individual nga vet avokati, duke ngritur dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me përvetësim fondesh.
  • Subjekti nuk deklaron fatura shitje për 5 vitet e fundit;

Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 4 – Investime në pasuri të paluajtshme nga persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Shtetasi A së bashku me shtetasin B (lidhje familjare) prej vitit 2020 e në vijim kanë investuar në pasuri të paluajtshme shuma të konsiderueshme, në disa nga zonat më të shtrenjta në zona bregdetare dhe në kryeqytet. Konkretisht në vitin 2020 shtetasi A, investon shumën 150,000 EUR në pasuri të paluajtshme të llojit ‘vilë’ në një zonë bregdetare. Për palën shitëse rezultojnë gjetje negative si individ i përfshirë në afera me pronat.

Përsa i përket financimit të këtij investimi, rezulton se shtetasi A të ketë marrë një kredi në vlerë 80,000 EUR pranë bankës F dhe pjesa tjetër është paguar me para në dorë. Më pas kjo pasuri është dhënë me qira një shoqërie Z, me pagesë qiraje mujore prej 6,000 – 8,000 EUR. Nisur nga sa më sipër ku për një periudhë kaq të shkurtër kthimi i investimit nuk është normale lindin dyshime se vlera reale e paguar për blerjen e pronës mund të jetë më e lartë, ose marrëdhënia e qiradhënies mund të përdoret si një mjet për kalimin e fondeve nga shoqëria Z, të shtetasi A.

Nga verifikimet të mëtejshme, shtetasi A dy vite më vonë, ka kryer një tjetër investim, duke blerë një njësi dhe dy garazhe në vlerën 430,000 EUR, përsëri në një zonë ku çmimi i tregut është më i lartë krahasimisht me zonat e tjera. Në të njëjtën kohë ky shtetas ka marrë një kredi në bankën D, në vlerë 210,000 EUR për financimin e investimit të mësipërm. Përveç sa më sipër, rezulton se shtetasi A, ka nënshkruar disa kontrata shitblerje pasurish të luajtshme, sipas të cilave ka shitur automjete me çmime që luhaten nga 25,000 – 35,000 EUR, për të cilat nuk disponojmë informacion për financimin e blerjes së tyre. Përveç sa më sipër, rezulton se shtetasi A, ka nënshkruar disa kontrata shitblerje pasurish të luajtshme, sipas të cilave ka shitur automjete me çmime që luhaten nga 25,000 – 35,000 EUR, për të cilat nuk disponojmë informacion për financimin e blerjes së tyre.

Nga analiza e profilit të shtetasit A, vërehet se:

– Ka vetëm një aktivitet privat me objekt veprimtarie: riparim biçikletash, më të ardhura vjetore rreth 5 milion Lekë;

– Ka hyrje – dalje të shpeshta në pikat e kalimit kufitar ndër të tjera edhe me shtetas me precedentë penal, të dënuar për trafikim lëndësh narkotike. Familjari i tij, shtetasi B gjithashtu rezulton të ketë blerë apartament në vlerë 180,000 EUR në dy vitet e fundit, të cilin nuk e justifikon me të ardhurat e deklaruara që i ka vetëm nga punësimi.

Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:

  • Investime në pasuri të paluajtshme, që në dukje janë blerë nën vlerën reale dhe dyshimet se diferencat mund të jenë paguar me para në dorë;
  • Përdorimi i kredive në këtë rast, duket si mbulesë për pastrimin e parave;
  • Lidhje të dyshimta me persona me precedentë kriminale;
  • Të ardhura të ulëta, kryesisht nga punësimi apo aktivitet që nisur nga objekti i veprimtarisë nuk justifikon fitimet e larta të deklaruara;

Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 5 – Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh nga një person që ushtron funksion publik

Shtetasja X, gjatë 10 viteve të fundit ka kryer një numër të lartë investimesh në pasuri të paluajtshme, ndërkohë rezulton se është e punësuar në funksion publik vetëm prej vitit 2018. Investimet e para nga shtetasja X në blerje pasurish të paluajtshme janë kryer në vitet 2014 – 2018, në vlerën 270,000 EUR, kohë në të cilën ajo nuk ka qenë në marrëdhënie pune.

Nga verifikimet e mëtejshme rezulton se lidhja e saj e ngushtë shtetasi Y, është person i dyshuar si i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike. Gjithashtu pas vitit 2018 kur shtetasja X regjistron aktivitetin e saj privat, me karakter publik, ka vijuar me investime në pasuri të paluajtshme. Konkretisht gjatë 2020 – 2023 ka blerë njësi shërbimi, apartamente dhe vilë, në dukje me çmim me të ulët se çmimi real i tregut, të cilat arrijnë vlerën totale prej 1.4 milion EUR.

Përveç sa më sipër, rezulton se shtetasja X ka shitur dhe një automjet në vlerë 120,000 EUR për të cilin nuk disponojmë informacion për financimin e blerjes. Nga analiza financiare, lidhur me burimin e të ardhurave të përdorura për blerjen e pasurive të paluajtshme rezultojnë vazhdimisht depozitime me para në dorë, në llogaritë bankare të shtetases X dhe kalime nga llogaria e subjektit privat që zotëron në llogari personale. Për sa i përket deklarimeve për fitimet e aktivitetit për periudhën 2018 – 2023, vlerat e deklaruara luhaten nga 5,– 25 milion Lekë në vit, të cilat në total , nga data e regjistrimit të tij nuk kalojnë vlerën 750,000 EUR.

Nga verifikimet për shtetasin Y (lidhje e ngushtë e shtetases X), rezulton gjatë periudhës 2017 – 2023, të ketë nënshkruar kontrata shitje të pasurive të luajtshme si palë shitëse në vlera që arrijnë deri në 90,000 EUR. Në total nga këto shitje ai ka përfituar rreth 200,000 EUR. Ky shtetas, nuk rezulton të ketë burim të njohur të ligjshëm të fondeve për të justifikuar këto transaksione.

Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:

  • Investimet në pasuri të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen nga punësime të mëparshme apo të ardhura nga aktiviteti; ·

Lidhje të ngushta me persona të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal, përpara dhe gjatë ushtrimit të detyrës publike;

Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm, në organet e zbatimit të ligjit

Tipologji 6 – Dyshime për veprimtari të lidhura me korrupsion

Shtetasja B, në periudhën 2019-2023, ka qenë përfaqësuese ligjore e disa shtetasve, në proceset gjyqësore me objekt dëmshpërblimet e dëmeve pasurore dhe jo pasurore. Këto procese gjyqësore janë zhvilluar gjithmonë në dy qytete (M, L), fakt i cili fillimisht dukej rastësi. Me analizimin e mëtejshëm të të dhënave, rezultoi se palët paditëse me qëllim ngritjen e padisë, ndryshonin vendbanimin e tyre.

Nga të dhënat e disponuara rezultoi se shtetasja B është lidhje familjare me shtetasin F, me funksion publik në sistemin gjyqësor. Mes shtetases B dhe palëve paditëse janë lidhur marrëveshjet përkatëse sipas të cilave fondet e përfituara nga dëmshpërblimi do transferoheshin në llogarinë bankare të shtetases B, pranë bankave X,Y,Z. Të gjitha veprimet procedurale dhe gjyqësore kryheshin nga përfaqësuesja e palëve paditëse shtetasja B.

Nga analizimi i llogarive bankare të shtetases B, vihet re se pas kreditimit të fondeve, vijohet me tërheqjen e tyre, me deklarim ‘dhënien e tyre përfituesve’. Shpjegimi i dhënë për këto tërheqje lidhet me një zgjedhje personale të shtetasve përfitues, për të qëndruar jashtë sistemit bankar, për arsye pasigurie. Totali i tërheqjeve arrin 3 milion EUR.

Nga të dhënat e disponuara lindën dyshime të arsyeshme se shtetasit përfitues të fondeve mund të mos kishin shpeshherë dijeni për shumën reale të përfituar.

Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:

  • Vlerat e larta të tërhequra, të përfituara për dëmshpërblimin e palëve të treta, për të cilat ka dyshime për mënyrën e përdorimit të tyre;
  • Ndryshimet fiktive të vendbanimit të palëve paditëse;
  • Kanalizimi i këtyre çështjeve gjyqësore nga përfaqësuesja ligjore, të lidhura me dëmshpërblim, vetëm në dy institucione gjyqësore;

Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 7 Investime në pasuri të paluajtshme nën vlerën e tregut

Shtetasi A prej vitit 2018, ka kryer një numër të lartë transaksionesh me pasuri të paluajtshme në zona të ndryshme rezidenciale të kryeqytetit (Zonën 1, 2 dhe 3). Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se një pjesë e madhe e investimeve janë kryer në bashkëpunim me shtetasin B, person i njohur edhe më parë nga AIF për investime të dyshimta në pasuri të paluajtshme dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë analizës financiare u evidentua se pjesa më e madhe e investimit në pasuri të paluajtshme është përqendruar në vitet 2019 – 2022, konkretisht: · Shtetasi A, ka blerë nga individë të ndryshëm disa pasuri në Zonën 1 me sipërfaqe totale 17,000 m2 dhe me çmim 6 EUR/m2, çmim ky më i ulët se çmimi real i tregut;

  • Shtetasi A, në bashkëpunim me shtetasin B kanë investuar në Zonën 2 duke blerë nga individë të ndryshëm sipërfaqe rreth 25,000 m2 me çmime që luhaten nga 5 – 215 EUR/m2, në të cilat ka ndryshime të çmimit të blerjes të pasurive brenda të njëjtës zonë.
  • Totali i vlerës së pasurive të blera arrin rreth 1. milion EUR. Në vitin 2022, shtetasit A dhe B, kanë shitur disa nga pasuritë e mësipërme me sipërfaqe totale rreth 30,000 m2 , në favor të shoqërisë X, me çmim 120 EUR/m2 , në vlerë totale 3,6 milion EUR, dukshëm me një çmim anomalisht më të lartë se çmimi i blerjes. Krahas transaksioneve me pasuri të paluajtshme shtetasi A është i përfshirë nga viti 2018 në disa kontrata huaje si huadhënës ndaj shoqërisë F dhe ortakut të saj shtetasi E në vlerë totale 440,000 EUR, ku për këtë të fundit (shtetasi E) ka dyshime për abuzime me fonde publike. Shtetasi A, rezulton të ketë një aktivitet tregtar të regjistruar prej disa vitesh si dhe është person i lidhur me disa shoqëri të themeluara në vitet e fundit me ortakëri me shtetas të tretë, ndër to edhe shtetasin D, person me precedentë penalë për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale. Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:
  • Numrin e lartë të transaksioneve me pasuri të paluajtshme të shoqëruar me dyshime për vlerën reale të këtyre pasurive;
  • Diferencat e theksuara në vlerat e kontratave për pasuri të paluajtshme në të njëjtat zona, apo çmime të pasqyruara në akte noteriale më vlerë shumë të ulët (edhe 4 EUR/m2);
  • Lidhjet me persona me precedentë apo të dyshuara për veprimtari kriminale;

Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

U “tradhtuan” nga SkyECC/ Emiljano Shullazi zbulon “haberin” që Durim Bami i dërgoi ish-deputetit të PS: Të nxjerr kë të duash, përveç…

Detaje të reja dalin nga dosja e përgjimeve të bisedave mes anëtarëve të grupit kriminal për planin e vrasjes së vëllezërve Durim e Valter Bamit, krim i cili dyshohet se është porositur nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndokës më 09.12.2017.

Në bisedën e zhvilluar mes Emiljano Shullazit, nga qelia, me një nga emrat e shumëpërfolur në botën e krimit, Marklen Haka, i tregon se Durim Bami i kishte dërguar haber ish-deputetit socialist që “të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë”.

Por, në vazhdim të bisedës Emiljano Shullazi, pasi Marklen Haka i jep informacion mbi lëvizjet e Durim Bamit, i drejtohet që “si t’ja bëjmë me e kap k*rvën, me e rrjep, me e torturu”, duke shtuar se “nuk ka blind që e ruan”.

Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që …Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar. Emiljano Shullazi i shkruan, …si tja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blind që e ruan”, thuhet në dosjen.

Ervis Martinaj financoi dhe organizoi planin, ndërsa ish-deputeti i PS-së e porositi! Zbardhen rolet e bosëve të krimit për eliminimin e Durim e Valter Bamit

Janë zbardhur rolet e bosëve të krimit në vend në planifikimin planit për elimimin e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes shtetasve Arben Ndoka “A09C41”, Samuel Ndoka “HRGZ7E”, Arian Tuku “4CSJQH dhe 4SV660”, Ervis Martinaj “NP8LS4”, Jozi Kraja “SGZE20”, Astrit Avdyli “TEDV40”, Arben Mërkuri “N8TA74”, Aldo Avdyli “Q1CTJT”, Gentian Bejtja “CSEC2N”, Emiljano Shullazi “U2BA3G”, Blerim Abazi “723877”, Elvis Ndreca “VGRF6O”, Gjin Ndoj “QPDLP7”, Naim Stafuka dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami, vendi ku do të strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi. Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale është si më poshtë:

Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Shtetasi Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Arben Mërkuri (ka ndërruar jetë në vitin 2022), ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Aldo Avdyli, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Gentian Bejtja (ka ndërruar jetë në vitin 2024) ka pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja kanë pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami dhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Shtetasi Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi.

Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagon Kisha Katolike: Është kategorikisht e ndaluar në doktrinën tonë

Kisha katolike në Shqipëri ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se dje në ambientet e Bashkisë së Tiranës, është zhvilluar një ceremoni martesore mes dy vajzave. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Kisha Katolike shprehet se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar sipas doktrinës së saj. Sipas Kishës Katolike, kleriku që i ka lidhur në martesë nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike

“Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën”, shprehet Dom Mark Pashkja Zëdhënës i KISH.

Megaoperacioni i SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, lihen në qeli Gjergj Cukali, Emiljano Shullazi dhe 3 të pandehur të tjerë!

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Albert Zajan, Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Emiljano Shullazin të cilët dolën ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masat e reja të sigurisë.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve si pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK përgjatë një operacioni që zgjati dy ditë (17-18 Maj) nisi në orën 10:00. Fillimist u dha vendimi për 4 të pandehurit.

Ndërsa për Emiljano Shullazin u shty dhe do të jepet në orën 14:00, ku edhe ndaj tij u caktua masa “arrest me burg”.

“Gjykata, me vendimin nr.52, dt.20.05.2024 vendosi vazhdimin e mases se sigurimit arrest ne burg (E. Shullazi)”, thuhet në vendimin e gjykatës.

OPERACIONI

SPAK ka zbuluar se bëhej fjalë për bashkëpunimin, sipas tyre të tri grupeve të fuqishme kriminale, për të eliminuar Durim Bamin.

Po aq interesant është edhe një detaj tjetër, i dalë zyrtarisht nga SPAK se Durim Bami ka siguruar mjetet për të ekzekutuar Marklen Hakën, të riun nga Nikla, i cili dyshohet i përfshirë në të njëjtat akte kriminale që është i përfolur edhe vetë Durim Bami. Po ashtu, sipas SPAK pretendohet se nga bisedat është mësuar se Naim Stafuka, vëllai i Enverit, të zhdukur pa gjurmë prej 9 vjetësh, të rrëmbyer nga njerëz me uniforma si të policisë, ka marrë pjesë në të njëjtën ngjarje që sipas SPAK ka siguruar kushtet Durim Bami, kundër Hakës.

Duke u kthyer pas në kohë dhe duke parë zhvillimet e ndodhura në FushëKrujë që pas zhdukjes së Enver Stafukës, familjarët dhe të afërmit e të rrëmbyerit akuzuan publikisht në fakt Durim Bamin. Madje sipas të dhënave, pas ngjarjes së rëndë ku u gjuajt mbi shtëpinë e Marklen Hakës dhe u vra halla e tij, Shpresa, ka qenë pikërisht vëllai i Durim Bamit, Valteri që e ka dërguar në spitalin ushtarak Marklen Hakën, pas atentatit ku u tha se qëlluan katër persona me armë në shtëpinë e Hakës.

Mirëpo SPAK ende nuk ka gjendur asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës, edhe pse ajo ngjarje u hetua edhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda më herët! Naim Stafuka ka dalë dje për masën e sigurimit personal ku u la në arrest me burg, pikërisht për atë ngjarje. Ndërkohë që në lidhje me qëllimin për eliminimin e Durim Bamit Prokuroria e Posaçme rendit një sërë emrash, që nga Astrit Avdylajn, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin, Arben Ndokën dhe Viktor Ymerajn. Për asnjë prej tyre nuk bëhet me dije se përse kanë kërkuar të vrasin Durim Bamin, i cili rezulton të jetë i përfshirë në një prej 51 urdhër-arresteve të lëshuara pak ditë më parë nga SPAK!

IKJA E TË KËRKUARVE

Sipas të dhënave kofidenciale, disa prej personave që kanë emrin në listën e madhe prej 51 personash të SPAK kanë qenë brenda territorit të Shqipërisë deri pak ditë para se sa të niste operacioni. Dhe konkretisht dy vëllezërit Bami. Madje kane qenë në Fushë-Krujë e kanë lëvizur edhe nëpër fshatrat ku kanë ndikimin e tyre. Po ashtu, sipas të dhënave policore, edhe kolegët e tyre, kanë qenë brenda vendit, por janë larguar rastësisht dhe policia nuk mundi t‘i gjente gjatë operacionit. Sipas të dhënave të SPAK, një mori personash të listës së gjatë rezultojnë të jenë ose nën një masë sigurimi, ose në burg për akte të tjera të rënda kriminale.

Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe Endrit Dokle me Kasandër Nogën, Gjergj Cukalin e Xhelal Rrajën. Lulzim Berisha me Plaurent Dervishajn nuk janë në listën e SPAK, ndërkohë që janë të përfshirë edhe emrat e Shullazit me Imerajn, të dy të lënë në burg për atentatin e bujshëm ndaj Vajdin Lames ku u vra bashkë me mikun e tij.

SPAK pretendon se ka mundur të hedh dritë mbi ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur vite më parë dhe që në fakt ishte zbardhur edhe nga prokuroritë e juridiksionit të Përgjithshëm. Po ashtu u tha se u hodh dritë mbi një atentat të dështuar në Burrel, ku personi që e realizoi u vu në pranga por Gjykata i dha dënim të ulët për shkak të ndryshimit të natyrës së veprës penale. Tashmë pritet të verifikohen rolet e secilit prej personave që janë me mandat arresti, ku bie në sy familja e Arben Ndokës, me 5 anëtarë të shpallur në kërkim, katër prej tyre pasi njëri është nën një masë sigurimi. Do të verifikohen të gjitha ngjarjet ku mendohet se janë të përfshirë, sidomos grupet që thuhet që kanë bashkëpunuar me Ervis Martinajn, edhe pse për këtë të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet dhe cili është fati i tij prej gushtit të 2 viteve më parë!

PERSONAT ME URDHËR-ARRESTE

1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xheçuka
34. Edison Muçeku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla