25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Martesat gay nuk mund të jenë streha e asnjë të korruptuari

Nga Fitim Zekthi

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të mbahet mend si një ndër politikanët më të pamoralshëm të Shqipërisë për dekada të tëra. Ai në një moment krize politike personale zhvilloi një ceremoni të martesave mes homoseksualëve në përpjekje ta përdorë atë si një mjet për të fituar mbështetje tek qendra pushteti që ai i mendon të fuqishme dhe mund ta ndihmojnë në luftën e tij për ti mbijetuar hetimeve të SPAK.
Politikanët më të këqinj janë ata që në momente të këqija të jetës dhe ardhmërisë së tyre politike bëjnë gjithçka, shesin gjiothçka, japin gjithçka në mënyrë që të mbijetojnë. Këta shesin tokë, atdhe, fe, parime, te aferm etj. Për këtë kategori politikanësh nuk ekziston asgjë përtej interesit dhe pushtetit politik. Për ta tërë jeta dhe tërë bota është pushteti politik dhe asgjë nuk ka vlerë më të madhe. Çdo gjë është e shitshme, e tradhëtueshme, e tjetërsueshme, e vrasëshme.
Politikanë të tillë kanë tradhëtuar vendet e tyre në kohë të ndryshme dhe janë bërë me armiqtë kohë pas kohe në historinë e botës. Politikanë të tillë janë bërë herë fashistë, herë, komunistë, herë me fe e herë pa fe, herë nacionalistë e herë kozmopolitë. Politikanë të tillë ka patur ne shumë vende. Kanë patur francezët dhe anglezët, kanë patur rumunët apo meksikanët. Politikanë të tillë në Shqipëri kanë punuar për Greqinë dhe krimet e saj në vitet e luftës së parë dhe të dytë ballkanike, politikanë të tillë kanë punuar për ushtritë malazese kundër shqiptarëve, politikanë të tillë shitën shiqptarët tek jugosllavët. Të gjithë e kanë bërë për interesa të ulëta të oreksit kafshëror për pushtet.
Ajo që bëri kryetari i bashkisë Erion Veliaj me martesat homoseksuale moralisht eshte komplet e njëjta gjë me keto tradheti. Është një tradhëti e pështirë për interes politik. Erion Veliaj here ka folur si i krishterë për dashurinë për familjen dhe fëmijët, here ka folur si komunist për shpirtin solidar dhe ka sulmuar po si komunist duke quajtur fashistë kundrështarët e vet, here ka folur si mysliman duyke thënë se ishte për umre (vizitë fetare në vendet e shenjta në Mekë). Tani shfaqet si promovues I martesave gay kur në Shqipëri nuk ka as ligj që e lejon dhe jo më që ta detyrojë atë.
Me aktin që kreu Erion Vleiaj fyu dhe poshtëroi shqiptarët, I shkeli me këmbë dhe iu ra në fytyrë atyre. Gjithsesi ai e kishte menduar mirë këtë. Ai synonte që të kishte reagime të forta, që ai të mund të vihej në qendër të sulmeve. Ai do të ishte i lumtur që të sulmohej ashpërsisht në mënyrë që të shfaqej si njeriu “i lirë dhe demokratik” që sulmohet egërsisht nga ata që janë kundër progresit dhe lirive. Veliaj do të donte të shfaqej si njeriu që përballet me homofobët, me demokracifobët dhe me lirifobët. Ai do te donte sulmet me te egra. Kjo gje do ta lumturonte.
Ai nuk do që të sulmohet pse dyshohet për vjedhje dhe mashtrime të rënda, pse dyshohet se bashkia është kthyer në një fabrikë poshtërsie, pse dyshohet se shkatërroi qytetin dhe paratë publike. Ai nuk do të sulmohet si i korruptuar. Ai kërkon ta zhvendosë qendrën e sulmeve.
Me këtë ai kërkon të gjejë pika mbështetëse në qendra të cilat i kanë të rëndësishme liritë dhe të drejtat e njeriut, i kanë të “shenjta” liritë seksuale dhe sidomos kanë të shenjtë mbrojtjen nga diskriminimi të homoseksualëve. Veliaj kërkon të jetë në anën e atyre që “shoqëria i diskriminon”. Pra ai i fyeu dhe poshtëroi shqiptarët sepse zhvilloi një ceremoni martese të cilën ligji nuk e parashikon dhe së dyti i fyeu shqiptarët sepse e zhvilloi me qëllimin e mësipërm te luftetarit per “liri” dhe te veteviktimizimit me pas.
Ai fyeu edhe vetë ata që u martuan sepse ata u përdorën për orekset politike të Veliajt. Ai fyeu gjithashtu edhe ndërkombëtarët apo vendimarrës të ndryshëm ndërkombëtarë sepse I konsidseron ata individë apo institucione që veprojnë, mbrojnë apo nuk mbrojnë njerëz në varësi të qëndrimt që ata kanë për homoseksulitetin. Politikanët e rëndësishëm ndërkombëtarë, institucionet e rëndësishme ndërkoimbëtare që e cilësojnë mbrojtjen e homosseksulëve dhe lirinë e tyre për tu martuar diçka të drejtë dhe madje deri në kufijtë e e të shenjtës nuk e bëjnë këtë sespe kjo iu leverdis por e bëjnë sepse e kanë vokacion dhe bindje të brendshme filozofike. Politikanët në perëndim dhe kud,o që janë në anën e këtyre lirive dhe të drejtave (abstrakte apo pa kuptim por ky ëhstë debat tjetër) nuk e bëjnë këtë duke mbrojtur çdo të akuzuar prë korrupsion vetëm pse ai zhvillon ceremoni martese gay. Ata janë politkanë që kanë një moral të caktuar dhe nuk vihet në diskutim serioziteti I tyre. Veliaj I poshtëroi dhe fyeu ata. Veliaj i fyeu sepse iu tha atyre “ju e gjykoni te miren dhe te keqen, te drejten dhe te padrejten nga promovimi apo jo I martesave gay.” Veliaj u tha atyre me mbroni se “jam i mire, jam si ju, ngaqe mbroj martesen gay.” Nderkohe ata nuk jane te mire pse mbrojne martesen gay por sepse nuk vjedhin, nuk shpifin, nuk shajne, nuk e kthejne Politikën në një luftë totale të pamorashme per intereisn personal.
Ajo që po bën SPAK nuk drejtohet kundër Veliajt, nuk drejtohet kundër Ramës apo kujtdo politikani tjetër. Ajo është thjesht luftë ndaj krimit dhe korrupsionit I cili nuk prekej prej tre dekadash. Ajo që po bën SPAK nuk është as pro as kundër lirive të homoseksualëve dhe ata që sulmojnë, kritikojnë apo janë kundër Veliajt nuk janë kundër tij sepse janë homofobë, liberalofobë, apo demokracifovë. Homoseksulaiteti dhe martesa gay nuk mund të jete streha e (fundit) e të korruptuarve. Nuk ka politikan ndërkombëtar apo qendër pushteti që e sheh homoseksualitetin dhe martesat gay si strehë të tillë. Kështu që nuk ka shpëtim nga SPAK me martesa gay.

Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës: Ndalni kërcënimet! Duam t’i themi botës se…

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kërcënimet ushtarake dhe politike, duke thënë se paqja është zgjidhja e vetme dhe se Pekini duhet ta respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez.

 

Lai, duke iu drejtuar turmës pranë zyrtares presidenciale në qendër të Taipeit në fjalimin e tij inaugurues, e përsëriti thirrjen për bisedime me Kinën.

Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe i ka rritur kërcënimet për ta aneksuar atë me forcë nëse është e nevojshme.

“Unë dua gjithashtu t’i bëj thirrje Kinës të mos e kërcënojë më Tajvanin politikisht dhe ushtarakisht, dhe ta marrë përsipër përgjegjësinë globale për Tajvanin për të punuar zellshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe në rajon, për t’u siguruar se bota nuk frikësohet nga shpërthimi i luftës”, tha ai.

Lai shtoi se “ne duam t’ia themi këtë botës: Tajvani nuk bën lëshime për demokracinë dhe për lirinë. Paqja është opsioni i vetëm dhe prosperiteti është synimi ynë për paqe dhe stabilitet afatgjatë”.

Tajvani është duke u përballur me trysni nga Kina, e cila gjithashtu ka mbajtur aktivitete të rregullta detare dhe ajrore në afërsi të ishullit prej se Lai, 64 vjeç, u emërua president në janar.

Lai, i cili ka qenë zëvendëspresident në katër vjetët e fundit, tha se njerëzit duhet të jenë realë për kërcënimin nga Kina dhe se Tajvani duhet ta dëshmojë përkushtimin për ta mbrojtur veten.

“Para se Kina të heqë dorë nga përdorimi i forcës për ta pushtuar Tajvanin, qytetarët duhet ta kuptojnë këtë: Edhe nëse ne i pranojmë të gjitha pretendimet e Kinës dhe heqim dorë nga sovraniteti, synimet e Kinës për ta aneksuar Tajvanin nuk do të zhduken”, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në raportin ditor të së hënës, për aktivitetet ushtarake të Kinës, se gjashtë avionë luftarakë kinezë e kaluan vijën e mesit të Ngushticës së Tajvanit, e cila në të kaluarën ka shërbyer si një vijë jozyrtare kufitare.

Kina thotë se nuk e njeh më këtë vijë kufitare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e uroi Lain për detyrën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me të për “avancimin e interesave dhe vlerave tona të përbashkëta, për thellimin e marrëdhënieve tona të kamotshme jozyrtare, dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit”./REL

Pas taksimit, profesionet e lira në IT synojnë transferimin e bizneseve drejt Kosovës dhe Estonisë! Cilat janë grupet më të prekura, avokatët aplikojnë tarifat e shtrenjtuara deri në 20%

Nga kontabilistët, audituesit, ekonomistët e deri tek inxhinierët IT, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, avokatët janë grupet që presin efekte negative në aktivitet nga zbatimi i ligjit të ri.

 

Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundësi ekonomike për të përballuar parapagimin e tatimit me vlerë 1,250 euro/muaj, e llogaritur nga administrata tatimore, sipas deklarimeve të 2023, po shqyrton mundësinë e transferimit të biznesit të tij në Kosovë ose drejt Estonisë.

“Nga 20 ditë punë në muaj, pavarësisht se një i vetëpunësuar është natë-ditë në punë, ndryshe nga një i punësuar me orare fikse, 10 ditë duhet të punoj për shlyerjen e detyrimit prej 1,250 euro në muaj dhe 10 ditë për shpenzimet.

Pra të bëj një punë që nuk më siguron fitim. Për këtë arsye, po studioj mundësinë e hapjes së një NIPT-i biznesi në Kosovë ku tatimi është 10% apo në Estoni, ku ofrohen lehtësi fiskale”.

Eduardi ngre shqetësimin se me ligjin e ri, të ardhurat e tij janë taksuar 100%. Ai shpjegon se pavarësisht se shpenzon një vlerë të konsiderueshme të të ardhurave në funksion të punës, e ka të pamundur të dokumentojë shpenzimet nga platformat e huaja online për të cilat kryen shërbime.

“Me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, jam tatuar 100% për të ardhurat e deklaruara, pasi kam deklaruar zero shpenzime, duke qenë se nuk kisha përgjegjësi tatimore.

Edhe sikur të doja t’i deklaroja shpenzimet, me natyrën e punës që bëj, e kam të pamundur t’i dokumentoj nëpërmjet faturave. Mbi 90% të shpenzimeve i kam online për shërbime marketingu në Google, për hosting në platformën Amazon, apo Instagram.

Asnjë prej këtyre platformave nuk i lëshon faturë me NIPT Shqipërinë. Sërish e kam kërkuar te këto platforma lëshimin e faturave për njohjen e shpenzimeve, të gjithë kanë pohuar se nuk kanë marrëveshje për lëshimin e tyre me Shqipërinë”, pohon ai.

IT është një sektor që kërkon që bizneset të jenë në koherencë përditësimi me inovacionin, me qëllim që të mbeten në treg. Për rrjedhojë, një pjesë e madhe e të ardhurave sipas Milushit profesionistët IT i shpenzojnë për kurse online apo pagesash për përdorimin e aplikacioneve të reja.

“Përdorimi i modelit të thjeshtë të ChatGPT minimalisht kushton 20 euro në muaj. Në punën time përdor ChatGPT për të gjeneruar modele marketingu dhe shpenzoj 200-300 euro në muaj.

Pagesa për domain-et është 12 euro në muaj. Unë disponoj 30 copë. Kosto mesatare prej 50 euro në muaj është për 1 server, ku mbahen të dhënat dhe aplikacionet e klientëve për përdorimin e web server. Unë zotëroj 10 servera.

Me profesionin që bëj edhe njohja e shpenzimeve apriori prej 30% të përcaktuara në ligj nuk më shërbejnë, pasi janë më tepër sesa aq”.

41-vjeçari i vetëpunësuar si profesionist IT thotë se është në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese për të bërë hapat vendimtarë.

Deri tani, ligji i ri është ankimuar katër herë në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht në muajin shkurt nga grupi parlamentar i PD-së, një tjetër padi në muajin mars u dërgua nga kontabilistët dhe audituesit (IKM dhe IEAKA), më pas u ankimua masivisht nga 400 profesionistë të ndryshëm.

Padia e katërt u depozitua nga Shoqata e Autoshkollave. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar më 18 Qershor mbajtjen e seancës së parë së shqyrtimit të 3 padive të para.

Rishikimi i kësteve apo ndryshimi i normës tatimore nga Gjykata Kushtetuese mbeten shpresa e vetme për një sërë biznesesh, të cilët pohuan se po përballen me vështirësi ekonomike (75% të të anketuarve, ndërsa vetëm 25% thanë që kishin mundësi për të paguar) dhe të papërgatitur për të parapaguar tatim 1,000 apo 1,400 euro në muaj.

Me marrjen e vendimit të Kushtetueses, pjesa dërrmuese e sipërmarrësve të kontaktuara nga “Monitor” thanë se edhe ata do të “vulosin” vendimmarrjen për mbylljen e aktivitetit apo vijimin, për largimin apo qëndrimin në Shqipëri.

peshkimi 1

Grupet më të prekura

Grupet më të prekur nga nga ndryshimet ligjore për tatimin e profesioneve të lira, sipas rezultateve të sondazhit të Monitor me 613 profesionistë të lirë pritet të jenë financierët (kontabilistë, auditues ligjorë dhe ekonomistët).

Në vend të dytë janë bizneset e sektorit IT. 22,8% e të anketuarve që presin të ndikohen negativisht nga ligji i ri punojnë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Efekte negative priten edhe nga 22,9% të të pyeturve që përbëjnë grupin e ofruesve të shërbimeve kërkimore, konsulentë, marketing, përkthyes zyrtar, inxhinier.

9,7% e avokatëve, noterëve dhe juristëve që përbëjnë grupin e katërt të të anketuarve presin gjithashtu efekte negative nga zbatimi i ligjit, i ndjekur nga grupi i mjekëve dhe stomatologëve, që zunë 5,1% të të anketuarve, më tej është grupi i agjentëve të pasurive të patundshme dhe vlerësuesve të pasurive të paluajtshme me 4,8% të të pyeturve dhe 0,8% të bizneseve që përfshijnë ofruesit e guidave turistike.

Rezultatet e sondazhit treguan qartë perceptimin negativ të zbatimit të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat.

Nga 613 biznese të anketuara, 96% prej tyre u përgjigjën që aplikimi i tatimit progresiv do të kishte ndikim negativ në aktivitetin e tyre. Vetëm 3% thanë se nuk do të kishte ndikim, ndërsa zgjedhja për efekt pozitiv ose pa ndikim ishte më pak se 1%.

peshkimi 1

Kontabilistët parashikojnë rritje të evazionit nga zbatimi i ligjit të ri

Grupi më i madh i të anketuarve që paralajmërojnë pasoja negative në aktivitetin e tyre janë bizneset e profesioneve të lira, si kontabilistë, auditues ligjor dhe ekonomistë (përbënë 34% të të anketuarve që presin efekte negative).

Kontabilistët dhe ekonomistët vlerësojnë se taksimi progresiv te profesionet e lira nuk zgjidh problematikën e evazionit dhe informalitetit të ekonomisë. Ata presin që taksimi i ri të stimulojë rritjen e qarkullimit të parasë cash.

“Si ekonomiste besoj se do të rrisë shumë informalitetin. Nuk jam kundër tatimit, por në shkallë më të reduktuar, pasi ka biznese që bëjnë 20,000 euro xhiro në vit, ka biznese që bëjnë 100,000 euro xhiro në vit, nuk janë të barabartë, dhe jo gjithmonë lidhet me aftësitë e biznesit, pasi nuk është treg i strukturuar me konkurrencë të pastër e të drejta të “barabarta” në Shqipëri.

Mendoj se më tepër, duhet luftuar informaliteti, me kontrolle të rregullta tatimore, analiza tregu, jo dëmtim të biznesit”, vlerëson një nga ekonomistet e anketuara.

Edhe bizneset e reja presin ecuri negative deri në rrezikimin e mbylljes për shkak të rritjes së evazionit nga shtimi i qarkullimit të parasë cash.

“Ky ligj do të shkaktojë shumë evazion fiskal e rritje çmimesh që shumë biznese nuk do t’i përballojnë, siç jam unë, një biznes i ri. Shumë biznese do të fillojnë të operojnë, me para në dorë për rrjedhojë do të rritet evazioni fiskal. Personalisht nuk kam as 6 muaj që e kam hapur NIPT-in, dhe tani po mendoj që ta mbyll”, pohon një kontabilist i ri nga Durrësi.

Nga totali i të anketuarve të sondazhit, 89% e tyre thanë se vendosja e tatimfitimit për profesionet e lira do të rrisë evazionin dhe informalitetin dhe vetëm 3% deklaruan jo.

Për shumicën e kontabilistëve, vendosja e tatimit ishte e pritshme, por për ta shqetësuese është mënyra jokorrekte e zbatimit të ligjit.

“Mendoj se nuk është një çështje individuale, por e së gjithë shoqërisë, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një vlerë tatimi të cilin padyshim e kemi detyrim qytetar për ta paguar, (dhe në këtë pikë besoj se jo vetëm unë, por shumë profesionistë të fushës sonë, si: financierë, kontabilistë, kontabilistë të miratuar, auditues ligjor, profesorë etj., e kanë pranuar që heqja e taksës vite më parë ka qenë e gabuar, por bëhet fjalë për një ligj, i cili ka edhe shumë probleme të tjera.

Nëse një ligj prek një biznes, kushdoqoftë ai, prek drejtpërdrejt punën time, që s’jam në gjendje t’i japë një konsulencë dinjitoze palës së interesuar, por më duhet t’i them që nuk e kuptoj se pse ligjvënësi e ka menduar në këtë formë?

Ne luajmë rolin e edukuesit të tatimpaguesve, duke u shpjeguar edhe logjikën e vendosjes së taksës. Por në këtë rast, nuk kemi se çfarë t’u shpjegojmë.

Vendosja e një rregulli tatimor, duhet të jetë në dobi të të gjithëve. Pra shteti të marrë atë që i takon, biznesi të paguajë atë që duhet pa krijuar kosto të shtuara në menaxhimin e tatimeve dhe taksave.

I tillë është neni 58, ku përveç rritjes së kostos së menaxhimit, krijon paqartësi të rasteve që përfshin ky nen, duke e vendosur biznesin në atë që quhet “pasiguri juridike”.

Tatimi në burim në marrëdhëniet B2B për disa lloje të ardhurash që realizon një tatimpagues rezident apo me seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë të një tatimpaguesi jorezident, është një barrë tatimore e pakuptimtë, ku s’ka të fituar, por vetëm humbës.

Edhe pse janë bërë shkresa të argumentuara nga profesionistë të fushës dhe jo nga biznesi, i cili është prekur nga kjo barrë fiskale, nuk ka një përgjigje apo reflektim kundrejt tyre.

Shteti në rolin e tij, si rregullator në fusha të ndryshme, duhet ta dojë popullin e tij dhe ta trajtojë atë me respekt e dinjitet, qoftë kur vendos dhe merr taksa, po ashtu dhe në rishpërndarjen e tyre. Ndihet një urrejtje dhe arrogancë, jo vetëm te ligjet e miratuara, por sesi i servir nëpër trajnime administrata tatimore.

Ndihemi të sulmuar nga çdo aspekt, pra jo vetëm që do të paguajmë taksa të padrejta, por edhe nuk bëjmë dot mirë punën tonë që është shumë më e rëndë se vetë taksa”, argumenton drejtuesja e një zyre kontabiliteti në Tiranë.

Gjykate-arbitrazh-vendim-1-1131

IT “niset”  drejt Kosovës dhe Estonisë

Vitet e fundit, tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave.

Për shumë nga bizneset e sektorit IT, me vendosjen e normave tatimore më të larta se Kosova apo shtete të tjera si Estonia dhe Gjeorgjia, Shqipëria humb konkurrueshmërinë dhe pozicionin strategjik në Ballkan për të ofruar shërbime inovative për Europën dhe tregun amerikan me kosto të lirë.

Për rrjedhojë, pas taksimit 15%, janë të shumtë ata që kanë pasion inxhinierinë, si të vetëpunësuar, që tashmë po i drejtojnë sytë drejt shteteve të rajonit apo më tutje për hapjen e biznesit, për shkak të politikave më të favorshme fiskale.

Sipas sondazhit, 23% e të anketuarve po mendonin të mbyllnin aktivitetin, ku 17,5% e tyre thanë se do ta mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5,4% të tjerë thanë se përveçse do ta mbyllnin biznesin, do të largoheshin jashtë vendit. Kosova, Estonia, Gjeorgjia ishin zgjedhjet më të menduara për transferim biznesi.

“Arsyeja që u ktheva në vitin 2016 nga Italia ishin politikat lehtësuese fiskale të parashikuara deri në vitin 2029. Me ligjin e ri kësti i parapagimit më rezultoi 1,200 euro në muaj, një detyrim që nuk e kisha parashikuar që do të niste që këtë vit.

Aktualisht jam duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të NIPT-it të biznesit në Kosovë, pasi sipas përllogaritjeve, detyrimi që më duhet të paguaj është 5,000-6,000 euro më pak në vit”, pohon 44-vjeçari i vetëpunësuar për shërbime teknologjike.

Janë të shumtë të vetëpunësuarit e sektorit të teknologjisë së informacionit që po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të bizneseve në shtetet fqinje, për shkak të politikave më të favorshme fiskale.

“Personalisht, nëse ligji nuk rishikohet, do ta mbyll aktivitetin në Shqipëri dhe do të marr në konsideratë të regjistrohem diku tjetër, ku taksat janë më të ulëta p.sh. në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut, por pse jo dhe në vende pak më të largëta siç është Gjeorgjia, që e ka taksën vetëm 1%, e cila është shumë tërheqëse për të huajt për të bërë biznes”, tha një të anketuarit në IT”.

“Në rast se për ndonjë arsye kjo gjë nuk do të jetë e mundur, atëherë me shumë mundësi thjesht s’do të vazhdoj më, si i vetëpunësuar, por do të aplikoj në një shtet tjetër për të filluar punë, si punonjës me kohë të plotë”, pohon një tjetër zhvillues softueri nga Fieri.

Aleksandër Risilia, themelues dhe drejtues i kompanisë “Ritech” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA, shpjegoi më herët për podcast-in “Business Plus”, se zerimi i taksave dha shumë kontribut për zgjerimin e tregut IT dhe me taksimin e ri shtrenjtohen shërbimet.

“Nisur nga të dhënat që ne zotërojmë i ka shtrenjtuar shërbimet e ofruara në Shqipëri më shumë se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo do të ndalë rritjen e kompanive dhe të vetëpunësuarve në këtë sektor, por edhe tkurrje të tyre”.

Ndryshimi i taksimit pritet të ketë më tepër efekte te start up në IT, pasi sipas Risilisë, vë në vështirësi aftësimin e tyre profesional.

“Nuk jemi ende gati për të qenë një treg i madh start-up, pasi të gjitha tregjet e ngjashme, si në Poloni dhe Rumani, të cilat e kanë kaluar këtë fazë, fillimisht e kanë nisur duke ofruar shërbime ndaj kompanive të huaja.

Të punosh për kompani të mëdha do të thotë të rrisësh aftësitë profesionale. Kjo ka sjellë që shumë individë, që kanë punuar më parë me kompanitë e mëdha të huaja, janë aftësuar profesionalisht për të krijuar start-up, pasi është shumë e vështirë për të ngritur start up inovativ me ndikim botëror nëse nuk ke aftësi.

Aftësitë fitohen duke punuar për kompani e mëdha. Prandaj është tepër e nevojshme që miratimi i politikave fiskale të jetë i përshtatshëm për IT, pasi janë kontribuuesi më i madh i individëve për ngritjen e start up në Shqipëri”, nënvizoi ai më herët.

Shërbime, kërkime, konsulent

Edhe nga të vetëpuësuarit në arsim apo në fushën e përkthimit zyrtar pritet rritje çmimesh apo mbyllje biznesesh.

Kjo kategori biznesesh së bashku me ofruesit e shërbimeve kërkimore, konsulentë, marketing, inxhinier përbënin 22,9% të të anketuarve të sondazhit që presin efekte negative.

“Ne japim mësim të gjuhëve të huaja, sa mund ta vendosësh vlerën një kursi gjuhe? Domethënë biznesi ynë është shërbim, që nuk përfshihet te domosdoshmëria, kështu që nëse rrisim çmimin, do ulet numri i klientëve, kështu që sërish jemi me humbje”, pohon N.A mësim i gjuhës së huaj në Tiranë.

“Ky ligj e fundos shtresën e mesme. Ndikimi në buxhetin e shtetit është i pandjeshëm, ndërsa ne profesionistet e lirë na rrënohet jeta e përditshme. Të ardhurat tona shkojnë drejtpërdrejt për mbajtjen e familjeve tona.

Çmimet e ushqimeve, qirave, karburantit kanë kërcyer pa asnjë kontroll, ndërkohë që tatimi na heq mundësinë që të përballojmë jetesën e përditshme”, thotë një përkthyese në Tiranë.

Biznes-taksa-tatime-buxhet

Avokatët nisin aplikimin e tarifave të shtrenjtuara deri në 20%

Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv do t’i godasë për të dytën herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave.

Avokati Përparim Caca pohoi për “Monitor” se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimit në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri në 20%.

“Konkretisht, nëse më parë tarifa për çështje përfaqësimi në gjyqet civile kushtonte nga 45,000 lekë tashmë është bërë 60,000 mijë lekë (rritja 33%)”, thotë ai.

Tatimi pritet të ndikojë negativisht sidomos te vajzat e reja që janë në hapat e parë të sipërmarrjes.

“Unë jam Avokate e re në profesion dhe nuk e kam aq të lartë fitimin sa të tatohem me 15%. Mendoj që duhet të bëhen disa përjashtime nga ky tatim si p.sh., këtu po flas për eksperiencën time personale.

Jam Avokate e re dhe prej një viti kam zyrën time, tregu është shumë i ashpër dhe klientela është shumë e vështirë për t’u rritur. Për Avokatët e rinj p.sh., të paktën të bëhet një përjashtim nga ky tatim për 5 vitet e para, që dhe ne të kemi mundësi të qëndrojmë në treg”, thotë një avokate nga Elbasani.

Sipas rezultateve të sondazhit 38% e të anketuarve thanë se do të detyrohen të rrisin çmimet, 26% deklaruan se do të sakrifikojnë fitimin neto dhe 4% deklaruan se do të ulin shpenzimet e aktivitetit.

Me ligjin e ri, fitimi neto i bizneseve taksohet në normat 15 dhe 23%, i llogaritur nga diferenca e të ardhurave vjetore me shpenzimet.

Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023.

Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.

Nga zbatimi i ligjit rezultoi se biznesit nuk iu dha mundësia të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori, të parashikuar në ligj, që në vitin e parë të zbatimit.

“Shumë profesionistë të lirë kanë probleme me dokumentimin e shpenzimeve. P.sh. një avokati nuk i njihen shpenzimet për karburant, ku për transportin drejt gjykatave minimalisht shpenzohen 10 litra karburant në ditë, apo 60 mijë lekë në muaj.

Për këtë profesion njihen vetëm shpenzimet për kancelari, të cilat janë në vlera të ulëta.

Gjithashtu edhe vendosja e parapagimit të tatimit, kur askush nga ne nuk e di se sa të ardhura do të realizojë për vitin koherent, është e gabuara. Ligji për tatimin mbi të ardhurat godet tërësisht shtresën e mesme”, pohon avokat Përparim Caka.

Për njohjen e shpenzimeve me deklarimet për vitin 2023, shumë biznese pohojnë se i kanë deklaruar të ulëta, për shkak të vështirësive që hasin në dokumentimin e tyre, si dhe mungesës së përgjegjësisë tatimore.

Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse, që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrata tatimore.

Pas llogaritjeve të kësteve të parapagimit të tatimit nga administrata tatimore është sqaruar se shpenzimet apriori prej 30% do të zbatohen, pasi të përzgjidhen si opsion nga bizneset, për deklarimet e fitimit të vitit 2024, që kryhen më 31 mars 2025.

Avokati Përparim Caca tha se pritet të ketë rritje të tarifave deri 20% edhe për shërbime të tjera të ofruara, si nga stomatologët, psikologë etj.

Grupi i mjekëve dhe stomatologëve që zunë 5,1% të anketuarve që presin efekte negative nga ndryshimet ligjore.

“Dëmton zhvillimin tim profesional. Dëmton ekonominë e familjes sime. Biznesi drejt mbylljes. Blerja e një shtëpie, ëndrra ime në sirtarin e Edi Ramës”, pohon një stomatologe e anketuar nga Tirana.

Çfarë efektesh priten nga agjentët e pasurive të paluajtshme dhe ofruesit e guidave turistike

Profesionet e lira që do të taksohen në normat 15 dhe 23% u klasifikuan në 26 lloje aktivitetesh, që përfshinë 180 kategori biznes ofrues të shërbimeve, sipas vendimit që hyri në fuqi në muajin dhjetor.

Në listën e profesioneve të lira u përfshinë aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimit, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit, operatorët turistikë etj.

Ervin Demirxhiu, broker i agjencisë imobiliare “Perla Real Estate” vlerëson se tatimi në këto norma do të ulë cilësinë e shërbimit dhe do të rrisë informalitetin.

“Shërbimet janë biznese, sa fitimprurës dhe të brishta, duket sikur çdo e ardhur është fitim, por në të vërtet ka shumë kosto, paga, qira, taksa, tarifa marketingu etj.

Çdo taksë, tatim, para që na grabitet, përkthehet në investime të munguara, persona më pak të punësuar, investime më pak të kryera për rritjen e kapaciteteve, daljen jashtë kufijve etj.

Nëse ne paguajmë më shumë taksa, sigurisht që na frenon për t’u zhvilluar më tej, apo për t’u bërë konkurrues në tregje, pastaj sigurisht që do të lulëzojë edhe më shumë informaliteti, dhe shërbimet që ne do të kryenim, do të ofrohen nga sekserët, persona të palicencuar e kualifikuar, ku do të bëhen objekt për konflikte dhe mosmarrëveshje mes shitësve dhe blerësve”.

Të tjerë të anketuar nga ky sektor parashikojnë situatë më të vështirë. “Rrezikoj që 12 punonjësit që janë në menaxhimin tim të mbeten bashkë me mua të papunë.

Arsyeja: Tatim në fitim që po më faturohet është fiks fitimi vjetor neto i imi si punëdhënës”, pohoi një konsulent imobiliar nga Tirana.

Ndërsa për operatorët e guidave turistike, shqetësimi ngrihet jo për pamundësinë e pagesës, por të dëmit moral që ka shkaktuar korrupsioni dhe keqmenaxhimi i taksave.

Në rast të kundërt, shumë nga bizneset e kontaktuar kryesisht IT, pohuan se po studiojnë mundësinë të transferojnë aktivitetin në një tjetër shtet që i favorizon me lehtësi fiskale, ndërsa sipërmarrësit e rinj si avokatë, kontabilistë apo ekonomistë e shohin më të arsyeshme të mbyllin aktivitetin./Monitor

Kush janë personat e kërkuar nga SPAK të përfshirë në dosjen “SKY ECC”! Dyshohet se tri grupe të fuqishme kërkonin eliminimin e…

NIKOLETA KOVAÇI/ Në materialin e vënë në dispozicion për mediat dy ditë më parë, SPAK përveç morisë së inicialeve, hidhte dritë mbi dy episode mjaft interesante. Konkretisht bëhet fjalë për bashkëpunimin, sipas tyre të tri grupeve të fuqishme kriminale, për të eliminuar Durim Bamin. 

Po aq interesant është edhe një detaj tjetër, i dalë zyrtarisht nga SPAK se Durim Bami ka siguruar mjetet për të ekzekutuar Marklen Hakën, të riun nga Nikla, i cili dyshohet i përfshirë në të njëjtat akte kriminale që është i përfolur edhe vetë Durim Bami. Po ashtu, sipas SPAK pretendohet se nga bisedat është mësuar se Naim Stafuka, vëllai i Enverit, të zhdukur pa gjurmë prej 9 vjetësh, të rrëmbyer nga njerëz me uniforma si të policisë, ka marrë pjesë në të njëjtën ngjarje që sipas SPAK ka siguruar kushtet Durim Bami, kundër Hakës.

Duke u kthyer pas në kohë dhe duke parë zhvillimet e ndodhura në FushëKrujë që pas zhdukjes së Enver Stafukës, familjarët dhe të afërmit e të rrëmbyerit akuzuan publikisht në fakt Durim Bamin. Madje sipas të dhënave, pas ngjarjes së rëndë ku u gjuajt mbi shtëpinë e Marklen Hakës dhe u vra halla e tij, Shpresa, ka qenë pikërisht vëllai i Durim Bamit, Valteri që e ka dërguar në spitalin ushtarak Marklen Hakën, pas atentatit ku u tha se qëlluan katër persona me armë në shtëpinë e Hakës. Mirëpo SPAK ende nuk ka gjendur asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës, edhe pse ajo ngjarje u hetua edhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda më herët! Naim Stafuka ka dalë dje për masën e sigurimit personal ku u la në arrest me burg, pikërisht për atë ngjarje. Ndërkohë që në lidhje me qëllimin për eliminimin e Durim Bamit Prokuroria e Posaçme rendit një sërë emrash, që nga Astrit Avdylajn, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin, Arben Ndokën dhe Viktor Ymerajn. Për asnjë prej tyre nuk bëhet me dije se përse kanë kërkuar të vrasin Durim Bamin, i cili rezulton të jetë i përfshirë në një prej 51 urdhër-arresteve të lëshuara pak ditë më parë nga SPAK!

IKJA E TË KËRKUARVE

Sipas të dhënave kofidenciale, disa prej personave që kanë emrin në listën e madhe prej 51 personash të SPAK kanë qenë brenda territorit të Shqipërisë deri pak ditë para se sa të niste operacioni. Dhe konkretisht dy vëllezërit Bami. Madje kane qenë në FushëKrujë e kanë lëvizur edhe nëpër fshatrat ku kanë ndikimin e tyre. Po ashtu, sipas të dhënave policore, edhe kolegët e tyre, kanë qenë brenda vendit, por janë larguar rastësisht dhe policia nuk mundi t‘i gjente gjatë operacionit. Sipas të dhënave të SPAK, një mori personash të listës së gjatë rezultojnë të jenë ose nën një masë sigurimi, ose në burg për akte të tjera të rënda kriminale.

Vihet re që mes emrave gjendet sërish Pëllumb Gjoka, biznesmeni i akuzuar për lidhje me grupin e Bajrajve dhe Ervis Martinajn. Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe Endrit Dokle me Kasandër Nogën, Gjergj Cukalin e Xhelal Rrajën. Lulzim Berisha me Plaurent Dervishajn nuk janë në listën e SPAK, ndërkohë që janë të përfshirë edhe emrat e Shullazit me Imerajn, të dy të lënë në burg për atentatin e bujshëm ndaj Vajdin Lames ku u vra bashkë me mikun e tij.

SPAK pretendon se ka mundur të hedh dritë mbi ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur vite më parë dhe që në fakt ishte zbardhur edhe nga prokuroritë e juridiksionit të Përgjithshëm. Po ashtu u tha se u hodh dritë mbi një atentat të dështuar në Burrel, ku personi që e realizoi u vu në pranga por Gjykata i dha dënim të ulët për shkak të ndryshimit të natyrës së veprës penale. Tashmë pritet të verifikohen rolet e secilit prej personave që janë me mandat arresti, ku bie në sy familja e Arben Ndokës, me 5 anëtarë të shpallur në kërkim, katër prej tyre pasi njëri është nën një masë sigurimi. Do të verifikohen të gjitha ngjarjet ku mendohet se janë të përfshirë, sidomos grupet që thuhet që kanë bashkëpunuar me Ervis Martinajn, edhe pse për këtë të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet dhe cili është fati i tij prej gushtit të 2 viteve më parë!

51 PERSONAT ME URDHËR-ARRESTE

1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Pëllumb Gjoka
27. Gjergji Cukali
28. Kristos Teta
29. Denis Meta
30. Gentian Binjaku
31. Viktor Imeraj
32. Satilno Basho
33. Marklen Haka
34. Tori Xheçuka
35. Edison Muçeku
36. Albert Zaja
37. Florenc Kelmendi
38. Ardit Gjokrosa
39. Deivis Bajramaj
40. Adrian Pikli
41. Durim Bami
42. Endrit Dokle
43. Xhelal Rraja
44. Altin Morina
45. Leonard Duka
46. Erlis Duka
47. Fatmir Hyseni
48. Altin Gega
49. Drianto Bardhi
50. Fabio Ballabani
51. Elton Zalla

“Pas arratisjes së vëllait, i cili shkoi në Gjermani dhe më pas në Luftën e Vietnamit, nënën…”- Dëshmia e trishtë e vajzës së ish-kolonelit të Zogut: Mua dhe motrën na çuan në Belsh

Kur unë isha vetëm pesëmuajshe, na morën në shtëpi, na hipën në një makinë dhe na çuan fillimisht në kampin e Beratit. Nënës i thanë që motivi i internimit ishte pikërisht babai i arratisur, i cilësuar si tradhtar i atdheut. Në këtë kamp famëkeq dërgonin familjet më elitare të vendit, dhe që ishin rrezik serioz për regjimin e asaj kohe. Kaluam muaj të tërë së bashku me nënën e vëllain. Ndërsa motra e madhe ishte e martuar me një shtetas italian dhe ajo qëndroi në Tiranë. Në kamp, nëna më ushqente me qumështin e gjirit, sepse ky ishte ushqimi i vetëm”.

Kështu shprehet në një intervistë ekskluzive për ne, Rudina Dema, e bija e kolonel Hysni Demës, ish-ushtarak i lartë i periudhës së Monarkisë së Zogut me gradën e kolonelit, i cili pasi shërbeu në funksionin e komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë Shqiptare në vitet 1943-’44, me mbarimin e Luftës, u detyrua që të largohej nga Shqipëria, duke u vendosur fillimisht në Greqi, e më pas në Belgjikë, etj., ndërsa e gjithë familja e tij, u burgos dhe u internua, deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Për të gjitha këto, etj., na njeh me intervistën e saj, Rudina Dema, njëra nga vajzat e kolonelit të njohur, me origjinë nga fshatrat e Peshkopisë.

Unë jam e bija e Hysni Demës. Im atë ishte kolonel dhe komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për shkak se në vitet 1944-1945, u organizuan disa kryengritje të armatosura antikomuniste, sidomos në zonat veriore, dhe një prej tyre edhe në Dibër, vendi i origjinës së tim eti, babai u shënjestrua si organizator i tyre.

Në atë kohë, pra pas mbarimit të Luftës, ne jetonim në një shtëpi në Tiranë dhe një nate trokasin në derë një grup partizanësh, të cilët nxjerrin jashtë time më, shtatzënë me mua, të veshur me rrobat e gjumit, në mes të rrugës, së bashku me vëllain e vogël. Nga presioni emocional dhe goditjet që pësoi, disa ditë më pas, ajo më lind mua, në banjën e shtëpisë…!

Kur unë isha vetëm pesëmuajshe, na morën në shtëpi, na hipën në një makinë dhe na çuan fillimisht në kampin e Beratit. Nënës i thanë se; motivi i internimit, ishte pikërisht babai i arratisur, i cilësuar si tradhtar i atdheut. Në këtë kamp famëkeq, dërgonin familjet më të njohura të vendit, të cilat konsideroheshin se rrezik serioz për regjimin komunist të asaj kohe.

Kaluam muaj të tërë së bashku me nënën e vëllain. Ndërsa motra e madhe, ishte e martuar me një shtetas italian dhe ajo qëndroi në Tiranë. Në kamp, nëna më ushqente me qumështin e gjirit, sepse ky ishte ushqimi i vetëm.

Sa kohë qëndruat në kampin e Beratit?

Kemi qëndruar rreth një vit në atë kamp. Nëna bënte punë nga më të vështirat dhe më të rëndomtat. Në anën tjetër, ajo duhet të më ushqente mua me gji dhe, ndërsa në mëngjes shkonte në punë, për mua kujdeseshin gratë e tjera të persekutuara, në atë kamp. Pas Beratit, episodi i internimeve do të vazhdonte në kampe të tjera, sigurisht me një kalvar të gjatë mundimesh e persekutimesh çnjerëzore.

Në cilin kamp përfunduat më pas?

Fillimisht na çuan në Kuçovë. Aty ime më thotë, që kujton dhimbjen më të madhe të punës së krahut. I detyruan të gjitha gratë, që të punonin me orare të zgjatura, për hapjen e fushës së Aviacionit të Kuçovës. Isha vetëm një vjeçe e pak, dhe nëna punonte me mish e shpirt, që të plotësonte normat e ditës dhe të stimulohej me ndonjë ushqim më tepër…! Pasi përfundoi ky projekt, na çuan në kampin e Porto-Palermos.

Ishte si një kullë në majë të një kodre të lartë e, që kufizohej nga male në të katërt anët. Në kala, rrezja e diellit nuk depërtonte asnjëherë. Dritaret ishin shumë të vogla. Ambienti ishte gjithmonë në terr, lagështirë. Për të fjetur, si dyshek kishim rrasat e gurit, pinim ujë të kripur dhe me krimba, nga pusi që ishte në hyrje të kalasë.

Familjet më të njohura të vendit, të ish-funksionarëve të lartë që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar dhe më pas, ishin internuar në atë kamp, si: familja e Gjon Marka Gjonit, vjehrra e ish-deputetes e krye-parlamentares Jozefina Topalli, Maria dhe vajza e saj, Suzana Topalli, xhaxhai i Jozefinës, Nush Topalli, etj. Maria me të bijën, më kanë rritur dhe janë kujdesur ditë të tëra për mua.

Çfarë lloj përkujdesjeje ofronte familja Topalli, kundrejt jush?

Bëhet fjalë për vitet 1946-1950, isha afërisht pesë vjeçe. Duke qenë se isha ende një vajzë e vogël dhe nëna duhet të largohej për në punë që herët në mëngjes, kujdeseshin gratë e tjerë të persekutura për mua, siç ishte familja Topalli. Nëna shkonte në këmbë në mal dhe mblidhte dru, të cilat i mbante në kurriz. Ditë për ditë ishte thuajse kjo lloj pune, dhe të tjera punë krahu, që kryheshin nëpër fusha të hapura.

Mbaj mend që, kur vinte nëna nga puna, më sillte lëndë dushku, një lloj kokrre të ngjashme si gështenja, që ajo më pas i piqte dhe m’i jepte për të ngrënë mua, apo vëllait. Shpeshherë ato na sëmurnin, sepse ishin të destinuara për konsum nga kafshët (sidomos për derrat) dhe jo për ne.

Por në ato kushte mbijetese, duhet të gjendeshin forma nga më të ndryshmet, për të jetuar. Ndërsa Maria Topalli, me të bijën, kujdeseshin për mua, njësoj sikur të më kishin pjesëtaren e tyre të familjes. Më ushqenin, më vishnin e më ndërronin.

Si ndodhi më pas që të liruan?

Nëna më thoshte shpesh, duke më arsyetuar edhe situatën në të cilën gjendeshim, se për sa kohë që Hysniu, babai, nuk ishte bërë më i gjallë e nuk kishte organizuar kryengritje të tjera, nuk cilësohej më i rrezikshëm për regjimin komunist.

Me rritjen time në kamp, si fëmijë që isha, edhe mund të më lironin, sepse nuk përbëja rrezik. Ndërsa nënën, nuk e lejuan. Kur unë isha rreth gjashtë vjeçe e gjysmë, më liruan nga kampi i Porto-Palermos.

Mamaja më kishte ngjitur emrin tim, në një letër poshtë fustanit që kisha veshur. Dhe ashtu, më lëvizin prej andej dhe më sjellin në Tiranë, ku gjendej motra ime e madhe. Nënën dhe vëllain, rreth 14 vjeç asokohe, nuk i lejuan të lëviznin, ata vijuan të ishin të internuar në kamp.

Njerëzit që më shoqëronin, më lanë në Tiranë, dhe nuk kam për ta harruar asnjëherë, një dyqan të një zanatçiu krutan, që ishte ngjitur me shtëpinë tonë të vjetër, i cili më sheh duke qarë, dhe më afrohet për të më ndihmuar.

Unë i tregova letrën që nëna më kishte fshehur poshtë fustanit dhe nuk vonoi shumë, që punëtori të më çonte në derën e shtëpisë së vjetër, ku jetonte ime motër, me të shoqin. Pasi më përqafoi dhe të dyja u ngashëryem në të qara, menjëherë më mori përdore dhe më dërgoi tek një berber, i cili më qethi tullac. Më pas, më nxori në oborr të shtëpisë, më zhveshi lakuriq dhe më lau me ujë të ngrohtë.

Duke iu gëzuar realitetit dhe vijueshmërisë së ditëve, besova se ferrit i kishte ardhur fundi, por në fakt isha gabuar rëndë. Arratisja e vëllait tim, Sazanit, nga kampi i Porto-Palermos, do të më kushtonte shumë. Këtë herë do të rikthehesha bashkë me motrën, Majlindën.

Ju u rikthyet sërish në kamp internimi, pas thuajse dy vitesh. Këtë herë çfarë, kishte ndryshe?

Arratisja e Sazanit nga kampi i Porto-Palermos, kishte gjunjëzuar keqas edhe nënën, të cilën e kishin varur me kokë poshtë, në hyrje të kalasë. E kishin lënë për ditë të tëra jashtë, në të ftohtë, sepse i kërkonin të dëshmonte për arratisjen e të birit, ata dyshonin se mos ai, ishte arratisur për t’u bashkuar me babanë në male dhe për të vijuar lëvizjen e rezistencës antikomuniste.

Disa ditë më vonë, njerëz të Sigurimit të Shtetit vijnë në shtëpinë e motrës, atje ku më kishin lënë dhe më marrin sërish, për të më çuar në kamp, e për t’u bashkuar me nënën, të cilën në formë dënimi, e kishin zhvendosur nga kampi i Porto-Palermos, në Savër të Lushnjës. Unë isha e vogël, rreth shtatë vjeçe e gjysmë, por nuk kam për ta harruar kurrë, fytyrën e nënës, lotët dhe përqafimin e saj, pas ribashkimit tonë në ato kushte.

Duke qenë se e konsideroja veten disi më të rritur, fillova edhe unë punë në fushë. Mblidhja kallinj gruri, punoja për të plotësuar normën, nga mëngjesi në darkë. Ndërkohë që disa njerëz zemërgjerë më jepnin dorë, duke më ndihmuar.

Ditët kalonin, unë rritesha në kamp, dhe jeta jonë ishte po e njëjta mynxyrë. Gjatë kësaj kohe, kisha nisur edhe shkollën tetëvjeçare. Shkoja këmbëzbathur, për të ndjekur ato pak orë mësimi dhe kthehesha në fushë, për të mbledhur kallinjtë e grurit.

Lëvizjet dhe jeta juaj atje ishte e kontrolluar, por çfarë kujton ndonjë episod të veçantë që të ka mbetur në mendje?

Kaluan thuajse 20 vite në kampin e Lushnjës. Bashkë me nënën dhe motrën, jetonim atë përditshmërinë aty, me punë, dhe shpesh ndonjë përpjekje e cunguar, për shkollim. Rreth viteve 1970, njerëzit e Sigurimit aty brenda në kamp, ia kishin frikën ndonjë revolte të mundshme dhe acarimit të situatave.

Ndaj na spostuan nga Savra, në Belsh të Elbasanit. Na ri internuan, në një kamp tjetër, me kushte më të vështira dhe më të mbyllur, për nga ana e sigurisë. Për të pestën here, do të përjetoja një tjetër eksperiencë të hidhur, duke shkelur në kampin e radhës, që për fat do të rezultonte dhe i fundit.

A është e vërtetë që në Belsh, të internuan vetëm ty dhe motrën, ndërsa nëna juaj, Vasfia, mbeti në Savër?

Po, është e vërtetë dhe kjo është pjesa më e dhimbshme. Ne dy vajza të reja, që na marrin dhe na degdisin në një tjetër zonë të panjohur. Nëna nuk erdhi me ne dhe unë kurrë nuk e mësova arsyen, se pse ajo nuk u lejua që të bashkohej me ne. Vetëm një vit më vonë, mësuam se nëna ndërroi jetë në atë kamp, ndërsa ne bijat e saj, nuk patëm mundësi, as që t’i hidhnim një grusht dhe…!

Nisëm të punonim në një kooperativë bujqësore. Punoja me kazmë gjithë ditën dhe duart më kullonin gjak. Pas thuajse 30 vitesh të kaluara, duke lëvizur nga njëri kamp në tjetrin, në fillim të viteve ’80-të na lirojnë. Tashmë isha pa nënë, e cila më vdiq në kampin e Lushnjës, pa baba, të cilin nuk e kisha njohur kurrë, përveçse e kujtoj portretin e tij, të vagullt, pa vëlla, i cili ishte arratisur në moshën 14-vjeçare dhe, siç mësova më vonë, ai përmes Jugosllavisë, me pasaportë false, ishte arratisur për në Gjermani.

Aty ishte martuar me një shtetase gjermane, kishte studiuar në një akademi ushtarake, nga më të njohurat në Gjermani dhe, pasi ishte vlerësuar me grada ushtarake, ka marrë pjesë në luftën e Vietnamit. Motra, menjëherë pasi dolëm nga kampi, vazhdoi jetën e saj, duke u rimartuar sërish, ndërsa fëmijëria dhe rinia ime, u ngrysën në dyert e atyre kampeve famëkeqe.

Çfarë të ka mbetur sot për të kujtuar nga e kaluara jote?

Vetëm dhimbje dhe ditë të vështira. Fëmijëria ime, pa fëmijëri dhe rinia që më kaloi, në punë krahu të rëndomta. Mbeta pa prindër, pa vëlla, për të cilin ende sot, më djeg shpirti. Ai jeton prej shumë vitesh në Amerikë dhe, që prej shkëputjes sonë nga kampi, nuk kemi mundur të takohemi dot.

Pas daljes nga kampi i Elbasanit, erdha në Tiranë dhe përmes disa njohjeve familjare, fillova punë në Kombinatin e Tekstilve “Stalin”. Në moshën 38-vjeçare, u martova me shkuesi dhe nga kjo martesë, sot kam një vajzë. Memorie.al

Nga Ermira Isufaj

Intervista me trafikantin, Anila Hoxha: Dy rastet kur shefat e policisë dhe efektivi i RENEA-s vodhën drogën

50 urdhër-arrestet ndaj personazheve të njohur të botës së krimit të lëshuara nga SPAK në megaoperacionin e fundit duke goditur 7 grupe kriminale, kanë zbardhur ngjarje kriminale të rënda, ku janë përfshirë edhe një ish deputet dhe 4 zyrtarë policorë.

Nisur nga ky operacion i SPAK, gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një postimi në rrjetin social facebook ka dhënë rrëfyer prapaskenat e një interviste që ajo ka zhvilluar me një personazh të këtij rrjeti vite më parë. Ai i ka treguar sesi funksiononte shpërndarja e drogës me përfshirjen e policisë, madje përmend dhe një rast kur droga vidhet dhe raportohet e bllokuar një sasi shumë e vogël.

“Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikante, ish deputete , dhe shefa policie , kthej kokën pas tek raportimet e mia. Jo shume larg në kohë në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast së nisnin hetimet për ta identifikuar pra për të mos e vrare kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi. Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës mes te tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”. Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”, shkruan ajo.

Gazetarja sjell në vëmendje dhe një tjetër rast ku i përfshirë sipas saj ka qenë një oficer i RENEA-s. Teksa shpreh shqetësimin se policia mbante sekrete për gazetarët e  informonte anëtarët e krimit, gazetarja thotë se ka shumë të tjerë që nuk duhet të mbajnë uniformën e shtetit.

“Më vonë kokaine u vodh dhe në periferi te Tiranës. U tha se nder te dyshuarit ishte edhe një oficer i RENEA-s. Disa e ekspozuan si biznesmen. Gjate 2018 – 2019 – 2020 …Policia e prokuroria?  Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion në kohë rekord krimineleve, për targat, ke shoqërojnë, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “do ta dërgojme ne fluturim”, e te tjera.  Ka shume te tjerë, qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit.  Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznemenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet”, shkruan më tej gazetarja Hoxha.

Nga 50 urdhër-arreste, anë arrestuar 20 persona, nga të cilët 14 në Shqipëri dhe 6 në vende të ndryshme të Europës. 30 të tjerë janë në kërkim. Në 50 banesat e bosëve të krimit janë gjetur miliona euro, flori, armë etj./

Thirret në SPAK Filip Talo, personi kyç për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit për Ilir Metën

Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Ilir Meta), është thirrur në SPAK për të dëshmuar.

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kush është Filip Talo

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969. Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.

Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë.

Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.

Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.

KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.

Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj dhe 6 zyrtarë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetaren e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe 6 zyrtarë të tjerë.

 

Balilaj së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë akuzohen për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurve:

1.     Rajmonda Balilaj (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos);

2.     Anisa Petani (në kohën e kryerjes së veprës penale, më detyrë Nënkryetare e Bashkisë Patos dhe anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave);

3.     Shkëlqim Beqiraj, (në kohën e kryerjes së veprës penale, më detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)

4.     Enirjada Rizaj (në kohën e kryerjes së veprës penale, më detyrë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave);

Të katërt, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin Nr.43/2021), e 25, i Kodit Penal, e kryer dy herë, në procedurat e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos dhe procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos;

5.   Vangjel Nushi (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal.

6.     Arben Manoku (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë Inxhinier Projektues në zyrën e projekteve pranë Bashkisë Patos), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal.

7.    Boreta Murati (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë Specialiste në Drejtorinë e Urbanistikës Bashkia Patos), akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos si Autoritet Kontraktor dhe më konkretisht:

I. Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos me fond limit 6,758,853.92 lekë.

E pandehura Rajmonda Balilaj, (ish kryetarja e Bashkisë Patos) dhe anëtarët e KVO-së, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ) e 25, i Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “Genti 001”, në procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit e parë, kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit , duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

E pandehura Rajmonda Balilaj, ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjitimuar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..”, gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se, e pandehura ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet), në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

– Kurse anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhrit Nr.27, datë 08.04.2021, të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë: “Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendjen e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme grupi i punës rekomandon një periudhe monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”.

Këta të pandehur, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme dhe po ashtu nga deklarimet e shtetasit e I. D.

II. Hetimi i procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër  reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 (tetë milion e gjashtëqindetridhjetëekatër mijë e treqindetetëdhjetë pikë katërqindetridhjetepesë ) lekë.

Nga analizimi i provave ka rezultuar se, e pandehura Rajmonda Balilaj,  në bashkëpunim me anëtarët e KVO -së, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ) e 25, i Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “Genti 001”, në procedurën “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, dhe praktika e ndjekjes së punimeve dhe praktika e marrjes në dorëzim të objektit.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “Genti 001”, është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.

E pandehura Rajmonda Balilaj, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj në urdhërin përkatës, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë.

Në këtë mënyrë nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së, pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “Genti 001”, edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.

Nuk ka “prapanicë” liberale që shpëton kokën e Veliajt nga SPAK

Ata që çuditen pse në Bashkinë e Tiranës janë “martuar” dy femra dhe shprehin pakënaqësinë apo revoltën me Erjon Veliajn, ose janë naiv, ose e bëjnë thjesht për të justifikuar vetveten.

Së pari, Erjon Veliaj është investim i një axhende të tillë liberale, e cila është promovuese, mbështetëse dhe inkurajuese e akteve të tilla, ndaj shfaqja e tij në ‘evente’ të kësaj natyre nuk është gjë tjetër vetëm se ‘haraçi’ që ai duhet të paguajë për investitorët e tij.

Së dyti, më shumë se sa për Veliajn, këto ngjarje, që nisën këtë fundjavë për të thyer “barrierat” dhe për t’u bërë “normale” në të ardhmen, dhe ai të futet në histori si i pari kryetar bashkie në Shqipëri që e kurorëzoi një çift të tillë, duhet t’u hapin sytë priftërinjve dhe hoxhallarëve të Tiranës, të cilët bashkëpunimin me Veliajn e marrin si mbështetje ndaj komuniteteve të tyre, ndërsa e vërteta është që filozofia e tillë liberale dhe promovimi i axhendave të tilla, jo vetëm në vendin tonë, i shohin komunitetet fetare si pjesë të margjinalizuara të shoqërisë, të cilat duhen mbështetur njëjtë si ai ‘i martesave’ brenda së njëjtës gjini. Kjo qasje, më shumë se sa mbështetje, është feyese.

Së treti, Erjon Veliaj si një politikan thellësisht i korruptuar, me afera të mëdha që i kanë plasur, i thirrur në SPAK dhe në proces hetimi jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por edhe për skemën korruptive të 5D, i është dashur ta përdor këtë situata për ta çorientuar debatin publik dhe për largimin e vëmendjes nga të gjithë skandalet e tij dhe të Bashkisë së Tiranës.

Promovimi i ‘martesave’ brenda së njëjtës gjini, herët a vonë, do të shfaqej edhe në Bashkinë e Tiranës, për arsyet e lartcituara, mirëpo kokën e Veliajt dhe përballjen e tij me SPAK dhe drejtësinë nuk ka “prapanicë” liberale që e shpëton./ Nga Namir Lapardhaja

Emrat/ Megaoperacioni i SPAK, jepet sot masa për bosët e krimit

Sot pritet që të dalin përpara gjykatës disa prej bosëve të krimit, të arrestuar në mega-operacionin e fundit të SPAK.

Mësohet se do të jepet masa për Emiljano Shullazin, Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën.

Kujtojmë se nga operacioni i SPAK janë lëshuar 49 urdhër-arreste.

Operacioni u shtri në disa qytete të vendit, ku u goditën shtatë grupe kriminale, ndërsa policia shqiptare bashkëpunoi edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.