19.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Zeusi fallco zbriti në Athinë!

Nga Ermal Peçi

Shumë pak prej jush e mbajnë mend shprehjen gati epike të ish-ministres edhe deputetes së re Edona Bilali, ku në mungesë të eksperiencës dhe profilit politik tha se Edi Rama është në rrugën e duhur për tu bërë Zeus. Me mision e tij për tu bërë Zeus, Edi Rama zbriti në Athinë për të përçuar misionin e tij. Zeusi ynë së bashku me “Zotat” e tjerë të Roskoveçit, Gjirokastrës, Tepelenës, Kolonjës e sa e sa Zota që zotërojnë qytete të cilët emigruan qytetarët në Greqi u nisën me misionin e madh që ju ka caktuar i plotëfuqishmi. Nuk mungonte as Perëndesha e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali së bashku me Zotat e gazetarisë të cilët për shkak të profesionit duhet të përcjellin shfaqjen. Të gjithë së bashku vajtën në Athinë atje ku Zeusi do të lëshonte shigjetat e tij kundrejt armiqve imagjinar apo edhe të atyre që i duhen për të ngritur një shkëndijë për të fshehur zullumet e qeverisë së tij në Shqipëri. Në fakt unë jam një prej njërëzve i cili leksikun e pasur dhe oratorinë e Zeusit tonë e kam shprehur hapur që e kam vlerësuar edhe e vlerësoj por kur vjen puna tek veprat dhe njërëzit që ai zgjedh për të pasur afër lë shumë për të dëshiruar për mos të thënë që është dramë e gjallë. Zeusi ju foli nga Athina shqiptarëve, qytetarëve të Diasporës dhe të huajve përfshirë edhe grekëve si një shtet sipëror dhe fuqi evropiane. Në një orë fjalim ai foli për gjithçka, emocionoi çdo kënd, luante me regjistrat e zërit për të krijuar emocion edhe në fund të fjalimit u ul në gjunjë në shenjë falenderimi ndaj të pranishmëve. Zeusi ynë ju tregoj ferrin që emigrantët shqiptar kishin jetuar, brengat që i kishin parë sytë, vuajtjet e tyre por nuk ju foli për asnjë moment se pse ai ka zgjedhur që mos t’i lejoj që të votojnë. Cila është arsyeja që Zeusi ynë nuk i lë të votojnë edhe nuk ja jep këtë të drejtë kushtetuese.
Pyetja e vetme që duhet t’i drejtohet Zeusi nga shqiptarët është: Çfarë prodhoi ky takim! Çfarë u arrit nga ky takim? Cili ishte qëllimi i këtij takimi?
Këto pyetje duhet të bëj çdo qytetar, çdo gazetar edhe çdo analist sepse dhe “dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë”, nuk shkon kjo fabul. Zeusi e di mjaft mirë por një hall i madh e ka bërë të zbresi afër tokësorëve!

Skandali/ Lindita Nikolla tender me 45 mijë euro për servisin e tre “Benz”-ave

Makinat e shtrenjta kanë qenë gjithmonë të preferuarat e titullarëve të institucioneve, por mirëmbajtja e tyre nxjerr probleme. Rasti më i fundit është ai i Lindita Nikollës, ku Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender me vlerë 45 mijë euro me TVSH për të riparuar tre Mercedezët e titullarëve të institucionit.

Sipas objektit të procedurës prokuruese, bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare për periudhën 2024-2025 për riparimin dhe mirëmbajtjen e një fuoristrade të vitit 2006, e cila është blerë nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe tashmë ka mbetur në inventarin e institucionit.

Një autoveturë të klasit S të vitit 2013, e blerë nga Ilir Meta në 2014, në atë kohë Kryetar Kuvendi dhe që aktualisht përdoret nga Agron Gjekmarkaj, dhe një Mercedez tjetër, i vitit 2018 që u ble nga Gramoz Ruçi dhe tashmë përdoret nga Lindita Nikolla.

Vlera e objektit mesa duket ka kapërcyer edhe vetë komisionin e prokurimit pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku në argumentet pse duhej ky tender, është munduar të evidentojë shkakun e një shifre kaq të lartë për riparimin apo mirëmbajtjen e tri makinave.

“Lista e shërbimeve objekt prokurimi është pasuruar ndjeshëm me zëra te rinj krahasuar me vitet e mëparshme, për të mundësuar kështu ndjekjen sa më optimale të procesit të zbatimit të kontratave që do të lidhen duke i paraprirë çdo situate.

Dhe një situatë që ka synuar të paraprijë Kuvendi duket se është prishja e makinës në rrugë, ku si kriter për kompanitë garuese në tender, ka edhe ofrimin e spostimit të automjetit me karroatrec.

Sipas afateve tenderi në fjalë është mbyllur dhe pritet lidhja e kontratës për disbursimin e parave nga ana e institucionit./A2cnn

Pasi i vodhi, i largoi, ndërsa sot u qau dhe hallin

Nga Sidi Hasanaj

Edi Rama i largon nga atdheu pasi i vjedh e i vjedh më shumë pasi i ka larguar, por sot edhe ju qau hallin!

Me një fjalim sa patetik, sa mediokër, aq edhe të vjetëruar e stër-recituar (si vetë ai) Edi Rama bëri aktin më të shëmtuar politik në mitingun e Athinës.

Ju tregoi emigrantëve sa shumë ata kishin vuajtur në Greqi, vetëm e vetëm për tu larguar nga Shqipëria.
Ju recitoi i “emocionuar” se sa vakte ushqimi kishin sakrifikuar pa ngrënë në Greqi, se sa kushte mizore e prej skllevërish kishin rezistuar… sa lot, mund e gjak kishin derdhur … vetëm e vetëm për tu larguar nga atdheu i tyre e mos tu kthyher mbrapsht.

Kush i bëri këto deklamime hipokrizie? Edi Rama.
Kush është drejtuesi i atij vendit aq të tmerrshëm sa i detyroi emigrantët tanë të largoheshin me ato lloj sakrificash? Edi Rama.

Kush nuk ju dha çertifikatat e pronësive në vendin e tyre por i detyroi të marrin rrugën e emigrimit?

Kush ju dha një shtet me pagat dhe pensionet më të ulëta në Europë? Me çmimet e ushqimeve dhe ilaçave njësoj si në Europë por me të ardhura për frymë si në Afrikë?

Përse duhet të kalonin Malet e të punonin si skllevër, nëse në atdheun e tyre do gëzonin mundësinë të shkolloheshin, punonin, fitonin me djersën e tyre, mundësinë e të pasurit rend e drejtësi, mundësinë e një pensioni pleqërie dinjitoz… mundësinë për të jetuar?

Sepse vendi i tyre, është edhe më keq për ta sesa kushtet skllavëruese të punës në Greqi!

Më mirë të punojnë si skllevër modernë në kushte mizore në Greqi, të sakrifikojnë dy vakte në ditë për të kurseyr paratë, se sa të rendin si shpirta të zymtë fantazmash në Shqipëri, ku edhe pse në lule të rinisë dhe fuqisë për të punuar, ju ofrohet vetëm papunësia ose puna me paga më të ulëta se një e dhjeta e një punëtori në Greqi!

Më mirë të vrien duke punuar në kushte të këqija në Greqi, sesa tju plasë zemra duke u dergjur në kafenetë e Shqipërisë… ku vrisnin kohën e tyre!

Më mirë të punojnë për “Grekun efendiko” dhe arrogancën e tij, se sa ndërkohë që skamja e uria ju konsumon shpirtin në rrugët e Shqipërisë, Oligarkët Shqipëtarë tju shesin mend me makina e vila miliona euroshe të fituara nga ppp-të dhe tenderat e buxhetit të atdheut të tyre, gjakun e tyre!

Më mirë të punojnë tokën e Grekut, se sa të enden me vite të tëra dyerve të hipotekave apo gjykatave për të kërkuar letrat e tokës së tyre që abuziviteti i shtetit apo grykësia e qeverisë për tjua vjedhur, nuk jua jep!

Më mirë të punojnë tokat bujqësore të Grekut, se sa të punojnë me 1001 sakrifica tokën e tyre këtu, e më pas ta hedhin djersën e tyre rrugëve të Shqipërisë siç bëjnë përditë bujqërit e Myzeqesë, Zadrimës, Devollit, siç derdhin qumështin blegtorët anembanë vendit… sepse mungesa e subvencioneve në bujqësi apo skemat dhe tregjet e oligopoleve nuk ju paguajnë as sa kostoja e një viti sakrificash, produktet e tyre!

Nëse ka mjeranë që mendojnë se pas 11 vitesh në Qeverisje, pas dekadash të tëra në krye të bashkive kryesore të vendit, nuk është faji i Edi Ramës dhe PS ky realitet, është vetëm për tu përbuzur!

Në 11 vite një qeveri normale dhe serioze, nuk do realizonte mrekulli, por do jepte zgjidhje hipotekave, do lironte tregjet nga kapja e oligarkëve, do subvenciononte bujqësinë, do realizonte politika lehtësuese për tregun e punës…do rriste pensionet aq sa për të blerë ushqim pasi kanë paguar faturat e dritave dhe ilaçeve.

Jo! Pas 11 viteve Edi Rama shpenzoi mbi 110milionë euro për inceneratorë por inceneratorë nuk ka… ndërkohë që ka planifikuar në buxhet edhe 170milionë euro të tjera për djegësat të cilët po djegin ministrat e Ramës në burg në vend të plehrave!

Pas 11 vjetësh, kemi pafund metra2 në bregdet e mes Tiranës të dhëna me 1€ për një grusht Oligarkësh të cilët betonizojnë aty paratë e fituara në tenderat korruptivë të marra nga qeveria… por qytetarët ende si kanë zgjidhur problemet e pronave të tyre… të vetmit në Europë!

Pas 11 vjetësh, Shqipëria ka eksportin më të lartë të kanabisit dhe Kokainës për në Europë, por fermerët Shqipëtarë kanë të ardhurat më të ulëta në kontinent!

Ky sistem vrastar politiko-ekonomik ka një arkitekt: Edi Ramën. 11 vite Edi Rama, 4mijë ditë, me një buxhet rreth 60miliardë €… kuptoni? 60miliardë Evro apo Euro, i gjithi nën administrimim e Edi Ramës ndërkohë që në 11 vite Shqipëtarët janë larguar nga Shqipëria si kurrë më parë, kanë boshatisur vendin e tyre… 11 vite Edi Rama dhe ministrat me oligarkët e tij janë pasuruar si kurrë ndonjëherë në kurrizin e vendit të tyre!

Sot pas 11 vitesh që i largoi pasi i vodhi, e i vodhi më shumë pasi i largoi, shkon dhe ju thotë:
“Ah sa keni vuajtur ju, por sot jeni integruar njësoj si çdo grek në jetën e Greqisë”

Edi, kjo është meritë e shtetit Grek që ju dha mundësi, dhe e sakrificave të tyre… merita jote është që i largove nga vendi i tyre.

Ti sot duhet të uleshe në gjunjë e të shikoje se në sa shumë familje, qeveria jote ka mbjellë varfëri dhe padrejtësi duke i larguar për në Greqi!

Atdhetar është kryeministri Grek që mbron vendin e tij, por edhe qytetarët e tu në vendin e tij përderisa ju jep mundësinë të jetojnë me dinjitet, ndërsa ti je ai maskarai që pasi i vodhe dhe dëbove nga Shqipëria… po ju ngatërron edhe jetën atje duke bërë politikanin e madh të ballkanit, që në fund është aq mediokër sa dij vetëm të ngatërrojë çëshje bilaterale sa që kryeministri grek as denjon ta takojë më!

Je fatkeqësia e këtij kombi, e këtij populli!
Ju mbolle varfëri dhe i shporre në Greqi, sot me dhjetëra autobuzë patronazhistësh dhe një tufë kllounësh të quajtur “artistë” , ju shkon ne shtetin që i strehoi dhe ju dha mundësi pune, e ju qan halmet sikur je ndonjë kryetar opozite, ndërkohë je shkaktari i vuajtjeve të tyre!

Këndo me Noizyn “s’ka transport nën 100kile, as të bardh as jeshile” por mos harro hallet që kanë zënë Sajmir Tahirin sot, atë aë zbatoi këtë projekt tëndin në 2017 dhe hëngri dhe burgun nga frika jote! Mos harro se në këtë botë lahen të gjitha!

Deklarata e fortë e historianes së njohur për Ramën: Liderët autoritarë modernë përshtaten me fasadën e demokracisë dhe fragmentarizojnë opozitën

Lidhur me vizitën e Edi Ramës në Greqi dhe shfaqjen e tij përpara një turme të madhe njerëzish, kryesisht të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, ka reaguar në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook historiania e njohur, Enriketa Papa.

Papa shkruan se liderët autoritarë modernë forcojnë pushtetin e tyre pas fasadës së legjitimitetit të pushtetit që ata kontrollojnë totalisht.

Një gjë të tillë, sipas saj, e bëjnë “duke u përshtatur dhe pështjellur mes fasadës së demokracisë, patronazhimit dhe fragmentimit të opozitës, në vend të shtypjes së saj, për të siguruar kështu vijimin e pushtetit”.

Më poshtë postimi i plotë:

Liderët autoritarë modernë kanë evoluar duke u përshtatur dhe pështjellur mes fasadës së demokracisë, patronazhimit dhe fragmentimit të opozitës, në vend të shtypjes së saj, për të siguruar kështu vijimin e pushtetit. Duke reklamuar dhe paraqitur këtë imazh, ata përçojnë tek qytetarët ndjenjën e fuqisë dhe të domosdoshmërisë së tyre, si të vetmit fuqishëm në skenën politike.
Ata forcojnë pushtetin e tyre pas fasadës së legjitimitetit të pushtetit, që ata kontrollojnë totalisht.

Tallja e madhe e Edi Ramës me shqiptarët nuk njeh kufij

Nga Mirela Karabina

Me tallava politike tam-tamesh dhe propagandë të shfrenuar nga Athina, sot Edi Rama me shpurën e tij të korruptuar dhe me administratën shtetërore të urdhëruar me vete mashtroi shqiptarët kudo janë nëpër botë, për të njëmbëdhjetin vit.

Asnjëherë nuk i vlerësoi shqiptarët në disaporë ndaj dhe votën nuk ia mundësoi kurrë!

Vetëm gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë shqiptarë, më shumë se në tri dekada bashkë, për shkak të mungesës së shpresësh, vjedhjes nga pushteti e korrupsionit të instaluar në çdo ind të shtetit.

Por kë diasporë takon sot Rama dhe shpura e tij e korruptuar?!

Atë që degdisën dhunshëm nëpër botë për të mbatur familjet e tyre në Shqipëri pasi pagat e ulta dhe pensionet e prindërve nuk mjaftojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre?

Apo të rinjtë që ikin çdo ditë sepse kjo qeveri nuk i mundësoi arsimim cilësor, punë e perespektivë dhe pagë e mirëqënie si bashkëmoshatarët e tyre në Rajon dhe Europë?

Frika e madhe ndaj drejtësisë SPAK e ka kthyer në qesharak politik kryeministrin dhe ministrat e tij, dhe kjo me kosto të madhe për qytetarët.

Pasi halle dhe problemet e tyre janë lënë në mëshirë të fatit!

Propaganda e sotme njëjtë në formë e përmbajtje si ajo e paraadhësve të tij të diktaturës komuniste, nuk është gjë tjetër veçse disa nga rreshtat e epilogut politik të kryeministrit.

Dielli nuk mbulohet me shoshë!
Kohës së talljeve me shqiptarët po i vjen fundi.

Çipat në tru/ Çfarë ndodh kur prodhuesit braktisin teknologjinë?

Ndryshe nga telefonat inteligjentë të vjetër, zëvendësimi i implanteve të trurit të plakur nuk është aq i thjeshtë sa të shkosh në një dyqan riparimi lokal. Hulumtimet e fundit, të cilat kanë marrë një zhytje të thellë në problemin e braktisjes së teknologjisë, nxjerrin në pah nevojën për udhëzime gjithëpërfshirëse për të zbutur pasojat e mundshme.

 

“Ky studim vendosi përkufizimin zyrtar të braktisjes së pajisjeve neurologjike”, theksojnë autorët e studimit (botuar në JAMA), duke theksuar urgjencën e kornizave rregullatore për të adresuar këtë sfidë të re.

Ndërsa ajo teknologji ecën përpara, po ashtu bëjnë edhe pajisjet e vendosura në trurin tonë, duke kërkuar strukturat e nevojshme për qëndrueshmëri afatgjatë. Shkencëtarët theksojnë rëndësinë e udhëzimeve të qarta për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendosjen e rrjetave të sigurisë për t’u marrë me emergjencat.

Autorët e hulumtimit të ri vunë në dukje gjithashtu një rast studimor të mëparshëm që theksoi problemin e viktimave njerëzore kur një prodhues del jashtë biznesit, duke i lënë pacientët në baltë.

“Ishte si të më hiqja atë pjesë që më bëri të plotë”, tha një nga pacientët në studim, i cili theksoi pasojat thellësisht personale të braktisjes së teknologjisë nga prodhuesi.

Sipas autorëve të studimit të ri, dështimi për të informuar në mënyrë adekuate pacientët për përgjegjësitë e tyre ose për të adresuar nevojat urgjente përbën braktisje. Këta skenarë të mundshëm duhet të ruhen me kujdes për të ruajtur mirëqenien e pacientit dhe standardet etike.

Edhe pse ka disa përjashtime, të tilla si pajisjet e përdorura në provat klinike, shkencëtarët argumentojnë se pjesëmarrësit në prova të tilla duhet të marrin informacion gjithëpërfshirës dhe mbështetje të palëkundur gjatë gjithë përfshirjes së tyre.

Së fundi, autorët e studimit shprehin shpresën se kërkimi i tyre do të nxisë diskutime më të gjera dhe zbatimin e masave rregullatore për të siguruar ndikimin e vazhdueshëm pozitiv të këtyre risive revolucionare.

“Ne inkurajojmë diskutime të tilla dhe mirëpresim pjesëmarrjen,” thanë ata, duke mbrojtur një përpjekje bashkëpunuese për të adresuar sfidat e shumëanshme të paraqitura nga neuroteknologjia e përparuar.

Të ecurit zbathur, zbuloni përfitimet jetike për shëndetin dhe organizmin njerëzor

Të ecurit këmbëzbathur ofron shumë përfitime që shpesh anashkalohen si pasojë e jetës së përditshme.

 

Dikur fëmijë e të rritur vraponin dhe luanin këmbëzbathur nëpër oborre, kopshte dhe rrugica, ndërsa sot duket se po largohen krejtësisht nga natyra.

Por gjithsesi duhet të tentojmë të shpenzojmë pak kohë duke ecur këmbëzbathur në natyrë, por edhe në shtëpi pasi përfitimet janë të panumërta.

Forcon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e zemrës

E ecura zbathur mundëson edhe një rritje të konsiderueshme të rruazave të bardha dhe të kuqe të gjakut, duke forcuar kështu qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar.

Në momentin që rruazat e kuqe rigjenerohen më shpejt, enët e gjakut kanë pak gjasa të krijojnë bllokime. Gjithashtu ulet rrezikshmëria ndaj trashjes së gjakut.

Duke ditur që venat e bllokuara dhe mpiksja e gjakut janë dy nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, e ecura zbathur e ul mundësinë e prekjes nga këto simptoma.

Rregullon ciklet e sistemit nervor

Shëtitja në parqe, apo edhe thjeshtë ecja, është parë që ka një ndikim në ekuilibrimin e emocioneve dhe sistemit nervor.

Por kontakti i drejtperdrejt me tokën bën të mundur ekspozimin ndaj valëve elektromagnetike pozitive që janë jetike për shëndetin tonë emocional dhe fizik.

E ecura zbathur lehtëson dhimbjen dhe inflamacionet

Në një nga studimet, u vërtetua se të ecurit zbathur ulnin nivelet e kortizolit që çlirohet në organizëm.

Tek personat që vuajnë nga dhimbja kronike e kockave dhe inflamacionit të muskujve, ecja zbathur u mundëson çlirimin e plotë të tensionit të kockave dhe muskujve.

Mundëson qetësimin e muskujve dhe eleminimin e dhimbjeve të kokës

Aktiviteti fizik, apo një ditë e gjatë duke qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion, sjellin një lodhje të muskujve të trupit.

Dhimbjet e kokës nga ana tjetër janë lidhur dhe me kontaktin e vazhdueshëm të valëve që lëshojnë pajisjet elektronike.

Ecja zbathur, sikur edhe për 30 minuta, parandalon ngërçin e muskujve dhe redukton radikalet e lira që shkaktojnë dhe shtrëngimet e kokës.

Ecja zbathur rrit nivelin e energjisë

Kjo e fundit mund të duket e qartë, por ia vlen që të përmendet. Kur dilni për shëtitje, ju jeni në kontakt me frekuencat e larta që lëshon natyra, dhe si rrjedhojë energjia juaj rritet.

Ekspozimi ndaj faktorëve të shumtë të urbanizimit, ndikojnë direkt në vitalitetin e organizmit.

Sugjerohet që të shpenzoni sa më shumë kohë afër parqeve dhe natyrës.

Ndihmon për një gjumë më të mirë

Toka ka disa enzima të cilat në momentin kur janë në kontakt me lëkurën e trupit tonë, nxisin prodhimin e hormoneve që qetësojnë organizmin.

Të dhënat tregojnë se njerëzit që jetojnë në zonat rurale dhe ata që kanë oborre nëpër shtëpitë e tyre kanë një gjumë më të qetë. Sipas një studimit të kryer u vëzhguan disa familje në qyteza, të cilat në përditshmërinë e tyre kishin të përfshirë dhe punimin e kopshtit.

Kontakti me dheun rregullon dhe orën e brendshme të organizmit, që shpjegon dhe arsyen pse ata kishin një gjumë më cilësor.

Normalizon orën e brendshme të organizmit

Ora e brendshme e organizmit është ajo që na tregon se kur duhet të flemë dhe kur duhet të zgjohemi.

Mund të duket diçka e parëndësishme, sidomos dhe me teknologjinë e re që na ndihmon të koordinohemi. Por ora e brendshme e organizmit tonë ka lidhje të drejtpërdrejtë me trurin.

Ajo i dërgon sinjale në saj të të cilave truri jonë përgatit organizmin që dita ka nisur apo që duhet të bëhemi gati për të fjetur.

Personat që jetojnë në zonat urbane, me një ambjent të ndotur janë të predispozuar që të vuajnë nga pagjumësia.

Kontakti me tokën dhe ecja zbathur bëjnë të mundur përthithjen e elektroneve që mundësojnë balancimin e këtij ritmi të brendshëm.

Analiza e DW: A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU) votoi në kuvendin e partisë së saj në fillim të javës që të kërkojë rikthimin gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani. Nëse ndodh kjo të rinjtë duhet të angazhohen për të shërbyer në ushtri ose në sektorin social për një periudhë të caktuar kohore, gjë që ishte hequr në vitin 2011.

 

I ashtuquajturi vit social mund të zhvillohet si në Bundeswehr ashtu edhe në institucionet sociale. Derisa të zbatohet përfundimisht ky vendim, CDU propozon një “rekrutim kontigjentesh” në përshtatje me nevojat e personelit të Bundeswehr-it. Për shkak të një Rusie gjithnjë e më agresive dhe mungesës së personelit në Bundeswehr, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të marrë një vendim për rifutjen e një forme të rekrutimit.

Suedia – model për Gjermaninë?

Pistorius aktualisht është duke testuar modele të ndryshme, duke përfshirë modelin suedez. Suediae pezulloi shërbimin ushtarak në vitin 2010, por e rifuti atë shtatë vjet më vonë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Që atëherë, të gjithë 18-vjeçarët duhet të aplikojnë dhe të plotësojnë formularin e duhur online. Disa prej tyre janë ftuar për një ekzaminim mjekësor. Por në fund, vetëm rreth pesë deri në dhjetë për qind të burrave dhe grave të paraqitur, përfundojnë vërtet në shërbim ushtarak. Rekrutohen vetëm ata që janë gati të dalin vullnetarë për shërbimin ushtarak.

Prandaj, vetë shërbimi ushtarak është de facto vullnetar. Në fund të vitit 2023, shteti vendosi gjithashtu të rifusë punën e detyrueshme për të mirën e përbashkët, për shembull në shërbimet e urgjencës. Ministri i Mbrojtjes Pistorius tha se modeli suedez është “veçanërisht i përshtatshëm” për nevojat gjermane.

Danimarka dhe Norvegjia – gratë në të ardhmen edhe në ushtri

Në Danimarkëekziston edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak nga mosha 18 vjeçare, por deri tani vetëm për meshkujt. Gratë duhet të rekrutohen nga viti 2026. Edhe  mandati bazë ushtarak do të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. Ngjashëm me Suedinë, aktualisht është ftuar vetëm një pjesë e një grupmoshe, sepse po vijnë mjaft vullnetarë.

Në Norvegji, që nga viti 2016, si burrat ashtu edhe gratë duhet të paraqiten për regjistrim, ku vlerësohet nga ana mjekësore përshtatshmëria e tyre për ushtrinë. Por edhe në këtë vend skandinav, në fund të fundit, vetëm një pjesë e atyre që regjistrohen thirren vërtet në ushtri. Për shkak të përzgjedhjes rigoroze, shërbimi ushtarak konsiderohet po aq i vlefshëm sa edhe kualifikimet e tjera të arsimit të lartë.

Austri – një episod i shkurtër

Pavarësisht shumë argumenteve, Austria nuk hoqi dorë kurrë nga shërbimi ushtarak. Burrat nga mosha 18 deri në 35 vjeç thirren në forcat e armatosura vetëm për gjashtë muaj në shërbimin bazë ushtarak, me kusht që paraprakisht të jenë të aftë. Ata që nuk duan të shkojnë në ushtri për shkak të ndërgjegjes së tyre, mund të bëjnë nëntë muaj shërbim sociale. Gratë mund shkojnë si vullnetare në ushtri.

Kroacia

Në Kroaci, shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe u fut shërbimi vullnetar. Megjithatë, për shkak të rënies së pjesëmarrjes, prej disa kohësh po diskutohet me zë të lartë mundësia e rikthimit të një lloj shërbimi ushtarak.

Letonia – rekrutimi i ri për shkak të agresionit rus

Letonia gjithashtu rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak vitin e kaluar. Ndërsa nga ky vit do të rekrutohen të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 27 vjeç. Shërbimi është planifikuar të zgjasë njëmbëdhjetë muaj. Gratë mund të zgjedhin të marrin pjesë vullnetarisht në trajnim. Nga viti 2028 e tutje, 7.500 burra do të ftohen çdo vit. Sipas NATO-s, kjo përafërsisht korrespondon me numrin e ushtarëve profesionistë në vend.

Shërbimi zëvendësues është i mundur dhe mund të kryhet në një nga objektet që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky vend baltik ka rikthyer shërbimin ushtarak për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ajo është një nga tre vendet e NATO-s në kufi me Rusinë. Dy të tjerat, Estonia dhe Finlanda, nuk e hoqën kurrë rekrutimin.

Ukraina dhe Lituania – rekrutimi pas aneksimit të Krimesë

Ukraina rifuti rekrutimin menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ai vlen për të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 26 vjeç. Përveç kësaj, pas sulmit rus në shkurt 2022, qeveria ukrainase miratoi një ligj sipas të cilit mund të mobilizohen të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Lituania gjithashtu reagoi shpejt dhe rifuti rekrutimin në vitin 2015, pasi ai u hoq disa vite më parë. Rreth 3.500 qytetarë do të mobilizohen çdo vit.

Greqi – shërbimi civil zgjat dy herë më shumë

Në Greqi, të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 45 vjeç janë të detyruar të shërbejnë në ushtri. Shërbimi në të gjitha degët e Forcave të Armatosura zgjat dymbëdhjetë muaj. Ka përjashtime në varësi të vendndodhjes dhe njësisë. Shërbimi më i shkurtër i referohet, për shembull, operacioneve kufitare ose me njësi speciale si parashutistët ose zhytësit. Rekrutët nga familjet e mëdha shërbejnë gjithashtu një afat më të shkurtër.

Një alternativë është shërbimi në komunitet, por kjo formë shërbimi zgjat dy herë më shumë. Në të ardhmen do të ketë edhe shërbim vullnetar ushtarak për gratë. Shërbimi bazë me armë u zgjat vetëm në vitin 2021. Arsyeja është mosmarrëveshja e kahershme me Turqinë, si dhe lindshmëria e ulët.

Turqia – nëse keni para, shërbeni më pak kohë

Turqia ka një veçori: rekrutët mund të shkurtojnë kohën e tyre në ushtri me katër javë për një tarifë prej rreth 5.000 euro. Në të kaluarën ishin të mundshme edhe afate më të gjata, të cilat mund të anuloheshin me një tarifë. Në përgjithësi, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet për të gjithë meshkujt nga mosha 20 deri në 41 vjeç dhe zgjat të paktën gjashtë muaj. Kush i shmanget shërbimit merr gjobë ose shkon në burg. Në Turqi nuk ka të drejtë askush të refuzojë shërbimin ushtarak./DW

“Paraqesin rrezik të lartë për aksidente fatale!”- Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Tiranë-Durrës-Rrogozhinë: Të hetohet korrupsioni te rrugët

Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit, konkretisht: Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë.

 

Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024.

Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.

Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme.

Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor./Monitor

Gordana Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e Greqisë proteston dhe braktis ceremoninë e betimit të Presidentes

Një incident ka ndodhur gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska.

 

Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.

Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou e cila në shenjë protestë është larguar nga ceremonia e betimit.

“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev. Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.