30.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Shpresa te të huajt, por eksperimenti rezulton i pasuksesshëm! Në Shqipëri ka më pak se 10 mijë që punojnë, bizneset tërhiqen nga rekrutimi i aziatikëve

Me ikjen e forcës punëtore në emigrim, sidomos të të rinjve, “shpresa” e bizneseve, por edhe e qeverisë ishte te punonjësit e huaj.

 

Prej më shumë se tre vitesh, sipërmarrjet po tentojnë të sjellin punonjës të huaj, por në pjesën më të madhe ky ka rezultuar një eksperiment i pasuksesshëm.

Punonjësit e huaj në shumë raste largoheshin, edhe pse u ofrohej pagë nga 600 deri në 800 euro/muaj, akomodim dhe ushqim, me qëllim mbajtjen e punëtorëve më të kualifikuar.

Shumë biznese pohojnë se janë tërhequr nga rekrutimet e aziatikëve nga frika e largimit, por edhe kostove të larta të mbajtjes së tyre deri në 600 USD në muaj që nuk justifikohen me rendimentin e punës.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) 2022-2023 bëjnë të ditur se pavarësisht rritjes, numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune në vend është i papërfillshëm në raport me tregun dhe kërkesat e tj.

Në vitin 2023, shtetasit e pajisur me leje pune në total arritën në 9,825, me një rritje prej 18.3% në raport me vitin e mëparshëm.

Për krahasim, të punësuarit në vend në fund të vitit 2023, sipas INSTAT, ishin 1.32 milionë. Duke hequr administratën shtetërore, prej 181 mijë personash, gjithsej janë 1.14 milionë të punësuar në sektorin privat dhe atë bujqësor. Si rrjedhojë, të huajt në 2023 përbënin vetëm 0.86% të totalit të atyre që punojnë në sektorin privat apo në bujqësi.

Po sipas të dhënave nga AKPA, për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; i dytiështë sektori i ndërtimit me 999 miratime; në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime; në vendin e katërt, sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese, me 788 miratime.

Për vitin 2023, të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Italia. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte gjatë muajit maj me përkatësisht 1,421 leje.

Së fundmi u bënë të ditura planet e qeverisë për një marrëveshje me një shtet të huaj për të sjellë 40 mijë punonjës të huaj, pa dhënë shumë detaje se si do të funksionojë kjo skemë dhe pse duhet të ndërmarrë një rol të tillë qeveria. Gjithësi, duke pasur parasysh tendencën dhe shifrat e deritanishme, vështirë që kjo skemë të funksionojë.

Inspektimet e AKPA: Punonjësit e huaj dominojnë në prodhim, tregti dhe ndërtim

Në rreth 10 mijë inspektime të kryera të subjekte të ndryshme gjatë vitit të shkuar, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka hasur 1350 shtetas të huaj të punësuar pranë tyre.

“Rritja e punësimit të punëmarrësve të huaj solli një vëmendje të veçantë në praktikën inspektuese në kontrollin e kushteve të tyre të punës për të siguruar që ata të kenë kushte të sigurta, të drejta dhe të barabarta në punë. Kjo gjithashtu thekson nevojën për Inspektoratin e Punës të vazhdojë të përqendrojë aktivitetin edhe në zbatimin e ligjit dhe në garantimin e respektimit të të drejtave të punëmarrësve të huaj”, thuhet në dokument.

Por cilët janë në fakt sektorët ku hasen më shpesh të huajt sipas inspektimeve të kryera. Inspektorati raporton se dominojnë kryesisht në ndërmarrjet prodhuese me 592 punonjës të hasur gjatë kontrolleve në 1913 subjekte.

Ndërkohë në të këto subjekte kanë qenë edhe 9 punonjës pa leje pune. Sa i takon ndërmarrjeve prodhuese kjo lidhet me fasoneritë të cilat më herët deklaruan për një nismë të tillë për shkak të mungesës së forcës punëtore vendase duke testuar punonjës nga Bangladeshi që në finale gjithsesi është cilësuar si një masë jo e suksesshme pasi kostot dhe largimet kanë qenë të larta.

Sektori i dytë është ai i tregtisë ku bëjnë pjesë hotele, bare, restorante me 195 punonjës që janë konstatuar gjatë kontrolleve në 3797 subjekte. Të gjithë të huajt kanë qenë me leje pune Në ndërtim janë gjetur 147 punonjës të huaj pas inspektimeve në 1786 subjekte teksa 5 punonjës janë gjetur pa leje pune.

Në sektorin minerar kanë rezultuar 115 punonjës të huaj nga 182 miniera të inspektuara. Ndërkohë 20 punonjës të huaj janë konstatuar gjatë inspektimeve në transport dhe telekomunikacion.

Grupi “të tjera” mban një numër prej 277 punonjësish. Në total gjatë vitit 2023 janë kryer 9820 inspektime ku kanë rezultuar 1350 shtetas të huaj me leje pune dhe 27 pa një të tillë./Monitor

p tt n te1

“Po ta dinte se Shqipëria do vendosej nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, ai do të qëndronte në…”- Dëshmia e rrallë e nipit të shkrimtarit të famshëm: Ja çfarë thoshte Petro Marko

Nga Stavri Marko

Petro Marko ka lindur në Dhërmi në 1913. Fëmijëria e tij ka kaluar në fshatin e tij të lindjes, për të cilin ai thotë se; “Dërmiu është fshati më i bukur në botë”. I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike himarjotase, Petroja më pas do të ndiqte studimet në Shkollën ‘Tregtare’ të Vlorës. Pasi mbaroi shkollën në vitet ‘30-të, atë e caktojnë mësues të gjuhës shqipe në zonën e Dropullit. Pikërisht në ato vite, Petroja filloi të shfaqte talent në fushën e dorëshkrimeve dhe të gazetarisë. Në atë kohë, Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh në fushën e botimeve.

“Ora” do të ishte gazeta e parë ku Petro Marko 25 vjeç, do të fillonte të shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin regjimin e Zogut, për prapambetje shoqërore kulturore dhe ekonomike në të cilën ndodhej vendi. Më pas me gazetën tjetër “ABC”, Petro Marko do të shtonte talentin e tij në formimin intelektual sidomos, kundër frymës së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë të fashizmit. Për disa shkrime të botuara, ai u burgos disa herë nën censurën e fortë të regjimit të Zogut.

Petro u shkëput herët nga Himara dhe kontaktet me familjen e tij i mbante për së largu. Atë kohë ishte vendosur në Tiranë dhe rreth viteve 1934-‘35 ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet në Paris, ku veçanërisht ministri i atëhershëm i Arsimit të Mbretërisë së Zogut, Hil Mosi, e ka ndihmuar duke parë penën e fortë të Petros, për të vazhduar studimet jashtë shtetit.

Petro Marko do të detyrohej të ndërpriste studimet, kur filloi lufta në Spanjë. Në atë kohë ai u bashkua me patriotë dhe revolucionarë, siç thoshte ai në atë kohë që; “Të gjithë ishin komunistë të vendosur”, për të luftuar ndaj fashizmit.

Pikërisht në vitin 1936, Petro Marko së bashku me shumë shqiptarë të tjerë, regjistrohet në Brigadat e forcave vullnetare të Spanjës. Atje, veç luftëtarëve të të gjitha vendeve, ai njohu dhe të famshmin Ernest Heminguej, për të cilin ai thoshte se ishte një kolos i përmasave të mëdha.

Ngjarjet e Spanjës, Petro do ti hidhte në letër dhe do t’i botonte në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, por me një natyrë krejt të veçantë, atë të censurës, të ndalimit të veprave dhe vargjeve dhe të diktuara prej propagandës komuniste e asaj kohe.

Pushtimi i Italisë fashiste e gjeti Petron në mërgim në Francë, i cili ishte kthyer pas luftës së Spanjës. Në Shqipëri vjen menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë, përfshi Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen, etj., dhe merr pjesë në rezistencën guerilje, kundër fashizmit.

Në vitin 1941, kur vepronte në Tiranë, arrestohet dhe internohet në burgjet e Ustikas në Itali, nga ku lirohet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas çlirimit, Petro Marko do të themelonte gazetën “Bashkimi”, por në vitin 1947, ai do të arrestohej, i akuzuar si “agjent i anglo amerikanëve”.

Pasi ka qëndruar rreth dy vjet në burgjet e regjimit komunist, të Enver Hoxhës, Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ç’kishte dashur dhe ç’kishte luftuar për vendin e tij, nën sundimit e gjatë të dinastisë së Hoxhës, kohë për të cilën ai vetë thoshte se; “ta dinte se Shqipëria, do të kishte përfunduar nën diktaturë, do të kishte qëndruar diku në perëndim dhe prej andej, ndoshta do t’i shërbente më mirë vendit dhe kombit të tij”, se sa nën kërcënimin e kulisave të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Martuar me Safon, piktoren bukuroshe, Petro do të edukonte dhe dy fëmijët e tij, Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën bashkohore të artit dhe të kulturës qytetare. Por pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat e jetës së tij.

Shkrimtari i cili, më pas do të bëhej profesionist i vërtetë, me publikimet dhe reportazhet e tij, si në shtyp dhe në botime, do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe patriotëve, jo vetëm në vend, por dhe jashtë saj. Botimet e Petro Markos, filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës.

Vepra të tilla si; “Hasta La Vista”, “Qyteti i fundit”, “Ara në Mal”, “Një emër në katër rrugë”, “Shpella e Piratëve”, etj., do të mbushnin libraritë shqiptare dhe europiane, madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë.

Me daljen e botimeve të Petro Markos, letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë moderne, origjinaliteti i të cilës, i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht ishte Dhërmiu, për të cilin ai thoshte se ishte fshati më i bukur në Botë, vendi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike dhe letrare.

Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të paharruara në kujtesën e Petros, për të cilin ai thoshte se; “Në atë vend dhe gurët e retë flasin bashkë”, ndërsa nuk mund ta përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit.

Për gjatë gjithë karrierës së tij letrare, deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë, do të përbënin thelbin e personazheve të shkrimeve dhe veprave të tij, ku shpesh emra dhe karaktere të legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin me interes botën e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare.

Personazhet e librave me heronj, piratë dhe kapedanë, do të shndërroheshin në filma, ndërsa me botimet e romanëve modernë të letërsisë sonë, ai do të fitonte dhe tituj të lartë, si në vitin 1959, “Çmimin e Republikës”. Edhe pas persekutimit të tij moral dhe si shkrimtar profesionist, Petroja nuk hoqi dorë nga veprat dhe shkrimet.

Ai shkruante thjesht në një shtëpi, të cilën nuk e ndërroi deri në vdekje, (përballë ish-Hotel “Arbëria”), në një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e makinës së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit, që ai pinte deri natën vonë.

Në shtëpinë e tij, kanë hyrë me qindra miq e shokë, patriotë dhe bashkëfshatarë, si nga Himara dhe vende të tjera të Shqipërisë, për probleme e halle, pse jo dhe talente për të mësuar më pas artin e Petros.

Ndërkaq persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma më shumë kur Madu, (siç i flisnin shkurt, djalit të Petros), do ta futnin në burg për propagandë antikomuniste. Në ato dy vitet e rrëzimit të diktaturës, Petroja do të kishte në duar dorëshkrimet më të bukura të jetës së tij, por ai fatkeqësisht dha shpirt në 24 dhjetor të 1991.

Pak kohë më parë, ai kishte themeluar Partinë Republikane, për të cilën ai thoshte se; “duhet të bëhet vërtetë republikane, me koncepte moderne dhe jo komuniste”. Amaneti që kishte lënë në familje, ishte jo shumë i çuditshëm për njerëzit që kanë lindur në Bregun e Detit Jon.

Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi. Autori i këtyre radhëve, ka jetuar tri vitet e fundit të jetës së Petro Markos, bashkë me të, momente trishtimi dhe gëzimi, që nga fillimi i botimeve të Petros dhe deri në vdekje, që s`ju nda për asnjë çast nga pas, pikërisht në atë dhomë të vogël, ku Petroja i shtrirë në shtrat, priste dhe përcillte shumë miq dhe dashamirës së tij, sikur dëshironte të çmallej dhe vetëm të çmallej me ta.

Por ja, një natë dimri, ndërsa Radio-Televizioni Shqiptar njoftoi për shuarjen e një prej kolosëve të letërsisë shqiptare, Petro Markon, të nesërmen trupi i tij, do të udhëtonte dhe do të varrosej pranë gurëve të Dhërmiut, tek varri i të parëve të tij, dhe pse Llogorai atë ditë, mbuluar me borë dhe akull, do ta lejonte arkivolin dhe miqtë që e shoqëronin, pa asnjë pengesë.

Petro Marko prehet sot në “Fshatin më të bukur në Botë”, Dhërmi, mes ullinjve dhe portokalleve, por dhe aromës së jodit të Jonit. Sot pas kaq vjetësh, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani, i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartë “Mjeshtëri i Madh i Punës”, Petro Markos, për meritat e tij të larta, në shërbim të kombit, atdheut, artit dhe letërsisë. Me veprën e Petro Markos, Teatri i Qytetit të Vlorës mori emrin e tij. Memorie.al

BIRN: Tre punonjësit e Bashkisë së Tiranës abuzuan me tenderin 143.6 milionë lekë

Tre punonjës të shoqërisë Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dërgohen në gjyq për favorizimin e një shoqërie për të fituar një tender me vlerë 143.6 milionë lekë megjithëse nuk përmbushte një prej specifikimeve të kërkuara, ndërsa administratori i operatorit ekonomik përfitues është marrë i pandehur për falsifikim.

BIRN

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 9 maj përfundimin e hetimeve paraprake ndaj tre punonjësve të “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, në varësi të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen se në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë skelur barazinë e pjesëmarrësve në një tender me vlerë më shumë 143.6 milionë lekë pa TVSH, me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT  sh.a.”.

“Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me sigurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë ‘W Center’ sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme”, citohet në njoftimin e SPAK.

Në cilësinë e të pandehurit është marrë dhe administratori i shoqërisë që ka fituar tenderin, Bledar Shemaj, i cili akuzohet për falsifikim. Sipas SPAK, Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontratë pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij, si manovrator i mjeteve të rënda. Për këtë specifikim ka rezultuar se ka patur ankesa nga ana e operatorëve të tjerë. Po ashtu, ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, ndërkohë që ka rezultuar se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

SPAK ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin e këtyre të pandehurve.

BASHA I PËRGJIGJET MANJËS

Nga salla e Kuvendit, kryetari i PD i është përgjigjur ministrit Manja, duke e sfiduar me argumente. Basha i kërkoi ministrt Manja që nëse kishte prova për rrugën Durrës-Kukës, ta çonte atë në Prokurori pasi ka 11 vite që është në qeveri. Kreu i PD gjithashtu i ktheu përgjigje ministrit të Drejtësisë edhe për 21 janari, duke i thënë se nuk ka pse të presin Strasburgun nëse duan të gjejnë drejtësi.

Basha: Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjëra personale. Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat.
Ke hallin e Durrës Kukës, po ke 11 vjet në qeveri, coje ne prokurori. Ti gënjen, unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. I jam nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam i gatshëm ti nënshtrohem, edhe për 40 të tjera. 21 janar? Po a nuk jeni ju që e vutë në fron sebepin e 21 janarit. Pse duhet të prisnit Strasburgun.
Apo e ka fjalën për aktin më të rëndë të NATO kur kryeministri i një vendi anëtar të NATO ka korruptuar një nga zytarët e lartë të inteligjencës amerikane, që sot e ke në burg, për komplotin që stisi me shefin tënd kundër rivalit për kryeministër. Këto janë të konsumuar. Ajo që ti nuk i thua dot shqiptarëve është pse i gënjeve bashkë me bashkëpunëtoret e tu kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon në ndjekje penale protestuesit. Përgjigja është e thjeshtë, ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.

Emrat/ Abuzimi me tenderat e UKT, SPAK mbyll hetimet! Ja akuzat që rëndojnë mbi 4 zyrtarët

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për 4 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat e Ujësjellës Kanalizimit Tiranë.

Bëhet fjalë për Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja punonjës të UKT-së, si dhe për Bledar Shemaj ortak dhe administrator.

Sipas SPAK, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH.

Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “Ë Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj.

Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 161, të vitit 2020, dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq (datë 07.05.2024), në ngarkim të pandehurve:

– Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

“Hiqni imunitetin dhe votoni vetingun”, Alibeaj: Ju bëni pazare ditën e natën, gënjeni kur thoni se po luftoni korrupsionin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në parlament tha se mazhoranca bën pazare ditën e natën.

Alibeaj iu ka bërë thirrje deputetëve të qeverisë që të heqin imunitetin dhe të votojnë vetingun. Sipas tij, qeveria gënjen kur thotë se po lufton korrupsionin.

Enkelejd Alibeaj: Ju bëni pazar ditën e natën. Edi Rama ka bërë pazar për çështjen McGonigal, për çështjen e vëllait, për çështjen e inceneratorit brenda është ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj, Ulsi Manja ka përgjegjësi për dosjen 184. Hiqni imunitetin dhe votoni vetingun, kjo është mënyra sesi luftohet korrupsioni. Nuk është në nivelin tim të them “shpirtlig”, nuk është në edukatën time familjare të them të tilla fjalë.

Denoncimi i Alibeajt: Punonjësit e BKH u dëbuan nga oborri i kryeministrisë!

Enkelejd Alibeaj ka denoncuar në Kuvend se punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë dëbuar nga oborri i kryeministrisë dhe nuk janë lejuar që të marrin aty materiale dhe dokumente.

Ai  u shpreh se SPAK dhe drejtësia e re është në rrezik të madh dhe ky është një alarm i madh.

Alibeaj i bëri thirrje ndërkombëtarëve, por edhe qytetarëve shqiptarë që të zgjedhin me votë nëse duan që drejtësinë ta lënë në dorë të të korruptuarve apo ta marrin vetë në dorë.

“Asnjë referim nuk është bërë në SPKA për vitin e kaluar, Punonjësit e BKH dëbohen nga oborri i kryeministrisë se duan të shkojnë të marrin materialet atje. Klithmat e kryeministrit se do të ngrinte atë komisionin, po e ngre dhe parlamenti u bë palë. Ky është rreziku i madh. SPAK drejtësia e re janë në rrezik.

Unë sot kam një thirrje për dy kategori, së pari për ndërkombëtarët, është një alarm i madhe për atë cfarë po ndodh për drejtësinë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Janë një shumicë e frikshme që treguan se nuk kanë asnjë cipë për të ndërmarrë cdo inciative natën për të goditur drejtësinë.

Së dyti e kam për shqiptarët, e kam për 70% të shqiptarëve që sot janë të etur për drejtësi. Është në dorë të tyre që me votën e tyre të kuptojnë që do ta lënë në dorë të të korruptuarve apo do ta marrin në dorë”, tha Alibeaj.

“Ju liruat 40 banditë”, Alibeaj i kthehet Manjës: Urime Ulsi, je përmirësuar. S’do e kishe votuar ligjin nëse do ishe në burg për dosjen “184”

PJESA E DYTË E FJALËS SË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM DHE DEPUTETIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË INTERPELANCËN ME MINISTRIN E DREJTËSISË

Urime Ulsi, shoh një ndryshim të madh nga një muaj më parë. Së pari the këtu 8, 18, 20, të dënuar nga GJKKO, pra nuk është ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar pra, 8, 18, 21, paske liruar pra. 8, 18, 26, e 46, e pra kjo ishte ajo pra se çfarë i shitët këtu publikut shqiptarë.

Së dyti, e vutë re apo jo, nuk mbajti asgjë për vete, e votuat ju, ta gëzoni 110, 116 deputetë sa të jeni këtë e keni peshqesh dhe kjo ishte produkti i bashkimit tuaj të madh një muaj më parë. A the dhe një gjë, po ta kishte miratuar në 2017-ën SPAK-u, ti nuk do e votoje? Nuk do e votoje Ulsi për një gjë të thjesht, ti do të ishte tek 313. E mban mend dosjen 184 të Dibrës, ti aty do ishe. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që ti vjen këtu dhe bën pikërisht këtë gjë. Të thërret subkoshienca. Megjithatë siç thash në fillim nuk do të doja ta shndërroja këtë histori në një çështje shifrash. Shifrat dolën pra, urime BIRN-it, urime INA Medias, urime Anila Hoxha, gazetarë të cilët morën të dhënat dhe këto janë të dhëna të cilatë Ulsiu edhe pse ka qëndruar gjatë dje tërë natën për të studiuar, nuk kishte asgjë për të thënë përveç atyre emrave.

Të bëj dhe një sqarim, ato emrat të cilat lexoi ishin emrat vetëm të atyre personave, subjekteve të dënuar nga GJKKO-ja, që u është ulur dënimi dh kanë dalë nga burgu.
Sa janë emrat dhe numrat e njerëzve të cilët kanë përfituar o 2 vite, o 1.5 vite por janë ende në burg sepse nuk mbaron dënimi i burgimit?

Sa është numri it ë dënuarve nga GJKKO dhe SPAK por që janë në një mënyrë tjetër siç është dënimi në shërbimin e provës? Dhe kuptoje ti Ministri i drejtësisë se çfarë do të thotë, shpjegoja shqiptarëve që edhe kur je në shërbim prove, ke një detyrim për të mos kryer vepra të tjera penale. Pse as nuk i the, pse as nuk i numërove?

The një gjë të vërtetë në fakt, që efekti i amnistisë vazhdon. Po, po vazhdon dhe unë kam kërkuar zyrtarisht nga SPAK të dhënat e do t’i marrë dhe do të kemi prap kohë për t’ua thënë publikut, për të kuptuar atë se çfarë është e vërteta. E vërteta që juve nuk e thatë sot dhe që ua shitët shqiptarëve para një muaji. Gënjeshtra e amnistisë e sapo miratuar që nuk do të shpëtonte të korruptuarit u shkëput pra si maska nga fytyra e Ulsiut dhe të 116-të atyre që e votuan, duke lënë të zhveshur të vërtetën.

Prokuroria e Posaçme demaskoi qeveritarët duke bërë me dije se po 100 të dënuar nga GJKKO dhe SPAK përfituan nga ligji i amnistisë miratuar me consensus mes mazhorancës dhe opozitës në 4 prill. Pavarësisht premtimit të shumëpërsëritur se asnjë po asnjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë nga kjo amnisti, drita e së vërtetës shpërtheu. Shpërtheu mes errësirës dhe mashtrimit shtetëror duke nxjerr në sipërfaqe një realitet të hishur dhe duke ngritur pikpyetje të mëdha dhe mesazhe të shumta. Mesazhi i parë amnistia e miratuar së fundmi shërbeu si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj SPAK-ut, se kur ndjenja e kërcënimit nga ligji është e prekshme, barrierat politike, konkurrenca mes partive zbehen.

Zbehen duke u zëvendësuar nga uniteti i papritur në mes të natës, 116 vota, amnistia pra thënë ndryshe, ishte një përpjekje për të demoralizuar dhe penguar zbatimin e ligjit, duke sinjalizuar se përpjekjet e SPAK për të luftuar korrupsionin në nivele të larta mund të minohen lehtësisht me vendime politike si ky këtu.

Mesazhi i dytë, tek ligji i amnistisë mund të lexohet një mesazh tjetër i rëndë, një thirrje për omerta, një kod i heshtjes mafioze duk u kërkuar të dënuarve dhe atyre nën hetim të mos bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të mos rëfejnë. Kjo amnisti ishte në fakt edhe një porosi e këtij këtu mbrapa se pavarësisht presionit ligjor ose akuzave të SPAK-ut, mbrojtja politike është e sigurt. Pëshpërima që i çuat përmes amnistisë, ishte e thjesht durojeni presionin e drejtësië, mbajeni gojën mbyllur sepse vetëm pak kohë burg do bëni. Pak kohë burg do bëni dhe do dilni, me amnisti do t’ju lëshojmë.

Mesazhi i tretë, amnistia e maskuar si një akt faljeje e mëshire në fakt në thelb është një shfaqje e hipokrizisë që dërgon një mesazh të rëndë edhe ndaj partnerëtev ndërkombëtar të Shqipërisë. Si mund të pretendohet se po luftohet korrupsioni dhe po ndërtohet një shoqëri e drejtë kur të njëjtët individ që kanë minuar këto vlera, përfitojnë nga liria pa meritë. Ky veprim, amnistia pra, jo vetëm që është në kontrast me zotimet e trumbetuara për të përmbushur standardet europiane të drejtësisë, por gjithashtu tregon një mungesë të theksuar të koherencës mes fjalëve dhe të veprimeve të kastës politike duke lënë kështu një përshtypje dhe një zhgënjim dhe një dyshim në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Ky ishte mesazhi që i çuat të 116, partnerëve ndërkombëtarë.

Së katërti, mesazhi më i rëndë nga kjo amnisti shkon për viktimat dhe familjarët që kanë vuajtur nga kriminelët e liruar. Po si mundet, si mundet që Kuvendi i Shqipërisë t’i kthejë shpinën atyre që kanë kaluar netë pa gjumë të mbushur me dhimbje, lot në kërkim të drejtësisë. Si mund të lejojë kjo elitë politike, këta 116 veta që zemrat e thyera të viktimeve marrin një goditje të re të papërgjegjshmërisë morale dhe padrejtësië të një vendimi të amnistisë.

Për vite me rradhë procesi i amnistisë është keqpërdorur si një mjet korruptiv për të shpëtuar individ që kanë shkelur ligjin duke minuar sistemin e rendit dhe drejtësisë. Për vite me rradhë, mediat, çdo javë nga mëngjesi, dreka, darka, kanë qenë të mbushura me lajme për krime të kryera nga kriminel recidivist të cilët kanë qenë të kapur dhe të dënuar më parë por nuk e kanë shlyer dënimin.

Së fundmi, nuk e di sa e vërtetë është, poi a lë dhe medias këtu, do të doja të përgënjeshtrohesha. Është raportuar se të dyshuar për vendosjen e bombës ndaj Gjykatësit të Shkodrës, gjyqtarit Sterkaj mund të jetë një nga personat që ka përfituar nga amnistia dhe që janë liruar nga burgu i Reçit dhe që mund të jetë dënuar në fakt nga ky gjyqtar. Porn ë fakt, fakt tjetër është i vërtetë dhe është akoma më qesharak, është flagrant. Rasti i skifterit të Korçës i cili vodhi një makinë në Korçë pa mbushur 12 orë pas lirimit nga amnistia që ju votuat.

Ka pafund raste ku siguria publike është cënuar nga këta protagonist të shkeljes së ligjit që janë dënuar më përpara, por nuk janë përballur me pasojat e plota të veprimeve të tyre. Ata janë liruar para kohe nga ndëshkimi i ligjit pa iu dhënë mundësia e duhur për të reflektuar si dhe për t’u penduar dhe distancuar nga veprat e krimit ëpo të korrupsionit që kanë kryer. Nuk mund të lejohet që recidivizmi të kthehet në një cikël të pafund. Këtë bëtë në fakt me amnistinë. Nuk mundet që të njëjtat duar që janë liruar sot, i liruat ju në fakt, nesër të godasin prap. Dikush do të thotë në një vend të zhvilluar demokratik, të dënuarit mund të lirohen vetëm pasi të ken shlyer detyrimin dhe pasi komisionet e specializuara japin gjykimin rast pas rasti. Të burgosurit e shqyrtuar të jenë riedukuar dhe të mos kenë asnjë simptonë që të përsërisin veprë e tyre kriminale.

Së pesti, çdo herë, po çdo herë që një kriminel lirohet pa mbaruar dënimin e tij të merituar, një polic, një prokuror, një gjyqtar, një gazetar denoncues, në fakt ndjekn se puna e tij është shkelur në çdo herë që një amnisti jepet pa meritë, forcat tona të rendit zoti ministër ndjennë se përpjekjet e tyre kurajoze janë çuar dëm me akt parlamenti, të zgjedhurve të popullit. Si mund të kërkojmë ne në një shoqëri, që të qëndrojnë ata në vijën e parë të luftës kundër krimit, kur parlamenti i Shqipërisë në rastin e parë i tradhëtoni.

Së gjashti, amnistia do të dërgojë një mesazh të rreszikshëm mbarë shoqorisë, ligjet mund të thyhen dhe përgjegjësia mund të shmanget. Me anë të amnistisë u hodh baltë mbi ndershmërinë e të gjithë atyre pak faktorëve që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një vend më të mirë. Si mund të kërkojmë nga qytetarët të respektojnë ligjin kur ata shohin që ligji aplikohet në mënyrë selektive dhe që zyrtarët e korruptuar janë të pacenushëm për shkak të veladonit të mbrojtjes së politikës. Kur shohin se me një ngritje kartoni çohen dëm muaj e vite punë hetimore, procese gjyqësore të tejzgjatura për të vënë drejtësi.

Duke pasur parasysh situatën alarmante nga Kuvendi i Shqipërisë diçka tjetër pritej. Pritej krejt e kundërta e kësaj amnistie. Pritej që të sillej si gardiane e shoqërisë duke u siguruar që ata që janë dënuar për veprimet e tyre të përballen me pasojat e plota të veprimeve të tyre. Nga Parlamenti, pritet që të tregohet i pakompromis ndaj atyre që zgjdhin të futen në rrugën e krimit dhe të korrupsionit. Sepse çdo akt i tyre jo vetëm që dëmton individ specific, por minon të ardhmen e Shqipërisë duke e zhytur shoqërinë në dëshpërim e në largim.

Nga Parlamenti pra, priten faktikisht nisma që synojnë të shtojnë mbështetje dhe të përmirësojnë kushtet e punës për policët, prokurorët, për gjyqtarët, për SPAK që këta të fundit ballafaqohen përditë me rreziqet dhe ne duhet të bëjmë çmos që ata të kenë gjithçka që ju nevojitet për të qenë efikas në përmbushjen e detyrës.

Do të ishte e udhës që të ndërmerresin nisma për të zgjeruar kapacitete e institucioneve të vuajtes së dënimit. Çfarë arsye është kjo? Meqë skemi burgje, i nxjerrim jashtë. Ndërtojmë burgje, 1 burg 2 universitete. Ta bëjmë kështu që të dënuarit ta vuajnë deri ditën e fundit të tyre atë që është borxhi që kanë ndaj shoqërisë. E pra, kjo është ajo se çfarë Parlamenti do të duhej të bënte.

Në fakt ka dhe dy mesazhe të tjera që janë të fshehta dhe askush nuk ua thotë, përveçse një pjesë e jona. E keni me SPAK-un. E keni me SPAK-un dhe e keni me faktin që SPAK-u ka shkuar anës qafës së kryeministrit. Pikërisht tani amnistia. E mbajtët tre muaj amnistinë nga dhjetori në prill. Kat re muaj që si e si për t’i dhënë një mesazh SPAK-ut. Dhe cili do të ishte mesazhi, secili nga ju nuk i hapet bargu për 818 a 820 të dënuar. Tek e fundit 820 vota jut ë mazhorancës i bleni me lekë kur të doni, në mes të natës. Jo arsyeja reale për të cilën e miratuat është që doni të tregonit forcë.
Cila ishte kjo forcë, 116 vota. Blloku, Fronti, Aleanca anti-SPAK. i treguat SPAK-ut, i treguat gjyqtarëve, prokuroëve, BKH-së, që këtu ka një forcë të madhe që me ligje s ii amnistisë, mund t’ua rrënojë të gjithë veprimtarinë që bëni. Ua tregoni ndërkombëtarevë pot ë doni ju, aleanca, fronti anti-SPAK. Kjo ishte ajo se çfarë ishte sinjali.

Sinjali i dytë, i lëmë të gjitha shifrat e 18, 26, e 46, u bën ë në fakt aq sac thotë dhe BIRN-i, saç thotë dhe SPAK dhe INA Media, apo Anila Hoxha. Ka një sinjal tjetër. Para disa ditësh një ministër i qeverisë, Blendi Gonxhe, ankohej se administrate e vet nuk firmoste më në tendera. Dhe ky ëshët efektiparandalues i drejtësisë së re. Efekti i drejtësisë penale ka sa efekt parandalues ka dhe ky është meraku dhe hall ii vërtetë që qeveria e Ulsiut kishte sot. Me amnistinë u that ë gjithëve këtyre të cilët deri dje nuk firmosnin se kishin frikse se SPAK u shkonte dhe u kapte celularët, ka ndodhur që vazhdoni punën se amnistinë e kemi në dorë, standardin e vendosëm, nuk pyesim për GJKKO, do themi që u mbushën burgjet , ju lirojmë vidhni.

Kaq shpejt ecin këta, sa brenda muajit tregojnë se çfarë duan të bëjnë. Para 3 ditësh e tha, do të bëj një reformë Kushtetuese për të future duart në sistemin e drejtësisë. 110 vota dalin e teprojnëm sepse këtu fakti dhe nevoja është pikërisht për të hequr nga zgjedha e SPAK, pikërisht ministra, zëvendësministra, deputetë kryeministra. Kjo është e vërteta dhe kjo tradhton atë se çështë pakti i vërtetë anti-korrupsion

Video-Pse tani hesht?!/ Ku e ka “fshehur” Gaz Bardhi vilën që Lindita Nikolla ka bërë me paratë e korrupsionit?!

Një skenar i mirëmenduar i krijuar nga Rithemelimi dhe Partia Socialiste që dhe regjisorët e Hollivudit do ta kishin zili, po del çdo ditë me shumë në dritë.

Skenari nis me ‘rezistencën’ e Rithemelimit në parlament, ku deputetët e kësaj force bënin sikur ziheshin me deputetët socialistë dhe këto të fundit kalonin ligjet që atyre u nevojiteshin siç ata donin.

Një rast ishte i tillë është dhe e nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kjo e fundit bënte sikur ndëshkonte deputetët e kësaj partie, kurse ky për ti bërë shantazh i përmendte vilën e bërë me para korrupsioni.

Kjo shihet në videon e mëposhtme kur Gazment Bardhi përplaset  me kryeparalmentaren Lindita Nikolla në ambientet e Kuvendit, pasi kjo e fundit i kishte përjashtuar.

“Parlament privat është ky! Është paralment i popullit nuk është vila jote me lekët e korrupsionit dakord të të vijë turp të të vijë”, dëgjohet Bardhi duke akuzuar Nikollën.

Po ja ku jemi tani dhe Gazment Bardhi i ka harruar akuzat e korrupsionit për Nikollën, (Siç bëri dhe me Berishën dhe deputetet e tij), po ashtu dhe anasjelltas.

Arsyja si gjithmonë çështjet e pazarit të PS dhe Rithemelimit.

Kjo u pa dhe tek njoftimi i fundit nga Kuvendi, ku u bë e ditur se Orjola Pampuri dhe Arbi Agalliu janë shkarkuar si sekretar dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vend të tyre janë emëruar Ervin Salianji dhe Albana Vokshi si nënkryetar grupi dhe Elda Hoti, si sekretare e grupit parlamentar.

Një teatër mes PS dhe Rithemelimit për të shpëtuar lëkurën e tyre tashmë është parë nga të gjithë por më e keqja është se e gjitha rëndon mbi popullin shqiptar./Alfapress.al

Interpelanca me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu! Ja pyetjet për Ulsi Manjën

Një interpelancë për amnistinë penale është kërkuar nga disa deputetë të PD me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shtroi disa pyetje, për të cilat kërkoi përgjigje nga ministri.

 

Sipas Alibeajt, qeveria bashkoi votat me një pjesë të opozitës për të nxjerrë nga burgu të korruptuarit dhe për të lënë në burg protestuesit.

“Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Nuk është vetëm përgjegjësia e ministrit, por edhe e këtij tjetrit”, tha Alibeaj.

Pyetjet që shtroi Alibeaj:

Cilët ishin propozuesit e amendamenteve ?

Pse u miratuan këto amendamente?

Cili ka qenë qëndrimi i ministrisë së Drejtësisë?

A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë për amendamentet?

A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë?

A janë përcjellë komisionit të ligjeve ose seancës të dhënat për personat që do përfitonin ?

A është marrë informacion nga SPAK për personat që do përfitonin nga amendamentet?

Cilët kanë qenë të dhënat e tyre”

Sa ishte numri i përgjithshëm i përfituesve nga amnistia nga momenti i depozitimit ?

Sa është numri i përfituesve pas miratimit të amnistisë?

Sa është numri i përfituesve që janë hetuar nga SPAK apo dënuar nga GJKKO ?

 

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM DHE DEPUTETIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË INTERPELANCËN ME MINISTRIN E DREJTËSISË

Gëzuar ditën e Europës, të Europës të sundimit të ligjit, të Europës të demokracisë funksionale, të europës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka më mirë sot ta fillosh me këtë interpelancë për të dhënë sqarime për publikun dhe për këdo tjetër se cilat ishin arsyet që në 4 prill, natën, 110 deputetëtë e disa bashkuan votat për të nxjerr të korruptuarit nga Burgum bashkuan votat për të lënë protestuesit në burg. E kam kërkuar këtë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, se kështu e do rregullorja, duke qenë fare i ndërgjegjshëm që nuk është vetëm përgjegjësia e tij, është përgjegjësia është e këtij tjetrit. Në fakt e patë fare mirë se cila ishte përgjgejësia eale, me atë që patë se çfarë ndodhi dy ditë më parë. Unë nuk do të jap asnjë statistik nga ato të cilat mund të jenë pjesë e kerkesave, apo shpikjeve apo invencioneve politike, por i bazohem thjsht dhe vetëm asaj se çfarë media në këto 1 javë apo 2 javë menjëherë pas miratimit të amnistisë, mori në formë zyrtare.
Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat, dhepo i them në respekt e në nder të tyre INA Media, BIRN, janë dz nga mediat më serioze të cilat i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë bërë publike. Sipas të dhënave të bëra publike, rezulton se nga ligji 33/ 2024, amnistia pra, kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, apo shpërdorimi i dëtyrës, përfitojnë ulje dënimi. Zyrtarët që përfitojnë ulje dënimi, rezultojnë 16 fuksionarë publik të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, 7 gjyqtarë, prokurorë të dënuar gjithashtu të dënuar për vepra penale të korrupsionit. Këta kanë dalë nga burgu ose kanë përfituar ulje dënimi.
Ajo se çfarë publiku është i interesuar të di, çfarë detyrimi moral dhe politik i këtij parlamenti bash për t’i shërbyer publikut, ishte përse? Dhe përsenë do doja ta merrja si përgjigje nga përfaqësuesi i qeverisë nëse ka dinjitetin dhe merr kohë për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:
Cilët ishin propozuesit e amendamendamenteve që u shqyrtuan dhe u miratuan në komisionin e ligjeve dhe në seancë plenare? Kujtoj këtu në komisionin e ligjeve u paraqitën disa amendamente, nga Ministria e Drejtësisë dhe asnjëri nuk i doli për zot.
Cilat kanë qenë arsyet se përse u sygjerua dhe u miratuan këto amendamente?
Cili ka qenë qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këto amendamente?
A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit Gjyqësorë, SPAK-ut? Në lidhje me amendamentet e propozuara kujtoj këtu që një nga pyetjet e para që i kam bërë në seancat online në komisionin e ligjieve lidhur me amnistinë ministrit të Drejtësisë, ka qenë a e ka konsultuar versionin fillestar dhe përgjigjja ka qenë po.
Po amendamentet a u konsultuan me instititucionet e drejtësisë?
A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë numri i personave që do të përfitonin nga amendamentet e propozuara dhe të miratuara?
A i janë përcjellë komisionit të ligjeve ose sancës të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të personave që do të përfitonin nga drafti fillestar i projektligjit për amnistinë dhe nga amendamentet e miratuara? Kujtoj këtu që në mbledhjet e komisionit të ligjeve i kam kërkuar unë si anëtar i komisionit të ligjeve që të sillte listën e të gjithë të dënuarve që do mund të përfitonin nga amnistia dhe premtimi ishte po do ta sjell. Sot që flasim, si anëtar i komisionit të ligjeve, unë nuk e kam.