22.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025

Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve të tyre, arrestohen inspektori i IMTV dhe administratori i Njësisë Golaj

Janë arrestuar nga policia punonjësi Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, shtetasi me inciale B.U. si dhe të Administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës me iniciale U.D. të akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

 

Inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj akuzohet se lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve.

“Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.116, viti 2024, me metoda speciale të hetimit, masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë”, raporton Prokuroria.

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve, arrestohen me kërkesë së Prokurorisë Kukës Inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestuan në flagrancë punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV), shtetasit B.U. si dhe të Administratorit të njësisë administrative Golaj në Kukës, shtetasit U.D. nën akuzë për Veprën Penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.116, viti 2024, me metoda speciale të hetimit, masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vijon hetimet për këtë çështje.

Në gjendje të lirë u proceduan edhe tre shtetas të tjerë në lidhje me këtë çështje, shtetasi K.L., inspector në IMTV për Veprën Penale “Shpërdorim Detyre” si dhe shtetasit Z.D. dhe M.M. nën akuzë për veprën penale ‘Ndërtim i Paligjshëm’.

Albin Kurti i prerë: Kosova nuk e pranon Asociacionin e komunave serbe si kusht për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

 

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka aspak të bëjë me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti.

Franca dhe Gjermania i kërkuan Kosovës të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit pak kohë pasi në fund të prillit Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha dritën jeshile për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

KiE – lidere në Evropë për të drejtat e njeriut – mund të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

“Ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po e kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në gjykatën Kushtetuese të Kosovës…Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dokumente të cilat nuk i ka pranuar dhe të cilat nuk janë zyrtare. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, shtoi Kurti.

Tradhëtia e vërtetë e opozitës dhe ndëshkimi i vërtetë që do marrë

Nga Fitim Zekthi

Partia konservatore në Britani duket se do ti humbë shumë keq zgjedhjet. Ka sondazhe që thonë se ajo mund të shkjojë deri në një rekord historik më të ulëtin në 100 vjet. Sherelle Jacobs shkruante dy ditë më parë në The Telegraph se Partinë Konservatore do ta votojnë kundër votruesit më të thekshëm dhe më tradicionalistë të saj. Pra do ta votojë kundër ajo që është zemra e saj konservatore. Kjo si hakmarrje për tradhtinë që u ka bërë kjo parti vlerave tek të cilat besojnë konservatorët.

Një tradhëti e parë, sipas saj, ishte se partia e futi vendin në një referendum për të dalë nga BE-ja por nuk e mbrojti kurrë vendimin dhe e la vendin të zvarritej në këtë proces, zvarritje që vazhdon ende me kosto të mëdha. Së dyti partia hyri sipas saj në lojë kolosale bixhozi me çështjen e emigracionit dhe e futi Britaninë në një vështirësi të dyfishtë. Ajo prodhoi një situate ku ekonomia nuk mund të rritet sepse ajo ishte ideuar si ekonomi e mbështetur tek njerezit me kualifikim jo të lartë dhe që nuk paguheshin shumë. Keshtu për shkak të një GDP-je të dobët për shkak të kësaj lloj ekonomie Britania nuk mund të përballojë investime të mëdha dhe të domosdoshme në infrastrukturë. Dhe e treta ajo tradhëtoi parimet bazë konservatore të lirisë dhe të përgjegjësisë personale kur imponoi masa drakoniane të karantinës në rastin e Covid 19. Këto masa shkatërruan ekonominë thotë Jacobs. Tradhëtia e partisë konservatore është papranueshme dhe vetë të djathatët do ta ndëshkojnë keq partinë e tyre për mënyrën se si u soll këto dhjetë vitet e fundit. Ajo thote se edhe zona tadicionalsiht te djathta si Buckingamshire apo Hampshire mund te votojne kunder.

Raste të tilla reagimi të votuesve ka kudo në botë. Në vitin 2016 votuesit demokratë, ndër më fanatikët, në shtetet që njihet si Rust Belt, Michigan, Wisconsin, Pensilvania (për pak edhe Minesota) votuan keqazi kundër Hillary Klinton. Ato u hakmorën për politikat ultraliberale dhe globaliste në ekonomi te administratës Obama-Klinton që shkatërrtuan vendet e punës së punëtorëve të fabrikave në këto shtete (njerëz me bindje socialdemokrate, thuajse plotësisht socialiste).

Në Greqi socialistët ndëshkuan keq, u hakmorën rëndë dnaj tradhëtisë që u bëri vlerave socialsite Syriza. Një analist i rëndësishëm në Greqi, Elias Maglinis shkruajti se “votuesi I majtë socialist grek u ndje I tradhëtuar në palcë nga Syriza dhe votoi ashpërsisht kundër si hakmarrje.”

Këto janë gjëra të njohura në shumë vende. Në Shqipëri ajo që për 33 vite është njohur si partti e qendrës së djathtë (në disa raste ka dashur të vetëquhet edhe si konservatore) ka kohë që është ne një proces kalbëzimi të ploië dhe njëkohësisht mundësie ripërtëritjeje. Tradhëtia që ajo i ka bërë votuesit te djathte është monumentale. Këtu nuk po përmendim ligjin për ndarjen e toikës duke mos ua kthyer atë pronarëve, nuk po përmendim ligjet e tjera për pronat e grabitura nga regjimi komunist, nuk po përmendim ligjet e pamiratuara kurrë për dekomunistizim, nuk po përmendim mbajtjen në nivele të larta të drejtimit të saj të njerëzve që vinin nga komunizmi, nga institucione të komunizmit si gazetat dhe televizimni i asaj kohe, hetuesia, prokuroria, organizata e partisë etj. Nuk po përmendim as mënyrën se si u be legalizimi I ndërtimeve pa leje apo ndërtimi I institucioneve, as raportin e rëndë me kuptimin mbi lirinë ekonomike, politike dhe fetare. Po flasim pak vetëm për mënyrën se si kjo parti arriti ti përgjigjet një situate shumë serioze në një moment të vështirë.A e trajtoi ajo atë me ndonjë grimë vlere të djathtë, a kishte në atë sjellje ndonjë thërrmijë sjelljeje dhe përgjegjësie të djathtë, a kishte ndonje nuance konservatore tek veprimet dhe gjuha e saj?

Thelbi i të djathtës, konservatrores është vetëpërmbajtja, mospretendimi i zotërimit të të vërtetës absolute, mospërdorimi i sharjes dhe i luftës për të asgjësuar karakterin, familjen dhe humanitetin e kundërshtarit, mosndjekja e epshit dhe e oreksit personal (vendosja e prangave vetes në përpjestim të drejtë me oreksin për pushtet thoshte Edmund Burke). Thelbi i të djathtës është përgjegjësia, përgjegjësia ndaj njerëzve. E djathta ka për themel të mënyrës se si sillet dhe vepron parimin “reflektim dhe zgjedhje”. Ky parim thotë se njeriu sheh dhe studion mundësitë që ka, sheh dhe studion pasojën e veprimit të secilës mundësi dhe bën atë që duhet dhe jo atë që do ai.

Partia demokratike shpërtheu në një konflikt të egër në shtator të vitit 2021. Ish kryetari I saj Sali Berisha bëri dhe u soll në kundërshti me çdo element, parim, rregull që ka të bëjë me të djathtën, me vlerat konservatore. Ai dhe një pjesë e madhe e partisë nuk u përpoqën ta kufiozojnë epshin dhe oreksin, nuk u udhëhoqën nga përgjegjësia para njerëve dhe votuesve, nuk qenë të përmbajtur, pretenduan se kishin me vete të vërtetën supreme etj. Ai dhe ata qe ndoqen nuk bene ate qe duhet por bene ate qe donin, nuk analizuan cfare mundesh kane dhe cfare pasoje sjell secila prej tyre.

Kjo sjellje, kjo mënyrë të vepruari totalisht kundër çdo sensi konservator e ndau partinë në dy pjesë. Njëra, sigurisht, më e madhe se tjetra. Më e madhja, mendohet, ajo që nisi luftën, ajo që shkallmoi me çdo mjet që ka në faqe të dheut çdo sens të djathtë dhe konservator. Më e vogla, ajo që mbeti u kap me mundim dhe modsti pas ca pak vlerave të djathta si maturia, përgjegjësia, shmagia e sharjeve dhe e sulmeve ndaj karakterit njerëzor, përpjekja për të rtuajtur një distancë me njerëzit që vijnë nga komunizmi dhe lidhjet me regjimin komunist etj,

Njerëzit, zgjedhësit, votuesi i djathtë e ka përjetuar keq dhe si tradhëti të plotë të tij këtë sjellje. Votuesi e ndëshkoi keq Lëvizjen e Rithemelimit, atë që garoi si subjekt qe përfaqëson opoziten në zgjedhet e vitiut 2023. Në ato zgjedhje humbja ishte e llahtarshme. Pavarësisht çdo parregullsie u morën vetëm një grusht bashkish shumë të vogla dhe asnjë e madhe. Edhe në ditë më të këqija dhe me manipulime me te renda si zgjedhjet locale te vitit 2000 opozita nuk doli kurrë kaq keq.

Ky grupim që nisi këtë luftë dhe shkaktoi këtë shkatërrim në PD do të humbë sigurisht shumë më rëndë sepse vetë të djathtët do të votojnë fuqiomisht kundër si kudo në botë në raste të tilla. Çështja është se ky grupim ka një këmbëngulje ekstreme për të vazhduar në këtë rrugë, në këtë kahje totalisht kundët të djathtës. Kjo kemnegulje nuk eshte e arsyeshme, nuk eshte politike.

Pjesa tjetër, PD-ja zyrtare, në këtë siutuatë ka përgjegjësinë të prodhojë një kontratst, një kontrast të thellë ku të duket qartë e më qartë çfarë dhe si duhet të jetë një opozitë e djathtë. Pjesa e tjeter, PD-ja zyrtare, eshte ajo qe perfaqeson mundeisne e pertyeritjets perballe asajq e perfaqeson kalbezimin. Sido që të jetë, sido që të shkojë puna e sigurt ëhstë që grupi I rithemelimit do të votohet gjithnjë e më fort kundër nga vetë të djathtët ndërsa grupi tjetër PD-ja ka mundësinë të shihet ndryshe sepse ruajti dhe mund të ecë në një drejtim që ruan vlerat e të djathëts. Kur tradheton vlera dhe parime, historia ka treguar, se ata me te tradicionalistët votojnë kunder. Kjo ka ndodhur dhe do të ndodhe edhe me ne.

PD, Kulluri: Rama i trajton si ‘mish i huaj’ socialistët që kanë probleme me drejtësinë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri, ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar mbledhjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe ministrat si dhe mbi deklaratën e Ramës ku i shtriu opozitës dorën e bashkëpunimit për rrugëtimin e vendit drejt BE.

Ai tha se kryeministri i trajton si ‘mish i huaj’ të gjithë anëtarët e partisë së tij, saktësisht zyrtarët, të cilët kanë probleme me drejtësinë.

“Fjalimet e gjata tregojnë situatën e rëndë në PS, parti që vepron si ‘one man show’.

Kjo reflektohet edhe ne qeverisje. Të gjitha investimet politike të tij, trajtohen si ‘mish i huaj’ kur kanë problem me drejtësinë. Kjo është për të ardhur keq.

Si mundet të mos ketë faj Ali Baba se çfarë bëjnë 40 hajdutët?”, tha ai.

Alibeaj: Rezoluta e propozuar nga kryeministri Edi Rama, synon të pengojë SPAK-un dhe GJKKO-n në punën e tyre

FJALA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË KONFERENCËN PËR MEDIAT

Besoj që arrini ta kuptoni se cili është argumenti për të cilin do të duhet të diskutoj me ju dhe nëpërmjet jush edhe me publikun. Janë disa ngjarje në fakt. Me thënë të drejtën nuk e kisha menduar që vetëm një muaj pas kalimit të amnistisë, gjërat të perceptonin kaq shpejt dhe të arrinim në atë se çfaarë parashikuam që një muaj më parë. Dhe ngjarja është ajo e djeshmja. Tashmë publiku është i njohur me një projektrezolutë nga ana e qeverisë që është hedhur në mejdanin e politikës. Dhe për të hedhur paksa dritë se çfarë përmban ajo rrezolutë, unë po përdor të njëjtën shprehje siç përdora këtu e një muaj më parë: djalli qëndron në detaje. Dhe kushdo nga mediat apo dhe nga publiku, ka durimin ta lexojë deri në fund atë rezolutë, do të kuptojë shumëçka mbi sinqeritetin, mbi vullnetin, mbi synimin diabolik që është fshehur në këtë rezolutë, do të arrijë kryeministri dhe qeveria më i korruptuar e këtij shteti. Për t’ua bërë të leht punën, së bashku edhe me ekspertët e PD, zotin Kthupi, kemi arritur të ekstraktojmë disa elementë tepër domethënës nga teksti i projektrezolutës dhe që përbëjnë në fakt edhe sintezën e saj.

Përshembull në pikën 7 të rezolutës thuhet se “palët angazhohen të garantojnë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj, rritjen e efiçencës së sistemit të drejtësisë, fuqizimin e pavarësisë dhe paanësisë së pushtetit gjyqësor. Nxitjen e cilësisë së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogari dhënies e transparencës”.

Me fjalë të tjera, kushdo kupton synimi i deklaruar tashmë aspakt i fshehur është, të ndërhyet në Reformën në Drejtësi. Të ndërhyhet nëpërmjet Parlamentit në korpusin legjislativ edhe strukturor të sistemit të drejtësisë. Nuk e fshehin në aspak, teksa në pikën 8 të rezolutës e thonë që për këtë synim duam të përdorim këtë mjet: “ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar, madje dhe të përhershëm që do të ketë si target të vet mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, anti-korrupsionin, hartimin e një plani kombëtar veprimi”.

Kjo është ajo se çfarë dje është thënë dhe që ndoshta në sytë e publikut nuk është bërë aq e perceptueshme. Tani disa pyetje dalin të logjikshme, të thjeshta lidhur me këtë përmbajtje të kësaj rezolute, që është në fakt një veprim politik. Një veprim politik i cili nuk premton asgjë të mirë. Pyetja e parë është, kush? Kush e ka propozuar? Dhe të gjithë njerëzit e kuptojnë dhe publiku e kupton që është propozuar nga kryeministri më i korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që sot është objekti i hetimit të SPAK dhe GJKKO. Dhe këtu e shihni dhe besoj kushdo e kupton absurdin e madh, diferencën e madhe, përplasjen e madhe etiko, morale, politike po të doni ju. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Si do ta bëjë? – duke përfshirë në këtë rast edhe Kuvendin. Me një nismë politike e cila siç e thash më sipër e shkruar në rezolutë, kërkon, synon të godas sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është pyetja e parë, dhe pyetja e parë që unë besoj rrëzon të gjithë sinqeritetin, nevojën e kësaj projektrrezolute.

Pyetja e dytë është akoma më e rëndë, pse tani? Pse pikërisht tani. Pse tani kur një zëvendëskryeministër është i hetuar dhe është në arrti. Pse tani kur një ministër i brendshëm është i dënuar? Pse tani kur një ministër tjetër është në hetim dhe pothuajse në gjykim për një nga çështjet më të rëndësishme. Bëhet fjalë për ministrin Beqja. Pse tani kur një ish ministër është në burg? Pse tani kur një ish deputetë është në burg për çështjen e inceneratorëve? Pse tani kur 5 drejtorë janë nën procedim? Pse tani kur kryebashkiaku i Tiranës, është duke frkuentuar SPAK-un? Pse tani kur i vetmi që ende nuk ka shkuar në dyert e SPAK-ut, është Edi Rama? Shikojeni avancimin që ka bërë drejtësia e re, SPAK-u. Hap pas hapi, me hapa të vegjël por të sigurt po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti. Po shkon tek kryeministri i korruptuar. Laku ka shkuar atje, tek ai. Dhe kjo është ndoshta përgjigjja e parë, pse tani.

Ka dhe një përgjigje tjetër pse tani, tani për shkakun se një muaj më parë Parlamenti, rreth 110 vota bën provën gjenerale të tyre se mund të ndërrmarin edhe iniciativa ligjore, reforma ligjore në rastin e amnistisë. Për amnistinë nesër kemi edhe një interpelancë të kërkuar nga PD, mbështetur në të dhënat që media ka dhënë. Në atë kohë, e them me mënyrë të sinqertë nuk e dija, thjesht kisha analizuar përmbajtjen e amnistisë. Kisha parashikuar pikërisht atë djallin e vogël që rrinte në detaje dhe detajet ishin që në një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale, që bën pikërisht fjalë për SPAK-un, ishte hapur një dritare e vogël u quajt në atë moment, që mund të përfitonin edhe shumë të dënuar nga SPAK dhe GJKKO. E mbani mend përbetimet e ministrit të Drejtësië: “asnjë s’ka për të përfituar”, shumë shumë 2, 3 polic të vobekt në periferi të Shqipërisë. Media brenda një muaji, në një kohë shumë të shkurtër, ka raportuar pikërisht këtë gjë: nga SPAK 100, së paku 100 subjekte të dënuar nga binomi SPAK-GJKKO, të cilët kanë përfituar nga amnistia, ju është falur dënimi. Nga të cilët, gjithmonë sipas medias 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, janë amnistuar. 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljet e barazisë në tendera, apo shpërdorim të tre. 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia.

Gjithsesi kjo është një çështje që është për t’u diskutuar jo vetëm nesër, sepse të jeni të sigurt nuk përfundon nesër. Sepse çështja e përfitimit të amnistisë është një proces që do të vazhdojë, por të paktën nesër do të kemi një sqarim nga përfaësuesi i qeverisë, ndryshe nga sa tha këtu e një muaj më parë që askush nuk do të përfitonte. Media e besueshme ka raportuar që jo vetëm kanë përfituar, por kanë përfituar një numër i madh. Dhe ju e kuptoni fare mirë se cili ishte dhe është sinjali që i jepet SPAK-ut, është i qartë tashmë: ju hetoni, ju gjykoni, ju i dënoni, 110 e ca deputetë, një front anti-SPAK i nxjerr nga burgu dhe u jep një sinjal dekurajimi SPAK-ut. Dhe jo vetëm kaq, se te efekti më i madh që SPAK-u ka dhënë deri më tani, kur them SPAK, SPAK dhe GJKKO, besoj më kuptoni, është efekti parandalues. E keni dëgjuar besoj madje dhe shumë ministra të qeverisë që thonë asnjë nga administrata sot nuk pranon të firmoset apo të marrë pjesë në procedura tenderash. Për shkak të frikës së SPAK-ut, të drejtësisë.

Dhe kjo është vlera më e madhe, aftësia parandaluese që sistemi i ri i drejtësisë ka. Parandalimin e veprave penale të korrupsionit. Gjithsesi, kjo është një çështje që do të diskutohet nesër. Çfarë është e rëndësishme, ishte më e madhe është fakti një muaj më parë një front i madh prej 110 deputetësh u bënë bashkë dhe i treguan kujtdo të madh dhe të vogël edhe SPAK-ut në këtë rast që ne jemi këtu, ne jemi këtu dhe mund të ndërmarrim edhe akte për të mbrojtur veten edhe kundër SPAK. Nuk vonoi shumë hapi i dytë i radhës ishte e djeshmja me këtë rezolutë apo projektrezolutë.

Pyetja e tretë, çfarë? Çfarë kërkojnë dhe duan të bëjnë me këtë projektrezolutë? Kërkojnë të synojnë ndonjë gjë e cila është shumë e rëndë dhe pse jo unë e them edhe tani që ka arritur të sjell një efekt. Vetia kryesore e drejtësië së re, përfaqësuar nga SPAK dhe GJKKO, është besueshmëria e publikut. Sot SPAK-u dhe GJKKO-ja, janë institucionet më të kuotuara në publikun shqiptar. Jo thjesht dhe vetëm për faktin që si kurrë më parë kanë ecur me procedime penale deri në ato maja kur drejtësia e mëparshme nuk arrinte dot, po për një veti tjetër, për një virtyt tjetër. Fakti që SPAK dhe GJKKO sot në shumicë dërrmuese në opinionin publik shihen si të distancuar nga politika, jashtë tutelës politike, jashtë kontrollit politik. Ky në fakt ishte dhe arsyeja kryesore se përse në 2016-ën u realizua Reforma në Drejtësi. Të krijohej një strukturë e organeve të drejtësiësë, që për shumë e shumë karakteristikave që do të duhej të kishte, e aftë profesionalisht, e pastër nga korrupsioni, nga krimi e me rradhë, të kishte një virtyt, të mos perceptohej, të ishte jo e jo, po as të mos perceptohej që ishte nën kontrollin e politikës. Kjo është arsyeja thelbësore se përse SPAK sot në sytë e publikut shihet si organ i cili ka këtë mbështetje në publik.

Çfarë kërkohet të bëhet me këtë rezolutë? Që Parlamenti, që 110 e ca deputetë, ky fronti i madh ka në dorë ku të dojë po t’i shkrepi në mendje që mund të ndërmarri iniciativa ligjore dhe të ndyërhy në sistemin e drejtësisë. Cili është sinjali që duhet t’i çohet publikut? Që SPAK-u, drejtësia e re, GJKKO-ja nuk na qenkërkan të imunizuar nga ndërhyrja dhe influenca politike. E mbani mend atë se çfarë kryeministri më i korruptuar i këtij vendi thoshte 3, 4 muaj më parë: “që drejtësia e re është produkt i PS”. Duke iu lëshuar dhe përcjell publikut pikërisht këtë mesazh, që është produkt politik. Në fakt, drejtësia e re nuk është produkt politik. Nuk duhet të jetë produkt politik, s’duhet të perceptohet si produkt politik sepse politika është në fakt preja, gjahu. Me këtë që ka bërë ka synuar pikërisht këtë gjë, e bashkë me të kërkon t’i heq tullën më të rëndësishme themeleve të SPAK-ut, tullën e pavarësisë. Në qoftë se SPAK-u, kjo ngrehinë Kushtetuese ligjore që sot gëzon besimin e publikut, nëse sot vihet nën presioni, tutelën, ndërhyrjen qoftë edhe me ligje të parlamentit, e humb pavarësinë e vet.

Së treti, çfarë do të arrijë? Dhe kjo është më e rëndë, ka vendosur në pikpyetje suksesin e reformës në drejtësi. Pra kemi arritur dje, kjo pjesë e politikës, qeveria me hedhjen në mejdanin politik dhe publik, të nevojës për të bërë ndryshime edhe në SPAK, edhe te reforma në drejtësi. Praktikisht ka thënë që reforma në drejtësi sipas atij, nuk është performante, nuk është e sukseshme. Cila është arsyeja që sot, tani do të duhet të hidhte këtë dorashkë politike në mes të Parlamentit.

Pyetja tjetër është si? Si do ta bëjë dhe nuk e fshehin fare. Nuk e fshehin fare, sigurisht buron forca mesa duket që janë një front anti-SPAK prej 110 deputetësh. Shumicë edhe Kushtetuese madje, siç e thotë zoti Kthupi dhe kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm kontrolli nëpërmjet një komisioni parlamentar të posaçëm dhe të përhershëm. Është ajo gjë që nga kjo sallë, nga kjo tavolinë, kryetari i PD, Lulzim Basha e ka thënë që në janar dhe që në atë kohë shumëkush nuk është se e mori me shumë seriozitet. Si ka mundësi, si mund të thyhej tabuja e Reformës në Drejtësi. E pra ja, me një komision parlamentar, një komision politik i cili do t’i bëjë hije punës së SPAK-ut në mënyrë paralele gjatë gjithë kohës. Do ta markojnë, do ta eklipsojnë.

E fundit, cili do të ishte qëndrimi që në fakt politika do të duhet të mbajë ndaj sistemit të dretësiësë dhe në fakt atë që Partia Demokratike ka mbajtur. Qëndrimi i mbajtur që në 2016-ën. Qëndrimi politik që në 2016-2n. Do të ndërtojmë një sistem drejtësie i cili të jetë imun nga ndërhyrja politike dhe që politika nga ana tjetër t’i mbajë duart larg nga drejtësia. Sot e vetmja gjë që mund të bëhet dhe që ka sens të bëhet, që nga njëra anë të tregojë mbështetje për SPAK-un, që puna e SPAK-ut të eci e papenguar, nga ana tjetër të tregojë edhe vet frnimin e politikës nëse është e sinqert. Është vetëm një gjë: politika do të duhet thjesht dhe vetëm të plotësojë kërkesat që SPAK ka, atë që ka bërë PD para disa ditësh. Duke paraqitur amendamente në Parlament, qoftë për burime njerëzore, qoftë me mbështetje financiare, qoftë për çështjet e statusit. Vini re, kërkesa që vijnë dhe që burojnë nga organet e drejtësisë, jo çfarë i shpik në mendje, mendjet e sëmura dhe të frikësuara të politikës, të qeverisë dhe të kryeministrit. Kështu rritet e mbështetet dhe respektohet Reforma në Drejtësi dhe SPAK. Çfarë duhet të bëjë politika, të heq çfarëdolloj pengese që ka ngelur nga e shkuara atëherë kur drejtësia i kishte duart e lidhura, të heq imunitetin, siç dhe ne e kemi depozituar. Si ndihmohet SPAK-u meqë objekti kryesor i SPAK është lufta kundër korrupsionit dhe korrupsionin kryesor ëe bëjnë rangjet më të larta të politikës, qeveria, parlamenti po të doni ju? Të bëjnë vettingun në politik. Siç e kemi propozuar që një institucion tjetër, jo SPAK, një institucion tjetër ILDKPI-ja, meqë ka dhe detyrë funksionale të shndërrohet e të marrë, të fokusohet në punë të tjera, edhe tek vettingu i 200 e ca politikanëve, duke lehtësuar e duke përshpejtuar luftën ndaj korrupsionit.

Kjo pra është leximi i lëvizjes së djeshme të kryeministrit më të korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që ka hedhur sot si një sfidë ndaj publikut apo ndaj opozitës. Ky është qëndrimi i Partisë Demokratike që kemi mbajtur, mbajmë e do të mbajmë.

Faleminderit!

“Putini, gati për një operacion ushtarak në një vend të NATO-s”- Paralajmërimi i kreut të kundërzbulimit në Poloni: Rusia mund të hyjë në këto dy shtete

Kreu i shërbimit të kundërzbulimit ushtarak të Polonisë, Jarosłaë Stróżyk ka paralajmëruar se kreu i Kremlinit, Vladimir Putin është tashmë i përgatitur për një operacion ushtarak në shkallë të vogël kundër një vendi të NATO-s.

 

Stróżyk i bëri deklaratat në një intervistë për një gazetë polake, duke thënë se të gjitha parashikimet në lidhje me gatishmërinë e Rusisë për një sulm të mundshëm ndaj një vendi të NATO-s bazohen vetëm në supozime të caktuara.

“Putini është me siguri tashmë i përgatitur për një mini-operacion kundër një prej vendeve baltike, për shembull, për të hyrë në Estoni ose për të zbritur në një nga ishujt suedezë,” tha Stróżyk.

Ai shtoi se pavarësisht synimeve të Putinit, ai aktualisht po mbahet prapa nga qëndrimi i Perëndimit.

“Ajo që Perëndimi po bën së bashku për të mbështetur Ukrainën i tregon atij se në rast të një sulmi ndaj NATO-s, përgjigja perëndimore do të ishte edhe më e madhe,” beson kreu i shërbimit të kundërzbulimit ushtarak të Polonisë.

Frika ndaj SPAK prodhon koalicione, imagjinare por edhe reale!

NGA BESART LOGU

Frika ndaj SPAK prodhon koalicione, imagjinare por edhe reale!

Ka gati 3 vjet që Berisha akuzon se Basha bashkëqeveris me Ramën.

“Në dhjetor shpallet qeveria e përbashkët”, thoshte nga 9 shtatori në çdo foltore që mbajti.

Pasi nuk ndodhi, e ndryshoi skemën, “do shkojë Basha në presidencë kur ti mbarojë mandati Metës”.

As kjo nuk ndodhi.

Iu kthye prap qeverisë së koalicionit duke e shtyrë në shtator, “në sesionin e ri parlamentar shpallet qeveria Rama-Basha”.

Nisi sesioni dhe asnjë ndryshim qeverie nuk pati, se normal, nuk ekzistonte një dakortësi e tillë. Dhe kështu kaloi viti (2021-2022), me gënjeshtra sezonale dhe pa mbajtur përgjegjësi në çfarë akuzonte publikisht. Mbi të gjitha, pa i’a kujtuar askush se çfarë ka thënë.

Edhe pse i dorëhequr nga kreu i PD, madje i tërhequr edhe nga politika aktive, në mendjen paranojake të Berishës, Basha ishte në qeveri.

Pasi e pa që balta u bë llucë dhe nuk mbante më, helmoi ndjekësit e tij me gënjeshtrën e rradhës; “mbështetës të Bashës janë punësuar në administratë”. Kjo po, ngjiti, sepse ishte një akuzë që nuk e provoje dot të kundërtën.

Ndërkohë e vërteta është se mbështetësit e Bashës ose janë të punësuar në sektorin privat ose të papunë si të gjithë opozitarët e tjerë.

Gjithsesi, një akuzë e tillë duhej sepse mbante shtrënguar rradhët e ndjekësve, duke i bërë të ndihen të tradhëtuar nga Basha, pasi vendi po bëhej gati të futej në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Se si shkoi viti 2023, jemi dëshmitarë të gjithë. Në aspektin zgjedhor, nga 61 bashki Berisha mori vetëm 6.

E kundërshtoi rezultatin dhe nuk njohu përgjegjësi. Ndërsa në aspektin penal, SPAK rriti veprimtarinë hetimore.

Në janar regjistron procedimin penal për çështjen “McGonigal” (dyshuar si i përfshirë Edi Rama). Në prill kalon për gjykim dosjen “Gërdeci”.

Në korrik kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetajn. Në tetor vendos masë “detyrim paraqitje” për Berishën dhe në dhjetor kulmon me masën e arrestit shtëpiak.

Viti 2024 nis edhe më mbarë! Erion Veliaj, figura më e lartë politike në PS pas Edi Ramës, bie në rrjetën e SPAK.

Gjithashtu, pritet leterporosia nga SHBA për çështjen McGonigal, Beqja shkon për gjykim, thellohen hetimet ndaj Xhaçkës, Krifcës, drejtorëve të Belindës, arrestohet Jorgo Goro, dhe shumë çështje tjera që provojnë korrupsionin e kësaj qeverie të shtrirë në çdo qelizë të shtetit.

Sa më sipër, kuptojmë të gjithë panoramën 3 vjeçare. Kuptojmë pse Berisha akuzoi e baltosi Partinë Demokratike dhe këdo që nuk e ndoqi pas në hallin e tij.

Kuptojmë gjithashtu edhe pse dështoi komisioni i reformës zgjedhore, pse bashkuan votat për amnistinë dhe pse nuk pranojnë propozimet e PD për rritjen e rolit të SPAK apo vetingun në politikë.

Të gjitha këto sqarojnë ofertën publike që Rama i bëri dje opozitës (Rithemelimit).

Duhet shkruar me shkronja të mëdha; BERISHA-RAMA KANË SALDUAR PUSHTETIN E TYRE QË ME NDRYSHIMET KUSHTETUESE TË VITIT 2008. ATA JANË BASHKË, KANË BASHKËQEVERISUR DHE SOT JANË MË AFËR SE KURRË SEPSE SPAK GËZON PAVARËSI DHE ËSHTË I VETMI MEKANIZËM QË DO TË PËRMBYSË ELITËN KLEPTOKRATE TË DYSHES BERISHA-RAMA. PRANDAJ NUK E DUAN NDRYSHIMIN, AGONIA QË PO KALOJMË SI SHOQËRI I FAVORIZON. TASHMË PERDJA KA RËNË DHE AKTORËT JANË TË QARTË PËR OPINIONIN PUBLIK.

Vajza e tij u përfshi në aksident, babai polic tentoi të fshehë ngjarjen duke larguar makinën! Ja masa që u mor ndaj efektivit

Një efektiv policie është ndëshkuar pasi ka tentuar që të fshehë aksidentit e shkaktuar nga e bija e tij. AMP Vlorë-Gjirokastër ka ekzekutuar masën e sigurisë arrest shtëpie  për efektivin, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

 

AMP thotë se efektivi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

AMP Vlorë-Gjirokastër ekzekuton vendimin e gjykatës për punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.

“Amnistia ishte “provë gjenerale’”, Alibeaj: SPAK po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj në konferencën për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi, deklaroi se Projekt Rezoluta erdhi në këtë kohë sepse “laku” i SPAK ka shkuar deri në nivelet e larta të qeverisë.

“I vetmi që nuk ka shkuar në dyert e SPAK është Rama. Me hapa të vegjël e të sigurt SPAK po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti. Laku ka shkuar te ai. Kjo është përgjigja pse tani? Ka edhe një përgjigje tjetër.
Një muaj më parë Parlamenti rreth 110 vota bënë provën gjeneralë se mund të marrin reforma ligjore në rastin e Amnistisë. U hap një dritare që mund të përfitonin shumë të dënuar nga SPAK dhe GJKKO.
I mbani mend përbetimet e Manjës.
Media brenda një muaji ka raportuar pikërisht se së paku 100 subjekte të dënuar nga SPAK-GJKKO që përfituan nga amnistia. Nga të cilët, sipas medias 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, 60 të dënuar për korrupsion shpërdorim detyre apo shkelje të barazisë në tendera, kanë përfituar edhe gjyqtarë të dënuar.

Një front i tërë anti-SPAK nxirret nga burgu dhe dekurajon Prokurorinë e Përgjithshme. Hapi i fundit ishte ai i djeshmi me Projekt Rezolutën”, tha Alibeaj.

Rezoluta e PS/ “E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në Reformën në Drejtësi përmes Parlamentit”, Alibeaj e zbulon: Ja si do ta arrijnë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj po mban një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi.

“Tashmë publiku u njoh me projekt rezolutën që u hodh në mejdanin e politikës. Për të hedhur pak dritë çfarë ajo përmban, po përdor të njëjtën shprehje që përdora një muaj më parë “Djalli fshihet në detaje”.

Kemi arritur të ekstraktojmë elementë të rëndësishëm në rezolutë që përbëjnë thelbin e saj.

Si psh: Palët garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit.

Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit.
Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar.

I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendin”, tha ai.