17.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025

Si u zhdukën 1.1 miliardë euro të shqiptarëve! Në skenë, Ceno Klosi dhe Ergys Verdho

Nëse qytetarët e thjeshtë, mes të cilëve edhe pensionistë e invalidë, rrezikojnë të penalizohen deri në burg kur nuk arrijnë të paguajnë energjinë e muajit, për zyrtarët OSHE, KESH e OST-së humbjet në miliona duket se nuk janë aspak shqetësim.

 

Madje, si për ironi, miliona euro që mungojnë në arkat e tyre apo që humbin në tendera plot dritë-hije për fituesit, shënohen si “humbje në rrjet” apo “humbje teknike”, duke bërë që buxhetit të shtetit t’i mungojë një fond i konsiderueshëm të ardhurash. Paradoksi është se mungesa e këtyre parave vjen në një fushë që konsumohet gjithçka që prodhohet apo blihet. Pra, nuk kemi të bëjmë me asnjë stok, por me keq menaxhim dhe vjedhje. Humbjet duken edhe më të pabesueshme kur përmes shifrave faktohet se në ketë fushë janë investuar miliona euro për të përmirësuar këtë sektor të rëndësishëm!

ÇFARË NDODH ME KESH, OSHEE DHE OST?

Tri institucionet kryesore të varësisë së Ministrisë së Energjisë, OSHEE, OST dhe KESH, prej kohësh janë përfshirë në një hartë humbjesh të mëdha në dëm të buxhetit të shtetit. Këto institucione që duhej të ishin burim të ardhurash janë kthyer në humbësit e mëdhenj të parave publike. Nuk janë pak, por 1.1 miliardë euro buxhet nga të cilat, fati i 670 milionë Eurove nuk dihet për shkak të bilanceve të padeklaruara nga OSHEE dhe KESH, vetëm për vitin 2021 – 2022.

Ndërkohë, 257 milionë euro tendera janë dhënë vetëm për një apo dy kompani në garë, ku jo rastësisht njëra prej tyre gjithmonë përjashtohet nga tenderi, duke i hapur rrugën konkurruesit tjetër që mbetet i vetëm për oferta që fitohen zakonisht në 99% të vlerës së fondit limit. Këto fonde të mëdha janë kthyer në një minierë ari për familjarë të ish krerëve të policisë të përjashtuar nga procesi i vetingut dhe investitorë strategjikë. Pamundësimi i bursës shqiptare për të funksionuar, transaksionet në kundërshtim me ligjin si edhe sherret ndërinstitucionale për borxhet e pashlyera, janë një pjesë e ajsbergut të parave të shpërdoruara që “Vetting” sjell në këtë episod.

SHERRI PËR BORXHET 1.1 MLD EURO

Borxhet mes KESH, OSHEE dhe OST, kanë krijuar prej kohësh një sherr ndërinstitucional, ku palët janë të ndarë në pretendimet e tyre. Në këtë përplasje, fillimisht OSHEE do të deklaronte se borxhi ishte 104 milionë euro ndërsa OST pretendonte se ishte 129 milion euro. Diferenca prej 25 milionë eurosh ishte burimi i konfliktit për detyrimet që kompanitë kishin ndërmjet njëra-tjetrës. Sipas burimeve zyrtare “Vetting” zbulon se në 15 prill 2021 ndërmjet OSHEE dhe OST u firmos marrëveshja për pagesën e detyrimeve të prapambetura me vlerë 9,68 miliardë lekë ose 96 milionë euro.

Nga informacionet e Ministrisë së Financave, përplasja midis OST dhe OSHEE vazhdon pasi në projekt buxhetin 2024 nënvizohet se detyrimet janë nga 9 miliardë lekë deri në 18.3 miliardë lekë të OSHEE-së ndaj OST-së, e thënë ndryshe 90 deri në 183 milionë euro pasi kompanitë publike akoma nuk bien dakord me njëra-tjetrën. Ngelet shqetësues fakti dhe krijohen dyshime për abuzime pasi bilancet nuk pasqyrohen dhe fondet i mungojnë buxhetit, ndërsa palët ende kundërshtojnë njëra -tjetrën, duke mos qenë transparente.

ÇFARË DEKLARON NË BILANCIN E FUNDIT OSHEE NË LIDHJE ME KESH?

Por, dëmi që mund të jetë bërë në këtë fushë shkon deri në 600 milionë euro. Kjo, pasi paraprakisht u nënshkrua një marrëveshje në 6 prill 2018 për shlyerjen e 56 milionë eurove detyrime ndërmjet OSHEE-së dhe KESH-it. Aktualisht nga projektbuxheti i vitit 2024 rezulton se OSHEE ka detyrime ndaj KESH nga 554 milionë euro deri në 587 milionë euro. Ky fakt konfirmon mosnjohjen e detyrimeve reciproke midis dy institucioneve më të rëndësishme të energjisë elektrike, e cila lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Nga të dhënat e projektbuxhetit 2024 evidentohet se për të përballuar krizën energjetike 2021-2023, qeveria shqiptare ka akorduar disa fonde me vlerë totale 50 miliardë lekë ose 500 milionë euro. Vetëm duke mbledhur borxhet e OSHEE, KESH dhe OST, krijohet një gropë financiare me vlerë 1,1 miliardë euro, e cila përbën 16% të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Por edhe OST ka detyrime ndaj KESH-it, për të cilat palët akoma nuk janë marrë vesh.

POR PËRSE JANË FSHEHUR BILANCET?

Ishin këto pasaktësi në buxhet që nxitën gazetarët e “Vetting” për të hetuar se si janë mbajtur bilancet dhe a mund të ishte shmangur ky keqkuptim sikurse pretendojnë deri tani të dy ndërmarrjet, për këtë shumë jo të vogël. Bilancet janë të rëndësishme pasi vetëm përmes tyre evidentohet lehtësisht se si qëndron ky hendek borxhesh dhe arkëtimesh. Sipas ekspertit të energjisë, Klodian Gradecit, në 3 vitet e fundit, çmimet e energjisë kanë qenë të favorshme për bilancet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. “Këto tregojnë fare mirë, që ka qenë mundësia e shkëlqyer që Shqipëria të dilte me bilance pozitive në sektorin e energjisë. Nuk bën logjikë, që KESH si prodhues të ketë bilanc negativ, por vendosja e situatës së emergjencës dhe vendosja e disa detyrave KESh-it, për të mbuluar humbjet dhe detyrimet që kishte FSHU-ja ose OSHEE-ja për të furnizuar klientët e tij, ka çuar që KESH-i të ketë një bilanc negativ”, – tha eksperti i energjisë, Gradeci për “Vetting”. Eksperti Gradeci shtoi se bilancet që nuk pasqyrohen, pasi nëse pasqyrohen do të tregojnë që janë bilance me humbje dhe do duhet të dalin përgjegjësitë që lidhen me keqmenaxhimin.

OSHEE, DËMET NGA CENO KLOSI

Një tjetër shumë e papërllogaritshme se sa është dëmi u krijua nga përdorimi i valutës së transaksioneve të OSHEE. Nga lëvizjet në bursë rezulton se OSHEE është e detyruar të bëjë konvertimin e lekëve në euro në një bankë të nivelit të dytë me kursin më të favorshëm. Por ky këmbim u bë vetëm në njërën prej tyre ku kursi i këmbimit është më i ulët. Sipas burimeve zyrtare të informacionit, “Vetting” ka mësuar se, vetëm në periudhën 2018 – 2019, Shqipëria ka këmbyer lekë në euro në vlerën totale rreth 660 milionë euro. Këmbimi rezulton se është bërë me vlerë të ulët të lekut në raport me euron apo dollarin, duke thelluar dëmin në buxhetin e OSHEE-së.

Kjo problematikë i është vënë në dijeni OSHEE edhe në vitin 2019 nga auditi, i cili sipas tij, fajin nuk e kanë vetëm drejtuesit OSHEE, sipas audituesve, përgjegjës, është departamenti ekonomik i këtij institucioni, ku në krye në atë kohë ishte Ceno Klosi. Sipas ekspertëve ekonomikë, rasti është më flagrant pasi kemi të bëjmë me shkelje të ligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, asetet e saj janë nën sekuestro. Mbajtja e bilanceve në mënyrë të rregullt është një domosdoshmëri jo vetëm për KESH e OSHEE, por për çdo institucion publik e privat.

KAOS ME BILANCET, ÇFARË PO NDODH?

Historia dëshmon se Ceno Klosi ka ndjekur të njëjtën metodologji edhe në vitet 2016 dhe 2017. Sipas KLSH, “mospërputhja midis sistemit “SAP” dhe sistemit të faturimit, arkëtimit dhe kontabilitetit më fund të vitit 2017-ës, arrijnë në vlerën 1.1 miliardë lekë ose 11 milionë euro. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting” rezulton se hartuesi i këtyre pasqyrave është Ceno Klosi. Për të gjitha këto shkelje të konstatuara, zoti Klosi jo vetëm që nuk u përgjigj gjatë kohës që drejtonte këtë sektor, por tashmë pas bilanceve të dritave, po mban bilancet e tatimeve në nivel kombëtar. POR

PSE KA KAQ SHUMË BORXHE OSHEE?

Sipas një studimi të dhënave të OSHEE-së, vetëm gjatë vitit 2019, borxhet që ka ky institucion nga të tjerët shkon në 1.14 miliardë euro. Një pjesë e këtyre arkëtimeve jo pak herë janë fshehur përmes termit “humbje në rrjet”. Kjo do të thotë se këto borxhe ende nuk janë mbledhur për aq kohë sa deri në vitin 2022 niveli i humbjes së energjisë elektrike nuk ndryshon. Edhe persë numri i abonentëve është ulur nga largimi i shumë familjeve jashtë vendit. Ndërkohë që janë investuar miliona lekë në sistemin e shpërndarjes, shifrat do të duhej të ishin më të ulëta nga këto humbje në rrjet. Por sërish, në shpjegimet e bilanceve ka klasifikim të humbjeve si, teknike dhe jo teknike. Nga njëra anë humbja teknike ekspozon cilësinë e dobët të sistemit të shpërndarjes. Ky fakt tregon gjithashtu se edhe tenderat e fituar për këto procedura nuk kanë pasur sukses në përmirësimin e situatës së shpërndarjes, pavarësisht investimeve të kryera. Ekspertët e energjisë këmbëngulin se, humbja jo teknike konsiston në abuzimet me energjinë dhe vjedhjen duke ndërhyrë në sistem.

Nga të gjitha mosfunksionimet e përmendura, nga vitit 2018 deri në 2020, OSHEE ka deklaruar se i janë shtuar detyrimet me 101 milionë euro. Detyrimet mes institucioneve nuk janë të pakta. Vetëm borxhi i OSHEE ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është 4,37 miliardë lekë ose 43 milionë euro. KESH, nga ana tjetër, ka borxhe 34 miliardë lekë ose 340 milionë euro ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë që borxhe ndaj OSHEE-së kanë edhe ujësjellësit me vlerë 28.1 miliardë lekë ose 281 milionë euro. Borxhin më të madh për OSHEE-në e ka Ujësjellësi i Durrësit që drejtohet nga Spartak Kovaçi dhe kap shifrën e 51 milionë eurove. Përveç këtyre detyrimeve, ujësjellësit kanë detyrime me vlerë 10,3 miliardë lekë ose 103 milionë euro edhe ndaj Ministrisë së Financave kjo sipas projektbuxhetit 2024. Siç vihet re dhe nga tabela, humbjet kanë pësuar rënie nga viti në vit, por kemi një lidhje të zhdrejtë për vitin 2019 për sa i përket humbjeve jo teknike në raport me faturimet dhe vitet e mëparshme. Humbja jo teknike konsiston në abuzime me energjinë nga abonentët (vjedhja). Rritja e humbjes jo teknike për vitin 2019 nuk e arsyeton punën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

SHITBLERJA E ENERGJISË ME KOMPANITË SHQIPTARE

Nëse çmimet e energjisë të viteve paraardhëse duke iu referuar bursës hungareze janë të shtrenjta, vlera e tyre në tregtimin e drejtpërdrejtë me kompanitë shqiptare është alarmante. Me vendosjen e Ergys Verdhos në krye të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare “Vetting” zbulon se më datën 9 korrik 2022, brenda ditës janë shpenzuar plot 16.65 milionë euro për 33.600 Megavat-orë energji të ndarë në 4 lote. E njëjta procedurë u ndoq edhe me 15 korrik duke shpenzuar jo pak por 17.5 milionë euro të tjera me TVSH. Domethënë 34.1 milionë euro brenda javës. Por sa ishte çmimi në hupx?

Më 9 korrik çmimi më i lartë i energjisë në HUPX ka qenë 350 euro për megavat orë, por ne e kemi blerë me 586 euro. Gati dyfish më shtrenjte ose me çmim 41% më të lartë krahasuar me atë të bursës hungareze. Pra, vetëm nëse bëjmë llogaritë për 150 euro më shumë, duke zbritur dhe komisionet për transmetimin, KESH ka paguar 4,2 milionë euro më shumë se tregu. 16.6 milionë euro u shpenzuan nga KESH me 15 korrik për 28,560 megavat orë energji. Këto para të dhëna nga buxheti i shtetit janë shpenzuar që KESH-i të blejë energji elektrike me çmim 560 euro kur çmimi referues në tregun ndërkombëtar ka qenë 100 euro më pak. Sipas ekspertit Gradeci, kompanitë publike nuk kanë realizuar transaksione të volitshme me shitblerjen e energjisë. “Ne kemi dështuar! Këtë e them me bindje absolute, ne kemi dështuar në optimizimin e tepricave të prodhuara nga KESH-i. Në shumicën e rasteve, ne kemi shitur në fasha të gabuara dhe kemi marrë gjithmonë rezultate të gabuara. Kemi shitur më lirë, kemi blerë më shtrenjtë! Nuk kemi ngritur një program konsumi me bazë vjetore, pro kemi ngritur një program shitjeje me bazë ditore, i cili ka sjellë këto rezultate të gabuara”, – deklaroi inxh. Gradeci.

MARRIM BORXHE PËR TË SHLYER BORXHET

Për të mbuluar të gjitha këto hendeqe të lëna hapur në sektorin energjetik, shteti ka vënë në dispozicion 220 milionë euro nëpërmjet garancisë sovrane dhe 280 milionë të tjera borxh. Domethënë, marrim borxhe për të shlyer borxhet. Në vitin 2023 ka më pak konsum të energjisë elektrike për të njëjtin numër abonentësh. Ndërsa në vitin 2022 importi i energjisë ka qenë i shtrenjtë. Por Shqipëria u detyrua të mbulojë me importe 11% të energjisë elektrike për konsum, ndërsa vjedhjet në emër të humbjeve” teknike, kanë qenë në masën 18,3% ose 1,4 TW.

E thënë thjesht, teksa shqiptarët janë të detyruar të paguajnë shuma të lartë për të paguar energjinë e importuar me çmim të lartë, ndërkohe që këto para kanë shkuar vazhdimisht për të mbuluar humbjet e OSHEE-së. Nga të dhënat zyrtare për rrjetin e shpërndarjes, një pjesë e mirë e humbjeve rezultojnë, si gjithmonë, humbje jo teknike. Humbje jo teknike janë vjedhjet e energjisë elektrike dhe ndërhyrjet e paautorizuara në rrjetë apo matës elektrikë. Sipas ekspertëve, humbjet janë shumë të larta, në një kohë që OSHEE ka investuar në ristrukturimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Përqindja e humbjeve të energjisë elektrike në rrjet për OSHEE-në ka ngelur pothuajse e pandryshuar nga viti 2018 deri më sot, duke ngritur pikëpyetje se ku kanalizohet energjia elektrike.

*******

“Vetting”: Loja me bursën ndërkombëtare të energjisë në taksat e qytetarëve!

Për periudhën 2017-2020, OSHEE rezulton me probleme të shumta me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili ka borxhe dhe detyrime ndaj Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

OSHEE ka deklaruar se ka disa të ardhura, që kanë si burim penalitetet ndaj KESH pasi nuk ka respektuar kontratën e firmosur midis palëve në mars 2018 me vlerë 5.5 miliardë lekë ose 55 milionë euro. Sipas audituesve, këto penalitete ndaj KESH, OSHEE i ka deklaruar si të ardhura në bilancet e veta, duke deformuar fitimin real të OSHEE. KLSH ka deklaruar se përgjegjësi në këtë rast ka ishministri Damian Gjiknuri, duke sjellë shtrembërime të pasqyrave financiare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë përmes një vendimi i cili bie ndesh me ligjin. Sipas KLSH: “Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori i shoqërisë duhet të marrë masa që në të ardhmen, përgatitja dhe hartimi i pasqyrave financiare të kryhet me përgjegjshmëri, vërtetësi e në afatet përkatëse, duke pasqyruar situatën financiare dhe performancën ekonomike, për disponimin e informacioneve palëve të interesuara në kohë, për vendim- marrjet përkatëse. Për sa më sipër mbajnë përgjegjësi ish-ministri i MIE, në cilësinë e ortakut të vetëm të OSHEE dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë”.

LOJA E OSHEE ME HUPX

Për vitet 2020, 2021 vihen re disa elementë të çuditshëm në procedurën e mbajtjes së tenderave për blerjen e energjisë në bursën ndërkombëtare, HUPX. Nëse çmimi i energjisë elektrike ka një mesatare të qëndrueshme, ditën që Shqipëria shpall tender dhe ditën që e mbyll, çmimi është shumë i lartë. Në shumicën e rasteve, dyfish më shumë nga ditët e zakonshme në bursën hungareze por edhe bursat e tjera në rajon, si Çekia, Rumania, Greqia apo Italia. Konkretisht, në këtë tender të mbajtur me datë 2 korrik 2021 çmimi i energjisë është 122.50 euro për megavat-orë, por vetëm një ditë para shpalljes së tenderit, pra me datë 1 korrik ai ishte vetëm 75.90 euro.

Në tenderin e radhës për blerjen e energjisë elektrike me 8 korrik, energjia ka kapur vlerat e 106.99 euro kur një ditë para shpalljes së tenderit çmimi ishte vetëm 75 euro. Vlerat vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta për të gjitha ditët kur nuk është mbajtur asnjë procedurë shitblerjeje deri në ditën e 26 të muajit korrik kur çmimi pëson sërish një rritje stratosferike, duke u blerë me çmim referencë të bursës hungareze me 108 deri në 111 euro për MW në orën e mbajtjes së tenderit. Shitblerja e energjisë elektrike me referencë në bursën HUPX rezulton në dëm të buxhetit të shtetit kur në fakt vendi duhet të kursejë para duke blerë drita me çmim më të ulët. Bursa hungareze merret si referencë edhe sot për blerjet e KESH, megjithëse nuk ka asnjë arsye. Shqipëria nuk ka asnjë marrëveshje apo detyrim për t’iu referuar HUPX.

DËSHTIMI I BALLUKUT

Për të shmangur këto çmime abuzive dhe të dyshimta, në tetor të 2020-ës Shqipëria themeloi bursën ALPEX. Ky ishte një sukses mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Shqipëri së bashku me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës. Kjo marrëveshje për krijimin e bursës shqiptare u firmos nga drejtuesi i OSTsë, Skerdi Drenova dhe drejtuesi i KOSTT, Ilir Shala. Me aktivizimin e ALPEX do të ndryshojnë marrëdhëniet ndërmjet operatorëve të tregut, të cilat shmangin marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë mënyrë, çdo kompani që vepron në tregun e energjisë elektrike bazuar në licencën e marrë nga Enti Rregullator i Energjisë do të shesë ose blejë energji nëpërmjet bursës, e cili i orienton çmimet në bazë të tregut të liberalizuar (tregu i BE-së), duke rritur konkurrencën mes kompanive.

Për të siguruar procesin e shitblerjes së energjisë elektrike në avancë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ALPEX do të hartonte tenderin për përzgjedhjen e “Platformës Elektronike të Tregtisë për Tregun në avancë dhe brenda ditës, Infrastrukturës dhe Shërbimeve të kërkuara për operimin e tregut të organizuar në Shqipëri dhe Kosovë”. Duhet theksuar se brenda vitit 2021, ALPEX do të hapte tre herë garën për të siguruar fituesin dhe pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, më 27 gusht 2021, ALPEX do të riniste garën për tenderin, e cila kësaj radhe do të kishte fitues, bashkimin e kompanive “HELLENIC ENERGY EXCHANGE S.A.”, “ENEX CLEARING HOUSE” S.A. dhe “HELLENIC EXCHANGES – ATHENS STOCKCHANGE” S.A me vlerë 225 milionë lekë ose 2.2 mln euro. Por sa e kemi arritur qëllimin e ALPEX, që të kemi një treg që prodhon, transmeton dhe konsumon energji elektrike në mënyrë efikase, si dhe një treg që çon në fitime më të larta të organizuar sipas modelit të BE-së?

Pavarësisht deklaratave publike të Ministres Balluku për ALPEX, bursa e energjisë elektrike nuk ka funksionuar. Sipas ekspertit Gradeci, institucionet nuk kanë dëshirë për të pasur një proces transparent, duke vazhduar me metodologjinë e vjetër. “Nëse bursa shqiptare do të funksiononte, sot autoriteti prokurues i energjisë elektrike, KESH do e blinte atë me çmime më të favorshme, ndryshe nga ajo që e gjen në bursën hungareze. Me pak fjalë, ky ishte një investim i cili nuk i shërbeu as ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e as qytetarëve shqiptar”, – tha inxh. Gradeci për sa i përket ALPEX.

*******

Kompania me asete 1.3 mln euro shitet për 1000 euro tek investitori strategjik

Vetëm për periudhën 2020-2021 nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë tenderuar 139 milionë euro me tendera të paracaktuar, ku në shumicën e procedurave të prokurimit marrin pjesë vetëm 1-2 kompani dhe vlera e ofertave fituese ka qenë 98%-99% e fondit limit.

Kompanitë që marrin pjesë te tenderat e OSHEE Nga tenderat e OSHEE, tashmë të fshira nga faqja zyrtare, rezulton se ka pjesëmarrje të dyshimta. Ajo që evidentohet nga “Vetting” është se një kompani, e quajtur “EN-EL” ka marrë pjesë në shumë gara, duke mos fituar asnjëherë, ndërsa oferta e fituesit, në të gjitha rastet kap vlerën e fondit limit nga 98 deri në 99%.

KOMPANIA “EN – EL” DHE ROLI I SAJ I DYSHIMTË

“EN-EL” u themelua në 2012-ën nga Loreta Shkëmbi e Artan Kapexhiu me kapital 1000 euro, të cilët menjëherë morën administrimin dhe shfrytëzimin e godinave për dhënie me qira me vlerë 1.3 milionë euro.

Ato i përkasin kompanisë “Aci Mobile”, ish-”ACI Enginering”, e cila administrohej nga Petraq Shomo. Deri në vitin 2021, Shkëmbi ka shërbyer në administratën publike si drejtore në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, ndërsa bashkëshorti i saj u shkarkua nga strukturat e policisë përmes procesit të vetingut për shkak se të dy kishin kryer disa transaksione të dyshimta duke mos arritur të justifikojnë pasurinë e tyre. Më tej, në gusht të vitit pasardhës, kompania u shit për vetëm 1000 euro ndaj shtetasit Arben Taipi, ndërkohë që menaxhonte asete me vlerë 1.3 milionë euro. Taipi po ashtu është edhe një investitor strategjik. Jonian Heaven, e cila e ka gjurmën brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, duke mos respektuar rëndësinë e veçantë të kësaj pasurie historike. Në shkurt 2023 bashkortakët, Taipi e Kapexhiu, administrator të kësaj kompanie emërojnë ekspertin e financave, Bujar Bendo si likuidues.

EN-EL nuk është një emër i panjohur për Bujar Bendon, pasi ai ka qenë audituesi i pasqyrave financiare të kësaj kompanie, por jo vetëm. Edhe në OSHEE ka pasur të njëjtin rol edhe në vitin 2019. Pra, audituesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë i njihte mirë pronarët e kompanisë që garonte në tendera duke u shkualifikuar gjithmonë dhe fitues mbetej vetëm kompania konkurruese, e cila i ka fituar tenderat në masën e 99% të fondit limit. Sipas të dhënave të administruara nga “Open Data Albania”, këto tendera janë kualifikuar me flamur të kuq duke ngritur dyshime për natyrën e mbajtjes së tenderave në OSHEE dhe pjesëmarrjen e “EN-EL” fiktivisht për të shmangur mungesën e konkurrencës. Bëhet fjalë për procedurat gjatë muajve shtator 2020-mars 2021 të cilat kapin vlerën e gati 143 milionë eurove.

TENDERA NË SHKELJE TË LIGJIT

Dëmi financiar i shkaktuar nga dritat shpesh të munguara, thellohen edhe më shumë. Për vitin 2018 janë evidentuar shkelje me kontrata të shitblerjes së energjisë nga operatorët, të cilët kishin lidhur marrëveshje me OSHEE. Konkretisht, më 4 tetor 2018, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hap procedurën e blerjes së energjisë elektrike për lotet 1 dhe 2 për sasinë 112 000 megavat-orë për periudhën 7-20 tetor 2018. Njëra nga kompanitë që është shpallur fituese në lotin 1 me vlerë 1.5 milionë euro, ‘GEN-I TIRANA’ ka dështuar të furnizojë me energji elektrike OSHEE. Për të paktën 7 ditë në tetor 2018, kjo kompani nuk ka furnizuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sipas kërkesave.

-Më 14 nëntor 2018, OSHEE hap tenderin e radhës për blerjen e energjisë elektrike për lotin 2 në sasi 75 000 megavat-orë. Disa nga kompanitë fituese, EFT AG dhe GEN-I TIRANA në lotin me vlerë 7 milionë euro shkelnin përsëri kushtet e kontratës, duke mos furnizuar në kohë energjinë elektrike. -Për muajin nëntor 2018 kompania EFT AG për ditë të ndryshme të muajit nuk ka furnizuar me energji në përputhje me kushtet e sipërpërmendura të kontratës.

-Për vitin 2019 është konstatuar shkelje e kontratave të shitblerjes së energjisë nga kompanitë që kanë furnizuar me energji Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. -Më 14 janar 2019, OSHEE hap tenderin për blerjen e energjisë nëpërmjet lotit 1 dhe lotit 2 për periudhën 22 deri me 31 mars 2019, për sasinë totale 73 000 megavat-orë me vlerë totale 4.4 milionë euro. Dy nga kompanitë EFT AG dhe ‘GEN-I TIRANA’ kanë qenë pjesëmarrës dhe fitues në lotet 1 dhe 2, për sasi të ndryshme energjie. Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se ‘GEN-I TIRANA’ dhe ‘EFT-AG’ nuk kanë respektuar kushtet e kontratës.

EMERGJENCË ENERGJETIKE PA ARSYE?

Në tetor 2021 u shpall situata e Emergjencës Energjetike për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë kryesisht prej mungesës së reshjeve. Kjo situatë qëndroi aktive deri me 31 dhjetor të vitit 2023 përmes dy vendimeve të nënshkruara nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, edhe pse ky vit ka qenë me prodhim pozitiv. Për 6-mujorin e parë të 2023, KESH ka arritur të prodhojë, duke mbuluar të gjitha nevojat e vendit. Prodhimi i rregullt i energjisë bie ndesh me vendimin e 26 korrikut të vitit të shkuar nga zëvendës kryeministrja Balluku për zgjatjen e emergjencës së energjisë kur realisht nuk ka pasur krizë. Sipas ekspertëve, lufta Ukrainë-Rusi nuk qëndron si motiv për zgjatjen e emergjencës energjetike pasi nuk cenohej siguria kombëtare e Shqipërisë në asnjë rrethanë.

“Në vitin 2023 ishte e pakuptimtë zgjatja e emergjencës pasi Shqipëria prapë rezultoi një vend neto eksportues, çmimi në treg ra, arriti në vlerën 107 euro/MWH. Pra, nuk kishte më kushte për të pasur një emergjencë”, deklaroi eksperti Gradeci. Kjo shkelje nga Balluku është në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në të përfshihet edhe Ergys Verdho si administrator. Kjo pasi të dhënat e siguruara nga raporti i Entit Rregullator të Energjisë zbulojnë se KESH ka prodhuar dhe ka shitur energji, pra është net eksportues.

ERE- PALA MBI PALËT

Nga ana tjetër, Enti Rregullator i Energjisë, si palë mbi palët, kërkon llogari nga trekëndëshi OSHEE – OST – KESH për deklarimet e tyre, të cilat me sa duket nuk janë të plota. Në raportet e ERE ka mangësinë dokumentim pasi nuk ka fakte konkrete nga ana e institucioneve kryesore, duke krijuar mungesë transparence për informacione zyrtare, të detyrueshme për publikim. Sipas ekspert i energjisë, Klodian Gradeci, te raporti i ERE-s nuk gjenden të dhëna për energjinë rinovues. “Është detyrë e OSHEE t’i raportojë në ERE sepse të gjitha këto kapacitete të instaluara janë të lidhura në rrjetin e OSHEE-së dhe nuk raportohen ndërkohë, këto zënë një volum të rëndësishëm, në konsumin e vet prodhuesve, të cilët I kanë vet investuar me paratë e tyre, këto kapacitet dhe përfitojnë nga energjia e përfituar nga vet ata. Por nëse këto do të raportoheshin, atëherë do të duhet të rishikohej edhe bilanci i OSHEE-së, edhe raporti i OSHEE-së, do të duhet të rishikohej edhe niveli i humbjeve teknike të OSHEE-së sepse këto kapacitete instaluese janë direkte në pikën e konsumit dhe pikën e ngarkesës, që do të thotë dhe humbjet në këtë rast janë të papërfillshme, janë gati 0″, – tha inxh. Gradeci për “Vetting”.

Eksperti Gradeci shtoi se nëse këto do të raportoheshin, do të zbulohej se ka disa boshllëqe në raportet që OSHEE dërgon. Në këto kushte rezulton se Enti Rregullator i Energjisë, nuk arrin të bëjë pasqyrime të sakta dhe profesionale jo vetëm për qytetarët, por edhe për parlamentin, siç e ka edhe detyrim ligjor. Mos përmbushja e kësaj detyre nga ERE duket se është edhe një arsye më tepër se përse ka një mungesë kaq të lartë të transparencës me fondet që ka në zotërim trekëndëshi OSHEE-OST-KESH.

Dosja 5D/ Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm rrëzon ish-drejtorët dhe zyrtarët e Veliajt

Apeli i GJKKO lë në burg Redi Mollen, Taulant Tushen dhe Mariglen Qaton.

Po ashtu gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për shtetasit Eglantina Zere dhe Julian Zanaj.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 18 akti, datë 29.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim R.M., M.Q., T.T., J.Z. dhe E.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 28, datë 28.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.
Miratimin e vendimit nr. 35, datë 30.03.2024 të të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.
Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

VIDEO/ Nënkryetari i PD, Çollaku: Amnistia liroi të dënuar për korrupsion, protestuesit e PD viktimat e pazarit politik

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku përmes një postimi në Facebook ka reaguar në emër të PD lidhur me përfitimin e nga amnistia e zyrtarëve të dënuar nga GJKKO për korrupsion. Sipas Çollakut, ndërsa lirohen të korruptuarit, viktima të pazarit që bëri atentat ndaj SPAK.

BASHKËNGJITUR POSTIMI I KRESHNIK ÇOLLAKUT:

Është e padrejtë, është amorale, është e pandershme, të përdorësh nevojën e njerëzve, besimin e publikut dhe sakrificat e demokratëve për të justifikuar e mbuluar pazare banale, lëshuar e përfituar favore të paprincipta.
Është hipokrite të bërtasësh për SPAK e Drejtësi të re dhe të shkallmosh e bësh zero rezultatin e punës së tyre.
Ndërsa sterkala e çorbës së pazarit derdhej nga goja në sallen e Parlamentit, mbi 100 të dënuar për korrupsion u liruan nga atentati ndaj SPAK që e quajtën “amnisti”.
Ndërsa ata, demokratët e protestave që prej vitesh enden dyerve të gjykatave, ata në emër të të cilëve u gatua gjithë ky pazar, mbetën njëlloj të kërcënuar e të detyruar të vazhdojnë kalavarin e gjyqeve dhe persekutimit.
Asnjë fjalë më shumë se turpi nuk meriton kjo histori.
TURP, nëse ju ka mbetur pak ndërgjegje për të kuptuar çfarë është.

 

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka i përgjigjet Ramës: Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Zoti Kryeministër,

Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.

Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Gazetarët shqiptarë:

– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.

Reporters sans frontières (RSF) / Reporters Without Borders (RWB)
Reporters sans frontières / Reporters Without Borders / RSF
Media Shqiptare
Faktoje

 

Largimi i të rinjve, Eurostat: Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç

Trendi i largimit të të rinjve e ka renditur shqipërinë të 2 në botë për nivelet më të larta të emigracionit. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil mbi 64.215 shtetas shqiptarë nën 18 vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë të azilkërkuesve të kësaj grupmoshe në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Ndërkohë që vendi ynë ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Turqisë, vende që kanë një popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Flukset më të larta të emigrimit të 18 vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18 vjeç që kërkuan azil në një vend të BE-se, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve që braktisën vendin në atë kohë.

Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por t’i krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi.

Por më rëndësishmja është se, 18 % e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë

SPAK jep detaje për personat e korrupsionit që përfituan pas miratimit të amnistisë penale

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të amnistisë penale.

Nisur nga rëndësia e ndikimit të ligjit nr.33/2024 “Për Dhënie Amnistie” në politikën penale të subjekteve e hetuara nga SPAK, është kryer një analizë e detajuar ku te dhënat janë rakorduar edhe me institucionet e tjera publike. Nga ky përditësim i analizës, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji.

Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona.

Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Në mënyrë më të detajuar rezulton se:

• Referuar veprave penale të nenit 75/a paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, përjashtohen nga vuajtja e dënimit sipas nenit 3 të ligjit nr.333/2024 “Për Dhënie Amnistie” vetëm personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 (Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik), të ndarë në vite si më poshtë:

• Për vitin 2023 janë 18 persona;

• Për vitin 2024 janë 22 persona.

Sqarojmë se në total janë 40 persona të cilat kanë përfituar nga amnistia e mësipërme pasi për sa i përket vitit 2021 dhe viti 2022, personat e dënuar për këtë vepër penale që përfitojnë ulje dënimi e kanë vuajtur tashmë dënimin e dhënë nga gjykata.

• Sipas nenit 5 të këtij ligji ku përcaktohen kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, rezulton se:

Për vitin 2023 përfitojnë ulje dënimi 44 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burgim dhe të liruar nga burgjet janë gjithsej 10 persona dhe 1 person përfiton ulje për shkak të ligjit për dhënie amnistie por vazhdon vuajtjen e dënimit për pjesën tjetër të mbetur, pra gjithsej 14 persona që përfitojnë nga ligji i mësipërm.

• Të dënuar me kusht janë gjithsej 33 persona.
2.2 Për vitin 2024 përfitojnë ulje dënimi në total 16 persona të dënuar si më poshtë:

• Të dënuar me burg dhe të liruar nga burgu jane 5 persona.

• Të dënuar me kusht jane 4 persona.

• Të dënuar me orë pune janë 7 persona.

“Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe mes vendeve kandidate për në BE”- “Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit po kërcënohet nga politika

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga kjo organizatë, vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj.

Gjetjet e Indeksit mbështeten në faktin se nga pesë treguesit e përdorur për të bërë renditjen përkatëse, më shumë ka rënë treguesi politik, duke regjistruar një rënie mesatare vjetore globale prej 7.6 pikë.

“Një numër shtetesh dhe autoritetesh politike në rritje nuk po e pëmbushin rolin e tyre si garant të mjedisit më të mirë të mundshëm për gazetarët si edhe të së drejtës së opinionit publik për të marrë informacion të besueshëm, të pavarur dhe të larmishëm. Organizata ‘Reporterët pa Kufij’ vëren një rënie shqetësuese të mbështetjes dhe respektimit të pavarësisë së media dhe rritje të trysnisë nga shteti ose aktorë të tjerë politikë”, thuhet në Indeksin e bërë publik në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Indeksi e klasifikon nivelin e shtypit si “të mirë”, “të kënaqshëm”, “problematik”, “të vështirë” ose “shumë të rrezikshëm”.

Norvegjia renditet e para për të tetin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit në botë janë Afganistani, Siria dhe Eritrea.

Në raport vërehet se “interesat politike krijojnë një atmosferë mbytëse për gazetarët në shumë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Bosnje-Herzegovinë (renditur e 81-ta), Serbia (e 98-ta) dhe Shqipëria (e 99-ta). Turqia (e 158-ta) vazhdon të burgosë gazetarë dhe të minojë median nëpërmjet censurës në median on line dhe kontrollit mbi pushtetin gjyqësor”.

Rënie e mëtejshme është shënuar në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore, ku liria e shtypit nuk është e garantuar dhe ku mediat përdoren gjithnjë e më shumë në fushata dezinformimi.

Shteti rus (renditet i 162-ti) ka vazhduar sulmin kundër gazetarisë së pavarur, ndërsa mbi 1,500 gazetarë janë larguar jashtë vendit pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Shqipëri, konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve pengojnë pavarësinë e medias

Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Ajo ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta.

“Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. Gazetarët bien viktima të krimit të organizuar dhe hera herës të dhunës policore, e nxitur nga dështimi i qeverisë për mbrojtjen e tyre”.

Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.

Pavol Szalai, redaktor i Raportit të “Reporterëve pa Kufij” për BE-në dhe Ballkanin thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se krahasuar me standardet evropiane, gjendja për gazetarët në Shqipëri është jashtëzakonisht e vështirë. “Vitin e kaluar një punonjës i sigurisë u vra si pasojë e të shtënave ndaj godinës së televizionit ‘Top Channel’. Në vlerësimin për Shqipërinë, kjo pasqyrohet në një tregues më të ulët të sigurisë. Por dhe 4 treguesit e tjerë të lirisë së shtypit kanë shënuar rënie – mjedisi ekonomik, mjedisi politik, kuadri ligjor dhe treguesi i jetës shoqërore”, shprehet ai.

Sipas zotit Szalai gjatë vitit të kaluar problemet e vazhdueshme të Shqipërisë janë thelluar. “Problemi më i madh është konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve të medias mbi pavarësinë editoriale. Një tjetër problem është niveli i ulët i zhvillimit të qëndrueshëm afat-gjatë të medias në Shqipëri, që ndërlikohet më tej nga censura në median online, në rrjetet sociale, diçka e zakonshme atje dhe nga sulmet verbale politike kundër gazetarëve, të cilat bëhen nga të dyja palët, qeveria dhe opozita”, shprehet ai.

Sa i përket sigurisë së gazetarëve ai vë në dukje “problemin e krimit të organizuar, si dhe të fushatave online në media të caktuara, me shumë urrejtje dhe shpifje kundër gazetarëve”.

Sipas tij,”kjo nuk është diçka e re, por problemet në Shqipëri janë akoma më të mëdha, ndaj ajo renditet e fundit në rajon”.

Kosovë, shtimi i tensioneve me Serbinë përkeqësoi sigurinë e gazetarëve

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur. Ka patur dhe një lloj përndjekjeje administrative ndaj stacionit privat televiziv ‘Klan Kosova’. Nga ana tjetër, u bë zgjedhja e drejtorit të televizionit publik, i cili është i lidhur me kampin qeveritar. Pra, janë këto rreziqe të sigurisë dhe rreziqe politike, të cilat ju e dini se kanë patur pasoja të rënda mbi lirinë e shtypit në Kosovë”, thotë për Zërin e Amerikës”, thotë për Zërin e Amerikës Pavol Szalai, i “Reporterëve pa Kufij”

Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

Serbia është radhitur e 98-ta, renditja e saj më e keqe në 22 vitet e fundit, që kur “Reporterët Pa Kufij” nisën publikimin e Indeksit Botëror mbi Lirinë e Shtypit.

“Gazetaria cilësore dhe fituese e çmimeve, e cila investigon krimin dhe korrupsionin, ndodhet e kapur mes lajmeve të rreme jashtë çdo kontrolli dhe propagandës. Ndonëse korniza ligjore është e fortë, gazetarët kërcënohen nga trysnitë politike dhe mosndëshkimi i krimeve të kryera ndaj tyre”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vlerësohen si vende ku gjendja e lirisë së shtypit është e “kënaqshme’. Maqedonia është përmirësuar me dy vende nga viti i kaluar, kur u rendit e 38-ta.
Mali i Zi radhitet në vend të 40, nga 39 që ishte vjet.
Bosnje Hercegovina listohet e 81-ta, 17 vende më poshtë se vitin e shkuar.

Gazetaria përballë dezinformimit

Organizata thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale për përhapjen e dezinformimit për qëllime politike është shqetësues, duke theksuar se lajmet e rreme po zënë një rol të rëndësishëm në ndikimin e procesit zgjedhor.

Sipas saj, grupet politike shpesh shërbejnë si kanale për përhapjen e dezinformimit apo edhe nxitjen e tij. Në 138 vende nga 180 që vlerësohen në Indeks, të anketuarit e pyetuar kanë pohuar se aktorët politikë shpesh përfshihen në përhapjen e propagandës ose fushatat e dezinformimit.

Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, veçanërisht në Bjellorusi, Gjeorgji, Kirgistan dhe Azerbajxhan është forcuar ndjeshëm censura mbi median, duke imituar metodat shtypëse të Rusisë, thuhet në raport. “Ndikimi i Kremlinit ka arritur deri në Serbi, ku mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse dhe autoritetet kërcënojnë gazetarët rusë në mërgim”, thuhet në raport.

Gjendja e shtypit në botë

Vendet ku gjendja e lirisë së shtypit është “e mirë” ndodhen të gjitha në Evropë dhe më konkretisht brenda Bashkimit Europian.

Për të tetin vit radhazi, vendin e parë e zë Norvegjia, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia. Organizata vëren se politikanët në Evropë po përpiqen të ngushtojnë hapësirën për gazetari të pavarur. “Në krye të kësaj prirjeje të rrezikshme janë kryeministri i Hungarisë që mbështet Kremlinin, Viktor Orban dhe homologu i tij sllovak Robert Fico”.

Liria e shtypit është vënë në provë nga partitë në pushtet në Hungari, (vendi 67), Maltë (vendi 73) dhe Greqi (vendi 88), vendet europiane me renditjen më të ulët. Edhe Italia që drejtohet nga kryeministrja Giorgia Meloni ka zbritur me tre vende duke u renditur në vendin e 46. Dhe në Evropën Lindore kushtet për të bërë gazetari po përkeqësohen për shkak të dezinformimit dhe censurës mediatike, nëpërmjet ngritjes së akuzave të pavërteta për terrorizëm ose për dëmtim të sigurisë kombëtare.

Kështu po ndodh në Rusi (vendi 162), në Bjellorusi (vendi 167) dhe në Turkmenistan (i 175-ti), ndërkohë që në Gjeorgji, e cila ka zbritur 26 vende, duke u renditur e 103-ta, partia në pushtet po nxit politikën e afrimit me Moskën.
Falë përmirësimit të treguesit të saj të sigurisë – më pak gazetarë të vrarë dhe treguesit politik, Ukraina është ngjitur 18 vende, duke u renditur e 61-ta.
Afganistani, që përndjek pa rreshtur gazetarët qëkurse talebanët morën kontrollin në vend, Siria dhe Eritrea renditen në tre vendet e fundit, ku gjendja për gazetarët është “shumë e rrezikshme”.

Indeksi i rendit Shtetet e Bashkuara në vendin e 55, me një rënie prej 10 vendesh, duke zbritur nga shtetet me gjendje “të kënaqshme” në ato “problematike” për lirinë e shtypit.
“SHBA-të zbresin me 10 vende ndërsa përgatiten për zgjedhjet presidenciale 2024 mes rritjes së mosbesimit në media, e nxitur pjesërisht dhe nga antagonizmi i hapur dashakeq i zyrtarëve politikë ndaj saj, përfshirë dhe thirrjet për burgosjen e gazetarëve”, vëren Organizata “Reporterët Pa Kufij”. “Në disa raste të profilit të lartë, organet ligjzbatuese vendore kanë kryer veprime frikësimi, përfshirë bastisjen në redaksi dhe arrestimin e gazetarëve”.

Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gjendja është “shumë e rrezikshme” në afro gjysmën e shteteve. Gjatë këtij viti, 8 vendeve të tjera – Jemenit, Arabisë Saudite, Iranit, Palestinës, Irakut, Bahreinit, Sirisë dhe Egjiptit, të shënuara me të kuqe në hartë, i janë bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Territoret palestineze, më vdekjeprurësit për gazetarët, renditen gjithashtu afër fundit të Indeksit. Katari është vendi i vetëm në këtë rajon, ku gjendja nuk cilësohet as “e vështirë” dhe as “shumë rrezikshme”.

Organizata vlerëson se prej tetorit të vitit 2023, lufta në Gazë ka shënuar një numër rekord sulmesh kundër medias dhe gazetarëve. Mbi 100 reporterë palestinezë janë vrarë nga forcat e mbrojtjes izraelite, përfshirë të paktën 22 gazetarë të vrarë ndërsa ishin në punë.

Përveç se është vendi me numrin më të lartë të gazetarëve të arrestuar në botë, qeveria e Kinës (e renditur në vendin e 172) vazhdon të ushtrojë kontroll të rreptë mbi kanalet e informacionit, me politika censuruese dhe kontrolluese, duke bërë rregullime të përmbajtjes në internet dhe duke kufizuar përhapjen e informacionit që konsiderohet i ndjeshëm ose në kundërshtim me linjën e partisë.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Sa më shumë SPAK ka sukses në goditjet kundër korrupsionit qeveritar të kudo shtrirë që është edhe problem kryesor i shqiptarëve sot, sepse është shkaku i mjerimit ekonomik i rritjes së kostës së jetesës, i shkatërrimit të jetesës, aq më shumë nxjerrin nga syrtarët projektet për të zhbërë strukturën institucionale të SPAK-ut për të kontrolluar SPAK-un politikisht dhe për t’i vënë shkopinj në rrota. Shembulli klasik u zhvillua pak çaste më parë kur autori i amnistisë të korruptuarve të dënuar nga SPAK, Ulsi Manja, shkon dhe u jep leksion prokurorëve të SPAK-ut se si duhet të luftojmë korrupsionin. Kjo tregon që kjo qeveri ka rënë jo vetëm moralisht, por edhe psiqikisht. Të shkosh t’u tregosh atyre që të vetmit faktor që lufton korrupsionin në vend, se si duhet luftuar korrupsioni ndërkohë që urdhëruar administratën të hesht duke kërcënuar punonjësit e administratës me pushim nga puna nëse denoncojnë korrupsionin e zyrtarëve të tyre. Me pasoja të qarta, qindra zyrtarë po japin dorëheqjen. Ku nuk ka as aplikime më për të zënë vendet e lëna bosh sepse e kanë kuptuar që përdoren si mish për top për aferat korruptive të këtij kryeministri, të këtij kryebashkiaku dhe të vartësve të tyre. Është e qartë që këtu hipokrizia ka arritur nivelet më të larta dhe më të mjerueshme.

Nga njëra anë Ulsi Manja që u jep mend prokurorëve si të luftojnë korrupsioni, kur liron të korruptuarit me amnisti, duke dhënë një mesazh të qartë drejtësisë që politika e kalbur e kësaj qeverie, do të bëj gjithçka që të lirojë ata që prokurorët guximtar dhe gjyqtarët e këtij vend ii kanë dënuar sepse i kanë kapur në flagrancë në afera të rënda korruptive në kurriz të qytetarëve , në kurriz të pasurive të tyre, në kurriz të interesit publik. E njëjta gjë në raport me të tjera aspekte të bashkëpunimit të SPAK-ut me institucionet e tjera ndërkombëtare, ku jepet leksion në vend që të ndryshohen ligjet, të ndryshohet kodi i procedurës penale siç e kemi propozuar tashmë dhe depozituar tashmë në parlamentin e Shqipërisë, për të lehtësuar komunikimin e ndërsjelltë mes institucioneve, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe institucioneve të huaja. Apo për të furnizuar SPAK-un me resursest e nevojshme, burimet e nevojshme njerëzore për të kryer punën pa pengesa dhe pa sdërhallje të cilat shkaktohen nga jo thjesht nga mosbashkëpunimi por nga qëllimi i këtij kryeministri, i kësaj qeverie, i këtij ministry të drejtësie për të demoralizuar, për të ngadalsuar dhe për të intimiduar çdo rezultat dhe vet institucionin e SPAK-ut, BKH-së dhe GJKKO-së.

Ndaj, i vetëdijshëm tashmë për pengesat të cuilat po i vihen mbi dhe nën rrogoz në një mënyrë të paligjshme nga një kryetare parlamenti që e trajton Parlamentin si pronën e vet private nën shembullin e kryeministrit që e trajton shtetin shqiptar si pronën e tij private. Është e pafalshme që një person i cili sot duhet të jap llogari se pse gënjeu publikun shqiptar. Duhej të jepte llogari dje, e shmangu interpelancën e djeshme. Pse i gënjeu shqiptarët kur tha që nuk ka përfitues nga amnistia, të korruptuar, të dënuar nga GJKKO, si ka mundësi që ky person të shkojë dhe të japë leksione SPAK-ut për luftën kundër korrupsionit, kur është përfaqësues i qeverisë më të korruptuar në 34 vite të tranzicionit shqiptar dhe nnjë nga qeveritë më të korruptuara në Ballkan.

Ndaj për t’i vënë fund kësaj loje, është e rëndësishme që të gjithë së bashku Partia demokratike, të tjerë faktorë politikë opozitarë, media e pavarur, organizatat jo qeveritare që monitorojnë korrupionin dhe faktori ndërkombëtar që i mbështet, të hapim sytë sepse ndodhemi përpara një komploti të udhëhequr dhe të përgatitur nga Edi Rama dhe qeveria e tij, por që nuk mund ta realizojë pa mbështetje të faktorëve të tjerë politikë në parlament për të kufizuar hapësirën e veprimit të SPAK-ut për të goditur punën e tyre dhe për të frenuar atë që shqiptarët presin, dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe jo për të mbrojtur çdo zyrtar që ka abuzuar me paratë dhe pasuritë publike.

Amnistia penale pas një sërë aktesh të tjera, është akti më i rëndë i kësaj qeverie, është atentat kundër reformës në drejtësi. Është po kështu një provë gjenerale me faktorë të çveshur nga çdo përgjegjësi opozitare për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që mbi interesat e shqiptarëve, zgjedh gjithmonë interesat e veta. Partia Demokratike është distancuar nga ky vendim i turpshëm, e ka denoncuar atë, i ka paralajmëruar deputetët të mos votojnë për të dhe sot është dita e në vazhdim që çdo deputetë që ka ngritur kartonin qoftë dhe nën pretendime false, që në fakt nuk duhet të ndodhein sepse deputeti duhet të lexojë atë që voton, të distancohen nga ky akt i turpshëm dhe atentat kundër reformës në drejtësi. Sa më shumë kohë kalon, hesthja e tyre i kompromenton rëndë si pupacë të qeverisjes së Edi Ramës dhe natyrisht kjo është shumë e rëndë pë rata deputetë që ndodhen aty me mandatin opozitar.

Partia Demokratike në analizën e vet, në veçanti në prag të shpalosjes ë ofertës së vet elektorale, do të marrë parasysh edhe qëndrimet e çdo deputeti në raport me amnistinë penale, me këtë akt të rëndë që nga njëra anë mbajti 3 muaj në burg, 3 muaj më gjatë persona të cilët duhej të përfitonin nga amnistia për arsye humanitare, për të shpëtuar afro 100 të korruptuar. Që ky ka qenë një akt i menduar dhe i planifikuar tinëzisht provohet në shumë forma dhe mënyra jo më pak nga fakti që nëse projektligjin e parë e konsultuan ose pranuaj që e kishin konsultuar me SPAK dhe me institucionet e tjera të drejtësisë. Ky i dyti i cili u pazarua në mes të natës dhe u trafikua mëngjesin e të nesërmes, ishte i pakonsultuar dhe përfshinte zyrtarë të dënuar për korrupsion nga gjykata kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky akt i rëndë nuk do të kalojë dhe as nukd o të harrohet. Partia Demokratike do të sigurojë që kjo mos të harrohet dhe garantojmë të gjithë publikun shqiptarë që kjo nuk do të harrohet. Nuk mundet që taksapaguesit shqiptarë, qytetarët e këtij vendi që duan barazi para ligjit, partnerët ndërkombëtarë të investojnë për vite e dekada në ngritjen e strukturave të posaçme për të goditur korrupsionin, armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve dhe pastaj si i bukuri shejtan bëhen bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion.

Ndërkohë që nga amnistia nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit. Kjo është një plagë e hapur dhe do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit për këtë akt monstruoz të marrin atë që meritojnë politikisht dhe në çdo aspekt tjetër.

E treta ka të bëjë me një sërë aktesh të opozitare të cilat mbahen peng nga Lindita Nikolla, e cila që kur nuk përmendet më vila, është kthyer në një bashkëpunëtore të zellshme të një grushti njerëzish që bëjnë Pazar me kauzat e opozitës dhe që i përdorin faktet kundër vjedhjes së pushtetarëve si shantazh për të arritur objektivat e tyre personale.

Prandaj ditën e sotme kryetarja e grupit parlamentar Flutura Açka i ka kërkuar dhe njëherë zyrtarisht kësaj zonje të kallëzuar në SPAK për shpërdorim dëtyre, të hedh të gjithë hapat e duhur për të kaluar në kalendarin e punimeve të Kuvendit një sërë projektligjesh, projektvendimesh duke nisur nga projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin numër 90-49 “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nënpunësve publik”, depozituar në Kuvend në datën 6 nëntor 2023 nga unë në emër të Partisë Demokratike.

Që është me fjalë të tjera projektligji për vettingun e politikanëve. Projektvendimi për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, depozituar në të njëjtën datë në 6 nëntor, parashikohet heqja e imunitetit të parlamentarëve. Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në kodin zgjedhor depozituar në 15 nëntor 2023 nga atëherë bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj. Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në kodin penal të Republikës së Shqipërisë depozituar në 18 dhjetor 2023 në emër të Partisë Demokratike, nga unë. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 97, 12, 23, për buxhetin e vitit 2024, depozituar më 22 janar. i cili parashikon ndihmë financiare ushtarake për Republikën e Kosovës.
Projektligjin për pagesat e vonuara në në detyrimet kontraktore tregtare të depozituar në 29 janar nga Sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu, që parashikon njësimin e procedurave të profesioneve të lira, me procedurat e ndjekura në rastin e ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme. Kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama të depozituar më 5 shkurt nga një grup prej 7 deputetësh në lidhje me çështjet e ngritura pas intervistës së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Një tjetër interpelancë e kërkuar nga deputeti Kreshnik Çollaku për çështjen e kampeve të refugjatëve. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në kodin e procedurës penale të depozituar në 25 prill, i cili ka të bëjë me amendamentet tona për SPAK-un. Si dhe projektligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të depozituar njëkohësisht. Pra, një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh të cilat mbahen peng nga lindita nikolla dhe nuk futen në kalendarin e punimeve të Parlamentit.

Mes tyre mbahet peng siç e thashë prej datës 22 janar edhe propozimi për rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për republikën e Kosovës. Këtë javë Beogradi ka hedhur një tjetër hap në shpalosjen e synimeve të veta revanshiste duke emëruar në qeverinë e re të Republikës së Serbisë dy persona në listën e zezë të alëatëve tanë strategjikë. Ky hap vjen pas një sërë aktesh të ndërmarra nga qeveria e Serbisë të cilat kanë për synim zhvendosjen e balancës politike përmes forcës ose kërcënimit me forcë.

Ndërkohë që Republika e Shqipërisë mjaftohet vetëm me deklarata folklorike dhe nuk ka asnjë akt të vërtetë në mbështetje të qëllimeve dhe objektivave strategjike të Shqipërisë për të mbrojtur interesin e vet kombëtar, sigurinë e vet kombëtare dhe në kuadër të kësaj sigurisht për t’i qëndruar në krah Republikës së Kosovës. Të gjitha këto veprime, e bëjnë të qartë që kemi një simetri mes një hiperaktivizimi të Beogradit për t’u imponuar në agjendën politike të ballkanit perëndimor përmes akteve të forcës dhe një nënshtrimi të Republikës së Shqipërisë përmes mosveprimit apo fshehjes pas garancive që jep vet anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Natyrisht që kjo është një këmbanë alarmi për interesin tonë kombëtar, për sigurinë tonë kombëtare. Është diçka që e kam trajtuar gjerësisht në konferencat për shtyp me gazetarët dhe me të tjera dalje të mia mediatike. Nuk më vjen mirë që mbetem i vetmi zë që flas për diçka kaq të rëndësishme për çdo shqiptar siç është siguria jonë kombëtare. Ndaj i bëj thirrje qeverisë të heq dorë një orë e më parë nga shurdhëria, verbëria politike dhe pasivitati që e ka mbërthyer nga mosveprimi në raport me arsyen kryesore pse ekziston shteti, pse ekzoston qeveria siguria kombëtare dhe si hap të parë të sjelli urjentisht në seancën e ardhshme për diskutim dhe për votim amendamentin për ndihmë financiare, mbrojtjes së republikës së Kosovës.

Përcillet për në banesën e fundit çifti i moshuar në Dropull, mbetet ende mister vrasja e tyre

Çifti i të moshuarve, Kosta Ilia, 84 vjeç, dhe Kleoniqi Ikia, 88 vjeçe, u përcollën për në banesën e fundit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e mistershme të çiftit të moshuarve më 2 maj 2024 në fshatin Brodishtë të Bashkisë së Dropullit.

Çifti i të moshuarve u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Deri tani janë 12 të shoqëruar, por ende nuk ka të arrestuar.

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

Basha kundër paktit PS-Rithemelimi për reformën në drejtësi: Do të ankohemi te OPDAT dhe EURALIUS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër paktit PS-Rithemelimi sa i takon rinisjes së bisedimeve në një tryezë për reformën në drejtësi. Ai tha se për këtë çështje do të ankohen te OPDAT dhe Euralius.

Ai mes të tjerash theksoi se ai grup që do të jetë pjesë e tryezës për reformën, nuk është pjesë e PD zyrtare.

Pyetje: Javën që vjen pritet të rinisë punën një grup pune i ngritur në 2022 për ngritjen e reformës në drejtësi. A keni një koment?


Basha:
Në një komunikim dhe konsultim dhe me kryetarin e kaluar të PD, ky grup u ngrit në 2020. Ai grup nuk përfaqëson më grupin zyrtar të PD. Ne do t’ia komunikojmë këtë zyrtarisht dhe Obdat dhe Euralius, se PD është jashtë këtij procesi dhe se është e papranueshme. Çdo akt dhe veprim që bëhet pas shpinës sonë, se di do ta zgjidhim, këto janë çështje teknike. Çfarëdo që të gatuajnë është jashtë informimit dhe aprovimit të PD. PD nuk është pjesë e kësaj, nuk mund të jetë pjesë e asnjë ushtrimi të tillë, siç ishte akti i amnistisë. Ata paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar. S’kemi pasur asnjë informacion tjetër për këtë çështje. U interesova me sekretarin e përgjithshëm dhe s’dija asgjë.