17.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025

“Në Kuvend bëhet teatër”- Alibeaj për votën e emigrantëve: Do i drejtohemi SPAK, po shkelet Kushtetuta dhe vendimi i GJK

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Enkelejd Alibeaj, u ndal te vota e emigrantëve,  duke thënë se është një e drejtë kushtetuese e diasporës, ndërsa shtoi se diskutimi i Reformës Zgjedhore  po zvarritet ‘skutave të errëta të Kuvendit’.

 

Alibeaj: “Kemi paraqitur disa kërkesa Nikollës, që është kallëzuar nga ana jonë në SPAK. Janë një sërë interpelancash me kryeministrin, disa iniciative ligjore siç është paketa e mbështetjes së SPAK, paraqitja e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve që është nevojë urgjente, kemi paraqitur dhe projekt-propozimet e Kodit Zgjedhor. Sot me të drejtë diaspora kërkon të drejtën e tyre.

SPAK prej disa muajsh është në shkelje të kushtetutës të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i garantuar votën diasporës. Mesa duket kanë gjetur me hipokrizi therëse që ta zvarrisin nëpër skutat e parlamentit, diskutimin e reformës zgjedhore, ndërkohë ne që në nëntor kemi dorëzuar në Kuvend draftin e plotë.

Çudia më e madhe është se për interesa të vogla okulte e gjetën gjuhën e përbashkët, natën, për të nxjerrë të dënuar nga GJKKO për t’i nxjerrë dhe amnistuar. Ky është dopio-standardi. Ç’i takon Cezarit t’ia japin Çezarit.

PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuat deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Cdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shqipe për qytetarët.

Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës.

Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK.

Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin. Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë”

 

PRONONCIMI PËR MEDIAT I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKLEJD ALIBEAJ, NË OBORRIN E KUVENDIT

Ne i kemi paraqitur disa kërkesa zonjës kryetare të Parlamentit, që tashmë e dini që është kallëzuar nga ana jonë në SPAK dhe po ua parashtroj edhe juve për t’ua parashtruar se cilat janë këto kërkesa, nevoja që ne besojmë që publiku i do. Janë një sërë interpelancash që kemi kërkuar me kryeministrin, njëa daton që në tetor të 2023-it. Kemi paraqitur disa iniciativa ligjore, ato të cilat ne besojmë që janë nevojë urgjente dhe kërkesë e publikut, siç është paketa e plotë e mbështetjes që do të duhet t’i jepet SPAK-ut. Kemi paraqitur projektet të tjera siç është heqja e imunitetit. Një ndryshim në rregulloren e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetëve që nuk besojmë që është thjesht dhe vetëm një nevojë e demokracisë, por është nevojë urgjente e publikut shqiptar për t’i dhënë mbështetje SPAK-ut.
Kemi paraqitur edhe projektpropozimez tona për kodin zgjedhor. Dhe po marrë shkas pikërisht nga ngjarja që ndodhi në parlament. Me të drejtë sot shqiptarët e diasporës kërkojnë votën e tyre, kërkojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Ky parlament u bë së paku prej disa muajsh që është në shkelje totale të Kushtetutës, të vendimeve të Gjykatës Kushteutuese, për t’i garantuar votën e diasporës. Dhe çdo ditë që ecën në fakt është një shkelje e kësaj të drejte. Mesa duket anë gjetur me një hipokrizi therrëse që ta zvarrisin nëpë skutat e parlamentit gjasme diskutimin për reformën zgjedhore. Ndërkohë që në parlament është depozituar nga ana jonë që në 15 nëntor të vitit të kaluar, drafti i plotë i votës së diasporës, së bashku me disa të tjera, si listat e hapura, Shqipria një zonë, votimi dhe numërimi elektronik.
Ndaj me të drejtë ata djem, ata njeëz të cilët kuptojnë, besojnë që ky parlament duhet të jetë zëri i tyre, do të jetë mbështetësi i interesave të tyre, ka dalë prej kohësh nga roli i vet. Zhvillohet thjesht dhe vetëm një hipokrizi. Çudia më e madhe është që për interesa të vogla okulte, siç ishte në rastin e amnistisë, natën e gjetën me shpejtësi gjuhën e përbashkët për të nxjerr të korruptuar të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, për t’i njerrë dhe për t’i amnistuar.
Ky pra është dopjo standardi që aplikohet në këtë parlament, me dorën e Lindita Nikollës dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që 25 ditë më parë u bënë bashkë si një front anti-SPAK. Nsaj besoj që kjo është mënyra më e mirë për t’ia bërë të ditur publikut nëpërmjet medias se çfarë i takon çezarit, t’i japim Çezarit. Për një nga nevojat dhe kërkesat e mëdha të pothuajse gjysmaës të shqiptarëve dhe votës së tyre, e ka çuar deri në fund detyrimin e vet, misionin e vet për votën e diasporës. Çdo e enjte që bëhet një teatër dhe që nuk diskutohet vota e diasporës, që nuk diskutohet mbështetja që i duhet dhënë SPAK-ut, që nuk diskutohet heqja e imunitetit, që nuk diskutohet vettingu i politikanëve, që nuk diskutohen interpelancat e kërkuara prej kaq e kaq muajsh, është thjesht nëj thikë pas shpine që i bëhet shqiptarëve. Sigurisht kjo nuk është e re, por se ne jemi këtu për t’ua bërë me dije shqiptarëve që jemi në të njëjtën linjë me nevojat dhe kërkesat e tyre.

Sefa: Nga amnistia penale kanë përfituar edhe njerëz të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe për përdhunim të miturish

Indrit Sefa, sekretar për çështjet ligjore në PD tha në studion e MCN Live se nga amnistia penale kanë përfituar 100 të dënuar nga GJKKO.

Po ashtu, Sefa theksoi se pavarësisht kërkesave të shumta që i janë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve se cilët janë këta persona që kanë përfituar nuk ka asnjë përgjigje.

SPAK thotë deri tani janë 100 , nuk e dinë sa do të jetë efekti përfundimtar. Ka njerëz që janë dënuar të shkallë të parë heqin dorë nga ankimi dhe përfitojnë nga amnistia. Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë është dënuar në shkallë të parë, heq dorë nga ankimi dhe përfiton nga amnistia.

Janë dërguar shkresa Ministrisë së Drejtësisë, i janë dërguar shkresa Drejtorisë së Burgjeve nuk kthejnë përgjigje. Kush janë personat që kanë përfituar?

I kemi dërguar sot shkresa Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut, GJKKO-së dhe Drejtorisë së Burgjeve.

Ka një keqkuptim nga Ministria e Drejtësisë kur ka paraqitur draftin, të dënuarit nga GJKKO i kishte përjashtuar. Ministria tha se nuk duam të përfitojnë se drafti është i konsultuar me GJKKO, KLGJ, KLP pastaj e kaluan në procedurë parlamentare dhe bënë një amendament që sot e kësaj dite është jetim, e hoqën ndalimin për të ndaluarit nga GJKKO-ja.

PD-ja bëri debat, doli në konferencë dhe tha qenë nuk shkojmë fare për të votuar.

Më tej, Sefa tha se nga amastia kanë përfituar ulje dënimi dhe njerëz që janë dënuar për vrasje në rrethana cilësuese si dhe njerëz të dënuar për pë=rdhunim të miturisht.

Kanë përfituar njerëz që janë dënuar me 79/dh, me vrasje në rrethana cilësuese.

Kanë përfituar ulje dënimi 1.5 vjet burg njerëz që janë dënuar në bazë në nenir 79/dh, që kanë bërë vrasje në rrethana cilësuese.

Kanë përfituar ulje dënimi njerëz që kanë përdhunuar të mitur. Në burgun e Fierit i është ulur dënimi 1.5 vite një personi. Persona të cilët janë dënuar për veprën penale të përdhunimit kanë përfituar 1.5 vjet ulje dënimi.

Skandali me bashkëshortin e ministres Ibrahimaj, Pampuri: Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës është e rëndë

Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, u shpreh se përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me pyetjen për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj ishte e rëndë dhe vërteton akuzat e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI

Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me rastin e bashkëshortit të ministes Ibrahimaj është i rëndë dhe vërteton pikërisht akuzën e PD që ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë.
Problemi i mospasqyrimit të lajmit nuk ka të bëjë me sencacionin, por me mbajtjen fshehur të ngjarjes pikërisht se i akuzuari ishte burri i ministres së qeverisë Rama.
Ajo që e bën edhe më të rëndë është deklarata se ishte e pamundur shoqërimi dhe arrestimi i bashkëshortit të ministres, por materialet iu referuan prokurorisë.
A është kjo e njëjta procedurë edhe për njerëzit e zakonshëm?
Përse e kishte të vështirë policia e shtetit për ta shoqëruar dhe për ta proceduar bashkëshortin e ministres Ibrahimaj?
Në cilën shtëpi u fsheh ai që policia nuk e gjeti dot dhe nuk arriti ta procedojë?
Nëse një shqiptar i zakonshëm do të bënte një goditje për shkak të detyrës apo plagosje me thikë, a do të ishte e njëjtë sjellja e policisë së shtetit?
Në qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë të barabartë!
Ka disa që arrestohen për gjëra të vogla dhe të tjerë që “tolerohen” për gjëra të mëdha!
Kjo është pabarazi!
Rasti i burrit të ministres Ibrahimaj është pikërisht ky!
Prandaj PD zotohet për barazi përpara ligjit për të gjithë!
Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e jetueshme për njerëzit.

Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama ndaj SPAK? Ambasadori i BE: Nuk ka standard të dyfishta!

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në Java e Europës komentoi sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK.

Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë.

BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?

Gonzato: Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet.

Masakra e Çamërisë/ Gjenocidi me 620 të vrarë në Margëlliç, i mbijetuari: Grave shtatzënë u çanin barkun me thikë

Familja e Damin Daminit, nga fshati Mazrek i komunës së Margëllicit, e ka provuar herët tehun e spastrimit etnik vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Parga dhe Margëlliçi regjistruan 620 të vrarë, si pasojë e masakrave me bazë etnike.

Babai i tij, Mero Damini, ishte njëri ndër mijëra burrat shqiptarë që u internua në ishullin Medelin në vitin 1940, me pretendimin se mund të ndihmonin italianët. Në atë ishull ai edhe u ekzekutua.

“Një ushtar e pyet shqiptar apo grek je? Po sikur të them unë që jam grek do të më besoni u tha ai? Jo i thanë ata dhe e vranë. Njëri që kishte nga fshati ynë solli një rrip pantallonash si shenjë”, u shpreh Damian Damini, i mbijetuar i masakrës së Çamërisë.

Damini tregon se ende i ka të freskëta dhunën që pa me sytë e tij.

“Shikonin gratë shtatzënë u thoshin dale të shohim çfarë fëmijë ke në bark, dhe ua çanin me thikë, kaq tortura të tmerrshme dhe të gjitha këto kudo që ndodhnin, në Pargë, në Igumenicë, në Filat, transmetoheshin me brirë dhe njerëzit morën rrugën për në veri”, u shpreh Damini.

Sipas tij, kush pranonte që ishte grek nuk prekej me dorë.

“Nga fshati jonë kushedi se sa qëndruan, vetëm atë donin ata të thoje se jam grek, kush e ka këtë Greqia? Grek jemi. Një pjesë ikën ata që nuk i pranuan”, u shpreh ai./TCH

“Dua të votoj 2025”, qytetarët pankartë në Kuvend, kërkojnë votën e diasporës

Ndërkohë që vijon seanca në Kuvend, në një prej lozhave të sallës, disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë ku kërkohej vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

Vota e diasporës është kërkuar në vijimësi nga opozita, por nuk është arritur në një dakordësi.

Më tej Garda ka ndërhyrë për të larguar qytetarët.

Para shpalosjes së banderolës, aktivistët kanë hedhur në sallë fletushka.

Aktivistët janë identifikuar si Elio Shyti, Arber Lleshi, Julian Kruja, Arlida Lleshi.

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Trajtimi i gjyqësorit dhe trajtimi i medias duhet të jenë të njëjtë nga politika. Jo vetëm kërkesat që parashtruat këtu, por faktikisht politikanët nuk kanë punë të komunikojnë drejtpërdrejtë as me gazetarët, as me redaktorët, as me pronarët e medias. Një kod etike i standardeve europiane do ta ndalonte këtë, ose do t’i kërkonte çdo politikani që ka një kontakt të këtill, të shpjegonte natyrën e kontaktit, sepse dihet që këto kontakte bëhen për pazare, bëhen për favore, bëhen për të ushtruar presion. Por padiskutim që sot jetojmë në një ambient mediatik i cili është pothuajse tërësisht i dominuar nga interesat politike. Pa zgjidhur këtë, asgjë tjetër nuk zgjidhet dot. Edhe situata ekonomike e gazetarëve është një derivat i kësaj, duke i mbajtur gazetarët për bukën e gojës, janë më të kontrollueshëm. Kaq e thjeshtë është . Prandaj demi duhet kapur nga brirët dhe briët janë konflikti i interesit midis politikës dhe medias. Trajtimi i kësaj çështejeje kërkon në radhë të parë një angazhim të vërtetë politik dhe në radhë të dytë këtë që sapo keni nisur dhe për të cilën ju inkurajoj, një qëndrim të qartë dhe të prerë. Sepse sado të jetë presioni i politikës mbi pronarët e mediave, pronarët e medias nuk bëjnë dot gjë nëse ndeshen në murin e solidaritetit të gazetarëve. Ky është qëndrimi im personal, padiskutim edhe Partia Demokratike e ka pjesën e vet të reflektimit në këtë çështje. Nuk mendoj se jemi shkaku i problemit. Por mund të kemi kontribuar me format dhe mënyra të ndryshme në përpjekje për t’iu kundërvënë betejës së vazhdueshme së qeverisë për të vënë nën kontroll politik median. Ndaj jemi të hapur që në bashkëpunim edhe me organizime të ndryshme të gazetarëve, të koordi nojmë pjesën tonë që na takon ne si opozitë për të mbështetur një faqe të re për median shqiptare.

Mos të harrojmë se 34 vite më parë liria e medias i parapriu lirive të tjera, konsolidoi lirinë e sapofituar politike dhe kontribuoi në zhvillimin e një debati të shëndosh politik dhe shoqëror derisa interesat politike iu mbivendosën. Liria e medias, gjyqësori i pavarur janë dy shtyllat dhe dy kollonat të një shoqërie të lirë dhe të përpauar. Gjithkush që kërkon të jetojë në një vend normal, me standarde normale duhet ta dij se kjo do të jetë e pamundur sa kohë që nuk ka një media të lirë dhe një gjyqësor të pavarur. Kështu që në këtë kuptim, jo vetëm që solidarizohem me kërkesat e shpallura këtu dhe shpreh reflektimin dhe ndjesën tonë si Parti Demokratike për atë pjesë të problematikës që mund të ketë ardhur nga vet ne. Por kërkoj dhe shty të gjithë mediat shqiptare, të gjithë punonjësit e medias, gazetarë, operatorë, kryeredaktorë që ta vazhdojnë këtë aksion.

Ndërsa politikës, atyre që me sinqeritet duan të mbështesin lirië e medias, i kërkoj ta kapin demin nga brirët. Konflikti i interesit mes nivelit të lartë politik, pushtetit të çfarëdolloj natyre qoftë ky dhe pronarëve të medias, është burimi i të keqes, aty duhet kërkuar e keqja dhe duhet nisur, siç e thash me një kod etik i cili do të detyronte në Shqipëri, si kudo në Europë, shpjegime të qarta për çdo kontakt të papërshtatshëm midis politikanëve, njerëzve të pushtetit dhe njerëzve të medias. Sigurisht media është e pranishme në formate intervistash, në konferenca, emisione, por çdo kontakt i një natyre tjetër qoftë ky SMS, telefonata, kërcënime publike, apom private, apo përplasje interesash me pronarët e medias, duhet jo vetëm të përjashtohet nga ky kod etik, por dhe të kriminalizohet, pra të bëhet subjekt i ndjekjes penale. Nesër është dita e lirisë së shtypit dhe është momenti për të shprehur ndjesën dhe nevojën për një reflektim. Por siç e thash, nëse e lëmë në kuadër të 1 ditë vit, kjo s’ka për të shkuar askund. NE kemi pasur raste të bisedojmë off rekord, që është një format etik për çështje të ndryshme duke përfshirë edhe lirinë e medias, është e qartë që zhytja e Shqipërisë vit pas viti është produkt i pastër i pushtetit dhe i nevojës së një pushteti të korruptuar për të kontrolluar çdo media, për të kontrolluar çdo zë të lirë. Dhe sigurisht kjo bëhet dhe me e rrezikshme kur pushteti politik, përzihet me interesat e krimit të organizuar.

Çështja tjetër që desha të trajtojë është puna e amnistisë. Tashmë është e qartë se ajo që ne ngritëm si shqetësim, ka qenë një plan i mirëfilltë. Dhe pyetja e parë që shtrohet është, pse edhe në rastin e projektligjit të parë u konsultua SPAK-ku, Prokuroria? Pse në rastin e dytë këta u përjashtuan dhe gjithçka erdhi si nëj pazar i çastit të fundit. Përgjigjen e kemi paa syve tanë. Ulsi Manja dhe qeveria që ai përfaqëson, Partia Socialiste, vet Edi Rama, kanë pasur një dhe vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më gjatë në burg një numër të madh familjarësh, prindërish të dënuar, që do të përfitonin më herët nga amnistia, që të lironin mbi 80, madje shifra ka arritur mbi 100 persona të dënuar për korrupsion. Kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkimin e votave me një pjesë të deputetëve të cilët ndodhen aty me votat e Partisë Demokratike.

Ndaj ne kemi depozituar dje kërkesën për një interpelancë urgjente me Ulsi Manjën, sikundër që ky është momenti që çdokush që i është kërkuar në pretendime false të votojë për këtë amnisti, të shpreh distancim të plotë dhe të qartë. Partia Demokratike dhe deputetët e Partisë Demokratike dhe çdokush i dalë nga votat e Partisë Demokratike, pavarësisht prej diferencave që mund të kemi për çështje të tjera, nuk mund të përzihen e të përfshihen në këtë Pazar të ndyrë i cili kishte dhe ka për qëllim së pari lirimin e zyrtarëve të korruptuar dhe të dënua për korrupsion nga SPAK-u. Dhe së dyti lëshimin e këtij mesazhi të lig dhe të rrezikshëm për drejtësinë dhe demokracinë që edhe në rastet kur zyrtarët dënohen, politika, në këtë rast qeveria në bashkëpunim me segmente të cilat ndodhen në aty me votën e opozitës, i lirojnë duke bërë presion të hapur ndaj dejtësisë. Ndaj për këtë kemi kërkuar interpelancë urgjente dhe presim që mos të ketë të njëjtin fat si me interpelancat e tjera të kërkuara me Edi Ramën, si në rastin e zëvendëskryeministrit Ahmetaj dhe në rastin e kampeve të refugjatëve.

Ne presim përgjigje zyrtare nga institucionet e drejtësisë të cilëve u kemi kërkuar informacion të sakt. Mesa duket në mënyra dhe forma të tjera, meë jemi edhe tek media, kolegët tuaj kanë qenë në gjendje të sigurojnë burime të besueshme që ky numër vërtetitet nga 80 deri në 100 zyrtarë të korruptuar, të dënuar edhe njëherë nga GJKKO. Po e pësëris që 2 kanë qenë qëndrimet tona për të cilat kemi kërkuar reflektim nga të gjithë. Së pari nga qeveria, por edhe nga të tjerët. I pari që nga amnistia nuk mund të përfitojë askush i dënuar nga GJKKO për korrupsion. Dhe së dyti që nuk mund të përjashtohet asnjë protestues që është ngritur kundër korupsionit qeveritar. Kështu që të dhënat të cilave iu referohem janë të dhëna të bëra publike nga kolegët tuaj, ndërkohë që presim përgjigje zyrtare nga institucionet e dejtësisë.

Basha denoncon nga Kuvendi pazarin e PS me grupin e Berishës dhe Bardhit: U liruan 100 të dënuar nga GJKKO

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi nga jashtë Kuvendit se 100 persona të dënuar nga GJKKO, janë liruar falë amnistisë penale.

Ai tha se i ka kërkuar ministrit Manja interpelancë urgjente për këtë çështje. Ai sulmoi dhe grupin e Bardhit dhe Berishës për pazare me Ramën.

“Ulsi Manja dhe qeveria ka pasur vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më shumë në burg personat e dënuar për të liruar rreth 100 persona të dënuar për korrupsion
Kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Manjën. PD dhe deputetët tanë, që kanë dalë nga votat e demokratëve nuk mund të përfshihen në këtë pazar të ndyrë. Po jepet mesazhi që kur zyrtarët dënojnë qeveria me ata që ndodhen në Kuvend me votat e demokratëve, i lirojnë”, tha ai.

“Demi duhet kapur nga brirët”/ Basha nga protesta e gazetarëve: PD s’është shkaku i problemit të lirisë së medias, por duhet të mbështesim për një faqe të re!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën para nisjes së seancës në Kuvend ka komentuar në lidhje me Amnistinë Penale dhe faktin që SPAK ka deklaruar se prej tyre kanë përfituar disa persona.

Por gazetarët e kanë detyruar Bashën të devijojë fjalën, duke i kërkuar koment në lidhje me protestën që po mbahet para Kuvendit nga gazetarët e terrenit. Basha tha se trajtimi i kësaj çështjeje kërkon angazhim politik dhe një qëndrim të qartë e të prerë.

“Siç është zbuluar nga media, mbi 100 persona që janë dënuar nga GJKKO, janë liruar. Në kundërshtim total me zotimet e marra. Kjo është njollë e zezë! Politikanët nuk kanë punuar që të pengojnë punën e gazetarëve dhe të ushtrojnë presion. Sot jetojmë nga një ambient mediatik i dominuar nga interesat politikë. I mbajnë gazetarët për bukën e gojës, dhe ata janë më të kapur. Demi duhet kapur nga brirët. Kërkohet një angazhim më i madh. Sapo presion të këtë ndaj pronarëve të medias, ata nuk bëjnë dot gjë nëse ndeshen me murin e gazetarëve. Edhe PD ka pjesë nga reflektimi i këtij problemi. Nuk mendoj se jemi shkaku i këtij problemi, por duhet të jemi pro luftimit të fenomenit të sulmeve ndaj gazetarëve. Duhet të mbështesim një faqe të re të medias shqiptare.”, tha ai.

Bashkia Lezhë diskriminon banorët e 6 njësive administrative/ PD, Marku: Propaganda nuk është as shërbim, as investim , por vetëm përpjekje për të manipuluar opinionin

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Sekretarja e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në PD, Alfrida Marku, shprehet se plani i investimeve në Bashkinë Lezhë, i paraqitur 5 muaj me vonesë, shpërndan në mënyrë të disbalancuar dhe diskriminon banorët e 6 njësive administrative në këtë Bashki.

Më tej kryetarja e PD Lezhë thotë se “propaganda nuk është as shërbim, as investim , por vetëm përpjekje për të manipuluar opinionin publik”.

Më poshtë postimi i plotë i Alfrida Markut:

PLANI PA PLAN I INVESTIMEVE për këtë vit, i paraqitur nga Bashkia Lezhë pothuajse 5 muaj me vonesë dhe pa asnjë projekt konkret të detajuar, shpërndan në mënyrë krejtësisht të disbalancuar buxhetin duke lënë në harresë apo DISKRIMINUAR banorët e 6 njesive administrative në Bashkinë Lezhë.

⛔️Asnjë investim në infrastrukturën rrugore , si zë i vetëm në buxhetin e këtij viti për investime, nuk është parashikuar nga Bashkia Lezhë për këtë vit për banorët e njesive administrative Balldren, Shëngjin, Dajç, Blinisht, Ungrej dhe Lezhë përjashtuar këtu një rrugë në lagjen Shehër, një investim i pamjaftueshëm krahasuar me faktin që në qytetin e Lezhës banojnë më shumë se 1/4 e banorëve të Bashkisë.

Bashkia Lezhë duhet të bëjë transparencë në lidhje 5.3 miliard lekë të parashikuar në buxhetin e këtij viti, për infrastrukturën rrugore, si investime të reja apo projekte që vijojnë nga viti i kaluar, kjo për faktin se situata në në terren reflekton pikpyetje të arsyeshme: asnjë metër rrugë në asnjë njesi administrative të Lezhës, në asnjë lagje , në fshat e qytet, nuk rezulton e shtruar apo rehabilituar, ndërkohë që jemi në muajin e pestë të këtij viti buxhetor .

Banorët e Lezhës paguajnë gjithnjë e më shumë taksa dhe tarifa vendore duke besuar në përmirësim të shërbimeve dhe investime të reja, por i vetmi shërbim ku bashkia Lezhë investohet për të bërë maksimumin është propaganda.

❌Propaganda nuk është as shërbim, as investim , por vetëm përpjekje për të manipuluar opinionin publik.

#BashkiaLezhë #MungesëTransparence #Propagandë
#shumëfjalë #pakpunë