30.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor, 2025

“Dua të rinovoj me Interin, të gjithë me duan këtu”

Lautaro dëshiron të rinovojë me Interin. Sulmuesi zikaltër, ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Që kur kam ardhur ata më kanë trajtuar gjithmonë në një mënyrë të veçantë. Unë jam mirënjohës. Në futboll nuk dihet kurrë se çfarë ndodh, por jam i sigurt se jam mirë në Milano dhe se kam vullnetin për të rinovuar” – tha Lautaro.

Tre ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyale për ta trajtuar

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë.

Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit.

Karbohidratet e Përpunuara

Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.

Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës.

Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit.

Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Ushqimet e Gatshme

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit.

Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore.

Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës.

Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Shkaktarët Më Të Mëdhenj Të Celulitit

Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet, sqarojnë se përveç ushqyerjes, celuliti mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë.

Ai përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet.

Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës.

Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.

Disa trajtime natyrale për eliminimin e celulitit që mund t’i bëni në shtëpi

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji.

Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup.

Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon
Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon.

Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil
Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat.

Në veçanti çaji jeshil ndihmon në eliminimin e celulitit nga trupi.

Vitaminat
Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? AgroWeb.org ju siguron një listë ushqimesh e vitaminash të cilat do të kujdesen për trupin tuaj.

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.

Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë./AgroWeb.org

Dita e Dëshmorëve të Kombit/ Deputetja e PD, Bano: Më sjell ndër mend të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit. Dhanë jetën për atdhe i cili u shndërrua në diktaturën më të egër!

Në ditën e Dëshmorëve të Kombit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka përkujtuar 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar. Në një postim në facebook, Bano shprehet se shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha. Ndërsa drama më e madhe sipas saj, është se askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Bano:

Dita e Dëshmorëve të Kombit më sjell ndërmend 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar.
Shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha.
Drama më e madhe është që kurrë askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore. Dhe kurrë askush nuk denjoi të pyeste veten PSE?!
Kush i lejoi sekretarët e rinisë dhe ish-sigurimsat të ngjiteshin vetë apo të ngjisnin sojin e tyre në parlament?
Kush mban përgjegjësi që sot në pushtet për të tretën herë është djali i Kristaq Ramës?
Kush i lejoi këto rudimente komunsitësh të vinin në pushtet?
Demokracia e vërtetë ndodh kur qytetarët marrin vendime mbi bazën e i formacionit real dhe të pagjymtuar.
E kjo demokraci nuk ndodhi dot as kur emri ju vu Demokraci.

Basha zbulon pasionin për makinat dhe kush ia ka frenuar atë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar dhe një nga pasionet e tij që janë makinat. Por ai tregon se që kur ka lindur goca e tij, është bërë shumë i kujdesshëm.

Basha: “Kam qenë i çmendur për makinat, kam qenë i tmerrshëm me makinat. Kjo ishte para se të lindte goca. Që kur ka lindur goca jam bërë tmerrësisht i kujdësshëm.”

Basha u përgjigjigjet akuzave të socialistëve për Durrës-Kukës, si dhe ka folur për keqqeverisjen që ka zbrazur zona të tëra në Veri dhe jo vetëm

Në Podcastin e radhës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka folur edhe për akuzat që iu bënë për rrugën Durrës-Kukës.

Ai falenderon të gjithë ata që u angazhuan në akuza të pabaza, pasi sipas tij “pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj rruge”.

Basha u shpreh se vendosja e traut në Rrugën e Kombit është një hile e keqe që u bëhet qytetarëve dhe për këtë shprehu angazhimin e tij që një nga aktet e para si Kryeministër do të jetë largimi i atij trau.

Kreu i PD, gjithashtu, fioli për korrupsionin qeveritar në vitet e vitet e fundit, që si pasojë ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve.

Basha: “Fillimisht akuzat e kundërshtarëve i kam shpërfillur me një farë neverie. Thoja çfarë janë këta 238 milionë euro dëme, ndërkohë që pagesa totale kur unë jam larguar nga ministria ishte vetëm 60 milionëshi i garancisë që të fillonin punimet. Pra, ishte një stisje totale. Sigurisht që e çuan në prokurori, e dija të gjitha domethënë çfarë bënë. Pastaj faza e dytë që kam patur ka qenë një zemërim në kufijtë e tërbimit. Tani mirë që nuk më japin dekoratë, se nuk e dua nuk e kam bërë për dekoratë, mirë që nuk thonë faleminderit, po pse duhet të bëjnë këtë tjetrën pse janë kaq të ligë derisa e kam kuptuar që e kisha gabim. Çdo gjë e kishte dorën e Zotit brenda. Dua t’i them faleminderit Edi Ramës dhe gjithë të tjerëve që u bashkuan në atë betejë balte kundër meje. Në veçanti faleminderit atyre që e bënë këtë çështje penale, edhe të tjerëve që për agjenda të ngushta politike, ndoshta dhe disa që mund të kenë pasur Brenda familjes time politike kontribuan në të. Sepse pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj rruge. Jo se e kam nevojë që të kujtohem, por ata kanë kontribut të përjetësohet roli im në ndërtimin e kësaj rruge. Sigurisht asnjë prej akuzave nuk qëndron. Rruga sot ka dëshmuar se ka qenë investimi ekonomik më i urt dhe më dobiprurës i shtetit shqiptar që nga themelimi. Vetëm volume i turizmit e justifikon çdo dy vjet koston totale të rrugës. Volumi ekonomik e ka justifikuar 8, 9m herë ndërtimin e rrugës. Kostoja e ndërtimit të rrugës, jo sot por edhe para 10 vitesh, është minimalisht 2 deri në 3 herë më e lartë sesa momenti që u ndërtua dhe u përfundua. Dhe është prokurimi publik më i pastër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe Ballkani.

Nuk ndihem mirë kur shoh që në kohën kur u ndërtua nuk ishte me pagesë, ndërsa sot është me pagesë. i qëndroj angazhimit tim që kjo rrugë duhet të mirëmbahet, padiskutim, por vendosja e traut zhbën gjithçka. Ideja është që s’ka më pengesa, papritur i vënë traun. Pra është një hile e keqe me anë të së cilës shteti heq përgjegjësitë për të paguar për mirëmbajtjen e kësaj rruge për të cilat i merr taksat. Ia jep këto përgjegjësi privatit i cili merr taksë ekstra dhe fitimprurëse. Kështu që i qëndroj një angazhimi që e kam bërë public para shqiptarëve, që një nga aktet e para si kryeministër është largimi i këtij trau.

Rruga është zhvillim dhe këto rrugë janë ndërtuar edhe për t’i dhënë një hov të ri ekonomisë lokale. Fakti që megjithëse janë ndërtuar dhe jo pak, prap se prap ka një shpopullim të këtyre zonave dhe një braktisje masive, tregon që të ndërtosh rrugën nuk është mjaftueshëm. Kjo është një qeveri e cila me politikat e saj në vend që të ndihmojë dhe të lehtësojë jetën e njerëzve e bën më të vështirë dhe detyron largimin e tyre dhe kjo po ndodh tani. Ne sot mund të kemi një Shqipëri gjysmë për gjysmë në krahasim me atë që Edi Rama mori për të qeverisur në vitin 2013, dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk botohen të dhënat e censusit.”

Në bisedën me Marsidin dhe Ermalin, Basha tregon momentin më emocionues

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar anën emocionale në lidhje me Rrugën e Kombit. Ai shprehet se rruga për të kishte një dimension gjeostrategjik, kombëtar, personal si një amanet i gjyshërve të tij.

Më tej ai shprehet se “brenda saj gjeja domethënien e pse jam futur në politikë, në kuptimin konstruktiv të fjalës, se motivimi i parë ishte sigurisht largimi i qeverisë së korruptuar të atëhershme”.

Basha: “Unë e kisha ndarë mendjen që të jepja gjithçka për bërjen e rrugës Durrës-Kukës, kur e kuptova se çfarë pengesash kishte dhe që kapërcimi i këtyre pengesave ishte i mundur, që rruga mund të bëhej, e ndava mendjen time pa e ditur se çfarë do vinte. Por kjo më dha dhe qetësinë edhe para, edhe pasi erdhi ajo që erdhi që kjo rrugë ia vlente gjithçka, jo karrierën time politike, që e jepja me kënaqësinë më të madhe, por gjithçka. Rruga për mua kishte një dimension gjeostrategjik, një dimension Kombëtar, një dimension emocional, personal si një amanet i gjyshërve të mi. Brenda saj unë gjeja domethënien e pse jam future në politikë, në kuptimin konstruktiv të fjalës, se motivimi i parë ishte sigurisht largimi i qeverisë së korruptuar të atëhershme. Sot më jepet mundësia të reflektoj për këtë. Nuk e kam për turp t’iu them që herën e parë kur jam futur me makinë në tynelin e përfunduar, kam qenë në makinë të shtetit, pra kam, qenë mbrapa, shoqëruesit përpara të cilët nuk besoj se e kanë vënë re, por unë si kam mbajtur dot lotët.

Basha tregon si u bë ministër Transportesh dhe si lindi projekti për Rrugën e Kombit

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD, Lulzim Basha tregon si u bë ministër Transportesh. Ai gjithashtu treon se si lindi projekti për Rrugën e Kombit, pengesat për ndërtimin e saj, nga mungesa e fondeve e deri të përpjekjet për ta ndalur ketë projekt nga aktorë të huaj, që nuk donin bashkimin kombëtar të shqiptarëve përmes infrastrukturës dhe fuqizimit të portit të Durrësit.

Basha: “Jeta e politikës aktive do të fillonte me deputetë. Kur dhe një gjë që nuk doja, ishte të mos përfundoja në ministrinë e drejtësisë, pasi sapo kisha ardhur për 5 vite në derpartamentin e drejtësisë të UNMIK-ut. Puna e fundit që kisha bërë ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Dhe me thënë të drejtën isha bërë overdozë me çështjet e Ministrisë së Drejtësisë apo të ngjashme dhe nuk doja të merresha fare me atë çështje. Kur një ditë të bukur më merr Berisha në telefon, “ku je”, këtu i them, “eja pak më tha. Futem në zyrën e tij, te selia e vjetër, më thotë: “Lul do të shkosh në ministrinë e transporteve”. Ku?! – i thash. “Në ministrinë e Transporteve”. Çlidhja kam unë i thash me ministrinë e Transporteve?! Lul tha, aty ka shumë korrupsuion, ti je jurist, të luftosh korrupsionin. Që ishte në fakt edhe slogani kryesor i fushatës së 2005-ës. Takimi mbaroi për më pak se një minutë dhe unë u largova me dilemma të mëdha. Se nuk e dija çfarë ishin prokurimet publike, çfarë ishte thesari i shtetit, çfarë ishte studimi i fizibilitetit, çfarë ishin projektet inxhinierike. Pra në rafshin e infrastrukturës nuk kisha absolutisht asnjë informacion.
Kur punoja në Kosovë, më binte të udhëtoja 3, 4 herë në muaj nga Shqipëria në Kosovë dhe e kundërta. Në fillim i bia nga Maqedonia sepse ishte rruga më e mirë. Kur detyrohesha t’i bija nga Kukësi, në veçanti kur nisi lufta në Maqedoni, ishte një ferr i vëretë. Ideja e madhe që më ngrohu dhe më bëri të kuptojë si mision, pra ma ktheu nga një detyrë politike, normale anëtarë i kabinetit, ma ktheu në një mision personal dhe në një mundësi të jashtëzakonshme. Pra, rruga e Kombit ishte gjithçka në motivimin e parë. Dhe biseda e parë që kam bërë pas kësaj, kur u vendosën prioritet politike. Mos harroni në programin tonë që shpallëm para shqiptarëve në 2005-ën, kandidati për kryeministër atëherë, Berisha premtoi Milot-Rrëshen, si pjesë e rrugës së Kombit. Pra, rrugën e Kombit si prioritet, por brenda 4-vjeçarit të parë do të bëjmë Milot-Rëshen.
Që në prag të pavarësisë së Kosovës, ekzistonin barriera fizike. Male, vargmale të cilat vazhdonin ta mbanin izolimin në këmbë. Volumi i shkëmbimit ekonomik ishte minimal, ishte torturë për veturat që të kalonin nga Tirana në Prishtinë dhe nga Prishtina në Tiranë, e jo më për kamionët. Turizmi po kështu. Pra, ishin gjithë këto dimensione që e bënin rrugën e kombit shumë më shumë sesa një projekt të madh, strategjik, inxhinierik. Ishte një projekt gjeostrategjik. Dhe këtu, siç e shikoja unë, sigurist edhe me begraundin e dikujt që kishte punuar, jetuar në Kosovë, por dhe që kishte vetëdijen që gjysmën e familjes e kishte nga Kosova. Kështu e shikonin edhe ata që e përkrahën këtë projekt. Kështu e shikonin edhe ata që e kundërshtonin. Edhe kundërshtimet filluan të duken që në fillim, “jo s’keni para për ta bërë, jo duhet të rrisni borxhin, keni pengesë FMN, keni pengesë Bankën Botërore, rregulloni rrugën aktuale, mos mendoni për investime kapitale, mendoni për mirëmbajtjen e rrugëve. Ka prioritete të tjera Shqipëria”. Pse kjo rrugë Durrës-Kukës ishte pyetja më madhe se rruga e Kombit u quajt më vonë. Pyesnin edhe skeptik të shëndetshëm që donin të dinin çishte ky projekt, por edhe ata që kishin një objektiv të qartë për të penguar një korridor të drejtpërdrejtë transporti dhe një corridor ekonomik siç është ky, midis Tiranës dhe Prishtinës. Sikundër kishte të tjerë që lobonin që korridori kryesor i transportit në Kosovë të mbetej korridori 10, me fjalë të tjera Beograd-Nish-Selanik. Se fjala Durrës nuk është kot aty. Mund të kishim thënë Tiranë-Prishtinë, por është Durrës-Kukës. Ideja e kësaj rruge ishte të fuqizonim portin e Durrësit dhe përmes tij të rivendosnim Shqipërinë si një aktor të fuqishëm tregtar në bazenin mesdhetar.”

Zbrazja e Shqipërisë, “amnistia“ Bardhi dhe liria e shtypit

Nga Ben Andoni

Problemi më i madh (nga të fundit) i ditëve të sotme, që iu adresua Shqipërisë, lidhej me lirinë e shtypit. Më pas, ashtu si ndodh rëndom, një grup fantazmash pjesë të strukturave të organizimit të gazetarëve shpjeguan pse media nuk është e lirë. Pati pak vend për amnistinë, e cila për fat të keq, megjithëse u damkos nga media dhe vazhdimisht iu kërkua transparencë PS-së dhe “Rithemelimit”, nuk ndodhi. Gazmend Bardhi, shefi i grupit parlamentar dhe protagonisti zyrtar i “Rithemelimit”, pas sarkazmës dhe kinse betejës së përhershme në parlament tregoi se ishte bashkëpunëtori kryesor, i asaj që media e paralajmëroi: Flirtit dhe nënshtrimit ndaj maxhorancës. E habitshme ishte se edhe vetë një pjesë e zyrtarëve të Rithemelimit nuk e dinin draftin dhe në studio televizive kumtonin se është e pamundur të amnistoheshin njerëzit e korrupsionit! Ndodhi e kundërta.

Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë nga ana e tij siguroi se nuk kishte amnisti për korrupsionin, kurse Bardhi nga e tij, bënte shoë-n e madh publik: Kurrë ata, paçka se i do maxhoranca. Ashtu si ndodh me këto dy forca politike, pas kinse luftës, ku arrijnë madje edhe deri te molotovi, në fund do e gjejnë gjithnjë gjuhën. Pa e zgjatur, në fund, amendamenti “Bardhi” propozoi praktikisht të ndalohet ulja e dënimit për zyrtarët e lartë (nivel ministri, kryetar bashkie…., të parashikuar në pika “b”, “c” dhe “ç” të nenit 75/a), por të përfitonin nga Amnistia të gjithë zyrtarët e tjerë, të dënuar për veprat penale që gjenden në pika “a” të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale). Media do e zbardhte më vonë, kur i gjithë konfigurimi i amnistisë do të dilte në shesh dhe një kontingjent i tërë të korruptuarish do jenë të lirë.

Dhe, ndërsa Manja tashmë e ka më të thjeshtë “justifikimin moral” se një grup zyrtarësh të maxhorancës janë para SPAK-ut me çështje shumë më të mëdha, shqetësimi është se rruga e Bardhit dhe e Rithemelimit është po ajo. Projeksioni i të ardhmes dhe shpresa mbeten të errëta. Janë dy forca, siç kanë bërë ndër vite, që e shqyen vendin. Ndoshta folja është e rëndë, por kupton sepse lajmet e ikjes masive të njerëzve nuk bëjnë “më përshtypje”. Por, akoma më e rëndë është braktisja e shkollës prej kësaj arsye. Në një reportazh të fundit të BIRN-it kumtohej se vetëm: “Në qarkun e Shkodrës, 19 shkolla publike janë mbyllur në 5 vitet e fundit, ndërsa dhjetëra të tjera janë kthyer në shkolla me klasa kolektive si pasojë e emigrimit – një proces që i dëmton fëmijët dhe vështirëson punën për mësuesit”. Po të shtrihej kjo statistikë për vendin rezultati do të ishte edhe më i dhimbshëm.

Ky është një nga leximet më të pakta, sepse publikut në masë jo të vogël fatkeqësisht i interesojnë më shumë bëmat e BB VIP dhe ndodhitë me “velinat”, sesa shqetësimet reale. Por edhe këtu qëndron një problem, që po e godet median përditë: marrja dhe përcjellja e temave nga jashtë Tiranës. Çka përcillet në mediat kryesore është thjesht ajo që ndodh me politikën dhe debatet shterpë, që nuk tregojnë asgjë apo më keq akoma: patetizmin për amnistinë dhe arrestimet në pritje të SPAK-ut në vend të shqetësimeve reale. Media tek ne, ashtu si vite më parë, armikun më të madh kanë informalitetin, fondet e munguara për rritjen e cilësisë dhe zhbërjen e interesit të publikut, ndaj lajmet për rrethet janë gjithnjë e më të pakta dhe esenciale. Ato reportazhe, që vinë duke e sheqerosur Shqipërinë dhe duke u justifikuar se po japin bukurinë harrojnë se reportazhi e ngjyen penën në dhimbje edhe kur jep “bukuritë” e pamata dhe “trimëritë e vjetërsinë” tonë pakufi.

Shqipëria po rrudhet aq shumë saqë edhe rezultatet e Census-it tashmë nuk “i interesojnë” shumë kujt. Veço ankesën e bizneseve për fuqi punëtore, konsumit dhe mbi të gjitha anketimeve, ku shumë fasha duan të largohen, që të ndalosh së marri me median dhe me kinse ankimtarët për lirinë e saj. Publiku edhe në diktaturë e gjen informacionin, por Shqipëria nuk po gjen më njerëzit. Këtë kujton në këtë weekend, kur Bardhi & Co bëjnë moralistin dhe të gjithë qahen për lirinë e shtypit. Ne po e braktisin të gjithë pak e nga pak Shqipërinë.

SHKRIMTARI

Nga Agron Tufa

Kisha ndjesinë se personazhet më katilë të veprave të mia kanë braktisur fletët dhe janë lëshuar në veprim. I kisha përpara. Skifterë që lëshoheshin me shkopinj mbi një vargan zhelanësh të zhytyr deri në brez në llucën e Kënetës. Skllevër të cilës epoke janë vallë këta? Qesh ulur mbi dengun e plaçkave të mia, aty ku na kishte shkarkuar autoburgu.
– Nga je ti, more? – pyeti me arrogancë një skifter, duke vringëllirë shkopin në ajër, ndërkohë që më goditi më kambale në kërcinj.
– Nga burgu i Tiranës, – thashë tek ngrihesha.
– Ç’je?
– I burgosur.
– Këtë e di, po ç’punë ke bërë? – ulëriu ai.
– Shkrimtar, – thashë i qetë.
– Shkrimtar?! – pyeti i habitur duke kruar kokën dhe shpërvjelë buzën e poshtme.
– Ç’punë ke bërë ti, si shkrimtar?
– Kam shkruar libra, – thashë.
– Gënjeshtar! Ulëriu, i bërë kuq, si lafshë këndezi. – Mashtrues! – gjëmoi dhe filloi të më gjuajë me tërbim. – Na shkruaka libra syfeti yt! Libra vetëm Lenini ka shkruar!
Qesha nën buzë. Me pahir. Kjo e tërboi skifterin me shkop dhe më goditi. Ma mpiu supin, por nuk u shmanga. E pashë në sy. Qëlloi dhe njëherë. Kur po ikte, tha:
– Prit deri nesër… Ta tregoj unë si shkruhen librat!
Ktheu shpinën, por diçka s’e linte të qetë, ngase u kthye dhe pyeti:
– Si të quajnë ty, maskara?
– Mitrush. Mitrush Kuteli.
– Hëm. Dëgjo këtu ti Mirush. Vare vëth në vesh: sa të jem unë këtu, s’do të ta ndaj pendrekun mbas qafe! U bëre ti, birbo, Lenin!

Depresioni, alarm për gratë! Tre tentativa për t’i dhënë fund jetës ditët e fundit, mjekët: Nuk pranojnë…

Në tre ditët e fundit tre gra, nga një në çdo ditë, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Alarmante ka qenë situata edhe vitin e shkuar ku rreth 200 persona humbën jetën duke kryer vetëvrasje, shumica gra.

“Këta persona që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor nuk iu drejtohen profesionistëve për të marrë ndihmën e duhur, sepse kanë frikë se krijojnë varësi nga medikamentet. Sëmundjet madhore që ne kemi në shëndetin mendo mendoj janë psikozat, personi nuk e pranon dot që është i sëmurë.

Në këto rast janë familjarët dhe të afërmit, komuniteti, që duhet t’i ndihmojnë për t’i drejtuar tek profesionistët e shëndetit mendor. Sepse këto mund të bëhen shkak për vetëvrasje, si këto rastet e fundit. Një person që të shkojë në vetëvrasje, është një kohë e gjatë i patrajtuar, sepse nëse sëmundja kapet në fillim, kur njeriu mbyllet në vetvete dhe ka mendime negative, i mungon shpresa e energjia, mendimet janë të tilla që e bezdisin derisa përdorin shprehjen ‘nuk ia vlen të jetohet, më mirë të shkoj e të shpëtoj’.

Tentativat për t’i dhënë fund jetës është më e shprehur tek gratë, sepse ndoshta gruaja ka peshën më të madhe në familje. Zakonisht gratë janë ato që vuajnë problematikat e fëmijëve të tyre më shumë se sa burrat. Unë do tu lutesha që në familjet që shohin që kanë një person me këto problematika, t’i ndihmojnë që të shkojnë tek profesionistët e shëndetit mendor, sepse trajtimi në kohë do të ndikonte pozitivisht, do t’i shpëtonte jetën”, tha Valentina Asabella-mjeke psikiatre./ Top Channel