20.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

“Kandidatët shqiptarë dalin për të humbur”, Kim Mehmeti komenton zgjedhjet në Maqedoni: E mira e keqe që po ndodh! S’ka pasur president më të mirë se Pendarovski

Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, komentoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut që pritet të zhvillohen së shpejti.

“Në këto zgjedhje në Maqedoni ndodh një e mirë e keqe. Askush nuk merret me zgjedhjet. Jemi bërë si Norvegjia. Kjo e mirë e keqe! Pse është edhe e keqe. Kjo ndodh sepse Maqedonia u zbraz. I iku rinia, ata që ishin më të zhurmshëm. Si këtu edhe atje, diploma më e fortë është ajo partiake. Kemi mbet ne pensionistët dhe nuk na intereson shumë. Kandidatët shqiptarë për President dalin për të humbur dhe në rrethin e dytë do të shkojnë dy maqedonasit.

Maqedonia kurrë nuk ka pasur president më të mirë se Pendarovski dhe kemi edhe një kandidate një gjyshe e cila si çdo gjyshe harron se në cilin qytet. Kandidatët shqiptarë dolën të pamundësojnë zgjedhjen në rrethin e parë të kandidatit maqedonas. Dalin edhe dy, kur as një nuk mund të dalë. Pse dali, dalin për të mbledhur vota dhe që të bëjnë tregti, se do të më japësh kaq persona. Nuk ka politikë në shtet ku politika është biznesi më fitimprurës”, theksoi ai.

Basha: Qëndrojmë krah SPAK-ut, jo me pazar-opozitën dhe pavijonin e të sëmurëve mendorë

Gjatë një takimi me këshilltarët bashkiak të PD Lulzim Basha nuk i kurseu kritikat edhe për gjendjen e opozitës.

“Qëndrojmë krah SPAK-ut dhe ky është një qëndrim unik nga segmenti politik i qeverisë, pazar-opozitës dhe i pavijonit të pacientëve me sëmundje mendore. Njëri ka hall se po i trokasin prangat, tjetri ka hall se zullumet që ka bërë dhe vazhdon të bëjë, do t’i zërë përfund pavarësisht prej imunitetit aktual që kanë, të tjerët kanë halle që i di gjithë bota”, u shpreh Basha.

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj

Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të vetëm që dikush juridikisht apo njerëzisht do ti binte pa të drejtë në qafë çiftit politik e bashkëshortor Meta -Kryemadhi.
Biles do imitoja shkrimtarin e madh Emil Zola që atëbotë mbronte çiftin Rozenberg me pamfletin e famfshëm “J’accuse”(Akuzoj). Por dita e djeshme e komedisë në mbledhjen e kryesisë se mbetjeve të demokracisë që thirren si Partia e Lirisë me neverit deri në limitet e protestës politike e humane.
Pa dashur të komentoj atë që publikisht u pa dje me zë e figurë nga opinioni shqiptar e më gjerë po nënvizoj si më poshtë:
Është një turp kombëtar në sytë e botës kur sheh se kush ka udhëhequr tranzicionin 30 -vjeçar shqiptar.
Është koha t’i themi stop dhe të ndezim sinjalin “SOS” që kjo farë e ndyrë që helmoi pluralizmin dhe demokracinë të largohet jo vetëm nga fleta e votimit por dhe nga ekranet e televizioneve pasi po kontaminojnë rininë e gjithë shoqërinë.
Shou i djeshëm i “divorcit”Meta-Kryemadhi në fakt ishte një inkorporim në tre drejtime që vetë i dekonspiruan: –
Vrerë dhe helm kundër SHBA-ve hapur e nën rreshta e cila tashmë duket se i ka skeduar dhe dizenjuar për të ndarë fatin e Sali Berishës.
Shantazh publik e intimidim i SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë se re pasi informatorët i kanë lajmëruar se dosja e tyre kriminale ka kaluar për aprovim në katin e katërt të kështjellës anti-korrupsion.
Sulm i paprincip kundër Lulzim Bashës, i cili është pengesa e vetme dhe aleati i qartë i perëndimit jo vetëm në mbështetje të SPAK-ut por dhe barriera e pakalueshme që Sali Berisha të mos i transferojë “trashegiminë” opozitariste këtij mamuthi kusar.
Këto nuk janë deduksione analitike por konstatime të thjeshta nga pronocimet sistematike të çiftit të bllokut të zi e të thesit të korrupsionit Meta -Kryemadhi.
Përsa më siper dua ti bëj një pyetje asgjesuese Ilir Metës, e cila shjegon gjithë mbijetesën e tij dhe infiltrimin 32-vjeçar në establishmentin politik.
Na thuaj Ilir Meta se kush të dërgoj 29 -vite me parë me xhakavendë të murrme e kapuç në krye në zyren e kryetarit të SHIK-ut Bashkim Gazidede.
Pra 29 -vite më parë në katin e tretë të godinës ku ka zyrat sot Fatmir Mediu dhe ç’farë nenshkrove në 3 -orë qendrimi atje?
Sigurisht që e dije se perpara teje kishin qenë edhe kolegët tuaj S.P. dhe L.H me të cilët se bashku filluat puçin për ti grabitur partinë liderit të burgosur Fatos Nano!!!
Mendoni se nuk ka letra të shkruara dhe se prof.i matematikës Gazidede të mos ta ketë shënuar këtë ekuacion interesant?
Apo mendoni të nderrosh prapë mbiemer nga Metaj në Meta e të mos identifikohesh si spiun i rendomtë?
Ndoshta tani do bëhesh Ilir Mete po turpin do e kesh përjetësisht me vete?
E së fundmi një kujtesë të dhimbshme jo për ju kusarë tëligj por për shqiptarët.
Nuk është turp të jesh i pasur se kapitalizmi e pranon por është turp pasurimi i plebejve rrufeshëm nga pushteti.
Pushteti vërtet ju solli privilegje pasuri por kurrë fisnikeri.
Se fisnikëria është gjenetike.
Ndaj po e mbyll shkrimin tim me një ndodhi reale që nuk don koment.
Kur Titaniku u fundos, mbante milionerin John Jacob Astor IV.
Paratë në llogarinë e tij bankare ishin të mjaftueshme për të ndërtuar 30 -Titanikë. Megjithatë, i përballur me rrezikun e vdekshëm, ai zgjodhi atë që e konsideronte moralisht të drejtë dhe hoqi dorë nga vendi i tij në një varkë shpëtimi për të shpëtuar dy fëmijë të frikësuar.
Milioneri Isidor Straus, bashkëpronar i zinxhirit më të madh amerikan të dyqaneve të departamenteve, “Macy’s”, i cili ishte gjithashtu në Titanik, tha: “Unë kurrë nuk do të hyj në një varkë shpëtimi para burrave të tjerë “Gruaja e tij, Ida Straus, gjithashtu refuzoi të hipte në varkën e shpëtimit, duke i dhënë vendin shërbyeses së saj të sapoemëruar, Ellen Bird.
Ajo vendosi që momentet e fundit të jetës t’i kalonte me bashkëshortin e saj.
Këta individë të pasur preferuan të ndahen me pasurinë e tyre, madje edhe jetën e tyre, sesa të kompromentojnë parimet e tyre morale.
Zgjedhja e tyre në favor të vlerave morale nxori në pah shkëlqimin e qytetërimit njerëzor dhe natyrës njerëzore.

Basha: PD përpara ka dy etapa, programin politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe koncepti ynë për qeverisjen vendore

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë takimit me anëtarët e PD në këshillat bashkiakë të vendit u shpreh se “PD ka përpara dy etapa, programin politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe koncepti ynë për qeverisjen vendore”.

Basha: “Ne si PD përpara kemi dy etapa. E para programi ynë politik që ka lidhje edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe brenda tij koncepti ynë për qeverisjen vendore. Dhe së dyti, nisja sot si rregull 3 vite para zgjedhjeve të ardhshme lokale e programit tonë specifik për pushtetin vendor. Gjithçka, nga propozimet tona të natyrës elektorale në raport me pushtetin vendor e te konfigurimi nga kryetar bashkie, këshill bashkiak dhe kompetencat e tyre dhe deri tek propozimet konkrete të përshtatura sipas veçorive të çdo bashkie thellësisht urbane, rurale, kanë të bëjnë me fatin e njerëzve, kanë të bëjnë me të sotmen dhe të nesërmen. Së pari me ndaljen e hemoragjisë dhe ndalimin e largimit masiv që sigurisht prek mbi të gjitha bashkitë periferike dhe në periferi të bashkive, të shkatërrimit të aktivitetit ekonomik duke nisur me bashkitë rurale aktivitetin rural, bujqësor, të infrastrukturës, të asaj që ceka më herët që në Shqipëri po ndërtohet më shumë se asnjëherë tjetër duke shkatërruar në mënyrë kriminale edhe parqet urbane dhe bukuritë natyrore në bregdet. Por ndërkoh me çdo muaj dhe çdo vit që kalon, si rezultat i infiltrimit në skemën kombëtare të ndërtimit të parave të krimit të organizuar shqiptar dhe të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, çmimet bëhen gjithmonë e më ta papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, në veçanti për çiftet e reja. Kemi hyrë në një proces vicioz vetshkatërrimi, fryt dhe dhuratë e qeverisë më të korruptuar dhe kryebashkiakëve më të korruptuar dhe të inkriminuar në 34 vite.”

Basha, këshilltarëve bashkiak të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë takimit të sotëm, u ka kërkuar këshilltarëve të PD që të denoncojnë korrupsionin masiv më njësitë e tyre vendore, në të cilat taksat e shqiptarëve shpërdorohen dhe krijohen skema korruptive si ajo e bashkisë së Tiranës.

“Denoncimi i korrupsionit, i skemës së pastër korruptive të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, i rritjes së taksave, me qëllim që këto taksa t’i vidhnin, është qarku më i shkurtër i korupsionit në historinë e 124 viteve të fundit. Nuk mjafton vetëm denoncimi, nuk mjafton mbështetja e ndjekjes penale. Qytetarët ndodhen në një kurth jashtëzakonisht të rrezikshëm. Nga njëra anë ka një pushtet qëndror të korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar, pasqyrë e të cilit është dhe pushteti vendor dhe nga ana tjetër përballen me një krizë të opozitës e cila ushqen pretencën e dëshpëruar që gjendja kështu është dhe s’kemi çfarë të bëjmë. Automatikisht në këtë kurth mendor pranohet e keqja, edhe më e keqja si diçka e natyrshme. Kjo është fatale, jo të teori, por në praktik se kjo e zbraz vendin. Mungesa e shpresës për ndryshim, pranimi i të keqes si gjendje normaliteti, është fatale për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë mund të bëjmë? Asgjë nuk mund të bëjmë brenda 24 orësh për ta ndryshuar 100%. Por brenda 24 orësh mund ta hedhim hapin e parë për ta filluar ndryshimin.
Hapi i parë është që me zë të lartë dhe me kurajo të denoncojmë gjithçka që ndodh në bashkitë e vendit në kundërshti me ligjin. Gjithçka që lidhet me korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve, me zaptimin e pronave publike dhe private, me bashkëpunimin e ngusht me krimin e organizuar, me abuzimin me trojet, me tokat, me pyjet, me kullotat dhe natyrisht me mungesën totale të shërbimeve dhe investimeve në infrastrukturë.”
– u shpreh Basha.

“Reforma territoriale ka dështuar”, Basha: Bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale, rasti më i qartë është bashkia Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me këshilltarët bashkiakë të PD në të gjithë bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se “bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale, ku rasti më i qartë është bashkia Tiranë”.

“Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë. Me një filozofi të pastër vetshërbimi. Taksat i marrim nga qytetarët dhe në vend që t’i kthejmë tek qytetarët, i bëjmë pasuri tonat, i bëjnë hotele, i zhvasin dhe i depozitojnë në llogari bankare. Pra, një skemë e pastër mafioze.” – tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

Basha: Banka Botërore e ka konstatuar publikisht dështimin total të Reformës Territoriale. Jo thjesht agjendën politike të kthimit të territorit dhe të menaxhimit të territorit në një shtojcë të manipulimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme, por dështimin total me decentralizimin i cili në vend që të çonte më shumë kompetenca dhe pushtet tek bashkitë në funksion të qytetarëve, i ka bërë ato më jo transparente, më të bunkerizuara. Dhe siç e kemi parë në rastin e Bashkisë së Tiranës, dhe nuk është i vetmi rast, është më flagranti, i ka kthyer në grupe të strukturuara kriminale. Qytetarët e dinë dhe ne duhet ta themi me zë të lartë. Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë. Me një filozofi të pastër vetshërbimi. Taksat i marrim nga qytetarët dhe në vend që t’i kthejmë tek qytetarët, i bëjmë pasuri tonat, i bëjnë hotele, i zhvasin dhe i depozitojnë në llogari bankare. Pra, një skemë e pastër mafioze.

Ali Pasha në letërsinë, artin dhe skenat e teatrit botëror

Nga dr. Irakli Koçollari/ “ExLibris”

NJË PERSONAZH LINDOR QË ËNDËRRONTE PERËNDIMIN

Ali Pasha është ndoshta personazhi historik shqiptar më i lëvruar në gjininë e letrave, artet figurative, skenat e muzikës dhe teatrit botëror. Sigurisht e tërë kjo vëmendje e krijuesve të letërsisë, muzikës dhe artit pamor europian dhe më gjerë nuk ishte rastësi. Ajo nuk u imponua as me forcën e diktatit, autoritetin e pushtetit, e aq më pak me censurën.

Po çfarë i shtyu kaq shumë artistë dhe krijuesit europianë, madje ata më në zë, që kishte kultura europiane e kohës, ata britanikë, francezë, italianë, gjermanë, rusë, suedezë, danezë, etj., të krijonin, botonin, vinin në skenë apo krijonin tablo mbresëlënëse për këtë tepelenas, të lindur dhe rritur diku, në një krahinë pothuaj të panjohur të Perandorisë Osmane?

Qysh në fillim të ngjitjes së tij në pushtet, monarku tepelenas tërhoqi vëmendjen e europianëve. Shkak për këtë u bënë reformat e thella dhe përpjekjet e tij për fuqizimin e pashallëkut përmes kontrollit të rreptë dhe zgjerimit të territoreve, konsolidimin e sistemit të taksave mbi tërë popullsinë e zotërimeve të tij, rikthimi i rendit dhe sigurisë përmes operacioneve ushtarake, ndëshkimi dhe nënshtrimi i hajdutëve dhe brigandëve, vendosja e qetësisë dhe ligjit në të gjitha hapësirat urbane dhe rrugëkalimet ku qarkullonin mallrat dhe njerëzit, rritja dhe fuqizimi i potencialit ushtarak, aplikimi i një diplomacie aktive dhe largpamëse, etj.

Të gjitha këto e bënë këtë hegjemon faktor, subjekt dhe nismëtar të ndryshimeve radikale që do të pësonin në të ardhmen e afërt statuskuotë tradicionale politike dhe morale që dominonin popullsitë shqiptare dhe atë greke prej shekujsh. Nën hijen dhe mesazhet e tij domethënëse do të lindnin dhe ushqeheshin lëvizjet separatiste, ato sovraniste dhe nacionale tek të gjithë popujt e Ballkanit.

Nën këto reforma kurajoze, hegjemoni tepelenas do të kthehej shumë shpejt një prej aktorëve evidentë, i pranishëm dhe jo rrallë interlokutor në politikat, lëvizjet, aleancat dhe rrjedhat politike përtej kufijve të perandorisë Osmane.

Zhvillimet ushtarake në Europë dhe fushatat bonaparteske, synimet e tyre për ekspansion edhe drejt territoreve të Ballkanit jugor, kthyen dhe përqendruan edhe më tej vëmendjen ndaj këtij Veziri. Zbritja në Ishujt Jonianë dhe kërcënimi i divizioneve franceze më 1797, 1803 dhe 1809 u bënë përherë eminente për territoret e pashallëkut të Janinës dhe krijuan skena jo rrallë të përgjakshme dhe herë tensionesh të ngrira mes Pashait të Janinës dhe fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Francës.

Reagimi i britanikëve dhe nxitimi i tyre për të ardhur menjëherë në kontakte, aleanca dhe marrëveshje sekrete me Ali Pashën, shtuan edhe më tej vëmendjen ndaj Vezirit të Janinës dhe shqiptarëve të tij.

Konfliktet shekullore mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane nxitën gjithashtu synimet, planet dhe ndërhyrjet e Rusisë për të shtuar kontaktet me Ali Pashën. Admirali Potjemkin dhe Ushakov morën kontakte të drejtpërdrejta me tepelenasin dhe shtruan idetë e bashkëpunimit dhe operacioneve të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane.

Dinamikat dhe transformimet e thella politike dhe ekonomike, sociale dhe kulturore, diplomatike dhe morale, investimet në arsim dhe në dije, këmbimet e zgjeruara tregtare, informimi permanent me zhvillimet politike në Europë, përhapja dhe interesimi për doktrinat e reja filozofike dhe kulturore, idetë e iluminizmit francez dhe sistemet e reja politike që krijoheshin dhe gjallonin aso kohe nëpër Europë, u vunë në fokusin e vëmendjes të tepelenasit.

Sigurisht, ky hierark kish lindur dhe ish rritur në një botë të mbushur me ngarkesa të mëdha morale dhe kulturore që vinin nga një e kaluar e largët konservatore mesjetare, mbushur me besëtytni dhe zakone, doke dhe norma të trashëguara apo imponuara nga kohët dhe pushtuesit lindorë, me rrënjë tw thella që vinin ndesh përpjekjeve për ndryshim. Terreni ku çapitej ai ishte i mbushur me pasiguri, me krerë fisesh dhe brigandë në konflikte permanente, me një administratë të huaj që sillte përherë tensione, dhunë dhe autoritarizëm, në një skaj gjeografik që qëndronte mes lindjes dhe perëndimit, nën një sundim shekullor barbar dhe të përgjakshëm Osman.

Ali Pasha do të duhej të luftonte dhe mbijetonte mes asaj vorbulle komplekse troshitëse, që kërkonte kurajë për të kundërshtuar traditën rrënjëdalë mesjetare duke përdorur të gjitha ato mjete dhe mënyra që ofronte ajo kohë, mesjeta, shtrëngesat ligjore, kërcënimet, ndëshkimet, sanksione penale dhe financiare që ofronte Sherihati, apo traditat ligjore kristiane dhe ato kanunore.

Ai do të mbetej një nismëtar për ndryshime dhe transformime radikale në lëmi dhe fushat e ekonomisë, financave, mbrojtjes, kulturës, religjionit, urbanistikës, etj.,

Me atë kurajë unike, ai kërcënoi dhe ndëshkoi, ndërtoi aleanca me krerë fisesh të njohur, familje fisnikësh dhe deri brigandësh të njohur. Hartoi “Marrëveshje Paqeje dhe Mirëkuptimi” me kundërshtarë tradicionalë apo familje të fuqishme dhe të njohura nëpër krahinat e Arbërisë jugore dhe ato të Greqisë kontinentale. Përdori kërcënimin dhe dhunën ndaj të pabindurve, jo rrallë edhe ryshfetin, si një mjet efikas i pranuar institucionalit në strukturat e Perandorisë Osmane.

Por, ishte ky njeri që nuk nguroi të vështrojë me uri kah portat e civilizimit europian, që dëgjonte me kureshtje britmat e revolucionit francez, që debatonte me konsuj, diplomate dhe udhëtarë të huaj që vizitonin pashallëkun, doktrinat e reja të hartuara dhe të udhëhequra nga Robespierë dhe Maratë, nga Volterë dhe Zhan Zhak Ruso, Deni Didro, Xhon Lokë, etj.

PËRBALLË SYNIMEVE DHE KËRCËNIMEVE TË FUQIVE MË TË MËDHA TË KOHËS

Bashkë me to Ali Pasha do të duhej të përballej me synimet e fuqive më të mëdha të kohës, Rusisë, Francës dhe Britanisë, nën hijen kërcënuese të Portës së Lartë, të gjente rrugëzgjidhje, mekanizma, aleatë dhe ekuilibra delikatë. Brenda tij u mbart e fshehur me kujdes një ide e frikshme, por kurajoze, potencialisht me pasoja të rrezikshme. Idetë e para të nacionalizmit dhe shkëputjes prej Perandorisë. Ndoshta ajo ide dhe kurajë rebele, do të bëhej për këtë monark, i pari ndër popujt e Ballkanit, akti final i ndëshkimit të përgjakshëm të tij

Në atë botë me dinamikë të papërsëritshme, figura e Ali Pashë Tepelenës, në profilin kompleks, shumëdimensional të saj, u shoqërua nga akte dhe bëma unike, mbushur me ngjarje të papërsëritshme, me një diplomaci mbushur me kulisa, tensione, kurthe dhe pabesi të frikshme, me një politikë mbresëlënëse përballë autoritetit apo kërcënimeve të rrezikshme të fuqive me të mëdha të kohës, me operacione ushtarake të përgjakshme brenda apo në toka të largëta tej pashallëkut, me intriga dhe kërcënime perandorake osmane për të nënshtruar shpirtin rebel dhe separatist të Pashait tepelenas, me ngjarje të çuditshme humane dhe familjare që troshitën shpirtin njerëzor të atyre kohëve.

Pikërisht kjo figurë, Aliu tepelenas, shqiptarët e tij dhe murrlani mbresëlënës i shumë ngjarjeve që shoqëroi bëmat dhe dimensionet gjeografike të pashallëkut ku ai sundoi, befasoi dhe tërhoqi vëmendjen jo vetëm të politikanëve dhe ushtarakëve europianë, por edhe të krijuesve të shquar të letrave, penelit, partiturës dhe kulturës europiane në tërësi.

Shkrimtarë, gazetarë, publicistë, dramaturgë, më të njohurit e kohës, sikundër britaniku Lord Gordon Bajron, francezët Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Ibrahim Manzour Efendi (Samson Cerfbeer de Medelsheim), Jacob Salomon Bartholdy, etj.; Diplomatë dhe ushtarakë të njohur që shërbyen me misione të ndryshme në pashallëk sikundër, koloneli dhe konsulli britanik, William Martin Leak; Thomas Smart Hughes, David Richard Morier, francezi Hughes (Hugo) Pouqueville; konsulli dhe historiani francez, Francois Charls Hugues Laurent Pouqueville; Sir Thomas Gordon; Komisari Perandorak francez, Julien Bessieres; diplomati William Richard Hamilton, historiani Theodore Lyman; gazetari amerikan Edward Everet; ushtaraku britanik Richard Davenport; studiuesi dhe historiani John Cam Hobhouse; mjeku dhe historiani Sir Henry Holland, gazetari i njohur danez, Peter Oluf Brondsted, etj., janë vetëm një pjesë fare e vogël e numrit të madh të atyre që lanë vepra dhe krijime letrare, romane, novela, poema, artikuj gazetareskë, hartuan një dokumentacion arkivor të pafund, informacione, relacione, studime, raporte sekrete, për Ali Pashën dhe shqiptarët në tërësi.

Krahas tyre, Ali Pasha, oborri i tij, shqiptarët, peisazhet mahnitëse të vendeve ku jetonte ky popull, zakonet, veshja, vallet, këngët, luftimet dhe qëndresa e tyre, etj. u bënë objekt frymëzimi për shumë krijime në gjininë e pikturës. Kompozime në vaj, portrete, peisazhe, skena lufte dhe dashurie të botës shqiptare, i dhuruan botës europiane imazhe nga ky thesar i pafund për këtë popull dhe Arbërinë.

Piktori i njohur francez, Eugene Delacroix; piktori dhe shkrimtari Luis Dupre;  piktori Leon Zherom; arkitekti, arkeologu, shkrimtari dhe piktori i njohur britanik Charles Robert Cockerell; piktori britanik Joseph Cartwright; piktorët William Purser, Theodore Lyman, Davide Richard Norier, Luigi Ciampolini, Alphonse de Beuchamp, Ëilliam Eton, Charles Luis Muller, Paul Emil Jacobs, Camille Corrot, Beresford, G. de la Poer, etj., sollën një inventar të pafund veprash të botës shqiptare që edhe sot mbeten me vlera të papërsëritshme për artet figurative në tërësi dhe historinë e popullit tonë në veçanti.

ALI PASHA NË SKENAT E TEATRIT DHE OPERËS EUROPIANE

Por, jo vetëm në këta lëmij!

Ali Pasha mbetet, hë për hë, shqiptari për të cilin janë dedikuar më shumë krijime muzikore në raport me gjithë pararendësit, bashkëkohësit apo personalitetet e njohura shqiptare të kohëve moderne.

Ai u shfaqet përmes këtyre krijimeve, me profilin e tij kompleks mjaft atraktiv, befasues dhe pse jo miklues, për kompozitorët dhe gjer për krijuesit anonimë të këngëve popullore.

Kompozitorë, këngëtarë të njohur të muzikës operistike, skenaristë dhe regjizorë, të skenave me të dëgjuara europiane, krijuan dhe interpretuan vepra në zhanre të ndryshme të muzikës për tepelenasin befasues. Opera, melodrama, kantata, elegji dhe këngë të shumta pasuruan gjatë shekullit të XIX repertorin e krijimtarisë së shumë krijuesve të njohur duke pasur në qendër të veprave të tyre heroin e Janinës, Ali Pashë Tepelenën. Këto krijime nuk u prezantuan në teatro apo paradhoma provinciale, të panjohura, por në skenat më të mëdha dhe elitare të teatrit europian dhe atij botëror. Vetëm opera kushtuar këtij hegjemoni janë plot katërmbëdhjetë! Ato u interpretuan në:

“La Scala” e Milanos

“Royal Theatre”– Convent Garden i Londrës

“La Fenice” e Venecias

“Panorama Dramatique” e Parisit

“Theatre Comique” e Bostonit SHBA

“Park Theatre” e Nju Jorkut

“Theatre Lafayete” i Nju Jorkut

“De Rochefort” në Francë

“Teatro Vittorio Emanuele” i Torinos

“Teatro Regio” i Torinos

“Teatro Nuovo” i Padovës

“Royal Theatre” i Stokholmit

“Deutsches Theater” i Berlinit, etj.

Ndër veprat operistike më të njohura, që u mirëpritën me mjaft kureshtje dhe vëmendje nga publiku europian mund të renditen:

Opera lirike në tre akte “Ali Pacha, ou Jerome L’Enfle”, me libret të Francois Fougeray, e cila u vu në skenën e “Theatro Panorama” të Parisit, në Mars të vitit 1822, pak ditë mbas vrasjes së Ali Pashës. Autori ia dedikonte operën qëndresës heroike në çastet e fundit të rebelimit antiosman dhe vrasjes së Ali Pashës.

Në muajin Korrik të vitit 1822, pesë muaj pas vrasjes së Ali Pashës, u prezantua në sallën e njohur të teatrit historik të Parisit “Panorama – Dramatique”, melodrama në tre akte me titull “Ali Pasha”. Libreti u shkrua nga dy prej shkrimtarëve francezë më në zë të kohës, François Isaak Hyacinthe de Comberousse dhe Jean Michel Pichat. Pas suksesit në Paris, melodrama u prezantua më datë 2. 12. 1822 edhe në skenën e Roterdamit nën interpretues hollandezë.

Më 12 Tetor 1822, gati tetë muaj pas vrasjes së Ali Pashës, u prezantua në skenën e njohur historike të ”Royal Theatre – of Convent Garden” të Londrës,  opera “Ali Pasha or the Signet Ring” (“Ali Pasha apo unaza – vulë”). Libreti i operës ishte shkruar nga shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe poeti i njohur amerikan John Hoard Payne.

Rolet kryesore u interpretuan nga artistët më të njohur të kohës, sikundër William Farren (Ali Pasha) – i vlerësuar si krenaria e tetarit të Londrës, Ema Sarah Love (që nënkuptonte Vasiliqinë), por që në skenë mbante emrin Helena, etj.

E njëjta opera “Ali Pasha or the Signet Ring” (“Ali Pasha apo unaza – vulë”), në vitin 1823 u luajt në skenën historike të “Park Theatre” të New Yorkut, nën drejtimin e dramaturgut të famshëm britanik James Robinson Planche.

Në vitin 1825 poeti dhe dramaturgu i njohur, ndoshta ndër më të mëdhenjtë e kohës së tij, francezi Jean Luis Nepomucene Lemersier shkroi në Paris, tragjedinë në gjashtë akte të titulluar “Les Martyres de Suliet et L’Epire Moderne”. Vepra e dramaturgut francez mbështetej kryesisht në botimet e Konsullit francez pranë Ali Pashës, Fransua Puqueville. Të gjithë personazhet e kësaj opere janë figura reale, pjesëmarrës në ngjarjet historike pashallëkut të Janinës dhe të rezistencës suljote.

Në vitin 1825 shkrimtari dhe skenaristi gjerman Theodor von Haupt prezantoi në teatrin e operas të Laipsigut melodramën me titull “Ali Pascha”.

Më 2 Janar të vitit 1827 u shfaq në Munster të Vestfalisë – Gjermani, opera romantike me një akt e titulluar “Ali Pascha von Janina” e kompozitorit të njohur gjerman, Gustav Albert Lortzing.

Më 3 Korrik të vitit 1827, në teatrin francez “De Rochefort” u luajt premiera e melodramës “La Mort d’Ali Tebelen, Pacha de Janina”. Autor i libretit ishte poeti dhe skenaristi i njohur i teatrit Eugen de Pradel. Opera ishte një tragjedi në tre akte, e cila njohu një sukses dhe u rivu në skenë për shumë kohë.

Më 11 Maj të vitit 1827, në “Teatrin Mbretëror” të Stokholmit – Suedi, u prezantua premiera e operës “Die Sulioten oder die Ubergabe von Suli…” (“Suliotët dhe rënia e Sulit – Një ngjarje nga luftimet për lirinë e Greqisë”)Libreti i operës ishte shkruar nga shkrimtari dhe kompozitori i njohur romantik suedez, Franz Adolf Bervald. Opera i dedikohej princeshës Josephina Maximiliana Evgenia, trashëgimtare e fronit mbretëror të Suedisë dhe Norvegjisë. Figura qendrore e operës ishte Ali Pasha dhe përballë tij Lambro Xhavella, babai i luftëtarit të njohur suliot Foto Xhavella.

Po këtë vit, 1827, në një nga skenat më të mëdha të teatrit të Nju Jorkut, “Lafayette Theatre” u shfaq premiera e melodramës së  titulluar “Ali Pacha or the greek struggle for liberty” e dramaturgut të njohur anglez Robinson Planche.

Në ditët e karnavaleve, në vitin 1838 u vu në skenën më të madhe të muzikës botërore, “La Scala” të Milanos, opera “Ali Pascia di Giannina”. Krijuesi i saj, ishte një prej figurave më të njohura të botës muzikore në Europë, Giovanni Galzerani, i njohur edhe si kompozitor, libretist, koreograf dhe interpretues. Dirigjent i orkestrës së madhe ishte Giuseppe Carlucci. Rolin e Ali Pashës e interpretonte Effisio Catte. Prima balerina në interpretimin e operës ishte balerina më e njohur e kohës në skenat e Europës, austriakja Fanny Essler, e cila kishte ardhur nga skena e Operas së Vjenës. Shfaqja pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe qëndroi në skenën e “La Scala” për shumë kohë.

Në Prill të vitit 1843 u shfaq në skenën e njohur të teatrit “La Fenice” të Venecias, opera me titull “Ultimi Giorni di Suli” (“Ditët e fundit të qëndresës së Sulit”). Libreti i operës ishte shkruar nga Giovanni Peruzzini, ndërsa kompozitori i melodramës ishte kompozitori i njohur Giovanni Battista Ferrari. Ngjarja e operës zhvillohet në malet e Sulit në vitin 1803. Në skenë interpretuan disa nga këngëtarët operistikë më të njohur lirikë të kohës sikundër Fortunato Borioni, Almerinda Granchi, këngëtarja personale e mbretit të Prusisë dhe interpretuesja e parë e veprave të Donizzeti-t.

E njëjta vepër, u interpretua më 1857 në skenën e teatrit të Milanos, në Rijeka të Kroacisë, në Ferrara, në Piza, në “Teatro Vittorio Emanuele” të Torinos dhe disa vite më vonë edhe në “Tetro Nuovo” të Padovës.

Me muzikë të kompozitorit H. Sergent, me libret të shkrimtarëve të njohur Henri Fraconi dhe Henri Vilmot, me koreografi të baletmaestrit Bertoto, u shfaq në “Theatre du Cirque Olimpique” të Parisit, opera me titull “Suli ou les Suliotes”. Vepra i kushtohet rrethimit të Sulit nga repartet e Ali Pashës, në vitin 1792. Figurat kryesore të veprës janë Myftar Pasha, Llambro Xhavella, Foto Xhavella, Gjergj Boçari, Isuf Arapi, etj., të gjithë këta personazhe historikë pjesëmarrës aktivë në skenat e zhvillimeve politike në pashallëkun e Janinës.

Sigurisht, kjo figurë kaq komplekse, që tërhoqi vëmendjen e rretheve politike, diplomatike, ushtarake por edhe ato intelektuale të kohës, në Europë e më gjerë, me kurajën e tij për tu ngritur kundër një perandorie shumëshekullore të kohës, sikundër qe Perandoria Osmane, ngjalli interes të veçantë edhe tek popujt fqinjë ballkanikë. Kompozitorë, libretistë dhe këngëtarë të shumtë grekë krijuan dhe interpretuan vepra të shumta dedikuar këtij monarku që ngjalli shpresat e lirisë së popujve të robëruar me rebelimin e tij.  Krijimet e tyre u interpretuan pothuaj në të gjitha skenat e muzikës, dramës dhe teatrit grek në Athinë, Selanik, Janinë, Korfuz, Patra, e gjetkë.

Me siguri në fondet e panumërta të arkivave europiane duhet të ruhen edhe krijime të tjera për këtë hegjemon, ashtu sikundër jemi të bindur se vlera të tjera do të dalin në dritë për të dhe shqiptarët e asaj kohe.

Fotot në vijim janë vetëm disa nga afishet (postera) që ngjitesh në muret e qyteteve të Europës, në Paris, Londër, Berlin, Milano, Venecia, Stokholm dhe njoftonin shfaqet e operave për këtë shqiptar zulmëmadh. Me dhjetëra dhe qindra të tjerë ruhen në fondet e arkivave për t’i treguar qytetarit modern dimensionet befasuese dhe mahnitëse të këtij shqiptari mbresëlënës në histori.

“POT-PURRI”, ME TITULLIN “ALI PASHA…” SHFAQUR NE PANORAMA DRAMATIQUE NË PARIS, MË 1822
MELODRAME NE TRE AKTE  KUSHTUAR “ALI PASHES”
SHFAQUR NE PANORAMA DRAMATIQUE, NE PARIS
NE VITIN 1822, KOMPOZITOR CICERI, THIERRE-LUC-CHARLES
OPERA NE TRE AKTE “ALI PASHA” SHFAQUR NE TEATRIN E PARISIT
OPERA NE TRE AKTE “ALI PASHA” SHFAQUR NE TEATRIN E PARISIT
“VDEKJA E ALI-TEPELENES, PASHAIT TE JANINES”,
TRAGJEDI NE VARGJE, NE TRE AKTE,
SHFAQUR NE PARIS, ME 31 KORRIK 1827.
MELODRAME NE TRE AKTE,
SHOQERUAR ME BALET, TITULLUAR “ALI PASHA”
SHFAQUR NE PARIS, ME 9 KORRIK 1822.
OPERA KOMIKE ME NJE AKT “ARIU DHE PASHAI”,
SHFAQUR NE PARIS, ME 1820
 
TEATER KUSHTUAR ALI PASHES,
MBESHTETUR NE BOTIMIN E ALEKSANDER DYMASE,
SHFAQUR NE PARIS ME 1896
OPERA “ALI PASHA I JANINES”,
ME AUTOR GIOVANNI GALZERINI, SHFAQUR NE
VITI 1838, NE “LA SCALA” TE MILANOS
OPERA “MARTIRET E SULIT – EPIRI MODERN”
SHFAQUR NE PARIS, ME 1825
OPERA “SULIOTËT DHE RENIA E SULIT”,
SHFAQUR NË TEATRIN MBRETEROR TE STOKHOLMIT ,
ME 11 MAJ TË VITIT 1827.
MELODRAMA “ALI PASHA, UNAZA VULE”
SHFAQUR NË TEATRIN MBRETWROR,
NË LONDËR, MË 1828.
“ALI PASHA I JANINES”, PJESE NE GJASHTE AKTE,
INTERPRETUAR NE “TEATRO ALLA SCALA” TE MILANOS.
ARTIKULL PER ALI PASHEN SHKRUAR
NE GAZETEN PARISJENE “JOURNAL DES DEBATS”
ME 25 SHKURT 1822 

Rritet me 70 % importi i zarzavateve, 50 % i frutave! Çfarë prodhohet në Shqipëri?

Ata kanë braktisur tokat e tyre, shkojnë dhe punojnë rregullisht ose mbahen me punë sezonale në vendet fqinje, Itali dhe Greqi. Shqiptarët të cilët vazhdojnë të emigrojnë masivisht në vendet e BE-së punojnë kryesisht në bujqësi, në mirëmbajtjen e kulturave të ndryshme nga zarzavatet deri te fruta-perimet.

Një pjesë të mirë të të ardhurave i sjellin për të mbajtur familjen në Shqipëri. Ndër shpenzimet që u marrin gati gjysmën e buxhetit të shpenzimeve familjarëve shqiptarë janë ato që shkojnë për ushqimet.

Vendi ynë sipas të dhënave të fundit ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Por nëse kafeja, bananet, apo qoftë edhe gruri për miell është e nevojshme të importohen nga jashtë, pse duhet të importohet molla, pjeshka, qershia, domatja, speci, qepa, fasulja dhe kështu me radhë?
Më keq akoma përse shqiptarët duhet ti prodhojnë në një vend tjetër, dhe me paratë që fitojnë t’i blejnë dhe t’i konsumojnë në Shqipëri?!

Të dhënat zyrtare tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70% më shumë prodhime se vitin e kaluar.

Tregu vendas, nga largimet masive në zonat rurale dhe pas rënies së prodhimeve bujqësore të vendit, po furnizohet gjithmonë e më shumë nga prodhime bujqësore të importit. Të dhënat e fundit nga tregtia e jashtme tregojnë se në 3-mujorin e parë, importet e zarzavateve u rritën me 70% dhe ato të frutave 50 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, eksportet e perimeve, në sasi u rritën me 15% në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve ishte më e fortë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024. Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80%.

Importet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm këtë vit. Në periudhën janar-mars 2024, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 22%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10 %. Kështu, një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet u ushqimeve që nuk prodhohen në vend.
Kjo do të thotë konsumatori në Shqipëri detyrohet t’i blejë ato me një kosto shumë më të lartë, pasi kostos së prodhimi i shtohet ajo e transportit, e tarifave doganore, si dhe e kalimit në disa duar të tregut para konsumit.

Mrekullia e ekonomisë amerikane! Ka treguar qëndrueshmëri të habitshme, por ka ende rreziqe

Ekonomia e Amerikës ka treguar qëndrueshmëri të habitshme. Por ka ende rreziqe, shkruan The Economist

Cilit personazhi vizatimor i përngjan më shumë ekonomia amerikane?

Siç u propozua nga një ish-sekretar i Departamentit të Thesarit, një ish-president i Rezervës Federale të Nju Jorkut dhe kryeekonomisti i një firme të madhe menaxhimi asetesh, personazhi vizatimor që simbolizon më mirë ekonominë amerikane, është Wile E. Coyote, kundërshtari i ashpër, por i pafat, i Road Runner.

Ky grabitqar fatkeq, shpesh rrëshqet nga një shkëmb i lartë, sfidon gravitetin për disa çaste, dhe më pas bie në humnerë. Në mënyrë të ngjashme, edhe rritja e fortë e ekonomisë amerikane nuk mund të vazhdonte pa një rënie të pashmangshme.

Por në fakt, që nga fundi i vitit 2022, ai që ka rënë është inflacioni, ndërsa ekonomia amerikane duket se ia ka dalë mbanë.

Që nga fundi i vitit 2019, një periudhë që përfshin pandeminë Covid-19 dhe pasojat e saj, ekonomia amerikane është rritur me rreth 8% në terma reale (shih grafikun 1).

Në të njëjtën kohë, ekonomia e Eurozonës është rritur me vetëm 3%, ajo e Japonisë me 1% dhe e Britanisë nuk është rritur fare. Amerika është e vetmja ekonomi e madhe që i është rikthyer ritmit të rritjes para pandemisë.

Alan Blinder, nga Universiteti Princeton, ka shqyrtuar 11 rastet e mëparshme gjatë gjashtë dekadave të fundit, kur Rezerva Federale ka rritur normat e interesit për të shuar inflacionin.

Shumica përfunduan në recesione. Rezerva Federale ka arritur të orientojë ekonominë për të kryer disa “ulje” më pak të dëmshme, por vetëm një herë më parë ka arritur një “ulje” pa dhimbje ekonomike, konkretisht në vitet 1994-95.

Zoti Blinder mendon se orientimi i tanishëm i ekonomisë është edhe më mbresëlënës, duke pasur parasysh pikën fillestare: ekonomia u mbërthye nga një inflacion shumë më i lartë këtë herë, duke e detyruar Rezervën Federale të rrisë me shpejtësi normat e interesit. “Ne e kemi realizuar tashmë uljen e butë”, thotë ai.

Duke e quajtur një “ulje të butë” mund të jemi duke bërë një nënvlerësim, sepse ajo që është më e habitshme për ekonominë amerikane nuk është ngadalësimi i saj, por vrulli i vazhdueshëm.

Më 26 shkurt, Shoqata Kombëtare për Ekonominë e Biznesit publikoi anketën tremujore të ekonomistëve profesionistë. Tre muaj më parë, parashikimi mesatar ishte për një rritje prej 1.3% këtë vit; tani parashikohet 2.2%, pothuajse sa rritja prej 2.5% e vitit të kaluar.

Njëkohësisht, zgjerimi i vazhdueshëm ekonomik nuk e ka ndalur rënien e inflacionit: ekonomistët parashikojnë se ai do të bjerë në një normë vjetore prej 2.1% deri në fund të vitit 2024 (duke përdorur matësin e parapëlqyer të Rezervës Federale), pothuajse duke arritur synimin e bankës qendrore prej 2%.

Nuk janë vetëm ekonomistët optimistë. Tregjet e aksioneve të Amerikës vazhdojnë të arrijnë rekorde të reja. Fitimet e korporatave pritet të rriten fuqishëm këtë vit. Edhe njerëzit e zakonshëm po bëhen më optimistë.

Një ekonomi që sfidon gjasat

Si e ka arritur Amerika këtë? Një nga arsyet është kërkesa. Çdo element i saj, konsumi, investimet, tregtia e jashtme, ka kontribuar në rritje ekonomike vitin e kaluar dhe mund të kontribuojë përsëri këtë vit. Tre faktorë e kanë mbështetur këtë forcë: rezervat, katalizatorët fiskalë dhe diversifikimi.

Kur Rezerva Federale rriti normat e interesit në vitin 2022, dukej e pashmangshme që shtrëngimi i papritur monetar do të pengonte ekonominë. Në fund të fundit, ky ishte edhe qëllimi: ulja e inflacionit, duke ngadalësuar rritjen ekonomike.

Parashikimi më i përhapur i zyrtarëve të Rezervës Federale në fund të vitit 2022, ishte se shkalla e papunësisë do të rritej me një pikë përqindje vitin e kaluar; shumë të tjerë hamendësuan se dëmi do të ishte shumë më i keq. Por në fakt, shkalla e papunësisë pothuajse nuk lëvizi fare, duke mbetur nën nivelin 4%, pothuajse më i ulëti në 50 vjet.

Kjo për shkak se, si konsumatorët, ashtu edhe bizneset, janë mbrojtur në njëfarë mase nga efekti negativ i normave më të larta të interesit. Mbrojtja ka ardhur nga ndihma e madhe financiare që mundësoi administrata Trump dhe Biden në kulmin e pandemisë.

Kjo në atë kohë e dalloi Amerikën nga shtetet e tjera: në vitet 2020 dhe 2021, deficiti i saj qeveritar ishte mesatarisht sa 14% e PBB-së. Në Eurozonë, mesatarja ishte 6%. Kjo mbështetje financiare mbushi llogaritë bankare të amerikanëve, si drejtpërdrejt, ashtu edhe në mënyrë të tërthortë (në formën e një rimëkëmbjeje më të shpejtë ekonomike).

Këto kursime çuditërisht kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Studiuesit në Rezervën Federale në San Francisko kanë vlerësuar se kursimet e tepërta të familjeve (krahasuar me prirjen para pandemisë), arritën kulmin në 2.1 trilionë dollarë në gusht 2021.

Në fillim të vitit të kaluar, ata menduan se kjo sasi do të konsumohej brenda disa muajsh. Por pas rishikimeve të të dhënave në fund të vitit 2023, ata arritën në përfundimin se familjet kishin një tepricë prej 400 miliardë dollarësh, të mjaftueshme për të zgjatur deri në gjysmën e parë të këtij viti.

Një e ardhme optimiste

Me kalimin e kohës, shpërndarja e kursimeve të tepërta është anuar drejt amerikanëve më të pasur. Ata zakonisht shpenzojnë një pjesë më të vogël të të ardhurave sesa të varfrit.

Por Ellen Zentner, nga Banka Morgan Stanley, llogarit se një e pesta e popullsisë me të ardhurat më të larta, ka qenë përgjegjëse për 45% të konsumit, nga 39% para pandemisë Covid-19, pjesërisht falë shpenzimeve për udhëtime dhe për mallra luksoze që nuk u kryen gjatë pandemisë.

“Konsumatorët e pasur kanë shpenzuar kursimet e tepërta në mënyrë shumë më agresive”, thotë ajo. Nga ana tjetër, kjo ka ndihmuar në nxitjen e ekonomisë.

Një mbrojtje tjetër nga normat e larta ka ardhur nga kreditimi me normë fikse. Blerësit e shtëpive, për shembull, shpesh marrin hipoteka 30-vjeçare me normë fikse. Interesi mesatar për stokun e këtyre është tani rreth 4%, më pak se para pandemisë dhe shumë më poshtë se norma 8% e hipotekave të reja vitin e kaluar (shih grafikun 2).

Kjo gjë ka të metat e veta: për të mbajtur hipotekat e lira, njerëzit nuk po ndryshojnë vendbanim. Por gjithashtu ka bërë që shumë amerikanë të mos e ndiejnë efektin e plotë negativ të normave më të larta të interesit.

Politika fiskale ka shtuar gjithashtu vrullin ekonomik të Amerikës. Qeveria ka një deficit të zbehtë. Pasi u ngushtua në rreth 4% në vitin 2022, ai u kthye në nivelin 7.5% të PBB-së vitin e kaluar, një nivel që zakonisht vihet re vetëm gjatë luftërave ose recesioneve.

Megjithatë, jo të gjitha deficitet ndikojnë njëlloj në ekonomi. Ndryshe nga rritja e shpenzimeve kur goditi Covid-19 në vitin 2020, deficiti i vitit të kaluar buroi pjesërisht nga të ardhurat e dobëta (ranë tatimet mbi fitimet kapitale) dhe faktorët teknikë (normat e larta ulën pagesat e Rezervës Federale në Departamentin e Thesarit).

Studiuesit në Institutin Brookings zbuluan se politika fiskale e qeverisë federale ndikoi vetëm paksa në nxitjen e rritjes ekonomike vitin e kaluar.

Megjithatë, në një mënyrë tjetër, politika fiskale ka qenë një motor ekonomik. Tri paketa të mëdha shpenzimesh të miratuara nga Kongresi (për infrastrukturën, teknologjinë e pastër dhe gjysmëpërçuesit), po i nxisin firmat private dhe qeveritë shtetërore që të shpenzojnë në mënyrë të bollshme.

Ndërtimi i fabrikave po lulëzon ndërsa prodhuesit e automjeteve elektrike dhe gjysmëpërçuesve po zgjerojnë operacionet në Amerikë: në tërësi, investimet në prodhim shtuan rreth 0.4 pikë përqindje në rritjen e PBB-së vitin e kaluar.

Investimet në infrastrukturë kanë qenë më të ngadalta, por duket se po rriten ndërsa qeveritë shtetërore po përfitojnë nga fondet federale për autostradat, rrjetet e energjisë elektrike, aeroportet, etj.

“Këto politika kanë filluar të japin efektet në të dhënat zyrtare. Ato vonojnë kohën e një ngadalësimi ciklik ekonomik”, thotë Satyam Panday, nga agjencia S&P Global.

Së fundmi, Amerika, si një prodhues i madh i naftës dhe gazit, po përfiton nga çmimet e larta gjetiu, pa vuajtur shumë prej tyre. Për shembull, gazi natyror kushton sa rreth një e katërta e çmimit në Europë (shih grafikun 3). Vitin e kaluar, Amerika u bë eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (GNL).

Prandaj, nuk është çudi që tregtia e jashtme shtoi rreth 0.6 pikë përqindje në normën e rritjes ekonomike të Amerikës vitin e kaluar.

Megjithatë, kërkesa e fortë është vetëm gjysma e historisë. Po të mos ishte zgjeruar edhe oferta në mënyrë të ngjashme, të gjitha shpenzimet thjesht do të shkaktonin një trysni më të madhe mbi çmimet. Fakti që inflacioni është zbutur dukshëm, është një shenjë e rritjes së kapacitetit prodhues të Amerikës.

Aftësia e një ekonomie për të ofruar mallra dhe shërbime varet nga numri i njerëzve që punojnë dhe sa produktivë janë ata. Të dy këta faktorë janë rritur fuqishëm në Amerikë kohët e fundit.

Fillojmë me fuqinë punëtore. Amerika tani ka rreth 158 milionë punëtorë, gati 4% më shumë se në fund të vitit 2019. Një arsye është se janë punësuar më shumë të rritur në moshë pune. Megjithatë, deri tani, shtytësi më i madh i zgjerimit të fuqisë punëtore, ka qenë imigrimi.

Forca punëtore e lindur në Amerikë është pak më e vogël se sa ishte në prag të pandemisë. Në të kundërt, fuqia punëtore e lindur jashtë vendit, është rritur me më shumë se 4 milionë, ose 16%, që nga fundi i vitit 2019.

Edhe pse shumica e njerëzve që vijnë në Amerikë nga kufiri jugor, përfundojnë duke kryer punë fizike, ka pasur gjithashtu një rritje të emigrantëve që punojnë në zyra. Vizat studentore janë rimëkëmbur fuqishëm që nga koha e pandemisë, dhe vitin e kaluar u dhanë katër herë më shumë viza se në vitin 2020.

Kjo ka krijuar një rezervë të madhe punëtorësh të rinj e të arsimuar, që janë gati të punësohen nga kompanitë. Firma e investimeve Tiffany Wilding vlerëson se vitin e kaluar, në Amerikë mbërritën rreth 3 milionë emigrantë, nga 1 milion në vitet para pandemisë.

Sidoqoftë, zgjerimi i fuqisë punëtore nuk është drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e përgjithshme të ekonomisë. Marrim parasysh tremujorin e fundit të vitit të kaluar: PBB-ja u rrit me 3.2% me një normë vjetore, por orët totale të punës u rritën me vetëm 0.6%.

Kjo është e mundur vetëm falë rritjes së produktivitetit. Punëtorët në sektorët jobujqësorë, ishin rreth 2.6% më produktivë se një vit më parë, sipas vlerësimeve zyrtare. Për të qenë të qartë, asnjë ekonomist serioz nuk mendon se një rritje e tillë e produktivitetit është e qëndrueshme.

Që nga fundi i vitit 2019, produktiviteti i punës është rritur me 1.6% në vit, rreth një e dhjeta më shpejt se ritmi i rritjes nga viti 2007 në vitin 2019.

Megjithatë, rritja e produktivitetit vitin e kaluar është e dukshme. Shpjegimi më i thjeshtë është se ngërçet e periudhës pandemike janë zhdukur, pasi zinxhirët e furnizimit janë rikthyer në normalitet, dhe kjo është reflektuar në rritjen e produktivitetit.

Megjithatë, disa ekonomistë mendojnë se mund të ndryshojnë disa faktorë me ndikim themelor. Për shembull, rritja e konkurrencës në tregun e punës po shkakton rishpërndarjen e punëtorëve në firmat që ofrojnë paga të larta, të cilat janë edhe më produktive, sipas hulumtimit nga David Autor në Universitetin MIT dhe Arindrajit Dube dhe Annie McGrew në Universitetin Massachusetts Amherst.

Julia Coronado, nga firma kërkimore MacroPolicy Perspectives, ka vënë në dukje se mungesa relative e punëtorëve i ka shtyrë firmat që të investojnë në teknologjinë e kursimit të fuqisë punëtore, në një kohë kur softueri kompjuterik i bizneseve është përmirësuar.

“Është e mundur që, ashtu si në vitet 1990, ne të ndodhemi në mes të një cikli produktiviteti më të fortë, por këtë herë, ka një vëmendje më të madhe te teknologjia për bizneset, sesa te konsumatorët”, thotë ajo.

A mund të vazhdojnë kohët e mira? Faktorët që kanë çuar në ecurinë e mirë ekonomike të Amerikës gjatë dy viteve të fundit, mbeten në fuqi në shkallë të ndryshme.

Kursimet e bizneseve dhe familjeve janë më të pakta se dy vite më parë, përpara se Rezerva Federale të rriste normat. Por kreditë e lira që morën konsumatorët dhe bizneset përpara se të godiste inflacioni, do të vazhdojnë t’i mbrojnë ata nga normat e larta të interesit edhe për disa kohë.

Ekonomistët e Bankës Goldman Sachs kanë llogaritur se norma mesatare e borxhit të korporatave do të rritet nga 4.2% në vitin 2023, në vetëm 4.5% në vitin 2025. “Do të vijë koha kur normat më të larta të interesit do të fillojnë të bien. Por mendoj se mund të kemi ende hapësirë”, thotë zoti Panday.

Ndërkohë, qeveria ka vazhduar të rrisë investimet në prodhim dhe infrastrukturë. Ndërsa përcaktohen më qartë rregullat për shpërndarjen e parave, stimuli fiskal mund të përshpejtohet. Departamenti i Tregtisë sapo ka filluar miratimin e granteve të mëdha për prodhuesit e çipave, si ndihma prej 1.5 miliardë dollarësh për firmën GlobalFoundries në shkurt.

Ndërkohë, po shtohen terminalet e eksportit të gazit natyror të lëngshëm, gjë që duhet të rrisë edhe më tepër eksportet e energjisë amerikane.

Për sa i përket ofertës, emigracioni mund të ngadalësohet ndërsa klima politike bëhet më e ashpër, por ka ende një numër të madh njerëzish që po u bashkohen tregut të punës.

Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi në shkurt se vala e tanishme e emigracionit, edhe pse po ngadalësohet, do t’i shtonte rreth 0.2 pikë përqindje rritjes vjetore të PBB-së nga viti 2024 në vitin 2034.

Për sa i përket produktivitetit, është jashtëzakonisht e vështirë që përparimi i tij të ndiqet vazhdimisht, por optimistët mendojnë se së shpejti do të ketë përmirësime të dukshme. “Kjo mund të na japë një shtysë të fortë për rritje”, thotë zonja Coronado.

Problemet e borxhit

Nuk është çdo gjë fushë me lule. Tregu i punës po shfaq disa të meta. Punësimi ka rënë që nga fillimi i vitit 2022. Më pak punëtorë po ndryshojnë punë (shih grafikun 4). Arsyeja kryesore pse papunësia ka mbetur kaq e ulët është se nuk ka pasur shumë shkarkime nga puna.

Megjithatë, kjo mund të jetë një shenjë shqetësimi. Kompanitë mund të grumbullojnë punëtorë të tepërt, sepse kanë frikë t’i shkarkojnë ata, pasi kanë luftuar aq shumë për t’i tërhequr. Për më tepër, konsumatorët e shfrenuar të Amerikës mund të humbasin vrullin.

Delikuencat për kartat e kreditit dhe kreditë e makinave u rritën vitin e kaluar, duke kaluar nivelet para pandemisë, sipas Rezervës Federale të Nju Jorkut. “Është shqetësuese të vësh re këtë, edhe para se të rritet shkalla e papunësisë”, thotë zonja Wilding.

Edhe industria e financave ka disa dobësi të dukshme. Prona komerciale mund të krijojë probleme me huatë, një problem që do të jetë veçanërisht i mprehtë për huadhënësit më të vegjël. Dhe shumë banka, si të mëdha dhe të vogla, kanë pësuar humbje në zotërimet e bonove, për shkak të rritjes së normave të interesit.

Edhe nëse këto probleme do të jenë të përballueshme, suksesi i Amerikës ka sjellë një vështirësi tjetër: si mund të zbutet rritja e normave të interesit të dy viteve të fundit. Askush nuk e di me siguri se cila është norma e përsosur e interesit për ekonominë, pra niveli asnjanës, i cili nuk është as një nxitje për veprimtarinë ekonomike dhe as një pengesë.

Por është e qartë se diapazoni i tanishëm i bankës qendrore për normat afatshkurtra prej 5.25-5.5%, më i larti në më shumë se 20 vjet, do të rëndojë mbi rritjen ekonomike. Pyetja për Rezervën Federale është se kur do të fillojë t’i shkurtojë normat e interesit dhe sa shpejt.

Prandaj, pretendimet se Amerika ka arritur një “ulje të butë” ekonomike duken të parakohshme. Është e vërtetë se rritja ka qenë jashtëzakonisht elastike dhe se inflacioni është zbutur.

Por përpjekjet për uljen e inflacionit mund të jenë të vështira, duke pasur parasysh se çmimet janë ende duke u rritur me një ritëm vjetor prej rreth 3%, mbi synimin prej 2% të Rezervës Federale. Në të njëjtën kohë, banka qendrore duhet të fillojë të veprojë së shpejti për të rikthyer normat e interesit në një nivel më normal.

Derisa të jenë arritur këto synime, gjërat mund të shkojnë edhe për keq. Për shembull, ka shqetësime se mund të rriten sërish çmimet. Rreziku më i madh është se Rezerva Federale mund ta teprojë me masat e saj. Në këtë kontekst, rritja e borxheve të konsumatorëve dhe ngadalësimi i tregjeve të punës, duken shqetësuese.

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell, ka thënë se për të mundësuar rrugën e përsosur për ekonominë, banka qendrore duhet të fillojë të ulë normat e interesit, përpara se inflacioni të arrijë nivelin 2%.

Po të mbështetemi në “Rregullin Taylor”, një formulë për matjen e nivelit të duhur të normave të interesit, atëherë dalim në përfundimin se Rezerva Federale ka vendosur të presë shumë gjatë.

Dhe duke pasur parasysh se Rezerva Federale u tregua shumë e ngadaltë në rritjen e normave të interesit në vitin 2022 kur po rritej inflacioni, tani zoti Powell duhet të tregohet më i kujdesshëm.

“Normat më të larta të interesit janë si termitet në ekonomi”, thotë Mark Zandi, nga firma kërkimore Moody’s Analytics.

“Çdo ditë, ata gërmojnë thellë e më thellë në themele, derisa vjen një pikë kur ndërtesën e shemb era”. Ekonomia e Amerikës pas pandemisë ka qenë një mrekulli, veçanërisht në krahasim me vendet e tjera. Por ajo nuk mund të mbrohet përgjithmonë nga normat e larta të interesit./MONITOR

Ku po flenë turistët në Shqipëri? Vetëm 22% zgjodhën hotelet

Vetëm 11,5% e të huajve që vizituan Shqipërinë për pushime në fillimvit zgjodhën të pushojnë të paktën 1 natë në strukturat tona akomoduese. Nga 480.539 të huaj që hynë në territorin shqiptar, vetëm 55.163 prej tyre fjetën në një bujtinë, hotel, apo apartament me qira.

Por, ku po flenë turistët? Hapësirat për kampingje, parqe, çadra ose rulota argëtimi u përdorën vetëm nga 70 turistë gjithsej.

Duket se interesi i të huajve tranzit për të vizituar vendin ka qenë më i lartë në këtë periudhë të vitit sesa turistët që qëndrojnë për më shumë se 1 ditë në Shqipëri.

Akomodimi në strukturat shqiptare i turistëve vendas, por edhe të huaj, sipas Institutit të Statistikave u rrit me 53,2% në muajin shkurt. Duke u ndalur tek qytetet, Tirana dhe Durrësi ishin dhe më të frekuentuarat, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistruan një rritje me 67,3%.

Sa i takon shtetësisë, shqiptarët e Kosovës mbeten më besnikët. I lartë ka qenë numri i turistëve nga Italia, Anglia, Gjermania e Greqia.