19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Zhvillimi tregtar i Beratit në shekuj, ekspozitë në muzeun “Onufri” përmes fotove shumë domethënëse

Është çelur ekspozita fotografike me titull “Berati në shekullin XVIII–XX” në Muzeun Ikonografik “Onufri”.

Zhvillimi ekonomik e tregtar, koleksione të kartëmonedhave lokale të qytetit, objekte me rëndësi historike të Beratit të pasqyruara në monedhën kombëtare u shfaqën për publikun vendas dhe turistët.

Ekspozita përmban edhe koleksione numizmatike, siç kanë qenë kartëmonedhat lokale të fillimit të shekullit të XX-të, monedhat kombëtare që mbartin imazhe të monumenteve dhe objekteve të qytetit të Beratit.

Drejtori i Muzeut shpjegoi edhe rëndësinë e kësaj ekspozite si dhe pasurimin e fondit të muzeut me një monedhë të veçantë.

“Jemi përqendruar në një element shumë të veçantë, në një monedhë të një emetimi të veçantë që bëhet çdo 10 vjet dhe monedha e ekspozuar sot është një monedhë 500 lekëshe, pa kurs ligjor por që ka një element shumë të bukur të Kodikut të Purpurt të Beratit, si në ngjyrë ashtu edhe në reliev. Ky imitim i formës dhe ngjyrës së Kodikut të Purpurt të Beratit,i gdhendur në monedhë, do të jetë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Onufri në Kishën “Fjetja e Shën Mërisë”, ku në vitin 1968 u gjet pas shumë vitesh kërkim ky kodik”,-tha Miklor Pasku, drejtor i muzeut ikonografik ‘Onufri’.

Ekspozita po ashtu nxjerr në pah zhvillimin ekonomik të qytetit ndër shekuj duke përfshirë marrëdhëniet tregtare dhe ato të biznesit.

 “Ekspozita është menduar në formën e paneleve, ku pasqyrohet zhvillimi ekonomik, marrëdhëniet tregtare dhe ato të biznesit, elementet e shumtë artizanale të tregtisë dhe zhvillimit ekonomik”,–tha Miklor Pasku, drejtor i muzeut ikonografik ‘Onufri’.

Berati është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare për sa i përket koleksioneve apo gjetjeve të objekteve historike kulturore.

Azgan Haklaj zbulon miqësinë e Metës me Mcgonigal: Morën dhe vizën 10-vjeçare, tani atë vizë e kanë të revokuar nga SHBA-ja

I ftuar në një studio televizive, Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka zbuluar miqësinë e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta me Charles Mcgonigal, ku pavarësisht hipokrizisë që shfaq në daljet e tij publike, Meta ka udhëtuar sëbashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi drejt SHBA-së, vizitë kjo e mundësuar nga Mcgonigal, sipas Haklajt.

“Ilir Meta ka patur mik Mark Rusinin, parardhësin e Charles Mcgonigal-it, ka patur mik Charles Mcgonigal-in, madje kanë udhëtuar dhe në Amerikë bashkë me zonjën Kryemadhi dhe kur u kthyen nga Amerika thanë që kemi vizituar familjen e Rrokfelerëve, të cilën ua ka mundësuar Charles Mcgonigal. Morën dhe vizën 10-vjeçare, tani atë vizë e kanë të revokuar nga SHBA.”,-u shpreh Haklaj.

“Në prezencën e familjes së Enver Hoxhës, kur e hapëm varrin, në pjesën e barkut, gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia e mjekut ligjor, çfarë ndodhi në mesnatën e 2-3 majit ’92

Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj.

 

Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara. Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm.

Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania nowadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

enver hoxha zhvarrosje

  1. Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veҁantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veҁanta për arsye të ndryshme.

Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.

Veҁse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeҁar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur ҁdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.

Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeҁare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm.,  prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij  u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinҁi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe ҁorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-sw. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte  qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithҁka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siҁ duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet  pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxorr me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr.

Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinҁ, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit. Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Memorie.al

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online” dhe “Typing”, raportoi Daily Mail.

Gjiganti i teknologjisë e tërhoqi me shpejtësi modifikimin pasi u përball me kritika të forta në mediat sociale, duke thënë se aplikacioni “po kthehej në normalitet tani”.

Megjithatë, duket sikur aplikacioni i mesazheve nuk ka përfunduar ende pasi shumë përdorues kanë vënë re veçori të çuditshme jeshile në aplikacion, duke i shtyrë ata të shprehin zhgënjimin e tyre në X.

Një përdorues shkroi: “Nuk na pëlqen ndryshimi. Së pari ndryshojnë “Online” dhe “Typing”, tani njoftimet jeshile, korrektimi jeshil, kursori jeshil, gjithçka jeshile. ‘Por është markë’…. Jo. Ne nuk e duam ndryshimin.”

Veçoritë e reja përfshijnë ikona jeshile brenda funksionit të kërkimit, një kursor jeshil, njoftime jeshile dhe korrektim jeshil.

Një tjetër përdorues duke shprehur zemërimin duke shkruar: “WhatsApp. Po lutem në gjunjë – ktheji detajet në blu. Është shumë ngjyrë e gjelbër për mua.”

Duke reaguar ndaj komenteve të përdoruesve, një zëdhënës nga WhatsApp tha: “Ky ishte vetëm një test i vogël, por tani po kthehet në normalitet”.

“Të mbjellësh tokën po bëhet më e kushtueshme”, fermerët edhe këtë vit po përballen me vështirësi

Fermerët e fshatit Mançurisht edhe këtë vit po përballen me vështirësi sa i përket kostove të shtuara.

Imputet bujqësore si farat përmirësuese, plehrat apo kimikatet e ndryshme kanë pësuar rritje dhe sipas fermerëve janë shumë herë më të shtrenjta dhe shpesh nuk i plotësojnë rezultatet e dëshiruara.
Rritja e çmimeve ka bërë që shumë fermerë të penalizohen dhe të reduktojnë të mbjellat pranverore pasi kostot sipas tyre janë të papërballueshme.

Fermerët thonë se të punosh apo të mbjellësh tokën çdo vit po bëhet më e kushtueshme sidomos kur ata nuk gjejnë mbështetjen e duhur.
Sipas tyre sektori i bujqësisë gjithmon është përballur me vështirësi të cilat vetë fermerët i kanë “hequr”mbi kurriz.

Kur bëjnë llogaritë e asaj që hedhin me atë që marrin fermerët thonë se dalin me humbje pasi kostoja e prodhimit është shumë herë më e lartë se kosto e fitimit madje ata shtojnë se në këtë fshat shumë fermerë kanë ende prodhime të mbetura stok çka sjell pikëpyetje të mëdha në vazhdimësinë e punës së tyre.

Zhang detyrohet të hapë portofolin, Asllani & Co. përfitojnë premio të majme për titullin

Fitorja e titullit kampion për Interin do të sillte në xhepat e lojtarëve disa mijë euro. Presidenti Stiven Zhang do të shpërndajë një premio 3 milionë euro, dyfishin e asaj që futbollistët përfituan pas fitores së Superkupës së Italisë.

 

Lajmin e bën të ditur “Gazzetta Dello Sport” që raporton se ky është një stimul më shumë për lojtarët e Inzagit, edhe pse dëshira më e madhe është fitorja në derbin e Milanos. Sigurisht që premio nuk do të shpërndahet e barabartë për të gjithë lojtarët, por sipas asaj që kanë të shkruar në kontratat e tyre.

Fitorja e titullit nga ana e zikaltërve është një mundësi e mirë ekonomike pasi do të merrte disa miliona nga Liga e Serisë A, por edhe nga UEFA. Interi do të kishte një sezon të shkëlqyer edhe në aspektin ekonomik në Champions, por për fat të keq u eliminua në Ligën e Kampionëve kundër Atletikos së Madridit me 11-metërsha.

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë/ SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares, ka lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës

Pas rrëzimit dy herë të kërkesave, SPAK ka kërkuar para trupës gjykuese 3-anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale.

Mësohet se në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes avokates Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

SPAK i jep kështu përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.

SPAK ka përfunduar hetimet, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 të pandehur të tjerë, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.

Protesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, pas SHBA reagon edhe BE: Dënojmë dhunën

Pas ambasadës amerikane, për protestën e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe delegacioni i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka dënuar dhunën në këtë protestë. BE shprehet se akte të tilla dhune nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protesta paqësore.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

Protesta e Rithemelimit, reagon ashpër ambasada e SHBA: Në demokraci nuk ka vend dhuna!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën që mbajti sot Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se dënon përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.

REAGIMI
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë, shkruan Thibault Petit në të përditshmen franceze “Le Figaro”.

Një plejadë limanesh dhe ishujsh shkëmborë me ujëra bruz, duket si një pikturë e Van Gogh. Greqia, Italia? Jo, një vend mesdhetar në zemër të Evropës: Shqipëria.

Vija bregdetare e saj nuk ka asgjë për t’u pasur zili nga vendet e tjera të Mesdheut.

Vendi i shqiponjave ndodhet në veri të Greqisë përballë Italisë. Në perëndim kufizohet nga detet Adriatik dhe Jon.

Moti? 300 ditë me diell në vit. Në jug të vendit ndodhet një bregdet i mrekullueshëm me ujëra të kristalta, shkëmbinj dhe kodra të gjelbëruara, kjo është Riviera Shqiptare.

Vija bregdetare është e përbërë nga kështjella antike, kanione, limane dhe plazhe të izoluara.

Plazhet më të njohura apo trendi, shkëmbore apo të fshehura, ja cilat janë më të bukurat:

Plazhi i Porto Palermos, ishulli i thesarit

I parë nga lart, duket si një ishull thesari, i rrumbullakët dhe i rrethuar me ujëra të pastra kristal, me shkëmbinj, kodra – mes blusë dhe smeraldit të detin Jon.

Plazhi i Porto Palermos është i fshehur në një nga gjiret në jug të vendit.

Duket si një përrallë: ishulli është shtëpia e një kështjelle të lashtë në formë trekëndore dhe tre kullave gëlqerore.

Kështjella u ndërtua në vitin 1804 nga Ali Pasha, ish-guvernator i Perandorisë Osmane.

Sot, vendi ka ruajtur një thjeshtësi të caktuar: pa bare, pa shezlongë. Ju mund të notoni në rripin e ngushtë me rërë që lidh ishullin me tokën, në plazhin e Palermos.

Plazhi i Ksamilit, atmosferë greke

Përballë Plazhit të Ksamilit ngrihen si tym malet. Është Korfuzi, ishulli grek, më pak se pesë kilometra larg, në anën tjetër të detit.

Plazhi i Ksamilit ofron një atmosferë helene: kudo ka ishuj me ujëra blu në të gjitha nuancat e tyre.

Ksamili konsiderohet si resorti bregdetar më i bukur, me plazhe private, shezlongë dhe restorante.

Para disa vitesh këtë fshat e njihnin vetëm vendasit, të cilët vinin për t’u çlodhur në fundjavë. Sot Ksamili është shndërruar në një destinacion në trend.

Ju mund të vizitoni ishujt e shumtë duke notuar ose duke marrë me qira një varkë ose një skaf.

Plazhi i Gjipesë

Me të mbërritur këtu, ju do të keni ndjesinë sikur jeni në fund të botës. Plazhi i Gjipesë është i izoluar, i fshehur pas një kanioni 800 metra të gjatë.

Ky vend është një nga plazhet më magjepsëse në Rivierën Shqiptare, me një sipërfaqe prej 400 metrash me guralecë dhe limane të vegjël të rrethuar nga shkëmbinj të lartë 50 metra.

Në jug të vendit ndodhet Himara, ku uji është më i pastër.

Kur deti përshkon murin shkëmbor dhe shpellat mbushen me shkumë kristalore, përpara jush do të shfaqet një spektakël. Këto shpella mund të eksplorohen falë motit të ngrohtë dhe të favorshëm.

Parkoni në manastirin Shën Theodori midis qytetit të Iljasit dhe Dhërmiut, më pas ecni 2,5 kilometra deri në plazh, ose merrni me qira një kajak në plazhin e Jalës aty pranë.

Gjiri i Gramës 

Më shumë se 2000 vjet më parë, në kohët e lashta, lundruesit që udhëtonin përgjatë bregdetit ndaluan këtu, në Gjirin e Gramës.

Këtu mund të zbuloni mijëra gdhendje në greqishten e vjetër dhe latinisht në muret shkëmbore të këtij lokaliteti arkeologjik: Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit.

Shpellat janë një mister i këtij vendi idilik me ujërat bruz, guraleca të bardha dhe bimësi të dendur.

Me pak fjalë, të jep idenë e një Parajse: një restorant i vetëm, pa rrjet telefonik dhe akses i rezervuar për më të motivuarit.

Për të arritur në Gjirin e Gramës duhet të ecni 13 kilometra në një shteg bregdetar nga Palasa. Përndryshe, merrni një varkë nga Dhermiu dhe udhëtoni 40 minuta.

Shumë shpella mund të eksplorohen me varkë.

Plazhi i Llamanit 

I vendosur mes dy gërmadhave shkëmbore, Plazhi i Llamanit ka një sipërfaqe prej 200 metrash me guralecë të imët.

I vogël në përmasa, plazhi i Llamanit nuk është më pak i popullarizuar. Shumë vizitorë marrin me qira çadra dhe shezlongë, shijojnë mbrëmjet me shkumë dhe muzikën elektronike në verë.

Gjithashtu ju do të keni mundësi të hapni peshqirin tuaj në shkëmbinjtë aty pranë dhe të zhyteni në ujin e pastër.

I vendosur pak kilometra larg Himarës, plazhi i Llamanit është gjithashtu një vend i famshëm për zhytje.

Plazhi i Dhërmiut 

Nga Dhërmiu, një fshat i vendosur 200 metra mbi nivelin e detit në shpatin e malit, vija bregdetare shtrihet si një shirit i gjatë me nuanca blu.

Plazhi i Dhërmiut është një nga plazhet më të bukura të vendit me guralecë të imët që zënë një sipërfaqe prej më shumë se një kilometër, ujëra bruz dhe çadra me qira për rreth 10 euro.

Pak më në veri, ndodhet Plazhi i Drimadhës me rërë të imët, pyje pishe, limane të izoluar dhe gjire të fshehur.