20.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

TIRANË- Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar në Report Tv akuzat e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Lapardhaja thotë se këto akuza mund të përdoren kundër Ilir Metës në gjykatë, pasi janë të karakterit penal.

“Ato po trajtohen si akuza normale, mediat i japin hapësirë, akuzave që ai bën ndaj SPAK janë akuza të karakterit penal që mund të përdoren kundër tij në gjykatë në një moment të dytë. Të gjitha akuzat nga politikanë të korruptuar e në hetim, janë akuza të rëndë, jo politik, por mund të trajtohen edhe me karakter penal”, tha Lapardhaja.

Pavarësisht sjelljes së Metës që është kontradiktore, një person që ndodhet i pafajshëm s’ka pse bëhet agresiv ndaj atyre që po e hetojnë. Nuk është Dumani një individ që mund të trajtohet i tillë, është një institucion i tërë, është një pritshmëri e madhe e popullit shqiptar.

Fakti që Meta është bërë agresiv dhe sulmon SPAK, sipas Lapardhasë tregon se ata “diçka kanë ndjerë”. Kujtojmë këtu deklaratat e Metës se amerikanët i kanë kërkuar Dumanit që ta arrestojnë Metën.

Lapardhaja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu se situata është në disfavor të Metës dhe Kryemadhit, ndërsa theksoi se SPAK nuk intimidohet nga sulmet.

“Fakti që janë bërë agresiv, tregon se ata diçka kanë ndjerë. Situatë është në disfavor të Metës, Kryemadhit dhe të korruptuarve. SPAK nuk intimidohet, nuk do t’ia dojë se ca thonë politikanët. Ata janë në një fazë në të cilën shohin vetëm atë që ka ndodhur.

Nëse Ilir Meta është çmendur aq më keq për të se s’po hetohet për çmendurinë e tij, por për ato që ka qenë në rregull. Nëse po sillet si i çmendur aq më keq për të, se fakti që s’ka diçka konkrete e ka çmendur”, tha analisti.

Sipas tij, grupi i Lulzim Bashës që mbështet SPAK duhet të forcohet dhe të shndërrohet në një alternativë.

“Një opozitë e cila nuk kupto realitetin dhe kontekstin e ri politik dhe juridik ku është futur Shqipëria, është një opozitë e destinuar për të qëndruar gjatë në opozitë. Një opozitë që mund të shkojë drejt vetasgjësimit nëse vijon kështu. Në radhët e opozitës është një grup që është në mbështetje të SPAK.

Kjo opozitë që mbështet SPAK dhe e sheh perëndimin si aleatë të saj, kjo opozitë duhet të forcohet dhe të shndërrohet në një alternativë të besueshme që të merret seriozisht edhe nga partnerët tanë euroatlantik”, u shpreh Lapardhaja.

Asnjë ngegociatë me Rithemelimin/ Reagon ashpër ambasada e SHBA për protestën e sotme: Në demokraci nuk ka vend dhuna!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën që mbajti sot Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se dënon përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.

REAGIMI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

PD, Gjergj Hani: Spaçi, muze i gjallë i kujtesës historike. Detyrim për t’u njohur me të shkuarën

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për të Përndjekurit Politikë në PD, Gjergj Hani u shpreh se “Spaçi ka vlera të jashtëzkonshme si muze i gjallë i kujtesës historike të shkuarës dikatoriale me vlera histroike të rëndësisë kombëtare”.

“Sot ai është detyrim për brezat e rritur pas diktaturës, me qëllim jo vetëm njohjen por në veçanti ruajtjen e kujtesës kolektive.
Shoqëria shqiptare duhet të përballet me të shkuarën e saj, ta njohë dhe ta pranojë atë.
Ky monument dhe vlera që jeton jashtë tij nëpërmjet memories historike të së shkuarës diaktaoriale komunsite zotëron fond muzeor me vlera kulturore e historike të rëndësisë kombëtare.” –
vijoi më tej ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË, GJERGJ HANI

Më 2010 Partia Demokratike ka miratuar Ligjin 10241, sipas të cilit ngakohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.

Kampi i Punës së Detyruar, kjo trashëgimi politike dhe historike duhet të kthehet në Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit. Një momument i kujtesës së vuajtjevem terrorit dhe krimeve të komunzmit në Shqipëri.

Spaci ka vlera të jashtëzkonshme si muze i gjallë i kujtesës historike të shkuarës dikatoriale me vlera histroike të rëndësisë kombëtare.

Ky është objektiv i Partisë Demokratike i materializuar tashmë, prej dy vitesh, në një projekt-ligj, depozituar në kuvend me nr. 2388 Prot, datë 30.06.2022, pasi është detyrim politik dhe moral për të gjithë ata shqiptarë që vuajtën dhe u trajtuan në mënyrë çnjerëzore në Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, përgjatë regjimit gjakatar të Enver Hoxhës.

Sot ai është detyrim për brezat e rritur pas diktaturës, me qëllim jo vetëm njohjen por në veçanti ruajtjen e kujtesës kolektive.
Shoqëria shqiptare duhet të përballet me të shkuarën e saj, ta njohë dhe ta pranojë atë.
Ky monument dhe vlera që jeton jashtë tij nëpërmjet memories historike të së shkuarës diaktaoriale komunsite zotëron fond muzeor me vlera kulturore e historike të rëndësisë kombëtare.

Përcaktimi dhe planifikimi i tij si Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit, do të siguronte që historia të përjetësohet duke u lënë trashëgim të tashmes e së ardhmes eksperiencën tragjike të dikataurës komuniste në mënyrë që ajo e shkuar të mos përsëritet më kurrë.

Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka një të kaluar të e zezë, pasi është përdorur nga regjimi komunist në Shqipëri për të burgosur politikisht njerëz të lirë që mendonin ndryshe.

Ai do të ofronte një mundësi edukative për të rinjtë sot dhe nesër që të mësojnë mbi historinë e represionit politik dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri përgjatë regjimit komunist.

Duke ekspozuar kushtet brenda burgut dhe historitë e njerëzve që mbaheshin aty, muzeu do të ndihmojë në promovimin e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të së kaluarës së Shqipërisë.
Kthimi i Kampit të Punës së Detyruar të Burgosurve Spaҫ në Muze Kombëtar duke pranuar dhe duke u përballur me padrejtësitë e krimet e së kaluarës, përmes ekspozitave të përhershme dhe të përkohëshme së bashku me llojet e tjera të komunikimit, do të edukojë kultivimin e memories kombëtare tejet e relativizuar në këto 34 vite.

Menaxhimi i këtij monumenti dhe pasurisë kulturore kombëtare, ka vlerë për vendin kur vëmendja dhe investimi zhvillohet brenda Zonës së Mbrojtur. Çdo iniciativë për ta ndarë historinë dhe monumentin nga muzealizimi, nuk bën gjë tjetër, veçse kontribuon në manipulimin dhe deformimin e historisë.

Kampin i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka qenë destinacion për të burgosurit dhe familjet e tyre, ka qenë një njollë e errët e historisë dhe një zonë e errët e territorit dhe për ta kuptuar atë sot, ai duhet të mbetet destinacion dhe jo opsion.

Propozimi i miratuar nga qeveria, përcakton ndërtimin e një objekti të ri për muze autonom, përgjatë autostradës, në periferi të Respit dhe investimi kryesisht zhvillohet për të krijuar kthimin e tij në një kopje virtuale të kampit.
Kjo shkëputje nga realiteti fizik çon në pak kohë në shkatërrimin jo vetëm të vend krijimit të memories, por edhe kontroll të perceptimit dhe përjetimit të tij.

Evitimi i përballjes, distancimi nga e shkuara, mbivendosja dhe manipulimi nëpërmjet arkitekturës ndodhi me Piramidën, po ndodh me banesën e diktatorit, por nuk mundet kurrsesi të ndodhë me vendin e vuajtjeve dhe persekutimeve të shqiptarëve, disidentë të regjimit.

Ndaj Partia Demokratike në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe ringjalljes së kujtesës për të mos harruar, vijon në kërkesën për të shpallur Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, bashkë me kampin e internimit Tela me Gjemba në Tepelenë në Muze Kombëtar.

Gjejmë rastin t’i bëjmën thirrje të gjithë aktorëvë, disa prej të cilëve janë bërë pjesë e diskutimeve përgjatë këtij drafti, të shkruajnë rekomandimet tyre me qëllim realizimin e Muzeut Kombëtar të Burgut të Spaçit, deri të hënën, më 22 prill 2024.

Skema/ Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me burg tetë shtetas italianë! Pasi transferuan paratë përmes llogarive bankare të 15 “Call Center”-ve, i tërhoqën kesh

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 9 vite burg tetë shtetas italianë, të cilët akuzohen se fshehën një shumë të konsiderueshme prej 5.7 milionë euro.

 

Nga hetimet ka rezultuar se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, janë transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

“Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore”, informon prokuroria.

Të dënuarit: 

B. M.  banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale: Dënuar me 9 vite burg

D.A., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vite burg;

D.O., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

G.T. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

L.F. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

M.F., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

M.G., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

A.S., për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave”, Dënuar me 3 vjet burg.

 

 

Njoftimi:

Fshehën 5.7 milionë euro, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë dënohen me 9 vite burg tetë shtetas Italianë dhe 15 subjekte juridike që operonin në fushën e Call Center

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundoi hetimet për një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/b dhe 180 të K.Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro.

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u grumbulluan prova dhe bazuar në nenin 331 të K.pr.penale dhe në ligjin nr.9754 viti 2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridike” çështja u dërgua për gjykim për veprat penale e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal ndaj të pandehurve:

Në përfundim të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 17.04.2024 nga ana e Prokurorise u kërkua dhe u pranua:

Deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve:

B. M.  banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal. Dënuar me 9 vite burg;

D.A., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal, dënuar me 9 vite burg;

D.O., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

G.T. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

L.F. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

M.F., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

M.G., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

A.S., për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me 3 vjet burg.

Dhe subjektet Juridike

VIBEMEDIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

FS EUROPEAN BROKER shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

IMPORT DATA shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

SMARTCALL ITALIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

STARHUB ALBANIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

ITALIA NETWORK MARKETING shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BOOM BOOM NETËORK, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

MARKETING UNLIMITED, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

ALBANIA APP DEVELOPMENT, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

 “LAURENZI GROUP” Dsh për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik

Çështja “Beleri”/ Karamuço zbulon takimin e fshehtë në Janinë: Qëllimi ishte një sulm i koordinuar ndaj SPAK

Eksperti i kriminalistikës, duke folur për Fredi Belerin dhe për mundësinë e hetimeve të tjera në lidhje me të, foli për një takim mes disa politikanëve shqiptarë dhe grekë në Janinë. Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, eksperti i kriminalistikës tha se qëllimi ishte një sulm ndaj SPAK.

Ka dy gjëra që kanë ndodhur. E para, është një takim sekret në Janinë. E dyta, është një sponsorizim me dritëhije për një lajm që godiste SPAK, në një farë mënyrë kolegët e Dumanit në lidhje me Belerin. Nuk janë përpara një trysnie të thjeshtë.

Janë të orkestruara mirë këto sulme por ai është shumë i imunizuar nga këto. Është në takim për të koordinuar një sulm midis disa politikanëve shqiptarë me ato grekë kundër SPAK. Janë takuar jo me fotografi zyrtare”, u shpreh Karamuço për emisionin “360 gradë”.

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin, Zelensky pritet të kërkojë mbështetje ushtarake për fushatën mbrojtëse kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.

 

Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.

Sipas Zelenskyt, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.

Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelensky.

Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, javët e fundit ka rritur presionin ushtarak ndaj shtetit fqinj dhe përmes sulmeve ajrore ia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet.

Sipas informacioneve që Zelensky prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, të prodhimit amerikan, secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase. Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.

Qeveria gjermane veçse ka njoftuar gjatë fundjavës së shkuar se do t’i japë Ukrainës edhe një sistem Patriot. Por, edhe nga shtete të tjera pritet të bëhen zotime të tilla, përfshirë edhe Spanjën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve./rel

Veti detoksifikiuese dhe antioksiduese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e urisë dhe modeleve të gjumit, djegien e yndyrës dhe shmangien e dëshirave.

 

Hulumtimet kanë treguar se ora biologjike shkon jashtë funksionit kur merr mesazhe të gabuara, duke rezultuar në ngrënjen e ushqimeve të gabuara. Por nëse arrini të rregulloni orarin tuaj të gjumit dhe të ngrënies, mund të humbni edhe yndyrën e barkut.

Një frut që mund të kontribuojë në këtë proces është qershia.

Qershitë janë një burim bimor i melatoninës, hormonit të gjumit. Edhe pse nuk ka prova që do t’ju ndihmojnë të flini më lehtë, hulumtimet kanë treguar se ushqime të tilla (si bananet) mund të rrisin nivelet e melatoninës në trupin tuaj. Pra, jo vetëm që ju ndihmon të flini, por është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, i cili mund të çojë në humbje peshe.

Hulumtimet e shkencëtarëve kanë treguar se qershitë kanë veti shëruese. Përmbajtja e tyre e lartë e hekurit ndihmon me aneminë, ato përmbajnë kripëra minerale që lehtësojnë dhimbjet reumatizmale dhe ndihmojnë në uljen e lodhjes dhe zgjatjen e përpjekjeve të muskujve. Qershitë janë detoksifikuese për mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit dhe për trupin në përgjithësi. Ato janë tretëse, diuretike dhe kanë veti antiseptike.

Mërtiri: Pse Meta është bërë agresiv? E ka një hall. SPAK mund ta çojë në burg!

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh me SPAK-un, i cili mund ta çojë edhe në burg.

Sipas tij, Meta sa herë ka përdor këtë lloj gjuhe, i ka ardhur dështimi.

Nisi me sfurqe e prapë LSI doli keq. Iku si President dhe iu sul Ramës me atë fjalor që e kemi dëgjuar. Ai ka dështuar në të gjitha rastet që ka qenë agresiv. Ai e di që ka punë me SPAK prandaj e sulmon. Ai bëhet agresiv dhe sërish humb. Ka qenë Saliu që doli e tha që të digjen mandatet. Nuk merren me sofra ku ulet njëri apo tjetri. Meta sheh stuhi dhe prandaj reagon në këtë mënyrë që e shohim. Një herë zhduket komplet, pastaj shfaqet dhe  tregon agresivitet. Ka shumë luhatje. Ka mospërputhje mes mënyrës se si po bën politikë Meta, dhe se si po bën Kryemadhi. Ajo po tregon pjekuri më të madhe politike në këto çaste. Meta e ka dëmtuar partinë që kur filloi me sfurqe e doli kundër amerikanëve. Sapo ka bërë parti të re, del e thotë sërish se do ta ri-themelojë. Ka shumë luhatje”, tha Mërtiri.

Balluku, ‘dirigjentja’ e tenderave të tunelit të Llogarasë! “Rastësisht” supervizimin e fitoi ortaku i Berberit

Zhurmat e makinerive të “Gjoka Konstruksion”, kompani e cila po ndërton si nënkotraktor tunelin e Llogarasë, nuk kanë nxjerrë në pah vetëm disa shkelje në procedurat e tenderimit të këtij tuneli, por edhe shkeljen e ligjit për Zonat e Mbrojtura, ku më i rrezikuari vijon të jetë Parku Natyror i Karaburunit.

 

Të dyja shkeljet, ajo e Tunelit dhe e cenimit mjedisor të Parkut Natyror të Karaburunit, rezulton të kenë rrënjët dhe mbrojtjen në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Vetting” sjellë në këtë episod disa nga prapaskenat me shkeljet ligjore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një tender i organizuar dhe dirigjuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

RREZIKU PËR PARKUN NATYROR TË KARABURUNIT!

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë punimet në këtë tunel është mungesa e monitorimit ndaj këtij projekti, që po zhbën dalëngadalë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburunit. Ekspertët e Mjedisit janë të alarmuar nga ajo që po ndodh me mjedisin aty, por duket se fjalët e tyre prej kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër. Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika: “Zonat e Mbrojtura gjithmonë janë nën presion sepse është një hapësirë, e cila në fakt presupozon lënien të pa shqetësuar nga ndërhyrjet e njeriut dhe në këtë kontekst gjithmonë kanë qenë të kërcënuara…”.

Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë? Më 19 qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh. Në tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SËS Engineering “ spa , “LLAZO” shpk dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë.

Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor OrikumHimarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë. Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën. Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion.

POR SI NISI HISTORIA ME TUNELIN E LLOGARASË?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh. Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineering “ spa , “LLAZO” shpk dhe “NETGROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7-10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë. Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën. Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion. “Vetting” sjell sot me fakte se si në këtë garë janë diskriminuar kompani që kanë fuqinë dhe eksperiencën për të realizuar projekte të tilla. Konkretisht, sipas dokumenteve, kompania garuese duhet të demonstrojë kapacitetin teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike.

Tenderi 1 DST/ “Në këtë kontekst, operatori ekonomik duhet të: a) Demonstrojë: Përvojën e suksesshme si kontraktor kryesor ose partner drejtues në një sipërmarrje të përbashkët, bashkim shoqërish apo shoqatë (JVCA) lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 (një) kontrate për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksitetin e krahasueshëm me kontratën aktuale, brenda 5 (pesë) viteve të fundit, përpara afatit të dorëzimit të ofertës, kontratë(-a) që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 4 (katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.” Në këtë fazë vjen edhe një pyetje e ngritur nga ekspertët: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me 4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m?

Por, sipas ekspertëve, problemet në fushën e tenderave nuk janë risi dhe ka disa arsye që vazhdojnë këto probleme. Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko: “Problemi me tenderët në Shqipëri, në 99 % të rasteve ka qenë korrupsioni. Tenderët që janë abuzuar sistematikisht vitet e fundit janë dy arsyeja.

E para duke rregulluar termat e referencës, temat e tenderit. Si rregullohen, njëlloj si një rrobaqepës që pret rrobën në përmasën e trupit të klientëve. Kështu rregullohen edhe tenderët. Përpilohen kushtet e tenderit që ato ta marri vetëm një kompani. Hartohen të tilla që të mos ketë asnjë tjetër konkurrentë, asnjë tjetër të mos futet vetëm të fitoj një kompani.

Dhe e dyta këtu është normuar këtu që unë fitoj tenderin pa garë. Ne kemi sot më shumë se gjysmën e tenderave i ka fituar një kompani”. Vet Ligji nr. 162/2020 i Prokurimeve Publike ka si synim të sigurojë mirë përdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrjen e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuara me çmimin më ekonomik. Madje, ky ligji ka një nen specifik për rastin e diskriminimit të operatorëve ekonomikë. Sipas Ligjit të Prokurimeve/Neni 2/Qëllim i këtij ligji është: ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë; d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik. Vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, gazetarët e “Vetting” kanë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimeve Publike. Në fakt, kushtet diskriminuese të kontratës do të dilnin në sipërfaqe nga arnimet që iu bënë këtij tenderi nga institucioni.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, ministria ka bërë disa ndryshime për sa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuara për të marrë pjesë në garë. Konkretisht, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikimit që lidhen me kapacitetet financiare dhe ekonomike. Aty shpjegohet se për EBITDA-n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015-2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro. Por Ministria e Infrastrukturës nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometrash tunel, atyre, në “arnimin” e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh. Eksperti ekonomisë, Pano Soko shprehet “Ne kemi ligjin të tillë që i vetmi benefit që mundet të prodhoj është konkurrenca. 70% e garave janë fituar ku ka marrë pjesë vetëm një konkurrent. Kjo është gara këtu? Kjo nuk është garë. Këtu kemi një lidhje të një kontrate, një marrëveshje mes shtetit dhe një kompanie”.

“PËR NDRYSHIMIN E DOKUMENTEVE”

Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Belinda Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës. Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit. Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.

Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastrukturës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuara te dokumentet.

Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimeve të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohen nga ndryshimi i dokumenteve, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.

Sipas ekspertit ekonomisë, Pano Soko: “Këto janë normuar janë bërë brenda ligjit, çka operon i gjithë sistemi. Korrupsioni nuk është se bëhet në nivelin e këtyre poshtë, në kurriz të atyre lart. Po ndërtohet behet gjithë infrastruktura nga ata lart, ata që miratojnë VKM, ata që nxjerrin miratojnë akte normative. Ata ndërtojnë arkitekturën e ata poshtë e vënë në zbatim. Por atë arkitekturë që kanë miratuar këta lart. Ne e kemi korrupsionin në sistem, e kemi që në rrënjë te “lobet e interesit”.

Kush fshihet pas turqve të Llogarasë

Disa muaj pas anulimit të tenderit për tunelin e Llogarasë, Ministria e Infrastrukturës do të rishpallte përsëri tenderin me fond limit 18.9 miliardë lekë. Në garë kësaj radhe do të merrnin pjesë 4 grupe kompanish. Pas studimit të dokumenteve të tenderit, Open Data Albania e shënoi me flamur të kuq. Kjo pasi më 8 tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të skualifikonte të gjithë pjesëmarrësit, me përjashtim të konsorciumit të kompanive turke “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” dhe “ASL INSAAT TAAHHUT”, të cilët u shpallën automatikisht fituese me ofertë 17 miliardë lekë ose 200 milionë euro me TVSH. Sipas Open Data, ky tender paraqet rrezik të mundshëm për korrupsion, për shkak të skualifikimit të paqartë të konkurrentëve. Bie në sy fakti se, grupi i kompanive shqiptare dhe të huaj, “JV CONCORD ENGINEERING AND CONTRACTING”, “ALB BUILDING” shpk dhe “ALB STAR”, kishin ofertë më të ulët se kompanitë turke me vlerë 15.8 miliardë lekë. Pra, të shkualifikuarit kishin një ofertë gati 12 milionë euro më pak se oferta fituese.

Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ky grup kompanish u shkualifikuan sepse nuk kishin asnjë projekt të ngjashëm për ndërtimin e një ure me gjatësi 120 m. Një javë pas shpallje së fituesit, dyshimet për korrupsion me këtë tender do të s’postoheshin në sallën e parlamentit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, do të shkëmbente replika me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Deputeti i PD së Vlorës, Bujar Leskaj në parlament do të denonconte ofertën fillestare të tunelit të Llogarasë. Sipas tij “Ministria e Infrastrukturës, ministria e keqmenaxhimit, në garën për tunelin e Llogarasë zgjodhi ofertën me vlerë më të lartë, 170 milionë euro nga 158 që ishte e dyta. Me të drejtë edhe deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati e denoncoi këtë fakt, duke akuzuar ministrinë se duke e paralajmëruar në emër të PD-së për kallëzimin penal për 12 milionë euro, që është diferenca e ofertës së shpallur fituese me atë që është me vlerë më të ulët.” Ministrja Balluku nuk i kurseu replikat me ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, duke deklaruar se vlerësimi në këto tendera bëhej në bazë të pikëve. Por i gjithë sqarimi u bë pa dhënë informacione të tjera për tenderin e anuluar dhe kompanitë pjesëmarrëse. Nga hulumtimi i dokumenteve zbulohet një detaj i vogël, që mund të vendosi në pikëpyetje ligjore garën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Kjo për faktin se, te specifikimet teknike, në faqen 24, deklarohet se kompania e huaj duhet të bëjë ekuivalentimin e licencave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës, për kategoritë e punimeve në Ministrinë e Infrastrukturës. Madje, në rast të mosdorëzimit të këtyre dokumenteve, kompania do të skualifikohet.

POR, A ËSHTË PLOTËSUAR KY KRITER?

Nga momenti i hapjes së garës për tenderin e Tunelit të Llogarasë e deri në ditën e fundit, kur dorëzohen dokumentet, kompanitë turke kanë pasur kohë maksimale 35 ditë. Në portalin qeveritar e-Albania ilustrohet se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e këtyre licencave. Njehsimi i licencave profesionale merr më shumë kohë, ku sipas ‘e-Albania’, duhen të paktën, 38 ditë për realizimin e këtij shërbimi.

Këtu kemi të bëjmë me dyshime favorizimi, pasi edhe sikur kompanitë turke të kishin aplikuar në ditën e parë të shpalljes së tenderit, ato përsëri nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licencave brenda afateve. Ndërkohë, dega në Shqipëri e kompanisë së përzgjedhur është hapur një muaj pasi kanë fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës. Në këtë rast, ekspertët ngrenë pyetjen: Si kanë arritur kompanitë turke të kualifikohen kur ekuivalentimi kërkon më shumë kohë se afati i fundit i dokumenteve? Ministria e Infrastrukturës, në fazën e “arnimit” të dokumenteve, ka zbutur edhe kriteret për projekte të ngjashme, ku përfshihej ndërtimi i 4 urave me gjatësi 120 m, duke vendosur si kriter vetëm: “punë të ngjashme për ndërtimin e vetëm një ure të tillë”.

Por dokumentet e tenderit kanë edhe ndryshime të tjera, të cilat lidhen me kompaninë nën-kontraktore. Në tenderin e anuluar, përqindja e punimeve që mund të realizoheshin nga nën-kontraktori nuk ishin të specifikuara, ndërkohë që në tenderin e rishpallur lejohet nenkontraktimi jo më shumë se 50% e vlerës së kontratës. Një muaj pasi fituan tenderin, në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeluan në Shqipëri degën e tyre “INTEKAR – ASL”. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart.

Konsorciumi turk ka marrë si nënkontraktor për këtë projekt kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me pronar Rrok Gjokën, i njohur edhe si fitues në disa nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Burime të rezervuara brenda komisionit kanë konfirmuar për “Vetting” se, në tenderin e parë të anuluar, “Gjoka Konstruksion” kishte ofertën më të mirë ekonomike bashkë me një kompani tjetër turke. Aktualisht, personi që kryen veprime të ndryshme financiare për konsorciumin turk në Shqipëri “INTEKAR ASL” është Rovena Dorezi, juriste e kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

NDËRTIMET NË SHKELJE TË LIGJIT

Ekspertët e Mjedisit kanë ngritur si shqetësim faktin se me ndërtimet që po bëhen në tunelin e Llogarasë po dëmtohet biodiversiteti, po ashtu dhe Parku Kombëtar që është zonë e mbrojtur. Sipas ekspertit mjedisit Olsi Nika: “Ti flet, fjala vjen për një tunel që do ndërtosh në Karaburun, që është ngjitur me Parkun Kombëtar të Llogarasë, ngjitur me Parkun Kombëtar Sazan-Karaburun Detar, ngjitur aty me atë tjetrin. Dhe aty pastaj lexon nëpër të e nëpër rreshta, që flitet për habitate në Përmet, Alpet etj., etj. Pra, këto copy-pastet janë motamo. Por një studim serioz i vlerësimit të ndikimit në mjedis, duhet të marrë në analizë këto lloj vlerësimesh në analizë dhe në gjykimin përfundimtar mund të qëllojë që të thonë ekspertët dhe duhet të qëllojnë në shumicën e rasteve që thonë: “Kjo nuk duhet, nuk bën, ose mund të mos bëhet”.

Shqetësimet e ngritura nga ekspertët e Zonave të Mbrojtura për mënyrën se si veprohet me studimet mbi impaktin që kanë projektet infrastrukturore nuk janë sinjale të rastësishme. Nga investigimi në terren i gazetarëve të “Vetting” zbulohet se kompania “Gjoka Konstruksion” ka gllabëruar sipërfaqe toke nga Parku Natyror i Karaburunit. Pamjet ekskluzive nga terreni zbulojnë se zona e mëparshme e Karaburunit e mbuluar me pyje është dëmtuar nga kompanitë pranë tunelit, duke zënë sipërfaqe, e cila nuk përfshihet në kontratë.

Eksperti i mjedisit, Olsi Nika thekson se: “Nuk mund të ndërtohet pa pasur një plan shumë të mirë, pa pasur një raport të ndikimit të vlerësimit në mjedis shumë të mirë, pa pasur një studim fizibiliteti shumë të mirë, në kuptimin edhe të parave sepse në fund të ditës janë taksat tona dhe mbi bazën e këtyre studimeve jepen lejet përkatëse”. “Vetting” ka mësuar se, “Gjoka Konstruksion” ka marrë leje mjedisi të tipit B në vitin 2022, për zonën në hyrjen dhe daljen e tunelit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Në këtë leje specifikohet dhe zona e kantierit, ku do të vendosen inertet e nxjerra nga tuneli. Por dalja e tunelit në Zonën e Mbrojtur të Karaburunit zbulon shkeljen që është bërë nga kompania, e cila merret me zbatimin e projektit. Në lejen e mjedisit të tipit B përcaktohet se zona, ku do të vendosen dherat e nxjerra nga tuneli do të jenë jashtë Karaburunit, në kufi me zonën e mbrojtur. Pamjet filmike zbulojnë makineritë që përdoren për thyerjen e gurit jashtë tunelit ndërkohë që pjesa në ngjitje është shkatërruar nga makineritë, të cilat e kanë shfrytëzuar si gurore. Por zona ku kanë ndërhyrë kompania private është nën zona qendrore e Parkut Natyror të Karaburunit. Sipas ligjit të vjetër të Zonave të Mbrojtura, ku disa pika janë shfuqizuar para disa javësh në Parlament, por që ishin në fuqi në momentin e ndërhyrjes, kompania private nuk mund të kryente asnjë lloj aktiviteti. Kjo pasi në këtë sipërfaqe, që ka si funksion ruajtjen tërësore të biodiversitetit dhe siguron një zonë natyrore të pa shqetësuar, përdoret shkalla e parë e mbrojtjes (strikte).

Sipas kushteve të kontratës, përgjegjësitë në këtë rast për veprimet e gabuara të nënkontratorit bien mbi kompanitë turke, pasi ato do t’i shlyejnë dëmin Ministrisë së Infrastrukturës. “Vetting” kontaktoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për masat e marra ndaj ndërhyrjes në zonën e Karaburunit, por deri në publikimin e këtij materiali nuk mori asnjë përgjigje. Eksperti i mjedisit, Olsi Nika thekson se: “E bëmë këtë guroren? Në përfundim të rrugës apo të tunelit në rastin konkret, duhet ta rikthejmë mjedisin në gjendjen që ishte. Pra, duhet t’i rimbjellim pemët, ti sistemojmë dherat, ta risjellim aty ku ishte dhe këto i përcakton vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe në bazë të këtyre merret leja. Dhe nëse nuk përmbushen pikat e lejes, ka pastaj penalitete”.

Ministrja Balluku “fshehu dorën” për Evis Berberin dhe Valter Begajn

Në dhjetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “NetGroup”. Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult&CO” u shkualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Grup”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro. Zv.kryeministrja Belinda Balluku në parlament do të shprehet: “Dua të falënderoj të gjithë supervizoret, kompaninë Hill e cila punon këtu prej kohësh dhe siç e kemi thënë, këtu kemi skuadrat e kompanive turke, skuadrat e kompanive shqiptare dhe supervizionin grek të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Duket si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet ‘Long Range’, pra këto 6 km dhe ndërkohë dua të falënderoj të gjithë ekipet e ARSH-së që kanë qenë gjithë kohën këtu në mbështetje dhe kanë mbikëqyrur punimet për të arritur në këtë moment”. Në deklaratën e saj, në fund të janarit të vitit të kaluar, zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke përmendur “Hill Internnacional” për supervizimin, do të anashkalonte kompaninë “Net-Grup” shpk, e cila është në pronësi të Valter Begaj, ish-ortak i ish drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, në kompaninë “DAAM”.

Natën e 13 marsit 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bastisnin banesat e Evis Berberit dhe Valter Begajt, duke i arrestuar të dy nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash. Ky i fundit, biznesmen dhe ortak me Evis Berberin, është personi kyç që është nën akuzë nga SPAK, pasi ka pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga ish kreu i ARRSH-së. Njohjet mes Valter Begajt dhe Evis Berberit janë të hershme, ato datojnë përpara se ish-drejtori i ARRSH-së të ngjiste shkallët në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Me emërimin në krye të ARRSH-së, Evis Berberi do t’i shiste aksionet e kompanisë “DAAM” te Valter Begaj, për 1.7 milionë euro, ndërsa vet i kishte blerë për 800 euro.

Por Valter Begaj ishte pronar edhe i kompanisë NET-GRUP (ish “B-VAAL ENXHENIERING”), e cila rezulton dhe kompania që ka fituar tendera në mënyrë të paligjshme nga Evis Berberi. Këto të ardhura transferoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve. Kompania ‘Net-grup’ në këtë periudhë ka marrë një numër të lartë tenderash, ndërsa SPAK ka listuar vetëm 3 tendera me vlerë rreth 1 milion euro. Nga informacionet zyrtare bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 milion lekë dhe rreth 400 milion lekë, të cilat koicidojnë edhe me tenderin për mbikëqyrjen e Tunelit të Llogarasë.

Pasi fitoi këto tendera, “NET-GRUP”, përmes transaksioneve, i kalonte të ardhurat tek kompania ‘DAAM’ shpk, që Evis Berberi e zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime përllogariteshin në vlerën 223 milionë lekë ose gati 2.2 milion euro. Nga burime konfidenciale, “Vetting” mëson se SPAK ka zgjeruar hetimet, duke vendosur në lupën e investigimit edhe tenderin për supervizimin e punimeve të Tunelit të Llogarasë, që është fituar nga Valter Begaj, miku i Evis Berberit, ish-krahu i djathtë i Ballukut.

KLSH NXJERR ZBULUAR BALLUKUN

Konkretisht më datat 1 dhe 29 dhjetor 2022, me anë të dy akteve normative nr.17 dhe 19, në mënyrë të paprecedentë, në cilësinë e zv.kryeministres, Belinda Balluku do të miratonte ndryshimet në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro te portofoli i ministrisë që drejtonte vet. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave, por që përgjegjësitë në këtë rast bien edhe mbi zv.kryeministren Balluku.

Aq më tepër, kur këto 50 milionë euro janë transferuar tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për projekte si Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë, të dyja projekte të kompanisë “Gjoka Konstruksion”. Por çfarë thotë Kushtetuta për aktet normative? Sipas neni 101 të Kushtetutës së Shqipërisë “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme”. Pra, aktet normative përfshijnë nevojë emergjence si pandemia, kriza energjetike apo fatkeqësitë natyrore.

Në prill 2022, Shqipëria hoqi zyrtarisht masat anti-COVID, ndërkohë që shtesat te portofoli i Ministrisë së Infrastrukturës për projektet e rrugëve ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si po përdoret akti normativ. Disa nga projektet që janë prekur dhe favorizuar nga këto ndryshime lidhen me kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me rastin e tunelit të Llogarasë. Nga audituesit janë konstatuar të paktën 20 raste me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë të regjistrimit dhe pagesave pjesore të faturave, të cilat janë më të vogla se sa vlera e deklaruar.

Sipas KLSH-së, kjo metodë pagesash paraqet vështirësi në identifikimin e vlerës reale të kërkuar dhe këto përbëjnë veprime, të cilat nuk japin siguri për vlerën reale të shpenzimeve apo investimeve të raportuara. Sipas KLSH: “Këto praktika nuk janë në përputhje me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku njohja e shpenzimit bëhet në çastin e konstatimit dhe pagesa e tij bëhet brenda 30 ditëve.”

Në raport zbulohet se një nga pagesat që është bërë në mënyrë pjesore në kundërshtim me ligjin lidhet me transfertat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, kompania turke “INTEKAR – ASL” ka marrë 15.7 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë

Turqia, partner i rëndësishëm strategjik! BE dëshiron të rifillojë negociatat me Erdogan për migrimin dhe lehtësimin e vizave

Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik, prandaj BE-ja dëshiron të negociojë përsëri me qeverinë turke lidhur me migrimin dhe lehtësimin e vizave.

Pas vitesh ngecjeje BE-ja dëshiron të ringjallë marrëdhëniet me Turqinë. Bashkimi Evropian ka interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm në pjesën lindore të Mesdheut dhe është i interesuar për marrëdhënie me përfitim reciprok, thuhet në deklaratën e miratuar në Bruksel nga krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Megjithatë thelbësore është nëse Ankaraja do të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Scholz: Jo gjithmonë një partner i lehtë

“Turqia nuk është gjithmonë një partner i lehtë, por është një partner i rëndësishëm strategjik”, tha kancelari Olaf Scholz pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel. Kjo vlen për “shumë, shumë çështje” tha Scholz. Kjo është arsyeja pse për Turqinë, vend aleat i NATO-s, nevojitet një perspektivë e orientuar drejt së ardhmes.

Gjermania sugjeroi që samiti i BE-së “ta mandatojë mjaftueshëm” Komisionin e BE-së që të zhvillojë negociata për një marrëveshje për migrimin me Turqinë dhe në këmbim të saj lehtësimin e vizave për qytetarët turq që duan të vijnë në BE. “Bashkëpunimi i mirë është në interes të të dyja palëve”, theksoi Scholz.

Bashkimi doganor

Përveç liberalizimit të vizave, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u shprehën edhe në favor të vazhdimit të bisedimeve për modernizimin e bashkimit doganor mes BE-së dhe Turqisë.

Pas diskutimeve 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën në samitin e tyre që t’i japin mandatin përkatës Komisionit të BE-së.

Komisioni i BE është gjithashtu në favor të vazhdimit të bisedimeve me Turqinë, por kohët e fundit ka theksuar se qëndrimi relativisht jokritik i Turqisë ndaj Hamasit islamik bie ndesh me qëndrimin e BE-së, që e klasifikon këtë si një organizatë terroriste./DW