24.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

As dhimbje, as ënjtje, këto janë simptomat kryesore të kancerit të zorrës së trashë që shpesh kalojnë pa u vënë re

Kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje e heshtur. Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të para dhe të shkoni te mjeku.

Ky lloj kanceri zakonisht shfaqet në çdo moshë, megjithatë të moshuarit preken më shpesh. MayoClinic detajon se normalisht fillon si grupe të vogla qelizash të quajtura polipe që formohen brenda zorrës së trashë.

Edhe pse zakonisht janë beninje, ka disa që mund të bëhen lloje kanceri me kalimin e kohës.

Në përgjithësi, prania e polipeve nuk prodhon simptoma dhe kjo është arsyeja pse mjekët rekomandojnë që njerëzit t’i nënshtrohen testeve të kontrollit për të zbuluar nëse janë në zorrën e trashë, sepse gjetja e tyre dhe heqja e tyre mund të jetë ndryshimi midis të pasurit ose jo kancerit të zorrës së trashë.

Cilat simptoma të kancerit të zorrës së trashë zakonisht kalojnë pa u vënë re?

Duke qenë se kjo patologji është fillimisht asimptomatike, ka të ngjarë që kur shfaqen shenjat e para të jetë shenjë se kanceri është rritur.

Ndër simptomat që duhen monitoruar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përmend:

Një ndryshim në zakonet e jashtëqitjes si diarre ose kapsllëk ndodh më shpesh.
Ndjenja se zorra nuk është zbrazur plotësisht pas lëvizjes së zorrëve.
Prania e gjakut në rektum ose në jashtëqitje.
Dobësi ose lodhje.
Humbje peshe e pavullnetshme dhe e pashpjegueshme .
Siklet i vazhdueshëm në zonën e barkut, si ngërçe, gazra ose dhimbje që nuk largohen.
Nëse dikush shfaq ndonjë nga këto simptoma dhe vëren se ato janë konstante, është koha për të kërkuar kujdes mjekësor, sepse megjithëse mund të ketë origjinë të ndryshme nga kanceri, i vetmi që mund ta përjashtojë dhe të japë një diagnozë të saktë është mjeku i specializuar.

Lubonja i kërkon bast kush do fitojë Rama apo Dumani, Basha: Mbështesim drejtësinë dhe pikë!

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e “Open” në News 24, “vuri” një bast me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Pjesë nga debati:

Lubonja:
Duke marrë parasysh çfarë kemi parë, mund të vija bast duke marrë parasysh Dumanin, meqë mbështetet nga amerikanët. Vërtetë mund të bëhet aq rrezik. Nesër mund të mos jetë atyre. Mund ta hajë një intrigë politike. Midis pritshmërisë që ai të bëjë ndonjë gjë edhe kundra Ramës dhe prishmërisë se Rama mund ta ‘hajë’ atë, le të vëmë bast sot se kush do të fitojë nëse situata janë këto që janë sot. Se si një politikan nuk ka dyshime dhe e mbështet SPAK-un në këtë mënyrë, kjo nuk qëndron.

Basha: Kur flasim për pritshmëri, flasim për pritshmëri. Sa do të presim, shpresa ime është që nuk do të presim gjatë. Do e mbështetës apo t’i fusim stërkëmbësin nëse ke interesa personale. Do ta mbështesim. Kjo nuk përjashton rezervat. Rama përfshirë edhe këta dy të tjerët.

Lubonja: Lëri këta se po futen në burg. Kjo që këta janë bashkë nuk e ha njeri.

Basha: Sigurisht do e mbështetësh duke ecur përpara. Nuk duhet të ketë mesazhe shkurajuese. Rama përpiqet të influencojë, Veliaj përpiqet të influencojë. Nuk e vë bastin unë sepse shqetësimi më i madh është kjo që thua ti. Krimi i organizuar shqiptar, pushteti i sotëm politik që është shkrirë me interesat e krimit të organizuar që është më i pasur se para 11 vitesh përbëjnë një rrezik fizik dhe politik edhe për SPAK-un. Duhet një qeveri që nuk është kjo të futet në një luftë ndiq paranë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. A duhet mbështetur e vetmja strukturë apo duke i shtyrë fitila, pa dyshim që duhet mbështetur dhe pikë.

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK, Basha: Nuk është sjellje normale. SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar shpërthimet e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj.

Basha u shpreh se nga puna e SPAK janë në panik ata që duhet të jenë në panik, të cilët sipas tij janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

“Ku të çon mushka”, u shpreh Basha duke komentuar reagimet e ashpra të Metës ndaj SPAK, teksa mori në konsideratë se kjo strutkurë po godet korrupsionin.

Ai theksoi se në momentin që një strukturë që po godet korrupsionin, goditet nga një person, Meta në këtë rast.

“Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të reshtojë argumentet. Sigurisht nuk është i pari që demonstron këto sjellje. Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Njëri, ish dyshi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, nja dy, tre të tjerë janë në burg, ministra po them. Nja dy, tre të tjerë apo më shumë janë nën hetim. Pra është e qartë që SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët.”
u shpreh Basha.

Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku!

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ka cilësuar shpërthimet e Ilir Metës ndaj drejtësisë si të parakohëshme dhe me një fjalor të papranueshëm. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Kulluri tha se sulmet e Ilir Metës janë të parakohshme.

Kryemadhi ka bërë dhe prokurorin dhe gjykatësin PD-së deri para 4 vitesh kur sulmonte lidershipin e PD-së. PD është shitur duke kërkuar lista të hapura, jemi shitur aq shumë sa nuk kemi pranuar të ulemi me PS-së për Reformën Zgjedhore.

‘Është e qartë kush është i shitur, vetëm PD s’ka asnjë lidhje me trinomin Rama-Meta-Berisha. Edhe kryeministri ka sulmuar drejtësinë. Jeta reale në politikë nuk janë intriga. Ky shpërthim i Metës është i parakohshme sepse nuk kemi akoma një marrje në akuzë apo në hetim. Fjalori është i papranueshëm, sidomos në një orar kur e shohin dhe fëmijët e sidomos kur ka qenë president e kryeministër. Pse i çojnë denoncimet në SPAK nëse është vegël e Ramës. Ne kemi çuar disa çështje, dhe besojmë se SPAK, sistemi i i drejtësisë të jetë i drejtë. Kemi besim se SPAK ka filluar të bëjë një punë të mirë. Sulmet ndaj SPAK ka bërë edhe Rama. Palët që janë në SPAK, PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion.’- tha Kulluri.

I pyetur në lidhje me padinë në SPAK kundrejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD, Kulluri tha se kryeparlamentarja po mban lojën e Ramës. Kulluri tha se Nikolla tashmë duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Për Bardhin, Kulluri tha se është si Shvejku.

‘Është paralajmëruar pasi ka shkelur hapur ligjet politike dhe rregulloren e parlamentit. Refuzon të bëjë përfaqësimin ligjor të PD-së. PD ka vetëm një kryetar të grupit parlamentar dhe është Flutura Açka. Kjo është situata dhe për këtë arsye, janë intriga që bën Edi Rama ta mbaj PD-në të përçarë. Nikolla vazhdon nga frika Edi Ramës, tashmë do të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Këtë çështje e përcakton gjykata. Sa kohë që Gjykata e Tiranës është regjistruar në emër të Bashës, Lindita Nikolla është e detyruar si çeço që të zbatojë ligjin. Bardhi është i vetmi njeri në politikën shqiptarë si Shvejku ‘ku di gjë se çfarë bëj unë’. Mblodhi në herë këshillin kombëtar nga telefoni.’– tha Kulluri.

Wisner për VOA: Qëndrimi i SHBA për nongratat dhe faktorëve politik që i ndjekin, nuk ka ndryshuar!

Në intervistën për Zërin e Amerikës, i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner, u pyet edhe për lëvizjet e fundit brenda opozitës në parlamentin shqiptarë, të cilat çuan në bashkimin e një grupi deputetësh të PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi me Rithemelimin me kryetar Sali Berisha.

Diplomatit ju kujtua se pak muaj më parë ndërkohë që nisi bashkimi Bardhi-Berisha, ambadada amerikane në Tiranë deklaroi se qëndrimi ndaj politikanëve non grata, (Sali Berisha), nuk kishte ndryshuar dhe se këshillonte aktorët politikë, (Grupin Bardhi), që të mos angazhoheshin me individë të tillë.

Wisner u pyet se cili është aktualisht qëndrimi i SHBA pas konfigurimit të fundit në opozitë, ku grupi Bardhi tashmë njeh për kryetar individin e shallur non grata nga SHBA për korrupsion, Sali Berishën.

Dhe përgjigjja ishte e prerë: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar!

Zëri i Amerikës: Ju e përshëndetët dakortësinë mes shumicës dhe opozitës që riktheu normalitetin në jetën parlamentare. Megjithatë, në sallën e parlamentit kemi një rikonfigurim në krahun e opozitës, ku shumica dërrmuese e deputetëve demokratë, njohin si kryetar të tyre ish kryeministrin Sali Berisha. Para disa muajsh në një deklaratë të saj ambasada amerikane përsërti qëndrimin e saj lidhur me persona të shpallur non grata duke nxitur të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

Cili do të jetë raporti juaj me këta aktorë, ose më saktë me grupin parlamentar demokrat të rikompozuar?

David WisnerArmand, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona për korrupsionin. Dhe do të vëreja se ato sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, pavarësisht asaj çka u pëlqen disa njerëzve të thonë këtu. Pra, ajo çka ne po bëjmë këtu është që ne po punojmë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, natyrisht. Por në të njëjtin aspekt, siç e thashë më parë, ajo që shqiptarët duan vërtet janë njerëz që punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe jo për interesat e tyre personale.

Dhe mendoj se e ardhmja e këtij vendi nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion. Dhe partitë politike duhet të prezantojnë ide të rëndësishme, duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse. Dhe, natyrisht, duhet të prezantojnë kandidatë të cilët njerëzit duan t’i votojnë. Kam shumë besim kur dëgjoj shqiptarët të më thonë se duan të kthejnë faqe, dhe duan të kenë opsione reale që funksionojnë në interes të tyre./VOA

“Partitë politike duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse”- I ngarkuari me punë i SHBA: Qëndrimi ynë me personat “Non grata” nuk ka ndryshuar. Politikanët e përfshirë në korrupsion nuk do të kenë të ardhme

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner tha se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, ai vlerëson punën e institucioneve të drejtësisë dhe nënvizon se është me rëndësi kyçe që të vijojë lufta kundër këtij fenomeni në nivelet e larta.

Wisner shpreh shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme. Diplomati amerikan komenton po ashtu zhvillimet politike dhe ngritjen e komisionit për dezinformimin, si dhe flet për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrotjes dhe nxitjen e lidhjeve të biznesit

Zoti Wisner, ju po mbushni 8 muaj në Shqipëri, dhe gjatë kësaj periudhe keni drejtuar ambasadën amerikane këtu. CIlat kanë qenë çështjet kryesore me të cilat ju është dashur të merreni?

David Wisner: Armand, shumë faleminderit për mundësinë që të jem këtu sot. Është nder të jem me ju dhe të flas me shikuesit tuaj. Në radhë të pare, edhe për nga rëndësia, roli i çdo ambasade amerikane është të ofrojë shërbime dhe mbrojtje për nënshtetasit amerikanë. Jam shumë krenar për punën që kemi bërë në atë drejtim tetë muajt e fundit.

Për sa i përket punës që po bëjmë me Shqipërinë dhe shqiptarët, gjërat ndahen në tri kategori: mbështetja jonë për demokracinë e Shqipërisë, dëshira jonë për të ndërtuar lidhje më të mëdha në fushën e mbrojtjes, si dhe nxitja e lidhjeve të biznesit. Në lidhje me demokracinë, ka qenë privilegj të punojmë krah për krah me shqiptarët, për të ndërtuar institucione të rëndësishme, qofshin këto institucione të qeverisjes apo institucione të pavarura të drejtësisë, të punojmë me shoqërinë civile. Ky ka qenë një fokus i vërtetë i punës dhe është diçka që Sekretari Blinken e theksoi vërtet dy muaj më parë gjatë vizitës së tij këtu, për të cilën jemi shumë krenarë.

Në fushën e mbrojtjes, Shqipëria, 15 vite si aleate në NATO, që punon krah për krah me amerikanët dhe aleatë të tjerë kudo në botë. Hapja e Bazës Ajrore të Kuçovës, dy muaj më parë, ishte një çast vërtet i veçantë që nënvizoi integrimin në rritje të Shqipërisë në bashkësinë euro-atlantike. Dhe vazhdojmë të punojmë, çdo ditë, përmes mekanizmave tona të mbrojtjes për të ndërtuar kapacitetet shqiptare për të kontribuar në NATO. Dhe, sigurisht, po punojmë bashkë me Shqipërinë teksa ajo synon të përmbushë angazhimet e saj të shpenzimeve për mbrojtjen si pjesë e premtimit në Samitin e Uellsit.

Pastaj sigurisht, për lidhjet e biznesit. Ka disa zhvillime vërtet emocionuese këtu. Për shembull, kemi rritje tri herë në pesë vitet e fundit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara. Ka pasur një rritje 60% gjatë vitit të fundit në eksportet nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri. Ky është bashkëpunim real, i prekshëm që zhvillohet mes dy vendeve tona. Kemi disa projekte vërtet emocionuese në fushën e energjisë së rinovueshme, në fushën e hotelerisë për të cilat jemi të emocionuar dhe që po ashtu do të sillnin ndryshim të vërtetë në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në Tiranë. 8 vjet pas nisjes së reformës së këtij sistemi, vlerësimet janë nga më të ndryshmet e ka mes tyre dhe ide se do të ishte e nevojshme që të bëhet një analizë e asaj cfarë është bërë dhe çfarë nuk ka ecur sic duhet. A do të ishte gjëja e duhur?

David Wisner: Gjithmonë kemi thënë se reforma në drejtësi, ndërtimi i institucioneve të pavarura në këtë vend, nuk do të ishte asnjëherë e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur. Dhe mendoj që kjo vazhdon të jetë e vërtetë sot. Por mendoj edhe që shqiptarët duhet të ndihen me të drejtë krenarë për faktin që institucionet e pavarura të drejtësisë sot kanë ndërmarrë veprime kundër politikanëve të lartë të dyshuar për korrupsion, kanë ndërmarrë veprime kundër figurave të krimit të organizuar. Ky lloj përparimi nuk është pak dhe është me rëndësi kyçe që të vazhdojë angazhimi i të gjithë shoqërisë shqiptare për t’i luftuar ato sepse këtë duan vërtet shqiptarët. Dhe ne jemi shumë krenarë që qëndrojmë në krah të shqiptarëve teksa ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Raporti i fundit i Freedom House ngre shqetësimin se “përpjekjet e shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre”. Si e vlerësoni një konstatim të tillë? Këto ditë kemi parë, për shembull, sulme të ashpra publike ndaj Z. Dumani nga ish-Presidenti Ilir Meta.

David Wisner: Nëse kam parë një gjë në tetë muajt e kaluar, qoftë në veri të Shqipërisë, në jug të Shqipërisë, lindje, perëndim, ajo që vërtet i bashkon shqiptarët është se duan të shohin drejtësi. Duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta. Kjo është boll e qartë për këdo, për shqiptarët e të gjitha krahëve, dhe mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë zyrtarët publikë të Shqipërisë ta mbajnë mirë parasysh këtë.

Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre.

Zoti Wisner, korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri. Një deklaratë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, nxori në pah një fakt shqetësues sipas tij, që vitin e kaluar, institucionet publike kishin bërë vetëm 12 referime për raste korrupsioni. Një problematikë të tillë e ngre dhe Prokuroria e Përgjithshme. A nuk ngre kjo pikëpyetje serioze për angazhimin e institucioneve kundër korrupsionit?

David Wisner: Kam menduar shumë se pse Z. Dumani e tha këtë, pse Prokurori i Përgjithshëm tha diçka të ngjashme. Është një sfidë e vërtetë. dhe mendoj se një shqetësim është që shumë njerëz nuk ndjejnë se mund të ngrihen dhe të ngrenë zërin për atë që duan kur shohin keqqeverisje apo korrupsion apo shkelje nga çdo krah, por mendoj se ajo që është vërtet e rëndësishme është që të vazhdojmë të këmbëngulim për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur, për t’i ndërtuar këto institucione, për t’u afruar me aspiratat e popullit shqiptar. Dhe ne jemi shumë të emocionuar të vazhdojmë në këtë rrugë.

Zoti Wisner, si asnjëherë me parë, një forcë politikë drejton vendin prej tre mandatesh, ka kontrollin e pjesës dërrmuese të bashkive të vendit. Nga ana tjetër prej dy vitesh kemi një opozitë të copëzuar. A është një situatë e tillë, e shëndetshme për një vend demokratik?

David Wisner: Si parim i përgjithshëm, debati i hapur, i gjallë, është i rëndësishëm për çdo demokraci. Në të njëjtën mënyrë, mendoj se është fantastike të shohim që opozita është kthyer në parlament dhe ka rimarrë funksionet në atë mënyrë që presin qytetarët shqiptarë. Do të thoja që mendoj se të gjithë presim me kënaqësi zgjedhjet vitin e ardhshëm. Është një mundësi vërtet e rëndësishme që politikanët shqiptarë të paraqesin idetë e tyre përpara qytetarëve shqiptarë, për ta shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar një debat të gjallë, dhe mendoj se do të jetë një çast i shkëlqyer për Shqipërinë.

Ju e përshëndetët dakortësinë mes shumicës dhe opozitës që riktheu normalitetin në jetën parlamentare. Megjithatë, në sallën e parlamentit kemi një rikonfigurim në krahun e opozitës, ku shumica dërrmuese e deputetëve demokratë, njohin si kryetar të tyre ish kryeministrin Sali Berisha. Para disa muajsh në një deklaratë të saj ambasada amerikane përsërti qëndrimin e saj lidhur me persona të shpallur non grata duke nxitur të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla. Cili do të jetë raporti juaj me këta aktorë, ose më saktë me grupin parlamentar demokrat të rikompozuar?

David Wisner: Armand, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona për korrupsionin. Dhe do të vëreja se ato sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, pavarësisht asaj çka u pëlqen disa njerëzve të thonë këtu. Pra, ajo çka ne po bëjmë këtu është që ne po punojmë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, natyrisht. Por në të njëjtin aspekt, siç e thashë më parë, ajo që shqiptarët duan vërtet janë njerëz që punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe jo për interesat e tyre personale. Dhe mendoj se e ardhmja e këtij vendi nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion. Dhe partitë politike duhet të prezantojnë ide të rëndësishme, duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse. Dhe, natyrisht, duhet të prezantojnë kandidatë të cilët njerëzit duan t’i votojnë. Kam shumë besim kur dëgjoj shqiptarët të më thonë se duan të kthejnë faqe, dhe duan të kenë opsione reale që funksionojnë në interes të tyre.

Shumica socialiste miratoi komisionin për disinformimin për të luftuar ndikimin dashakeqës në proceset demokratike. Shumica tha se komisioni është rezultat edhe i memorandumit të mirëkuptimit që Sekretari Blinken nënshkroi gjatë vizitës së tij në muajin shkurt. A është e vërtetë kjo dhe cfarë iu thoni atyre që ngrenë shqetësime për kërcënime të mundshme ndaj lirisë së medias?

David Wisner: Ju përmendët udhëtimin e Sekretarit, i cili ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për këtë ambasadë, por për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Dhe gjatë atij udhëtimi, Sekretari dhe Ministri i Jashtëm Hasani nënshkruan një memorandum, të cilin nxis ndjekësit tuaj, nëse do të donit, mund të shkoni online dhe mund të gjeni detaje mbi marrëveshjen. Nëse vizitoni faqen e Qendrës për Angazhimin Global në Departamentin e Shtetit, mund të lexoni gjithçka rreth saj. Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, dhe është diçka mbi të cilën duhet të punojmë së bashku. Mendoj se në të njëjtin kuptim, duhet të jemi shumë të qartë se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës, lirisë së medias, të cilat janë thelbësore për ata çka jemi si anëtarë të NATO-s, si partnerë në dy anët e Atlantikut, dhe kam shumë besim se kjo do të jetë mënyra se si ne do të ecim përpara në bashkëpunimin tonë.

“SPAK kompetenca për t’i dhënë fund korrupsionit”. Basha pret kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.

Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

Kryetari i PD, shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.
Sot institucioni i vetem që ka kopetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë.

Prandaj, Partia Demokratike është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë.

Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës.

“Detyra e politikës, – tha Basha, është t’u japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan t’i përfaqësojnë ne Parlament.

“Nuk bëhemi mburojë për askënd”/ Indrit Sefa: Mbështetja e PD ndaj SPAK-ut është pa kushte

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD, Indrit Sefa, u shpreh se në Partinë Demokratike nuk ka askush mbrojtje politike, qoftë ky edhe Lulzim Basha.

“Unë po të them qëndrimin e Partisë Demokratike është ky: Nuk bëhet mburojë për asnjë njeri. As për Indrit Sefën, as për Lulzim Bashën, për asnjë njeri. Ky është qëndrim politik i mbajtur në organet strukturore dhe drejtuese të Partisë Demokratike dhe është qëndrim politik. Në qoftë se ne do të çedojmë nga kjo, është turpi jonë pastaj. Unë po e them në studio dhe ky është qëndrim politik. Dhe normalisht unë nuk e di që asnjë funksionar i lartë i Partisë Demokratike të ketë mbajtur qëndrim të kundërt nga ky që them unë.” – u shpreh Sekretari Ligjor i PD-së.

Më poshtë pjesë nga biseda e tij:

Ne kur themi që e mbështesim SPAK-un pa asnjë kusht dhe pa pasur në konsideratë asnjë emër të përvetçëm, e kemi me të vërtetë dhe e bësojmë këtë gjë. Në qoftë se edhe Lulzim Basha do të ishte në SPAK, ne do të kishim të njëjtin qëndrim ndaj SPAK-ut. Është dosja e 21 janarit në SPAK, të hetohet të dali kush të dali, t’i dali për zot. Kush ka bërë veprime anti-ligjore t’i dali për zot drejtësisë. Nuk ka mbrojtje politike askush në Partinë Demokratike. NË Partinë Demokratike nuk ka asnjë person mbrojtje politike. Unë jam politikan, jam dhe avokat. Ama kur jam në politik mbaj qëndrim politik. Unë gjyqe publike nëpër studio televizive nuk bëj. Edhe ky është qëndrim që është qëndrim politik. Ne të dalim nëpër studio e të bëjmë gjyqe politike, gjyqe prokurorëve, gjyqe të gjithë palëve në studio televizive, pa pasur dosja, pa pasur prova, pa qenë pjesë e këtij procesi, pa ditur se çfarë kanë thënë dëshmitarët, pa ditur se cilat janë dëshmitë, vetëm këtu te ne ndodhin. Kjo është e vërtetë. Ne hamendësojmë se çfarë ka gjyqi. Ne bëjmë 10 emisione televizive se del avokati i një pale që është i pandehur dhe thotë që gjyqi vajti kështu. Ndërkoh që del vendimi dhe është komplet e kundërta. Tani ku vajtën ato 10 emisione televizive? Bën që qytetarët të humbin besimin te drejtësia, ndikojnë egërsisht që qytetarët të krijojnë një perceptim të gabuar të drejtësisë. Prandaj ne duhet të jemi shumë më të vëmendshëm, shumë korrekt. Sidomos politika njëherë duhet të jetë shumë e përmbajtur. Çfarë shikoni ju te kasta e vjetër e politikës? Kanë të njëjtin qëndrim. Njëri del natë për natë e thotë bandë, organizatë e strukturuar kriminale. Kjo është çmenduri mo. Prokurorisë të Posaçme që e ke si strukturë në Kushtetutën e vendit, t’i thuash organizatë kriminale. Dhe del e shan kryetarin e SPAK-ut nga mëngjesi deri në darkë. Kjo nuk është politikë, kjo është marrëzi kolektive. Dhe normalisht është një kastë e tillë politike. Unë po të them qëndrimin e Partisë Demokratike është ky: Nuk bëhet mburojë për asnjë njeri. As për Indrit Sefën, as për Lulzim Bashën, për asnjë njeri. Ky është qëndrim politik i mbajtur në organet strukturore dhe drejtuese të Partisë Demokratike dhe është qëndrim politik. Në qoftë se ne do të çedojmë nga kjo, është turpi jonë pastaj. Unë po e them në studio dhe ky është qëndrim politik. Dhe normalisht unë nuk e di që asnjë funksionar i lartë i Partisë Demokratike të ketë mbajtur qëndrim të kundërt nga ky që them unë.

Tjetër gjë. Çfarë shikoni ju në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga Kroacia deri në Maqedoninë e Veriut? KA prokurori speciale apo jo? Në Kroaci ka pasur prokurori speciale, në Mal të Zi ka pasur prokurori speciale, në Shqipëri prokurori speciale në Maqedoni prokurori speciale. Ku nuk ka? Vetëm në Serbi apo jo? Pse? Sepse është influenca Ruse. Edhe prioritetet e presidentit Biden është lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Çfarë do të thotë, në të gjithë këtë rajon ku influenca amerikane është e fortë, ata kanë ndërhyrë me mjetet e tyre, që është lufta ndaj korrupsionit. Shikoni deklaratat e Ambasadës Amerikane, të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, janë lufta dhe përfundimi i pandëshkueshmërisë. Kush është ky zotëria këtu mbrapa. Është simboli i pandëshkueshmërisë. Simboli i politikës amorale. E shikon atë burrin tjetër. Ai burri tjetër ka dalë non grata prej atij tjetrit atje. Lexoja motivacionin e non gratës të atij. Çfarë thotë? Ka bërë veprime konkrete politike për të mbrojtur aleatët e tij nga drejtësia. Ky burri ka qenë ish kryetar i partisë time dhe ish kryeministri i qeverisë time, ka dal non grata prej atij burrit tjetër. Që e mori në koalicion një parti ultra të majt, e futi pjesë të koalicionit. Ky zotëria doli non grata prej atij zotërisë, sepse doli në përgjim, u vranë katër njerëz në bulevard për dorëheqjen e atij zotërisë, dhe një vit pas kur demokratët ishin të gjithë me kokën poshtë, ai hante ngjala me Edi Ramën, për të rrëzuar demokratët nga pushteti. Mori pushtetin me Edi Ramën dhe përndoqi demokratët derisa i hoqi nga puna të gjithë, nga i pari tek i fundit.

“Kryeparlamentarja ka kaluar vijën e kuqe”, Pampuri: Nikolla injoron kërkesat e PD-së, njeh ato të Rithemelimit. Kjo është shkelje ligji

Nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga moderator Klevin Muka në News24, u shpreh se kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka kaluar vijën e kuqe.

Pampuri theksoi se Nikolla po injoron kërkesat e opozitës reale, sipas saj, PD-së zyrtare. Për Pampurin, Nikolla njeh vetëm kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe kjo është shkelje e ligjit.

Pampuri: Lindita Nikolla injoron kërkesat e opozitës. Nikolla njeh kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe nuk merr parasysh kërkesat e grupit parlamentar të PD-së. Nuk mund të merret parasysh kërkesa nga Rithemelimi. Nikolla ka kaluar vijën e kuqe, ka shkelur ligjin dhe prandaj e kemi kallëzuar në SPAK. Këtu po cenohet opozita, po cënohet e djathta.

Unë jam në PD dhe kryetar është Lulzim Basha. Gazment Bardhi jeton në një botë tjetër, unë s’jam pjesë e Rithemelimit që të mund të më shkarkojë. Nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së. Shkarkimi im nga Bardhi është nul. Unë dhe zoti Agalliu nuk kemi mbështetur Olta Xhaçkën, ne kemi qenë kundër amnstisë për zyrtarët e korruptuar. Bardhi po vijon me shpifje, që iu ka dalë boja.

VOA: Bisedimet Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit, asgjë e re në perëndim

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë përparim takimit të së enjtes në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

 

Në takimin e kaluar me 4 prill, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “janë mbushur disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve dhe se do të vazhdojnë diskutimet bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për kompromis”, ndonëse nuk dha hollësi se cili është “kompromisi” i propozuar.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”, ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.

Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai, duke theksuar se “Prishtina erdhi në Bruksel pa komentuar idetë e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./voa