18.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Shpërblimet për Kupat e Europës, ja sa përfitojnë ekipet shqiptare krahasuar me vitin e kaluar

Në sezonin e kaluar, Partizani kampion i Shqipërisë, ia doli të shkonte deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, ku u eliminua nga kazakët e Astanës.

 

 

Nga eksperienca europiane e edicionit të kaluar, klubi i kuq siguroi 1 milion e 410 mijë euro nga shpërblimet që akordon UEFA. Mirëpo, me sistemin e ri të shpërndarjes së bonuseve për klubet, fitimet e Partizanit do të ishin 1 milionë e 710 mijë euro. Për shkak të renditjes së ulët të kampionatit shqiptar në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s, skuadrat tona e nisin të gjitha pjesëmarrjen e tyre nga niveli më i ulët i kualifikueseve të kompeticioneve (Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës).

Klubi fitues i Superiores luan në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe klubet që përfundojnë kampionatin në vendin e dytë dhe të tretë, e nisin garën e tyre në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndërkohë, nëse bëjmë një krahasim me Kosovën, për shkak të rezultateve fantastike që ka arritur Ballkani në Kupat e Europës, kampionati kosovar do të përfaqësohet këtë vit edhe me një klub në Ligën e Europës.

DFRGDFH

KLGJ nuk pranon kërkesën e ILD-së për të shkarkuar nga detyra magjistratin, Arben Dosti

Në seancën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistratin Arben Dosti me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shkelje të rënda profesionale.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, bazuar në ankesën e depozituar nga një qytetare pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2019 dhe përcjellë për kompetencë ILD-së, mbi lirimin me kusht nga gjyqtari Arben Dosti, të një të dënuari përsëritës në shkelje të ligjit.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së, ku përfshihet edhe analiza e 11 vendimeve të dhëna nga gjyqtari në periudhën 2017-2020, provohet se nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, mes të tjerash ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke sjellë përfitim të padrejtë, që është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore.

Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cënimin  e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij, si dhe ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. Në përfundim të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludoi se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Arben DOSTI përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, duke diskretituar pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe i propozoi KLGJ-së masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u rrëzua nga ky Këshill.

Deputetja demokrate reagon pas akuzave të Metës ndaj kreut të SPAK: Lajthitje politike harakiri! Vetëm në çmendinën tonë…

Deputetja demokrate, Flutura Açka, ka reaguar pas akuzave që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Açka shprehet se “Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri”.

Ndër të tjera deputetja shkruan se “vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.”

Postimi i deputetes Flutura Açka:

Sepse Iliri nuk është çështje fiqiri

Vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.

Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur – dhe kanë – të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.

Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?

flutura acka

Rritet çmimi i arit, arrin nivele të reja historike

 

Çmimi i arit është rritur në nivele të reja historike. Në fillim të vitit 2023, ai kuotohej 2000 dollarë për oz (28, 3495 gramë) dhe ruajti atë vlerë për më shumë se një vit.

Në janar 2024, ari shitej 2.040 dollarë për oz, por gjatë javëve të fundit çmimi ka arritur në 2.390 dollarë me rritje vjetore rreth 20%.

Rritja e inflacionit e viteve të fundit, dhe vlerësimet se vlera e tij nuk bie ndonjehërë, ka ndihmuar në rritjen e çmimit të arit dhe ngjarjet e kaluara me luhatje të fortë cmimesh kanë faktuar këtë ecuri.

Po ashtu, përkeqësimi i zhvillimeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka rritur kërkesën për metalin e verdhë.

Regjistrimi i niveleve të reja historike për arin shqetëson disa analistë, pasi ata besojnë se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat makroekonomike nuk mund të justifikojnë një rritje kaq të madhe.

Analistët e JP Morgan parashikojnë çmim deri 2.500 dollarë për ons në për 12 muajt në vazhdim, ndërsa por ka edhe banka të tjera, si Citibank që vendosin çmimin e arit në 3.000 dollarë. Rritja e kërkesës nga bankat qendrore mund të shpjegojë në masë të madhe rritjen e çmimit të metalit të verdhë.

Blerjet e arit nga bankat qendrore kanë arritur nivele rekord në vitet e fundit pasi institucionet financiare kërkojnë të diversifikojnë zotërimet e tyre dhe të reduktojnë rreziqet e kreditit. Kina dhe Rusia janë blerësit kryesorë, të ndjekura nga India, Turqia dhe Brazili.

Sulmet e Metës ndaj SPAK, reagon ambasadori i BE: Nuk janë të denja për një demokraci

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës, ka folur shkurtimisht në lidhje me akuzat e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut, Altin Dumani.

 

Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështuqë dua ta lë me kaq“, është shprehur Gonzato.

I pranishëm ne Vlorë ne aktivitetin “Garancia rinore” , me të rinjtë, ambasadori i BE nuk ka lëshuar deklarata te tjera duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar në ambientet e shkollës profesionale, industriale” Pavarësia”.

 

Kujtojmë qe kreu i PL një ditë më parë (17 prill), në një konferencë për mediat, hodhi akuza të rënda ndaj Dumanit, ku e cilësoi atë si “palaço” dhe “injorant”.

Sipas Metës, SPAK dhe Dumani janë në shërbim të kryeministrit, Edi Rama.

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para votimit në maj

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

 

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.

Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.

“Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Zoti Knaus, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. A kishte ndonjë befasi për ju sa i përket debatit, por edhe votimit?

Gerald Knaus: Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia… Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.

Në komitete, gjithashtu – në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe.

Si e komentoni vendimin e disa deputetëve të Italisë – vend që e njeh Kosovën – për të abstenuar gjatë votimit? Disa deputetë hungarezë, gjithashtu, votuan kundër…

Gerald Knaus: Ishte mirë që deputetët nuk votuan në përputhje me qëndrimet e vendeve të tyre. Në të shumtën e rasteve, kjo shkoi në favor të Kosovës.

Por, është fakt që disa delegacione, si ai i Italisë, ishin të ndara. Disa italianë votuan në favor të Kosovës, disa abstenuan.

Në rastin e Hungarisë pamë një qasje që ka kohë që ka nisur. Hungaria po sillet si një vend që nuk e njeh Kosovën, duke votuar kundër përparimit të saj në rrugën drejt institucioneve ndërkombëtare.

Asnjëri rast nuk është befasues, por vë theksin te hapi tjetër i madh – votimi në Komitetin e Ministrave në muajin maj.

Abstenimi i italianëve do të thotë se disa vende – Italia një prej tyre dhe disa të tjera që nuk e njohin Kosovën – konsiderojnë ende se ndoshta është shumë herët për ta marrë vendimin përfundimtar.

Ato nuk kanë shumë argumente, por do të duhet shumë lobim prej atyre që besojnë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjë e mirë për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për stabilitetin në Ballkan.

Marrë parasysh këtë, a mund të jetë në rrezik vota e Italisë, për shembull, gjatë votimit në maj?

Gerlad Knaus: Qeveritë e shumë vendeve nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Madje, as në Gjermani nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Qeveria. Pra, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ajo që pamë në Asamblenë Parlamentare është sinjali më i fuqishëm i mundshëm.

Qeveritë, deri më tani, kanë mundur të thonë se presin atë që do të bëjë Asambleja. Tani Asambleja ka folur dhe qeveritë duhet ta marrin vendimin.

Politikanët që të martën mbështetën në mënyrë eksplicite Kosovën me fjalimet e tyre, tani duhet t’i këshillojnë qeveritë e tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kosova, po ashtu, duhet të vazhdojë të veprojë në mbështetje të rastit të saj. Ky [në Asamblenë Parlamentare] nuk ishte vendimi përfundimtar, por atë do ta bëjë më të lehtë vota e tillë e fuqishme në Asamblenë Parlamentare.

Mbrëmjen e së martës, dëgjuam nga disa deputetë, sidomos prej atyre nga Franca, se Kosova duhet të ndërmarrë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit në maj. A mendoni se Asociacioni mund ta rrezikojë përfshirjen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave në maj?

Gerald Knaus: Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo?

Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja.

Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion.

Po thoni që topi është tani në anën e serbëve?

Gerald Knaus: Ka disa gjëra që Kosova mund t’i bëjë në javët e ardhshme. Do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të tregojë se çfarë është e gatshme të bëjë, që njerëzit ta shohin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në Këshill të Evropës, por edhe me përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.

Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë. Themelimi i Asociacionit pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur. Serbia e ka bërë të qartë se më mirë nuk do ta kishte Asociacionin, sesa Kosovën në Këshillin e Evropës.

Por, për shembull, a do të konsiderohej si hap përpara dërgimi i draft-statutit të Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese?

Gerald Knaus: Nuk shoh asnjë problem me dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk është njësoj si miratimi i tij. Ai është një hap për të verifikuar nëse gjërat që po debatohen, janë realisht në përputhje me Kushtetutën. Por, është shumë e rëndësishme të bëhet e qartë se, edhe nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se drafti është në përputhje me Kushtetutën, serbët e Kosovës duhet të jenë sërish pjesë e procesit. Kjo kërkon nga serbët të jenë në krye të komunave dhe ata nuk janë.

Pra, çfarë hapash do t’i sugjeronit Kosovës që të mos e humbasë këtë shans?

Gerlad Knaus: Mendoj se shumëkush është befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit. Mos harroni se Gjykata Supreme ka marrë vendimin për këtë çështje qysh në vitin 2012, ndërsa Gjykata Kushtetuese më 2016, dhe ai nuk është zbatuar nga pesë qeveri… Kur papritmas është zbatuar, secili e ka kuptuar se ky ka qenë vendim i duhur. Por, ka qenë një befasi për shumë njerëz që nuk kanë pritur nga Qeveria të veprojë.

Këshilla ime për Qeverinë është të mendojë se çfarë befasish pozitive mund të bëjë tani, për t’u treguar të gjithëve se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është, në fakt, një avantazh, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë evropianët që besojnë në të drejtat e njeriut.

Ka një varg çështjesh në të cilat Kosova ka bërë përparim, nisur nga mosdiskriminimi, krijimi i komunave me shumicë serbe pas pavarësisë, barazia gjinore nëse krahasohet me numrin e grave në parlamentet e disa vendeve të tjera të Këshillit të Evropës… Por, sigurisht që ka edhe çështje në të cilat Kosova mund të bëjë më mirë.

Dhe, këshilla ime është që Kosova ta zhvendosë debatin në të ardhmen, në atë që Qeveria e ka ndërmend të bëjë, për të treguar se kjo [anëtarësimi në Këshillin e Evropës] është një gjë e mirë për të gjithë, dhe të bëjë disa befasi pozitive në javët e ardhshme.

Sepse, në fund të fundit, ky nuk është një favor që Këshilli i Evropës po ia bën Kosovës. Është në interesin e të gjithë evropianëve të kenë një regjim sa më të fortë të të drejtave të njeriut, që i mbulon të gjitha demokracitë në Evropë.

A mund të më thoni diçka konkrete që Kosova mund të bëjë?

Gerald Knaus: Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin – ose draftet për Asociacionin – në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim.

Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se – kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën – do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim].

Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë.

Nëse votimi në maj dështon, çka ndodh pastaj?

Gerald Knaus: Nuk dua të spekuloj, sepse gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë. Nëse lojtarët kyçë – ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike – vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit, Kosova do të ketë sukses.

Biden bën thirrje për miratim të shpejtë të ndihmës për Ukrainën e Izraelin: Ne qëndrojmë në krah të miqve tanë! S’do të lejojmë që Irani apo Rusia të kenë sukses

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen e fuqishme për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe ndihmën humanitare për palestinezët në Gazë, pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson bëri të ditur se votimi për këtë ndihmë shtesë, do të bëhet të shtunën në mbrëmje.

 

Zoti Johnson kishte hezituar për javë të tëra që të fuste në rendin e ditës votimin për projekt-ligjin, pasi disa ligjvënës republikanë të linjës së ashpër, ishin kundër ndihmës shtesë për Ukrainën dhe kishin paralajmëruar se do të kërkonin shkarkimin e tij, nëse ai e hidhte për votim këtë ndihmë.

Demokrati Biden tha në një deklaratë se “Izraeli po përballet me sulme të paprecedentë nga Irani dhe Ukraina po përballet me bombardime të vazhdueshme nga Rusia që janë intensifikuar në mënyrë dramatike muajin e fundit”.

“Dhoma (e Përfaqësuesve) duhet ta miratojë paketën këtë javë dhe Senati duhet ta bëjë votimin menjëherë pas saj,” tha ai.

“Unë do ta nënshkruaj legjislacionin menjëherë për t’i dërguar një mesazh botës: Se ne qëndrojmë në krah të miqve tanë dhe nuk do të lejojmë që Irani apo Rusia të kenë sukses.”

Në një artikull opinioni në gazetën Wall Street Journal, zoti Biden e quajti versionin e projekt-ligjit të miratuar nga Senati “të fortë dhe të arsyeshëm”, duke shtuar se “ai nuk duhet të mbahet më peng nga një grup i vogël anëtarësh ekstremë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. ”

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin “synon të nënshtrojë popullin e Ukrainës dhe ta përfshijë atë në një perandori të re ruse. Qeveria e Iranit synon të shkatërrojë Izraelin përgjithmonë – duke zhdukur nga harta shtetin e vetëm hebre në botë”.

Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e disa demokratëve që janë kundër financimeve të mëtejshme për luftën e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit, zoti Biden tha se projekt-ligji parashikon “ndihma urgjente humanitare për popullin e Gazës”.

Zoti Johnson u tha republikanëve të partisë së tij se do të mbajë votime për tre paketa të veçanta financimi për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e SHBA-së në Indo-Paqësor dhe do të përfshijë përparësitë e tjera të politikës së jashtme në një projektligj të katërt, si edhe sigurinë në kufirin SHBA-Meksikë në një projekt-ligj të pestë./VOA

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve Arkeologjike/ Taulanda Jupi: Përsëris thirrjen për të shpallur Muze Kombëtar “Kampin e të Burgosurve në Spaç” dhe ndërtimit të tij në Spaç

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve Arkeologjike, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, ka përsëritur thirrjen për të shpallur Muze Kombëtar “Kampin e të Burgosurve në Spaç” dhe ndërtimit të tij në Spaç.

Më poshtë postimi i plotë:

Ruajtja, mbrojtja, zhvillimi i trashëgimisë kulturore të të gjitha formave, duhet të jetë një prioritet për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar përballë një diversiteti kulturor global që gjallon e zhvillohet me shpejtësi, por edhe si një parakusht për një realitet social më tolerant e më gjithpërfshirës, për të cilin sot ka aq shumë nevojë shoqëria jonë.

Data 18 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike.

Trashëgimi kulturore janë thesare të çmuara që përfaqësojnë identitetin kulturor dhe dhe historik të një e një kombi, madhësia e të cilit nuk përcaktohet nga
përfshin monumente historike, objekte artistike, tradita të trashëgimisë.

Përzgjedhja e objekteve monumentale, të kulturës, të historisë, arkitekturës, etj. mënyra dhe planet e ruajtjes, zhvillimit dhe promovimit vendos trajektoren e së ardhmes së tyre identitare dhe gjithashtu konsensusin social për të kaluarën dhe të tashmen dhe të ardhmen.

Gjej rastin edhe një herë në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore të përsëris dhe rikonfirmoj thirrjen për të shpallur Muze Kombëtar të “Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaçit” dhe ndërtimit të tij në Spaç, si vendin ku jo vetëm vuajtën dënimin qindra mijra të dënuar politik, por në vendin simbol që dëshmon mbi regjimin komunist.

Del dokumenti i pagesës/ Ilir Meta “spiun” 50 lekësh i Sigurimit të Shtetit

Rreth dy vite më parë u denoncua skandali për politikanin I. M. që kishte qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Gjithçka nisi në korrik të 2022-shit, kur u publikua një kërkesë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ia kishte nisur Kuvendit, ku zbulonte se një politikan i profilit të lartë, me inicialet I.M., ka qenë spiun.

Në media u raportua menjëherë se bëhej fjalë për Ilir Metën. Më pas u zbulua se person që ishte bashkëpunëtor i Sigurimit ishte shtetasi Ilir Metaj.

Kryetari i PL-së, të cilin ne e njohim si Ilir Meta, në fakt në Gjendjen Civile rezulton i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime, kjo e konfirmuar nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Sot CNA TV ka siguruar një dokument tjetër që tregon se Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, për një shërbim kryer ndaj kësaj strukture. Dokumenti tregon se Ilir Metaj ka qenë bashkëpunëtor i paguar nga Sigurimi famëkeq i shtetit gjatë diktaturës.

Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-sigurimit të shtetit.

Del dokumenti i pagesës/ Ilir Meta "spiun" 50 lekësh i

Sipas dokumentit, Metaj është paguar me 50 lekë si shërbëtor e spiun, për realizimin e një përgjimi në një restorant.

Dokumenti i publikuar sot vërteton edhe njëherë shërbimet e Ilir Metaj ose Ilir Meta siç e njohin shqiptarët, ndaj Sigurimit të Shtetit duke spiunuar shokët në Fakultetin e Ekonomikut.

Studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë dhe Ilir Meta shkoi ta spiunonte duke u bërë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe duke u paguar me 50 lekë./CNA

Prangat tmerrojnë Baba Liken (Ilir Meta Metajn), ja pse “shiti” Monikën dhe sulmoi SPAK

Nga Rigels Seliman

Ilir Meta Metaj alias Baba Likja në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka mbërthyer pas marrjes nën hetim si familje nga ana e SPAK. Organi i akuzës është në fundin e hetimit të dosjes ‘CEZ-DIA’, ku pritet ti hidhen prangat “Vojo Kushit” miliarder nga Skrapari. Përpos kësaj dosje mbi familjen e tij janë duke u plotësuar disa dosje të tjera që fillojnë nga pastrimi i parave deri te lobimi në Amerikë. Ilir Meta është politikani tipik shqiptar pas viteve 1990. I pamoralshëm, i korruptuar, i pabesë, i paskrupullt dhe i pafytyrë, ky tip politikani është pjesë e plejadës që na kanë drejtuar gjatë 34 viteve postkomunizëm, i cili ka qenë pjesë e pisllëqeve të pafundme në politikën ditore shqiptare. Mbijetesa e tij në politikë ka ardhur si rezultat i makiavelizmit të tij, ku gjatë gjithë aktivitetit të tij ka mbizotëruar pazari dhe kompromisi me miqtë dhe kundërshtarët e tij politikë. Ilir Meta me injorancën e tij fshatareske, me një formim të varfër intelektual falë djallëzisë së tij ishte në gjendje që të bënte pirueta diabolike me miqtë dhe armiqtë e tij. Që në moshë të re ai manifestoi se është njeri që nuk njeh masë dhe kufi në moral. Që në ditët e para të futje së tij në Partinë Socialiste u rekrutua nga Sali Berisha nëpërmjet Bashkim Gazidedes dhe u fut si delfin në të majtën shqiptare. Çuditërisht megjithëse luajti kundër Fatos Nanos gjatë kohës që ai qëndroi në burg, u katapultua në nivelet më të larta të Partisë Socialiste. Sot shahej me Fatos Nanon, nesër puthej. Të dy në llojin e tyre ishin të njëjtë për sa i përket rregullave të moralit. Fatos Nano qytetar liberal dhe i shthurur, Ilir Meta fshatar injorant diabolik si pazarxhi i rëndomtë arriti të bashkëjetojë deri në vitin 2005. KPD e famshme e PS ka qenë treguesi i shthurjes të politikës shqiptare, por dhe manifestimi i amoralitetit të Ilir Metës në raport me moralin që duhet të përfaqësojë elita politike e një kombi. Pas vitit 2005 nisi dashuria me Edi Ramën ku dikur shaheshin me libër shpie e më pas konfirmonin dashuritë ndaj njëri-tjetrit si dy prostituta puritane. Në vitin 2009 Ilir Meta nuk u ndal në piruetat e tij politike, ku u rikthye në gjirin e rekrutuesit të tij Sali Berishës për të përfunduar në rrugë të madhe me bllokun e Gimit 700 mijë euro. Viti 2013 shënoi piruetën e radhës, ku Ilir Meta u bë ortak sërish me dashurinë e vjetër Edi Ramën, ku u harruan akuzat fyerjet, thonjtë e palarë apo kokpalarin e Senës, duke i kapërdirë të gjitha dhe kurorëzuar “aleancën e qelbësirave’. Nga 2017 dihet sërish kthimi i Ilir Metës te Sali Berisha, duke e mbyllur përfundimisht qerthullin e ecejakeve sa majtas djathtas. Kjo periudhë makiavelizmi politike e shndërroi Ilir Metën nga personazh me të ardhura modeste në posedues i pasurive marramendëse, falë aftësive të tij korruptive dhe mjeshtërisë për të shndërruar pazarin politik në profit ekonomik. Vila, pallate, prona dhe pasuri pafund ekzistojnë legalisht si pronë e tij të regjistruar në ILDKP, ndërkohë që underground posedon pasuri pafund. Dalja e djeshme në publik demonstroi qartazi nivelin e ulët intelektual të tij. Shumëkush që është munduar ta paraqiste si një njeri të çmendur gabohet rëndë. Ilir Meta ka humbur qetësinë e cila ka qenë një nga kualitetet e tij gjatë gjithë karrierës së tij politike. Ilir Meta fliste pak dhe kjo dhunti i jepte vlerat e një burri serioz, ndërkohë realiteti i kapacitetit të tij mendor nuk bëhej kurrë publik falë kësaj aftësie që ja kamuflonte qetësia dhe të qenët fjalëpakët. Sot Ilir Meta e ka humbur qetësinë dhe i ka hequr koracën duke i nxjerrë zbuluar injorancën dhe idiotësinë e tij unike. Mesazhet me Stalin, Hitler, Çurçill apo Radio Moskë dukej qartë që e kanë munduar ti mësojë si paragrafë dhe përdorimi i tyre ishte i sforcuar për një kokëgdhe si ky personazh tipik anadollak, që mbijetoi në një kohë të tillë politike ku injoranca dhe zhuli prevalojnë mbi vlerat intelektuale të një kombi. Ilir Meta nuk ka lexuar asnjëherë ndonjë libër dhe mund të thuhet me plotë gojën është armiku i inteligjencës. Ai gjatë gjithë karrierës së tij politike është edukuar me kasetat e Mehmet Shehut dhe të Enver Hoxhës për të fituar impostimin në kulturën e të bërit politik. Padyshim s’duhet të harrojmë frymëzimin që merrte nga Sutjeska e Marreshall Titos të cilin e ka idhull personal. Alarmimi i Ilir Metës nuk është gjë tjetër veçse alarmi i një personazhi që ka marrë të tatëpjetën në politikë dhe minutat e tij për të dhënë llogari para drejtësisë janë të numëruara. Sulmet ndaj SPAK demonstruan qartë panikun që ka zënë këtë personazh imoral që ka nxjerrë në pazar gjithë familjen e vet, duke larë duart me bashkëpunëtoren dhe bashkëshorten Monikë, me të cilën ka bërë të gjitha zullumet gjatë qeverisjeve me ministrat e tij gjatë këtyre viteve. Ky personazh butaforik nuk vë në llogari as familjen e vet përpara interesave të tij personale dhe prapanicës së vet. Ajo që ka ndodhur këto ditë me Ilir Metën tregoi qartë se muri korruptiv i 34 viteve ka filluar të bjerë. Pas Sali Berishës, Ilir Meta është guri tjetër i themelit që po i ikën këtij muri