28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Europianët nuk i shqetëson emigracioni, por rritja e kostos së jetesës

Emigrantët që zbresin çdo ditë në brigjet e Mesdheut nuk janë problemi kryesor i europianëve. Sondazhi i Eurobarometrit nxjerr varfërinë, krizën e kostos së jetesës dhe përjashtimin social si çështjet kryesore për votuesit që shkojnë në kutitë e votimit në fillim të qershorit për të zgjedhur Parlamentin e ri Europian.

Shëndeti, vendet e punës, mbrojtja dhe siguria, renditen përpara migrimit, ashtu si kriza klimatike, e cila është prioritet i lartë për votuesit e rinj. Për votuesit në Itali, një vend që përballet direkt me valën e emigrantëve, prioriteti kryesor janë vendet e punës dhe mbështetja për ekonominë. Suedia është i vetmi vend ku votuesit duan të shohin që politikanët të vendosin ndryshimin e klimës në krye të fushatës së tyre.

Sondazhi tregon se ka rritje të numrit të njerëzve që thonë se do të votojnë në zgjedhjet evropiane të qershorit. Megjithatë, në Francë p.sh., ka shumë skepticizëm. 28% e të anketuarve francezë kanë “imazh negativ” të Parlamentit Europian, renditja e dytë më e lartë negative pas Republikës Çeke, e cila është në 29%. Portugalia, e ndjekur nga Irlanda dhe Suedia, janë tre vendet që kanë imazhin më pozitiv të BE-së, me 69% dhe 67% respektivisht, ndërsa në anën e kundërt qëndrojnë Republika Çeke, Austria dhe Franca. Ata që kanë pikëpamjen më pozitive për vetë parlamentin janë qipriotët, të ndjekur nga Estonia, Greqia, Lituania dhe Belgjika.

Franca është i vetmi vend ku shumica (52%) thonë se janë ose “shumë pesimistë” ose “mjaft pesimistë” për të ardhmen e BE-së. Sondazhet e fundit tregojnë se Bashkimi Kombëtar i Marine Le Pen, i cili dëshiron të zvogëlojë në mënyrë drastike kompetencat vendimmarrëse të BE-së, po zgjeron dhe forcon mbështetjen e tij, sipas Le Monde. Opinionet negative në Evropë janë të rezervuara për fuqitë jashtë BE-së. Pothuajse 60% kanë një pikëpamje negative për SHBA-në, diçka që studiuesit thonë se mund të jetë për shkak të perspektivës së kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tetëdhjetë e tre për qind kanë një pikëpamje negative për Rusinë, por përqindja që kanë një pikëpamje pozitive është rritur nga 10% në 12%.

Pa shtëpi dhe pa bonus/ 65 familje të dëmtuara nga tërmeti kërkojnë zgjidhje

Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë.

“Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..”

“Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”

“Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”

“Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët.

Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna./ Top CHANNEL

Inter nis të “fut ujë”, ekipi po vuan lodhjen e sezonit të gjatë

Inter Milan’s coach Simone Inzaghi reacts during the Italian serie A soccer match between Fc Inter and Cagliari at Giuseppe Meazza stadium in Milan, 14 April 2024. ANSA / MATTEO BAZZI

Ndoshta barazimi me Kaljarin ndryshoi diçka vetëm në nivelin numerik, sepse Simone Inzagi gjithsesi do ta luante për ta fituar derbin kundër Milanit. Kërkon që ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo bëhet duke mundur kushërinjtë, pikërisht në shtëpinë e tyre.

Dhe për të arritur fitoren e gjashtë radhazi në derbi, pas një rekordi në vitin 2023 me 5 fitore. Dhe për ta bërë këtë, duhet që Interi të përmirësohet në atë që ishte pika më e fortë e këtij sezoni, mbrojtja. Në lojën pa top, skuadra e Inzagit duhet të bëjë diçka më shumë dhe më mirë sepse ndaj Kaljarit pësoi shumë raste, madje më shumë nga të gjitha ndeshjet e tjera që ka zhvilluar skuadra e Inzagit në këtë sezon. Inzagi e di shumë mirë që në mesin e muajit prill skuadra është e lodhur dhe ndonjë gabim më shumë se herët e tjera do ta bëjë. Bastoni dhe Açerbi, të cilët kanë qenë kolona gjatë gjithë sezonit, kundër Kaljarit gabuan dukshëm.

Në fakt e gjithë faza e lojës pa top ishte disi e lehtë dhe e ngathët. Rrallë ka ndodhur në këtë sezon që Interi të lërë kaq shumë hapësira edhe ndaj skuadrave më të forta në letër sesa Kaljari. Nuk është rastësi fakti se në 5ndeshjet e fundit, zikaltrit e kanëmbajtur portën e paprekur vetëm1 herë. Bëhet fjalë për duelinkundër Empolit. Në të gjitha sfidat e tjera reparti i prapavijësështë thyer.

Cilat janë vitaminat më të mira për shëndetin e syve?

Vitaminat A, C dhe E janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të mirë të syve. Siç shkruan MedicalNews, vitaminat B dhe lëndët e tjera ushqyese mund të jenë gjithashtu të mira për sytë.

Mungesa e vitaminave të veçanta mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve të syrit, të tilla si katarakti, glaukoma dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën.

Hulumtimet sugjerojnë se disa suplemente vitaminash dhe mineralesh ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të syve.

Vitamina A është thelbësore për shikim të mirë. Është një përbërës i proteinës rodopsinë, e cila lejon syrin të shohë në kushte me dritë të ulët, shkruan Medical News.

Njerëzit mund të shtojnë vitaminën A në dietën e tyre duke ngrënë patatet e ëmbla, karotat e kungullin.

Vitamina E, Alfa tokoferoli është një formë e vitaminës E që ka veti veçanërisht të fuqishme antioksiduese.

Antioksidantët ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë indet në të gjithë trupin. Ndonjëherë, radikalet e lira mund të dëmtojnë proteinat brenda syrit. Ky dëmtim mund të rezultojë në zhvillimin e zonave me re – katarakte – në thjerrëzat e syrit.

Vitamina C, luan një rol të rëndësishëm në vetë syrin, duke mbrojtur kundër dëmtimit të rrezeve UV si dhe ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit oksidativ.

Derisa,një studim i vitit 2020 zbuloi gjithashtu se plotësimi i vitaminës B1 dhe mekobalaminës mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjeve të syrit të thatë.

“Faktor për paqen dhe stabilitetin në Rajon”/ Basha uron Kryeministrin e Kroacisë për fitoren e zgjedhjeve parlamentare

Në një postim në platformën X, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.

“Nën udhëheqjen e Plenkoviç Kroacia është një kontributore e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në Europë.” – shkruan Basha.

Më poshtë postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për mikun tonë, kryeministrin e Kroacisë
@AndrejPlenkovic
dhe për partinë tonë simotër
@HDZ_HR

@EPP, për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
Kjo është një fitore edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në BE, pasi Plenkoviç është mbështetës i fuqishëm i aspiratës tonë për tju bashkuar familjes europiane.

Nën udhëheqjen e Plenkoviç Kroacia është një kontributore e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në Europë.

Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej!

REAGIM I SEKRETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE,  ARBI AGALLIU 

Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej!

Arbi Agalliu ka qenë i pari që ka denoncuar Olta Xhaçkën në 4 Mars 2022. Kam qenë pikërisht unë si deputet i Qarkut të Vlorës që kam denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

Arbi Agalliu ka qëndruar aty ku ka qenë që ditën e parë. Ka të njëjtin qëndrim si ditën e parë. Distancohet nga të korruptuarit dhe mbështet SPAK.
Ndërkohë, ata që shkojnë e mbrojnë të korruptuarit, të cilët i kanë akuzuar deri dje, kanë probleme personaliteti për mos të thënë burrërie.
Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë.

Janë pikërisht këta që VOTOJNË PRO AMNISTISË PËR TË KORRUPTUARIT!

Kjo mazhorancë nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Xhaçkës dhe ky është thelbi. Por loja “fut Berishën se të lë Xhaçkën”, është e qartë.

Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mend e nuk di ç’flet.


Njohu Kuvendin e thirrur nga Berisha pas shpalljes “Non grata”, Vetingu nxjerr me probleme pasurore Agron Zhukrin

Komisioni konstaton pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve; por subjekti pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi hapje të hetimit për dy kriteret e tjera.

Gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri u paraqit të mërkurën më 17 prill në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me tre përfaqësues ligjorë dhe u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha në një seancë dëgjimore që zgjati rreth 5 orë e gjysmë.

Hetimi administrativ për Zhukrin kishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë ndërsa gjatë seancës u tha se i ka kaluar barrë prove për burimet e pasurisë. Zhukri pretendoi se i kishte përmbysur gjetjet e KPK-së dhe kërkoi hapjen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin.

Në seancë nuk munguan incidentet e batutat. Djali i Zhukrit, i cili ishte njëherazi edhe përfaqësues i tij ishte pozicionuar fillimisht në zonën ku qëndron publiku. Ai ndërhyri në një moment për të dhënë ndihmën e tij në mbrojtje, por iu tërhoq vëmendja nga punonjësit e Gardës.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Zhukri po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Sipas relatimit, Zhukri nuk ka deklaruar ndonjë pasuri në posedim apo përdorim, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Ajo ka deklaruar një shtëpi në Tiranë të ndërtuar në vitin 1968 dhe të rikonstruktuar në ’96-ën për shumën 2.8 milionë lekë, me burim nga shitja e një trualli në masën 2.6 milionë lekë dhe të ardhurat. KPK konstaton se nuk janë vërtetuar të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga puna në Ambasadën Shqiptare në Romë dhe për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi në shumën 2.4 milionë lekë për investimet e kryera në vitin 1996.

Bashkëshortja e subjektit ka deklaruar dhe ndërtimin e një shtese në vitet 2004-2006 me burim të ardhurat nga pagat, aktiviteti i saj privat, si dhe të ardhurat si ndërmjetëse për disa shoqëri që operojnë në fushën e sigurimeve.

Sipas KPK-së, nuk janë vërtetuar një pjesë e të ardhurave të deklaruara nga aktiviteti privat, si dhe nuk është provuar pagesa e detyrimeve tatimore për të ardhurat si ndërmjetëse. Për rrjedhojë, ka rezultuar bilanc negativ edhe në këtë investim.

Shuli tha se subjekti nuk ka deklaruar pjesën e tij takuese në pasuritë e krijuara gjatë martesës.

Gjyqtari Zhukri deklaroi se banesa në të cilën është kryer investime në vitin 1996 është trashëguar nga i ati dhe se në vitin 1996 ia ka dhuruar bashkëshortes. Ai theksoi se deri në 1995-ën nuk ishte bërë asnjë investim në këtë pronë dhe se në 96-ën është kryer gjithë volumi i punimeve të deklaruara.

Lidhur me vlerën e përfituar nga shitja e truallit e deklaruar si burim, subjekti shpjegoi se ajo pasuri ishte e vjehrrit dhe e kishte shitur për 1.6 milionë lekë, të cilat bashkë me 1 milion lekë të tjera të kursyera ua kishte dhuruar me rastin e lindjes së djalit. Ai shpjegoi se vjehrri kishte ndërruar jetë në vitin 1997 dhe se e kishin pasur të vështirë të siguronin dokumentacion.

Ndërkohë, Zhukri këmbënguli se kishin depozituar dokumentacion zyrtar të mjaftueshëm për të ardhurat nga puna në ambasadën në Romë. Sipas tij, KPK ka konsideruar shitje të truallit dhe jo dhurim nga vjehrri dhe nuk e ka konsideruar këtë vlerë në analizën financiare. “Është vërtetuar se vjehrri ka dhënë 2.6 milionë lekë”, theksoi Zhukri dhe kërkoi që kjo shumë të përfshihej në analizë.

Subjekti sqaroi ndër të tjera se e kishte transferuar këtë pasuri tek bashkëshortja për korrektësi dhe etikë profesionale. “Nuk ka tendencë për mosdeklarim, pasi e ka deklaruar bashkëshortja”, pohoi subjekti dhe këmbënguli se së bashku me të ardhurat e bashkëshortes nga angazhimi si ndërmjetëse me shoqëritë e sigurimeve, rezultonte me bilanc pozitiv për shpenzimet dhe investimet e kryera në atë periudhë.

Në vijim, u konstatuan gjetjet për një investim të kryer nga bashkëshortja në vitin 2003, kur ka blerë së bashku me një shoqëri një pasuri banesë + truall në masën 4.4 milionë lekë ku pjesa e saj takuese ka qenë 2.2 milionë lekë. Kjo pasuri është dhënë për t’u zhvilluar në këmbim të 30% të vlerës ndërtimore, ose nëse vlera e ambjenteve do t’i jepeshin do të ishte më pak se 240 mijë USD, atëherë do të kompesohej me vlerë monetare.

Administratori i shoqërisë ndërtuese ka denoncuar subjektin duke pretenduar se kontrata e nënshkruar ishte realizuar nga një ortak dhe jo prej tij. Po ashtu, administratori shoqërisë ka pretenduar se është shantazhuar nga subjekti duke vendosur në dispozicion edhe korrespodencën e kryer në disa emaile.

Shuli tha se dukej e paqartë se si kontrata ishte lidhur për investimin e një shumë të vogël prej rreth 2.2 milionë lekësh dhe përfitimin e një vlere rreth 26 milionë lekë, 13 herë më të madhe. Sipas KPK, duket se nuk është deklaruar investimi real që sipas Shulit duhet të ketë qenë në masën 70 mijë USD, vlerë për të cilën është konstatuar pamundësi financiare.

Subjekti deklaroi se kontrata ishte nënshkruar nga një prej ortakëve që përfaqësonte shoqërinë ndërtuese. Ai shtoi e kshte pasur konflikte mes administratorin dhe ortakun e asaj shoqërie, të cilët e kishin zgjidhur me pajtim.

Zhukri tha se bashkëshortja kishte pasur në vijim konflikte gjyqësore me denoncuesin, dhe këmbënguli se kjo situatë nuk mund të ishte pjesë e procesit të rivlerësimit të tij. Ai e cilësoi denoncimin si shfryrje të një mellfi dhe pretendoi se kishte qenë administratori i asaj shoqërie që e kishte intimiduar dhe jo e kundërta.

“Nuk kam bërë denoncim ndaj tyre. Ata kanë bërë ndaj meje, dhe kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Këta njerëz tentojnë të më intimidojnë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe provat e tij janë kundër tij”, tha Zhukri duke e cilësuar emailin absurd.

Lidhur me vlerën e pasurive të përfituara, Zhukri solli në vëmendje faktin se porositja ishte kryer në 2003-in duke investuar 2.2 milionë lekë, ndërkohë që pas 16 vitesh, kur kishte përfituar pasuritë, ato kishin një vlerë më të madhe për shkak të rritjes së çmimit të tyre. “Veprimi juridik është brenda logjikës ekonomike, duke konsideruar kohën e kryerjes së veprimeve”, tha ndër të tjera Zhukri dhe këmbënguli se vlera e investimit ishte 2.2 milionë lekë, shumë që sipas tij duhet të përfshihet në analizën financiare.

Nga analiza financiare paraprake e KPK ka rezultuar pamundësi edhe për pagesat e kryera në vitin 2003 nga bashkëshortja e subjektit për blerjen e një apartamenti në Qerret, kur ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 11 milionë lekë. Prenotimi është deklaruar në vitin 2004. Subjekti ka shpjeguar se për këtë pasuri është paguar shuma 43 mijë euro, ndërkohë që në kontratë përcaktohet shuma 55 mijë euro.

Zhukri tha se këtë pasuri e kishte poseduar prej korrikut të vitit 2004 dhe se ishte e provuar se bashkëshortja kishte paguar shumën 43 mijë euro, vlerë për të cilën tha se duhet të konsiderohet si shpenzim në analizën financiare.

Sipas KPK, bashkëshortja e subjektit është gjetur në pamundësi dhe për pagesën e një pjese të çmimit të dy apartamenteve të Tiranë, të blerë për 280 mijë euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie janë deklaruar një kredi në vlerën 180 mijë euro dhe pjesa tjetër nga pagat e të ardhurat nga aktiviteti dhe bashkëpunimi me agjencitë e sigurimeve në cilësinë e ndërmjetëses. Sipas Komisionit, ka rezultuar balancë negative në analizën e kryer për shlyerjen e pjesës së pambuluar nga kredia.

Relatorja Shuli vijoi se familja e subjektit ka rezultuar në pamundësi për një gjendje cash në shumën 7500 euro; për blerjen e një trualli 75 m2; për blerjen e një automjeti në vitin 2002 për çmimin 1.5 milionë lekë; për një makinë tjetër të blerë në 2006-ën.

Megjithëse bashkëshortja e gjyqtarit Zhukri ka deklaruar të ardhura nga aktiviteti privat agjenci udhëtimesh në vlerën totale 35 milionë lekë, nga hetimi administrativ ka rezultuar se qarkullimet e vërtetuara kanë qenë më masë më të vogël. Ndërsa për të ardhurat e petenduara nga ndërmjetësimi me kompanitë e sigurimit është konstatuar se nuk janë vërtetuar.

Ndërkohë, janë konsideruar të ligjshme dhe janë përfshitë në analizën financiare të ardhurat nga dhënia me qira e një banese, bazuar në katër kontrata qiradhënieje.

Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar një pamundësi në shumën 21 milionë lekë për periudhën para vitit 2003 dhe 72 milionë lekë për vitet në vijim.

Gjyqtari Zhukri i kundërshtoi konstatimet e Komisionit për gjithë pamundësitë financiare. Sipas tij, ishte vërtetuar se të ardhurat e bashkëshortes të deklaruara si të përfituara nga aktiviteti I saj privat dhe nga ndërmjetësimi me shoqëritë e sigurimeve, janë të ligjshme, si dhe kërkoi që të përfshihen në analizën financiare.

Ai solli në vëmendje të Komisionit se vlerat nga aktiviteti privat kishin qarkulluar në llogaritë bankare të shoqërisë dhe ishin paguar tatimet përkatëse. Sipas tij, çdo vit kishin pasur bilanc pozitiv dhe tepricat përfaqësoheshin nga gjendja e llogarive bankare.

Zhukri pretendoi se bashkëshsortja kishte përfituar mbi 10 milionë lekë të ardhura si ndërmjetëse me shoqëritë e sigurimeve. Sipas tij, pagesat e tatimit në burim bëheshin nga shoqëritë, në bllok për të gjithë agjentët me të cilët bashkëpunonte.

Sipas subjektit, analiza financiare e KPK del me rezultate negative pasi është e parcelizuar dhe sipas tij, mbetet e paqartë se përse të ardhurat e gjeneruara në kohë nuk janë konsideruar. “Ju konstatoni pamundësi pa i konsideruar të gjitha provat. Nuk ka mosdeklarim të burimeve, por është i gabuar qëndrimi juaj,” tha Zhukri dhe shpjegoi në vijim mbi shpenzimet e shkollimit të fëmijëve.

Ai konstatoi se pasuritë e familjes së tij janë në vlerën 61 milionë lekë, ndërsa të ardhurat kapin shifrën e 221 milionë lekëve. Sipas subjektit, duke konsideruar edhe gjithë shpenzimet në vite, bilanci pozitiv për gjithë vitet mbetet në vlerën e 28 milionë lekëve.

Komisioni ka konstatuar se shoqëria e bashkëshortes së subjektit ka lidhur kontrata me instituciuonet publike, duke ngritur dyshimet për konflikt interesi në dukje. Po ashtu, Shuli vërejti se subjektit i është kërkuar të japë shpjegime nëse ka shqyrtuar çështje me palë shoqëritë e sigurimeve me të cilat është deklaruar se ka bashkëpunuar si ndërmjetëse bashkëshortja.

Zhukri këmbënguli se nuk mund të gjendej në kushtet e konfilktit të interesit për arsye të nënshkrimit të kontratave prej bashkëshortes me disa institucione publike. Ai konstatoi se çështjet administrative me palë institucionet publike gjykohen prej gjykatave administrative dhe jo asaj civile, ku ai ushtron detyrën.

I pyetur nëse kishte gjykuar ndonjë çështje me palë shoqëritë e sigurimeve më të cilat kishte bashkëpunuar bashkëshortja në cilësinë e ndërmjetëses, subjekti tha se nuk i kujtohej për momentin, por ai shtoi se edhe nëse do të kishte gjykuar, nuk mund të gjendej në kushtet e konfliktit të interesit. Ai argumentoi se bashkëshortja nuk ishte e punësuar në ato shoqëri, por ndërmjetësonte në gjetjen e klientëve të cilët dhe i mbronte, e rrjedhojë nuk mund të konsiderohej se kishte konflikt interesi.

Në përfundim, subjekti kërkoi që të konsiderohen shpjegimet e tij pretendoi se arrin nivel të besueshëm për pasurinë dhe kërkoi hapjen e hetimit për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 19 prill, në orën 09:45./BIRN

PD, Bakiu: Opozita bëhet me akte dhe jo me fjalë. Rama rrëzohet nga njerëz me karakter dhe parime

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, deputetja e PD, Merita Bakiu, shprehet se opozita bëhet me akte dhe jo me fjalë, ndërsa shton se qeveria e Edi Ramës rrëzohet me njerëz që kanë karakter dhe u qëndrojnë parimeve.

Më poshtë postimi i plotë i deputetes së PD:

Opozita bëhet me akte dhe jo me fjalë

Pasi lejuan të kalojë për 3 minuta dhe pa diskutim ligjin për buxhetin e shtetit, investimet strategjike, zonat e mbrojtura, bashkuan votat për amnistinë sot kërkojnë bashkpununim.

Partia Demokratike është e qartë.

Distancim nga korrupsioni
Mbështetje të plotë SPAK dhe SHBA.
Qëndrimin larg pazarave që bëhen në kurriz të shqiptarëve.

Qeveria Rama rrëzohet vetëm me njerëz me karakter të fortë në qëndrime e parime

Partia Demokratike po tregon cdo ditë se vlerat e parimet janë mburoja e saj.

PD, Agalliu: PD nuk është dhe nuk do bëhet kurrë pjesë e pazarit Rama-Berisha për të amnistuar të korruptuarit. Janë bërë bashkë në luftë kundër SPAK

Në një postim në facebook, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, shkruan se “PD nuk është dhe nuk do bëhet kurrë pjesë e pazarit Rama-Berisha për të amnistuar të korruptuarit. Ata janë bërë bashkë në luftë kundër SPAK”.

“S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.”
– vijon më tej ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.

Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.

S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.

Përfaqësuesja e Ukrainës në KiE falënderon Lulzim Bashën: Mirënjohje për këtë rezolutë të rëndësishme

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Maria Mezentseva, përfaqësuese e Ukrainës në KiE, ka falënderuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për rezolutën mbi Ukrainën” për konfiskimin e aseteve ruse dhe për përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

“Faleminderit reporterit Lulzim Basha për këtë dokument të rëndësishëm.” – shkruan Mezentseva.

Më poshtë postimi i saj:

Rezoluta është votuar! 134 PRO! Nuk kemi pasur një votim kaq të suksesshëm që nga përjashtimi i Rusisë nga PAQJA! Faleminderit Ruslan Stefanchuk për funksionin!

PAQJA mbështet rindërtimin / restaurimin e Ukrainës! Tashmë sot bën thirrje për transferimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse për kompensim për krimet e kryera gjatë luftës.

Faleminderit reporterit Lulzim Basha për këtë dokument të rëndësishëm

Një rast në dorën e qeverive.

• Fondet financiare shtetërore të Federatës Ruse duhet të jenë në dispozicion për rimëkëmbjen e Ukrainës. Vendet që zotërojnë këto asete duhet të bashkëpunojnë dhe t’i transferojnë ato në një mekanizëm ndërkombëtar kompensimi.

• Asambleja konsideron se krijimi nën kujdesin e Këshillit të Evropës një fond ndërkombëtar kompensimi, si dhe një mekanizëm kompensimi, si një instrument ndërkombëtar më vete i autorizuar për të shqyrtuar pretendimet dhe/ose për të paguar kompensimin për dëmin e shkaktuar nga veprimet e paligjshme ndërkombëtare të Federata Ruse, do të sigurojë një mënyrë të strukturuar të vlerësimit dhe kompensimit të humbjeve.

• Meqenëse Regjistri i Dëmeve i krijuar tashmë merr përsipër procesin e orientuar drejt punës së regjistrimit të dëmeve të Ukrainës në përgatitje për procesin e apelimit ndërkombëtar, vendet që kanë ngrirë asetet ruse duhet t’i transferojnë këto pasuri në Fondin Ndërkombëtar të Kompensimit.

• Për të zgjidhur në mënyrë efektive procesin e ankesave, është e nevojshme të ngrihet një komision ndërkombëtar për shqyrtimin e kërkesave për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në regjistër.

• Në pritje të krijimit të një fondi ndërkombëtar të mirëbesimit. ku do të depozitohen të gjitha pasuritë shtetërore të Federatës Ruse në pronësi të Këshillit të Evropës dhe

• Të sigurojë transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi në pagesën e fondeve që do të përdoren për kompensimet ndaj ukrainasve

Absolutisht të gjithë kryeparlamentarët-kolegët-deputetët janë të vetëdijshëm se Ukraina ka nevojë urgjente për armë, të cilave u kanë thirrur qeveritë e tyre në fjalime, si dhe partnerë nga dhe nga e gjithë bota!


https://www.facebook.com/share/p/7jBNh6caisbYZDeu/