27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Armiqtë për të cilët turma ka nevojë të ekzistojnë

Nga Namir Lapardhaja

Zakonisht, një pjesë e shoqërisë sonë ka funksionuar si një turmë, tek e cila ka mbizotëruar instikti dhe jo arsyeja, tek e cila më shumë vlerë ka pasur gënjeshtra se sa e vërteta, tek e cila argumenti nuk është dëgjuar, sepse veshët janë zënë nga zhurma e ulërimave dhe sytë nga konspiracioni.

Fatkeqësisht, një kontribut të madh për të mbajtur këtë gjendje, ka dhënë politika, kryesisht politikanët e tranzicionit, të cilët përherë kanë krijuar nga një armik për të justifikuar dështimet e tyre politike.

Rama dje portretizonte një armik që vinte si pasojë e sistemit që korruptonte, Berisha ka profilizuar një Bashë të zi, tek i cili janë mishëruar të gjithë të këqiat dhe, për momentin, Ilir Meta i është vënë “me bukë në trastë” Altin Dumanit, duke e sendërtuar një figurë të denjë për armik të turmës.

Rama, Berisha dhe Meta, e kanë ditur mrekullisht se si funksionon turma e militantëve, e cila merr kuptim brenda një konteksti të caktuar, ku nuk dëgjon asgjë përveç borive të propagandës, që tregohet e kujdeshme për ta mbajtur atë nën kontroll.

Duke qenë se u ka mbaruar koha politike, secili prej këtyre politikanëve, në kohë të ndryshme, ka pasur nevojë për të ndërtuar një armik në dispoziion dhe për ta “ujitur” përditë nga burimi i llumit dhe i baltës.

Sigurisht që Rama sot është në kushte më “komode”, për shkak të gjendjes ku ndodhet opozita dhe PD si pasojë e shpalljes së Berishës “non grata”, por mishërim më perfekt të këtij projektimi të armikut për të cilin turma ka shumë nevojë gjendjet mjeshtërisht te ligjërimi i përditshëm i Metës dhe i Berishës.

Në dallim nga kjo treshe, Lulzim Basha është treguar më i kujdesshëm dhe më shumë se sa turmës, ai është kujdesur t’i flasë individit, më shumë se sa retorikës, ai është kujdesur për t’i folur arsyes, më shumë se sa zhurmës, ai i ka dhënë vlerë fjalëve dhe arsyes.

Nëse ky model, do jetë i suksesshëm, kjo ngelet për t’u parë, por kjo meritë, të paktën, duhet t’i njihet. Ai asnjëherë nuk u kujdes për të prekur “sedrën” e turmave dhe të asaj që militantët, qoftë edhe mbështetës të tij, presin, duke qenë thellësisht i kujdesshëm dhe i kuruar në ligjërimin e tij, për të thënë vetëm gjëra esenciale dhe për të mos hedhur kova me baltë ndaj kundërshtarëve, por duke folur me fakte dhe duke qenë përherë i arsyeshëm.

Politika në përgjithësi i ka fshehur dështimet e saj, duke ia vënë përherë armikut në dispozicion fajin, mirëpo koha është një gjykatës i rreptë dhe herët a vonë ajo i zbulon të vërtetat që nëse do shihen me syrin e arsyes, nuk është e vështirë për t’u dalluar.

Historiani Butka: Kush mban përgjegjësi për màsakrēn e Tivarit?

Historiani Uran Butka deklaroi se në masakrën e Tivarit u vranë 3933 shqiptarë të pafajshëm, duke shtuar se nëse llogariten edhe të zhdukurit, numri i viktimave mund të jetë mbi 4500 shqiptarë të Kosovës. Ai shtoi se askush nuk mbajti përgjegjësi për masakrën.

“Për masakrën e Tivarit nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi. Çubriloviçi ka thënë se shqiptarët duhet të vriten dhe të zhduken. Çdo masakër mbi shqiptarët duhet të zbardhet, edhe ato të luftës së Kosovës. Shtetet që bënë masakra duhet të mbahen përgjegjëse. Brigadat shqiptare të asaj kohe nën pushtetin jugosllav shtypën rebelimin e popullit shqiptar të Kosovës.

Masakra u bë nga Jugosllavia në bashkëpunim me Shqipërinë e drejtuar nga Enver Hoxha. Brigadat shqiptare u përdorën nga Jugosllavia. Përgjegjësi për masakrën ka edhe Haxhi Lleshi. U vranë mbi 3933 shqiptarë të pafajshëm. Ndërsa, nëse shtojmë dhe të zhdukurit arrin mbi 4500 viktima. Duhet të mësojmë të vërtetën sepse e vërteta është më e rëndësishme se gjithçka”, deklaroi historiani Uran Butka i ftuar në rurbrikën Opinion në News24.

Nuk është Rama, Berisha, Meta kundër SPAK, është diçka sistemike

Nga Fitim Zekthi 

Ka disa kohë që debati politik shqiptar, në mënyrë shumë të shëmtuar,  rrotullohet rreth prokurorisë së posaçme SPAK. Pak a shumë çështja kryesore e politikës shqiptare, duket se është SPAK në një kohë që është “marrëzi” të bëhet çështje themelore e politikës një institucion si prokuroria.

Kryeministsri e kritikon, e sulmon dhe pastaj thotë se e përkrah. Kryeministri thërret një kongres të jashtëzakonshëm, sai ai i Dhjetorit, dhe thotë se nuk do të bëhemi republikë e SPAK-ut. Kryeministri sulmon veprimet e BKH-së që bllokojnë zyra apo marrin dokumente. Kryeministri thotë, për ta përbaltur, se reformën në drejtësi e ka bërë ai ndërkohë që është veper e presionit të madh të SHBA-se.

Ish-kryeministri Berisha e quan SPAK-un, vegël të Ramës, vegël të krimit të organizuar. Ish-kryeministri tjetër Meta e quan SPAK-un gjithashtu vegël të Ramës dhe vegël të tenderave apo tenderaxhi. Vetëm një pjesë e opozitës, Partia Demokratike e drejtuar nga Basha, apo që shumëkush po e quan Partia Demokratike zyrtare, nuk e sulmon SPAK-un dhe shprehet vazhdimisht që drejtësia duhet të përkrahet pa kushte.

A është e rastësishme kjo apo është tregues se diçka sistemike përkufizon qëndrimet e kryeministsrit, dy ish-kryeministrave dhe forcave të tyre politike?

A kemi të bëjmë me një reagim të sistemit, me një luftë të sistemit ndaj SPAK dhe në qoftë se po çfarë përfaqëson ky system?

A janë kundërshtarë Rama dhe Berisha, a janë kundërshtarë Rama dhe Meta apo janë aleatë?

Douglas North (çmimi Nobel), John Willis dhe Berry Weingast në veprën e tyre monumentale “Dhuna dhe rendi social: një kornizë konceptuale për interpretimin e historisë njerëore” për të kuptuar natyrën e një sistemi shtrojnë pyetjen se cili ose cilët janë të lejuar të formojnë një organizatë ose çfarëdo institucioni për të konkuruar me interesat e fuqishme ekonomike dhe politike?

A është e mundur të ekzistojë një orgamizatë apo një institucion që i konkuron apo i rrezikon këto interesa?

Ata thonë se ka shoqëri, që ata i quajnë me “akses të kufizuar” në të cilat grupet e fuqishme me potencial për dhunë të organizuar, grupet e fuqishme politike dhe ekonomike me potencial për dhunë ose pushtet bashkohen në një koalicion për të sunduar vendin. Ky koalicion i përjashton të tjerët, lufton ti përjashtojë dhe të mos i lojojë të tjerët te kenë rol në aktivitete kyçe ekonomike dhe politike dhe i jep vetes renta dhe privilegje në ekonomi dhe politikë. Të kënaqur me rentat dhe privilegjet në ekonomi dhe në politikë anëtarët koordinohen në koalicion dhe mbrojnë gjendjen ekzistuese. Ata marrin renta dhe privilegje në përpjestim të drejtë me potencialin për dhunë dhe me potencialin për të luftuar çdo gjë që iu rrezikon statusin ekonomik dhe politik, thone autoret e librit.

Pra sipas North, Willis, Weingast njerëz të krimit, të ekonomisë dhe biznesit dhe të politikës në një shqoëri me akses për kufizuar, të cilën e kanë ndertuar vetë ata,  janë në koalicion dhe bëjnë gjithçka, përdorin të gjithë potencialin e tyre për të ruajtur gjendjen.  Ata nuk lejojnë asnjë organziatë të hyjë dhe të konkurojë me ta dhe ti rrezikojë ata, ata nuk lejoijnë asnjë kompani të hyjë në gara dhe të rrezkojë tu marrë atyre renta apo të mira publike, ata nuk lejojnë asnjë institucion ti luftojë ata dhe tu prishë atyre sistemin, habitatin, statusin.

Kjo është ajo që ndodh sot në Shqipëri. Kjo është që ka ndodhur me vite dhe tani ka mbërritur në një pikë vlimi. Gjatë viteve ka qenë e pamundur që një organizatë të kishte akses në sistemin tonë politik dhe ekonomik dhe të konkuronte partitë apo organizatat e sistemit. Gjatë viteve ka qenë e pamundur që një grup apo biznes të hynte në sistem dhe të konkuronte bizneset  apo grupet dhe biznesit të sistemit. Gjatë vieteve ka qenë e pamundur që një institucion si prokuroria apo një degë pushteti si drejtësia të mund të luftonte dhe të rrezikonte sistemin.

Siç thotë Ilvo Diamanti, një politolog i njohur Italian,  në një sistem të tillë prokurori i përgjithshëm, drejtuesit e lartë të pushtetit të drejtësisë apo edhe policisë zgjidhen nga sistemi. Nga disa kandidatë, ta zemë gjashtë të tillë, thotë ai, sistemi  në fillim heq atë që është më i miri, pastaj atë që është i dyti më i mirë e kështu me radhë derisa sistemi (koalicionmi politico-ekonomiko-kriminal)  zgjedh atë që do.

Kjo ka ndodhur pak a shumë gjatë viteve me mënyrën se si sistemi ynë politik i kryeministrit dhe i ish-kryeministrave ka zgjedhur prokurorët e përgjithshëm, prokurorët e lartë dhe gjyqtarët e lartë.

Është hera e parë që vendi ka një prokurori si SPAK , të pazgjedhur nga ata, është hera e parë që një institucion po sfidon sistemin ose po tenton të prishë koalicionin politiko-ekomnomio-kriminal që mban në këmbë në sistemin. Është hera e parë gjithashtu që vendi ka një parti politike, si partia demokratike zyrtare  që nuk është në koalicion me sistemin dhe që sulmon koalicionin si autor të këtij me akes të kufizuar.

Në një farë mënyre SPAK-un nuk po e sulmon kryeministri Rama dhe ish kryeministrat Berisha dhe Meta. SPAK-un po e sulmon rendi me akses të kufizuar që përfaqësohet nga ata, po e sulmon koalicioni i përbashkët që mban këtë sistem. Edhe PD-në nuk e sulmon as fare Rama, Berisha dhe Meta. PD-në e sulmon po ky sistem sepse siç thamë ai nuk lejon askënd të tentojë te hyje në sistem me terma ndryshe nga ato të sistemit.

Kjo është një luftë shumë e egër, është një luftë e një sistemi që merr renta dhe privilegje në ekonomi dhe politikë prej shumë e shumë vitesh, e një sistemi apo koalcioni që ka potencial të lartë për dhunë (jo domosdo fizike por edhe shantazuese, blerëse, shpifëse, karakter vrasëse, njollosëse etj). Tërë ky potencial po përdoret në mënyra të ndryshme përditë. Sigurisht që kjo është një luftë e kotë e sistemit. Tani ai lufton jo kundër SPAK por kundër kohës, kundër logjikës dhe kundër historisë./ Liberale.al

Mbeturinat mbulojnë plazhin/ Reagimi i kreut të PD dega Durrës, Joni Myshketa: I bëj thirrje bashkisë të marrë masa urgjente duke e zgjidhur problemin në themel

Në një reagim në rrjetin social facebook, kryetari i degës së PD në Durrës, Joni Myshketa, ngre shqetësimin e mbushjes së plazhit me mbeturina.

“Situata e krijuar është në kohë reale është një shqetësim i hershëm për bizenset, banorët dhe pushuesit.”
– shkruan Myshketa.

“I bëj thirrje Bashkisë Durrës të marrë masa urgjente në lidhje me situatën e krijuar duke e zgjidhur atë në themel e jo të fashohet plaga kur infeksioni qëndron akoma aty duke gjetur terren për tu përhapur.” – vijon më tej ai.

REAGIMI I KRYETARIT TË DEGËS SË PD, DURRËS, JONI MYSHKETA

Të nderuar qytetarë kjo është gjendja në zonën e plazhit në Durrës dhe jemi në një nga zonat më të frekuentuara, zonën e ish plepave ku situata nuk ka nevojë për koment.

Ndodhemi në prag të sezonit turistik dhe Durrësi mban flamurin për mikpritjen e turistëve për atë që i ka dhuruar Zoti dhe falë angazhimit të biznese të cilët janë përherë në pararojë në krahasim me pushtetin lokal dhe qëndror.

Situata e krijuar është në kohë reale është një shqetësim I hershëm për bizenset, banorët dhe pushuesit.

Një problem I ngritur nga ne si Parti Demokratike dhe personalisht prej meje si titullar i Degës Durrës dhe si përfaqësues I mijëra qytetarëve durrsak ne Këshillin Bashkiak.

Vetëm javën e shkuar përmes mediave kam bërë të ditur problemin në këtë zonë si pasojë e kanalit te mbledhjes së ujrave qe vinë nga zona përreth dhe pamjet flasin qartë ku për hir të vërtetës nuk I bëjnë nder askujt.

I bëj thirrje Bashkisë Durrës të marrë masa urgjente në lidhje me situatën e krijuar duke e zgjidhur atë në themel e jo të fashohet plaga kur infeksioni qëndron akoma aty duke gjetur terren për tu përhapur.

Ftoj çdo qytetar të adresojë çdo problematikë pranë Partisë Demoktatike dhe të jeni të bindur që vullneti ynë është I palëkundër kundrejt çdo shkelje të së drejtës, çdo rasti korruptiv apo çdo shërbimi të munguar kundrejt Durrësit dhe qytetarëve të tij.

“Një gazetë greke shkruan sikur Enveri ka vdekur”-Sëmundja që iu shfaq gjatë pasluftës, pse Ramizi dhe Nexhmija refuzuan kërkesën e ekipit të mjekëve që vinin nga jashtë

DASHNOR KALOÇI/  Plot 39 vjet më parë, në mesnatën e 11 prillit të vitit 1985, pas dy ditësh në koma, pushoi zemra e udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij, që nga nëntori i vitit 1944, kur ai erdhi në pushtet menjëherë pas largimit të forcave gjermane, gjë e cila shënoi edhe mbarimin e Luftës.

55a

Vdekja e tij erdhi edhe si pasojë e një sëmundje (diabeti), që atij i ishte shfaqur që në vitet e para të pasluftës, e cila u bë shkak edhe për një infarkt akut, që ai pësoi në vitin 1973, duke i shpëtuar paq vdekjes, por që në fillimet e viteve ’80, iu acarua së tepërmi, duke i dhënë edhe mjaft komplikacione, kjo solli dhe vdekjen e tij në mesnatën e 11 prillit 1985. Por, keqësimi i shëndetit të Enver Hoxhës, filloi që nga ditët e para të shkurtit të vitit 1984, gjë e cila shkaktoi një alarm të vërtetë te “shokët e udhëheqjes”, duke bërë që Ramiz Alia, njeriun të cilin Enveri, pas eliminimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në dhjetorit të vitit 1981, e kishte “pagëzuar dhe promovuar si pasardhësin e tij, të mblidhte disa herë në takime pune anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për t’i informuar ata për situatën e rëndë shëndetësore, që po kalonte “Komandanti”, apo dhe komunikuar herë pas here, mbi sëmundjen e tij dhe “masat që po merrte Partia”, për ta kaluar atë situatë tejet të vështirë.

Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente me siglën “Tepër sekret e një rëndësie të veçantë”, të nxjerra nga Arkivi i ish-Komitetit Qendror të PPSHsë, (Fondi 14, Ap. O.U). Gjëja e parë që bie në sy nga këto dokumente me procesverbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, të mbajtur në datën 17 shkurt 1984, është fakti se Ramiz Alia, tashmë kishte marrë në dorë “frenat” e shtetit shqiptar dhe në një farë mënyre ai ishte tashmë edhe “de facto” kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, duke vendosur vetë për gjithçka. Dhe tjetra që vihet re në këto dokumente, është preokupimi mjaft i madh i Ramiz Alisë dhe gjithë “shokëve të udhëheqjes”, për ta mbajtur sa më të fshehtë sëmundjen e Enverit dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Pasi ka bërë një rezyme të gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës dhe ekipin e mjekëve shqiptarë që ishin angazhuar në atë drejtim, Ramiz Alia, ka diskutuar me “shokët e Byrosë”, edhe për mundësinë e sjelljes nga jashtë shtetit të disa mjekëve specialistë, kryesisht nga Franca, por nuk është pranuar nga vetë Enveri, dhe as nga Ramizi me Nexhmijen, pasi i druheshin lajmeve të shtypit botëror, sepse një gazetë greke, kishte shkruar se Enver Hoxha kishte vdekur.

Nisur nga këto, në ato mbledhje, Ramiz Alia i ka porositur “shokët e Byrosë”, që të kenë kujdes në ruajtjen e sekretit “për shëndetin e shokut Enver”, madje të mos bisedojnë as me familjarët e tyre dhe në shtëpi e në publik, të rrinë të qeshur, që populli të mos kuptojë gjë. Por për më shumë, na njohin dokumentet i më poshtëm me procesverbalet e mbledhjeve të Byrosë Politike të datës 17 shkurt dhe 11 nëntor të vitit 1984, të cilat po e publikojmë.

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCESVERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË PPSH, MBI GJENDJEN SHËNDETËSORE TË ENVER HOXHËS

Tepër sekret, i rëndësisë së veçantë”

Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i datës 11 nëntor 1984 Këtë mbledhje të Byrosë Politike, e thirri Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, shoku Ramiz Alia, për të informuar shokët kryesorë të udhëheqjes së partisë, mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Ata u mblodhën në sallën e vogël të pushimit, në katin e sipërm, dhe fjala e shokut Ramiz u stenografua.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mendova të bisedoja me të gjithë ju, shokë për t’ju informuar mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Të gjithë e keni ndjekur dhe në përgjithësi jeni në dijeni për gjendjen e tij shëndetësore. Tani dëshiroj t’ju bëj të njohur, që të keni parasysh edhe si qëndron kjo çështje ditët e fundit, pse siç e patë dhe vetë, në mbledhjen e Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror, në 27 shtator, gjendja e tij është rënduar ca. Shëndeti i shokut Enver karakterizohet nga një dobësi e përgjithshme e organizmit. Rezistenca e tij fizike ka rënë mjaft, gjë që siç e patë, shprehet deri në të folurin e tij me vështirësi.

Këtë gjendje ai na e ka vënë edhe vetë në dukje, kur erdhi herën e fundit në aparat dhe midis të tjerash na tha se ka dëshirë të na flasë për shumë gjëra, por nuk flet dot. Kohët e fundit shokut Enver, i janë vështirësuar edhe lëvizjet e gjymtyrëve. E vërteta është se gjatë këtyre ditëve, ai pati edhe njëfarë gripi, që natyrisht ka ndikuar jo për mirë në rëndimin e kësaj gjendjeje. Për të gjitha këto arsye, mendova t’ju vija në dijeni juve shokë të Byrosë, për të pasur një tablo të plotë mbi këtë gjendje.

Burimi kryesor i rënies shëndetësore të shokut Enver, është sëmundja e diabetit. Sikurse e dini të gjithë, ai vuan prej një kohe të gjatë, që nga viti 1948, nga diabeti. Kjo sëmundje në përgjithësi i ka prekur enët e gjakut, duke ia pakësuar mundësinë e qarkullimit, gjë që i dobësuar organizmin.

Mjekimet kundër kësaj sëmundjeje i janë bërë vazhdimisht me rigorozitet. Po ato i janë bërë në rregull edhe në sajë të rigorozitetit dhe të vullnetit e kujdesit të vazhdueshëm të vetë shokut Enver, i cili u është përmbajtur me përpikëri rekomandimeve të mjekëve dhe i ka zbatuar këshillat e tyre me një disiplinë shembullore. Kjo ka bërë të mundur, të shmangeshin për një kohë të gjatë ato efekte negative që mund të vërtetoheshin shumë më shpejt, po të lihej pas dore terapia e caktuar. Sidoqoftë, këtu te diabeti qëndron burimi kryesor i gjendjes së vështirë, që po kalon tani shoku Enver.

Si rrjedhim i sëmundjes së diabetit, shoku Enver ka kaluar një infarkt të miokardit, 11 vjet më parë, në tetor 1973. Shumë nga shokët këtë ngjarje nuk e dinë, po një pjesë e mirë, si Adili, Manushi, etj., kanë dijeni për këtë sëmundje, nga e cila u prek ai në atë kohë. Edhe në këtë rast, shoku Enver u mjekua me shumë kujdes dhe përsëri duhet vënë në dukje, se ka qenë gjithashtu shumë i disiplinuar në zbatimin e kurave. Mund të them madje, se atëherë u trajtua me aq efektivitet kundër infarktit, saqë më vonë nuk ka pasur më asnjë shqetësim dhe ka vazhduar të punojë normalisht.

Duhet përmendur se përpara tre vjetëve, aty nga viti 1980-1981, kanë filluar t’i duken disa fenomene të tjera të quajtura “edema pulmonare”, që s’janë gjë tjetër, veçse grumbullim ujërash në mushkri, që i shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Për këtë arsye mjekët tanë, kanë qenë të detyruar të merrnin herë pas here masa, për shkarkimin e ujërave të tepërta nga mushkëritë, që të lehtësohej dhe të rikthehej në gjendje normale. Shkaku i “edemave pulmonare” vjen nga dobësimi i muskulit të zemrës, që nuk ka fuqinë e duhur për të thithur ujërat e tepërta që i krijohen në mushkëri dhe i shkaktojnë vështirësitë në të marrit frymë.

Nga fillimi i këtij viti, pati një periudhë që këto fenomene iu bënë më të shpeshta dhe e rënduan gjendjen e tij shëndetësore, por ky fenomen tani nuk po vihet re më. Siç jeni në dijeni, në shkurtin e këtij viti, shoku Enver pati edhe një ishemi cerebrale. Pali me Muhon nuk ishin, kur ne u mblodhëm të nesërmen me këtë rast. Megjithatë, edhe ata mësuan për atë moment tepër të rrezikshëm, për jetën e shokut Enver, por gjendja u dominua mirë, në sajë të ndërhyrjes shumë të shpejtë e shumë efektive të mjekëve tanë.

Pas kësaj goditjeje, shoku Enver u përmirësua, por duhet pranuar se në përgjithësi gjendja e tij shëndetësore, erdhi duke u keqësuar, pasi ishemia i krijoi vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve të këmbës dhe të dorës, që iu prekën, dhe i është krijuar një lodhje e përgjithshme. Për këtë arsye, disa herë i kishim propozuar shokut Enver, të sillnin nga jashtë mjekë për ta vizituar. Kam biseduar unë vetë veçanërisht me të, ka biseduar veçanërisht gjithashtu Nexhmija, në të njëjtën kohë kemi biseduar një herë tjetër të dy bashkë me Nexhmijen, po ai nuk e ka pranuar kurrsesi, propozimin tonë. Ai e argumenton me dy arsye.

Së pari, me besimin e plotë që ka te mjekët tanë, në diagnozën që i kanë bërë ata dhe në mjekimin që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë. Së dyti, është pastaj aspekti politik i këtij hapi, që ai mendon se duhet parë me kujdes para se të veprohet. Edhe pa marrë mjekë nga jashtë, të gjithë kemi parë çfarë shkruan shtypi në botë, rreth gjendjes së personit të tij, madje një gazetë greke, aty një muaj më parë, shkruante sikur kishte vdekur. Edhe televizioni italian ka folur për gjendjen e rëndë shëndetësore të shokut Enver. Pra, pa sjellë mjekë dhe bëhet zhurmë jashtë, prandaj merret me mend çfarë mund të flitet e të shkruhet pastaj në opinionin botëror, sikur të thërritet ndonjë.

Duhet pasur parasysh pastaj, në radhë të parë, shqetësimi që do të shkaktohej në popullin tonë. Dy-tri javë përpara, biseduam përsëri me shokun Enver, e më së fundi ai pranoi të bëhet diçka në këtë drejtim, po jo të vinin këtu mjekë të huaj për ta vizituar, por të dërgoheshin jashtë, në Francë, mjekët tanë për të bërë një konsultë me specialistët francezë.

Për këtë arsye, dërguam në Paris tre nga mjekët tanë, që merren me kurimin e shokut Enver, mjekun e tij personal, Isuf Kalon, mjekun kardiolog, Ylli Popën dhe Bajram Prezën, si neurologu, që ka ndjekur kurat kundër ishemisë cerebrale. Mjekët tanë morën të gjitha të dhënat e nevojshme dhe me anën e ambasadës sonë në Paris, organizuan një konsultë me kryetarin e Shoqatës Francë-Shqipëri, mjekun profesor Pol Miliezin në krye, të cilit i folën hapur dhe natyrisht në mënyrë konfidenciale, se fjala ishte për shokun Enver. Kjo u bë që ai me ekipin e tij, të kuptonin se duhej ruajtur sekreti i çështjes, prandaj i’u theksua se vetëm ata e dinin këtë gjë. S’ka dyshim se qeverisë së tyre, specialistët francezë do t’i kenë folur, po të paktën në shtyp, ata nuk mund të thonë gjë, se një gjë e tillë do të ishte shumë negative për ta. Kështu pra, specialistëve francezë, iu paraqit gjithë dokumentacioni, duke filluar që nga historiku i sëmundjes, elektro-kardiogramet që i janë bërë gjatë kësaj kohe, etj.

Dihet se në mjekësinë moderne, nuk ecet më me metodat e vjetra, duke i vënë veshin ose prekur trupin e të sëmurit; sot bëhen më parë analizat e nevojshme dhe mbi bazën e tyre organizohen konsulta. Kështu u veprua atje edhe për rastin e shokut Enver, dhe kjo konsultë ishte shumë efektive. Ç’doli prej saj? Të gjithë specialistët francezë në konsultë, ishin plotësisht të një mendimi me diagnozën e mjekëve tanë, nga fillimi e deri në fund. E dyta, të tërë ishin dakord me mënyrën e mjekimit, me terapinë që është ndjekur, qoftë kundër diabetit, ashtu edhe me atë për forcimin e zemrës, kundër edemave, etj… Madje, specialistët francezë, thanë se, edhe sikur vetë ta kishin ndjekur pacientin, vështirë se mund të bënin më tepër nga këto që kanë bërë mjekët tanë, të cilët kanë përdorur teknikën moderne të mjekimit dhe ilaçet e fundit që kanë siguruar, i kanë dhënë në dozat e përshtatshme me efikasitet. Jo se ne kishim ndonjë dyshim në trajtimin e mjekëve tanë ndaj shokut Enver, sepse kurdoherë kemi qenë të bindur që efektiviteti i mjekimeve nga ana e tyre, ka qenë i mirë, po fakti që edhe specialistët francezë, kishin të njëjtin mendim me tanët, na qetësoi dhe na bindi, se nuk kemi të bëjmë me ndonjë gjë tjetër. Për sa i përket zemrës, si mendimi i specialistëve francezë, ashtu edhe i tanëve është i njëllojtë. Ky organ ka arritur në fazën e një insuficience të theksuar, muskuli i zemrës është dobësuar së tepërmi dhe është pikërisht ky burimi i pafuqisë së përgjithshme, që ka deri tani shoku Enver. Pra faktori kryesor në këtë gjendje që shkakton edhe fenomenet e tjera negative të shokut Enver, është zemra. Madje kur u diskutua për diagnozën, francezët thanë se ishemia cerebrale që goditi disa muaj përpara shokun Enver, aty e ka burimin, nuk kemi të bëjmë me stenozë të arteries karotide, siç kishin menduar mjekët tanë. Memorie.al

Gratë vuajnë më shumë nga pagjumësia sesa burrat, studimi zbulon tri arsyet kryesore pse

Sipas studimeve, femrat vuajnë më shumë nga mungesa e gjumit në krahasim me meshkujt. Orët mesatare të gjumit të femrave janë të ulëta dhe variojnë rreth 6.5 orë.

 

Por cilat janë arsyet që i bëjnë gratë të vuajnë nga mungesa e gjumit?

Arsyet hormonale

Hormonet dhe luhatjet e tyre që karakterizojnë gjininë femërore janë një nga shkaqet kryesore.

Faza të caktuara të jetës së një gruaje si klimakteria, periudha pas menopauzës si dhe periudha pas lindjes shoqërohen me luhatje hormonale që krijojnë çrregullime të gjumit.

Për më tepër, 25% deri në 33% e grave përjetojnë probleme me gjumin në ditët para menstruacioneve.

Arsyet që lidhen me rolin e nënës

Tek femrat, për shkak të rolit të nënës që u ka dhënë natyra, truri ka një nivel më të lartë vigjilence dhe gatishmërie gjatë gjumit.

Ky fakt i lejon ata të zgjohen më lehtë dhe më shpejt, kur edhe gjëra të vogla ndodhin gjatë gjumit. Kur një fëmijë kollitet ose qan ose ngrihet nga shtrati natën dhe ecën, gratë zgjohen më lehtë për t’u marrë me problemin ose një rrezik të mundshëm.

Truri i grave është më i ndjeshëm ndaj stimujve të ndryshëm gjatë gjumit, ato priren të zgjohen më menjëherë dhe kështu kanë një shans më të madh për të përjetuar një mungesë më të madhe gjumi me kalimin e kohës.

Arsyet profesionale

Përkundër faktit se gratë kanë një pjesëmarrje të vazhdueshme dhe në rritje në arenën profesionale, ato megjithatë ruajnë pa pakësuar rolin e tyre si nëna dhe si mbështetja kryesore e familjes.

Detyrat e reja serioze dhe të mundimshme që kanë marrë në karrierën e tyre profesionale nuk kanë si masë kompensuese më pak detyrime në shtëpi, ndaj fëmijëve apo ndaj bashkëshortit.

Rritja e roleve të grave i krijon asaj një kosto serioze me pasoja ndonjëherë të mëdha. Shumë shpesh një nga efektet e kësaj mbingarkese është humbja e orëve të gjumit. Për të qenë në gjendje të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre, gratë përfundimisht detyrohen të vjedhin orë nga gjumi e tyre.

Përveç arsyeve të mësipërme, duhet të shtojmë se gratë janë më të ndjeshme ndaj dhimbjeve të muskujve dhe depresionit dhe këta janë faktorë që kontribuojnë në mungesën e gjumit.

Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen, firmos edhe për një vit te…

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të jetë edhe një sezon pjesë e klubit turk, Koniaspor.

 

Kavajasi ka arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e Koniasporit deri në muajin qershor të vitit 2025.

 Në orët në vijim vetë klubi turk pritet të konfirmojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Silvinjo në Kombëtare.

Ai pritet të jetë pjesë e padiskuteshme e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Cikalleshi ka shënuar këtë sezon 11 gola me Koniasporin, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.

Ndalimi i autobusëve me qindra shtetas kosovarë në kufi, reagon BE: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi. Në këtë rast BE-ja konstaton se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

 

Këtë e ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth këtij rasti që ka nxitur reagime të ashpra nga Kosova.

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Stano.

Ai shtoi se BE-ja “fton Serbinë që të përmbahet nga veprimet e tilla unilaterale dhe të pakoordinuara dhe menjëherë t’i kthehet respektimit të marrëveshjes“.

Autoritetet serbe të mërkurën kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Kështu thanë autoritetet në Prishtinë, të cilat u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin që nga mesnata, kosovarëve u është vështirësuar qarkullimi.

Stano ka përsëritur thirrjen për të dyja palët që të respektojnë obligimet nga dialogu.

“Presim nga palët që në tërësi të zbatojnë detyrimet e tyre nga dialogu, të cilat janë obliguese dhe të vlefshme. Ne, po ashtu, presim nga palët që të sigurojnë një ambient të përshtatshëm për dialog në mënyrë që të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të rrezikoj sigurinë dhe stabilitetin“, thuhet në reagimin e BE-së.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

Ndërkaq, MPJD-ja përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Po ashtu, e njëjta situatë është edhe në pikëkalimin në Shid.

“Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikën kufitare në Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë [që lidh Kosovën me Serbinë] dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, tha MPJD-ja.

Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale, si dhe ato të autobusëve.

“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, u tha në njoftim.
Paraprakisht sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, përmes një postimi në Facebook, tha se në Batrovci janë ndaluar të paktën katër autobusë, me “mbi 300 udhëtarë nga Kosova”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” ndalimin në territorin e Serbisë të shtetasve të Kosovës, të cilët, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

Ndryshe, më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.

Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./REL

KLP dënoi akuzat ndaj Altin Dumanit, Ambasada Amerikane: SHBA qëndron në krah të drejtësisë! Mbështet të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur reagimin e Këshillit të Lartë Prokurorisë që dënoi akuzat e Ilir Metës ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

 

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit”, shkruan ambasada.

Ambasada amerikane shprehet se SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, shkruhet në postimin në X.

 

Reagimi i KLP

Pas akuzave të Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, KLP bëri thirrje që të mos cënohet puna profesionale e prokurorëve të SPAK, ndërsa theksoi se dënon çdo gjuhë urrejtje.

KLP thote se “çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”.

Keshilli thote se mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasadori britanik: Ne mbështesim SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë!

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith reaguar pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

King-Smith thotë se Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.