24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Basha intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Europës: Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë do të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Europës, u shpreh se “mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë do të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”.

PACE Mediabox: Jemi këtu me Lulzim Bashën, për të folur për raportin tuaj në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Na na tregoni për disa nga mekanizmat që ju rekomandoni.

Basha: Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka kryer një luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës. Ka qenë e përfshirë në krime lufte dhe shkatërrim. Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë janë të ngrira. Tani është koha që këto fonde të konfiskohen dhe të vendosën në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

PACE Mediabox: Dhe si mund të bëhet kjo?

Basha: Këshilli i Europës ka ngritur një regjistër për dëmet Majin e kaluar. Rezoluta dhe rekomandimi kërkon ngritjen e një Mekanizmi Ndërkombëtar për Kompensime, i cili përbëhet nga dy elementë, një fond ndërkombëtar, ku të gjitha këto asete të ngrira nga disa qeveri do të transferohen, dhe një Komision Ndërkombëtar Kompensimi, i cili në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare do të paguajë këto kompensime për dëmet në Ukrainë dhe për subjektet fizike dhe juridike, si dhe të hartojë programe për rindërtimin e Ukrainës.

PACE Mediabox: Fondi Ndërkombëtar, a është kjo një ide e re?

Basha: Jo, nuk është. Është një praktikë që është përdorur edhe më parë, dhe është një mundësi për qeveritë që të transferojnë këto asete të ngrira nga Rusia në këtë fond, në mënyrë që të menaxhohen me transparencë dhe llogaridhënie nga ky Mekanizëm Ndërkombëtar nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës, pranë Regjistrit të Dëmeve, që tashmë ekziston.

PACE Mediabox: Lulzim Basha, faleminderit shumë.

 

Njëri nderon Shqipërinë, të tjerët kërcënojnë drejtësinë!

Nga Ermal Peçi

Ambienti politik dhe mediatik nuk ka qenë kurrë kaq shumë i infektuar për të goditur të vërtetën dhe për të mashtruar opinionin publik. Një ambient politik i egërsuar dhe i dalë nga shinat, i cili këto 33 vite po bëhet bashkë për të sulmuar SPAK dhe institucionet e drejtësisë. Raporti i Freedom House e konfirmoi se mazhoranca e Edi Ramës së bashku me një pjesë të opozitës të Berishës edhe Metës po bëhet bashkë për të penguar punën e SPAK, por dhe për ta intimiduar. Gjuha e urrejtjes e përdorur përgjatë këtyre ditëve dhe të pavërtetat e prodhuara nga goja e Ilir Metës për Altin Dumanin vetëm sa po përfocojnë idenë tek shqiptarët që politikanët shqiptar reagojnë në këtë mënyrë sa herë ata nuk kanë kontroll mbi individë, të cilët i hetojnë dhe nuk stepen përballë kërcënimeve të kastës së vjetër politike. Altin Dumani është bërë target nga mamuthët politikë për shkak integritetit të tij profesional, por dhe fakti që ai në atë post është vendosur me bekimin e SHBA-së. Në këtë vazhdueshmëri erdhi dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ku ndër të tjera shprehej; SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”.

Fokusi i mediave dhe i prime time-ve u fokusua i gjithi në këtë betejë, e cila i intereson oligarkisë mediatike e ekonomike, por harruan në fakt të diskutonin temën më të rëndësishme, e cila në fakt nderon Shqipërinë dhe i jep një dimesion tjetër në kontekstin gjeopolitik që ka sot bota. Rezoluta e propozuar nga Lulzim Basha për mbështetje të Ukrainës dhe sekuestrimin e aseteve ruse dhe vënia në dizpozicion të forcimit të Ukrainës është një fitore e madhe, jo vetëm për Bashën, por edhe për Shqipërinë. Në një ditë dy gëzime, Kosova një hap larg KiE dhe vota unanime, Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës, miratoi Rezolutën për Ukrainën. Kur secili prej përfaqësuesve falenderonte Bashën në anglisht duke e përgëzuar për punën e mirë të kuadër të ketij raporti, media shqiptare heshte dhe politika ziente nga mëria e nuk citonte një fjalë. Një fjalë, e cila në fakt do të ishte për Shqipërinë dhe jo për Bashën, por kjo është miopia e kësaj klase të vjetër politike. Prandaj sot shoqëria shqiptare e ka shumë të qartë diferencën, e cila kohë pas kohe po thellohet njësoj si ujë I turbuëluar që pastrahet nga llumrat e del në qartësinë e kristal. Kemi një politikan si Basha, të cilin e vlerëson Evropa për vizionin dhe hapat konkretë që ndërmerr dhe një klasë politike në Shqipëri është bërë bashkë për të frikësuar drejtësinë e për të penguar Shqipërinë drejt perëndimit. Prandaj të dashur qytetarë në një anën kemi një politikan si Basha, i cili e nderoi Shqipërinë dhe në anën tjetër kemi politikanë si Rama, Berisha e Meta, të cilët kërcënojnë drejtësinë.

Pse Ilir Metaj nuk e ka thjesht me Altin Dumanin?

Dosjet që ai ka në Prokurorinë e Posaçme ka bërë që Ilir Metaj të nis sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Por sot kreu i PL kaloi çdo vijë të kuqe me akuzat dhe fyerjet e bëra ndaj, Dumanit.

“Po i them Dumduanit ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut.

Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në TV me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK’‘ tha Iliri.

Po kjo nuk është hera e parë që Ilir Metaj rrëshket sa herë që vihet para ligjit ose i kërkohet sundimin e ligjit.

E nisim me përplasjet që ai pati me ish- ambasadoren Yuri Kim e cila i kërkonte të hiqte dorë dorë nga kërcënimet dhe nxitjen për dhumë para zgjedhjeve.

Në 2021 i ftuar në në studion e Syri Tv në një moment Metaj ndërpret bisedën me gazetarët dhe kur u pyet se më kë po bisedonte, kreu i PL tha se ishte ambasadorja Yuri Kim.

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur me sfurqet. I them Ambasadorës amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën” – tha Metaj me tone të larta.

Pak minuta më pas ambasadorja amerikane publikoi një koment në Tëitter.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim.

Kaq mjaftoi që Metaj të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Meqë me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhytë në punët e brendshme të Shqiperisë në këtë mënyrë të njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.

Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Metaj me tone të larta.

Një tjetër përplasje e fortë publike mes Metaj është dhe me ish ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili i bënte thirrje për të mos penguar, e për të mos krijuar makinacione kundër emërimeve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

“Lu Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe në fund fare tha se më gënjyen socialistet” deklaronte Metaj në atë kohë.

Presidenti Metaj ka sulmuar në mënyrë të drejtëprdrejtë dhe ish ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Metajt “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Në vitin 2019, në studion e OPEN, Metaj deklaronte se disa ambasadorë të huaj në vendin tonë janë kthyer lecka të Edi Ramës.

“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non-grata per Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e presidentit. ” tha ai në emisionin “Open” në Top Channel.

Ishte Ilir Metaj që shpalli ambasadorin e OSBE non grata në Presidencë, pasi ai vuri në diskutim dekretin e tij për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Në nëntor të vitit 2019, Meta e drejti sulmin nga ish-ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të cilin e konsideronte përgjegjës për situatën me gjykatën kushtetuese.

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca. Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre.Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjnë gjithcka.Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës”, tha Meta.

Po ashtu, në maj të vitit 2020, Meta deklaronte nga studio e emisionit Opinion se misionet e BE dhe SHBA në Tiranë, Euralius dhe OPDAT, punojnë me urdhrat e Edi Ramës, për të bojkotuar presidentin e republikës, lidhur me emërimet në KED.

E siç shihet kur Ilir Metaj fillon e bërtet, halli i tij qendron diku tjetër dhe jo tek personat që ai sulmon.

Spahiu: Sa kohë të jetë Berisha-Meta në krye të opozitë, Rama do jetë në pushtet

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministrit Edi Rama i intereson të faktorizojë si opozitë të Partisë Socialiste, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sipas tij për sa kohë kreu i “Rithemelimit” dhe ai i “Partisë së Lirisë” do vazhdojnë jetën politike, Rama do vijojë të jetë kryeministër i vendit.

Spahiu tha se zgjedhjet e fundit treguan qartë që Partia Socialiste ka marrë pushtetin në të gjithë Shqipërinë, ndërsa shtoi se 6 bashkitë ku fitoi opozita janë “të dhuruara” nga pushteti i socialistëve, për të legjitimuar pluralizmin politik.

“Në politikë forca matet me rezultat zgjedhor. Rezultati i fundit i 14 majit, tregoi që Shqipëria u ngjyros mavi. Vetëm 6 fshatra të Shqipërisë u fituan nga demokratët. PS-ja fitoi të gjitha bashkitë në Shqipëri, i la vetëm 6 provinca dhe ia la vetë. I mori bastionet, i mori Tropojën, i mori Kukësin, i mori Kamzën, Shkodrën, Bathoren, i mori çdo cep. I la 6 provinca që të quhet pluralizëm politik. Unë mendoj se Berisha dhe Meta janë të mbaruar.

Ata do ekzistojnë për sa kohë të jetë gjallë Edi Rama. Gjithashtu për sa kohë të jenë gjallë Berisha me ilir Metën, Edi Rama do të jetë kryeministër. Kjo është loja e përcaktuar e estabilshmentit politik në Shqipëri. Forca e socialistëve është se sot dominojnë njësoj si Enver Hoxha apo Ramiz Alia me disa rripa transaksioni që kishin frontin demokratik, rininë komuniste të cilat i quanin lëvizje pluraliste në kohën e komunizmit.

Ashtu edhe PS-ja dhe Edi Rama i kanë shndërruar forcat opozitare në drejtori të pushtetit, duke i çfaktorizuar ato totalisht e duke mos lënë nga ana tjetër as Partinë Demokratike të fuqizohet, pasi bëjnë faktor politik Metën dhe Bërishën”,-tha Kreshnik Spahiu.

Rezoluta për Ukrainën/ Përfaqësuesit e vendeve anëtare të KiE shprehin mirënjohje për punën e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Përfaqësuesit e vendeve anëtare në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës shprehin mirënjohje për punën e kryetarit Basha, e cila mori një votë unanime, si një kontribut edhe në emër të Shqipërisë që vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen.

 

 

Refuzoi të paguante faturën e SPAK prej 10 mln lekë për të marrë kopje të akteve të dosjes së tij, Ilir Beqaj “ngujohet” sërish në Prokurorinë e Posaçme

Ish Ministri i shendetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK, pasi ka permbushur masen e tij te sigurise per "Detyrim Paraqitjeje". Beqaj akuzohet per shperdorim detyre dhe i eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashte shtetit”./r/n/r/nFormer Minister of Health, Ilir Beqaj leaving the premises of SPAK, after fulfilling his security measure for "Compulsory Appearance". Beqaj is accused of dereliction of duty and the security measure "Compulsion to appear" and "Prohibition of leaving the country" has been imposed on him.
Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është “ngujuar” sërish në Prokurorinë e Posaçme për të lexuar dosjen voluminoze ndaj tij.

 

Kjo është hera e dytë që ish-ministri Beqaj “kyçet” brenda ambienteve të SPAK , pasi refuzoi të paguante tarifën prej 10 mln nga Prokuroria e Posaçme për të marrë kopje të akteve të dosjes së tij.

Ilir Beqaj do të qëndrojë përgjatë gjithë ditës në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Ish-Ministri i Shëndetësisë akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit.

Akuzohet për shpërdorim detyre/ GJKKO nis gjykimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin për ish-kryetarin të Bashkisë së Durrësit. Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Mësohet se Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure, ku u mor zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.

Por Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Nga ana tjetër, GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte akt-ekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

AKUZA E SPAK PËR SHËTITOREN

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokolluar me Nr. 4151 Prot., në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike.

Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi. Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”.

Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale. Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë, Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej 18.318.400,2 lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

PD, Pampuri: 709 milionë euro dëm ekonomik ka shkaktuar qeveria Rama për 1 vit në prokurime, tendera e koncesione

Në një deklaratë nga selia e PD, nënkryetarja Orjola Pampuri u shpreh se dëmi që ka shkaktuar qeveria Rama në një vit ekonomik shkon në shifrën 709 milionë euro.

“Mbi 200 milion euro është borxhi që qeveria shqiptare ia ka kompanive të ndryshme për shkak të arbitrazhit ndërkombëtar.” – i shpreh më tej Pampuri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI

Plot 709 milion euro dëm ekonomik ka shkaktuar qeveria Rama për 1 vit në prokurime, tendera e koncesione, sipas raportit përmbledhës së KLSH.

Sipas gjetjeve të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në 195 institucione publike rezultojnë:
-“7.17 miliardë lekë janë dëm ekonomik”
– “64.9 miliardë lekë janë efekte negative për shkak të parregullsive”
– “2.32 miliardë lekë mangësi në aktivitetin kotrollues tatimor”

Në total do të thotë se kemi një dëm prej 72,4 miliardë lekë të reja ose 709 milionë euro përgjatë vitit 2023.

Me fjalë të thjeshta, dëmi për vit 2023 është sa:
– 1/6 e të ardhurave buxhetore të qeverisë për vitin 2023;
– 60 herë më shumë se fondi për Kompensimin e Ish-Përndjekurve Politikë për 2024;
– 20 herë më shumë se fondi për rritjen e mbi 700 mijë pensioneve për vitin 2024;
– 17 herë më shumë se fondi për Kompensimin me Vlerë të Pronarve;
– 6.5 herë më shumë se fondi për rritje pagash për vitin 2024;
– 3 herë më shumë se sa fondi i Ndihmës Ekonomike dhe Paaftësisë.

Kujtojmë këtu që miliona euro në vit abuzime të koncesionareve të shëndetësisë të cilat faturojnë më shumë shërbime se cfarë kryejnë realisht, si në analizat e check-up, hemodializës, aseteve kirurgjikale apo dhe të analizave laboratorike të spitaleve publike. Katër koncesionet në shëndetësi që marrin plot 50 milion euro në vit.

Gati gjysma e këtij dëmi ekonomik ose 34 miliardë lekë (335 milion euro) është shkaktuar nga skema e borxheve dhe keqmenaxhimit të sektorit elektroenergjik me sektorin e ujësjellësvë. OSHE, OST me borxhe ndaj njëri tjetrit për shkak të keqpqërdorimit në blerje energjie në tregje ndërkombëtare me cmime mjaft të larta e nga ana tjetër me mos mbledhje të debitorve të mëdhenj.

Ndërkohë mbi 200 milion euro është borxhi që qeveria shqiptare ia ka kompanive të ndryshme për shkak të arbitrazhit ndërkombëtar.

Poashtu mbi 200 milion euro janë dëme të akumuluara në tendera e prokurime sipas raportimeve audituese të KLSH, sikundër dhe Urgjenca e QSUT e cila i kushtoi shqiptarëve plot 17 milion euro, prej 2 muaj është jashtë funksionit për shkak të neglizhencës dhe keqmenaxhimit.

Gjithë ky dëm kolosal mund të evitohet, vetëm nëpërmjet një qeverie e përgjegjshme, e cila nuk con qindra million euro cdo vit (tashmë prej së paku 7 vitesh) në koncesione jo efikase dhe korruptive sipas institucioneve të drejtësisë, KLSH apo raporteve ndërkombëtare, abuzime qindra milionshe me tendera e projekte të cilat nuk mbarojnë kurrë, si rruga e Arbërit, Qaf Thanë-Qaf Plloçë, etj., apo në vjedhje në Bujqësi, Turizëm dhe Industri përpunuese me fondet e BE dhe donatorëve të tjerë.

Nëse të gjitha këto parë do të përdoreshin në dobi të shqiptarëve, do të mbështeteshin realisht të gjithë ato sektorë e grupe sociale që kanë më shumë nevojë, atëherë çdo shqiptar do të ishte më i motivuar të jetonte dhe punonte në Shqipëri.

Faleminderit!

Lulzim Basha: Më të pushtetshmit janë dhe njerëzit më në panik të vënë nga SPAK-u, ndaj po i kundëvihen

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, në një intervistë me skype nga Strasburgu komentoi në studion e lajmeve në “Ora News” zhvillimet e djeshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës por edhe aktualitetin politik në Shqipëri.

INTERVISTA

Ambasada Amerikane merr në mbrojtje SPAK-un, si e shihni reagimin e sotëm?

Lulzim Basha: E mbështes plotësisht deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Partia Demokratike dhe unë kemi ngritur prej kohësh shqetësimin që ka një revansh nga mazhoranca dhe Edi Rama, nga ministrat e tij, nga kryebashkiakët e tij, të cilët gjenden nën panik pasi e kuptojnë se e kanë humbur kontrollin që kanë pasur mbi drejtësinë, një drejtësi që po fillon të hedhë hapat e parë të pavarur. Dhe duken frytet e para, për ministra, zëvendëskryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtorët e tij, të gjithë ndodhen para SPAK-ut. Nga ana tjetër ka një aleancë deri para pak kohësh të fshehur, por tashmë ka dalë hapur, ku po sulmohet SPAK-u, që është institucioni i vetëm që po lufton korrupsionin, dhe ku korrupsioni mbetet problemi kryesor i kësaj qeverie.

Dhe nga ana tjetër një qeveri që artikulohet pro SPAK-ut, por me vendimet që ndërmerr, i kufizon hapësirat SPAK-ut. Kishim një drejtori, tani kemi një ministri për Korrupsionin, një ministri që bën zero punë dhe merr taksat e shqiptarëve jo për ta luftuar apo denoncuar korrupsionin, por për ta mbuluar korrupsionin.

Mesa duket SPAK-u është në shënjestër të këtyre faktorëve politikë të qeverisë dhe Kryeministrit dhe ka një sërë hapash që me amnistinë e turpshme që u falën të dënuarit për korrupsion, dhe që nuk do të ishte e mundur pa bashkuar votat me një pjesë të atyre që i thonë vetes opozitë. Duke vazhduar përpjekjet me instrumenta ekstra-kushtetues duke i mbivendosur SPKA-ut, dhe duke ia kufizuar të gjitha mundësitë pa kallëzime penale nga institucionet, me mungesa në personel, dhe qartësisht këta janë bërë pishman për SPAK-un dhe ky është lajm i mirë për shqiptarët. Pasi për herë të parë në 34 vite kemi prokurorë të cilët guxojnë të administrojnë problemin më të madh që ka Shqipëria që është pandëshkueshmëria dhe mungesa e shtetit ligjor.

Pra, ju jeni i bindur se këto sulme kanë emra dhe arsye?

Lulzim Basha: Pa diskutim. A ka shqiptarë që nuk i di emrat e atyre që po heton SPKA-u?! Kjo për shkak se ata kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar dhe shpërdoruar pushtetin e tyre. Pra, më të pushtetshmit në Shqipëri janë dhe njerëzit më në panik të vënë nga SPAK-u ndaj ata po ndërmarrin hapa konkretë për t’iu kundërvënë atij, fatkeqësisht me një pjesë të atyre që i thonë vetes opozitë, por që ndajnë të njëjtin qëllim.

“Serbia qendron pranë vizionit të Putinit”, Basha: Vuçiç i përdor serbët e Kosovës si “mish për top” siç e tregoi edhe sulmi paraushtarak i Banjskës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm.

Ai tha se deklaratat e Vuçiçit dhe deputetëve të Serbisë në KiE, por edhe sulmi i Banjskës, kanë treguar se Serbia qëndron më pranë vizionit të Putinit për një realitet të ndryshëm strategjik dhe nuk përputhet me vizionin e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, apo edhe me vizionin e NATO-s.

“Nuk mendoj se ka një naivitetit sa i takon qëllimeve politike të Beogradit që janë krejtësisht të kundërta me ato që deklarohen. Këtej deklarohen për mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës, por nuk e pranojnë mekanizmin që i mbron serbët e Kosovës.
Përkundrazi i përdorin serbët e Kosovës si “mish për top” siç e tregoi edhe sulmi paraushtarak i Banjskës, i cili nuk është diçka e izoluar, por është pjesë e vizionit të Vuçiç. Është në kundërshtim me vizionin e Këshillit të Europës, në kundërshtim me vizionin e Bashkimit Europian dhe të NATO-s, është në përputhje me vizionin e Putinit dhe të satelitëve të tij për një realitet të ndryshëm gjeostrategjik.

Nuk mendoj se Vuçiç mund të vërë këdo në gjumë me deklaratat e tij. Përkundrazi deklaratat e tij i kanë hedhur benzinë zjarrit, veprimet që kanë kryer tregojnë qartë që me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse për momentin është një forcë revanshiste në Ballkan, gjë që u tregua edhe nga fjalimet radikale, të papranueshme të deputetëve serb.”